Kreu Blog Faqe 1499

Formula e Pagëzimit e Pal Engjëllit, e 8 nëntorit 1462

Ing. Ahmet Asani, Zvicër
FORMULA E PAGËZIMIT: “UNË TË PAGËZOJ NË EMËR TË ATIT, E TË BIRIT E TË SHPIRTIT TË SHENJT”
▪︎Këto janë fjalët e para të gjuhës shqipe të shkruara më 8 nentor 1462, pra sot 559 vite më parë, në një qarkore të shkruar latinisht, nga kryeipeshkvi shqiptar Pal Engjëlli, këshilltar dhe bashkëpunëtor i afërt i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.
▪︎Po të ishte Fryma Kombetare, ajo e cila edhe ëdhtë e vetmja që mund t’na bashkoj, kjo ditë e sotme, pra dita e 8 nëntorit, do të duhej t’na gjente duke kujtuar e festuar këtë ditë, në çdo fshat e qytet, si ditë me rëndësi kombëtare!
▪︎Por, nga që nder ne shqiptaret kanë hyrë dhe po dominojnë fryma të ndryshme moniste ideologjiko-politike dhe fundamentaliste kleriko-fetare, duhma këto që kanë zënë vendin e vlerave tona kombëtare, kjo ditë me rëndësi Kombetare sot as nuk kujtohet e as nuk festohet!
▪︎Një gjë duhet ta dimë e pranojmë të gjithë, se pa bashkim shpirtror nuk ka bashkim trupor! Sikur Fryma Njerëzore që e bene Njeriun Njeri, është Fryma Kombetare ajo e cila bënë Kombin Komb! Kështu si jemi ne mund ta quajmë veten popull, por komb ende jo!
Kan være et bilde av tekst

Hap pas hapi… “udhë nuk ka, udhët bëhen duke ecur”

0

nga Bajram Sefaj, shkrimtar

Lexime nostalgjike

Tregim

Hap pas hapi…

“udhë nuk ka,
udhët bëhen duke ecur”
anonime

I
Në mëngjesin e hershëm të një dite dimri, kur dimër ishte vetëm në kalendar, nga se ajo ditë shkurti, ishte tamam ditë pranvere (aha, po tani e tutje, të gjitha ditët e këtij muaji, sidomos ajo me emrin shtatëmbëdhjetë, do të jetë ditë me diell të fortë!), në librari, hyri me një nervozë të konsideruar. Më parë si të kishte hyrë në farmaci sesa në librari.
Pas një nate të gjatë e të mundimshme, kur nuk kishte arritur të thurte rrjetë më të gjatë gjumi se ajo prej vetëm disa sekondash, (e si të flinte kur ishte në nisje të rrugës së madhe!), mezi priti që nata të prishet e të zbardhë ditë re. I duhej ndihmë. Ndihmë urgjente. Të shpejt dhe efikase. Shpresonte se atje, në librari, saktësisht në faqet e librave të rinj të romaneve, do të gjejë medikamentin më të mirë që do t’ia pushojnë dhimbjet e mëdha që e kishin katandisur nga të gjitha anët.
Tani kur ishte në pik dileme, në maje të saj, të ec përpara a të ndalojë, të hedh e përplasë për tokë shigjetën (penë) dhe tërë atë tjetër arsenal “armatimi” që është i duhur për t’u shkruar një tekst, nëse jo më të mirin, më të arririn, më të skaliturin, më të gdhendurin dhe artistikisht më të qëndrueshmin, atëherë së pakut, një tekst, proze apo poezie, më të rëndomtin, më të durueshmin. Me një rast, një shkrimtari yni i madh, më i shquari i shekullit të njëzet dhe fillimit të shekullit njëzetenjë, e tha mirë, si ngaherë, një fjalë vërtetësie hiri, të pastër kristal: shkrimtarët shqiptarë (përgjithësisht krijuesit tanë të artit), tha ai, janë mbase të vetmit njerëz të barabartë me të gjithë sivëllezërit e tyre, kudo në botë. Për të shkruar një prozë të mirë, nuk lypset armë më e fortë, se që është një laps (grafit i mbrehur mirë) dhe një copëz letre, mundësisht, e bardhë. Nuk mund të parashtrohet e të vihet kushti, nga se është absurd, e të thuhet: parkoma në oborr të shtëpisë, ose para pallatit të banimit, ku e kam apartamentin, një tank ose avion supersonik, po qe se do ta shkruaj një prozë të mirë. Jo, laps e letër, mjaftojnë!).
Në çastin e një ligësie, amullie të konsideruar dhe demoralizimi shkatërrimtar, kur ishte më afër ndaj gjithë të tjerave sesa mundësisë së mundshme të vazhdonte rrugën e shkrimit që, pareshtur i mbushej me gurë e thera, me prita, kthesa e pengesa të pakalueshme, vajtja deri në librari i ngjau në një punë të mirë. U gëzua dhe veçse nuk klithi: e zbulova!
Vajtjen në librari më parë e konsideroi si shkuarje në spital, për një vizitë të ngutshme mjekësore, prandaj ndërroj hap të shpejt e ritmik, sikur të ishte nisur pas një shërimi shpëtimtar. Sikur qe nisur drejt dyerve të një sanatoriumi të njohur, atje në breg të detit të kaltër e me valë shkumëbardha, midis palmave e pemëve të tjera jeshile të detit, tek kanë gjetur strehim shumë e shumë shkrimtarë të njohur e më nam botëror, në çaste krizash e depresionesh, kur kurrsesi nuk mund t’i binin në fije një pune të nisur shkrimi. Kur, bashkë me rrugën humbshin edhe shpresat se do të gjejnë shtegun, rrezen e dritës. “Shpresa është pasuri/ E atyre që s’kanë asgjë”.
Me këtë ndjenjë e ndijim, hyri sot në librari. Në librarinë më të madhe dhe më të pasur të qytetit. Në atë librari që, mbase edhe më të ndritshme e bënin gjithë ata tituj librash të hijshëm, të aranzhuar e të sistemuar nëpër rafte, mbi tavolina të mëdha, por edhe ata që stolisnin çdo kënd e zgëqe të asaj hapësire të madhe. Librat, si të thuash, ndaheshin e kualifikoheshin, sipas përkatësisë gjinore. Por jo vetëm aq. Ato ndaheshin edhe në dy blloqe të mëdha: letërsi e huaj (nga të katër anët e botës), internacionale dhe, letërsi vendase, kombëtare, nacionale…
Nga të gjitha ato tavolina, sipëri të cilave vendoseshin, të ndara, romanët, vëllimet me poezi (më pak), dramaturgjia e librat e tjerë të tematikave dhe zhanreve të ndryshme, me dëshirën, dashurinë dhe vullnetin më të madh, i avitej asaj në të cilën ja sa po vinin librat më të ri, mbi stoqet e të cilëve shënonte: n o v i t e t e!
Jo, sot nuk do të kënaqet, deri në mbresë impresive, deri në dehje e mahnitje, pas titujve ndër me të ndryshmit dhe ndër më të papriturit, as nuk do të ngazëllehej pas bukurisë se përgatitjes grafike luksoze dhe artistike të tyre. Jo, ai sot kishte një qëllim tjetër. Një etje dhe një garbi tjetër fare. Do të shfletojë sa më shumë romane, sa më shumë që të jetë e mundur, njëqind, dyqind, pesëqind, një mijë… dhe do të lexojë vetëm fjalinë e parë me të cilën nis akëcili libër. Pas një kohe shumë të shkurtër, kur akoma nuk kishte lexuar as pesëdhjetë fjalitë e para të pesëdhjetë romanëve të parë, vërejti se fjalia e parë qenkësh çelësi i gjithçkaje. Enigma dhe mrekullia trëndafilore e gjithë asaj që të pasojë. Ashtu, duke marrë porosinë e fjalisë se parë, ishte në gjendje të parashikonte, gati-gati me precizitet astronomik, se në cilën faqe do të përfundonte teksti i romanit konkret. Sa më e mbarë, sa më e qëlluar, sa më befasuese dhe e papritur, ishte fjalia e parë, aq më e gjatë dhe më e pabrenga ishte mbarëvajtja edhe shtjellimi i prozës së caktuar.
Si dehur nga magjia e kësaj loje të çuditshme, të paparë në karrierën shumëvjeçare të librashitësve, ishte harruar krejt. Prej gjumit e dehjes, kur në duar kishte kushedi të satin libër të hapur në faqen e parë dhe me sy të picërruar pingul në rreshtin e parë, kur tanimë shikimi i ishte mjegulluar dhe turbulluar fare, ishte molisur i tëri, shefi i librarisë iu avit dhe ia bëri me dije se, pas disa çastesh, libraria mbyllej, mbasi që mbaronte orari i paraparë i punës, për atë ditë.
II
Si të dilte dyersh të ndonjë spitali, si të kishte kaluar atje javë të tëra shërimi intensiv, ose si të kishte dalë nga një lokal i errët nate ku kishte konsumuar sasi të madhe alkooli e, mbase edhe të kishte përdorur, ndonjë lloj (tip) narkotiku të fortë, me hapa krejtësisht të pasigurt, u ftillua drejt apartamentit të tij që zinte fill në një ngrehinë të përhimët e të shkatërruar fare. Si të ishte e braktisur. Si të kishte qenë në shënjestër të paramilitarëve të egër të armikut barbarë.
Rruga deri në apartament iu duk më e gjatë se asnjëherë më parë. Si e pambarim të ishte.
Me të hyrë në dhomë, në vend se të pikaste shtratin e çlodhjes dhe mëkëmbjes, nisi të gjerbte, ë gotë pas gote, pije alkoolike të forta, ndonjë pije freskuese ose, gotë ujë rubineti.
Të nesërmen vonë, me fuqi në të sosur, me duar të rënda plumb, mblodhi pikat e fundit të fuqisë së fundit, kyçi kompjuterin dhe gjeti “faqen e parë” të tij, dhe aty gjet fjalinë e parë, më të cilën kishte filluar shkrimin. (Ndërkohë, derisa kishte shënua këta rreshta e, në gojë zuri pijet alkoolike, ato freskuese dhe ujin e rubinetit, pa se mbi buzë i ishte shtresuar e dendur një gisht shkrumbi. Fjalinë e nisur e la përgjysmë dhe mori një gotë të madhe uji. Shkrumbin për ta ujitë!).
Ishte betuar në gjitha betë e njohura dhe të panjohura se, nuk do të vdiste pa e bërë atë që e kishte nisur. Madje ishte i gatshëm që, dhe edhe gjënë më të shtrenjtë në jetë ta jepte, vetëm edhe për disa çaste, sa këtë kushtrim ta zbatonte dhe ta qonte në vend. Dhe ja ajo fjali. (Mund ta verifikoni nëse dëshironi!).
“Pas natës bishtgjatë dhe të pagjumë, rreth mëngjesit të përzioshëm midis territ në të sosur dhe ditës që pret lindjen e ditës së hershme, e zu gjumi”.
(Fjalën përzishëm e kishte shkruar me një shkronje o tepër. E la ashtu iç ishte. Për shkak të besnikërisë dhe autenticitetit!).
Fjalia e parë me të cilin e kishte nisur tekstin nuk e kënaqi hiç. Përkundrazi e mbyti, me drejt e cofi, krejt. Ishte një nisje, çelje e zorshme që nuk premtonte asgjë të mirë. Pos tjerash, ajo çelje nuk ishte aspak e re. As origjinale, nuk ishte, hiç. Ai vetë, në një mënyrë a në një tjetër, në një motërzim a në një tjetër, e kishte përdorë shprehimisht atë fjali, ose pjesë autentike të saj. (I u kujtua se ekzistuaka një si sëmundje kur njeriu, në këtë rast shkrimtari, rishkruan fjali a pasuse të tëra të vetat a të huajat, pa iu kujtuar se i ka shkruar a lexuar, njëherë e me një rast tjetër, ose ç’është edhe më e keqe, më e shëmtuar, riprodhon fjali dhe paragrafë të tërë pa u kujtuar se janë të tjetrit, të një autori tjetër e jo të tijat. Asaj sëmundje po i thoshin “…”. (Kur ta gjente në dosjet e vëllimshme, do ta shënojë. Mos e gjettë punë e madhe. “Çka humbtë, kurrë mos u gjindtë!” – porositë një fjalë e urtë!).
Nuk ishte krejtësisht i sigurt, vetëm supozonte se shprehjen: natë bishtgjatë, e kishe përdoruar disa herë gjatë jetës dhe shkrimeve të tij. Gjatë kohës kur ishte i entuziazmuar dhe këtë fjalë e konsideronte si zbulim të vetin. Zbulim, për pak, epokal. Asgjë, përfundimisht asgjë, asnjë fjalë e vetme, nuk e kënaqte në atë fjali. Asnjë, absolutisht, asnjë. Nuk i afrohej asnjë fjalie të parë që kishte lexuar në ato dyqind e sipër romane që, si i harbuar i kishte shfletuar gjatë ditës se sotme në librarinë më të pasur, dhe më të mirë, të qytetit. Kjo e vërtetë e mbyti krejt. E demoralizoi. E shkatërroi. E faniti. E fatalizoi. E vuri buzë (vetë)shkatërrimit. Asgjësimit. Më rentabile, më efikase dhe më pak e dëmshme do të ishte sikur, në vend të gjithë asaj që e rrethonte, në vend të kompjuterit me gjithë monitor, në vend se të asgjësonte, gjithë atë të kishte në atë dhomë të vogël, me biblioteke, libra të vetat e të tjerëve, me dosjet gjithfarë e tjera e tjera, të zhdukte vetën e vet. Shkurt e trup. Zhgënjimi ishte aq i madh, aq i thellë, aq i pa riparueshëm. Ishte, pra, në tehun e një çasti delikat. Shumë të ndjeshëm. (Desh të thoshte, ishte në majën e dilemës, të jesh a të mos jesh, është çështja! – por edhe kjo ide veçse ia shtoi mërzinë nga eksploatimi aq i shpeshtë dhe i përditshëm, në çdo çast. Nga kjo ndjesi nuk do ta largonte as fakti sikur këtë dilemë të njohur hamletjane ta shënonte në origjinal, në gjuhën angleze!).
III
Pritje!
Kishte përkushtimin. Porosinë. Kushtin. Ja vdekje, ja liri.
Nuk bën të kthehej mbrapa. Assesi.
Rruga e filluar duhej vazhduar. Përkundër vështirësive dhe pengesave që dalin në rrugë. Njësoj. Si lufta e pakëputur për ekzistencë. Për çlirim. Për liri…
A nuk është kjo luftë e gjatë dhe e mundimshme. Shekullore. Kjo mund të mbështillet më shumë shembuj dhe të argumentohet në shumë mënyrë.
Jo, kjo punë është nisë në ditën e tretë.
Dita e tretë pas Ditës së parë. Ditës së mbarë…
(Edhe këtu, në këtë shteg, ndjeu një dhimbje të madhe. Midis flatrave të zemrës i depërtuan tehe të mprehtë thikash të gjata. Mijëra e mijëra majë gjilpërash vërshëllyen mbi trupin e tij të lodhur).
Ç’janë këto dokrra bezdisëse?!
Ngre e mos këput!
Ky mund të jetë edhe abuzim. Keqpërdorim i lexuesit dhe besimit të tij në libër. Aman!
-“Asnjë libër nuk është aq i keq sa të mos lexohet!”.
Sado që kjo porosi vjelë nga filozofia e një populli të lashtë dhe me traditë shekullore, mund të merret si e mençur, nga se është e tillë, nuk mund të jetë mburojë e përhershme dhe arsyetim për tekste, nëse jo të dobëta, atëherë mediokër. Edhe po që se, pra, të këtë vërtetësi të paluhatshme në këtë porosi, nuk bën që terë jetën të fshihesh pas hijes saj.
(Në zbrazësi kohë, kur çdo gjë ishte shkundur, siç shkunden frutat e pjekura nga pema, duke hallakatur e gemtuar nëpër libra dhe dosje, ja tek e gjeti fjalën që i duhej, pakë më lartë, dhe që premtoi, publikisht, premtoi se do ta thotë po sa ta gjejë. Dhe, më në fund e gjet. Para se me sy, e zuri me grusht. Si të ishte një zogth i vogël. I trembur. I lagur. I ndarë nga “tufa” e zogjve që nënës pulë i shkojnë mbrapa. E qortoj duke i bërtitur në “vesh”. Po ku me humbe, or e bekuar. Je fshehur midis shumë palë fletësh e letrash. Si të ikje nga syri i keq. E në anën tjetër, për këtë dekik të brishtë, të ruajta aq shumë. Si një gurë të çmuar, një xhevahir që do të fus në vargun e fjalëve të rralla, do të fus si guralec, në mozaikun e qëndismave të mia!
Po, lypte pra, fjalën kriptomnezia. Që përmbledh kuptimin e një dukurie e cila, po që se përsëritet shpesh e në mënyrë konstante dhe të vazhdueshme, shndërrohet edhe në një farë lloj sëmundjeje. Kur njeriu, autori në këtë rast, ose përsëritë paragrafë të tërë të shkrimeve të veta që tashmë i ka harruar, ose, edhe më keq, shkruan bazuar mbi një ide të tjetërkujt, që e ka lexuar kushedi sa vjet më parë. Nga kjo dukuri, të mos thuhet sëmundje, për shkak të respektit, paskësh qenë i prekur edhe i madhi shkrimtar, botërisht i njohur dhe i respektuar, Friderih Niçe!). Por, bloi, më mirë, qoftë edhe më e ndershme dhe moralisht më e pastër, kur është më etike, të përshkruaj domethënien e saktë të kësaj fjale të rrallë, ashtu siç shkruante në atë cep letre që e gjet rastësisht në dosjen e tij të hallakatur, kur asnjëherë, me përjashtime të vogla dhe ne të rrallë, nuk gjen asnjë send që i duhet aty për aty. “Kriptomnezia është një lloj kujtesë, një kujtesë e fshehtë. Ngjan nganjëherë që njerëzit të shfaqin një ide për të tyren dhe origjinale duke qenë të bindur se ajo është ide e tyre, pa qenë të vetëdijshëm se atë ide e kanë marrë nga ndonjë lexim ose e kanë dëgjuar ndokund. Duke folur për këtë dukuri, K. Jungu paraqet një shembull lidhur me Niçën, te i cili ka gjetur përshkrimin e një ngjarjeje ashtu si ishte përshkruar ajo në një libër të vjetër. Duke qenë i bindur se Niçja nuk ka pasur prirje të bënte plagjiat, Jungu atë rast e vërteton te motra e Niçes, se ai në rini vërtetë kishte lexuar një libër të vjetër me atë përshkrim. Ky, pra, është një shembull karakteristik kriptomnezie”. (Ashtu, si ia kishte ruajtur copëz gazete, e përshkroi shprehimisht, ndryshe sa i takon premtimit se, si t’i bie ndërmend d të thotë kuptimin e kësaj fjalë, as që mund të bëhet fjalë. Ishte në moshë të tillë jetësore, sa që nuk mbante mend së ç’ka ngrenë sot për drekë e, jo më, t’i kujtohen shpjegime të komplikuara për fjalë të rralla, që nuk kanë përdorim në fjalorin e çdoditshëm).
Marrë realisht, ai ishte i vetëdijshëm për këtë, kjo nuk ishte asgjë tjetër, pos radhitjes se fjalëve, herë-herë boshe e dhe të pakuptimta, kryesisht, me ndonjë shkrepje drite të zbehtë të aty-këtushme.
I zhgënjyer deri në pezmatim, ngritët nga tryeza e punës. Po, ku të shkojë? Nga t’ia mbajë e të thyej qafën?!
Sikur të kishte një burim që do t’ia mekte vuajtjen, menjëherë e pa pikë hamendjeje, do të nisej në drejtim të tij edhe sikur të ishte në skaj të dynjasë. E kështu si ishte, s’ishte kurrqysh. Nuk bën më keq se ishte. As në tokë, as në qiell. As i gjallë, as i vdekur. Eh, sikur të ndërrojë jetë këtë çast, të vdiste në vend e të mos e mundonte as vetën e vetë, as lexuesit eventualë, të ndershëm e të pafajshëm. Druante mos ka rrëshqitur. Në mos është zhytur thellë në botën e psikopatëve. Ata që janë dyfish të rrezikshëm. Dyfish të dëmshëm. Kur e mundojnë vetën e vetë dhe të tjerët. Nga ky udhëkryq ku ishte, nuk dinte se a i gëzohej apo i frikësohej natës së errtë, kur duhej të shkonte drejt shtratit të gjumit. Nata dimërore, vërtetë ishte bishtgjatë (ja edhe një përsëritje e mërzitshme tashmë!). Hynte në natë, por nuk e dinte si do të dalë prej saj. Çarçafët e shtrojë e mbulojës, më parë i ngjanin në këmishë të luhaturish, se në pajë, në të cilën njeriu, qenia njerëzore, ekzilon për pushim e prehje.
(Diku e dikur, në Francën e pikëllimit të pashuar)

Dritan Abazović, zv/Kryeministri i Malit të Zi, e paska kuptuar që “shumica e malazezëve janë serbë!”

0

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

Dritan Abazović, / Kryeministër i Malit të Zi (Potpredsjednik Vlade Crne Gore Dritan Abazović), paska deklaru se: “Pjesa më e madhe e malazezëve e ndjejnë veten serbë”. Mali i Zi sipas shenimeve ne vitin 2020 paska 621.718 mije banorë.

Duke u bazuar në këtë numër të banorëve në Mal të Zi dhe në deklaratën e Dritan Abazović, duhet që ai ti ketë takuar afër 400 mijë persona në Mal të Zi dhe t’i ketë pyetur:

“Si je, si po ndihesh?”, kurse afër 400 mijë veta t’i janë përgjigjur atij:

“Falemnderit në pyetje, po ndihem/i serb!”

Nëse, e ritheksoj nëse Dritan Abazović nuk është profet me germën e madhe Profet, atëhere ndoshta duhet ta përmendim deklaratën sinjifikante të psikijatrit prof.dr.sci Goran Granić, cili para disa vitesh i ftuar në emisionin e etabluar të televizionit shtetëror kroat HRT “Nedjeljom u 2” , në mes tjerash tha:

“Në shumë vende perëndimore ka disa njerëz, persona, të cilëve ua kishin veshur të ashtuquajtuarat “këmisha të bardha” dhe i kishin trajtuar me medikamente të forta në reparte të mbyllura psikiatrike, persona që janë të ngjashëm me disa persona në vendet ballkanike që bëhen politikan.”

E vëreni se si zëvendës/Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović, mbiemri me prapashtesën sllave i të cilit tregon qartë se ai ende ka probleme me asimilimin e detyrueshëm dhe nuk ndihet i barabartë në obligime dhe të drejta në vendin e vet, i përzihet në problemet e brendshme një populli tjetër, malazezve, që u janë nënshtruar proceseve të rënda asimiluese që nga viti 1918, kur ua zhbënë mbretërinë (Kralevinu Crne Gore) dhe shkatërruan Kishën Ortodokse Malazeze, të cilën edhe Sot po e lufton Serbia përmes politikanëve mercenar të tipit të Kryeministrit Krivokapiq, e për fat të keq edhe të shqiptarit që e zëvendëson atë, Abazović-it, por që ende nuk i ka qëruar problemet me asimilimin vetjak.

Dritan Abazović nuk e kuptoka se nuk mund të ketë “ndjenja” e as që mund të thuhet si “ndihen” malazezët sipas mendjes së keqe e të cekët të tij, por atij dhe të tjerëve u takon që të gjithë banorët e Malit të Zi të ndihmohen për tu përcaktuar për të vërtetën historike e etnike të njëmend që e kanë, për të cilën kanë shkruar e po shkruajnë një varg historianësh të aftë e me përgatitje të larta arsimore e shkencore në fushën e historiografisë, kryesisht nga radhët e vet crnagorve/malazezëve.

Zv/Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazović, andaj, përmes kësaj deklaratë fatkeqe e të turpshme për një udhëheqës të këtij niveli, ka dalur hapur përkrah politikës shekullore të asimilimit të malazezve nga ana e politikës serbomadhe.

Kjo krijesë e “epruvetës” së eksperimentimit e ingjenieringut politik, edhe Gjergj Kastriotin Skenderbeun e pati “shpallur si serb e bir të nanës serbe”, por që shpejt i hangër fjalët e veta .

Por, mos të harrojmë se pasojat e fjalëve e veprave të Abazović-ëve mbesin dhe helmojnë gjithandej.

Nuk vritet pafajësia, Z. Kryeministër!

2

Frank Shkreli, ish drejtori i VOA-s për Euro-Azinë

“Kërkimi i faljes nga Serbia është kapaku që do t’i japë zgjidhjen përfundimtare njohjes nga Serbia. Unë them që falja vjen në fund, nuk mund të vijë në fillim.”  Kështu është shprehur, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama në Beograd, kohët e fundit, gjatë një konferencë me gazetarët pas takimit për të biseduar mbi të ashtuquajturën nismë, “Open Balkan”, me presidentin serb Aleksandër Vuçiqin dhe Zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, kur është pyetur nëse Serbia duhej të kërkonte falje për krimet kundër njerëzimit, që ka bërë në Kosovë kundër popullsisë civile shqiptare, të pafajshme, në atë truall.

Po cilat janë “krimet kundër njerëzimit”, që janë bërë në Kosovë nga forcat terroriste të Millosheviqit e për të cilat falja duhet të jetë e fundit, sipas Z.Rama?  Sipas Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, Artikull 7, i vitit 1998, “krim kundër njerëzimit” përfshin aktet që janë pjesë e një sulmi të qëllimshëm, të gjithanshëm dhe sistematik të një shteti kundër një popullsie civile, krime pra, sipas statutit në fjalë, siç janë: “vrasja, shfarosja, skllavërimi, dëbimi ose transferimi me forcë i popullsisë, burgosja, torturat, format e rënda të dhunës seksuale, persekutimi (i një grupi të identifikuar në baza politike, raciale, kombëtare, etnike, kulturore ose fetare), zhdukja me detyrim e personave, aparteidi dhe veprime të tjera çnjerëzore”.

Këto pra, janë krimet kundër njerëzimit për të cilat Kosova, me të drejtë, këmbëngul që të njihen dhe të identifikohen si të tilla, para se të mund të shkohet përpara në bisedime të mëtejshme përfshirë njohjen e ndërsjedhët. Nga ana e Beogradit zyrtar, njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, anëtarësimin e  saj në organizatat ndërkombëtare, siç është Organizata e Kombeve të Bashkuara, e çështje të tjera, që kanë të bëjnë me vetë ekzistencën e Kosovës, si shtet i pavarur e sovran e që Serbia, me ndihmën e Rusisë, të Kinës dhe aleatëve të tyre, po e luftojnë Kosovën si shtet i pavarur si dhe identitetin e saj megjithë krimet e kryera në Kosovë nga Serbia, pa pikën e turpit, në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Prandaj, qeveria e Kosovës, partitë opozitare dhe shumica e popullsisë së atij vendi, mendojnë se të kërkuarit falje nga Serbia, duhet të jetë në “fillim” dhe jo në “fund”, siç pretendon Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama. Por, në mendimin e shumë analistëve, vendas dhe ndërkombëtarë, procesi i të kërkuarit falje nga Serbia duhej të kishte filluar shumë më herët. Siç është shprehur para 2-3 ditësh në portalin e tij “facebook” edhe miku im, Profesori Gëzim Alpion i Universitetit Birmingham në Angli, të kërkuarit falje nga Serbia për krimet e saja në Kosovë dhe ish-Jugosllavi e sidomos për krimet në kurriz të shqiptarëve, “është tejet e vonuar”.

“Falja nuk duhet të vijë në fund. Në rastin e shtetit serb, falja për krimet në Ballkan, veçanërisht në kurriz të shqiptarëve, nuk është e përshpejtuar. Ajo është tejet e vonuar. Shteti modern shqiptar nuk është drejtuar nga “tradhtarë”, por nga njerëz me formim dhe arsim të cunguar, të cilët hiqen si “vizionarë”, sepse druhen të shihen si “nacionalistë”. Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe Kosovë do të vazhdojë të jetë i nivelit mjeran për aq kohë sa akademitë e shkencave në Tiranë dhe Prishtinë vegjetojnë nën tutelën e amatorizmit “internacionalist”, -është shprehur Profesor Gëzim Alpion, sociolog i njohur dhe autor i librit të fundit të suksesshëm në tregun ndërkombëtar të librave, “Nënë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i saj”. Frank Shkreli: Nënë Tereza- Shenjtëresha dhe kombi i saj e autorit Dr. Gëzim Alpion

Por, pse të presim më shumë! Të kërkuarit falje për krime kundër njerëzimit – sidomos kundër shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve artificialë nuk është as nuk ka qenë kurrë në gjenezën e të ashtuquajturve “liderë” të Ballkanit dhe as një përparësi morale për klasën politike, sidomos, klasën politike shqiptare. Por, për një gjë jam i bindur se shqiptarët kudo konsiderojnë më të rëndësishëm të kërkuarit falje Kosovës nga Serbia për krimet barbare të numëruara me lartë, ndërsa janë më pak ose aspak të shqetësuar nëse qumështi serb “bëhet kos” ose jo, duke pritur në kufirin shqiptaro-shqiptar, siç u shpreh Z. Rama, ndërsa fliste për rëndësinë që ai i kushton “Ballkanit të Hapur”, një nisëm kjo e përbashkët e Zotërinjve Rama-Vuçiq.

Por të kërkuarit falje për krime kundër njerëzimit nuk është vetëm problem i Serbisë dhe Kosovës, por është një problem i madh edhe për Shqipërinë dhe për shqiptarët, në përgjithësi.  Muajin e kaluar në Tiranë vdiq ish-prokurori xhelat i regjimit komunist, krimineli Arianit Çela, i cili, në shërbim të verbër të regjimit komunist të Enver Hoxhës, me urdhërat e tij, ka vrarë qindëra, ndoshta edhe mijëra, njerëz të pafajshëm. Frank Shkreli: Klubi i turpeve të përbashkëta .  Drejtësia e regjimeve “post-komuniste” në Shqipëri, jo vetëm që nuk e dënoi as nuk ndëshkoi krimet e komunizmit kundër njerëzimit, as gjyqtarët e as prokurorët e regjimit komunist enverist.  Përkundrazi, u zbulua ditët e fundit, se krimineli-prokuror i regjimit komunist Arianit Çela- vrasës i përmasave gjenocidale kundër një popullsie të pafajshme – siç janë 38 martirët e Kishës Katolike Shqiptare : 5-vjetori i lumnimit të të cilëve shënohet këto ditë. Gjatë gjithë kësaj kohe atij i janë akorduar më shumë të drejta dhe privilegje se sa viktimave të tija të pafajshme, të cilët ai i dënoi me vdekje: duke i dhënë atij një pension të veçantë, rezervuar me ligjin shqiptar për individët me kontribute të mëdha ndaj shoqërisë shqiptare. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, e paguan viktima dhe jo prokurori kriminal.!

Ish Kancelari i Gjermanisë, Ëilly Brandt në gjunjë para monumentit të viktimave hebreje të nazizmit në Varshavë, dhjetor 7, 1970 – shembëll për kërkim-falje për krimet kundër njerëzimit

Kryeministri Rama, gjatë prezantimit të programit qeverisës, përmend “Ballkanin e Hapur”, dhe faktin se nuk është dakort me Kryeministrin e Kosovës, Z. Albin Kurti sa i përket kësaj çështjeje. Ndërkohë që në lidhje me këtë mosdakortësi midis tyre, Z. Rama paralajmëroi se, “Shqipërisë nuk i jepen leksione”, sikur Kryeministri Kurti me të cilin ka “mosdakortësi”, të përfaqësonte ndonjë shtet armik dhe jo gjysmën e Kombit shqiptar.

Krimet e Serbisë kundër njerëzimit në Kosovë dhe krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri me prokurorë si Arianit Çela, nuk janë “përralla me gogol”, Z. Kryeministër Rama, por janë jetë njerëzish të pafajshëm, për shoqërinë dhe për familjet e tyre, të cilat çdo ditë jetojnë me traumën e humbjes së familjarëve të tyre të dashur. Shteti shqiptar dhe qeveria e Tiranës, nuk besoj të kenë ndonjë efekt, as pozitiv as negativ, sa i përket mundësisë që Serbia t’u kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës për krimet e saja në atë vend. Por, nga ana tjetër, është në dorën tuaj t’u kërkoni falje viktimave të tiranisë së komunizmit shqiptar – në emër të qeverisë që ju kryesoni dhe të shtetit shqiptar – dhe t’i kërkoni parlamentit, ku partia juaj ka shumicën, që përfundimisht, pas tre dekadash, të miratohen ligjet e nevojshme për shpalljen e pafajësisë për të gjithë viktimat e komunizmit në Shqipëri, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vet dhe të tjerëve.

Përuluni para pafajësisë së viktimave të komunizmit dhe kërkoni falje, sepse ju jeni shteti sot. Kjo është detyra juaj e parë ndaj shqiptarëve dhe jo justifikimi ose jo i Serbisë se kur dhe ku: në fillim apo në fund që ajo duhet t’i kërkojë falje Kosovës për krimet kundër njerëzimit. Nëqoftëse besoni se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, por vetëm “në fund”, atëherë çfarë pret Shqipëria që nuk u kërkon falje viktimave të komunizmit, tani dhe pa vonesë? Kur është “fillimi” dhe kur është “fundi” për një veprim të tillë, Z. Kryeministër, për familjet e prekura dhe për pasardhësit e tyre, që presin për 30-vjetë tani?

  1. Kryeministër, shqiptarët anë e mbanë trojeve tona kërkojnë drejtësi për krimet kundër anëtarëve të familjeve të tyre, qoftë për viktimat e regjimit fashisto-komunist të Millosheviçit në Kosovë, qoftë për viktimat e regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri. Ata kërkojnë të vërtetën!

Megjithë vështirësitë e mëdha gjatë historisë, Kombi shqiptar kurrë nuk humbi shpresën as vullnetin për të mbijetuar, madje edhe përballë krimeve kundër njerëzimit që ka pësuar gjatë historisë nga të vetët dhe nga të huajt dhe kurrë nuk hoqën dorë as nuk përgënjeshtruan identitetin e tyre si shqiptarë as nuk hoqën dorë nga historia e tyre disa mijëvjeçare për hir të një internacionalizmi ndërkombëtar të pa fe e të pa atdhe, që nuk i solli Kombit asgjë pozitive, por vetëm dëme të papërshkrueshme, sidomos në njerëz duke zhdukur më të mirët e kombit, gjatë 100-viteve të fundit e, të cilët luftuan duke dhënë jetën për liri dhe demokraci të vërtetë.

Ndonëse sistemi i sotshëm dhe ligjet e Shqipërisë i konsiderojnë viktimat e komunizmit në Shqipëri gjithnjë si “fajtorë”, sipas ligjeve të komunizmit enverist, siç është rasti i 38 Martirëve të Lumë shqiptarë, ata prapëseprapë ishin dhe mbeten, “Martirë, pishtarë drite, që ndriçojnë në qiellin e njerëzimit”, jo vetëm për Kombin, të cilit ata, krenarisht, i përkasin, por edhe si shembëll qendrese për mbarë njerëzimin. Për pothuaj një shekull tani, drita e tyre ndriçoi në errësirë, ndërkohë që errësira kurrë nuk e mposhti dritën e tyre, sot e asaj dite kur u sakrifikuan për fe e Atdhe.

Sot në çerek shekullin e parë të shekullit 21, Kombi shqiptar nuk ka nevojë për apologjetë të krimeve të komunizmit enverist në Shqipëri as të krimeve komunisto-fashiste të Serbisë në Kosovë. Zoti Kryeministër Rama, është në dorë tuaj që në këtë 5-vjetor të lumnimit të 38 Martirëve të Kishës Katolike Shqiptare, familjeve të viktimave të pafajshme të regjimit të Enver Hoxhës, në përgjithësi dhe pa dallim feje, ideologjie a krahine, t’u kërkoni falje dhe me miratimin e ligjeve përkatëse në parlamentin shqiptar, të vendoset drejtësia njëherë e përgjithmonë, për pafajësinë e tyre dhe që njëkohësisht, të ndihmohen pasardhësit e atyre viktimave që, më në fund, të mësojnë të VËRTETËN për paraardhësit e tyre, fati i të cilëve nuk dihet, 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit. Shkencëtarët politikë janë dakort se kërkim-falja për krime kundër njerëzimit : sidomos në nivel politik të një shteti/qeverie ose grupi njerëzish është një mjet tepër i rëndësishëm në rishqyrtimin e historisë së një kombi, por edhe për rëndësinë që kërkim-falja, në vet-vete, ka edhe në proceset demokratike të një vendi. Me heshtjen e vazhdueshme për 30-vjet tani, për krimet e komunizmit, shteti shqiptar pa asnjë përgjegjësi morale vazhdon të vrasë pafajësinë e këtyre viktimave të komunizmit. Rezultati siç shihet është: Shqipëria e sotme me liri dhe demokraci të pjesëshme, dekada larg anëtarësimit në BE dhe në prag të zbrazjes së trojeve shqiptare. Pse vazhdon të vritet pafajësia, Z. Kryeministër!?

Rama, mbartësi i radhës së “virusit” të tradhtisë

0

Prof.dr. Eshref Ymeri

(Rama kundër shqiptarëve në krye të “bujkrobërve” socialistë)

Në një intervistë që paska dhënë për kanalin televiziv  “News 24”, Rama paska deklaruar:
“…unë kam bindjen që kjo nismë (është fjala për “Ballkanin e Hapur” – E.Y.) është vetëm një domosdoshmëri, por është edhe një qasje në funksion të… lehtësimit dhe dialogut, të lehtësimit të rrugës së zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës” (Citohet sipas: “Edi Rama: S’dua të hyj në polemika me Kurtin, por qasja e Kosovës nuk çon askund”. Faqja e internetit “njëkomb”. 06 nëntor 2021).
Rama, si shegert besnik i Vuçiçit, qëndrimin e qeverisë Kurti kundër nismës së Vuçiçit për “Ballkanin e Hapur”, e vlerëson si “një qasje që nuk e çon Kosovën asgjëkund” (po aty).
Nuk është as e re, as e papritur tradhtia e kastës politike majtisto-komuniste në Shqipëri, një kastë e urryer deri në neveri, e cila u krijua dhe u konsolidua nën mbikëqyrjen e rreptë të serbosllavizmit, armikut të egër shumëshekullor të kombit shqiptar, me synimin e vetëm varrosjen e ëndrrës së përfaqësuesve të nacionalizmit shqiptar për ribashkimin e Dardanisë me atdheun amë. Që kur dolën në skenë përpjekjet për themelimin e majtizmit komunist shqiptar, nën dirigjimin e serbosllavizmit, fillimisht në Vitomiricë të Pejës më 11 dhe 12 tetor dhe mandej në Tiranë, në mbledhjen themeluese më 08 nëntor 1941, theksi u vu me forcë te lufta kundër nacionalizmit. Pikërisht në atë mbledhje themeluese qe aprovuar një Rezolutë, të cilën e patën përgatitur paraprakisht Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Në atë rezolutë, “mbillet, që atë natë, fara e helmët e rrezikshmërisë që vjen nga nacionalizmi shqiptar për Shqipërinë natyrale dhe Rezoluta publikohet për herë të parë po nga Hoxha në shkrimin e tij kushtuar Titos në revistën Shqipëri-Jugosllavi (nëntor 1947)” (Citohet sipas: Vasfi Baruti. “Enver Hoxha në optikë të re”. Shtëpia Botuese UEGEN. Tiranë, 2013, f. 229).
Historiani dr. Vasfi Baruti vjen në një përfundim logjik:
“Fara e helmët e kundërnacionalizmit që u hodh në mbledhjen themeluese të Partisë prodhoi fryte të helmëta për “dekorimin” me plumb pas shpine të qindra nacionalistëve gjatë luftës e pas lufte, me “rrezikun” e nacionalizmit u përgatit dhe strategjia për qëndrimin antikombëtar ndaj Kosovës, në interes të politikës kolonialiste të Titos” (po aty, f. 256).
Historia e tradhtisë së majtizmit komunist shqiptar, me në krye Enver Hoxhën, sidomos në kohën e lulëzimit të dashurisë së hapur përvëluese për serbosllavizmin në periudhën mes viteve 1941-1948, dashuri që vazhdoi të mbetej e nëndheshme pas kësaj periudhe, ka përbërë dhe vazhdon të përbëjë një enciklopedi më vete. Që asokohe, “virusi” i tradhtisë që serbosllavizmi i injektoi majtizmit komunist shqiptar, ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm për përjetësimin e psikologjisë mercariste të kastës politike komuniste të periudhës së diktaturës dhe të kastës politike neokomuniste pas vitit 1990. Pasojat e injektimit të atij “virusi” dolën shumë në spikamë pas nëntorit të vitit 1944, kur, me “patericat” e Miladinit dhe të Dushanit, erdhi në pushtet kryetradhtari Enver Hoxha. Këtu po ndalem vetëm në tre fakte, në të cilat bien më shumë në sy rrjedhojat e “virusit” të tradhtisë që serbosllavizmi i pati injektuar argatit të vet Enver Hoxha.
Së pari, Enver Hoxha pati dhënë porosi që, në faqen e parë të abetares së fillores në vitet 1945-47, të botohej fotoja e mareshalit Tito, shoqëruar me vjershën: Tito luftëtar, Tito Çlirimtar, Tito Shpëtimtar i Popullit Tonë!
Me këto vargje, kryetradhtari i vendit dhe kryeservili i Titos, Enver Hoxha, falsifikonte historinë, poshtëronte rëndë mbarë popullin shqiptar dhe bijtë e tij që derdhën gjakun për të pasur një Shqipëri të lirë.
Së dyti, në një fjalim, të mbajtur para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Plenumin e IV të rinisë popullore dhe të botuar në gazetën “Bashkimi” të datës 22 gusht 1947, Enver Hoxha deklaroi
“… Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e një mike kaq të fortë, kaq të sinqertë, siç është Jugosllavia… Po të studiojmë historinë e vërtetë të popullit tonë… do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë” (Cotohet sipas: Kastriot Dervishi. “Flagranca e marrëdhënieve shqiptarojugosllave në vitet 1944-1948”. Faqja e internetit “Zëri islam”. 28 Shtator 2009).
Enver Hoxha, duke qenë i pajisur me kulturë gjysmake, kuturis të marrë përsipër rolin e historianit, duke e prezantuar veten sa tradhtar, sa falsifikator, aq edhe injorant.
Gjatë luftërave ballkanike, shkrimtari hebre Leo Freundlih, që banonte në Vjenë, zbulon të vërtetën lakuriq për ato “lidhjet e ngushta dhe të përzemërta” me popujt sllavë, për çka përralliste Enver Hoxha, si falsifikator i historisë. Ai shkrimtar ka qenë njëri ndër intelektualët e paktë që pati mbajtur koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. Ja çfarë shkruante ai:
“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën t’u shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit, serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle.Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”, – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlich në librin: “Albanienes Golgotha, Wien, 1913” (Golgota shqiptare, Vjenë 1913), të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloi lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913 (Citohet sipas: “Vrasja e 500 mijë shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri* i austriakut, botuar më 1913”. Faqja e internetit “alpenews”. 19 mars 2018).
Së treti, dashurinë përvëluese për serbosllavizmin, kryetradhtari Enver Hoxha e vulosi në mbledhjen e Byrosë Poilitike të 15 dhjetorit 1947, ku, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë, faktikisht, në koloni të Jugosllavisë, deklaroi me zulmë të madhe:
“…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…”.
Ashtu si Enver Hoxhën, edhe Ramën e ka kapluar keq i njëjti afsh dashuror për serbollavizmin. Por halli është se serbosllavizmi, në heshtje, nuk ushqen kurrfarë simpatie as për Ramën, as për Shqipërinë. Gjithë halli i tij reduktohet në një pikësynim të vetëm: si e si të sigurojë një dalje në detin Adriatik, çka ka qenë një strategji e kahershme e shovinizmit serbomadh, të cilën kërkon ta vërë në jetë me ndihmën e argatit Rama, strategji kjo që e zbulon haptas ish prefekti serb i Durrësit deri në shpalljen e pavarësisë. Ky ish-prefekt serb i pati deklaruar prefektit të ri të qeverisë së Ismail Qemalit si më poshtë.
“Çdo shtet ka një port në det, kurse ne s’kemi. Patëm kërkuar nga qeveria otomane të na linte Shëngjinin, por nuk e pranoi. Ne, pra, kemi nevojë për një dalje në det. E sa për Shqipërinë, vend ku s’ka asnjë gjurmë qytetërimi, ne s’kemi fare nevojë” (Citohet sipas: Qatip Mara. “Vlora, djepi i pavarësisë. 28 nëntor 1912 – 22 janar 1914”. Shtëpia botuese UEGEN. Tiranë, 2015, f. 71).
“Virusin” e tradhtisë së majtizmit komunist shqiptar, kryetradhtari Enver Hoxha ua përcolli pasardhësve të vet besnikë. Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Termkolli, në një postim në Feisbuk (Facebook), ka theksuar pikërisht vijimësinë e tradhtisë së kastës në fjalë, Ajo ka deklaruar:
“Kur duhet ta ruajmë veten nga vetja jonë! Enveri me Miladinin, në Tiranë, marrëveshje kundër Kosovës! Nano me Millosheviçin, në Kretë, marrëveshje kundër Kosovës! Rama me Vuçiçin, në Nish e Beograd, marrëveshje kundër Kosovës! Ҫ’ka keni ju shqiptarët që ankoheni në Serbinë e Vuçiçin?! Historikisht, Serbia i ka mundë shqiptarët vetëm përmes shqiptarëve. Na ka ruajtur e shpëtuar i Madhi Zot dhe Amerika. Amerika në raste të caktuara na ka ruajtur edhe nga vetja jonë. Më nuk mundet. Askush më nuk mund të na ruajë nga vetja jonë. Tani duhet ta ruajmë veten nga vetja jonë që të na ruajë Zoti e Amerika” (Citohet sipas: “Termkolli për takimin e Ramës në Beograd: Serbia i ka mposht shqiptarët vetëm përmes shqiptarëve”. Faqja e internetit “portali.info”. 06 nëntor 2021)
Kryetradhtari neokomunist Rama, pa pikë turpi, deklaron në “News 24” për “zgjidhje përfundimtare të çështjes së Kosovës”. Po Çështja e Kosovës u vu në rrugën e zgjidhjes me bombardimin 78-ditor të Serbisë nga forcat e NATO-s dhe u zgjidh përfundimisht më 17 shkurt 2008, kur ajo, me vendim të Kuvendit, u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe pavarësia e saj është njohur nga më shumë se 100 shtete Por Rama, duke ndjekur rrugën e tradhtisë ndaj Kosovës, krrokat si korbi në korin serborus, sipas të cilit Çështja e Kosovës, demek, nuk na qenka zgjidhur.
Heshja e kastës drejtuese të partisë socialiste para qëndrimit tradhtar të Ramës ndaj Kosovës, nuk habit askënd nga shqiptarët me brumosje nacionaliste në mbarë trojet tona etnike. Sepse ajo kastë është rreshtuar vetë në rrugën e tradhtisë ndaj Republikës së Kosovës. Por heshtja e çuditshme e krejt anëtarësisë së asaj partie, deri te socialisti më i thjehtë, është me të vërtetë befasuese.
Si është e mundur që s’u gjend qoftë edhe një anëtar i thjeshtë i asaj partie që të ngrinte zërin dhe të protestonte kundër kryetradhtarit Rama, i cili puthet dhe përputhet me kriminelin Vuçiç, në vend që të dënojë rëndë krimet e bishës fashiste serbe në Kosovë dhe të ndërmarrë nismën për ngritjen e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?
Si është e mundur që nga radhët e asaj partie nuk u dëgjua as edhe një zë i vetëm për të protestuar kundër kryeagait Rama, i cili, për të sfiduar vëllezërit tanë kosovarë, vendosi trarin e tradhtisë në hyrje të tunelit të Kalimashit?
Kjo heshtje skandaloze dëshmon fare shkoqur se anëtarësia e partisë nekomuniste të Ramës, nuk përbën në vetvete një parti socialiste. Ajo anëtarësi, në të vërtetë, përbën një bashkësi “bujkrobërish”, të cilët kanë shtruar kurrizin dhe i binden verbërisht “kryeçifligarit” Rama”. Prandaj dhe ky i shkel me këmbë kur të dojë dhe sa herë t’i dojë qejfi. Ajo bashkësi “bujkrobërish”, në respekt të dinjitetit personal, le të ketë guximin për t’u çliruar një herë e mirë nga psikologjia e nënshtrimit dhe ta heqë qafe Ramën, sepse, si i zhveshur tërësisht nga vetëdija kombëtare, ka hyrë në shërbim të Sorosit dhe të Vuçiçit, duke bërë gjithçka për vënien në jetë të strategjisë së tyre, me të vetmin qëllim zbrazjen e vendit nga shqiptarët dhe shpërbërjen tërësore të mbarë kombit shqiptar. Sigurisht, për vënien në jetë të kësaj strategjie, Rama ka pasur edhe mbështetjen e nëndheshme të argatpengut të vet me emrin Lulzim Basha, i cili, deri tani, partinë demokratike e kishte shndërruar thjesht në një pellgaçe të ndotur, ku Rama, nga foltorja e Kuvendit, derdhte pa pushim jargët e veta.

__________

* Kopja e vetme e librit të Leo Freundlih-it qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982, nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë.

“Gënjeshtra jeton në qenien e serbëve”

0
Në foto: Slobodan Milošević dhe Dobrica Ćosić
Lirim Gashi, Prishtinë
Dobrica Qosiq, “Babai i Kombit Serb”, ideologu i gënjeshtrës serbe dhe shkaktari i gjenocideve dhe spastrimit etnik serb në fund të shekullit të 20-të.
“Gënjejmë për të mashtruar veten, për të ngushëlluar të tjerët; gënjejmë nga keqardhja, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë. Gënjejmë për shkak të lirisë. Gënjeshtra është një gjendje e natyrshme e gjuhës, popullit dhe shtetit serbë. Është patriotizëm dhe konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, imagjinative, shpikëse”, tha Dobrica Qosiq, duke përshkruar historinë, të tashmen dhe të ardhmen e politikës serbe.
Qosiq e shkroi këtë në vitin 1961 në librin ‘Deobe’. Luftëtari partizan dhe komisari politik, shkrimtari që kundërshtoi politikën e Josip Broz Titos dhe Partisë Komuniste të Jugosllavisë, fillimisht fshehurazi për shkak të shkarkimit të shokut të tij Aleksandar Rankoviq, e më pas publikisht dhe deklarativisht në seancën e KQ të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë në fund të majit 1968.
“Terror dhe dhunë po ushtrohet ndaj serbëve në Kosovë nga shqiptarët pjesëmarrës në Qeverinë e Kosovës, gënjeu Qosiq, ndërsa Komiteti Qendror i Lidhjes Komuniste të Serbisë i hodhi poshtë pretendimet e tilla, e largoi Qosiqin nga Partia dhe në këtë mënyrë e bëri disident.
Lindja e ‘Atit të Kombit’ dhe ringjallja e nacionalizmit të Shën Savës.
Në vitet 1980 Qosiq u rikthye në politikën publike duke themeluar Komitetin për Mbrojtjen e Lirisë së Mendimit dhe të Fjalës në 1984, Komitet ky i cili mbronte të gjithë kundërshtarët e Jugosllavisë socialiste. Megjithatë, ai shprehu pikëpamjet e tij thellësisht nacionaliste, të cilat mund të jenë të rrënjosura në nacionalizmin dhe fashizmin e Shën Savës, në një Memorandum të botuar në shtator 1986 nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve.
Pikërisht për shkak të qëndrimeve tepër shoviniste, serbomëdha dhe irredentiste, të këtij memorandumi besohet se në krijimin e tij ka marrë pjesë Dobrica Qosiq. Për shkak të restaurimit të ultranacionalizmit serbomadh dhe fashizmit të Shën Savës, disa në Serbi sot e konsiderojnë Qosiq-in ”Babain e Kombit”.
Qosiç ishte i kënaqur me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në pushtet. Mitingjet e tij në Gazimestan dhe në Kosovën veriore, në të cilat ai shfaqej si ,,shpëtimtarë” i serbëve në ish-Jugosllavi dhe paralajmërues i luftërave të ardhshme, frymëzuan kthimin e Dobrica Qosiqit në skenën politike. Më pas Qosiq themeloi Partinë Demokratike Serbe në Kroaci në vitin 1989 së bashku me Jovan Raskoviqin dhe një vit më vonë, së bashku me Radovan Karaxhiç dhe Biljana Plavsiç, ai themeloi një parti me të njëjtin emër në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, të dy morën pjesë në organizimin e kryengritjeve ushtarake serbe në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe inkurajuan realizimin e ideve nga Memorandumi i SANU-së.
Posti i Kryetari të RFJ-së dhe sherri me Sllobodan Millosheviqin.
Dobrica Qosiq është presidenti i parë i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe pasardhësi i Millosheviqit, por pas konfliktit me Millosheviçin në vitin 1993 ai u largua nga presidenca, duke akuzuar ‘udhëheqësin’ serb për tradhti, respektivisht për dështimin në krijimin e Serbisë së Madhe.
Suksesin më të madh të politikës së tij, por edhe asaj serbe të shekullit të 20-të, Qosiq e quajti themelimin e të ashtuquajturës Republika Srpska.
“Jo vetëm autorët e drejtpërdrejtë duhet të mbajnë përgjegjësi për luftën dhe krimet, por edhe nxitësit e krimeve,” pat thënë Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizim në Novi Sad, duke kritikuar Dobrica Qosiqin. “Ata, idetë e të cilëve u iniciuan nga një turmë hajdutësh, kriminelësh dhe vrasësish, gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësi. Fakti që ata nuk vranë askënd me duart e tyre nuk e zvogëlon përgjegjësinë e tyre”, tha Popov.
Megjithatë, Qosiq nuk u përgjegj kurrë për masakrat dhe ‘zhvendosjet njerëzore’ që ai frymëzoi duke krijuar Memorandumin dhe për rivendosjen e nacionalizmit serbomadh dhe fashizmit të Shën Savës.
Pas të gjithave qëndron ideologjia e tij.
Ajo që e karakterizon veprën politike të Dobrica Qosiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, e cila u bë pjesë e pandashme e mendimit politik serb, është ende ‘Gënjeshtra’.
Domethënë, Qosiq gjatë gjithë kohës, me citimet e tij, por edhe me punën e tij për Memorandumin, pastaj si President i RFJ-së dhe bashkëthemelues i dy partive politike në Kroaci dhe BeH që përkrahnin gjenocidin dhe spastrimin etnik, theksoi gënjeshtrat si arti të mbijetesës së popullit serb. Qosiq e pranoi gënjeshtrën si mjetin kryesor përmes të cilit populli serb përpiqet të justifikojë të gjitha veprimet kriminale që ka kryer për të mos përjetuar katarsis dhe për të pranuar faktet e zhveshura. “Gënjeshtra është interes shtetëror serb”, thotë Çosiq dhe për këtë arsye ai mohoi gjenocidin e kryer nga Ratko Mlladiq në Srebrenicë, ndërsa ky i fundit përpiqej të realizonte idetë e Memorandumit të Qosiqit përmes luftës.
Kështu, Qosiq përsëri shkruan në stilin e Joseph Goebbels dhe thotë se në Serbi “çdo gënjeshtër përfundimisht bëhet e vërtetë” duke u përpjekur të justifikojë të gjithë propagandën që ai dhe bashkëpunëtorët e tij politikë dhe bashkëmendimtarët i dhanë popullit të Serbisë. Proceset e rehabilitimit të kriminelëve dhe ideologëve të njohur çetnikë dhe fashistë, të cilat janë bërë në gjykatat e Beogradit që nga viti 2009, nën kujdesin e majës së pushtetit të sotëm serb, janë rezultat i ideve dhe punës së Qosiqit.
Gënjeshtra e hyjnizuar e Qosiqit dhe shpëtimi i Serbisë
Shkalla në të cilën kjo gënjeshtër e hyjnizuar e Qosiq-it ka ndikim te serbët mund të shihet në një citim nga Ditari i tij në natën kur NATO ndaloi bombardimin e Jugosllavisë:
“Gjeneralë, politikanë dhe gazetarë: Pushtimi i Kosovës duhet të interpretohet si mbrojtje e shtetit, tërësisë territoriale dhe sovranitetit”.
Imagjinojeni një Serbi e rrënuar, e gjymtuar dhe e mundur me mijëra të vrarë e të plagosur shpalli fitore kombëtare, Farsë pas farsë !
Qosiq e kupton farsën si kombinim ndërmjet mësimit të tij dhe nacionalizmit të Shën Savës, që ai e ringjalli për serbët në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Serbe përmes Memorandumit të SANU.
Mirëpo, politika serbe, kisha ortodokse serbe, intelektualët dhe politikanët nuk do të heqin kurrë dorë nga gënjeshtra e tij, sepse në atë rast do të shembet e gjithë bota e tyre surreale e miteve politike dhe fetare me të cilën e ushqenin popullin serb dhe mashtronin bashkësinë ndërkombëtare.
Siç ka shkruar Qosiq, “Gënjeshtra është interes shtetëror serb”, sepse ajo është në vetë qenien e çdo serbi” dhe sepse “serbët janë shpëtuar shumë herë në histori nga gënjeshtra”.
Për shkak të gjithë kësaj historie të suksesshme nga mashtrimet dhe gënjeshtrat, Qeveria politike dhe kishtare serbe nuk do të heqë dorë kurrë nga asnjë mashtrim apo gënjeshtër, përkundrazi do të shërbehet përgjithmonë me mashtrime dhe gënjeshtra.
“‘Babai i Kombit Serb” sa i përket politikës serbe mund të prehet në paqe, sepse gënjeshtrat e tij i shpëtuan serbët dhe Serbinë nga çdo përgjegjësi.
Prandaj ato vazhdojnë të praktikohen nga elitat e sotme serbe politike dhe kishtare më mirë se ç’mund të shpresonte ai ndonjëherë.
“Fëmijët” e tij politikë janë shumë të dëgjueshëm dhe sjellshëm, prandaj vazhdojnë të gënjejnë ,,popullin e tyre të munduar” dhe të provokojnë viktimat e politikave të tyre të serbomëdha .
Yugoslav President Vojislav Kostunica (R) listens to the Belgrade Mufti Hamdia Jusufspahic (L) beside Dobrica Cosic, the first President of the Federal Republic of Yugoslavia and former backer of Slobodan Milosevic prior to his swearing in ceremony at the Sava Center in Belgrade October 7, 2000 in front of federal parliament members. The ceremony officially ended 13 years of tumultuous rule by ousted President Slobodan Milosevic.
PEK/AA

Dobrica Ćosić, Vojislav Koštunica dhe Myftiu Hamdija Jusufspahic

” LAŽ JE U SAMOM BIĆU SRBINA “
Dobrica Ćosić, “Otac srpske nacije” ideolog srpske laži i uzrok srpskih genocida i etničkih čišćenja na kraju 20. stoljeća.
“Mi lažemo da bismo obmanuli sebe, da utešimo drugoga; lažemo iz samilosti, lažemo iz stida, da ohrabrimo, da sakrijemo svoju bedu, lažemo zbog poštenja. Lažemo zbog slobode. Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije. Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno”, rekao je Dobrica Ćosić opisujući povijest, sadašnjost, a kako se čini i budućnost srpske politike.
Napisao je to Ćosić davne 1961. godine u ‘Deobama’. Partizanski borac i politički komesar, književnik koji se politici josipa Broza Tita i Komunističke partije Jugoslavije suprostavio prvo tajno zbog smjene njegovog prijatelja i suborca Aleksandra Rankovića, a zatim i javno kad je krajem svibnja 1968. godine,na sjednici Centralnog komiteta Saveza komunista Srbije izjavio da se nad Srbima na Kosovu vrši teror i nasilje, a da to čine Albanci koji sudjeluju u kosovskoj vlasti. Centralni komitet SK Srbije odbio je takve tvrdnje. Ćosić napušta Partiju i postaje disident.
Rađanje ‘Oca nacije’ i uskrsnuće svetosavskog nacionalizma
Tek 80-ih godina Ćosić se ponovno uključuje u javni politički život osnovanjem Odbora za odbranu slobode misli i govora 1984. koji je branio sve protivnike socijalističke Jugoslavije. Međutim, svoje duboko nacionalističke stavove koje korijen mogu naći svetosavskom nacionalizmu i fašizmu, iznio je u Memorandumu kojeg je u rujnu 1986. objavila Srpska akademija nauka i umetnosti. Upravo zbog njegovog nevjerojatno šovinističkih, velikosrpskih i iredentističkih stavova smatra se kako je Dobrica Ćosić sudjelovao u njegovom stvaranju. Ćosića zbog njegove rastauracije velikosrpskog ultranacionalizma i svetosavskog fašizma danas neki u Srbiji smatraju ‘Ocem nacije’.
Ćosića je oduševio dolazak Slobodana Miloševića na vlast. Njegovi mitinzi na Gazimestanu i sjeveru Kosova, u kojima je ‘spašavao’ Srbe i srpstvo na prostorima bivše Jugoslavije te najavio buduće ratove, inspirirala je povratak Dobrice Ćosića na političku scenu. Ćosić je zatim zajedno s Jovanom Raškovićem u Hrvatskoj osnovao Srpsku demokratsku stranku 1989., a godinu potom zajedno s Radovanom Karadžićem i Biljanom Plavšić osniva stranku istog imena i u BiH. Obje su nakon raspada Jugoslavije sudjelovale u organiziranju srpskih vojnih pobuna u Hrvatskoj i BiH te poticale ostvarivanje ideja iz Memoranduma SANU-a.
Predsjednik SRJ i svađa sa Slobodanom Miloševićem
Dobrica Ćosić prvi je predsjednik Savezne republike Jugoslavije, Miloševićeve nasljednice SFRJ no nakon sukoba s Miloševićem 1993. odlazi s mjesta predsjednika optužujući srpskog ‘Vožda’ za izdaju jer nije uspio stvoriti Veliku Srbiju. Ćosić je najvećim uspjehom svoje politike ali i Srpske politike 20. stoljeća držao uspostavu tzv. Republike Srpske odakle je prognano 230 tisuća Hrvata.
“Za rat i zločine ne trebaju odgovarati samo izravni izvršitelji, već i inspiratori zločina”, rekao je Aleksandar Popov, direktor Centra za regionalizam iz Novog Sada, kritizirajući Dobricu Ćosića. ‘Moraju odgovarati i oni čije su ideje pokrenule horde pljačkaša, zločinaca i ubojica. To što nikoga nisu ubili svojom rukom, ne čini njihovu odgovornost manjom’, rekao je Popov. Međutim, Ćosić nije nikada odgovarao za pokolje i ‘humana preseljenja’ koja je inspirirao stvarajući Memorandum i zbog restauracije velikosrpskog nacionalizma i svetosavskog fašizma.
Ideologija laži iza svega
Ono što obilježava politički rad Dobrice Ćosića i njegovih suradnika a koji se dobro stopio sa srpkom poloitičkom misli i danas je ‘Laž’. Naime, Ćosić je cijelo vrijeme, svojim citatima, ali i radom na Memorandumu, zatim i kao predsjednik SRJ i suosnivač dviju političkih stranaka u Hrvatskoj i u BiH koje su zagovarale genocid i etničko čišćenje, isticao laž kao umijeće preživljavanja srpkog naroda. Laž je, Ćosić, prihvatio kao glavni alat preko kojeg srpski narod pokušava opravdati sve zločinačke radnje koje je činio kako ne bi doživio katarzu i prihvatio gole činjenice. “Laž je srpski državni interes”, kaže Ćosić i upravo je zato negirao genocid koji je počinio Ratko Mladić u Srebrenici dok je ratom pokušavao ostvariti ideje Memoranduma kojeg je Ćosić stvarao.
Tako Ćosić opet u stilu Josepha Goebbelsa piše i govori kako u Srbiji “svaka laž na kraju postaje istina” pokušavajući opravdati svu propagandu koju su narodu Srbije on i njegovi politički suradnici i istomišljenici davali. Procesi rehabiliticije poznatih četničkih i fašističkih zločinaca i ideologa koji se od 2009. naovamo vrše na beogradskim sudovima, propaganda pod pokroviteljstvom vrha današnje srpske vlasti, rezultat je Ćosićevih umotvorina i rada.
Ćosićeva obogotvorena laž i spašavanje Srbije
Koliko ta obogotvorena Ćosićeva laž ima utjecaja na Srbe vidi se i u citatu iz njegovog Dnevnika u noći kada je NATO obustavio bombardiranje Jugoslavije:”Uz američke i evropske laži, ravnopravno, ali sramnije i besmislenije su srpske laži urežiji Slobodana Miloševića, a koje raznose i umnožavaju generali, političari inovinari: okupacija Kosova tumači se odbranom državne celine i suvereniteta. Uporušenoj, obogaljenoj i poraženoj Srbiji sa hiljadama ubijenih i ranjenih, proglašavase nacionalna pobeda. Farsa za farsom! Nadrealizam istorije”.
Ćosić shvaća farsu koju njegovo učenje staljeno sa svetosavskim nacionalizmom kojeg je uskrsnuo on u suradnji sa Srpskom pravoslavnom crkvom tenjegov Memorandum imaju na Srbe. Međutim, srpska politika, pravoslavna crkva i intelektualci, političari nikad se neće odreći laži jer bi se u tom slučaju srušio cijeli njihov nadrealni svijet političkih i vjerskih mitova kojim su crkva i politika hranili srpski narod i obmanjivali međunarodnu zajednicu.
Kao što je napisao Ćosić “Laž je srpski državni interes” i jer je “Laž je u samom biću Srbina” i jer je “Srbe je toliko puta u istoriji spašavala laž”, zbog svega toga srpska politička i crkvena vlast nikad se neće odreći laži i služenjem laži. ‘Otac srpske nacije’ može slobodno počivati u miru, jer njegove lekcije iz laži i spašavanja Srbina i Srbije uz pomoć laži, nastavljaju današnje srpske i crkvene elite bolje nego on što ej on ikad mogao ili se nadao da će moći. ‘Deca’ su dobro ‘vaspitana’ i nastavljaju lagati i svoj ‘napaćeni narod’ i provcirati žrtve svojih velikosrpskih politika.

Halil Matoshi që në vitin 1992 kërkonte konfederatë islamike me Turqinë

0

shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë

Bisedë kote , për çështje të kota ! e kisha titulluar shkrimin tim ; por ja që po duhet të zbardhim do “dëshira “ , do “ parashikime” të cilat kur janë shkruar ishte ishin guxim i madh i artikull shkruesit i cili në rolin e Zhyl Vernit e parashihte udhëtimin në qendrën e tokës. Ishte viti 1992 , një vit i rëndë politik për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi . Por vizionarët, me “ talentin “ e tyre si vizionar që janë i parashohin gjërat shumë herët ; fatbardhësisht që edhe dështojnë .
Thuhet që rastësia është mbret i ndodhive ; por edhe nëse nuk kërkon asgjë nuk vjen nga qielli .

“Suzana e mbron Sarajevën” shkrim i datës 12.03.1992 nr. 1443 në faqen ‘” Duhet menduar edhe për këtë” shkruar nga Halil Matoshi .( “Zëri javor” 1992) Ishte për mua një befasi jo e këndshme , siç e thotë Pjetër Geci në reagimin e tij ndaj këtij propozimi “ Ky shkrim më shqetësoi e më befasoi aq më tepër, kur u shkrua nga dora e një pende të mprehtë të gazetarisë së Kosovës siç është zoti Matoshi ? “ Por, ja që shkruhet dhe mbetet si kujtim jetësor i një vrrage të synimit ( ndoshta të pa ) qëllimtë të një “zgjidhjeje” kombëtare për ne :”Për një konfederatë islamike Turqi-Sanxhak- Bosne – Shqiperi -Kosovë “ .
Nëse ideja nuk ka qenë e imponuar nga dikush , atëherë autorit i falet duke e bartur shkrimin në rubrikën “ dështim’” gazetaresk .Por nëse është e kundërta dhe që dikush ka folur në emër të “ pendës së mprehtë “ , atëherë mprehtësia e shkrimit të pret në fyt ardhmërinë, të futë në skutat e errëta të historisë, dhe dhomat e errëta të zhdukjes dhe zhbërjes.
“ Udhëtimi në qendrën e tokës “ që nga viti 2000 u tentua ,por fatbardhësisht temperaturat shumë të larta të cilat zhylvernët tanë nuk i kishin vlerësuar mirë. i djegën “ hartuesit dhe ekzekutuesit”, dhe ne mbetem si Republikë e pavarur dhe sovrane. Dëshira për ta çuar kombin përpara duke propozuar statusin e saj të ardhshëm i ka do rregulla shumë precize që varën nga lëvizjet gjeostrategjike në Europë .

Në shkrimi e përmendur lexojmë”Perandoria e fundit , Jugosllavia po shpërbëhet ( viti 1992), pikërisht duke implikuar depërtimin islam në Ballkan. Njohja e Bosnjës, dhe kujdesi i veçantè për Sanxhakun, nga ana e Turqisë dhe më pastaj edhe e Iranit , mund të shënojë shkëlqimin e gjysmëhënës në Mesdhe dhe Ballkan.” Ndal or burrë , ti ia paske pre teshat herët “Republikës Islamike të Kosovës”! Por , kush ta tha , kush të udhëzoi në këtë mënyrë ?
Me të vërtet është për të ardhur keq , shikimi yt ne filxhanin e fallxheshës turke dhe serbe “” Shqiptarët etnikë me një truall ideal për një Republikë Islamike. me mbi 70 % të konfesionit islam, ndoshta nuk do ta lëshonin rastin për të provuar ndërtimin e shtetit mbi baza fetare.( islame fxh) “ Hajde parashikim i përcjellur me ndjellje të kobshme , hajde ! Pjetër Geci , në reagimin e tij ( 28.03.1992 , po në “Zërin javor ) në këtë broçkull i paska paraparë gjërat shumë mirë dhe saktë “ Ne do të ndërtojmë shtetin tonë kombëtar shqiptar , në parimet e e demokracisë parlamentare Europiane , ku të tri konfesionet që i kemi brenda kombit tonë. do të jenë një mozaik ngjyrash si ylberi , që harmonizohen bukur dhe që na japin portretin e vërtetë shqiptar “
Drejt , dhe pa ngjyrime interesi , diktati apo frike..ishte viti 1992 !
Ishte një e vërtetë e madhe historike që Europa na e kishte borxh çlirimin e Kosovës (1992), por ajo e bëri (1999 ). Po ne ? jemi ,falënderues , jemi mirënjohës në rastin historik që nuk përsëritet më ?

Miku , “mendjemprehti i pendës “ shkruan edhe këtë “Pretendimet e sotme boshnjake për Republike Islamike me 41% të popullsisë myslimane janë naive (1992 ) në krahasim me përbërjen konfesionale myslimane të të gjithë shqiptarëve.” dhe ja propozimi i tij i fundit:

“Konfederata Turqi – Shqipëri etnike- Sanxhak – Bosnje “ ia siguron islamit kontinuitetin historik në këto anë të botës , premton lidhje të forta financiare me Irakun, Iranin dhe pse jo edhe me Kuvajtin dhe me tërë botën islamike “.

Parashikim zhylvernian , po sikurse ai i Davudoglut ! Zoti na ruajt!

Vendlindja metaforë lirike

0

Nga: Shefqet DIBRANI

Majlinda Shaqiri, “NË SYTË E DIELLIT”, poezi, botoi Sh.B. “Lena”, Prishtinë 2020. Faqe 128. ISBN 978-9951-27-247-6

Secilin individ e karakterizon një gjë që e bënë të dalluar nga të tjerët, secili njeri ka “Rrëfimin e vet mitologjik”, do të shprehej poetesha, prandaj kjo ngjarje a veprim, do ta shoqërojë gjatë tërë karrierës jetësore, qoftë si melodi ose si melankoli, padyshim do të jetë “rrëfimi i skalitur nën hijen e muzgut”, dhe pa dashje i bëhet “ofshamë” e cila si “stoli e një luleje të vyshkur”, vjen “nga mitologjia antike”, për t’u bërë pjesë e kronosit biografik të vet autores.
Më duket se Majlinda Shaqirin, si “rrëfim mitologjik”, do ta shoqërojë biografia jetësore, fati i saj, pastaj arritjet akademike dhe sukseset e shumta edhe në fushën e poezisë, do të detyrojnë secilin kritik të veprës së saj, ta nis vlerësimin duke filluar nga biografia jetësore, pasi është “Rrëfimi (më i sakt) mitologjik” për jetën e saj. Ajo u lind në Leskovc, Republika e Serbisë. Shkollën fillore e kreu në Medvegjë në gjuhën serbe, ndërsa të mesmen e mbaroi në Gjimnazin e Përgjithshëm “Hivzi Sylejmani”, në Fushë Kosovë. Studimet universitare si dhe ato pas universitare i mbaroi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti Filologjik, Departamenti i Gjuhës Frenge, dhe mban gradën akademike Master i Shkencave Filologjike në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon në Ministrinë e Pushtetit Lokal, Qeveria e Kosovës, dhe mban pozitën e Zyrtares së Lartë në Departamentin për Përformancë dhe Transparencë Komunale, në Prishtinë të Kosovës.
Majlinda Shaqiri, ka shkruar vjersha e poezi nga fëmijëria e hershme, të cilat i janë botuar nëpër gazeta e revista të ndryshme: “Rilindja”, Prishtinë, “Alternativa”, Tiranë, “Mirdita”, Mirditë, “Dituria”, Boras-Suedi, si dhe në revistën “Medvegja”, Medvegjë, dhe nëpër revistat e shumta elektronike dhe rrjetat tjera sociale. Siç e theksuam edhe më lartë, do të mjaftojë kjo biografi e shkurtër për të të cytur në leximin e “vargjeve të dëshpëruara” të përfshira në vëllimin e parë poetik “Në sytë e diellit”.
Poezia, duket të jetë e brishtë, si vet jeta e poeteshës, motivt janë të shumta e të ndryshme, por elementi social dhe shqetësimi shpirtëror del më në pah, pasi janë dukuri të përditshme që i janë bërë preokupim intelektual, ndërsa përpjekja qon drejt mesazhit sublim për ta bërë shoqërinë dhe botën më të mirë, tamam si botën përrallore të një vajze adoleshente, të një çupëze në rinin e saj të hershme, ose të një nëne e re që ka nisur sfidat e jetës, por edhe të një intelektualeje në fillimet e karrierës së saj profesionale. I përmenda këto etapa, pasi duket se edhe poezitë e saj përmbledhin tërë opusin e saj krijues nëpër këto etapa. Se mbase vetëm librat e parë janë të sinqertë, pasi ata paraqesin shpirtin e virgjër, ndjenjën e kristaltë të autores e cila atakon dukuri të ndryshme, kritikon vese dhe veprime, me një fjalë preokupimi thelbësor i Majlinda Shaqirit, është ndryshimi i botës që e rrethonë, dhe ajo është poete që flet me vargje, është zëri i arsyes që i buron nga pastërtia e ndjenjave siç është shprehur vet poetesha në poezinë “Poeti”:

“Unë jam poete,
Flas me vargje,
Jam zëri i arsyes që buron,
Ndërgjegjja jote ritëm dhe rimë,
Mua thellë më shqetëson”…

Këtë e pohojnë jo vetëm këto vargje, por tërë poezia e saj e cila duket dhe përjetohet tamam si kronikë e shkruar nga një kroniste e pasionuar, e si regjistruese mjaftë e saktë, për ngjarje e bëma që e rrethojnë, veçse ato kronika janë vargje lirike me motive e tematikë të ndryshme që reflektojnë realitetin e përjetimeve të saj në të cilat e “sheh vetën në fjalë, në thëniet e moçme nëpër kohërat e pavdekshme, në guximin e saj të shprehur në çdo shkronjë që e thur revoltën e saj pa druajtje, pa frikë”. Mendimet e theksuara përbëjnë një metaforë interesante të cilën e përpunuam nga vargjet e shprehura në poezinë “Reflektoj”, fq. 12.
Pavarësisht shqetësimeve emocionale dhe realizimit artistik, poezitë e këtij vëllimi lirik, (edhe kur kritikon një dukuri), kurdoherë kanë motiv dhe qëllim pozitiv, andaj përshkruajnë bukurinë në suazat e mundshme. Poezia, siç shprehet ajo është “diskurs” i “vetës së saj në trup të huaj”, ose: “Një pikënisje dhe mbarim,/ Një jetë dhe një rrëfim,/ Një histori diku e shkruar,/ E gdhendur dhe e harruar,/ Një nostalgji për rrugën e kaluar,/ Një shpresë për një mëngjes”, të shprehur nëpër kohë, dhe poetesha është e vetëdijshme “Se ajo…/ Koha shëron, nuk harron,/ Koha gjykon dhe ndëshkon…!”, poezia “Koha”, faqe 32.
Ndjenjat emocionale i burojnë nga brendësia e shpirtit, kurse poetesha përpiqet që shpirtit t’i jap jetë, tamam ashtu siç kujdeset për fëmijët dhe familjen, po me këtë ndjenjë dhe me këtë pasion e kultivon edhe poezinë, ndërsa angazhimi kulturor dhe motivet lirike të kësaj poezie sikur kanë një tabelë rrëfimi për në vendlindjen e saj në Medvegjë, andaj poetesha shprehet në vargun e saj melankolik se: “Si endacak nëpër botë/ Kërkoj thërrimet e trupit tim në dhe të huaj/…/ Me gotën plotë lot dhe shishen bosh/ Ngre dolli për çdo ditë dhe për çdo mot”, (faqe 19), andaj edhe shqetësimet poetike, qofshin të natyrës sociale, duket se janë tronditëse dhe preokupim i saj parësor, e si rezultat i këtij përjetimi sikur edhe arti poetik është orientuar atej kah treva – vendlindja, e cila po përjeton shpërngulje dhe braktisje shqetësuese të shprehura me vargun “Jam aty ashtu si dje!”
Kjo brengë etnike, është hall i madh, prandaj edhe poezia ka përjetim emocional që manifestohet me hove dhe rënie për tokë, sidomos veprimi dhe motivi emocional është “dimension ndryshe”. Nga ky prizëm, përkushtimet poetike përjetohen si ndjenja cilësore, edhe atëherë kur dedikimi poetik bëhet për miqtë dhe bashkudhëtaret e saj, për rrethin dhe tërësinë etnike e shoqërinë njerëzore, përkatësisht për traumat e njeriut me gjendje të rëndë sociale, të shprehura në poezitë: “Fjalët e një jetimi” dhe “Loti i jetimit vret”, i cili ec “Rrugëve i vetmuar, pa strehë”, pasi “Ëndrrat ia vranë ata që e lan jetim”, e në disa poezi, autorja ka vënë theksin kritik mbi patriarkalizmin dhe pabarazinë ndaj femrës dhe rolit të saj në shoqëri të shprehura në poezinë “Njihe veten tënde”, në të cilën ajo shkruan: “Ec…!/ Hapin mos e ndal edhe nëpër shi,/ Vazhdo ecjen nëpër stinë,/ Ec hap pas hapi duke numëruar,/ Suksesin ndjeje duke fituar”, me mesazhin inkurajues “Vrapo të arrish vetën”, (faqe 46).
Motivet që atakojnë format e diskriminimit mund të lexohen edhe si përjetime në lëkurën dhe shpirtin e saj, që kanë të bëjnë, qoftë me fatin e saj jetësor, atëherë kur e ka braktisur vendlindjen, e deri tek risocializimi në ambientin e ri, i cili sigurisht nuk i ka rrjedhur si vaji i ullirit, por poetesha në fillim është dashur të përpiqej, t’i përkushtohej shkollimit dhe profesionit, dhe më në fund, pse jo edhe të ngadhënjej, pavarësisht asaj nëse ambienti ka qenë i vrazhdët apo jo. Ndoshta janë këto rasye pse dikund poetesha sugjeron të vëllain: “Mos ec rrugëve të mia,/ Janë shumë të mundimshme”, (faqe 49).
Kurdoherë vargjet poetike janë regjistruesi më i saktë i këtij fenomeni psikologjik, të ngjyrosura e stilizuara me këtë motiv, poezitë janë ndjenja emocionale, të Njeriut – Femrës, e cila bartë barrën e mëkatit të pa bërë mbi shpatullat e saj, prandaj ofshama që shpesh del e shkujdesshme ka këtë ngarkesë emocionale, jo aq nga ndodhia në raport me të, por më shumë nga ngjarja që mund të ketë ndodhur para syve të saj, andaj Ajo atakon këto vese, kundërshton këto veprime, dhe kurdoherë apelon për ndërgjegjësim sa më të mundshëm të shoqërisë, jo vetëm në raportet gjinore “femër-mashkull,” por edhe në raportet sociale “i pasur–i varfër” ose “i ditur dhe më pak i ditur” etj. Kjo tërësi e motivit lirik, jo vetëm si mozaik ideor, por më shumë e shndërronë vargun në vlerë pozitive, duke vënë në fokus rolin e femrës në familje, në komunitet dhe përgjithësish në shoqëri, të shprehura në poezinë “Gjerdan nusërie”. Pra mendimi pozitiv vëhet kurdoherë para vrazhdësisë të cilën me sukses e mbulojnë vargjet lirike.

Do të vij një ditë para teje,
Stolisur me gjethet e zverdhura të stinës,
Këmbëzbathur flokëshprishur mbi supe,
Gjoksin hapur mbështjellë me aromë muze.

Do të vij me flladin e erës,
Shpejtësinë e rrufesë,
Si hënë e si diell,
Në çdo stinë aty do të më kesh…!

Poezia “Diell dhe hënë”, faqe 62.

Majlinda Shaqiri, me ato mjete artistike që bart në bagazhin e saj kulturor, i është përkushtuar poezisë. Ndërsa poezia jep atë mesazh që na detyron të shpresojmë, se ajo më me kujdes, dhe me përpjekje të vazhdueshme mund të bëhet një emër i kërkuar, pse jo edhe i admiruar.

INSPIRIM

Kur të mbetesh vetëm më kujto
Do të gjesh prehje shpirti, mos harro
E di se do ta kesh vështirë,
Unë s’do të jem me ty,
Në kopshtin tim ka filluar të bjer shi…!

Faqe 65.

Këtë motiv e thonë vargjet që i cituam, por e dëshmonë edhe arritja akademike, se Majlinda mundet të ngjitet në maja, por i duhet edhe mjeshtria për t’i kuptuar ato teknika që e bëjnë poezinë edhe më të realizuar dhe më metaforike, gjithsesi me një estetikë të realizuar mirë. Përdorimi më mjeshtëror i fjalës poetike është dhunti, dhe realizimi i vargut me estetikë është domosdoshmëri, dhe krejt kjo bëhet në funksion të poezisë artistike për ta bërë mesazhin e saj si mendim mirë i artikuluar dhe me porosi universale.
Vëllimi poetik “Në sytë e diellit”, është i ndarë në katër njësi ciklike: “Eklipsi vjen”, “Feniksi u ngrit në pikë”, “Klithma që s’bëzan”, dhe cikli “Syri pikon nga gjaku i njom”. Në ciklin e parë janë përfshirë poezitë e karakterit social si: “Dhimbja”, “Djallëzi shkëndije”, “Fjalët e një jetimi”, “Loti i jetimit vret”, “Koha”, “Loti i fjalës”, “Loti”, “Ngushëllim”, etj. Në ciklin e dytë ndeshim kryesisht elementin lirik të shprehura në poezitë: “Dashuro”, “Fllad pranvere”, “Gjerdan nusërie”, “Diell dhe hënë”, “Kopshti i dashurisë”, “Kristal”, “Inspirim”, “Lotët e heshtjes”, “Trungu i dashurisë”, etj. Në ciklin e tretë janë poezi më të dalluara: “Perla hyjnore”, “Enigmë”, “Revoltë”, “21 Petale”, “Si feniksi”, “Mbretëreshë e çeliktë”, “Stinët e jetës”, e disa të tjera, ndërsa në ciklin e katërtë veçojmë: “Molla e Kuqe”, “…Atyre që vrasin tokën e vet…”, “Bacë”, “Iliri”, “Liria që vret”, “Portret Fishte”, “Shqiponjat le të fluturojmë”, të cilat përbëjnë tërë mozaikun e motiveve të këtyre lirikave që dallohen për një nuancë më karakteristike, për tematikën e trajtuar në aspektin poetik.
Në rastin konkret, në aspektin e figurave letrare dhe estetike, poezia duket si zogjtë në qiejt blu, që kanë zbukuruar këtë realitet poetik. Dhe bashk me motive të tjera, krijojnë ndijim mbresëlënës me këndvështrim të vlerës artistike. Një lloj epike lirike e cila materializohet si dashuri për atdheun, përpjekja dhe angazhimi marrin epitetin hiperbolik të heroit që flijohet për atdheun – vendlindjen, e në këto rrethana, më shumë në këto ndjenja të përziera, ajo me kujdes të shtuar ka shkruar lirika për dashurinë që janë realizuara më mirë në ciklin e dytë.
Vëllimi me poezi i Majlinda Shaqirit, “Në sytë e diellit”, është nismë e mbarë, me shpresë se pas këtij vëllimi, do të rrjedhin suksese dhe libra të tjerë!

Prishtinë, Nëntor 2021.

Fatos Klosi, dezinformues propagandist (?!)

0
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
FATOS KLOSI – DEZINFORMUES PROPAGANDIST (?!) [4]
Po rikthehem të komentimi i intervistës se Prof. Klosit (emetuar nga Tv Klan më 01.11.2021), për arsye se ka qenë protagonist me rëndësi gjatë lufte dhe për të zbërthyer një mendësi destruktive, e cila ishte dhe është goxha dominuese: (vet)mashtrimet, dezinformimet, për ta glorifikuar protagonizmin vetanak, duke prezantuar ndryshe zhvillimet që kanë ndodhur dhe duke i interpretuar ato sipas interesave konjukturaliste e konformiste.
Në vazhdim fragment nga bashkëbisedimi Fevziu-Klosi, duke u përpjek të jem sa më i saktë në daktilografim.
FEVZIU (nga minuta 4): Po shërbimi sekret amerikan kur filloi të bëhej aktiv në Kosovë?
KLOSI: Nga pranvera e 98-tës ata u njohen me personazh kryesor të UÇK-së në Tiranë.
Në fakt, Klosi e ka fjalën vetëm për Xhavit Halitin, meqë në Tiranë ato ditë nuk kishte tjetër njeri që simulonte “përfaqësuesin kryesor” të UÇK-së. E simulonte edhe Azem Syla “kryekomandantin” e UÇK-së, por ai nuk takohej me funksionar si Klosi, meqë ishte i kompleksuar; mundohej t’i fshihte, sa më gjatë që të ishte e mundur, të metat e tij fizike dhe intelektuale.
Fatkeqësisht Profesori Klosi e ka ditur dhe e di të vërtetën e hidhur, cili ishte Xhavit Haliti. Por profiterizmi që kishte nga ai e ka kap të mos e thotë të vërtetën. Akoma më keq: të vazhdon dezinformimet propagandiste për Xhavitin.
Me shpresë se Prof. Klosi do ta lexon këtë reagimin timin, që të ndihmohet për katarsis (pastrim shpirti), po rrëfej se sapo dola nga “takimi” që patëm me Klosin në banesë të Vera (Sadik) Bekteshit, nxitova t’i takoj Xhavitin dhe anëtarët tjerë të Kryesisë (LPK), për t’i informuar për bisedën e sapondodhur. Duhet t’i kem takuar Xhavitin, Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Gafurr Elshanin, që ecnin krah për krahu; ngjanin sikur po shlodheshin pas takimit të lodhshëm që kishte pasur Kryesia në seli të Lidhjes së Shkrimtarëve në Tiranë.
Rëndom, qysh kur ata ishin “arratisur” rreth mesit të viteve të 1980-ta, në më të shumtën e rasteve i kam pa në grup. Si ngucakeq që isha, i tallja: mos u gruponi kaq shpesh e kaq dendur, se mund të keqkuptoheni si grup i pederastëve që praktikoni edhe orgji seksuale.
Në fakt, ata ishin bërthama grupore, dogmatike, pseudoenveriste, që e kishte kapur Kryesinë (nga viti 1987 deri në maj 1998)…
“Sapo pata bisedë rastësore me kryeshefin e SHISH-it, Prof. Fatos Klosin, – fillova të rrëfej.
– Ai u ankua për mungesë të informimit për UÇK-në. Tha se përmes të tjerëve e kishte lut Xhavitin për takim, po ky ka refuzuar…”
Xhaviti: “Kush p’ia q… nanën atij, kur unë e kam mik kryeshefin e tij…” 
Fatkeqësisht u grindëm goxha rrugaçërisht, sepse nuk mund të heshtja ndaj asaj sharje krejtësish të panevojshme, pa rend e pa vend, siç heshten ata tre pjesëtarët e atij “grupi”. Por ruajta taktin, sepse dija që kur kapet në flagrancë, synon anashkalimin e debatit të urtë përmes rrugaçërive të ngjashme.
Jo vetëm Prof. Klosi, por nuk ka djal nane as dobiç kurve, siç mund të thuhet për raste të ngjashme, që ofron qoft vetëm një provë konkrete, se ndonjë institucion, organizatë, ushtri…, e kishte zgjedh, emëruar apo caktuar Xhavit Halitin përfaqësues apo udhëheqës të UÇK-së deri në atë moment!
Kryesia e LPK-së e ka caktuar Xhavitin, bashkë me Ali Ahmetin (më vonë edhe Azem Sylën), si pjesëtarë të “sektorit të rëndësisë së vëçantë”, siç e kem pas emërtuar një grupim që duhej të merrej me ndihmim “teknik” e financiar të UÇK-së në formim nga Dega e LPK-së në emigracion.
Fatkeqësisht Xhaviti dhe Azemi e kanë sabotuar dhe komplotuar konsolidimin e UÇK-së, nga viti 1993 deri në mars 1998, deri në atë përmasë, sa kur përjetuam zhvillime tronditëse dhe epike në mars 1998, UÇK, as si ushtri e as si strukturë e vogël, e organizuar, nuk dukej gjëkundi; qysh në janar 1997, kur UÇK u godit rëndë nga vrasjet dhe burgosjet, humbi funksionalitetin edhe, i thënçin Shtabi Qëndror (siç e kishte caktuar e emërtuar Kryesia e LPK-së më 17 nëntor 1994)…
FEVZIU: Me kërkesë të amerikanëve?
KLOSI: [I zënë ngusht nga pyetja konkrete, bëri ca belbëzime për të sajuar mashtrim taktik] (…) të gjithë ishim të interesuar.
FEVZIU: Keni marrë pjesë në takimin e parë?
KLOSI: Po.
FEVZIU: Keni qenë gjatë gjithë takimt prezent?
KLOSI: Po.
FEVZIU: Dhe cili ishte interesimi më i madh i shërbimeve amerikane?
KLOSI: Çka po ndodh, çfarë qëllimesh kanë. Ti ke parasysh, diplomacia amerikane i takoi relativisht vonë. Në fillim i quanin terroristë e m’the e t’thash. Kishte diferencë të qartë n’mes opinionit të Departmentit të shtetit, që natyrisht mbante një prezencë zyrtare. Mbase një çik ua bënte qejfin edhe serbëve që të komunikonin me kollaj me serbët. I mbanin në fillim si terroristë. Pastaj u afruan, vonë ka dalë hahaha…
FEVZIU [duke ndërpre broçkullisjen e Klosit]: A kishin ndryshime, po i quaj shërbimet partnere, që përfaqësuesit e UÇK-së ishin marksistë, enveristë…
KLOSI [duke e ndërpre Fevziun]: Jo, nuk ishte ky problem fare (…) edhe vet UÇK-ja e kuptonte se ajo fazë kishte kaluar dhe po ta mbanin atë etiketë që kishin pasur…
FEVZIU [ndërhyshëm]: Cila ishte rezerva më e madhe që shërbimet kishin, pa u fut n’lojë diplomacia e madhe dhe ushtria n’Kosovë?
KLOSI [duke u zgërdhi panevojshëm]: Shiko, rezerva më e madhe ishte, dhe kur u afruan më shumë, vunë edhe ca kondita ata, që t’bashkëpunonim, këta t’mos kishin aktivitet që mund të quhesh edhe nga shtypi terrorist. Ky ishte problemi më i madh.
FVZIU: Pra, shërbimet kërkuan që UÇK të mos ndërmerrte akte që mund të quheshin terroriste?
KLOSI: Të themi shërbimi amerikan, se sa shërbimet. Problemi kryesor ishte, ata nuk duhej të bënin akte terroriste jashtë Kosovës. As n’Jugosllavi, domethënë as n’Serbi, n’Mal t’Zi. (…) Oferta [amerikane] ishte, do të bashkëpunonin, nëse pranonin kushtet për të mos bërë aktivitete që mbante nofkën terrorizëm. Kushti i dytë, të mos kërkonin mbështetje nga islamistët, sidomos te Irani (…)
FEVZIU[nga minua 10’35”]: Nga i merrte UÇK-ja armatimet?
KLOSI: I blente nepër Evropë.
FEVZIU: Dhe kalonin nepër Shqipëri?
KLOSI: Nuk kishin mundësi vjetër.
FEVZIU: (…) Shërbimet e huaja këtë e dinin. Kishit bekimin e tyre për kalim të këtyre armëve?
KLOSI: Nuk them që ishte bekimi i tyre. N’përgjithësi t’gjithë shërbimet kanë mbajt qëndrim, lufta do bëhet, – kur kishte avancuar një çik bashkëpunimi, – do ta bëjnë të tjerët. UÇK-ja ndezi fitilin.
FEVZIU: Kur mendoni ju, – sepse ka mendime të ndryshme (…), – kur është arritur një pikë dakortësimi n’mes ndërkombëtarëve dhe UÇK-së, meqë kjo është arrit më parë mes shërbimeve, më vonë diplomacia?
KLOSI: Pak kohë para Rejçakut [e ka fjalën për maskrën në Reçak, më 15/16 janar 1999]. Në Rejçak pastaj filloi edhe diplomacia të hap sytë.
FEVZIU: Para Reçakut shërbimet sekrete ishin akord me UÇK-në?
KLOSI: U njohen, nuk them se ishin dakord, krijuan besim reciprok.
FEVZIU: Ishin takime me përfaqësues të lartë të shërbimeve sekrete?
KLOSI: Jo, jo, nuk mund t’them përfaqësues të lartë. Më vonë ka pas përfaqësues të lartë.
FEVZIU: Ndërkohë cili ishte përfaqësuesi i UÇK-së që u takua më shpesh me shërbime të huaja?
KLOSI: Xhavit Haliti ka qenë.
FEVZIU: Po Hashim Thaçi kur është takuar për herë të parë me ta?
KLOSI: Unë nuk e di kur është takuar Hashim Thaçi, por Hashim Thaçi u bë personazh i njohur në Rambuje.
Solla fragment të gjatë të këtij bashkëbisedimi që të ofroj më shumë materie për komentim e analizë.
Edhe pse ndoshta nuk është vendi dhe rendi, po informoj se sa herë që jam marrë me daktilografim të intervistave video dhe audio, kam vërejt dallim goxha të madh në mes të gjuhës se folur dhe të shkruar. Ndonjëherë dallimi nga pakujdesia, por në më të shumtën e rasteve, kur janë më të ulta ngritjet intelektuale dhe oratorike, sidomos gjuhësore.
Uroj të ekzistojnë shënime konkrete në arkiv të SHISH-it, meqë këto që ka ofruar kësaj radhe Prof. Klosi nuk mund të vlerësohen për konkrete, të sakta. Vetëm njëherë përmendi kohë konkrete, – nëse mund të quhet kohë konkrete “para Rajçakut” (janar 1999), – na qenkësh arritur “mirëkuptimi” mes UÇK-së, gjegjësisht mes Xhavit Halitit dhe shërbimeve sekrete, por edhe në atë rast mbet duke belbëzuar, nëse ishin dakordime apo vetëm mirëkuptime virtuale.
Tjetra, gjithë kohën krijohet përshtypja, sikur ka pas takime të shpeshta, mes shumë “përfaqësuesve” të UÇK-së dhe shërbimeve, ndërsa kur nga Fevziu iu bë pyetja konkrete, kush ishin përfaqësuesit e UÇK-së, Prof. Klosi konkretizoi vetëm Xhavit Halitin.
Fevziu, ndoshta i dëshpëruar nga kjo përgjigje, pyeti për Hashim Thaçin, por Klosi u përgjigj se Hashimi u afirmuar vetëm në Konfencë të Rambujesë, duke iu përgjigj Fevziut tërthorazi se Hashimi nuk kishte pasur takime me shërbime.
Me gjasë, Klosi ose nuk ka pas fare informacion për “takimet” e Hashimit me shërbimin ushtarak francez, i njohur me akronimin DGSE (Direction Générale de la Sécurité Extérieure / Drejtoria Gjenerale e Sigurimit të Jahstëm), i cili ishte pothuajse më serbofil se RDB-ja (siç e kishte riemërtuar Serbia ish UDB-në; tani quhet BIA), ose e ka anashkaluar përgjigjen, edhe pse pyetej për takimet me shërbimet dhe jo vetëm për takimet me shërbimin amerikan.
Për ata që nuk e dinë ende, fatkeqësisht deri më 24 mars 1999, të gjitha policitë, shërbimet, diplomacitë, qeveritë, shtetet, e botës, kishin qëndrim pro-Serbisë e kundër çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.
Bile, edhe institucionet e Shqipërisë kishin qëndrime të “karrabythta” / kontroverse!
Gjithashtu , fatkeqësisht, zhurmimet e shumta propagandiste e glorifikuese, duke synuar imponimin e rolit ndikues të protagonistëve, kanë belbëzuar e po belbëzojnë, ngjashëm si kësaj radhe Prof. Klosi, sikur Xhaviti dhe silloji i tij, moti i kanë bind “aleatët” që ta përkrahnin çlirimin pacifist, bile edhe luftarak, të Kosovës. Mashtrim ordiner!
Fakti që u organizua Konferenca kompliste në Rambuje dhe Paris të Francës (6 shkurt-15 mars 1999), vetëm për ta nënshtruar Kosovën, duke ia dorëzuar Serbisë si koloni e mundur, është argumenti më kokëfortë e më tragjik – që të gjitha shtetet ishin pro sakrifikimit të Kosovës! Në fakt, nuk patëm alternativë tjetër, pos dakordimit që të mjaftohemi me një “autonomi”, në kuadër të Serbisë, të mbikëqyrur nga NATO dhe me ca favore tjerë (siç i përmban teksti i “marrëveshjes”, e firmosur në Paris më 15 mars 1999).
Shkurt e shqip: gënjejnë e mashtrojnë të gjithë ata që thonë se ky apo ai personalitet, ky apo ai protagonist, kanë ndikuar që të na përkrahin shërbimet, diplomacitë, shtetet e Perëndimit apo ndonjë shtet i Lindjes apo i Veriut e Jugut! Të gjithë ishin të angazhuar, – në mënyrë aktive ca e shumica në mënyrë pasive, – ta viktimizonin Kosovën edhe me ndërhyrje ushtarake, meqë Serbia, e cila kishte leje të heshtur ta shtypte kryengritjen çlirimtare të UÇK-së deri në pranverë 1999, nuk ia doli.
Fatmirësisht “delegacioni” i Kosovës e nënshkroi “marrëveshjen” që përmbante ripushtimin e Kosovës nga Serbia, me ndërhyrje ndërkombëtare, më 15 mars 1999 (tashmë organizuesit kryesor të Konferencës në Rambuje ia dolen të bindin Presidenti francez që ta urdhëronte DGSE-në të ndryshonte komandimin ndaj marionetës Thaçi…)! Edhe më shumë se fatmirësisht, presidenti Slobodan Millosheviq nuk e nënshkroi! Megjithatë, organizuesit e komplotit në Rambuje vazhduan t’i ofrojnë Millosheviqit edhe favore tjerë.
Shkaku konkret për kthesë të madhe, 180-shkallëshe, fatlume për Kosovën, ndodhi më 23 mars 1999. “Trojka” që menaxhonte komplotin, US-Amerikani Christopher Hill, rusi Boris Majorski, dhe Austriaku Wolfgang Petritsch (i cili përfaqësonte BE-në), e vizituan në Beograd presidentin Millosheviq, për të biseduar për ndonjë alternativë, që të evitohej ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare (të cilën nuk e dëshironin).
Sipas Wolfgang Petritsch’it (Petriç), Rusi Majorski, pa u konsultuar paraprakisht me dy kolegët e tij, duhet ta ketë pyet Millosheviqin nëse i duhej edhe ca kohë për ta rimenduar refuzimin e “marrëveshjes”. Millosheviqi me arrogancën e tij që e karakterizonte, refuzon. Rusit Majorsi duhet t’i ketë plas durimi ndaj atij idioti, që po i ofroheshin gjithë ato favore, e ai po vrazhdonte kundërshtimet me kryeneçësi delirante, prandaj duhe t’i ketë thenë: “Nga ky moment nuk e ke më mbrojtjen e Rusisë!”
Delegacioni kthehet, raporton dhe merret vendimi për të ndërhy ushtarakisht NATO, por vetëm për të evituar “katastrofën humanitare” dhe jo për ta çliruar Kosovën nga pushtimi i Serbisë!
Faktet që u krijuan në terren, si rrjedhojë e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe e bombardimeve nga NATO, mundësuan çlirimin e Kosovës nga pushtimi i Serbisë dhe pavarësimin shtetëror!

“Avaz” në vendin e ngjarjes: Gabrijel Eskobar erdhi në Sarajevë

0

Ai, sikurse që merret vesh, në Bosnjë e Hercegovinë do të qëndroj deri të mërkuren, me 10 nëntor.

FOTO: L. MEMČIĆ

Ai nesër do të bisedoj me anëtarët e Presidencës së BeH, në takime të ndara.

M. Aščić (Dnevni Avaz)

Gabrijel Eskobar (Gabriel Escobar), përfaqësuesi special i sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin perëndimor ka mbërrri në Sarajevë, mëson portali “Dnevni Avaz” dhe raporton për lexuesit shqiptar portali Drini.

Escobar, qysh mësohet në Bosnje dhe Hecegovinë do të jetë deri të mërkuren, me 10 nëntor.

Eskobar në Aeroportin e sarajevës ka zbritur në ora 14.14 minuta, duke ardhur nga Vjena përmes aviokompanisë “Austria Airlinesa”.

  • Eskobar je u intervjuu za Radio Slobodna Evropa (RSE) rekao da će u Sarajevu najprije razgovarati sa ambasadorom SAD u BiH

    Eskobar në intervistën për Radio Europa e Lirë (RSE) ka thënë që në Sarajevë fillimisht do të bisedoj me ambasadorin e SHBA në BeH.

    FOTO: L. MEMČIĆ

Do të jem në Sarajevë dhe në Banja Lllukë

Vizita e tij vjen për shkak të një bllokade gjithnjë e më të rrezikshme të institucioneve shtetërore kryesuar nga Milorad Dodik dhe lajmërimit se entiteti i RS do të marrë njëanshmërisht të gjitha kompetencat e shtetit.

Siç ishte njoftuar më parë nga ambasada e SHBA në Sarajevë, Escobar do të jetë në Sarajevë dhe Banja Lukë për të përsëritur mbështetjen e SHBA për sovranitetin dhe integritetin territorial të BiH.

Përpara vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë, Eskobar tha në një intervistë me Radio Free Europe (RSE) se së pari do të fliste me ambasadorin e SHBA në BeH në Sarajevë përpara se të njoftonte ndonjë sanksione, duke mos treguar se çfarë sanksionesh mund të jetë fjala.

Kjo rreth sanksioneve është në tavolinë. Por dua t’i them popullit të BeH se nuk do të ketë luftë të re. Ne, komuniteti ndërkombëtar, partnerët tanë në Europë, duam të sigurohemi se angazhimi ynë ndaj paqes dhe sigurisë së njerëzve në rajon është i ndërsjelltë. Sa për institucionet e dobësuara qendrore, arsyeja është korrupsioni. Ajo që bën Dodik është që të mbrojë pushtetin dhe paratë e tij. Po u kërkoj njerëzve të mos bien pre e kësaj, tha Escobar.

Ai do të flasë nesër me anëtarët e presidencës së BeH, në takime të veçanta.

Kryetari i presidencës së BeH Zheljko Komsiç do ta pranoj Eskobarin në 9:15 a.m., njoftoi presidenca e BeH.

Sastanak je predviđen za 11:15 sati, najavljeno je iz parlamenta BiH

Takimi është paraparë në orën 11:15 sati, është njoftuar nga parlamenti i BeH

FOTO: L. MEMČIĆ

Me anëtarët e kolegjiantit të të dyja dhomave

Ai do të takohet me Kryeshefin Xhaferoviç në 9:50 të mëngjesit, ndërsa një takim midis anëtarit të presidencës së BeH Milorad Dodik dhe zëvendës ndihmësit të sekretarit të shtetit të SHBA është planifikuar për në 10:25 .

Nga Asambleja Parlamentare e BeH-së u tha se Eskobar do të takohet nesër me anëtarët e kolegjeve të të dy dhomave të Asamblesë Parlamentare të BeH-së.

Takimi është planifikuar për në orën 11:15, njoftuan nga parlamenti i BeH.

Përveç kësaj, Escobar do të takohet jo vetëm me politikanët, por me politikanët e integrimeve dhe udhëheqësit e biznesit, theksoj Escobar përpara vizitës.