Kreu Blog Faqe 1502

Shqiptarët dhe vetëvrasja kolektive

0

Nga Fahri Xharra

Kush ka qenë trim një herë?
Aleksandr’ i Math i vjerë,
Pirrua me shokë të tjerë
në Shqipëri kanë lerë,
Po nga të gjithë m’i zoti, –
Skënderbeu Kastrioti.
0 mbret i dashur, ku je?
Ku je, more Skënderbe?
Si duron ti nënë dhè?
Nukë të vjen keq për ne?

Në këtë kontekst ka nevojë që të ketë dhe një rishtjellim të së shkuarës sonë të largët pasi popullsia dhe territoret iliro-arbërore nuk kanë qenë thjesht spektatorë të kësaj trashëgimie kulturore të admirueshme por shpesh herë edhe aktorë dhe faktorë përcaktues në të .
Mendohet gjithnjë në mënyrë të gabuar se territoret mesdhetare shqiptare janë të vlefshme vetëm për historinë antike të rajonit si shesh betejash të luftërave civile romake apo dhe si një zgjatim i kulturës romake në anën tjetër të Adriatikut, ndërsa për vëzhguesit e dhe studiuesit është mëse e qartë që territoret mesdhetare shqiptare vazhdojnë të luajnë një rol të madh edhe në mesjetën e hershme që krijon bazat e qytetërimit evropian.

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,….
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qenë
dhe varret që kanë vënë.

Fantazma e perthithjës sllave ështëe shumë e rëndeë. Si rrjedhojë e kësaj, do të vazhdonte përpunimi në trajtë doktrinare i  një prej turpeve të mëndimit shqiptar, ideja se kombin do ta kishte shuar prej kohësh vala sllave, në qoftëe se nuk do të na mbronin osmanet. Me një fjalë , qenja e Shqiperisë i detyrohet dy mburojave: shtetit osman dhe shtetit komunist. Se sa i rrrejshem ka qenë kërcnimi i parë, ai i Europes, e tregoi në menyrë të bujshme fundi i mijëvjeqarit kur Europa do të bënte luftë pëer të mbrojtur shqiptarët. Se sa përrallëka qenë ky i dyti, koha ëeshtëduke e treguar përherë e më fortë.
“Në përputhje me traditën që ekzistonte që më parë, të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe sa qe e pamundur të llogariteshin.
Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.” Ky është vetëm një fragment i shkëputur nga një kronikë që përshkruan pushtimin e Shqipërisë.
Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra.
…Arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri ishte se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. …Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit… Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, – fap fap – i ekzekutonin…. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra… Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. …Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”
Shqiperia nuk ka qene dhe as eshte e padashur prej  familjes se kombeve  Europa nuk i frigohet nacionalizmit shqiptar
Zoti fliste Shqip! Duke lundruar ne Oqenin e Mileniumeve arrijmë në një të vërtetë të mohuar, të vjedhur, të mëshehur nga zilia historike e prejardhjes se të mëvonëshmëve dhe e cila ishte shpesh e rrezikshme për tu përmendur edhe nga vet trashëgimtarët e asaj të vërteteje. Që të kthehemi në trajtimin tonë të themi që gjuhët primitive ishin monosilabike ( një rrokëshe, një zëshe) dhe të cilat me kalimin e kohës dhe nevojave për komunikim janë bër shumërrokëshe duke e shtuar në rrënjën e fjalës një tingull tjetër që të flasin me fjalë shumë më të përbëra, po në të njetën mënyrë sikur një fëmi disa muajsh i cili e fillon belbimin e disa fjalëve një rrokëshe dhe në mënyrën e tij të thirrjës dhe pasthirrjës.
Për rimëkëmbjen e kombit, ajo që n’a pret është një pyetje e madhe, që deri tani ka mbetur pa përgjigje për mijvjecarë: ka vetëm një Forcë ( e pakrijuar, gjithmonë ekzistuese ) në botë apo dy forca kundërshtare dhe në luftë me njëra tjetrën? Janë e mira dhe e keqja, drita dhe erëesira, jeta dhe vdekja ?
Nga përgjigja jonë varet mënyra se si ne eksperimentojmë jetën, shëndetin fizik dhe atë shpirtëror, dhe mënyrën se si të pranojmë dashurinë apo të kundërtën, që është urrejtja, polaritetin, ndarja me të cilën bota kthehet në një terren lufte të ashpër
Vorbulla e historisë sonë gjithëshqiptare, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.
E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe
akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të
ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i
rrjedhshëm).
“Meqenese jeta dhe siguria e secilit eshte e lidhur me fatin e te gjithe atyre qe,se bashku,formojne kombin,do te ma donte shpirti qe cdokush te sakrifikoje pese minuta ne njezet e kater ore dhe te hetoje nga thellesia e vetes se tij se c’sherbim ka bere per shoqerine dhe c’te mire mund t’i beje kesaj shoqerie qe e quajme komb.”
Literatura; Ismail Kadare , Dorian Koci, Shpetim Hoxha , Andon Zako Çajupi,Sami  Frasheri, Mid`hat Frasheri , Tursun Beu.
Gjakovë, 25.04.15

Bashkimi i doganave, sikundër parasheh “Open Ballkan”, ka qenë propozuar e zbatuar edhe nga fashizmi italian

0

Dilaver Goxhaj, Tiranë

Sikundër tregon ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar, koloneli Faik Quku, në kujtimet e tij me titull: “Qëndresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939-1941”, bashkimin e doganave me Italinë, edhe pse ishim të pushtuar, përsëri atë bashkim, edhe kolaboracionistët shqiptarë e kanë quajtur një GABIM FATAL, edhe pse e kishte miratuar Partia Fashiste Shqiptare.
Libri është shkruar në anglisht e botuar në Kanada në vitin 1960, ndërsa në shqip është botuar nga “ILAR”, Tiranë, 2006. Materiali që po paraqesim gjendet në f.209 te vëllimit të parë të atij libri, si më poshtë:
“Në nji ditë pranvere të vitit 1940, Mustafa Kruja më tregoi propozimin që i kishte ba Pariani për me mbajt nji fjalim në mbrojtje të politikës italiane në Shqipni. Unë I dhashë këtë përgjigje: “Populli shqiptar asht ngopë me fjalë Nëse italianët kanë ndonjë qëllim të mirë, ta provojnë këtë me fakte e jo me gënjështra. Sot populli asht qa I dëshpëruem kundër italianëve, saqë çdo fjalim në mbrojtje të politikës së saj, do të kishte me pasë vetëm përfundime negative dhe do të kishte ngjallë urrejtjen për folsin. Nji fjalim I tillë kishte me qenë si me dasht me lundrue kundër rrymës.” Ai, tue aprovue tezën time, më tha se do ta mbante Parianin me fjalë, tue e shty fjalimin me sot e me nesër, derisa të harrohej.
Për fat të keq, mbas nja 10 dtësh, më 16 mars 1940, Mustafë Kruja, në prezencën e Parianit dhe të nji publiku të madh, ma tepër nëpunsa, mbajti fjalimin e tij në kinema Kosova, atëhere, Savoja. Në këtë fjalim, tue e krahasue gjëndjen e Shqipnisë me atë të Hungarisë ndaj Austrisë, u përpoq me justifikue ndërrimin e flamurit, BASHKIMIN e forcave të armatosura, të Ministrisë së Jashtme dhe të DOGANAVE me Italinë dhe me tregue fitimet që ka Shqipnia prej bashkimit me Italinë.
Fjalimi i tij, shpesh herë u duartrokit prej disa elementëve të Partisë Fashiste, që mund të ishin organizue e shpërnda nëpër sallë për këtë qëllim. I neveritun, tue dalë prej salle, mendoja me vete: “Turp, nji figurë kaq e njoftun dhe me kulturë të binte në nji gradë kaq të ulët!”
Të nesërmen në mëngjes, i pyetun prej Qazim Koculit se ç’përshtypje më kishta ba fjalimi, iu përgjegja:
“Me kët fjalim, Mustafa Kruja ka dënue vendin e tij para popullit. Atij, tash nuk i ka mbet tjetër, por me e lanë Shqipninë e mos me u kthye ma kurrë.”
Eksponenti i politikës proitaliane, nëpunës–këshilltar i mëkambësisë, Mustafa Kruja ishte në konkurencë me Shefqet Vërlacin, për me fitue besimin italian e për me marrë në dorë qeverinë. Si i tillë, ai ka gjasë se nuk ka mujtë me i qëndrue propozimit italian dhe ka mbajt këtë fjalim fatal. Sidoqoftë, kur i mungon liria, njeriu nuk ka si e zhvillon politikën si ia lyp ndërgjegjia e tij.”

Tiranë, 2 nëntor 2021

Diku rreth 20 “deputet të popullit” me bindje selefiste dhe vehabiste të islamit, janë në Kuvendin e Kosovës!

0
Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
Të gjitha këto teza tuajat z.Roshi janë të sakta. Juve i keni pikasur disa nga karakterisikat e shprehjes publike të islamit si: ndërtimi i xhamisë së madhe që po ndodh mu afër ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, veshja e grave me burkë, falja e ditës së bajramit në sheshin Skenderbe, falja e xhumasë në sheshe publike, emisionet televizive të Elvis Naçit etj.
Diçka e ngjajëshme apo ndoshta edhe ma keq se në Shqipëri po ndodh tek ne në Kosovë ku:
1. Ka fillu ndërtimi i xhamisë së Prishtinës në pjesën më të frekuentuar të kryeqytetit, ka informata se kjo xhami e financuar nga Erdogani do të jetë më e madhe se ajo e Tiranës, do të kushtoj mbi 40 milion euro dhe do ti ketë së paku 4 minare me lartësi 50 metra.
2. Hixhabi, burka, ferexheja dhe shamia kanë filluar të bëhen virusale duke i veshur ato edhe gratë si Shkëndije Mujaj e cila me gjasë ka përfitu milionat nga sheik arab.
3. Falja e dy festave të muslimanëve, bajrami i madh dhe i vogël bëhet në hapësira publike, parqe, sheshe jo vetëm të Prishtinës por kjo është bërë një trend që zbatohet thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës.
4. Ndërtimi i xhamive në të gjitha fshatrat, diku diku jo vetëm një por dy e tre xhami në një fshat. Ajo që bie në sy më së tepërmi është se këto xhami me minare prej 30 e 40 metra ndërtohen mu afër shkollave fillore, ku nxënësit i ekspozohen dhunëshëm ezanit që thirret 5 herë në ditë.
5. Rrugët e qyteteve të Kosovës ditën e xhuma e premte, të ngjajnë se je diku në shtetet e lindjes ku islami është apsolut.
6. Thirrja e ezanit në 1000 xhami të Kosovës 5 herë në ditë, duke përdorur altopërlant të rritjes së zërit në decibela aq të lartë sa të qmendin.
7. Financimi i shumë hoxhollarëve dhe imamëve të Kosovës për të zhvilluar propogandë që shton radhët e besimtarëve në numër tmerrësisht të madh.
8. Infiltrimi i besimtarëve ekstremist islam në institucione, psh vetëm në Kuvendin e Kosovës, mund të jenë diku rreth 20 deputet të popullit që kanë bindje selefiste dhe vehabiste të islamit.
9. Prototipi i Elvs Naçit tek ne në Kosovë është Halil Kastrati. Ky ka emision televiziv, ndërton shumë shtëpi, ndihmon të varfurit, ndërton shtëpi të pleqëve dhe për të gjitha këto përfiton shumë para të cilat me shumë siguri vin prej burimeve të dyshimta.
10. Serbia financon misionar dhe mercenar shqiptar të cilët kanë obligim të kovertojnë sa më shumë shqiptar në islamin ekstremist vehabi dhe selefi.
11. Serbia financon ndërtimin e xhamive gjoja në emër të ndihmës për komunitetet dhe pakicën e saj shqiptare në Kosovë. Qeveria serbe ndan diku rreth 30 milion euro për një vit fiskal, me dedikim të veqant ndërtim i xhamive të komunitetit musliman në Kosovë.
12. Ekspozimi publik i islamit si: falja në shesh, rrugë, ara, zyre pune, kuvend, në ndërtesa publike e institucionale, falja në xhami e policëve dhe ushtarëve, shtrimi i iftareve në rrugë dhe sheshe, ekspozimi i veshjeve të femrave dhe mjekrra e burrave.
Kështu do të mund të vazhdonim edhe me 1 dhjetra paragrafe që tregojnë islamizimin e tejskajshëm të Kosovës.
Shenjat e islamizimit te Shqiperise
Bazuar nga informacioni mediatik, ai prej rrjeteve sociale si dhe eksperienca personale dhe ajo e miqeve e shokeve te mi, kame vene re disa shenja te forta, te riperseritura dhe shqetesuese mbi islamizimin e shoqerise shqiptare. Po i rendit ato me poshte dhe ju ftoj te shtoni te tjera qe keni verejtur, si dhe te diskutoni mbi kete fenomen.
-Xhamia e madhe e Namazgjase, ose Megaxhamia sic e quaj une, qe po ndertohet jo shume larg nderteses se Kuvendit dhe qe me minarete e saja 50 metershe dhe madhesine e saj imponuese e nenshtron Kuvendin, si ndertesen qe duhet te simbolizoj me se shumti republiken laike te Shqiperise. Ndertimi nisi ne vitin 2015 dhe xhamia pritet te inagurohet kete vit. Ajo financohet nga Drejtoria e Ceshtjeve Fetare te Turqise dhe nisja e ndertimeve te saj u inagurua nga Rexhep Erdogani (qe me siguri ka shume gjasa te jete edhe ne inagurimin e perfundimit te ndertimeve). Ajo pritet te jete me e madhja ne ballkan, me nje kapacitet prej 4500 veteve.
-Halal Expo ne Tirane ne Maj te ketij viti, qe eshte panair i prodhueseve dhe bizneseve islamike hallall si mbas parimeve te sheriatit islamik. Ekspoja pritet te kete 2500 vizitore ne dite si mbas atyre qe e organizojne. Ne mendjet tona dicka e tille pritet te zhvillohet diku ne lindjen e mesme ku popullsia jo vetem qe eshte ne pjesen derrmuese myslimane por dhe pergjithesisht praktikante, por ja qe i erdhi rradha dhe Shqiperise per dicka te tille.
-Hoxhallaret, fetaret dhe apologjet e fese. Numri, prezenca si dhe ndikimi i tyre eshte shtuar goxha. Hoxhe si Elvis Naci, apo fetare e apologjete te Islamit si Redi Shehu kane prezence te madhe ne rrjetet sociale, shihen shpesh neper studio e debate televizive, kane pergjithesisht imazh pozitiv e kane arritur deri aty sa te kene emisionet e tyre televizive e te japin TED talks duke propaganduar e duke mbrojtur Islamin.
-Reagimi mbi debatin e stisur mbi mbulimin e shtatores se Skenderbeut per faljen e Bajramit. Edhe pse kjo ishte nje stisje tipike shqiptare, kunder-reagimi i shume myslimaneve fetare (disa dhe radikale e fondamentaliste) ndaj reagimit goxha histerik te kombetaristeve ishte tregues ndaj prioriteve te ketyre njerezve si dhe peshes se tyre ne shoqeri.
-Faljet masive ne sheshe e rruge. Keto zakonisht i shohim per Bajramin e Madh dhe jane fenomen qe jane bere goxha e me i madh 7-8 vitet e fundit, duke kulmuar vitin e kaluar me faljen e Fiter Bajramit ne sheshin e ri Skenderbej qe prodhoi foto te publikuara edhe ne media te huaja te nje sheshi te mbushur perplote me besimtare qe falnin Bajramin. Ky fenomen tani ka filluar te ndodhe edhe me faljen e xhumase (te premtes) sic pame me Ahmed Kalane dhe besimtaret e xhamise se tij.
-Shkollat islamike dhe medresete. Te perhapura me ritem te perqendruar dhe te kudogjendura, te financuara nga fondacione Islamike turke dhe arabe. Shpesh te ndara vec per djem e vajza.
-Grate me hixhab si dhe perforcimi i identitetit fetar mysliman. Shihen rregulisht dhe me numra edhe me te shtuar, gra qe veshin nje lloj apo tjeter hixhabi (mbulesa islamike per grate qe pergjithesisht eshte nje cope qe mbulon koken, floket dhe kraharorin e gruas), qofte ky nje shall i thjeshte dhe i lirshem hipsteri e deri te mbulimi me hixhab dhe nikab te zi ne disa raste. Propagandimi i hixhabit ne disa emisione televizive si dicka pozitive, normale dhe emancipuese per grate. Gjithashtu dallohet shpesh qe njerez qe ne pergjithesi nuk jane fetare e besimtare te medhenj ne jeten e perditshme, kane filluar ta bejne identitetin e tyre mysliman gjithemone e me te dukshem, rendesishem dhe thelbesor per qenien dhe qendrimet e tyre qofte kjo nga ndikimi i pergjithshem islamizues, apo qofte per karshillek e reaksion ndaj nje perceptimi islamofobie ne vend dhe jashte tij, sidomos ne perendim.

Demoni që predikon mbi foltoret e marrëzisë

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Kur e pyetën një Plak nga Labëria që mbahej për parashikues në kohën e diktaturës për të ardhmen e vëndit se si do të ishte e ardhmja e Shqipërisë, ai u përgjigjegj me fjalët: `dëgjoni ç`thotë inglizi për ne`.

Historia tregon se si Kryeëngjëlli i respektuar i Zotit kundërshtoi për herë të parë dhe për këtë arësye Zoti e përzuri nga Parajsa dhe e hodhi në Tokë, por së bashku me të u rrëzuan dhe ëngjëj të tjerë të cilët u transformuan në Demonë të cilët mashtronin njerëzit e thjeshtë.

Ky Lucifer shqiptar dikur fener ndriçues i Shqipërisë së bashku me shokët e tij, papritur na u kthye në një Demon që u përpoq të tregonte rrugën e re drejt `Demokracisë perëndimore` e cila në fakt për shqiptarët u bë ndryshe nga vëndet e tjera jashtë cdo parashikimi.

Kështu u derdhën e hynë në politikën e pas `90, demonët që dikur ishin `ëngjëjt` e Fanarit ndriçues që predikonte `Njeriun e Ri` dhe `Barazitizmin nëpërmjet varfërsisë`.

Pas 30 vite dominimi demoniak të grupit të demonëve që u shpërndanë në të gjitha partitë e reja të krijuara pas shëmbjes se Partisë mëmë, ndër vite kur gjatë 100 viteve sundoi klasa e pasur e bejlerëve dhe e pashallarëve për 15 vjet nëpërmjet Zogollit, e pastaj klasa puntore për 45 vjet nëprmjet PPSH, dhe ish fshatarësia kooperativiste nëpërmjet `intelektualëve katundarë` për 30 vjet, më në fund, Demonët e e dalë në opozitë u përçanë dhe e humbën gjirizin drejtues të partisë demoniake por si të tillë që ishin për të mbrojtur fitorjet e tyre demoniake 30 vjeçare në pozitë dhe në opozitë, mbështetur në parimin e krijimit të klasës së pasur-duke mos respektuar ligjet, ri-krijuan në vënd 5 anarkitë e famshme për të cilat foli Ëngjëlli shqiptar Fan Noli, duke shkaktuar për këto 30 vite të pas diktaturës së Luciferit një kaos  i cili përbëhej çuditërisht po nga ato 5 Anarki: sociale, moral, fetar, patriotike, dhe ideale (politike).

Përpjekjet e BE dhe SHBA për të stabilizuar Shqipërinë më në fund gjetën një individ jashtë forcave të errësirës i cili u përpoq dhe po përpiqet të kthejë në binarë Shqipërinë kaotike për ta antarësuar në BE.

Sidoqoftë forcat demoniake shqiptare e ushqyer nga 5 anarkitë dhe nga krahë politikë antishqiptarë të fqinjëve e në Europë që ushqejnë të kaluarën ish perandorake osmane me ` të mirat` e atëhershme dhe nostalgjike si dembellëkun, gradat, rrushfetllëkun,qafirllëkun, xhambazllëkun, xhengijhanet dhe rruspihanet, sahanlëpirllëkun, dhe qejfllëkun, të rrënjosura thellë në shpirtin e ish-ëve drejtues të djeshëm e të sotëm, qw ëndërrojnë të rikthejnë vëndin në katrahurën e së kaluarës pa ligje.

Kështu demoni i `90 kërkon të satanizojë shoqërinë shqiptare duke mbledhur lukuninë e demonëve të larguar nga realiteti në disa takime ku në foltoret debatohen marrëzi që të kujtojnë Gëbelsin , bëhen thirrje për kryengritje që të kujtojnë revolucionet proletare, lavdërojnë tradhtarët dhe shajnë heronjtë  që të kujtojnë poezitë e Nolit, mallëngjejnë injorancën me gjakmarrjet e  Kodit të Lek Dukagjinit, duke fërkuar krenarine boshe shqiptare që të ngrihet në pjedestal budallallëku i së kaluarës së trishtë të izolimit të vëndit.

E përse ky rebelim i përsëritur demoniak në Shqipëri?

Dihet kjo- për të justifiukar fajet mëkatet demoniake të 30 viteve, duke u a hedhur fajin të tjerëve dhe për të krijuar anarkitë e kaluara me qëllim që të hedhin përsëri gurët e për të fshehur duart e fëlliqura me krime, droge, dhunë, e çmënduri të rradhës pjellë e një shoqërie të huaj të degjeneruar që e ka prishur familjen tashmë, duke u përpjekur të bëjë presion nga një minoritet i degjeneruar LGBTQ (IU), mbi shoqërinë shqiptare për të vendosur rregullat e tij mbi shumicën.

Po përse duhet që  Shoqëria  shqiptare të pohojë në mënyrë të përsëritur shprehjen e at Zef Pllumit se:  “Kurrë s’e kam kuptue se si një popull kaq i vogël si shqiptarët, ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça”….

Ndoshta kjo ndodh se në Shqipëri që kur u krijua,  nuk u krijua me binomin e fortë FE+Atdhe, por u krijua me dëshirën e mirë që `Feja e shqiptarëve është shqiptaria`. Shtete e tjera u formuan me binomin e artë, shqiptarët jop. Kjo është arësyea që Fraza e Zef Pllumit ze vend. E vetmja mënyrë është arsimimi i mirë i shqiptarëve dhe ruajtja e familjes e shoqëruar me qytetarizimin e shoqërisë, vendosjen e hierarkisë profesionale dhe të meritokracisë.

Në këto terrene gjthmonë do të jetë e rrezikshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve brënda dhe jashtë vëndit- dominimi i demonëve fshtarë e rrugaçë me shkollë të lartë të cilët e kanë kapur Shqipërinë prej fyti vite me rradhë duke detyruar një pjesë të popullatës të largohet për shkak të pasigurisë.

Fatos Klosi – edhe përkrahës e ndihmues i luftës (2)

0
Ibrahim Kelmendi 
(vazhdimi i dytë)
Takimi i dytë me Prof. Klosin ka ndodhur me 28 mars 1998 (ndoshta më 27 mars), rreth mesnate, në kabinetin e tij në selinë e SHISH-it. Po bezdis të interesuarit me rrëfim edhe të atyre zhvillimeve, sepse del në pah karakteri dhe mendësia hibride e asaj kategorie të protagonistëve: herë të këqinj, herë të mirë, dy herë të këqinj, i mirë njëherë, e kështu me radhë.
Para se më pas njohje e përvojë personale, shqiptarët e Shqipërisë i kam idealizuar. Sidomos kur rastisi ta kem profesor në fakultet të fizikës në Prishtinë, tashmë të ndierin dhe të lavdishmin Petrit Skendo, nga Dardha e Korçës, profesor mysafir edhe në Prishtinë.
Më kishin trondit e zhgënjyer ca diplomatë në fillim të viteve të 1980-ta. Por zhgënjimit deri në palcë e pata pësuar kur për herë të parë hyra në Shqipërinë londineze përmes Portit të Durësit, më 28 apo më 29 dhjetor 1990…
Nevoja dhe qëllimet më detyruat të ambientohem edhe me ata, sepse ata ishin protagonistë vendimmarrës…
Pas Betejës se Gllogjanit, e ndodhur më 24 mars 1998, shumë trima nga anë të ndryshme të Kosovës qenë “arratisur” në drejtim të Tropojës. Më 26 mars na telefonojnë nga Bajram Curri ata të Logjistikës që e komandonin Ilir Konushevci dhe Qerim Kelmendi. Informojnë për gjendje alarmante të krijuar atje dhe kërkonin ndihma. Thoshin se mbi njëmijë veta ishin ardh nga Kosova në Tropojë për t’u armatos dhe për t’u kthye të luftonin në Kosovë në kuadër të UÇK-së.
E kontaktova Gafurr Elshanin, anëtar i Kryesisë së LPK-së, përgjegjës për financa. Ato ditë Kryesia improvizonte shtabin e UÇK-së, meqë Shtabi Qendror, që Kryesia e kishte formuar më 17 nëntor 1994, pat humb funksionalitetin në janar 1997, për shkak të vrasjeve e burgosjeve të kuadrove të UÇK-së. Por, edhe pse Kryesia kishte marrë vendim që tashmë ndihmat financiare për UÇK të menaxhoheshin nga Kryesia (deri atëherë i “menaxhonin” Xhavit Haliti dhe Azem Syla), megjithatë Xhaviti ia delte t’i grabiste ndihmat financiare, duke shpërdoruar sidomos Jashar Salihajn, i cili ishte Kryetar i Këshillit qendror të Fondit “vendlindja thërret”, por edhe Xhemajl Fetahun, krye-përgjegjës për Fondin në Gjermani. Prandaj Gafurri e takoi Xhavitin për t’i kërkuar të holla që t’i ushqeni ata luftëtarë të UÇK-së (po i quaj siç e quanin ata veten e tyre, edhe pse nuk ishin rekrutuar.).
Sipas rrëfimit të Gafurrit, Xhaviti duhet të ketë refuzuar, me “arsyetimin”: “Le t’i ushqejnë e armatosin ata që i kanë thirrë e duan luftë frontale…”
Duke u përpilit në lokalin e Hotel “Minirit” (përball hotel “Tirana”), Vuthjani nga Qeremi i Tropojës u informua dhe na tha: “Nisemi me foristradën time dhe për një muaj ata trima janë mysafirë të mijtë.” Perlati me ortakun e tij, tropojanin Isni Neza, bënin biznes me shkëmbim valutash dhe “eksportonin” shqiptarë në USA. Rreth orës16.30 duhet të jemi nis, Gafurri, unë, Perlati. Ishte hera e parë që rrugëtoja nga Qafa e Malit. Më dhimbseshin Pelrati dhe xhipi i tij i ri që po shkallmoheshin në atë i thënçin rrugë…
Në Bajram Curr, rreth 23 në një lokal, gjetëm edhe kryshefin e policisë së Bajram Currit, tashmë të ndierin Jonuz Hyka. Ishte nën ndikim alkooli. Na rrëfeu gjendjen dhe na urdhëroi të mos guxonin të dërgonim ushqim, tashmë rreth 1.400 luftëtarëve, sepse ai ishte urdhruar nga drejtori i Policisë së Shqipërisë, Sokol Bare (siç quhej atëherë, por sot u informova se po e prezantojnë si Sokol Baraj), që ata luftëtarë të regjistroheshin refugjatë, pastaj të shpërndaheshin në kampe të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në mëngjes kryepolici Hyka na krijoj mundësi t’i vizitonim ata luftëtarë, që po sfiliteshin të uritur e të mërdhirë, në Kullë të Sylejman Berishës dhe në oborr e livadh përreth, në Fshatin Viçidol. U tham të zgjedhnin një grup prej tre vetash që të komunikonin me institucione. U zgjodh njëri trupmadh, më orator, dhe dy të tjerë. Ai shtatmadhi u prezantua arsimtar i anglishtes dhe kryetar i Degës së LDK-së në Junik. Ai luti që t’i krijohej mundësia për të komunikuar me “ambasadorin” e Kosovës, Ilaz Ramajlin. Fanol Bardhaj, i lindur në Gjermani, përkujdesej për telefonin satelitor që e kishim sjell nga Gjermania, i cili mundësoi të lidhemi me “ambasadën” e Kosovës në Tiranë. Junikasi i LDK-së, që tani quante veten ushtar i UÇK-së, si gjithë të tjerët, pati mundësi të komunikonte me Ramajlin nga ai livadh në Viçidol. Ramajli iu përgjigj pothuajse ngjashëm, siç i ishte përgjigj Xhaviti Gafurrit…
Policia e kishte konfiskuar xhipin e UÇK-së (të cilin para pak ditësh e kishte sjell Fanoli nga Gjermania), i cili ishte mbush me bukë, djathi, domate…
Përgjegjësi i SHISH-it për Tropojë grindej me kryepolicin Hyka, duke i thënë që ai nuk ishte i informuar se të “arratisurit” nga Kosova duhej të izoloheshin si robër lufte dhe të detyroheshim me uri që të regjistroheshin refugjatë.
Nga kabineti i kryepolicit Hyka në Bajram Curr komunikuam me Profesorin Klosi, sepse ashtu na propozoi oficeri i SHISH-it për Bajram Curr. Profesori propozoi të shkonim në mbrëmje në Tiranë, kryepolici dhe unë, me shpresë se do gjendej zgjidhje, kur do informonte kryepolici për gjendjen alarmante në Tropojë. U gëzova për propozimin e Klosit, meqë më gërrynte dyshimi, mos ndoshta e kam hidhëruar pse nuk ia kisha dhënë 10 mijë USD (që nuk i kisha)…
Kryepolici Hyka propozoi të merrnim me qera një xhip të një miku të tij, me arsyetim se e kishte të ri. Nuk dua të spekuloj, nëse këtu dëshi të anashkalonte shoferin e tij zyrtar, Bislim Demirin; ishte i njëjti Bislim Demir, i cili më 9 maj 1998, në Qafë Mali, zuri pritë dhe vrau Ilir Konushevcit dhe Hazir Malën…
Meqë ka përmbatje tepër sqaruese, po rrëfej për “fjalosjen” me pronarin e xhipit sapo u nisem drejt Tirane, nepër Qafë Mali, me të cilin u morëm vesh t’ia jepja 250 USD për shërbimin që po na bënte. Kur e pyeta, nëse ishte fisnikëri që malësori të kërkonte për t’u paguar për angazhim në luftë çlirimtare, ai ma plasi: “Meqë po paguani Besnik Tafen dhe të tjerët që po iu strehojnë e ndihmojnë, pse të mos paguhem edhe unë?!” Kur e binda se nuk po i paguanim Vëllezërit Tafa (që jetonin në Bajram Curr, por që ishin kushërinj të Heroit Adrian Krasniqi), ai thirri: “E pi gjakun e robëve të shpisë nëse marrë qoftë vetëm një lek për këtë shërbim!” Kryepolici Hyka, që mbante kallash në prehër dhe bomba dore të këmbët, e qortoi mikun e tij pse ishte kategorik për shërbim falas…
Te kabineti i Profesorit Klosi, në selinë qendrore të SHISH-it në Tiranë, arritëm rreth mesnate, meqë nga Bajram Curri ishim nis rreth orës 19. Aty ishte ardhur Sokol Bare, drejtori i Policisë së Shqipërisë. Të dy ishin të mërzitur pse nuk kishin mund ta kontaktonin kryeministrin (kuisling) Fatos Nano gjatë gjithë pasdite deri në atë kohë, edhe pse kryeministri, me ligj, për hir të sigurisë, e kishte të obligueshme të jetë i kontaktueshëm në çdo kohë nga kryeshefi i SHISH-it dhe kryepolici i Shqipërisë.
Në diskutim e sipër Sokol Bare ma komunikoi vendimin për arrestim, me arsyetim se po nxisja trazira në Tropojë. Profesori Klosi shpejt nxori alltinë nga fijoku, e vendosi mbi tavolinë, duke u gërmua: “Musafirin nuk e pres në besë dhe në kabinetin tim nuk mund të ndodh arrestim i Mikut që kemi ftuar!”
Ishin qaste vërtet dramatike. Sokol Bare u ngrit duke urdhëruar kryepolicin Hyka që ka për detyrë të zbaton urdhrat, nëse do të mos dëbohet nga policia.
U kthyem pa asnjë sukse, pasi bisada që i përmbyll shpejt, me përplasje. Nga aty u nisem drejt Bajram Curri.
Kryepolici Hyka urdhëroi grumbullim të policisë në oborrin e godinës, me duke për orën 8.30. Aty ai edhe njëherë i sqaroi policët: “Urdhri nga Tirana është i prerë: të mos lejohet furnizimi me ushqim i refugjatëve dhe të mbahen në rrethim që të mos mund të arratisen nga Viçidoli…” Sapo ai përfundoi, mora fola, me emocion të stërngarkuar, pothuajse në gjysmëvaj: “Malsorë të respektuar, kjo është shqiptaria juaj fisnike – të mbani robë luftëtarët e Kosovës, në vend që të luftoni me ta e t’i strehonit nëse nuk shkoni dot në luftë…”
Fjalën ma ndërpren deklarimet e tyre, të përvajshme gjithashtu, për dezertime nga policia. Kryepolici Hyka m’i hodhi qesat para këmbëve. I mora qelsat, mora Hykën për qafe, duke u fol atij dhe policëve, që nuk kanë nevojë të dezertojnë, sepse nga ora në orë nga Tirana do na vije njoftimi për zgjidhje racionale.
Duke biseduar në kabinetin e kryepolicit Hyka, rreth orës 9:30 hynë me furi një i veshur me uniformë që ngjasonte me marinsat e ushtrisë amerikane. Ai përshëndeti kryepolicin Hyka dhe e informoi se kishin ardhur si përforcim, me helikopter, një grup i policisë speciale, me duket e quajti njësia “brisku”. Vazhdoi: “Ku gjendet Ibrahim Kelmendi, sepse kemi urdhëro që ta arrestojmë…” Iu përgjigja, duke ia shtri duart për prangosje, por duke e pyet: “Ke kurajë të përgjigjesh sinqerisht, nëse je minoritar serb apo shqiptar?” Ai, i prekur në seddër, u përgjigj: “Jam i tëri dhe i bëri shqiptar, bile nga Labëria!” Ai pyeti për çfarë problemi bëhej fjalë. I rrëfeva sinqerisht gjithë zhvillimet, tashmë të ditës tretë. “Policia na e ka konfiskuar edhe foristradën e ngarkuar me ushqim, që të detyrohen me uri luftëtarët e UÇK-së të regjistrohen refugjatë…” Pyeti kryepolicin Hyka nese kisha rrëfyer të vërtetën. Fatmirësisht Hyka e pohoi me lëvizje koke. Ai komandant i asaj njësie speciale e pyeti kryepolicin ku ishin qesat e foristradës. Kryepolici Hyka e nxori nga fioku dhe e vendosi mbi tavolinë. Komandanti e mori dhe foli: “Unë do ua dërgoj vet ushqimit, sepse nuk pranoj këtë turpërim të Shqipërisë…!”
Ai veprim i atij Komandanti ishte moment simbolik, vendimtar, kur ndodhi çlirimi i Tropojës nga marionetat Fatos Nano e Sokol Bare, që aty e tutje Tropoja të ishte territor logjistik për UÇK-në (por me ca sulme e vrasje nga marioneta e Serbisë)! Meritor ishte edhe angazhimi i Profesorit Klosi, por edhe policët e Bajram Currit që ishin të gatshëm edhe të dezertonin që të mos shpërdoroheshin kundër UÇK-së deri në poshtërim të tyre dhe të Malësisë së Gjakovës (Tropojes)…
***
Meqë përfundova shkrimin për sot, kërkova në internet informacion për kryepolicin e Shqipërisë, tashmë i prezantuar Sokol Baraj, fatkeqësisht i ndier. U befasova nga informacioni në vazhdim, sepse përmbante edhe fragmente të kujtimeve pothuajse vetëm të profiterëve të luftës.
Mos ngurroni që lexoni, sepse edhe Sokoli paskësh qenë protagonist hibrid:

“Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit”, një vepër kapitale e Jusuf Osmanit

1
Jusuf Buxhovi, historian e shkrimtar, Prishtinë
NJË VEPËR KAPITALE
Vepra e Jusuf Osmanit “Shqiptarët në sanxhakun e Nishit”, në shtatë libra, që doli këto ditë, kurorëzon punën e gjatë dhe të palodhshme të studiuesit tanë më të zellshëm në këtë fushë. Si e tillë nxjerrë në pah, me anën e dokumenteve autentike të kohës, tablonë komplete të etnocidit të parë të shtetit serb ndaj etnisë shqiptare në sanxhakun e Nishit, nga lufta serbo-osmane e vitit 1877 dhe ajo ruso-osmane e vitit 1878 deri te etnocidi i dytë i vitit 1912, ku u vu në sherbim i gjithë aparati ushtarak dhe infrastruktura shtetërore për të pushtuar trojet shqiptare nën pretekstet “e luftës çlirimtare” kundër Perandorisë Osmane. Pasoja e veprimit hegjemonist të shtetit serb nuk janë të panjohura edhe në përmasat ndërkombëtare. Madje, Kongresi i Berlinit, kur njohi Serbinë dhe Malin e Zi si shtete të pavarura, në vendimet përfundimtare shtroi edhe çështjen e popullatës së dëbuar nga trojet e saj në Sanxhakun e Nishit, me ç’rast nxori vendimin që popullatës së shpërngulur t’u krijohen kushtet për rikthim, atyre që këtë dëshirojnë, ndërsa të tjerëve t’u njihet e drejta e pronës në përputhje me tapitë. Për ta përcjellë këtë veprimtari u krijua një komision i veçantë ndërkombëtar, që kishte për detyrë brenda tri vitesh të përcjellë riatdhesimin e të shpërngulurve si dhe kompensimin e pronave atyre që këtë kërkojnë. Bazuar në të dhënat që iu paraqiten Konferencës së Ambasadorëve në Stamboll, pas tri vitesh, Serbia nuk përmbushi asnjërin nga këto premtime. Ndërkohë që Sanxhaku i Nishit, i pastruar nga popullata autoktone shqiptare, zuri të popullohej me kolonë nga Bosnja, Hercegovina, Mali Zi dhe viset tjera, ndërsa muhaxhirët shqiptarë u shkapërderdhën në vilajetin e Kosovës, në Maqedoni e një pjesë e tyre përfundoi në Anadoll dhe Siri.
Vepra e Jusuf Osmanit, dokumenton deri në imtësi këtë etnocid. Në shtatë libra, pasqyrohet pamja e Sanxhakut të Nishit, nga ajo me shqiptarë – deri te lufta serbo-osmane me të gjitha veçoritë etnike, siç pasqyrohet edhe kolonizimi i saj me popullatë serbe. Ndaj, kjo vepër ka një rëndësi kapitale, meqë ajo nxjerr në pah politikën hegjemoniste serbomadhe për pushtime në përputhje me “Naçertanjen” e Garashaninit, por nxjerr në pah edhe etnocidin dhe gjenocidin e shtetit serb ndaj etnisë shqiptare si dhe shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit qysh nga viti 1877, që do të vazhdojë edhe me atë ndaj vilajetit të Kosovës në vitin 1912. Në këtë aspekt, puna e zellshme e Jusuf Osmanit, krahas aspektit shkencor si dhe dobisë së madhe që paraqet për faktimin historik të njërës ndër plagëve më të mëdha të shqiptarëve në shekullin e kaluar të shkaktuar nga hegjemonizmi shtetëror serb, paraqet edhe një ndihmesë të madhe për shtetin e Kosovës dhe politikën e saj, që në raportet me Serbinë,nga defanziva e tanishme, të kalojë në një ofansivë, me ç’rast, futja e problematikës së popullatës shqiptare të Sanxhakut të Nishit, të spastruar nga trojet e etnike me mjetet e luftës, dekonspiron përpjekjet e Beogradit që serish të fusë në lojë projektin e Serbisë së Madhe. Vepra e Jusuf Osmanit, ofron shumanshëm dëshmi për politikën hegjemoniste serbe ndaj shqiptarëve në të kaluaren, pasojat e së cilës edhe më tutje janë të pranishme. Si e tillë, ajo duhet të përkthehet në anglisht dhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës, dhe si e tillë të shpërndahet në të gjitha insitucionet relevante botërore dhe ato të qarqeve akademike.

Aleksander Vasiljević-ACA, ma përplasi para syve, letrën që ia kisha dhënë Sadik Blakajt!

0

Aleksander Vasiljevic- ACA

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar, ”Në Doboj e kisha adresën, kurse në Tuzëll isha i izoluar, pa asnjë vendim gjykate!”, Drini.us, 4 Nëntor 2021 në rubrikën ”Dossier”

Nga Ditari im si ushtar (7)
”Diferncimi politik”
Masa e dhunshme, ”Drejtorët e dhunshëm”
Largimi i puntorëve, kuadrove të dalluar, si Gazmend Zajmi, ish rektot, Ali Hadri, historian
Izolimi
Serbët, në krye të turmës së demonstruesve, i ”prinin” demonstratave irredentiste, nacionaliste e armiqësore, të puntorëve të Elekroekonomisë së Kosovës, me 1 e 2 prill 1981
-E kujt është kjo letër, kush e ka shkrua Kastrat?
-Letra është e imja dhe unë e kam shkrua ….

Në burgun hetues, që nuk ishte burg ushtarak as burg civil por ishte një dhomë e policisë ushtarake, qëndrova si i dyshuar afërsisht 3 muaj.
Nuk kam asnjë vendim me shkrim nga anjë organ pos në librezën ushtarake, kur e kam përfundua shërbimin ushtarak, një major nuk ka pranua që ta vërtetoj librezën ushtarake, se gjoja kam shërbye në çetën e tij për kohën sa isha në hetuesi.
Librezën e kam marrë me vete kur kam ardhur në Suedi. Letrat dhe fotografitë tjera që kam marrë sa isha ushtar, të gjitha mu kanë djegur bashkë me tesha, mobilje dhe dokumente tjera, më 1999, bashkë me shtepi e katandi të Ibush Bislim Asllanit- Bequkut në Mihaliq. Kur erdha në Suedi, nuk kisha ku me i lenë ato pakë tesha, libra, letra, dokumente e dëshmi që kisha, nga viti 1982.
Letra, libra, revista e shkrime të mia, që kam pasur deri më 1981, në Prill të vitit 1981, gjatë bastisjes, së shtëpisë në Turjakë, mi kanë marrë ato që i kanë gjetur e bashkë me to edhe 109 fotografi, si nxënës, student e mësues letërsie.
Më mbeten merak letrat dhe fotografitë, e nga ushtria, nuk mund ti harroj letrat që mi ka dërgua Fatmir Azem Kastrati, kusheri, i vrarë më 1999 nga policia serbe.
Për njohësit e kohës është i njohur ”izolimi” që kishte ndodhur pas demonstratave të Pranverës 1981. Pushteti policor serb, me ndihmën edhe të republikave të tjera, sidomos asaj të Maqedonisë dhe Malit të Zi, që kishte më shumë shqiptarë se sa ”maqedon” komb i paqenë, kishin dërgua forca të shumta policore, nën ombrellën e ish SFPB- së për gjoja me e mbrojtur rendin kushtetues jugosllav dhe serbët e malazezët. Një nga masat urgjente që muar aso kohe shteti, ishte i ashtuaquajturi ”Diferncimi politik” i kuadrove nëpër organizatat punuese, të ashtuquajtuara ”organizatat e punës së bashkuar”, me diferncim që kishte qëllim largimin e kuadrove në institucionet shkollore e shkencore por edhe në organizatat e mëdha ekonomike, siq ishte Trepça, një nga organizatat më fitimprurëse për ekonominë e Kosovës. Prandaj, pushteti serbe, nëpërmjet organizatës së LK-së, filloj largimin dhe ndërrimin e kuadrove drejtuese, me ”Drejtori të dhunshme”, drejtorë të dhunshëm. Për këtë temë, nuk jam kompetent të flas, pos si një qytatar i thjeshtë tregoj ato që di. U larguan kuadrot më të mira nga procesi mësimor, si Gazmend Zajmi, ish rektor, Ali Hadri, histarian …. Deri sa e e rrëxuan për tokë arsimin. Tash e kishte radhën ekonomia, tregtia, komunikacioni etj. Një puntor që kërkonte punë ishte e domosdoshme që të paraqet një krah dësmish: që nuk është nën hetime, nuk ka qenë i dënuar dhe një tjetër, nga organizatat politike që nga Bashkësia Lokale, që (s`)eshtë i (pa)përshtatshëm.
Izolimi, ishte një nga ato masa që filloi të zbatuari në Kosovë.
Unë nuk dua të them se isha i nivelit të kuadrove të njohura, por vetëm si shembull po marr se asnjë qytetar i ish RSFJ-së nuk mund të burgosej pa vendim të gjykatës, që nga ajo komunale ose edhe ajo ushtarake, për ushtarë. Këto, izolimet bëheshin për me i mshef ”këmbët e gjarpërit” pushteti Jugosllav i cili ende gëzonte një autoritet te një pjesë e shteteve afrikane, aziatike dhe ato latino-amerikane me ”Lëvizjen e mosinkuadrimit” me Titon, si themelues, si trashëgimtare dhe besnike e rrugës së nisur nga Titoja. Mjerisht, edhe sot Serbia mundohet me luajt me ”xhokerin” për gjoja vazhdimin e Lëvizjes së mosinkuadrimit”, e cila sa kam lexua, para një muaj u mbajt një mbledhje e të painkuadruarve në Beograd.

Edi Rama e Akekder Vucic

Këtu, edhe pse dola jashtë temes që e kam pärpara, këte po e e ndihmon edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë (socialiste) që është një shërbëtor besnik i Aleksandër Vuićić, presidentit aktual serbe dhe ”shtetit” artificial maqedon që po e mban në këmbë Ali Ahmeti ….”shqiptar”
Prandaj, nuk di si ta quaj ndryshe pos si ”IZOLIM”, edhe burgosjen time, të Xhevat Durmishit, Skënder Gashit dhe të tjerëve, intelektualëve e profesorëve univerzitarë në Kosovë.
Në një takim që kisha me një nga përkthyesit më të njohur në Suedi, Lars Morinar, pas Ullmar Kvick, më 1993, në banesën e tije në Stockholm, ku isha me Xhevatin për disa përkthime, ai më pyeti :
– Çka domethënë ”izolim” dhe ”masa të dhunshme” (drejtorë të dhunshëm)?
Gjatë kohës 3 mujore, Mars, Prill, Maj 1982, në Tuzëll jam marrë në pyetje vetëm nga dy oficerët e lartpërmendur, Efendić dhe Drlić. Përveç luftës psikologjike e presionit, nuk kanë përdorur ndonjë masë ndëshkuese, dhunë fizike siq ka ndodhur me shqiptarë të tjerë duke iu futur nën sjetulla ve të ziere, korent elekrik, ujë të ftohtë, duke i shpua me gjilpëra në në mes të thonjëve dhe mishit, me i rreh me dajak shputave të këmbëve, me i lidhur me zingjir me kokë teposhtë, me i futur në podrume të burgut në errrësirë e me lagështi, ujë deri në gjunj, me i përdor gjarpërinjët, macat e tëbuar dhe qente e posaqëm kundër njërëzve, etj. etj. tortura këto që i kanë përdorur ndaj disa të tjerëve, në Goli Otok, Nish etj. Disa nga këto tortura i kanë përdorur kundër Metush Krasniqit nga Dajkofci i Kamenicës. ….’
Asnjë dëshmitarë, as Xhevatin, Skënderin, Behxhet Krasniqin, vëllain e Kol. Ahmet Krasniqit, Izedinin, vëllain e prof. Milazim Krasniqit, Ali Lajin, Gani Krasniqin apo ndonjë tjetër, nuk më kanë prua si dëshmitar e nuk më kanë ballafaqua me ta.
Kur mendoja se i erdhi fundi edhe këti kapitulli të jetës, si ushtar e të dy kapitenët ishin ”dorëzua” para meje, pasi që unë nuk pranoja ato që më pyesnin e akuzonin, as si organizator e as për ata që i njihja, se kishin qenë organizator, erdhi Aleksander Vasiljević, atherë nënkolonel (potpukovnik) she Shef i Shërbimit të UDB-së për Bosnjë, dhe një pjesë të Kroacisë (Armatës së 7-të jugosllave).
Në praninë e dy kapitenëve, ai filloi të më pyes se si Behxhet Krasniqi, në demonstratën e puntorëve të Elektroekonomisë së Kosovës në Obiliq, një apo disa serbë i kishin qitur në krye të turmës së demonstruesve, serbët i ”prinin” demonstratave irredentiste, nacionaliste e armiqësore. Për Izedinin, më pyetën që unë i kam dhënë revista e material tjetër armiqësor (te Jusuf Gërvallës) për Milazim Krasniqin ….1*).
E për Xhevatin më thonin se Xhevati është koka e organizatorëve, jo ti. Ti je i sinqertë e Xhevati është ndryshe nga ti, ai nuk ka tregua asgjë të vërtetë.
Dhe përsëri, unë rrija si dru e nuk flisja ose mohoja ato që më thoshte Aca.
Në një moment Aca (shkurt, e thirrni Aleksander Vasiljevićin, ”ACA”) mu ka drejtua:
-Sikur të fitonit ju e Kosova të bëhet Republikë, çka do të bënit ju me mua, sikur unë të isha në vendin që ti e … Xhevati jeni? Dhe vetë përgjigjej, -do të më vrisnit ose do të kalbësha në burg.
Heshtja e ime e pengonte Acen por ai mendonte se ende ka shpresë se unë do të gjunjëzohem dhe kur e pau se është kot, me një shpuzore të duhanit, qelq I bardhë sa një kulaq i pites, më ka gjuajt e më ka ra në gjoks. As që e kam ndie sepse isha bërë si i mpirë.
Pas gjithë asaj përpjekje të pasukseshme, Aca (Aleksandër Vasiljević e ka nxjerrë një letër e disa fotografi nga çanta. Ishte letra që unë e kisha shkruar. Ishte letra që ia kisha dhënë në BESË Sadik Blakajt në burgun e Ferizajit, një vit më pare, në prill të vitit 1981.
-E kujt është kjo letër, kush e ka shkrua Kastrat?
-Letra është e imja dhe unë e kam shkrua ….
Me anën e kësaj letre ai mendonte se do të më shantazhonte e do të më detyronte të flas e të pranoj ato që ata dëshironin …

Në Konferencën me mësues shqiptarë nga Mërgata, 25, 26 shtatot 2021, Malmö

1*) Milazim Krasniqi, ishte një shok shumë besnik imi që nga viti 1975, student më i zoti në Letësi, që sapo i kishte marrë këmbët. Dallohej me poezi dhe studime në Letërsi. Ai ishte edhe tezak (kusheri) me Xhevat dhe Xhafer Durmishin. Tash është professor univerzitar ….

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 5 nëntor 2021

Agron Bajrami, Ambasador me bachelor

1

Pas Washingtonit, Brukseli është qendra kryesore e vendimarrjes përsa i përket interesave të Kosovës  pasi ai është kryeqyteti i Bashkimit Europian dhe i NATO-s. Por përkundër rëndësisë së jashtëzakonshme të kësaj qendre, kryeministri i Kosovës ka vendosur të emërojë si ambasador kryeredaktorin e Kohës Ditore Agron Bajramin, i cili përvecse i ka shërbyer ardhjes në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, duket se nuk i ka kualifikimet e nevojshme as akademike dhe as profesionale për këtë detyrë.

Bajrami, në bazë të biografisë së tij të dorëzuar në MPJ, që e posedon Nacionale.info ka të kryer vetëm nivelin bachellor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Arteve për grafikë (1987-1991). Një nivel i tillë në kryeqytetin europian ku shtetet serioze emërojnë ambasadorët më të aftë, me reputacion të lartë dhe shkathtësi të mëdha e përgaditje të lartë akademike është tregues se Kurti nuk ka kritere në emërime të larta, ashtu si paraardhësit e tij që i ka kritikuar. Ai po ecën në rrugë të njejtë. Minimumi do të duhej që ambasadori i dërguar në Bruksel të kishte një master që lidhet me diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, në mënyrë që të njihte sado pak punën që i është ngarkuar.

Nga ana tjetër biografia e Bajramit, është jashtëzakonisht e varfër edhe përsa i përket anës profesionale. E vetmja punë në jetën e tij është ajo në Kohën ditore dhe së fundi një emision në KTV Desku, ku jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë aftësi të lartë moderuese, por e kishte shndërruar në mjet të propogandës për VV-në. Bajrami nuk ka asnjë ditë pune në institucione, kështu që detyra e tij si ambasador do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme në të gjitha aspektet.

Me këtë emërim dhe me disa emra të tjerë qeveria Kurti i ka shkelur me të dyja këmbët premtimet e veta se do të emërojë kuadro të nivelit të lartë.

Edhe kjo qeveri po favorizon miq e të afërm dhe po shpërblen gazetarë që i kanë shërbyer si rasti i Bajramit dhe i kompanisë Koha në përgjithësi.  Edhe pronari i kësaj kompanie Veton Surroi është vënë në dispozicion të qeverisë Kurti përsa i përket dialogut. /Nacionale.info

Rreth krahasimit të Gjokë Dabaj për pësimet historike të shqiptarëve në raport me hebrenjt dhe një pyetje për shqiptarët e Otto von Bismarck-ut

0

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

Deklarata e zotëri Gjokë Dabajt është shumë e rrezikshme, sidomos krahasimi i tij rreth pësimit të madh të shqiptarëve, në krahasim me hebrenjt, sipas tij. Nuk mund të ketë krahasime të tilla. Në asnjë nivel e në asnjë rrethanë historike. Absolutisht. Ngase Gjermania naciste nga 1939., deri 1945., i çfarosi dhe i dogji, tekstualisht i dogji 6 gjashtë milionë Hebrenj.

Holokausti nuk mund të krahasohet, thjeshtë nuk barazohen e krahasohen këto dy shembuj gjenocidesh.

Ata, Hebrenjt, krahasim me ne Shqiptarët, janë konsistent. Kombi baraz dhe i njejtësuar me besimin, baraz me vetvetën, popullin.

Dhe kështu më shumë se 5 mijë vjet. E shqitarët… pakës të humbun në përkthim. Vije këtu si dëshmi e hidhur jetësore dhe historike: Turqizimi i shqiptarëve, Islami Politik i shqiptarëve; një jokonsistencë e shqiptarëve për shkak të mungesës së identitetit të qartë kulturor e kombëtar: përleshje brenda për brenda vet shqiptarëve, patasj aradha ushtarake të pafundme të shqiptarëve mbrenda Ushtrise Turke –  Osmane, kur me shekuj ishin faktor dobësimi i vetëdijes shqiptare.

Edhe sot eksistojnë reflekse të së kaluarës. Ekziston vetasimilimi i madh përmes xhamive, të gjitha të meremetuara e ndërtuara nga Turqia neoosmane, për qëllimet e saj, njejt si në të kaluarën. Në mënyrë që përmes asimilimit të shqiptarëve nëpër xhamitë e panumërta, ti përdorin ata pastaj si mish për top.

Siç i përdori në të kaluarën shumëshekullore.

Në Kongresin e Berlinit më 1878., kur e pyesin Otto von Bismark-un: Çka do të bëjmë me shqiptarët, ai në vend se të përgjigjej, kishte pyetur:

“Kush jane ata?!”

Jemi popull i munguar në Histori, prandaj historia flet e foli pa ne …! Pa praninë tonë! Sidomos në kohën kur krijoheshin kombe dhe shtete nacionale në shekullin 18-të. Ishim të munguar në Histori, prandaj pësuam. Ishim të turqizuar, apo ishim me sjellje anadollake në shumicë. Eksiston një thënie te kroatët: “Gori je poturica od samog Turčina”. (Ma i zi (keq) është turkoshaku, se sa Turku). Nuk do ti pranoj Europa aq lehtë shqiptarët, pasi nuk paraqiten ata që janë prej natyrës e historisë, Shqiptarë, por ashtu sikurse po i paraqet Turqia neoosmane dhe dhëheqësit e ndytë shqiptarë, si krijesa të shfytyruara, si do far “arnautësh”! Sepse shumica paraqiten si mysliman. Nuk e pranon Europa as Turqinë në BE, e që është shtet- superfuqi rajonale, e le më që t’i pranon shqiptarët.

E këtë “xhoker” mund të themi se e kan serbët në xhep dhe e nxjerrin sa herë iu duhet para botës. E shqiptarët, si duket, nuk e kuptojnë realitetin, as faktin domethënës: Nuk e don Europa Islamin dhe popullin e asimiluar-të islamizuar shqiptar në oborrin e vet. Ata me qëllim i kanë shpërnda e nda si është më së keqi boshnjakët-myslimanët gjatë luftës së viteve të ’90-ta.

I dërguan nëpër nëpër vende të ndryshme të Botës, që të mos kthehen kurrë më në Bosnje e Hervegovinë.

Kurrë më …!

Më shumë se gjysma e tyre kurrë më nuk do të kthehen në Bosnjë.

Kështu, disi, qëndron puna edhe me ne. Kot mundohemi me parulla: “Ne jemi shqiptarë, parasëgjithash…, kur nuk duam të jemi fare pa pamëdyshje: Vetëm Shqiptar!”

Për shtetet e Europës, shqiptarët janë popull që e avancojnë Islamin Politik. Kjo është e vërteta e hidhur. Mjafton ti shihni e numëroni islamistët e njohur politik nëpër viset shqiptare, qoftë në Tiranë apo në Prishtinë.

Dhe fushatën e papenguar të tyre në favor të islamit politik antishqiptar.

Kryetari Glauk Konjufca: BE-ja nuk e përmbushi premtimin për liberalizimin e vizave

0

Prishtinë, më 04. 11. 2021

Komunikatë për media

Kryetari Glauk Konjufca: BE-ja nuk e përmbushi premtimin për liberalizimin e vizave

Komisioni Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, mbajti takimin VII

Nën udhëheqjen e përbashkët të znj. Mimoza Kusari-Lila, kryetare e delegacionit të Kosovës, si dhe z. Romeo Franz, kryetar i delegacionit të PE-së, Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimi, pas dy vitesh, mbajti sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës takimin e radhës.

Kryetarja Kusari-Lila, pasi hapi takimin dhe falënderoi të pranishmit, kërkoi që të intensifikohet raporti i të dyja paleve. Sipas kryesueses Kusari-Lila, rruga drejt BE-së është e pakontestueshme dhe dëshirë e pareshtur e qytetarëve të Kosovës.

Për t’i uruar mirëseardhje delegacionit në fjalë, para të pranishmëve fjalën e mori kyetari i Kuvendit, z.Glauk Konjufca, i cili shpalosi gjendjen aktuale të raporteve në mes të Kosovës dhe BE-së.

Duke trajtuar kronologjikisht procesin dhe hapat që Kosova ka ndërmarrë drejt arritjes së objektivave që ndikojnë direkt në integrimin evropian, kryetari Konjufca shprehu gatishmërinë e plotë të Kuvendit për të shtyrë përpara të gjitha çështjet që lidhen me këtë proces.

Ai po ashtu tregoi se ka pasur edhe ngecje në zbatimin e plotë të objektivave të marrëveshjeve të arritura deri më tash, për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe mungesës së stabilitetit të skenës politike në Kosovë.

Kryetari Konjufca theksoi se Kosova tashmë ka hyrë në fazën e mesme të periudhës kohore të zbatimit të MSA-së, por arritja e objektivave që burojnë nga kjo marrëveshje, sipas tij, kërkon ende shumë punë.

Duke folur lidhur me procesin e integrimit evropian, kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se pika më kritike e kredibilitetit aktual të BE-së ka të bëjë me strategjinë e zgjerimit. Ai nënvizoi se sa më shumë që zgjerimi iu ka afruar Ballkanit, aq më shumë është ngadalësuar ai.

“U bënë tetë vite nga koha kur shteti i fundit iu bashkua BEsë. Nuk mbaj mend këtë dekadën e fundit që koncepti i zgjerimit të ketë qenë në krizë më të thellë se sot. Mungesa e një vizioni të guximshëm e të qartë po i prodhon dy pasoja të rrezikshme këto vitet e fundit. Së pari krijimin e një hapësire për projektet alternative që vijnë nga bota jodemokratike si Rusia e Kina. Dhe së dyti, fuqizimin e liderëve euroskeptikë në rajon, të cilët BE-në e shohin si projekt pa perspektivë dhe ngarendin ta përmbyllin agjendën e tyre etno-nacionaliste siç po e shohim këto ditë në Bosnje dhe Hercegovinë”, theksoi kryetari Konjufca.

Ndër të tjera, kryetari Konjufca shpalosi edhe qëndrimet e tij lidhur me mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke përmendur se BE-ja nuk e ka përmbushur premtimin e dhënë dhe se pikërisht kjo dëmton kredibilitetin e insitucioneve evropiane në sytë e qytetarëve të izoluar.

“Republika e Kosovës është fuqishëm e përcaktuar për BE-në dhe ne nuk kemi projekt tjetër alternativë. Ne as nuk e shantazhojmë BE-në, as nuk e përgjërojmë. Ne duam ta meritojmë atë, me punë, me reforma dhe angazhim konkret për drejtësi dhe barazi”, tha gjatë fjalës së tij kryetari Konjufca.

Në vazhdim, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke iu drejtuar të pranishmëve, u shpreh se Qeveria të cilën ai e udhëheqë është e përkushtuar në intensifikimin e zbatimit të kritereve dhe përmbushjen e reformave të BE-së. Ai gjithashtu përmendi të arriturat themelore krahas kërkesave të BE-së deri më tani.

“Kemi intensifikuar luftën kundër korrupsionit. Do do të rrisim barazinë dhe do ta ngrisim mirëqenien sociale. Kemi rishikuar dhe miratuar planin e veprimit të agjendës për reformën europiane, Era 2”, theksoi kryeministri Kurti.

Në fjalimet hyrëse, fjalën e mori edhe zëvendëskreministri, Besnik Bislimi, i cili listoi disa prej të arriturave që Kosova ka shënuar gjatë këtyre viteve të fundit duke theksuar në mesin e tyre menaxhimin e pandemisë globale covid-19, me ç’rast falenderoi BE-në dhe SHBA-të për ndihmën e pazëvendësueshme në furnizim me vaksina.

Ai theksoi se në Kosovë po vazhdohet të punohet dukshëm në ngritjen e mirëqenies sociale, dhe se përveç kësaj Kosova ka shënuar përparim edhe në reformat që kërkohen nga marrëveshja e stabilizim asociimit.

Takimi vijoi me fjalimin e shefit të Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog, i cili tha se puna ndërparlamentare është element i rëndësishëm mes BE-së dhe Kosovës. Si rrjedhojë, ai u shpreh se është i lumtur që komisioni është takuar pas dy vitesh.

Megjithatë, Szunyog kërkoi nga deputetët e kësaj legjislature që të punojnë akoma më shumë drejt integrimit në BE. Njëkohësisht u shpreh pozitivisht sa i përket mbështetjes së anëtarëve të tjerë të BE-së ndaj Kosovës dhe rrugëtimit drejt familjes së madhe evropiane.

Ndërsa kryetari i delegacionit të PE-së, Romeo Franz, shprehu mirënjohje të thellë për takimet e realizuara deri më tash të këtyre dy delegacioneve, duke i konsideruar ato si gurëthemel të raporteve mes Kosovës dhe BE-së. Jostabilitetin politik dhe ndikimin e pandemisë globale ai i konsideroi si faktorë ndikues në pamundësimin e takimeve më të shpeshta mes delegacioneve e rrjedhimisht edhe si faktorë pengues në arritjen e reformave të plota evropiane nga ana e Kosovës.

Por, përkundër kësaj, ai theksoi se Kosova nuk ka pse të ndihet e lënë anash, pasi që ka vëmendjen e Parlamentit Evropian dhe se BE-ja është aleat i palëkundur i Kosovës. Sipas tij, mos arritja e liberalizimit të vizave, përveç që dëmton qytetarët e Kosovës, dëmton edhe reputacionin e BE-së, që ka dhënë premtim në finalizimin e kësaj çështjeje. Andaj, ai i inkurojoi institucionet e Kosovës që të punojnë sa më shumë në këtë aspekt.

Kurse, Viola Von Cramon-Taubadel, nga Parlamenti Europian, tha se dialogu është i rëndësishëm për të pasur rezultate pozitive. Sipas saj, e rëndësishme gjithashtu është që të ketë përfshirje diverse dhe sa më konstruktive. Ajo inkurajoi gratë dhe grupet minoritare që gjithashtu të jenë pjesëmarrëse në dialogun Kosovë-Serbi.

Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, deputetët Haki Abazi, Armend Muja, Abdullah Hoti dhe Pal Lekaj, vazhduan tutje me diskutim të hapur. Në adresimet e tyre ata trajtuan temën e dialogut Kosovë-Serbi, liberalizimin e vizave, Marrëveshjen e Gjelbër, emigrimin etj.

Ata kërkuan nga anëtarët e Bashkimit Europian të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në të gjitha aspektet, derisa të arrihet anëtarësimi në BE.

Takimi do të vazhdojë nesër në orën 9:00. ​