Kreu Blog Faqe 1501

Bekë Berisha, Ilir Feratit: ”Ti po kandidon për kryetar të komunës, e 15 anëtarë i ke të punësuar”, ndërsa Iliri, Bekës,”je hajn…”

0

Bekë Berisha dhe Ilir Ferati

Bekë Berisha i AAK-së është përplasur ashpër në debat me Ilir Feratin e LDK-së duke i thënë se është hajn.

”Ti po kandidon për kryetar të komunës, e 15 anëtarë i ke të punësuar. Ti nuk je i urtë Ilir, sepse ti se ki lanë një drejtor me hy gjashtë muaj ditë në vend të punës duke e kërcënuar bashkë me këtë Hakiun”.

”Është gjallë njeri, e ka emrin Besart Dresha – gjashtë muaj nuk ka guxu me hy në vend të punës, e ka ushtru detyrën e tij në mënyrë private. Ti veç hajn je. Ti je hajn xheparosh. Unë nuk jam uzurpator, ti veç hajn je”. ka thënë Berisha.

Ferati i LDK-së i ka replikuar duke e quajtur hajn shumë të madh.

“Ti je hajn shumë i madh, ti uzurpon, për çka je kanë i dënum”, i ka thënë Ferati.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, po shprehet i bindur se do ta mposhtë Ilir Feratin e LDK-së, në garën e 14 nëntorit në balotazh.

Kjo sipas Berishës, meqë istogasit, janë të vendosur për ndryshim.

”Ky trend do të vazhdojë deri në balotazh, edhe jemi të bindur që do të mbërrijmë bashkë me qytetarin, atë kuotën e caktuar që me bo ndryshimin e madh në Istog edhe me bo punën”.

”Gjasat i kemi 100%, për të arritur 50% e një votë më shumë”.

”Ky ndryshim për qytetarët e Istogut është jetik, është i nevojshëm për shkak të moszhvillimit, për shkak të shumë problemeve, keqpërdorimeve, janë grumbullu të gjitha ato që tani një qytetar i Istogut edhe pse i vonuar në shumë aspekte, me bo ndryshimin tani”.

”Ka kaluar koha e bastioneve, e partive politike e llogarive. Qytetarët e Istogut janë pa ujë të gjithë. Ndryshimi i bie shumë gjëra të tjera. Më njerëzit nuk janë për partitë politike, janë për ndryshimin”.

Letra që Mit’hat Frashëri i dërgoi botuesit të revistës “The Neww Statesman”, më 25 shkurt 1921

Mit’hat Frashëri (1880 – 1949)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Nëntor 2021

Letra që Mit’hat Frashëri i dërgoi botuesit të revistës “The New Statesman” me 25 shkurt 1921: “…Te vetmet pasuri qe kishin shqiptaret ishin patriotizmi dhe mencuria e tyre …”

Revista “The New Statesman” ka botuar, me 5 mars 1921, në faqen n°641, letrën e atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, i njohur ndryshe me pseudonimin e Lumo Skëndos, në lidhje me njohjen e Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Njohja e Shqipërisë

Burimi : The New Statesman, 5 mars 1921, f.641

Botuesit të “The New Statesman” :

Zotëri, — Do të jem mirënjohës nëse gjeni hapësirë në faqen (revistën) tuaj për këtë letër, qëllimi i së cilës është të japë një ide të qartë të situatës aktuale në Shqipëri.

Qeveria e sotme e Shqipërisë, e cila në fakt ekziston prej një viti, u formua nga Kongresi i mbajtur në Lushnje, më 25 janar 1920. Në atë datë vendi ishte nën pushtimin e huaj : Shkodra ishte pushtuar nga trupat ndërkombëtare, ndërsa Korça ishte e pushtuar nga francezët dhe drejtohej nga një administratë franko-shqiptare; pjesa tjetër e vendit ishte pushtuar nga italianët dhe Vlora, Tepelena, Gjirokastra pretendoheshin nga ta si pronë e tyre. Në fillim shqiptarët nuk kishin as financa, as ushtri, as xhandarmëri; dhe nuk kishin as mbështetjen e ndonjë fuqie të huaj. Të vetmet pasuri që kishin ishin patriotizmi dhe mençuria e tyre. I gjithë vendi (territori) i vitit 1913 është aktualisht në duart e autoriteteve shqiptare; Shkodra, Korça, Gjirokastra, Tepelena dhe në fund Vlora janë nën udhëheqjen e Qeverisë Kombëtare. Sipas marrëveshjes së Tiranës, 2 gusht 1920, Italia ka tërhequr të gjitha pretendimet e saj ndaj Shqipërisë, duke njohur sovranitetin dhe pavarësinë e saj.

Burimi : The New Statesman, 5 mars 1921, f.641

Përpjekjet madhështore të shqiptarëve për lirinë e tyre gjetën një simpati të madhe në Lidhjen e Kombeve (Gjenevë), dhe Shqipëria, e gjykuar më pas se zotëronte të gjitha kualifikimet e nevojshme, u pranua në Lidhje (17 dhjetor 1920).

Si mirënjohje e punës së deritanishme për këtë popull të vogël pritet që të respektohen kufijtë e vitit 1913, kufij të cilët serbët i kanë shkelur që nga viti 1918 dhe brenda të cilëve gjatë gushtit dhe shtatorit të kaluar kanë shkatërruar 140 fshatra. Grekët gjithashtu kanë shkelur kufijtë në lindje të Korçës.

Për sa i përket njohjes zyrtare të qeverisë shqiptare, hezitimi i Fuqive për këtë çështje është i vështirë për t’u kuptuar, pasi Fuqitë e Mëdha dhe të Vogla e kanë njohur tashmë Shqipërinë në vitin 1913 dhe kanë pasur me të marrëdhënie të rregullta diplomatike nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të akredituar. Tani mbetet vetëm çështja e rifillimit të marrëdhënieve diplomatike që u ndërprenë gjatë luftës së madhe; ne shpresojmë që kjo të bëhet së shpejti. — I juaji, etj.,

Hotel Cecil, Londër

25 shkurt

Lumo SKENDO

Aurenc Bebja, Francë. Burimi i informacionit: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), linku:

Buxhetimi  i Kosovës edhe për Luginë, ishte domosdoshmëri e kohës

0

Shkruan: Refik HASANI

Më datën 29.10.2021,  kabineti qeveritar i Republikës së Kosovës ka miratuar, projektbuxhetin për vitin 2022, e në të cilin është planifikuar edhe vija buxhetor për krahinën shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Duhet përshëndetur, që për herë të parë kemi që nga viti 1999, që është buxhetuar me mbështetje për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, në shumë prej 2 milionë euro.

Kujtoj që Qeveria Kurti I, për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ndau gjysmë miloni euro e tani ka parapar edhe vij buxhetore të rregullt që ishte domosdoshmëri e kohës.

Edhe në takimin e pērbashkēt të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës do të duhej miratuar projekte e investime për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, dhe hapasira tjera shqiptare në Malë të Zi , Greqi, diasporë, etj

Është domosdoshmëri që edhe një konferencë e donatorëve të mbahet për këtë krahinë dhe të ndahen mjete për formimin e një Universiteti publik në Gjuhën shqipe, por dhe në Arsimin shqip gjitha nivelet, mbulimin e aktiviteteve dhe manifestimet kulturore, Rini dhe Sport, në Monumente të Trashigimisë kulturoro-historike furnizim më libra, në media të shkruara dhe lektronike, e të ngjashme, etj.

Jo vetëm Qeveria Kosovës, por mjete të rregullta buxhetore do të duhej të ndan edhe qeveria e Shqipërisë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Parlamenti i Kosovës dhe  Parlamenti i Shqipërisë,do të duhej formuar  në themelim e një  komisioni parlamentare të përbashkët për shqiptarët jashtë dy shteve dhe diasporë.

Republika e Kosovës do të duhej hapur zyrën  për Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë në kuadër të zyrës së Kryeministrisë të Republikës së Kosovës, kurse Republika e Shqipërisë do të duhej hapur  konzulatën në njërën nga tri qytetet e kësaj Krahine shqiptare.

Tirana dhe Prishtina, të koordinuara të ngrisnin e shtrojn në instanca më të larta të BE-ës dhe OKB-ës pasivizimin dhe diskriminimin duke paraqitur sakrificën e luftës UÇPMB-ës, zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit, dhe Referendumin e datë 1 e 2 marsit 1992.

Surse Prishtina zyrtare kërkohet të zbatoj rezolutën, për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë,sipas nr.04-R-011, datë  6 qershor 2013, miratuar nga Parlamenti i Kosovës, në këtë kuadër edhe të pajis me dokumenta gjithë qytetarët e asaj Krahine shqiptare. 

Të bashkohemi në Alternativen e re politike

0

Florim Zeqa  

Që nga paslufta, në Kosovë ka filluar rrënimi i së ardhmes në shtetin e lirë me vrasjen dhe eliminimin e intelektualëve dhe njerëzve me kredibilitet moral dhe njerëzor, i vazhduar në heshtje pas rishpalljes së pavavësisë së 17 shkurtit 2008, me rrënimin e vlerave të mirëfillta të lirisë, me uzurpimin e të gjitha institucioneve shtetërore dhe publike. Për të vazhduar më pas në mënyrë sistematike me injorimin dhe largimin nga skena politike të vlerave të mirëfillta intelektuale dhe njerëzore.

Rrënim sistematik i shtetit dhe vlerave njerëzore

Një dukuri e tillë ndodhi qeveri pas qeverie dhe vazhdon edhe në ditët e sotme, kur bëhen shkarkime (linçime) dhe emërime krejtësisht politike, sipas preferencave partiake, lidhjeve nepotike dhe korruptive, e jo sipas kriterit vlerësues të punës dhe kualiteteve njerëzore apo të përgatitjes profesionale të individit.

Përmasat rrënimit të shtetit janë në rritje këtyre viteve të fundit, ku si rezultat i kapjes së tmerrshme të shtetit nga grupet politike të interesit të lidhura me oligarkët e fuqishëm ekonomik, kemi degradim total të sistemit të drejtësisë, kur kjo e fundit, në vend që të vendosë drejtë dhe në dobi të palëve të dëmtuara, e merrë anën e parasë duke i shpallur të pafajshëm hajdutët dhe kriminelët, huliganët dhe vandalët, dhe jo vetëm kaq, ata më pas edhe shpërblehen me poste të larta shtetërore.

Para dite në gjykatë, pas dite në institucione

Kësisoji ata që deri dje i shinim në bankën e të akuzuarëve për vandalizëm dhe si rrënues të institucioneve, sot i shohim me majat e institucioneve të shtetit!

Por e keqja nuk merr fund këtu, si produkt i vetëdijës së ulët qytetare, pikërisht hajdutët, kriminelët dhe vandalistët dalin ndër më të votuarit në zgjedhjet nacionale dhe lokale!

Të gjithë prijësit e partive dhe nismave politike në Kosovë janë milionerë dhe supermilionerë që nuk e kanë hallin e shtetit e as të qytetarëve, por si të ngriten në poste shtetërore dhe si të pasurohen në mënyrë të paligjshme, si të punësojnë familjarë dhe militant partiakë nëpër institucione shtetërore.

Është sa e dhimbshme, po aq trishtuese të shohësh veprimtarë dhe atdhetarë të shquar të mërgatës të rreshtohen pas partive të dështuara dhe figurave të ricikluara politike, pas milionerëve dhe matrapazëve që u pasuaruan me paratë tona dhe djersën e qytetarëve të Kosovës.

Interesi personal e ka dëmtuar interesin e përgjithshëm

Shtrohet pyetja, çfarë po ndodhë me ne kështu, e jemi i njëjti popull, i cili përgjatë viteve ’90-ta, të okupimit klasik të Serbisë që nuk bënte gara për të përfituar, por bënim garë cili po bëjmë më shumë e më mirë për çlirimin e vendit dhe të mirën e qytetarë!?

Dominimi i personales në raport me interesin e përgjithshëm e ka rrënuar në themel bërthamën tonë shoqërore dhe kombëtare.

Vrapimi i politikanëve pas interesit personal, gjegjësisht tendenca e grabitjes së posteve shtetërore pa asnjë meritë dhe më pas zhvatja e buxhetit të shtetit pa asnjë mëshirë, ka bërë që të bie interesimi i qytetarëve për të ardhmën e tyre në shtetin për të cilin kanë pritur gjatë dhe sakrifikuar jashtëzakonisht shumë.

Ngulitja në mendjen e qytetarëve për largim nga vendi si i vetmin shpëtim nga rrënuesit e shtetit, e ka bërë akoma më të pashpresë dhe të pasigurtë të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Vërtetë, Republika e Kosovës është shndërruar në shtet pa përspektivë, ku rrënohet çdo vlerë dhe çdo shpresë për ardhmëri në këtë vend.

Politikanët e papërgjegjshëm, e të gjitha llojeve e ngjyrave janë përgjegjësit kryesor të mungesës së zhvillimit ekonomik, pabarazisë qytetare dhe drejtësisë selektive, ku të fortët e politikës gjithmonë ngadhnjejnë mbi ligjin dhe drejtësinë!

Kjo klasë politike, pa dallime pushtet dhe opozitë janë përgjegjës pse sot Kosova, vendi më i pasur në rajon nuk ka përspektivë të zhvillimit ekonomik, janë shkaktar të kaosit urbanistik, janë rrënues të sistemit shëndetësor dhe atij arsimor, e të mos flasim për kulturën, ku sot në vendin tonë më shumë dominojnë kulturat arabo-aziatike sesa ato kombëtare, më shumë dominon lakuriqëllëku sesa traditat kombëtare!

Politikanët e papërgjegjshëm janë bërë rrënuesit e shtetit, kurse qytetarët me përkrahje janë kthyer në ndihmës të tyre!

Alternativa e re politike e largon të keqën e madhe

Vetëm Alternativa e re politike mund ta shpëtoj vendin nga përbindëshat politik dhe uzurpatorët e shtetit në përgjithësi. Vetëm një Alternativë e re politike do ta nxjerrë Kosovën nga varfëria dhe do ta shpëtojë nga përbindëshat politikë.

Sa më parë që të bashkohemi në Alternativen e re politike, aq më e afërt do të jetë dita e ktheses së madhe dhe ndryshimeve pozitive në vendin tonë. Zgjatja e jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.

I mirëpres të gjithë ata që janë të gatshëm të rreshtohen vullnetarisht në Alternativën e re politike për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, pa llogaritur në interesa apo privilegje personale.

Të bashkohemi në Alternativen e re politike për ta dërguar në muzeun historik këtë klasë të konsumuar politike në pushtet dhe opozitë, për t’ia kthyer përfundimisht shpresën dhe dinjitetin qytetarit të vendit tonë, për ta ndarë së bashku të mirën dhe të keqën, gëzimin dhe pikëllimin me njëri-tjetrin në shtëpinë e përbashkët.

P.S.

Ky shkrim nuk ndërlidhet me situatën zgjedhore, por për qëllim ka sensibilizimin e opinionit publik për një rreshtim të ri politik pas zgjedhjeve të 14 nëntorit.

“Mërcenari” Anton Quni dhe komandantët milionerë

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
     Pas Plenumit të IV-të të PKJ, në ishullin Brione të Kroacisë, më  1965, u shtua numri i kadetëve ushtarakë si dhe të oficerëve shqiptarë në Akademinë Ushtarake. Sherbimi i tyre do të shtrihej në tërë Jugosllavinë e atëhershme. Shkuarjen në shkollat ushtarake, kuadrot atdhetarë, të inkuadruar në institucionet e kohës. Koha dëshmoi se ata, një ditë, do t`i duheshin Atdheut-Kosovë, në luftën për liri, në mbyllje të shekullit 20-të.
        Falsifikimi i porositur i historisë më të re të Kosovës
     Disa nga krerët politikë, të vetëquajtur “komandantë”, përtej dy dekadave, vazhdojnë ta mbajnë peng Kosovën. Ata, duke qenë pranë arkës shtetërore, financave, kanë porositur, stimuluar dhe sponzorizuar shkrimin dhe botimin e qindra librave, kryesisht, me falsifikime groteske të luftës së fundit në Kosovë. Duke qenë se pas shuarjes fizike të Presidentit Rugova, LDK-ja, përkatësisht, drejtuesit e saj, u kapën nga PDK-ja, PAN-i, të shantazhuar nga banda mafioze e SHIK-ut, nuk pati kundërshti të organizuar, të kësaj ploje katastrofale të historisë më të re të Kosovës.
     Për falsifikimin e historisë të Kosovës, ishte organizuar një armatë e tërë pseudo-intelektualësh, të instruktuar nga SHIK-u kriminal, nën mbikëqyerjen e drejtëpërdrejtë të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit me shokë. Sponzorizimi i madh në kohë e financa, që kanë bërë krerët politikë të së majtës ekstreme staliniste, të prirë nga PAN-i, për falsifikimin e historisë prgjatë tri dekadave të fundit, është bërë bllok i koracuar, në mbrojtje të tezës hashimiste se “historia nuk mund të rishkruhet!”
     Realisht, falsifikimin e historisë nuk e ka shpikur LPK-ja, me bishtrat e saj Hashimin, Kadriun dhe rrospihanë të tjerë, tashmë, “të dalë boje”, për krime dhe hajni. Por, është kopjuar nga banditët komunistë shqiptarë të Enver Hoxhës. Një seminar i përbotshëm, i organizuar në Durrës, me nismën e një historiani të shquar amarikano-kanadez, i mbështetur edhe nga historianë evropianë, ballkanikë e shqiptarë, me temën: “Në Shqipëri a kishte luftë çlirimtare apo qytetare?”
      Rishkrimi i historisë të Kosovës, domosdo e kohës 
     Pas debateve shterruese, rezultoi kjo e dyta, pra, “në Shqipëri ka pasur vetëm luftë civile, qytetare, sepse nuk u dëshmua asnjë betejë, e bërë në mes partizanëve të Enver Hoxhës, me pushtuesit italianë apo gjermanë”. Ndërkohë që studjuesi amerikano-kanadez numëroi dhjetra beteja, të zhvilluara ndërmjet partizanëve komunistë dhe nacionalistëve shqiptarë, të organizuar në “Ballin Kombëtar”, përkatësisht, të djathtës shqiptare. Lufta e përgjakshme qytetare në Shqipëri, u përmbyll me vrasje dhe ekzekutime, fillimisht, pa gjyq, pas luftës me gjyqe fiktive, të rrejshme të kundërhtarëve politikë.
     Pikërisht, atë të parën, pra, ekzekutimet politike i kopjoi banda-LPK-së, për ta marrë me dhunë pushtetin. Dhe, duke e përgjakur Kosovën, me gjakun e luftëtarëve të lirisë, ofikcerëve të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të veprimtarëve të LDK-së, gjithnjë, nën instruktimin fillestar të kuadrove sigurimsa të Enver Hoxhës, themelues të organizatës ilegale kriminale SHIK.
     Pjellë e keqe e kësaj organizate, ishte edhe Hashim Thaçi, i cili dinakërisht e poshtërsisht, depërtoi në strukturat partiake të LPK-së, për t`u infiltruar në pushtetin qendror të paslftës. Me propagandën e sforcuar partiake, Hashimi me shokë, synonte përvehtësimin e luftës së pabërë. Marrëzia dhe krimi eskaloi deri në atë masë, sa u bë ndarja fiktive e partive të luftës dhe të paqes. Pra, partitë që luftuan dhe ato që “bënë sehir”, që nuk luftuan. Dhe, çuditërisht, roli i tyre ishte i kundërt, sepse, pikërisht, krerët kryesorë të PDK-së, nuk kanë asnjë ditë stazh lufte, nuk ishin fare pjesë e luftës!
     Kjo e vërtetë absolute, ishte shqetësuese për Hashim Thaçin, tashmë, në cilësinë e presidentit të Republikës. Për ta kamufluar mosqenien pjesë e luftës, ndonëse, të paktën, në një rast, ka pranuar, madje publikisht, se “kam qenë larg frontit të luftës”, intensifikoi thirrjen se “historia nuk mund të rishkruhet!”
      Megjithatë, sllogani nuk mundi t`i rezistojë kohës, ashtu siç nuk arriti të mbijetojë gënjeshtra e madhe e bandës-komuniste të Enver Hoxhës dhe historia e re dhe ajo e sotmja, u rishkrua, pothuajse, tërësisht, duke lënë në harresë “heroizmin” fiktiv  të Hoxhës me shokë. Urtësia thotë se “e vërteta vonon, por nuk harron”. Dhe, kjo u lëndëzua me rishkrimin e historisë shqiptare, duke shpërfaqur vlerat e mirëfillta të ngjarjeve dhe të heronjëve, dikur të anatemuar dhe të përbaltur.
      Brrylizmi i dështuar i Hashimit, për ta përvehtësuar luftën
     Është ky makro-shqetësimi i Hashim Thaçit, i cili, me pretendimin për të hyrë në histori si “luftëtar”, deri edhe “realizues” i pavarësisë të Kosovës, në një debat parlamentar, u marros i tëri, duke bërë akuza shpifëse, qoftë edhe për Albin Kurtin, duke aluduar në lidhjet me sherbimet informative armike; Vjosë Osmanin, për babain e saj se, kinse, ka sherbyer në organet e Sigurimit jugosllav, ndërkohë që ai ishte i burgosur, si pjesë e strukturës së FARK-ut, në vitin 1991! Dhe, duke kulmuar me akuzën e vrazhdët, për komandantin e shquar, heroin e gjallë të Luftës së Kosharës, Anton Quni, se “ti ke qenë ushtar me pagesë, ke qenë mercenar!”
      Dihet se Anton Quni ishte në katërshën e parë të komandantëve luftëtarë në Kosharën heoike. Dhe, po të mos ishte Beteja ballore e Loxhës dhe Lufta frontale e Kosharës, emërtesa UÇK-e, nuk do të kishte mbulesë reale. Komandant Quni, qysh në rininë e tij ishte përcaktuar për profesionin e ushtarit. Siç ndodhte rëndom, me kuadrin ushtarak, pas përfundimit të Akademisë, emëroheshin larg Kosovës: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe gjetkë. Edhe martesat e djemëve të Kosovës, në të shumtën e rasteve, imponoheshin me vajza vendore, pra, atje ku sherbenin. Megjithatë, me mendje dhe zemër, ishin pjesë e Kosovës.
     Dhe, kjo u dëshmua sapo era e luftës u ndje në Kosovë. Djemtë e Kosovës, së bashku me familjet e tyre, u kthyen në Kosovë, me qëllim të sherbimit për Atdheun. Disa syrësh u burgosën, të tjerët, në grup, u përndoqën dhe, përkohësisht, morën rrugët e botës, në pritje të urdhërit për veprim. Dhe, thirrja e Atdheut i bashkoi në frontet e luftës për çlirim dhe liri. Dhe, krenarisht e vendosmërisht, luftuan. Disa ranë në fushë-beteja me armikun; ca të tjerë u plagosën; por, disa syrësh u ekzekutuan nga shqipfolës, hafije të pushtuesit. Dhe, kjo është më e rënda, që vazhdon të mos ndëshkohet. Përkundrazi, edhe pse janë duar-përgjakur, ata janë të lirë, gëzojnë favore e poste partiake e shtetërore!
       Ushtarakët luftëbërës të FARK-ut, fitimtarë moral e faktik të luftës
     Ushtarakët kishin strehim të përkohshëm në Evropë dhe gjetiu. U rrjeshtuan në luftë dhe vetëm tre muaj u trajtuan familjet e tyre, me nga 1.200 marka, nga Fondi shtetëror i 3 %-it, që mezi arrinin të paguanin qiratë e shtrenjta të banimit. Ndërkohë që “komandantët” e LPK-së, me shokë, bridhnin Evropës dhe Tiranës, të akomoduar në vilat e Bllokut të zi të Byroistëve, zhvatnin jo mijëshet, por milionat nga Fondi i 3 %-it dhe ai “Vendlindja thërret”, gjithnjë në emër të luftës. Por, kurrë nuk u përdorën për luftën!
     Tani, shtrohet pyetja: Kush ishin mërcenarë? Ushtarakët e karrierës, në frontet e luftës apo “komandantët”  “larg frontit të luftës”, bredharakë e intrigantë, deri te hartuesit e komunikatave shpifarake dhe bërës të listave vrastare, në emër të një SHTAB-i fantomë, përkatësisht, “komandantë” pa ushtarë.
     Përgjigja dinjitoze, meritore dhe proverbiale e Komandant Anton Qunit, e dhënë “komandantëve” “jallanë”, të rremë, në sallën e Parlamentit, se “do të qendroj në politikë, deri sa t`ju shoh prapa grilave”, ishte profetike. Dhe, kjo ndodhi, jo pse dëshironte Komandant Antoni, por pse krimet janë serike dhe faktike.
     Qenia e mëparshme e Komandant Anton Qunit, në krye të Ministrisë të Mbrojtjes, ishte sa profesionale, aq edhe simbolike. Është për keqardhje pse ky post duhej dorëzuar me ndërrimin e qeverive, sepse Lufta e Kosharës identifikohet me vet Ushtrinë Çlirimtare  të Kosovës. Megjithatë, fjalët fisnike të Komandant Antonit se “ushtrinë po e dorëzoj në duar të sigurta, mikut tim Armend Mehaj”, ishte garantuese e ngushëlluese, jo vetëm për miqtë numerikë të Komandantit, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë në Shqiptari.
     Komandanti markant i luftës për çlirim, dy dekada më parë, Anton Quni, dje ministër profesional i Mbrojtjes, sot kandidat i LDK-së, për të parë të komunës së Prizrenit, si gjithëherë, me integritet e dinjitoz, i gatshëm për t`i shërbyer komunitetit prizrenas dhe Kosovës.

?’????? ?? ????? ?????!

0
Çun Lajçi
Poezi
M’duket se asht kryeministër që mua s’me duhet, e atdheut po!
Ju mund t’mos e duroni as madhështinë as vogëlsinë e tij. Mund ta urreni por jo edhe t’flisni mbarë e mbrapsht vetëm pse keni averzion ndaj tij!
Ai s’iu prishë me Amerikën nëse ju jeni t’prisht!
Kurkush s’iu fajson pse egoja juej asht thurë gabim e s’duroni hije tjetër, diell tjetër, frymë tjetër, mendim tjetër, fjalë tjetër, e mbi t’gjitha guxim për veprim ndaj hajnit, mashtruesit, fajdexhiut, vrasesit, dhunuesit e shitësit t’atdheut!
Ai s’ban pazar me troje e me gurët e kufinit!
Ai s’i ka mbushë xhepat me shitëblembje!
Ai s’e don atdheun për lek!
Ndoshta s’derdhi gjak sa ju, por djersë ma shumë se ju po.
Atij mundësh me ia thye kokën n’gurët e kufinit, por gurët me i lëvizë si Ju jo!
Mos e shani kot ju që e keni për interes politik, se populli e din kush asht,e populli nuk shahet pse e don aq shumë!
M’duket se quhet Albin e m’duket se asht Kryeministër. Duroni se m’duket që ka me iu ra mirë edhe juve.
Mua jo!
Unë jam sot për nesër, por gjeneratat po vinë e atyne iu duhet ai, jo ju!

Ma kthe Varrin!

0
Shkruan : Refiqe R. Hamiti, Prishtinë
Nga paslufta në Kosovë, kaluan dy dekada.
Janë vrarë shumë aktivist dhe kontribues të mëdhenj të çështjes kombëtare të LDK.
Bashkëpuntor të afërt të Ibrahim Rgovës,njerëzit e shpirtit dhe të besës së Ibrahim Rugovës.
Dhembja ishte e madhe kur vraheshin ajka e patriotizmit dhe vetëdijës më të lart kombëtare. Çdo ditë,javë ,muaj, Dr: Ibrahim Rugova, cungohej nga krahët duke ia vrarë, derdh gjakun në tokë,tmerrshëm,bashkëaktivistave të tij,që Rugova kishte besë dhe amanete në realizimin e kauzës së tij të fuqishme për ta bërë Kosovën shtet të pavarur demokratik.
Pas vdekjes së Presidentit të moderuar shqiptar Ibrahim Rugova , e që ishte vdekje shumë e rëndë dhe e madhe për Kosovën, skenarët e banditave përbrenda LDK ,të shitur te SHIKU , me humbjen e Rugovës ,
filluan ta ngrisin kokën nga qepa e zezë dhe e mbërthyer për të gjallë të Rugovës, për me zënë vende dhe poste, në realizimin e argatllakut të marrë nga SHIK, për thyerjen përbrenda të veprimtarëve kombëtar të deriatëhershëm që i kishte Rugova në zemrën e tij , e të cilët ishin ,të pa zhytur dhe të pakorruptuar ndonjëherë në veprimtarin e tyre patriotike dhe kombëtare.
Nuk e di ku e kam lexuar, por po u’a rikujtojë lexues të mi, këtë thënjen që gjithë ma ” rresh”, trurin :
“Do të vie një kohë kur vrasësi nuk e din pse ka vrarë dhe i vrari nuk e di pse është vrarë”.
Andaj:
S’të shpëton syri e as mendja,as fati, e as kujtimi,as ai moment kur ti je ligshtue dhe ke veprue padrejt, e veprimet e tua të papeshuara për një të kaluar të hidhur ta qajnë shpirtin edhe sot.
Fraksionet ishin mollë sherri…
Partitë ishin mollë sherri në Kosovë…
Ne jemi rritur në luftë; e kemi parë luftën; kemi shpëtuar gjallë; i kemi parë vëllezërit tanë duke na i rrah shkau ,duke na i helmuar fëmijët e nxënësit nëpër shkolla, duke na i kthye ushtarët në arkivole të masakruar e vrarë , duke na e vrarë rinin për çdo ditë të zotit, neve asnjë dramë nuk na duket e madhe, më e madhe se drama që e kemi ndjerë dhe e kemi parë me sy dhe zemër gjatë luftes .
Këtij populli të harruar dhe të shtrirë për toke , asgjë, bash-bash asgjë nuk i duket interesant sot ,e as nuk e frikëson, nuk e tmerronë, e as nuk na zgjon prej gjumit që është gjysmë-vdekje, as frika e as vdekja.
E ne personazhet e përhershme në të parë dhe dëgjuar, të skandaleve shqiptare,që po na dalin nga nëntryeza tradhtit çdo ditë,
” po bëjmë gjum”, sepse kemi parë drama edhe më të mëdha. Kemi parë arrestime edhe më të mëdha. Kemi parë vdekje edhe më të mëdha. E kemi duruar shumë.
Ne s’dimë çka është Drejtësia, të cilën e ndajnë dhe bëjmë çfarë të duam me të, njerëzit e padrejtë dhe kriminelët, me nofka shqiptare ,e sa për këta të huajt edhe këta në bëfshin Drejtësi ,lirshëm mund të them se toka është katrore!?
Dramat që po vazhdojnë në Kosovë ,e që për regjisor kanë krerët politikë,këndej dhe andej kufirit shqiptaro-shqiptar,po kujtohet se sot ju ka ardhë dita, me i shërue profilet e tyre nga vetit e egra ,e të tmerrshme që i kanë atribue sa ishin shefa të krimeve të rënda që kanë ndodhë në Kosovë.
Shefat e krimeve me çdo kusht sot duken të butë, fragjil, të ndjeshëm, e jo qysh na kanë mësuar PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja ,neve popullin se shefat e shefave ishin ”Gestapo”,që syri vërr s’ju bën, a shkelin nëpër kufoma.
Gati arriti të na bind ”butësia” e shefit, ama e tradhtoi goja, gjuha që është armiku më i madh i njeriut, bash si Ram Marajn kur i gadiste, gaditun njerëzit, ren të LDK kishe është “zbulues special i leshit”. A keni harrue a jo?
-SOT:
Paradite pashë gazetarët , shokët e shoqet e mia, në homazhe, e ndezur qirinjë,të një të vrari në burg ,nga radhët e LVV, e ku m’u kujtua arkivoli.
Saherë është varrosur nga një i ri, vajzë e re , nga dhuna shqiptare tash ,(që nuk po vie prej serbëve) , por nga dora e vëllaut që mendon ndryshe ,etiketon ndryshe dhe vranë ndryshe , dheu përtrin dheun, ende pa i ra dheu fytyrës çunit apo goces ,ku dhuna ringjallet!
-MOTO:
”I thashë në gjumë Kryeministrit tim Albin Kurtit , se nëse do të pyeteshin këta (pleq të papërmirësueshëm, e të pa mëshirshëm të SHIKUT ),ne ende do të ishim duke ndezë qirinjë netëve pa gjumë, duke rivarrosur të rinjët dhunshëm, duke kujtuar se paqa është liri, duke të kujtuar ty se ti bën të pamunduren- të mundur ,e duke të të kujtuar ty se nga dituria, mudesh me kalue në harresë, (siç e dinë amerikanët) se paqe pa liri nuk ka, i ditur pa harruar diçka nuk ka, i fortë pa u ligshtuar ndonjëherë nuk ka ,sepse paqja është armëpushim,është papërmirësim, është e pa dhunë,e pa rivarrosje, e pa dashuri, e çka jo?
– LAJME:
Shëndet mendor ka, katarsisi të çmendur s’ka, nuk ka miratim por ka çmenduri.
Pjesëmarrja e zotit në aktin e krijimit,lulëzimit,rritjes, frytit dhe plakjes,e besojë se është fenomen botëror, këtë metafor e beson edhe Danillo Kishi.
Ligji për shëndet mendor, tani do ta kemi edhe në bulevardin ”Dëshmorët e kombit”, në Tiranë, nëpër të cilin Edi Rama ka vendosur të thej kufij ,e të krijojë aleanca,me ata që na kanë vrarë e sakatuar.
Sot,
Kemi një kryeministër të Shqipërisë, i rizgjedhur në mandatin e tretë qeverisës, që është shumë miqësor, e i afërm me Vuçiqin( ky ndjellës dhe gjakëpirës shqiptar ), dhe jopërfillës ndaj kosovarëve dhe Kosovës.
Ky Edi Rama, në vend qe të koordinon çdo veprim me Insitucionet e Kosovës, luan me ndjenjat dhe vuajtjet tona, faktorizon dhe rehabiliton Vuçiqin, hap rrugën e okupimit ekonomik të Shqipërisë dhe nga janari i vitit të ardhshëm sjellë Serbinë këmbëkryq në çdo pore të jetës shqiptare.
Kështu po thotë vet Edi Rama.
Ne Shqipëri, fatkeqësisht, mungojnë zërat e arsyes që të ndalin këtë bishë që do t’i kushtojë shtrejt popullit shqiptar dhe çështjes sonë kombëtare.Pra edhe këtu
do të thotë se paqa u takon dëshmorëve, jo njerëzve të gjallë.
‘Sado-kudo dikush do të përfitojë nga idea hyjnore e Edi Ramës: shqiptarët këmbëkryq do të sodisin femrat
kah kalojnë bulevardit, se për të meditur nuk meditojnë shqiptarët kur kufinjët e tyre shtramohen dhe derdhet leku”.
Ky shkrim i imi duhet të ketë një metaforë,mendojë, duhet të jetë ”pjesëmarrje të Zotit në aktin e krijimit të të mirës dhe të të keqes”.
-HARROVA:
Gati harrova me u rikthye te LDK , e këta LDK-istat e sotëm.
Por mu kujtuan vrasjet. E kush mund ti harrojë?
Të gjithë e dimë se gati për 1 dekad ,PDK dhe LDK kanë qeverisur bashkë.
Sa herë që PDK ia rrëzonte qeverin LDK, për me mbledh vota të majme këta të LDK thirreshin në patriotët e vrarë para dhe pas luftës.
Citojë: Sapo ta marrim qeverin do ti zbulojmë dhe do ti prangosim ,e ti qesim para derjtësisë vrasësit e Enver Malokut, Ahmet Krasniqit, Xhemail Mustafës, Tahir Zemajt , Sabahate Tolajt,Isuf Haklajt.
Një mik i imi ,ish gazetar nga radhët e LDK, i punësuar në një sektor të Ministrisë së Brenshme të RK.
Ai vet më ka treguar që Ministri Skender Hyseni e as ai Agim Veliu, kurrë ,as te dere s’ju ka shkue ,me i përshëndet,e lere më me u kërkue ndonjë letër apo dosje për të vrarët e pasluftes në Kosovë. Pra për me i hetue dhe me i zbulue vrasësit e njerërzve të mëdhenj duhet me qenë ”rrotë”, e jo kalavesh i rrushit të zi, (kush i ka lexuar shkrimet e mia e dinë se kënd e quaj unë rrush të zi),i cili vet ka pas dorë në udhërdhënje dhe përhapje markash dhe dollar,e po ta kryen punën e zbulimit dhe kundërzbulimit.
Si është e mundur një qeveritar udhërdhënës ta hetojë veten,kjo s’ka logjikë,por logjikë ka që ata për dy dekada, janë thirrë në emër të burrave të mëdhenjë që i ka pas Kosova ,e kanë blue vota me thas. Derisa u ra boja…
– KUJTOJË:
Albin, Glauk, Albulen, Xhelal…
E ju shokët dhe dashamirët e Astrit Deharit…
Astriti u vra dhunshëm në burgun e Kosovës duke u akuzuar padrejtësisht si terrorist.
Gjurmët e krimit nuk fshihen leht ,sepse unë ende besojë në gojdhënat e odave se gjaku nuk të lëshon kurrë.
Ato gjurmë nuk zhduken kurrë sepse dorasit dhe udhërdhënsit , logjikisht e kanë të vrarë shpirtin dhe trurin, me flijimin dhe dhunën që ia kan shkaktua Astritit studentit të mjekësisë.
Unë fare mirë e di që drejtësia në Kosovë është e mykur,e kalbur ,e t’kurrur me miliarda padrejtësi .
Unë e di që mashtrimet dhe premtimet nuk zgjasin gjithmonë!
Ashtu qysh e di ,që për flijimin e Bekim Berishes, Komandant Abejes një përgjegjësi të madhe e mban ai që është në Hagë ,ku gabimet e tij janë aq të mëdha sa s’po mundem, me ia kuptue peshën e barrës qysh e mbanë brenda shpirtit dhe njerëzores .
Ashtu qysh e di,që për vrasjen e Xhemajl Mustafës një përgjegjësi të madhe e ka Fadil Syleviqi (kishe i vdekur). E që edhe 500 milion dëshmi ti jep në Hag me fytyrë të kamuflluar, verdiktin e drejtësisë s’ka me pas qare pa e rrëfye,e me u zbulue nga vet miku i tij.
Ashu qysh e di që komandant Tahir Zemajn e kanë vra ” hijet e zeza “,nga Shqipëria me pagesë të majme nga sigurimci i kazinove në Zvicer.
Ashtu qysh e di që Kolonel Ahmet Krasniqin e ka vrarë Feriz Kërrnaja për një shumë parash nga plancat e hoteleve të Rognerit në Tiran.
Kam frikë se edhe vrasja makabre e dhunshme e Astritit ka me mbet veq premtim fushate sepse drejtësia e Kosovës fund e krye është e kapur nga njerëzit që kanë punuar “hon e donë “,për Serbi ,e tash për SHIK.
Vështirë është shumë, me u pastrue peshorja e drejtësisë sepse shumë polic ,prokurorë e gjykatës trupin e kanë nëpër Institucionet e Kosovës, a kokën u’a dirigjon e kaluara e tyre e tmerrshne dhe SHIK-u.
PS:
Unë në ora 20:00 ndeza qirinjë për shpirtin e bardhë dhe kombëtar të Astritit!
Paqja dhe mëshira e zotit i bëftë dritë Astritit!
Unë qirinjët i ndeza në ballkonin tim,por hoxha ma tërhoqi vëmendjen të respektojë rregullat sepse jam bërë e padisiplinuar.
Sidoqoftë faleminderit!

Kur e dëshiroja vdekjen, më shumë se sa që e doja jetën …!

0

Vërtetim i bastisjes, disa gjëra të konfiskuara (dhe 109 foto)

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Aleksander Vasiljević-ACA, ma përplasi para syve, letrën që ia kisha dhënë Sadik Blakajt!”, Drini.us, 5 Nëntor 2021 në rubrikën ”Dossier”
Nga Ditari im (8)

Kur vdekjen e dëshiroja më shumë se jetën

Gjendja ime shëndetësore mu keqësua shumë, pasi e mora vesh se letra ime paska shkua atje ku nuk duhet dhe çka paskna bërë unë. Thjesht, unë isha fajtor që Xhevati, Skënderi e ndoshta edhe dikush nga ish shokët e mi të studimeve burgoseshin.
-Tash po e kuptoj kush qenka Sadiku iu drejtova Aleksander Vasiljevićit. I pranoj të gjithat. Unë jam fajtor ndërsa Xhevati, baba i Xhevatit, Mustafa vetëm e kanë pritur Sadikun si mik shtëpie ndërsa ai ka shkelur mbi bukën e besën shqiptare, sepse në odë të burrave, nuk tradhtohet e as nuk prehen në besë burrat.
-Jo, Sadikut ia kemi zënë letrën tënde të cilën ai e kishte mëshefur. Ai nuk ka ka dhënë letrën tënde.
Aca, mundohej ta mbroj Sadikun që unë mos të dyshoj por më s`kishte se çka mëshifet. Sendet kishin dalur në ledinë.
Mu kujtuan edhe fjalët e Xhevatit 1*) i cili më kishte thënë:

-Sinan, Sadik Blakaj, ishte puntor i UDB-së. Xhaferi më ka thirrur e më ka treguar.


Me Tefik Ramadanin, furragjiun e bukëve të shishme, Doboj 1981

Në Kosovë, pas burgosjes së Behxhet Krasniqit, ishte përhap fjala, se shkaku im ëshë burgosur Beha (shkurt, për Behxhet). Beha është vëllai ivogël dhe i vetmi vëlla i Kolon. Ahmet Krasniqit.
Këto fjalë ia kish thënë Hida, gruaja e Aziz Zhilivodës, që ishte kusheriri i parë i Qerimit, babës së nuses time, Nexhës..
Nexha i kishte thënë:
-Nëse Sinani është spiun, dhe nëse shkaku i Sinanit është burgosur Beha, unë kam me u nda nga Sinani. Kjo mjegulli e ky dyshim ka zgjatur deri sa ka dalur Beha në gjykim dhe është dënuar nëse nuk gaboj me 2 vjet burgim të rëndë, por jo shkaku im por shkaku i tjetër kujt, më konkretisht shkaku i disa poezive që ia kishte dhënë Ismail Syla, ish ”këshilltari” i mëvonshëm i Hashim Thaçit.
Po nuk ishte vetëm Hida, gruaja e Azizit që i kishte folur Nexhës për gjoja gabimet e mia …. Flitej se gjoja Ahmet Krasniqit i paska thënë një shok shkolle që paska punua në SPB-në e Mitrivicës, aty ku Beha ishte i burgosur, se një djalë nga Suhareka ka folur diçka e …. Për këte Beha është burgosur Unë isha nga Rahoveci por edhe Ahmeti kish mendua deri sa u takuam dhe ai më kërkoi falje.
Por nuk vonoi shumë e Ahmeti erdhi në Kosovë (në Zhilivodë) dhe ne u takuam …. në korrik, në muajin e të korrave të grurit).


Gjithë ditën punuam bashkë, i bajtëm thasët me grurë, unë Ahmeti dhe Shefqeti, që fshinin grunin me maqinën DRESH të Xhemajlit të mixhës Musli.
Pas hëngrëm darkë e pim qaj, kur të gjithë mashkujt shkuan me fjetur, unë Ahmeti dhe Shefqeti ndejtëm gjithë natën duke biseduar për Demonstratat, për pasojat por edhe për gjendjen e përgjithme në ish RSFJ-në dhe forcën ushtarake të ish APJ-së. Behxheti, ishte në burg por Ahmeti vinte, së pakut 2 herë brenda vitit në Zhilivodë, për festa familjare, dasma e vdekje …

Pasi u mundua ta mbroj Sadik Blakajn dhe pa harruar Fadil Alinë , që ende ishte ushtar në Doboj, ai iku duke më lënë mua me një lëmsh që nuk dija me ia gjet fijen.

Këtu dua ta mbyll fejtonin për me e vazhdua njëherë tjetër për oficerët e ushtarët e tjerë shqiptarë e serb e malazezë. Njëri nga ta, malazez si kapiten kishte shërbye në kazermën e Pejës. Ai kur më takonte, më lypte cigare bozhur, duhan të cilin ma dërgonte Nexha nga Kosova. Më vonë, në Luftën e vitit 1992-1995 e kam parë në ktah me gjeneralin Ratko Mlladić.
Pas shërbimit ushtarak, kam qenë i obliguar dhe isha në Prishtinë, në Komandën e garnizonit, një ndërtesë e bukur afë Hotel Grandit dhe Shtëpisë së Rinisë ”Bora e Ramizi”. Nëse nuk gaboj, oficerin i sigurimit që më ka pritur dhe ka bisedua me mua e ka pasur emrin apo mbiemrin Deshishku.

Një nga shumë shkrime (e fejtone, në disa vazhdime) për Kolon. Ahmet Krasniqin
Për këto dhe të tjera, herave tjera.
Takimi me Ahmet Krasniqin,
Burgosja dhe gjykimi i Behxhet Krasniqit
Se si mbeta i papunë dhe shtëpinë e blerë, ma ndaluan të hyje …

Precesmbatës nga burgu i Prishtinës, 1981

Jetoja jetë ilegali deri më 1992, kur e lash Kosovës, pas zgjedhjeve të 24 majit 1992, ku edhe unë propozuar si deputet i Kuvendit por që nuk i mora votat e mjaftueshme.
Më 1991, fillova për herë të dytë të punoj në Gjimnazin ”17 Nëntori” në Malishevë, si mësues i letërsisë shqipe dhe me disa orë plotësues, gjuhë latine.

1*) Xhevati më mori në telefon diku rreth 1 muaj ose më shumë, para se të burgosem dhe biseduam bukur gjatë., Më së pari mora 1 telegram nga Xhevat Durmishi i cili dëshironte të flas me mua, urgjentisht. Shkova te komandanti a komandiri i çetës me telegram dhe kërkova që në ditën e caktuar duhet të dalë në qytet, më duhet leja të flas në telefon me Xhevatin. Atherë, nuk kishim telefona e por duhej shkua në postë dhe me prit radhën e kur të thërret personi i caktuar, puntori i postës tregonte se në cilën kabinë (dhoma të vogla ku nuk pengohej e dëgjohej nga të tjerët, ishin me numra) .
U përshëndetëm me Xhevatin. Më kishte marrë malli me ia dëgjua zërin Xhevatit. Ai mi kishte dërgua 500 dinar jugosllav që atij ia kishte dërgua Bali Dul, axha u vogël i Xhevatit që punonte në Valevë.
Ai më tha se ka folur me Xhaferin dhe se ai i ka tregua për Sadikun. ”Mysafirin që na kish qu Sinani, ishte njeri shumë i dyshimt dhe i rrezikshëm, njeri i UDB-së. Sadiku aso kohe kishte shkua në Gjermani për me i përcjell shqiptarët nëpër klube dhe atdhetarët si Jusuf Gërvalla etj.
Kjo ka bisedë është bërë me siguri, në fund të dhjetorit 1981, në janar ose shkurt 1992. Xhevati më ka thirrur nga Posta e Bihaqit kurse unë kam qenë në postën e Dobojit.
Dyshoj se biseda është përgjua e ndoshta edhe është inqizua e përkthye.
Kjo është e vërteta e ime, sa i përket LETRËS së Sadik Blakajt.
Po kjo nuk është e tëra. Është vetëm një pjesë nga një fragment ose libër që më vonë ngjarjet zhvillohen në Gjermani, Zvicërr, Belgjikë, e gjetu në Evropë, kryesisht në ndaljen e aktivitetit atdhetar të Jusuf Gërvallës, … dhe të bashkëpuntorëve më të ngushtë të Jusufit, Xhafer Durmishit, Faridin Tafallarit, në një anë dhe të Sadik Blakajt e Ibrahim Kelmendit, në anën tjetër dhe … Hysen Gegës.

Bastisja, vertetim

“ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ VRASËSIT TË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS (!?!)”
Publikuar më 02 korrik, 2007 në orën 19:12 ( ) Faridin Tafallari https://www.albaniapress.com/lajme/2410/%C3%87KA-PRET-IBRAHIM-KELMENDI-PSE-NUK-B%C3%8BN-KALLZIM-PENAL-NDAJ-VRAS%C3%8BSIT-T%C3%8B-JUSUF-E-BARDHOSH-G%C3%8BRVALL%C3%8BS-DHE-KADRI-ZEK%C3%8BS-.html
Faridin Tafallari “IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!???”, Albaniapress.com, 05 qershor, 2009 në orën 19:49
http://dosja-gervalla.blogspot.com/2012/03/faridin-tafallari-ibrahim-kelmendi-ka.html
Ibrahim Kelmendi: “E njoh vrasësin e Jusuf Gërvallës, jeton në një fshat të Suharekës – ja emri i tij”
NGA: P.R MË: 20 TETOR 2020 NË ORA: 14:54
https://www.botasot.info/lajme/1404279/ibrahim-kelmendi-e-njoh-vrasesin-e-jusuf-gervalles-jeton-ne-nje-fshat-te-suharekes-ndash-ja-emri-i-tij/
Ibrahim Kelmendi: Ja kush është i dyshuari për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës
NGA: P.R MË: 9 DHJETOR 2016 NË ORA: 09:17
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/620114/ibrahim-kelmendi-ja-kush-eshte-i-dyshuari-per-vrasjen-e-jusuf-e-bardhosh-gervalles-dhe-kadri-zekes/

Zdravko Mustaç: “Ibrahim Kelmendi – agjent i UDB-së me emrin “Sialica”,
sakte.net, informohu sakte dhe drejte

Ibrahim Kelmendi ka vazhduar polemikën në distancë me Riza Salihun pas akuzave të ndërsjella për përfshirje në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Më poshtë debati i postuar nga Ibrahim Kelmendi

REAGIMET E VONUARA TË RIZA SALIHUT DHE PËRGJIGJET

Zdravko Mustaç: Ibrahim Kelmendi – agjent i UDB-së me emrin “Sialica”


HASHIM THAÇI, I MUNGUARI I MADH I KOSOVËS-(Në njëvjetorin e burgosjes së Presidentit) ,Shkruan; Mr.Ismail Syla, këshilltar i Presidentit
NOVEMBER 4, 2021

HASHIM THAÇI, I MUNGUARI I MADH I KOSOVËS-(Në njëvjetorin e burgosjes së Presidentit) ,Shkruan; Mr.Ismail Syla, këshilltar i Presidentit

Kur fillova të punoj pa pagesë në gjimnazin ”17 Nëntori” në Malishevë, më 1991

Për fund:
Unë kam shkruajtur për Kolonel Ahmet Krasniqin, por lexuesit e Drinit nuk mund ti dërgoj vegzata pasi që ato janë botua herët e portalet i kanë hjekur.
Gjeta vetëm një, një kujtim për një përvjetor të Kolonelit, mikut tim:
”Në kujtim të Ministrit të Luftës, Kolonelit Ahmet Krasniqi!”
NGA: SINAN KASTRATI MË: 20 SHTATOR 2016 NË ORA: 22:01
https://www.botasot.info/opinione/579711/ne-kujtim-te-ministrit-te-luftes-kolonelit-ahmet-krasniqi/

Malmö, 5 nëntor 2021

Raporti i KE njësh me opozitën e Kosovës!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
Shefi i Bashkimit Evropian, (BE-së), Borell, doli bllof, me akuzën për ndërhyrjen e Policisë Speciale në Veriun e Mitrovicës. Me qortimin për Policinë e Kosovës, ai u vu në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve ordinierë, të cilët “u zunë me pelë për dore”, në makro-kontrabandën që bënin veriorët me jugorët shqiptarë. Një përkrahje zyrtare e dhënë nga shefi Borell, shumëfishoi sjelljen rrugaçërore e kriminale të serbëve në veri, të cilët zbatonin urdhërat e presidentit Vuçiq, për rezistencë të dhunëshme. Edhe mbështjetja e opozitarëve partiakë ishte, çuditërisht, e bollshme dhe në një linjë me Serbinë!
BE-ja bënë thirrje të përsëritura, për bërjen e menjëhershme të Vettingut gjithëpërfshirës në drejtësi. Madje, sjell si model Vettingun e Edvin Ramës në Shqipëri! Realisht, se si rezultoi Vettingu i Ramës, kishte parashikuar, saktësisht, Prof. Dr. Sali Berisha dhe opozita shqiptare. Largo, me seleksionim, kundërshtarët politikë, me motivacionin fiktiv, për përformancë të dobët profesionale ose “gjetjet” e sajuara korruptive. Përndryshe, asgjë nuk ka ndryshuar në “drejtësinë” shqiptare edhe pas Vettingut. Të gjitha gjyqet i fitojnë ata që paguajnë në rrugë korruptive. Janë shumë mijëra prona që kanë humbur dhe po humbasin shqiptarët e Kosovës, me veprimet korruptive e kriminale të drejtësisë shqiptare!
     E bëmë këtë parantezë, sa për t`i treguar BE-së, të rekomandojë një tjetër model Vettingu botëror dhe jo atë të hoshtaplerit, mashtruesit Edvin Rama, i cili rrënoi demokracinë plurale në Shqipëri dhe intrigon me ndërkombëtarët, për denigrimin, deri në shkatërrim, të kundërshtarëve politikë. Me keqardhje, ndërkombëtarët i kanë dhënë dhe vazhdojnë t`i japin mbështetje të bollshme, në misionin e tij errëtak, për pasurimin vetjak dhe të miqëve të tij oligarkë e kriminelë shqiptarë.
        Vettingu në Kosovë i domosdoshëm dhe tërësor
Raporti i Këshillit të Evropës, (KE), për Kosovën 2021, i cili është njëjtësuar me opozitën vendore, porositë diçka tjetër për Vettingun, ndryshe nga BE. Lidhur me Vettingun, “KE konstatoi se rivlerësimi i plotë dhe i njëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve, paraqet një burim shqetësimi serioz”!
Për këtë ka mospajtime në Kosovë: “Si presidente e vendit nuk pajtohem fare me këtë konstatim. Në fakt, mungesa e Vettingut do të ishte shqetësim serioz e jo përmbushja e këtij procesi”, – reagon presidentja Vjosë Osmani.
PRONTO-mafia ka mobilizuar argatët e saj në drejtësi: “Nuk i përgjigjemi qeverisë aktuale për Vettingun, pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve!” Një sjellje e tillë fletë shumë, sepse këta argatë, të cilët e kanë sjellur “drejtësinë” në Kosovë, në degradimin e sotëm mjeran, janë nën pushtetin e ish-pushtetarëve, ende të fuqishëm. Qëndrimi kontradiktor i KE, në raport me BE-në, po i favorizon sabotuesit e Vettingut, prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët, deri me tani, nuk kanë treguar as seriozitet dhe as gadishmëri bashkëpinimi me Ministrinë e Drejtësisë, lidhur me organizimin e Vettingut!
Sllogani alarmues i LVV se “Një njeriu s`i nënshtrohet  një popull”, i ekspozuar anekënd Kosovës, në hapësirat murale të dukshme, mbetet gjithnjë shqetësues, qoftë edhe tani, kur – ai njeri – është i neutralizuar dhe larg Kosovës. Strukturat mafioze të krimit dhe të hajnisë zyrtare, kanë depërtuar në çdo qelizë të shoqërisë sonë. Rrjedhimisht, edhe në sistemin e drejtësisë, duke e bllokuar atë tërësisht.
          Premtimet e bujëshme, veprimet e ngadalshme, dëmtojnë LVV
     LVV kishte premtuar në zhbllokimin e kësaj situate fatale për shoqërinë. Konstatimi i krimeve dhe të makro-hajnive, për dy dekada radhazi, kryesisht, nga partitë-banda të PAN-it, kishte pritshmëri të veprimit të shpejtë në opinion, që LVV do ta bëjë hapin e duhur, duke i vënë para përgjegjësisë kriminelët dhe hajdutët. Por, kjo as nuk ndodhi dhe as nuk po ndodhë! Madje, sfidimi i i kriminelëve dhe i hajnave është i organizuar, gjë që largon shpresën, për të realizuar premtimet, në një të ardhme të afërt. Dhe, kjo ka zvetnuar besimin në LVV, pse nuk u jep goditjen meritore mujëshorëve, përgjakës dhe rrënues të Kosovës tonë.
     Opinioni është praktik, kërkon zgjidhje, pa hyrë në pengesat faktike, sepse luftimi i krimit dhe të kriminelëve, qofshin të natyrës vrastare apo ekonomike, bëhet përmes prokurorëve dhe gjyqtarëve. Andaj, LVV, përkatësisht, qeveria aktuale, ngulmon në Vettingun e thellë, për hapjen rrugë të drejtësisë. Fundja, të plotësohet edhe kushti i sabotuesëve të drejtësisë, të djeshëm dhe të sotëm, duke u bërë pjesë e monitorimit të Vettingut edhe ndërkombëtarët.
     Por, paraprakisht, duhet të bindën ndërkombëtarët se Kosova është përgjakur dhe vjedhur, madje, jo vetëm nga Serbia fashizoide, por, edhe nga bastardët vendorë, hafije të Serbisë, në praninë e UNMIK-ut burokratik e sihirxhinj. Thënë troç, krimet janë parë, janë evidentuar, por janë heshtur sirtareve të policisë. Kjo heshtje e fshehje 20 vjeçare, po dëshmohet  edhe në procesin aktual, kundër disa të akuzuarëve në Hagë, për krime të luftës. Këtë habi po e shprehin edhe lukunia e avoketërve, zhvatës të miliona eurove të taksa-paguesëve  të lodhur kosovarë! Por, gjithnjë, duke i parë si krime të vjetëruara, që nuk mund të freskohen e dëshmohen pas dy dekadave! Megjithatë, kjo bie ndesh me maksimën juridike se “krimit nuk i skadon afati!”
     Për fund, LVV ka fituar bindshëm mandatin qeverisës, pikërisht, në saje të këtyre premtimeve, sa të nevojshme, aq edhe akute, për t`u plotësuar. Krerët e saj duhet “ta ulin hundën”, të pranojnë se bandat e krimit në Kosovë, janë krijuar gjatë luftës, janë forcuar dhe kanë vepruar e veprojnë përtej dy dekadave radhazi. Ato nuk mund të luftohen dhe, aq më pak të mundën, pa ndihmën e ndërkombëtarëve.
     LPK-istët e djeshëm, majtistët e sotëm PAN-istë, duhet t`i lënë përrallisjet se “ne e çliruam Kosovën, ndërsa ndërlkombëtarët vetëm na mbështetën!” Liria e Kosovës është vepër ekskluzive e ndërkombëtarëve, me “Apaçët” bombardues të saj. Qershori i vitit 1999, e gjeti Kosovën të shkretuar, të mundur, pa shpresë qendrese dhe çlirimi, me forcat vetanake të Kosovës. Përlavdërimet tjera, janë bruçkulla, pallavra. Megjithatë, kjo, assesi, nuk e zvetnon luftën heroike të luftëtarëve shqiptarë, edhe pse në raport të forcave të barabarta me armikun. Shpallja e pavarësisë të Kosovës, më 2008, duhej të ishte plotore, të paktën, në kufinjtë e saj të 1912-ës. Mjerisht, u bënë lojëra të pista, fort zhgënjyese. Dhe, jemi këtu ku jemi!
       BE të mos favorizojë Serbinë, në kërkesat çmendurake!
     Disa bastardë, për krimet e bëra gjatë dhe pas luftës, ndaj bashkëkombasëve të tyre, të shantazhuar nga Serbia, filluan pazaret konspirative, të cilat rezultuan me nënshkrimin e marrëveshjeve për Demarkacionin, Asociacionin, faljen e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, prona të qytetarëve vendorë dhe pasuri shoqërore. Dhe, tani, ndërkombëtarët, pasi realizuan faljen e 8.200 hektarëve tokë Malit të Zi, duan ta realizojnë Asociacionin, duke e bërë Serbinë hisedare në Kosovë. Dhe, krijimi i një “Republika Srbska” brenda Kosovës, në perspektivë të shkëputjes dhe të bashkimit me Serbinë.
     Ata, ndërkombëtarët, stopuan ndërtimin e auto-rrugës që ndërlidhë tri shtetet fqinjë: Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë, përkatësisht, Deçan-Plavë-Guci-Malësi e Mbishkodrës-Bregdeti Adriatik, një arterie sa interesante, aq edhe dobiprurëse, për të tri shtetet e cituara. Vazhdimi i ndërtimit kushtëzohet me zbatimin e një Marrëveshje, të bërë dhunshëm, nga një president i shantazhuar, në përpjekjen e tij të dështuar, për të shpëtuar nga akuza e rëndë të krimeve të luftës.
     E keqja e madhe e Kosovës është se asaj i mungon Institucioni i Përgjegjësisë, qoftë shtetërore dhe partiake, e cila do ta pamundësonte livadhisjen e tipit Hashim, i cili “lozi koçe” me të gjitha institucionet e vendit dhe vet popullin e Kosovës, duke ua lënë “këmbët e arushës në dorë”, qeverive pasuese!
     Habitë fakti se si ndërkombëtarët gatuan çorbën “Bosnjë” dhe, tani, një pishpirik bandit, Dodik, tallet me ata dhe kërcënon Evropën dhe botën, me Serbinë dhe Rusinë! Ky shembull tipik dhe unik, është mjaftueshëm bindës, se bota demokratike, përkatësisht, SHBA me aleatët e saj, shtetet e Quintit, duhet ta stopojnë Serbinë, në aventurat e saj të rrezikshme në Ballkan.
     Janë ekstrem të papranueshme thirrjet e fundit të përfaqësuesës evropiane, Viola von Cramon dhe të ambasadorit gjerman Joern Rohde, për zbatimin e Marrëveshjes për “pronat” e Manastirit të Deçanit. Në këtë rast veprohet sikur problemi i pronës kishtare, të jetë në pre histori dhe jo në dekadën e fundit të shekullit të kaluar!? Personalisht, jam dëshmitar okular, kur në hapësirën-qendër, brenda 12 hektarëshit, ishte pushimore pionierësh nga e gjithë Kosova, sipas një grafiku për shfrytëzim. Dhe, ne, nga shkollat e Istogut, bënim eskurzione të organizuara. Ajo ishte pronë shtetërore dhe nuk kishte asnjë qasje kisha serbe.
     Referimi se ratifikimin e Marrëveshjes në fjalë, e ka bërë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, është cinik dhe hiç valid. Në rastin konkret, nuk ka funksionuar asnjë segment i drejtësisë. Përkundrazi, drejtësia ishte e kapur nga individët dhe bandat, të cilat vrisnin e vidhnin shpengueshëm, sepse nuk guxonte kush t`i zbulonte, hetonte dhe ndëshkonte. Fundja, asnjë epoke, asnjë shteti nuk i kanë munguar banditët dhe tradhtarët. Atëherë, pse të jetë imune, përjashtuese Kosova.
     Mandati i afatizuar i Gjykatës Speciale, është kriminal
     Hashim Thaçi, dikur kryeministër, më vonë president, ka deklaruar se Gjykata Speciale është themeluar, për arsye të vrasjeve të dëshmitarëve në Kosovë. Ndërkohë që, dëshmitari, ndoshta i fundit, është vrarë dhe kallur në veturën e tij, në shkurtin e këtij moti, mandati i kësaj Gjykate kufizohet deri në mbylljen e vitit 2000!?
      Çfarë logjike sakatosëse dhe idioteske, e kufizon, në kohë, mandatin e kësaj Gjykate, si e vetmja shpresë, për ta shpëtuar popullin e Kosovës, nga banditër e banda vrastare e hajnore?! Është skajmërisht e habitshme, se si bota demokratike, pas atij intervenimi ushtarak, ndërhyrjes humanitare hyjnore, për ta shpëtuar një popull, në prag të shfarosjes, tani, shpërfaqë talljen dhe cinizmin grotesk, duke reduktuar në hiç, një drejtësi për viktimat, sa të pafajshme, aq edhe numerike në Kosovë!
     Pozitë dhe opozitë duhet të jenë njësh, në mendime dhe veprime, për t`i emërtuar fajtorët përgjegjës, qofshin individ apo grupe, arsyen e shkeljeve të rënda ligjore, penalizimin e tyre, duke pranuar se Gjykata Kushtetuese dhe vet Parlamenti i Kosovës, u janë nënshtruar individëve dhe grupeve prepotente, mujëshore, në marrjen e vendimeve fatale për Kosovën.
     Për ta konfirmuar këtë të vërtetë sipërore, të ftohen SHBA dhe shtetet e Quintit, t`i bëjnë analizat përkatëse, në ç`rrethana imponuese janë nënshkruar Marrëveshjet dhe janë ratifikuar nga Gjykata e Parlamenti, për Demarkacionin, Asociacionin, “pronësia” e Manastirit të Deçanit, “zgjedhja” banditeske e Hashimit president e deri tek pagesa e lobimit për ndarjen e Kosovës!!!

Bisedat me Shën Nënën Tereze

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Shënë Nënë Tereza: “E kam në zemër popullin tem Shqiptar”

Bisedat me Shën Nënën Tereze, DRITA, 2019; Conversazioni con Madre Teresa, Velar – Edizioni Dottrinari, 2021

(111 – vjetori i lindjes, pesë vjetori i shenjtërimit)

Gonxhe Bojaxhiu u lind në Shkup më 27 gusht 1910, atëherë kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës, nga prindërit shqiptarë katolikë Kolë Bojaxhiu dhe Drane, lindur Bernaj – Bojaxhiu, me prejardhje nga Prizreni dhe Novosella e Gjakovës.
Ajo është fryti më i bukur i krishterimit lashtësor dhe martir, prej kohës së Shën Palit dhe nxënësve të tij, në popullin tonë dikur ilir dhe arbëror, sot shqiptar.
Jemi ndër popujt e rrallë, që kemi “mozaikun e feve”, krishterimit dhe islamizmin, gjithnjë të hapur për dialog ndërfetar, duke jetuar dhe vepruar vëllazërisht dhe bashkarisht, si shqiptarë dhe besimtarë monoteistë, model për botën e sotme, me këtë vëllazëri të dyfishtë.

Pas 16 veprave kushtuar jetës dhe veprës së Shën Nënës Tereze, ja edhe botimi im i 17 -të, me titull ”E kam në zemër popullin tem Shqiptar”. Pse ky libër i ri për Shën Nënën Tereze?
Çka pashë, dëgjova, përjetova për së afërmi me Nënën Tereze, atë po ua dhuroj edhe juve, që të jeni disi “pjesëmarrës” në këtë risi dhe mrekulli të shekulli XX, edhe më tepër, të shumë shekujve, të njerëzimit dhe krishterimit.
Ky botim është shumë burimor, i rrallë, mjaft i dalluar, një lloj “Ungjilli sipas Nënës Tereze”, apo “Ungjiili i pestë”, sepse botohen si tërësi: 7 intervista të saja ekskluzive, 6 më mua dhe një me Mons. Nikollë Minit, pesë vizitat e saja në Kosovë (1970, 1978, 1980, 1982, 1986), fjala e rastit të Nënës Tereze nga “Katedra e Paqes” dhe përshtypjet, përjetimet, përvojat e mia me të gjatë gjithë këtyre viteve, 1969 – 1997.
Çfarë risie sjell ky libër? Atë që Shën Nëna Tereze ka thënë në kohë dhe në hapësira të ndryshme; atë që ajo na ka lënë si testament – amanet shpirtëror; atë që ajo ka dhënë e mbjellë në ndërgjegje, shpirt, mendje, zemër dhe në jetën tonë, që të jemi bijtë dhe bijat shpirtërore të Nënës sonë të madhe.
Prandaj, dëshira ime është kjo: mbarë populli Shqiptar, por edhe popujt dhe vendet tjera, që sa ajo ishte e gjallë dhe ndër ne, nuk kanë pasur mundësi ta shohin, dëgjonin, përjetonin për së afërmi, tani nëpërmjet teksteve, fotografive, dorëshkrimeve burimore, leximeve dhe meditimeve, ta njohim Shenjtëreshën e Jetës dhe të Dashurisë, Bijën, Motrën, Nënën tonë, tashmë edhe Nënën e mbarë njerëzimit, me këto synime dhe qëllime:
Për ta njohur atë si vërtet ishte dhe është, sidomos në lidhje me Popullin dhe Kishën tonë;
Për ta nderuar dhe falënderuar për dëshmi të mrekullueshme të historisë, lashtësisë, autoktonisë sonë ilire, arbërore dhe shqiptare, që na ngriti edhe ne në piedestalin e Nobelizmit dhe të Shenjtërisë; veçmas me ata të vuajtjes, pësimit, mjerimit, vetmisë, mungesës së kujdesit dhe të dashurisë;
Për ta dashur dhe imituar, në mirësi dhe dashuri, së paku në rrethe tona personale, familjare dhe shoqërore, apo si do të na thoshte ajo me gojën dhe zemrën e saj: “jepe pjesën më të mirë të vetvetes” dhe “vepra të vogla me dashuri të madhe”;

Për të krijuar kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë, shtylla këto pa të cilat jeta s’ka kuptim: “Pa dashuri dhe flijim, jeta s’ka kuptim”; “Veprat e dashurisë janë vepra të paqes”; “Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën”.
Për ta mësuar artin e jetës dhe të dashurisë, apo për t’i përngjarë Nënës së madhe, sipas parimi: “Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi edhe ne”.
Për t’iu lutur dhe kërkuar ndihmën dhe ndërmjetësimin e saj te Zoti, për të tashmen dhe të ardhmen tonë sa më të mirë dhe të lumtur.
Me një fjalë: unë atë po ia kthej Kishës dhe Popullit tonë Shqiptar,  në një mënyrë edhe mbarë Kishës katolike dhe botës, sidomos të varfërve ndër më të varfër, të gërbulurve, atyre që janë në buzë të vdekjes, “Nënën time Tereze” duke e paraqitur dhe mishëruar në fjalë, porosi, takime, afrime, bashkime, mendime, porosi, fotografi, dorëshkrime, që çdo njeri i mendjes së hapur, zemrës së mirë, në Shenjtëreshën tonë ta ketë një model jete dhe veprimi, një frymëzim feje dhe dashuri, një ndërmjetëse të fortë dhe të dashur për hapat tanë jetësor në të tashmen dhe në të ardhmen.
Kjo trashëgimi, dhuratë, si shpërblim flijimi dhe martirizimi shekullor, si dëshmi e krishterimit ndër ne, të Ungjillit dhe traditës tonë, duhet gjithnjë të përkujtohet dhe kurrë mos të harrohet.

Risitë e jetës dhe veprës së Nënës Tereze

Nënë e dashurisë universale, si është Zoti krijues dhe shpëtimtar i çdo njeriut; si është jeta, dhuratë dhe mundësi për çdo njeri; si është dashuri, burimi gëzimi, lumturie dhe pavdekësie, amshimi.
Gjithnjë kam studiuar dhe hulumtuar për rrënjët, burimin, zanafillën e këtij përkushtime dhe dashurie kaq prekëse dhe tërheqëse për mbarë botën. Përfundimi im është ky: janë dy burime unike që e kanë përgatitur dhe dhuruar atë gjithë botës:
• tradita dhe përvoja kombëtare ilire, arbërore dhe shqiptare, që mbështetet në këtë parime të shenjta dhe domethënëse: “Bukë, krip dhe zemër”, dhe: “Shtëpia është e Zotit dhe mysafirit”;” Mirë së të ka pru Zoti!”…
• si dhe përvoja dhe jeta e dashurisë së krishterë në familje dhe në bashkësi famullitare, kur Jezusi identifikohet me çdo njeri: “Çka do bëtë për njërin ndër këta vëllezër të mi më të vegjlit, e bëtë për mua” (Mt 25, 40).
• Ajo ishte Dashuria në veprim, siç e kam definuar unë, që ka dy burime të pashtershme për Nënën Tereze: Zotin – Dashuri dhe vëllain apo motrën Njeri. Askush në historinë e njerëzimit, as në atë të krishterimit, nuk kishte nisur dhe zbatuar një vepër të tillë pa kurrfarë përjashtimi kombëtar, fetar, gjinor, kastor, shoqëror, dhe vetëm ajo kishte arritur që t’i bashkonte të gjithë, hinduistët, budistët, myslimanët, të krishterët, ateistët, agnostikët, me fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë.
Kontemplative – aktive, gjithnjë dhe gjithçka me Zotin, për Zotin, si dhe me njeriun dhe për njeriun, pa i ndarë apo përjashtuar kurrë nga jeta dhe veprimtaria. Ky “dualizëm” – Zoti dhe Njeriu apo Njeriu dhe Zoti – kanë krijuar te Nëna Tereze harmoninë e mrekullueshme nëpërmes fesë dhe dashurisë gjithnjë në kërkim dhe në veprim.
Papa Françesku për Nënën Tereze në Shkup ndër të tjera tha : “Uri për bukë, uri për vëllazëri, uri për Zotin. Si e njihte kaq mirë Nëna Tereze këtë uri, ajo që ka dashur që jetën e saj ta themelonte në dy shtylla: Jezusi i mishëruar në Eukaristi dhe Jezusi i mishëruar në të varfër. Dashuri që marrim dhe dashuri që dhurojmë. Dy shtylla të pandashme që e kanë karakterizuar ecjen e saj, e kanë lëvizur, edhe ajo me dëshirë për ta shuar etjen dhe urinë e Tij. Ka shkuar te Zotëria dhe në të njëjtën kohë ka shkuar te vëllai i nënçmuar, i padashur, i vetmuar dhe harruar; ka shkuar te vëllai dhe e ka gjetur fytyrën e Krishtit… “ (Shkup, 7 maj 2019).
Shenjtëresha e Jetës dhe Dashurisë: “Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi ne”; sidomos mbrojtjen e jetës së fëmijëve të pa lindur, njerëzve të dëbuar dhe të përjashtuar, të varfërve ndër më të varfër, të gërbulurve, të moshuarve, të atyre që gjithnjë pësojnë dhe fare nuk jetojnë, por vuajnë dhe pësojnë. Jeta pa dashuri është vetëm barrë, peshë, kryq, sepse kuptimi i jetës dhe veprimtarisë është Dashuria.
Vuajtja bekim e jo mallkim, duke ia gjetur kuptimin në vuajtjen e motivuar dhe të ofruar, në bashkë-ndarje me Jezusin dhe me çdo njeri. Solidariteti, edhe më tepër, dashuria në veprim është mjekimi universale për çdo të keqe në botë.


Ajo thoshte kështu: ”Të varfrit na japin ne shumë më tepër, na dhurojnë mundësinë që konkretisht ta duam dhe ta shërbejmë Jezusin i cili pëson në ta. Ata na japin falënderimin… Paqja do të vijë në botë nëpërmjet të varfërve. Të varfrit janë të detyruar të jenë të tillë, ndërsa ne jemi të varfra për dashuri ndaj Jezu Krishtit dhe për t’i kuptuar deri në fund ata që nuk kanë asgjë duke jetuar si ata dhe me ata… Jepni duart tuaja për shërbim të varfërve, zemrën tuaj për t’i dashur të varfrit. Dashuria e vërtetë është gjithmonë flijim dhe dhurim”.
Dhurim falas dhe në tërësi, si risia e pestë e Nënës Tereze, me dashuri dhe për dashuri, me hare dhe me falënderim. Ajo shpeshherë thoshte kështu: “Nëse nuk mund të bësh asgjë për të tjerët, atëherë së paku buzëqeshu, sepse kjo nuk të kushton asgjë, por jep shumë. Gëzimi duhet të jetë një ndër thesaret e jetës sonë… Kështu më thoshte Nëna Loke: ”Gonxhe Gjyli, bija ime, ose bëje këtë punë me zemër, ose mos e bëj aspak!”
Dhe vazhdon kështu: ”Unë ju kam thënë motrave përgjegjëse për bashkësitë tona: Bota është plot mjerime, vuajtje, pikëllime. Ne duhet të dalim në botë për ta pakësuar vuajtjen, për të qenë rrezja e Dashurisë së Zotit. Ata që vuajnë duhet të gjejnë në ne Ungjillin ngushëllues… Çdoherë kur e takoni Jezu Krishtin në të varfër, buzëqeshini. Nëse nuk doni t’i buzëqesheni Jezusit në të varfër, më mirë mos dilni fare ose kthehuni së shpejti në kuvend…”.

Shën Nëna Tereze lutu për Popullin tonë Shqiptar dhe për botën mbarë!
Don Lush Gjergji

Veprat e Don Lush Gjergji-t kushtuar Nënës Tereze:

Nëna jonë Tereze, shqip, 1980; 1990; kroatisht, 1982; 1990; sllovenisht , 1983; italisht, 1983; 1985, 1988;  frëngjisht, 1985; spanjollisht, 1988, 2016; hungarisht, 1990; anglisht, 1992.
Lule për Nënën, shqip, 1986; italisht, 1987.
Dashuria në vepër: Nëna Tereze, shqip, 1992; kroatisht, 1995.
Gonxhja jonë – Nëna  e botës, 1998.
Madre della carità, italisht, 1990, ribotohet për çdo vit; anglisht, 1991; 2010; frëngjisht, 1993; spanjolisht, 1993, 2010; polakisht, 1994; gjermanisht, 1995; shqip, 2000; 2010; kroatisht, 2007; sllovenisht 2009.
Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, Poezi dhe Uratë, zgjodhi: Dr. don Lush Gjergji, 1998; 2000.
Vivere, amare, testimoniare, La spiritualità  di Madre Teresa, dy vëllime, italisht, 1995, ribotohet për çdo vit;  anglisht, 1998; polakisht, 1999; shqip, 2016.
Živjeti s Kristom, kroatisht, 1997.
Ljubiti s Marijom, kroatisht, 1997.
Svjedočiti s Crkvom, kroatisht, 1998.
Zraka Božje Ljubavi, kroatisht, 1998.
Madre Teresa, L’amore in azione, italisht, 2002; 2003, 2007; 2009; polakisht, 2002; 2003; litvuanisht, 2003; anglisht 2008; 2010; shqip, 1992; 2010.
Bog ljubi danas preko nas, kroatisht, 2003, sllovenisht, 2009.

Nëna Tereze, Shenjtëresha e Dashurisë, shqip, 2010; italisht, 2010; anglisht, 2010; polakisht, 2010; rumanisht, 2010.
Jeta, Dashuria, Dëshmia. Përshpirtëria e Nënës Tereze, 2016
Shenjtëresha e Dashurisë. Prej Shën Palit te Shën Nëna Tereze, italisht, shqip, kroatisht, 2017.
E kam në zemër popullim tem Shqiptar, 2019.