Kreu Blog Faqe 1505

Kryeministri Kurti takoi udhëheqësin e drejtoratit të BMZ, Volker Oel

0

Prizren, 3 nëntor 2021

Rëndësia e impiantit të parë për trajtimin e ujërave të ndotura urbane, i inauguruar sot në Prizren, u vlerësua në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me z. Volker Oel, udhëheqës i drejtoratit të Ministrisë Federale gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (BMZ).Ky projekt i mbështetur nga shteti gjerman, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Prizrenit, do të lehtësojë sfidat në rritje e sipër, që lidhen me mungesën e ujit në Kosovë, u tha në takim.

Kryeministri Kurti theksoi se krahas stabilitetit institucional, Kosova ka një rritje ekonomike të paprecedentë. Në bazë të projeksioneve dhe statistikave të deritanishme deri në fund të këtij viti Kosova do të ketë rritje dyshifrore. Sipas vlerësimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia jonë do të rritet për 9.9%. Ndërsa krahasuar me vitin paraprak, të hyrat tatimore për periudhën janar – shtator janë rritur për 33%.Ai veçoi rritjen e besimit të qytetarëve në institucione, që ka ndikuar edhe në rritjen e konsumit dhe shpenzimeve.  Po ashtu theksoi që ardhja e mërgatës gjatë stinës së verës ka dhënë një shtysë të madhe.

Z. Oel shprehu mbështetje për qasjen e Qeverisë kundër korrupsionit dhe luftimit të krimit të organizuar, por edhe politikat për të ofruar perspektivë për të rinjtë e Kosovës.

Kryeministri bëri të ditur se Qeveria po ndan fonde për biznese të reja dhe theksoi domosdoshmërinë e investimeve në sistemin dual të arsimit.

U bisedua për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, si një katalizator i rëndësishëm për sektorin e inovacioneve dhe modernizimin e ekonomisë në Kosovë.

Duke folur për Fondin e Ekselencës, kryeministri tha se një fond i tillë do të mbështesë iniciativat e shumta zhvillimore, dhe do të ndihmojë arritjen e objektivave prioritare si vend. Ai vuri theksin te motivimi i mërgatës për të ardhur dhe kontribuar në Kosovë.

U bisedua për potencialin e migrimit qarkor për të sjellë njerëz dhe mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës.

Për sa i përket tranzicionit energjetik, përfaqësuesit e qeverisë gjermane konfirmuan mbështetjen për projektin “Solar 4 Kosova”.

Në takim morën pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, këshilltarja politike e Kryeministrit, znj. Fëllanza Podrimja, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, Zyrtarja e Lartë për politika për Kosovën në BMZ, znj. Michaela Brinkhaus, dhe e dërguara e BMZ në Ambasadën gjermane, znj. Vera Baumann.

Gjermania mbështet Impiantin e Parë të Ujërave të Zeza të Kosovës në Prizren

0

Nga: Behlul Jashari

-Gjermania nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, ka kontribuar me 12 milionë  euro, investimit i janë shtuar edhe nga 5 milionë euro nga Republika e Kosovës, si dhe Komuna e Prizrenit/

PRIZREN, 3 Nëntor 2021/ Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,   Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde dhe Drejtori Volker Oel nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) inauguruan impiantin e parë për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë. Impianti i ri i Prizrenit do të trajtojë ujërat e zeza të rreth 50.000 banorëve dhe do të përmirësojë dukshëm kualitetin e ujërave të lumenjëve dhe liqeneve në Kosovë. Për ndërtimin e impiantit të ri të ujërave të zeza janë investuar bashkërisht gjithsej 22 milionë euro: Gjermania nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, ka kontribuar me 12 milionë  euro, ndërsa investimit i janë shtuar edhe nga 5 milionë euro nga Republika e Kosovës, si dhe Komuna e Prizrenit.

Në inaugurimin e këtij projekti, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti theksoi rëndësinë e këtij impianti, veçanërisht për shkak të sfidave në rritje e sipër, që lidhen me mungesën e ujit në Kosovë.Ripërdorimi i ujërave të ndotura pasi të jenë trajtuar është thelbësor për ta reduktuar ndotjen, për ta rritur cilësinë, për ta përmirësuar efikasitetin e shfrytëzimit të ujit dhe për t`i zvogëluar humbjet, tha ai.

Kryeministri bëri të ditur se në linjë me Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe me fondet që Kosova do të përfitojë nga Bashkimi Evropian, do të investojmë në trajtimin e ujërave të zeza për ripërdorim në bujqësi, si dhe në grumbullin e trajtimin e ujërave të zeza urbane. U zotua që në bashkërendim me Ministritë e linjave për resurse ujore dhe shërbime ujore, do të investohet në krijimin e një brezi të ri të profesionistëve në këtë sektor vital për vendin tonë.

Deri më sot, në Kosovë janë trajtuar më pak se 1% e ujërave të ndotura të kanalizimit. Sipas një raporti të KDI-së, nga 326 projekte të planifikuara nga institucionet publike për ndërtimin e kanalizimeve, të cilat derdhen në lumenjtë e Kosovës, gjatë periudhës 2017-2019 kishin kontraktuar vetëm 8 prej tyre.

Me zhvillimet dinamike të kohëve të fundit, deri në fund të këtij viti pritet të lëshohen në funksion edhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në Pejë e Gjakovë, me çka shkalla e trajtimit do të arrinte rreth 9% të popullsisë. Kurse deri në fund të vitit 2025, kjo shifër pritet të arrijë rreth 50% të popullsisë, kryesisht në qendrat e mëdha urbane, duke shtuar Prishtinën me Obiliq dhe Fushë Kosovë, Gjilanin, Ferizajn dhe Mitrovicën.

Me këtë rast, Ambasadori Rohde deklaroi: “Është gjë e mrekullueshme të shohësh tek jetëzohet një tjetër projekt të bashkëpunimit të suksesshëm të përbashkët. Nga investimet tona të përbashkëta prej 22 milion euro do të përfitojnë drejtëpërdrejtë qytetarët e Prizrenit, duke ruajtur kështu shëndetin e qytetarëve dhe mbrojtur mjedisin dhe resurset ujore.”

 

Direjtori Oel (BMZ) tha: “Jam i lumtur të shoh që ky investim gjerman kontribuon gjithashtu në iniciativat ndërkufitare të Kosovës dhe çon ujëra në shtetet fqinje duke përmbushur standardet e BE-së.”

 

Faza tjetër e projektit do të zgjerohet dhe mbulojë trajtimin e ujërave të zeza për tërë qytetin e Prizrenit. Gjermania nëpërmjet KfW mbështet projekte të trajtimit të ujërave të zeza edhe në komunat e Pejës dhe Gjakovës. Për më tepër Gjermania përkrah edhe investime të tjera në vlerë prej 17.5 milionë euro për rehabilitimin dhe zgjerinim e rrjetit të trajtimit të ujërave të zeza.

Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren me Ujësjellësin Rajonal Hidroregjioni Jugor përbëhet nga zëvendësimi dhe riparimi i rrjetit të ujërave të zeza, ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe plotësohet nga zhvillimi institucional dhe aktivitetet e trajnimit.

 

Luigj Gurakuqi në në vitin 1919: Anmiku ma i math i fisit shqiptar ka qenë dhe asht Turqia

Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Ja letërkëmbimi i Luigj Gurakuqit me patriotët shqiptarë të kohës.

“I dashun Mik, Përgjegjen e letrës tënde nuk mungova t’ja u dërgoj me të shpejtë, edhe, t’ju komunikoj disa lajme të vendit. Më thotë Kamsi se duket që letrën t’ime nuk e keni marrë, un ja u dërgova në adresën e njohur.

Fejzi Azoti: Në Shqipëri mbizotëron anarqia

I dashun Mik, Përgjegjen e letrës tënde nuk mungova t’ja u dërgoj me të shpejtë, edhe, t’ju komunikoj disa lajme të vendit. Më thotë Kamsi se duket që letrën t’ime nuk e keni marrë, un ja u dërgova në adresën e njohur.

Këtu, si ju shkrova, ndodhet Im. Fan Noli me disa priftërinj të cilët tue i u pështetur Qeveris të cilën e konsiderojnë  t’ëmën e Kreaturës së vet, për formimin e Qishës autoqefale u nisën për Shqypni, po u shporrën nga Shqypnia e nuk ju dhanë leje të hyjnë. Konica ka 12 ditë që vajti në Tiranë për të dhënë shpjegime mbi gjëndjen politike e cila varet në atë të mbrendëshme edhe të këshillojë shokët e vet për me i dhanun fund vepravet të cilat shkaktojnë humbjen e vendit. Në qoftë se nuk i mrrin qëllimit tue bamun nji proklamim do të japë dorëheqjen.

Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi

Si Mehmetit ashtu edhe Fan Nolit ju thashë se Qeveria mund t’ju mos japë leje për formimin e Qishës, por nuk mundet t’i ndalojë të mos të hyjnë në Shqypni si qytetas. Çështja ma me rëndësi për mua është kjo.

Në Shqypni thuaj se mbretëron një anarqi administrate. Ministrat janë kundra shoqi shokut. Thuhet se më s’afërit do të ketë një ndryshim ministerial, po nuk munden të gjejnë Kryeministrin. Shtojnë se në vise të Toskërisë si nga Sali Vranishti edhe të tjerë është formuar edhe Komiteti “Dora e zezë”.

Ky filloi t’i ndalojë bujqit  të mos japin të drejta të zotëvet e të mos njofin zotnimin e tyne. Kjo vepër sociale nisi nga çifliqet e Sureja bej Vlorës . Nga Shkodra disa thonë mbas zakonit e fjalës ka “Rehati”, po disa thonë se me të shpejtë do të përndahet fuqia që asht mbledhun në kufi nga shkaku i skamjes.

Shpërdorimet financiare janë shumë të mëdha. Pagesat nuk bahen rregullisht, po gjithnji në formë paradhënie.
Mbas gjendjes politike të vendit e mbas asaj  ekonomike t’onë më duhet personalisht të ikim. Shoqënisht si duhet të veprojmë. Gjan e gjatë të më shkruash tue marrë para sysh ngjarjet edhe veprat që ne bajtim. Përfundoj tue shtrëngue dorën miqësisht e vëllazërisht e shpresoj qe te kem një përgjigje të shpejtë. Fejzi Alizoti

Dom Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Fishta

Gurakuqi në prill 1918: Një pendë e artë për Gjergj Fishtën nga Berati

I përndershëm Zotni, Nji tufë atdhetarësh të qytetit të Beratit, të prekun në ndiesìt mâ të thellat e zêmrës së tyne prej përgjigjes së drejtë, të ndershme e trimoshe me të cilën i patët kundrështuem me anën e “Postës së Shqipnìs” lëndimit të rândë, qi Dr. Rizov-i kishte hedhun disa kohë përpara kundër të drejtavet të kombit shqiptar, patën mendue e dhânë vendim qi me Ju kushtuem nji pendë ari në shêj nderimi e mirnjohsije për provën e re të shkëlqyeshme të dhânun prej Jush si atdhetar e si shkrimtar.

Në rasën e të shkuemit tim në Berat, Z.Z. Veli Efendi Libohova e Salih Gjuka, të cilët mâ tepër u përpoqën për të kryuemit e dëshirit e vendimit të shokvet të tyne, m’a vûnë për barrë qi me Ju paraqitun pendën e artë të premtueme e të punueme prej nji mjeshtri të vendit.

Tue mbaruem me gëzim detyrën, qi mora për sipër, kam sot nderin me Ju  dorzuem pendën e përmêndun. Kjo dhonti e çmueshme, qi Ju dërgojnë atdhetarët e Beratit, mâ tepër se nji shpërblim e nji zitje për Juve qi me vijuem në veprën t’uej, do të jetë nji provë e gjallë qi shqiptarët dijnë të çmojnë nderin kombëtar e të mbrojnë të drejtat e Atdheut të vet.
Ju ngjatjetoj me nder.  Miku i juej Alois Gurakuqi
Shkodër, më 20 Prill 1918.
I përndershëm Zotni At Gjergj FISHTA
Drejtuer i gazetës “Posta e Shqipnisë””

Gurakuqi Sotir Gjikës: Po ju dërgoj një artikull për 28 Nëntoritn 1912

Paris, 20 nânduer 1919

I dashur mik, Z. Sotir Gjika,

Drejtuer i gazetës “KUVÊNDI”, në Romë Sikur fjalën qi Ju kisha dhânë me letrën t’ime të fundit, ja ku po Ju dërgoj, këtu mbyllun, artikullin qi kam shkruem për numrin e veçantë të “Kuvêndit” të cilin do t’a nxirni në kujtim të ditës 28 Nânduer 1912. I zânun si jam me punë të tepërme, nuk mund të bâj aqë sa kisha dëshir: e dini vetë se për të shkruem për Shqiptarët në nji rasë të tillë duhet qi njeriu të mendohet mirë qi të mos thotë as mâ shum as mâ pak se lyspet; duhet qi t’u apë dëfrim ndiesivet kombtare pa lënduem edhe ndiesiët fetare të shumicës. Anmiku mâ i math i fisit shqiptar ka qenë edhe âsht Turqia deri sa të jetë gjallë, por duhet të mos harrojmë edhe se nji shumicë e madhe e vllazënvet t’anë ka pasë lidhun për qinda vjetësh fatin e vet me tê. Gjuha e orthografia, qi kam përdorun në ketë artikull, ndryshojnë pakëz nga ato qi përdorni Ju në gazetët; me gjithë këtê Ju lutem qi t’i lini ashtu si janë edhe në qoftë se keni arsye për t’i ndryshuem. Shumë shëndete e ngjatjetime Zonjës, Juve Ju përshëndosh me mall.

I jueji
L. Gurakuqi
P.Sh. Po ju dërgoj këtu mbyllun edhe artikullin e
Z. Beratit; at Fishta, Ju dërgon nesër një vjershë.

Përse po dezinformon Fatos Klosi (?!)

0
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Parmbrëmë gazetari Blendi Fevziu intervistoi Prof. Dr. Fatos Kolosin. Tematikën e intervistës Z. Fevziu e ka emërtuar “shërbimet sekrete në luftën e Kosovës”. Prof. Klosi atëherë ishte kryeshef i Shërbimit Informativ Shtetëror (nga qershori i vitit 1997 deri në vitin 2002; përpara, nën sundimin e presidentit Sali Berisha, ky shërbimi ishte bërë famoz me akronimin SHIK).
Në pyetjen e Fevziut, “çfarë informacioni kishit ju për UÇK-në në fillim të vitit 1998”, Prof. Klosi dezinformoi:
“Them që e njihnim situatën. (…)
FEVZIU: Kush ishte personi që ju takoi drejtpërdrejt n’emër të UÇK-së?
KLOSI: Personi i parë ka qenë Ibrahim Kelmendi. Por biseda me te m’u duk një çik e çuditshme, shumë e përgjithshme. Ai kishte një ide të madhe për luftën, gati frontale, që mua s’ma mbushi mendjen. Megjithatë u takuam edhe herëve tjerë. Por nuk ma krijoj besimin se ishte diçka kaq serioze. Më pas pata kontakte tjera me njerëz shumë më të rëndësishëm se ai. Ata me frikë u afruan (…)
Vërtet ndiej keqardhje për Prof. Klosin, pse herë pas here po publikon ca dezinformime të vockla, denigruese, kur po flet për mua si protagonist i asaj kohe dhe i takimeve me te.
Fillimisht po ofroi aspektin fizike të atij “takimi”, për t’i rrëfyer në vijim edhe 3-4 zhvillime me rëndësi, që ishte protagonist edhe Klosi, për të shfaq edhe opinionin tim, përse Prof. Klosi po plason dezinformime e denigrime të kësaj natyre.
Në Shqipëri, si shoqërues i bashkëveprimtarit dhe biznesmenit Refik Hamiti (nga Mitrivica, i imigruar në Kiel / Gjermani), shkova në fund të shkurtit 1998. Ishte mesi i marsit 1998 kur me ndodhi të “përplasem” te fizikantja Prof. Dr. Vera (Sadik) Bekteshi, në ndërkohë e afirmuar edhe si Shkrimtare. E quaj përplasje, sepse ishin momente kur në Tiranë sorollatesha si gjeli kur i pritet koka.
***
Digresion:
Veren e njihja nga viti 1991, kur Personaliteti vuthjan, Gjeneralojtnanti Sadik Bekteshi, i burgosur në vitin 1974 kur ishte Komisar i Ushtrisë Shqiptare, qe liruar nga burgu dhe bashkë me Bashkëshorten Hava (me origjinë Balidemaj e Martinajve të Plavës; ish kryetare e Gjykatës Kushtetuse të Shqipërisë) dhë fëmijët, të cilët deri atëherë, për shkak të Sadikut, ishin “internuar”, u vendosen si qiraxhi në një banesë mizerie në Tiranë. Vera ka mbaruar studimet për fizikë në Tiranë, në vitin 1969, ku e kanë mbajt pedagoge. Bashkë me Verën kishte studiuar edhe Fatos Klosi, prandaj qysh nga ajo kohë e studimeve ishin shokë.
***
Pra, – siç isha duke rrëfyer, – këmbët me nxoren pranë pallatit ku banonte Vera, prapa Ministrisë së mbrojtjes (nuk ua di emrin rrugës, por rreth 150 m largësi). Spontanisht u përcaktova të shoh nëse Vera ishte aty, me shpresë së biseda me të do më ngushëllonte. Fatmirësisht e gjeta në banesë. Ishte buzëmbrëmje, rreth orës 17. Sapo më përshëndeti, më njoftoi se në orën 18 priste një shok, duke më sinjalizuar se para orës 18 duhej të largohesha.
Bisedimi na shpërqendroi, prandaj harruam kohën. Bisedën na e ndërpreu zilja. Vera zuri të arsyetohet para shokut: “Më fal, kam për vizitë kushëririn Ibrahim Kelmendi, me të cilin u morëm vesh se mund të qëndron deri sa të vije ti…” Klosi ia ndërpreu arsyetimin, duke shpreh kënaqësinë për mundësinë që të më njihte.
Në bisedë e sipër, pasi u informova se ai ishte kryeshef i SHISH-it, dhe duke pas tashmë në “mes” Verën, Prof. Klosi u ankua: “Vërtet po ndihem keq kur kolegët e shërbimeve të shpeteve miqësore po më pyesin për UÇK-në dhe nuk po di çfarë t’u them. Kam takuar vetëm Shuaip Mujen (është fjala për Shaipin, që në Tiranë e quanin Shuaip.). Por as ai nuk kishte informacion konkret. Përmes ca miqve kam lut të takohem me përfaqësusin e UÇK-së dhe LPK-së, i afirmuar me nofkën Zeka, siç po e quajnë Xhavit Halitin, por ai nuk po pranon, me arsyetim se ka miqësi me kryeministrin Nano…” (parafrazim)
Ky rrëfim i tij më pat irrituar. U përcaktova të isha krejtësisht i sinqertë, deri në detaje, sepse kisha mendimin që lufta nuk mund të bëhet pa qenë i informuar e pa na përkrah, fillimisht SHISH, të cilin e pason qeveria, varësisht nga informimi që SHISH ia prezanton qeverisë. Kështu mendoja se ndodh në shtete funksionale.
“Zeka, – vazhdova informimin, – nuk është përfaqësues i UÇK-së as i LPK-së. Ai është anëtar i Kryesisë së LPK-së dhe anëtar i Sektorit të rëndësisë së veçantë, siç e kemi emërtuar këtë sektor që ka formuar LPK-ja, për ta ndihmuar formimin dhe konsolidimin e UÇK-së në Kosovë. Ai bënë jetë ‘paralele’ në Tiranë, duke simuluar për kamuflim përfaqësuesin e LPK-së. Nuk e di nëse Kryesia e ka ngarkuar me ndonjë përgjegjësi konkrete, por unë, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, i cili e zgjedh dhe kontrollon Kryesinë, di se Zeka duhet të ju luste juve për takim qysh kur jeni bërë kryeshef i SHISH-it, për të shkëmbyer informim që t’iu bind të kishim përkrahjen Tuaj. (…)
Epopeja e Jasharëve na ka befasuar, gjegjësisht na ka zënë krejtësisht të pa përgatitur. Një komandë që simulohej se e kishte UÇK-ja në Kosovë, të cilën e quanim Shtabi Qëndror, është defunksionalizuar qysh në janar 1997, kur kanë ndodh vrasjet dhe arrestimet e pjesëtareve të UÇK-së. Në Kosovë qysh atëherë policinë serbe kanë sfiduar vetëm tre-katër grupe, siç po i quajmë pjesëtarët e UÇK-së të organizuar në zonat përkatëse të Kosovës. Të gjitha drupet duhet t’i kenë rreth 200 pjesëtarë. Kanë komandant të tyre në zona. Ato herë pas here kanë bërë sulme guerile, pa qenë të komanduar nga ndonjë shtab qëndror dhe pa pas armatim të duhur e as financa. Prandaj shërbimet serbe dhe të huaja nuk kanë pas informacion për ato grupe dhe nuk kanë qenë në gjendje t’i zhbëjnë. Sulmet guerile të atyre grupeve e kanë afirmuar akronimin UÇK në përmasa sa tani është mitizuar si legjendë. Tani në Kosovë, në emër të UÇK-së, po vetorganizohen kryengritësit e Vëgjelisë çlirimtare…”
U përpoqa ta kujtoj rrëfimin tim sa më saktësisht. Bile, ka qenë akoma më “brutal”, sepse ka përmbajt fragmente, se si ndonjë sulm gueril “grupet” duhet ta kenë vendos e bërë spontanisht, pasi janë frymëzuar duke pi çaj, duke imituar “lëvizjen kaçake” të viteve të 1920-ta, që janë udhëheq nga Azem e Shote Galica. Prandaj nuk kanë mund t’i zbulojnë e pengojnë shërbimet dhe policia serbe, por as shërbimet e huaja.
Kur e mbaruam atë “takim”, u larguam njëherash të dy nga banesa e Verës. Në oborr, pranë hyrjes në pallat, Prof. Klosin po e priste xhipi me shofer. Në ndarje e sipër përshëndetëse më pëshpëriti: “Shoferi ka dasmë javën e ardhshme dhe do të kishte nevojë për dhjetëmijë dollarë ndihmë…”
Nuk i kisha. Nuk e di nëse do ia jepja, po t’i kisha, sepse ajo lypsari më pat trondit. E njihja gjendjen në Tiranë, meqë kisha qëndruar rreth një vit e gjysmë në vitet 1991/92 dhe dhjetë ditë në mars 1997 në Shqipërinë e Jugut. Aty m’u prish kënaqësia që ma pat dhënë ai “takim” krejt rastësor. Më bëhet sikur i jam përgjigj: “Ju lutëm për mirëkuptim, nuk e kemi gjendjen për të financuar dasma.” Atij i që ngrirë zgërdhija, të cilën shpesh e shfaqte pa rend e vend…
[vijon]
(Ibrahim Kelmendi)
Këtu intervista e Prof. Klosit:

A po kërcënohet Ballkanit nga një luftë re

0

Nga Skënder MULLIQI

Sikur në krejtë botën , edhe në boten demokratike po rritën diktaturat dhe po zvoglohen demokracitë ! Lufta për profite dhe pasurime po i fuqizon autokratat e vegjël dhe autokratët e mëdhenjë.BE-ja , sikur nuk po gjenë mekanizma të intervenimit për të mbrojtur demokracinë , duke i ndihmuar dashur apo pa dashur veprimet e mbrendshme diverzante të shumë shtete.Kjo strukturë evropiane pa Amerikën nuk po është në gjendje ti zgjedhe problemet e paraqitura në Evropë dhe as nuk po është në gjendje të zgjedh as krizat, e sidoms ato të minishteteve të dala nga ish-Jugosllavia. Rajoni i Ballkanit sikur është mësuar më kriza përmanente dhe më luftëra.

Lufta e fundit e viteve te 90-ta të shekullit të kaluar , solli tragjendi të mëdha, e ato sikur nuk kan përfunduar. Nuk kemi situatë të mirë politike dhe të sigurisë në Bosnje, ku Marrveshja e Dejtonit nuk solli paqe të përhershme . Republika Serpska e Dodikut , nuk po heq dorë nga pretendimet për shkëputje nga BH-ja, duke pru gjendjen buzë luftës së re. As ne Maqedoninë e Veriut nuk kemi stabilitet politike , sepse që shumë kohë kan mbetur zvarë problemet e pa zgjdhura etnike dhe nuk janë shuar as pretendimet territoriale të Bullgarisë ndaj këti shteti .Mali i Zi nuk po qetësohet edhe pse është bërë pjesë e NATO-së.

Ngjarjet e mbrendshme jo të mira politike dhe tentim agresioni ruso-serbë në anën tjetër kan shkaktuar gjendje problematike dhe të krizës . Serbia është shteti që nuk është reformuar që nga koha e Millosheviqit.Ajo po tenton kthimin në Mal të Zi, dhe po tenton më kërcënime lufte, edhe ndarjën e Kosovës .Këtë e vërtetojnë edhe ngjarjët e fundit në Cetinje më popatë serb, dhe ngjarjet në veri të Kosovës , ku Vuçiqi kërcënoi direct më luftë duke pru në kufij forca dhe makineri të shumta ushtarake.Të gjithë këto flasin për inercinë e BE-së në qetësimin e situatave të tilla ende konfliktuoze në Ballkan ,dhe më gjerë.Madje, ajo më veprimet dualiste politike sikur po i fryen bukur shumë gjendjes të destabilitetit . Në shumë shtete të rajonit janë instaluar qeveri sharlatane të cilat po i dërgojnë vendet e tyre kah lufta, e jo ka stabiliteti politik dhe stabiliteti i rrjedhave ekonomike dhe sociale. Kan mbetur shumë hapësira të zbrazëta veprimi ,dhe nga kjo edhe po thëllohen krizat në këto shtete .

Ende nuk janë liruar krejtë nga logjika ballkanase , e cila është logjikë retrograde e të menduarit , logjikë konfliktuoze e jo civilizuese. Shumë po thëksohen edhe ndarjet shoqërore dhe politike , të cilat kan mbetur aty diku në mes, as në kapitalizem modern as në sistemin socialist! Dihet së një gjendje e tillë e status- kuos prodhon stagnacion të proceseve demokratike dhe proceseve të tjera zhvillimore . Jo, që po vonohemi edhe në si Kosovë në fazën e tranzicionit , por ndër të tjera po humbasim edhe në lirinë tonë. Arinjtë mega politikë , nuk po ngopën më të mira materjale të zhvatura .Kan krijuar terren të përshtatshem shumë vjeqarë për tu pasuruar në mënyrë jo ligjore. Ata ndikuan për fat të keq edhe në mënyrën e jetesës tonë , të cilën nuk po e bëjmë të mirë. Shtetet ballkanike, kështu edhe Kosova sikur kan hartuar plane për ikje të të rinjëve nga vendlindjet e tyre..!

Dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve

0

Antonio Guterres (OKB) Ned Price (DASH)


Nga Frank Shkreli

2 Nëntori, 2021 shënon Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Mosndëshkimit të Krimeve kundër Gazetarëve, është një ditë që shënohet çdo vit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, (OKB-së), nga qeveritë anëtare të OKB-së dhe nga organizata jo qeveritare, mbrojtëse të lirisë së shtypit dhe të drejtave të gazetarëve, anë e mbanë botës. Është një ditë që bota i kushton vëmendje krimeve të dhunëshme kundër gazetarëve dhe përfaqsuesve të medias si dhe lirisë së shtypit, në përgjithësi.  Shkeljet e lirisë së fjalës dhe mosndëshkimi për krimet kundër gazetarëve, anë e mbanë botës, vazhdon të rritet nga viti në vit, sepse qeveritë e ndryshme kanë dështuar të hetojnë krimet kundër gazetarëve. Me këtë rast, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe një numër qeverish anë e mbanë botës e shënojnë këtë ditë me veprimtari të ndryshme dhe me deklarata, ku shprehin mbështetjen e tyre për lirinë e fjalës dhe shtypit të lirë në vendet e tyre dhe në botë. Ashtu ndodhi edhe sivjet.

Bazuar në statistikat e agjencisë ndërkombëtare, UNESCO e cila ndër të tjera, merret edhe me mbrojtjen e gazetarëve dhe të punëtorve të medias në përgjithësi, vetëm vitin e kaluar, janë vrarë 62 gazetarë, vetëm e vetëm, se pse kryenin detyrën e tyre. Gjithnjë sipas UNESCO-s, nga viti 2006-2020, mbi 1,200 profesionistë të gazetarisë kanë humbur jetën në, duke bërë detyrën e tyre si gazetarë. Në 80 për qind e rasteve, vrarësit e gazetarëve i kanë shpëtuar ndëshkimit. Si rrjedhim, për arsye të statistikave si këto thuhet se — në “Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Mosndëshkimit të Krimeve Kundër Gazetarëve”, 2021 — është vendosur që t’i kushtohet një vëmendje më e madhe rolit të prokurorëve, për të sjellur para drejtësisë vrasësit e gazetarëve por edhe për të ndjekur penalisht personat që kërcnojnë me dhunë gazetarët, për arsye të profesionit të tyre.

Në mesazhin e tij, duke shënuar këtë ditë ndërkombëtare në mbrojtje të gazetarëve dhe të lirisë së fjalës, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës, Z. Antonio Guterres vuri në dukje se shumë gazetarë/e janë vrarë ndërsa raportonin nga zona konfliktesh, ndërsa numri i gazetarëve të vrarë jashtë zonave të konfliteve, është rritur vitet e fundit, gjithashtu. “Unë u bëjë thirrje shteteve anëtare (të OKB-ës) si dhe komunitetit ndërkombëtar të jenë solidarë me gazetarët anë e mbanë botës sot dhe, çdo ditë tjetër dhe të demonstrojnë, njëkohësisht, vullnetin politik për të hetuar dhe për të ndjekur penalisht krimet kundër gazetarëve dhe puntorëve të tjerë të medias, me kompetencat dhe me fuqinë më të madhe të ligjit”, është shprehur me këtë rast, udhëheqsi i organizatës botërore (OKB-ës), Z. Guterres. Kjo ditë kujton që të gjithë dhe jo vetëm qeveritë dhe organizatat e ndryshme mbrojtëse të gazetarëve, duhet të kundërshtojnë dhe të luftojnë kërcënimet me dhunë dhe krimet kundër gazetarëve – si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur lirinë e fjalës, për të gjithë, thuhet në deklaratën e organizatës botërore në “Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Mosndëshkimit të Krimeve Kundër Gazetarëve.”

“Kur kërcënohet e drejta dhe mundësia për të pasur informacionin, krijimi i një atmosfere të tillë, dërgon një mesazh shqetësues që, njëherazi, minon demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, ka nënvijuar udhëheqsi i OKB-së, Z. Antonio Guterres, me këtë rast, duke shtuar se, “Në shumë vende të botës, thjesht, hetimi i korrupsionit, trafikimit, shkeljeve të drejtave të njeriut, ose edhe çeshtjeve të mjedisit, venë në rrezik jetën e gazetarëve”. Sipas Sekretarit të Përgjithëshëm të OKB-ës, “Krimet kundër gazetarëve kanë një ndikim të madh në mbarë shoqërinë, sepse ato bëjnë të pamundur që njerëzit të ndërmarrin vendime, bazuar në informacione të sakta.” Z. Guterres i kujtoi botës se femrat gazetare, veçanërsiht, përballen me rreziqe të mëdha në punën e tyre të përditëshme.

Këtë ditë e kujtuan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nepërmjet një deklarate të Zëdhënsit të (DASH), Z. Ned Price –The International Day to End Impunity for Crimes against Journalist – United States Department of State

“Shtypi i lirë dhe i pavarur mban përgjegjës udhëheqsit, mbron të drejtat e qytetarëve dhe siguron që komunitetet tona të jenë të mirëinformuara. Në shumë vende, gazetarët përballen me kërcënime, me dhunë dhe burgosje për punën e tyre gazetareske. Shtetet e Bashkuara dënojnë kërcënimet, bezdisjet dhe dhunën që ve në shënjestër gazetarët dhe puntorë të tjerë të medias. Gjithnjë e më tepër këto kërcënime bëhen nga qeveri që shtrijnë influencën e tyre përtej kufijve, përfshirë përgjimet digjitale të komunikimeve dhe vendndodhjes së gazetarëve, me qëllim për të kufizuar mundësitë e gazetarëve për të raportuar korrupsionin në qeveri dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Asnjë pjesëtar i medias nuk duhet të kërcënohet, të bezdiset, të sulmohet fizikisht ose të arrestohet, thjesht, se bejnë punën e tyre si gazetarë”, thuhet në deklaratën e Zëdhënsit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Zëdhënsi i DASH përmendi me këtë rast, deklaratën e Presidentit Biden të para do kohe, me të cilën lavdëroi Komitetin Nobel, për nderimin që u bëri gazetarëve Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitri Muratov nga Rusia, duke iu akorduar atyre Çmimin Nobel për Paqë. “Nevoja jonë për lajme dhe raportime të sakta, bazuar në fakte si dhe nevoja për një diskurs të hapur dhe publik, por edhe përgjegjshëmëria, nuk kanë qenë kurrë më të mëdha”, shprehet zëdhënsi i diplomacisë amerikane, në “Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Mosndëshkimit të Krimeve Kundër Gazetarëve”, të shpallur nga OKB-ja. Sot më shumë se kurrë, tha zyrtari i lartë i diplomacisë amerikane, duhet të kundërshtojmë ashpër përdorimin, në rritje e sipër, të sulmeve fzike, nagcmimeve “online” kallximeve në gjyq, si mjete frikësimi si dhe presionet për rregullimin dhe centralizimin e kontrollit të medias me anë ligjesh – që përdoren anë e mbanë botës për t’i mbyllur gojën gazetarëve dhe medias në përgjithësi, tha Z. Ned Price.

Zëdhënsi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Z. Ned Price, në përmbyllje të deklaratës me rastin e “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Mosndëshkimit të Krimeve Kundër Gazetarëve”, u zotua në emër të administratës që ai përfaqëson se, “ne ritheksojmë vendosmërinë tonë për të promovuar një shtyp të lirë e të hapur, larg kufizimeve të padrejta, duke mbajtur përgjegjës të gjithë ata që sulmojnë lirinë e medias. Ne kujtojmë, gjithashtu ata gazetarë dhe profesionistë të tjerë të gazetarisë, të cilët janë vrarë gjatë kryerjes së detyrës. Departamenti Amerikan i Shtetit zotohet se do të çojë përpara përpjekjet për promovimin e fjalës së lirë në vendin tonë dhe në botë, ndërkohë që u bëjmë thirrje qeverive të tjera të mbajnë përgjegjës të gjithë ata aktorë që venë në shënjestër gazetarët, me qëllim për t’i bezdisur, për t’i frikësuar dhe për t’i dhunuar”, ka përfunduar zëdhënsi i DASH, Z. Ned Price, deklaratën e tij mbi angazhimin e qeverisë amerikane në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe në mbështetjte të gazetarëve dhe të profesionit të tyre, anë e mbanë botës, në “Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Mosndëshkimit të Krimeve Kundër Gazetarëve”, (2 nentor 2021).

Ndërsa, Drejtoresha e Përgjithëshme e UNESCO-s, Z-nja Audrey Azoulay në mesazhin e saj me këtë rast u shpreh se, “Shtetet kanë përgjegjësinë të mbrojnë gazetarët dhe të sigurojnë që ata që kërcënojnë dhe që kryejnë krime kundër gazetarëve, të dënohen. Sidomos, gjykatësit dhe prokurorët, tha ajo, kanë rolin kryesor në promovimin e zhvillimit të proceseve penale ashtuqë ata që kryejnë krime kundër gazetarëve, të mos i ikin drejtësisë, të pa ndëshkuar. “Vetëm duke lejuar të flitet e verveta, ne do mundemi të çojmë përpara dhe të sigurojmë paqën, drejtësinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm për shoqëritë tona”, tha Drejtoresha e UNESCO-s, Z-nja Audrey Azoulay.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore kanë një traditë të gjatë të lirisë së shtypit dhe të fjalës së lirë. Me shembjen e Murit të Berlinit, këtij grupi i janë shtuar një numër vendesh ish-komuniste – tani anëtare të Bashkimit Evropian dhe Aleancës Nato – ku mund të thuhet se liria e fjalës dhe e medias në përgjithësi, zbatohet, respektohet dhe mbrohet me ligj. Vende këto të cilat konsiderohen si vende “plotësisht të lira” nga vlersimet e organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut anë e mbanë botës.

Ka të tjera vende, si Shqipëria dhe Kosova të cilat nga të njëjtat orgnaizata konsideorhen si “pjesërisht të lira”. Arsyeja për këtë klasifikim si pjesërisht të lira është fakti se organizatat që merren me të drejtat e njeriut, nuk konsiderojnë se këto dy shtete të shqiptarëve janë të lira plotësisht, pjesërisht, edhe për mënyrën se si Shqipëria dhe Kosova trajtojnë gazetarët dhe të drejtën e lirisë së fjalës në përgjithësi në vendet e tyre.

Dihet se një prej kushteve në procesin e zgjërimit të Bashkimit Evropian (BE) është edhe liria e medias, si një tregues i gatishmërisë së një vendi për tu antarësuar në (BE). Liria e medias dhe liria e fjalës janë të paprekshme ashtu siç përcaktohen në Kartën e të Drejtave themelore të BE-ës dhe në Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut për të mos thenë asgjë për Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara – dokumenti kryesor që shërben si një udhëzim për liri dhe barazi – në mbrojtje të drejtave të çdo individi, kudo dhe pa dallim – përfshirë lirinë e fjalës dhe të medias. Veç një Zot e di se si dhe pse nuk u hynë në kokë ky mesazh udhëheqësve shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë, se liria e fjalës dhe liria e medias janë baza themeltare të një shteti të lirë e demokratik.

Audrey Azoulay (UNESCO)

 

A e din Konventa e Bërnës ku bie Dibra që mbytet e zhduket përgjithmonë?

0

Nga: Abdurrahim Ashiku

40 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare i kanë kërkuar qeverisë të anulojë projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e Vjosë-Nartës, duke vënë në dukje se vendi në të cilën planifikohet të ndërtohet kjo vepër aeroportuale bie brenda zonës së mbrojtur.
Sigurisht nuk e din dhe dibranët nuk kanë as gojë që të flasë e bërtasë e as laps që të shkruajnë dhe të tregojë se në qendër të hartës së shqiptarëve autoktonë në mijëvjeçarë ka një krahinë që quhet DIBRA,
krahinë që u tha pushtueseve osmanë “deri këtu ishte hapi i juaj”,
krahinë që e mbrojti vendin e vogël evropian me tehun e shpatës në 18 beteja nga 24 beteja fitimtare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,
krahinë ku me pushkë hodhi në Drin pushtuesin serbo-jugosllav në një betejë epike 100 vjet të shkuara, më 26,27,28 tetor 1921, në Lanë të Lurës,
krahinë me luginën më të bukur e pjellore të lumenjve të Shqipërisë, Luginën e Drinit të Zi që mbante me bukë e me barut banorët punëtorë e trima që në histori ndërtuan Stambollin por Stambolli nuk ndërtoi asgjë,
krahinë që…
E po lexojeni historinë e Dibrës, lexojeni begatinë e Dibrës dhe as më pak e as më shumë protestoni që ajo mos zhytet, mos mbytet, mos të zhduket nga harta shqiptare.
Bota flet e shkruan për Vjosën, për lënien e saj të “virgjër”, mos ndërtimin e hidrocentraleve…
Tash po proteston për “të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës…
“Byroja e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës, thuhet në një prononcim publik të saj, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Komiteti ndau shqetësimin e thellë në lidhje me planet për urbanizimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, duke theksuar vlerat e njohura natyrore të zonës.
Çështja e projektit të aeroportit të Vlorës u përfshi në ankesën e depozituar më parë nga EcoAlbania mbi Ndikimet e pritura negative të ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë, ku ndërtimi i aeroportit në Vjosë-Nartë është përfshirë si një rrezik iminent në ekosistemin e deltës së Vjosës.
Ndërkaq, më herët 40 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare i kanë kërkuar qeverisë të anulojë projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e Vjosë-Nartës, duke vënë në dukje se vendi në të cilën planifikohet të ndërtohet kjo vepër aeroportuale bie brenda zonës së mbrojtur.
Koalicioni i organizatave mjedisore theksoi se ndërtimi i një infrastrukture të tillë brenda zonës së mbrojtur shkel në tërësi kuadrin ligjor për ruajtjen e natyrës dhe në veçanti ligjin e Zonave të Mbrojtura dhe një sërë konventash të cilat Shqipëria i ka ratifikuar. Sipas tyre, kjo është vënë në dukje edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë e për pasojë, ndër të tjera krijon pengesa edhe në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.”
Për Vlorën, që kryeministri jonë e ka pikë të dobët, për Vjosën, për aeroportin e Vlorës, flitet nga organizata dhe personalitete në notën më të lartë të pentagramit…
Për Dibrën nuk flitet fare.
Nuk flasin as dibranët që mbyten…
Nuk flasin as deputetët e majtë e të djathtë që kanë marrë votën e dibranëve dhe karrigen në parlament…
Nuk flasin as Bebe Rexha që thonë se është dibrane dhe kushërirë e parë me Kryemadhin…
Nuk flasin as personalitet shkencore me vendlindje Dibrën…
Nuk flasin edhe ata që janë shpallur “Qytetarë Nderi” të bashkisë, komunës apo qarkut…
Për Vlorën flet e kuvendon me kryeministrin shqiptar Di Capri…
Kush e mbron Dibrën…
Varrin e luginës së vetme të Drinit të zi e hapi Kimi i Amerikës me Ballukun e Edi Ramës…
Dibranëve u është mbyllur goja, u janë bllokuar veshët, u janë ngri gjunjët…

Edi Rama pagoi tre milionë euro për ta nxjerrë nga kampet e Sirisë dhe sjellë në Shqipëri gruan e kryexhihadisit kosovar Lavdërim Muhaxheri

1
Kastriot Myftaraj, analist, Tiranë
Qeveria “Rama” pagoi tre milion euro për të nxjerrë nga kampet në Siri dhe sjellë në Shqipëri gruan dhe fëmijët e kryexhihadistit kosovar të ISIS Lavdërim Muhaxheri
Në korrik të këtij viti kryeministri Edi Rama bëri një vizitë të bujshme në Liban, vend kufitar me Sirinë, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi dhe drejtori i Antiterrorit Gledis Nano, sot drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. (Çfarë fatkeqësie nëse një zonjë do të kishte humbur ish-burrin kryeministër dhe burrin ministër, në një ditë, në Liban!)
Qëllimi i vizitës ishte që të nxirreshin nga kampet në Siri sa më shumë gra dhe fëmijë të xhihadistëve të vrarë shqiptarë të ISIS, të cilët xhihadistë në fakt nuk e quanin veten fare shqiptarë, por thjesht muslimanë.
Edi Rama në korrik na dha lajmin nga Libani se nga kampet në Siri ishin nxjerrë pesë gra dhe katërmbëdhjetë fëmijë. Ajo që nuk na tha Rama është se nxjerra e njerëzve nga kampet, veçanërisht kur këtë e kërkojnë shtetet e huaja bëhet me pagesë. Ata që kontrollojnë kampet në Siri kanë krijuar një biznes fitimprurës me nxjerrjen e njerëzve nga kampet. Kur për nxjerrjen e njerëzve nga kampet interesohen shtetet dhe jo thjesht persona privatë, tarifat shkojnë deri në 1 milion euro ose dollarë. Kaq ka paguar shteti shqiptar për person, për këtë sukses të dyshimtë që arriti.
Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për këta nëntëmbëdhjetë për të cilët foli Edi Rama në korrik por edhe për të tjerë të nxjerrë më parë kur shkoi në Liban Sandër Lleshaj.
As kryeministri Rama, as ndonjë ministër i tij nuk kanë shkuar kurrë të vizitojnë azilantët nga Shqipëria të cilët gjenden nëpër kampet në vendet e Bashkimit Europian. Që do të thotë se Qeveria “Rama” interesohet më shumë për gratë dhe fëmijët e xhihadistëve të ISIS se për shtetasit shqiptarë që kanë shkuar në vendet e Bashkimit Europian si emigrantë.
Para se Rama të shkonte në Liban, në një operacion tjetër, ose më saktë në një blerje tjetër, nga kampet siriane ishin nxjerrë gruaja dhe fëmijët e kryexhihadistit kosovar Lavdërim Muhaxheri të cilët u sollën në Shqipëri për “riintegrim”.
Bashkëngjitur këtij teksti keni lidhjen e një videoje të shkëputur nga emisioni “Opinion” i tetorit 2020 ku Gledis Nano ka qenë pjesëmarrës do të shikoni sesi ai gënjen duke dashur të fshehë faktin se në Shqipëri kanë ardhur edhe fëmijët e kryexhihadistit kosovar të ISIS Lavdërim Muhaxheri, nga Kaçaniku, i njohur me emrin e luftës si Abu Abdullah al Kosova.
Në fragmentin e emisionit që jepet në video do të shikoni dhe dëgjoni sesi Gledis Nano përpiqet ta pengojë gazetaren Fatjona Mejdini që ajo të mos thotë se në Shqipëri janë sjellë edhe fëmijët e Lavdërim Muhaxherit, të cilët duhet të kishin shkuar në Kosovë.
Gledis Nano qartësisht gënjen kur thotë se gruaja për të cilën bëhet fjalë nuk ka qenë e martuar me Lavdërim Muhaxherin. Por Gledis Nano e di mirë që ata nuk kanë lidhur një martesë civile të shënuar në regjistrat e gjendjes civile në Kosovë, Shqipëri, apo në Sirinë zyrtare, por është e sigurt se kanë lidhur me një martesë fetare islamike, sipas Shariatit, që ishte e vlefshme për ISIS dhe si e tillë është shënuar në regjistrat e tij të cilët bota nuk i njeh.
Por ajo që ka rëndësi është se dy fëmijët për të cilët bëhet fjalë janë fëmijët biologjikë të Lavdërim Muhaxherit. Dhe gjatë debatit, kur gazetarja tha se se gruaja e kishte deklaruar Lavdërim Muhaxherin si babain e fëmijëve të saj, Gledis Nano bëri një tërheqje duke pranuar se njëri nga fëmijët ishte i Lavdërim Muhaxherit, / “atij zotërisë” e quajti Gledis Nano.
Gjatë debatit Gledis Nano e qortoi disa herë gazetaren që po nxirrte emra, duke thënë se ne, domethënë shteti shqiptar duam që t’ i riintegrojmë ata. Megjithëse gazetarja i vuri në dukje se kishin qenë vetë autoritetet shqiptare që publikuan fotografi me fytyrat e grave dhe fëmijëve të sjellë nga Siria, gjë që kuptohet se u bë për arsye propagandistike.
Gazetarja shfaqi shenja frikësimi nga presioni që i bëri Gledis Nano dhe nuk e pyeti atë se përse fëmijët e Lavdërim Muhaxherit nuk i mori Kosova por erdhën në Shqipëri. Pse duhet që taksapaguesit e Shqipërisë të paguajnë edhe trajtimin e pjellave të xhihadistëve kosovarë? Për të nxjerrë nga kampet siriane gruan dhe fëmijët e Lavdërim Muhaxherit shteti shqiptar pagoi tre milion euro. Të tjera para janë paguar për njerëzit e tjerë që janë nxjerrë nga kampet siriane dhe janë sjellë në Shqipëri.
Vetëm nxjerrja nga kampet siriane e grave dhe fëmijëve të xhihadistëve i ka kushtuar shtetit shqiptar disa herë më tepër se shpenzimet e përgjithshme që ka bërë shteti për familjet e policëve të vrarë në këto tridhjetë vjetët e fundit. Në këtë shifër të shpenzimeve për familjarët e xhihadistëve duhen llogaritur së pari shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Liban të disa grupeve të zyrtarëve nga Shqipëria, duke përfshirë kryeministrin Rama me një shpurë të madhe shoqëruesish e zyrtarësh nga pas. Më parë kishte shkuar Ministri mëparshëm i Punëve të brendshme Sandër Lleshaj edhe ai me një shpurë zyrtarësh nga pas. Duen llogaritur edhe shpenzimet e disa udhëtimeve të tjera në Liban të zytarëve të tjerë policorë shqiptarë, ndër ta edhe Gledis Nano për të bërë negociata për këtë çështje.
Përveç këtyre duhen shtuar në llogari shpenzimet në vazhdim në Shqipëri për atë që Gledis Nano e quan “riintegrim” dhe që janë shpenzime për strehim, jetesë, shkollim, trajtim me psikologë etj.
Dhe sa do t’ ia vlejnë të gjithë këto shpenzime. Duhet pasur parasysh se Lavdërim Muhaxheri ka qenë I punësuar në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel” në Kosovë ku merrte një pagë shumëfish më të madhe se policët dhe ushtarët vendas në Kosovë. Pra amerikanët e integruan Muhaxherin në grupin e njerëzve të tyre të përzgjedhur në Kosovë dhe megjithatë ai bëri atë që dihet.
Një shtet nuk mund të shpenzojë për gratë fëmijët e armiqve të tij, të cilët kanë dashur ta shkatërrojnë atë, shumëfishin e atyre që shpenzon për gratë dhe fëmijët e atyre që janë vrarë duke e mbrojtur atë shtet apo edhe për gratë dhe fëmijët e shtetasve të tjerë të tij.
Dhe kur një shtet i trajton gratë dhe fëmijët e armiqve të tij si të privilegjuar këtu pastaj ka prapamendime shumë të këqija, të llojit të atyre që nxjerrin viruse vrasës nga laboratori, gjoja si rrjedhje pa dashje.
Në tetor 2021 Gledis Nano në moshën 40 vjeç u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pak javë pasi u dekorua nga ambasada amerikane domethënë nga qeveria amerikane. Domethënë Gledis Nano u emërua në krye të Policisë së Shtetit pasi u shpall nga amerikanët si polici më i shquar në Shqipëri.
Arritja më e madhe e Gledis Nanos është që në cilësinë e Drejtorit të Antiterrorit shkoi në në Liban për të paguar për llogari të shtetit shqiptar shpërblimin në para që gratë dhe fëmijët e luftëtarëve xhihadistë të ISIS të nxirreshin nga kampet në Siri dhe të silleshin në Shqipëri.
Sot kemi Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit njeriun që solli në Shqipëri me pagesë fëmijët e kryexhihadistit kosovar të ISIS Lavdërim Muhaxheri.
Dhe qëkurse Gledis Nano u vu në krye të Policisë së Shtetit Shqipëria po përjeton një valë në rritje kriminaliteti. Me sa duket Gledisi merret me rintegrimin e familjarëve të xhihadistëve më tepër se me detyrën e tij, duke u bërë si një baba i dytë për jetimët e Lavdërim Muhaxherit.

Po vazhdon një debat ndryshe ndërmjet Driton Talit, këshilltarit politik të Glauk Konjufcës, dhe gazetarit Valon A.Syla, tregoni se kush ka të drejtë?

0
Valon A. Syla, megjithate mirë është që nuk po ma çon atë “tarakun tond”, Blakajn, me m’kërcnu, se koxha fort um pat tutë herën e parë.
?
Sa i përket “Dete Komunizma” që je, po më habit ti si “historian i shilteve e minderave”, qysh s’pe dijshe historinë tonde?!
S’ke faj se “nacionalizmi” dhe ‘”dashuria ndaj UÇK’ës”, që të ka kap tashti prej se fillove m’u marr me gazetari (jo me ate të sportit në Express që u merrshe, të kujtohet kur une isha kolumnist ? ) ta ka hup ekuilibrin.
Nejse, ja se po ta tregoj une pra.
Babgjyshi yt Rexhë Blakaj, si një komunist jugosllav që ka qenë – ishte gjyqtari i vetëm shqiptar në kohën e OZNA’s i asaj ane!
Sa me ta shpjegu ty, si “historian i shilteve dhe minderave”, OZNA – UDB’a, e Kosmetit, në atë kohë udhëheqej nga Spasoje Gjakoviqi, i cili për shef e kishte Sllobodan Peneziqin (Kërcunin), si shef i OZNA’s për Serbi që ishte, e të dytë këta për shef e kishin Rankoviqin. Secili ma antishqiptar se tjetri!!!
Rexha, menjëhere pas L2B (me 1945) martohet me sllavën Ratka, motër medicinale e kohës, po ashtu komuniste jugosllave. Pra gjithmonë po flasim per Burimin (ish Istogun) e viteve 40’ta të shekullit të kaluar, jo për ndonjë metropol.
Gjyshi tjetër Abdyli, vete krejt Prishtinën (kacallartë) të kallxojnë që jugosllav – titist me shpirt ka qenë! Veç me “buxhuvanat komunist” shoqërohej (si ti qështu “nacionalist” që po ke qef veç me kUmandnata me ndejt ? ).
Osmani, vëllau i Abdylit, pra mixha i babës tond, ka qenë i martuar me serbe, punojshin bashkë në Fushë Kosovë.
A baba yt, Agimi, disa here une e kam dëgju në kafiteri t’u fol me nostalgji e pietet për Jugosllavinë.
Valon A. Syla, nëse ti këto nuk i dinë ti, atëhere je hajvan! Por jo, i dinë, nuk je hajvan! Je i poshtër!!!
Megjithate, natyrisht që pedigreja jote nuk ta ndalon ty me vazhdu me “nacionalizëm” dhe “avokatinë për UÇK’ën”. Hyyyyy sa ishudbashi po sillet ashtu “menve zarar”.
Po jetojmë në demokraci.
Sa i përket padisë tonde për “shpifjen për jugosllav” me pa durim po pres me të pa në qjyq.
A ti, Valon, për shpifjen lidhur me “filtrat në KEK” pregaditu mirë se padinë gati e ke! Me pas dashtë me vjedhë unë deri tashti milioner do të isha, si patronat e tu Valon!
Shkollën e Londrës e kom pas edhe anglishtën, qatëhere kur ju s’i kemi pas.
Mu as Unmik’u e as zyra e UE’së apo cilado qoftë zyre nuk më kanë shkollu, por vet me parët e mia që i pata fitu me punë të ndershme.
Valon A Syla, njime mos të harroje, qysh të kom kallxu fizikisht kom punu në Londër, se “as dajtë, e as udben por as Hashimin se kom pas atje” që m’u punësu si gazetar. Edhe nuk rrjedhi nga një familje e pasur si patronat e tu.
Por Valon kom punu edhe në Lloyds, edhe në Prime Ltd si analist i investimeve në bursë – edhe ato të Londrës – sepse se kom të kryme shkollën “në shilte e mindera”, që tanaj mos me dijtë pedigren time, dhe m’u bo paliaço i patronave.
Valon Agim Syla, e ke radhën ti, urdhno vet çka dush, se gazetar je ( ? ), kom me t’kallxu gjithçka.
Kan være et bilde av tekst som sier 'Valon LIIAKAEMER A. Syla 9h・ 9h Driton Tali, shihemi në gjyq babikë. Të kallxoj tash e tutje se tẻ kam trajtu si i sëmurë edhe gjynah. Merri hapat edhe qetësohu. Fshije naj tunell në Kosovë, mundesisht te kurrizi, se nuk ki as kurriz, as dije as send, se boll ke fshi berrllog tẻ anglezve nëpër tuenlla të Metros në Londër. Glauku të ktheu në zyre, por besoj se edhe atij edhe Vetëvendosjes marre ju vjen kah tẻ fo ti. #albanologji #tali #vv #gërrnaçi 669 15 Comments 2 Shares'
________
Analizojeni gjuhën e përdorur, faktet apo jo-faktet, shpifjet a fyerjet e mundshme nga ana e Driton Talit dhe Valon A. Sylës … Jepnie mendimin tuaj se kush është më etik dhe ka më shumë të drejtë në këtë debat?

Libri i vdekjes

0
Refiqe R. Hamiti, Prishtinë
Nuk mundeni me më çmend.
Ndoshta sëmurem pak,por me më çmend jo.
Ish Curri , me kitarë nën sqetull, bashkë me abetaren time nuk mundet me dhurue asnjë “libër të vdekjes” ,pa thënë populli sepse zoti as iden se ka, pse duhet me vdekë unë?
Me duar në xhepa , ke vendosur me hy në shtëpinë time që e kam ndërtuar me djersë dhe mund.
Vdekja ka dhënë kontribut të madh në grumbullimin, selektimin, zbulimin e fshehtësive të të gjithë njerëzve, që enden këndej e andej ,prandaj nuk është fer që të rri brenda shtëpisë sime , e ti me lodrue jashtë shtëpis sime, sikur liria ime të është e juaja, afër ”çmendurisë sime ”.
Nuk është për ty lehte, kur nga dhomat e klubeve të nxehta të natës i urdhëroje, ”agjamit”, gjithnjë sipas ” territ të vdekjes”, të tjerët, se si ta udhëheqin shtëpine e tij të ftohtë pej kashte, apo tash do ta ketë më lehtë, me udhëheq ”terrin e zi ”, për së afërmi, me duart e përlyera që askush s’ta ndjell as friken sot .
”Dje”, kur je fut në shtëpinë time pata shumë emocione, aq shume sa u habita, e thash : që shpresoj se nuk do të keqkuptohemi , që po anëtarsohesh në shtëpinë time , e po e bënë namin , pikërisht në Llapn tim”.
Unë do ta mbaj mend atë thënjen tënde të shkruar në muret e kontributdhënsve , atë thënje si famoze: ”Agjentet e Serbisë jane thesari i Kosovës”.
Bijat e tua janë thesar, tash e sa vite, po i shpërblen me pozita të larta në Institucionet e Kosovës edhe pse qeveritë po ndërrohen një e nga një, gjithë.
Kur hajni të uronë mirëseardhje në shtëpinë tënde , oh sa emocionohesh, e i thua “i dashur”. Nuk habitesh ,sepse ai të thotë: Se prej tani e tutje do te lirohet nafta, benzini i Kosova Petrolit. Se edhe Kosova Petroli është shtëpia e tij. Se prej tani e tutje do të lirohet buka. Se edhe buka është ara ,ku e ka mbjell grurin.
Kot është me u duk si Sorratan ,me vonesë, tani kur edhe Sandokani ka vdekë, askush më nuk e fton të ringjallet.
Vonë për t’u kthyer në shtëpi.
Vonë për t’u dukur i bukur.
Vonë për ta thënë një të vërtetë.
Cicëroni do ta kuptojë shumë shpejt se më mirë e kishte kur tuteshin prej tij si prej djallit. Ashtu siç të bën të frikesohesh vetëm nga “libri i vdekjes”!
Unë dallojë nga poema madhështore e Walt Whitman: Kapiten, o kapiteni im, dhe romani me gjetje e strukturë të rrallë i Zija Çelës ” Las Varrezas”.
Libëri i vdekjes nuk i kushtohet thjesht vdekjes. Libri përpiqet ti avitet vdekjes sonë të përditshme, kësaj makinerie që nuk resht së punuari edhe kur ne flemë.
PS
Gjëja më e keqe që mund të ndodhë është ajo që quhet vdekja e dytë. Kjo do të thoshte se juve u është vrarë shpirti dhe nuk mund të keni një jetë të përtejme.
Unë dua të këndojë ,mësojë ,e shkruaj!
Keni harruar se vdekjes si frikësohet askush…
Njeriu gjithmonë ka dashur të kuptojë dhe të mësojë diçka më shumë rreth misterit të vdekjes.
Por edhe këtë mister ,uf shyqyr që nuk e kemi të qartë edhe kur ju hyni në shtëpin time!
Ua kam lakmi për zotin e madh !