Zarfi e ka emrin Atifete …!
Jeniçerët janë të përhershëm …


Për rrëfimin e Arben Gashit të LDK-së se si Grenell u paskësh dhënë “7 ditë afat” për ta rrëzuar Qeverinë e mëhershme të Kurtit





Sot 22 vite më parë u kidnapua dhe vra mizorisht Haki Imeri, mësuesi dhe aktivisti i njohur i LDK-së nga Skenderaj
Si Kina Popullore e kombinoi autoritarizmin me kapitalizmin per të krijuar një komunizëm të ri

Tomasz Kamusella
Universiteti i Shën Andreas, Britani
Pasi në 1989 ra komunizmi në Bllokun Sovjetik, kanë mbetur pesë shtete të vetëdeklaruar si komuniste: Kina Popullore, Kuba, Laosi, Korea e Veriut dhe Vietnami. Bjellorusia dhe Venezuela mund të shtohen gjithashtu në këtë me qenë se ata përmbushin kriteret e një shteti komunist- ndonëse nuk e thonë këtë zyrtarisht. Kështu bëhen shtatë shtete.
Ҫështja është se në Kinë motori i ekonomisë është kapitalizmi, ndonëse ajo deklarohet si një shtet komunist. Në se numri i shteteve komuniste do rritet në të ardhmen atëhere çfarë do të thotë kjo për demokracinë?
Interesimi im për komunizmin nuk vjen te unë si historian, por është diçka vetiake. Kam lindur dhe jam rritur në një vend komunist si Polonia në vitet 1970 dhe 1980. Polonia ishte një vend i hirtë ku populli dukej se e kish humbur shpresën. Të gjitha gjërat thelbësore, përfshirë këpucët dhe kafenë, ishin me racion. Por triskat e racionit nuk të siguronin se do merrje gjithçka kishe nevojë. Radhët me orë të gjata (disa herë me ditë) për të blerë gjithçka, që sapo kishte hyrë në shitore, ishin diçka e rëndomtë.
Padyshim që jeta që bëja formësoi edhe karierën tiem. Studimet e mia u përqendruan në Europën qendrore dhe lindore, në nacionalizmin dhe regjimet autoritare gjatë dy shekujve të kaluar.
Gjatë rinisë time në vitet 1989, andrallat u bënë më të zakonshme, kur mallrat skarco mund të bliheshin vetëm me dollarë amerikanë. Mund të shkëmbenit një fustan veror të madh me një këmishë T, ose një magnetofon që nuk e donit më me ca pelena për bebet. Vetëm uthulla gjendej gjithmonë në raftet e zbrazuar të shitoreve. Mbase, me fytyrë të ngrysur dhe në mungesë të buzëqeshjeve. Studiuesit perëndimore sajuan një fjalë për këtë si “ekonomia e skarcitetit” si rezultat i planifikimit shtëror në prodhim dhe në popull.
. from ëëë.alamy.com
Radhët e njerëzve në Poloni në vitin 1990
Por nuk ishte vetëm mungesa e ushqimit. Mungonte, së pari, liria. Polonia sikurse I tërë Blloku Sovjetik mbahej mbyllur me një “dry të dyfishtë”, ishte madje e vështirë të udhëtoje edhe në një vend tjetër socialist, qoftë fqinj si Ҫekosllovakia apo Gjermania Lindore. Duhet të nxirrje një pasaportë speciale për të udhëtuar në “demokracitë popullore” (dmth vendet e Bllokut Sovjetik) në Europë. Dhe, pasi të kthehej në shtëpi nga udhëtimi, këtë pasaportë duhej ta dorëzoje sërish në zyrat vendore ushtarake (policia atëherë konsiderohej si repart luftarak).
Në se donit të vizitonit një vend kapitalist si Gjermania Perëndimore, ju duhej një lloj tjetër pasaporte. Por në këtë rast kishte të drejtë vetëm një person nga familja për të udhëtuar në “vendet e shthurrura perëndimore”. Pjesa tjetër e familjes mbahej si peng për t’u siguruar që ju nuk do ta shpërdoronit lejen e nuk ktheheshit në atdhe. Nuk kam parë asnjëherë ndonjë pasaportë për të udhëtuar në gjithë vendet e botës, që u jepte mundësi disave me fat të shkonin në SHBA ose Australi.
Për mua dhe shumë të tjerë, shtëpia dhe vendi im ngjasonte me një burg të madh. Një cenzurë tepër e rreptë për botimet, filmat dhe televizioni synonte të na bindëte se jeta jonë në Poloni dhe në Bllokun Sovjetik ishte shumë më e mirë se në Nju Jork apo Paris. Dhe disa e besonin këtë propagandë. Njërëzit fshehurazi dëgjonin radion “Europa e Lirë” dhe “Zërin e Amerikës” (me gjithë zhurmimet e qeverisë). Gjatë viteve 1980 u bë më e lehtë të blije libra që shkruheshin me dorë (të pacensuruara, të nëndheshme).
Në mesin e rinisë, vlonte ëndërra për t’i shpëtuar këtij burgu dhe për të shijuar “jetën normale” në një “vend normal”. Në një vend pa triska ushqimore dhe me shitorë plot e përplot, ku me një rrogë të vetme mund të kaloje një jetesë me standard të denjë, një apartament dhe pushime verore në Kanariet. Në të folmen polake atë kohë këta ishuj të arqipelagut spanjoll u quajtën Kanary.
Endërroni me sy hapur, na thonin prindët. Na këshillonin të rrinim urtë, të bënim sikurse na mësonin mësuesit ose kujdesatrët- dhe kurrë të mos flisnim ato që mendonim. Mbi të gjitha, të mos shanim vijën e Partisë Komuniste, ta lavdëronim Poloninë Socialiste, përndryshe kjo do na kushtonte edhe hyrjen në universitet, humbjen e apartamentit, ose edhe hyrjen në burg. Në vitet 1950, në kohën e stalinizmit, shumë njerëz janë ekzekutuar për kundërshtime të tilla ideologjike.

Bardhyli me Tomaszin ne shoqerine e Enteles dhe sidoreles 23 nentor 2015
Por, papritur, lufta e ftohtë ndërmjet demokracive perëndimore dhe Bllokut komunist sovjetik mbaroi në vitin 1989, e pasuar dy vjet më vonë nga shembja e Bashkimit Sovjetik vetë. Kjo superfuqi komuniste thjesht dhe paqësisht (të paktën në Europë) u tret në ajër, duke sjellë zhdukjen e komunizmit si sistem politik dhe ekonomik nga një pjesë e madhe e botës.
Ne u bëmë të lirë. Sekretari i fundit komunist i Bashkimit Sovjetik (Mihal Gorbaçov) na dukej si një engjëll që e bëri ëndërrën tonë të zemrës të vërtetë. Ai vendosi që nuk ishte e drejtë ta linte në skamje popullin e vet duke bërë garë armatimesh me Perëndimin. Pesëmbëdhjet vitet që pasuar bënë që shtetet e Bllokut Sovjetik, Polonia dhe Hungaria deri te Rumania e Bullgaria, të futen në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Në këtë liri mu dha mundësia të vazhdoja studimet në Afrikën e Jugut dhe në Republikën Ҫeke. Kreva studime në Itali, SHBA dhe Japoni, përpara se të zija poste universitare në Irlandë dhe Skoci.
Por, me këtë rast, nga 15 vendet që dolën nga shkatërrimi i BS, vetëm vendet Balltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë u bënë vertet demokraci perëndimore. Shumica, përfshi Rusinë, u bënë autokraci- ndonëse mëtojnë se ushtrojnë demokracinë parlamentare.
Gjeorgjia, Moldavia dhe veçanërisht Ukraina, tani janë gati të bëhen demokraci perëndimore me ardhmëri për në BE dhe NATO. Turkmenistani është pothuaj aq shtypës si Korea e Veriut, ndërsa Azerbajxhani dhe Uzbekistani shihen si shembuj mësimorë të diktaturave shtypëse dhe kleptokratike.
Por tani, asnjë vend i vetëm paskomunist ose pas sovjetik nuk e ka deklaruar veten si komunist.
Kina Popullore u prin autokracive
Me huazimin e komunizmit të stilit sovjetik në ekonomi dhe politikë, shumica e regjimeve komuniste të mbështetura nga Bashkimi Sovjetik në botë, si Etiopia, Afganistani dhe Jemeni i Jugut dështuan, gjithashtu. Kuba komuniste është një përjashtim i vetmuar në këtë prirje, Ishuli karaibian ka qenë një ferrë e vazhdueshme ndanë SHBA, që nga viti 1961.
Komunizmi i ditëve tona është i prirë nga Kina Popullore- ekonomia e dytë më e madhe në botë. Pekini ka qenë krenarisht komunist që nga viti 1949 dhe tani po merr rolin e kundërshtarit kryesor të SHBA, që prin ende dobët kampin e pakësuar të demokracive të globit. Që nga viti 2010, një numër i madh shtetesh kanë hequr dorë nga demokracia.
Në dhjetëvjeçarin që shkoi, në Ruandën e pasgenocidit, demokracia u përmbys. E njëjta gjë ndodhi në Etiopi pas luftës civile (Në Tigray në 2020), ndërsa arritjet demokratike të Pranverës Arabe u zbehën në Lindjen e Mesme. Sikurse në Rusinë e Putinit, u instaluan autokracitë elektorale në Bullgari (2009), në Hungari (2010), Serbi (2014), Turqi (205), Poloni (2016) dhe Slloveni (2020).
Më 1 korrik 2019 Partia Komuniste Kineze festoi 100-vjetorin
. From ëëë.alamy.com
Popullsia e Kinës Popullore është prej 1.4 miliardësh, kjo do të thotë se një e pesta e njerëzimit jeton nën regjimin komunist. Tre shtetet e tjera të vetëdeklaruara si komuniste, Laosi, Korea e Veriut dhe Vietnami, janë kufitare me Kinën Popullore. U krijua vërtet një bllok i ri komunist Sinik (nën ndikimin kinez)
Kështu, pas dy dhjetëvjeçarësh të rënies së komunizmit sovjetik (1989), është komunizmi me motor të stilit kinez 2.0- ai që përqafon kapitalizmin e që po merr fuqi.
Ngritja dhe rënia e demokracisë
Përkufizimi i brishtë i komunizmit të pas Luftës së Ftohtë sharton kapitalizmin me socializmin, sikurse u kuptua në ish Bashkimin sovjetik. Parimi gjithëpërfshirës i socializmit (i parë si komunizëm në Perëndim) thotë: “Nga secili sipas aftësive, secilit sipas ndihmesës së tij.” Në praktikë, kjo përzierje jo ortodokse e socializmit të stilit sovjetik dhe e kapitalizmit do të thotë autoritarizëm, ose madje totalitarizëm, një regjim nën një parti të vetme që ka kontroll të plotë kudo. Ky kontroll shtrihet në ekonominë e sotme të stilit kapitalist, po ashtu. Përmes kësaj partie të vetme, sundon një burrë prijës, i pandryshueshëm.
Shpesh një kult individi ngrihet për të dhe çështja ëmbëlsohet me hollësira të të një shteti të mirëqënies. Në shumicën e rasteve këta shtete e reklamojnë veten si komuniste. Të tjerët, si Bjellorusia dhe Venezuela mundet të mos e quajnë veten “komuniste” sot por kësaj ideologjie i japin një emër tjetër.
Për shembull, bolivarianizmi në Venezuelë, uniteti kombëtar në Bjellorusi apo Juche në Korenë e Veriut. Sistemi politik njëpartiak e bën Partinë Komuniste dhe prijsin e saj brenda shtetit një diktator. Kolektivizmi i hapur dhe sjellja prej sunduesi e diktatorit, po ashtu retorika populiste për t’u dhënë përparësi masave (duke iu referuar “kombit apo popullit”) përmbi individët, “justifikojnë” rolin e tij dhe sistemin.
Në vende si Bjellorusia dhe Kina Popullore, kjo ka shpënë në lindjen e disidentëve që janë përndjekur dhe në kampet e përqendrimit të ngritura për t’i shkulur ata nga “shoqëria e shëndoshë”.
Ashtu si shtetet komuniste para 1989, të gjithë këta regjime sunduese të vendit janë antiperëndimorë në retorikën e tyre zyrtare dhe shpesh edhe në veprimet e tyre. Ky agresion antiperëndimor është një tipar tjetër përcaktues i këtyre shteteve komuniste në shekullin 20.
Do rritet apo të zbresë numri i tyre në shekullin 21?
Gjatë dy dhjetëvjeçarëve pas rënies së komunizmit në Europë, demokracia si një doktrinë e të drejtave njerëzore dhe politike u përhap fort në mbarë botën. Diktatorët u detyruan të mbajnë, të paktën në dukje, një demokraci elektorale në vendet e tyre. Amnesty International dhe Freedom House i turpëruan me sukses autokratët për mënyrat e tyre të sjelljes dhe I detyruan të lironin të burgosurit politikë.
Por pas 2010, kjo prirje nisi të përmbyset dukshëm. Simbolikisht, në këtë vit shkrimtari kinez dhe disidenti pro demokracisë Liu Xiaobo u vlerësua me çmimin Nobel për Paqë. Pekini u ndje i fyer nga Perëndimi dhe ndërmori hapa për ta përndjekur Liu-n, familjen e tij dhe miqtë. Autoritetet ia mohuan mjekimin për shërimin nga kanceri Liut dhe ai vdiq shtatë vite më pas.
11, 2010
Ekspozitë në Oslo për disidentin kinez , 2010
Hiri i Liut u hodh në det për të shmangur një varr për një person që shihej si një hero i demokracisë dhe martir i saj. Kjo do ishte një pikë vatrore për demokratët kinezë, që do shkonin për pelegrinazh duke shprehur respekt ndaj besnikërisë së Liut për lirinë dhe demokracinë.
Më pas, në 2020, pandemia krijoi një rast ideal për Pekinin për ta çmontuar demokracinë në Hong Kong, një vend që ka qenë dikur një fener i lirisë politike dhe ekonomike.
‘ Të pasurohesh është e lavdishme’
Mos vallë nuk është e tërë ideja e kapitalizmit dhe e anatemimit të fitimit ajo që përbën qëllimin e komunizmit? Në se do qe kështu, përse këto dy të kundërta tërhiqen? Në kohën e nisjes së reformave të 1978 nga Ten Hsiao Pini, në Kinë u zbulua “politika e zbatuar”: mund ta kesh kapitalizmin pa demokraci. Duke hapur një hendek në tregun e ideve, Ten dekretoi që ‘të bëhesh i pasur është e lavdishme’, dmth kapitalizmi ishte ideologjikisht asnjanës dhe mund t’u shërbente nevojave të regjimit komunist.
Shartesa e kapitalizmit me komunizmin është një mësim për demokratët që të mos u besojnë mendjes së tyre plot dëshira. Përkundrazi, hipoteza e përfolur shpesh për ndikimet demokratizuese të kapitalizmit duhet provuar. Është e qartë se kapitalizmi nuk prodhon një Bjellorusi, Laos, Vietnam autoritarist dhe totalitarist, aq më pak një Kubë, Venezuelë apo Kore Veriore autoritariste, që dikur u bënë komuniste, (më 1959, 1999 apo 1948) dhe që nuk kanë vullnetin ta përqafojnë demokracinë.
Por entuziazmi i Kinës Popullore për një kapitalizëm jo demokratik, që nga viti 2004 – i njohur si konsensi i Pekinit me Perëndimin- mund t’i shtyjë ata në këtë rrugë.
Suksesi ekonomik i Kinës Popullore, në se zgjat për disa breza, mund të shërbejë për fortësimin e komunizmit 2.0, me kapitalizmin si pjesë përbërëse të kësaj ideologjie. Komunizm- kapitalizmi nuk është më tani një kundërthënie, përderisa sa Partia Komuniste sunduese i mban sipërmarrësit në shërbim të ideologjisë dhe qeverisjes së saj.
Pra, cilat janë karakteristikat e shtetit të ri komunist 2.0?
Mbase, vetëdeklarimi si shtet komunist është më i dukshmi dhe kjo figuron në kushtetutë. Edhe sikur disa shtete t’i japing kësaj një emër ndryshe.
Të drejtat qytetare dhe njerëzore janë të kufizuara seriozisht dhe shpesh të etiketuara si “komplot perëndimor”. Për shembull, nuk ekziston e drejta individuale për të votuar, ndërsa shteti ka të drejtë t’i përdorë qytetarët sikurse dëshiron ai.
Një nivel të ngjashëm tepërimi vërehet në Korenë e Veriur dhe në Vietnam. Është vënë re edhe një shtypje në rritje në Bjellorusi dhe Kubë.
Kohët e fundit, Perëndimi është zgjuar ndaj rreziqeve që vlerat e veta liberale dhe demokratike kanë duke u ballafaquar me faktin që kapitalizmi i vetëm nuk mund të sigurojë të drejta lirie dhe njerëzore. Frika që epoka e imperializmit komunist kinez po vjen e kanë nxitur Australinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, për shembull, të formojnë një pakt ushtarak të ri. AUKUS, gjë që jo përsosmërisht dhe me gjasë e pëlqyer nga Pekini, përjashton BE.
Totalitarizmi teknologjik
Në Kinën Popullore, tiparet tradicionale të totalitarizmit janë kombinuar fshehurazi me oreksin e sistemit për kushtet dhe mbikqyrjen me teknologjinë e lartë. Për shembull, kontrolli i tërësishëm i myslimanëve të Xinjiang-ut u bë i mundur përmes database-ve masive të rajonit, të AND-ve dhe iriseve të syve të popullsisë.
Teknologjia dhe AI janë metodat më të mëdha, pagjak, të komunizmit 2.0 për të shtrirë kontrollin tërësor në popullsi, duke u siguruar se çdo individ ndjek vijën e Partisë. Kjo ka mundësuar gjithashtu mbikqyerjen ushtarake të komplekseve industriale, që janë zemra e një kapitalizmi të suksesëshëm komunist.
Më shumë kontroll do të thotë më shumë vende pune në këtë kompleks, të kthyer drejtpërdrejt në rritje ekonomike, që do japë më shumë investime dhe financime për totalitarizmin dhe kështu shtypja bëhet një motor i ekonomisë, një garanci mirëqënie për shumicën (jo të gjithë).
Ekonomia e stilit komunist sovjetik 1,0, e bazuar në industrinë e rëndë, tek komunizmi 2.0 kinez mbështetetnga AI, por ajo mund të vështrohet në disa shkallë tek të shtatë vendet komuniste. Korea e Veriut mbetet një vend jashtë mode me komunizëm 1.0. Deri sot Puonggyang kundërshton të ndjekë komunizmin 2.0, megjithë nxitjet e Pekinit (gjithësesi ka dhenja për ndryshime), Kuba dhe Venezuela ndërkohë janë më pranë komunizmit 1.0, duke bërë ende zgjedhje jo pragmatike që ndikohen nga idealizmi dhe ideologjia. Në anën tjetër të spektrit, Bjellorusia, Laosi dhe Vietnami po përdorin metoda që punojnë ekonomikisht ( për derisa Partia sunduese kontrollon prodhimin dhe fitimin). Ata janë nxënës të vetëdijshëm të Kinës, për të përmbushur komunizmin 2.0.
Alternativat demokratike
Pavarësisht që demokracitë botërore japin zgjidhje tërheqëse dhe me ndikim për sëmundjet socioekonomike sikurse papunësia, rënia e standartit të jetesës dhe të ardhurave, si edhe shërbimi mjekësor i keqësuar, kam frikë se komunizmi 2.0 do të fitojë. Në këtë skenar, numri i shteteve komuniste do rritet dhe liritë individuale dhe politike do pakësohen.
Nisma kineze e Brezit dhe e Rrugës (BRI) është saktësisht tipi i një projekti ambicioz dhe demokracitë botërore nuk e kanë në këtë moment. Plani është të lidhen dhe të ndërtohet një rrjet i koordinuar hekurudhash, rrugësh dhe korridoresh detarë që të përshkojnë tërë Afrikën, Azinë dhe Europën të eksporteve pa kufij të prodhimeve nga Kina dhe importimin e lehtë të lëndëve të para për këtë shtëpi të fuqishme komuniste.
Ndërtimi i kryeqytetit të ri administrativ të Egjiptit, mars 2021. Egjipti ka partner një kompani shtetërore ndërtimi të Kinës (CSCEC) si pjesë e Nismës së Brezit dhe Rrugëve.
BRI jo vetëm që lehtëson shfrytëzimin nga Kian të Euroazisë dhe Afrikës, por ajo funksionon si një brez kryesor për të përhapë në glob komunizmin 2.0
Përshtatjet e politikës së shtetit të mirëqënies të markës kineze me prirjet në rritje të autoritarizmit dhe aspiratën e një partie të vetme për të kapur pushtetin janë vënë re në Europë që nga viti 2015 në Poloni, Hungari, Bullgari dhe Serbi. Nuk është habi që udhëheqësit autoritaristë të këtyre vendeve janë dashuruar me suksesin ekonomik dhe politik kinez. Ata shpresojnë të vendosin lidhje të privilegjuara dhe bashkëpunim me superfuqinë e re komuniste dhe nuk do jenë të vetmet në këtë drejtim.
Për të marrë favore nga Pekini, autokracitë europiane janë të zëna me çmontimin e demokracisë në vendin e vet dhe duke ndërhyrë në të drejtat politike dhe lirinë atje. Që nga 2015, Polonia ka marrë dhjetëra miliardë euro nga BE për zhvillim por ka hedhur poshtë parimin bazë të BE atë të shtetit juridik. Duke u përballë me një cenzurë në rritje në vitin 2017, në mënyrë të pabesueshme, kryeministri polak tha se nuk ka rëndësi për të me klidhet Polonia, sepse vendi I tij mund të marrë më shumë para nga Kina se sa nga Brukseli.
Kam frikë se, pas fëminisë time në Poloninë komuniste, mund ta jetoj pleqërinë nën një regjim komunist 2.0 me një shtypje të përtrirë. Sado shumëngjyrësh dhe me hi-tecj-e mund të jetë fasada e tij, futja me forcë e një partie të vetme sunduese ka për të qenë më e keqe dhe më totalitare se në të shkuarën parakibernetike të Bllokut Sovjetik.
Database-t e mëdha të ADN së qytetarëve dhe ato të iriseve do ta bëjnë njëjtësimin vetiak të pamundur të gabojë, ndërsa shërbimet online, monitorimi i lëvizshëm dhe CCTV do e zhdukë privatësinë dhe çdo mundësi për disidencë të organizuar.
Në këtë gjendje, çdo person nuk do ketë zgjidhje tjetër veçse të bëjë sikurse i thonë autokratët, ose të vdesë, i harruar nga të gjithë, i mbyllur në një “qeli të zezë” ose në një kamp përqendrimi ,që nuk ekziston zyrtarisht.
Edhe kujtimi e një fajtori të tillë ideologjik do fshihet fare nga mendjet e njerëzve, falë “internetit sovran” të kontrolluar nga shteti. Sikurse parashikonte George OrWell te 1984:
“Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen” .
Përktheu Bardhyl Selimi 1 nëntor 2021
Heu Shqipëri të marroft Zoti , si nuk e çele asnjë herë gojën !

Josef Martinsen: Turp për ty Kosovë! ( pjesa e dytë )
Rasti në fjalë ka të bëjë me mirëqenien e grave që janë abuzuar seksualisht gjatë luftës së viteve 1998-99 dhe të drejtën e tyre për dinjitet dhe për një shpërblim të drejtë financiar. Këto gra të cilat qëndruan të forta gjatë luftës duke u kujdesur për familjet, fëmijët dhe shtëpitë,meritojnë nderim nga shoqëria, dhe jo injorim.
Pas luftës, janë regjistruar rreth njëzet mijë raste përdhunimi. Mjekët dhe spitalet jashtë vendit kan bërë verifikimin e rasteve të përdhunimit; më shumë se katërqind viktima dolën përpara dhe u regjistruan, shumë nga këto raste ishin përtej të kuptuarit. Këto viktima është dashur të marrin kujdesin e duhur në çdo mënyrë të mundshme nga ana e shoqërisë, por kjo nuk ka ndodhur dhe viktimat janë ende duke vuajtur, ndërsa përfaqësuesit e tyre, dmth politikanët, – nga pakujdesia e tyre e madhe – u sollën atyre një turp shtesë!
Shumë prej atyre, njëzetmijë e kanë lënë atdheun e tyre dhe duke e lënë vendin dorëzuan deklaratë, të konfirmuar nga mjekët, se ishin përdhunuar dhe për shkak të qëndrimit të shoqërisë ndaj tyre, nuk panë mundësi tjetër, përveq se të largohen nga Kosova.
Natyra e luftës në Kosovë 1998-99 ishte asimetrike në të gjitha aspektet e fjalës, veçanërisht në rrethanat si në vijim:
1. Ushtria, policia, milicia paramilitare dhe civile sulmuan dhe shkatërruan popullësinë e pa armatosur civile shqiptare mbi një vit e gjysmë.
2. Aktivitetet kriminale, të tilla si përdhunimi i grave, janë përdorur si një armë kundër shqiptarëve civilë.
Gratë që janë abuzuar seksualisht mbetën papritur vetëm nga shoqëria e pas luftës. Ato u bënë “persona të padëshiruar “, siç mund të shihet qartë nga burimet e mëposhtme:
– Historitë e tmerrit 1998-1999 (History of horror 1998-99) nga Sanije Gashi (2010)
– Rrefime Tronditëse (2003) nga Luljeta Selimi
– Pa Apologji (Without APOLOGJI) nga F. Ramosaj
Dy vëllime të dokumentacionit të Prof.Dr. Jusuf Osmanit (2016) “Krimet e Qeverisë serbe në Kosovë 1998 – 1999”, deklaron në faqen 67 Vol.1 se “Gruaja shqiptare ka qenë prej kohësh një objektiv i propagandës shoviniste serbe. Thënia e Vasa Çubrilloviqit në vitin 1937 thotë që gruaja shqiptare është njohur mirë: me ndershmërinë e saj, ajo ka penguar projektin serb për zhvendosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e Kosovës me elementin serb “.
Qeveria dhe Parlamenti nuk arritën të nderojnë gratë për kontributin e tyre kur vendi u sulmua nga forcat serbe. Për gjashtëmbëdhjetë vjet Qeveria dhe Parlamenti kanë injoruar 423 viktima të regjistruara, dhe femrat që u larguan përpara kanë pritur për drejtësi dhe të drejta të barabarta. Presidenti i Kosovës, Ministrat dhe deputetët e parlamentit a e kanë harruar vallë historinë e tyre bashkëkohore?
Njohuritë e tyre të pamjaftueshme rreth historisë në përgjithësi dhe rezultatet e luftës në 1998-99 në veçanti kanë sjellë vështirësi dhe turp për këto gra që meritojnë nder.
1. Kush është ngritur në këmbë për gratë e abuzuara seksualisht?
Përveç autorëve të librave rreth grave të dhunuara të përmendura më lart, jo shumë qëndruan në barrikada për këto viktima të abuzuara dhe injoruara.
Kjo duhet të ketë qenë një fokus kryesor për OJQ-të QKRMT (Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës) që ka qenë në funksion për gjashtëmbëdhjetë vite! Mua më duket, se QKRMT ka shmangur vazhdimisht termin “gra të abuzuara seksualisht”nga veprimtaria e tyre, dhe është fokusuar në termin “torturë”. Duke iu shmangur për të identifikuar saktë llojin e mizorisë që maskojnë të vërtetën.
Ashpërsia e kryerjes së abuzimit seksual ndaj njerëzve të cilët nuk mund të shmangin situatat nuk ka qenë e reflektuar në qëndrimet e shoqërisë. Këto viktima janë më të rrezikuara nga të gjitha viktimat e luftës. Ato qëndruan duke mos pasur asnjë shans kundër ushtrisë së armatosur dhe paramilitare serbe. Nuk kishin askënd për t’i mbrojtur ato , dhe ato nuk mund të iknin . Ato kishin për të qëndruar mbrapa në shtëpitë e tyre për tu kujdesur për fëmijët e tyre , ushqimin dhe veshmbathjen, ndërsa burrat shkuan në shkurre dhe male për tu fshehur.
Këto ngjarje nuk mund të injorohen nga askush. Situata e rëndë për të paktën 423 raste që janë plotësisht të dokumentuara nga mjekët dhe spitalet duhet të lajmëroj dhe alarmoj politikanët , studiuesit dhe anëtarë të tjerë të vijës së frontit të shoqërisë.
E falenderoj Prof. Dr. Jusuf Osmani që ka permendur këto viktima dhe të drejtën e tyre të qartë për barazi dhe drejtësi në punën e tij të plotë, gjatë luftës së viteve 1998-99.
Por unë nuk kam asnjë dyshim se dikush brenda është armiqësor ndaj idesë së kompensimin të grave të dhunuara seksualisht. Kjo shkon gjatë gjithë rrugës deri në Parlament dhe Qeveri. Është e qartë se anëtarët e Qeverisë dhe Parlamentit paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me të drejtat e barabarta të grave dhe drejtësi, kam shpresuar se kjo ishte një gjë e së kaluarës.
3. Përmbledhje
Le të jetë absolutisht e qartë se objektivat e abuzimit seksual janë në faktviktimat – se ato janë qytetaretë cilat nuk mund të fajësohen për gjendjen e tyre.
Le të jetë shumë e qartë se politikanët në Kosovë të cilët janë zgjedhur që nga viti 2000 kanë përgjegjësinë për situatën e tmerrshme që këto gra kanë ,dhe kanë pasur gjatë gjithe këtyre gjashtëmbëdhjetë viteve.
Është koha për të bërë një njoftim publik që njeh dhe shpall vështirësit që këto gra kanë duruar dhe për t’u dhënë atyre një kompensim të drejtë në mënyrë që ato të mund të përfshihen në shoqëri përsëri.
Qeverisë dhe deputetëve:
T’i njohin gratë që janë dhunuar gjatë luftës së Kosovës 1998-99
Koha ka ardhur për të njohur vuajtjet e grave të dhunuara dhe të abuzuara seksualisht në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99. Atyre u duhejtu qëndronin jo vetëm sulmeve gjatë luftës, por edhe faktit se duhet të jetojnë nënhijen e padukshme që nga atëherë. Këtyre viktimave femra nuk iështë dhënë e drejta e tyre, një ndihmesë emirë, sepse ato dhe familjet e tyre janë shumë në nevojë. Kjo është një çështje me rëndësi të madhe për ato.
Kosova ka braktisur gratë që qëndruan mbrapa në shtëpitë gjatë luftës duke u kujdesur për fëmijët, për ushqimin dhe veshjen, ndërsa burrat shkuan në shkurre dhe male për tu fshehur.
Ky është një turp dhe një turp i madh.
Sipas mendimit tim kjo është çështje e nderit për Kosovën, dhe Kosova duhet ta përmbush atë. Qeveria dhe parlamenti duhet ta pranojnë lehtë zemërimin që ata vetë nuk e kanë perjetuar.
President dhe Kryeministër : Ju duhet tu jepni këtyre grave dhe familjeve të tyre mjetet për ekzistencë që ato e meritojnë- në mënyrë të denjë.
Mos u fshihni pas justifikimeve burokratike.

e përgatiti: Fahri Xharra nga Gjakova
Me 01.11.2021
Një thirrje Aleksander Vuçiç-it!

Çfarë e solli dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së!

At’ Gjergj Fishta për origjinën, prejardhjen e tij nga Domgjoni i Mirditës, familja Paci
Top Channel: At Gjergj Fishta e ndërroj tre here here emrin dhe familja e tij është shpërngulur nga Domgjoni i Mirdites per pune gjaku ! Jetëshkrimi i poetit të madh, bazuar në faktet e Biblotekes-Franceskane! (Vitrina e librit, nga gazetarja e njohur, Monika Stafa…Top Channel..!
Si më poshtë vijon shkrime të studiusve klerikëke, bashkohes, bashkpunëtorë dhe bashkudhëtarë të At’ Gjergj Fishtës, për origjinën, prejardhjen e tij nga Domgjoni i Mirditës(familja Paci), ku janë dhe dëshmitë e vetë At’ Gjergj Fishtës, që trojet e të parve në Mirditë, as si ka shit-as-falë” ..!
Dëshmi të shkruara që nga “Shejzat” e Ernest Koliqit(mikut dhe bashkudhetarit të Fishtës), “Hylli i Drites”(që drejtohej nga vetë Fishta e deri në libra personal të studiuesve klerikë, bashkpuntorë të ngushtë të Fishtës.., që sot studiohen nga Akademia Albanologjike dhe Bibloteka Franceskane, të vlersuara si shkrimet më të sakta në historinë shqiptare..! “Fisi i Pader Gjergj Fishtës, asht i ramë prej Pacit të Domgjonit të Fandës (Mirditë)” shkruan Dom Gasper Gurakuqi (1885-1967), në librin e tij “Fiset e Veriut dhe Dioqezat”, në faqen 122. kur tregon për fiset e Fishtës të Zadrimës !
Dom Gaspër Gurakuqi ishte bashkohësi dhe një nga bashkpuntorët më të ngushtë të At Gjergj Fishtës dhe Hyllit të Dritës, që ket deshmi të fisit të Fishtës, nga familja Paci në Domgjon të Mirdites e ka marr nga vetë At Gjergj Fishta ! At Gjergj Fishta deshmon origjinen e tij nga Mirdita në “Shejzat” e Ernest Koliqit : “Trojet e të parëve në Mirditë, as si kam shit, as falë” konfirmon Fishta, para Monsinjor Zef Oroshit, në vitin 1939, deshmi e shkruar në “Shejzat” e Ernest Koliqit dhe Martin Camaj.
Dy vite pas takimit me At Gjergj Fishtën në Romë, monsinjor Dr.Zef Oroshi, shkon në vendorigjinen e Fishtës në Domgjon të Mirditës, së bashku me klerikun e krahinës së Fanit, Dom Nikoll Lulin, dhe takojnë plakun e urtë dhe të mençur të familjes Paci, me emrin Kol Paci, për të cilin Zef Oroshi shkruan se: “shkuem në Domgjon, me u pjekë me të parin e fisit t’At Fishtës.
Quhej Kol Paci.” Kur i permendme At Gjergjin, nisi disi me dredhë mustakët si në shej krenijet të meritueshme. «Fisi i im-tha-Kol Paci-u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime, por dikur e keputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë, vetem se aso kohe e më sot kemi mbetë të ndamë pa pleq pa pleqni».
Nga fiset të tjera të Fandit mbahej fis autokton. Shtëpijë bujare besnike e e urtë. Pra është e njejtë dëshmia e At Gjergj Fishtës dhe Kol Pacit, që trojet e vjetra të familjes dhe fisit të At Gjergj Fishtës, janë të paprekura në Domgjon edhe sot e asaj dite, sepse ato troje nuk janë shitur dhe nuk janë falur nga familja e Fishtës, as nuk janë nda me pleq e pleqni sipas kanunit, por i ndau dy familjet largesia dhe veshtersitë dhe problemetikat e kohës, se raasti që ranë në gjak…! Familja Paci në Domgjon është shquar historikisht për zhvillimin e bujqesise dhe blektorisë me një numë të madh kreresh, bagëtish, ndoshta më shumë na krahinen e Fanit-Mirditë..!
Dimri i acarte që mbante në Domgjon, ishte arsyeja që fillimisht familjaret e Fishtës u larguan f me bageti dhe u vendosen fillimisht me stane në Zadrime..! Toka e familjes Paci në Domgjon ishte dhe është shumë pjellore dhe e vendosur e vendosur pranë Ujësjellesit Antik-Shekullor, e njohur si Gurra e Lashtë e Domgjonit, sot Monument Kulture, i Kadegorisë së Parë..! Ky fakt tregon se familja Paci, ishte ndër me te vjetrat në Domgjon..! Jo të gjitha familjet në Domgjon e patën fatin te ishin vendosur në vendin më të mirë pranë Ujësjellsit Shekullor, sepse gati i gjithë Domgjoni i banuar, shtrihet poshtë Gurres së Lashtë..! Kol Paci shpjegon mirë, se fillimisht dy djem nga shtëpia e Pacit në Domgjon, ranë në Fishtë me stane, fushim për bagëtinë,(vrri për gjanë)!
Disa vjet u kthyen në kohën e Veres në Domgjon, ku punonin tokën pjellore që kishin dhe në fund të çdo vjeshte ktheheshin në Zadrimë.! Por dikur e kpurtme thotë Kol Paci.., pas disa vitesh levizje nga Fishta në Domgjon në Fishtë dhe nga anasjelltas (çdo verë deri në fund të vjeshtës), familja Paci ra në gjak dhe për ket arsye, familjaret që ranë në Zadrimë, i keputen levizjet në Domgjon dhe për mër maskim nga “hasmi” që ranë në gjak, përdoren mbiemra, emrin e prinderve si:
Simon Ndoci(gjyshi i At’Gj.Fishtës) Ndok Simoni (i ati i Fishtës), Lek Ndoka(vëllai i Fishtës), Ndue Leka, Gjin Leka, Shuk Leka, Mark Leka, Kel Leka(5-djemtë e Lekes, vëllait të Fishtës)!
At’ Gjergj Fishta jeten dhe historinë e tij në shërbim të kombit e ka patur të lidhur me Mirditën.., sa dhe prezantimet i bente si “Frati i Dheut të Mirditës”..!
Kem me pa Shka do t’thote, tash, “Hylli i Drites” Edh’ aj Frati i dheut t’Mirdites: Gjergj Fishta tregon identitetin e tij nga dheu i Mirditës, që e ka përdor gjatë gjithë jetës së tij ket frazë ”Frati i dheut të Mirditës, nga Domgjoni i Fanit, fisi Paci”, ku identifikonte veten e tij mbi origjinën.
Albanologu italian At Fulvio Cordignano shkruan te “Hylli i Dritës” që drejtohej nga vetë Fishta. “At Gjergj Fishta ndër bajraktë e malsisë, fis te vetin paraqet Mirditën e fortë e krenare..” ku me krenari i ka shkruar origjinës së tij Mirditës ..!
Falmeshndet Ora e Mirditës,
Falmeshndet un u kam cue,
Qi nper gurra të Mundellës
Më shkon vera tue u freskue;
Se ne` Lulet na çojn fjalë,
Në log t` tyne na me dalë;
Se ato zgjedhë paskan Mbretneshen
Në log t` blerët t`Lulevet t`njoma:
Qi,me gzim e me hare`,
Me i urue Mbretneshes s`re`
Jetë e shndet,e qi fatlume
P`rherë t` sundojë m`Mbretni` t`lulzueme.
(Gjergj Fishta:-“Jerina Ase Mretnesha e Luleve”)
•Një konfirmim i fortë nga vetë At Gjergj Fishta, mbi origjinën e tij nga Mirdita, është përshkrimi qe bën me detaje, të luleve, gurrës, vlerave dhe bukurive natyrore të malit të Munellës, në kryevepren e tij poetike “Jerina Ase Mbretnesha e Luleve”, ku rrëzë Munellës jan trojet e të parve të Fishtës, të familjes Paci në Domgjon të Mirditës, ku edhe pasi disa pjestarë të ksaj familje, u larguan drejt Zadrimës, trashiguan tek brezat, vlerat e pasurive dhe bukurive natyrore të origjines, ky kryefjala ishin mali i Munellës dhe Gurra Shekullore e Domgjonit, me ujin e kristaltë, që rridhte nga bjeshkët e Munellës, ku rritet një lule e rradhë “Jerina”.., ku Fishta do e vendoste te kryevepra e tij poetike “Jerina Ase Mretnesha e Luleve” ..!
“Me origjinë prej Mirdite, e lindje në Fishtë të Zadrimes, Pader Gjergj Fishta, asht krejt shqiptar”, shkruan Ipeshkëvi shkodran Zef Simoni, ku duke folur për At Gjergj Fishtën nënvizon: “Mbrenda rrregullave të gojëtarisë, me një të folun popullore e të rrjedhshëm në kishë ku predikonte në biseda e fjalime që bante , si një orator i padiskutueshëm, zgjonte ndjesitë e bante për vete mendjet e zemrat e dëgjuesve entuziastë deri në fund.
Katundar me origjinë prej Mirdite, e lindje në Fishtë të Zadrimes, …një intelektual me potencë të madhe kulturore, marrë në ato vende ku jepet dija, Pader Gjergji asht krejt shqiptar, me mend e Zemër, asht meshtar e çdo ditë nuk ia përtonte të luftojë të keqen me rranjë e me guxim, të mbrojë çdo shejtni të fesë e të kombit përballë armikut e fanatizmit që ishte i përditshëm”
Riprodhim, përmallimi nga Bajram Sefaj
Bajram Sefaj, shkrimtar
vihet, kurrë nuk shkohet, në Shqipëri
(një si post-festum rrugëtimit të gjatë (gjithkund) nëpër Mëmëdhe!
dyert e hyrje-daljeve (të mia) në shqipëri
Në Shqipëri kam hyrë dhe kam dalë: nëpër tokë, nëpër det e liqen dhe nëpër qiell (hava). Nëpër tokë: në Kapshticë, kam hyrë ilegalisht, në Shqipëri, për herë të parë në jetë. Në Kakavijë, kam dalë vetëm një herë në jetë prej Shqipërie. Në Qafë të Thanës, kam hyrë dhe kam dalë, shumë herë. Për të parën herë në jetë, këtë dalje kufitare nga Shqipëria në Maqedoni kam provuar ta kapërcej pa asnjë dokument udhëtimi, as identifikimi, pa pasur madje as letërnjoftim. Pasi, në një çast dëshpërimi e mallkimi, të gjitha dokumentet që u vinte era Jugosllavi, i kisha grisur dhe i kisha “varrosur” në njërin nga filxhanët e tualetit, diku në qytetin bregdetar italian, në Ankona, para se të nisesha që, përmes Shqipërie, nëpër Maqedoni, të arrija (disi) në Kosovë! Kjo sprovë ishte një spektakël imi i çuditshëm dhe shyqyr që ka ngjarë natën vonë, ose në orët e hershme të mëngjesit!
Në pikën kufitare, Maqellarë-Dibër e Madhe, kam dalë nga Shqipëria vetëm një herë në jetë. Në Tushemisht, kam hyrë dhe kam dalë, disa herë. Në Vërmicë, kam hyrë dhe kam dalë, shumë herë. Në Morinë, kam hyrë dhe kam dalë, shumë herë. Në Sukobin, kam hyrë dhe kam dalë, disa herë. Në Han të Hotit, kam dalë nga Shqipëria, vetëm një herë në jetë. Nëpër det kam hyrë dhe kam dalë, shumë herë. Nga Ankona, në Durrës, shumë herë. Nga Bari në Durrës, shumë herë. Nga Triestja, në Durrës, vetëm një herë në jetë. Nga Brindisi, në Vlorë, vetëm një herë në jetë. Nga Qerqera (Korfuzi) në Sarandë dhe anasjelltas, vetëm një herë në jetë. Nga porti i Durrësit, kam lundruar, në drejtim të Ankonës, shumë herë. Në drejtim të Barit, disa herë. Nëpër Liqenin e Shkodrës, kam dalë nga Shqipëria, vetëm një herë në jetë, dhe atë si klandestin. Nëpër hava, vetëm një herë në jetë kam fluturuar, në relacionin, aeroporti Charles De Gaules i Parisit, me pushim të shkurtër, në aeroportin Fjumiçino të Romës, për të arritur në aeroportin Rinas, atëherë, tash Nënë Terezë, në Tiranë. Interesant, kurrë në jetë nuk kam fluturuar nga aeroporti i Prishtinës në drejtim të aeroportit të Tiranës.
Pse? Nuk e di as vetë. Kjo nuk ka rëndësi, por, një është e vërtetë: nga të gjitha këto hyrje-dalje në Shqipëri, me kujtohen, mjerisht, shumë raste, kryesisht të vrerosura, nga të cilat mund të nxirrej nga një libër i trashë me tregime a rrëfime trishtuese, në të shumtën. Por, do të bëhej shumë. Ndoshta tepër. E, në anën tjetër, e ruaj një amanet, mbase të pashkruar, që, mundësisht, asnjëherë, të mos abuzohet me durimi dhe korrektësinë e lexuesit të mundshëm eventual. Nuk durohem, por, pa thënë se udhëtimi (lundrimi) nga Brindisi i Italisë në Vlorën tonë të historisë, ishte më i paharrueshmi për të keq, në jetën time, dhe besoj, jam i sigurt, për të gjithë udhëtarët e bordit të asaj anijeje plakë, të rrënuar, midis natës se kobshme, me mjegulla e terr të dendur mbuluar, midis kreshtave të larta të një deti të tërbuar, të panjohur deri në atë çast jetik. Se do të ishte një udhëtim i tillë, kishim sinjale ogurzeza. Pikësëpari, anija ishte aq plakë, saqë kaherë e denjë për braktisje, qitje jashtë përdorimit dhe të varrosjes me nderime ndaj jetës saj të gjatë dhe, sigurisht të bujshme. (Nuk tregoj pse ai udhëtim ishte i tillë, një sepse rrëfimi do të ishte i gjatë, i trishtueshëm dhe, tjetra, që të mos i bezdis lexuesit (e mi) të respektuar. Të them vetëm aq se të gjithë bashkudhëtarët e asaj Golgote, prej toke (det), deri në qiell, i jemi lutur dhe kemi kërkuar mëshirë prej Perëndisë që, sa më parë, anijen tonë ta përpijnë valët e shprishura të detit të çartur e të trembur kataklizmatik e, të shpëtojmë nga tortura tmerruese, kur vdekjen tragjike e shihnim drejt në sy!). (nga libri “plot shqipëri”, faqe 321-323, prishtinë, gusht 2008).


