Kreu Blog Faqe 1506

Abuzimi dhe pedofilia në Islam

5
Sandoka Mani
Një analizë konkrete, mbi fakte dhe materiale historike të cilat do ti argumentojm, me prova, që ekspozojnë dhe demaskojnë Islamin, si një program fetarë, anti-human, që mbështet jo vetëm dhunën dhe urrejtjen, por gjithashtu lejon dhe suporton, Abuzimin, Përdhunimin dhe vetë Pedofilinë. Shkrimi paraqet disa të vërteta, të cilat janë jo vetëm të pa moralshme, por dhe aspak dinjitoze.
Sidoqoftë në emër të së Vërtetës, gjërat më të tmershme duhen të shpalosen për të mundësuar një reflektim të mëtejshëm,
mbi programet abuzive sic është dhe feja e quajtur Islam.
Islami pohon vetë, se është një program nënshtrimi dhe vetë emri Islam, përkthehet si Dorëzim dhe Nënshtrim. Ideoligjia e kësaj feje, duket se lufton cdo vlerë morale dhe dinjiteti personal. Gjithashtu ky program i quajtur Islam, suporton devijancën e karrakterit tek individët që janë pjesë e kësaj dogme destruktive. Si cdo sistem besimi fetarë, Islami në vecanti, mbron dhunën, abuzimet seksuale, por dhe pedofilinë, të cilat do ti paraqesim me fakte dhe vërtetime konkrete. Këto praktika, janë mëse të zakonshme dhe të pranuara brenda fesë Islame, dhe në këtë pikë, nuk po trillojmë dhe as nuk po shpikim absolutisht asgjë.
? Pjesa. 1?
I ashtuquajturi “Profeti” “Muhamed” njihet dhe është pohuar nga vetë Islami se mori një vajzë gjashtë vjecare si grua të tij, duke e detyruar atë, në marrëdhënie të plota, në moshën nëntë vjecare, dhe ky është një fakt i pranuar në Islam. I ashtuquajturi “Profeti” “Muhamed” supozohej se kishte qenë në të pesëdhjetat e tij, në atë kohë, dhe janë këto mësime që e kanë bërë të pranueshme në komunitetet muslimane, që burrat të martohen dhe të kryejnë marrëdhënie me vajza jashtëzakonisht të vogla. Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodh në vendet Islame sot.
Por duke marrë parasysh faktin që një fëmijë i vogël nuk përjeton dëshirë seksuale dhe nuk do të pajtohet me dëshirë për marrëdhënie dhe akte të tilla, në shumicën e rasteve, të deklaruara prej vajzave të reja të cilat fatkeqësisht, ndodhen në vendin dhe kohën e gabuar, bërtasin dhe rrezistojn, derisa burri ti dhunoj për ti nënshtruar ato. Përsëri kjo pohohet dhe gjithashtu është një fakt i pranuar nga Islami, që është:
Nështrim i gruas ndaj burrit të saj, në rast, se gruaja nuk i bindet atij.
Vërejm se këto veprime mund të konsiderohet plotësisht, si një vepër përdhunimi, apo abuzimi, qoftë dhe po ekziston një certifikatë martese apo jo nuk ka shumë rëndësi. Si dhe dicka e till, mbi të gjitha në emër të Zotit dhe Allahut, Islami e ligjëron dhe pranon si dicka normale.
Por këtu, duhet të shtrohet pyetja se cili individ i arsyeshëm, i rrespektuar për veten dhe i denjë, do të donte të kishte marrëdhënie me një fëmijë të vogël nëntë vjec dhe të zgjohej nga perspektiva se kjo është ajo që Allahu ka dashur për të dërguarin e tij, “Muhamedin”, i cili sic kuptojmë, nuk ishte vetëm një pedofilë, por dhe një kriminel lufte. Para se të vazhdojm më tej, i gjithë ky fakt, me rëndësi në fenë Islame, sigurisht që nuk ndricon një dritë shumë pozitive mbi Islamin si fe, dhe mbi “Muhamedin” si “Profetë”.
Por pyetja që shtrohet tashmë, është:
A lejohet në librin e Kur’anit pedofilia?
Megjithëse nuk ka një varg, që i jep sanksion specifik pedofilis, ka disa vargje, të cilat qartë lejojnë praktikimin e kësaj vepre. Tashmë do paraqesim një koleksion specifik, të vargjeve “Kuranore” që pranon dhe lejonë, pedofilin në një llojë forme të caktuar, indirekte.
(Shënim) -Kur’ani ka përcaktuar një periudhë pritjeje për gratë që të ri-martohen përsëri. (Kjo periudhë pritje), quhet (Iddah) sic përmendet në Kur’an, cka do të na duhet, të kuptojmë vargjet e mëposhtme, që janë:
Kur’an – ( 33:49 )
⛔O ju besimtar. Kur të keni lidhur kuror me besimtaret, dhe i lëshoni ato, para se të keni kontaktuar me ato, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar, (Iddetin), por vetëm përmbajtja e lirimit të tyre.
?
Në ajetin e mësipërm kuptohet se (Iddah) dmth (periudha e përcaktuar e pritjes) është e nevojshme nëse kontakti seksual ka ndodhur brenda martesës. Nëse një grua nuk preket nga burri i saj, ajo nuk duhet më, të respektojë fare periudhën e pritjes. (Iddatin)
Kur’an – ( 65:4 )
⛔ E ato, nga gratë tuaja, të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e është, e njëjta periudhë, dhe –
(*Për Ato që Nuk Kanë Ende menstruacione*) Ndërkaq, për shtatzënat, afati i pritjes së tyre, është derisa të lindin. E kush i frikësohet
Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.
?
Këtu, (Iddah), u përshkruhet (Tre), Kategorive të grave: E para duke cituar frazën origjinale në Arabisht: (Yaisna min al-maheedhi), dmth,
Ato gra që nuk presin menstruacionet e tyre, është një tregues i grave që kanë arritur fazën e menstruacioneve, por tashmë ndodhen në menopauzë duke nxjerrë në pah se këto gra,
kanë arritur moshën e thyer. Periudha e Iddah ose pritjes është gjithashtu tre muaj për ato.
?
E dyta, që na intereson të kuptojmë për sa i përket këtij shkrimi, dhe që është nënvizuar me yje dhe kllapa, në vargun (Kuran 65:4).
Duke cituar frazën origjinale Arabe:
( Wallaee Lam yahidhna ) e cila do të thotë: (*Ato që nuk kanë menstruacione akoma*), që përmendet saktësisht në (Kuran 65:4).
Ky grup i grave janë vajza para pubertetit që nuk kanë ende menstruacione. Këto janë vajza të cilat në të vërtetë janë fëmijë para se të arrijnë pubertetin. Këtu, vërtetohen se (Iddah), barazon po njësoj dhe cilson këtë kategori fëmijësh njësoj si me grupet e tjera të grave. (Iddati) përfshinn pikërisht dhe ato gra që ende nuk kanë menstruacione, pra dhe ato, qe janë ende fëmijë.
Këtu qëndron një e vërtetë e madhe, dhe pyetja që duhet bërë është ?
Cila është arsyeja e zbatimit të Iddatit dhe për ato të cilat ende nuk kanë menstruacione, dhe që rregulli është i vlefshëm dhe i barbart si ajo e grave të tjera që Allahu përmend në (Kuran 33:49) po ashtu dhe në (65:4).
Këtu tregohen qartë se mardhëniet bashkëshortore sexuale, dhe rregullarja pritjes për akte seksuale mbi rrethana të ndryshme, cilësohet njësoj për cdo kategori.
Dhe një prej kësaj kategorie është dhe ajo e vajzave para pubeshente, të cilat janë ende fëmijë dhe konsiderohen të tillë, gjithashtu dhe kur hynë në fazën e parë të
adoleshencës.
Së fundmi, kategoria e Tretë që tashmë nuk na intereson shummë, janë gratë që janë shtatzënë, dhe (Iddah), (pritja e e tyre) është deri sa të lindin. Por, përkthimi i mësipërm i Ajetit, fsheh kuptimin e vërtetë, kështu që Ajeti duhet të studiohet në arabisht, që
kuptimi aktual të jetë me një precizion fikse. Por kjo nuk përbën fare një problem sepse mbështeten në mënyrë të qartë dhe nga (Tefsiri) sic tregohet më poshtë.
Kur’ani thotë në arabisht:
Lajmet e mëparshëm dhe të ardhshëm Fadetën ثلاثة أشهر
⛔Kuran – ( 65: 4)
⛔Dhe ato që nuk kanë pasur kurrë periudha.
?
(Nënvizim)- Sepse janë fëmijë pa arritur pubertetin.
(Nënvizim).
Ajeti në (Kuran 65: 4 ) duhet lexuar si vazhdimësi në vargun ( Kuranor 33:49).
Nëse një grua që nuk është përdorur për seks nuk duhet të respektojë Iddah, sic përmendet në ( Kuran 33:49 ), e cila është arsyeja pse Iddah përshkruhet përsëri dhe për ato gra që nuk kanë ende menstruacione? Ky është një tregues i qartë se martesa me vajza para-pubeshente dhe marrëdhëniet seksuale me fëmijë, është e lejuar nga vetë Kur’ani.
Fraza e gjetur në (Kuran 65: 4) si :
“Wallaee Lam Yahidhna” ndonjëherë përkthehet keq nga apologjetët. Por kuptimi i saktë është në dispozicion në Tefsirë që janë (interpretimet e pastra Kur’anore), që
ri-pohojnë këtë vërtetësi.
Deri në këtë pikë duket se Kurani lejon qartë
Pedofilin.
? Pjesa 2 ?
Materiali në vijim, pohet dhe vërtetohet prej vetë kësaj feje, ndërsa analiza bazohet dhe rrjedhë nga vetë Islami, Kur’ani, Hadithet e shenjta dhe Profetit “Muhamed”.
Duke vazhduar:
Sahih Bukhari Vëllimi 7, Libri 62, Numri 64.
⛔
Profeti shkroi (kontratën e martesës) me Aisha, ndërsa ajo ishte gjashtë vjec, dhe përfundoi martesën e saj me të, ndërsa ajo ishte nëntë vjec, dhe ajo qëndroi me të, për nëntë vjetë.(Deri në vdekjen e “Muhamedit”)
(Nënvizim)- Sahih Bukhari është një koleksion i thënieve dhe i veprave të Profetit Muhamed (a.s.), i njohur gjithashtu si Suneti. Raportet e thënieve dhe veprimeve të Profetit (a.s) quhen Hadithe. Imam Bukhari jetoi disa shekuj pas vdekjes së Profetit (a.s) dhe punoi jashtëzakonisht shumë për të mbledhur Hadithet e tij. Secili raport në koleksionin e tij, u kontrollua për pajtueshmëri me Kuranin, dhe vërtetësia e zinxhirit të reporterëve duhej të përcaktohej me përpikmëri. Koleksioni i Bukharit njihet nga shumica dërrmuese e botës muslimane si një nga koleksionet më autentike të Sunetit të Profetit (a.s).
Duke vazhduar:
Sunan Abu-Dawud Libri 41, numri (4915), gjithashtu numri (4916) dhe numri (4917).
Transmeton Aisha, për Apostulin e Allahut.
Ummul Mu’minin:
⛔ I dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) u martua me mua kur isha gjashtë, në shtatë vjec. Kur erdhëm në Medinë, erdhën disa gra. Sipas versionit të Bish’r: Umm Ruman erdhi tek unë kur po lëkundesha. Ata më morën, më përgatitën dhe më zbukuruan. Më pas u solla tek i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) dhe ai mori bashkëjetesën me mua kur isha nëntë vjec. Ajo më ndaloi në derë, dhe unë shpërtheva nga të qeshurat.
?
Në Hadithin e mësipërm që sapo lexuam, Aisha po lëkundej? Kjo nënkupton një lojë të vajzave të vogla që ende nuk janë rritur, një
(Lojë fëmijësh). Por Hadithi i më poshtëm është vecanërisht interesant, sepse tregon se Aisha ishte aq e vogël sa nuk ishte në dijeni se cfarë po ndodhte kur Profeti i shenjtë e “befasoi” atë duke shkuar tek ajo.
Ajo Aisha ishte nje fëmijë e cila qeshte sepse nuk kuptonte synimin për shkak të moshës tepër të vogël.
Sahih Bukhari Vëllimi 8, Libri 73, Numri 151
Transmetuar nga Aisha:
⛔Dikur luaja me kukullat në prani të Profetit dhe miqtë e mi vajza, gjithashtu luanin me mua. Kur hynte i Dërguari i Allahut
(në vendbanimin tim) ata fshiheshin, por Profeti i thërriste që të bashkoheshin dhe të luanin me mua.
?
(Nënvizim)- Të luash me kukullat dhe imazhe të ngjashme është e ndaluar, por ishte e lejuar për ‘Aishen në atë kohë, pasi ajo ishte një vajzë e vogël, që ende nuk kishte arritur moshën e pubertetit dhe ishte tashmë në sofrën e Pejgamerit.)
(Fateh-al-Bari faqe 143, Vol. 13)
Duke vazhduar më tej, disa myslimanë, pretendojnë se ishte Abu Bakr ai që iu afrua Muhamedit duke i kërkuar që të martohej me vajzën e tij. Por kjo natyrisht nuk është e vërtetë dhe këtu është një provë:
Sahih Bukhari 7.18 Ursa
⛔Profeti i kërkoi Abu Bakr dorën e Aishës për martesë. Ebu Bekri tha: “Por unë jam vëllai yt”. Profeti u përgjigjë: “Ju jeni vëllai im në fenë e Allahut dhe librin e Tij, por ajo (Aisha) është e lejuar që unë të martohem”.
Tani sidoqoftë, asnjë person i arsyeshëm nuk eksitohet nga një fëmijë 9-vjecar.
Njerëzit e denjë mendojnë për këtë akt të turpshëm. Megjithatë, disa myslimanë i mohojnë ato. Pyetja është, pse kaq shumë pasues të Muhamedit do të trillonin kaq shumë Hadithe për epokën e Aishas, të cilat rastësisht konfirmojnë njëra-tjetrën. Dhe të gjitha pohojnë këte fakt.
Në këtë pikë nuk përbën më asnjë dyshim, se Profeti i quajtur “Muhamed” ishte një Pedofil, madje i ligjëruar, që disa me të drejtë mund të dyshojnë se ai mundet të shfrytëzonte edhe vajza të tjera të mitura, dhe për këtë ka prova që e vërtetojnë.
Por në këtë pikë, do të vazhdojmë të paraqesim fakte të tjerat të pohura nga vetë Islami dhe libri Kur’anor, që na jep nga dorë e parë miratimin për dhunën dhe abuzimin ndaj grave, si dhe konfirmimin që
“Profeti” “Muhamed” ishte një Prevers.
Duke vazhduar më tej me pyetjen:
Cili është konteksti i Kuranit në( 5: 101-102 )
Kur’an – (5:101) – ( 5:102 )
⛔
O ju që keni besuar, mos pyesni për gjëra të cilat, nëse ju shfaqen, do tju shqetësojnë. Por nëse pyet për to ndërsa Kur’ani po zbulohet, ato do të shfaqen për ty. Allahu ka falur atë që ka kaluar; Allahu fal dhe duron. Një popull bëri pyetje të tilla para jush, pastaj u bënë jobesimtarë.
?
Duket qartë që Kurani është djepi i Paradoxeve por e dukshme gjithashtu, është primitiviteti që ky libër mbart, duke zhvilluar këtë besim, paradoxal dhe tek ndjekësit e viktimizuar të saj.
Mbani mend përsëri: Kontrolli i fakteve, shpesh i bën njerëzit të dëshirojnë të largohen.
Por si do të jetë, mos urreni dhe mos luftoni asnjë fe. Thjesht shpërfillini ato, dhe të gjitha do të gjunëzohen para jush. Në këtë pikë, do të kuptoni se sa shumë nevojë, kanë këto fe për ju, dhe jo ju për ato.
Duke vazhduar më tej, në bazë të leximit në Kur’an dhe Hadith, e pohuar dhe nga vetë Aisha se: Se sëmundja e “Muhamedit” ishte e dukshme për atë, që tregon dashurinë që “Profeti” kishte për një fëmijë nëntë vjec, por jo si një dashuri të rrituri për një të vogël, por dashurin, e një burri ndaj gruas, në këtë rast, nëntë vjec. Por “Muhamedi” sigurisht justifikoi coroditjen në emër të Allahut kur u martua me një vajzë nëntë vjecare duke e bërë grua të tij. Dhe kjo është një nga pikat më shqetësuese në Islam.
Themeluesi i quajtur “Muhamed”i lavdëruari” u martua me një vajzë shumë të re që na tregohet nga shkrimet e shenjta, kur ajo po luante me kukulla. Kur fëmijëria e saj u vodh në emër të Allahut, Aisha ishte akoma nëntë vjec, kur “Muhamedi” e coi në shtrat.
Sic është dokumentuar në Bukhari dhe vende të tjera në shkrimet e shenjta Islame, kjo është kanonike e saktë. Një përmbledhje me referenca të sakta dhe e pohuar ligjërisht.
Por Profetët zakonisht, sic pohoen në
(Kuran 33:21), konsiderohen shembuj të mirë që pasuesit e tyre supozohet të ndjekin.
Provat në Hadith janë të gjëra.
Muhamedi me të vërtetë “i konsideroi” veprimet e tij të justifikuara nga Allahu, dhe kushdo që nuk e konsideron pedofilinë si coroditje duhet ti hiqet koka sepse praktikisht vë në provë se Profeti ishte një i coroditur.
Por tani e gjithë kjo, e lë besimtarin me dy mundësi logjike që janë:
1- Pedofilia, në rrethana të caktuara, është e justifikuar.
2-Muhamedi ishte një i coroditur.
E dyta vështirë se është një opsion, pasi të kesh këtë mendim për “Muhamedin” do të conte në braktisje dhe besimtari do të bëhej një jobesimtar. Kjo, logjikisht, i lë besimtarët të qëndrojnë me opsionin (1), të paktën në parim. Dhe përsëri në këtë pikë ky është një fakt që nuk mundet të mbulohet ose të hidhet posht. Deri këtu situata është mjaft e përkeqësuar, për shkak se këto janë të vërteta të dokumentura ndërsa nuk mund të mohoen.
Ndërsa të gjitha këto, mund të argumentohet se kjo ishte dicka e zakonshme në jetën e “Muhamedit”, problemi është, që shembulli i tij ‘fetar’ e sanksionon këtë, si një sjellje të lejueshme për kohë të pakufizuar…
Por tashmë si mund të rregulloj një fe, problemin e të pasurit një themelues që i pëlqenin vajzat e vogla?
Kjo është një pyetje që përgjigjen nuk ja jep dot askush prej rangut dhe indokrinimit fetarë. Sepse këta matrapaz sic janë hoxhallarët specializohen si rojtarë të zhurmshëm të cilët mbulojnë klithmat e të pafajshmëve në emrin e një Pedofili sic është dhe i ashtuquajturi “Profeti”Muhamed”.
Përmes më shumë se një mijëvjeçari, ky shembull i sjelljes ‘i shenjtë’ është krejtësisht i pakontestueshëm dhe ende përdoret.
Sëmundja e mendjes islame, ka bërë që mullahët e saj të jenë të verbër.
Në të gjithë botën e shteteve slamike, Vajzat 9 vjec vuajnë fatin mizor të tyre.
Nënvizoj-Personalisht, unë, nuk kam arritur të kuptojë akoma, se si një prindë dhe aq më tepër një nënë, me fëmijë, mund të përqafoj dhe të bashkëjetoj me një fe, e cila mbronë parime dhe një vërtetësi të tillë.
Nëse një nënë është ndjekëse e fesë Islame, dhe ka një vajzë apo fëmijë, cfarë ndjen ajo për këtë faktë në Islam? Si mundet një nënë të ndjeki në mënyrë indirekte një parim të tillë, ku vajza 9 vjecare abuzohen seksualisht në emër të Islamit dhe Allahut, që ajo vetë beson.
Cfarë nuk shkon në këto familje dhe me kta njerëz, nëqoftëse mundet të quhen të tillë…
A kanë qenë ndonjëher njerëz, lind pyetja?
Vërtetësia e kësaj nuk do aspak një analizë, sepse mjafton të shikosh ndjekësit e Islamit, duke filluar nga paraqitja e tyre, deri në virtytet, mendimet dhe ndjenjat paradoxale që besojnë dhe mbrojnë. Thjesht vështroni vendet dhe popujt me rregullore Islame.
Asnjë gjalles e shëndecme nuk do të pranonte një jetes mbi parimet, kushtet dhe vendet me ligjet Islame. Mjafton të shikosh se në cfarë rrethanash, dhe në cfarë kushtesh mizerrable, ndodhen vendet dhe popullsit Islame për të nxjerr një rrezultat pa asnjë mundim rreth këtij programi fetar Is el am.
Kur ndjekësit e kësaj feje ofendohen prej të vërtetës dhe fjalës së nevericme që përkufizon Islamin, kjo është liria e fjalës së kujdo, personale apo kolektiv qoftë, mbi të gjitha, në të vërteta të faktuara si rrezet e diellit mbi hije. Pikërisht dhe kjo cmend fundamentalistat e Islamit…
Dhe në këtë pikë, duhet të dini se këtu po flasim për njerëz që kanë trashgimi kulturore, ndër breza, dhe të cilët janë mysliman.
Këtu nuk po flasim aspak për karagjoza që kanë një, dy, apo disa vite të cilët ndjekin qorrazi fe të ndryshme, dhe as ata të cilët paguhen për të qenë ndjekës të këtij programi fetarë që quhet Islam apo të shumë feve të tjera. Sigurisht që e gjithë kjo kategori përbën shtresën më të ulët dhe normalisht më të dobët dhe injorante të një shoqërie.
Sidoqoftë ajo e cila njihet prej të gjithëve tashmë, është se këto dogma penetrojnë vetëm atje ku lulëzon Injoranca galopante.
Sigurisht që mundet të ketë plotë musliman që dënojnë këto akte, si dhe disa udhëheqës Islamik, kanë dënuar hapur dhe mediatikisht: Pedofilët të digjen në Ferr, mbi (Surah-65:4),
të paktën ashtu kanë pohuar vetë ata.
Por në atë interpretim, “Muhamedi” do të digjej në Ferr për veprimet e tij kundër Aishas?
Kjo conë në më shumë telashe.
Kuran – ( 33:21 )
⛔Ju me të vërtetë keni të Dërguarin e Allahut Muhamedin, një model sjellje për tu ndjekur një shembull të bukur për këdo që shpreson te Allahu dhe dëshiron të jetë me atë, Ditët e Fundit.
?
Pra shembulli që besimtarët e devocëm duhet të ndjekin ndër të tjera është dhe martesa me fëmijë, në fenë Islame, ajo që pikërisht ka bërë dhe “Profeti”Muhamed”.
Por, supozoni se ku “Muhamedi” ndodhet tashmë, gjithmonë sipas besimit Fetar?
Kudo qoftë nuk ka rëndësi, sepse si Pedofilë, ai ndodhet në parajsë duke ju rreferuar gjithmonë Kuranit.
Islami po zbaton dhe ndjek rregullat e Profetit të tyre, të një Pedofili, dhe kjo është përsëri një fakt që nuk ka nevojë për vërtetësi sepse vetë Islami, qartazi suporton dhe mbron, marrdhëniet seksuale me të mitur.
Duke e përmbyllur këtë material, ajo që është me të vërtetë cuditëse, është se Islami, mbron me vdekje të rriturit që bëjnë disa aspekte të krimit si në “dashurinë” e paligjshme (sikur fisi ose shteti të kontrollojë dashurinë tuaj), tradhëtin etj…
Por krimi i vërtetë i pedofilisë, nuk mbart asnjë ndëshkim në rregullore mbi këtë vepër.
Pse? Në një mënyrë apo në një tjetër a nuk suporton e gjithë kjo pedofilin në Islam?
Po dhuna në Islam, a lejohet që një burrë të godasë gruan e tij përvec të tjerave?
Po, por vetëm nëse ajo nuk bën sic thotë Burri. Rrahja duhet të ndalet nëse gruaja i plotëson kërkesat e burrit të saj.
Pas abuzimit verbal dhe braktisjes, rrahja synon si zgjidhjen e fundit, për nënshtrimin e detyruar. Sipas dëshmisë së saj në Hadith, “Muhamedi” goditi fizikisht gruan e tij të preferuar për largimin nga shtëpia, pa lejen e tij. Nuk dihet se si i trajtoi “Profeti” gratë e tij më pak të preferuara.
Kur’an – (4:34).
⛔Burrat duhet të kujdesen mirë për gratë e tyre, me dhuratat që Allahu i ka dhënë disave më shumë se të tjerëve dhe me ato që ata shpenzojnë nga paratë e tyre. Gratë e drejta janë të devotshme dhe ruajnë atë që Allahu do të donte që ato të ruheshin në mungesë të burrave të tyre. Nëse keni frikë nga lartësia e grave tuaja, përkujtojini ato për (mësimet e Allahut), atëherë injorojini kur shkoni në shtrat, (pastaj goditni ato). Nëse ato ju binden, ju nuk keni të drejtë të veproni kundër tyre: Allahu është më i larti dhe i madhi.
?
(Nënvizim)-Përkthimet bashkëkohore ndonjëherë e ulin fjalën “rrahin” por është e njëjta që përdoret në: Ajetin ( 8:12 ) që do të thotë qartë të ( Godasësh ).
Kur’an – (38:44). Surja nr.38
⛔ Merrni në dorë një deng thupra goditni me të (gruan tuaj) dhe mos e thyej betimin.
Vërtetë ne e gjetëm atë të durueshëm, sa rob i mirë ishte i kthyer te Zoti tij.
Vërtetë se ka shumë për të thënë në lidhje me këtë program fetarë që quhet Islam dhe Shkrimi nuk mbaron aspak me kaq.
Më tej, kur themi se Muhamedi kishte gra që i rrihte madje dhe vetë pranimin e faktit se bëri seks me një fëmijë 9 vjec, myslimanët e heqin atë dhe sjellin të gjitha llojet e justifikimeve për të justifikuar këtë akt të turpshëm.
Por kjo në të vërtetë, është natyra e besimit të verbër dhe disonancës njohëse. Ndoshta duke e vizualizuar gjithë këtë, disa prej tyre do të vijnë në vete dhe do të kuptojnë se sa i ligë, dhe se sa i egër ishte ky individë që disa e quajnë “Profetë”. Gjithashtu nuk ka asnjë provë të vetme se ky njeri ishte një “Profet” ndërsa ka shumë dëshmi dhe fakte historike se ai ishte një njeri i lig, dhe kriminel kacak.
Shënim:
-Në mënyrë Absolute, në asnjë Paragraf të paraqitur, nuk është shtuar, dhe nuk është ekzagjëruar, absolutisht, asgjë, nga ato që pohoen prej vetë, “Profetit””Muhamed” shkrimeve të shenjta të Kuranit, Haditheve dhe vetë besimit Islam-

Bajram Mavriqi, ushtari i parë shqiptar që burgoset në Doboj

0

Në Doboj të BeH, si ushtarë të “APJ”: Me Musa Behramin e Akrashticës (në këmbë) dhe Bajram Mavriqin (ulur).Doboj, 1981

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar, “Arrestimi i dytë , tash si ushtar, në stacionin e trenit në Sarajevë dhe Fadil Alija i Drenicës, spiuni i parë, në ushtri …!”, “Drini.us” më 2 Nëntor 2021 në rubrikën “Dossier”.
Nga Ditari im i ushtrisë (3)

Unë kam thi gjumë
Bajram Mavriqi
-Sinan, shko, ik ti, se unë e nreqi shkaun!
Fadil Alia, të parin e qiti në kurth Bajram Mavriqin
Gjumi më doli herët, si zakonisht në orën 02:30 min. por sot u zgjova me shpresën se fjalët e gjyshit ”Kush qohet herët ka dy nafaka, e ai qi qohet vonë, nuk e ka as nafakën e vetë”
Në raftin e librave u mundova ta gjej Frojdin, ”Faustin” e J. V. Getes , ”E kuqja dhe e zeza”, vetëm e vetëm sa për me u lodhur e ndoshta gjumi do të më këthehej përsëri, por jo: Unë kam thi gjum.
Mora celularin, telefonin mobil dhe e hapa që të shoh çka po zihet atje poshtë. Shpejt e shpejtë i ”shfletova” disa portale, ”të majta”, ”të djathta” dhe ”të mesme” (gazetat nuk po dalin në Kosovë që nga viti i kaluar, shkau i sëmundjes së Pandemisë 19).
Mbeta pa mend kur lexova disa kujtime nga Dh. S. Shuteriqit dhe Mitrush Kuteli që kishin shkua në Beograd, më 1945
Nga: Dhimitër Shuteriqi
“Dhjetor 1945. Nisem me Mitrush Kutelin për në Kongresin i të shkrimtarëve jugosllavë, që do të mbahet në Beograd dhe ku jemi ftuar si delegatë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Udhën Tiranë-Bitol (Manastir – v.j.) e bëjmë me veturë. Pazari i Ohrit është mbushur me mollë, qepë e fasule, dhe me fshatarë të shumtë që flasin shqip. Thua se je në Pogradec. Treni Bitol-Beograd është pa xhama. …” dhe i dyti, ai i Mitrush Kutelit, “Kuteli: Shuteriqi i vodhi e përlau veprat e Lef Nosit, në Beograd tha se rrjedh nga një familje e “Stara Serbisë” në Elbasan!”, Pogradec 28 gusht 1961
“Mitrush Kuteli, në një letër që i drejton mikut të tij Musfata Greblleshi, i flet për Dhimitër Shuteriqin (gjyshin e Ben Blushit nga nëna). Aty ai e përmend Lef Nosin dhe veprën e tij. Kuteli e Greblleshi janë dy shkrimtarë të burgosur e të persekutuar nga regjimi komunist në Shqipëri, i cili regjim e vrau Lef Nosin – nënshkruesin e dokumentit të pavarësisë. Letra është si më poshtë:… ”
Sa u preka sepse kisha besim te Shuteriqi. Nuk doja të besoja se ishte i tillë Shuteriqi.
Dhe pa vonuar dola te revista ”Drini” dhe e hapa e po shikoja, nga fillimi e deri në fund, me radhë rubrikat.
Te ”Drini”, këto 3 vitet e fundit gjejmë shkrime, kujtime e ngjarjet kryesore të njerëzëve që kanë bërë emër e lënë gjurmë në Letërsi e Kulturë e Histori.shqiptare.
Më ranë në sy disa artikuj: “Si i harruam puset e vdekjes? Si na mbytën në puse! Pse nuk flitet për këtë lloj krimi të serbëve? (3 )”, “Emri i tradhëtisë është LDK-ja e Isës, jo e Ibrahim Rugovës!”, “Zarfi e ka emrin Atifete …!”, “Jeniçerët janë të përhershëm …” dhe
“Kush është i perzier në vrasjen e Ahmet Krasniqi: ata që e deshtën dhe e çmuan, apo ata që nuk e deshtën?”, Drini.us – 2 Nëntor 20211

Ushtar në Doboj, 1981, 1982

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb, Pjesa e parë Zotriu Sinan Kastrati që jeton në…”.
Kishte edhe ”komente” që ma kujtuan Agollin e Kadarenë që edhe kësaj radhe i gjeta në ”Drini”. Agolli e Kadare kishin ardhur që të freskohen me ujin e Drinit të Bardhë, të thithin ajrin e Bjeshëve të Rugovës e ta shijonë bukën e shishme të tokave të Dukagjinit.
Por për këto sot nuk do flas as për Agollin e Kadarenë e as për “Drinin e Bardhë”. Dua të ngutem e ta kryej sa më shpejt tregimin për ”shërbimin” ushtarak në Doboj.
Kazerma “4 Korriku” ishte vendosur në një pjesë të rrafshët të Dobojit që pastaj, oborri i kazermës vazhdonte disa kilometra në brendësi të malit, drejtimi Jug-Perëndim. Kishte disa ndërtesa nga 3 kate të larta. Në secilën ndërtesë kishte nga një çetë ose bateri (Pešadi, Ingjinieri dhe Artileri) me nga 200 e 300 ushtarë që flenim dhe i kishim salat e mësimit. Në oborr afër malit kishte dhoma të tjera të mësimit që verës uleshim Brena si në teraca, “letnja učionica”, shtegu për vrapim që ushtarët çdo mëngjes vraponim, në orën 5 deri në 6. Pastaj hanim mëngjesin dhe rreshtoheshim në polygon, gjithë ushtarët, afro 800, aq sa kishte ushtarë në Doboj, të Artilerisë, Këmësorisë dhe të një gjinie tjetër ushtarake, Artileri.
Brenda oborrit të kazermës kishte edhe fusha të sportit, shëtitore e park të madh me drunj e lule. Ishte vend për lakmi, parajsë e vërtetë.
Bajram Mavriqi
Ushtarët shqiptarë, kur e kishim kohën e lirë, pasdreke, tuboheshim dhe bisedonim për hallet, gjithsecili për veten dhe familjen. Disa i mëshonin çiftelisë të tjerët këndonin e një rom nga Prizreni, Metliti kishte marrë një tarabuk.
Ushtari që nuk më hiqet nga mendja, nga ato takime e që ishte shumë i dashur dhe gjithmonë i hareshëm, ishte padyshim Bajram Mavriqi.
Bajrami, Musa Behrami i Akrashticës, mësues matematike në gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri, Mustafë Magjuni i Novosellës, ingjinier, katund afë Vushtrrisë, Samiu nga Bujanofci … Jakup Murat inga Bequku, Tefik Furraxhiu, rrinim më shpesh dhe pasi e lexonim “Rilindjen”, bisedonim për ngjarjet që gjithë kohën në “Jutarne informisanje” dhe “orët politike” që mbanin oficerët politkë na lodhnin e flisnin për “Kundërrevolucionin” në Kosovë, pas “Demonstrateve” të Pranverës 1981, që i cilësuan si armiqësore, për me e pasur dorën e lirë me i ra fshisë gjithë asaj që ish arritur e me i kosit “Kokat” e profesorëve, si Ali Hadrin, Gzmend Zajmin, Mark Krasniqin e ndonjë tjetër dhe, me i mbyllur “Bibliotekën Kombëtare”, me “plisin” (kapelat), Institutin Albanalogjik dhe … Akademinë e Shkencave, sepse, sipas tyre, nuk ka nevojë me pasur ”2 Institute Albanalogjike”, një në Tiranë e tjetri në Prishtinë.
Tefiku na binte bukë furre të nxetë, speca, domate e sallata si vinin për kuzhinë, ai i ndante për neve.

Me Ali Lajçin (në këmbë, i pari nga e djathta me mjekërr) ndërsa unë jam i ulur, nga e majta e afër kam Rexhep Sadikun e Ferizajit.

Fushata kundër shqiptarëve ishte aq e madhe në ushtri sa s`flitej tjetër pos për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët sa filluan të shkruhen libra kundër Ilirëve, Shqipërisë dhe kulturës e historisë kombëtare shqiptare. Ato ditë doli edhe një libër “Shqipëria e Enver Hoxhës” në serbo-kroatish dhe në shqip.
Edhe ushtarët shqiptarë që dalloheshin, si Bajram Mavriqi, që nuk përshëndeste asnjë officer serb e as nuk merrte pjesë kur ngritej flamuri Jugosllav e këndohej himni, I përcilleshin por i lenin derisa të zënë më “fre për dore”, e Bajrami nuk hynte në radhë kur hante bukë “Bateria e tij”, nuk shkonte të lahej, nuk mbathte çizmet etj. Nuk i bindej e as nuk e dëgjonte askend. Ishte ingjinier me SHLP. të kryer, pra kishte kulturë dhe pregatitje akdemike por pas demonstratave që i kishte parë policët serbo-malazezë e maqedon duke i rrahur brutalisht studentët e nxënësi paqësor, ai nuk ndihej mirë dhe gjithëmllefin mundohej ta shfaqte me mosbindje …në ushtri që thonte:
-Kjo nuk është ushtria jonë, kjo nuk i shërben e as nuk e mbron popullin shqiptar.
Bajrami i rrihte ushtarët serbë. Mjaftonte veç me e shikua një ushtar serb, ai thonte:
– Çka po më kqyr, qysh po të dukem?
Kur ecte, rrugën ushtarët joshqiptarë ia lironin rrugën nga friga se mos po i rreh Bajrami.
Të gjithë e njihnin Bajram Mavriqin, ushtarë e oficerë.
Nëse ndodhte që dikush nga ushtarë serbë e sulmonte me fjalë ndonjë shqiptarë, Bajrami si Orrli i gjuhej përmi dhe e bënte për “hoxhë”.

Në odën e Ali Hetem Gashit në Drenofc të Zatriqit, kur shkruaja për të zhdukurit në shkollën-burg të Dernofcit, me 1998.Drenofc, qershor 2018

Njëherë kur vëllai i gruas së komandantit të çetës sonë, Šuka Dragan, që e kishte marrë villain e gruas, si ushtarë në çetën tone të këmbësorisë, një serb nga Bijelina, e sillej si kapadai, derisa sa ra në “hunlesh”, sillej sikur ai mund të bëjë çka të doje. Ai një natë, nën ndikimin e alkoolit, pasi kishte ardhur nga qyteti pas mesit të natën, shkon te kreveti i një ushtari shqiptar nga Maqedonia, Zeneli (mbiemrin e kishte me prapashtesën “oski” apo “ovski” dhe e zgjon nga gjumi e i thot:
-Zenel, qou e pastromi këpucët!. Ishte rregull që kur binim me fjetur, këpucët duhet të vizllonin e të ishin të rendisura afër armëve që i përdornim.
Zeneli ishte ushtari më i urtë në çetën tone. Gjuhën serbo-kroate, Zeneli nuk e dinte. Gjithashtu, Zeneli nuk dinte të shkruante e lexonte as gjuhën në gjuhën shqipe. Ushtarët shqiptarët ia shkruanin letrat e nganjëherë, pasi Zeneli iu kishte tregua se motra e madhe din të lexon dhe ajo ia shkruan letrat, kishte të tillë që i shkruanin asaj ndonjë fjalë “dashurie” (?).

Me dr. Skënder Gashin e ish të burgosurin politik, Fetah Berisha, Hotel Park, Rahovec, 2018

Zenelin e qonin me punua kudo që kishte nevojë, me shkarkua qymyr guri, punë shumë e rëndë etj.
Zenelit shpesh ia vidhnin teshat, këpucët, rripin (apasaqin) dhe ne shqiptarët, duhej ti gjindeshim Zenelit afër, sëpakut nëse dikush e keqtrajton.
Dhe kjo ndodhi një natë, që dhëndërri komandantit tone, ia prishi gjumin Zenelit. Nuk dua me dyshua se edhe ai, ani pse serb, nuk i ka ardhur keq prej Zenelit. Zeneli ishte si ”Zeneli” i Migjenit e ”Puceli” i Petro Markos, i ngratë e i pa hile, babagjan.
-Sinan, shko ti, se unë e nreqi shkaun!
Kur unë e dëgjova Zenelin që u qua e po don me ia pastrua këpucët ushtarit serbe, i dola përpara Zenelit dhe nuk e lash të dalë nga dhoma e gjumit. Ushtari serb kur më ka parë, mu ka drejtua mua dhe po më afrohet, sigurisht se edhe, ndoshta më kishte ra po mos ta kishin ndalur disa ushtarë tjerë. Unë ruhesha sepse e dija se po përcilemm.
Në koridor u bë ”uzbunë” e dikush nga shqiptarët e kishte thirrur Bajram Mavriqin.
Sa çel e mshel sytë, Bajrami ka ardhur dhe e ka kapur shkaun për flokë dhe e ka këthye kah ai e ka fillua ta grushtoj. Ai ishte i mpirë dhe nuk priti grushtat e fundit të Bajramin por ra në pod si i coftë …
Pastaj erdhi oficeri kujdestar, me policë ushtarakë e ndihmë të shpejtë….
Bajrami, më ka thënë kur ka ardhur:
-Sinan, shko ti, se unë e nreqi shkaun !
Të nesërmen, ditë e henë, para krejt ushtrisë e thirrën Bajram Mavriqin dhe mua, si shkaktarë dhe nuk lanë gjë pa na thënë, duke na kujtuar edhe Gjyqin Ushtarak, që veç këmbën me shti, dënoheshe me më së pakut 6 muaj.
Fadil Alia e qiti në kurth Bajram Mavriqin
Bajrami, si ushtar ishte i dashur dhe asnjë ushtarit shqiptar nuk ia këthente fjalën e nuk zihej apo, nuk i binte në qafë. Bajrimi kishte qenë shumë i varfër, këte na tregonte nipi i Bajramit, që ishte gjithashtu ushtar bashkë me Tefik Furragjiun, vendas që punonte si furragji në kazermën e Dobojit. Unë, Musa Behrami e Mustafë Magjuni, shpesh i blenim cigare Bajramit por ndodhte që kur dilte në qytet, nuk kishte para, prandaj, pa modesti e them, i jipja shpesh, jo hua por pakthim.

Me Fetah Berishën te Mario Berisha, qershor, 2018

Bajrami pinte raki e birra kur dilte në qytet, si shumë ushtarë të tjerë, për me e largua mërzinë. Ai, sipas disa ushtarëv shqiptarë shkonte te një shqiptar i Maqedonisë që kishte një ëmbëltore në qytet por, aty Bajrami paska pi edhe alkool.
Shërbimi i Sigurimit të ushtrisë e paska përcjellur dhe ia paska vënë pas një ushtar shqiptar, Fadil Alinë që kur të del Bajrami në qytet, të dalë edhe ai.
Bajrami, si përherë shkonte te shqiptari, si sjapi te kasapi. Aty, disa here kur paska shkua Bajrami, aty paska ”qëllua” edhe Fadil Aliu.
Kanë pirë bashkë me Fadilin e Bajrami çka ka folur, Fadili e paska inqizua me një manjetofon të vogël. Bisedën e kishte dorëzua Fadili te eprori i sigurimit (bezbednostit) në ushtri dhe …. Bajramin e kishin arrestua dhe e kishin dërgua në paraburgim në një vend të panjohur.
Unë, isha në straž në Donja Šaverlija kur Bajramin e kishin lidhur me pranga në duar, sigurisht janë frigua se ai nuk dorëzohet dhe nuk dihej më shumë për te, se ku e kanë que.
Një ushtar shqiptar nga Bujanofci, me emrin Sami, punonte si teleonist ”vezać” dhe kishte mundësi me folur pa u diktua, më thirri e më tregoi se Bajramin e kanë marrë.
U merzita sepse e dija që Bajrami është vetëm fillim e dardha e ka bishtin mbrapa.
Bajramin më nuk e pash. Kur ai është lirua, mua më kanë ”izolua”.

Me atdhetarin Xhafer Lecin e Gjilanit, Prishtinë, 2021

Vazhdon

Malmö, 3 nëntor 2021

Prezenca e munguar

0

Nga Shefqet DIBRANI

Bilall Maliqi, “PIKËPYETJE KOHËS”, poezi, botoi Sh.B. “Lena”, Prishtinë 2021. Faqe 106. ISBN 978-9951-27-353-4

Poezia e Bilall Maliqit, edhe pse është cilësore është poezi e munguar, dhe më këtë paraqet tragjidicitetin e jetës në provincë, edhe siformë krijimi, edhe si mënyrë e prezantimit është e munguar, ndonëse është shprehje poetike e realizuar mirë. Poezia e këtij poeti është angazhim intelektual, dhe me kujdes i qaset mendimit poetik, i cili veçohet, dallohet dhe interpretohet ndryshe nga nivele të tjera të shoqërisë qytetare. Këto mendime dhe motive i ndeshim qysh në poezinë e parë:

I LODHI (EDHE) FJALËT

U lodha duke dëgjuar zëra memece
As s’i kuptoj
As s’më kuptojnë
Veç kudo pa ndalur (ata) zhurmojnë

U lodha së shikuari portret(e) shëmtie
Sa tmerr
Hijet e tyre drithërojnë
Me të zezat edhe n’ëndërr të trishtojnë

(Ai) duke i lodhur fjalët, u lodha edhe unë
Ato u djersitën
Sikur nën vapë kur qëndrojnë
E asnjë trohë liri nuk e gëzojnë…

Dhe, sikur të ishte vetëm kjo poezi, motivi lirik do të mjaftonte, pasi është vlerë e lartë estetike, por libri si tërësi është mozaik tematik, uverturë e sajuar mirë. Këto lirika kanë të bëjnë me interpretim kulturor të ngjarjeve, ndodhive dhe fenomeneve në mes, e përmes hapësirës shqiptare, në mes të asaj poetike që shkruhet në një trevë më të izoluar siç është Presheva, dhe qendrave urbane më të hapura siç janë Tirana, Prishtina ose Tetova. Por, fati e deshi që poeti Bilall Maliqi të gjallërijë në Luginë, (toponim i ri dhe mjaft i ngushtuar për një “gjeografi të rrudhur”, shprehet vet ai), në të cilën janë përfshirë tre qytete shqiptare të veçuara, ku“Korbi i zi/ që krrokat mbi tonën çati”, paska ndikuar në zbrazje masive, e cila ndjehet e përjetohet çdo ditë, si klithmë e sojit, andaj edhe klithma:“Qëndro uni im, qëndro/ Mos lëviz nga ajo pikë/ (Je) uni im kudo shfaq burrëri”, e bëjnë krijimin poetik dhe qëndrimin e poetit vlerë të respektuar, ndërsa mesazhi bënë për të kuptuar sakrificën intelektuale për t’i sfiduar vështirësitë e jetës. Prandaj themi se pavarësisht rrethanave shoqërore e politike, poeti mbetet poet, vetëm atëherë kur arrinë për të artikuluar mendimin e përgjithshëm intelektual, dhe me këtë për të ndërtuar sojin krijues e profilin e vet letrar, madje duke u bërë i dashur dhe i njohur për lexuesit jo vetëm aty në “gjeografinë e rrudhur”, por suksesshëm ka tejkaluar barriera dhe kufijë të kësaj hapësire mjaftë e ngushtuar, veçmas nga aspekti kulturor.
Këto mendime na i plotësojmë poezitë e këtij libri, duke na i shprushur halucinacionet emocionale, sepse përmbledhja poetike “Pikëpyetje kohës”, prek esencën e dhembjes dhe shqetësimit në nivelin nacional. Pa dyshim, vepër poetike që dëshmon ekzistencën krijuese të poetit, mbetur në margjinat e hapësirës kulturore këmbëtare.
Këtë nuk e them unë?! E thonë lirikat e këtij vëllimi, të cilat shprehin metaforën e shqetësuar, e cila sikur ka fshehur enigmën e vetmisë, ku përmes saj shpreh ndjenjën dhe shpirtin e kthyer në poezi artistike, një lloj “Kërkimtar(i) i ardhmërisë së humbur”, në të cilën poeti shprehet: “(Sa) rrallë ngjitem udhëve të pashkelura/ Me një strajcë malli të mbushur në shpinë” dhe pa dyshim “Tevona udhës së shkelur i mas hapat”, shprehet poeti i munguar “si një kërkimtar i ardhmërisë së humbur…”
Vëllimi poetik, “Pikëpyetje kohës”, i Bilall Maliqit, dëshmon se poeti është kërkimtar i motivit dhe i mesazhit. Ky vëllim poetik paraqet profilizim më të kompletuar, dhe bashkë me veprimtari të tjera letrare e publicistike e kompletojnë portretin e tij krijues, duke e bërë me vlera të përgjithshme e të gjithanshme. Pa dashur t’ia anashkalojmë a harrojnë poetit angazhimet edhe në fushat tjera të jetës publike siç janë: publicistika, eseistika dhe kritika letrare, kompletohet dhuntia krijuese me specifikë të rrallë që i shemb “urat e zeza, / nëpër pikat e shlyera të kohës…”, ndërsa vlera e saj kategorizohet në poezi dhe vetëdije etnike!
Pa asnjë dyshim, librat dhe poezitë janë vet jeta e autorit, janë angazhimet, përpjekjet në provincë, andaj metafora e kësaj poezie merrë konatacion dhembje, shqetësimi, ankthi dhe padyshim është piskamë, njëkohësisht janë “thirrje që humbasin/ E përbirohen(si) nëpër dhëmbë”, janë “këngë të perëndimit të përfunduar”. Në të njëtën kohë këto poezi janë “shpresa të kapura” motive poetike, porosi për të tjerët, e si e tërë përbënë këtë mozaik motivesh, diversitet vlerash, pikëpamjesh që është sublimuar si qasje poetike e cila ngacmon shpirtin e lexuesit.
Gjithmonë përmes poezisë poeti synon të flas edhe përtej jetës – botës që jeton. Ky motiv poetik do të motivojë poetin të krijoj, dhe natyrisht edhe e nxit të jetojë, pasi ai e din se tashmë do të jetë edhe më i pranueshëm në rrethet letrare, ndërsa përmbledhja “Pikëpyetje kohës”, vetëm sa e sforcon këtë mendim për vlerën tematike, për motivet e shumta të cilat komunikojnë drejtpërdrejtë me lexuesin e saj në njërën anë, kurse në anën tjetër “Për t’i matur mëkatet e mëkatarëve/ Në peshoren e kohës” pasi siç shprehet ai, “(Ajo) lëshohet si pordhë e ftohtë”, që shpreh ironi, mjaftë të thellë, për disa dukuri, veprime dhe vese të cilat poeti i kundërshton përmes vargut poetik.
Pra, siç theksuam më lart, poeti nuk mbetet i vetmuar edhe kur vetëm është, ai qëndron bashk me poezitë e tij, lirikat i japin kuptim jetës reale, shprehjes poetike e cila rrjedh si një ujëvarë që shëmbëllen si mozaik kulturor, në shërbim të poetikës letrare, në shërbim të vetës dhe të ardhmërisë. Me një fjalë ai qëndron dhe sfidon kohët, ashtu si “ngrehinë atje në tumë”, që si motiv është materializuar artistikisht në poezinë“KALAJA E PRESHEVËS”:

Ç’vjetërsi ruan në gji
(Kjo) ngrehinë atje në tumë

E ngelur (është) në vetmi
Shënjuar me të moçmet gjurmë

Brenda saj ishte fisi e plisi
Porsi n’istikam trimërie

Nga lart u mbrojt etnia
Si nëpër logje burrërie…

Pa dyshim, në disa aspekte, poeti iu ka nënështruar fatit provincial, që imponon koncepti tiranik i politikës për ta geotizuar edhe krijuesin, intelektualin dhe si tërësi edhe hapësirën, por Bilall Maliqi, si rrallë të tjerë është i vetëdijshëm për fatin e tij dhe sidomos për misionin që ka poeti për t’i dhuruar letërsisë edhe vlera të tjera poetike, ku s’bashku me angazhimet e ditës, motivojnë gjallërimin kulturor e poetik, mbase vetëdije krijues, pavarësisht rrethanave shoqërore, kulturore e politike që e rrethojnë atë dhe vështirësitë sociale që mund ta kushtëzojnë, për të vepruar e gjallëruar edhe më me sukses. Më duket se këtë mendim e gjejmë gatuar në poezinë “GUFON KUJTIMI”, në të cilën janë realizuar disa motive që përshkruajnë atë kalvarin si përpjekje në një periudhë të gjatë kohore:

GUFON KUJTIMI

Nëpër ata sy kalon imi shikim
PASTAJ: Kujtimi gufon si një zgjim

Shpresa shndërrohet në guxim
FATI: Merr hov për shtegtim

I zjarrtë është ai mallëngjim
LIDHE: Për dore të shenjtin besim

Këtë kohë të hidhët si pelin
NË KËRTHIZË: E pagëzuan me emrin durim

Edhe poezia “E pamë…”, është vazhdimësi e konceptit mbi “durimin”, shprehur në poezinë paraprake, prandaj nëse dikush insiston për të seleksionuar këtë poezi, më mirë le të pranojë tërësinë artistike, pasi seleksionimi është bukur i vështirë. Ky vëllim poetik ngjason me një mozaik të tërë motivesh me vetëdije të lartë krijuese, vlerë e veçantë që nuk bënë të hiqet asnjë fjalë, më sa guri nga peizazhi i një murali të bukur artistik. Poezia edhe si e vetme, por edhe si tërësi është e strukturuar për të paraqitur vlerën unike dhe atë universalen brenda poezisë, të shprehura me një pikëpyetje, të madhe do të thoshim ne.

PIKËPYETJE

S’i t’i thuhet të bardhës e zezë
Në embrionin e kohës së pistë

S’i t’i themi heshtjes hesht
Kur përditë gëlltisim hidhërimin

S’i të themi (ende) ka shpresë
Kur ajo u fsheh pas shtatë kodrave

S’i t’i themi dëshirës qëndro
Kur është shtrirë në horizontale

S’i t’i përulemi drejtësisë
Kur çekani i saj na bie në kokë

S’i të themi jemi të lirë
Kur e bartim barrën e robërisë

Duke u nisur nga qëllimi i mirë, për të realizuar tekstin letrar si duhet, poezinë e Bilall Maliqit e kemi kundruar nga perspektiva që e sheh vet autori, i cili i ka vënë pikëpyetje kohës dhe veprimit, nga e cila materializohet ideja, kurse si nën vetëdije edhe sintagma “Pikëpyetje kohës” në të cilën ai shprehet:

PIKËPYETJE KOHËS

Edhe pikë-çuditësja çuditet
Nga rreshti i pakuptueshëm

Siç buzëqeshë nata me ditën
E dita me natën…

Hijet mishmash përzihen
Pastaj mbin një diktator

Në ballë të motit të nëmur
I vihet një pikëpyetje kohës

Motivi për kohën, po sidomos dyshimi që vihet mbi të e bënë metaforën e kësaj poezi mjaftë tërheqëse e cila dallon për mënyrën e qasjes dhe përshkrimin e fenomeneve të cilat ndodhin për çdo ditë. Vërtetë, aty ku jeton, ai i ka parë e vrojtuar padrejtësitë e shumta dhe injorimin e mundshëm, dhe kjo ka bërë këtë poezi të realizuar mirë pa glorifikim e hiperbolizim të realitetit, por realitetin e ka ngjyrosur me shprehje lirike e poetike, që duket të jenë produkt i rrethanave, emocioneve në çaste frymëzimi, atëherë kur ka shkruar poezitë, dhe këtë e thonë poezitë: Dridhjet dridhen; Frymën tënde e ngulfatën; Shtëpi s’të lashë pse deshta; Protestova; Sillu e pështillu; Ata…; Ai ra…; Babëziut; Gjuha nuk humbi; Kohë e verbër; Do t’i vije fundi; Loton koha; Fjalë e rrallë; Legjendë; Ia bëra me gisht… etj.
Ne kemi bërë kërkim të motiveve poetike si vlerë kulturore, për të artikular këtë mendim kritik sa më mirë dhe më të saktë si detyrim letrar, për poezinë e vlefshme, shërbyese dhe mirë e realizuar. Vëllimi poetik “Pikëpyetje kohës” është realizuar me sukses, prandaj ky poet vazhdimisht gjallërinë e gjallërinë, pavarësisht asaj se prezenca e tij dukshëm duket e munguar!

Prishtinë, tetor 2021.

SHËNIME PËR AUTORIN

Bilall Maliqi lindi më 08.04.1969 në fshatin Elez Bali, Komuna e Preshevës. Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare.

ËSHTË PREZANTUAR NË:

– Panoramën e krijuesve të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën (I dhe II)”, të shkrimtarit Hysen Këqiku.
– Almanakun Botëror të poezisë “WORLD POETRY” 2014.
– Në leksikonin “Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj 1886-2009”, të prof. as. dr. Astrit Bishqemit.
– Në leksikonin “Autorë të letërsisë për fëmijë dhe të rinj 1886-2017, të Prof. dr. Astrit Bishqemi dhe prof. dr. Migena Arllati.
– Në leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë të Zvicrës, të autorëve Besnik Camaj dhe Shefqet Dibrani.
– Në Antologjinë poetike shqip-suedisht “Baladë e përflakur” (Fllammande ballad), të Sokol Demakut.
– Në Antologjinë poetike “Jehona e shekujve”, të Sokol Demakut.
– Në Antologjinë poetike Ndërkombëtare “Korsi e hapur” (Openlane), e Kristaq Shabanit.
– Në Antologjinë poetike belge frëngjisht-shqip “Anthologie de poètes albanophones”.
– Në Antologjinë e Poezisë Bashkëkohore të Ballkanit (Poetry from the Balkans. The Balkan Poets), 2018.
– Është themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare “Qëndresa” që del në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
– Është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë.
– Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
– Anëtar i Bordit Drejtues të Galaktika Poetike Atunis;
– Kryetar i “Atunis Lugina” me seli në Preshevë.
– Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës letrare-artistike “Princ Muzaka”;
– Është bashkëpunëtor i revistës letrare për fëmijë dhe të rinj “Diellori”, bashkëpunëtor dhe redaktor i kulturës në të përjavshmen “Nacionali”. z/v. kryeredaktor i revistës mujore për fëmijë dhe të rinj ”Shpresat”.
– Shkruan edhe në gazeta ditore të Kosovës dhe të Maqedonisë si: “Epoka e Re”, “Zëri”, “Kosova sot”, “Bota Sot”, “Fakti ditor”, “Lajm” etj.

Bilall Maliqi jeton dhe vepron në Preshevë…

VEPRAT LETRARE:

1. Rrugëtimi, poezi për të rritur;
2. Rrugëtim përjetësie, poezi për të rritur;
3. Gëzim dhe drojë, tregime;
4. I lutemi Zotit, poezi fetare;
5. Perëndim i varur, poezi për të rritur;
6. Kodra e luleve, poezi për fëmijë;
7. Vula e kohëzezës, poezi për të rritur;
8. Shtëpia afër pyllit, tregime për fëmijë;
9. Gërfyejtë e shpresës, poezi për të rritur;
10. Ide të trazuara, intervista me shkrimtarë;
11. Lutje të lagura, poezi për të rritur;
12. Mbresa vrojtuese, vështrime letrare;
13. Hëna flet me lule, poezi për fëmijë;
14. Hullive artistike, vështrime kritike;
15. Nën strehën e kujtimeve (Sotto la grondadeiricordi), poezi për të rritur (shqip –italisht).
16. Në thellësi të ëndrrës, poezi për të rritur;
17. Aforizma;
18. Semantika e shtrirjes krijuese, vështrime kritike;
19. I kthehem ëndrrës, poemë;
20. Sheshi i fjalëve, poema;
21. Rrugët e shikimit (Paths of vision), poezi shqip-anglisht;
22. Drithërimë (Tremuratura), poemë shqip-rumanisht;
23. Këngë zogu, poezi për fëmijë;
24. Vlerësime, vështrime letrare;
25. Pikojnë fjalët, aforizma;
26. Shtigjeve të shpresës, poezi për të rritur;
27. Vetmi e mërdhirë, proza poetike;
28. Rrëmbimi Euridikës, poezi për të rritur;
29. Ëndrra që më dha gëzim, poezi për fëmijë;
30. Në prehrin e ëndrrës, poezi për të rritur;
31. Sytë e Erës, poezi për fëmijë;
32. Shkreptimë dashurie, poezi për të rritur;
33. Blini në Blinishtë, tregime për fëmijë;
34. Pikëpyetje kohës, poezi për të rritur.

Si i harruam puset e vdekjes? Si na mbytën në puse! Pse nuk flitet për këtë lloj krimi të serbëve? (3 )

0

nga Fahri Xharra, Gjakovë

(“Josef Martinsen:Turp për ty Kosovë “ pjesa e tretë )

“Zoti ambasador, çka mund t ‘na thoni për këtë skenë të trishtueshme?” Ai iu përgjigj: “Ky është krim kundër njerëzimit”.
Shprehja haptas e ambasadorit Uollker më 16 janar 1999 në Reçak, në mbrojtje të së vërtetës, duke rrezikuar madje edhe vetveten, do të mbahet mend përherë. Deklarata e tij para gazetarëve, ishte njerëzore dhe korrekte. Sikur ambasadori Uollker të kishte dhënë një përgjigje diplomatike, duke thënë që kjo çështje do të shqyrtohej dhe ndërkohë do të formohej një opinion (ashtu siç ndodh me shumë diplomatë), mendoj se sot, jo vetëm që ne shqiptarët e Kosovës nuk do ta gëzonim lirinë e pavarësisë, por do të ishte në pikëpyetje se sa shqiptarë të Kosovës do të kishin mbijetuar dhe sa shqiptarë do të ishin në Kosovë sot.


Ismet Kosumi, legjenda e zhytjes së Kosovës duke i nxjerrë kufomat nga pusi

Dhe çështja e Kosovës nuk mbeti ashtu si e deshën serbët. Por, krimi ndaj nesh nuk kishte të ndalur “Gjatë aksioneve të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore serbe në një vit e gjysmë, para se këto forca të detyroheshin të tërhiqeshin nga Kosova, Kosova ishte një makth i vërtetë i vdekjes, dhunës dhe shkatërrimit…”.
“Kriminelët serbë kanë përdorur taktikë djallëzore dhe të ligë, duke i zhvendosur viktimat nga vendet, ku ishte kryer krimi në vende të tjera, shpesh shumë larg, me qëllim që të maskohet ose të vështirësohet gjetja dhe identifikimi i trupave të vdekur. Kjo metodë ishte përdorur në gjithë periudhën e luftës nga janari 1998 deri në qershor 1999”.
“Çdo mysafir ndërkombëtar duke përfshirë këtu edhe presidentin Klinton, theksuan rëndësinë e gatishmërisë për të falur, nëse kosovarët janë për bashkëveprim me Evropën dhe SHBA-në në të ardhmen. Shumica e kosovarëve e kuptojnë ose do ta kuptojnë nevojën për të falur, por me një kusht të rëndësishëm: serbët duhet ta pranojnë atë që ndodhi!”.
Ne falëm dhe falëm, por më e keqja që edhe e harruam. Harruam gjithçka që ndodhi!
Zërat e të mbyturve nëpër puset e Kosovës, mbetën pa u dëgjuar asnjëherë.
“Vëllai im ishte brenda në shtëpinë e tij, kur erdhën njësitet serbe në fshat. Ai u përpoq të ikte, por serbët e ndaluan. Gruaja e tij së bashku me shtatë fëmijët ishin fshehur në një zonë malore, e quajtur Tërpesh. Serbët i lidhën duart dhe këmbët Sherifit dhe e hodhën në pus. Kur Qamili u kthye në fshat pas një muaji, ai e gjeti Sherifin e vdekur në pus” (pjesë e shkëputur nga libri  “Zërat kumbojnë të përzier me zhurmën e vdekjes”).
“Gjatë verës së vitit 1999, pas tërheqjes së forcave policore dhe ushtarake serbe, UNHCR-ja mori raporte të shumta për trupat e vdekur që gjendeshin në puse dhe në varreza masive gjithandej në Kosovë. Pas shtatë muajsh ndihmë me rastet e viktimave të puseve, u zbuluan një sërë veprimesh kriminale të bëra kundër fëmijëve të pafajshëm, burrave dhe grave. Unë, për aq sa ka qenë e mundur, jam përpjekur të sqaroj se çka ka ndodhur me viktimat e gjetura në puse dhe në varreza masive. Kam takuar dëshmitarë, farefisin dhe fqinjët e viktimave” (nga libri).


“Pse me hedhë në pus? Pse më mbyt kështu të lidhur?”,-qenë thirrjet e atyre që duhej të vdisnin në këtë mënyrë.
“Unë quhem Avdyl Kabashi dhe jetoj në Polac. Unë jam biri i Mustafë Kabashit (52-vjeçar). Kur filloi sulmi, babai im ishte në fshat bashkë me tre nipërit e tij. Ne u përpoqëm ta bindnim që të vinte me ne në male, aty ku fshihej pjesa tjetër e familjes, por ai insistoi të rrinte që të kujdesej për shtëpinë. Më 20 mars 1999 në orën 4 pasdite, forcat serbe sulmuan zonën, ku jetonim ne. Kur u ktheva në vendin ku jetonim, unë shkova tek pllaja nën shtëpinë tonë ku është një pus. Kur unë dhe kushëriri im, Salihu u afruam, gjetëm pallton e babait tim. Pas pak, ne e zbuluam trupin e tij në pus” (nga libri).
“Unë quhem Bajram Kerolli dhe jam nga Polaci. Forcat ushtarake serbe kishin zaptuar fshatin tonë. Mustafa, dy nipat e  tij, dhe unë, ishim fshehur në stallën e Mustafës për dy ditë…, ndërsa Mustafa, i cili ishte më i vjetër dhe më i ngadaltë se sa ne u kap nga policia. Pas kësaj ne nuk e kemi parë më”.
“Unë quhem Havë Kuçi, jam 84-vjeçare dhe jetoj në Kotlinë. Me 24 mars 1999, forcat ushtarake e rrethuan fshatin tonë. Neve, grave dhe fëmijëve, na dërguan në qendër të fshatit dhe na mbajtën aty. Më vonë ushtarët i tubuan disa nga burrat tanë dhe i detyruan të shkonin në drejtim të shpatit të malit. Biri im ishte njëri prej 22 meshkujve, të cilët u vranë dhe u hodhën në dy puse në shpat të malit. Tre nga ta ishin nipat e mi. Viktima më e re ishte një djalë 16-vjeçar”.
“Njërin nga bijtë e mi e kishin vrarë në fshatin tonë dhe e kishin hedhur në një pus. Ai ishte vetëm 23- vjeçar” (Ismet Loku, 50 -vjeçar nga Kotlina).
Materiali është marrë nga libri i “Josef Martinsen “Çfarë ndodhi në Kosovë? 1998-1999”.
Gratë dhe fëmijët në autobus po qanin me zë për të dashurit e tyre… në pus mbytej pafajësia. Ishin netët e gjumit të pafjetur, dhe e nesërmja e harresës së madhe.
Të nderuar , ju lutem të hapni këtë link dhe të shihni se çka iu është fshehur nga krimet serbe, të cilat kurrë nuk kanë qenë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.
http://kosovotrilogy.com/wordpress/wp-content/uploads/2014/06/Puset-e-vdekjes-final-compresed.pdf

Më 02.11.2021

Emri i tradhëtisë është LDK-ja e Isës, jo e Ibrahim Rugovës!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
TRADHTIA KA EMËR. EMRI I SAJ ËSHTË LDK-ja E ISES, JO AJO E RUGOVËS
Arben Gashi deklaron në “Kanalin 10” se Ldk ishte në siklet të madh nga urdhëri i serbofilit Grenel për ta rrëzuar Qeverinë Kurti brenda shtatë ditësh dhe mezi paska arritur e shkreta që këtë afat ta zgjasë edhe për tri ditë të plota, përndryshe ish partia e Rugovës do të sanksionohej tmerrësisht nga Superfuqia më e madhe boterore të cilës ia ka frikën mbarë bota, e kështu është sanksionuar vetëm nga populli shqiptar i Kosovës, i cili lahet në batak me shota.
Oh Zot çka paska hequr Ldk-ja e shkretë !!
Mister Gashi jo vetëm që e meriton t’i hyjë i holli dhe i trashi, por edhe të dekorohet me medalje për gjenialitet nga ish diplomati japonez Jasushi Jakashi.
E pyes veten : Sikur Greneli të kërkonte prej tyre t’i zhvishnin brekët deri në gjunjë, a thu si do të vepronin ?
Jam plotësisht i sigurt se të gjithë me radhë me kastravec në prapanicë do të përfundonin .
Janë gjallesat e njëjta katërkëmbëshe dhe me bisht që i shndërruan përfaqësuesit e Ldk-së brenda ekipit tonë negociator që vizitat në Bruksel i trajtonin si turistike, në “fontanë dëshirash” për delegacionin serb.
Prandaj për mua nuk paraqiste në asnjë çast befasi nënshkrimi i Ises në “Dokumentin e Asociacionit”, ani pse tërë kohën gënjente se në Bruksel po zhvilloheshin vetëm bisedime teknike.
Sepse si nxënësi më i mirë i Millosheviqit dhe Rrahman Morines që ishte, ai këtë dokument e nënshkroi me mendje dhe zemër dhe e trajtoi me kujdesin dhe butësinë më të madhe, sikur të ishte më e bukura dhe ndjeshmja femër.
Sepse paraprakisht Lutfi Haziri kishte krijuar aq shumë komuna fantome serbe, saqë sikur të ishte gjallë Millosheviqi do ta shpallte njeriun më të merituar për popullin dhe shtetin serb në histori dhe do të turpërohej pafundësisht nga gjenialiteti dhe besnikëria e tij.
E pyes vetën:
Cila kushtetutë në botë i lejon politikanët vendor që ta negociojnë me armikun prej të cilit mezi janë çliruar, rregullimin e brendshëm territorial të shtetit të tyre ?
Ma gjeni një kushtetutë në botë që i thotë cjapit shko te kasapi dhe lejoje që t’i ngul dhëmbët kudo që ia do shpirti dhe unë do të jem i gatshëm që të kryqëzohem prej jush si prej farizejve hebrenj Jezu Krishti.
Prandaj fakti që disa vite më vonë kloni i tij Avdullah Koti i thoshte Vuçiqit “razumem pomalo srpski”, me buzëqeshjen e femrës se dashuruar në dashnorin e parë, është dëshmi se ishte i gatshëm të ngulej me vullnetin më të madh në të njëjtin mullar.
Sepse çdo nxënës tenton që t’ia kaloj si për të mirë si për të keq mësuesit të tij, qoftë në atdhedashuri, qoftë në tradhti.
Prandaj janë të njëjtit hardhucë dhe zvarranikë bythlëpirës që disa ditë më vonë filluan të vetvajtonin se “Propaganda e Albinit” ishte fajtore që shqiptarët s’po i donin.
E si mund të jenë ndryshe njerëzit që kanë lindur qyqarë dhe qyqe?
Imagjinone Serbet agresorë dhe të shtrirë për toke nga humbja e luftës , gjetën forcë shpirtërore për ta kushtëzuar me kërkesa të pamoralshme Brukselin dhe Uashingtonin para dorëzimit të çdo krimineli të luftës.
Dhe ata nuk i dorëzuan rastësisht Kryekriminelët Karaxhiç dhe Mlladiç dymbëdhjetë apo trembëdhjetë vite më vonë.
I dorëzuan krejt në fund, sepse ishin të bindur se diplomatët evropianë dhe amerikanë pas mllefit të madh me lojën e tyre si të maces me miun dorëzimin e dy Kryekriminelëve më të mëdhenjë pas luftës së dytë botërore do ta përjetonin psikologjikisht si “Dhuratë të Perëndisë” dhe do t’ia hapnin të gjitha dyert për rikthim të fuqishëm në politikën e jashtme Serbisë.
E si veproi Hashim Thaçi?
E dërgoi cjapin të kasapi.
Sepse përveç që nuk i kushtëzoi negociatat me kthim të kufomave nga varrezat kolektive në Serbi, me kërkimfalje, me dëmshpërblim dhe me gjetje dhe kthim të të pagjeturve, ai delegacionin tonë e dërgoi në Bruksel tmerrësisht të papërgatitur respektvisht me duar ne xhepa, duke e gënjyer dhe mashtruar që diplomatët evropianë dhe amerikanë do t’i kryejnë detyrat dhe obligimet e secilit negociator shqipfolës.
Prandaj jam shumë i lumtur që për mua e vërteta vlenë sa për dikë Zoti dhe që ky i fundit ma ka dhënë talentin për t’i zhveshur djajtë shqipfolës nga maskat e rrejshme të engjëjve, sepse nga argumentet e mia të dendura si pyjet e Xhunglës ata vetëm mund të pordhin në shishe si Tarzanat.
Prandaj kushdo që mundohet t’i arsyetojë këta Cuba të Ali Babes dhe tradhtarë të popullit me fiskultura të pasinqerta, të pandershme, hipokrite, cinike dhe demagogjike është jo vetëm për keqardhje por edhe për gërdi.
Sepse tradhtia, plaçka dhe shtet-rrënimi e mbanë emrin e tyre.
Prandaj vafshin në djallë të mallkuar me gjithë zyre.

Kosova ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar kundër Serbisë

0

PRISHTINË, 1 Nëntor 2021-Gazeta DIELLI / portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

-Komiteti Olimpik i Kosovës dërgon në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ankesën për ndalimin në kufi që Serbia i bëri delegacionit të boksit të Kosovës rrugës drejt pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd/

Komiteti Olimpik i Kosovës ka deponuar ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON/IOC)  pasi  nga autoritetet serbe në kufi delegacionit të boksit të Kosovës tre herë iu refuzua hyrja në shtetin e Serbisë, ku do të duhej të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në kryeqytetin serb Beograd.

Ekipi i boksit u ndalua në kufi nga policia serbe, e cila me urdhër të Qeverisë së Serbisë nuk lejoi ekipin e Kosovës të kalonte kufirin tek “Dheu i Bardhë” një herë dhe në Merdarë dy herë, në datat 23 dhe 24 Tetor 2021.

Komiteti Olimpik i Kosovës bëri të ditur sot se ka deponuar gjithë materialin me dëshmitë e refuzimit të hyrjes së ekipit të boksit në kufi, duke bashkëngjitur foto, video, shkrime të mediave ndërkombëtare, letrat dërguar Federatës Botërore të Boksit Amator (AIBA) nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Federata e Boksit të Kosovës, etj.

Në e letrën e dërguar nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, për presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, krahas përshkrimit të gjithë ngjarjes në mënyrë kronologjike, është kërkuar nga shtëpia e Lëvizjes Olimpike në botë, të marrin të gjitha veprimet e duhura ndaj organizatorëve të botërorit të boksit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në moslejimin e hyrjes së ekipit të boksit të Kosovës në Serbi.

“Në rast se këto veprime shpëtojnë pa ndonjë dënim të vërtetë, mesazhi i gjithë komunitetit sportiv do të jetë se sporti mund të përdoret si platformë e veprimeve politike dhe dëmtuese. Ekipi i Kosovës është dëmtuar në të gjitha aspektet e mundshme: moralisht, fizikisht, psikologjikisht dhe financiarisht. Ne jemi bërë edhe një herë dëm kolateral i marrëdhënieve të paqarta dhe ne nuk jemi gati të vazhdojmë duke vuajtur nga regjimet politike të një vendi tjetër. Kjo është një mundësi e mirë për familjen olimpike, në mënyrë që të sjellin vendime të përshtatshme dhe të drejta, dhe t’i tregojmë botës se jemi gati t’i mbrojmë vlerat tona dhe për këtë nevojiten të përfshihen të gjitha palët e interesit në sport”, thuhet mes tjerash në letrën e presidentit Krasniqi.

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, me të cilët kanë diskutuar gjerë e gjatë çështjen e boksit gjatë takimeve në Kretë të Greqisë, ku javën e kaluar u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Ndërkombëtar të Komiteteve Olimpike (ANOC).

Arrestimi i dytë , tash si ushtar, në stacionin e trenit në Sarajevë dhe Fadil Alija i Drenicës, spiuni i parë, në ushtri …!

0

Bashçaršija në Sarajevë, aty ku bashkohen dy kultura, e lindjes dhe e përendimit

Sinan Kastrati, Suedi

Nga Ditari im i ushtrisë (2)

Arrestimi i dytë, si ushtar në stacionin e trenit në Sarajevë

Fadil Alija i Drenicës, spiuni i parë, në ushtri

Vazhdon nga numri i djeshëm ”Pse më arrestuan si ushtar në Doboj të Bosnjes e Hercegovinës?”, Nga Drini.us, 1 Nëntor 2021 në rubrikën ”Dossier”.

Çdo vit në muajin mars e nëntor i kujtoj ngjarjet e viti 1981, Demonstratat e 11 e 26 Marsit dhe 1 Nëntorin e po ati viti, vitit 1981 dhe asnjëherë nuk munda ta them të tërën.

Edhe dje, më 1 Nëntor 2021, shkruajta për 1 Nëntorin e vitit 1981, me rastin e 40 vjetorit.

Para disa vjetëve, pata shkruajt për Demonstratat e 11 e 26 Marsit dhe i publikova në Botapress.info, te Bajrush Morina.

Pastaj, fillova të shkruaj te ”Shqiptari.eu”, në ”Lajmi.co” në ”Fjala e lirë” dhe shumë portale të tjera i ribotonin duke iu ndryshuar edhe titujt, si të shqiptarët, ia përshtatnin kohës ose partisë që ishin të afërta revista ose portali.

Por ti këthehem aty ku e kam lënë.

Sadik Blakaj kishte fletore, lapsa, libra

Sadiku ma dha fletoren dhe një laps apo stylolaps dhe e shkruajta letrën mirë e mirë dhe e palova “si hajmalinë hoxha”, për Xhevat Durmishin 1*).

Sadiku pasi e ”kryen burgun”, në fillim të prillit 1981, nga Ferizaji, shkon në Stanofc te Xhevati. Sadikun e pret si është më së miri, qysh është adeti, baba i Xhevatit, Mustafë Jashar Durmishi nga Majanci, i rënë në Stanofc, tash i ndjerë.

Në ndejën dhe bisedën me Sadikun në odën e Mustafë Majancit kanë qenë: Mustafa, i zoti i shtëpisë dhe dy djemtë e mëdhenj, Xhevati dhe Xhaferi.

Pasi e kryen ”amanetin”, Sadiku nuk rrin për drekë dhe shkon ….

Unë u gëzova që më në fund, Xhevati do të shkonte në Turjakë e do të mi largonte librat e revistat nga shtëpia.

Po kush e dinte që Sherbimi i Sigurimit Shtetëror i dinte të gjithat, para se Xhevati të shkonte në Turjakë? Xhevati ishte i kujdeshëm por as ai nuk do të besonte se mundet me ndodhur një pabesi kaq e madhe dhe e poshtër ndaj meje, ndaj bukës e besës, në ”dorzani” e në odën e Mustafë Majncit¨, si ”mysafir”.

Pasi e ”kreu” burgun Sadiku, erdhi një tjetër i burgosur, pjesmarrës i demonstratave në Ferizaj, Enver Mehmeti (Shaqiri) atherë student i mjekësisë nga Shtimja, qytezë afër Ferizajit.

Me Enveri bisedonim, ndanim një dyshek (syngjer) dhe mbuloheshim me dy qebet sepse nata bënte ftohtë. Enverit i tregova për Sadikun, ashtu qysh unë e besoja, si burrë i mirë e atdhetar. Edhe Enverit i erdhi keq që s`e takoi Sadikun.

Por pasi shkoi Sadiku, mua më merrnin shpesh hetuesit dhe më pyesnin por kurrsesi nuk më shkonte mendja se Sadiku më ka spiunua, mozallah.

Ushtar në Doboj, vjeshtë 1981, pranverë 1982

Këtu bëra një kcim, për muajin maj, qershor deri në korrik.

Kjo shpresë se Shërbimi i Sigurimit Shtetëror, nuk din më shumë se sa ato që i kisha deklaruar gjatë marrjes në pyetje në Prishtinë, gojarisht dhe me shkrim zgjati deri në fund të shkurt ose fillim të muajit mars të vitit 1982.

Rrahjet dhe vuajtjet i kisha ”harrua”. Isha i lumtur që asnjë shok i ilegales dhe pjesmarrës i demonstratavve nuk kishte dalë nga goja ime.

Sherbeja në Doboj që nga 7 korriku i vitit 1981, menjëherë pas burgut, të Ferizajit.

Për jetën dhe shokët e ushtarët, kam folur e do të flas në mars, në marsin e ardhshëm (Mars 2022).

Lodhesha, mërzitesha. Dëshiroja që vetëm natë të ketë.

Njëherë kërkova nga mjeku shqiptar që kishte ardhur në Doboj, edhe ai si ushtar që të vizitohem te mjeku specialist në Spitalin Ushtark në Sarajevë spse më kishte dalur një si lyth në qafë e më rritej . Mjeku shqiptar më priti mirë dhe u shmallëm duke bisedua në ordinancë. Ai më shkruajti një fletëudhëzim për në Sarajevë dhe posa shkova në Sarajevë, më operuan. Në spital ndejta 1 javë ditë dhe pastaj, edhe 1 javë pas operacionit u shtriva në ambulantën specialistike në kazermëm “Marshall Tito”, që të jam sa më afër për kontrollime mjekësore. Pas 2 javëve (afërsisht) më liruan. Tash duhej të kthehesha në Doboj, aty ku e kryeja shërbimin ushtarak.

Pasi që kisha kohë gjithë ditën deri në orën 00:00 (12-të natës) mendova të shkoj në Rajllovac ku kisha një ish nxënës timin dhe kusheri nga Turjaka, Nazmi Sefer Kastratin dhe një nip nga Bellanica, Musën e dadës Zelfi që të dytë ndiqnin mësimet në akdeminë ushtarke të këmbësorisë. Nga Sarajeve për në Rajllovac udhtova me tramvaj, afro 20 km. Aty u lajmërova në kapi (dera kryesore e hyerjes) dhe u prezentova me ljn ushtarake (librezën ushtarake, me fotografi që shërbente si i vetmi dokument identifikimi).

Xhafer e Xhevat Durmishi, me mua në mes. Oskarshamn 1992

Një porućnik sikur të më njihte, e hapai vetëm pakëz dritarën e shallterit dhe më pyeti duke buzëqeshur idhshëm:

-Kënd po e kërkoni?

-Nazmi Kastratin, gjegja shkurt dhe ftohtë.

-Pritni pakëz!

E mbylli dritarën që të mos dëgjoja unë dhe thirri me telefon. Pas 10 min. e hapi dritaren përsëri dhe më tha:

-Kastrati vjen shpejt ndersa Musë Hoxha është në teren (?).

U gëzova që e pash Nazmiun dhe bashkë u këthyem në Sarajevë. Në Bashçarshi hëngëm e unë piva kafe turke.

Nazmiu ishte veshur mirë. Teshat i rrinin mire dhe dukej një officer i vërtetë.

Bašćaršija (Bashçarshia – Sarajevë)

Bashçarshia (tur: bash + çarshia – “Çarshia kryesore”) është pjesa më e vjetër dhe qendër historike e kulturore e Sarajevës. Është ndërtuar në shek. XV nga ana e Ishak-beg Isakoviqit. Ndodhet në pjesën veriore të bregut të lumit Milacka. Në këtë pjesë të qytetit ndodhen një varg objektesh me vlerë historike dhe kulturore si Xhamia e Gazi-husrev beut, Sahat kulla etj. Sot Bashçarshia është atraksioni kryesor turistik i qytetit të Sarajevës (marrë nga Wikipendia, bashkë me një foto).

Shetitëm deri sa u lodhëm nëpër qytetin e Sarajevës me Nazmiun. I tregova Nazmiut se edhe baca Sefer (baba i Nazmiut) e ka krye shërbimin ushtarak në Sarajevë dhe baba im (Uka) e baca Malush, vëllai më i madh i Seferit e axha i Nazmiut kanë ardhur në vizitë, sikurse unë ty … Edhe ai u kënaq. Në mbrëmje, shkuam te stacioni i trenit, që të mos vonohem kur të më vije koha e nisjes. Stacioni ishte ndër më të mirët në ish Jugosllavinë e athershme për arkitekturën e ndërtimit. Unë e kisha trenin në orën 10.00 apo 11:00 të natës kurse Nazmiu e kishte lejën deri në 12.00 të natës.

Bashkë me Nazmiun kishim hypur në katin e dytë dhe pinim nga një lëng ndërsa nga kati i dytë që ishte i hapur, shihnim gjithë at turmë udhtarësh që hynin e dilnin…

Mustafë Jashar Durmishi, baba i Xhevatit dhe Xhaferit, me vëllain e vogël, Dulin

Fadil Alija i Drenicës

Fadil Alija kishte shërbye në Boboj, që nga prilli 1981, si ushtar por pas kryerjes së ”Obukës” meerte gradën (qinin) destar me shpresë edhe deri te mllađi vodnik e vodnik. Ishte nga një katund i Drenicës. Si ushtar dallohej nga ushtarët e tjerë shqiptarë sepse nuk shoqërohej me shqiptarë kur kishim pushim, ditëve të pushimit e festave.

Oda e Mustafë Jasharit- Durmishi në Stanofc, aty ku kanë hëngër bukë mysafirë të panumërt.

Vazhdon

1*) Xhevat Durmishi, është një ndër njerëzit më të ndershëm e më besnik që kam njohur ndonjëherë. E njoha si student, nepërmjet Skënder Gashit, nga Drenofci i Zatriqit.

Xhevati punon (si mjek) e jeton në Suedi.

Malmö, 2 nëntor 2021

Kush është i perzier në vrasjen e Ahmet Krasniqi: ata që e deshtën dhe e çmuan, apo ata që nuk e deshtën?

1

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

Pjesa e parë

Zotriu Sinan Kastrati që jeton në Suedi i ka përshkruar në revistën drini.us shumë ngjarje nga jeta e Tij, shumë vuatje paska kaluar ashtu si dëshmohet nga shkrimet
dhe pershkrimet e ngjarjeve të tij jetësore. Me githë nderime për zotriun Kastrati, ai, në të gjitha vuajtjet dhe pësimet që i paska përjetuar edhe në “JNA” dhe pastaj në jetë, është shembull eklatant i një viktime të shërbimeve sekrete jugosllave. Kjo dëshmohet edhe nga disa akuza kundërthanse, e jo vetem në këtë shkrim, që ai, zotri Kastrati, i bënë Ibrahim Kelmendit dhe mua, e për të njëjtin person kolonelin Ahmet Krasniqi, ku Ibrahim Kelmendi dhe une ishim dhe jemi ne pozita tërësisht të kundërta për kolonelin Ahmet Krasniqin.
Une e kam dasht shumë dhe gjithmonë kam me dashtë dhe çmue kolonelin Ahmet Krasniqi. Këtu pozita ime ndaj Ahmet Krasniqit është e palëkundur. Ibrahim Kelmendi kurrë nuk e ka dasht e as çmue kolonelin Ahmet Krasniqi dhe këtë nuk e ka mshefë asnjë herë, por, për të kundërten Ibrahim Kelmendi hapatas, sikurse e ka shprehi ta thotë haptas mendimin për dikend, apo për një dukuri, fenomen, çkadoqoftë, Ibrahim Kelmendi e thotë HAPTAS!
Pa droje e pa hezitim.
Një herë, une tregova jotolerancë ndaj Ibrahim Kelmendit lidhur me Ahmet Krasniqi. Ai, i sofistikuar në shumicen e rasteve, kur shprehet apo shkruan diçka, më shkroi në një përshkrim privat në Facebook: Të lutem që ta mbyllim diskutimin për Ahmet Krasniqin, sepse une i shkrova që ka qenë atdhetar, që e kam dashtë shumë dhe që ai asht mundue t’i konsolidoi reshtat e UCK-së në atë Luftë jo të barabartë me serbët. Ibrahim Kelmendi ma bëri të ditur sërish që të mos mundohem të shkruaj e as ta lavdëroj Ahmet Krasniqin ngase, siç tha: Këtu e kam vijën e kuqe. Mos e kalo…!
Atëhere po e mbyllim diskutimin për Ahmet Krasniqin, megjithëse une nuk mendoj për të si Ti. Une i thash që që “vijën e kuqe” e kam vetëm tek Bekim Berisha Abei, dhe kush thotë diçka disonante apo fjalë të keqe për të, nuk do ta duroj.
Ibrahim Kelmendi, më shkroi: “Vetëm dikush i çmendur apo i pa informum do të kishte thanë ndonjë fjalë të keqe për Bekim Berishën”.
Këtu mbaruam diskutimin rreth shkrimeve, pikëpamjeve dhe mendimeve tona. Por, une disa ditë më vonë reagova me një shkrim në shqipetari.eu dhe e pyeta (dhe në të njejtën kohë disi e diskreditova Ibrahim Kelmendin) se pse me aq shumë gurë po gjuhet në Ahmet Krasniqin, Fadil Demirin dhe disa të tjerë, dhe i thash: Lamtumirë!
Ishte një nxitim nga ana ime dhe se që ishte gabim imi që i thash Lamtumirë Ibrahim Kelmendit. Këtë e kuptova disa ditë më vonë. Sepse do të më duheshin shumë e shumë faqe që ti përmendja faktet, të gjitha veprat e tij dhe internacionalizimin e çështjes së Kosovës që i ka bërë Ibrahim Kelmendi, të cilin e kam njohur në Gjenevë, kur i pati mbledhë me qindra mijëra shqiptarë që demonstruan para OKB-së për çështjen e Kosovës dhe për helmime të nxënësve shqiptarë në vitin 1990., e për të cilën ngjarje tekstet i kam shkrue për disa gazeta kroate, e që edhe kur u shitën nëpër kioska të gjitha gazetat, ribotoheshin shkrimet dhe shtohej numri i shtypjes të atyre gazetave.

Ibrahim Kelmendi në Gjenevë si organizatori kryesor i protestave të mëdha, i ka sjellë edhe ata nxënësa dhe kurrë nuk e harroj bisedën me një vajzë të shkollës së mesme që është sëmurë aq keq, sa që ka pasë pasoja më të rënda nga ato helmime e të gjitha shpenzimet e shërimit të saj i ka pagur diaspora shqiptare, pikërisht në saje të nismës së Ibrahim Kelmendit.

Dhe të kthehemi përseri te zotëriu Sinan Kastrati i cili, tash, në kohë recente po e akuzon Ibrahim Kelmendin për vrasje të Ahmet Krasniqit ndërsa mue fillimisht më shpalli të dyshuar per vrasje të Ahmet Krasniqit, por që më kërkoi falje pastaj përmes një komenti ndaj përgjigjes sime.

Që metodat e UDB-ës njerëzit i bijnë në konfuzion për t’i humbë gjurmët e atyre që kryejnë këso akte vrasjesh, ka qenë e ditur qyshkur. Ngase, në vrasjen e Ahmet Krasniqit është e përzier UDB-ja, si KRYESORE, e bashk me kolegë të tyre, të orjentimit dhe qëllimeve jo të ngjajshme POR TE NJEJTA të shërbimit sekret të Shqipërisë, e për çka do të shkruaj në herat e tjera.

Për fund…

Le të mendohet zotëri Sinan Kastrati në qetësi dhe mendje të përqëndrume mbas këtyre fakteve të shkruara këtu, le të mendohet mirë dhe në fund le të proncohet me qartësi, fakte e dëshmi për atë çka ka folë e shkruar. Pra, kush nga ne të dy ndaj të cilëve shprehu dyshime, Ibrahim Kelmendi dhe une, ishte ai që “ishte i përzier” në vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Kush prej ne të dyve, që UDB-a na mbajti si armiq me decenie, – Ibrahim Kelmendin nga vitet e ‘ 70 -ta të shekullit të kaluar, e mue nga viti 1987, qenkemi përzier në gjëra të tilla.

Qe, ai le të paraqitet me letra të hapura dhe me fakte. Urdhëroni zotri Sinan Kastrati dhe të tjerë që mendoni se jeni edhe më të shkathtë e më të aftë për të dëshmuar për çkadoqoftë rreth kësaj vrasjeje.

___________
Vazhdon me të dhëna e shënime për vrasjet e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Gjuha antonime e politikanëve tanë (1)

0

Nga: Fahri Dahri, studjues, Itali

45 Vjet jetë të zymtë, diktaturë, 30 vjet periudhë kundërshtie, konfliktualiteti, kërcënime, kacafytje, akuza (verbale) vetëm gojarisht dhe mohime.

Koha si rrjedhojë e madhësisë së Tokës, lëvizjes dhe distancës me planetet e tjerë, garanton ekzistencën e produkteve të saj. Masat e kohës, në të drejtat e tyre objektive, hap pas hapi ecin të varura vetëm nga pozicioni i Tokës dhe siç dihet, nuk lidhen fare, aspak me dëshirat e njeriut. E kundërta ndodh me njeriun, ku gjithçka varet prej ligjeve objektive të natyrës. Ka lidhje mes njeriut dhe kohës, por koha nuk ka varësi prej njeriut, ndërsa njeriu lidhet plotësisht mbas kohës. Deri këtu dallojmë se ndërmjet dy palëve (kohë-njeri) ka mos pajtim, krahas mos pajtimit dallojmë dhe kundërshti, por mos pajtimi dhe kundërshtia janë të njëanshme. Njeriu nuk pajtohet me kohën dhe masat e matjes së saj, sepse ato ndikojnë ndaj tij, sjellin ndryshime ciklike deri në plakje dhe më pas për njeriun humb koha dhe matësit e saj. Këto ndikime lindin mos pajtimin dhe të kundërtat.

Le të zbresim në terren, analizojmë mos pajtimin dhe të kundërtën brenda lloit, d.m.th.mes vetë njerëzve.

Por shqyrtimin e saj do përqendrohemi

në dy grupe njerëzish, tek populi dhe politikanët.

Arësyeja e këtij shkrimi lind nga sjelljet negative të qeverisjeve në vendin tonë, kryesisht në tre dekadat e fundit.

Është i nevojshëm sqarimi përse në këto tre dekada, sepse në këto 30 vjet politika dhe qeverisjet e tyre kanë përdorur me zell “ANTONIM-in”. Kanë munguar alternativat e zhvillimit pozitiv tërësor për vendin dhe shoqërinë. Tridhjet vjet shoqërisë tonë i janë imponuar kundërshtitë, kërcënimet, ofendime dhe sharje me dhe pa libër shtëpie, nëpërmjet foltoreve partiake dhe shtetërore. Është keq përdorur demokracia dhe lirija e fjalës. Të mirat materiale janë shpërndarë me përparësi të shtuar, në favor të interesave partiake, të cilat janë përthithur me ligj dhe pa ligj nga drejtuesit e strukturave drejtuese.

Nuk ka vend sjellja e shembujve për vërtetësi, sepse veprimet konfliktuale, sharjet, intrigat, akuzat e ndërsjellta për vjedhje, vrasje, korrupsion apo të cilësuarit qeveri e krimit, të marrë peng  nga oligarkët, etj. etj. Këto sjellje janë aq shumë të pranishme sa kanë neveritur ekranet televizive, mediat dhe “këndimet (kuakin)” e tyre që lëshojnë si bretkocat moçalore.

Akuzat e ndërsjellta nuk janë të pavërteta, por përdorimi i tyre kudo, ngado dhe kurdoherë, nuk ka siguruar efektet e duhura, përkundrazi, siç është vërtetuar, efektiviteti i tyre është  dukshëm i prekshëm tek miliardizimi i drejtuesave të strukturave drejtuese partiake dhe tek varfërimi i shtresës së popullsisë që vërtitet tek 70-75 %.

Të kundërshtosh, të konfliktosh, të akuzosh, të shpifësh dhe të mos denoncosh, nuk ka spjegim tjetër veçse marrveshje palësh për të vazhduar bashkëqeverisjen regresive ndaj popullit, duke zhvilluar dhe rritur korrupsionin, krimin, këto në shërbim të një pakice.

Tek ne, në tre dekadat e shpresës së madhe popullore, ka sunduar politika qeverisëse e përcaktuar nga interesa private dhe jo për interesa publike, (popullore). Ndërsa tek një pjesë e mirë e analistëve, mediave, publicistëve, mbrojtësve (subjektet e sistemit të drejtësisë), etj. dallohet sundimi i politikave të përcaktuara nga interesa private dhe në vartësi të “Kush paguan më shumë”; qofshin nga subjektet partiake apo nga buxheti i shtetit, të jashtëm apo të brendshëm.

Ky parim automatikisht çvleftëson profesionalizmin, por e keqja më e madhe është reziku që i kanoset shoqërisë nga “mbështetja” që mediat, analistët, gazetarët, publicistët, u japin të pa vërtetave!. Marrja në mbrojtje  e individëve, që ndaj tyre ngrihen akuza,

nga cilado parti që ai/ajo, ata/ato militojnë, është qendrim tepër i gabuar i pa llogjikshëm, i pa justifiueshëm.

Ky qendrimi, i dukshëm tek të gjitha partitë tona, ka nxitur personat e pa përgjegjshëm në kryerjen e veprave jo ligjore.

*- A ka shtysë nxitëse që i shpie këto institucione drejt tjetërsimit të natyrës së tyre, ku me zell publikojnë dhe deklarojnë duke vlerësuar “të mirat në të këqia dhe të këqiat në të mira!”?

*- Ku “fshihet” shkaku orientues që ka penguar vendosjen e demokracisë, lejimin e përfitimeve të pamerituara si: personale, familjare, miqësiore, të partnerëve (aleatëve), nëpërmjet shpërdorimit të fondeve publike?

– Duke jetuar për tre dekada, në këtë realitet rregjimi të “zymtë”, në këndvështrimin tim, gjykoj se shkaqet e kësaj gjëndjeje janë:

*- Çlirimi nga një sistem ekonomiko – politik i ndrydhur; i izoluar në çdo drejtim nga bota tej kufijve shtetëror. Zbatimi i parimit “mbështetje në forcat e veta”, varfëroi dhe e çoi Shqipërinë në nivelin tërësor më të ulët.

*- Lufta kundër mbeturinave borgjeze e mikroborgjeze; zbatimi i  luftës së klasave – ndarje ogur zezë, përçarës edhe brenda familjeve!

*- Më kryesorja nga gjithë këto “pa udhësi”, veç nga sa thuhet në shtyp dhe nga vetë liderët për njëri-tjetrin, se “drejtuesit kryesorë të vendit janë në shërbim të të huajve”, një konstatim ky i konsoliduar prej një shekulli; është fakti që tek “liderët” tanë; veç joshjeve materiale, konstatohet edhe një lloj kolonizimi mendor (pushtim mendor); që vllazërohet me korrupsionin e ulur këmbëkryq si normalitet shoqëror”.

Shoqëria jonë doli nga një shoqëri e mjeruar, ku pronat u ishin shpronësuar pronarëve dhe kaluan në pronë shtetërore në masën 98%. Nuk u la trashëgimia e pronës private, jo pasuri të patundshme as të tundshme; e varfër ekonomikisht, moralisht, politikisht. Shoqëri politikisht e ndarë në të deklasuar dhe jo të deklasuar; vepronte me ashpërsi lufta e klasave. Ndarje të dhunshme të diktuara nga rregjimi. Të “Dhunshme”, mbasi edhe ndaj të padeklasuarit, lufta e klasave vepronte njëlloj nëse ai krijonte lidhje apo përkujdesje me të deklasuarit.

Për fat të keq, lufta e klasave vijoi edhe mbas vitit 1991. Veç tjerash goditje e rëndë ishte miratimi i nenit 24/1, i cili largonte nga administra nëpunësit dhe specialistët që kishin punuar para vitit 1990. Neni nuk gjeti zbatim tërësisht, atje ku disa ministra,  i u shmangën zgjedhjeve politike dhe vlerësuan aftësitë profesionale tek specialistët.

Theksohet e vërteta se në shumicën e nëpunësave të administratës, kishte specialistë të aftë profesionalisht, të pa korruptuar dhe krijues. Por kjo kategori punonjësish u suprimua (nuk vijuan më tej), me arësyetimin se i kishin shërbyer rregjimit diktatorial. Sa për kujtesë, ishte një masë e njëjtë me veprimet e rregjimit komunist ku u eliminuan edhe fizikisht specialistët, profesionistët që kishin mbaruar në shkollat e perëndimit. Pervojat profesionale si ato të lindjes dhe të perëndimit, përjashto politikën, në fusha të caktuara profesionale, janë të vyera. A nuk po e tregon mobilizimi botëror në masat kundra COVID-19?, ku vaksinat nuk hasën kufij?.Ja kështu janë specialistët dhe profesionistët e aftë. Politikisht ka kritere në vendosjen e kuadrove kur ndodhin rotacionet politike për qeverisje.

Ishin këto situata kur shoqëria jonë shqiptare u çlirua nga rregjimi i “zymtë” (mërzi, ndarje, hidhërim, trishtim, frikë, varfëri). Në këto kushte, dashje pa dashje, u vendosën në krye “drejtues” të atij produkti shoqëror. Ekonomimisht të varfër; pa përvoja drejtuese, të etur për pasurim të shpejtë; pa patur nivele hierarkike (shkallë) dhe aspak dije demokratike (sot i vërteton pendimi i tyre dhe kërkimi falje, për veprimet e kryera). Ama, nuk mungonte zelli i madh për karierë (gradim të shpejtë) politike, e cila siguronte dhe plotësonte dëshirat përtej ëndrrave imagjinare. Pak a shumë kjo ka qënë ecuria e Shqipërisë në këto dekada.

Mendoj se faktorët e mësipërmë kanë kancerizuar politikën, ekonominë, drejtësinë, kanë molepsur (kultivuar vese) intelektualët, ku një pjesë e mirë nuk veprojnë me profesionalizëm, janë  infektuar me virusin e “kullandrisjes” të  intresave të tyre të përbashkëta, jashtë interesave të popullit.

A kanë krijuar bindje tek populli sjelljet me kundërshti, kërcënime, kacafytje të  turpëshme të politikanëve në foltoren e “pleqërimit”?

Di të them se kundërshtitë konfliktuale, akuzat e ndërsjellta, debatet offenduse dhe  sharjet personale, të zhvilluara në foltoren më të lartë, nuk kanë dhënë vlera pozitive, por kanë sjellë grindje, përçarje si brenda familjeve dhe nëpër “kafene”. Efekte më të rënda, deri në zhdukje fizike, kanë përçuar tek militantët partiakë, të përdorur vend e pa vend rrugëve dhe shesheve, ditën dhe natën, në çdo stinë, me tritol, me gaz lotsjellës, me molotovë etj. Koha e tregoi se ato veprime të kryera herë nga e majta dhe herë nga e djathta, nuk ishin demokratike, pa vlera për shoqërinë shqiptare, prandaj rezultatet ishin nul. Nuk dhanë “bereqet”!

E vërteta e sjelljeve konfliktuale të ndërsjellta nga politika, është kuptuar se në të shumtat e rasteve janë përdorur si fasadë. Ato janë fjalë apo shprehje me kuptim të kundërt me një tjetër. Mënyra sjelljeje që përkufizohen qartë me term gjuhësie “antonimë”. Ndërsa me termin popullor, këto lloj sjelljesh, i përshtaten shprehjes:: “Tjetër thonë dhe tjetër bëjnë”. Ja, pra politikanët tanë gjatë këtyre viteve kanë përdorur gjuhë “antonime”.

                   ********

Nuk do ndalem tek mënyrat e shumta që vidhen fondet buxhetore, por tek “tenderat”, që po grryejnë ekonominë e vendit dhe me ecje “galopthi” për tu pasuruar “tenderistët” e kupolave, që, si majtas dhe djathtas “formalisht” ndaj  njëri-tjetrit lëshojnë shigjeta helmuese.

Sipas ligjit rezulton se personi apo personat e institucioneve shtetërore që hapin tenderin marrin 10% të totalit të investimit nga ofertuesi. Nëse ende vazhdohet me pagesa të tilla, nuk është e llogjikshme që në “foltoret” e kuvendeve të ndryshme të kryhen akuza të ndërsjellta. Të tilla shpërblime të ligjshme, kallëzojnë më së miri nivelin qeverisës me përparësi për të “majmur” të preferuarit e tyre duke i paisur në kohë rekord me pasuri përrallore. Të tilla pagesa të shtuara, me “thasë”, kryhen në çdo aktivitet publik. Për ta thjeshtuar, sjellim shembull “tenderin për ndërtimin e dy loteve të rrugës Kardhiq–Delvinë…. Fondi limit për ndërtimin e dy segmenteve është 41 milionë dollarë”.

Në këtë rast, për hapjen e tenderit po të ishte një person, ai do shpërblehej me 10%, ose me 4 milionë e 100 mijë dollarë?!! Një shpërblim, në fakt një vjedhje e ligjëshme, marramendëse.

Fenomeni nuk është vetëm shqiptar, kështu është vepruar më heret edhe në perëndim. Por është ndrequr dhe me tenderat nuk luhen më këto lojra. Nëse kërkohet seriozisht vendosja në taban e veprimeve konomike, në këtë rast mos vjedhja me tenderat, qeveritë shqiptare le të adoptojnë ligjet e shtetit  Italian. Sa për orientim, veç tenderave, kemi shembujt e rritjeve të çmimeve menjëherë sa dëgjohen zërat e ndonjë krize të sajuar. Po për këtë shkak, rritja e çmimit bëhet përsëri së dyti” në momenti që fillojnë efektet e krizës. Kështu ndodh me rritjen e çmimeve të karburantit, energjisë elektrike, me ujin, taksat, transportin, etj. Ka shumë vende pune apo emërime të dyzuara që gllabërojnë milionat e buxhetit të shtetit, sigurisht me ligj, por të pa justifikuara. Sjellim shembullin e “bordeve” mes shumë të tjerëve, ku çdo anëtarët shpërblehet me afro pagën e tij të vendit të punës.

Deri sot, drejtimi administrativ për shoqërinë, faktikisht është shumë i vakët.

Shpresojmë se pa udhësitë dhe favoret e pa merituara të marrin fund. Duke sjellë ndërmend përvojat e shkuara, trashëguar nga pleqtë, brez pas brezi, besojmë se ndryshimet do të realizohen me rastin e devrës së re.

A është efektive publikimi i gjykimeve dhe analizave, kur një zë apo disa  zëra kanë dëgjesa të kufizuara? Pa mëdyshje, nuk e arrijnë efektin e duhur, por siç u tha, koha ecën në rrugëtimin e saj, ndërsa njeriu gjykon dhe analizon fenomenet që ndodhin gjatë periudhës kohore të tij, me besim se koha që vjen do sjellë tek shoqëria njerëzore shtesë ndërgjegjësimi.

Shënim(1): Artikulli nuk është politik, por për ti shërbyer historisë. 

Itali, më 02/11/2021

Roli i Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut në organizimin e demonstratave të tetorit e nëntorit 1989

0
Nga Sheradin Berisha
Në 32 vjetorin e rënies
Gjatë muajve të verës dhe të vjeshtës 1989 edhe pse veprimtaria e organizuar e Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut dhe shokëve, kishte rënë në sy të UDB’së përmes spiunëve shqipfolës, ata nuk do ta ndalin aktivitetin e tyre për asnjë moment, madje me krenari e guxim të pashembullt do të deklarojnë, se: „të gjallë nuk do të biem në dorë të armikut“. Dhe këtë shembull e heroizëm biblik e dëshmuan më 2 nëntor 1989. Në orët e paradites së 2 Nëntorit 1989, pasi UDB’a kishte marrë informacionin e nevojshëm, për vendndodhjen e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, nis aksionin. Forcat speciale të policisë, rrethojnë lagjen „Bregu i Diellit“ duke synuar Bllokun nr.7 dhe atë nr.6 hyrja A/7, të kësaj lagjeje. Pas një beteje të përgjakshme që zgjati nga ora 12:30 gjer në orën 18:00, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Pasqyra e lëndës:
1. Shembëlltyra e Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut dhe Fadil Vatës
2. Afrim Zhitia: “Babë, na kanë burgosur profesorin”
3. Gjykatësi Ahmet Ahmeti më tha „A po shkon me pa kasapin”!
4. Afrim Zhitia i thotë gjykatësit: „Jo, nuk pendohem…”
5. Gjykatësi Ahmet Ahmeti: „Afrim Zhitia – në „emër të popullit“ denohesh me 8 vjet burg“!
6. U mërzita shumë për shpifjet kundër Afrimit!
7. Shkuam të ankohemi, por, Vesel Latifi dhe Kolë Shiroka nuk na pranuan në bisedë-na përzunë!
8. Afrim Zhitia: “…unë nuk nderoj gjakpirësin e popullit tim!”
9. – Afrim Zhitia dhe Fadil Vata – shtyllat kryesore të veprimtarisë së organizuar në LPRK
10. Afrim Zhitia: “Babush, unë ju dua të dyve,…”
11. Fahri Fazliu: „Mos u mërzit, Afrimi është mirë!
12. „Të gjallë nuk do të biem në dorë të armikut“
13. Si u zhvilluan demonstratat e tetorit – nëntorit 1989
14. Aktiviteti i shtuar gjatë muajve shtator – tetor 1989 dhe arrestimi i disa shokëve të Lëvizjes
15. Cilat ishin shkaqet që çuan deri te rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut?
16. Si e kujton këtë ngjarje Fahrija-motra e Fahri Fazliut?!Ishim të rrethuar me Spiuj, policë, njerëz civilë.
17. Si e kujton këtë ngjarje Baca Osman? „Dy të rinj u vranë! Fahri Fazliun e tregonin me emër. Për Afrim Zhitinë jo.“
18. Më pyeti: “A e njeh”? I thash po, është djali im… “Afrim, hallall me babën, nuk e ke koritur veten e as babën…“
19. Nëna Qamile: “Hallall të qoftë gjiri që ta kam dhënë o bir! Unë nuk do ta derdh asnjë pikë loti”
20. Babushi ynë i Madh: „Ja kështu rrodhi gjithçka“
21. Si përfundim.
* * *
Shembëlltyra e Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut dhe Fadil Vatës
Afrim Zhitia, u lind më 14 shkurt 1965 në fshatin Llugë të Besianës (ish’Podujevës) dhe shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Prishtinë. Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në fshatin Llaushë të Besianës, i cili poashtu shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesmen në Prishtinë. Fahriu ishte pjesëmarrës aktiv i demonstratave të pranverës 1981, u shqua për vendosmëri e guxim dhe për më tepër si patriot i devotshëm, dhe këto cilësi e kalitën për situata edhe më të rënda që do të vinin më vonë. Pas kryerjes së shkollës së mesme shkon në shërbim ushtarak dhe gjatë kësaj periudhe ai iu nënshtrua presioneve e provokimeve të ndryshme, për të vetmen arsye pse reagonte ndaj padrejtësive që i bëheshin atij dhe shqiptarëve të tjerë. Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, Fahriu u mishërua me hallet dhe vuajtjet e përditshme të popullit, duke u bërë kështu shembull i një veprimtari të denjë për kauzën tone Kombëtare. Krahas punës ilegale, pasi u punësua si dispeçer i trenave në Organizatën Hekurudhore „Prishtina“, ai do të jetë i pari që urdhëresat dhe shkresat tjera do t’i shkruaj në gjuhën amtare, me çka i jepte porosi të qartë regjimit komunist se gjuha shqipe është gjuhë e vetme zyrtare në Kosovë. Për këtë qëndrim dinjitoz e të palëkundur ai u suspendua disa herë nga puna, por, falë disa shokëve, me të cilët kishte punuar shumë në ngritjen e vetëdijes kombëtare, do të punoj edhe për një kohë. Fahriu atëkohë gjersa punonte edhe studionte në Fakultetin e Ndërtimtarisë, ndërsa kishte edhe tre provime për të diplomuar në Shkollën e Lartë të Komuni – kacionit në Zagreb. Krahas gjithë këtij angazhimi të përditshëm, për asnjë moment nuk iu nda veprimtarisë patriotike dhe kontributin maksimal do të jap në dy vitet e fundit të jetës së tij (1988 – 1989). Në valën e protestave, grevave dhe demonstratave të vitit ’88 – ’89, Fahriu me Afrim Zhitinë, Fadil Vatën e shumë drejtues të LPRK’së, u bën pjesëmarrës aktiv dhe bartës të të gjitha këtyre zhvillimeve. Në këtë kohë kur minatorët gjendeshin në zgafellë (08 – 22 shkurt 1989) Fahriu ishte në mesin e studentëve (në sallë) të cilëve u jepte zemër për qëndresë,… Në ngjarjet e marsit dhe të majit të vitit 1989 atë bashkë më shokët e gjeje kudo: në Prishtinë, në Ferizaj, në Podujevë e gjetiu. Gjatë muajve të verës dhe të vjeshtës 1989 edhe pse veprimtaria e organizuar e Fahriut, Afrimit,.. kishte rënë në sy të UDB’së përmes informatorëve shqipfolës, ata nuk do ta ndalin aktivitetin për asnjë çast dhe madje me krenari e guxim të pashembullt do të deklarojnë, se: „të gjallë nuk do të biem në dorë të armikut“. Dhe, këtë shembull e heroizëm biblik e dëshmuan më 2 nëntor 1989.
Afrim Zhitia: “Babë, na kanë burgosur profesorin”
Osman Zhitia, babai i Heroit të Kombit Afrim Zhitia, në një bisedë për gazetën “Epokën e re” më 28 Korrik 2009, e botuar edhe në pashtriku.org (31.07.2009, si dhe në një rrëfim për gazetën studentore “Bota e Re” më 20 shkurt 1991, duke shpalosur historikun e familjes Zhitia ndër vite, ka rrëfyer edhe për aktivitetin patriotik të Afrimit. “Afrimi ka qenë në Shkollë të Mesme në Prishtinë” dhe “Profesor e ka pasur Nezir Myrtën.” Ai “ka qenë edhe profesor i Esat Brajshorit”. – kështu e ka nisur bisedën Baca Osman. „Kur u bënë demonstratat e ’81’shit dhe filluan burgosjet, e burgosën edhe Nezir Myrtën, profesorin e Afrimit. Afrimi erdhi në shtëpi dhe më tha: “Babë, na kanë burgosur profesorin”. Unë u mërzita. Neziri në burg e shkruan një letër për familjen e tij dhe pyet: “Ju lutem shikoni dy nxënës mos i kanë arrestue”. E ka pasur fjalën për Afrimin dhe Esatin (Brajshorin). Në vijim Babushi (siç e thërrasin fëmijët e tij Bacin Osman) thotë: „Pas ’81-shit, Afrimi punonte punë të rënda, fitonte pak para dhe ato ua dërgonte të burgosurve politikë. Vazhdimisht ky ka qenë aktiviteti i Afrimit deri në kohën kur e thirrën për ushtri në vitin 1983.“
Gjykatësi Ahmet Ahmeti më tha „A po shkon me pa kasapin”!
„Më 8 tetor 1983, Afrimin e përcjellin ushtar për në Banjallukë. Pushteti na pati në sy neve si kundërshtarë të rrezikshëm të tij. Afrimi sikur e trashëgoi rrugën e gjyshit – Sylë Durmishit. Edhe babën tim e vranë çetnikët serbë…“ – kujton Baci Osman. Ai e kujton me dhimbje vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berisha më 11 janar 1984. „Kur u vranë këta të dy, pas një kohe u zbulua edhe grupi i Afrimit.“ thotë ai. Në krye të këtij grupi ka qenë Sejdi Veseli, pastaj Shemsi Veseli, Esat Brajshori, Ilaz Zhitia dhe disa të tjerë.“ Atij i kujtohet mirë se, pas vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Afrimi e lajmëron në telefon se e kanë marrë në pyetje hetuesit e gjyqit ushtarak, dhe se më 14 shkurt 1984 e burgosin dhe e sjellin në burgun e Prishtinës. „Ne tek mbas 6 – 8 ditësh informohemi se Afrimin e kishin sjellë në Burgun e Prishtinës…Edhe Esat Brajshorin e kanë marrë në Zagreb“ – thotë Babushi ynë i nderuar. Kur e sjellin Afrimin në Prishtinë shkova pyeta në Gjyq të Qarkut, tek Isak Nishevci, i cili ka qenë gjykatës hetues i Afrimit. E pyeta Isak Nishevcin: “A mundesh mem tregue ku e kam djalin?” Më tha është në burg, në Prishtinë. I kërkova një leje që të shkoj t’i dërgoj diçka. Lejen ma dha. Pastaj shkova te burgu, ia dërgova pak duhan edhe disa gjëra të tjera. Shpresova që po më lejojnë ta shoh. Kam pritur katër orë me atë shpresë derisa erdhën dy policë dhe më pyetën: “Bacë çfarë po pret këtu? Shko se nuk ka mundësi me pa djalin”. Afrim Zhitia gjashtë muaj ka qëndruar nën hetime, dhe baca Osman me gruan e kanë vizituar shpesh Afrimin. “Vizitat kanë qenë vetëm tre minuta” – thotë ai. “Më kujtohet kur gjykatësi, Ahmet Ahmeti më thoshte për Afrimin: “A po shkon me pa kasapin”. Unë i thashë, “Djali im nuk është kasap”. Aty jam tmerruar. Në atë kohë Afrimi ka qenë i mitur, dhe kur u arrestua ka qenë dilema nëse është i mitur apo jo. Për ta dënuar, për ta kapur ligji, gjykatësi Ahmet Ahmeti ia ka rritur vitet!“
Afrim Zhitia i thotë gjykatësit: „Jo, nuk pendohem…”
Bacit Osman i kujtohet mirë edhe dita kur Afrim Zhitia doli para gjyqit në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, bashkë me shokët e veprimtarisë Kombëtare. “Me datën 19 qershor 1984, Afrimi del në gjykim me grupin e Sejdi Veselit. Afrimi ishte shumë i ri. Ende nuk i kishte mbushur 19 vite. Prej njëzet vetëve që ishin dënuar ka qenë më i riu. Dhe si i ri që ishte në moshë, gjykatësi Ahmet Ahmeti e pyeti: “Afrim ti je shumë i ri, a pendohesh për veprën që e ke bërë? Jo, nuk pendohem dhe kurrë s’do të pendohem. Edhe gjatë vuajtjes së dënimit do të punoj për Kosovën e lirë, do të punoj deri në vdekje, jehoi përgjegja e Afrimit. Gjykatësi iu kërcënua me këto fjalë: A e din që je para gjyqit? Por, Afrimi shumë i vendosur i thotë gjykatësit: “Unë i përkas popullit dhe vetëm populli mund t’i dënojë bijt e tij, e jo ky gjyq!” Pas pyetjes së gjykatësit, se, a e ka dhënë betimin, Afrimi përgjigjet: Kurrë më i lumtur s’kam qenë, se atë ditë kur u betova para flamurit kombëtar me yll në Bregun e Diellit.”
Gjykatësi Ahmet Ahmeti: „Afrim Zhitia – në „emër të popullit“ denohesh me 8 vjet burg“!
Më 19 qershor 1984 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë para trupit gjykues të të pestëve, të kryesuar nga kryetari i trupit: AHMET AHMETI, ka filluar gjykimi i 20 anëtarëve të organizatës ilegale “Fronti Nacional Çlirimitar i Kosovës”. Bazuar në aktakuzën PP. nr. 60/84, të ngritur nga Prokurori publik HAMIT GASHI, më 25 qershor 1984 Trupi gjykues në “emër të popullit” i dënoi këta intelektualë:
1. Sejdi VESELI (1949), Orllan (Podujevë) Tek. Shëndetësor – 14 vjet burg
2. Rrahman BAHTIRI (1954), Brainë (Podujevë) punëtor – 13 vjet burg
3. Shemsi VESELI (1961), Orllan (Podujevë) student – 11 vjet burg
4. Esat BRAJSHORI (1963), Sharban (Podujevë), student – 11 vjet
5. Musli PREBREZA (1962), Vranidoll (Podujevë), Tek. – 10 vjet burg
6. Hamdi RAFUNA (1958), Gjyrishevc (Kamenicë), tek. – 9 vjet burg
7. Sabri SOPI (1963), Mramor (Prishtinë), Sh.m – 10 vjet burg
8. Fatmir SOPI (1961), Mramor (Prishtinë), student – 7 vjet burg
9. Agim SAHITI (1956), Kishnapole (Gjilan), tek.makin. – 8 vjet burg
10. Islam KRASNIQI (1956), Majanc (Podujevë), sh.m.t – 6 vjet burg
11. Tefik RAMADANI (1954), Qarr (Bujanoc), Defektolog – 6 vjet burg
12. Muhamet KRYEZIU (1956), Dushanovë (Prizren), farm. – 3 vjet burg
13. Skënder BOSHNJAKU (1948), Vushtrri, epidemiolog i dip. – 4 vjet burg
14. Ilaz ZHITIA (1962), Llugë (Podujevë), sh.m.elektro. – 10 vje burg
15. Afrim ZHITIA (1965), Llugë (Podujevë), student – 8 vjet burg
16. Ramadan AVDIU (1964), Prishtinë, student – 8 vjet burg
17. Salih SEFA (1958), Prapashticë, teknik medic. – 8 vjet burg
18. Xhemajl REXHEPI (1958), Prishtinë, teknik i elektr. – 7 vjet burg
19. Kadri HAZIRI (1954), Bellopojë (Podujevë), makinist – 3 vjet burg
20. Rexhep MAKOLLI (1955), Prishtinë, metalgdhendës – 3 vjet burg.
U mërzita shumë për shpifjet kundër Afrimit!
Baca Osman nuk ishte mërzitur aspak që e kishte denuar gjykata Afrimin me tetë vjet burg, por ishte mërzitur shumë për shpifjen, gjoja se Afrimi është penduar për veprën që e ka bërë. “Që e dënuan Afrimin me tetë vjet burgim nuk më bëhej vonë, por që kanë thënë është penduar Afrim Zhitia, kurrë hallall mos u qoftë! Këtë shpifje në gazetë e ka lajmëruar gazetari Agim Muhaxheri. Por Afrimi të nesërmen e ka demantuar.” Dhe me indinjatë të thellë thotë, “më shumë jam mërzitur atë ditë që gënjyen sesa atë ditë që e mora të vrarë.., dhe konsideron se “këta punëtorë shqiptarë të armikut e kanë bërë edhe një krim tjetër,…” ndaj Afrimit. Atmosferën zyrtare të këtij procesi gjyqësor (për rreth një javë rresht sa zgjati gjykimi) e ka përquar në opinion “Rilindja” përmes gazetarëve të njohur të kohës: Agim Muhaxheri dhe Hysni Syla. Me këtë rast po sjellë telegrafisht datat dhe titujt e gazettes rreth këtij procesi gjyqësor:
1. “Rilindja”, datë 2o qershor 1984 – shkruan artikullin “Paramendimet fund e krye armiqësore”
2. “Rilindja”, datë 21 qershor 1984 – shkruan artikullin:”U morën në pyetje të akuzuarit e tjerë”
3. “Rilindja”, datë 22 qershor 1984 – shkruan artikullin: “Motivet në dëm të kombësisë shqiptare”
4. “Rilindja”, datë 23 qershor 1984 – shkruan artikullin: “ Manipulimi dhe “ushqimi” me material propagandues”
5. “Rilindja”, datë 24 qershor 1984 – shkruan artikullin: “Aktgjykimi shpallet nesër”
6. “Rilindja”, datë 25 qershor 1984 – shkruan artikullin: “Gjykimi i së keqes së popullit”.
Shkuam të ankohemi, por, Vesel Latifi dhe Kolë Shiroka nuk na pranuan në bisedë-na përzunë!
Afrim Zhitia një pjesë të burgut e kaloi në burgun e Mitrovicës, por “mbas një kohe ende pa i bërë shtatë muaj,” – thotë Baci Osman, “atë e transferojnë në kampin “Zabella” në Pozharevc të Serbisë. Gjatë qëndrimit në këtë burg të Serbisë Baci Osman me Nënën Qamile e kanë vizituar disa herë Afrimin, dhe nga kjo kohë përkujton këtë odiseadë të përjetuar: “Vizitën e kishim çdo muaj në ora shtatë të mëngjesit, mirëpo ne familjarët prisnim deri në ora tre pasdite. Ky ishte maltretim për ne. Në muajin maj shkova prapë. Afrimin e kishin dënuar me qëndrim një muaj në qeli. Kishin caktuar ndalesë tre muajshe për pakot nga shtëpia! Tre muaj pa asnjë letër! Vizitat gjysmëorëshe i kishin shkurtuar në 15 minuta! Në këtë vizitë djalin e pashë vetëm pesëmbëdhjetë minuta! Ishte dobësuar mjaft shumë dhe vetëm në bazë të dhëmbëve e njoha se është Afrimi! Mbas një muaji në qeli, Afrimi u bashkohet shokëve në grevë të urisë në shenjë proteste për shokët e tyre, Fadil Vatën nga Suhareka dhe Sami Kurteshin nga Gjilani, të cilët i kishin futur në dhomë me narkomanë dhe homoseksualë. Në grevë merrnin pjesë edhe Beqir Beqa, Nezir Myrtaj, Bardhyl Berisha etj. Ne u informuam për grevën e bijve tanë dhe shtatë prindër shkuam te Vesel Latifi për t’u ankuar. Mirëpo, Vesel Latifi nuk na pranoi në bisedë dhe shkuam tek Kolë Shiroka, atëherë kryetar i Komitetit Krahinor, por edhe ai na përzuri.”
Afrim Zhitia: “…unë nuk nderoj gjakpirësin e popullit tim!”
Mehmet Bislimi një shok i Afrim Zhitisë me të cilin kishte qëndruar në burg të Pozharevcit, në një shkrim kushtuar “Pishtarëve të lirisë” Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut (nëntor 2007), shkruan: Afrimi “Ishte i ri, kur e sollën në burgun famëkeq “Zabela” të Pozharevcit. E kishin arrestuar së bashku me disa shokë të tij, duke qenë në shërbim ushtarak të asaj kohe. Pas shumë hetimesh e torturash i kishin dënuar me burg. Ai ishte i ri për një dënim aq të lartë e drakonik, 8 vite burg! Për një kohë, relativisht të gjatë, ishim në një dhomë burgu me Afrimin, me Fadil Vatën, Halil Selimin, pastaj me Sabit Veselin etj. Të habiste zgjuarsia e Afrimit. Ai lexonte shumë, i komentonte materialet e lexuara me shokë ku shpaloseshin mendimet tona për çështjen e pazgjidhur të atdheut, komentonim të kaluarën dhe bartësit e saj në kuadër të historisë shqiptare e shumë gjëra tjera. Afrimi ishte solidar me shokë, ishte sy pa trembur dhe përfundimisht i vendosur për t’i bartur mbi supet e tija të njoma të gjitha përgjegjësitë. Ai dhe shumë shokë të tjerë, që në burg kishin krijuar celulat e veprimit, të cilat ishin të gatshme për veprim, ende pa dalë nga burgu, Afrimi kishte respekt për të gjithë shokët e burgut, por në veçanti respektonte Ismail Haradinajn dhe profesorin e tij, Nezir Myrtajn. Në një rast (jo pa qëllim), Afrimin e kishin nxjerrë në vizitë mu në kohën kur pritej alarmi për të shënuar përvjetorin e vdekjes së diktatorit Tito. Gardiani kishte kërkuar nga Afrimi që të ndërpriste vizitën me prindër dhe të ngrihej në këmbë, për të nderuar me tre minuta heshtje përvjetorin e Titos, për të cilin, disa shqipfolës kishin nxjerrë madje edhe lotë. Por, Afrimi ishte përgjigjur çartë dhe prerë: ”Jo, unë kam vizitë, gardian, dhe nuk mbaj kurrfarë zie për vdekjen e Titos, unë nuk nderoj gjakpirësin e popullit tim!”…, ishin këto fjalët kumbuese të Afrim djalit, të thëna hapur në burgun serb të Pozharevcit rrethuar me hekura e mure të trasha…”. Ky ishte Lapidari – Afrim Zhitia i pavdekshëm!
Afrim Zhitia dhe Fadil Vata – shtyllat kryesore të veprimtarisë së organizuar në LPRK
Më 14 shkurt 1988 Afrimi lëshohet nga burgu, pasi Gjykata Supreme ia kishte ulur dënimin. Me daljen e Afrim Zhitisë nga burgu, lëvizjes sonë kombëtare po i shtohej një shtyllë e fortë. Dhe kështu ndodhi. Ai, bashkë me Fadil Vatën, i cili doli nga burgu disa muaj para tij, u bënë bartësit dhe shtyllat kryesore të veprimtarisë së organizuar në LPRK. Baca Osman, i cili qëndron shumë i forte, gjatë rrefimit të tij për djalin, sikur i mbushen sytë me lot dhe sikur në një anë i qeshin sytë, sepse duket krenar derisa i rrëfen të gjitha këto peripeti që kishte përjetuar bashkë me Afrimin. „Kur doli prej burgut Afrimi filloi menjëherë punën aty ku e kishte lënë.” – kujton Baci Osman. “Më kujtohet kur u vra Ali Ajeti. U ula para shtëpisë dhe fillova të qaj. Afrimi erdhi e më pa me lot në sy: “Ah, babë, me lot s’ka asgjë. Lirinë s’ta falë askush… Liria pa gjak s’vjen…”. Ali Ajeti u vra më 31 Maj 1989 – në një demonstratë të organizuar në Besianë (ish’Podujevë). Gjatë tërheqjes së organizuar demonstrata mori përmasa të armatosur, dhe në këtë situatë gjatë tërheqjes në fshatin Shtedim bie heroikisht ky hero i pavdekshëm. Afrim Zhitia e kishte zgjedhur rrugën e tij – për çlirimin e Kosovës. Dhe, këtë fakt një ditë ia thotë edhe prindërve të tij. “Nënë dhe babë, mua mos më pengoni kurrë. Unë e kam zgjedhur rrugën time. Aktivitetin e vazhdoi me Fadil Vatën, me Ramadan Avdiun dhe me Fahri Fazliun. Ka bërë vaki që në shtëpi nuk ka qëndruar me muaj të tërë. Ne e dinim dhe s`kishim ç`të bënim.“ – thotë Baci Osman.
Afrim Zhitia: “Babush, unë ju dua të dyve,…”
Pas daljes nga burgu, Afrimi, qëndron një vit e tetë muaj në Kosovë. Më 18 qershor 1989 për herë të dytë Afrimin e marrin ushtar në Shibenik për t’i kryer muajt e mbetur. “Kishte biseduar me shokët, me Fadil Vatën e të tjerët, a të shkonte apo jo.” Dhe “Marrin vendim që të shkonte.”- thotë baca Osman. “E ka pasur shok edhe Durmish Gashin prej Rahovecit, Binak Berishën etj. Atje në Shibenik e kishte pasur komandant një kroat… Kur vinte koha e provimeve këtu në fakultet në Prishtinë, duhej t’i dërgonim vërtetimin e fakultetit për provime. Sadetja, vajza ime, e cila po ashtu ishte në fakultet, shkon edhe ia kërkon referentit një vërtetim. Referenti ia gris kërkesën vajzës dhe i thotë që Afrimi nuk e meriton të jetë në fakultet për veprën që e ka bërë.“ Por komandanti me përkatësi kroate e kishte lëshuar Afrimin, që të vinte në Kosovë për t’i dhënë provimet. Dhe, Babushit i kujtohet se Afrimi më 13 shtator 1989 vjen në pushim për dy ditë. “Ai erdhi bashkë me shokun e tij më të ngushtë, Fadil Vatën dhe biseduan tërë natën. Ndërkohë edhe djali i vogël, Naimi pas dy ditësh shkonte ushtar në Maribor. Afrimi e përcolli Naimin dhe atë natë nuk u kthye. Erdhi të nesërmen në ora dhjetë pasdite.” Ditën e fundit, kur Afrimi duhej të kthehej prapë në Shibenik, vjen në shtëpi i veshur me uniformën e ushtrisë… Babushi i dashur e pyet: “Kur do të nisesh Afrim i thashë: Në ora 17:30 minuta…” më tha. Pse e do më shumë nënën se babën, i thashë duke e përqafuar: “Babush, unë ju dua të dyve, por femrat tona kanë qenë gjithmonë të shtypura”. Na përqafoi të gjithëve me mall dhe iu drejtua nënës së tij që e donte shumë: “Oj nënë, kur të bëhen shtatë javë unë do të vij në shtëpi, në këtë dhomë”. Ma shkruaj një letër, i thashë: “Do të shkruaj… mos u bëj merak… Babush…” – ishte fjala e fundit e Afrimit.
Fahri Fazliu: „Mos u mërzit, Afrimi është mirë!
“Mendja jonë e dinte që Afrimi po shkon në Shibenik. Ai ka shkuar në Prishtinë, ka biseduar me shokët dhe qysh janë marrë vesh me Fadil Vatën, me Fahri Fazliun, dhe me të tjerët… e ka marrë uniformën ushtarake, e ka futur në një paketë dhe ua ka dërguar në Shibenik.” Për këtë vendim të Afrimit, Babushin e kishte informuar Sadetja. “Sadetja, vajza ime, që ishte në fakultet bashkë me Afrimin, kur u kthye në shtëpi më tregoi. Më tha, Babë, Afrimi nuk ka shkuar. Naimi, djali tjetër, kishte shkuar ushtar në Maribor. Dhe, më datën 27 qershor 1989, policia erdhi ta kërkojë Afrimin në shtëpi, sepse Afrimi nuk ishte kthyer në garnizon! Komandanti i tij, ai kroati, ia kishte dhënë edhe dhjetë ditë pushim, për të mos i shkaktuar probleme menjëherë. Policëve unë u thashë se Afrimi ishte në Shibenik.” Tre javë pa u vra Afrimi, në Gjermani vranë djalin e axhës së Fahri Fazliut. Shkova për të parë në Podujevë, aty ishte edhe Fahriu. Unë as që e kam ditur që njihen me djalin tim. Kur kam dalur më ka përcjellur dhe më rroku për krahu duke më thënë: „A e ke parë Afrimin? A po vinë të kontrollojnë policia? Mos u mërzit, Afrimi është mirë! ”Unë u preka shumë. Pse s’ka dalur Afrimi në Zvicër, “jo, Afrimi ka punë këtu në Kosovë”, më tha. Fahriu ishte i maskuar me një shallë dhe bile unë mendova se mos i dhemb dhëmbi…”
„Të gjallë nuk do të biem në dorë të armikut“
Gjatë muajve të verës dhe të vjeshtës 1989 edhe pse veprimtaria e organizuar e Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut dhe shokëve, kishte rënë në sy të UDB’së përmes spiunëve shqipfolës, ata nuk do ta ndalin aktivitetin e tyre për asnjë moment, madje me krenari e guxim të pashembullt do të deklarojnë, se: „të gjallë nuk do të biem në dorë të armikut“.
Si u zhvilluan demonstratat e tetorit – nëntorit 1989
Afrim Zhitia në fillim të tetorit 1989 me të drejt kishte deklaruar se: “Situata politike në Kosovë është shumë eksplozive. Mendoj se në asnjë orë, në tre katër muajt e fundit situata nuk ka qenë më eksplozive dhe më e volitshme se sa tash, për të organizuar protesta masive të popullit tonë”. (ZiK, Viti VIII i botimit – botimi i posaçëm, nëntor 1989, f.1)
Më 27 tetor, minatorët e Trepçës në Stari Tërg u hodhën në grevë urie duke u barrikaduar në galeritë e minierës. Greva vazhdoi deri më 30 tetor ku minatorët u nxorën me dhunë. (Po aty, f.1) Më 27 tetor LPRK (në krye me Afrim Zhitinë), ka lëshuar një Trakt në 11 mijë kopje ku i bëhet thirrje popullit për demonstratë.
Nga 30 tetori deri më 6 nëntor 1989, pothuajse në të gjitha qytetet e fshatrat e Kosovës u zhvilluan demonstrata gjithëpopullore. Më 1 nëntor 1989 në disa lagje të Prishtinës populli u hodh në demonstratë. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ishin në mesin e demonstruesve. Në orën 22 të mbrëmjes së 1 nëntorit “gjatë përleshjes me njësitë speciale të policisë vritet i riu Bedri Sokoli”. (po aty , f.11) Ndërkaq në qendër të Prishtinës, Afrim Zhitia mbajti një fjalim të zjarrtë para masës së madhe të demonstruesve, e cila e dëgjoi me vëmendje dhe në fund e brohoriti fuqishëm”. (Po aty, f.?
Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe bashkveprimtarët tjerë tashmë ishin hetuar nga UDB’a dhe ndiqeshin këmba – këmbës.
Aktiviteti i shtuar gjatë muajve shtator – tetor 1989 dhe arrestimi i disa shokëve të Lëvizjes
Ramadan Avdiu, njëri nga bashkëveprimtarët e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LPK’së, Dega J.V., mbajtur më 10 maj 1998, lidhur me shpërndarjen e trakteve në shtator – tetor 1989, arrestimet e disa shokëve dhe shoqeve të organizatës, si dhe për rrethanat e vrasjes së Afrimit dhe Fahriut, më 2 nëntor 1989, deklaron:
“Në shtator të vitit 1989, në aksionin gjatë shpërndarjes së trakteve në Gllogoc, u kapën dy shokë Bekim Krasniqi dhe Agron Shala, kurse në Prishtinë u arrestuan Afërdita Veliu dhe Fexhrije Bilalli. Si pasojë erdhi arrestimi i Shaban Mujës. Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar u desh të kalojë në ilegalitet Afrimi (Zhitia) dhe Fadil Vata. Fillimisht ata erdhën tek unë, se kam qenë në një celulë me Afrimin dhe Fadilin dhe më shpjeguan gjendjen e krijuar. Ata më sugjeruan se duhet të kooptohesha patjetër në komitetin drejtues të OMLK’së, për shkak se edhe Bardhyli (Mahmuti) ishte i rrezikuar dhe ishte e domosdoshme të tërhiqeshim duke kaluar në ilegalitet, përndryshe do të mbetet një strukturë e paqëndrueshme dhe që rrezikonte edhe ekzistencën e organizatës. Për një javë rresht ata qëndruan në shtëpinë time dhe hartuam planin e veprimit të mëtejshëm. U morën masa parandaluese për të gjithë organizatën për ndërprerjen e arrestimeve, u siguruan bazat për qëndrim të mëtejshëm të Afrimit, u morën masat që Fadili të nxirrej jashtë vendit për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore dhe u thirrë mbledhja e komitetit drejtues. Kjo mbledhje u mbajt më 22 tetor (1989) në Prishtinë, në banesën e Binak Berishës. Në këtë mbledhje u bë kooptimi im në komitetin drejtues dhe planifikuam që më 30 tetor të organizonim demonstrata. Më 27 tetor shpërndamë traktet. Demonstratat që organizuam në shumë qytete të Kosovës ishin të fuqishme. Më 2 nëntor u vranë Afrimi dhe Fahriu”.
Cilat ishin shkaqet që çuan deri te rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut?
Ramadan Avdiu kujton: “Në mbrëmjen e 1 nëntorit 1989, pasi janë ndarë prej demonstratës, Fahriu (Fazliu) dhe një shok tjetër, Behlul Labënishti, kur kanë shkuar të vizitojnë dikë në spitalin që është afër hekurudhës, janë sulmuar prej policisë. Fahriu bëri rezistencë. Behluli u kap dhe u arrestua. Fahriu, meqë iu shmang arrestimit, atë natë shkoi në bazën ku ka ndenjur Afrimi. Ai e ka ditur atë bazë. Afrimi kishte shkuar aty tri ditë më herët. Tha se do të shkonte të rrinte me dy shokë ilegalë: Hasan Ramadanin dhe Bedri Blakqorin.
Të nesërmen, në orën gjashtë pasdite, unë kisha caktuar një takim me Afrimin për t’i dërguar disa materiale për nxjerrjen e buletineve “Zëri i Kosovës” dhe “Rruga e lirisë”. Diku nga ora dy e pasdites ka ardhur tek unë, Ilazi (Zhitija – vëllau i Arimit) dhe më tha se e kishte parë Afrimin me një djalë tjetër, që shkonte rrugës kah Velania. Afrimi nuk duhej të dilte prej bazës ku ka qenë, mendova. Më vonë, pasi përcolla Ilazin, erdhi tek unë një shokë tjetër, i cili më tregoj se janë rrethuar në Kodër të Diellit, në banesën e “Shpëtimit” (Fahri Fazlisë). Fillimisht kam dalë dhe kam shkuar në bazën ku kanë qenë. Atje kam takuar Hasan Ramadanin dhe Bedri Blakqorin që ishin të strehuar në atë bazë dhe i pyeta përse kishte dalë Ismaili (emri konspirativ i Afrimit). “Mbrëmë, – më thanë ata, – pasi ka ardhur ai djali (Fahriu – sepse nuk e njihnin për shkak të konspiracionit), ata kanë biseduar bukur gjatë. Në mesditë ai ka dashur të dalë, por Afrimi i tha se do ta shoqëronte dhe shkuan bashkë. Vetëm një gjysëm ore pasi janë vendosur në banesën e Fahriut në Kodër të Diellit, ata u ndodhën të rrethuar.
Asnjëherë nuk e kam pasur të qartë arsyen përse ata kanë dalë dhe kanë shkuar në shtëpinë e Fahriut.” (Nga arkivi i LPK’së, 10.05.1998. Deshifruar nga kaseta 6/a. B.Islami – “Lëvizja…” faqe 182 – 184, dhe Enigma e një vrasje të trefishtë, f.69 – 71)
Në orët e paradites së 2 Nëntorit 1989, pasi UDB’a kishte marrë informacionin e nevojshëm, për vendndodhjen e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, nis aksionin. Forcat speciale të policisë, rrethojnë lagjen „Bregu i Diellit“ duke synuar Bllokun nr.7 dhe atë nr.6 hyrja A/7, të kësaj lagjeje.
Si e kujton këtë ngjarje Fahrija – motra e Fahri Fazliut?!
“Ishim të rrethuar me Spiuj, policë, njerëz civilë…”
(E enjte, 2 nëntor 1989, në banesën e Fahri Fazliut, Prishtinë.)
„Erdhën në banesë. Të dy (Afrimi dhe Fahriu – Sh.? dukeshin të lodhur.“ Gjersa Fahrija, motra e Fahri Fazliut, e përgatiste drekën, nga jashtë vëren lëvizje policësh dhe menjëherë u tregon Afrimit dhe Fahriut. Në moment numri i policëve dhe i tankeve shtohej gjithnjë e më shumë. Afrimi dhe Fahriu nga dhoma e pritjes shohin se janë të rrethuar. Provojnë nga dhoma tjetër (nga ana e Matiqanit) të kërcejnë, mirëpo prapë s’kanë mundësi. Spiuj, policë, njerëz civilë kishte shumë edhe andej. Banesa ishte rrethuar në të gjitha anët. Nga dhoma e pritjes Fahriu dhe Afrimi kërcejnë nga dritarja në tokë. Derisa ata përgatiteshin të dilnin, dëgjohen të rënat në derë. Policët thyen derën dhe iu drejtuan me automat Bahrijes, kunatës së Fahri Fazliut, dhe Fahrijes duke ju thënë: „Ku janë të tjerët kah kërcyen? Ishin më se 26 policë. Jashtë dëgjohej krisma e dy personave civilë pas automobilave. Rreth e rrotull banesës ishin policë të armatosur deri në dhëmbë dhe përballë banesës qëndronin dy tanke. Prej orës 12:30 deri në ora 18:00 në mbrëmje, krismat nuk pushuan… Afrimi plagoset i pari në këmbë ende pa hyrë në Bllokun numër 6. Fahriu e merr në krah dhe hyjnë në hyrje të këtij blloku. Të dytë qëndruan aq sa mundën… Thjeshtë, një luftë e dy të rinjve me një numër prej 500 policësh të armatosur! Afrimi vdes më herët. Fahriu vazhdon luftën vetëm. Në ora 18:00’të krismat pushojnë tërësisht. Një qetësi e rëndë! Bregu i Diellit vazhdon të shkruaj një baladë për dy lule gjaku… Afrimi gjashtë plumba në trup e një në ballë… Fahriu dy plumba në këmbë e një në ballë…“
Si e kujton këtë ngjarje Baca Osman?
„Dy të rinj u vranë! Fahri Fazliun e tregonin me emër.
Për Afrim Zhitinë jo.“
Bacës Osman i kujtohet se „Lajmet e orës 20:00 të mbrëmjes së 2 nëntorit informojnë për krismat që bëhen në Bregun e Diellit. Dy të rinj u vranë! Fahri Fazliun e tregonin me emër. Për Afrim Zhitinë jo. U mërzitëm shumë për Fahri Fazliun. Për tjetrin dyshonim se është Afrimi.” Ka qenë njësia speciale e shqiptarëve në atë kohë që i ka rrethuar. Nuk mundën t’i mbrojnë dy djem të rinj. I rrethuan dhe i gjuan sa mundën!“
Më pyeti: “A e njeh”? I thash po, është djali im…
“Afrim, hallall me babën, nuk e ke koritur veten e as babën…“
Më 4 nëntor 1989
Unë u zgjova në mëngjes për të shkuar në varrim të Fahri Fazliut në Llaushë. Ende pa dalë një automjet “Nivë” i policisë hyri në oborr. Të gjithë prisnim lajm! Erdhi lajmi! E kishin dërguar të më marrin. Ai më thotë. “O Osman, a je aty bre”. I thashë po. Më tha duhet të vish në sekretariat. Menjëherë i thashë, “a e paskan vra a? Më tha, “nuk e di valla”. Tërë rrugën ata kontaktonin mes vete. Kur hymë tek sekretariati kishin qenë dy civilë. Edhe ata hynë të dy në “Nivë”, bashkë me ne. I thanë shoferit, që të voziste drejt spitalit. Kur shkuam tek spitali, kishin qenë dy policë te dera. Kur u hap dera, kishte qenë Afrimi aty i shtrirë. Disa policë më rrethuan. Ai civili më pyeti: “A e njeh”? I thashë po, është djali im. Në atë moment më ra ndërmend ajo që më kishte thënë Afrimi. Që përshëndetja me grusht nuk është as e Enverit, e as e Stalinit, por është grusht armikut, bashkim i popullit. Nuk kam pritur, kam qëndruar gatitu para trupit të tij dhe e kam përshëndetur me grusht. Ai civili u tha policëve: “Lidheni këtë qen”. Atëherë unë ua ktheva. “Largohuni qena se ky është i imi”. Më e rënda ka qenë në ato momente që ata flisnin në gjuhën shqipe. Kur flet në gjuhë të huaj, nuk është asgjë se okupatori na ka bërë shumë të zeza. Një polic që duket se ishte kryesori, u tha atyre që të largohen. Unë iu drejtova Afrimit. “Afrim, hallall me babën, nuk e ke koritur veten e as babën. Besën ta ka dhënë baba që pikë loti nuk do të derdhë”.
Nëna Qamile: “Hallall të qoftë gjiri që ta kam dhënë o bir!
Unë nuk do ta derdh asnjë pikë loti”
Dola prej aty, duke mos ia kthyer shpinën Afrimit. Më dërguan në sekretariat. Beso që askush nuk më ka folur serbisht, të gjithë shqip. Njëherë ia rriti vjetët për ta dënuar Ahmet Ahmeti, Isak Nishevci, kurse të tjerët ma vranë krejt. Kur arrita në sekretariat, i thashë atij komandantit që ishte shqiptar. O burr bre, këta që ma vranë mua djalin sot, nesër do të ta vrasin edhe ty. Ma dha një cigare. Na thirrën ata të “SUP’it”. Atij që më dha cigare ia tërhoqën vërejtjen. Më kanë mbajtur dy orë aty. Dikur më thanë, shko merre kufomën. I thashë, ma jep lejen me shkrim. Nuk ma dhanë, më thanë që të shkoj ashtu. Kur dola prej aty nuk dija nga t`ia mbaja. E prita autobusin për në spital. Në atë moment ka ardhur një taksi. Ishte njëfarë Hilmi Rama prej Koliqit, i cili më pyeti se ku isha duke shkuar. I tregova që po shkoja te motra ime në Ulpianë, e cila është e martuar për Ali Aliun. E takova motrën, e cila edhe ajo vinte nga spitali. Më tha: “O vëlla a po mund bën gajret?”. Unë iu përgjigja: “Po po, gajret po, por s`po kam me çka ta çoj djalin në shtëpi”. Ajo më tha që të mos mërzitesha për atë, sepse shumë vetura të spitali prisnin për atë punë. Në atë moment m’u duk se m’u ngjall djali. Edhe ata njerëz që ishin duke më pritur, policia i merrte në pyetje. E mora kufomën e Afrimit. Në atë moment m’u afrua të më ndihmonte një burrë nga Presheva, i cili quhej Maliq Kamberi. Më tha: “Bacë ky djalë është edhe i yni”. Pastaj vazhduam rrugën për në Llap. Kur arritëm në shtëpi, trupin e Afrimit e vendosëm në dhomën e vet, aty ku e kalonte shumicën e kohës, duke mësuar. Kur e pa nëna e tij, iu drejtua me fjalët. “Hallall të qoftë gjiri që ta kam dhënë o bir! Unë nuk do ta derdh asnjë pikë loti”.
Babushi ynë i Madh: „Ja kështu rrodhi gjithçka“
Më 5 nëntor 1989 u bë varrimi.
“Varrimi zgjatë prej orës 12:00 deri ora 16:00 pasdite. Prisnim djalin e madh, Sylën nga Zvicra. Naimin nuk e lejuan të vijë të përshëndetej me vëllain nga ushtria. Varrimin e caktuam prej orës 12 deri në orën 13. Duhej ta prisnim edhe djalin e madh, Sylën, që ishte nisur të vinte nga Zvicra. Varrimi u bë tek në orën 16:00. Kur arriti Syla, i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në varrim dhe m’u drejtua mua: “O babë, ban gajret se nuk ta ka marrë ftyrën”. Në atë moment jehoi zëri i të gjithëve: “LAVDI DËSHMORËVE!” Kur përfundoi ceremonia e varrimit, m’u afrua një burrë me emrin Sherif Avdullahu i Dafinetit (Vranidollit), dhe më pyeti nëse mund të më thoshte diçka. I thashë, vetëm urdhëro. Ai pastaj më tha: “Djalin që të erdhi nga Zvicra, strehoje diku se ka me ta marrë policia”. Unë e mora Sylën dhe menjëherë e dërgova në Aeroportin e Shkupit, nga u nis menjëherë për në Zvicër. Të nesërmen më rrethoi policia dhe e kërkoi Sylën. Tani edhe pas kësaj kohe, dua t’i falënderohem Sherifit, për së vdekuri, për atë këshillë të madhe që ma dha. Ja kështu rrodhi gjithçka.“ – thotë në fund të rrëfimit Baca Osman – Babushi ynë i Madh.
Si përfundim
Vrasja e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut ishte një humbje e madhe për Lëvizjen tonë Kombëtare, por, megjithatë qëndresa dhe rënia tyre në mënyrë heroike u bë shembull frymëzimi për gjeneratat e reja, të cilat u sublimuan fuqishëm me luftën çlirimtare të UÇK’së.
QOFTË I PËRJETSHËM KUJTIMI PËR HERONJTË E KOMBIT AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU!
______________
Literatura:
1. Dr.Sabile Keçmezi-Basha, Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989, Prishtinë 2003.
2. Zëri i Kosovës (organ I LPK-së), Viti VIII i botimit – botimi i posaçëm, nëntor 1989
3. Nga arkivi i LPK’së, 10.05.1998. Deshifruar nga kaseta 6/a
4. Bedri Islami – “Lëvizja…” dhe Enigma e një vrasje të trefishtë,
5. Flet Osman Zhitia: „Gjykatësit Ahmet Ahmeti dhe Isak Nishevci tentuan ta koritnin Afrimin” (Epoka e Re – 28 korrik 2009 dhe pashtriku.org 31 korrik 2009)
6. Teuta Zymberi: Gazeta “Bota e re”, Prishtinë, 20 shkurt 1991.
7. Mehmet Bislimi, „Pishtarëve të Lirisë-Afrim Zhitia dh Fahri Fazliu“-pashtriku.org, 02. XI. 2007.