Kreu Blog Faqe 1500

Serbët nuk kanë besë, janë grabitqarë

0

Ushtaret rus duke e nderuar flamurin e Kosovës

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

“Marko Gjuriq-i, shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka përmendur dy asete të Kosovës- Ujmanin dhe Trafostacionin në Valaç, në debatin e brendshëm politik rreth vendimit të Rrjetit Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO –E) për t’ia njohur Kosovës kufinjët energjetik. Me 20 Prill, në ENTSO-E është votuar marrëveshjen e re e Kyçjes së KOSTT-i dhe ENTSO –E. Përmes kësaj marrëveshje është arritur pavarësia energjetike, pasi tashmë Kosovës ju kanë njohur kufinjët energjetik.Gjuriq ka thënë se vendimi i ENTSO-E ishte një “betejë”, por ai ka thënë se Serbia do t’i arrijë qëllimet e veta në Kosovë.- shkruan Marcel Leka

Serbia po harron që përveç kufijve gjeografik dhe politik janë njohur edhe kufijtë e saj energjetik ( Nuk e kuptoj pse kaq vonë ! ) dhe faktikisht ata duhen në shohin flamurin e Kosovës i cili jo pa qëllim valon me hartën gjeografike dhe politike të saj dhe të binden që Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur botërisht . Prandaj, boll mo ! Europa ende shpreson që Serbia do i harron ëndrrat e saja pro ruse, dhe duke investuar në

Serbi dhe shpesh duke ia vurë shqelmin Kosovës, mendon që atë ta bën pro-europiane. Kjo kurrë nuk do të ndodhë. T ia rikujtoj Europës dhe disa shqiptarëve që Austro-Hungaria e bëri shtet , ia krijoi uniformën ushtarake të cilën nuk e kishte kurrë, ajo ia dha edhe kapuçin nacional “ shajkaqen”, sepse nuk ishin asgjë që të shihen si komb, i mësoj shkrim lexim, i shkolloi, iu dha shtypshkronja, derdhen miliona në flori më mëkëmbjen e saj, por Serbia mbeti e tillë e pabesë dhe në fund u bë shkaktare për shkatërrimin e Perandorisë së saj duke ia vrarë edhe Perandorin Franc Ferdinandin në Sarajevë me 24 Qershor 1014. Ja pabesia e saj ! Kush mendon për miqësi me serbët e ka të kotë , ata janë të pa besë dhe grabitqarë . Zotit Vuçiq duhet t`ia rikujtojmë që nëse edhe ai fshatari shqiptar , i cili jeton rreth termocentraleve të Kosovës e thithë dhe helmohet nga tymi dhe pluhuri i qymyrit e paguan rrymën e hargjuar, atëherë pse serbët në Veri që kanë vrarë e prerë në luftë e fundit mos të e paguajnë ? Kaluan njëzet vjet që Kosovës i ka kushtuar mbi 400 milion euro, serbët i ngrohin edhe shtallat e lopëve me rrymë dhe ende nuk e paguajnë . Kjo nuk ka logjikë as ekonomike e as “bashkëjeteseje.”. Në aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në Veri, qëllimi i së cilit ishte vetëm ndërprerja e kontrabandës së mallrave nga Serbia në Kosovë, Ti Zoti Vuçiq e alarmove botën , pa e treguar të vërtetën por duke manipuluar me aksionin . Ti , Vuçiq në Pozharvc deklarove :” “Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë”. Mos i shtrembëro gjërat !

Prandaj. si duket i erdhi fundi: çka është e Kosovës , është Kosovës !

Përshëndetje nga Gjakova. Fahri Xharra, 07.11.2021

Mbi një roman ekstraordinar!

1

Nga Bajram Sefaj, shkrimtar

Rilexime nostalgjike

Sprovë jo e rëndomtë shkrimi

Mbi një roman ekstraordinar!

Një roman i madh,( më 887 faqe exact), sikurse është ai me titull “Bijtë e askujt” i autorit R. Qosja, (thash!) meriton një shkrim ndryshe, ashtu si ndryshe nga të gjithë romanët e tjerë shqip është shkruar ai!

Hisen time të manifestimit të gëzimit dhe entuziazmit për leximin e megaromanit “Bijtë e askujt” të profesor Rexhep Qosjes, po e nisi me dy qeshuri (si anekdota).
E para:“…Unë për vetën time për në plazhin e Velipojës kisha udhëtuar me të “Bijtë e askujt”, librin e parë të romanit të vëllimshëm, dypjesësh të Qosjes dhe më një roman krejt të hollë. “Rrëfenja fluide” e ka titullin ai roman, me nëntitull shpjegues:”këtë kujtim ruaj për të”. (Emrin e autorit nuk po e shënoj nga shkaku se, askush nuk e njeh me mirë se unë! Romanin e Qosjës “Bijtë e askujt” me interesim të madhe kisha filluar ta lexojë në Prishtinë. Në bregdetin e Velipojë e mbarova pjesën e parë, tamam aty kur dëshmitari (rët) flasin për arratisjen (përzënien!?!) e Tarik Saraçit nga burgu famëkeq i Burrelit. Derisa Tarik Saraçi, si ka ditë dhe ka mundur, kishte ikë nga burgu, edhe unë, në anën tjetër, shumë shpejt to të lë Velipojën dhe do të kthehem në Kosovë. Çfarë simbolike, ju lutëm shumë! Mezi pres të arrijë në Kosovë e t’i bashkëngjitëm rrugëtimit të Tarik Saraçit. (Ja, anekdota: një pushues nga Kosova, po me njeh, por, emri im nuk po i kujtohem bash mirë. “E pate Deli a Kadri?”. “Aty afër jeni zotëri” – i them. “Emrin e kam Tarik Saraçi!”. “Aha, tash po me kujtohet!” – tha pushuesi dhe kryet e futi nën çadër të dielli…! (Shih gazetën e përdiitshme “55” të Tiranës, 14, 15 e 16 të muajit gusht 2010!).
Anekdota e dytë, (sa mirë e kallëzonte i ndjeri Rifat (Kukaj). (Ai thoshte se kjo kishte ndodhur diku në Drenicë?). Një vezir i kohës së turkut, i jep urdhër të prerë një vartësi të tij: t’i gjejë dy pleq shqiptarë, kudo në Kosovë, që kurrë jetë barkun bukë nuk e kanë ngi dhe t’ju thotë se janë të ftuarit e tij për darkë! Kur, dy shqiptarët e moshuar u gjenden në pallat, me laps e letër në dorë, u doli përpara gjellëbërësi më i mirë. Porositni çfarë t’ua do zemra për të ngrenë e për të pirë. Mos nguroni! Pasi u shtyn një copë herë, më në fund, foli i pari: “Dëshiroj për drekë një bukë kallamboqi të nxehtë çerepi, një gashtë djathë, dhe…, në mos u bëftë shumë, edhe një tufë qepë të reja!”. E ti!- gjellëbërësi iu drejtua të dytit.
“Jo, zotëri asgjë, krejt ato që desha unë, shkuan, u porositën…!”
Si rasti im, njësoj, krejt çka dëshirova të them unë për romanin “Të bijtë e askujt”, e thanë më mirë, më paq e me kompetenca më të mëdha Feride Papleka, në një kritikë të saj dhe i riu Ag Apolloni, në pasthënien e këtij romani voluminoz. E para është shkrimtare, poete, përkthyese e, mbi të gjitha, intelektuale e shquar shqiptare nga Tirana, të cilën ndonëse nuk e kam takuar kurrë, sa të jem gjallë, do të mbaj në mend, si autore të librit-ese të shkëlqyer, “Labirinti Borges”-(1999), dhe i dyti, poeti, shkrimtari, dramaturgu dhe esteti shumë i talentuar, Ag Apolloni, nga Prishtina që akoma nuk i ka mbushur tridhjetë vjet, është bërë emër i pakapërcyeshëm i letrave tona. .
Për romanin më të ri të Qosjes digjesha të them…, e nuk e thashë. E thanë ata: zonja Feride dhe zotëri Ag Apolloni.
Feridja:  « …Romani më i fundit i shkrimtarit Rexhep Qosja me titull “Bijtë e askujt”, si emblema më e trishtuar dhe më tronditëse e fatit tonë shqiptar në histori, futet natyrshëm në rrjedhat e letërsisë postmoderne për të dëshmuar të padëshmuarën, për të thënë atë që ka mbetur pa thënë, për të zbuluar “anën e mbrapme” të realitetit, sipas shprehjes së romancierit austriak Hermann Broch…. Te vepra letrare e Qosjes fuqia e fjalës vjen nga vetëdija e një të vërtete që del në pah mes përzierjesh të fiksioneve me realitetin…”.
(“…Romani është një fushë e gjerë që shpërfaq të gjitha format e gjenisë, të gjitha mënyrat e shprehjes. Është epopeja e ardhshme, me sa duket e vetmja që do të përmbajnë që sot e tutje zakonet moderne”) – një përkufizim i romanit si gjini letrare, nga këndvështrimi i Feride Paplekajt.
A. Apolloni: “… “Bijtë e askujt është një roman më dy linja: njëra linjë tregon jetën dhe vdekjen e njeriut që nuk e duron maskën marksiste në fytyrën e atdheut, ndërsa tjetra tregon për njeriun që çuditet me shpërdorimin e demokracisë në atdhe. Bijtë e askujt është roman që interesohet për terrin e atdheut, pasi që drita është e rrejshme. Për shkëlqimin (dritën) e Shqipërisë kanë folur mjaft, madje tepër, shkrimtarët shqiptarë të realizmit socialist. Rexhep Qosja flet për anën e errët të atdheut, për terrin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Shikuar në këtë aspekt, ky roman polemizon me një grumbull romanesh të letërsisë shqipe. Në të nuk flitet thjesht për vdekjen e një njeriu, por për vdekjen e një realiteti si pasojë e lindjes së një ideologjie…”.
Feridja : »…Duke qenë se organizohet nga dy protagonistë, personazhe dhe rrëfimtarë që janë edhe njohës të letrave, romani është edhe një enciklopedi e letërsisë botërore, me emra shkrimtarësh, veprash, idesh, personazhesh, thëniesh që kanë hyrë në fondin klasik të saj. I shkruar në një teknikë, e cila përmbledh shumë forma letrare, si: monolog, dialog, përshkrim, retorikë, kujtime historike, romancë dashurie, përsiatje filozofike, rrëfenjë, epistolar, fjalor etimologjik etj, romani është në vetvete edhe një megateori e shkrimit. Autori, përmes një ironie të hollë, që është përgjithësisht arma e të mençurve, jep udhëtime, takime, hulumtime, mbrëmje, pushime, seanca bashkëbisedimi, regjistrime, pentagrame muzikore, fjalë, vargje këngësh, mbledhje, etj. Në roman ndërshihet edhe një intrigë policeske, që e mban të gjallë kureshtjen e lexuesit: “Bie celulari i Delinës. E shikon, por nuk përgjigjet. Hije e rëndë i mbulon fytyrën – fytyrën e saj të bukur që deri në këtë çast dhuronte gëzim”.
A. Apolloni : »…Tipari më i fuqishëm i këtij libri është vlera pohuese. Romani „Bijtë e askujt“ i ka në brendësi arsyet e një morali të shkrimit të skenave bashkëkohore, të cilat i japin atij vlera të padiskutueshme, si tekst opozitar në përgjithësi, por i papajtueshëm sidomos me atavizmin e sundimtarit dhe frymës së Njëshit që e ka rrënuar dhe e rrënon shoqërinë shqiptare. Ky qëndrim ndërthuret edhe me guximin e autoritetit të lartë të shkrimtarit në letrat bashkëkohore… Gjithsesi, një nga këta autorë me dije enciklopedike dhe vetëdije postmoderne është edhe themeluesi dhe përfaqësuesi i postmodernizmit në letërsinë shqipe, Rexhep Qosja, proza e të cilit i përmbahet poetikës së pluralizmit, e cila, si e tillë, kritikon metarrëfimet…Bijtë e askujt është roman postmodernist që i kundërvihet komunizmit, sepse komunizmi kishte simuluar realitetin; i kundërvihet metodës së socrealizmit, që ishte shpallur metoda e vetme e artit dhe shkencës në Shqipëri; i kundërvihet po ashtu edhe mbetjeve të komunizmit në demokraci…”.
Romani “Bijtë e askujt”, enciklopedi dhe filozofi bashkë!
Feridja: « …Veçantia e skajshme e pohimeve në roman është edhe një çelës për të kuptuar pushtetin e ligjërimit, për të treguar se fjala, në shumë raste shëron, ngjall, por edhe çorodit e vret. Shkrimtari është ai që literalizon lëvizjen e mendimit dhe bën të dëgjohen shprehjet e ngurosura, me vlera paradoksale si: “Shija e bastarduar do të sundojë botën, por edhe elitën, thotë ; “Të papriturat e sundojnë botën”; “Leverdia e përkul atdhetarizmin” , “Në Shqipëri ua rrëzojnë përmendoret luftëtarëve kundër Italisë së Musolinit, sepse thonë ishin komunistë dhe ua ngrenë ithtarëve dhe shërbëtorëve të saj etj., dhe filozofi e kulluar si: “[…] asgjë nuk është e humbur përgjithmonë në qoftë se nuk e ke humbur besimin; “Prindërit nuk i zgjedhim ne, na i cakton fati”; “Serioziteti në pleqëri lexohet si pikëllim”, “Guri që lëviz prej vendit të vet nuk ndalet më kurrë në asnjë vend!”; “Shumica ikin prej vetvetes! Të tjerë mund ta gjejnë vetveten askund”; „Fol me të vdekurit për të kuptuar të gjallët“; “Totalitarizmi dhe globalizmi kanë të njëjtin fryt historik”) e deri te Testamenti i Tarik Saraçit që përurohet me frazën sentencë të të gjitha kohërave : “jam me të pushtuarit, të shtypurit, të përndjekurit, të… etj.”.
A. Apolloni: Narratori Miran Bushati rrëfen, sepse për të më të rëndësishme se njeriu janë rrëfimet për njeriun. Në atë rrëfim ai operon me çdo gjë. Aty flet për procesin e krijimit të romanit në të cilin edhe vetë është personazh. Ai në fillim nuk e ka të qartë nëse duhet të shkruajë histori, apo letërsi, kurse më vonë nuk di çfarë lloji të romanit të shkruajë, pasi që kjo varet nga lënda: “Të dhënat që do të gjej në arkiva, në biblioteka dhe të dhënat që do të dëgjoj prej bashkëbiseduesve do ta vendosin llojin e romanit që do të shkruaj”. Edhe pasi vendos të shkruajë “roman jetëshkrimor”, kokën e ka plot shqetësime: “Çfarë libri do të jetë ky; çfarë romani jetëshkrimor historik; roman me dy vija rrëfimtare, me dy plane; strukturë e përbërë, së cilës kushedi a mund t’ia dal në skaj pa e humbur fillin në labirintet e saj”. Ai është i vetëdijshëm për mungesën e pastërtisë narrative në romanin e sotëm, prandaj thotë “tani edhe romanet ilustrohen me fotografi, madje edhe me vizatime a me llogaritje matematikore”(…) Letërsia e Kosovës, ndryshe nga letërsia socrealiste e Shqipërisë, ka qenë më e hapur për eksperimentime. Por, kjo hapje shpesh e ka mbyllur atë, e ka privuar nga domethënia. Në këtë letërsi, proza e Rexhep Qosjes është një eksperiment i rrallë i suksesshëm, një eksperiment që është në korrent me teorinë dhe praktikën letrare postmoderne… Pa veprën e Rexhep Qosjes, letërsia shqipe do të mbetej pa provuar praktikën e postmodernizmit, e cila deri sot në Kosovë nuk ka gjetur ndonjë prozator tjetër përfaqësues, kurse në Shqipëri shfaqet gjatë viteve ’90 të shekullit njëzet, në veprat e shkrimtarëve post-komunistë, ndër të cilët duhet veçuar sidomos prozën çmitizuese të Ridvan Dibrës, në një nga tregimet e fundit të të cilit (“Mësimi i biçikletës”), krahas përshkrimit që ia bën biçikletës, autori vendos edhe një fotografi të biçikletës brenda tregimit. Ndërsa romanin “e lehtë” postmodern, à la Dan Brown, sot në letërsinë shqipe e përfaqëson Ben Blushi, derisa Ismail Kadare mbetet më shumë shkrimtar realist sesa socrealist, vepra e të cilit dallohet veçmas për kompozicionin dhe përshkrimin, krejt ndryshe nga Rexhep Qosja që e shpërbën kompozicionin dhe e redukton përshkrimin në favor të përsiatjeve… Bijtë e askujt është roman, që u kundërvihet romaneve realiste shqiptare, nëpërmjet një forme që ndryshon vazhdimisht brenda romanit. Ai është roman polifonik, që me gjithë zërat e tij thërret kundër uniformitetit, monolitikes dhe monokromatikes. Pluralizmi diskursiv është njëherësh edhe pluralizëm idesh dhe larmi formash… Bijtë e askujt është roman që e zgjon letërsinë shqipe nga letargjia; që e shkund letërsinë shqipe nga mbetjet socrealiste dhe e bën të mos ketë frikë nga eksperimentimi postmodern. Ky është një roman që dallohet për guximin që ka autori për t’i shprehur troç idetë e tij; për guximin letrar dhe moral për ta sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë shqiptare, përgjithësisht; është roman që flet për fate tragjike në dy kohë: për fatkeqësinë e Tarik Saraçit nga komunizmi dhe për fatkeqësinë e Delina Dertit nga demokracia e shpërdorur.
Një histori dashurie…
(ose: “Delina Derti e ndriçon kthinën pa dritare me pamjen e saj të hirtë”) .
Këta dy autorë, të zgjedhurit e mi, (që pa autorizimin e ndoshta edhe pa qejfin e tyre!) i “ftova” të me ndihmojnë ta them atë që desha ta them e nuk e thashë, për këtë roman (jo lumë, por, oqean!), sikur pa asnjë kundërshti pajtohen mesveti kur është në pyetje Delina Derti, në sytë e Miran Bushatit, alias Rexhep Qosjes.
“Delina vazhdon ta shfletojë Dosjen nr. 7, kurse unë, si fshehurazi, vazhdoj t’ia shikoj duart. Të buta. Të bardha. Për këngë popullore. Gishtërinj të gjatë. Për këngë popullore. Cicat si molla. Për këngë popullore. Sa zjarri është mes këmbëve të saj! A mendon edhe ajo për mua siç mendoj unë për të. Do ta gozhdoja për dysheku…!” ; apo “Humbim në sytë e njëri-tjetrit!”.
*
Në fund, romani i fundit i Rexhep Qosjes flet edhe për fatin tragjik të atdheut të tij, nëpërmjet metaforës së vdekjes së Tarik Saraçit, trupi i të cilit bie në mina dhe ndahet në dy pjesë: gjysma bie në Shqipëri, gjysma tjetër në Kosovë. Dhe kjo zbulohet nëpërmjet spiritizmit, si ironi ndaj materializmit marksist… Bijtë e askujt shikuar nga çfarë trajton, është historia dhe aktualiteti shqiptar i filtruar në filtrat e ironisë, ndërsa shikuar nga mënyra si e trajton lëndën, është romani më avangard i letërsisë shqipe.
E, hisja ime, ç’na ishte?
Dy kallëzimeve (anekdoteske, në fillim) nuk kam qare pa ia shtuar edhe një (si) episod: Kur Miran Bushati “polemizon” me Delina Dertin se cilët shkrimtarë (nuk me kujtohet se në cilën faqe të romanit!) me veprat e tyre, shënojnë shekullin tonë, Mirani, ndër to fut romanin “Dieu, sa vi, son oeuvre”(Colection Folio, Edition Gallimard, Paris – 1980, faqe 420) të shkrimtarit të njohur bashkëkohës francez, Jean d’Ormesson, anëtar i Akademisë franceze.. Ashtu si mezi kam pritur vi në Francë dhe të blej këtë libër, në të cilin akoma pa e hapur mirë, kam shënuar: “Akademik, Rexhep Qosjes, për kujtim nga B. Sefaj” – Paris, 22 tetor 2010, po ashtu, mezi pres çastin të kthehem në Prishtinë, e këtë dhuratë simbolike, t’ia dorëzoi autorit të romanit “Bijtë e askujt”. Aq më parë kur, edhe unë, në (anti)romanin tim “Terra nullius” kam zënë n’thua pikërisht në këtë shkrimtar të madh, ndër më të shquarit, të letërsisë më të re frënge. Thash, lë ta këtë Rexhepi, këtë roman në origjinal, në gjuhën frënge, në gjuhën e autorit, Jean D’Ormesson. Ashtu si mendova, veprova!

  • Tekst shkruar diku e dikur, në Francë, kurrkund i pabotuar deri me sot!

The Judge (1938) / Poezia e veçantë e Faik Konicës dedikuar “një diplomati që i trajtonte gjërat më të vogla e shqetësimin më të madh”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Nëntor 2021

“The Judge” ka botuar, në korrik të 1938, në faqen n°17, poezinë e veçantë të shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, z. Faik Konica, dedikuar asokohe “një diplomati që i trajtonte gjërat më të vogla me shqetësimin më të madh”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 Diplomati ceremonial

Nga Faik Konica

Ministri shqiptar në Shtetet e Bashkuara

“Duhet të jetë rritur që nga viti i kaluar!” – Burimi : The Judge, Korrik 1938, f.17

(Diplomatët aktualë kanë një sens humori dhe kultivojnë një thjeshtësi të dashur në marrëdhëniet e tyre me njerëzit e tjerë. Por shumë vite më parë njoha një diplomat që i trajtonte gjërat më të vogla me shqetësimin më të madh.)

Ceremoniali ishte kënaqësia e tij e vetme.

Ai kujdesej seriozisht për epërsinë dhe

rangun,

Duke lëvizur, një robot me fytyrën e tij të zbrazët,

E ngurtë me stoli ari dhe me

medalje të shndritshme.

Dhe pastaj ai vdiq nga drita

e butë e ditës,

U varros me gjithë madhështinë e duhur. Por kur

jehoi

Zhurma e kasafortës së blinduar, një shaka e djallit

Nga vdekja e rreme e zgjoi

në natën e kobshme.

Rregullat e rrepta të mirësjelljes e ndalonin atë të shfaqte

frikë

Ndërsa krimbat po mblidheshin, pa

nxitim dhe shikim,

Për të planifikuar banketin dhe për të thirrur listën.

Ai vdiq në paqe, fytyra e tij e zymtë u ndez nga

gëzimi,

Teksa pa kolonën solemne të krimbave

Që përparonte sipas protokollit.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),   https://www.darsiani.com/la-gazette/the-judge-1938-poezia-e-vecante-e-faik-konices-dedikuar-nje-diplomati-qe-i-trajtonte-gjerat-me-te-vogla-me-shqetesimin-me-te-madh/

A po zhbëhet Bosnja pas vendimeve të fundit të Milorad Dodikut dhe a po bijnë këmbanat edhe për Kosovën?

0

Memorijalni centar Potočari (Qendra memoriale Potočari). FOTO: CNN

Nga: Gjergj Kabashi

Që nga përfundimi i luftës në mes të serbëve, të mbështetur nga ish armata jugosllave, në njërën anë, dhe të boshnjakëve myslimanë dhe kroatëve, në anën tjetër, Bosnja dhe Hercegovina nuk ka qenë asnjë herë në krizë më të rrezikshme që mund të shpërthej në një luftë tjetër, sikurse që është tash.

Nuk ka asnjë dyshim se Serbia, së bashku me Rusinë, janë ato që vazhdojnë ta trimërojnë udhëheqjen e Republika Srpska (republikës së serbëve), që të vazhdojnë me shkëputjen e lidhjeve me federatën boshnjake-kroate. Megjithëse të gjithë e dijnë se zhbërja e këtij shteti nuk mund të bëhet pa luftë të tmerrshme, Republika Srpska vazhdon me politikën e saj secesioniste.

Pasi në fillim të këtij viti përfaqësuesi ndërkombëtar në Bosnje kishte thënë qartë se askush në këtë shtet nuk guxon e s’ka të drejtë ta mohoj gjenocidin, Milorad Dodiku ishte përgjigjur që deklaratat e tilla janë gozhdë e ngulitur në arkivolin e shtetit. Dhe ia filloj me të madhe të punonte për përgatitjen e opinionit të brendshëm e të jashtëm për shkëputjen e RS nga entiteti tjetër që e përbën Bosnjen, federata boshnjake-kroate.

Përderisa në Gadishullin Ilirik (Ballkan), Serbia vazhdon ta luaj lojën teatrale me të ashtuquajturin “Open Ballkan”, – në të cilin Edi Rama, aktori tragjikomik nga Shqipëria e luan lojën e cirkusantit, duke u shfaqur jo vetëm i pa brengosur, por edhe relaksuar dhe tepër i kënaqur në takimet e darkat me serbët në Beograd, në anën tjetër, po vazhdojnë të kërcasin kufinjt e përgjakur të Serbisë së Madhe, nga mësymjet e saj të krijimit të “botës serbe” e të bashkimit të tyre në një shtet. Përderisa Serbia natën e ditën po punon e angazhohet për zhbërjen e Bosnjës dhe bashkëngjitjes së Republika Srpskas gjenocidale Serbisë, në të njejtën kohë ajo vazhdon ta provokoj e ngacmoj me të gjitha mënyrat e mundshme ndarjen e Kosovës, respektivisht përgatitjes së kushteve për pushtimin e pjesëve të saj.

Pavarësisht se në Ballkan kanë filluar të ndihen sërish erërat e luftës, “gjirafa” nga Shqipëria po ka fytyrë që në mes të Beogradit të thotë e flas në emrin e Serbisë, sikurse të ishte një zëdhënës i vërtetë i ideve serbomëdha, se “Serbia do të kërkoj falje në fund!”

Shumëkush ka menduar se Edi Rama është duke luajtur rol dhe po e aktron rolin e politikanit të moderuar në raport me serbët që ia mohojnë ekzistencën shtetit të Kosovës, por gjuha e tij e trupit tashmë të gjitha i ka qitur për fushe: ai është një indiferent kombëtar, i cili nuk ndien dhimbje e as që e vranë ndërgjegja për vuajtjet e pësimet e shqiptarëve të Kosovës.

Duhet të jesh naiv e të mos e shohësh kënaqësinë e tij në takimet me udhëheqjen e shtetit të Serbisë dhe zymtësinë e tij në takime me udhëheqësit e Kosovës.

Edi Rama shihej i lumturuar vetëm me dy persona nga Kosova, ish-presidentin e vendit, që tashmë gjëndet në Hagë, me të cilin bashkërisht i kishin hyrë pazarit të kobshëm për ndarjen e vendit, duke i plotësuar orekset serbomëdha të Serbisë dhe me një udhëheqës të mediave në Kosovë.

Harrova të them, edhe me Rexhep Qosjen, që po ashtu dëshironte “këmbime territoresh” me Serbinë, thuajse akademiku ynë me “ushtrinë e tij” i kontrollon ushtarakisht viset e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës.

Kryeministri i Hungarisë, Orban, dje si mysafir i Milorad Dodik në Banjalluka, kryeqytetin e Republika Srpska. Anëtari serb i presidencës së BeH, Milorad Dodik, dje duke iu drejtuar zëvendësndihmësit të sekretarit shtetëror të SHBA-ve Gabrijel Eskobar, për agjencinë e lajmeve SRNA të RS, tha se më në BeH nuk mund të kaloj fuqia e faktorit ndërkombëtar, pasi me goditje jemi mësuar në këto hapësira, andaj as fuqia e as kërcënimet nuk mund të sjellin rezultate. 

Përderisa Serbia me gjithë aparatin shtetëror, ushtrinë e policinë e saj është në krah e ndihmë të Milorad Dodikut, hapur ajo sikur do të krijoj përshtypjen e preokupimit më të madh me Kosovës dhe të “popullit serb” aty, që në përbërjen e përgjithshme të popullsisë arrijnë diku nja 6 për qind .

Sidoqoftë, shteti i brishtë i Bosnjës e Hercegovinës ka filluar të zhbëhet pas vendimeve të  pushtetit në Republika Srpska  që synon ti zbres e zhvendosë nga niveli shtetëror në nivelin e entitetit pothuaj 128 ligje dhe nënakte të tjera ligjore. Afati është gjashtë muaj ditë. Kjo do të thotë që pas gjashtë muajve , apo më përpara, nëse një forcë e madhe nuk u del përpara për ti penguar forcërisht, Bosnja si shtet nuk do të ekzistoj më.

Kjo natyrisht do të thotë një luftë tjetër, e Dodik ka treguar se Rusia do ti qëndroj pas RS edhe me armatim modern.

Foto: Srebrenica në vitin 1995. 

Kurrgjë nuk paska qenë e mjaftueshme deri tash, se bisha e uritur për gjakun e njerëzve të pafajshëm nuk qenka ngopur ende me gjak, madje as pas mbi 8 mijë viktimave civile të Srebrenicës e as të mbi 100 mijë të vdekurve që vdiqën në luftën afër katërvjeçare dhe as të mbi një milionë e gjysmë të refugjatëve të atëhershëm, që qenë shpërndarë në rajon e botë.

Këmbanat bijnë vetëm për atë që ka vesh, andaj kanë thënë gjithmonë se atë që e dëgjon dhe sheh se po ndodhë tek fqiu, prite edhe në shtëpinë tënde!

Pavarësisht se Kosovën e përgjumën me vite e vite, së cilës madje ia futën kokën edhe “nëpër xhami turke” të ndërtuara e meremetuara nga qarqet neootomane të Ankara-s si të ndërtoheshin në ndonjë “vilajet” të Perandorisë Osmane të dikurshme, udhëheqjet e deritashme të vendit bartin përgjegjësi historike për moszhvillimin shumëplanësh të Kosovës në këto mbi dy dhjetëvjetsha, për korrupsionin e jashtëzakonshëm dhe mosluftimin e krimit të llojllojshëm.

Pavarësisht se askush nuk mund ti ikën përgjegjësisë, ajo nuk mund tu bije në asnjë mënyrë atyre që qe gjashtë muaj janë në pushtet. Megjithatë, Kosova duhet të mos jetë e përgjumur për asnjë moment por të jetë e vëmendshme në ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit territorial të vendit, që mund të rrezikohet nga Serbia dhe ata që e përmbajnë atë, që shihet e dihet se kush janë.

Christian Schmidt, përfaqësues i lartë në BeH është tejet i brengosur me tendencat e pandalshme të RS e Milorad Dodikut për zhbërjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnjen e Hercegovinën. Ai i tha dje Rojters se Dodik “duhet të zbres në tokë”.

Goran Rakić, zv/Kryeministri i Kosovës, i cili e quan vendin në raste e rrethana të tjera, si “Kosovo i Metohija”, kurdo që i merr urdhërat nga kreu i shtetit të Serbisë, fillon të kërcënohet me luftë dhe “shkëputje lidhjesh me Prishtinën”, njejt si Millorad Dodik i Republika Srpskas!

Në të vërtetë, është Lista Srpska, e preferuara e pushtetit në Beograd, ajo që e bëri zv/Kryeministër të “Qeverisë Shqiptare” të Prishtinës …

Serbia është duke i provokuar të gjithë: Bosnjen përmes Republika Srpska, Malin e Zi përmes Kishës Ortodokse serbe e serbëve të atyshëm si dhe Kosovën përmes minoritetit serbë në vendin tonë dhe gjithë atë armatosje nga Rusia e Kina e ka për aventurën e saj tjetër luftarake për realizimin e projektit të papërfunduar të Serbisë së Madhe, që në mënyrë të butë po e quan “bota serbe”, që Edi Ramës së Shqipërisë po i duket si “Open Ballkan”!

Antishqiptari i përbetuar Dukagjin Gorani e mohon vijimsinë iliro- shqiptare në Beograd

1

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Albanofobi tashme i njohur, njeriu që më të madhe lobonte për rininë shqiptare që të shkojnë në luftë në “ Token e Shamit”, i biri i Hajrullah Goranit ish Kryetarit të Sindikatave të Kosovës në kohën e dhunës serbe i cili kur mohoheshin shkollat shqipe dhe puna e shqiptarëve, e që ai për t`i ndihmuar Millosheviqit ( që ai të bën prova , se a mundet ekonomia e Kosovës të funkcionojë pa shqiptar ) bënte thirrje që shqiptarët ta lëshojnë punën ( rasti flagrant PTT-jae Kosovës ), “urdhër” i cili edhe dëgjohej e mirëpritej nga shqiptarët e Kosovës. Dukagjinit aso kohe baba Hajrullahu ia dha krejt “kapitalin” e Sindikatave të Kosovës ( disa miliona marka) që i biri Dukagjini t`i ruaj në Vendet Nordike, sepse sipas tij nuk kishte besim tek të tjerët. Baba Hajrullahu fill pas luftës e krijoi Platformen “Kujtesa” , dhe i inkasoi deri vonë disa miliona.
Dukagjini, në kohën e përmendur më lartë (pas luftës) mundohej të njolloste edhe Petro Markon , gjithashtu të “denuar edhe nga PPSH-ja.

Ky albanofob , “patriot” kosovar, këshilltar i rangjeve më të larta të shtetit te ri të Kosovës paska marr pjesë në Beograd në takimin : ” Kosovo- Srbia: Drugaçiji pristup “ ( Kosova –Sërbia: një çasje tjetër ), e qëllon nishanin mu në pikën më agresive serbe ( i njejtë si Hasan Kaleshi , ne vitin 1972 në Stamboll ), që shqiptarët nuk kanë vijimësi me ilirët. Eu, Dukagjin , eu ! se q` i ra donkës!
Po si ia qëllove të thuash ate që e duan serbët ?:

“ Shqiptarët e Kosovës e lartësojnë idenë për veti, ndryshe nga ajo se çka paraqet shoqëria shqiptare sot : Prejardhja e shqiptarëve nga Ilirët është mit!
( Ku jeni Fatos Lubonja, Paskal Milo, Mustafa Nano , Olsi Jazexhi: gëzohuni se e keni një bashkmendimtar ne Kosovë ), dhe vazhdon “ Në kohën e Skënderbeut nuk kishte komb shqiptar ! sepse sipas tij paska egzistuar një rregullim tjetër shoqëror !!!!!!!
Si ta përfundojë këtë shkrim me ketë njeri të mallkuar nga vet Zoti ?

E di ky njeri se çka është dhe kujt i shërben, apo ndoshta flet kështu se mos qenka i shantazhuar nga serbët , se ndoshta ne nuk dimë asgjë nga ajo se çka dinë serbët për llojin e Dukagjinit. Qofsha gabim !
“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave… O Zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…”- i thoshte vetes Atë Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.
“Çudë, për besë – fliste populli, çudë e madhe.
Flitet e përflitet për këtë të zezë, sëmundje e kurrkund nuk hetohet”.. Kurse në të njëjtën kohë Kajmekami ( Serbia fxh) kërcënohej: ”Ata që dyshojnë në sëmundjen ( e tradhtisë, fxh )) , janë armiq të Perandorisë ( të Serbisë fxh )dhe të gjithë ata që e hapin fjalën se nuk ka sëmundje ( se ka tradhti, fxh )dënohen pamëshirshëm”

Referencat :
-https://www.info-ks.net/vijesti/kosovo/131340/dukagjin-gorani-ilirsko-porijeklo-albanaca-je-mit?
– “ TRI HERË NË GJAKOVË, U THYEN LINDJA E PERËNDIMI “ nga Fahri XHARRA

Me 06.11.2021

John Swinton (1829 – 1901), kolumnist i gazetës „New York Times”: Deri më sot, në historinë botërore nuk ka ekzistuar diçka e tillë si shtypi i lirë

0
XHON SVINTON
[John Swinton (1829 – 1901), kolumnist i gazetës „New York Times”.]
Në vitin 1880 ishte në një banket të organizuar nga liderët e gazetarisë. Dikush ofroi të ngrit një dolli për shtypin e lirë. Z. Svinton me këtë rast thotë:
“Ҫ’gomarllëk do të ishte të ngresh dolli për një shtyp të pavarur! Deri më sot, në historinë botërore nuk ka ekzistuar diçka e tillë si shtypi i lirë. Asnjë nga ju nuk guxon të shkruaj opinionet e tij të sinqerta, dhe nëse do ta bëni këtë, e dini shumë mirë se nuk do të dalin kurrë të shtypura në gazetë. Unë paguhem çdo javë për të mbajtur opinionet e mia të ndershme jashtë gazetës për të cilën punoj. Të tjerët prej jush paguhen me rroga të ngjashme, për gjëra të ngjashme, dhe nëse do të ishit aq budallenj sa të shkruanit opinionet tuaja të sinqerta, do të gjendeshit në rrugë duke kërkuar një punë tjetër. Nëse do t’i lejoja opinionet e mia të dilnin në një numër të gazetës, punësimi im do të kishte përfunduar brenda njëzetekatër orëve.
Nuk ka asgjë në Amerikë që t’i përngjajë një shtypi të pavarur. Edhe ju edhe unë e dimë këtë. Detyra e gazetarit është të shkatërrojë të vërtetën, të gënjejë në rastin më të parë, të manipulojë, të shpifë, t’i lëpihet parasë dhe të shesë vendin e kombin e tij për të fituar bukën e përditshme. Edhe ju, edhe unë e dimë këtë. Atëherë ç’gomarllëk do të ishte, të ngresh dolli për një shtyp të pavarur?!
Ne jemi vegla dhe vasalë për njerëzit e pasur që veprojnë në prapaskenë. Ne jemi marioneta që kërcejnë. Ata lëvizin fijet dhe ne vallëzojmë. Talentet, mundësitë dhe jetët tona janë pasuri e të tjerëve. Ne jemi prostituta intelektuale!“
Kan være et bilde av 1 person og tekst
* Cituar sipas Kolonelit Dilaver Goxhaj nga Tirana (FCB, më 05.11.2021)

Fatos Klosi, mercenari i Xhavit Halitit (?!)

0
Nga: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
[vazhdimi i 3-të]
Për hir të atyre që duan sa më shumë informim për protagonistin Fatos Klosi, i cili kishte funksion me rëndësi kur u bë Lufta çlirimtare në Kosovë, po rrëfej edhe dy zhvillime.
Në fund të korrikut apo në fillim të gushtit 1998 u befasova nga një vizitë në zyre të Fondit “vendlindja thërret” në Bonn (atëherë kryeqytet i Gjermanisë P.). U prezantua si konsull i Kinës për çështje ekonomike, i angazhuar në Zvicër. Ai kishte qenë ushtarak belg, në ndërkohë në pension. Informoi se kishte përcjell një intervistë timen në televizionin publik gjerman ZDF, prandaj kishte udhëruar ekstra nga Cyrihu për t’më takuar. Ai ofroi shërbimin e tij për të ble në Kinë çfarë të kishim nevojë.
Javë më herët kisha dëgjuar nga kushëriri i Ardian Krasniqit, shqiptaro-amerikani Florim Krasniqi, se snajperët e “gjuetisë së bizonëve”, të kalibrit 12.8 mm, i blenini në USA rreth 4.500 USD dhe i sjellnin për UÇK-në. Shitësi, i befasuar pse blejnë shqiptarët aq shumë nga ata snajperë, i kishte treguar Florimit se çmimi i atyre snajperëve në Kinë ishte rreth 250 USD (varësisht nga sasia). E pyeta atë konsull, me emrin Gustav, nëse do na shiste Kina nga ata snajperë. Ai pohoi së do të ndërmjetësonte që të na vinin në Shqipëri.
Që të bindëm në identitetin e Gustavit, i bëra vizitë në Cyrih të Zvicrës. Zyrat e mëdha, diplomatike, në godinë tejet reprezentative, më binden se nuk më kishte mashtruar.
Duke qenë në Zvicër nga bashkëveprimtarët u informova se kryeprokurorja federative e Zvicrës, Zonja Carla Del Ponte e kishte bllokuar xhirollogarinë bankare të Fondit “Vendlindja Thërret”, me arsyetim se po financonim UÇK-në “terroriste”. Gustavit i fola, se duhet të shtynim vajtjen në Kinë, meqë nuk kemi të holla të bollshme, sepse na i ka bllokuar kryeprokurorja Del Ponte. Më tha se do angazhohej për zhbllokim. Pas 3-4 ditëve me tha se duhen 50 mijë USD për bakshish që të zhbllokohet xhirollogaria. Më shkaktoi dilemë. U konsultova edhe me bashkëveprimtarë. Ishin akord të jepeshin 50 mijë USD bakshish. Me Gustavin bëra kontratë, sikur po ia jepja 50 mijë USD paradhënie apo hua (kam harruar detajet), të cilës ia bashkangjitha fotokopjen e letërnjoftimit të tij. Fatmirësisht xhirollogaria na qe zhbllokuar, me 50 mijë USD bakshish (korrupsion)…
Shkova në Shqipëri për të lutur protagonistët vendimmarrës, nëse do lejonin të na vinin armë nga Kina. Gjykova se personi më kompetent ishte kryeshefi i SHISH-it, Profesori Klosi. Për atë pata krijuar respekt ekstra në mesnatën e 27/28 marsit, kur u përplas me kryepolicin e Shqipërisë, Sokol Baraj. Profesor Klosi më dëgjoi më përqendrim ekstra, sepse i dukej utopike që Kina të na shiste armë për UÇK. Por, tha se nëse Kina do pranonte, i dinte aeroporte ushtarake në Shqipëri dhe ateron kur të do, duke simuluar ulje të detyrueshme për shkak të defektit në aeroplan…
Takova edhe bashkëveprimtarin Xhafer Jashari, shef i logjistikës në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut (Forcave të Armatosur të Kosovës), e cila komandohej nga koloneli Ahmet Krasniqi. E pyeta ate nëse kishin ushtarak të specializuar për armatim. Xhaferi u përcaktua për ushtarakun shqiptaro-sllvoven Bashkim Kalaveshi (me origjinë nga Mitrovica). Bashkimi ishte inxhinier i armatimit dhe anëtar i Shtabit të FARK-ut. Xhaferi pat thënë se Bashkimi do autorizohet për të caktuar sasinë e armëve për FARK, nëse do t’i pëlqenin armët dhe çmimi.
Duke zhvilluar këto konsultime në Tiranë , kryetari i Kryesisë së LPK-së, bashkëveprimtari Bedri Islami (Djali i personazhin “Luli i vocërr”  të tregimit të Migjenit/ Zenel Islami nga Malësia e Pukës), më informoi se Kryesinë tonë (LPK) e pret për vizitë zyrtare Presidenti Rexhep Mejdani. Ishta hera e parë që ndodhte pritje zyrtare e këtij niveli. Siç mora vesh, kjo vizitë ishte aranzhuar nga Profesori Klosi. Shkuam pothuajse e gjithë Kryesia. Pakuptimisht Bedriu dhe Klosi kishin marrë me vete edhe Xhavit Halitin në këtë vizitë, edhe pse nuk ishte anëtar i Kryesisë.
Pasi u bënë bisedat e kurtuazisë, Bedriu pat propozuar Jashar Salihun ta informonte Presidentin Mejdani për gjendjen dhe vështirësitë që kishim. Jashari, ndoshta i mrekulluar nga mirëpritja e Presidentit Mejdani, nuk po paraqiste ankesa, por vetëm lavdërime e falënderime të personaliteteve dhe institucioneve të Shqipërisë. Humba durimin dhe ndërhyra: “Prit pak, Jashar, se nuk jemi ardh këtu për elozhe.
Profesor, – iu drejtova Presidentit Mejdani (meqë ishte profesor i Fizikës dhe e njihja qysh moti), – të lutem, dëgjo anketat, shqetësimet e lutjet që kemi. Nëse vazhdoni të na i plaçkitni lekët e luftës për blerje të armëve e municionin, duke paguar secilin hap që bëjmë për furnizim e bartje të armëve e municionin drejt Kosove, do ju dënon historia për tradhti kombëtare…”
Preç Zogaj ishte ulur pranë meje, në krah të djathtë, në atë tryezë të madhe (më ngjau në cilësi të evidentuesit të bisedës). Ma preku gjurin me gjurin e tij që të mos vazhdoja me këtë avaz shpërthyes. “Mos me pengo ti, se i tregoj Profesorit cili je!”, çortova Preçin, të cilin e kisha Mik nga viti 1991.
Presidenti Mejdani iu drejtua Profesorit Klosi (meqë ishin kolegë e shokë): “Ka të drejtë Ibrahimi me këto ankesa e kritika? Vërtetë nuk po furnizohet UÇK-ja me armë e municion falas, siç kam urdhëruar në cilësi të Komandantit suprem?!” Profesori Klosi: “Kanë kundërshtuar kryeministri Nano dhe ministri i mbrojtjes Hajdaraga që ta zbatojnë urdhrin që ua kam përcjell. Kanë kërkuar urdhër me shkrim…” Presidenti: “Do të thotë, paska ndodh puçi dhe unë nuk jam informuar! Nuk jap dot urdhër me shkrim në këto rrethana, sepse u japim provë konkrete partnerëve që po na mbikëqyrin…”
Në mbrëmje na kishte caktuar pritje kryeministri Nano. Fatkeqësisht nuk munda të marrë pjesë, sepse m’u desht të fluturoja për Cyrih, bashkë me ushtarakun Bashkim Kalaveshi, dhe prej atje në Hong Kong, e prej andej për Peking…
Fatkeqësisht Profesori Klosi në shumë intervista televizive është zgërdhirë për atë angazhim timin, sikur unë isha një fantazist i madh, për të sjell armë edhe nga Kina. Ky lloj denigrimi që po më bënë mund të keqkuptohet se ai ishte mercenar dhe i kapur nga komplotisti Xhavit Haliti, meqë denigrimin tim e bënte në raste kur Klosi glorifikonte Xhavitin. Përherë kam ndie keqardhje për këtë katandisje të Profesorit Klosi, për të cilin kam pasur respekt, sepse sa herë që kishim pengesa e vështirësi edhe ne të “krahut” kundër komplotistit Xhavit Haliti, na ndihmonte, bile edhe angazhohej që të mos plasnin konfliktet eksplozive mes nesh.
Edhe pse mund që nuk është rendi dhe vendi, po shpreh edhe hidhërimin, përse Profesori Klosi nuk është angazhuar për të zbardhur vrasjet e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës (më 9 maj 1998, në Qafë Mali në Tropojë), meqë i pranishëm në atë krim ka qenë të paktën edhe një oficer i SHISH-ti!
[vijon / Ibrahim Kelmendi]
Një intervistë që plotëson informacionin për këto zhvillime:

ANA TJETER E HASAN KALESHIT ose kush ishte Hasan Kaleshi ?

2

Nga Fahri Xharra

Hasan Kaleshi thotë se teza që Ilirët kanë qenë të parët e shqiptarëve duhet parë me rezerva dhe këtë e argumenton me atë që shqiptarët nuk kanë pasur një traditë shteti dhe një trashëgimi kulturore të mirëfilltë; në lidhje me historinë e Ilirisë nuk ka legjenda dhe epope e epika popullore; nuk është gjetur një mbishkrim i vetëm i shkruar në gjuhën ilire dhe nuk kemi një organizim të kishës ilire (KALESHİ,Hasan, “Türkler’in Balkanlar’a Girişi ve İslâmlaştırılma Arnavud halkının etnik ve milli varlığının korunmasının sebepleri”, Tarih Enstitüsü Dergisi, sayı:X-XI, sene:1979-1980, Edebiyat Fakültesi Matbaası, İstanbul, 1981,177-194.
Cili na ishte Hasan Kaleshi ? Hasan Kaleshi lindi më 7 mars 1922 në fshatin Sërbicë të Kërçovës dhe vdiq më 19 korrik 1976 ishte historian, etnograf, orientalist shqiptar. Hasan Kaleshi mësimet e para i mori nga babai Ahmed Kaleshi, i cili ishte një hoxhë me autoritet i asaj ane. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjashtë klasë në medresenë e madhe “Mbreti Aleksandër” në Shkup dhe dy klasë në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë. Më 1951 diplomoi në Degën e Orientalistikës në Universitetin e Beogradit, kurse më 1960 përfundoi disertacionin e doktoratës me titull “Najstariji vakufski dokumenti iz Makedonije na arapskom jeziku” (Dokumentet më të vjetra të vakëfeve të Maqedonisë në gjuhën arabe) në Fakultetin Filozofik në Beograd.)
“Këtyre ditëve më ra në dorë një shkrim shkencor me titull “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, i autorit Hasan Kaleshi. Sipas informacione që kam, shkrimi pritet të botohet në numrin e ardhshëm të revistës “Përpjekja” në Tiranë dhe në revistën “Edukata Islame” në Prishtinë. Edhe pse kisha dëgjuar më herët për Kaleshin, por gjatë hulumtimeve të mia të këtyre ditëve, mësova se ‘shkencëtarët’ e ‘kulturologët’ folkloristë shqiptarë nuk e paskëshin pasur për qefi atë dhe e paskëshin linçuar me lloj-lloj akuza e shpifje. Po ja që gjeneratat tona, të cilët pak a shumë kemi nuhatur metodologjinë moderne shkencore dhe kemi arritur të shporrim nga mendjet subjektivizmin dhe argumentet ‘shkencore’ me zana malesh, po e ndajmë shapin prej sheqerit dhe po shohim se vërtetë kush qe shkencëtar e kush sharlatanë, që na është ekspozuar si shkencëtar – shkruan Merxhan ADEMI “
….mësova se ‘shkencëtarët’ e ‘kulturologët’ folkloristë shqiptarë nuk e paskëshin pasur për qefi atë ( Hasanin, pra ) ankohet Merxhani.Sigurisht që jo, sigurisht që askush nuk e ka pasur për qefi, sepse ka shkruar me diktat. Ne shkrimin e tij thot : “Kaleshi shkrimin e tij e fillon me një kritikë të thukt për historiografinë shqiptare të cilën e akuzon si jo serioze që ka futur shprehje të panjohura për terminologjinë shkencore, siç janë ‘turqit e tërbuar”, “hordhitë turke”, “aziatikët turq”, “barbarët”. Më tutje ai vë në pah se si albanologjia shqiptare i promovon veprat ‘atdhetare’ të disa aktivistëve të dyshimtë të Periudhës së Rilindjes Kombëtare e në anën tjetër me qëllim i heshtë shumë personalitete të dobishme të kombit shqiptar që krijuan në gjuhën shqipe me alfabet arab ose në gjuhët orientale.”
Pra dredhia turkofile e përkrahur nga qarqet e larta serbe ka filluar që moti. E kjo që pe jetojmë sot është vetëm se një vazhdim i një urdhërim i cili nuk kishte përfunduar.
Hasan Kaleshi në këtë shkrim nuk mëton të arsyetojë pushtimin e tokave shqiptare nga turqit e as islamizimin e shqiptarëve, por argumenton se si ardhja e turqve në Ballkan ndaloi procesin e sllavizimit, latinizimit dhe greqizimit të shqiptarëve dhe sesi shqiptarët në Perandorinë Osmane u forcuan, u zgjeruan dhe i sunduan popujt tjerë të Ballkanit.
Duhet theksuar se shkrimi në fjalë * JA SESI TURQIA E SHQIPTARIZOI KOSOVËN * është përkthyer nga gjuha turke dhe një shkrim me të njëjtat teza ekziston edhe në gjuhën gjermane, i cili është cituar shumë herë nga O. J. Schmit, N. Clayer, N. Malcolm, P. Bartl e shumë studiues të tjerë. https://orientalizmi.wordpress.com/tag/hasan-kaleshi/ .
Vazhdimësia e kaleshave shihet edhe nga ; “Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane.
Doktori i Historisë, Bexheti, ndër të tjerash ka thënë se Kosova ia ka parë hairin më tepër osmanlinjve se disa shteteve tjera dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse e pranojmë këtë fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm, “Shtohet pyetja a u zgjeruan territoret shqiptare me ardhjen e osmanlinjve ne Shqipëri? Ka teza të ndryshme të ngritura nga historianë vendorë dhe botërorë, të tillë si Hasan Kaleshi, i cili thotë se ‘shqiptarët ia kanë parë hairin turqve, se u zgjeruan me territore’. Kjo nuk ka asgjë të keqe të thuhet, pasi çdo shtet zgjerohet dhe tkurret. Pse duhet ta kemi këtë breng. Hungaria ka humbur dy të tretat e territorit – territor sa dy Kosova i kanë mbetur Serbisë dhe po aq Rumanisë, ndërsa një territor i ka mbetur Sllovakisë”, ka thënë ai.
“Në kohën që po finalizohej pushtimi turk i Ballkanit, populli shqiptar ndodhej para sprovës më të rëndë historike, pra rrezikonte të asimilohej i tëri.” shkruan Kaleshi.
(Në vitin vijues, 1952, autori ynë, në revistën e lartpërmendur do të botojë edhe gjashtë studime (dy prej të cilave si bashkautor me Hilmi Thaçin). Le t’i përmendim radhazi: “Pak fjalë mbi botimet tona”, “Dr. Henrik Barić, Mbi origjinën e gjuhës shqipe”, (me H. Thaçin) “Fjaluer serbokroatisht-shqip”, “Henrik Barić, Ilyrico-Albanica”, “Me rastin e përkthimit të Kunorës së maleve” dhe “Dr. Henrik Barić, Bolla Hysein aga” (me H. Thaçin) .
Në vitin 1953 dr. Kaleshi boton tri punime (dy prej tyre si bashkautor me Hilmi Thaçin): “Ivo Andrić i njegova dela, predgovor zbrici pripovedaka” (me H. Thaçin), “Ivo Andrić, Tregime të zgjedhuna” (me H. Thaçin) dhe “I mjeri Nasradin”.)
(Në periudhën mes viteve 1956-1965 prof. Kaleshi boton nga një punim në vit. Arsyeja e numrit të kufizuar të punimeve rrjedh me gjasë nga angazhimet e tij të shumta për pjesëmarrje nëpër konferenca e simpoziume shkencore nëpër qendrat më të njohura evropiane. Gjithashtu, kjo ishte periudha kur ai punonte inetnsivisht në projektin e tij jetësor, tezën e tij të doktoratës, të cilën e mbrojti me sukses në Beograd në vitin 1960. )
(Në vitin 1960 dr. Kaleshi boton një punim me titull: “Nji prizrenas që ka shkrue në gjuhën arabishte”.
“Në vitin 1961, në revistën Përparimi autori boton një vështrim të vlefshëm historik që mban titullin: “Shënime nga e kalumja e Prizrenit gjatë periodës turke”.
Autori, në këtë punim të tij, fillimisht ofron të dhëna historike për çlirimin e Prizrenit, ku si datë definitive jep 21 qershorin 1455. Duke u bazuar në vakufname dhe sallname të ndryshme, autori ofron shënime të shumta mbi sanxhakun e Prizrenit, mbi ekonominë, tregtinë, zejet si dhe popullsinë që banonte në atë trevë. Edhe këtë punim, autori e pasuroi me sqarime të duhura për një varg termash që janë të domosdoshme për kuptimin e tekstit në tërësi.
Në vitin 1962, dr. Kaleshi paraqitet para opinionit të kohës me një tjetër kontribut, me titull: “Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda” (Prizreni si qendër kulturore gjatë periudhës së Perandorisë Osmane).
Në këtë punim të tij, autori vë në pah faktin se Prizreni pos që ishte i njohur si ‘djep i poetëve’, ka qenë gjithashtu edhe një qendër e rëndësishme kulturore gjatë pothuaj tërë periudhës së Perandorisë Osmane, pra rreth 450 vjet.
Autori këtu thekson se që nga viti 1455 e deri më 1912 Prizreni ishte një qendër e rëndësishme administrative, qendër e sanxhakbeut, e një herë madje edhe qendër e vilajetit (1868-1875). Autori përshkruan trashëgiminë kulturore-historike dhe atë fetare të Prizrenit, si: xhamitë, medresetë, bibliotekat, teqetë, hanet, mejtepet dhe institucionet e tjera kulturore. (Ky artikull është botuar në revistën “Hikmet”, nr. 5, Praneverë, Prishtinë 2014, organ i “Institutit për shkencat humane – Ibni Sina”. nga Jahja Hondozi )
Në shkrimin “ Kaleshi, ndriçuesi i figurave kombëtare” (Avzi MUSTAFA, Shkup ) shkruhet: “Hasan Kaleshi, një dijetar orientalist me merita të veçanta, që u ka dhënë shumë shkencave historike dhe filologjike. Nëpërmjet studimeve dhe përkthimeve të materialeve arkivore, sidomos të përkthimeve nga osmanishtja, ai ka lënë një thesar të çmuar e të pasur dokumentar e historik për ndriçimin e figurave dhe ngjarjeve të periudhës mesjetare të kohës osmane në trojet tona.”
Shkrimi vazhdon : “Në bazë të burime turko-osmane nga trevat e Maqedonisë së sotme, dr. Hasan Kaleshi na jep të dhëna për një shkrimtar të vjetër të lindur në Tetovë me emrin Suxhudi. Për këtë personalitet, pas konsultimeve mbi prejardhjen e tij, ai na jep të dhëna mbi profesionin dhe punësimin e tij si regjistrues dokumentesh në kohën e Sulltan Selimit dhe, më vonë, në kohën e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, por edhe punësimin e tij si kadi në Prizren. Për këtë personalitet, në bazë të dhënave që na i prezanton, Hasan Kaleshi thotë: “Ky është shquar edhe si poet me divanin e tij, ku në poezi dhe në prozë të rimuar i këndon sundimit të Sulltan Selimit I, të shkruar në veprën e titulluar “Selim-name” “
Po , sa i madh ishte roli i Hasan Kaleshit në zbërthimin e historisë shqiptare?
Hasan Kaleshi: Shqiptarët do zhdukeshin po mos vinin osmanlijtë Në punimin e tij shkencor me temë “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, profesor Hasan Kaleshi ka thënë se pushtimi i Ballkanit nga osmanlinjtë ka ndalur zgjerimin e popujve sllav dhe atij grek. Në anën tjetër ka mbrojtur popullin shqiptar nga zhdukja dhe humbja e traditave të veta.”
Me sa dhëmbsuri që flet për të kaluarën shqiptare! ( 120715 )
12, 07,15 Gjakovë

Mero Baze, e mbronë Hashim Thaçin!

5
Idriz MorinaNga: Idriz Morina, kryeredaktor i Bota sot

Gjaku nuk mund të lahet me para Mero Baze!

Ministri i Luftës Ahmet Krasniqi, si civil, në luftë dhe i vrarë

Prokuroria e Gjykatës speciale në Hagë ka njoftuar se do të ketë 327 dëshmitarë në gjykimin e ish-komandantit të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe tre të bashkakuzuarve të tjerë.

Sipas informacioneve të besueshme ndërkombëtare të gazetës “Bota sot”, shumica absolute e tyre janë shqiptarë, kryesisht prej tyre për viktimat e vrasjeve politike.

Pretendimet e ngritura nga Mero Baze, dhe kolegë të tjerë, më shumë bëhen për qëllime komerciale të tyre, dhe si pjesë e strategjisë mbrojtëse të të akuzuarve nga gjykata speciale.

Po ashtu këta ndodhen në këtë përpjekje, gazetarë si Mero Baze dhe të tjerë, meqë sot, në një mënyrë direkte apo indirekte janë pjesë e ekipit mbrojtës të Thaçit dhe të grupit të tij, për shkak se dikur ishin kontribuuesit apo kundërshtarët më të mëdhenj të Thaçit. Prandaj, tash janë më agresivë se të gjithë, madje se edhe familjarët e këtyre të arrestuarve.

Viktima të vendimeve të Thaçit janë shqiptarë

Madje Mero Baze në shkrimin e tij mbrojtës për Thaçin, nuk e thotë asnjë fjalë për vrasjet politike, përkundrazi mundohet ta paraqesë si një patriot të madh, që po viktimizohet nga Serbia, dhe në nëntekst nga shqiptarë të komprometuar.

Një kopje të listës që kishte 101 emra shqiptarësh në krye me Presidentin Rugova për tu likuiduar, e ka botuar gazeta “Rilindja” në Shqipëri. Në krye të saj ishte presidenti Ibrahim Rugova. Vetë Mero Baze, e ka ngritur në lartësitë më të mëdha Ibrahim Rugovën, si politikan, ndërsa ky ishte caku kryesor i sulmit të Hashim Thaçit dhe klanit të tij.

Në pamundësi të asgjësimit të tij si njeri dhe si politikan, u vranë shumë bashkëpunëtorë të Rugovës për vite të tëra, u keqtrajtuan, kërcënuan, shantazhuan, u përndoqën, u izoluan dhe madje u lanë pa bukë me vite!

Familja e kolonel Ahmet Krasniqit, e gazetarit Uka, familja e Ilir Konushecit, familja e Behajdin Hallaqit, familja Ramqaj, familja Maloku, familja Mustafa, familja Imeri, Kastrati, Dajaku, Manaj, Bytyçi, Rraci, Ajeti, Ukëhaxhaj (e Ademit), Popova, familja Zemaj, familja e komandant “Drinit” etj., atentatet si ndaj intelektualit të shquar Sabri Hamitit me plagosje të trefishtë nga “njeriu me leninkë”, pastaj ndaj Adem Salihajt, ndaj vëllezërve Geci në luftë e pas saj, … e deri tek familja Rugova, që mund të dëshmojë për kërcënimet që ua ka bërë Thaçi dhe grupi “ndërmarrja kriminale”, asnjë prej tyre nuk janë jo shqiptare dhe as nuk ishin njerëz të komprometuar nga regjimi i Serbisë.

Ndoshta ju Baze dhe të tjerët keni menduar se “gjaku mund të lahet me para”, dhe jeni mbështetës të kësaj vepre mbeturinë e sistemeve të komprometuara të drejtësisë së Mesjetës,

Sikurse që mund të dëshmojë edhe Albin Kurti së bashku me Glaukj Konjufcën, kur Hashim Thaçi duke shfrytëzuar aparatin shtetëror ndërtoi aktakuzë të rrejshme, se këta qëndronin prapa një përpjekje për vrasjen e tij dhe të shumë të tjerëve, për të cilën gjë pas publikimit të skandalit, është arrestuar së paku një agjent i AKI-së, për deklarime të rrejshme në gjykatë. Gjë të cilën, deklarimin e rrejshëm nën betim, e pat bërë edhe Hashim Thaçi.

Dëshmitarë kundër Hashimit edhe shokët e tij

Po ashtu edhe të shumë nga ata, që kanë mbledhë prova, madje edhe gazetarë ka në media që sot mbajnë hapur anën kinse të Thaçit, dhe që kanë dhënë dëshmi nëpër institucione të ndryshme për inkriminim të Thaçit apo edhe të tjerëve, madje shumë prej tyre edhe kanë dhënë fakte publike.

Pra, vetëm këto pak raste të përmendura mund ta çojnë numrin që qindra dëshmitarë, që të gjithë shqiptarë.

Edhe ti vet z.Baze ke thënë se Azem Syla, ka dashur vrasjen tënde në Rambuje. Azem Syla është daja i Hashim Thaçit, dhe përveç kësaj, ata ishin në krye të grupimit që akuzohet për vendimmarrje për likuidime.

Pra, ju që dikur keni bërë shkrime me fakte kundër, sot po përpiqeni ta mbroni Thaçin, por cila është fytyra juaj e vërtetë, tash që po e bëni këtë me shumë vonesë, madje pa treguar pendesë publike.

Nëse analizohet si tekst, dhe si informacion, kjo që shkruan Mero Baze, në pamfletin e tij, sigurisht të paguar tepër mirë, zbulohet kontradikta, madje ai ia ndërton një akuzë të re Hashim Thaçit.

“Si një Gjykatë e krijuar për të balancuar ndëshkimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ndaj ish- zyrtarëve Jugosllavë për krime lufte, Gjykata Speciale e Kosovës e krijuar nga vetë Hashim Thaçi, duket se nxitoi të hante kokën e themeluesit të saj”, shkruan Mero Baze.

Nuk mund të jetë një rrëshqitje gjuhësore, përkundrazi është një tekst argumentues i mbështetur në informacion. Derisa e komenton, përkatësisht vlerëson se gjykata speciale u krijua për të balancuar ndëshkimet që pat bërë Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për Ish-Jugosllavi, duke ndëshkuar tash drejtues të luftës apo udhëheqës të shtetit të Kosovës, ai më tej informon se po kjo gjykatë u krijua nga Hashim Thaçi: “Gjykata Speciale e Kosovës e krijuar nga vetë Hashim Thaçi”.

Pra, e para në këtë mesele dhe ankesë të Bazes dhe të tjerëve, askush tjetër nuk del fajtorë më shumë se sa vetë Thaçi, derisa ia njeh atij meritën absolute të krijimit të saj.

E dyta, meqë kjo gjykatë qenka në esencë antishqiptare, pse e krijoi Hashim Thaçi, edhe një instrument antishqiptarë!?

Pra, ju z.Baze po e njollosni Thaçin, edhe me një vepër antishqiptare!

Gjykata speciale është një shans për drejtësi për mijëra viktima qe 23 vjet të vrasjeve politike dhe të tjera. Është një shans për ta zbardhur fytyrën e tij, nëse e ka pas të tillë, edhe Hashim Thaçi me të tjerë!

________________

  • Dy-tre fjalë të portalit Drini. Mero (Baze), a mos të ka pas rrahur Milaim Zeka në Rambuje, që në atë kohë ishte i afërt me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën? A e ke dëgjuar a jo atë duke treguar se të ka rrahur… E ka thënë publikisht, i ftuar në studio! Ne nuk kemi se si ta dijmë me siguri ndodhinë, por ai e ka thënë publikisht dhe e ka pranuar se të ka rrahur në Rambuje. Secilit gazetar duhet ti vije keq nëse të ka rrahur, megjithëse ti nuk je e as që ke qenë ndonjë herë gazetar i vërtetë, pasi shpesh i ke dalur dhe i del përkrah krimit dhe atyre që mund të kenë bërë krime. 

Ngjashmëri telepatike…  Rilexime nostalgjike  

0

Legjenda: 1. Ballin e romanit “Ministria e dhëmbjes” 

Nga Bajram Sefaj , shkrimtar

Ngjashmëri telepatike…  

(Rastësi, asgjë tjetër!) 

Kush kë e kopjon a vjedh, apo krejt kjo, s’është gjë tjetër veç se një rastësi kozmike. Një koincidencë frapante nga ato që mund të ngjajnë shpesh edhe pavetëdije! Kur dy shkrimtarë ballkanas, në këtë rast, nga dy anë të botës, (njëri në Paris – tjetri në Amsterdam) rrahin të njëjtin tel! 

Derisa fragmenti, në vijim shkëputur nga një roman imi, me mallkimin e zi brenda tij, shkruar diku në Paris, shumë përpara së të botohet në gazetën Rilindja, në muajin shtator të vitit 1999, romani i shkëlqyeshëm me titull “Ministria e dhimbjes”, i shkrimtares nga Zagrebi, Dubravka Ugreshiq (tash jeton dhe krijon në Amsterdam të Holandës), është botuar shqip në vitin 2010.  

Është pak e besueshme që zonja Ugreshiq, të njoh gjuhën shqipe? Pak e besueshme kjo! 

Ja tregimi im: 

Bajram Sefaj 

“Mallkimi i zi” – (fragment romani), Rilindja, 11 shtator 1999, faqe 9. 

————————  

 (…) 

Marrësi: Fol, ore burrë i dheut, fol edhe pak! Vetëm edhe ndonjë fjalë! Ndonjë cikërrimë, imtësi! Ndonjë hijesë! Ndonjë sqarim! Ndonjë piketim! Ndonjë pikëllim! Ndonjë zbardhje! Ndonjë e të shtereshin burimet!, uji i kroit të shtertë!, mani në oborr mos të zëntë!, qershitë mos të çelshin lule!, hardhia e vreshtit t’u thaftë!, t’u thaftë gruri në arë!, mollë e kumbull, arrë e dardhë!, t’u kalltë mali!, bari i livadhit të madh t’u thaftë!, të ngordhshim macet nën sofër!, pulat t’i preftë dhelpra në kotec!, delet, lopët, mëshqerrat, qengjat, viçat, e krejt gjënë e gjallë, të imtë të trashë, t’i preftë në fyt bisha e çartur!, qentë t’u çarteshin e t’u tërbofshin!, dhitë mos të pjellshin kurrë!, të marrtë llave e minjve!, t’u shtofshin gjarpinjtë nën prag!, shtrigat të kapshin për veshi!, djallit e të birit m’i shkofsh në takim e në vallëzim!, shiu mos të rigoftë n’arë as në luadh!, të lushin vendi gurët e shtëpisë!, qyqja të këndoftë në hardhi!, nën çati!, mielli në magje t’u vaistë!, të marrtë erë djathi në tinar!, maza në kabliç t’u prishtë!, buklat ta prefshin udhën!, mbetsh pa derë e dritare!, mbetsh pa muzikë e dajre rrënjë veshi!, të zëntë ora e ligë!, të humbtë sahati i xhepit!, shkrepës as shpresë mos paç!, asnjë dritë mos të ndrittë!, mbetsh pa gojë!, pa fjalë!, zëri t’u shtertë!, mbetsh i shurdhër!, mbetsh belban!, mbetsh shurdhmemec e hajvan!, mbetsh pa rreze buzëqeshjeje për rreth buzëve!, fytyrës brisk mos i rafsh!, tesh e larë mos t’raftë në trup!, sall zdralli e erërat e këqija ta mbëltofshin trupin!, sifilizi të mbërtheftë!, fjetsh të madhën!, mos u gdhifsh!, damëll e majasil paç përditë!, u bëfsh impotent e as viagra mos të ndihmoftë hiç!, sidën e paç nafakë!, televizori të shtertë e të pëlcit siç pëlcet kokrra e kripës në gacë qarri!, librat t’i brefshin mijtë!, gazeta e ditës, e javës as e muajit mos të raft në dorë!, fletore mos pafsh!, as laps mos paç emrin me e shënua!, as një letër me e shkrue!, mos paç kujt me ia nis!, të resht borë erë e potere në oborr!, mbi çati e kulm të shtëpisë të shoqëroftë mizëri kallukanxhash!, hienat të bëfshin hyzmet!, makina të bllokoftë në vend, t’u shpofshin gomat e saj!, lugetërit i paç bashkudhëtarë!, t’u fiktë zjarri në oxhak!, oxhaku tym mos të nxjerrtë!, shkelsh zbathur nëpër cifla xhamash të thyer!, dhjefsh gozhdë e zhiletë bashkë!, thonjte t’u rritshin si kthetra!, luga t’u beftë thikë!, krimba e miza ngrenshin darkë bashkë me ty!, diaré e sifiliz i bash me për shëndet!, këmbët të mërdhifshin!, thonjtë e gishtave të rënçin!, të vrafshin këpucët në thembra!, thefsh qafën kulmeve të pingulta të shtëpive e godinave shumëkatëshe!, të pafshin Homeri e Borhesi bashkë!,  edhe ti i pafsh si të kanë parë ata ty!, dalsh në shëtitje vetëm natën!, krahanë shtrojë e mbulojë paç!, mos paç me çka e pret një tojë!, ta shoftë zoti hisen e diellit!, t’u këputshin të gjithë telat e telefonit…! (Përtej100 mallkime, secili më i sertë dhe më katil se shoqi!). A more vesh? 

Dhënësi i imagjinuar: !?! (Hiç). 

Marrësi: A more vesh ore pronar i zërit të keq. O kumtzi! Gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu… se me dogje e me poçe krejt! me copëtove!, me grive!, me bëre mallkimzi, he kuku për mua! (…). 

* 

Ja fragmenti i Dubravka Ugreshiq, nxjerrë nga romani i saj  “Ministria e dhimbjes”-  (përktheu nga origjinali, “Minisrtarstvo boli”, Ilira Ymeri – Shurbani, redaktore Evisa Ibro, Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë – 2010, faqe 250. 

(…)  

E kthyer nga një mur i padukshëm, përplasem me balle ritmikisht pas erës dhe flas. Nuk e besoj Zotin, nuk di asnjë lutje. E mbështjellë në erë, e bashkëngjitur në peizazh si  në fotografi  të vjetër panoramike, unë “mësuesja”, më e mira e brezit të vet, shqiptoj atë që njoh, litaninë time ballkanike. I përzë shpirtrat e këqij me mori fjalësh. Me ato tinguj thyej xhama të padukshëm, si Oskar Natzerathi. Nxjerr fjalë nga goja si sepja lëngun e saj. I dërgoj tingujt e mi pa marrës, si një letër tingëlluese në shishe. Era i përhap, i shoh fjalët e mia të fluturojnë në ajër. I ndjek ndërsa mbështillen në ajër në tuba të vegjël. Pasi kanë kryer një manovrim, tubat ngulen në pikiatë në murin e ujit. Shkrihen menjëherë, si Alka Setzer. Dhe kur tejzat e mia të zërit lodhën, kur era ma ka ngrirë ballin, e paqësuar, largohem nga plazhi. Pas meje nuk lë asnjë gjurmë. Vijat horizontale të Holandës, më bëjnë mirë si letra e vjetër thithëse e bankave të shkollës. Thithin gjithçka.  

*   

Qofsh i mallkuar në këtë dhe në atë botë! Të rëntë murtaja dhe të bëtë copë e thërrime! Mos e pafsh dritën e diellit! Të ngreshtin qentë! Të vrafshin zogjtë! Të humbtë vula! Ecsh zbathur mbi gjemba! U bëfsh më i hollë se peri dhe më i zi se kusia! T’u rrittë pelini në vend të borzilokut! Të përpiftë djalli! Të vjedhtë djalli bukën! Të djegtë djalli bukën! Të krrokatshin korbat në trup! T’u shkultë gjuha! T’u prishtë gjaku! Të trettë dhimbja! Të rënçin rrufetë e vetëtimat dhe të ndafshin në dysh! Të bëftë rrufeja shkrumb e hi! U endesh i verbër nëpër botë! Të kafshoftë gjarpri zemrën! Vuajtsh si krimbi nën lëkurë! Të marrtë uji i pisët! T’u qaftë zemra ne katërsh! Të rëntë një shigjetë! Mos e pafsh dritën e diellit! Mos e pafsh agimin e nesërm! Mbetsh vetëm! Mbetsh pa emër! T’u thaftë fara! U bëfsh memec! Mbetsh vetëm dhe i varfër! Të përpiftë gjarpri! Të asgjësoftë gjarpri! Të djegtë dielli! T’u bëftë sheqeri i hidhur! Mbetsh pa gojë! Mbetsh pa bukë e kripë! Të marrtë djalli! Të mallkoftë Zoti për gënjeshtrat e tua! Të dhentë Zoti atë që më dha mua!  T’i ktheftë deti kockat! T’u rrittë bari mbi kocka! Të zëntë tërbimi! Mos të pafsha bojën! U bëfsh i zi më sy të bardhë! U bëfsh pluhur e hi! Bëftë Zoti të të bien sytë dhe të mbetshin dy vrima në fytyrë! U bësh memec nga goja! Qofsh i mallkuar! Urinofsh gjak dhe zift! Të përpifshin morrat! Të trettë plaga e hapur! Të djegtë zjarri! Të marrtë uji! Të djegshin flakët! Qëndrofsh ulur në varr njëqind vjet dhe mos lëvizsh dot! Mos u martofsh! T’u zëntë fryma, të ngrënshmin krimbat, të vrafshin bretkosat! Mos t’u zëntë më emri në  gojë! U endesh i verbër nëpër rrugë! Mos e pafsh as diellin, as ditën! Zënç ndryshk! Të goditshin rrufe e vetëtima! Vdeksh çdo ditë! U zhytsh në llum! T’u bëftë fytyra e zezë! Mos paç pasardhës! Të fryftë uji! Lëpifsh hirin! U bëfsh gur! T’u bëftë zemra gur! Vdeksh në errësirë! Të humbtë shpirti! Të përpiftë errësira! Mos u ngopsh kurrë! Tu rrokullisftë kufoma nëpër rrugë! T’u ktheftë mbarësia në gjëmë! U tërheqsh zvarrë përtokë! U bëfsh memec! U bëfsh shurdh! Mbetsh pa gjë! T’u thafshin rrënjët! T’u prishtë qumështi i nënës! Të dalshin kockat mbi dhe! Të vrafshin ujqërit! Të përpifshin krimbat! Mos paç as shpirt as kthetra! Mos të paftë shpirt i gjallë! Mos e pafsh shtëpinë tende! Mbetsh pa shpirt! Paç kripën, por jo bukën! U nemitsh dy herë! U bëfsh prej guri dhe druri! T’u bëftë zemra gur! Të këndoftë qyqja mbi bokë! T’u zbardhshin sytë! Të vraftë e mira! Mos t’u dëgjoftë zëri! Të shurroftë thithëlopa në trup! Të zëntë gjumi dhe mos u zgjofsh më! Të vrafshin lotët e mi! T’u shofshin yjet! U endesh nëpër rrugë! Folsh me gishtërinj! Paç pleqëri të zezë! Edhe duke shkuar deri në Detin e bardhë, apo Detin e zi, mos pafsh as hair as fat! T’u bëftë gjuha memece, të zëntë zjarrmia dhe të djegtë gjuha! Të ndjektë mjerimi. (G errësim! Ndonjë rrezatim! Ndonjë kallëzim! Ndonjë kall…! 

Gjithsej 114 mallkime! 

Të njehme, të matura, e çmatura aq shumë! 

 (Dikur e diku, në Francën e vetmisë së madhe!)