Kreu Blog Faqe 1498

Ni grue me strajcë n’shpinë, m’nali midis rrugës!

2
Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti prej Prishinës
(Lirim Gashi)
Ni magjupe me strajcë n’ shpinë m’ nali midis rrugës dhe m’ pyti :
Gaxho Kuratello a po din ku ka shpijo Albin Kurti?
Thashë Albin Kurti s’ka shpi.
Tha kuku gjynahit t’Zotit po duka m’i ja falë shpijen teme.
E qysh Hashim Guxha m’i pas niqin shpija e Albini asnjo?
Thashë Albini s’ka vjedh.
Kuku tha mjera gruja e tij që e paska ni burrë qyqan si unë.
Burri jem krejt paret i ka harxhu me kurva t’kafes.
Thashë e ku i ka marr ato pare?
Tha e ka shit tokën e babes.
Thashë, e Hashimi e ka shit tokën e Kosovës.
Tha more qn Hashimit, po Albini po m’u dhimka shumë.
Thash pse?
Tha se as s’paska pas shka me shit, e as shka me iq.

Kryeministri Kurti priti në takim Drejtoren për Evropën Juglindore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Kristin Melson

0

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë ishin tema e takimit të sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe znj.Kristin Melson, Drejtoreshë për Evropën Juglindore nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Znj.Melson uroi kryeministrin për detyrën dhe fitoren e madhe të zgjedhjeve parlamentare, me një shumicë që, siç tha ajo, arrihet rrallë herë.

Kryeministri tha se ndryshimet demokratike në këtë fillim vit kanë sjellë përfitime të gjithmbarshme. Tashmë kemi stabilitet dhe legjitimitet në institucionet tona, por edhe besueshmëri të lartë qytetare, çka ka kontribuar në rritjen e investimeve, rritjen e të hyrave dhe ekonomisë dhe si rezultat edhe rritjen e punësimit.Qytetarët duan zhvillim, por edhe drejtësi, prandaj këta indikatorë pozitiv të ekonomisë duhet të shoqërohen me indikatorë pozitiv edhe në drejtësi, e cila duhet të jetë efikase, tha ai.

U bisedua për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe planet e Qeverisë për “kthimin e trurit” (brain gain). Lidhur me këtë, kryeministri e njoftoi znj.Melson për mekanizmin, që do të themelojë Qeveria, ”Fondi i Ekselencës”, për të cilin edhe kërkoi mbështetje. 

Në takimin e përbashkët me Përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, z. Arne S. Bjornstad dhe Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, u bisedua edhe për gjendjen e mirë me pandeminë.

Në kohën kur i gjithë rajoni po përjeton një fluks të rasteve të reja, Kosova po dëshmon se ka menaxhuar mirë pandeminë, duke ruajtur edhe shëndetin e qytetarëve edhe të ekonomisë, tha kryeministri. Ai i njoftoi me situatën me pandeminë me ç ‘rast theksoi se Kosova mbetet vendi me mesataren më të lartë të vaksinimit në rajon dhe deri tash janë administruar afër 1.6 milion doza të vaksinës.

Duke folur për çështjet rajonale dhe dialogun, kryeministri tha se Republika e Kosovës është kontribuese e paqes dhe sigurisë në rajon. Ai ritheksoi përkushtimin për bashkëpunim e integrim ekonomik brenda agjendës evropiane dhe me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të Bashkimit Evropian.

Dodik sot me Erdoganin në Ankara: “E vlerësoj si lider të madh të shtetit e kombit të madh”

1

Milorad Dodik dhe Redžep Tajip Erdogan

A. Ka. / Srna

Anëtari i Presidencës së BeH Milorad Dodik sot do të duhej të shkonte në Ankara ku me presidentin e Turqisë Redžep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) do të bisedoj për situatën aktuale në BeH.

Dodik dje e ka shprehur bindjen që Erdogani deri tash ka marrë informata të gabueshme e të njëanshme për gjendjen në BeH.

– Dëshiroj që t’ia bëjë të ditur që e vlerësoj si një lider të madh të shtetit e kombit të madh, natyrshëm të interesuar për përmbajtje e ndihmë, në kuptimin politik Boshnjakëve, por jam i bindur që ai është njeri që nuk dëshiron të bëjë asgjë në dëm të popujve të tjerë në BeH dhe, në këtë vështrim, shoh hapësirë që mund të bisedojmë . theksoj Dodik.

Iniciativa ekziston

Anëtari i Presidencës së BeH Milorad Dodik tha që me presidentin turk do të bisedoj për mundësinë e mbajtjes së takimit të presidentit të Turqisë, Serbisë dhe Kroacisë me liderët e të palëve në BeH me qëllim të stabilizimit të rrethanave në BeH.

Dodik ka përkujtuar që qyshkur ekziston nisma që presidenti i Turqisë, Serbisë dhe Kroacisë – Erdogan, Aleksandar Vučić dh Zoran Milanović, së bashku me liderët e tri palëve udhëheqëse në BeH të arrijnë marrëveshje që do të siguronte përparimin e BeH.

Ka besim

Ai ka vlerësuar që Erdogan është njeri që nuk është i interesuar ti bëjë asgjë që do të ishte e dëmshme për Serbët e Kroatët.

– Ai është gjithmonë për marrëveshje prandaj kam besim. Për këtë shkoj në Turqi që edhe më tej t’ia sqaroj gjendjen, e jo që të sillem si Bakir Izetbegović që nuk do dialog”, shtoj  Dodik.

Dodik theksoj që e vlerëson Erdoganin, që i beson objektivitetit të tij e që në takim sërish do ti inicoj bisedat, gjë që shpreson se Erdogan do ta mbështes.

______

Ps!

A po e vëreni djallëzinë e përkryer e të analizuar deri në detaje të Serbëve e të Serbisë: Serbët dhe Kroatët (sipas Dodik-ut) duhet të udhëhiqen në dialogun eventual bazuar në nacionalizmat shtetëror, kurse boshnjakët e gjorë, që vazhdojnë të identifikohen fetarisht si Musliman, nga Turqia panturke-panislamike – neoosmane, me të cilën në fakt nuk i lidhë asgjë, as ADN, as gjeografia, as historia përpos pushtimit të gjatë turk-osman dhe fesë Muslimane, qoftë me m të vogël apo me M të madhe, përmes së cilës boshnjakët e identifikuar me këtë religjion global islam (përmes panturqizmit, në këtë rast), i pret humnera e sigurtë, zhbërja, asimilimi, humbja e territoreve dhe harresa e pashmnangshme historike. 

Dodik danas s Erdoanom u Ankari: “Smatram ga velikim liderom velike države i nacije” (avaz.ba)

Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe rezistenca kombëtare (2)

Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
Rishqyrtime historiografike (2)
(Me futjen e brigadave partizane nga Shqipëria në Kosovë, iu hap rruga brigadave partizane jugosllave për ripushtimin e saj. Kjo u kundërshtua nga lëvizja e Rezistencës Kombëtare Shqiptare. – Gjatë shtatorit dhe tetorit, brigadave partizane iu bë rezistencë e fortë nga Ushtria Shqiptare si dhe forcat e tjera patriotike, të cilat vazhduan luftimet edhe pas largimit të Qeverisë së Xhafer Devës nga vendi, më 26 tetor 1944. – Regjimenti IV i Kosovës nga Prishtina nën komandën e kolonel Fuat Dibrës për një muaj iu kundërvu par-tizanëve serbë dhe bullgarë në pjesën lindore. – Njësive të shkëputura të Ushtrisë Shqiptare filluan t’u bashkohen vullnetarët nga radhët e patriotëve të shumtë kundër ripushtimit serb me ç’rast në pjesën e Anamoravës u themelua Komiteti për Shpëtimin Kombëtar. – Rezistenca Kombëtare Shqiptare kualifikohet “lëvizje e armatosur e reaksionit” dhe “kundërrevolucion”).
Jusuf BUXHOVI
Në Kosovë, në vitet e kthesave të mëdha 1943-1944, krahas realitetit antifashist dhe të shtrirjes së organizimit të tij në vend me anën e Këshillave Nacionalçlirimtare, i cili, pa ndonjë ndikim dhe herë-herë i pavërejtur fare shtrihej jashtë sferave urbane dhe të shumtën ishte i natyrës ilegale, ekzistonte pushteti real i Shtetit Shqiptar. Në planin institucional ai përfshinte jetën shoqërore, administrative, ushtarak dhe politike të vendit në formën e një mekanizmi të përbashkët. Ishte vendosur nga shtatori i vitit 1943, i dalë nga Asambleja Kombëtare, në të cilën pasi ishte shpallur ndarja e Shqipërisë nga Italia, ishte caktuar Këshilli i Lartë i Regjencës me Mehdi Frashërin në krye, që më 5 nëntor kishte emëruar edhe qeverinë shqiptare me kryetar Rexhep Mitrovicën. Në spektrin politik të vendit përfshiheshin forca të ndryshme, të shfaqura gjatë kohës së regjimit të qeverisë së Mustafa Krujës, por aktiviteti i tyre ishte intensifikuar në prag të kapitullimit fashist, në verën e vitit 1943, ku më i fuqishmi shfaqej “Balli Kombëtar”, i ndjekur edhe nga “Legaliteti”.
Meqë ballistët si forca më e përhapur dhe më e konsoliduar politike në Kosovë dhe pjesët e Maqedonisë që luftonin për një Shqipëri Etnike, ishin futur në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, ishte e natyrshme që ata, si forcë kryesore politike që kishte qeverisur vendin për më shumë se një vit, ta merrnin përgjegjësinë kryesore të mbrojtjes së vendit.
Mund të thuhet se në kuadër të kësaj përgjegjësie Ballistët, të cilët ishin forca kryesore në xhandarmëri, bashkë me njësitë e tjera mbrojtëse që i drejtonte Lidhja II e Prizrenit (numri i të cilave vlerësohej se kalonte dhjetë mijë dhe nga pikëpamja e organizimit ushtarak dhe pajisjes mbikëqyreshin nga Vermahti), nga fillimi ishin vënë në ballë të detyrës, në mbrojtje të kufijve veriorë të vendit (në drejtim të Saxhakut dhe në lindje, në drejtim të Serbisë), duke u ndeshur me forcat çetnike të Drazha Mihajloviqit, i cili synonte që të depërtonte në pjesët veriore të Kosovës. Ngjashëm kishin vepruar edhe në Maqedoninë Perëndimore, kur, pak më vonë, pas kapitullimit të forcave bullgare kishin pushtuar hapësirën që ata mbanin (në Shkup dhe Dibër), duke zgjeruar kështu hapësirën e shtetit shqiptar në ato pjesë për të cilat pretendonin edhe partizanët jugosllavë dhe ata shqiptarë, me të cilët ata do të zhvillojnë luftime të ashpra gjatë gjithë kohës.
Luftimet e para me çetnikët serbë u bënë nga fundi i nëntorit të vitit 1943 me rastin e sulmit që ata ua bënë disa katundeve të Pejës dhe tutje Rugovës. Luftimet, që shkuan deri në Kollashin, zgjatën mbi tri javë, që ndonëse me humbje të shumta për të dy palët, përfunduan me disfatën e çetnikëve.
Në janar të vitit 1944 çeta e Pavle Gjurishiqit bëri një sulm të papritur në Morinë të Malit të Zi dhe në Çakorr, por u zmbraps me humbje të ndjeshme nga forcat e Lidhjes. Po në atë kohë, pati sulme çetnike dhe në Shekullarë, ku forcat shqiptare kaluan në kundërsulm dhe pushtuan Shekullarën.
Sulmet çetnike do të shpërthejnë edhe në anën e Tutinit dhe të Pazarit të Ri. Ato u thyen nga mbrojtësit nën drejtimin e Aqif Blytës, të cilit i erdhën në ndihmë vullnetarët e Ukë Gjurgjevikut, i vëllai i të cilit, Sadiku, me forcat e tij mbronte kufirin në drejtim të Kollashinit.
Forcat e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, edhe pse nuk kishin shumë kohë për t’u konsoliduar ushtarakisht, kishin përgjegjësinë e mbrojtjes së kufirit në verilindje në një gjatësi nga Sanxhaku e deri në Karadak, fillimisht kundër forcave çetnike e më vonë kundër atyre partizane, të cilat u intensifikuan në verën dhe vjeshtën e vitit 1944 pasi që ushtria sovjetike të ketë depërtuar në Bullgari dhe po bëhej gati të kalonte edhe në pjesën e Jugosllavisë. Ndërkohë edhe ushtria gjermane “F” kishte filluar tërheqjen nga jugu (nga Greqia, Shqipëria dhe Serbia) drejt veriut, në mënyrë që të shpërthente linjën e frontin të aleatëve, që kishte filluar të vendosej në Srem për ta penguar grupimin e tyre në hapësirën Danub-Elbë, prej nga Gjermanët planifikonin “stabilizimin dhe rikthimin” në luftë kundër Sovjetikëve dhe forcave aleate në pjesën qendrore të Europës dhe hapësirën gjermane.
Në përputhje me këto zhvillime, edhe forcat kryesore të ushtrisë shqiptare, ato të regjimentit IV të Prishtinës të komanduara nga kolonel Fuat Dibra (Fuat Xhaferraj), ishin përqendruar në pjesën e kufirit nga Mitrovica deri te Gjilani dhe Karadaku, të cilat do të ndeshen me brigadat partizane jugosllave nga fundi i verës së vitit 1944 dhe gjatë vjeshtës dhe dimrit të atij viti. Në fillim të shtatorit forcat shqiptare të Regjimentit IV të Prishtinës, patën një përleshje të ashpër në pjesët e skajshme të Podujevës me partizanët jugosllavë dhe disa njësi bullgare, të cilat përpiqeshin të depërtonin në Podujevë. Me këtë rast u shkatërruan tri divizione bullgare të motorizuara, që tashmë udhëhiqeshin nga komunistët. Në këto luftime mori pjesë edhe batalioni i të rinjve nga Vuçitërna “Hasan Prishtina”, i cili pati humbje të mëdha.
Forcat mbrojtëse të Lidhjes bashkë me ato të tjerat patriotike (të shumtën vullnetarë), gjatë gjithë muajit shtator, përkundër humbjeve të mëdha, ndalën depërtimin e aradheve partizaneve jugosllave, të cilat ia kishin mësyrë Kosovës nga verilindja dhe jugu. Por ato nuk ishin në gjendje t’u bënin ballë sulmeve të tyre të vazhdueshme më gjatë, meqë ishin më të paktë, të papërgatitur si duhet ushtarakisht, dhe ç’ishte edhe më keq, pas fillimit të tërheqjes së forcave gjermane drejt veriut, me anatemën e “bashkëpunëtorëve fashistë” dhe të “kuislingëve,” në Kosovë dhe Shqipëri, forca nacionaliste dhe patriotike, kishin mbetur pa furnizim dhe të vetmuara. Në këtë rrethana, të përballuara me formacione të rregullta ushtarake jugosllave, të cilat ndihmoheshin nga partizanët sovjetikë, forcat e shkapërderdhura patriotike, humbjen e përbashkët e kishin të pashmangshme.
Edhe si të tilla, pra të shkëputura dhe në atë gjendje, forcat nacionaliste dhe patriotike, në luftë kundër pushtuesve sllavo-komunistë, ushqeheshin nga një nacionalizëm i sinqertë burimor-popullor, që lidhej me mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe të vatanit. Te disa grupe dhe formacione të shkapërderdhura ushtarake (të Ballit, Legalitetit, Lidhjes e të tjera) mbretëronte shpresa se rezis-tenca edhe si e tillë ja vlente të vazhdohej deri në pikën e fundit. Meqë një ditë, si e tillë, do të përfillej nga aleatët anglo-amerikanë, të cilët përkundër marrëveshje që kishin me Sovjetikët rreth ndarjeve të sferave të interesit Lindje-Perëndim, rezistencën shqiptare mund ta shfrytëzonin në dobi të zgjerimit të sferës së tyre.
Si do të shihet, ky iluzion do ta mbajë të gjallë rezistencën e disa grupeve të shkëputur edhe për dy vitet e ardhshme, me të cilin ata edhe do të largohen për në Greqi me shpresën se një ditë do të kthehen në atdheun e tyre të lirë.
Por, me fillimin e fundit të Gjermanëve në Shqipëri, do të vijë edhe fundi i Qeverisë Shqiptare, e cila para një viti pati edhe miratimin e Vermahtit gjerman dhe madje edhe të vetë Hitlerit, i cili në Berlin priti Xhafer Devën, në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, me ç’rast u morën vesh edhe për “aftësimin ushtarak të Kosovës për t’u vetëmbrojtur”, gjë që në të edhe filloi të punohet. Por, ishte koha tepër e shkurtë si dhe fatet e luftës që po shkonin në dëm të Fuqive të Boshtit, që pas pak atë do ta ballafaqojnë me disfatën, që e pamundësuan të ngrihet në nivel të përgjegjësisë së duhur.
Në këto rrethana, ishte e natyrshme që edhe qeveria e Rexhep Mitrovicës dhe së fundit ajo e Xhafer Devës, me hapësirë të kufizuar veprimit dhe të varur nga raportet e luftës botërore, të përjetonin fatin e mbështetësve të tyre kryesorë. Kjo do të shihet çastet që Gjermanët do të përgatiten të largohen nga Shqipëria, nuk iu mbetej tjetër pos që më 26 tetor, të shpallnin botërisht se i jepnin fund çdo veprimtarie të tyre qeveritare dhe, me ndihmën e Gjermanëve, nga ana e detit, do të largohen në drejtim të Vjenës dhe Berlinit.
Largimi i qeverisë së Xhafer Devës si dhe udhëheqjes së ngushtë të saj në drejtim të Perëndimit i hapi rrugën triumfit partizan si dhe vendosjes së pushtetit të tyre.
Në Kosovë, vendosja e pushtetit partizan njëherësh do të thoshte ripushtim i Kosovës nga sllavo-komunistët, që për uverturë pati futjen e njësive partizane nga Shqipëria (Brigada V dhe III), të cilat pas pak atë do t’ua dorëzojnë partizanëve jugosllavë. Brigadat e tyre (të shumtën çetnikë të konvertuar në partizanë), me mbi 30 mijë forca të organizuara ushtarake, depërtuan nga drejtimi i Podujevës, Shkupit dhe pas pak edhe nga Çakorri, në drejtim të Pejës, duke ripushtuar pëllëmbë për pëllëmbë hapësirën e saj.
Sidoqoftë, edhe në atë gjendje të rëndë të okupimit të Kosovës nga ana e forcave partizane jugosllave, që ua kishin hapur rrugën partizanët e Shqipërisë, do të fillojë të funksionojë betimi i mbrojtjes së vatanit në formën e shprehjes së rezistencës së armatosur, e cila ndonëse nuk do të ketë një koncept gjithë-përfshirës dhe as një qendër të përbashkët veprimi, megjithatë riaktivizoi gjuhën e mospajtimit me pushtimin sllavo-komunist, e cila u pasqyrua me shfaqjen e rezistencës së armatosur ndaj një gjenocid tashmë të paralajmëruar që vendit po i përgatitej nga komunistët. Ai bëhej edhe më ogurzi kur lidhej me programet e kahershme hegjemoniste të Beogradit ndaj Shqiptarëve dhe hapësirës së tyre jetësore, të cilave rrethanat e reja ua krijonin këtë mundësi.
Edhe pse propaganda jugosllave menjëherë rezistencën e forcave të shkapërderdhura balliste dhe të grupimeve të tjera nacionaliste dhe patriotike kundër ripushtimit sllavo-komunsit të Kosovës (fillimisht në Ferizaj dhe pastaj në Gjilan, e cila do të jetë më e theksuar nga fillimi i dhjetorit), ku në shumë prej tyre edhe më tutje kishte flakëruar shpresa e zbarkimit të premtuar anglo-amerikan, do ta cilësojë “fillim i kundërrevolucionit shqiptar të përmasave të mëdha”, që udhëhiqej drejtpërdrejt nga “shtabi i fshehur i Xhafer Devës” e të ngjashme – ajo nuk kishte qenë e tillë dhe as që kishte pasur mundësi të ishte e tillë. Meqë në Kosovë nuk kishte ngadhënjyer kurrfarë revolucioni, siç quhej, por kishte ndodhur ripushtimi i saj nga aradhet partizane jugosllave, të cilat kishin rrënuar një pushtet legjitim shqiptar, të shpallur në tetorin e vitit 1943 nga përfaqësuesit e vet legjitim, të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Fakti se shteti i pavarur shqiptar kishte lindur në rrethanat e pushtimit gjerman që kishte zëvendësuar atë italian dhe si i tillë ishte pranuar prej tij madje duke iu garantuar edhe neutraliteti dhe se forcat nacionaliste shqiptare në Kosovë dhe gjetiu ishin vënë në mbrojtje të tij dhe kundër ripushtimit jugosllav, ata nuk mund t’i kthente në “kuislingë” dhe “shërbëtorë të okupatorit” me të cilët duhej qëruar hesapet me mjete revolucionare pasi që të jenë shpallur “kundërrevolucionarë”, por në viktima të një terrori të ri shtetëror-ideologjik, që po vendosej për të lansuar një diktaturë të re komuniste.
Andaj, nga kjo pikëpamje, rezistenca e armatosur shqiptare në Kosovë kundër ripushtimit të saj nga partizanët jugosllavë dhe aleatët e tyre shqiptarë, njëherësh paraqiste rezistencën e parë të armatosur antikomuniste në Europë në vigjilje të fitores së komunizmit në lindje të saj dhe të lansimit të socializmit si model shtetëror në përputhje me ideologjinë e bolshevizmit sovjetik.
Lëvizja antikomuniste shqiptare, e fokusuar të shumtën në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore, mbeti “e shkëputur” dhe e pa përkrahur dhe me anatemën “e kundërrevolucionit” që ia vunë jugosllavët, ngaqë, si u pa në Konferencën e Jaltës, Anglo-Amerikanët nuk ishin në gjendje për një konfrontim me Sovjetikët – aleatin e tyre të fuqishëm kundër fashizmit.
Në këto rrethana, alarmi i shpërthimit të “kundërrevolucionit”, i shpallur me të gjitha kambanat, jugosllavëve do t’u konvenojë që atë ta shfrytëzojnë shumanshëm për t’i realizuar qëllimet sa më parë, dhe kjo ishte në përputhje me qortimet dhe kërcënimet që i vinin Kosovës që nga Konferenca e Bujanit, sipas të cilave hyrja në Kosovë e njësive partizane jugosllave duhej të sillte:
a) rrënimin e strukturave të pushtetit vendor, të dala nga Konferenca Nacionalçlirimtare e Bujanit
b) rrënimin e strukturave ushtarake të Shqiptarëve si dhe shkrirjen e mbetjeve të tyre në përbërje të ushtrisë jugosllave
c) anulimin e vendimeve të Bujanit rreth vetëvendosjes së Shqiptarëve për t’u bashkuar me Shqipërinë si të drejtë që u takonte në përputhje me Kartën e Atlantikut dhe krahas kësaj të krijohen rrethanat për një “deklarim tjetër vullnetar” të bashkimit të Kosovës me Serbinë nga i njëjti forum si dhe
d) qërimin e hesapeve me nacionalistët dhe patriotët shqiptarë, në emër të “bashkëpunëtorëve të fashizmit”, me çka mund të hiqej qafe secili shqiptar që nuk i përkiste lëvizjes nacionalçlirimtare të udhëhequr nga komunistët.
Kështu, pa dimensionin e “kundërrevolucionit” dhe alarmin e tij, Jugosllavët nuk do të mund të shpallnin vendosjen e gjendjes ushtarake, siç do të veprohet më 8 shkurt 1945, dhe pa këtë “alarm”, nuk do të mund të krijonin rrethanat për ripushtimin faktik të Kosovës dhe aneksimin e saj nga Serbia, duke përfshirë këtu Kuvendin e Prizrenit mbajtur nga 8-10 korrik1945, edhe pse për këtë ata kishin miratimin e Konferencës së Jaltës.
(Shkëputje nga “Kosova 1912-1945”, faqe 336-341)

Shaqir Fetai sa herë që i ka punët pisk në Maqedoninë e Veriut, prehjen shpirtërore e gjenë te Naim Tërnava!

0

Naim Tërnava dhe Shaqir Fetai

Nga: Ilir R. Topi

Kujt po i shërben Kryemyftiu i Kosovës!?

Kryemyftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava, paska qenë mikëpritës i Shaqir Fetait, instaluesit të dhunshëm në krye të BFI-së nga pushteti aktual maqedonas!

Naim Tërnava e ka përshëndetur këtë gjest ofendues për shqiptarët, të qeverisë aktuale maqedonase, e cila, ka pranuar urdhëra nga UDB-ja serbe për ta ndihmuar dhe ngritur në karrierë Shaqir Fetain; e ka përshëndetur, i ka uruar shëndet e suksese dhe e ka pritur si “vëllai vëllanë”!

Naim Tërnava këtë hap e bën ose për inat të të madhit Nexhat Ibrahimi, të cilin e ka përndjekur Shaqir Fetai si student në Sarajevë (1983) me urdhër policore serbe, ose këtë vepër e përsëritë, sepse një Zot e di se kush mund ta porosisë në “pritje vëllazërore”! Se çka mund të bashkëpunojë njeriu me një udbash siç është Shaqir Fetai, këtë mund ta dijnë vetëm soji i tij!

Naim Tërnava e ka dëmtuar BFI-në mjaft shumë duke u turrur në përkrahjen e politikave të cilat as që kanë qenë në interes të myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, as në interes të islamit dhe aq më pak në interes të shqiptarëve të këtij vendi. Naim Tërnava tashmë duhet ta njhohë se kush ka qenë dhe kush është Shaqir Fetai! Të paktën duhet të ketë qenë i njohtuar me dokumentin e publikuar nga dosjet e UDB-së, të cilën nuk mund ta mohojë as Shaqir Fetai dhe as Naim Tërnava. Apo, mbase Naim Tërnava mund ta ketë pyetur UDB-në serbe për vërtetësinë e dokumentit dhe, pasi e ka marrur përgjigjen, ka vendosur që t’ia miklojë shpinën Shaqir Fetaiit!

Shaqir Fetai sa herë që i ka punët pisk në Maqedoninë e Veriut, prehjen shpirtërore e gjenë te Naim Tërnava! Është në vete ky farë kryemyftiu apo – të gjithë këta janë të një linje serike!

Në Maqedoninë e Veriut lustrimi i figurave publike lakuriqëesoi shumë “patriotë”, e “fetarë”! Hajt se, këtij procesi nuk do të mund t’i shpëtojë as Kosova. Udbashët nuk mund të bëjnë historinë e shoqërisë. Ata janë llumi i përmutur i shoqërisë. Është vetëm çështje kohe kur do të dalin si ai sendi mbi sipërfaqen e ujit!

Me të vertetë , ku jemi ? Cili është Nuri Bexheti ? 

Nga Fahri Xharra 

Ajo që më nxiti të shkruaj , dhe të pyes se me të vërtetë ku jemi është ajo që lexova për Ligen greko -amerikane në Çikago , dhe ndarjen e çmimit për 50 student të rinj greko-amerikan “ të cilët do ta zbardhin të ardhmen greke”. Salla ishte mushur , nga familjarët dhe miq te filohelenizmit për ndarjen e shpërblimit vjetor “”best and brightest”” 

“ më të mirët dhe më të shkëlqyerit” Qëllimi atdhetar grek që të rinjtë greko-amerikan të mos shkëputen nga rrënja e tyre dhe ruajten e trashëgimisë helenike   Por pa e ngarkuar shkrimin ne fund të tij do ta listën e pjesëmarrësve. 

Me të vërtetë ne ku jemi ?   dhe cili është Nuri Bexheti ? 

“FRM siguron se herët apo vonë, në Kosovë do të triumfojë Islami. Edhe pse Kosova sot është nën sundimin e Perëndimit të Krishterë, një ditë kur të fitojë pavarësinë dhe të çlirohet nga sundimi i huaj, pjesë e pavarësisë së Kosovës do të jetë edhe fitorja e Islamit mbi Laicizmin,” 

Në shtypin ditor kam lexuar : Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane. Doktori i Historisë, Bexheti, ndër të tjerash ka thënë se Kosova ia ka parë hairin më tepër osmanlinjve se disa shteteve tjera dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse e pranojmë këtë fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm, transmeton Telegrafi. 

Libri i Nuri Bexhetit, mu në kohen kur nisi të merr hov turqizmi në Kosovë, ky i tregon botës që në vitet 1683-1699, ne ishim kryesorë në “ Luftën e madhe turke “. 

Bota e di, por pse ti po ia rikujton?. Qëllimet dihen. Mo` zo ` ma keq për ne ! 

Në mënyrë indirekte , Nuri Bexheti e  përkrahë “Pasi Laicizmi-Katolik nuk është feja e shumicës së popullit të Kosovës por është fe e masonëve të Francës, ne bëjmë thirrje që në Kushtetutën e vendit tonë, feja zyrtare e vendit të vendoset Islami.(FRM ) 

Bexheti është njohës i mirë i rrethanave historike, ndërsa çmohet edhe studimi i tij i doktoratës që ndërlidhet me shqiptarët dhe rrethimin otoman të Vjenës. ( sa keq !) 

-“Shtrohet pyetja a u zgjeruan territoret shqiptare me ardhjen e osmanlinjve ne Shqipëri? Ka teza të ndryshme të ngritura nga historianë vendorë dhe botërorë, të tillë si Hasan Kaleshi, i cili thotë se ‘shqiptarët ia kanë parë hairin turqve, se u zgjeruan me territore’. Kjo nuk ka asgjë të keqe të thuhet, pasi çdo shtet zgjerohet dhe tkurret”.- thot Nuriu . 

Viti i lindjes 1962, vendi i lindjes – Tetovë – Maqedoni – Individ nga Ballkani, është përshkrimi për Bexhetin. Ai është pjesë e listës së zezë që nga vitit 2001 me vendim të presidentit Bush. 

Në një bisedë në Interaktiv, e ka pranuar se është dënuar nga Agjencia Kundër-Korrupsionit për mos deklarimin e pasurisë sa ishte këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Ramë Buja. 

Më parë, Bexheti ka qenë edhe këshilltar politik i ish-ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, kurse në kohën e luftës në Kosovë ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “ ( çfarë ishte qëllimi i tij në Luftën e Kosovës?) 

IshPro – rektori i Universitetit të Prishtinës, Nuri Bexheti është duke u ironizuar me të madhe nëpër rrjetet sociale, pasi që në një emision mundohej t’i arsyeton skandalet që ka përfshirë UP – në javëve të fundit. Një pjesë e shkëputur në video nga intervista e tij e dhënë për “Interaktiv” po shpërndahet me tituj ironizues si: “Pjesë  të zgjedhura nga Intervista e prorektorit te Universitetit te Prishtinës dhe “shkencëtarit “te heshtur Nuri Bexheti ne emisionin interaktiv ne KTV”, apo “Pjese te zgjedhura filozofike dhe shkencore nga prorektori Nuri Bexheti”. 

“Kujtojmë se një deklaratë që ndërlidhet me pushtimin turk të Kosovës, por shumë ekstreme – përderisa e thotë bazuar me bindjet fetare e jo të faktografisë historike (sipas tij, në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë; turqit i kanë sjell shqiptarët në Kosovë dhe me pastaj iu kanë dhënë toka atyre) – e ka dhënë edhe imami i xhamisë “Suzi Qelebi” në Prizren, Irfan Salihu, 

Foli Irfani , foli Nuriu! 

http://lugina-lajm.com/2015/04/dr-i-historise-nuri-bexheti-mendon-si-hoxhe-irfan-salihu-shqiptaret-u-zgjeruan-me-territor-ne-kohen-e-osmanlinjeve-video/ 

Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje  
të Perandorisë Osmane të Perandorisë Osmane 

Shkrimi që mundohet të zhvlerësojë veprën e ma dhe J. Buxovit ; “ Kosova-Antika.. ) duke e quajtur falsifikim të historisë së Ballkanit 

  

Por , Nuriu nuk është vetëm , E njihni Blerim Shalën ? : “Pavarësia e Shqipërisë fillimisht ka filluar si pavarësi nga Perandoria Osmane. Nëse i shihni dokumentet të cilat kanë dalë tash në shesh, kërkesa për pavarësi të Shqipërisë, ka përfunduar si kërkesë imediate e Ismail Qemalit për të shpëtuar nga Serbia, dhe jo nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane për më shumë e ka lejuar që të shpallet pavarësia, sipas dokumentacionit të fundit. Ky fakt gjithmonë e ka paracaktuar fatin e shtetit shqiptar, shumë më tepër sesa raportet greko-shqiptare, sepse ne zakonisht i balansojmë këto. Në 1912-tën, kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë, Serbia i ka kontrolluar rreth 70 për qind të territoreve etnike shqiptare  ,ka deklaruar Blerim  Shala. 6915 

Gjakovë, më 09.11.2021 

Më 18 shkurt 1931 tre veta e godasin Milan Sufflay-n me çekiç në kokë para banesës dhe ia marrin dorëshkrimin Codex Albanicus III

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

Me datën e sotshme në vitin 1879., lindi një ndër patriotët më të shquar në historinë Kroate, filozofi, shkrimtari dhe një ndër themeluesit e shkencës së Albanologjisë Milan pl Sufflay.

Janë të pakta dhe mjaft të varfëra flalët që mund të thuhen apo shkruhen për këtë person aq sinjifikant.

Ai ishte edhe mistik i cili, sipas fjalëve të regjisorit kroat Hrvoje Hribar, kuptoi që shqiptarët janë çelës hapës dhe mbyllës të Ballkanit. Patriot kroat i cili dënohet me burg pse doemos do që Kroacia të ndahet nga Jugoslavija Mbretëore SHS e formuar me dhunë dhe diktim dhe diskriminim ndaj kroatëve.

Me 1929., Akademija e Shencave të Austrisë kërkon nga ai, Šufllay që të vazhdonte me hulumtime shkencore lidhur me shqiptarët dhe punimin shkencor me emërtim Codex Albanicus.

Mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu e thërret që të vinte në Shqipëri. Me 1930., Shufflay mbërrin në Shqipëri. Në hulumtimet nëpër arkiva të qyteteve Dubrovnik dhe Kotor e përfundon veprën Codex Albanicus III. Në të kthyer në Zagreb të Koracisë merr letra kërcënuese dhe gazetat e atëhershme të regjimit të Mbretërisë SHS, në krye me Mbretin Aleksandar Karagjorgjević, shruajnë artikujt propagandues dhe diskreditues për të, Šufflayn, dhe njëkohësisht merr kërcnim nga organizata e ashtuquajtur “Mlada Jugoslavija”, që gëzonte mbështetje të pakontestueshme të Mbretit Aleksandar Karagjorgjević.

Me 18. shkurt 1931., para banesës së Tij, Shufflay-n e presin tre persona dhe me çekiç ia thyejnë kokën. Hyjnë pastaj në banesën e tij, Shufflayt, dhe e marrin veprën e tij Codex Albanicus III , që ishte ende e pabotuar, por vetëm dorëshkrim. Šufflay vdes nga plagët të nesërmen me 19. shkurt.

Ai vdes prej plagëve tepër të rënda që i ishin shkaktuar nga sulmuesit. Gjykimi për vrasjen e tij mizore ishte një farsë , përderisa vrasësit dhe porositësit e vrasjes së tij arratisen në Beograd.

Shkencëtarët Albart Enstein dhe Heinrich Mann, u bënë kërkesë publike qarqeve akedemike dhe Organizatave për të Drejtat e Njeriut në tërë botën që të protestohet kundër krimit dhe vrasjes mizore ndaj Milan pl Shufflay.

Veprës së Tij, dorëshkrimit Codex Albanicus III, i humbët gjurma.

Lavdi e përjetshme kroatit, albanologut Milan pl. Šufflay.

  • Sqarim: pl eshte shkurtica nga fjala plemeniti, e që ishte titull i veçant për njerëz të shquar në Kroaci. Kuptimi i titullit pl (plemeniti) në gjuhën shqipe e ka kuptimin e Fisnikut.

Mero Baze, “gjenerali i SHIK-ut të Partisë Demokratike”, vazhdon ti del në mbrojtje Hashim Thaçit e ta sulmoj Albin Kurtin!

2

Gjergj – Bajram Kabashi

Gazetari më i çuditshëm në mbarë hapësirën shqiptare në Ballkan, Mero Baze, u aktivizuar sërish kundër Kosovës, njejt si dikur para luftës e pas saj kur nuk shihte gjë tjetër përpos politikë paqësore dhe shkruante me ëndje për vrasjen e kuadrove të LDK-së. Madje, për këtë e kishte shkruar një shkrim në vazhdime me Bajrush Morinën, që qe botuar në “Bota Sot” (diku kah pjesa e parë e vitit 2001), shkrim që qysh e kuptova më vonë nuk e kishin përjetuar mirë ata që shkrimi i tillë u drejtohej.

Në të vërtetë, une pata botuar pjesë nga libri im në Epoka e Re, në atë kohë ende i pa botuar (Rilindja, Përkushtim e Trishtim) , gazetë që atëhere e sot udhëhiqet nga Muhamet Mavraj.

Ajo që për mua ishte mjaft befasuese qe ndërhyrja nga redaksia apo nga ata që kanë qenë afër saj , në tekstin e shkruar prej meje, pikërisht aty ku e përmendja Mero Bazen, ku e kishin theksuar, duke e futur brenda kllapash: (“Vërejtje: Mero Baze ka qenë gjeneral i SHIK-ut të PD së Sali Berishës”), fakt ky që une nuk kisha assesi si ta dija, se a ishte a s’ishte i vërtetë, por dihej botërisht se Mero Baze ka qenë person shumë i afërt, të thuash njëfar polici i moralit në PD. Në këtë kontekst, atëhere për Mero Bazen nëse gjykojmë bazuar në shkrimet e tij, personazhi më negativ ishte Hashim Thaçi, si dhe të tjerë “të luftës” që synonin t’ua merrnin “pushtetin” atyre të “paqes”.

Pra, mu ai Hashim Thaçi që Meroja njëzet e sa vite më vonë e viziton në Burgun e Hagës, në Holandë.

Mero Baze atëhere, sikurse Sot, ka mbetur një gazetar i shpifur, një propagandistë i vërtetë.

Si të kuptohet ndryshe afria e tij aq e madhe me Sali Berishën Dje dhe urrejtja e paimagjinueshme ndaj tij Sot?

Nuk ka asnjë dyshim se shkuarja e Mero Bazes për vizitë në Burgun e Hagës nuk bëhet për të mirën e Hashim Thaçit si njeri që duhet të ketë nevojë të vizitohet, por për shkak se atij dhe Edi Ramës u ka mbetur në fyt ndarja e Kosovës, për llogari të Serbisë. Sulmet e tij ndaj Albin Kurtit tash, në të vërtetë janë vet fjalët e idhëta dhe pikëllimi i pa fund i Edi Ramës, që nuk ia arriti tashpërtash qëllimit për ndarjen e Kosovës, ashtu siç deshti dhe do Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Andaj, gazetaria e Mero Bazës e këtillë siç vazhdon të na shfaqet, është gazetari e një mercenari jo aq të vogël në profesion, i cili e lavdëron Sot atë që e shante Dje.

Andaj vizita e Mero Bazes, “gjeneralit” që gjëndet jashtë fronteve të gazetarisë, që ia bëri në Hagë gjeneralit Hashim Thaçi, që gjindej “jashtë fronteve të luftës”, është vetëm një vizitë e rëndomtë dhe e pa asnjë domethënie mes gjeneralësh të vetdeklasuar!

Mero Baze nuk ka qenë e as nuk është gazetar kritik, por një manipulant që i përdorë siatuatat për qëllime të përfitimeve personale.

Mero Baze nuk do ta kuptoj se i preferuari i tij i tashëm ia pati filluer të luante “qoke” me amerikanët, çlirimtarët e vërtetë të vendit të vet. Dhe sidomos luajti “qoke” me LDK-ën, të cilën për më shumë se dhjetë vite e pati shndërruar në një “rimorkio” të PDK-së.

“Gjenerali i SHIK-ut të Sali Berishës”, Mero Baze, apo “Mero Çorapja” , siç e akuzonin me apo pa të drejtë në Shqipëri për pseudonimin e tij si bashkëpunëtor i ish-shërbimit sekret në kohën e diktaturës (akuzë të tillë i bëri edhe ish-Presidenti Bujar Nishani, në vitin 2018, njeriu që po ashtu kishte qenë Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë), nuk ka arritur apo nuk do që ta kuptoj se Hashim Thaçin kurrsesi nuk ka mundur Serbia ta dërgonte në Burgun e Hagës , pavarësisht se sa dosjet e shpifura mund ti ketë dërguar ajo atje, por e dërguan ata që e dërguan.

Madje e detyruan që të shkonte “vullnetarisht”!

Për Hashim Thaçin kanë folur e shkruar shumë veta, por ai i bleu me poste e detyra të ndryshme shumicën prej tyre. Une vet ia kam pas botuar në Drini disa vazhdime shkrimesh gazetarit të Rilindjes së dikurshme Veli Bytyçit, ku ai aludonte se si i ka rrahur Hashimi me shokët e tij gjatë luftës, kur ai së bashku me disa të tjerë kishin shkuar në Drenicë që “ta ndalnin luftën”, por që u detyrova ti shlyeja pasi vet autori i tyre ma kishte kërkuar përmes disa të tjerëve që ti largoja shkrimet, që në asnjë mënyrë nuk i plotësonin kriteret e një shkrimi të dokumentuar për një ndodhi, pasi përveç emrit të tij si autor i shkrimit, nuk kishe mundësi ta gjeje asnjë emër të asnjërit të atyre që mund ti kenë rrahur.

Sigurisht që nuk do t’ia kisha shlyer shkrimet, sikur autori i tyre të mos e “kritikonte dikë” vetëm duke e aluduar dhe folur “me rrotulla”, pa e përmendur asnjë emër të kujtdoqoftë, ashtu sikr nuk duhet të veproj kurrë një person që i thotë vetës gazetar!

Dhe çka ndodhi në vazhdim, Mero Baze?

Veliu u bë “këshilltar” i Hashim Thaçit, njeriut që përpara luftës na tregonte se e ka rrahur atë e të tjerët nga grupi, pasi që kishin dashur “ta ndalnin luftën”. Si pasojë e rrahjeve të tilla dhe vuajtjes së madhe, gazetari dhe njëri ndër udhëheqësit e Partisë Liberale të Kosovës, Sokol Blakaj, vdiq pas luftës në Prishtinë.

Krejt bota e din se komandantët e policisë serbe në Kosovë, – që mund të “dëshmojnë” kundër Hashim Thaçit e të tjerëve, nuk kanë se çka të dëshmojnë, pasi të gjithë e dijmë se ata kanë qenë pjesë e ushtrimit të gjenocidit ndaj popullit të pafajshëm e të paarmatosur shqiptarë të Kosovës. Nuk është këtu problemi i ndonjë mercenari të gazetarisë, si i përmenduri më sipër, por problemi është se janë vrarë kuadro të shquara të LDK-së nga fanatikët partiak të partisë tjetër. “Gjeneral” Baze, ata janë vrarë nga njerëzit që ishin larg fronteve të luftës si dhe janë spiunuar e qitë në prita e kurthe të të ndryshme nga pseudointelektual e pseudogazetar të Kosovës. Që ishin “gjeneral”, po ashtu …! Kjo duhet ndriçuar dikund, qoftë në Hagë apo në Prishtinë dhe as ti Mero, që duket qartë se je i gatshëm të shërbesh deri në vdekje, e as Kryeministri Edi Rama, nuk kanë të drejtë të përzihen në çështje të tilla që janë aq të ndjeshme, pasi ua kanë thyer zemrën e djegë shpirtin shumë familjeve në Kosovë.

Vrasjet e tilla bijnë erë të enverizmit dhe rankoviqizmit gjakatar, që lënë pasoja të rënda në jetën e një populli, prandaj kushdo që vërtetohet se i ka frymëzuar dhe kryer vrasjet e tilla, duhet dënuar, ndërsa nëse vërtetohet se ka qenë politikan, atëhere politikani i tillë kurrë nuk duhet të zë vend në institucionet shtetërore të një vendi, përpos që të kalbet burgjeve.

“Plaku Mero” duhet ta kuptoj se as nuk është e as që ke qenë ndonjëherë gazetar i përkushtuar e dashamir ndaj profesionit, por vetëm një shërbëtor i neveritshëm pushtetesh.

Herë i PD-ës, e herë i PS-ës!

Herë i Sali Berishës, e herë i Edi Ramës!

Kjo është e dhimbshme që ti ndodhë një njeriu, sidomos atij që i thotë vetës gazetar, siç i thua ti.

Në Burgun e Hagës apo në Kosovë, Hashim Thaçit e as Edi Ramës, kurrë më nuk ka për tu ardhur dita që të bëjnë pazare me Aleksandër Vuçiçin për ndarjen e territorit të Kosovës sonë të vogël.

Nëse u ka mbetur merak këtyre të treve ndarja e vendit tonë, ti Mero Baze duhet të pushosh ti tregosh mbarë popullit të Kosovës se kush bënte e kush nuk bënë. Albini sot është Kryeministër e nesër mund të mos jetë, por ndarja e Kosovës nuk ka për të ndodhur siç duan Anti-Shqiptarët, që për fat të keq janë edhe shqiptarë, sidomos të tillë që i shërbejnë gjithkujt me para apo për hirë të “b..ythës” së rrezikuar. Mercenarët. 

Ndaj Albin Kurtit nuk ka përfunduar asnjë gjyq, Mero Baze, pasi Albini është Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe nuk gjëndet duke e pritur asnjë gjykim. Prandaj, gazetarët e shpifur mund të fantazojnë e shpresojnë kot për gjyqin e mbaruar kundër tij. 

  • Autori i shkrimit është udhëheqës i portalit: www.drini.us

________

Gjyqi i pafilluar ndaj Hashimit dhe gjyqi i mbaruar ndaj Albinit

Lufta për identitet dhe mbijetesë kombëtare

0

Nga Aurel Dasareti

Një njeriu që e kupton qartë se ku dëshiron, të gjitha forcat e tij të brendshme i lëvizin në të njëjtin drejtim në të njëjtën kohë, dhe shumë njerëzve të tillë me vullnet të fuqishëm – asgjë nuk mund t’u rezistohet.

***

Në praktikë, shpesh e kam vështirë të vendosi për qëndrimet që duhen mbajtur, sepse situata politike nuk është njëlloj në të gjitha trojet etnike dhe, ndërkohë që marrëdhëniet midis këtyre trojeve – për shkak të faktorit të jashtëm dhe marrëzive të brendshme – janë të komplikuara, një qëndrim i përshtatshëm për një vend mund të jetë i papranueshëm për vendin tjetër.

Pasioni dhe patriotizmi nuk mund të blihen. E keni në gjak, në gjene apo aspak. Dhe, nëse i keni, së bashku ne vetëm mund t`i zgjojmë, stimulojmë, udhëzojmë, ndihmojmë. Duke përdorur metoda cilësore, ne mund të kuptojmë shoqërinë dhe i afrohemi asaj që duam të hetojmë. Dikush dëgjon vazhdimisht për kreativitetin, dhe sa mirë është që njerëzit janë krijues. Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh krijues?

 Problemi më i madh për shqiptarët është: Si mund të përdoren materialet e ricikluara njerëzore në këto tridhjetë vjet si burim që promovon kreativitetin në politikë, pra qeverisjen e vendit!? Unë vij me sugjerime, për t’i shkelmuar në bythë dhe për t’i hedhur në koshat e plehrave. Nuk ka pasur kurrë ndonjë përfitim prej tyre, vetëm tragjedi.

Funksionet e përdorimit të mëparshëm të materialit nuk duket se pengojnë krijimtarinë dhe ne si të vetëdijshëm nuk shqetësohemi se ai do të shkatërrohet pasi vetë materiali me defekte të lindura nuk është i shtrenjtë ose synohet të përdoret në ndonjë kontekst tjetër. Nëpërmjet riciklimit nga koshi i plehrave, materialet e ricikluara të bastardëve kanë humbur edhe atë pak funksion pozitiv që ndoshta e kishin dhe kjo i tërheq krimbat, minjtë dhe buburrecat, pse jo edhe qentë endacak të bashkëpunojnë, zhvillojnë dhe ndërtojnë kreativitetin e tyre në mënyrë të imagjinueshme dhe të paimagjinueshme.

***

Të pushtuarit që kanë humbur betejën propagandistike e kanë humbur luftën përgjithmonë, ndaj mos bini viktimë e spiunëve të armikut që minimizojnë rolin e propagandës përmes internetit, “ yll analistëve” të TV dhe portale të pista, ata janë mbeturina biologjike që kundërmojnë për së gjalli.

Përgjegjësia ime (e çdonjërit prej jush) është të marr përgjegjësi për atë për të cilën jam përgjegjës. Për sa kohë që jeni i shëndetshëm dhe i rritur, duhet të jeni motori i jetës tuaj. Të tërhiqem dhe të ulem në vetminë e pyllit dhe të ndjehem mirë dhe errësirë ​​rreth meje, ky është gëzimi i fundit. Është vetë brendia e secilit prej nesh burimi i trishtimit ose gëzimit.

***

Mos kërko të flasësh me të vdekurin, as bamirësi nga koprraci. Mercenari i stërzgjatur me këlyshët e tij, nuk kishte lënë për asnjë moment shansin për të kryer spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet stërgjyshore, thënë më mirë, dëbimin e rinisë, intelektualëve, zejtarëve dhe të pashpresëve nga toka amë me anë të varfërisë, papunësisë, shtrëngimit, presionit ose frikës. Qëllimi: për të vjedhur vendin, trashëgiminë tonë, tokën pellazge-ilire-arbërore, komplotin e tij ndaj gjithçka shqiptare. Për të mbushur vendin me emigrantë rrugaç joligjor nga i gjithë rruzulli tokësor, sipas urdhrave të armiqve. Ai nuk mund të lëvizë dhe të shpëtojë në ferr pa ndihmën tuaj.

Sidoqoftë, kriminelët e dy shteteve tona jo funksionale, FYROM-it dhe trojeve tjera nën pushtim, do të përfundojnë pas hekurave në një moment, dhe ju me indiferencën tuaj, por edhe sepse mungon uniteti, nuk mund t’u bëni asgjë tradhtarëve injorantë dhe të korruptuar, edhe pse dëmi që ata bëjnë shpesh është shumë i madh. Katastrofë e paimagjinueshme.

Unë jam i mendimit personal se zgjimi dhe reagimi (kundërvënia) nuk është një luftë e pakuptimtë. Asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Të gjitha këto i them sepse dita e përballimit përfundimtar me tradhtarët është shumë afër, mbase më afër sesa mund ta imagjinojmë. Nepotizmi, mercenarizmi, servilizmi ndaj të huajve dashakeq, tradhtia ndaj kombit dhe vendit, krimi dhe korrupsioni është një ndjekëse e vjetër e politikës shqiptare, ku në pjesën më të madhe ka të bëjë me krijimin e synuar të një kornize politike brenda së cilës për shumë hajna, pederastë e kriminelë mafioz, deri tani të pandëshkuar, ia vlen barra qirasë (është e leverdishme) që të jetojnë nga ajo.

***

Urrejtja patetike ndaj shqiptarëve fle në qoshet e thella të mendjes së pushtuesve të trojeve tona etnike dhe zgjohet e shpërthen në kohë vështirësish, turbullirash, trazirash e rrëmujash. Si kjo e sotmja.

Gjyshi im (oficer i lartë me shumë përvojë luftarake), nuk kishte mëshirë për armiqtë e jashtëm dhe tradhtarët dhe nuk zgjodhi epitete për t’i përshkruar ata. Tradhtarët janë mësuar të jetojnë vetëm nga intriga, nga zvarritja, ata as nuk mësojnë atë që është e ndershme, as atë që është e dobishme për njerëzit dhe atdheun.

Nëse nuk e konsideroni këtë që them si të vërtetën e pakontestueshme, gjithmonë do të mashtroheni.

Ne nuk arrijmë asgjë duke diskutuar këtë vetëm në një fushë të komenteve në internet. Aparati i pushtetit ilegjitim mafioz e di atë. Ata, në mediumet e blera, të liga antikombëtare, lejojnë vetëm mjaft grindje dhe muhabet për këtë temë për t’i bërë shqiptarët naiv e kokëtul të ndiejnë se po bëjnë diçka, edhe nëse në të vërtetë është e padobishme. Nëse ndonjë psikopat (të cilët falë Zotit i kemi me tepricë) ka një nevojë të tmerrshme për të hyrë në pushtet, nevoja për të ruajtur pushtetin është edhe më mizore. Kush fiton pushtet e humb mendjen. Ajo që kemi arritur duke diskutuar këtë çështje është që shpresojmë se gjithnjë e më shumë njerëz do të shohin çmendurinë, dhe kështu të votojnë (veprojnë) për një ndryshim pozitiv.

E vetmja gjë që mund të ndryshojë situatën dramatike në të cilën ndodhemi tani, është ujitja e PemësLirisë.

Gjatë njëzet-tridhjetë viteve të fundit të “lirisë” dhe “demokracisë”, shqiptarët e trojeve, pse jo edhe të diasporës, kanë vrarë njëri-tjetrin si asnjë komb tjetër në botën e civilizuar ku edhe përkasim. Unë nuk merrem me spekulime, nuk njohë asnjë prej tyre, prandaj nuk mund të zgjedhë asnjë mendim se kush, kur, pse, qysh dhe cilin e vrau. Të mos kesh asnjë mendim është gjithashtu zgjedhje, sepse nëse nuk ke vetë një mendim, i jep mendimit të të tjerëve më shumë liri veprimi.

Lumturia dhe liria e tepruar i shkatërrojnë njerëzit po aq sa fatkeqësia e tepërt. Kur Zoti u jep njerëzve të gjitha të mirat e kësaj bote, atëherë ata besojnë se nuk kanë më nevojë për Zotin dhe bëjnë gjithçka që është kundër tij. Këtë e bëjnë më shumë hoxhallarët dhe priftërinjtë jobesimtarë shqipfolës që shkatërrojnë Kombin e krijuar nga i Plotfuqishmi.

Në këtë pikë, demokracia jonë e brishtë është nën sulm nga të gjitha anët, siç nuk e kemi parë në vende të tjera në kohët moderne. Vendi ynë i është dhënë armikut dhe ky regjim ilegal po e shkatërron atë nga brenda. Ky është një sulm ndaj ligjeve tona. Qenies sonë, moralit, kulturës, gjuhës sonë, traditave familjare natyrore: babai dhe nëna, e jo çmendurive jashtëtokësore: prindi numër 1 e prindi numër 2. Këta bastardë shqipfolës, që shërbejnë si mercenarë të pushtuesve dhe armiqve të vendit të vet për përfitime të fëlliqura vetjake në kurriz të kombit dhe atdheut, nuk na përfaqësojnë, është një pakicë. Megjithatë, shumë e rrezikshme, nëse i lejojmë të mashtrojnë edhe më tutje. Është një bandë e ndotur kuislingësh të cilën duhet ta shporrim nga vendi sa me shpejt të jetë e mundur.

Unë jam i tronditur dhe i trishtuar që kombi ynë ka ardhur në një moment kaq të errët. Ne duruam shumë gjatë historisë, kështu që nuk duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Puna jonë për vitet e ardhshme duhet të jetë për të vendosur demokracinë e vërtetë, sundimin e ligjit dhe zgjimin e dinjitetit kombëtar dhe forcës. Për të mos nxituar në kaos. Shqipëria duhet të jetë e nderuar, ne jemi bërë i vetmi vend dhe komb në botë që vëllazërohemi me ata që duan që ne të mos ishim, me egërsirat kanibalë që me shekuj, për shkak të marrëzisë dhe përçarjes sonë, na kanë pushtuar dhe kanë kryer shumë gjenocide ndaj nesh, dhe planifikojnë të kryejnë gjenocidin e radhës të cilin ua harton vëllai i madh i Karpateve. Për të filluar  me kolonizimin e mëtejshëm të vendit nga serbo-çetnikët e egër, “Ballkanin e hapur”?! Për hyrjen-daljen e tyre në detin Adriatik tonin, dhe blerjen e të gjitha pasurive të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) që do t`i bëjë vendësit të huaj në vendin e tyre, shpronësimin e shqiptarëve autokton nga gjithçka që kemi trashëguar nga paraardhësit. Kjo është ajo që kemi qenë gjithmonë, vasal të pushtuesve!

O shqiptar! Duhet të jesh i vetëdijshëm. Nëse jo për veten tënde, atëherë për hir të pasardhësve të tu. Si qenie njerëzore, ju jeni shuma e mendimeve tuaja, e fjalëve tuaja dhe e veprimeve tuaja. Ngrihu tani, menjëherë!

Njerëzit nuk e kanë falur kurrë gjakderdhjen, edhe kur ishte e nevojshme, gjë që tregon se jeta e njeriut është më e çmueshmja që të tjerët mund t’i vjedhin ose t’i shpëtojnë.

Nën diellin e qiellit të gjitha gjërat ndriçohen me një shkëlqim të barabartë bujar dhe vetëmohues; por nën diellin e jetës njerëzore të gjitha gjërat ndriçohen ndryshe, ngjyrosen ndryshe dhe shprehen ndryshe.

Shqiptarët e shtypur dhe naiv besojnë kot që bashkëngjitja e një të drejte në letër nga pushtetarët analfabetë por shumë gënjeshtar e mafioz, do të thotë se ajo bëhet realitet. Detyra e mediumeve të mirëfillta është të jenë absolutisht të pavarura, të informojnë drejtë opinionin, të demaskojnë mashtruesit, duke filluar nga denoncimi i pasurisë marramendëse joligjore të këtyre krijesave qoftëlarg, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të kontribuojnë në ngritjen e akuzave dhe ndjekjes penale, të ndihmojnë në ngritjen e shtetit ligjor. Mirëqenies, ndaljes së emigrimit, ribashkimit…

Njerëzit e këqij ikin nga miqtë, sepse, me instinkt, ikin nga e vërteta; dhe miqësia është një e vërtetë e madhe, sepse është ndershmëri e zhveshur. Unë shoh gjithë të keqen në botën shqiptare që është rezultat i forcave të liga.

Unë nuk mund të shtirem se nuk jam i zemëruar në Perëndinë pse ka lejuar të lindin këta legenë. Megjithatë, Zoti nuk ka kontroll të plotë, por as Ai nuk ka faj.

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.

Hashim Thaçi dhe Edi Rama duhen hetuar për projektin antishtetëror e antikombëtar të ndarjes së Kosovës

0
Idriz MorinaNga: Idriz Morina, kryeredaktor i Bota Sot

 

Institucionet e reja u krijuan më shumë si rezultat i revoltës qytetare ndaj përpjekjes për ndarje të Kosovës nga udhëheqësit e mëparshëm, përveçse edhe pakënaqësisë ndaj tyre, të akuzuar për vjedhje të pasurisë, zhvatje të bizneseve, krim të organizuar e deri tek kulmi i asaj, që ishin vrasjet politike, (edhe pse këto ndodhën që në fillim).

Fakti që sot Hashim Thaçi ndodhet në Hagë, nuk mund të përjashtohet nga një proces hetimor, ku ai ishte jo vetëm i përfshirë, por u bë bartësi kryesor i asaj përpjekje ndër shqiptarë, për ta ndarë Kosovën.

Sikur të ishte një përpjekje e pastër, ku shqiptarët do të mund të fitonin më shumë se sa që kanë arritur me Pavarësinë e Kosovës, sigurisht që ky projekt nuk do të kundërshtohej, madje as nga unë.

Një projekt pozitiv për shqiptarët nuk kishte pse të përfshinte një ndërmarrje të përbashkët me serbët, e madje sipas burimeve të inteligjencës, edhe me rusët, për të lobuar në SHBA, që shteti që e ndihmoi krijimin e Kosovës shtet, ta rishikonte njohjen e saj në kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht, duke e pranuar si tezë të bisedimeve, shkëmbimin e territoreve.

Natyrisht që një hetim i tillë, për t’i shkuar deri në fund nuk është aspak i lehtë. Por, ka informacione të mjaftueshme, për ta verifikuar rolin e Hashim Thaçit, nëse ishte pozitiv apo negativ në këtë proces.

Institucionet e reja, Shërbimi Inteligjent i Kosovës, dhe një komision hetimor i ngritur nga Qeveria apo Kuvendi, do të mund t’i jepte shumë më shumë përgjigje dyshimeve se çfarë ka fshehur Thaçi.

AKI-ja duhet t’i raportojë për këtë gjë, jo vetëm Presidentes dhe Kryeministrit, por edhe Kuvendit të Kosovës.

Madje të gjeturat esenciale duhet të bëhen publike, sepse është interes shtetëror e kombëtar.

Hetimet mund të nisin edhe me rastin e skandalit në Presidencës, kur ish shefi i AKI-së dhe ish sekretar në Presidencë, provoi me një agjent, që t’i nxirrte nga sefi dosjet gjatë Presidencës së Thaçit, që të mos i binin në dorë, ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanit.

Atëherë, por edhe tani ka dyshime se në mesin e atyre dosjeve do të mund të zbuloheshin komunikimet e fshehta të ish-Presidentit me lobues për ndarjen e Kosovës. Po ashtu, në kundërshtim me protokollin e shtetit Thaçi, kishte komunikim të përditshëm me presidentin e Serbisë, madje siç ka thënë edhe vet edhe disa herë në ditë.

Po ashtu burime të gazetës, i kanë thënë se sipas gjurmimeve të agjencive inteligjente europiane, janë transferuar qindra miliona euro për të lobuar për ndarje të Kosovës, tek shtetet kryesore që mund të vendosnin kundër, shumat më të mëdha besohet se janë dhënë nga Serbia dhe Rusia, ndërsa më pak para nga Kosova!

Një indicie tjetër është një incizim, që gjendet i shqipëruar në youtube, i publikuar nga mediat, që njofton se janë dhënë rreth 600 milionë euro në Serbi, nga zyrtarë të Kosovës, shumica prej të cilave mendohet se janë përdorur për projektin e ndarjes së Kosovës.

Vetë deklarimet e vazhdueshme publike të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, e implikojnë atë në këtë proces. Natyrisht që komunikimet e tij zyrtare dhe jozyrtare me Hashim Thaçin, ‘mesingjerët’, që janë përdorur kohë pas kohe, duke transmetuar me ‘besnikëri’ ndjeshmëritë e mesazheve, si sigurimi i përkrahjeve brenda shteteve, dhe po ashtu jashtë shteteve, të shteteve fqinje, e atyre në BE, pastaj të shteteve me ndikimin më të madhë.

Për të siguruar një ndikim më të shpejtë e më të madh, Qeveria e Kosovës patë ndarë fonde për një kompani që e drejtonte Toni Bler.

Toni Bler nga viti 2013 deri në vitin 2016 kishte shërbyer si këshilltar i Edi Ramës. Ndërsa, në vijim do të shërbente edhe si këshilltar i Vuçiqit, atëherë kryeministër i Serbisë.

‘Çuditërisht’ në këtë verë u publikuan dosje komprometuese për Toni Blerin nga procesi i ‘Pandora Papers’, nga një hetim i përbashkët i BBC-së Panorama me Guardianin.

Me 2017 Bler do të investonte nëpërmjet një kompanie offshore, 7.6 milionë euro për blerjen e një ndërtese.

Kjo ishte një rrjedh e dokumenteve nga parajsat fiskale, që zbulonte se ish-kryeministri britanik Tony Blair, ka shmangur taksat.

“Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Blair, për vite të tëra ka folur publikisht kundër shmangies së taksave, por dokumentet e publikuara nga ICIJ zbulojnë se Blair dhe bashkëshortja e tij kanë në pronësi një ndërtesë me vlerë 7.6 milionë euro, kur blenë një kompani offshore nga familja e ministrit të Turizmit dhe Infrastrukturës në Bahrain, Zayed bin Rashid al-Zayani”, citohet dokumenti për rastin në fjalë.

Sipas John Boltonit, ish këshilltar i lartë i presidentit Tramp, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, kishin punuar së bashku në projektin për ndryshimin e kufijve, madje sipas tij, ka pasur indikacione se kanë biseduar edhe më parë.

Madje, Toni Bler e kishte bërë një bashkudhëtim drejt Moskës me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiqin, për të lobuar për ndarjen e Kosovës, me gjasë Bler kishte shkuar atje për ta dokumentuar mbështetjen që kishte projekti, nga Kosova dhe Shqipëria.

Në vitin 2018 është akuzuar Hashim Thaçi se kompania e Toni Blerit është angazhuar në projektin për ndarjen e Kosovës me një zotim financuar prej rreth 3 milionë eurove, 500 mijë nga të cilat i ishin bartur.

Motivi për ndarje të Kosovës

Shumë analistë dhe gazetarë, kryesisht afër taborit të Thaçit dhe të ish-komandantëve nuk janë marrë me motivin e vërtetë që Hashim Thaçin e ka shtyrë, të merret me ndarjen e Kosovës.

Në aspektin psikologjik, Hashim Thaçit nuk kishte kush t’ia prishte bilancet e jetës. Një jetë, jo prej pashai, por prej sulltani e kishte filluar. Udhëtime të pafundme, shëtitje, qejfe në vendet ku s’shkel këmba e neve vdekatarëve. Veshjet nga më të shtrenjtat, deri në 50 mijë euro, një veshje ditore. Të gjitha shenjë e pushtetit të pakufishëm, dhe në saje të përkrahjes që ia jepnin njerëzit rrerth tij, përfitues të ndryshëm.

Ishte vetëm një pengesë e pakapërcyeshme, që nuk ia delte dot ta mundte ndryshe, gjykata speciale, tashmë ishte bërë kurthi i jetës së tij.

Thaçi i nisi lëvizjet e para serioze kundër saj.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e të tjerë, u përpoqën në vitin 2017 që ta zhbënin gjykatën speciale nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, duke mbledhur 43 nënshkrime për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

Ishin SHBA-të, por edhe nga partitë parlamentare, LDK dhe VV-ja, që e parandaluan këtë nismë. Madje kjo përpjekje ishte kualifikuar si një lloj grusht-shteti.

Pas këtij dështimi të Thaçit dhe klanit të tij për të shpëtuar nga procesi i gjykimit në gjykatën speciale, ky si duket i nisi seriozisht përpjekjet për ta ndarë Kosovën.

Pas këtyre dy tentativave të dështuara, që në fakt, projektin e ndarjes së Kosovës, po e mbante ende në tavolinë, por që në verën e vitit 2020, e dinte se nuk do ta realizonte, e vuri edhe njëherë në pikëpyetje, ekzistencën e gjykatës speciale.

Me 25 gusht të viti të kaluar, në kohën sa ishte ende president Hashim Thaçi, provoi edhe njëherë zhbërjen e Gjykatës Kushtetuese, duke propozuar amendamente për moszgjatjen e mandatit. Këto amendamente i hodhi poshtë Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në nëntorin e vitit të kaluar.