
Kadare për rrenat serbe

Turqia mburret për dëbimin e 8,500 luftëtarëve të ISIS , por harron gjithçka që ata ndihmuan
Një imazh ikonik i një tanku turk dhe ushtarëve turq që vëzhgojnë kurdët në qytetin Kobane, ndërsa banorët luftuan për jetën e tyre kundër IS-së nga shtatori 2014 deri në janar 2015. Marrëveshja me rusët dhe forcat e regjimit sirian tani i jep fund qytetit të marrë nga forcat turke e ata që i mbështesin turqit, me disa ish ushtarë të IS që tani u shërbejnë . Foto: Twitter
Nga: Hans Rustad
Kur u bë e zakonshme që media të japë njoftime për shtyp nga ministria e brendshme turke, sikur të ishte një burim i besueshëm? NTB i bën jehonë një njoftimi se gjatë luftës civile 10-vjeçare në Siri Turqia ka dëbuar 8,500 luftëtarë të huaj. Por ministria harron, natyrisht, të deklarojë se Erdogan po ndihmonte luftëtarët e IS deri sa ata drejtuan terrorizmin ndaj objektivave në Turqi.
Është puna e medias të jetë skeptike ndaj burimeve zyrtare dhe “të kujtohet”. Kur NTB nuk tregohet mosbesuese, lexuesi duhet të besojë se informacioni është i besueshëm.
Është një fshehtësi publike që luftëtarët e IS-it mund të kalonin lirisht brenda dhe jashtë Turqisë. Por kjo nuk mjafton. Ata u trajtuan edhe në spitale. Më e keqja, megjithatë, ishin furnizimet me armë.
Në kohën kur kurdët luftonin për jetë a vdekje në Kobane, pranë kufirit, Reuters raportoi se civilët ishin zënë me ngarkesa armësh në rrugë për tek IS. Ishin agjentët turq që u kapën nga policia turke, që e kishin ngatërruar trafikun.
Rasti u bë i njohur nga media dhe u debatua shumë për të. Reuters shkroi për këtë. Kështu, skandali ishte një fakt. Por media nuk dëshiruan ta komprometonin IS dhe Erdoganin për mitin. Mund të shkaktojë disa pyetje të pakëndshme. Jo më pak: Në qoftë se një vend i NATO-s po ndihmonte aktivisht IS, pse NATO nuk bëri asgjë? Duhet ta kenë ditur, pse i lanë të kalonte? Kjo ishte në kohën e Obamës dhe ai bëri shumë gjëra të çuditshme në Siri.
Formësimi i historive të tilla do të thotë se në fund të fundit publiku nuk di asgjë për atë që ka ndodhur në të vërtetë. Kush përfiton nga kjo?
Redaktorit iu desh të ikte në Gjermani.
Më tepër se 8,500 luftëtarë të huaj janë dëbuar nga Turqia që kur filloi lufta civile siriane një dekadë më parë, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit.
Të dyshuarit për terrorizëm nga 102 vende të ndryshme janë dëbuar, duke përfshirë 1,075 nga vendet e BE- së. Në 10 muajt e parë të këtij viti, 61 të dyshuar nga tetë vende të BE janë dëbuar.
Një total prej 8,585 luftëtarësh të dëbuar që nga 2011 kishin lënë vendet e tyre për t’u bashkuar me grupe të tilla si Shteti Islamik dhe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), si dhe aleatët e tyre në Siri.
Turqia ka bërë tre fushata të ndryshme në Sirinë veriore që nga viti 2016 dhe është ende e pranishme ushtarakisht në provincën Idlib, në veriperëndim.
Përveç kësaj, ata po kryejnë operacione ushtarake kundër PKK në Irakun e veriut. PKK është konsideruar një organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore dhe lufta e tyre kundër autoriteteve turke që nga 1984 ka shkaktuar dhjetra mijra të vdekur.
Në të njëjtën kohë, krahu sirian i PKK punoi ngushtë me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. (NTB) / Document.no /
Afganistan, muzikë në dasmë: Talibanët vrasin 2 të ftuar
Dy të ftuar në dasmë u vranë dhe dy u plagosën në Afganistanin lindor nga talebanët që hapën zjarr teksa po luante muzikë. Këtë e ka bërë të ditur një i afërm i viktimave dhe lajmi është konfirmuar edhe nga qeveria e Kabulit, e cila është distancuar duke i cilësuar këto lloj sulmesh si “të paautorizuara”. Episodi ndodhi gjatë një dasme që po festohej në Sorkhund, në provincën e Nangarhar.
Talebanët e kishin ndaluar muzikën në përvojën e tyre të mëparshme në qeverinë e Afganistanit. Administrata aktuale nuk ka nxjerrë ende një dekret të ri që e ndalon atë, por udhëheqja e saj nuk e miraton përdorimin e tij për qëllime argëtimi.
“Të rinjtë po luanin në një dhomë të veçantë dhe tre luftëtarë talebanë erdhën dhe hapën zjarr mbi ta”, u tha gazetarëve një i afërm i viktimave. Qazi Mullah Adel, një zëdhënës i guvernatorit taleban në Nangarhar, konfirmoi incidentin, por nuk dha detaje të tjera, ndërsa një burim i sigurisë tha se burrat që sulmuan martesën tani janë në paraburgim.
Në Kabul, zëdhënësi i qeverisë Zabihullah Mujahid tha se ai nuk mund ta konfirmonte incidentin, por theksoi se nuk është politika e talebanëve që të ekzekutojnë dashamirët e muzikës.
“Hetimi është duke vazhduar. Deri më tani nuk është e qartë se si ka ndodhur kjo,” tha ai në një konferencë për shtyp. “Në radhët e emiratit islam, askush nuk ka të drejtë të largojë dikë nga muzika apo diçka tjetër, vetëm për t’i bindur. Kjo është mënyra kryesore – shtoi ai – nëse dikush vret vetëm, edhe nëse është njeriu ynë, është krim dhe do të gjykohet”.
Shoqata “Kosova për Sanxhakun” kërkon nga Qeveria e Kosovës mbështetje për Sanxhakun e Novi Pazarit
Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, Prishtinë
Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti
Kërkesë
Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, vlerëson lart vullnetin e Qeverisë suaj që nga Buxheti i Kosovës t’i ndahen 2 milionë euro Luginës së Preshevës. Ne kërkojmë që në kuadër të planifikimit buxhetor për vitin 2022 ta parashihni një mbështetje për Sanxhakun e Novi Pazarit një shumë prej 1 000 000 (një milion) euro.
Arsyet për ta përkrahur Sanxhakun janë të shumta. Kosova dhe Sanxhaku kanë fatin e njëjtë, lidhje të forta gjaku të cilat janë ruajtur gjatë gjithë së kaluarës së hidhur.
Lidhjet farefisnore na detyrojnë të jem krah asaj popullate të vuajtur të lënë pas dore, e që ekzistencën e vet e mbështet në remitenca nga të punësuarit sezonal në Evropën perëndimore, ndërsa ekzistenca e subjektivitetit politik të këtij rajoni i ka shpresat te Republika e Kosovës.
Përveç anës humane, Kosova ka interes strategjik që ta mbështes Sanxhakun në këto kohë kur popërballet me negociata të vështira e delikate me Serbinë.
Prishtinë, 30.10.2021

Ismet Azizi, Kryetar

Aspekte shqiptare nga Lufta Italo – Greke
Pamje nga Lufta italo-greke 1940-1941 në Shqipëri

Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë
Lufta italo – greke, 81 vite më para, e cila filloi më 28 Tetor 1940 dhe përfundoi në prill 1941, nuk ka gjetur ende një pasqyrim të plotë në historiografi. Lufta italo – greke është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë gjatë atij konfliktit që iu vu zjarri Evropës. Sikundër dihet, ushtria italiane pësoi disfatë dhe u detyrua të tërhiqej. Në të vërtetë, në këtë luftë, Shqipëria është përfshirë drejtpërsëdrejti, pasi klasa politike u vu në shërbim të okupatorit Italian. Ajo klasë politike kolaboracioniste e vunë vendin tonë me akte zyrtare në gjendje lufte me Greqinë, akte që, veç firmës së mbretit Viktor Emanuel III, mbannin edhe firmën e kryeministri kuisling, Mustafa Kruja, duke e quajtur një okazion për krijimin e”Shqipërisë së Madhe”. Ky ishte një iluzion, pasi kufijtë nuk mund të ndryshoheshin dhe të caktoheshin në kohë lufte, aq më tepër nga Fuqitë e Boshtit që i priste disfata e sigurtë. Por faktikisht populli shqiptar nuk e mbështeti atë vendim të qeverisë së Mustafa Krujës.
Si rrjedhojë e atij nënshkrimi nga Mustafa Kruja, Shqipëria pas okupacionit Italian po vihej edhe nën okupacionin grek, që do t’i kushtonte veçanërisht Jugut të Shqipërisë. Duke u reshtuar në anën e agresorit, kolaboracionistët e bënë Shqipërinë, nga një vend viktimë e agresorit në një palë ndërluftuese, pjesmarrëse në sulmin kundër Greqisë në krah të Italisë.
Në zbatim të atij vendimi të Qeverisë Kuislinga, në verën e vitit 1940, në çdo komunë apo fsht të Shqipërisë, qeveria italiane u mundua të regjistronte milicë vullnetarë për t’i çuar në luftë kundër Greqisë. Në fshatin Vuno të Himarës shkoi vetë ish-konsulli Meloni dhe togeri i S.I.M për Himarën Luigj Moreti, ( i cili, për krimet e kryera këtu, u vra në pritë më 26 gusht 1942, nga një njësit partizan i komanduar nga Zaho Koka). Por këta misionarë fashistë nuk mundën të regjistronin as edhe një milic në Vuno. Për këtë dështim, italianët bënë arrestime e burgime si dhe internuan në Shkodër dhjetra veta. Ndërsa Foto Gjinin, Gogo Zhebon, Niko Llagurin dhe Orest Mitron, pasi i arrestuan dhe i torturuan barbarisht, i pushkatuan gjatë rrugës në fshatin Dhërmi. Këtë ngjarje dhe përgjigje që u ktheu populli i Vunoit, ai popull e ka përjetësuar në këngë:
O Vuno, fshat i Bregdetit,
bukuri e vilajetit.
Vuno, fshat i Shqipërisë,
ç’përgjigje dhe Italisë,
Melonit me ca fashistë,
Moretit me munafikë,
kur të kërkuan milicë,
për luftën kundër Greqisë.
Të kërkuan po s’u dhe,
ndaj të vunë në batare.
Popullin ta torturuan,
shtëpitë t’i përvëluan.
Edhe burrat që t’i muarr,
ca në burg, ca internuar.
Seç muar katër të mirë:
Gogo Zhebo e Foto Gjinë,
Nikon dhe Orest trimë.

Lufta Italo – Greke në Këlcyrë
Ndërsa në Krahinën e Mesaplikut për të mbledhur vullnetarë të tillë, shkoi eksponenti i fashizmit Qazim Koculi me shokë, ku mblodhi kryesinë e kësaj krahine. Mbledhja u bë në Milenjë, fushë në bregun e djathtë të Lumit të Vlorës, që i përket fshatit Gjorm. Qazim Koculi kërkonte t’i bindte krerët e krahinës së Lumit të Vlorës, që të rekrutonin forca vullnetare për milicinë fashiste. I pari e mori fjalën Qazim Koculi. Ky filloi t’u fliste krerëve për çlirimin e Çamërisë nga Greqia. Pasi mbaroi fjalën Qazim Koculi, ishte Ahmet Cani nga fshati Brataj i Vlorës, atdhetar dhe luftëtar i shquar, që u ngrit i pari dhe e kundërshtoi vendosmërisht, duke bërë që mbledhja e Milenjës të dështonte. Dhe këtë ndodhi populli i Labërisë e ka përjetësuar në këngë:
Erdhën shokët të kërkojnë:
Hajde o Ahmet të shkojmë,
na kërkon Qazimi Gjormë.
Ti Qazim pse na ke folë?
Me Greqi ne do luftojmë.
Qazim Koculi të thonë,
po këtë nuk ta pranojmë.
Iitalianët në Vlorë,
kthehu të haç ndonjë zorrë,
se me Greqi ne s’luftojmë.
Shokët Ahmetit i thonë:
Ahmet t’u lumtë ajo gojë,
me sheqer do të mëlcojmë,
jeshje nga një fshat me sporë,
që u rri koburja në dorë.
Me Greqi ne nuk luftojmë,
po grekët do t’i ndihmojmë,
Italisë do ja punojmë,
do t’i biem nga të shkojë,
se na ka ardhur pa folë.
Dihet se Qazim Koculi ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të Epopesë Luftës së Vlorës të vitit 1920, por me ardhjen në fuqi të Amet Zogut si shumë Fanolistë edhe ai mërgoi në Itali, por kur Italia pushtoi Shqipërinë në 7 prill 1939, ai së bashku me shumë nacionalistë të tjerë e mbështeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia duke u bërë kolaboracionistë. Për kët populli e anatemoi me këngën:
Qazim Koculi me lule,
vet e shporre, vetë e prure !
Gjatë asaj lufte italo – greke shumë banorë të fshatrave greke u detyruan të iknin duke kërkuar strehim në fshatrat e thella malore të Shqipërisë së Jugut. Pothuajse në çdo fshat shqiptar pati të tillë refugjatë, të cilët u përkrahën nga populli shqiptar. Disa familje greke u strehuan edhe në fshatin Kuç të Kurveleshit. Mirëpo, një djalë i këtij fshati u përpoq që ta përdhunonte një vajzë të bukur greke, i cili quhej Jaho Sulo Sofia. Për aktin e tij të turpshëm, gjykohet dhe dënohet me vdekje nga vetë fshati i Kuçit. Ky fshat nuk e përfilli aspak gjykatën e pushtuesve fashistë që ishin në fuqi dhe i dëboi karabinierët italianë të cilët shkuan në Kuç për ta ndaluar gjyqin që po i bëhej fajtorit. Po ashtu pleqësia e fshatit Kuç nuk morri parasysh as lutjet që i bëri familja e vajzës greke që ta falte fajtorin. Pleqësia iu përgjegj: “Ne kemi zakonet tona, kur i preket nderi gjitonit, prandaj do bëjmë siç kanë bërë të parët tanë.” Dhe ja se si populli e ka përjetësuar edhe këtë ngjarje në këngën e tij:
Nëntëqint dyzetedyja,
për bukë vuante Greqia,
ikte populli nga uria,
u mbush plot Shqipëria,
nga Saranda gjer në Durrës,
plot familje greke udhës.
Të drobitur e të mjerë,
trokitnin derë më derë,
kërkonin më çdo shtëpi
“ligo alevri, ligo psomi”. (pak mill, pak bukë)
Shqiptari, siç kishte hije,
i priti si mik shtëpije,
s’i la të vdisnin urie,
gjithë ata fëmijë xathur,
i morën brenda në vatër;
kush nga tre e kush nga katër.
U dha bukë e u dha gjellë,
s’i la jashtë që të flenë;
s’i la të flinin jashtë,
bukë e kripë i ndanë bashkë.
Po një ditë, një rrufjan,
që s’mund ta quajm shqiptar,
i kuçiot, një palo djalë,
dolli në shteg atje parë,
ku ndahet fshati me fshanë. (në Gjeraqinë, vend ku ndahet Kuçi me Çorrajt).
Sheh një vajzë të bukur greke
dhe iu hodh që ta rrëmbente.
Po vajza kërkoi ndihmë,
dhe fshati Kuçet errinë.
Pleqtë e Kuçit u mblodhë,
këtë turp – thanë – s’e durojmë,
dhe dhjetë trima i zgjodhë,
shkuan Jahon ta rrethojnë.
Po Jahua e kuptoi,
mori armët edhe shkoi.
Aty fshati e rrethoi,
dhe kur e zunë të gjallë,
për dënim plumbin i dhanë,
tre në gjoks e dy në ballë.
“Aferim – Kuçit – i thanë –
se nderove Labërinë,
Labërinë e Shqipërinë.”
Tiranë, 28 tetor 2021
Historia po flet dhe po piskat për fatin tonë !
Në foto: Sonja Biserko, Muharrem Salihu
Nga Muharrem Salihu, Medvegjë
Ne si AFEDS jemi shumë të lumtur që falë angazhimit tonë, Sonja Biserko, njëra ndër autoret e raportit mbi gjendjen e shqiptarëve në Serbi, vendosi kontaktet të drejtpërdrejta me autoritetet institucionale të Kosovës. Kësisoj, ata kanë patur rastin të dëgjojnë me zë, pas raportit me shkrim, përfundimet dramatike për pastrimin etnik të shqiptarëve me theks Medvegjen, laboratori i këtij pastrimi.
Besoj se krerët e shtetit të Kosovës kanë degjuar prej gojës së një aktiviste serbe të shoqërisë civile, çka nuk kanë degjuar nga të ashtuquajturit politikanët tanë të mëhallave që u sherbejnë si dekor në evente patriotike. Duke ditur këto gjëra, e konsideroj shumë të frytshëm degjimin e saj. Shpesh disa leksione kuptohen mirë pasi i degjon ato që ke lexuar. Besoj se dhe Parlamenti i Kosovës duhet ta dëgjojë, e theksoj- ta dëgjojë- Zonjën në fjalë dhe pse jo, të prodhojë njē Rezolutë detyruese për politikën !
Duam të besojmë se udhëheqësia e Kosovës do të degjojë dhe jetësojë këshillën numër një të Biserkos : shqiptarët e Serbisë janë peng i dialogut të Brukselit. Trajtojeni fatin e tyre në Bruksel, të nderuar politikanë të Kosovës ! Historia po flet dhe po piskat per fatin tonë ! Ka kohë që po e bën, mirpo ku janë veshët për ta dëgjuar dhe sytë për ta shikuar?

Muharrem Salihu, AFEDS
MedvegjaSot.com
Kush është Fahri Xharra, luftëtari me penë i idesë së shqiptarit dhe prejardhjes së tij qiellore?

shkruan Mentor Nazarko, Tiranë
Në botën kristiane, në fillim të Modernizmit, gjeneratat e reja të intelektualëve vinin nga shkolla formuese të dorës së dytë, me prestigj më të pakët: Lefèvre d’Etaples nuk e mori kurrë doktoraturën e tij, Erazmusi mori një diplomë me pak vlerë në Universitetin e Torinos dhe Thomas Hobbes e kreu të tijën me shumë mundim…
Është ky një citat që shkëputa nga një shkrim i mrekullueshëm i Konica.al me titull “Themeluesi i madh rrëfen sesi një historian arab i mesjetës zbuloi të ardhmen e botës”, ku flitet veç të tjerash, për rëndësinë e kontributit të autodidaktëve, apo të jo specializuarve në gjetje idesh, zgjidhjesh, krijimesh, shpikjesh, tezash, hipotezash me rëndësi të madhe për shoqërinë apo sektorë të ndryshëm të aktivitetit njerëzor… emrat e shquar të përmendur në artikull janë njerëz që kanë lënë gjurmë në historinë njerëzore, jo thjesht të kombeve të tyre.
Në fakt, një përfundim i tillë, që konfirmon se elitat akademike janë të papërshkrueshme, janë selektive, janë shpesh penguese të së resë, mund të jetë alibi e mirë për vlera të dyshimta. Nuk është ky qëllimi i kësaj interviste, pyetjet e të cilës po bëhen publike për njërin nga kontributorët kryesorë të portalit tonë Konica.al.
Fahri Xharra, është një kërkues pasionant i historisë së hershme të shqiptarëve. Faktet që ai sjell në vëmendje të lexuesve, tezat e tij janë provokuese të një nënshtrese të re mendimi dhe veprimi shoqëror që po krijohet në viset tona, me themel vendosjen në krye të cilësorëve identitarë të individit, fenë e tij myslimane para kombit. Xharra nuk shkruan vetëm për këtë, por dhe për gjurmime mbi paraardhësit e shqiptarëve, apo banorët e hershëm të këtyre trojeve.
Ndonjëherë ai bëhet bartës i ideve puritane që krijojnë debate të forta, që ekzaltojnë historinë e shqiptarëve në mënyrë unike. Disa ngjajnë qesharake për snobët, që adhurojnë tjetrin dhe përçmojnë shqiptarin. Disa, për ta thjeshtuar-janë fillesa të një muri, – kanë gurë të mirë për një mur, por nuk janë vetë muri.
Por gjithçka duhet kuptuar: në kohën e divulgimit të shkencës, historia e thjeshtëzuar mësohet më kollaj se një tekst akademik. Për më shumë jetojmë një kohë të çuditshme: shqiptarët kanë shumë dëshirë të lexojnë për historinë dhe po përjetojmë një kohë të ringjalljes së krenarisë kombëtare. Kësisoj shkrimet e Fahriut krijojnë ndjenja të forta: ose pëlqehen shumë, ose urrehen shumë.
Fahriu me mobilizimin identitar që krijon, është një aktivist i fortë kombëtar. Pse na nevojitet? Sepse në viset tona po përhapet i fortë virusi i një përkatësie universale fetare, diçka që e dobëson esencën tonë kombëtare, ndërsa fati i Kosovës, në kuptimin e interesave të saj ekonomike, financiare, etj., nuk është përkufizuar ende dhe duhet synuar mobilizim i forcave më të mira të saj për të negociuar ruajtjen e saj si është. Pa u mpakur, pa humbur, pa bërë lëshime. E kam fjalën për përplasjen e Kosovës me Serbinë në arenën ndërkombëtare që shumë shpejt do bëhet ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare.
Për shkak të qëndrimeve të veta kategorike, shkrimet e tij krijojnë shumë reagime. Atë e kërcënojnë lloj profilesh në mediat sociale, që me gjasë krijohen prej ekstremistësh të blerë të një islami radikal që po vepron në viset tona, i financuar nga jashtë.
Por Fahriu ka krijuar një steriotip pune të përditshme që është i jashtëzakonshëm për inxhinierin 70-vjeçar, që ka punuar për njërën nga kompanitë e mëdha të botës. Ai kërkon, shkruan, thjesht për historinë e shqiptarëve. Pa shpërblim, vullnetarisht, me privacione, në një jetë të thjeshtë në Gjakovë.
Fahriu është një autodidakt në histori, dhe ai privilegjon hipotezat e një të kaluare të ndritshme për shqiptarët.
Sido që të përkufizohen shkrimet e tij, është krejt e qartë se ato janë një kontribut i madh. Ato janë fillesa për një lexim të sistemuar të historisë për rininë, nëpërmjet provokimit të ndjenjës së krenarisë, apo të refuzimit të kësaj origjine kaq të shndritshme të shqiptarëve sa të bën të vetëndihesh qiellor.
Mirëpo këto gjykime janë thjesht të miat.
Që ju ta kuptoni se kush është Fahri Xharra, pse shkruan, cili është frymëzimi i tij jetësor, sistemi i tij i dijeve, ne kemi përgatitur një grup pyetjesh që po ia bëjmë publike në portal.
Për ata që nuk e njohin, cili është Fahri Xharra? Çfarë studimesh keni kryer? Kur vendosët t’i përkushtoheshit historisë së shqiptarëve?
Pse?
A mund ta thoni si në një përrallë të bukur, cila është linja e jetës në këto vise ku banojnë sot shqiptarët? Domethënë, kush ka qenë para nesh, para tyre, që prej kur këtu ka patur jetë njerëzore? Dhe sa e besueshme është teza juaj, apo konstruksioni juaj?
Duket sikur shumë përfundime tuajat janë kategorike, ndërsa mbeteni në fushë të hipotezave, pa prova autentike. Për shembull hipoteza e prejardhjes pellazgjike. Një studiuese amerikane po më thoshte se shqiptarët ndoshta janë si pasojë e takimit të ilirëve antikë me pellazgët, por pellazgët nuk janë paraardhësit tuaj, pse këtu nuk ka gjurmë të shkrimit si ka të grekëve të lashtë…
Ju e teproni ndonjëherë, kur nuk diferenconi pjesën nga e tëra. Për shembull nuk ndani mirë islamin radikal, apo politik, nga ai zyrtar.
Cili ka qenë momenti që sipas jush ka përcaktuar ekstremizimin e strukturave fetare islame në Kosovë? A e keni lexuar Veton Surroin, që e lidh këtë me hedhjen në kosh të disa mijëra kopjeve të përkthyera të Kuranit…dhe interpretimit të tij tradicional?
Nëse ju lexon ju, shqiptarët ngjajnë si të parët që kanë populluar universin, që kanë folur, që kanë shkruar, etj., etj. Ngjajnë sikur gjenden kudo, deri në Sardenja, etj., etj., kur dihet që popujt atëherë kanë qenë krejt të vegjël. A nuk ju duket pak e tepruar të besosh se fara jonë qenkësh e përhapur në gjithë këto vise njëherësh, apo qoftë dhe në distancë kohore të shkëputur?
Nëse është kështu, pse ne atëherë jemi kaq të prapambetur në raport me popujt a kombet e tjerë, më të vegjël a më të mëdhenj se ne, që mbase nuk kanë prejardhje kaq të lavdishme?
Kryeministri Kurti: Thesari kulturor e artistik i Prizrenit inspirim për “Zgjim me art”
Prizren, 30 tetor 2021
“Ju përgëzoj për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij aktiviteti tradicional që sivjet po mbahet për të 19-ën herë me radhë. Por, për një artist që jeton në Prizren, besoj se nuk ka sesi të jetë ndryshe, sepse arti këtu të kaplon në shumë mënyra”, ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën përshëndetëse në Festivalin Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”, që u mbajt në hapësirat e hamamit historik Gazi Mehmed Pasha, në Prizren.
Tema e sivjetme e këtij festivali të pikturës ishte “Zbulimi i motiveve turke në veshjet tradicionale”.
Teksa ka përgëzuar komunitetin artistik turk për organizimin e mrekullueshëm të festivalit, kryeministri Kurti ka theksuar se askund tjetër me një hapësirë kaq të vogël, nuk gjen kaq shumë kultura e kaq shumë gjuhë sikurse në Prizren.

Nga thesari kulturor e artistik i Prizrenit, besoj se është inspiruar edhe festivali “Zgjimi me art”, ka thënë ai.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
E nderuara zv.kryeministre znj. Emilija Redžepi,
I nderuari ministër Fikrim Damka,
I nderuari ambasador Sakhar,
Të nderuar deputetë të Kuvendit, z. Enis Kervan dhe znj. Fidan Zhëllta,
I nderuari kryetar i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,
I nderuari zotëri Ethem Bajmak,
E nderuara deputete e Parlamentit Evropian, raportuese për Kosovën, Viola von Kramon,
Të nderuar organizatorë të Festivalit “Zgjimi me art”,

Ju përgëzoj për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij aktiviteti tradicional që sivjet po mbahet për të 19-ën herë me radhë.
Por, për një artist që jeton në Prizren, besoj se nuk ka sesi të jetë ndryshe, sepse arti këtu të kaplon në shumë mënyra.
Qendra historike e qytetit frymëzon me stile të ndryshme të arkitekturës së shtresuar për më shumë se dy mijë vjet.
Nga kalaja atje lart e periudhës romake, kishat e kohërave paleokristiane e bizantine, arkitektura dominante e stilit osman, sikurse ky Hamam i Madh ku mbahet kjo ekspozitë, pastaj ndërtesat nga periudha e Rilindjes Kombëtare e deri te modernizmi evropian – të gjitha stilet e kohës i gjeni të përmbledhura në bërthamën e qendrës historike të Prizrenit. Mu sikurse në librat e Historisë së Artit.

Prizreni frymëzon artistin me teleisjen e Filigranit, me ikonat mesjetare të kishës së Shën Premtës, me natyrën e bukur, me Malet e Sharrit që i hijeshojnë fushat e Rrafshit të Dukagjinit.
Prizreni frymëzon edhe me llojllojshmërinë e veshjeve tradicionale nga qyteti e rajonet e Hasit, Gorës, Zhupës, Opojës e Anadrinit, që nuk i gjen askund aq ndryshe dhe aq të ndërlidhura me njëra tjetrën.
Askund tjetër me një hapësirë kaq të vogël, nuk gjen kaq shumë kultura e kaq shumë gjuhë sikurse në këtë vend.
Për krenarinë tonë dhe frymëzimin tuaj, Prizreni është qyteti i vetëm në Evropë që i ka 4 gjuhë zyrtare.

Nga ky thesar kulturor e artistik besoj se është inspiruar edhe festivali “Zgjimi me art”, i cili sivjet trajton temën “Zbulimi i motiveve turke në veshjet tradicionale”.
Përgëzoj komunitetin artistik turk për organizimin e mrekullueshëm.
Edhe kësaj here, sikurse çdo herë tjetër që vij në Prizren, mësoj diçka të re nga vlerat e pafundme të këtij qyteti unik.

Prandaj ju falënderoj shumë për ftesën dhe i dëshiroj shumë suksese festivalit edhe në të ardhmen.

Sociologu Emërllahu: Vepra e Ramabajës, “Federata Shqiptare-Kohezioni i shtetit-komb në BE”, platforma politike që na ka munguar
Shkruan: Halim EMËRLLAHU, sociolog, Prishtinë
Dr Sadri Ramabaja: “Federata Shqiptare – Kohezioni i shtetit-komb në BE”, Botim I …. Lublanë/Prizren, 2016, f.386
Platforma politike që na ka munguar
Hyrje
Vepra “Federata Shqiptare-Kohezioni i shtetit-komb në BE”, paraqet një punim shkencor dhe origjnal dhe shumë profesional politik. Ajo ngërthen në vete përmbajtje sociologjike të ndërtuar me një metodologji bashkëhore, që jep kuptim shkencor të fushave shoqërore me njohuri ontologjike filozofike, politike e sociologjike për shtetin-komb.
Ky studim i profesor Sadri Ramabajës shtjellon në përpikmëri dhe me një dioptri shkencore të shkencave sociologjike, filozofike, politike zanafillën e konceptimit dhe ndërtimit të Kombit dhe ndërtimit të shtetit-komb, duke vazhduar me shtjellimin e konceptit politik për rrugët që duhet të ndiqen për realizimin e idesë bosht të tezës shkencore – Federatës Shqiptare gjithmonë n përputhje me kohezionin e teorisë së shtet-komb, drejt orjentimit në integrimin në BE.

Profesor Ramabaja ka shtjelluar e elaboruar rrjedhat historike rreth ndërtimit të shtetit në rrafshin historik, e sidomos për gjatë epokës së Mesjetës, asaj epoke historike, në ët cilën ende mund të flitej për ndërtimin e organizmin e shtetit-komb në kuptimin aktual të nocionit për shtetin të përkufizuar në aspektin juridiko-politik. Kjo periudhë kohore e studimit shkencor të kohës mesjetare, e sidomos Evropa e kësaj periudhe mesjetare, ishte jashtëzakonisht e komplikuar; ajo nuk njihte shtete të ndërtuara mbi parimin e territorialitetit, por kryesisht të ndërlidhur me ide personale të oborrëve princëror. Sidoqoftë, shtetet që dolën në sipërfaqe nga koha e Mesjetës kudo në kontinentin Evropian, nuk mund t’i shikojmë nga struktura politike moderne me një pushtet të përqendruar (centralsit), por as edhe si struktura administrative, meqë ato janë ndërtuar mbi idetë hyjnore. Me përfudimin e epokës mesjetare ndryshoj edhe njohja e rendit Hyjnor, dhe shoqëritë e kuptojnë se shteti duhet t’i nënshtrohet ligjit dialektik dhe ndryshimeve që janë të papritura.
Teoritë mbi shtetin
Nga ky studim të Profesor Ramabajes analizohen teoritë politike e sociologjike nga filozofët e ndryshëm rreth sistemeve politike për teoritë rreth shtetit. Teoritë e Shtetit apsolut, shtetit të së drejtës, shtetit të dështuar, shtetit në zhvillm etj, dhe në anën tjetër disa teori për shtetin modern, liberal, neoliberal. Vend të rëndësishëm zë në libër poashtu teoria e sovranitetit dhe roli i saj në legjitimitetin e mbrendshëm dhe të jashtëm.
Prej teorive tjera filozofike, ajo e bazuar në teorin Makiaveliste grish interesin e autorit në mënyrë të veçantë. Makiaveli thotë se shteti është një organizatë politike që shërben për sundim, si mjeti më i mirë i veprimit kundër fatit të paparashikueshëm. Bazuar nga premisat e kësaj teorie të Makiavelit për shtetin, Spanja është bërë shtet-komb në këtë periudhë të mesjetës së vonshme. Teoria e J. Bodinit bazohej në postulatin se Religjioni nuk duhet të ishte qëllimi kryesor i lëvizjeve së masave, por duhet liria. Kjo vije me teorin e Shtetit si institucion që vendos drejtësi dhe rend në shoqëri.
Në Vepren e prof. Ramabajës analizohet me një dioptri shkencore të shkencave politike në mënyrë argumentuese teoria e konceptit për shtetin dhe sovranitetin. Më tej janë analizuar e shtjelluar përfundime të nguitura në fjalorët politik më prestigjioz, si fjalori i Oksfordit, fjalorët sociologjik, filozofik dhe juridik që mirren me përkufizimin e shtetit dhe të sovranitetit. Aty gjejmë definicionet mbi shtetin, shtein modern, atë se si duhet të jeët shteti funksional e me sovranitet të plotë…
Studimi shkencor që mban titullin sinjifikativ « Federata Shqiptare / Kohezioni shtetit-komb në BE » mësojmë nocione e teori shkencore që kanë objekt trajtimi shtetin. Spikatë ndër të parët autori i njohur i fushave sociale Andrew Heuwud. Ai potencon se shteti shikohet në ndërlidhje të plotë me vetë përkufizimin mbi politikën.
Më tej profesor Ramabaja ka sjellë përfundimet shkencore të sociologut të madhë gjerman Maks Weberi dhe të një lagjeje tjetër të autorve të kësaj eminence. Veber përkufizon shtetin si « një bashkësi njërzore e cila mbrenda një territori të përcaktuar mëton të ushtrojë monopol legjitim në ushtrimin e dhunës fizike dhe atë me sukses ‘’.
Nga shumë përkufizime e definicione që ipen për shtetin sovran, prof Ramabaja në studimin e tij në ketë vepër sjell për lexuesit e kësaj fushe studimi me definicione sociologjike, antropologjike e juridike për shtetin. Prof Ramabaja duke upajtuar me postulatin veberian se « shteti duhet të ketë autoritetin e monopolit të dhunës », ai e arsyeton këtë me obligimin që shteti modern duhet të ketë për mbrojtjen e lirive individuale, shoqërore por duke ju referuar ligjit që është gardian i lirisë. Vetëm kështu shteti çan shtigjeve të progresit drejt një organizimi modern, ku ai është i ngjajshëm dhe merr shumë nga përmbajtja e teorive të Christopher Personit. Shtetin modern, sipas Personit duhet ta karakterizojnë disa tipare më të rëndsishme si : sovraniteti, shtetësia, territori, autoriteti/legjitimiteti, tatimet, kushtetutshmëria, pushteti jo personal etj.
Përveç teorive qe na i ofron për shtetin, vepra « Federata shqiptare… » e Ramabajës na sjell teori e shembuj rreth shteteve të brishta, të dështuar, të shteteve në zhvillim, shtetit si pjesë e rendit modern ndërkombëtar…
Shteti-komb
Studimi voluminoz i prof. Sadri Ramabajës thellohet tutje duke trajtuar teoritë tjera rreth shtetit-komb në rrjedhat e zhvillimit të rrafshit historik. Duke studjuar ketë teori, nga shumë shkenca tjera shoqërore që mirren me studimin e përkufizimin e Shtetit-Komb, ai sjellë trajtesa e definicione të shumta rreth vet nocionit shteti-komb.
Bazuar në këto teori moderne mbi shtetin-komb, që nga Revolucioni francez i vitit 1878, janë formuar dhjetra e më pas qindra shtete. Tshmë është pjesë e dijes historike se si rrjedhojë e këti revolucioni, lindi epoka kapitalizimit e bashkë me të edhe teoria moderne e shtetit-komb.
Studime e kësaj natyre shkencore rreth shtetin-komb nga studjues eminent botëror, si Xhon Stësingeri etj., janë marrë në konsideratë për të argumentuar tezën e tij qendrore – krijimin e Federatës Shqiptare.
Xhon Stësingeri pas studimeve të gjata në këtë fushë kishte sjellë postulatin logjik se « kombi dhe shteti është një, është Bota jonë ». Kjo teori na jep të kuptojmë se shumica e botës së sotme neoliberale mbështet këtë postulat të Stësingerit, de fakto është ndërtuar duke marrë në konsideratë atë.
Në fund të mendimit të tij teorik mbi shtetin-komb Xh. Stësingeri pohon edhe këtë fakt domethënës « është popullësia, e cila banon në një terrior të caktuar, e cila e njeh qeverinë e përbashkët dhe zakonisht, ndonëse jo gjithmonë, ka një gjuhë dhe kulturë », ajo që qëndron në thmelet e shtetit-komb.
Në librin e tij Prof. Ramabaja është ndalur gjthësesi edhe te etimologjia e fjalës Komb, pastaj ai ka shkruar për kombin kulturorë dhe teorin e shtetit, kriteret e përcaktimit të kombit, për kombin dhe identitetin e tij politik etj. Ndërkaq theks të veçantë i jep Kombit si fuqi kohezive politike dhe rolit të gjuhës, etnicitetit, religjionit dhe legjitimitetit politik në procesin e ndërtimit të Federatës Shqiptare.
Përvoja gjermane drejt ribashkimit
Profesor. Sadri Ramabaja i referohet veprimit logjik dhe sistematik, duke u bazuar në gjuhën agrumentuese e shterruese të autorit gjerman Hagen Shulc, një nga historianët më të njohur bashkëkohor në Gjermani. Ky autor thot se « Kombi është qenie shpirtërore që ekziston për aq sa ajo, pra qenia, është e ngulitur në kokat dhe në mendjet e njerëzve dhe, më pas, shuhet, nëse ajo është e deshirushme, respektivisht nëse nuk mendohet më për të.»
Kjo lë të kuptojmë se kombet për të qëndruar si unifikues, duhet të thirren në kujtesën historike, në historin e përbashkët kombëtare, në gjuheë, në nacionalizmin si ideologji, sidomos kur përballen me veprime autoritariste. Kombi sipas veprës së Profesor Ramabajës, e kërkon gjuhën teorike, të drejtën historike, të drejtën për identitetin politik dhe të drejtën universale të konceptit të vetëvendosjes. Një teori e tillë politike për të drejtën e identitetit politik, e gjejmë ngjajshëm në Izralin e Bibles dhe te ato etnitete tjera që tashmë nijhen si shtete-kombe.
I gjith ky studim shkencor i bazuar në literaturë e burime shkencore bashkëhore, i prpunuar bazuar në teoritë moderne mbi shtetin dhe kombin, dhe së fundmi mbi teoritë që mbrujnë shtetin-komb, pra tek të gjitha këto teori, gjen bazën ma argumentuese edhe Kombi shqiptarë si një etnitet i pastër, me bazë fundamentale që prodhoi kombin, bazuar në elementet përbashkuese, duke filluar nga gjuha, kultura, territori, popullësia, kujtesa e përbashkët historike, nacionalizmi dhe mitet e tjera historike, por edhe tek shumë personalitete e atdhedashës të klasit të parë që solli në skenë epoka e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ky përkufizim zë vend edhe në studimet sociologjike në përgjithësi, e natyrisht edhe në sociologjinë shqiptare në përpjekjet për ta ndërtuar shtetin e vet. Ky përkufizim rreth teorisë së kombit shqiptar është i ngjajshëm me atë të autorëve klasik të shkencave të sociologjisë, siç është Max Weber-i. Veber-i e cilëson prandaj kombin « si një bashkësi ndjenjash, të cilat shfaqin veten si duhet në një shtet të vetin; kështu kombi është një bashkësi, e cila normalisht priret të krijojë shtet të vetin. » Ky është njëra nga definicionet më bashkëhore dhe argumentues që e tregon se Kombi shqiptar është në territorin e vet, është autokton, banor i kahershëm i Gadishullit që i dha emrin – Gadishulli Ilirik, e që pushtuesit turq në mesjetën e vonshme e ripagzuan në Gadishulli Ballkanik.
Kombi Shqiptar në Ballkan është me dy Identitete të shtetit Komb, Shqipri e Kosovë. Ndërkaq sipas Eric Hobsbawm, kombi është i përcaktuar ta formojë një shtet të vetëm dhe ai përbën një tërësi të pandashme. Një teori të tillë mund ta gjejmë edhe tek mendimtariyn i njohur Branko Merxhani , të artikuluar qartë në librin e tij « Neoshqiptarizma ».
Federalizmi si formë e qeverisjes
Studim shkencor i profesor Ramabajës natyrhëm sjellë, si atë hapin e duhur drejt realizimit, respektivisht përmbylljes së aktit të shtetit-komb, idenë për Federatën Shqiptare, e me këtë edhe federalizimin si formë të qeverisjes. Kjo qasje për profesor Ramabajën është edhe rrjedhojë logjike e trashëgimisë sonë politike. Prandaj platforma për Federatën Shqiptare për profesor Ramabajën si bazë fundamentale ka:
1. Kuvendin e Lezhës ;
2. Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ;
3 Kuvendin e Vlorës ;
4. Rezolutln e Konferncës së Bujanit (1943) dhe
5. UÇK-në, respektivisht betimin e saj.
Dy kuvende historike – ai i Lezhës i vitit (1444) dhe Lidhja e Prizrenit (1878), këto cilësohen si bazamente historike për një platformë për ngritjen e platformës së Federatës Shqiptare, dhe këtu brenda saj inkoperohen dy republikat aktuale (Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës). Në Kuvendin e Lezhës, Gjergj Kastrioti i kishte mbledhur princat shqiptarë gjithandej për ta krijuar një unitet shpirtëror e ushtarak për mbrotje nga pushtimi osman.
Profesor Ramabaja në studimin e tij jep të kuptojmë se ai preferon dhe fuqizon idenë mbi mundësinë e ngritjes së Federatës Shqiptare në kohën e sotme edhe si të drejtë legjitime të kombit, duke na sjellë argumentet historike (Dy kuvendet: ai i Lezhës dhe Lidhja e Prizrenit me bazë fundamentale për drejten e Federalizimit të Kombit Shqiptarë në Gadishullin Ballkanik), por edhe modelin gjerman të ribashkimit. Ndërkaq e drejta e ristrukturimit të dy republikave tona egzistuese në një Federatë Shqiptare, sipas Ramabajës ëhtë edhe në përputhje me ilozofinë mbi të cilën është ngritur vet Bashkimi Europian, si një krijesë sui generis.
Kuvendi i Lezhës ishte një bashkim politiko-ushtarak, i bazuar një parimet dhe të drejtën e që gëzonin atbotë princërit e lirë, si përfaqësues të popullit e krahinave ëq përfaqësonin. Ky bashkim ishte në përputhje të plotëjo vetëm me natyrën shoqërore e juridike, por edhe me vullnetin politik të kohës. Këto dy Kuvende kishin marrë vendime largpamëse, sidomos në rrafshin e mbrotjes dhe të sigurisë, me ç’rast kishin krijuar ushtrinë shqiptare. Në krye të Ushtries shqiptare Kuvendi i Lezhës e pati zgjedhur njëzëri Skënderbeun, si komandant të Ushtrisë së Lidhjes, ndërkaq Lidhja e Prizrenit, komandat të Ushtrisë së saj kishte emëruar Sylejman Vokshin. Këto dy figura historike u shëndrruan si model inspirimi në epokën e Rilindjes Kombëtare në fund të shek XIX.
Ideologu i çështjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit, Sami Frashëri, në programin shkencor me një titull shumë karakteristik « Shqipëria ç’ka qenë ç’ është e ç do të bëhet », e kishte në vëmendje përherë orjentimin strategjik të strategut të Kuvendit të Lezhës – Gjergj Kastriotit dhe këshilltarëve të tij të urtë – Gjergj Arianitit, Pal Engjullit etj.
Po ashtu edhe Kuvendi i Vlorës shërbente si bazamenti historik, logjik, etnik, ideologjik, argumenton dhe arësyeton federalizimin apo formimin e Federatës Shqiptare. Le të kujtojmë të dhënat që risjell jo pa shkas profesor Ramabaja për pjeësmarrësit e Kuvendit të Vlorës (1912). Në punimet e Asamblesë merrnin pjesë 63 delegatë, kurse nga Kosova dhe kryeqendra e saj Shkupi, morën pjes 16 delegatë, pavarësisht se ishte gjendje lufte, dhe se kjo krahinë ishte pushtuar ndërkohë nga Serbia. Ky fakt është tepër domethënës, e të cilin autori e shfrytëzon mirë si argument shtesë për tezën e tij.
Poashtu e kemi edhe rezolutën e Konferencës së Bujanit (1943) që fërcon edhe më shumë bazamentin historik të përpjekjeve të pashkëputura të shqiptarëve për bashkim, si një rrjedhojë e natyrshme historike e procesit drejt konceptit të federalizimit shqiptarë. Në mbledhjen e Bujanit ishte marrë vendim që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, të ecet drejt bashkimit të Kosovës me Shqiprinë.
Profesor Ramabaja prej këtyre tri konferencave historike që japin bazë fundamentale Federalizimit shqiptarë, kishte nxjerr edhe organizimin e UÇK dhe betimin e saj.
Ai pohon se kjo luftë çlirimtare e organizuar nga UÇK-ja, hapi një kapitull të ri për qytetarët shqiptarë të Kosovës, në kohën e sprovave të teorive neoliberale. UÇK-ja de fakto ishte vet liria, garantuesi real i prosperimit dhe faktorizimit të kombit tonë në këtë hapësirë.
Me të gjitha kufizimet e kushtëzimet që i vihen Kosovës me Kushtetuten e saj, bashkimi ka qenë është dhe do të mbetet synim i vazhdueshëm i popullit shqiptar, si projekti madhor drejt orjentimit të krijmit të një shteti nacional në kushtet dhe në rrethanat moderne të kohës.
Studimi i profesor Ramabajës jep argumente logjike historike se Fderata Shqiptare tashmë është objektiv e vullnet politik i pashmangshëm. Në dobi ët këtij objektivi shkojnë determinuesit gjeopolitik e gjeoekonomik, ata politik e të sigurisë. Në dobi ët saj flasin një vargbfaktorësh : si faktori historik dhe ai gjeografik, faktori shoqëror, politik dhe ai diplomatik, faktori ushtarak, ekonomik, rruga e kombit, projekti i hekurudhës, faktori demografik, energjetik, shkencor, tekniko-teknologjik etj.
Në librin e tij voluminoz “Federata Shqiptare…” profesori Sadri Ramabaja analizon me gjuhën shkencore e agrumentuse procesin e integrues në BE dhe rolin që luan ky proces në krijimin paraprak të Federatës Shqiptare. Krijimi i Federatës Shqiptare, sipas autorit, prezanton shkallën e integrimit të përshpejtuar kombëtar, por që është i ndërlidhur edhe me procesin integrues, respektivisht me atë çintegrues, të BE-së. Federata Shqiptare, konkludon profesor Ramabaja në këtë monografi shkencore, është një projekt politik i cili nuk përballët me përmasat e sfidave me të cilat përballet projekti i Unionit Politik Evropian. Sidoqoftë, qasja ndaj sfidave që po jeton projekti I BE-së, do ta bëjë shumë më të qartë e më të lehtë procesin e krijimit të Federatës Shqiptare.
Një pasdite në Gërdecin e këtyre ditëve, apo rileximet nostalgjike të Bajram Sefajt
Nga: BAJRAM SEFAJ, shkrimtar
Rilexime nostalgjike
Një pasdite në Gërdecin e këtyre ditëve (fillimshtator 2008)
Atje ku u “shkrua” drama me shumë akte…
(Por edhe gatishmëria për t’u përballë me e papritur dhe për të dalë ngadhënjyes mbi të!).
Nuk jam as i pari, as i mbrami, besoj, gazetar shqiptar nga Kosova, që viziton Gërdecin. Jo, atje duhet të kenë shkuar shumë gazetarë e gazetare, kolegë të mi më të ri, nga Kosova, enkas, të raportojnë nga vendi i ngjarjes, për lexuesit e gazetave dhe shikuesit e programeve të shumta televizive.
Se jam i pari dhe i fundit (ish)gazetar kosovar, i moshës sime, kjo, padyshim, është më se e vërtetë. E sigurt se askush tjetër, nuk do të flijohej dhe, lirisht mund të thuhet, nuk do të viktimizohej, në atë masë, sa (e si) unë!
Paramendojeni një ditë plot vapë të fundit të muajit gusht, ky vit, kur zhiva në termometër ngjitej në lartësi të mëdha, shkëputëm, për një çast, nga atmosfera festive e Festivalit të parë Veror Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, arrij në qytetin Vorë dhe, nëpër një udhë fshati gjithandej me pluhur të pashuar, (si i Saharës të ishte), marr drejt Gërdecit.
Nuk e di pse, por gjithë asaj rrugë, si çekan mbi tëmtha më rrihte, emrit (lexo, titulli) i këtij reportazhi të shkurtër: Në Gërdec u shkrua tragjedia! (Tash, pas disa ditësh, kur nis ta qes në letër këtë kallëzim rasti, ul tonin dhe fjalën tragjedi e zëvendësoj me fjalën dramë. A nuk mjafton edhe kaq?!).
Kësaj, pastaj ia shtoja, tragjedia, (tash drama) me shumë akte: me shumë viktima njerëzish (njëzet e pesë, gjashtë…?), me dëme të parikuperueshme materiale, me rrënime (rrafsh me tokë) të shumë shtëpive banime dhe të objekteve të tjera, me dridhje politike. Me prishje karrierash. Me dorëheqje. Me heqje imunitetesh. Me polemika të pafund. Në Parlamentin shqiptar e gjetiu. Në faqe gazetash. Në emisione (pa fund) televizive. Me një fjalë, gjithkund në masmedia, jo vetëm shqiptare… Gjykime, pa mbarim. Dëshmi… Korrupsion… (Më mirë, mbyll veshët e, fare mos dëgjo!).
Më e keqja, më e trishtueshmja e krejt kësaj ngjarje të rëndë, në shumë akte dhe shkallë, (urojmë të mos jetë e vërtetë!), ishte se, fitohej përshtypja se disa edhe iu gëzuan. Në ngjasim të fjalës së moçme: për inat të resë, me vdektë djali!
Por, sot në Gërdec, nëpër diell e nëpër pluhur, nuk ngjitëm për të hulumtuar (kur një gjë e tillë është e pajustifikueshme) kush u gëzua dhe kush u trishtua, nga kjo dridhje, nga ky termet. Sot, jam atje, të prekë me sytë mi (që i kam në ballë!), atë që kisha pa në ekranin e televizioneve shqiptare, por edhe të atyre botërore.
Për ato pak çaste sa qëndroj në Gërdecin e muajit gusht 2008, mësova së e keqja kishte plasur në lagjen Ustali, bukur larg fshatit që i bardhë dhe i qetë, si i patrazuar fare, shtrihej atje mbi kodrina sikur asgjë të mos kishte ndodhur ndërkohë.
Kraterit, asaj grope (në zemrat tona), asaj epiqendre të pëlcitjes, nuk mund t’i afrohesha, (po në qoftë se xhep të kisha lejen speciale të ministrit shqiptar të mbrojtjes Oketa dora e vetë!), si gazetar dhe reporter shumëvjeçar i Televizionit të Prishtinës, (që xhiruesve e kameramanëve, jo gjithherë me përvojë të duhur në punët e xhirimit, u kam shkuar përpara, jo mbrapa!), problemin e zgjedh disi. I qasëm një shtëpie shtatlartë dhe gjithnjë duke bërtitur: o, i zoti i shtëpisë, o i zoti shtëpisë, ndjek porosinë e tij dhe nëpër labirinte e “turli” shkallësh, gjendem sakaq në kulmin e shtëpisë që ngutshëm ngjitej drejt kupës blu të qiellit, në gusht.
– “Jo të zotët e shtëpisë, por bashkë me djalin, Sefer, jemi mjeshtër”, me njofton baba i Seferit dhe shton:” kjo shtëpi e madhe dhe e bukur, ngrihet mbi gërmadhat e një shtëpie të vogël përdhese, të ronitur që ishte pronë e një plakë afro nëntëdhjetë vjeçare”!
Sa po ngremë nga një gllënjkë ujë të vaktë nga bidonët e mjeshtërve dhe vrojtimit se emri i djalit ishte trashëgim i gjyshit të tij Sefer, (që ishte supozim i saktë!), sillem për të katër anët e kulmit. Natyrisht, përqendrimi ishte gropa e kraterit mbi të cilën mblidhej terë vështrimi, pikëllimi dhe mallkimi për ditën dhe çastin e lig, dramatik, që kishte ndodhur fatkeqësia dhe ajo kishte mbirë aty, (vaftë në të ligën më gjithë te!). Plagë në tokë (dhé) të lagjes Ustali – plagë, shumë herë më e madhe, në zemrat dhe në shpirtrat tanë! Mbasandaj ia hedh një vështrim terë lagjes. Gjithkah, krejt ç’ka merrte shikimi, ishte një kantier ndërtimi dhe rindërtimi. Gjithkund ndërtoheshin shtëpi të reja, të mëdha, moderne, si në Zvicër, si në Francë… Gjithkah jehonë makinash, gjithkah ndërtim. Gjithkah rikuperim. Gjë që më se miri dëshmonte stabilitetin e paluhatshëm, forcën dhe gatishmërinë e qeverisë aktuale të Shqipërisë, për t’u përballuar me çdo fatkeqësi edhe të përmasave edhe më të mëdha, ruana zot! Eh, medet, sikur një gjë e tillë, një sanacion i tillë, të ishte i mundur edhe kur është në pyetje jeta e njeriut, vrasja, lëndimi, gjymtimi, dhembja dhe trishtimi i tij, çdo gjë do të ishte në rregull. Do të groposej. Do ta përpinte dheu i harresës. Por, jeta dhe trishtimi (shumë i madh se i zonjës Shnajder, të filmit!), nuk sanohet, nuk rikuperohet dhe kompensohet!, më asgjë (i 26 viktimave njerëzore) medet!
Në shtegtim të shkurtër, takohemi edhe me disa banorë të lagjes Ustali. Ndër të tjerë, edhe me tridhjetë e dy vjetarin Luftim Gërdecin, fytyrën e të cilit, gjithmonë të trishtuar, sikur qarte e kujtonim nga ekranet televizive, kur rrëfente për bashkëshorten që kishte shpëtuar, gjallë e për gazep, me gjysmë trupi të djegur. Si Luftimi vetë, ashtu edhe të tjerët, nuk kishin dëshirë as fuqi të flasin. Ata ishin në pik të punës. Flamujt kuqezi që iu valojnë mbi kokë, në kulmet e shtëpive të reja në ndërtim, thua se shpalosin mesazhin: ec e mos pengo!
Si për ironi, ç’koincidencë njëmend, sonte, natën e fundit të Festivalit të filmit në Durrës, shfaqeshin dy filma artistikë, me fjalën, me temën trishtim brenda tyre, “Ahlaam Dreams”, bashkë krijim irakian – britanik dhe filmi artistik shqiptar – çek, “Trishtimi i zonjës Shnajder”! Sa do i madh që ishte trishtimi që shpalosnin këta dy filma bashkë, nuk ishte as sa njëmijta pjesë e trishtimit, të shtresuar (e dyndur) në zemrën time dhe të çdo shqiptari që e do Shqipërinë dhe që, asaj ia dëshiron të mirën, faqen e bardhë.
(Prishtinë, 7 shtator 2008)


