Kreu Blog Faqe 1503

“Onufri“ i Akademik Shyqeri Nimanit

1

Shkruan: Fahri Xharra

“O shërbestar i Perëndisë… lutu dhe për mua mëkatarin dhe të paditurin, Onufër!’

“O shërbestar i Perëndisë… lutu dhe për mua mëkatarin dhe të paditurin, Onufër!’ – varg i Onufrit, protopapë i Neokastrës… Ne ende nuk e njohim Onufrin, (Moikom Zeqo në dy esse parathënëse për Onufrin ka çelur një vijë drite për atë fenomen me emrin Onufër, njëkohshëm me Rilindjen Europiane)… Ende e mbajmë Onufrin në këtë dhomëz të varfër, por ç ‘rendësi ka, Onufri nuk është aty vetëm për kohët e mbrapshta shqiptare, Onufri është aty për gjithë kohen e shpirtit. (Luljeta Dano )
Ishte kjo një shfryrje nga mos kënaqësia e individit ,kur sheh me hidhërim se si mbyllim të mëdhenjtë e kombit dhe të historisë në dhomëz dhe iu “zëmë frymën”.
Duke e lexuar këtë “ revoltë” të mikeshës sime Luljeta Dano , mu kujtua Kosova e vitit 1987 , kur ne ende guxonim të shkruajmë, mendojmë dhe të lexojmë shqip .

Sa të mëdhenj që ishim, sepse çdo gjë e bukur nga e kaluara jonë na motivonte për atdhe- dashuri dhe çdo gjëje të bukur të historisë sonë i jepnim rëndësi duke iu lënë brezave një porosi “ Mos e harroni , vetvetën “ . Në kuadër të kësaj mbamendjeje është edhe monografia e prof. Shyqeri Nimanit “Onufri dhe piktorë të tjerë mesjetarë shqiptarë “( Botim i vitit 1987, Rilindja dhe Galeria e Arteve , Prishtinë) . Monument i gjallë i të kaluarës sonë të lavdishme !
Në atë kohë informatat na ishin të cunguara , pak dinim dhe çdo botim me përmbajte historike dhe artistike shqiptare na gjallonte ndjenjat e dashurisë ndaj kombit dhe të krenarisë sonë kombëtare. Thuajse e dinim se do të vjen një kohë ( 1990-1999) e errësirës , ku në skenën publike paraqiten sharlatanët , maskarenjtë dhe përfituesit.
Ishte “ Onufri “ i prof. Shyqeri Nimanit , i cili na përkujtoi shumë gjëra të harruara me qëllim, dhe shumë gjëra që duhej ti dinim; që ne shqiptarët ishim bartësit e kulturës në Ballkan dhe autorët e historisë së kësaj pjeseje të madhe të Europës.


“Onufri i ardhur nga qyteti shumë i shkëlqyer Berati “ kështu e fillon shpjegimin e tij Shyqeri Nimani, për kolosin shqiptar beratas të artit të pikturimit kishtar . Mbetem të mahnitur.
“A kishim ne , kësi njerëz të mëdhenj që i japin vulën shqiptare ortodoksisë ? “Pelegrinazhi im artistik, gjegjësisht udhëtimi im me qëllim studius në Kastori dhe Agia Oros më solli një njohuri të rëndësishme dhe kënaqësi të jashtzakonshme…. Itenerari im së pari shpinte në Kostur (Kastoria). Ky qytet i bukur i cili ngrihet mbi një shpat shkëmbor buzë liqenit me emër të njejtë, është njëri nga lokalitete më të rendësishme të Greqisë Veriore me monumente bizantine e postbizantine si dhe me ndërtime të vjetra, archontica.” ( shkruan Shyqeri Nimani )
Në mesin e një konglomerati faltoresh, gjithsejtë 38 sosh gjenden edhe dy kisha të rëndësishme të cilat janë me interes për historinë dhe kulturën shqiptare : Agios Athansaios tiu Mouzaki ( Shën Athanasi i Muzakajve) dhe Agioi Apostoloi.,…”
Kisha e Muzakajve u ndërtua nga vëllezërit shqiptar Stoias dhe Theodor Muzaka , më 1384- 1385 ….
Dhe pastaj prof. Nimani e vazhdon përshkrimin ne detaje të kishave të përmendura, përshkrim nga syri i një specialisti. ….dhe vazhdon përshkrimi i detajuar për Kodrën e Shenjt.


Kur flasim për “Onufrin” , nuk guxojmë të harrojmë edhe një “ imtësi “ interesante dhe shumë të vlershme që e lexoj në librin e Shyqeri Nimanit
:” Në mes tjerash e gjejmë edhe gjeniun e arktikturës së shek.20-të , Le Corbusier ( 1887-1965) , i cili frymëzohet nga shtëpia shqiptare në Strugë për të projektuar një shtëpi familjare në Wiesenhof afër Shtutgartit , më 1927. Europa na e kishte lakminë !.
Po i sjelli disa prafrazime onufriane: “Onufri , i kapluar nga ethet e arta të shqetësimeve po kërkonte frymëzimin për figurën qendrore të vizionit të tij ikonografik po shfletonte kronikat e kartat , manuskriptet e kodikët e strukur sa në punishten e tij artistike të Kishës së Shën Kollit në Shpat të Elbasanit, e sa në bibliotekat e kishave të Kalasë së Beratit. Kush mund të ishte shëmbëllesa më frymëzuese , më e denjë dhe më flakëruese e kompozicionit të tij madhështor? E ndiente se atë duhej kërkuar në retrospektivën historike kronologjike të popullit të vet të lashtë: në mbretërit dhe mbretëreshat ilire Agronin, Teutën , Gentin…. apo në fisin ilir të dasaretëve të Antiptreas- stërgjyshërve të beratasve “.


Ndërkohë i silleshin ndërmend të dhënat antike mbi ilirët nga Homeri, Herodoti, Diodor Sikelioti, Jul qesari , Tit Livi e Pompon Mela. Pastaj i studjonte me kujdes kronikat e periudhave të principatave dhe princërve të shquar shqiptar : Topiajve, Balshajve, Shpatajve , Arianitëve Muzakajve Zenebishëve , Dukagjinëve , Katriotëve…. Ishte Gjergji i Kastriotëve i quajtur Skënderbe i cili duhej venë në piedestalin ngashnjyes piktural.Ai Capitaneus generalis- Komandant i Lidhjes Shqiptare të Kuvendit të Lezhës me ushtrinë dhe gardën e tij të pathyeshme- Pretoria cohors . lavdia e të cilit sot e gjithnjë ndritë mbi Europë “ .. Pra një libër i vitit 1987 , në Kosovë.
Onufrit , udhëtimet, shtegtimet e shumta po ia zgjeronin horizontet për ide të kristalizuara. Përfytyrimet rrëqethëse i ringjalleshin kur shkonte nëpër Via Egnatia, që nga Dyrrahi nëpër Apolloni e Thesali shpinte për Bizant …. kur gjendej në trojet e përgjakshme të arbërorëve (2014)

Fahri Xharra, Gjakovë

Në Doboj e kisha adresën, kurse në Tuzëll isha i izoluar, pa asnjë vendim gjykate!

0

Në foto: Me Mustafë Magjunin, dhe dy ushtarë të tjerë, Doboj 1981

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Me Xhevat Durmishin e Skënder Gashin na ndante një muri në dhomat e policisë ushtarake në Tuzëll, por që ishte si Muri “Kinez”!, Drini.us, 4 Nëntor 2021 në rubrikën ”Dossier”

Nga Ditari im si ushtar (6)

Ditët merreshan në pyetje nga oficerët e sigurimit e natën, pastroja WC-të e kazermës dhe komandës së Tuzllës
Takimi I rastësishëm me Musa Behramin në oborrin e kazrmës në Tuzëll.
Drlić ishte mendjemadh por nuk ishte i dhunshëm
Adresën e kisha në Dobojj e Familja nuk dinte se ku jam
Jakupi më shkruante:
-Sinan, unë e Ademi do të vijmë në vizitë në Doboj
Bisedat “e lira” me Muharem Efendićin, kapiteni e bezbednosit:

-A është e vërteteë se ishte montim vjesdhja e shulit të pushkës, shoki kapiten?
-Po!
Gati çdo ditë, paradreke, pasi e haja mëngjesin me një polic ushtarak shkonim në komandën e garnizonit të Tuzllës. Rruigën e bënim në këmbë dhe asnjëherë gjatë marrjes në pyetje, rrugës për në komandë apo, prej komandës së garnizonit, nuk më kanë lidhur e as nuk kanë tregua ndonjë sjellje të keqe, dhunë fizike, ose përbuzje a ofendim mbi baza kombëtare, oficerët e sigurimit.
Edhe policët, e edhe unë kishim uniformë dhe ishte e vështirë të dallohem se jam i privuar nga liria.
Posa më dërgonte polici në katin e tretë të një ndërtese të madhe në komandë, ku mirresha në pyetje, ai këthehej e me mua fillonin pyetjet, mund të them që nga lindja e deri në ditën kur kam ardhur ushtar më pyesnin.
Ishim dy kapitenët hetues të rregullt që më merrnin në pyetje. Muharem Efendić, boshnjak dhe Drlić, serb.
Muharemi ishte një njeri shumë i zoti i cili shihte edhe pas shpine. Nuk e shihte kurrë duke qeshur. Ishte shumë seroz. E njihte gjendjen në Kosovë, sikur të ishte rritur atje. Edhe zakonet shqiptare i njihte mirë. Shpesh për me më shti me folur, ma kujtonte fjalën “BESË”, sipas tij, kur shqiptari ta jep “besën”, ai e mban fjalën, një parullë fallce që përdorej shpesh nga oficerët.

Begzati i Rahovecit dhe një pejan, Doboj 1981

Gjatë kohës, më shumë se 45 ditëve që më kanë marrë në pyetje, me afro 200 faqe deklaratë me shkrim, të shkruara me makinë shkrimi, jam pyetur më shumë rreth organizimit të demonstratave, Kampionatin Ballkanik të Volejbollit që u mbajt më 1976 në Prishtinë, e ku me të drejtë Reprezentacioni i Jugosllavisë u ndie si mysafire në Prishtinë, ndërsa Shqipëria si mikëpritëse, sepse të gjithë shikuesit e përkrahin reprezentacioni shqiptar ndërsa kur përfundonte ndeshjet Shqipëria, shikuesit dilnin jashtë sallës, “25 Maji”, ngarjet dhe manifestimet e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, propagandës armiqësore të Radio Televizionit Shqiptar, Tiranës, shkrimeve të “Zërit të Popullit”, literaturës tjetër letrare e politike, të revistave shkencore e letrare, librave të ribotuara nga RPSSH, në NGB “Rilindja” të Prishtinë , ardhjes së shoqërive artistike dhe teatrale, profesorëve dhe shkrimtarëve të Univerzitetit të Tiranës, gjithnjë duke më lidhur mua, me rolin tim dhe takimet që kam pasur në Shqipëri dhe në Kosovë me personalitetet e njohura të letërsisë e artit të Shqipërisë, Ismail Kadaresë, Dritëro Agollin por edhe takimet me organizatorët e këtyre takimeve që sipas tyre, ishin puntorë të sigurimit të Shqipërisë dhe … vizitës së delegacionit të Univerzitetit të Prishtinës, si mysafirë të Univerzitetit shtetëror të Tiranës më 1979 që isha edhe unë, librave e literaturën tjetër që e kisha marrë në Shqipër etj. Rreth këtyre pyetjeve, ata kishin prova sepse në letrën që ia kisha dërgua Xhevatit, e kisha porositur Xhevatin që të mi largoj librat e Sadiku e kishte dërgua letrën te ata por unë nuk besoja.

Me Xhevat e Xhafer Durmishin dhe Nexhën. Oskarshamn, 1994

Pyetja më e vështirë ishte:
-Kush kanë qenë organizatorët e demonstratave dhe kush janë shokët e mi, pjesmarrës në demonstrate dhe aktivitete tjera “ilegale” kundër Jugosllavisë?
Me keqardhje e them por në shumë pyetje, kishin të drejtë, sidomos kur flitej për PPSH, Enver Hoxhën dhe sundimin e hekurt me ideologji staliniste. Por, për mua aso kohe ishte tradhëti kombëtare jo të flasim kundër Enver Hoxhës e Partisë së Punës, por edhe të mendojmë keq. Kishim arësye të shumta, sepse, o duhej të mbështeteshim në Shqipërinë e E. Hoxhës, ose të mbetemi peng i Jugosllavosë së Titos.
Sa i përket shokëve, siq i quanim aso kohe, më pyesnin për Ali Lajçin, ish cimarin tim, shokun e dhomës në konviktin nr 3, Muhamet Mahmutajn, Nuhi Sylën, Haki Berishën, Xhevat e Xhafer Durmishin, Skënder Gashin, Abas Fejzullahin, Nexhat Ibrahimin, Milazim Krasniqin, Izedinin (villain e Milazimit, ish ilegalin tim, në banesë) e … Gani Krasniqin e Carrallukës, ish shokun e klasës, në gjimnaz, për gazetarët: Skënder Zogajn dhe pa harrua, Jusuf Gërvallën dhe revistat e ilegalitetit të asaj kohe dhe përgjithësisht ilegaletin dhe emigracionin që vepronte jashtë, ballistë, legalistë, zogistë,partite marksite-leniniste e ustashët kroatë.
Në kohën e drekës më lejonin që të ha bukë dhe të pushoj nga 1 orë. Shpesh me binin kafe e qaj në zyrën ku merresha në pyetje dhe sa here që kisha nevojë, më lejonin të shkoj.Në WC-e ndihesha më i sigurtë edhe pse dyshoja se edhe aty kanë vendosur kamera të mshefura.
Në mbrëmje, thirrnin policin ushtarak e bashkë me te shkoja në vendin tim, në birucën time. Atje, policët ushtarakë silleshin me mua sikur unë të isha skllav a rob lufte. Më detyronin ta pastroj dhomën e ndejës ku kishte TV-e, dhomën e fjetjes dhe “kuzhinën” si dhe WC-të e katit ku ishte policia ushtarake. Këto duhej kryer çdo natë, deri në orën 10.00 (22:00) të natës kur është koha e gjumit. Nëse ndonjëherë, i pastroja më herët WC-të, banjot dhe koridoret, policët talleshin me mua dhe me adetet tona. Këto i bënte serbi i katundit Mushtisht të Kosovës i cili e njihte shqipen, adetet dhe iu tregonte dobësitë e ndonjë zakoni, të martesës, vdekjes, megjave etj se si mbyteshin shqiptarët në mes veti vëllai me villain ose martohej me gruan e vëllait, nëse vëllai ka vdekur (shkaku i fëmijëve, kanë ndodhur këto).
Për policët ushtarkë, isha shëndrrua në një person “komik” që vetëm dëgjoja e nuk guxoja të reagoja në asgjë, isha pa të drejta. Ata qeshnin e luanin me mua si maca me miun.
Ajo që më ndodhte me policët, provokimet e tyre poshtëruese, nuk iu tregoja as oficerëve të sigurimit për ato që më ndodhnin në dhomën e fjetjes me policët, për punën e detyrueshme dhe ofendimet e nënçmimet që mi bënin mua e popullit tim, kulturës e historisë tone. Por edhe nuk dëshiroja të bisedoja e të hyja në konflikt me ta nga shkaku se ata ishin si shtazë, analfabetë dhe nga friga se mos këto më bëheshin me dijen e eprorëve që më pyesnin.

Jakup Kastrati dhe William Woker në Malishevë, 2002

Njëherë kur shkoja me një polic në komandë, Musa Behrami më ka pare dhe me vrap mu ka afrua sepse ai, me siguri nuk e dinte se “pse jam këtu, pse kam ardhur në Tuzëll”. Me dorë ngadalë i kam dhënë shenjë që të largohet se të piu e zeza. Polici i cili ishte afër meje e ka vërejtur por mua nuk më ka thënë asgjë. Më vonë, gjatë marrjes në pyetje, Efendić, më pyeti:
-Cili ushtar ishte ai që deshi të përshëndes, kush është ai?
-Musa Behrami, një ish mik i vjetër e njoha kur punonte si mësues matematike në Vushtrri, bashkë me Nexhat Ibrahimin, I cili punonte si mësues muzike dhe kishim qenë ushtar 6 muaj në Doboj. Kapitenit i tregova drejtë sepse nuk kisha çka mëshefi. Më erdhi keq por Musa Behramin, nuk e kishin marrë në pyetje, më tha Mus, kur u takuam pas kryerjes së shërbimit ushtarak, sigurisht kanë besua se vetëm si shokë të ushtrisë kemi qenë e nuk kemi asgjë më shumë.
Pas kësaj, pyetjes që ma bëru, edhe unë e pyeta Efendićin:
-A është e vërtetë se ti ma ke montua rastin e vjedhjes së shulit të pushkës më 1 Nëntor 1981 vetëm e vetëm për me pasur një arësye që të më merrni në pyetje?
-Po, u përgjegj Efendić.
Isha i bindur se më nuk kam çka humbi më shumë, prandaj më nuk kisha se çka të ruhem prandaj e pyesnja edhe për gjera të tjera sepse, “i lagti për shi s`ka çka ruhet”.

Adresën e kisha në Doboj dhe letrat që më vinin nga familja, të afërmit, miq e kusherinj, ushtarë ecivilë, shkonin në Doboj ndërsa nga Doboji, Efendiç mi jepte letrat sa here që kisha letra.
Në një letër që ma kishte dërgua Jakupi 1*), më shkruante se don me ardhur me Ademin 2*) për vizitë në Dobojë.
-Jo Jakup, mos ejani i shkruajta pa i treguar arësyen, pasi që kisha urdhër që të mos iu shkruaj familjarëve se ku jam …

Me Ibrahim Rugovën dhe Jakup Kastratin, Prishtinë 2002

1*) Jakup Bali Kastrati nga Turjaka, është djalë i axhës. Jemi moshatarë dhe të një gjenerate në shkollë, fillore, të mesme dhe univerzitet. Kemi punua bashkë si mësues në shkollën fillore dhe në gjimnaz, ai si mësues biologjie e unë, si mësues letërsie. Ka qenë viktima e pare e kidnapimit nga Hashim Thaçi, bashkë me Cen Deskun, më 1998 por dyshoj se të dytë i kanë tërhjekur deklaratat e dhëna në prokuri dhe policinë e UNMIK-ut ndërsa Cen Desku, as nuk ka pranua se është kidnapua dhe burgosur 30 ditë nga Hashimi. Edhe kjo bën vaki.
Jakupi ishte kryetar i LDK-së dhe kryetari parë i komunës së Malishevës, në zgjedhjet e para të lira, më 2001 (?).
Disa herë kam shkruajtur për Jakupin, Cenin dhe ish prokurorin që e kapte për hune Hashimi:
“Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!”

Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!


2*) Adem Ukë Kastrati, është vëllai im, më i madh se unë, i treti me radhë. Më i madhi është Laha, jeton në Gjakovë, Zeqa, është i dyti, ka vdekur dhe Ademi, është i treti. Jeton në Suedi. Një kohë ka punua në arsim dhe më vonë, ka punua si nëpunës administrate në Malishevë, në gjeodezi.

Me mikun dhe ish gazetarin e Rilindjes dhe kryetarin e komunës në Fushë Kosovë, Skënder Zogaj, Prishtinë, 2017

Vazhdon

Malmö, 4 nëntor 2021

Edi Rama është miku i shekullit i Beogradit! I respektuar po aq sa Vladimir Putin!

6
  • Njerëzit, familjet, fshatrat, qytetet, shtetet kanë miqtë e tyre. Secili entitet përpiqet që ta zgjerojë miqësinë dhe rrethin miqësor, me qëllim që përmes kësaj të përfitojë prosperitet dhe zhvillim, të përballojë suksesshëm sfidat dhe pengesat, kçanrizat dhe konfliktet! Të bësh miq është një zotësi e natyrshme. Ndërsa të bësh miq nga radhët e armiqve, kjo është zotësi e panatyrshme, e jashtëzakonshme! Kështu ka ndodhur në rastin e Edi Ramës dhe miqësisë së pakufishme të tij me Beogradin!

Mbrëmë presidenti i Serbisë, si për të bërë karshillëk ndaj shqiptarëve që mbrohen prej tij, ka postuar një fotografi nga Beogradi! Në fokus është kryeministri i Shqipërisë. Madje vetë presidenti serb është kthyer skiç për shkak se fotografi ka shkrepur prapa shinës së tij. Duhej Edi Rama në tavolinë përballë Aleksandër Vuçiq e në krah të kryeministrit malazez si dhe të zh. kryeministrit maqedonas të ekspozohej si “Mbreti i tavolinës”, si “miku më i dobishëm i të gjitha kohërave për Serbinë”! Duhej që ai të shfaqej në ballin e oxhakut!

Edhe tradita serbe, jo vetëm ajo shqiptare, e respekton mikun. Sidomos mikun e dobishëm, në këtë rast mikun më të dobishëm të mundshëm. I mundshëm apo i pamundshëm Edi Rama tashmë është miku më i dobishëm i presidentit të Serbisë. Edhe sikur Aleksandër Vuçiq të mos arrijë asnjë sukses në jetën e vet politike, miqësia me kryeministrin e Shqipërisë është e mjaftueshme për ta shënuar atë në histori. I tillë ka mbetur p.sh Nikolla Pashiq për shkak të miqësisë së jashtëzakonshme me Esat Pashë Toptanin. Edhe zoti Rama e ka garantuar përjetësimin e emrit të tij me buste, monumente dhe emra rrugësh kryesore në Beograd! Në fund të fundit kjo është edhe ambicia e tij.

Edi Rama është miku i shekullit i Beogradit! I respektuar po aq sa Vladimir Putin! Madje më shumë sesa ai në pikëpamje të afërsisë shpirtërore me liderët e Serbisë. I nderuar dhe i relaksuar si askund si askush tjetër në botë. Vera e kuqe e prodhimit serb është simbolika që duket dhe e shënon Vuçiq në statusin e tij. Por për miqtë specialë ka edhe shërbime të tjera të veçanta, unike në traditën e Serbisë, sidomos të qeverisë së saj. Ne na kujtohet Ivica Daçiq në samite ndërkombëtare i shoqëruar me eskorta të zogjkave nga Serbia, me qëllim që të rekrutonin liderët afrikanë për t’iu kundërvënë Kosovës. Nëse ata nuk e bënin këtë me çeqe bankare, do ta bënin me më shumë para sesa me para!

Prandaj dhe miqësia speciale, pra miku më i dobishëm, në këtë rast Edi Rama, jo vetëm respektohet, por edhe relaksohet me sauna, masazhe dhe shërbime të tjera të paparashikueshme në ndonjë vend tjetër. Edhe vetë sulltanët e Portës së Lartë do ia kishin zili mikut më të dobishëm shqiptar të Serbisë me këto shërbime dhe me këtë respekt të jashtëzakonshëm që i bëhet në Beograd!

Por ajo që e shton kuriozitetin tonë ka të bëjë me atë, se çfarë fiton Shqipëria e çfarë fitojnë shqiptarët në Ballkan nga kjo miqësi midis Aleksandër Vuçiq dhe mikut më të dobishëm të tij në histori, Edi Ramës! Po përmend vetëm disa pasoja!

Shaip Kamberi është deputet shqiptar në parlamentin e Serbisë. Ai prej kohësh flet e kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Tash presidenti i Serbisë do t’i thotë “Ti e di se kur e ke mirë me Zotin (Edi Ramën) nuk ka nevojë ta respektosh hoxhën ose priftin”! D.m.th se Beogradit as që ia ndjen se çfarë do të thotë Shaip Kamberi e çfarë nevojash ka Lugina!

Ose nëse Albin Kurti, Vjosa Osmani a dikush tjetër ankohet dhe proteston për prezencën e Serbisë në Kosovë, atëherë Aleksandër Vuçiq do t’i thotë opinionit dhe ndërkombëtarëve: – Çfarë kanë ata në Prishtinë që bërtasin?! Ne i kemi punët shumë mirë me Shqipërinë! Pyeteni Edi Ramën dhe do jua dëshmojë sesa miqësorë jemi ne serbët!!!

Dashuria për mikun më të dobishëm të Beogradit, pra për Edi Ramën, kthehet kësisoj në aventurë, diversion dhe agresion jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Serbia bëhet fillimisht protektor i zhvillimeve ekonomike në territoret tona. Pastaj ngreh këmbën zvarrë dhe ia hap rrugën edhe Rusisë. Dhe prej varësisë ekonomike kundrejt Beogradit e Moskës fillojnë varësitë e tjera. Kësisoj Edi Rama nuk është vetëm miku më i mirë dhe më i dobishëm i Beogradit, është dhe kumbara i investimit ruso-serb në rajon. Ky është misioni i vërtet i Open Balkan!

Halil Geci hapur për të gjithë kriminelët, ata që përpak e gjunjëzuan Kosovën (Video)

https://www.facebook.com/DTVtelevizion/videos/614634046327808

  • Halil Geci është një aktivist mjaft i njohur i LDK dhe ndër personat më të afërt e  besnik të ish-Presidentit Ibrahim Rugova.                                                         
  • Lirim Gashi është gazetar dhe analist i përhershëm i Drinit.

Bet’hoveni në Troshan nga At Filip Mazrreku!

0

Ndoc Shabe

Dy fjalë në kujtim të ditës kur kaloi në ashim At Filip Mazrreku me 1nanduer 1984, mësuesi i madh i muzikës, zani i lavdisë së Fesë dhe Kombit. Edhe sot kur jemi në vigjilje të 38 vjetëve nga ai nji nanduer i largët i vitit ’84 të shekullit të kaluem, kur at Filipi u thirr për të pushue në amshim, kushdo nga Troshani e Zadrima mbarë, që e ka njoftë padër Filipin, sapo afrohet pranë Kishës se Zojës në Troshan, i vijnë në ndigjese tingujt e organos dhe zani kumbues i pader Fylypit (kështu i thirrnim). “Barinj na diftoni ke sot ju nderoni, në ketë shpellë bet’lemi, në këtë ditë Jeruzalemi.

At Filip Mazrreku

Eshtë zani kumbues i padër Filipit në përgatitjen e korit të Kishës së Troshanit për të nderue e festue Kshnellat. Eshtë zani dhe notat muzikale të organos së këtij Bet’hoveni shqiptar që me kryq e rrozare në dorë, me zanin e engjejve dhe kerubineve mësoi e pergatiti breza muzikantësh e këngëtarësh, themeloi shoqëri kulturore e korët e para muzikale.

At Filip Mazrreku me pjano

Eh, sa shumë e shumë ka për të thënë e treguar për Bet’hovenin frat; shkrepi, kreshta, kodrat e fusha e bleruar!, pader Fylypin. Kultura, talenti, arti i tij, dhuratë e të madhit zot, mbeten fllad mirësië e bekim mbi brezat e rininë e përhëreshme shqiptare.Të kujtojme e kurr nuk mund të heshtim pa lutur të madhin zot e falenderuar Atin e gjithëpushtetshëm për dhuratën e madhe që i ka bërë mirësisë së jetës përmes veprës tuej, O at e kerubin i të naltit za e dritë të shejtes trini. Lutu për në përmes pentagramit të notave muzikale hyjnore.

Anton Lleshi, Kujtime nga jeta e dajes tim At Filip Mazreku

At Filip Mazrekut, lindi me 08/09/1913 Selanik Greqi, Vdiq me 01 /11/1984 Troshan. Si sot 37 vjet ma pare ne diten e tane shejtenve, kaloj ne amshim Pader Filipi, ne vendin ku e nisi rrugen e veshtir dhe te bukur te meshtaris ne kuvendin Franceskan te Troshanit.

Zoti desh qe po aty ku sherbej per shume vite, mes njerzve te mrekullushem dhe shume fetare ndrroj jete. Troshani ka nxjerr shume meshtar, ku ne mes tyne dy Monsiniora, Monsinior Nikoll Troshani dhe Kardinalin Ernest Troshanin qe i uroj jete sa ma t’gjate.dhe motren e mrekullushme Zuzana Gjoka e cila bashk me motren Shaqe i sherbyn Pader Filipit ne ditet e fundit te jetes. Banoret e mrekullushem te Troshanit e majten ne gjinin e tyne pa mendu pasojat e rregjimit komunist.

Ju ba nji vorrin ku pervec familjarve nga Tirana dhe Shkodra, moren pjese banor te Troshanit dhe te Zadrimes. Kshtu i dha fund jetes, meshtari dhe mesusi i muzikes i kompozitorve te medhaj shkodran dhe shqiptar, duke punu si bujk ne kooperativ me banoret etj. Une si nip i Pader Filipit dhe ne emen te familjarve te tjere, falenderoj pa mase banoret e Troshanit, qe nuk e braktisen kurre dhe e deshten shume ashtu si i deshte ai e i ndertun dhe vorrin. Pushofte ne paqe e u lute per ne!

E pakta janë 123 vjet gjenocid dhe krime të Serbisë ndaj shqiptarëve, shumë më shumë se krimet e gjermanëve ndaj hebrenjve!

4

nga: Gjokë Dabaj

Po them: Krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve janë shumëfish më të rëndë se ata të gjermanëve ndaj hebrenjve, në radhë të parë, sepse krimet e nazistëve gjermanë janë shtrirë në fare pak vite. Ndërkaq, kohëzgjatja e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve është e pakta dhjetë herë më e madhe se ajo e nazistëve gjermanë ndaj hebrenjve. E dyta, gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nuk është kryer vetëm nëpër kampe përqendrimi, por edhe në terren.

Në vendbanimet e shqiptarëve. Në atdheun e shqiptarëve. Shqiptarët janë mbyllur nëpër kulla apo shtëpi të zakonshme dhe janë djegur të gjallë, me burra, me gra e me fëmijë. Shqiptarët janë nxjerrë në sheshet e katundeve dhe janë pushkatuar ose therur me thika. Shqiptarët janë vrarë me dhjetëra mijë, kohë mbas kohe. Në vitet 1876-1880 e në vazhdim, në vitet 1910-1913, në vitet 1918-1920, në vitet 1941-1945 dhe në vitet 1998-1999.

Janë, pra, e pakta 123 vjet gjenocid ndaj një kombi, thjeshtë sepse lakmohet toka e tij. Megjithëkëtë, krimi serb mbi shqiptarët nuk po ndëshkohet siç është ndëshkuar me të drejtë krimi nazist mbi hebrenjtë. Pse po ndodh kështu?!

Mos është Evropa më e padijshme kur shqiptarët vriten, theren, digjen e groposen në grumbuj, sesa kur ndaj hebrenjve kryheshin të njëjtët krime?! Mos është SHBA-ja më e padijshme?! Mos janë Rusia dhe Kina më të padijshme?! Apo është Serbia shoviniste më e fuqishme se Gjermania, për t’i kryer krimet dhe për të mos u bërë ndaj saj kurrfarë gjyqi ndërkombëtar?!

Cili është shkaku kryesor që e la dhe po e le Serbinë të pandëshkuar?!

Unë mendoj që shkaku kryesor që Serbia po mbetet ndërkombëtarësht e pandëshkuar, jemi vetë ne shqiptarët.
Ndaj hebrenjve u zbatua gjenocid i pashembullt, por pjesa hebraike që mbeti gjallë, nuk heshti, nuk u gjunjëzua, nuk iu lëpi as Gjermanisë, as Botës, e cila doemos do të vihej, jo në krahun e persekutuesve, por në krahun e të persekutuarve. Pjesa hebraike që mbeti gjallë, i tha Botës, me të gjithë mjetet e mundshëm: O Botë, dënoje krimin!
Dhe i publikoi dokumentet një për një, deri sa Bota pranoi dhe vendosi t’i ndëshkojë kryerësit e gjenocidit. Jo vetëm kryerësit e drejtpërdrejtë të krimit, por e dënoi krejt kombin gjerman, duke e detyruar që t’i paguajë Izraelit zhdëmtimet sipas vendimeve të gjykatës.

Pse nuk ndodhi kështu me Serbinë? Nuk ndodhi kështu me Serbinë, sepse shqiptarët qyqarë e durojnë me qindra vjet gjenocidin dhe shkojnë e ia shtrijnë dorën serbit dhe përqafohen me serbin sikur s’ka ndodhur asgjë.
Kjo është e vërteta dhe mirë na bëhet!

Megamashtrime historike kundër të vërtetave

3

Fahri Dahri, studiues

Sipas fjalorit shqip, “ndryshe nga krimi i vjedhjes, i cili përfshin marrjen e diçkaje me vlerë përmes forcës ose vjedhjes, mashtrimi mbështetet në përdorimin e keqinterpretimit të qëllimshëm të faktit për të realizuar marrjen”.

Nisur nga ky përkufizim, e zgjodha fjalën “mashtrim” për titull të artikullit, sepse më duket më i goditur për të shprehur keqinterpretimet e të huajve, të cilët vjedhin dhe mashtrojnë me përdorimin e tjetërsimeve të së vërtetave historike në tërësi.

I.- Mashtrimi i madh, në bindjen time,  ka ndodhur në fallsifikimin dhe tjetërsimin e të shprehurit botërisht: “Kultura e Greqise së lashtë”, që mjeshtërisht ka fshirë shprehjen  e duhur: “Kultura Pellazgjike”.

Për të rivendosur të vërtetën në histori, është mirë që shprehjet e shpeshta “Greqia e lashtë”, “kultura në Greqinë e lashtë”, etj. të korigjohen duke u shprehur, siç ka qënë: “Pellazgjia e hershme”, “Kultura Pellazge”. Nëse duam të zbulohen të vërtetat historike, këtu të jetë nisja.

II.- Një tjetër mashtrim që ndodh në histori, është i realizuar nëpërmjet tjetërsimeve, e që gjendet shumë lehtë (mbasi përsëritet shpesh dhe vend e pa vend), është  prapashtesa e fjalës “greece”. Kjo, fjalë tjetërsuese vendoset pa e humbur rastin në të gjitha toponimet e rajonit të Çamërisë.

E kam trajtuar këtë mënxyrë në çdo rast që nevoitet në shkrimet e mia. Gjatë hulumtimeve në librat historike, në shkrimet greke, në hartat e kudo, në mënyrë të “përsosur” vendoset prapashtesa “greece”.

E theksoj që në fillim se fjalën prapashtesë, e konceptoj ashtu siç na e jep “fjalori shqip”, e cila  “vihet pas rrënjës a pas temës së një fjale për të formuar një fjalë të re ose një trajtë të së njëjtës fjalë”. Ja pra, prapashtesa “greece” e përdorur gjithkund nga grekët, posaçërisht në rajonin e Çamërisë, “vihet pas rrënjës së një fjale për të formuar një fjalë të re”. Mesa thamë, arrijmë tek dëgjesat greke, që çirret duke llomotitur:

“O njerëz, nuk ka Thesproti, por ka Thesproti greece. Shikoni hartat, a po dëshironi të lexoni librat?. Lexojini, edhe ato shkruajnë po Thesproti greece.

Kush po na e përmend Çamërinë? Ai emër është harruar, fshirë nga historia, gjeografia deri edhe nga librat shkollore”.

Përpara këtyre fakteve të përdorimeve mashtruese, sigurisht që lind detyrimi mbrojtës me mjetet dhe mundësitë tona individuale dhe jo heshtjeve, as anashkalimeve të institucioneve shtërore dhe jo shtetërore, të cilat kanë detyrime Kushtetuese.

Për konkretizim ndalemi në disa raste ku vendosen djallëzisht shtesat “greece”.

a)- Lexojmë: “Kulti në Thesptoti”, pas saj e shoqërojnë në kllapa (Greqia veriore). Kuptohet shtesa “Greqia veriore”, kërkon të tjetërsojë atë rajon si pjesë territoriale historike e Greqisë së bashku me banorët e saj. Dihet, absolutisht Thesprotia nuk ka qënë asnjëherë territor grek para vitit 1913 vit i çmenurisë europiane), ashtu dhe banorët e saj të cilët janë, edhe në ditët tona, stërnipa pellazgjikë.

Këtë deklarim e kanë bërë baballarët e historisë, duke filluar nga më e largëta lashtësi, mesjeta dhe koha moderne. Në çdo rrjesht historie referohet se: “thesprotët, kaonët dhe mollosët, nuk kanë asgjë të përbashkët me grekët!”.

Ky përcaktim, që vjen nga lashtësia, dhe realisht edhe i sotëm, tregon mashtrimet e fallsifikatorëve grekë dhe disa europianë, të cilët prej 200 viteve    shqyejnë rrjeshtat e historisë. Krahas përdorimit të mjeteve të dhunshme në terren, përdorimit të predikimeve të priftërinjëve dhe imamëve, përdorin edhe fjalën “greece” në çdo shkrim, hartë dhe në emrat, toponimet, e kudo në rajonin e Thesproti/Çamërisë.

Përpara kësaj mënxyre (gjëme) që sjellin llomotitsit, fallsifikatorët pseudo historianë, mënyra më e thjeshtë për të kuptuar të vërtetat e rajonit të Çamërisë është shkulja, fshirja e fjalës “greece”, në çdo shkrim ku flitet për atë rajonn.

b)- Nekromantia: ishte një tempull i lashtë grek i nekromancisë kushtuar Hadesit dhe Persefonit. Dihet, nuk ishte “tempulli lashtë grek”, por “ishte tempull i lashtë pellazgjik”.

c)- Pamje ajrore e fshatit Parga e Greqisë. Prap Greqisë!!!

ç)- Në antikitet, Thesprotia ishte e banuar nga fisi i lashtë grek i thesprotëve…. .etj. Gënjeshtër 100%. III.- Përvehtësim me tjetërsim kemi edhe tek identitetet e historianëve të lashtësë pellazgjike. Shumë prej tyre  cilësohen ndër shkrime historike si shkrimtarë apo historianë grekë, kur ata nuk kanë lindur në Greqi. Në këto raste abuzohet me shtrirje e Greqisë së lashtë, e cila nuk përfaqësohet me Greqinë e mbas 1820-tës. Për tu kuptuar më qartë Greqia e lashtë është përdorur ashtu siç mund të thuhet sot për Europën. Nëse përmendim një historian të asaj kohe, si historian grek; do të ishte njëlloj sikur sot të quajmë si historian europian. Psh historiani grek Herodoti,  nuk ishte grek por aziatik; sikundër sot të themi shkrimtari europian Hugoi, i cili ishte gjerman.

d)- Herodoti lindi në 484 p.K. në një familje aristokrate në Halicarnassus (Azia e Vogël), një qytet në Caria, por na deklarohet si historian grek.

dh)- Straboni lindi në Amasea, para vitit 60 p. Krishtit – vdiq midis viteve 21 dhe 24 pas Krishtit. Edhe për këtë na thuhet se ishte një gjeograf, historian dhe filozof i lashtë grek. Por familja e tij jetonte në Amasea, një qytet në Turqi. Pontus Eusin (atëherë në Kapadoki, sot në Turqi).

e) Homeri mendohet se ka jetuar rreth shek. IX pr. Krishtit. Për datën dhe vendlindjen ka mendime të ndryshme; shkenca ka pranuar Smirnën, (Izmiri i sotëm në Turqi). Ka edhe mendime se ka lindur në Jonia, një rajon i lashtë bregdetar i Azisë sëVogël.

IV.- Tjetërsimet janë përdorur dhe përdoren në çdo drejtim. Nga përvoja kam kuptuar se tjetërsimet preferohen nga ata që nuk kanë historinë të tyre, nuk kanë komb të tyre. Ky fakt i shqetëson deri në verbim, shurdhim, për t’u ngushëlluar, i drejtohen historisë së popujve të tjerë, duke u a vjedhur, tjetërsuar dhe përvehtësuar ato të mira që u mungojnë. U theksua më sipër tek prapashtesat në fshatra, qytete, por ata nuk mjaftohen me kaq, veprimet e prapashtesave i gjejmë edhe tek vjedhja që u bëjnë fjalëve. Nuk arrijnë të krijojnë fjalë gjuhe në rrënjët e tyre, sepse u mungojnë, prandaj rrënjëve të fjalëve shqipe u fusin prapashtesa. A mund të quhet gjuhë kur rrënja është e vjedhur nga një gjuhe tjetër duke i shtuar “bishta”?

Në shqip krevati quhet krevat, në greqisht krevatit të shqipes i shtojnë një “aki” dhe del gjuha greke me fjalën krevataki (κρεβατάκι); e folura thesprote/çame çarçafit i thuhet sendon, por kësaj fjale shqipe, në greqisht i shtojnë një “aki” dhe fjala sendon bëhet fjalë e gjuhes greke “sendonaki” (Σεντονάκι) etj.

V.- Mashtrimet për të tjetërsuar të vërtetat janë të dukshme edhe në ndërrimin e emrave të fshatrave, qyteteve etj. Fenomeni është tepër i njohur dhe i praktikuar nga çdo pushtues. Sa të tilla ndërrime kemi në të 5 trojet tona etnike?. Shumë dhe duhen ndrequr ng5a dy republikat tona shtetërore.

Të kuptohemi, artikulli nuk ka synim përçmim të gjuhëve të huaja, jo aspak, Por përpiqemi të ruajmë rrënjët e gjuhës tonë, të mos lejojmë që nga rrënjët tona të ushqehen degë të huaja. Qëllimi është tek përdorimet keqdashëse me tjetërsime, me vjedhje në shtëpitë e të tjerëve, për plotësim të mangësive në shtëpitë e tyre që, mesa duket edhe atje janë qiraxhinj.

Itali, më 04. 11. 2021

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel

0

Bashkëpunimi në projekte zhvillimore në fushën e energjisë dhe ujësjellësve, ishin temat kyçe në takimin ndërmjet  Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadores së Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

U theksua domosdoshmëria e ndërmarrjes së veprimeve në mbrojtjen e burimeve ujore dhe zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme. U bisedua edhe për projektin e mbështetur nga ambasada franceze në Kosovë për ujësjellësin në kryeqytet.

Kryeministri Kurti e njoftoi për impiantin e parë për trajtimin e ujërave të ndotura urbane, të përuruar dje në Prizren si dhe projektet që po zhvillohen për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në komunat e tjera.

Në këtë takim të përbashkët me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u bisedua edhe për të arriturat kryesore të Qeverisë në këta shtatë muaj, punën drejt reformave thelbësore dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës. U ritheksua përkushtimi për intensifikim të marrëdhënieve bilaterale në rrafshin politik dhe ekonomik. 

 

Ambasadorja Butel rikonfirmoi përkrahjen e Ambasadës së Francës në Kosovë për projektet në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë. 

Kryeministri Kurti priti në takim zëvendës ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Molly Montgomery

0

Mbështetja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneriteti i shumanshëm, u vlerësuan lart nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin me zëvendës ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Molly Montgomery.

Znj. Montgomery theksoi marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën, e veçanërisht lidhjen e fortë personale që Presidenti Biden ka me Kosovën.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ajo falënderoi Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin  dhe mbështetjen në çështjen e strehimit të qytetarëve afganë.

Kryeministri Kurti tha se kjo ndihmë ishte obligim humanitar yni dhe se ne duam t’i qëndrojmë në krah ShBA-ve, aleatit tonë strategjik.

Ai e falënderoi për mbështetjen e dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës për pajisje dhe trajnime, si dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë. Po ashtu e njoftoi për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, ku përfshihet edhe ndarja e mbi 100 milionë eurove për ushtrinë.

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për vlerësimin e Presidentit Biden, që vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritja e një marrëveshjeje duhet përqendruar në njohjen reciproke.

Gjithashtu, u bisedua për situatën e mirë në menaxhimin e pandemisë COVID-19, mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe administrimin e rreth 1.6 milionë dozave.

Kryeministri Kurti falënderoi ShBA-në për ndihmën në procesin e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.

Duke ritheksuar aleancën e palëkundur me ShBA-në, kryeministri shprehu përkushtimin e Qeverisë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe më tej në fushën e edukimit, agrikulturës dhe investimeve.