ARKIVI:
27 Prill 2026

Zarfi e ka emrin Atifete …!

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
ATYRE QË THONË SE ATIFETJA ISHTE PRESIDENTE MË E MIRË SE VJOSA OSMANI, PËREVEÇ TRURIT U KA PËLCITUR NË TË DY VESHËT EDHE TUPANI
Zarfi ka çmim dhe emër : E ka emrin Atifete.
Sepse Fetelinjo pas daljes nga zarfi ndryshoi frizurë, iku nga njëri tek tjetri burrë, u bë e nxehtë në brendi si furrë, filloi t’i godiste me klip tingujt e zanoreve si një motor, përmbante mesazhe në fjalime sa një protokoll, dhe shpesh nga nervozizmi kaplohej nga një koll.
Më kujtohet si sot kur moderatorja gjermane e programit ZDF e ndërpreu bisedën me të pa i thënë “Ciao Bella”, sepse ajo e pyeste për vargmale e kjo i fliste për shpella, aq që i kishte mendimet e sakta dhe të thella.
Me t’u bërë presidente burri i saj dhe kushëriri i dajes Qerkin mbeti pa grua, sepse ajo trupin dhe mendjen filloi ta freskoj në një tjetër krua.
Në të vërtetë Atifetja jonë i mësonte përmendesh fjalimet, prandaj nuk dinte as çfarë fliste, ndërsa unë e quaja qukapike, sepse tingëllonte si sqepi i qukapikut kur i mëshon drurit.
Pa asnjë dyshim më merrë shpesh malli për Presidenten Atifete, kushërirën e largët të Bajram Currit.
Ta krahasosh Atifeten me Vjosen është njësoj si ta krahasosh Fiçen e Kragujevcit me Ferrarin italian. Jep Zot mend aty ku s’ka amin dhe aman.
Sepse numri i budallenjve në këtë vend është alarmant ndërsa Shtimja ka kapacitet për terapi sa uji i vluar në kusi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu