Kreu Blog Faqe 1508

Pak të dhëna e shënime për veprën e letrare të Ismail Kadares

2

Ismail Kadare – 28 Janar 1936

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë, dhe është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare.

Lindi me:     28 janar 1936
Lindi në:     Gjirokastër
Kombësia:     Shqipëtar
Profesioni:     Shkrimtar
Zhanri:     Poet, Novelist, Romancier, Eseist

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm në gjimnazin “Asim Zeneli”. Tregohet se në moshën 12 vjeçare Kadareja është arrestuar nga regjimi i sapo vendosur komunist me akuzën “falsifikues monedhash”; akuzë e pabazë që ngrihet nga ‘lartë’ për të dëmtuar gjeneralin Tahir Kadare, që ishte i martuar me një grua hebreje, në mënyrë që t’i bëhej qejfi Stalinit që kishte nisur fushata kundër hebrenjve.[1][2]

Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” nga viti 1958 në vitin 1960. Detyrohet t’i braktisë studimet për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS [3]. Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les letres albanaises”.

Largimi në vitin 1990

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e diktaturës komuniste e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua.

Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar – shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.

Vepra

Në shqip

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjtë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981).
Në gjuhë të huaj

Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Njohja dhe vlerësimi ndërkombëtar

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi “Man Booker International Prize” dhe në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Prince of Asturias, për Artet – që është një nga çmimet letrare më prestigoze në botë.

Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me cmimin Lerici Pea [4]. “Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare – shkruhet në motivimin e cmimit – nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohoen liritë themelore”. Qëllimi i cmimit është promovimi i poezisë, në vecanti i poetëve të rinj, eksperimentimi i gjuhëve të reja poetike dhe njohja e poetëve të mëdhenj.

Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Shpifja mbi Kadarenë në revistën Lettera Internazionale

Në vjeshtën e vitit 2014 në revistën italiane Lettera Internazionale botohet një ese nën emrin e Ardian Vehbiut [5], ku ndër të tjera, në paragrafët e fundit ripropozohet për publikun e gjerë europian një trillim (shpifje) që në të shkuarën ia kanë atribuar ligësisht Ismail Kadaresë, por që ky dhe të tjerë autorë dhe publicistë e kanë përgënjeshtruar vazhdimisht[6][7]. Në esenë që mban emrin e Ardian Vehbiut shkruhet:

«In questo contesto si può spiegare anche la dichiarazione inquietante e inaudita dello scrittore Ismail Kadare che ha definito i profughi albanesi rifugiati nelle ambasciate straniere a Tirana, nel 1991, come “gli escrementi della nazione”.» IT[5]

«Në këtë kontekst mund të shpjegohet deklarata tronditëse dhe e pabesueshme e shkrimtarit Ismail Kadare që i ka përcaktuar refugjatët shqiptarë të vitit 1991 “jashtëqitja e kombit”.» SQ [6]

Këtë fakt e ka vënë në dukje Minella Aleksi në gazetën Panorama me një artikull të vetin të datës 12 dhjetor 2014 ku ndër të tjera shprehet me neveri ndaj shpifjeve dhe fabrikimeve të tilla; ndër të tjera M. Aleksi shkruan:

«[…] nuk ka më pikëpyetje se kush vazhdon t’i shpërndajë shpifjet për Kadarenë. Emri i autorit të artikullit është shkruar e zezë mbi të bardhë: Ardian Vehbiu! […] Ky tekst nuk ka nevojë për koment. Ka vite që A. Vehbiu bën këtë lodër të dyfishtë, të pa pastër ndaj shkrimtarit dhe ndaj shoqërisë. E lavdëron shkrimtarin aty-këtu sa për të fshehur gjurmët, pastaj kur gjen rastin lëshon helmin kundër tij.»[6]

Minella Aleksi, duke dashur të kuptojë arsyet e këtyre shpifjeve ndaj autorit shqiptar pretendent për Nobelin e letërsisë, vazhdon:

«Sulmet e kritizerëve ndaj shkrimtarit të shquar po kthehen në patologji te ne. Kjo është e njohur. Por që studiuesit tanë si A. Vehbiu, të katandisen në zëdhënës të mashtrimeve të ish-Sigurimit shqiptar, kundër një shkrimtari shqiptar, në një revistë ndërkombëtare, e cila botohet në gjuhët italisht, spanjisht, gjermanisht etj., kjo e kalon çdo masë! Kush e shtyn për një shpifje kaq të poshtër? Kujt i shërben këmbëngulja e përhapjes së kësaj shpifjeje? Shkrimtari Kadare qëndron në avangardë të Shqipërisë europiane. Përse duhet përbaltur me shpifje? Ato forca që duan ta mbajnë Shqipërinë larg Europës nuk mund të jenë properëndimore. Rrjedhimisht janë mekanizma që manipulojnë, që fabrikojnë dhe dezinformojnë në favor të Lindjes, mecenatët e shpifësit A. Vehbiu. Për shqiptarët, Lindje nënkupton sllavo-komunizëm. […] Me siguri A. Vehbiu do bëjë të habiturin mbasi shpifës dhe spekulantë të tillë shoqëria jonë ka parë jo pak. E që u kanë ecur poshtërsitë, mbasi jo gjithmonë kanë marrë goditjen e pamëshirshme të së vërtetës. Nuk kam munguar t’i përsëris A. Vehbiut atë që ai harron: letërsia është sferë shpirtërore e njeriut, pasion dhe formim botëkuptimor. Letërsia e Kadaresë është vlerë shpirtërore e një popullit të tërë. Nuk përbën biznes spekulantësh. Duke e menduar si biznes krahas sulmeve, këta kritizerë dhe shpifës nuk harrojnë që të bëjnë presion mbi mbrojtësit e shkrimtarit, që ta braktisin atë. Duan të ndihen të qetë dhe t’i kenë duart e lira për të vazhduar lojën e tyre të ulët si në këtë rast. Por, për fatin e tyre të keq, dhe për fat të mirë të letërsisë, mbrojtës të vlerave, mbrojtës të shkrimtarëve ka pasur dhe do të ketë gjithmonë.»[6]

Pas denoncimit publik që Minella Aleksi i bën shpifjes rreth Kadaresë që Ardian Vehbiut ka botuar në Lettera Internazionale, Vehbiu ka reaguar nga blogu i tij, fillimisht duke e akuzuar M. Aleksin për shtrembërim të teksitit të vet të botuar në revistën italiane.

Vehbiu duke mos e kuptuar se M. Aleksi në artikullin e tij në gazetën Panorama ka cituar një burim te faktuar dhe të verifikueshëm, vazhdon me tej duke e akuzuar se: «Të gjitha ato që ka thënë më pas në artikull kundër meje janë gjepura të kategorisë së parë, të cilat vetëm sa dëshmojnë për fibrën e kalbur morale të këtij njeriu.» [8]

Më tej, përballë fakteve të paraqitura nga Minella Aleksi në gazetën Panorama, duke e njohur më në fund saktesinë e tyre, A. Vehbiu ndryshon linjë dhe shprehet se nuk ka asnjë dyshim që ai është viktimë e një makinacioni, duke shkruar tekstualisht se, sipas tij: «një dorë e panjohur e një harbuti rishkroi, në fazën redaksionale, paragrafin e fundit dhe kushedi ç’pjesë të tjera të tekstit të përkthyer në italishte.»[9]

Pas reagimeve fragmentare dhe kontradiktore të Ardian Vehbiut që nga faqja e vet Pezazhe.com, Minella Aleksi në një artikull të dytë tek Panorama përpiqet të mbyll debatin duke uruar që Vehbiu të ndihmojë në sqarimin e plotë e të qartë të të gjitha rrethanave të kësaj shpifje ndaj autorit Ismail Kadare, meqë kjo është se pari në interes të vet Vehbiut. Shkruan Aleksi:

«Pas kaq ditësh zhurmë në shtyp dhe në rrjetet sociale, lexuesi ka të drejtë të dijë të vërtetën. A. Vehbiu ka përmendur disa herë se ka ndodhur diçka që ai s’e kupton dot. Një javë misteri. Lexuesi me të drejtë pyet se ç’është kjo revistë ndërkombëtare që nuk jep sqarime? Nga ana tjetër, ç’është ky autor që nuk ka të drejtë të marrë vesh se kush ia ka falsifikuar aq keq tekstin e tij? Nuk është fjala për një gjë të vogël, por për një mashtrim të përmasave të mëdha e tepër të rënda: Një autor i shquar shqiptar akuzohet se ka sulmuar e ka hedhur baltë mbi rininë shqiptare, atë që u përpoq të diskreditonte e të trondiste nga themelet diktaturën e vendit të vet.» [10]

Vazhdon më tej Minella Aleksi:

«A. Vehbiu shkruan se i ka “dërguar Kadaresë një mesazh, për ta sqaruar për sa ka ndodhur”. Pas disa ditësh i kthehet prapë këtij sqarimi: “Për fat të mirë, ky incident më dha shansin të sqarohem me I. K., i cili u tregua shumë korrekt në shkëmbimet tona për këtë çështje, me gjithë fërkimet që kemi pasur më parë, kryesisht të nxitura ose të sajuara nga personazhe të kategorisë së katërt”. Edhe kjo na lë përsëri të habitur. Kadareja disa herë ka reaguar me shumë indinjatë kundër kësaj shpifjeje. Një pikëpyetje ngre: sa e besueshme mund të jetë që ai ta ketë pritur me kaq gjakftohtësi, pothuajse me mirëkuptim shpifjen e neveritshme, siç jepet këtu prej A. Vehbiut? Dyshoj shumë se edhe në këtë moment ka mungesë sinqeriteti. Më kanë tërhequr vëmendjen disa komentues, të cilët me të drejtë theksojnë se do hidhej më shumë dritë mbi të vërtetën nëse do njiheshim me reagimin mirëkuptues të shkrimtarit Kadare për këtë rast. Një mundësi e tillë do ndihmonte shumë në ndriçimin e së vërtetës.»[10]

Në datë 24 dhjetor 2014, Ismail Kadare jep për Panoramën një intervistë të shkurtër ku ndër të tjera kundërshton çfarë A. Vehbiu kishte raportuar më parë në blogun e vet rreth reagimit të Kadaresë dhe tonit të këtij reagimi. Ndër të tjera në intervistë Kadare shkruan:

«Jam në dijeni të këtij trillimi të rëndë, që po përsëritet kundër meje qysh prej një çerekshekulli. Kam shpresuar se pas përgënjeshtrimeve të shumta vetvetiu do të shuhej, siç ndodh me trillimet që nuk kanë asgjë të vërtetë. Nuk ka ndodhur ashtu. Në vend të kësaj ka ndodhur gjallërimi kronik i tij, prej së njëjtës makinë që e ka prodhuar. Kalimi në shtypin ndërkombëtar, gjithashtu i përsëritur, ka qenë pjesë e shkallëzimit, gjer tek incidenti i fundit, që ka shënuar një kulm të ri.»[7]

Kadare përfundon duke thënë se:

«Ndërkaq, merret me mend se më tepër se kushdo kam qenë dhe jam në pritje të një sqarimi bindës publik. Kurrsesi dhe në asnjë rast nuk kam dhënë të kuptohet se mund të kem qoftë dhe më të voglin mirëkuptim ndaj shpifjes dhe fabrikuesve ose përhapësve të saj, kushdo qofshin ata.»[7]

Megjithatë, përtej polemikave, ndryshimeve të qëndrimit dhe thirrjeve për makinacione ndërkombëtare, Vehbiu shprehet në blogun e tij, se ai nuk ka interes t’i shkojë kësaj çështjeje më tej dhe të zbulojë se cili është/cilët janë personat që sipas Vehbiu kanë tjetërsuar shkrimin e tij. Vehbiu shkruan se: «[nuk ka] asgjë për t’i provuar askujt» «[…]vetë I. Kadaresë unë nuk kam [ka] asgjë për t’i vërtetuar akoma».[11]
Tituj të veprave

Shih edhe Përkthimi i veprës së Ismail Kadaresë

Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Ura me tri harqe, Prilli i thyer, Dosja H, Piramida, Pallati i ëndrrave, Darka e gabuar.

Skenare filmash

  • Time of the Comet (2008)
  • Cendres et sang (2009)
  • Abril Despedaçado (2001)
  • Avril brisé (1987)
  • Të paftuarit (1985)
  • Il Generale dell’armata morte (1983)
  • Ballë për ballë (1979)
  • Radiostacioni (1979)
  • Kur vjen nëntori (1964)

 

Mirënjohjet

  • Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë
  • Man Booker International Prize, Britani, 2005
  • Premio Príncipe de Asturias de las Letras, Spanjë, 2009 etj.
  • (Marrë nga: www.librat.al)

Megjithë kritikat e shumta dhe kërcënimet serbe për Kosovën, Rama dhe Vuçiç do ritakohen në 3 dhe 4 nëntor në Beograd për “Ballkanin e Hapur”

0
Megjithë kritikat e shumta dhe kërcënimet serbe për Kosovën, Rama dhe Vuçiç do ritakohen në 3 dhe 4 nëntor në Beograd për “Ballkanin e Hapur”

Kryeministri Edi Rama do të jetë në Serbi në datat tre dhe katër nëntor, në kuadër të një tjetër takimi për nismën Ballkani i Hapur”. Mësohet se bashkë me kryeministrin Rama në Serbi, në të njëjtat data do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Rama dhe Zav do të mblidhen bashkë me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Beogran me të cilin do të diskutojnë për hapat e mëtejshme që pritet të ndërmerren në kuadër të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes vendeve.

Në fund të takimit, pritet që Rama, Vuçiç dhe Zaev të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Nuk dihet ende nëse u është bërë ftesë tre vendeve të tjera të Ballkanit që kanë refuzuar të marrin pjesë më herët si Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi. Ballkani i Hapur, i njohur ndryshe si mini-shengeni ballkanik, është nisëm e Serbisë.

Punimet e samitit “Ballkani i Hapur” kanë nisur më 29 korrik dhe u finalizuan me nënshkrimin e dy memorandumeve dhe një marrëveshje ndërshtetërore që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Shumë kritikë mendojnë se projekti synon thjesht daljen e Serbisë në det nëpërmjet Shqipërisë. i.b. / Gazeta DITA

“Piovra” komuniste shqiptare!

0

Paula Tedeschini, Itali

“Piovra” asht nji polip deti me 8 kambë (oktopod), me bulb pa shtyllë kurrizore, që merr forma të ndryshme simbas nevojes. Ajo e ndrron ngjyren simbas ndryshimeve të ambjentit. “Piovra” leshon nji lang të zì si boja e shkrimit per ta çorjentue dhe per ta gllabrue viktimen, si dhe per tu kamuflue. “Piovra” asht titulli i filmit televiziv mbi mafien italiane ku rolin kryesor e ka luejt Mikele Plaçido.

Gjatë diktatures staliniste në Shqipni u persekutuen patriotët dhe intelektualt shqiptarë me kulturë demokratike europiane. Drejtimi i vendit rà në duert e kuadrove të pregatitun në vendet antishqiptare Beograd e Moskë dhe ma vonë në Pakin. Këto kuadro drejtojnë edhe sot Shqipninë. Mbas rrëzimit të diktatures, këto u ndanë në dy grupe: Në ate “Ngjyrë Rozë” dhe në ate “Ngjyrë Blù”, me nji trajner të perbashkët Ramis Alinë. Shqiptart që dolen jashtë e ndjekin me dhimbje të madhe rivalitetin e tyne per grabitjen e pasunisë kombtare dhe per pasunimin sa ma shumë në dam të shtresave te thjeshta të popullit. Shqiptart e mbetun në Shqipni janë të pafuqishme të ndrrojnë situaten per shkak se vendi asht i kaperthyeme politikisht dhe ekonomikisht nga kjo “Piovra” mafjoze komuniste. Nji nder elementët e sajë aktiv asht edhe shkrimtari i diktatures komuniste Ismail Kadaré, të cilit i kan vue në dispozicion të gjitha mjetet e komunikimit publik dhe nuk lejojnë asnjeri ti kundravehet. Ismail Kadarè me parulla të shtira demokratike dhe atdhédashurie shperndanë vazhdimisht dhe e ndot ambjentin mbarshqiptare me atë langun e zì per të mashtrue viktimat e tija naive. Ai arrine deri në atë pikë megallomanie sa të pohojë se ikja e tij në Francë në shtator 1990 paska qenë nji goditje e rand per ramjen e komunizmit në Shqiperi, në nji kohë që të rijtë e futun neper ambasada i quejti JASHTËQITJA e shoqnisë shqiptare. Kur para diktatorit Enver Hoxha janë dridhë të gjithë ç’prej kryeministrit Mehmet Shehu e poshtë dhe janë eleminue të gjithë si flluska sapuni, kush e beson se e paska pasë zor diktatori me eleminue nji shkrimtar të madh me idè demek “liberale” si Kadarè po të mos i kishte sherbye atij verbërisht, gjithmonë dhe per çdo gja ?!? Kot nuk ia ka lanë të shoqes Nexhmie Hoxha si sekretar të Frontit Demokratik, ku organizohej eleminimi i të gjithë intelektualve kundershtar të komunizmit!!!! Dhe tash mbas 20 vitesh të rrëzimit të diktatures, ky shoku Isamil Kadarè, po na lëshon fetfà nga Parisi si pashà maje kali, tue i sugjerue atyne “Ngjyrë blu” “per terheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie” në favor të Piovres së vet të zemres “Ngjyrë Rozë”: “Letër Bashës: Tërhiqu nga kandidimi ! Zoti Lulzim Basha, I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.”

Së pari, kush i jep këtë të drejtë Ismail Kadarès, sekretarit të Nexhmie Hoxhes, të flasë në emer “të shumices së shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit”?!? A nuk e kupton ky njeri se kohnat kan ndryshue dhe se ajo rinia shqiptare, e quejtun prej tij “JASHTËQITJE”, tashma asht e lirë, me sy të hapun dhe me nji vizion të qytetnuem europian mbi të Drejtat e Njeriut ?!

Kur ky i vetzgjedhuri “personalitet mbarshqiptar” e shihka “kolapsin e papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar” pse nuk e len jeten e Parisit dhe nuk shkon aty pranë popullit të “vet”?! Pse nuk nderhyn e nuk u thotë atyre piovrave të veta, që të ia lirojnë vendet në pushtet, në kryesitë e bashkive dhe në gjykata, kësajë rinije shqiptare të pregatitun në prendim me kulturë të vertetë demokratike dhe me aftesi  të nalta bashkëkohore profesionale prendimore?!?!

Por ky shoku Ismail Kadarè kerkon që me çdo kusht dhe me çdo mjet mashtrues ti sherbejë dhe të ia sterzgjasë sa ma shumë jeten Piovres së vet komuniste, me të cilen i ka të lidhuna ngusht interesat egoiste personale.

“Ujku qimen e ndrron, por vesin JO!!!”.

Paul Tedeschini-Itali, e hanë, me 23 maj 2011

……………………………………………………………

Ismail Kadaré: “PARTIA IME”

Ate, që dot s’ma jepte kush,Partia ime, ti ma dhè.Nj’armatë shokësh sup më supMë madhështoren permbi dhè.Me mijra zemra që janë lidhurSi enë komunikuese vargNë dejt e mi me anë të tyreSeç rrjedh ky gjaku yt i madh.Dhe ja, po ndjej si gjaku ytMe puls të njëjtë rreh në damareQë nga m’i thjeshti komunistE gjer te sekretar’ i parë.Të vjetrit shpesh hyjnitë i kanëMe shume flatra, sy e vesh;Unë qesh me perenditë indianeMe perenditë greke qesh.Me sistem zemrash lidhur bashkëQë ti, Partia jonë, na dhèM’i thjeshti komunist në radhëNgrihet mbi qindra Prometè.Se s’ka më mrekulli të madheQë në komune kështu të jesh;Që në trup tend gëzim e halleTë mijëra shokëve të kesh.Të ngjitet nga punetori i vjetërTe burri i shtetit një merak,Ose të zbresë nga burri i shtetitQederi i madh te bujku plak.Dhe mua gjumi mos më marrëPër faren që në fushë s’mbinPër librin tim të keq fshatariTë kthëhet njëzet herë në brinjë.Të ndiesh, Parti, si gjaku ytMe puls të njëjtë rreh në damarëQë nga m’i thjeshti komunistE gjerë tè sekretar’ i parë.Unë qesh me perenditë indiane,Me perenditë greke qesh.Me ty unë jam i lartë si malletPa ty, në çast si gogla vdes.Me ty dhe dhëmbja më e thekshmeKa vlerë më shumë se një gëzim.Me ty do t’isha i pavdekshëmDhe sikur t’isha anonim.

____

Paul Tedeschini-Itali, e hanë, me 23 maj 2011

Rreth librit ”Fan Noli dhe një revolucion i ikur” të Robert C. Austin

0
Ilir Canhasi, Suedi
”Fan Noli dhe një revolucion i ikur” quhet libri i Robert C. Austin.
( Demokracia Shqiptare në vitet 1920-1924)
Për ta kuptuar edhe më mirë shoqërinë shqiptare ju duhet ta lexoni patjetër këtë libër.
Vitet 1920-1924 e pasqyrojnë më së miri
luftën për pushtet, vrasjet, intrigat,tradhëtit, shantazhet, blerjet e politikanëve shqiptarë nga vendet fqinje dhe ndërhymjet e vendeve të tjera për interesa të tyre.
E dinit se gjatë viteve 1920-1924 Shqipria kishte 12 qeveri, e imagjinoni për pesë vite kishim 12 kryeministra që i bjen nga 2.4 kryeministra në vit.
Në libër gjenë edhe mbështetjen që Noli e bënte ndaj shqiptarëve të Kosovës edhe përkundër poltikanëve të Tiranës që ishin në një vijë me qeverinë në Beograd,(Beogradi kërkonte një qeveri në Tiranë që injoron çështjen e Kosovës).
Por edhe Noli kur u bë kryeministër nga frika e Beogradit nuk e mbajti fjalën dhe dëshirën e kryengritësve që B. Currin , H. Prishtinën ti fuste në qeveri.
Ikja e Zogut dy herë në Serbi.
Noli -jo, Zogu -po.
Kush i bënte më shumë lëshime Serbisë e merrte qeverinë në dorë me ndihmën e Beogradit.
Më në fund Zogu ra dakord për pesë pika:
1. Heqjen dorë për Shën Naumin dhe Vermoshin
2. Shpërndarjen e komitetit të Kosovës
3. Rol të madh për kishën ortodokse serbe në punët e kishës ortodokse shqiptare
4. Krijimin e shkollave për pakicat serbe dhe maqedonase. ( Fjalimi i Nolit në një sesion të Këshillit të Lidhjes 1921: ai shtoi se një milionë shqiptarët që jetonin në Kosovë nuk kishin asnjë shkollë, ndërkohë që i vetmi fshat serb në Shqipëri, Vraka, me gati 100 banorë kishte një shkollë, e njëjta gjë ishte edhe për çamërinë, shqiptarët nuk kishin shkolla, ndërsa minoriteti i vogël grek në Shqipërinë e Jugut kishte disa shkolla).
5. Lidhje më të mira tregtare dhe ekonomike në favor të tyre.
Anglezët dhe Amerikanët ndihmuan Shqipërinë të antarësohet në Këshillin e Lidhjes, por Anglezët nuk e përkrahnin Nolin, ata e përkrahën Zogun për interesa të veta dhe se ai ishte udhëheqësi më i përshtatshëm( çështja e naftës – APOC).
I dërguari i tyre që e përkrahte Zogun, Ejers, kur ishte problemi mes komuniteteve katolike, myslimane dhe ortodokse shtonte se: ”si rregull” myslimanët ishin ”më pak intelegjentë dhe më pak të arsimuar se sa të krishterët,” por përvoja e mëparshme në qeverinë osmane u jepte kontrollin mbi postet kryesore të qeverisë dhe ata kishin ruajtur metodat turke.
Noli- duke parë se po humbte pushtetin dal ngadalë dhe kur të tjerët filluan ti ja kthejnë shpinën bën gabimin më të madh në karrierën e tij, afrimin me Bashkimin Sovjetik.
Këtu Zogu doli më i mençur dhe dinak se Noli.
Noli e bëri këtë hap pa u konsulltuar me ”miqët” që kishte, hap ky që Zogu gjithnjë e bënte.
Nga dëshprimi që fuqitë e mëdha nuk i japën hua, ra dakord që të njofin njëri tjetrin ku Bashkimi Sovjetik dërgoi me shpejtësi korin diplomatik në Tiranë.
Noli pendohet thellë për këtë veprim dhe kërkon shtyerjen e këtij procesi të njohjes dhe kërkon largimin e diplomatëve nga vendi.
Sovjetikët largohen nga Shqipria duke akuzuar Britaninë e Madhe që qëndronte prapa këtij vendimi, duke e akuzuar këtë të fundit që i ka premtuar Nolit ndihmë në luftën kundër Zogut.
Në fund, në janar të vitit 1925, rikthehet Zogu dhe mban pushtetin deri me 7 prill të vitit 1939 kur Shqipria pushtohet nga Italia.
Sa bukur e përfundon autori me këtë mesazh të çmuar ;
Se shumë nga këto probleme të viteve 1920-1924 janë rishfaqë në të gjitha shoqëritë shqiptare pas rënies së komunizmit dhe shpartallimit të Jugosllavisë.
Autori kishte shpresuar se liderët e rajonit pas vitit 1989 do të kishin ndarë pak kohë për ta studiuar Nolin dhe për të zbuluar se ku gaboi. Por duke parë gjendjen e tanishme të shqiptarëve në Ballkan duket qartë se ata nuk janë marrë me të.
Pra, këta liderë nga mosdija e bënë që historia të përsëritet, ngjashëm me gabimet e viteve 20-ta.

Pse më arrestuan si ushtar në Doboj të Bosnjes e Hercegovinës?

5

Ushtar në Doboj, 1981/1982

Sinan Kastrati, Suedi

1 Nëntor 1881, si ushtar i ish APJ-në më arrestuan në Doboj e më vonë në Sarajevë dhe në fund, në mars 1992 më izoluan dhe më dërguan në Tuzëll.
Kush ma vodhi shulin e pushkës?

Ishte ditë e dielë, 1 Nëntor 1981, ndërsa sot, më 1 nëntor 2021, është e hënë. Po kjo nuk është diçka me rëndësi, që duhet ndalur. Ditët çdo vit ndryshojnë e ndrrohen sepse kemi vetëm 7 ditë në javë e viti ka disa qindra ditë që rrotullohen epshtillën rreth muajve e viteve, si planetet, toka, hëna e dielli.
Shulin e pushkës ma morën Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav, për me pasur arësye me më burgosur.
Sot, pas një “pushimi” disa ditor mendoja të vazhdoj më “Fëmijërinë e rininë e Sylës”, çobanit turjakas, por jo, Syla duhët të pres.
Duhët të presin edhe disa shkrime të tjera që e kisha ndërmend ti publikoj sot duke u mbështetur nga shkrimet “Politikania nga Sarajeva , Sabina Ćudić, rrëfen për tradhëtinë e Hashim Thaçit për ta ndarë Kosovën si dhe për shërbëtoren e tij, Vlora Çitakun” dhe një tjetër të ngjashme, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet!”, dhe për një urim të Ismail Sylës, “urim të veçantë për ditëlindjen e presidentit”, “Ismail Syla, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar këtë të fundit me rastin e ditëlindjes së tij të 50-të.

“Nga 50 vjet jetë, 20 prej tyre, po u shprehëm me gjuhën e fizikës, ishin vite nukleare. Edhe shumë e shumë tjera president!”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.
Eh more Ismail Syla, Ismail Zeza po a ende mendon ti se Hashimi është hero?
Ai mundet me qenë hero yti por jo i Kosovës dhe aq më pakë i shqiptarëve të Kosovës. Ai do të mbahet në mend vetëm për të këqia që I solli Kosovës.
Por edhe Hashimin e Ismailin po i lë të presin në hajat të odës e unë po e vazhdoj më Ditarin tim nga jeta si ushtar në ish APJ-në.
Hashimi është mire në Hagë dhe do të ishte edhe më mire për të mirën e Kosovës që ai të mbetet pjesën tjetër të jetës në burg, bashkë më “10-shen” dhe 10-tra të tjerë, se atje e kanë vendin.
Koha vjeshte, e vërtetë, sikur vjeshta e 1 Nëntorit 1981, para 40 vjetëve.
Qyteti i Dobojit në Bosnjë ishte i heshtur. Mjegulla e kishte mbuluar edhe at mëngjes e lumi “Bosnja” nuk e ndalte rrugën që e kishte nisur para qindra vjetesh e nuk dihej se ku dhe do ti ndërrohej edhe ”Bosnjës” e lumit Sava destinacioni sikurse që iu ndryshuan emrat qytetve mbi Savë, ”Bosanki Brod” në Srbija Brod.
Kazerma ”4 Korriku” e Dobojit ishte vendosur në Jug -Përëndim të qytetit, 2, 3 km larg qendrës së qytetit të bukur të Bosnjës Qendrore që nuk e kishte larg Brćken e Banjallukën dy qytete, njëri me myslimanë boshnjakë e tjetri kryeqytet e serbëve të Bosnjës.
Gjatë natës kisha bërë gjumë si i vdekur, në dhomën e gjumit që ishim shumë ushtarë, 40-të?.
Një ”Mllađi vodnik” që e kishte krevatin te dera, jastëkun e gjuante te këmbët e kryet e mbulonte me qebe, at natë nuk kërrhati 1*).
Në Kosovë, më 1 Nëntor, martohej Behgjet Hajriz Krasniqi, vëllai i ish Ministrit të mëvonshëm të Luftës e në Tiranë mbahej një Kongres Partie (nuk di cili ishte Kongresi i radhës). Ahmeti, kishte ndejtur duke dëgjuar vndimet e Kongresit të PPSH-së.
….
Të shtunën natën e 31 tetorit 1981, një çetë me ushtarë këmbësorie nga Tuzlla kishin ardhur në Doboj për ushtrime ushtarake. Të ngratët ushtarë kishin ecur këmbë 100 km me 80 kgr paisje në shpinë.
Disa nga ata ushtarë i kishin ndarë nëpër dhomat e kazermës sonë dhe i kishin vendosur edhe në dhomën tonë të gjumit ndërsa armatimin e kishin lënë në korridor, aty ku e kishim edhe çeta jonë armatimin dhe çizmet.
Jakupi më shkruante letra nga Manastiri i Maqedonisë, ku shërbente edhe ai si ushtar, bashkë me Abdyl Morinën e Skënder Gashi, mjek nga Drenofci i Zatrqiit, nga Novi Sadi, ku e e kryente shërbimin ushtark, pa pikë kujdesi më dërgonte letra që kur ”i hapja” e rroksha kryet me dy duart sepse nuk e kuptoja se a ishte ai në mend kur gati çdo ushtarit shqiptar i çelnin (hapnin) letrat që i vinin nga familjet dhe i lexonin e varësisht prej njeriut, në ata dyshonin, letrat i fotokopjonin dhe pastaj ”i mbyllnin” por ndodhte që letrat nganjëherë ” i harronin” pa i mbyllur, mua më vinin të hapura.
Xhevat Durmishi, një ish shoku i studimeve, edhe ai mjek në Bihaq dhe Fatmir Azem Kastrati, nga Nishi më shkruanin por me ”temsile” (mesele) më tregonin se çka po ndodh me ta, në ushtri dhe në familjet e tyre.
Xhevati njëherë, ”shplut” më kishte shkruajtur:
”Sinan njeriun që na ke qu te na si amanetgji, ishte njeri i UDB-së”, i kishte thënë Xhafer Durmishi, vëllai më i vogël që ishte një nga bashkëpuntorët më të ngusht dhe më besnik i Jusuf Gërvallës. Fjalën e kishte për Sadik Blakan i cili në muajin prill-maj 1981, e gjeta në burgun hetues të Ferizajit, si të ”burgosur politik”.
Sa isha në burgun hetues në Prishtinë dhe Ferizaj, nuk kisha të drejtë të lexoj gazetë, shikoj TV-e e të dëgjoj radion. As vizitat nuk na lejoheshin përveç teshave që na binin. As ushqim nga familja (shtëpia) nuk na linin në burg. Por këto i përballonim ama unë kisha një dert tjetër, kisha plot shtepinë me libra, gazeta e revista që kisha marrë në Shqipëri. Ato duhej patjetër ti largonin se përndryshe mua më rëndohej edhe më shumë barra e dënimi më rritej.
Po qysh ti lajmëroja se?
Dhe kjo barrë e ky dert, preokupim që kisha, sikur mu hoqën kur më dërguan në Burgun e Ferizajit.
Atje gjeta në dhomë “një intelektual, të burgosur politik që kishte qenë në burg më shumë se 5 vjet”, sipas fjalëve të të ”burgosurit” … E ai shte Sabit Blakaj.
Këtu duhet pranua se mua nuk ma prente mendja që s`kisha të drejtë me pasur as gazetë ditore, Rilindjen, fletore e laps, por Sadiku i kishte të gjithat. Pasi u lirova dhe u binda se është burrë i mirë, iu hapa dhe i tregova çdo gjë që kishte ndodhur më 11 e 26 Mars 1981, ato që unë kisha parë, si pjesmarrës aktiv i atyre ngjarjeve, duke i treguar edhe emrat e disa nga pjesmarrësit e tjerë të demonstratve, si Ali Lajçit, Xhevat Durmishit, Haki Berishës, Muhamet Mahmuatajt etj.
Edhe ai më tregoj shumë nga jeta, se si është burgosur kur punonte si profesor në gjimnazin e Pejës. Më tha se së shpejti do të dal nga burgu, prandaj kjo për mua ishte lyp në qiell e gjeje në tokë dhe iu luta që të shkoj deri te një mik besnik, Xhevat Durmishi në Stanofc të Ulët ose, Stanofc të Qerkezëve, e ti thua që të shkoj në Turjakë e t`mi largojnë ato që munden-literaturën nga Shqipërisa.
Ai pranoi por, më tha ai:
-Më mirë është që ti ta shkruash një letër sepse mua, mund të mos më besojnë. Dhe unë iu binda Sadikut dhe ia lidha të dy duat vetit.

Sadiku, letrën time të cilën e shkruajta nga burgu për Xhevat M. Durmishin, me laps e fletë të fletoreve të Sadik Balakajt, e dërgon te agjentët hetues të SHSSH të Kosovës: Muharre, Dana i Gjakovës, Lutfi Ajazi i Sankovcit të Drenicës. Faik Nura, gjithashtu nga një fshat i Drenicës, që të gjithë shërbëtor të Sigurimit Jugosllav (SHSSH).
Kjo letër nuk mund të mohohej, ishte dora ime që e kishte shkrua e nënshkrua, me datën e vend dhe më vonë u përdor kundër meje si fakt i pamohueshëm, të cilën e pranova, eksakt pas një viti, më 1982, para ish nënkolonelit, më vonë Gjenera, Aleksandër Vasiljevićit- Aca.

Vjeshta para dritares sime dhe në det, Malmö, 1 Nëntor 2021

Shulin e pushkës ma kishin vjedhur UDBA
Dhe përsëri te dita e diel, 1 Nëntor 1981
Në mëngjesin e 1 Nëntorit, erdhi desetari, një serb nga Beogradi dhe më tha duke qeshur:
-Kastrati, bëhu gatu, rruaju, pastroj këpucët dhe vishi teshat e reja se po të thërrasin në Komandë. Ai duhej ardhur me mua deri sa të më dorëzoj e pastaj, ai e thente qafën.
Në kazermën e Dobojit kishte ardhur një oficer nga Tuzlla që në ushtri e quan ”politićki oficer”. Ishte ditë pushimi por unë duhej të shkoja patjetër se kështu ishte urdhëri.
Para se të shkoja, oficeri kujdestar, më tha se shulin e pushkës ta kanë vjedhur. Ishte e kotë ta bindja se është ”požarni” ai që duhej marrë në pyetje dhe përgjegjësi e jo unë.

Kjo ishte një parandjendjë të cilën e ndieja thellë në shpirt se diçka e keqe po më pregatitet.
Pa vonuar, shkova në Komandë, ndërtesë që ishte në oborrin e kazermës. Trokita në derë ndërsa pa pritur përgjigje, derën e hapa një kapiten i klasit të parë, një thatanik, burrë mesatar. U prezentava sipas ligjeve ushtarake, me shifra dhe pasi mora lejen nga ai u ula afër tij.
Më tregoj se kush ishte: Muharem Efendić që punonte në Tuzëll dhe kazermat që ishin nën komandën e Tuzllës, Berćko dhe Doboj, kundër armiqëve të sistemit jugosllav në armatë.
Më foli për shumë ushtarë shqiptarë që kanë dashur me i helmua me ushqime ushtarët tjerë dhe asi që donin të bënin një kundërrevolucion e luftë kundër Jugosllavisë. Më kujtohet se ma kanë përmendur se si Shefki Krasniqi, një ushtar që e paskan zënë me helm duke dashur ta qes helmin në kazanët me gjellra e ushqime. ….
Më pyeti edhe për ish shokët e mi student dhe ata që i kisha pasur shokë dhome në konviktet e studentëve …në Prishtinë. Të gjitha këto pyetje ishin shkaku i Demostratave të Pranverës (11, 26 mars, 1 e 2 prill 1981) që Krysitë e KQ të LKJ-së e ajo e RSFJ-së, i kishin cilësua si kundërrevolucionare e armiqësore.
Më pyeti për Eksurzionin në Shqipëri dhe personat që i kisha takuar atje. Nuk harroj të më pyes edhe për Ahmet Krasniqin, oficer në ish APJ-në.
Për burgun hetues në Prizren, Prishtinë e Ferizaj dhe ish hetuesit, nuk u zgjat shumë sepse e ruante më vonë që të më ballafaqoj me dëshmitë që ata kishin ”Letrën e Sadik Blakajt”, bisedat e Fadil Alisë, ushtar në Doboj nga Drenica.
Nuk ma merrte mendja se ai din aq shumë por, mendja nganjëherë të mashtron.
Pas përgjigjeve që mori, mi muar shenjat e gishtërinjëve të duarve dhe këmbëve dhe më tha se do të shihemi së shpejti.

1*) GËRHAS jakal.
Nxjerr nga gryka e nga hundët, gjatë frymëmarrjes në gjumë, një zhurmë të mbytur e dridhëse që të bezdis. Gërhet shumë (lehtë). Gërhet në gjumë.
I gërhasin (i kërcasin, i këndojnë) zorrët shih te ZORR/Ë,~A.
2*) çetë
1 Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta. Çetat e kreshnikëve. Çetë luftëtarësh. Çetat e lirisë. Çetat e maleve. Çetë kusarësh. Lufta e çetave. Luftëtarët e çetës. Dolën në çetë.

3*) çizme
Këpucë prej lëkure ose prej gome me qafa të gjata, zakonisht deri afër gjurit. Çizme burrash (grash, fëmijësh). Çizme oficerësh. Çizme gjahu. Çizme gome (lëkure). Qafat e çizmeve. Mbath (vë, heq) çizmet.
fig. Sundimi i egër i klasave shfrytëzuese; zgjedha e huaj. Çizmja e imperializmit. Çizmja e pushtuesit. Nën çizmen e huaj. Vë nën çizme sundoj; pushtoj.
Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta. Çetat e kreshnikëve. Çetë luftëtarësh. Çetat e lirisë. Çetat e maleve. Çetë kusarësh. Lufta e çetave. Luftëtarët e çetës. Dolën në çetë.
4*) A.”Sadik Blakaj, i cili jeton në Francë dhe me shkrim në mediet elektronike ka deklaruar se Ibrahim Kelmendi më ka lidhur me njerëz të UDB-ës në Kosovë dhe në Diasporë dhe se nuk është rezili Riza Salihu, vrasësi vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës,…”.

B. 4. Sadik Blakaj nga Komuna e ish-Istogut, Burimit, – në bashkëpunim me udbashët Selim Brosha e Jusuf Karakushi i ka qitur në kurthë plakun Qazim Sabit dhe Tahir Demajn, të dy nga Gjilani…
-Më vonë ky, i poshtri Sadik Blakaj ka shkuar në Paris i cili ma vonë e ka qitur në kuthë Hysen Gegen , i cili u dënua me 13 vjet Burg.
(UDB-shët e Kosovës, me emër dhe mbiemër
KOSOVA Lipjani News.Com 28/09/2014
UDB-shët e Kosovës, me emër dhe mbiemër)
C. “Isuf Gervalla, i thote dil perjashta ti Ibrahim Kelmendi
:: politika, flet Donika Gërvalla, në press-ing, në KTV
https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t3171-isuf-gervallai-thote-dil-perjashta-ti-ibrahim-kelmendi
D. Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza, Ibrahim Kelmendit do t`ia kërkonin lulen e ballit
Sinan Kastrati

Sadik Blakaj ,”I burgosuri politik”?

Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza, Ibrahim Kelmendit do t`ia kërkonin lulen e ballit

Kush është Sadik Blakaj?
Dëshmi dhe fakte të publikuara e të pamohueshme

Sadik Blakaj ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së. Është nga komuna e Istgut. Tash jeton në Francë, “pa asni therr` n`kam”.
Sipas disa dëshmive, Sadikun m UDB-në jugosllave e ka lidh Ibrahim Kelmendi “Ibrahim Kelmendi më ka lidhur me njerëz të UDB-ës në Kosovë dhe në Diasporë dhe se nuk është rezili Riza Salihu vrasësi vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, por Ibrahim Kelmendi me UDB-ën e tij”.
“Sadik Blakaj, “BLAKAJ SADIK, – Sadik Blakaj, agjent i UDB-së nga komuna e Burimit (ish Istogu). Sipas shokut të tij Ibrahim Kelmendi, një ndër agjentët më të pastër se loti që ka pasur UDB-ja ndonjëherë”.

Ibrahim Kelmendi: “Sadik… Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mosdija…” fq. 20 e fjalorit (Letër për Sadik Blakaj, 21 janar 1981; Faridin Tafallari, T.- Dhimbje, Qëndresë”, Tiranë 1997, fq. 407).”

(XHAFER DURMISHI “FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS” , THEIR FINEST HOUR, MAJ 2013)

VAZHDON

Malmö, 1 Nëntor 2021

__________

  • Një sqarim i portalit Drini: Vrasjen e vëllezërve Gërvalla, Jusufit dhe Bardhoshit , sikurse edhe të Kadri Zekës, e ka kryer Željko Ražnjatović Arkan me ekipin e tij, i udhëhequr direkt nga UDB e ish-federatës jugosllave dhe i ndihmuar nga shërbëtorët shqiptarë të KSA të Kosovës së asaj kohe. 

Bosniakët “qenkan“ trojanët e vërtetë !

2

nga Fahri Xharra, Gjakovë

Boshnjakët e Bosnës i njohim mirë; një popull që nuk e di prejardhjen e vet, flet serbisht dhe është me prejardhje sllave, ishte i grupit të sllavëve të shek. 9-të që iu vërsulën tokave “pa zot”, Ilirët e dikukrshëm u zhdukën nga Perandoria Romake. Si zakonisht , edhe sot për ne shqiptarët vlenë e njëjta gjë : luftën më të e kemi ndër veti. Ia nxjerrim sytë njëri tjetrit, e vjedhim njëri tjetrin dhe e vrasim njëri tjetrin. Ashu ishte edhe me Perandorinë Romake e krijuar nga etruskët dhe ilirët, shkatërruan çdo gjë Ilire-Pellazge, për të plaçkitur, zhukur dhe asgjësuar të kaluarën e tyre, e humbën gjuhën e tyre të lashtë dhe e krijuan një gjuhë teknike –latinishten, gjuhë e cial edhe vdiç.
Pra, Bosna e sotme, pa s rënjës së Romës mbeti pa zot shtëpije, një “djerrinë’ ku as gruri nuk mbinte dhe bëhet pronë e sllavëve. Kush më herët e kush më vonë i morën fetë , sepse ata ishin pa origjinë dhe lindën sllavët katolik, ortodoks dhe së fundi musliman.
Sikur të zhvillonin historinë e tyre do të kishte qenë mirë, por me qenëse nuk kishin histori atëherë për mos të mbetur si arinjt në në pyje pa varre , me eshtra të shpërdarë filluan dalë nga dalë të stërvjedhin historinë e të parëve të atyre tokave të zbrazura.
Por si e thonë edhe vet se: ),” Populli pa kombësi është si trupi pa eshtra “ ( “Narod bez narodnosti jest tělo bez kosti. (Danica Ilirska (1835), pra si të bëjnë trupin në tërësi, me mish dhe me eshtra i morën nga Historia Ilire.
Tani lindë pyetje si “ mundën” ilirët të flistshin sllavisht ? Jo. Sllavët flitshin sllavisht por duke mos pasur histori nga e kaluare e tyre, as shkrim e as lexim , e vjedhën ilirizmin.
Por fajet janë të Austrisë që e nisi “ Lëvizjen Ilire” ( Ilirski pokret ). Atëherë Austro-Hungaria na kosideronte “ mbetje turke “ ( Vonë i ra ndër mend se kush janë sllavët )
“Lëvizja Ilire” ishte një lëvizje politike e cila u zhvillua tek Sllavët e Jugut që që ishin ndër Perandorinë Austrike në vitet e tridhjeta dhe ato të dyzeta të shekullit 19-të. Qëllimi ishte që të gjithë ata të krijonin një bashkim gjuhësor-politik të të gjithë “ ilirëve” pra sllavëve të jugut. Bile Vuk Karxhiqi ( i privilegjuari i Austrisë ) mendonte të bashkonte të gjitha gjuhët sllavenë shkrim e drejtshkim ilir, në mënyrë që të krijojet autoktonia e sllavëve të jugut në Ballkan ( ish Ilirik )
Ishte koha e formimit të kombeve të reja dhe emri ilir ishte sinonim për sllavët
Por , shumë para Austrisë ishte Napolon Bonaparta : “Krahinat ilire (Les Provinces Illyriennes) ishte emri i vendosur nga ai për ato “toka sllave”. Kurse emërtimi i vjetër kroat i quante “Slovinske države” ( Shtetet sllave http://www.crohis.com/knjige/Sisic-Povijest )
Nga kjo që e shkrova askund nuk përmendet emri Bosanac, jo për diçka tjetër pë Boshnjakët -Bosniakët ishin edhe kroat dhe pjesa tjetër serb.
Tani historianët bosniak e duan një tretman të ri , sepse termi Kombi Musliman nuk po iu pelqen më dhe po e quajnë vetë ilir . Ilir(Ilijanë ) që flasin sllavisht dhe i thonë vetit turq. Kjo nuk shkonë !

Të kalojmë të boshjakët ( Bosniakët ), në portalin e tyre shumë të madh /KraljevstvoBosansko/
“Mbretëria Bosniake” lexojmë që Troja u krijua nga toka boshnjake. Po, për çudi ata ilirët i quajnë Ilijanë. Pra e gjetën një emër tjetër Ilija “TROJA(Ilija) od zemlje bosanske! “, më tej shkruajnë “ Shkenca, gjenetika dhe shënimet historika të gjeografëve dhe historianëve antik si Herodoti dhe të tjerët, kjartë e shpjegojnë se Trojanët ishin popull ballkanik, proto-ilirët e rrjedhës sllave ( venetë).
Mjerë ne që heshtim, por është një thënje popullore” arën që e le djerrinë, vijnë të huajt dhe e punojnë dhe e bëjnë të vetën. Apo jo ?

( Përktheni me Google, lexoni , kënaquni me historinë të shkruar nga Boshnjakët- Posniakët )
TROJA(Ilija) od zemlje bosanske!
Nauka, genetika i historijski zapisi, geografa i historičara, poput Herodota i drugih, koji jasno ukazuju na to da su Trojanci Balkanski narod, proto-Iliri, Slavneskog (Ventskog) porijekla!
Haplogrupa 12a Y DNA su Veneti (vidi kartu Raspodjela E-V13 prema skupu podataka Cruciani (2007) i sur. gore navedene)
Rimski birokrat Jordanes pisao je o Slavenima u svom djelu Getica iz 6st.
(551): “iako potječu od jednog naroda, sada su poznati pod tri imena, Veneti, Ante i Sclaveni” (ab una stirpe exorti, tria nomina ediderunt, id est Veneti, Antes, Sclaveni)
“Eneti, narod na čelu Jadrana
Prema našem sudu, najmudrija od njih je ona za koju sam saznao u istrazi, a to je takođe običaj Eneta u Iliriji. ”
(Hdt. 1.196, Hdt. 5.9)
“Herodot (5.9) je čuo za Henete ili Enete na Jadranu, a o Enetima (1.196) govori kao o Ilirima, iz čega, čak i ako je to istina, ne možemo ništa zaključiti, osim da su Eneti, vjerovatno Veneti, bili su na Jadranu u petom stoljeću prije nove ere.
(Rječnik grčke i rimske geografije, ilustriran brojnim gravurama na drvetu. William Smith, LLD. London. Walton i Maberly, Upper Gower Street i Ivy Lane, Paternoster Row John Murray , Albemarle Street. 1854)
” U dijelu Evrope koja je govorila germanski tokom srednjeg vijeka, izraz “Wends” tumačen je kao sinonim za “Slavene” i sporadično se koristio u literaturi za zapadne Slavene i Južne Slavene koji su živjeli unutar Svetog Rima Imperija.”
[33] Filogenetska analiza sugerira da se evropski v13 proširio Evropom sa Balkana u “brzoj demografskoj ekspanziji”. [33]
“Veneti in Italia ab Henetis et Troianis oriundi” (Veneti u Italiji su nastali od Heneta i Trojanaca) Liv. 1 1
„Eneja, odveden od svoje kuće zbog slične nesreće, ali vođen sudbinom na poduhvate većih posledica, u potrazi za mjestom naselja, odvezen na Siciliju; i sa Sicilije je krenuo prema zemlji Laurentum. I ovo mjesto se zove Troja” ”Liv. 1 1
“Jantar uvoze germani u Panoniju, posebno; odakle su Veneti …” Plin. Nat. 37.11
. “(Titi Livi, Ab urbe condita libri. Recognovit Wilhelm Weissenborn. Pars VI. Fragmenta. Index. Titus Livius. W. Weissenborn. Leipzig. Teubner. 1892. 4.)
“… Po mom mišljenju, ti su Veneti bili osnivači Veneta na Jadranu, jer su gotovo svi drugi narodi u Italiji prešli iz zemlje izvan Alpa, kao na primjer Boii4 i Senones.5” (Strab. 4.4)
“Podaci o Venetima (istaknut kao οἱ ἐν τῷ Ἀδρίῃ, s. 9. 2) morali su doći do H. u Italiji ”
(Rječnik grčke i rimske geografije, ilustriran brojnim gravurama na drvetu. William Smith, LLD. London. Walton i Maberly, Upper Gower Street i Ivy Lane, Paternoster Row John Murray , Albemarle Street. 1854)
“Veneti (praslavenski i baltički narod) U Evropi koja je govorila germanski tokom srednjeg vijeka, izraz “Wends” tumačen je kao sinonim za “Slavene” i sporadično se koristio u literaturi za zapadne Slavene i Južne Slavene koji su živjeli unutar Svetog Rima Imperija.”
TROJANCI na Sardiniji
(Ilirska plemena Mezaphi, Dauni,Pauceti)
“Nakon toga(Trojanskog rata) došli su Trojanaci, dio onih koji su pobjegli od uništenja svog grada i nastanili se na južnom dijelu otoka. Tek nedugo su ih odatle protjerali Libijci, koji su ih otjerali u krševitije i nepristupačnije dijelove otoka, gdje su do kasnog razdoblja zadržali ime Ilienses”
(Ἰλιεῖς, Paus) .10.17 §§ 2–7; Sil. Ital. 12.360-368). Postojanje planinskog plemena ovog imena dobro je potvrđena činjenica, kako ih spominju Livije, kao i geografi; a vjerovatno je i sličnost imena dala povod Basni o njihovom trojanskom porijeklu. [ILIENSES] Iolai ili Iolaenses, … Beskorisno je pokušavati kritizirati takve tradicije; povezani su s mnogim varijacijama drugih pisaca, od kojih neki nazivaju Iolaenses, drugi Ilienses, najstariji stanovnici..
Herakles je vodstvo kolonije (na Sardiniji) predao svom nećaku Iolausu. Što se tiče sardinske kolonije, pogledajte i Paus. 1.29.5, Paus. 7.2.2, Paus. 9.23.1, Paus. 10.17.5, .. “(Apollod. 2.7 ,.)
Iolaus iz Tebe, Heraklov nećak, odveo je Atinjane i Tespijce na Sardiniju. (Paus. 7.2)
“Tri dorska plemena zvala su se Ὑλλεῖς, Δυμανᾶται ili Δυμᾶνες, i Πάμφυλοι (pind. Str. 1.120 i dalje; Hdt. 5,68; steph. S. Vv.). Kao i obično, za imena se kaže da su izvedena od istoimenih heroja ; prvi od Hilla (Ὑλo), Herkulovog sina, drugi od Dymas i Pamphylus, vođe koji su pali u invaziji na Peloponez
„Kad su Kartaginjani bili na vrhuncu svoje pomorske moći, savladali su sve na Sardiniji, osim Ilijana i Korzikanaca, koje je snaga planina čuvala od ropstva“.
„Zbog pobune na Korzici i neprijateljstava Ilijana na Sardiniji, odlučeno je da se pozove 8000 latinskih i savezničkih pješaka i 300 konjanika …“
“Umarširao je u iliansku zemlju i pronašao veliko tijelo Balarija koje je priskočilo u pomoć Ilijanima …”
3. Distribucija haplogrupe E1b1b u Evropi, na Bliskom istoku i u Sjevernoj Africi
Haplogrupa E1b1b (ranije poznata kao E3b) predstavlja posljednju veliku direktnu migraciju iz Afrike u Evropu. E-V22 nalazi se prvenstveno u zapadnoj Etiopiji, sjevernom Egiptu i južnom Levantu.
Grci (haplogrupa E1b1b) koji su kolonisti iz Afrike, sada žive na Peloponezu, odakle su prognali Herakla (Bosanci autohtoni Pelazgi i Trojanci.)
Bonsanci su Trojanci!

Ju përshëndes me thënjën e tyre”-Bosanci autohtoni Pelazgi i Trojanci. Bonsanci su Trojanci! “

Më 01.11.2021

Le Matin (1914) / Intervista me Kryeministrin Turhan Pasha mbi trazirat e brendshme në Shqipëri

Turhan Pasha (Turhan Përmeti) (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Nëntor 2021

“Le Matin” ka botuar, të dielën e 31 majit 1914, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Turhan Pashën, kreun e qeverisë shqiptare, në lidhje me trazirat e brendshme asokohe në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Imbroglio shqiptar

Një intervistë me Turhan Pashën

Durrës, 29 maj – Shkresë nga i dërguari special i “Matin”. — Sot u prita në audiencë nga Turhan Pasha, kreu i qeverisë shqiptare.

Pavarësisht ngjarjeve të ditëve të fundit, ai nuk e shikon situatën në një këndvështrim pesimist.

— Trazira brendshme, më tha gjatë bisedës sonë, është padyshim rezultat i një agjitacioni fiktiv, por që është ende e pamundur të përcaktohen autorët. Këto ngacmime, duke u bashkangjitur vështirësive ekonomike, prodhuan lëvizjen aktuale.

Kërkesat e paraqitura nga të pakënaqurit, pra mbrojtja e fesë myslimane dhe mbrojtja e shkollave janë të pajustifikuara. Unë vetë jam mysliman dhe nuk do të lejoja që feja ime të kërcënohej.

Prandaj, në rrethanat aktuale, duhet t’u bëjmë të pakënaqurve të kuptojnë se frika e tyre është e pajustifikuar dhe se qeveria dëshiron, përkundrazi, zhvillimin e shkollave.

Një tjetër kërkesë e kryengritëseve për kthimin e Shqipërisë nën sundimin turk është padyshim e paarritshme. Evropa ka folur dhe Turqia, për më tepër, tashmë e ka hedhur poshtë një zgjidhje të tillë. Shpresoj që të pakënaqurit ta kuptojnë këtë.

— Po këta të pakënaqur a nuk e ngritën flamurin fetar në Tiranë, Shijak dhe Kavajë? A nuk ka një peshë të veçantë ky gjest?

— Nuk është e përshtatshme, për mendimin tim, t’i kushtohet një rëndësi e ekzagjeruar. Po këto popullata a nuk e ngritën me entuziazëm flamurin e princit kur ky i fundit shkoi për t’i vizituar?

— Pra, ju besoni se një qetësim është i mundur. Por, duke pranuar këtë mundësi, a nuk do të mbetej situata shumë e pasigurt derisa qeveria të mund të mbështetet në forca serioze policore? Megjithatë, për momentin, këto forca janë qartazi të pamjaftueshme.

 – Pa dyshim; kështu që unë do të doja që forca e xhandarmërisë holandeze të rritet në pesë mijë burra. Por do të ishte e nevojshme që kjo forcë ndërkombëtare të ishte bashkëpunëtorja jonë intime në veprën kombëtare.

Duke më folur për situatën e përgjithshme në Shqipëri, Turhan Pasha më vuri në dukje mospërputhjen që do të kishte, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të vendit, në dëshirën për transformimin e menjëhershëm të tij dhe për t’u dekurajuar nga vështirësitë e para.

* Aurenc Bebja, Francë.(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1914-intervista-me-kryeministrin-turhan-pasha-mbi-trazirat-e-brendshme-ne-shqiperi/.

Deformimi i historisë!

0
Nga Sheradin Berisha
Historia është si një lum i madh, që rrjedh brenda shtratit, dhe sipërfaqja e tij shpërfaq një histori të datave, luftërave, të traktateve, marrëveshjeve, të mbretërve, presidentëve, gjeneralëve, të politikës në përgjithësi.
Dhe krejt kjo është një histori zyrtare, të cilën e mësojmë në të gjitha nivelet e shkollimit.
– A është kjo historia e plotë dhe e vërtetë që ligjerohet e mësohet nëpër shkolla?!
– Jo, nuk është as e plotë, as e vërtetë!
– Pse është e tillë kjo histori që e mësojmë në shkollë?
– Është e tillë sepse shumë fakte e dëshmi të zhvillimeve politike, ekonomike, financiare, gjeopolitike, luftarake, etj., nën sipërfaqe mbeten të fshehur (sekrete) nëpër arkiva…, të cilat si të tilla e mbajnë të deformuar kuptimin sublim e përmbajtësor të realitetit historik që ka ndodhur!
Nëse është kështu, atëherë shtrohet pyetja:
– Kush e mbanë të deformuar këtë realitet historik?!
Përgjigjia është e qartë:
– Elita e bankierëve global, e cila publikisht shpërfaqet përmes aktorëve të shumtë politikë, kryetar shtetesh, qeverish, ministrash, shefash të medieve, të shërbimeve sekrete, të “elitave intelektuale”, etj!
Pra rrjedhimisht historia zyrtare që mësohet në tekstet mësimore shkollore është një histori e deformuar, e fabrikuar për interesa të politikës, e cila kontrollohet dhe financohet nga fondacionet dhe bankat e oligarkëve!
Një shembull!
Si u deformua historia e luftës së dytë botërore?
Ekonomisti, historiani dhe shkrimtari i shquar anglez Antony Cyril Sutton (1925-2002) në librin e tij “Skull&Bones”, f.25, shkruan: “Vetëm për tu siguruar që linja zyrtare të ishte mbizoteruese në lidhje me të tjerat, në vitin 1946 Fondacioni i Rokfellerit ndau 139.000 dollare për të publikuar historinë zyrtare të Luftës së Dytë Botërore.”
Edhe studiuesi i ri gjerman, Jan Udo Holey (i lindur më 22 mars 1967) me pseudonimin ‘Jan van Helsing’ në librin “Shoqëritë sekrete dhe fuqia e tyre botërore”, fq. 221 /262, shkruan: “Në vitin 1946, ‘Rockfeller Foundation’ shpenzoi 139.000 Dollarë amerikanë për të paraqitur një version zyrtar të luftës së dytë Botërore, e cila fshehu të gjithë historinë e bankierëve Amerikanë që ndërtuan regjimin Nazist, poashtu edhe sfondin okultist dhe mistik të nazistëve. Një nga financuesit kryesorë të fondeve ishte vetë kompania e Rockfelerit, Standard Oil”.

Shekulli i mbrapsht shqiptar, si preokupim letrar në “Triologjinë gjermane” të Buxhovit

0
Theksime nga fjala hyrëse në promovimin e “Trilogjisë gjermane” të Jusuf Buxhovit në KultPlus
Ngjarjet historike si dhe historia si ngjarje përherë kanë qenë edhe vokacion krijues, ndonëse kjo vazhdimisht ka “tensionuar” raportet midis tyre, ngaqë krijimtaria është munduar dhe mundohet pareshtur që faktet historike t’i kthejë në fakte jetësore, ndërsa historiografia ka pretenduar dhe pretendon që realitetet jetësore t’i trajtojë si fakte historike. Mund të thuhet se në këtë “ndeshje” të pandalshëm, fitues shfaqet krijimtaria, ngaqë ngjarjet si fakte jetësore, kthehen në kujtesë shpirtërore, në monument të përhershëm, siç ka ndodhur me veprat madhore “Iliadën”, “Eneiden”, “Luftën dhe paqen” dhe të tjera nga antikiteti e deri te koha jonë. Ndërsa vokacioni jetësor në historiografi mbetet përherë i pasigurt, ngaqë u nënshtrohet “profetëve”, fitimtarëve, despotëve dhe diktatorëve, të cilët pretendojnë ta kthejnë historinë në “monument” të regjimit apo të ideologjisë për nevoja politike, gjë që jo rastësisht, çdo gjeneratë kërkon me të drejtë rishqyrtime, që edhe si të tilla mbesin të paqëndrueshme.
Natyrisht se edhe “Trilogjia gjermane” me veprat “Vdekjet e kolonelit”, “Kujtimet e Zonjës von Braun” dhe “Kodi i dashurisë”, shfaqet si projekt letrar, i cili mbetet në kornizat e klishesë, ku faktet e caktuara historike, nëpërmes imagjinatës, kthehen në fakte jetësore.
Pa hy në aspektin e vlerësimit letrar të këtij prosedeu, që nuk i takon autorit, por lexuesve, megjithatë, është e nevojshme që ky projekt letrar të përcillet me disa informacione udhëzuese, në mënyrë që të kihet parasysh se ngjarjet që shtjellohen në këtë vepër lidhen me faktet e caktuara historike, ku madje, shumë nga personazhet, ndonëse në vorbullën imagjinativ, vinë nga historia, siç janë edhe ngjarjet mbi të cilat mbështetet edhe trungu i veprës, që kanë ndikuar që projekti të quhet “Trilogjia gjermane”, paçka se në njëfarë mënyre i jep shpjegime hipotetike emërtimit.
Natyrisht se edhe këtu rol vendimtar ka pretendimi që nëpërmes fokusimit imagjinativ, të nxirren në pah ngjarje që ndërlidhen me fakte historike, ku lidhjet kulturore dhe politike të shqiptarëve me gjermanët, sidomos nga shekulli kaluar e deri më sot, luajtën një rol të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe politike të shqiptarëve, nga zhvillimet që çuan të lindja e shtetit shqiptar, ndonëse të cunguar (me Kosovën dhe Maqedoninë e mbetur nën sundimin jugosllav) e deri te ato që mundësuan krijimin e shtetit të Kosovës, si një realitet i ri në raportet politike dhe shtetërore në rajon në përputhje me interesat e Perëndimit, për ç’gjë, NATO-ja përdori edhe ndërhyrjen ushtarake në vitin 1999, e ku Gjermania ishte partneri kryesor i këtij veprimi.
Në këto realitete, gjithsesi se implikimi i faktorit politik gjerman në jetën politike dhe shoqërore të shqiptarëve është emblematik, jo vetëm për atë se në krye të shtetit shqiptar caktohet Princ Vidi, misioni i të cilit do të përfundojë pas gjashtë muajsh kur do të fillojë Lufta e Parë Botërore, por edhe për atë se Berlini dhe Vjena, do të jenë referencë e të gjitha zhvillimeve që ndikuan suksesin ose mossuksesin e botës shqiptare midis dy luftërave botërore, gjatë luftës së dytë botërore, kur do të bëhet edhe bashkimi i përkohshëm por i pjesshëm shqiptar, e deri te zhvillimet që çuan te shfaqja e shtetit të Kosovës me çka përmasat historike të etnisë shqiptare, si vilajete gjatë perandorisë osmane, parëfsisht kthehen në ato shtetërore.
Ky zhvillim, gjithsesi do të ishte i thatë, pa aspektet jetësore nëpër të cilat kaluan lidhjet midis dy popujve, të përcjella me drama, po edhe tragjedi të shumta, ku gjithsesi me interes të veçantë shfaqen qenë ato që kanë nxjerrë në pah dimensionin e emancipimit të brendshëm shqiptar të ndikuar prej tyre, emancipim ky që në disa faza të caktuara historike, është përcjellë edhe me fatkeqësi dhe tragjedi nga anatema e “fashizmi” ( pas luftës së dytë botërore, po edhe më vonë).
“Trilogjia gjermane” vendoset mbi këto raporte dhe mbi këto anatema. Andaj, nuk është e rastit që edhe shumica e personazheve, në përputhje me këtë “mallkim” pësojnë në forma të ndryshme, siç pësojnë gjithë ata që janë pjesë e këtyre lidhjeve e ku del në pah edhe fakti thuajse absurd, se në disa faza, gjermanët e përfshirë në jetën shqiptare (veçmas vullnetarët e shumtë që erdhën në mbrojtje të Princ Vidit, po edhe më vonë), shfaqen më idealist dhe më të përkushtuar për mbrojtjën e kauzës shqiptare se sa vetë shqiparët, shumë prej të cilëve, madje, siç dihet luftojnë edhe kundër shtetit shqiptar dhe përiqen ta kthejnë edhe rrotën e historisë prapa me çka del në pah edhe simbolika e shekullit të mbrapsht shqiptar.
Ky realitet jetësore, sado tragjik, megjithatë, ndërton dramën e brendshme shqiptare në dy fazat vendimtare të shtetndërtimit (atë të shtetit shqiptar nga 1912-1945) dhe të Kosovës, nga 1991-1999, së cilës është dashtë t’i paguhet çmim i madh, por që ka mbajtur të gjallë frymën e projekteve politike dykahëshe: për çlirim nga dhuna e ideologjisë komuniste si dhe çlirim nga pushtuese shekullor. Ky realitet jetësor, po ashtu, përkundër përpjekjeve të njohura për kthim prapa, sië ishin ato “duam babën” dhe të ngjashme, nacionalizmin shqiptar, e ka kthyer në binarët e qytetërimit evropian dhe të përkatësisë së tij, ku shëmbëllesa gjermane ka luajtur një rol të veçantë, jo vetëm në aspektin kulturor, por edhe në atë politik për t’i përballuar vështirësitë historike, që në disa faza kanë qenë identike…

Liria e fjalës dhe liria për t’u mbledhur – dhe “foltoret” e Sali Berishës

0

Nga Frank Shkreli

Javën që kaloi 18 shtete, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të një deklarate të përbashkët, si më poshtë, dënuan këcënimet dhe sulmet e Rusisë ndaj gazetarëve në atë vend. Joint Statement on Media Freedom Coalition on Media Freedom in Russia – United States Department of State. 18 vendet në fjalë kanë shprehur “shqetësimin e tyre të thellë” ndaj atyre që i kanë cilësuar si “kërcënime dhe ngacmime në rritje”, të qeverisë ruse ndaj gazetarëve të pavarur edhe mediave tjera në atë vend.

Deklarata, e botuar nën emrin “Koalicioni për Liri të Mediave”, është nënshkruar nga Australia, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Zelanda e Re, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut. Moska është akuzuar për shtypje të mediave të pavarura, grupeve të shoqërisë civile, aktivistëve dhe anëtarëve tjerë të shoqërisë, si dhe për përdorim të të ashtuquajtuarit ligj që shpallë gazetarët si “agjentë të huaj”. Në deklaratë thuhet se “liria e mediave është shumë e rëndësishme për funksionimin e shoqërive të lira dhe të hapura dhe është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive bazë”. Në deklaratën e nënshkruar nga 18 vende, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nënvijohet se autoritetet ruse kanë vazhduar në vitin 2021, “Që sistematikisht të arrestonin dhe të trajtonin shumë keq gazetarët, ndërsa ata po raportonin për protestat e organizuara në mbështetje të figurës së njohur të opozitës ruse, Z. Aleksei Navalny”, thuhet ndër të tjera, në deklaratën në fjalë, shpërndarë medias ndërkombëtare me 28 tetor, 2021. Në përmbyllje të deklaratës së 18 vendeve në fjalë theksohet fakti se, “Ndërsa janë shtuar shhqetësimet në lidhje me lirinë e fjalës dhe sigurinë e gazeztarëve në Rusi, ato shqetësime nuk janë të reja. Ne jemi në solidaritet me gazetarët rusë të cilët marrin mbi vete përgjegjësinë për ushtrimin e veptimtarive të tyre profesionale, ndërkohë që nderojmë kujtimin e atyre gazetarëve të cilët kanë humbur jetën në krye të detyrës”. Deklarata e 18-shteteve i bën thirrje Moskës që të zbatojë angazhimet dhe detyrimet ndërkombëtare dhe të “respektojë dhe të sigurojë lirinë e fjalës dhe sigurinë për gazetarët” në ushtrimin e lirë të detyrës së tyre, përfundon deklarata drejtuar Kremlinit, nënshkruar nga 18 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me të thenë të drejtën nuk u habita fort kur nuk pashë Shqipërinë si një prej vendeve nënshkruese të kësaj deklarate se Tirana zyrtare nuk na ka mësuar që ta shohim Shqipërinë “krah për krah” me vendet e demokratike – qoftë edhe me një nënshkrim të tillë — në mbrojtje të fjalës së lirisë dhe lirisë për tu mbledhur pa frikë ndëshkimi. Më duhet të rrëfej se gjatë karierës time në Zërin e Amerikës, frazën, “liri e fjalës dhe liri e tubimit ose mbledhjes”, mund ta kem përdorur e shqiptuar në ushtrimin e punës time në radio me mijëra herë. Është një frazë që nuk harrohet kollaj, pasi mësova që në fillim, me të arritur në këtë vend të bekuar, gjysëm shekulli më parë – se nga të gjitha liritë që ofronte Amerika për një refugjat si unë, nuk kishte asgjë më me rëndësi se e drejta e lirisë së fjalës dhe e medias si dhe liria për tu mbledhur në log të kuvendit, si të thuash, për të diskutuar lirisht problemet e ditës me të cilat përballet një shoqëri. Në Amandamentin e Parë të Kushtetutës amerikane kjo e drejtë sigurohet me fjalët se, “Kongresi nuk do të miratojë asnjë ligj që kufizon lirinë e fjalës ose të shtypit dhe as të drejtën e njerëzve që të mblidhen në mënyrë paqësore…”, për të debatuar hallet dhe ankesat e tyre.

Deshta ta lidhë disi deklaratën e javës që kaloi të 18-shteteve — përfshir Shtetet e Bashkuara — në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të medias për gazetarët rusë, përballë kërcënimeve të Kremlinit, me një fenomen të aktualitetit të këtyre ditëve në Shqipëri, atë të “foltoreve”, të ish-Kryeministrit të vendit, Dr. Sali Berishës dhe reagimeve ndaj tyre. Vej re se jo vetëm politika shqiptare – si pozita ashtu edhe opozita — kundërshtojnë mbajtjen e “foltoreve” nga Z. Berisha anë e mbanë vendit, por ka edhe shumë organizata mediatike dhe gazetarë “të pavarur” që kritikojnë, kundërshtojnë dhe sulmojnë Dr. Berishën dhe prëkrahsit e tij për mbajtjen e këtyre takimeve, me pjesëmarrës që ai i konsideron si baza e Partisë Demokratike. Për më tepër, sipas disa lajmeve të përhapura në Tiranë, ditët e fundit, mësova me shqetësimin më të madh, sikur një ambasadë perëndimore u ka bërë thirrje disa televizioneve kryesore të Shqipërisë që të mos mbulojnë zhvillimin e “foltoreve” të Dr. Sali Berishës.

Pa ditur se çfarë mund të jetë thenë me atë rast dhe cilat mund të kenë qenë rrrethanat e një “urdhëri” të tillë, nuk dua të akuzojë askënd, por më duket disi si e pa precedencë që një përfaqësi diplomatike të bëjë një gjë të tillë, sidomos nga një ambasadë perendimore që duhet të mbroj lirinë e shtypit si një vlerë dhe e drejtë pa të cilën demokracia është e pamundur. Nëqoftse kjo është e vërtetë, se një diplomat/e e huaj ka inkurajuar ose edhe më keq ka “urdhëruar” televizionet shqiptare të mos mbulojnë “foltoret” e Dr. Berishës — një ndërhyrje e tillë përbën një shkelje të rëndë dhe flagrante, jo vetëm të rregullave të diplomacisë, por edhe një shkelje të rëndë të lirisë së medias dhe fjalës së lirë në Shqipëri dhe të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, për të mos thenë asgjë për ligjet vendore dhe ligjet e shtetit nga vijnë diplomatët.

Unë nuk kam asnjë fakt në dorë që të them me siguri se Dr. Sali Berisha është fajtor ose jo për akuzat e Departamentit të Shtetit dhe për deklarimin e tij “persona non grata”, kështuqë do të rezervoj gjykimin tim në lidhje me këtë çeshtje derisa të kam në dorë disa fakte — pasi nuk jam as hetues, as gjykatës as prokuror, e as avokat. Sot për sot, kemi këtë dokument Public Designation of Albanian Sali Berisha Due to Involvement in Significant Corruption – United States Department of State, i lëshuar bazuar në raportin publik, dërguar Kongresit nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) për vitin 2021 — Public Listing, Fiscal Year 2021 – United States Department of State.

Ndryshe nga kundërshtarët e tij politikë dhe megjithë akuzat nga DASH, unë besoj në të drejtën e lirisë së fjalës edhe për Sali Berishën ashtu si dhe për çdo shqiptar tjetër, si edhe në të drejtën e tij për të mbajtur “foltoret”, si një mjet për të folur lirisht në mbrojtje të vetes së tij dhe për të pasqyruar ankesat që ka ai dhe mbështesit e tij me partinë e tyre dhe me udhëheqjen e saj. Ata gazetarë, politikanë e madje qofshin ata edhe diplomatë huaj, janë gabim që ngulin këmbë në censurimin e Sali Berishës duke i bërë thirrje medias që të mos mbulohen “foltoret” e tija. Unë për vete, siç ka thenë Voltaire, mund të mos jem dakort për shumë gjëra me Sali Berishën, me Edi Ramën ose Lulzim Bashën dhe me shumë politikanë shqiptarë, por ama nuk do t’ua mohoj kurrë të drejtën e tyre të fjalës së lirë, lirinë të thonë atë që mendojnë e dëshirojnë dhe të ushtrojnë këtë të drejtë qoftë edhe në një vend publik, siç janë “foltoret”, mitingjet.

Këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojmë të drejtën e mbledhjeve ose mitingjeve politike, qofshin ato edhe protesta paqësore — nganjëherë edhe jo aq paqësore — si gur-themeli i lirisë dhe i demokracisë së shoqërisë sonë, megjithëse jo e përsosur, si diçka të shenjtë që duhet të ruhet e të mbrohet me çdo kusht dhe për çdo person pa dallim. Prandaj, për derisa këto tubime të “foltoreve” në Shqipëri janë paqësore, as politikanët e pozitës e të opozitës, as gazetarët të cilët duhej të ishin të parët të mbronin të drejtën e lirisë së fjalës për të gjithë, përfshir diplomatët e huaj, nëqoftse besojnë në lirinë e fjalës – nuk duhet të sulmojnë e të kritikojnë, sidomos të drejtën e pjesëmarrësve në ato foltore të organizuara nga Sali Berisha. Shqiptarë janë edhe ata, ndonëse mund të mendojnë ndryshe, por me të drejta e liri të barabarta me ju, bazuar në ligjet e vendit dhe në marrëveshjet ndërkombëtare, në mbrojtje të drejtave bazë të njeriut, sidomos të drejtën e lirisë së fjalës. Të gjithë i njohim shpenzimet e miliona dollarëve gjatë tre dekadave të fundit nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian për trajnim të gazetarëve shqiptarë. Poshtërimi i pjesëmarrësve shqiptarë në ato foltore, nga disa përfaqsues të medias si dhe nga politikanët e ditës, nuk u bën ju aspak më të mirë se ata shqiptarë të foltoreve të cilët në ato takime po shprehin zemërimin dhe shqetësimet e tyre për hallet e jetës me të cilat ata, si shumica e shqiptarëve, përballen çdo ditë. Në vend që të talleni me ta, siç po bëni tani, do të ishte më njerëzore të dëgjonit se çfarë thonë dhe për çfarë ankohen ata dhe të raportoni problemet e tyre, pa marrë parsysh se ç’mendoni ju për Sali Berishën. Të pakën, ju gazetarë e analistë dhe ente të medias shqiptare, të pakën ju, duhet ta mbroni lirinë e fjalës për të gjithë pa dallim – nëqoftse vërtetë e quani vetën pjesëtarë të profesionit të gazetarisë. Është turp dhe fatzi fakti që një shumicë e gazetarëve shqiptarë janë bërë pjesë e proceseve të montuara politike.

Deklarata e sipër përmendur e 18 shteteve – përfshir Shtetet e Bashkuara — në mbrojtje të lirisë së shtypit dhe lirisë së fjalës në Rusi –i bën thirrje qeverisë ruse — por ajo vlen edhe për Shqipërinë, megjithëse Tirana zyrtare nuk ka gjetur guximin ta nënshkruaj siç bënë disa shtete evropiane, “që t’i japë fund shtypjes së zërave të pavarur dhe proceseve të motivuara politikisht kundër gazetarëve dhe organizatave mediatike.”

Duke kritikuar të drejtën e “foltoreve” të Sali Berishës, ose pjesëmarrjen e kujto qoftë tjetër në ato mitingje, kritikët e të gjitha ngjyrave, po i mohojnë vet-vetes lirinë e fjalës dhe nuk i bën ata më të mirë se ai dhe as më të pranueshëm dhe më të mirë se pjesëmarrësit e thjeshtë në ato foltore. Ata nuk janë as politikanë të privilegjuar si Sali Berisha, Edi Rama e Lulzim Basha, por janë shqiptarë të thjeshtë të cilëve u ka ardhë shpirti në hundë nga problemet e krijuara nga politika e dështuar shqiptare e këtyre tre dekadave. Ata thjeshtë, po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe natyrale, falë nga Perëndia gjithë neve, për të jetuar të lirë, për tu shprehur lirisht, si individë dhe si shoqëri, qoftë edhe si pjesëmarrës në “foltore” të tilla. Liria për tu mbledhur, (Freedom of speech and assembly) qoftë edhe në një “foltore” si kjo njihet, ndërkombëtarisht, si e drejtë e njeriut, e drejtë politike dhe e drejtë civile! Kushdo qofshi ju kritikë, mos abuzoni me liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, sidomos me lirinë e fjalës dhe të drejtën për të marrë pjesë në mitingje dhe për të shprehur lirisht mendimet, pa frikë ndëshkimi, qoftë nga partia që I përkasin, qoftë nga autoritetet qeveritare!