Kreu Blog Faqe 1509

U mbajt koncerti inaugurues i Operës së Kosovës

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përcolli koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, që u mbajt sonte në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

Koncerti ishte organizim i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, në patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.

Programi i koncertit ishte i larmishëm me vepra operistike të autorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë nën drejtimin e dirigjentëve Edon Ramadani dhe Leonardo Quadrini.  

   Nga orkestra dhe kori i Operës së Kosovës dhe nga orkestra e kori i Filharmonisë së Kosovës u ekzekutuan uverturat operistike shqiptare „Goca e Kaçanikut“ dhe „Dasma arbëreshe“ të Rauf Dhomit, „Mrika“ e Prenkë Jakovës, uverturat operistike botërore “Lucia di Lammermoor” e Gaetano Donizettit, „La Traviata“ dhe „Nabucco“ të Guiseppe Verdit,   “Dasma e Figaros” e Wolfgang Mozartit, “Romeo et Juliette” e Charles Gounodit, “Madama Butterfly” e Giacomo Puccinit, “Carmen” e George Bizet.

Pesha e gurit Arbëror

0

Nue Oroshi

Rrezatimi i ecjakeve paraqitët pranë panteonit qiellor.Sikur toka të mendonte me kohë për diellin pranë qiellit të freskët dhe rrezatues do të ndërtohej një gurapeshë e madhe e cila do ta dritëzonte qiellin për ti ndalur hënës shikimin kah toka dhe qielli shqiptar.Sikur më kohë të ndëgjohej zëri i arbërisë pranë panteonit qiellor shqiponjat gjithmonë do ta luanin lojën lozonjare dhe nuk do të ballafaqoheshin me minjët e detit dhe ushtarët e davletit.Kur hijeshia e burrit e shpërthen bukurinë qiellore aty lypet që në funksion të paraqet mendjën.Mendja shpeshherë ka levizur pranë një trekëndshi në mes të tokës, diellit dhe qiellit.

E sikur historianet dhe  kronikanët të paraqisnin ashtu siç ishte drejt historinë sot nuk do të kishim probleme për rishkrimin e historisë por ajo do të ishte drejt e shkruar.Këndet e trekëndëshit shpeshherë lëviznin sa prej një skaj në skajin tjetër duke u ballafaquar më të paarritshmën e cila shpeshherë goditej në mes të një përbindëshi të përbirë dhe lojës së detit që është i vëndosur në afërsi të vargmaleve.Plleshmëria është shumë lloje.Ajo e ndalon trekëndshin magjik të lëviz prej një ane në anën tjetër duke u ballafaquar me rrezet e diellit.

Kur djalëria shqiptare ishte përgatitur për ti dhënë fund betejave në mes te oksidentit dhe orientit në pritë kishin vendosur cunga udhëkryeqet e rikrijimit të kohës së pushtuar.Dikush mendonte se vitet e pushtimit dhe ripushtimit e kishin bërë te vetën.Por këta sytha të mbirë apo kopila siç njihen në gjuhën e popullit e kishin mbajtur thellë këtë  ndjenjë për ta përqafuar ideologjinë  e pushtuesve, duke harruar se Iliria,Dardania, Arbëria e Shqiptaria janë një.

Çdo përpjekje për ta ndarë Ilirinë nga Dardania e Arbërinë nga Shqiptaria, janë përpjekje boshe të cilat qojnë ujë në mullirin e atyre që na mbajtën të pushtuar me shekuj.Kur rrezët e diellit u përqafuan me hijet e qiellit aty dikund në mes mbeti një tampon zonë e cila nuk kishte as ajër,as toke, as zjarr, as qiell e as diell.

Dikush e sheh çështjen shqiptare ne këtë tampon zonë dikush mendon për rikthimin e pushtuseve të kaluar karpatian e aziatik por djalëria dhe vajzëria shqiptare e kanë marrë orientimin e duhur.Te paktë janë ata që çështjen shqiptare e shohin në një tampon zonë pa ajër,pa qiell dhe pa diell.Kur shkëmbimi i jehonës qiellore u bashkua me jehun mitik e në buzëqeshjën e freskët të hieroglifeve përzihen paralelizmat në mes të sfragjistikës dhe heraldikës shqiptare në skajin e afërt të burimit të kroit autokton rrinë një enë e mbushur përplot me ujë të pastër të burimit i cili e pastron botën dhe e ruan votrën.Ruajtja e votrës është bërë edhe  nga penatët dhe larët shqiptar pa e kujtuar strofullin e dallendyshës shtegtare e cila udhëton me mijëra kilometra por kthehët serish në vendlindje për ta ndërtuar strofullën e tyre, ashtu siq veprojnë mërgimtarët shqiptar të cilët në shenjë nderimi për tokën e atdheut se paku e ndërtojnë një shtëpi në vendlindje për ti sjellë çmalljen më tokën e bekuar të arbër dheut.Pranë dritë hijeve të përjetësisë në tokën e shqiptarisë sërish duhet përballur me balozat e detit ushtarët e mretit, e kapuqzitë e krajlit.

E ndalimi i zërave të shpirtave që na lanë porosinë për Shqiperinë Arbërore rënkojnë fuqishëm skaj një ore të vjetër me kujtohën fjalët dhe porositë e arbërorve atdhetar.Në paça shtuar ose zmadhu ndonjë fjalë mos e gëzofsha idealin tim kombëtar.E përplasja në mes të dy botrave shqiptare ende vazhdon edhe në shekullin njëzet e një, ku pranë gotës së thyer kanë mbetur pjesët e shpërndara të xhamit,  që edhe sot e asaj dite janë duke shkaktuar ndalesa në mes të kryqëzimeve shqiptare në mes të lindjes dhe perëndimit.

Josef Martinsen: Turp për ty Kosovë!

2

Përgatitur nga Fahri Xharra

( pjesa e parë )

Josef Martinsen (76 vjeçar, i lindun në Stavanger të Norvegjisë) asht i diplomuem në ushtri, ku edhe ka shërbye për 17 vjet në pozita të ndryshme mbrenda dhe jashtë vendit.

Në verë të vitit 1999 ai u angazhue nga NKN (NCA) dhe UNHCR për tetë muej për me koordinue nji program emergjent të quejtun “pastrimi i puseve nga trupat e pajetë të njerëzve” në Kosovë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2010 ai ka shkrue dy libra dhe ka inicue nji film dokumentar në lidhje me katërqind varrezat masive që janë regjistrue nga GJND’ja (Gjykata në Hagë që u krijue në vitet ’90) që janë raportue në Këshillin e Sigurimit të OKB’s në Nandor të vitit 1999.

Ai në nji letër dërgue televizionit Rrokum, ka shpalosë keqardhjen e tij për qëndrimin, qysh e ka quejtë ai negativ e të pa i magjinueshëm të Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës për të drejtat e njeriut të grave, e me theks të veçant për gratë e dhunueme seskualisht dhe ato të dhunueme gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Po ju sjellim në plotni krejt atë që ka shkrue Martinsen për këtë çashtje n’origjinal:

Një popull që para shtatëmbëdhjetë vjete u shpëtua nga perëndimi dhe që mori miliarda euro / dollarë në mbështetje, në këto shtatëmbëdhjetë vjet autoritetet i kanë lënë pas dore krejtësisht viktimat e pafuqishme të luftës në Kosovë, ato të abuzuara seksualisht dhe gratë e përdhunuara. Udhëheqësit politikë gjatë gjithë këtyre viteve që kur Kosova u çlirua kanë dështuar për t’i ndihmuar këto gra viktima që të kenë një jetë dinjitoze. Sundimi i ligjit dhe i drejtësisë për gratë mungon në Kosovë. Perëndimorët duhet të bëjnë që Kosova të jetë përgjegjëse për mungesën e sundimit të ligjit, barazisë para ligjit dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi për gratë.

01-29-15-Josef-Martinsen-11-Copy1

Turp për ty Kosovë

1. Hyrje

Më vjen keq që më duhet të shkruaj këtë artikull për Kosovën dhe për faktin si ajo nuk arriti te kujdeset për viktimat e saj më të rrezikuara të luftës 1998-99.
Pasi kam ndjekur për gjashtëmbëdhjetë vite nga afër historinë në krijim të shtetit më të ri të Kosovës , unë ndjehem i turpëruar se si ajo si një shtet sovran iështë shmangur përgjegjësisë që ka ndaj viktimave të dhunës seksuale të kryera gjatë luftës .
Hera e parë kur e kam ngritur këtë çështje publikisht ishte në vitin 2010 kur e kam prezantuar librin tim të dytë “Çfarë ndodhi në Kosovë ? 1998-99 një dokumentacion “ në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë. Hera e dytë ishte në vitin 2014 kur kam prezantuar trilogjinë time për krimet e luftës, dy libra dhe një film dokumentar . Tani është hera e tretë që po e adresoj këtë çështje, dhe po ndihem shumë keq se si ende asgjë nuk është bërë për zgjedhjen e kësaj çështje, kompenzimin ose sigurimin e njëpensioni për gratë që ishin sulmuar dhe abuzuar seksualisht gjatë luftës dhe të cilat janë lënë anash nga shoqërija .

Gjashtëmbëdhjetë vite kanë kaluar që kur krimet , abuzimet seksuale ndodhën .
Mos zgjedhja e këtij problemi të kompenzimit, u ka shkaktuar këtyre viktimave vuajtje dhetë tjera. Kosova u detyrohet të paktën një kërkim falje ketyre grave , por mua më duket që autoritetet më parë zgjedhin ti shohin këto gra duke u zhdukur ose duke bërë vetëvrasje se sa të bëjnë diqka për to .
Është turp se si asgjë nuk ka dal nga bisedimet e autoriteteve për 16 vite . Asgjë nuk është zgjedh , dhe asgjë nuk eshtë premtuar .

1. Kush jam unë për të fajsuar të tjerët ?

Unë jam Josef Martinsen . Takimi im i parëme Kosovën ishte në korrik të vitit 1999 , duke e marrë përsipër punën si kordinator në një program emergjent të quajtur “ Heqja e trupave të njerëzve nga puset “ . Unë isha i punësuar nga UNHCR( Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Refugjat) dhe NCA (Kisha Norvegjeze ) . Pas tetë muajsh në fushë , ngamë shumë se 450 puse, që ishin të dyshuara që kishin kufoma brenda janë nxjerrë rreth 127 trupa, të cilët janë regjistruar dhe varrosur.

Pas punës time për UNHCR,kam shkruar një libër për puset “Puset e vdekjes në Kosovë “që qojnë në nismën time private lidhur me katërqind varreza masive të regjistruara dhe raportuara nga kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së . UNMIKU dhe më vonë qeveria nuk kanë hetuar se si më shumë se 10,000 civil shqiptarë: gra, femijë dhe burra janë vrarë qëllimisht në vitet 1998-99 dhe janë fshehur në varrezat masive në të gjithë Kosovën .
Në pranverën e vitit 1999 shumë prej këtyre varreve u hapën , dhe u transportuan në Sërbi në varre të reja masive për të fshehur provat .
Bazuar në hulumtimet e mija dhe dokumentacionin që kam përpiluar për katër vite që nga viti 2006, unë në vitin 2010 arrita ta botoj librin tim të dytë të quajtur “Çka ndodhi në Kosovë 1998-99 Dokumentacion” . Së bashku me një film dokumentar , këtyre tri veprave i referohem dhe i quaj si “Trilogji e Kosovës “.
Punën time të plotë për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë në vitet 1999-2010 dhe përfshirjen time mund ta gjeni në www.kosovotrilogy.com and www.truth-commission.com

Nesër pjesa e dytë

Fahri Xharra, Gjakovë

Zgjedhjet komunale në Maqedoninë e Veriut, Tetuta Arifi e pranon humbjen në Tetovë (Video)

0

“E pranoj si verdikt të popullit”, tha Arifi.

BDI-ja në pushtet beson se dita e sotme e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë paqësore dhe se Maqedonia e Veriut ka treguar se po bëhet një demokraci e pjekur.
“Dua të përgëzoj të gjithë të zgjedhurit e pushtetit vendor, pavarësisht se nga cila parti vijnë. “Kemi pasur zgjedhje të suksesshme dhe ky është një sukses i përgjithshëm politik, i cili tregoi se jemi një demokraci e pjekur, anëtare e NATO-s dhe vend që duhet të fillojë negociatat për anëtarësim në BE”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahemti në daljen e parë në këto zgjedhje tha se ata kanë fituar në komunën e Stugës, Kërçovës, Dollnenit, Çairit, Bogovinës, Tearcës, Haraçinë. Ai tha se presin rezultatet të mira edhe në Tetovë dhe Gostivar.

– Të dashur qytetarë, struganët e mi. Ne dështuam. Ne luftuam kundër një qeverie të tërë me gjithë energjinë që kishim. Por duket se nuk ka mjaftuar për të mposhtur Strugën. Jeta Vazhdon. Bashkë me të dhe përpjekjet për të bërë më të mirën për Strugën, për brezat që do të vijnë. Ne do të analizojmë gjithçka ku kemi gabuar. Do të ketë një reflektim të thellë. Ky zhvillim nuk duhet të ndikojë në jetën e një strugani të thjeshtë. “Por dua t’ju ​​falënderoj për besimin dhe t’ju ​​kërkoj falje që nuk mund të bëj më shumë”, ka shkruar Istrefi.

Zëvëndëskryemnistri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetin social thekson se Bashkimit Demokatik për Integrim është partia më e madhe në vend me fitore absolute në më shumë se gjysmën e të gjitha komunave.

“BDI është partia më e madhe në vend me fitore absolute në më shumë se gjysmën e të gjitha komunave ku kemi garuar duke përfshirë: Çairin, Haracinën, Bogovinën, Tearcën, Strugën, Kërçovën, Dollnenin, Sarajin, Likovën, Pllasnicën.
Uroj të gjithë fituesit nga BDI, por edhe ata nga partitë oponente në komunat tjera.
Faleminderoj të gjithë votuesit tanë në gjithë vendin për numrin rekord të votave përballë të gjitha partive tjera politike të bashkuara kundër BDI”, shkruan Grubi.www.tetovasot.com

Shqiptarët e 18 fshatrave të Rekës …, që nuk deklarohen shqiptarë dhe historia e harruar e tyre, e gjurmuar nga gazetari Marin Mema (Video)

0
Dhjetra mijëra shqiptarë të harruar…Ata flasin ende gjuhën shqipe, por nuk deklarohen shqiptarë…Cila është historia e tyre ? Si u asimiluan ? Çfarë ndodh sot në këtë zonë që dikur ishte pjesë e territoreve shqiptare ?Presioni, dhuna, joshja… Jane te verteta te forta, por qe hedhin drite mbi nje nga pjeset me te dhimbshme te historise shqiptare. Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave.
Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse. Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në Gjurmë Shqiptare nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare. 
Gazetari i TCH: Marin Mema. Për më shumë vizitoni videon: 

 

Shqiptarët që nuk deklarohen Shqiptarë… Historia e harruar – Gjurmë Shqiptare – YouTube

Kryeministri Kurti merr letër falënderimi nga kandidati për Kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar kandidatit për Kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate, z.Olaf Scholz, pas fitores në zgjedhjet parlamentare.

Duke e falënderuar për letrën dhe dëshirat më të mira të shprehura aty, z. Scholz ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë treguar se shumica e votuesve gjermanë duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror. “Duan një Qeveri që përballet me çështjet e së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngritet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar”, ka shkruar kandidati për Kancelar të Gjermanisë z. Scholz.

Letra e plotë e z. Scholz:

I nderuari Kryeministër,I dashuri Albin,

Ju falënderoj për letrën dhe dëshirat e mira. Tashmë kemi lënë pas fushatën ngazëllyese zgjedhore. Partia Socialdemokrate e Gjermanisë doli nga zgjedhjet për Bundestagun si partia më e fortë dhe ka ambicien për të udhëhequr me qeverinë e re federale.Rezultatet zgjedhore tregojnë që shumica e votuesve duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror. Duan një Qeveri që trajton çështjet urgjente të së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngritet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar.Dua ti shprehë falënderimet më të sinqerta për përkrahjen e madhe nga e gjithë Evropa.Përshëndetjet më të ngrohta,Olaf ScholzKandidat për Kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë.

Diaspora e Lugina së Preshevës në Zvicër, mobilizohet për perspektivën e vendlindjes

0

Zurich, 30 tetor Ne qytetin e Zyrihut, sou u zhvillua takimi mes shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, ku u themelua Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ). Do perkujtuar se aktualisht ne Zvicer jetojne dhe veprojne mbi 20. 000 shqiptare nga Medvegja, Bujanoca dhe Presheva, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Këto shoqata të Luginës së Preshevës që veprojnë në Zvicër u bashkuan në një Lidhje të vetme me qëllim bashkërendimin e veprimtarive të tyre në funksion të forcimit të lidhjeve me vendlindjen, kontributin ndaj origjinës dhe promovimin për ruajtjen e gjuhës, traditave, kulturës e historisë shqiptare në Zvicër. Në kryesinë e kësaj shoqate u zgjodhën nga dy përfaqesues të shoqatave nga secila komunë e Luginës, ndërsa për kryetar në mandatin një vjeçar, (me rotacion), nga kryesia e re u zgjodh, z.Fadil Selmani nga Medvegja.

Siq ka raportuar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, Themelimi i Lidhjes vjen pas nënshkrimit të Memorandumit te Mirëkuptimit mes shoqatave të Luginës në Zvicër më datë 29 maj 2021, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.

Në themelimin e LSHPMBZ, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Gjoni i cili e vlerësoi dhe përshëndeti shpalljen e kësaj Lidhje, uroi zgjedhjen e kryesisë së re si dhe nënvizoi mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.

Serioziteti i keqkuptuar dhe keqinterpretuar

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
“Serioziteti është provë se individi ka një karakter të mirë,” tha një mik të cilin e quajta Einstein Nietzsche pas atij ,,shpërthimi brilant”, sepse prodhonte aq shumë ajër të nxehtë në dhomën ku po flisnim, saqë më bëri të më rridhte djersa nga të gjitha poret e lëkurës dhe të humbë tre kilogramë peshë.
Si rezultat, mezi thitha djersën me tre peshqirët që i dhanë atij për synetinë e djalit të tij.
I thashë shumë seriozisht se sinqeriteti i pafiltruar i energjisë negative dhe kriminogjene do të thotë gjithçka.
Sepse mund të shfaqet si vjedhje e prones publike, grabitje e buxhetit të shtetit, shndërrim serioz i tempujve te dijes ne tempuj te injorances dhe fabrika qe prodhojne diploma seriale, per pazarin e Mamushes ku blerësit blejne injorancën dhe kthehen në politikanë që mund të shkëlqejë vetëm si bujq dhe blegtorë.
Mora shembullin e seriozitetit të Hitlerit, i cili që në fillim kishte një plan serioz për shfarosjen serioze dhe deri në individin e fundit të të gjithë hebrenjve të të gjitha moshave, gjinive, profesioneve dhe orientimeve seksuale.
Pastaj i thashë se Hitleri i kishte udhëzuar të gjithë agjentët e Gestapos të monitoronin sjelljen dhe gjestet e njerëzve të thjeshtë dhe nëse ata do të vinin re se buzëqeshja e shfrenuar pas një shakaje qesharake do ta bënte dikë të dallohej nga turma, atëherë ata duhet t’i prisnin atij gjuhën me një brisk të mprehtë berberi.
Sepse nga koka psikopatike, sadiste dhe frikacake e Hitlerit, buzëqeshja e shfrenuar përjetohej dhe perceptohej si relaksim dhe dorëheqje nga gatishmëria për të mbështetur idenë e tij të çmendur për asgjësimin e gjysmës së njerëzimit.
Dhe në fund i thashë se pas konvertimit tim në Seriozush Seriozovski do të bëja një plan shumë serioz për t’i prerë atij kokën si kalli gruri me brisk berberi, të cilën pastaj do ta përdorja si futboll për ndeshjet e kampionatit të fshatit.
Për fat të keq, për shkak të seriozitetit tim të ftohtë dhe brutal, ai përjetoi aq shumë panik sa u gjunjëzua para meje dhe u lut me përulësi që të mos isha më kurrë kaq serioz, sepse serioziteti nuk është ende një provë karakteri e dy ose më shumë qenieve të gjalla që lëvizin mbi dy ose më shumë këmbë.
Përzierja e grurit me thekrën, të dashur miq, jo vetëm që krijon një sfond të bujshëm për komente ironike dhe sarkastike, por edhe e bën vëzhguesin e hutuar objekt talljeje.
***
“Ernsthaftigkeit ist der Beweis dafür, dass der Mensch einen guten Charakter hat”, sagte ein Freund von mir, den ich nach dieser brillanten Explosion Einstein Nietzsche nannte, weil er so viel heiße Luft in dem Raum wo wir uns unterhielten produzierte, dass ich aus aller Hautporen schwitzte und verloren drei Pfund Gewicht.
Infolgedessen konnte ich den Schweiß mit den drei Handtüchern, die sie ihm für die Beschneidung seines Sohnes gaben, kaum trocknen.
Ich sagte ihm sehr ernst, dass die ungefilterte Ernsthaftigkeit negativer und kriminogener Energie alles bedeutet.
Weil es als Diebstahl öffentlichen Eigentums erscheinen kann, als Raub des Staatshaushalts, als ernsthafte Umwandlung von Tempeln des Wissens in Tempel der Unwissenheit und Fabriken, die Seriendiplome produzieren, für den Mamusha-Basar, wo Käufer Unwissenheit kaufen und zu Politikern werden, die nur als Bauern und Viehzüchter glänzen können.
Ich nahm das Beispiel der Ernsthaftigkeit Hitlers, der von Anfang an einen ernsthaften Plan zur ernsthaften Vernichtung und bis ins letzte Individuum aller Juden jeden Alters, Geschlechts, Berufes und sexueller Orientierung hatte.
Dann sagte ich ihm, dass Hitler alle Gestapo-Agenten angewiesen habe, das Verhalten und die Gesten der einfachen Leute zu überwachen, und wenn sie bemerken würden, dass das zügellose Lächeln nach einem lustigen Witz jemanden aus der Menge hervorheben würde, dann sollten sie ihm „die Zunge abschneiden“. mit einem scharfen Barbierrasierer.
Denn aus Hitlers psychopathischem, sadistischem und feigem Kopf wurde das ungezügelte Lächeln als Entspannung und Resignation von der Bereitschaft, seine verrückte Idee von der Vernichtung der halben Menschheit zu unterstützen, erlebt und wahrgenommen.
Und schließlich sagte ich ihm, dass ich nach meiner Bekehrung zu Seriozush Seriozovski einen sehr ernsthaften Plan schmieden würde, ihm den Kopf abzuschneiden wie einem Weizenkolben mit einem Rasiermesser, den ich dann als Fußball für die Dorfmeisterschaftsspiele verwenden würde.
Leider erlebte er wegen meiner kalten und brutalen Ernsthaftigkeit so viel Panik, dass er vor mir kniete und demütig betete, dass ich nie wieder so ernst sein würde, denn Ernsthaftigkeit ist noch kein Charaktertest von zwei oder mehr Lebewesen, die sich auf zwei oder mehr Beine bewegen.
Das Mischen von Weizen mit Roggen, liebe Freunde, schafft nicht nur eine sensationelle Kulisse für ironische und sarkastische Kommentare, sondern macht den verwirrten Betrachter auch zum Gegenstand der Lächerlichkeit.

Amina Nuraj, Shqiptarja nga Novi Pazari, u shkruan letër të hapur z. Ilir Metës dhe z. Albin Kurtit

11

Nga: Amina Nuraj, Novi Pazar – Drenas

Letër e hapur për Z. Albin Kurti , Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Z. Ilir Metës, President i Republikës së Shqipërisë

Lajmi se me 2.000.000 euro Ju i nderuar Kryemisitër Albin Kurti i keni mbështetë shqiptarët e Luginës së Preshevës, më gëzoi pa masë, por njëherit edhe më pikëlloi shumë se kam përshtypjen sikur po ua ktheni shpinën e nuk jeni duke menduar për shqiptarët e Sanxhakut.

Pse Shqipëria, sëbashku me Republikën e Kosovës, nuk i ka ndihmuar asnjëherë shqiptarët e Sanxhakut që jetojnë nën tortura dhe frikë nga Serbia?

Ata njerëz që pavarësisht se shumica e kanë humbur gjuhën amtare, Gjuhën Shqipe , për shkak të dhunës e terrorit serbomadh mbi njëqindvjecar të ushtruar ndaj tyre, vazhdojnë të mbesin ata që ishin: Vetëm Shqiptarë! Ata nuk ka të drejtë askush që ti mendoj si “të tjerë” e as ti paragjykoj në bazë të përkatëisë religjioze apo “vetëemërtimit si boshnjak”, që është bërë nga dhuna dhe është pasojë e dhunës dhe frikës së madhe për tu deklaruar si shqiptarë.

Ne që me krenari mbajmë lartë flamurin shqiptar në shtëpitë tona dhe që luftojmë për kombin shqiptar që i përkasim në Sanxhak, pra ne që e duam Kosovën dhe Shqipërinë nga thellësia e shpirtit tonë, nuk kemi ndihmë nga dy vendet tona, Shqipëria dhe Kosova?!

Pse?! Pse na keni harruar dhe pse na refuzoni?

A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut gjaku i juaj? Motrat dhe vëllezërit tuaj? A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut pjesë e kombit shqiptarë dhe a nuk duhet të kemi ne shqiptarët e Masbjeshkës së Sanxhakut të drejta të njejta, mu ashtu sikurse që kanë serbët në Kosovë, që gjithsesi janë më të pakët se ne në numër?

Ju vazhdoni të na quani boshnjakë, pavarësisht që ne kurrë nuk kem qenë boshnjakë? Ju nuk keni të drejtë të na paragjykoni në bazë të përcaktimeve politike inferiore të disa udhëheqësve tanë të rrejshëm në Sanxhak, të cilët prej frikës së madhe e shpikën përkatësinë kombëtare të pa qenë për atë popull.

Për atë popull që pa fajin e vet u detyrua të asimilohej gjuhësisht, duke folur tashmë në shumicë në gjuhën boshnjake …!

Amina Nuraj në Tiranë, para disa vitesh. Në atë kohë qe ftuar ftuar zyrtarisht nga Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, për Festën e Flamurit e të Pavarësisë me 28 Nëntor … Këtu është në foltore …, me Gjergj Kastriotin pas, Kryeheroin e kombit që i rrin pas dhe i jep forcë e zemër.

Pse nuk e dëgjoni jehun e përpjekjeve historike të Isa Boletinit, Ismailit Qemalit, Aqif Blytës , të Shaban Polluzhës, Haxhi Zekë Bërdynajt etj etj, se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë duhet t’i ndihmojnë vazhdimisht e në cdo rrethanë vëllezërit e tyre në Sanxhak?

Pamje e Novi Pazarit

Me respekt, e juajaj Amina Nuraj nga Drenasi, përfaqësuese e Sanxhakut Shqiptar, me seli në Novi Pazar.

Me 30 tetor 2016 u shpall Republika e Çamerisë në Hagë, dje Presidenti z. Ali Aliu, e përkujtoj 5 vjetorin e shpalljes së saj

I ndjeri Festim Lato, ish Kryeministër i së Çamërisë dhe z. Ali Aliu, President i saj

Shkrim autorial i Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliu

Më 30 tetor 2021

I dashur popull i Çamërisë dhe i Arvanitëve !

Të dashur shqiptarë të Epirit e gjithandej Shqipërisë!

Me 30 tetor mbushen 5 vjet të Shpalljes së Çamerisë Republikë. Pesë vjet në aspektin kohor historik nuk janë shumë, por, e rëndësishmja e këtij akti është se me 30 tetor 2016, Nismëtarët e Pavarësisë së Çamërisë me në krye Festim Laton, bëmë një kthesë të rëndësishme, krijuam një udhë dhe një adresë për zgjidhjen e Çështjes së Çamërisë. Liria dhe Pavarësia e Çamërisë si akti më sublime i Atdheut tonë, nuk njeh zëvëndësim për tokat e pushtuara nga fqinjët.

Si sot më kujtohet e ajo pasdite e 30 tetorit 2016, ditë e diele, ora 14 në Hotelin Ambasador në Hagë, shkrimtari Atdhe Geci, I propozuar nga Kuvendi Gjithëpërfshirës Çam dhe Arvanitë, shpalli Çamërinë Republikë, ndërsa Festim Lato, organizator dhe financues I shpalles së Pavarësisë së Çamërisë, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Çamërisë, lexoi tekstin e Deklaratës së Pavarësisë. Ajo ditë për Nismëtarët ishte e një rëndësie historike.

Të dashur çamë dhe arvanitë!

Të tëra betejat dhe luftërat e së kaluarës na kanë mësuar se Liria dhe Pavarësia nuk lypen, po fitohen! Firmëtarët që firmosëm Pavarësinë e Çamërisë dhe shkëputjen e saj nga Greqia nuk ishim pak, rreth 6o firmëtarë nga të gjitha viset dhe krahinat e atdheut tone. Shqipëria, por, as Atdheu ynë nuk e kanë atë luks që të heqin dorë nga Çamëria, Shqipëri denbabaden.

Republika e Çamërisë nuk është as e madhe as e vogël, por ka një shtrirje 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë sipërfaqe tokë, liqene dhe det. Çamëria me një popullsi rreth 4 milion banorë po nuk u arritë një Marrëveshje, është shqetësim I paqes në Ballkan dhe më gjerë. Republika e Çamërisë sot e në të gjithë kohërat do të kërkon nga Evropa, nga ata që e shpifën Greqinë, që ata ta vëjnë gurin në vendin e vet. Epiri pellazgo shqiptar, Çamëria është popull etnik në të gjithë Greqinë. Nëse italianët ia dhanë Danten botës, shqiptarët e kemi Iliadën dhe Odesenë e Homerit për t´ia ofruar botës.

Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë u thashë në tubim, i di detyrat e saj, Kjo Lëvizje Kombëtare ka shansin historik për ta ndërkombëtarizuar dhe konkretizuar vullnetin e popullit çam dhe arvanit. Realizimi i Republikës së Çamërisë brenda Greqisë gjenocidiste është i ndërlikuar, por jo i pamundur. Pavarësia e Republikës së Çamërisë u kam thënë në çdo takim bashkëbisedim me veprimtarë, se Pavarësia e Çamërisë nuk na vjen me post as me heshtje, por, me organizim gjithëkombëtar.

Koha në të cilën ndodhemi na bën shumë përgjegjës ndaj të gjithë sfidave dhe përpjekjeve tona për të realizuar Pavarësinë e Çamërisë të shpallur me 30 tetor 2016 në Hagë të Holandës, na bën përgjegjës në tërë shtrirjen e saj, që nga Korfuzi e Janina e deri në Prevezë, Pargë e ishujt Jonian.

Në këtë etapë të zhvillimeve politike në Ballkan e më gjerë rreth Çamërisë e për Çamërinë, ky do të ishte dokumenti strategjik dhe programi politik për Çlirimin e Çamërisë nga prangat e Shtetit të Greqisë:

2 . Legalizimi i gjuhës shqipe në tërë Greqinë si gjuhë zyrtare.

3 . Hapjen e shkollave shqipe dhe kthimi i çamëve në pronat e tyre,

4 . Lejimi i flamurit kombëtar të Çamërisë në tërë teritorin e saj e në More.

5 . Lejimi i festave kombëtare.

6. Marrëdhëniet kulturore të Çamërisë me pjesët e tjera të atdheut.

7. Njohja e Gjenocidit të bërë të shtetit të Greqisë ndaj popullsisë çame në vitet 1912 – 1945 e këtej dhe dëmshpërblimi.

8 . Njohja e teritorit të Çamërisë nga Greqia prej 23 mijë e 5 qind kolometrave katrorë sipërfaqe tokë, det dhe ujëra.

9 . Rikthimi i 2 milion çamëve të dëbuar nga tokat e tyre stërgjyshore.

10 . Dëmshpërblimi për pronën dhe për viktimat e gjenocidit ndaj popullsisë çame që nga viti 1912- 1945 e këtej, si dhe dëmshpërblimin për pushtimin dhe shfrytëzimin e pasurive të Çamërisë.

11 . Njohja e Republikës së Çamërisë nga Republika e Greqisë.

Pra, këto janë 11 pika të Qeverisë të Republikës së Çamërisë dhe të Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë që Çamërinë e bëjnë mëvete dhe të pandashme nga Shqipëria dhe Atdheu ynë. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtohet paqja e fqinjësisë së mirë midis Republikës së Çamërisë, dhe Republikës së Greqisë.

Rroftë Republika e Çamërisë!

Rroftë Republika e Iliridës!

Rroftë Republika e Kosovës!

Rroftë Republika e Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Çamërisë,

Ali Aliu – Dortmund, 30 tetor, 2021

E postoi, Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2021

ImageImageImageImage