Kreu Blog Faqe 1504

Mësuesit e Gjakovës- Pishtarë të Kosovës

0

nga Fahri Xharra, Gjakovë

Në ditët e dhimbshme të viteve 1912-1913  , At Gjergj Fishta pat shkruar  “Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !…Vendet ma t’ mirat ne na i mori shkjau, E, shk’ asht ma zi, në vlla me vlla na dau!  Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !… Dhe ,pastaj “ Politika” ( e Beogradit ) e datës 6 Prill 1913 me titullin: “Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ”Çerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan: ”Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ata që ishin në lidhje familjare me banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi.
Të ju them diçka me vlerë :” “Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes mediave, kur të cënojnë integritetin, territorin e kombit, të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturën e të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë nacionalizëm e as lokalizëm”.
Mos të harrojmë ! Theodor Ippen ( para Konferencës së Londres , 1913) i shruante qeverisë së tij ( Austro-Hungarisë së Franc Jozefit ) për Gjakovën,: “Ky qytet është qendra politike dhe ekonomike e malësorëve dhe këmbëngul edhe më shumë për ruajtjen e tij, pasi te këto fise shoh bastionin e natyrshëm shqiptar kundër ekspansionit serb” (telegram i dt. 1.2.1913).

Kurse Luigj Gurakuqi: “PO VEJË NË GJAKOVË, TË TAKOJË TË VETMIT ATDHETARË “Mua nuk më mbetej gjë tjetër për të bërë përveç që të vejë në Gjakovë e të merresha vesh me atdhetarët e atjeshëm, të cilët qenë të vetmit që luftuan burrërisht e që mbrojtën gjerë në fund të drejtat kombëtare e që janë edhe sot gati të bëhen theror për atdheun tonë të dashur…”Trieste, 7 Shtator 1912 Luigj Gurakuqi “
I shkrova këto thënje të njerëze me vlerë, jo fort largë nga e sotmeja, me një qëllim që të sinçertë dhe të shprehi habinë, se si u mashtruan shqiptarët nga propaganda qëllimkeqe që të krijojnë urrejtje ndaj shqiptarëve të besimeve tjera, që nuk ishin në shijen e Serbisë.

Ju kujtohen thënjet e politikanëve tanë fill pas luftës së 99-shes: “Boll ka kullotë Gjakova, tani ne jemi “ ( Ish Ministri i arsimit nga LDK Rexhep Osmani , Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj Hashim Thaqi etj. ) Ku ishte qëllimi? Koha do të tregojë të vërtetën
Pse mësuesit e Gjakovës ishin pishtarë të arsimit në Kosovë nga viti 1945 ? Nuk ka këtu pse, sepse ata ishin të shkolluar. Ata e kishin një dëshirë të zjarrtë atdhetare e donin Kosovën të arsimuar !
Ata edhe ia arrijtën qëllimit, në çdo qytet të Kosoves derguan mësues,në çdo fshat mësohej shqip. A ishte kjo e pëlqyer nga serbët ? Jo, aspak . Gjakoa qëndronte stoikisht në qëndrimet e veta, për kundër dhunës serbe.

Këto ditë doli libri i tretë i autorit Ragip Ballata “ Mësuesit e Gjakovës- Pishtarë të Kosovës.” një libër me vlera të mëdha për historinë e arsimit shqip në Kosovë. Libri është i punuar më përkushtim profesional si në aspektin metodologjik, ate strukturor, ashtu edhe nga qasja tematike-kronologjike..

Autorit i jam mirënjohës edhe për librat tjera të botuara më herët me tematikë për pishtarët e arsimit shqiptar:
“ Mësuesit e Gjakovës, misionarë në trevat shqiptare” ( 2017 )
“ Themelet e arsimit shqip në Gjakovë ( 1915-1918 dhe 1941-1945 )” 2018 “ Arsimi shqip në Gajkovë dhe rrethinë (1945-1968) . 2020
Prandaj ta duam njëri tjetrin dhe mos të bijmë në kurthën serbe !

Me 04.11. 2021

Ulqini, viktimë e politikës shtetërore e Mali të Zi

0

Plazhi i Valdanosit, Gjiri i Valdanosit – Lugina e Valdanosit, Ulqin

Nail Draga, Ulqin

Në periudhën tridhjetëvjeçare të pluralizmit në lidhje me raportët e pushtetit shtetëror ndaj Ulqinit, del qartë se kemi të bëjmë me viktimizimin e tij që dëshmohet me shkatërrimin e ndërmarrjeve ekonomike përmes procesit të privatizimit, papunësisë, emigrimit të popullsisë, pa investime nga buxheti shtetëror, ku e dhëna se për kokë të banorit në vitin 2020 është investuar 1 euro, dëshmon në mënyrë transparente injorimin e këtij mjedisi gjatë këtyre dekadave

Pas ndryshimit të pushtetit në Mal të Zi qeveria e re ka mundësi të tregohet e kujdesshme për Ulqinin e jo si ajo e mëparshmja e cila nuk ka treguar interesim për investime e zhvillim të përgjithshëm, nga del se për 30-vite është komuna ma e pazhvilluar në bregdet, me emigrim të vazhdueshëm të popullsisë dhe me pagat me të ulta në vend(!), që është paradoks i llojit të vet duke marrë parasysh resurset me të cilat disponon ky mjedis, andaj i mbetet qeverisë se re të angazhohet në këtë drejtim për të ndryshuar dështimet e politikës qeverisëse vite me radhë ndaj këtij qyteti dhe banorëve të tij.

Investime si në vendet koloniale

Kur trajtohen tema të tilla vazhdimisht theksohen investimet kapitale për vitet përkatëse, duke dëshmuar me të dhëna statistikore si kudo në botën demokratike. Pikërisht në këtë aspekt kemi të dhëna që është vështirë të pranohen dhe të besohen kur ato janë publikuar për opinionin e gjerë.
E dhëna se në vitin 2020 Qeveria e Malit të Zi në Ulqin ka investuar 20.000 euro apo 1 euro për banorë paraqet skandal të llojit të vet, fyerje dhe nënçmim për popullsinë e kësaj komune.
Kemi të bëjmë me gjoja përkujdesje qeveritare që i ngjanë vendëve koloniale, apo të njerkës duke dëshmuar në praktikë strategjinë e „investimeve“ në nivel shtetëror. Një veprim i tillë i pushtetit ishte befasi së vazhdimisht në vitin zgjedhor janë bërë investime qofshin edhe minimale sa për të mashtruar elektoratin votues, ndërsa kësaj here mungoi një angazhim i tillë!

Më të votuarit, shkatërruesit e Ulqinit(!)

Por, pavarësisht se nuk ka pasur investime kapitale, por edhe të dështimeve të pushtetit qendror në procesin e privatizimit në Ulqin për tre dekada, në zgjedhjet parlamentare (30.8.2020) qytetarët e votuan DPS-in me 4003 vota, më tepër së asnjëherë deri më tash në këtë komunë(!). E pse qytetarët e komunës së Ulqinit e votuan në këtë numër këtë subjekt politik i cili për 30-vite në pluralizëm ka shkatërruar të gjitha resurset ekonomike, ka rritë papunësinë e ka ndikuar në emigrimin e popullsisë mbetët çështje për analizë të veçantë.
Në pritje të ndryshimeve
Pas rotacionit të pushtetit në mënyrë demokratike, në zgjedhjet parlamentare(30.8.2020) qytetarët presin që Qeveria e re të ketë përkujdesje më të madhe ndaj Ulqinit, sidomos kur nënkryetari i saj D.Abazoviqi është nga ky qytet. Madje të gjithë janë të mendimit se ky është momenti që duhet shfytëzuar për investime kapitale në Ulqin, sepse kemi të bëjmë me individin në pozitën më të lartë deri më tash nga Ulqini në Qeverinë e Malit të Zi. Përveç investimeve kapitale duhet patjetër të rishqyrtohet procesi i privatizimit që këtu ka marrë permasat e plaçkitjes, ma tepër se në asnjë komunë bregdetare.

Rikthimi i Valdanosit shpresë për qytetarët

Procesi i rikthimit të Valdanosit, ish pronarëve legjitim me shumicë të votave nga shumica aktuale parlamentare (por pa votat e DPS-it) si dhe fillimi i dhënies së vendimeve pronarëve ditë më parë(20 tetor 2021) paraqet moment historik për Ulqinin. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse pronarët rikthehën në pronën e tyre pas 43 vitesh.
Kujtojmë me këtë rast se në mjediset tjera në Mal të Zi, ish pronarëve iu është kthyer prona por në Ulqin kishte pengesa byroktarike nga ana e pushtetit, sepse ndaj Valdanosit ekzistonin plane të ndryshme nga qeveritarët me oligarkët e ndryshëm nga vendi dhe bota e jashtme. Por, përfundimisht fitoi drejtësia, e cila u realizu vetëm kur u largua DPS-i nga pushteti, me 30 gusht 2020.
Pas Valdanosit, qytetarët presin që ngjajshëm të ndodhë edhe me kryporën, hotelet e Rivierës së Ulqinit(Galeb, Lido), ndërmarrjet e ndryshme (AgroUlqini, Otrantcomerc, Primorje, Ultep) etj.

Rasti K1-plaçkitje e pandëshkuar

Në veçanti duhet rishqyrtohet me një process të veçantë gjyqësor ish-Pushimorja e Sindikatave të Kosovës e njohur si K1, e cila ka zgjatur nga monizmi në pluralizëm(1983-2019), duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Ulqinit me 6.5 milion euro, në sajë të akrobacionëve gjyqësore të Podgoricës. Kemi të bëjmë me një rast specifik të korrupcionit shtetëror i panjohur deri më tash ne procedurat gjyqësore në Mal të Zi, që do të mbesë shembull tipik për tekstet e studentëve te juridikut, se si plaçkitët një komunë e cila nuk është përgjegjëse për një veprim të tillë ndëshkues!

Ulqini i vetmi pa terrene sportive

Ndonëse me vite terreni sportiv, përkatësisht stadiumi i futbollit në Plazhin e Madh ka qenë në shfrytëzim nga klubi i fitbollit „Otrant“, ka vite që nuk përdorët sepse komuna e Ulqinit nuk është pronar i këtij mjedisi. Të ndodhur në situatë të tillë, futbollistët janë të detyruar të përdorin terren ndihmës për të zhvilluar ndëshjet. Jo vetëm se klubi i futbollit nuk ka terrenin e vet por mungon përkujdesja financiare nga buxheti i komunës, që ndikuan nga rënia në ligën regjionale. Ndonëse më herët është diskutuar se do të ndërtohet një palestër sportive, çdo gjë ishte premtim parazgjedhor duke mbetur zhgënjim për të rinjët sportdashës në Ulqin.
Kujtojmë me këtë rast se vite më parë në Tivar është ndërtuar qendra sportive e cila ka kushtuar 8 milion euro, me financim nga komuna(5 milion euro) e qeveria(3 milion euro), ndërsa në Ulqin kanë munguar nisma të tilla.
Në këtë aspekt mund të shërbejë si model qytetet tjera në Mal të Zi madje edhe Tuzi, ndonëse komuna u formatizu e pavarur në vitin 2019, ka arritur ta kompletoj stadiumin e futbollit, madje edhe me ndriçim publik.

Përfundim

Mbetët të presim projekt buxhetin për vitin 2022 për të parë se cilat do të jenë financimet kapitale në Ulqin, të cilat kanë munguar vite me radhë nga qeveria, sepse kur është në pyetje Ulqini nuk kemi të bëjmë vetëm me çështje ekonomike por edhe politike. Sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe qendrimi përbuzës qeveritar vite me radhë ndaj popullsisë së kësaj komune.

(Nëntor 2021)

“Ballkani i Hapur “, apo dehja me shlivovicën serbe!

0

Kryeministri i Malit të Zi Krivokapić, Presidenti i Serbisë, Vučić dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbrëmë, duke shkuar në darkë në Beograd na vodi. Foto-Instagram

Skënder MULLIQI

Ballkani i Hapur, a mos është një martesë e zorit, apo martesë për pikë të qefit?!Nuk ka martesa pa interes sigurisht.Por ,shtrohet pyetja çfarë interesi vërtetë është ky i Edi Ramës për Ballkan të Hapur? A mos është interes i tij përsonal , apo dashuri e pafundme ndaj Serbisë, apo çka tjetër? Sido që të jetë , e çfardo interesi qoftë ai, mund të lidhet vetëm më Edi Ramën, por jo edhe me interesat e shqiptarëve. Për çfarë integrimesh rajonale mund të bëhët fjalë kur kemi të bëjmë më një Serbi të cilën po e drejtojnë qetnikët?Çfarë do të dalë nga kjo nismë kur Serbia edhe pse nuk është dënuar nga GJND-ja, megjithate e bartë hipotekën e shtetit gjenocidial?

Çfarë mund të jetë kjo nismë integrimesh kur kemi të bëjmë më një Serbi e cila historikisht ka pushtuar trojët shqiptare? Çfarë ka të bisedon Rama më Vuçiqin kur ai në kufijë më Kosovën po dërgon aeroplanë ushtarak , tanke dhe municion ? Rama po e luan rolin e vëllait të vjetër , duke i bërë argat Serbisë hegjemoniste! Teatralitetet e tilla të Edi Ramës janë humbëse për interesat e shqiptareve. Kjo i ngjan romanit të Ismail Kadaresë , “Gjenerali i Ushtrisë të Vdekur”.Odisejadat në Beograd të Ramës, nuk përfaqësojnë vullnetin e gjithë shqiptarëve .Ai mund të dehet më shlivovicë të mirë serbe, siq u shpreh Vuqiqi , i cili e priti Ramën, por nuk mund ti dehë edhe shqiptarët !

Nese Rama, Vuçiqi dh Zaev i dorëhequr kan menduar së do të përparojnë idetë e tyre megalomane , ato gjithnjë e më shumë po zvetnohen në opinionin e gjerë public. Takimi i Vuçiqit më Ramën pa dakordimin e shteteve të tjera në rajon , është vetëm një cirkusiadë! Edhe diqka .Me duket së nisma për “Open Ballkan” po i ndihmon më shumë destabilitetit në rajon, së sa integrimeve siq po thuhet. Bosnja e Dodikut që shumë kohë po shkon nga sececioni apo jo. Edhe në Mal të Zi situata politike është fragjile pas humbës të pushtetit të Millo Gjukanoviqit,Opozita e deridjeshme në këtë shtet po shfaqë ide të hapura proserbe dhe ruse , që bien ndesh më interesat amerikane dhe evropiane, edhe pse ky shtet është në NATO. Open Ballkan , pa Evropën e Bashkuar , nuk është gjë tjetër veq edhe një Rezervat , në të cilën po jetojmë .

Evropa dhe Amerika duhet të interesohen pak më shumë së çfarë është duke ngjarë në Ballkan, që është nën çdo nivel të dinjtitet njerëzor.Ende popujt ballkanik nga pushtetet e instaluara po konsiderohen si “Kope Delësh”, të mirë për tregti..!

Kë e vlerëson ti si shqiptar?

0
Nga: Ali Ramaj, Pejë
KË VLERËSON TI PËR SHQIPTAR?
* Këtë pyetje ma bëri Ibrahim Kelmendi
Përgjigjja e shkurtër do të ishte:
Shqiptar vlerësoj të jetë Njeriu që mendon shqip, flet shqip dhe vepron shqip.
Emri shqiptar përcakton përkatësinë kombëtare të njeriut të caktuar.
Para se të lindeshin kombet, njerëzit ishin të ndarë në popuj dhe nënndarë në fise, por që kryesisht flisnin një gjuhë përkatëse dhe kishin doke e zakone të njëjta.
Para se të lindeshin Zoti e dreqi, në bregdetin e gjatë të Adriatikut (që do të duhej të quhej Ardiatiku, në bazë të emrit fisnor Ardian), jetonte populli ILIR, nga i cili, si pasojë e pushtimeve romake dhe dyndjes së sllavëve, mbijetoi një numër jo i madh njerëzish, të cilët ruajtën aq sa mund të ruhej përkatësinë popullore ilire, e cila do të pikasej shumë shekuj më vonë nga studiuesit e huaj.
Fakt është që gjuha shqipe është fakt.
Fakt është që shumica absolute e shqiptarëve veçohen me një çehre ndryshe nga të tjerët, edhe kur janë të vrugtë edhe kur janë bjondë.
Fakt është që pushtuesit e njëpasnjëshëm u përpoqën të na shfarosnin ose të na asimilonin, vetëm e vetëm pse trashëgonim troje të bukura e të pasura.
U munduan të na shfarosnin edhe kur kishim Diellin Zot, edhe kur kishim Krishtin Zot edhe kur kishim Allahun Zot, sepse kishim gjuhën dhe trojet tona të bukura.
Ne shqiptarët nuk shpikëm as popujt e as kombet, mbase ishim të parët si popull unik dhe kjo ishte pengesë për barbarët, të cilët në secilin segment kohor, ujitën ato troje me gjakun tonë.
Prandaj, të mendosh shqip, do të thotë ti kesh në mendje këto që ceka më lartë, të flasësh shqip, do të thotë të flasësh të vërtetën shqiptare, kudo e kurëdo dhe të veprosh shqip është kapitull në vete, është histori në vete.
Shqiptar, vlerësoj njeriun e dinjitetshëm, i cili reziston çdo herë kur sulmohet si Njeri, çdo herë kur sulmohet si shqiptar.
Shqiptar është ai që ka parasysh se po i mirret trolli nën këmbë dhe po përndiqet që të katandiset si lypsar nëpër botë të huaj.
Shqiptar aktual është ai që nuk blenë mallra serbe, ai që nuk kalon nëpër Serbi, pa e njohur Serbia shtetin e pavarur të Kosovës.
Shqiptar është edhe shumë më shumë se sa ceka unë, por asnjëherë ai që vjedh shtetin e paformuar mirë, në emër të asgjëje.

Kurti së shpejti vizitë në SHBA

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së shpejti do të jetë në vizitë zyrtare në SHBA, është njoftuar nga Qeveria.

Në disa mediume ishte raportuar se Kurtit nuk i është dhënë viza amerikane. Ky lajm bëri bujë në mediumet serbe.

“Amerikanët refuzuan Kurtin”, kishte shkruar “B92”.

Por, nga Qeveria e Kosovës thonë se është e pavërtetë, pasi Kurti ka vizë amerikane.

“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi për KOHËN.

Ka ikur koha e blerjes së qytetarëve me para të shtetit!

0

 Florim Zeqa

Sikurse vendimi i Qeverisë Kurti 2 për zbatimin e reciprocitetit për targat që ishte i vonuar dhe jo në kohën e duhur (fushatë zgjedhore), edhe shpërndarja e parave nga arka e shtetit në prag të balotazhit jo vetëm që nuk është e qëlluar, është veprim i shëmtuar politik!

Shpërndarja e parave në kohë fushate, strategji e gabuar

Sikurse që doli të jetë i vërtetë parashikimi im se çdo tendencë e Lëvizjes Vetëvendosje për abuzim të situatës së krijuar në veri për qëllime elektorale, jo vetëm që nuk do ta ndihmojë, do ta vëjë për tokë këtë subjekt politik, edhe shpërndarja e parave në kohë fushate do ta dëmtojë akoma më shumë LVV-në dhe Albin Kurtin si kryeministër i vendit.

Arsyeja pse Albin Kurti do të dështoj keq me aksionin “humanitar” nga arka e shtetit qëndron në faktin se qytetarët janë vetëdijësuar dhe nuk do të blihen me para sikurse në kohën e Hashim Thaçit.

Pasi aksionet në veri i dolën të dështuara Albin Kurtit në grumbullimin e votave në raundin e parë të zgjedhjeve, e harroi veriun, iu kthye premtimeve dhe ngritjes së ndihmave sociale pas ngritjes artificiale të çmimveve të artikujve ushqimor.

Pasi nuk i dhezën maskaradat mashtruese në veri të vendit për zgjedhjet e 17 tetorit, tani Albin Kurti e ka filluar një strategji të re me lëmoshë për kategoritë e rrezikuara me qëllim të nxjerrjes së një rezultati sa më pozitiv në zgjedhjet e balotazhit të 14 nëntorit për të shpëtuar fytyrën nga dështimi total i zgjedhjeve lokale!

Babadimri me strajcë n’krah

Pasi Lëvizja Vetëvendosje mbeti e vetmja parti parlamentare e cila nuk arriti ta fitojë asnjë komunë (pa balotazh) e ka filluar fushatën e re të mashtrimit dhe joshjes së qytetarëve me nga 100 euro nga arka e shtetit!

Kësisoji, duke e parë dështimin katastrofal në balotazhin e 14 nëntorit, kryeministri Albin Kurti e ka filluar një fushatë të hapur me shpërndarjen e parave nga arka e shtetit për të gjitha kategoritë e rrezikuara, filluar nga pensionistët, familjet në asistencë sociale, bujqit dhe fermerët për blerjen e votave për LVV-në!

Për dallim prej Hashim Thaçit i cili me paratë e shtetit i mashtronte shtresat më të larta dhe intelegjencën, administratën dhe shërbyesit publik (të uniformuar dhe pa uniformuar), Albin Kurti kësaj radhe nuk do të arrijë t’i mashtroj as shtresat më të varfëra me asistencë sociale!

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja për Albin Kurtin që do të transformohet kaq shpejt dhe keq në një personalitet të dyfisht, e aq më pak të bëhet kopje e Hashim Thaçit në fushatë zgjedhore.

Për vetëm 8 muaj qeverisje në pushtetin qendor, Albin Kurti përveq mosmbajtjes së premtimeve elektorale, i shkeli të gjitha parimet e veta të proklamuara, duke i pranuar të gjitha ato që i kishte kundërshtuar si lider opozitar, vargu i të cilave është i gjatë dhe i pambarim!

Askush nuk e ka pritur që Albin Kurti si kryeministër do të dali me “strajcë n’krah si babadimër” për shpërndarjen e dhuratave një muaj e gjysmë para vitit të Ri.

Me hapjen e “kuletës së shtetit” për votat e LVV-së, kryeministri Kurti përveq lëndimit të imazhit personal, do ta dëmtojë akoma më shumë subjektin e tij në balotazhin e 14 nëntorit!

Edhe pse Kushtetuta ia lejon, Albin Kurti në asnjë rrethanë nuk është dashtë të bie në nivelin e kryeministrave paraprakë dhe as të involvohet në fushatë të zgjedhjeve komunale, por është dashtë ta ruaj imazhin e një kryeministri të përgjegjshëm në shërbim të gjithë qytetarëve, e jo të atij partiak siq po vrapon nga njëra komunë në tjetrën për grumbullimin e votave për LVV-në!

Përderisa në të kaluarën qytetarët mashtroheshin me nga një mbushje telefoni, me 10 litra karburante apo me 100 kg miell, sot nuk mashtrohen as me nga 100 apo 200 euro!

Ofertat para balotazhit nuk do t’i kryejnë punë Albin Kurtit. Sigurisht se qytetarët paratë do t’i marrin, por voten nuk nuk do ta shesin, për shkak se ka ikur koha e mashtrimeve dhe e blerjes së votës me para. Ka ardhur koha e vetëdijësimit dhe e ndëshkimit të mashtruesve politik në kutitë e votimit!

Letër e hapur atyre që e dinë e nuk e flasin, edhe atyre që e dinë por e shtrembërojnë ose e fshehin !

Nga Fahri XHARRA, Gjakovë

Duke lundruar nëpër histori, e posaçërisht në historinë tonë të bujëshme dhe kolosale, më shkoi mendja tek ” Kultura e Vinçës ” ,” Kultura e Komanit” dhe ” Shasi ilir i 365 kishave”. Unë për vete i njoh shumë mirë që të tri këto epoka të rëndësishme të historisë sonë të vjedhur e të stërvjedhur; por mendova për dashamirët e kombit tonë si ata shqiptarë dhe jo shqiptarë të cilët nuk kanë qasja në këto epoka titanike të kombit . Mos me thueni që nuk është specialitet i juaji, këto që po i përmendi ; se atëherë ma qoni mallin e një specialisti të zemrës i cili kishte me thënë së nuk e njoh zorrën qorre.
Por jo , Kultura e Vinçës nuk është zorrë qorre e historisë sonë por ndoshta janë mushkëritë apo zemra e kësaj historije të ngratë të vjedhur e të stërvjedhur, të përvetësuar e të shkruar sipas nevojave të ardhacakëve që u bënë ” patron” në tokën e huaj falë rrethanave historike. Desha ashtu këmbas të bisedojmë për Kulturë e Vinçës ,e cila është kultura gati më mbresëlënëse e historisë sonë.
Keni dëgjuar për te? Nëse po ,pse nuk na keni folur kurrë? Apo juve jeni specializuar vetëm për kohën kur na ishte ndalur ora? Nëse nuk keni dëgjuar , ( e nuk e besoj që jo) atëherë është turp për një historian që mos dij asgjë për kulturën Vinçës. ” Diku nja 45 shekuj pra krishtit ,thuhet që Vinça dhe kultura e saj janë shuar dhe pastaj paskan pas ardhur kulturat e neolitit të rinj, që i paskan pas dhënë emrin e Vinçës ( burimet serbe). Ju nuk e dini se si është quajtur Vinça në gjuhën e të parëve? Sigurisht që jo.

Ju e dini se kush., nuk kam nevojë t`ia përmendi emrin. Vinça ,për herë të pare përmendet me 1893, kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi iu tërhoq vëmendjen për këtë vend historik. Dhe kur me 1897 u gjetën eksponatet e para , u vërtetua që aty pra në Vinçë ( afër Beogradit) gjendët një lokalitet parahistorik. E dini ju zotërinj që në atë kohë Serbia e kishte njëfarë autonomie nga turku dhe vepronte si shtet i pavarur; dhe i lejohej që në atë kohë të bënte largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona nga Nishi e këtej , po ata në të njëjtën kohë i kishin gjeologët ,historianët të aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po ne?
Pra, Vinça u zbulua me 1897 . Arkeologun Jovan Zhujoviqi e mësuan austro-hungarezët se ku të hulumtojë. Por ku ai e pa se nuk i takon kulturës së tyre , atëherë e mbyllen “çështjen “.
Bile duke e ditur të vërteten pellazge të Vinçës.

Në vitin 1948 në Vinçë u ndërtua Instituti i Fizikes , por në të vërteë Fizika Nukleare ( nga “Vinça Special Weapons Facilities – Serbia”)
Pse mu aty, që të shkatërrohen gjurmët historike pellazge.
Kur Vinça mori publicititet botëror, sebët e fajsonin Titon , që me ndertimin e Institutit “deshi ta humbë lashtësinë serbe
Të Kalojmë në temën tonë,. Në Dresden të Gjermanisë, në hyerje të muzeut “ Residenzschlloss “ gjendet skulptura , vepër e Basian Kraemerit , e cila skulpturë e ka një shkronjë të Vinçes.

Austriakët, si duket shumë herët e kanë njohur Kulturën e Vinçes. E ne shqiptarët ?

Referencat
https://www.courrierinternational.com/article/2005/09/08/ecriture-les-balkans-avant-la-mesopotamie
https://www.sciences-faits-histoires.com/blog/archeologie/les-plus-anciennes-ecritures-ne-sont-pas-de-sumer.html
https://www.quora.com/Vinca-script-is-the-most-ancient-script-of-Europe-Where-can-I-find-some-Vinca-script-symbols
https://www.quora.com/Is-it-likely-that-the-Etruscan-script-evolved-from-the-Vinca-script

Më 03.11.2021

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, Sonte intervistohet nga Blendi Fevziu në Opinion Live, në ora 23:00 (Video)

0

Moderatori i njohur nga Tirana, Blendi Fevziu, Sonte në emisionin e tij OPINION do ta ketë për bashkëbisedim shkrimtarin dhe historianin e njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovin.

Emisioni bashkëbisedues fillon në ora 23:00.

Shkrimtari, historiani dhe studiuesi Jusuf Buxhovi, është njëri prej themeluesve të LDK.

Opinion – Jusuf Buxhovi (3 Nentor 2021) – YouTube

Prej spitalit të Sarajevës, në burgun hetues-izolim në Tuzëll

0

Ushtaraku serb Aleksander Vadiljevic-Aca (marrë nga interneti).

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar, ”Bajram Mavriqi, ushtari i parë shqiptar që burgoset në Doboj”, Drini.us, 3 Nëntor 2021

Nga Ditari im në proces (4)

Fadil Alija vet i dyti, ushtar erdhi aty ku isha i ulur unë e Nazmiu në byfenë e stacionit të trenit

Dy policët ushtarakë më prangosën, sa isha duke bisedua me Fadilin, në Byfe

Biseda ”informative” njohëse me kryeshefin e SHSSH të Bosnjës dhe një pjese të Kroacisë, deri në Osijek, Aleksander Vasiljeviš- Aca

Takimi me komandirin tim të vodit, potpurćnikun, Shemsedin Hajadrin ….

Bajrami lirohet nga burgu ushtarak por nuk shkon në shtëpi kur e kryen shërbimin ushtarak, shkon në Sarajevë te Fadil Alija, ku ai e kryente shërbimin ushtarak.Disa ditë e kishte ruajtuar derisa e ka takua në qyet dhe, më kanë thënë disa ish ushtarë, edhe Musa Behrami që kishte qenë te Bajrami, pasi e ka kryer shërbimi ushtarak, në fund të qershorit 1982, se Fadilin e kishte bâ sakat. Kishte fjetur te një teze që ishte e martuar dhe jetonte në Sarajevë e ditën, err e terr e ruante te dera e Kapisë Fadil Alinë.

Pas burgosjes së Bajramit, të gjithë ushtarët shqiptarë që ishim në Doboj, rrinim me vesh në krah dhe pritnim, kushe e ka radhën tash, pas Bajramit?.

Pasi erdhi Fadil Alija te unë, ku isha i ulur në byfe, as që kërkoj falje se a ka vend të lirë dhe a mund të ulem, së pakut sa me e la gojën dhe me tregua pakë nder shqiptari, filloi bisedën duke u përjaerg e shkumua nga goja, thua se e ndiqte kush. Ushtari tjetër që e shoqëronte Fadilin nuk e di çka ishte, shqiptar apo serb por ai se çeli kurr gojën prandaj kurr s`e mora vesh çka ke e çfarë detyre kishte.

Tash e kisha frigën te nxënësi dhe kusheriri im, Nazmiu i cili ishte kadet i shkollës së mesme ushtarake se mos po ma sheh sherrin mua dhe e shkelja në këmbë që të mos flas. Dhe vërtetë, siq më ka thënë pas disa vjetëve baca Sefer, Nazmiun e kishin mundua shumë dhe ai ish sëmurë. Më vonë, e kanë përjashtua nga shkolla e nipin, Musë Hoxhën, djalin e dadës Zelfi, nga Bellanica, sipas verzionit zyrtar, ka bërë (vetë) vrasje, nuk jam i sigurt por në Bellanicë është këthye i vdekur.

Atmosfera që u krijua në byfe, ishte e zymtë. Tash pasi e dija kush është Fadili, e dija se ai për qëllim të mirë nuk ka ardhur aq më pakë kur unë me te nuk kisha muhabet, nuk kisha adresë e nuk shkëmbeja letra siq bënim me ushtarët e tjerë kur ndaheshim, që shkonim në shërbim në ndonjë vend tjetër ose kur e kryenim shërbimn ushtarak.

Edhe Fadili e dinte se unë nuk do të rrije gafil, e dija pse ka ardhur por nuk kisha as më të voglin dyshim se ai mund të ketë ndonjë aparat që nuk shihet e na fotografon dhe inqizon bisedën, praqndaj isha i matur në ndejë e në bisedë.

Ushtar, me rroba pune. Doboj 1981

-Sinan, pse duhët Kosova të bëhet republikë?

Ishte pyetja e parë rreth së cilës diskutuam e i përgjigjesha Fadilit. Unë përgjigjesha sikur të isha para eprorëve ushtarakë pasi që Fadili ishte agjent ”civil” i sigurimit, me rroba ushtarake apo spiun siq quhet në popull.

Isha shumë i shqetësuar dhe në atë gjendje dëshpëruese, siq isha, në mes të dy zjarreve, oxhakut dhe saqave e qerepapve, është e mundshme që edhe kam gabua, nga pyetje provokative që më bënte një ushtar shqiptar, një drenicak që edhe çoban i thive, me i pas ruajtur ose me qu me thi, gjynah a kân. Kërkoj falje nga çobanët dhe drenicakët që po i krahasoj me Fadilin.

Pas bisedës e cila ka mundur me zgjatur 30-45 min. kanë ardhur PU, policia ushtarake, gjoja po ma kërkojnë lejën kush jam dhe pse kam ardhur nga Doboji në Sarajevë ?

Menjëherë mua më muarën ndërsa Nazmiut, nuk më kujtohet a i kërkuan lejen a jo por e di që jemi ndarë sikur nuk shihemi më kurrë. Më erdhi keq. Edhe tash më vjen keq për atherë.

Në katin pëdhes të tacionit të trenit PU kishte dy dhoma ku rrinin nga 2 policë ushtarakë dhe një epror. Mua më futën në njërën nga dhomat. Aty kishin qenë dy oficerë me grada ushtarake të larta ushtarake,një major e një tjetër, nënkolonel.

Për herë të parë mu prezentua Aleksander Vasiljević, atherë shef i Shërbimit të Sigurimit Shtetërot për një pjesë të Bosnjës dhe të Kroacisë.

Nuk e njihja dhe nuk ndieja kurrfarë frige nga ai ani pse ishte i tmersshëm e fytyrë klrimineli kishte. Frigën, ma kishte hjekur Fadil Alia, zhugani e bërllogi i Drenicës.

Nuk mbaj mend dhe nuk besoj se janë sjellur keq me mua por ky ishte vetëm fillimi e fundin, nuk e dija ani pse për finalen, dinë vetëm njerëzit.

Treni që e kisha për Doboj, më humbi e tash duhej pritur trenin tjetër. Para orës 04:00 të mëngjesit mbërrina në Doboj. Nga stacioni i tenit deri te kazermat, ishte afërsisht 3, 4 km. dhe rrugën e bëra në këmbë sepse nuk kishte autobus aq herët.

Në mëngjes, pasi hëngrëm mëngjesin, nuk shkova në punë por u lajmërova  që ta takoj komandirin tim të vodit, Shemsedin Hajadarin, potporućnik nga Gjilani.

Në dhjetor të vitit 1981, gjenerata e ime e kishte kryer obukën (mësimin fillestar, prej 6 muajsh). Pas ”obukës”, ushtarët i dërgonin me punua në kazermë e qytetit ku e kanë kryer, nëse kishte nevojë, ose i qonin dikund tjetër në ish teritorin e RSFJ-së.

Mua më ndalën në Dobojë dhe më caktuan që të punoj ku lahen teshat e ushtarëve (Vešeraj). Aty punonin disa persona civilë, gra e burra.

Vodi ku unë isha, të gjithë ushtarët punonim në kuzhinë (menzën e ushtarëve), furrë, në ”vešeraj” etj. e punë të ngjashme. Roje nuk bënim e pushkët i kishim formalisht, nëse ndodh diçka, por nuk kishim gjuajte e as me shkua në teren. Edhe nëse kishte ”uzbuna”, ne që punonim në Intedanski vod, dilnim te vendi i caktuar por pastaj shkonim në vendet tona të punës.

Aleksander Vasiljevic, si dëshmitar gjatë gjykimit të Sllobodan Miloševiçit

Shemsedin Hajdarin e kishin caktua komandir void te ne, Ai kishte ardhur sa e kishte kryer Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë, 4 vite akademike. Ishte djalë i ri që dukej se ende nuk e kishte shti briskin e rruzës në f`tyrë.

Si oficer i ri që ishte, kishte disa ushtarë, afro 30-të. Nga ata, 5 ishim shqiptarë, dy prej tyre nga Gjilani (Tefiku dhe nipi i Bajram Mavriqit, emrin ia kam harrua).

Shemsedini sillej shumë mirë me të gjithë. Nëse kishim ndonjë nevojë, ai brenda dy-tre ditëve caktonte kohën dhe fliste me ushtarë, për pushime vjetore, vikende (që për neve shqiptarëve ishin të pamundura sepse dy ditë bëmi rrugë deri në Kosovë e dy të tjera me u kthye)..

Kur e takoja në oborr të kazermës, e përshëndesja ushtarakisht duke e ngritur shuplakën e dorës së djathtë te veshi e ai, gjithashtu, më përshëndeste. Nganjëherë, e kjo ka ndodhur më shumë se dy here, më fliste ngadalë në gjuhën shqipe, e duke më përshendetur ecte emë fliste ngadalë aq sa e dëgjoja vetëm un:

-Sinan, eja në zyre se jam i lirë!

Njëherë më thirri në drekë, në banesën që e kishte në qendër të qytetit, një të diele por më tha:

-Eja me ćetni evidentićarin 1*) sepse ka pasur parasysh se nëse ndodh diçka, të ketë një arësye se nuk kam qenë unë e ai, vetëm. Dhe isha te ai, vetë i dyti kam qenë te Shemsedini. Kemi pirë kafe e sigurisht na ka gostit edhe me ndonjë ëmbëlsirë e biseda është zhvillua në serbo-kroatisht, shkaku i ushtarit tjetër që nuk ishte shqiptar.

Në kohë të lirë e rroba të punës me 2 ushtarë shqiptarë. Doboj 1981

Dhe, pas rrugës së gjatë e natës së pagjumë, mëngjesin e të hënes, pakë para se të bien boria e borizanit, unë hyra në dhomën e fjetjes në kazermën e Dobojit.

Pas ushqimit që zakonishte hahej mëngjesi, në orën 6.të të mëngjesit, komandiritn tim të vodit- Shemsediniit i shkova në zyre.

E përshëndeta në gjuhën shqipe dhe u ula. I tregova gjithë rrugën e kohën sa isha në spitalin e Sarajevës. Gjithashtu i tregova se si më kanë ardhur 2 ushtarë, Fadili dhe një tjetër dhe se si jam ndaluar e arrestua, ta quaj kështu nga PO (policia ushtarake) në Sarajeveë. Në fund kërkova që të më liroj disa ditë të shkoj në Turjakë sepse jam mërzitur ose, nëse nuk bënë, dua ta shfrytëzoj pushimin vjetor që më takon.

Shemsedini vetëm më dëgjoi e kur filloj të flas, më tha:

-I di të gjithat, më kanë lajmërua nga Sarajeva kudo që ti ke qenë dhe me kend do që je takua …

Sinan, nuk mundem me të lëshua me shkua ti në Kosovë, sepse, nga Tuzlla, më kanë thënë se së shpejti kanë me të marrë ty dhe nuk e përfundoj fjalën. Ke me shkua në Tuzëll e ka mundësi që më nuk do të këthehesh në Doboj e unë nuk kam kurrfarë mundësie që të lëshoj në pushim ….

E pash se i erdhi keq por kështu edhe ndodhi.

Pas 4, 5 ditëve, pas bisedës që pata me Shemsedin Hajdarin, në fillim të Marsit 1982, në mes të natës kur ushtarët ishin në gjumë, erdhën në dhomën ku unë flija dy oficerë te Sigurimit Shtetëror, Muharem Efendić dhe Drlić, të dytë kapiten të klasit të parë. Muharemin e njihja sepse ishim takua më 1 Nëntor 1981, kur ma kishin montua se gjoja ma kanë vjedhur shulïn e pushkës.

Më zgjuan ngadalë, duke më prekur me dorë dhe pasi kërkuan që ta hapi kasetën (dollapin me gjera personale dhe tesha), mi muarën të gjitha librat, letrat private dhe fotografitë që kisha.

Me Xhakën, gusht 1981, Doboj

Bashkë me ta ualëm në oborrin e kazermës ku priste shoferi, një polic ushtarak, serb i Mushtishtit që e fliste shqipen si bilbil.

Dollapin e teshave e kisha lënë të hapur, kisha harrua me e mbyllur e në mëngjes Tefiku me ushtarët tjerë shqiptarë i kishin tregua Shemsedinit. Ai, më kanë thënë ushtarët kur jam liruar, mi ka marrë gjerat e mbetuara dhe teshat në kancelarinë vetë dhe e kanë parë duke qajtur Shemsedin Hajdarin, komandirin tim të vodit.

Pas mesit të natës kemi arritur në Tuzëll, në Kazermën e ushtrisë, dhomat ku rrijnë e flejnë PO (Policia Ushtarake).

1*) Ćetni evidentića, në gjuhën shqipe, një ushtar që e ndihmonte komandantin në punë administrative, psh me i dhënë lejet ushtarëve për dalje në qyet, me i pagua biletat e trenit, autobusit për ushtarët që shkojnë në pushime … dhe ia pastronin zyrën e këpucët e oficerit, komandantit ose komandirit.  Terminologjinë ushtarake në gjuhën shqipe, nuk e njoh.

Vazhdon

(Në numrin tjetër: Jeta në izolim në Tuzëll,

Takimi i rastësishëm me Musa Behramin … në pistën e kazermës së Tuzllës, kur isha në shoqërim me një polic ushtarak)

Malmö, 3 nëntor 2021

Thesaret e odave shqiptare

0

Imri Trena, Oslo

Thesaret e odave shqiptare

Prishtine 2020

Vëllimi i dytë, f.149

Politikani me fakultet

Një burrë i thotë një politikani të njohur:

Të ka bërë të fala një shoku yt!

Si quhet ai?

Ia harrova emrin, por tha se kishte kryer fakultetin bashkë me ty.

Të paska rrejtë, besa, se këmba ime nuk ka shkelë kurrë në fakultet!

f.155

Ty nuk të pranon dheu

I thanë njërit:

Gjithë ato të zeza që ke bërë, as dheu nuk do të pranojë!

Po mirë, besa, edhe unë kthehem e rri në shtëpinë time!

f.189

Imri Trena

Kredia

-O babë!

– Fol, bre, bir!

– Kemi ndërmend me marrë kredi.

— Mirë, bre, bir! Sa është kredia?

– 100 000 euro!

– Përse do i përdni gjithë këto para?

– Po ja, unë do blej një BMW, do ndreq shtëpinë, kuzhinën, do ndërroj mobiljet..

– Kur duhet të kthehet krejt kjo kredi?

– 40 vjet, është afati.

– Në emër të kujt do merret kredia?

– Në emrin tënd, o babë!

– Jo, jo, pashë Zotin, jo në emrin tim, se nuk dua të më vijë fatura te varri!

f.229

Imri Musliu

Gjermani nuk shkruan këngë trimërie

Një mërgimtar në Gjermani ia kish marrë një kënge trimërie. E dëgjon një fqinj i tij gjerman dhe bëhet kureshtar për përmbajtjen e këngës.

  • Jo, jo, tha gjermani, në nuk krijojmë këngë të tilla! Besoj se as ti nuk ke dëgjuar nga goja jonë të këndojnë për trimëri. Pse,ju, shqiptarët këndoni asish?
  • Ne këndojmë se jemi trima!
  • Trima jemi ne, thotë gjermani, se, kur bëhet luftë, ne luftojmë i madh dhe i vogël, prandaj nuk mund t’u këndojmë të gjithëve. Ndërsa nga ju, 1-2 në njëqind bëni luftë dhe e keni të lehtë t’i njihni ata me emër dhe mbiemër. Prandaj ju krijoni këngë trimërie!

f.232

Milaim Rexhepi

Në një rast vdekje në fshatin Stagovë, dikush fliste jo vetëm pa radhë por edhe pa kuptim.. Disa herë tha: përse të punoj? Babai im punoi gjithë jetën dhe çfarë mori me vete në varr?! Nuk la gjë pas vetes!

Një hoxhë fisnik i pranishëm, nuk duroi dot dhe i tha:

I mjeri ai! Përnjëmend asgjë s’paska lënë pas vetes!

f.237

Demush Gjonbalaj

Mos më trego mua përralla

Në Shqipëri, në kohën e socializmit, ishte dikush që shihte ëndërra dhe i shpjegonte bukur ato. Merr vesh për të Enver Hoxha dhe e kërkon t’i vijë për vizitë në shtëpi.

Kur hyn në oborr, ky burri habitet me atë që sheh aty.

– Sa bukur e keni rregjulluar oborrin, shoku Enver!

Enveri ia kthen:

  • Po unë e kam rregulluar kështu tërë Shqipëriën, jo vetëm shtëpinë time!
  • Shoku Enver, unë erdha për të treguar ëndërra e përralla, jo për të dëgjuar të tilla nga ju!

f.239

Rustem Seferi

Qebabat e mëdhaja

Një shitës qebabtoreje po u shërbente klientëve qebape të shijshme dhe bukur të mëdha. Për një kohë, tërhoqi shumë klientë. Por, më pas, qebabet u zvogluan mjaft. Kur e pyetën, pse kështu, ai u tha: Po vetëm një gomar kisha, jo dhjetë!

f.241

Ilir Gudaqi

Më mirë në Kërbliç

Një vajzës për martesë, Fatimes, i sollën një shkues nga fshati Kërbliç, që ndodhej bukur larg shtëpisë së saj dhe thellë në malësi. Vajza pranoi pa mëdyshje. U fejua.  Shoqet e ngacmonin:

  • Qysh, moj, pranove më shkue kaq larg dhe me heq keq?
  • Po më mirë në Kerbliç se sa hiç!- – ua ktheu ajo.

f.248

Murroja dhe Baloja

Një fshatar e kish një pendë qe, me emra Murro dhe Balo. Një ditë Balo u dëmtua në këmbë. Kështu fshatari vuri nën zgjedhë vetëm Murron. Por tërë kohën thërriste : Hajde Murro, Hajde Balo!

E pyeti një mik aty pari: Pse thua Murro dhe Balo, vetëm Murron e ke nën zgjedhë!

Them ashtu, e sqaroi fshatari, që Murro të mos e kuptojë se është i vetëm nën zgjedhë!

  1. 265

Ngjitja bishtin

Kishte ardhur nusja në shtëpinë e dhëndërrit. E vjehrra e mëson: – Shiko, nuse, mos e thërrit vjehrrin thjesht “Hasan” por thuaji “Zotni Hasan”. Nusja harroi dhe e thërriti “Hasan”. Vjehra e qortoi:- Nuse, ngjitja bishtin!

Atëhere nusja e thërriti “Hasan bishti”…

f.277

Le të ecë treni më ngadalë

Një fshatar shqiptar, në kohën e Jugosllavisë, hipi në trenin ekspres Shkup-Ferizaj. Por biletën e kish prerë për trenin e zakonshëm. Fatorinoja, serb, i thotë: ” Kjo biletë nuk vlen. Do paguash gjobë!”

  • Përse, i thotë fshatari?
  • Sepse ky është tren ekspres!
  • Atëhere thuaji trenistit ta ngasë trenin më ngadalë- ia ktheu shqiptari.

Kjo shkaktoi të qeshura të përgjithshme.

f.285

Vëllezërit dhe qetë

Dy vëllezër, që jetonin bashkë, kishin një pendë qe. Dikur, ata u grindën mes veti dhe u ndanë. Secili mbajti nga një ka. Një ditë, qetë po kullosnin në të njëjtin livadh. Në fillim ata iu turrën njëri tjetrit, por, pasi morën erë, vijuan qetësisht kullotjen. Vëllai më i mënçur e vuri re këtë sjellje dhe i tha vëllait të vet: E shikon, qetë u pajtuan menjëherë, po ne, pse jo?

f.295

Kosova e Madhe

Baca Shefqet shkon në Shqipëri, menjeherë pas vitit 1990. Takon të afërm që kanë ikur atje nga regjimi titist. E mirëpresin si vëlla. Ftojnë edhe fqinjët, pasdarke. Njëri nga fqinjët pyeti:

More, ku bie kjo Bellograca?

Begraca! Begraca!- I nderuar, i thotë Baca. Ajo ndodhet në Kosovë, në Komunën e Kaçanikut.

Po Kaçaniku, ku bie?

Kaçaniku! Kaçaniku! A nuk ke dëgjuar për luftën në Grykën e Kaçanikut, kurrë, a?- habitet Shefqeti

Jo, kurrë!—Po kjo Kosova, a është e madhe?

Pooo! Katund i madh është!- tallet Baca Shefqet.

  1. 305

Mbaroni shkollën që shkijet të ikin

Hamit Halili i Stankovcit shkon për vizitë te Riza Hoxha në Halilaq. Aty gjen shumë burra që po kuvendonin, si ta mbarojnë një xhami.

Pasi dëgjon mendime të ndryshme, e pyesin edhe atë:

Ҫfarë mendon ti, Hamit?

A keni shkije në fshat?

Po, kemi, madje shumë.

Atëhere, mos mbaroni xhaminë por një shkollë, atëhere shkijet kanë me ikë.

Ashtu bënë dhe ashtu ndodhi vërtet!

f.324

Fryeji fëmisë se gruas i fryej unë

E çon njëri fëminë e sëmurë që t’i fryejë hoxha. Fëminë e mbante në grykë e ëma. Por hoxha, duke i fryrë fëmijës, e kthente kryet nga gruaja që kish qëlluar e bukur. Atëhere i shoqi i tha hoxhës:

Hoxhë, fryji fëmisë, se gruas i fryej unë!

f.337

Ruajtja e fytyrës

Kur u martua, njëri e pyet nusen:

Oj grua! A do të ma ruash fytyrën time?

Posi jo, i thotë ajo, tërë jetën!

Burri e përzuri nusen.

U martua për herë të dytë. Sërish e pyeti nusen:

A do ma ruash fytyrën?

Sigurisht që do ta ruaj, morë burrë, tërë jetën!

E përzuri edhe gruan e dytë.

Kur u martua për së treti, pasi ia bëri nuses të njëjtën pyetje, kjo ia ktheu:

Kurrë nuk do ta ruaj fytyrën tënde! Në mundesha ta ruaj fytyrën time, mjaft e kam! Ruaje vetë fytyrën tënde!

Kjo përgjigje e kënaqi burrin dhe e mbajti nusen.

f.353

Gruaja kthehet vonë në shtëpi. Kur hyn në dhomën e gjumit sheh në krevat dy palë këmbë. Mendon sëe është I shoqi me ndonjë dashnore. Merr një hu dhe u bie të dyve. Pastaj shkon në salon ku e gjen të shoqin duke fjetë në divan. Ai zgjohet dhe I thotë gruas që po flinte aty, pasi kishin ardhë prindët e gruas dhe ai I kish shpënë të flinin në dhomën e tyre të gjumit!

Vëllimi I tretë

Prishtinw 2021

f.29

Bukë e  lang por në sofrën time

Një pasanik pajtoi disa  punëtorë ndërtimi. Një ditë u përgatiti atyre një drekë të bollshme. Por, pas drekës, nisi të mburrej. I tha punëtorit më të vobegtë:

Hasan, tregomë drejt, a ke ngrënë ndonjë herë drekë si kjo?

Po, tha Hasani, kam ngrënë mbrëmë.

Qysh kështu?! Ҫfarë hëngre, a mund ta di?

Kam ngrënë bukë e lang në sofër time!

  1. 30

Data e skadimit

Ҫfarë po e kqyr kaq gjatë çertifikatën tonë të martesës, o burrë?

Po përpiqem të gjej kur e ka datën e skadimit!..

f.16

Bëhu ti i vogël

E takon mësuesin e vet të dikurshëm njëri dhe e pyet:

A po më njeh, i ndeuar mësues?

Jo, të them të drejtën!

Qysh kështu, mësues, i përkas brezir X të nxënësve tuaj.

Po, ke të drejtë, por ka kaluar bukur kohë që atëhere.

Po habitem, vërtet!

Mos u habit fare, i dashur. Bëhu edhe një herë i vogël dhe atëhere do të njoh!

  1. 66

Te farmacisti

Shkon një grua te farmacia dhe pyet:

Të lutem, më jep një dozë arsenik?

Pse?

Dua ta mbys tim shoq!

Ah jo, nuk e bëj dot këtë gjë pa recetë. Po, pse do ta mbysësh?

Sepse ai shkon më tët shoqe!- dhe gruaja i tregoi një foto intime.

Ashtu qenka puna! Pse nuk ma the që në fillim se e kishe recetën?

f.119

Nusja po flet shumë

U martua njëri me një vajzë, ndonëse asaj i ishte marrë goja.

E çon te specialisti nusen,  pas martesës.

Doktor, bëni diçka që ime shoqe të mund të flasë!

Doktori e kqyri mirë dhe vendosi ta operojë. Nuses i erdhi zëri.

Dhëndërri, i gëzuar, u kthye në shtëpi.

Pas ca kohe, erdhi te doktori me nusen përsëri.

Doktor, të lutem, nusja po flet shumë. Të lutem bëj diçka që ajo të flasë më pak!

Jo, jo, nuk mundem ta bëj këtë gjë! Madje, nuk ka burrë që ia del dot kësaj pune!

f.124

Në u bëfsha unë vajzë e re

Shkon te një rrobaqepëse e vjetër një bari për të qepur gunën e shkepur gjatë punës në mal.

Të lutem, ma qep vendin e dëmtuar, ama guna të duket si ka qenë më parë!

Jo, nuk mundem dot ta bëj këtë, sikur edhe unë nuk bëhem dot vajzë e re!

f.160

E mira nuk duhet harruar

Dy shokë po udhëtonin për diku larg. Rrugës grinden keq dhe njëri e rreh tjetrin. I dëmtuari shkroi diçka në rërë. Vazhduan udhën. Do kalonin një lumë sipër një trau të gjatë. Por shoku I rrahur bie në lumë dhe do mbytej se nuk dinte not pot ë mose e shpëtonte shoku. Pas kësaj, ai shkroi diçka në një faqe shkëmbi.

Shoku u bë kureshtar:

Pse herën e parë shkrove mbi rërë kurse tani në faqe shkëmbi?

Sepse e keqja mund të harrohet ndërsa e mira jo!

f.163

Pse po rren, bre Dragë

E kam pasë, jo larg nesh, ne fshatin Gërlicë, një serb, si serbi- provokator. Nuk e hiqte nga kryet shapkën e vet, të cilës i vinte era nga larg. Ishte viti 1974 kur Kosova fitoi një autonomi më të zgjeruar. Im atë, Arifi, i thosh: Si je, Dragë? Mirë më thanë, gjegjej ai. Pse mirë me thanë, krejt në punë i ke, djemtë, vajzat, gruaja merr pension. Për ty nuk e di çfarë pensioni merr. Unë i kam nëntë vetë në familje e nuk marr pension, por gërmoj puse tërë ditën për të tjerët, merrem me bujqësi e bagëti.

Po unë kam qenë luftëtar, ia ktheu serbi.

Ha-ha-ha, çfarë luftëtari ke qenë, pash Zotin, Dragë! Mbase i mbretit, por jo i Titos, mos rrej!

Draga uli kryet dhe shkoi pas bagëtive.

f.164

Vajza e mençur

Një burrë e therri një viç, e pjeku dhe i tha vajzës të lajmërojë fqinjët e miqtë për drekë.  E bija shkoi vërtet t’i lajmërojë njerëzit, por duke u thënë: Na ndihmoni, o vëllezër, i ka rënë zjarri shtëpisë!

Shumë vetë nxorën lloj lloj arsyesh për të mos ardhë, por disa erdhën.

I ati u habit, se mungonin shumë fqinj dhe të njohur që vinin shpesh te ai për dreka e darka. Kur miqtë u larguan, e pyeti vajzën, si ishte puna. E bija i tregoi të vërtetën. Plaku e kuptoi se cilët ishin miqtë e vërtetë dhe sa e zgjuar ishte vajza e vet.

f.214

Mësuesi i dobët

Një mësues, nga 28 nxënës, kish kaluar për vitin tjetër vetëm 7. Një fshatar vërejti: O mësues, një bari që po ruan 28 dele, vjen ujku ia ha 21 dele, çfarë bariu është ai?!

f.222

Kur hyn dhëndërri te nusja

Hamideja ishte dhënë pas celularit. E pyeti një shoqe:

Ҫfarë po sheh gjithë kohën në celular?

Po shoh një dasëm.

Po ti ke qenë në dasma të vërteta! Ҫfarë ka aty?

Është skena kur hyn dhëndërri te nusja, në dasmat e vërteta e shohim një herë këtë moment dhe ikim, kurse në celular e shoh sa herë të dua!

f.227

Pse të huajt nuk vishen si ne

I thotë Ismail Qemali Isë Buletinit, para se të shkonin në Londër:

Isë, hiqi tirqet dhe vishu si europianët! Kështu nuk bie në sy!

Pse, Ismail, ata europianët, kur vinë te ne, pse nuk veshin tirqet tona?!

f.240

Dy budallenj

Po ecnin bashkë dy budallenj. Shohin një shitore buke. Shkon njëri dhe blen bukë. Pastaj i thotë shokut: Po e gjete sa bukë kam blerë, t’i jap të dyja bukët!

f.263

Hamami i Hyrës

(si është e vërteta)

Hyrie Sulejman Shemsiu (1880-1929) nga Perlepnica. I shoqi quhej Hasan Hanuci, nga Karadaku. Bashkë drejtonin një hamam, të marrë me qira, nga 1900 deri 1912, në Gjilan, aty ku sot është biblioteka. Hamami kish dy ndarje, një për femra dhe tjetra për meshkuj. Kur ushtria turke u tërhoq, u largua edhe Hasani, pasi kish vrarë një serb dhe do ta përndiqnin. Hyria mbeti me djemtë, Mehmetin dhe Beqirin dhe vajzën Nebije. Mehmeti i vdiq 22 vjeç. Atëhere nisi ta ndihmojë një kushërirë, Lejla Shemsiu Llozana. Pas vdekjes së Hyries, Beqiri shkon në Shqipëri (1930) ku punon asi karrocier në Oborrin Mbretëror, duke bartur me pajton motrat e Zogut të Parë.

Hamami ishte i mirëmbajtur, i pastër.

Shprehja “shko te Hamami i Hyres” ka kuptimin “shko pastrohu nga këto mendime”

  1. 277

Llojet e njerëzve

Një i ditur kishte dhënë këtë përgjigje:

Një lloj njerëzish i ngjajnë ushqimit, ke nevojë për ta gjithë kohën!

Të tjerë njerëz u ngjajnë ilaçeve, na duhen vetëm kur kemi nevojë për ta!

Të tretë u ngjajnë sëmundjeve, askush nuk ka nevojë për to, poe ato të ndjekin pas!

f.283

Nastradini nuk do të jetë prijës

Njerëzit donin ta bënin Nastradinin prijës dhe shkuan të marrin pëlqimin e tij.

Më falni pak, tha ai, sa të shkoj në nevojtore.

Kur u kthye, u përgjigj:

Jo, burra!

Po pse, Nastradin?!

Të betohem, provova me shti duart aty ku nuk duhet, por nuk munda. Me qenëse nuk munda t’i shtij duart, këtë s’e bëj dot as me hundët!

f.286

Mashtrimet janë të ndryshme.

Një burrë mashtrohej shumë herë. E qortuan për këtë:

Pse pranon të mashtrohesh disa herë?

Po, çfarë të bëj unë, kur mënyra e mashtrimit ndryshon nga hera në herë?!

  1. 317

Kur ndahen vëllezërit

Kur ndahen anëtarët e një familje, vërehen tri gjëra:

Budalla bëhet i mençur.

Dembeli bëhet punëtor.

I sëmuri bëhet i shëndoshë.

  1. 360

Kur bëhet më mirë?

Kur i forti ia din të dobëtit

Pasaniku skamnorit

I riu plakut

f.368

Po mbeti në klasë , do bëhet polic?

Udhëtonte një hoxhë në Kosovë me tren, në kohën e Jugosllavisë. Aty sheh dy policë me një qen.

Më falni, vëren hoxha, ju po udhëtoni për ndonjë punë, po qeni?

Po e çojmë në shkollë për t’u ba polic!- u tallën ata.

Mirë, po në se qeni nuk e kalon klasën? Do bëhet polic?!

f.379

Sa herë të gëzon miku?

Dy herë: kur vjen në shtëpinë tënde dhe kur largohet!

f.380

Si mund të bëhesh njeri i madh?

Kur blen shtrënjtë dhe shet lirë!

  1. 384

Nastradini dhe shkencëtari

Një herë Nastradini ulet në sallën e një konference shkencore, ndonëse nuk dinte shkrim e këndim. Një shkencëtar, aty pranë, për ta tallur, i thotë:

Nastradin, sa larg gomarit je ti?

Një pëllëmbë, ia ktheu Nastradini!

  1. 386

Si e ke emrin?

E pyetën njëri, si quhej. Ai tha:

Shuj.

Nuk po e kuptoj,,

Po ja, sa herë unë flas në shtëpi më thonë “Shuj”, “Shuj”, “Shuj”.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 3 nentor 2021

Vwllimi I tretw

Konspektoi Bardhyl Selimi, Tiranë, më 3 nentor 2021