Kreu Blog Faqe 1511

Kryeministri Kurti vë gurthemelin e monumentit “Nëna e Zymit”: Dashuria e nënës është shprehje e përjetësisë, prandaj ka kuptim monumenti për të

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të monumentit “Nëna e Zymit”, aktivitet ky i mbajtur në kuadër të manifestimit letrar, kulturor e shkencor, të 50-in me radhë, “Takimet e Gjeçovit”.

Në fjalën e rastit, kryeministri Kurti ka përshëndetur manifestimin jubilar dhe iniciativën për të nderuar në mënyrë të veçantë gruan shqiptare, një grua, siç ka thënë ai, të vendosur në histori nga ana e sakrificës së përditshme.

“Kurrë nuk do të përfundojmë së nderuari dy figura të pafundme të mendimit: dëshmorin dhe gruan.

E kemi si Norë të Kelmendit, si Shotë të Galicës, si grua të Jasharajve, e tashmë do ta kemi si Nëna e Zymit”, ka thënë kryeministri.

Duke e cilësuar dashurinë e nënës si shprehje të përjetësisë për çdo ditë, ai ka thënë se ka kuptim të ekzistojë monumenti për të.

“Ndoshta monumenti mund t’ia bëjë nderin dashurisë sublime, monument Nënës së Zymit, monument Nënës, për atë që është e që bën”, ka thënë kryeministri Kurti.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Të nderuar zymjanë e hasjanë,

Para se të vijmë këtu te përvjetori jubilar i “Takimeve të Gjeçovit”, u bënë plot gjysmë shekulli, që ato organizohen nga njerëz, të cilët nuk janë ndalur asnjëherë, as gjatë okupimit, as gjatë luftës dhe as pas luftës.

Bashkë me veprimtarin dhe autorin e njohur, Frrok Kristaj dhe me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukajn, në udhëkryqin e rrugëve, që mbajnë emrat e At Shtjefën Gjeçovit dhe artistes së madhe, Katarina Josipi, vendosëm gurthemelin e monumentit “Nëna e Zymit”.

Unë jam i nderuar të marr pjesë në aktivitetin tuaj kulturor. Jam i nderuar, sepse mes aktivitetit të përditshëm të shumëkujt prej nesh, ai kulturor e shkencor, zë vend më pak. Do të doja të ndodhte e kundërta. Kjo do të tregonte se Republika është në gjendje të shëndetshme, se shoqëria është vend i krijimit fisnik.

Por  ndjehem edhe mirë. Kjo veprimtari është e dyfishtë: Së pari jam i ftuar në manifestimin letrar, kulturor e shkencor, “Takimet e Shtjefën Gjeçovit”; së dyti,  jam i ftuar në një akt të veçantë dhe shumë domethënës.

Ju keni marrë nismën, që në këtë përvjetor jubilar, të nderoni në mënyrë të veçantë gruan shqiptare, një grua të vendosur në histori nga ana e sakrificës së përditshme.

Në ftesën tuaj, ju e kishit përshkruar shumë mirë këtë grua, që vetëm dëshira për jetën dhe figura e lartë e nënës, e ka mbajtur gjallë dhe e ka mbajtur gjallë për të strehuar e siguruar mundësinë e jetës.

Duhet politikë e denjë dhe art i lartë, që të mund t’i thurim lavde thjeshtësisë, përulësisë e dashurisë.

Kurrë nuk do të përfundojmë së nderuari dy figura të pafundme të mendimit: dëshmorin dhe gruan.

E kemi si Norë të Kelmendit, si Shotë të Galicës, si grua të Jasharajve, e tashmë do ta kemi si Nëna e Zymit.

Le t’ia marrim një varg Kadaresë, një varg, që i kushtohet grave, mësueseve të reja të fshatit dhe ta projektojmë te nëna. Do të mund të thoshim, “Ajo e larta gjerë në dhembje, e thjeshta gjerë në madhështi”.

Vetëm në atë, mund ta sjellim zërin e një nëne, që na ka mbajtur merakun përditë e përjetë.

Gruaja nënë është figura universale, që e lidhë Zymin me çdo cep të rruzullit, por universaliteti i nënës, nuk është vetëm nëpër rruzullim, por edhe në kohë. Ajo është, si të thuash, e përjetshme nëpër ditë, përditë.

Dashuria e saj është shprehje e përjetësisë për çdo ditë. Ky është paradoksi i dashurisë së nënës, andaj ka kuptim të ekzistojë monumenti për të.

Ndoshta vetëm monumenti mund t’ia bëjë nderin dashurisë sublime, monument Nënës së Zymit, monument Nënës, për atë që është e që bën.

E, më lejoni, që qysh tash të parashoh, që edhe skulptori do ta sjellë në gurin e bardhë thjeshtësinë e madhështinë e Nënës së Zymit.

Britanikët, Ali Pashë Tepelenës: Shpall pavarësinë e Shqipërisë, ne do të mbështesim ushtarakisht

0

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj.

Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

Dokumenti nr. 2:

Dokumenti i meposhtem, qe mban daten 10 nentor 1807, eshte nje informacion i hartuar prej Kapitenit U. M. Lik mbas realizimit te misionit te tij te pare, mbi bazen e detyrave te ngarkuara prej Ministrit te Jashtem Britanik, George Kuning. Permbajtja e ketij informacioni eshte ndoshta nga me te rendesishmit ne radhen e tere kontakteve te shumta qe perfaqesuesit dhe misionaret britanike kane realizuar me Pashain e Janines.

Raporti ne fjale paraqet vlera dhe interes te vesante, sa per mesazhet qe misionari ushtarak ne emer te Qeverise Britanike, i percillte Ali Pashes, aq edhe per pergjigjet e marra prej tij, te cilat kane nje vlere te rendesishme dhe te paperseritshme ne shume aspekte, sa ne rrafshin historik aq edhe ne ate nacional shqiptar, jo vetem per faktin se ato behen te njohura per here te pare, por mbi te gjitha sepse ato mbartin subjekte me mjaft interes per historine e vendit tone veçmas ne çeshtje qe lidhen me perpjekjet per pavaresi te hegjemonit shqiptar, qysh ne fillim te shekullit XVIII.

Permes ketij “dialogu” te perbashket, per here te pare mesojme mendimet e pashpallura ndonjehere publikisht, synimet dhe projektet e qarta dhe te vendosura per pavaresi te Pashait Tepelenas; mesojme synimet konkrete politike dhe ato ushtarake te Qeverise Britanike ndaj kesaj pjese te Ballkanit Perendimor, pashallekut te Janines; mesojme interesat qe ka patur ajo per nje konfrontim te hapur ushtarak mes forcave ushtarake te Ali Pashes me nje invazion te mundshem francez apo rus mbi to.

Aq te vemendshem dhe te shqetesuar kane qene anglezet rreth zhvillimeve politiko-ushtarake ne keto brigje, vesmas per prezencen ushtarake bonaparteske ne keto territore, sa ata jane treguar te gatshem per t’i ofruar Pashait dhe pashallekut mbeshtetje ushtarake ne rastin e nje agresioni te pritshem ushtarak francez. Jo vetem kaq, por shtabet britanike kane shkuar edhe me tej duke premtuar nje aleance dhe front te perbashket me shqiptaret per te kundershtuar me forcen e armeve francezet.

Por, ajo qe i jep edhe me shume vlere qendrimeve dhe reagimeve te Pashait te Janines, jane njohjet e tij te thella rreth situates ne pashalleqet fqinje dhe zhvillimeve politike, jo vetem ne Ballkan, por edhe me gjere ne Europe, çka e ben ate nje partner serioz ne bisedimet dypaleshe me perfaqesuesin britanik.

Permes ketij raporti te hartuar me aq kujdes prej kapitenit britanik Lik, mesojme se me sa vemendje Ali Pasha ndiqte zhvillimet politiko-ushtarake ne Shtate Ishujt e Jonit, kalimet e tyre nga njeri zoterim ne tjetrin, pra nga francezet te ruset dhe mandej perseri te francezet. Ne kete “dialog” ndihet shqetesimi i madh i Ali Pashes qe kishte per garnizonin ushtarak, i cili ndodhej ne fortesen e ishullit Santa Maures (Shen Mavra).

Pozicioni delikat strategjik e per rjedhim kercenimi qe ky garnizon perben per territoret kontinentale te Pashallekut te Janines, ze nje vend te rendesishem ne bisedat mes dy burrave ne kuvend. Me kete rast britaniku ka degjuar dhe mesuar se sa i mirinformuar ka qene Pashai per veprimtarine, dinamiken dhe prezencen e forcave ushtarake franceze ne bazen ushtarake te Korfuzit e gjetke, ndersa ben te ditur per numrin e forcave franceze, te cilat “nuk i kalojne te l000 trupat”.

Nje tjeter problem qe del nga ky “dialog” eshte ai i mosbesimit, dyshimit qe ka patur Ali Pasha ndaj ndihmave ushtarake nga Qeveria Britanike, per te goditur dhe marre fortesen e Santa Maures, siç pretendonte ai, permes nje operacioni te perbashket ushtarak, te forcave britanike dhe te atyre shqiptare.

Bashkepunimin dypalesh ne kete operacion, Ali Pasha e kerkonte me pretendimin se forcat shqiptare nuk kishin eksperienca ne te tilla lloj luftimesh, pra “pasi nuk e njohin artin e rrethimit te fortesave”.

Por, nese e shohim me kujdes kete propozim dhe kerkese te Ali Pashes drejtuar britanikeve, duket se nevojen per marrjen e ishullit ne fjale, ai nuk e ka kerkuar per shkak te paaftesise luftarake te shqiptareve te tij, sikunder pretendon ai, por gjykojme se pas saj fshihej nje synim tjeter i Pashait te mencur.

Duke degjuar propozimet dhe gadishmerine e britanikeve per mbeshtetje, aleance dhe ndihma ushtarake per te, Ali Pasha duket se ka pasur rezerva dhe dyshime ne ofertat britanike. Mosbesimi i tij lidhej me faktin se oferta te njejta, anglezet i paten bere atij edhe ne vitin 1804, te cilat nuk u realizuan kurre.

Nisur nga pervoja e hidhur e asaj te kaluare dhe per te testuar seriozitetin e ofertes britanike, Ali Pasha u kerkoi atyre kete aksion te perbashket per te provuar konkretisht reagimin e tyre dhe si nje gjest konkret bashkepunimi dhe bashkeveprimi ushtarak. Kjo kerkese, duket qarte se me se shumti i shkonte ketij qellimi: te kuptonte nese oferta angleze ishin te verteta apo demagogji.

E thene ndryshe, duket se permes ketij propozimi Aliu kishte kerkuar t’i vinte anglezet ne prove. Gadishmeria e tyre per te pranua propozimin e tij, pra per te sulmuar Santa Mauren, do t’i jepte Pashait nje deshmi per seriozitetin dhe gadishmerine e sinqerti britanike ne mbeshtetje te tij.

Qe kerkesa e Pashait per ndihma ushtarake nga ana e anglezeve ishte nje lloj testimi, mbeshtetet edhe nga analogjite qe bente ai ne vazhdin te bisedes se tij me britanikun, ndersa ky i fundit shprehej se ai:

“arrin te beje dallimin e madh mes propozimeve qe une (Liku-IK) i kisha bere atij dhe gjuhes se fallsitetit e pabesise, me te cilen agjentet franceze flisnin vazhdimisht me te.”

Pra, a qene dyshimet e Pashait ndaj ofertave britanike nje sindrome e pergjithshme ballkanase ndaj te huajve, sikunder mjaft te ashtuquajtur analiste kerkojne ta paraqesin natyren dhe profilin etnik shqiptar?

Vete Liku, megjithese kontradiktor me veten, u jep te drejte dyshimeve dhe qendrimit mosbesues te Pashait ndaj ofertave britanike:

“…une kam arsye te forta te besoj se Ali Pasha nuk i ka harruar zhgenjimet dhe pakenaqesite qe i provoi ne kurriz, kur asnje nga shume prej premtimeve te dhena nga ana e Qeverise sone, me 1804, per oferta ndihmash, favore dhe mbeshtetje, nuk u mbajten. Ne kete rast e kam fjalen per premtimet tona, qe iu dha fjala permes ndermjetesimit te Lord Nelsonit, ndihma te cilat konsistonin ne dhenien e pushkeve, artilerise dhe anijeve luftarake, te cilat do te sherbenin per kontrollin e Gjirit te Artes, qe ne fakt ai priste ne ate periudhe, por nuk iu dhane….”

Pra, nga pohimet e vete Kapitenit del qarte se ishin anglezet ata qe i kishin premtuar dhe mandej e kishin mashtruar Ali Pashen. Ne keto rethana, cdo partner i kesaj natyre, rikthyer per se dyti ne takime dhe biseda, sigurisht qe do te ishte i dyshuar dhe mosbesues per palen tjeter.

Por, ato qe perbejne thelbin dhe faktin me te rendesishem te ketij informacioni jane, padyshim, pohimet e Ali Pashes rreth fatit te territoreve shqiptare me rastin e zhvillimeve te aferta dhe te priteshme politike ne Ballkan, siç mund te ishte nje tentative per pushtim nga ana e francezeve, apo nje terheqje e mundeshme e Turqise prej territoreve te ketyre aneve.

Pohimi i tepelenasit ishte unik dhe padyshim ngre siparin e nje pamjeje te re per historiografine shqiptare. Synimet, prirjet dhe qellimet e tij te shpallura publikisht, perpara perfaqesuesit britanik, kerkojne dhe imponojne te rishikohen edhe nje here qendrimet e deritanishme rreth kohes se lindjes se nacionalizmit shqiptar dhe tendencave per mevetesi dhe indipendence te shiptareve.

Nr.2,1807

Kap.Lik për të Nderuarin

G. Cunning

[Ndërsa në fund të faqes së parë të këtij informacioni, në periferinë e bardhë të tij ëhtë vënë shënimi:]

Vetëm për George Cunning-un,

Shkëlqesinë e tij Sekretarin e Shtetit

për Punët e Jashtme

10 nëntor 1807

Zotëri,

Në materialin e bashkëmbyllur (nr.1) është një kopje e letrës që kam marrë nga zoti Arthur Paget, të cilën unë e mora në Salonika më 24 tetor; dhe në pajtim të të cilës unë u nis drejt brigjeve të Shqipërisë, për të realizuar një bashkëbisedim me Ali Pashën.

Nuk e gjykova të nevojshme të shpenzoja më shumë kohë në Morë, pasi Veziri duke përfituar nga rrethanat e luftës, për të dërguar shqiptarët e tij në gadishull (të Peloponezit -IK) ka marrë qeverisjen e tij për djalin e vet, Veli Pashën dhe në të njëjtën kohë, pashallëkun e Nafpaktos për djalin tjetër, Myftarin.

Mund të thuhet se e gjithë Greqia nga Selaniku deri në Kepin e Matapan, përfshirë dhe territoret gjer në Berat, është në duart e tij. Prandaj, une gjykova qe realizimi i negociatave vetem me te do te ishte me vlere.

Une do te perpiqem te dergoj sa me hollesisht takimin qe porsa pata me Ali Pashen dhe rrethanat qe e sollen ate, past mendoj qe do t’ju sherbeje ne gjykimin tuaj, per te vleresuar sinqeritetin e Ali Pashes ne kete feshtje dhe sepse shpresoj qe te justifikoj ikjen time nga ky vend, pa qendruar me tej ketu.

Keshtu, Z. Arthur Paget kishte deshiren qe une te shkoja drejt e tek rezidenca e Ali Pashes dhe prej atje te vendosja nje lidhje te drejtperdrejte korrespondence me Lordin Koflingud, pa ditur se Veziri ishte i rrethuar nga agjentet e qeverise franceze.

Une duhet t’ju kujtoj me kete rast se megjithe predispozitat ndaj nesh, Ali Pasha nuk mund te hynte ne kontakt dhe komunikim me ne pa levizur ne fshehtesine me te madhe, keshtu qe e mendova te rendesishme te fitoja mirebesimin e tij paraprak, duke e bindur ate qe te njejtat perkujdesje do te respektoheshin edhe nga ana e jone.

Duke pasur ne konsiderate sa siper, une vazhdova udhetimin drejt Portit te Forty Saints (Sarandes), ne brigjet e Shqiperise, ne veri te Korfuzit. E rizgjodha kete vend pasi edhe ne rastet e mepareshme Aliu me kishte derguar ketu letra apo mesazhere nga Janina.

Ne u shfaqem ne ate port me date 6 te ketij muaji, me flamur te rreme. Kur u ndava me oficerin e Pashait (shih letren bashkengjitur nr. Z ne greqisht), ne parim kerkova qe te takohesha me te personalisht qe negociatat tona te mos kalonin permes nje personi te trete, por nga ana tjeter i sugjerova atij se ne rast te nje vizite te nje anije me flamur te rreme, do te dyshoheshim apo kapeshim nga te tjere, atehere ne do te justifikonim dhe do te pretendonim se “ardhja jone ne keto brigje kishte per qellim te diskutonim lirimin e te burgosurve angleze…pra te vepronim ne te njejten menyre siç kemi vepruar ne raste analoge edhe ne vende te tjera. Ne keto rrethana dhe me kete justifikim une i kerkova Madherise se Tij (Ali Pashes – IK) nderin per te me miratuar nje takim, duke me caktuar vendin dhe kohen qe ai mendonte per bashkebisedim.

Nga komandantet shqiptare mesuam qe Ali Pasha ishte ne Preveze dhe anijet franceze te luftes sapo kishin mberritur ne Korfuz dhe, ne te njejten kohe, kryqezoret angleze ishin ne afersi, e pashe me te arsyeshme qe te nisesha menjehere per ne Preveze. Ne arritem atje ne 15 te ketij muaji dhe ankoruam me nje flamur te rreme ne nje distance te shkurter nga qyteti (i Prevezes-IK).

Fatmiresisht, Ali Pasha, ende nuk ishte larguar nga vendi, nderkohe qe e kishte marre letren e derguar prej meje nga Saranda. Nderkohe, ai kishte ftuar komisionerin francez te ishte i pranishem ne momentin qe do te merrte mesazhin tim. por, me pare Aliu, kishte derguar sekretarin e tij te takonte ne menyre sekrete personin qe une e kisha zbritur ne breg me pfanin e fshehte, qe nepermjet tij te me informonte se ku dhe kur do te takohesha me Pashain, kohe qe ai e gjykonte me te pershtatshme ne mbremje: Ne te njejten kohe, sekretari i tij do ta instruktonte mesazhierin tim se si duhej te vepronte kur te vinte dhe ndodhej perpara Vezirit, i cili do te kishte ne prani edhe francezet.

Skenari, farsa (qe Aliu kishte pergatitur – IK) u realizua ne menyre tepersosur, ashtu sikurse Veziri kishte porositur dhe u mbyll nga fjalet e thena prej tij drejtuar mesazherit tim se — ai nuk mund te mbante kontakte me ne (anglezet-IK) per aq kohe sa ne te ishim ne lufte me Porten e Larte.

Ai na dha dy ore kohe qe te largoheshim nga bregu, duke urdheruar te ulnim flamurin dhe te largoheshim nen kercenim. Ne u larguam duke marre si te mireqena urdherat e tij dhe qendruam ne det te hapur, per t’iu afruar perseri brigjeve ne mbremje. Shpejt dalluam zjarret qe ai kishte ndezurper te me treguar pjesen e bregdetit ku ai me priste. Vendi ishte poshte renojave te Nikopolit, (Qytet antik i shek. I-re p. Kr. – IK) rreth gjashte milje ne veri te Prevezes.

Me te zbritur, une e takova ate tek me priste nen shoqerine e nje grupi te vogel shqiptaresh dhe ne pranine e Mehmet Efendiut te Janines, nje mysliman me prona te medha ne ate distrikt dhe keshilltari i tij me i besuar qe nuk duhet te ngaterrohet me priftin, renegatin Roman, (eshte fjala per Mehmet Efendine, nje prift italian i konvertuar ne mysliman, i cili kishte sherbyer me pare ne oborrin e Pashait, por me pas ishte arratisur prej tij dhe kishte shkuar ne kampin kundershtar francez, ne Korfuz -IK) te cilin Ali Pasha disa here e ka perfshire ne takime te kesaj natyre.

E permenda kete pasi ishte deshira e vete Pashait qe ky person te ishte i pranishem ne kete takim, keshtu qe une isha i detyruar ta pranoja.

Pashai me priti me perzemersi te madhe duke vene ne pah ne te njejten kohe keqardhjen e tij qe per nje kohe kaq tegjate ishte privuar nga çdo mjet komunikimi me anglezet.

E fillova biseden duke i here te ditur se Madheria e Tij, (Aliu), kishte qene ne pozita te rrezikshme, per shkak te pozicionit ne te cilen ishte vendosur Porta e Larte balle qendrimeve dhe pabesise se francezeve: Kjo kishte qene nje nga arsyet madhore per te kuptuar se nga ana tjeter qendron Franca dhe Rusia, apo ndoshta mesakte tre fuqise bashku, qe kufizojne anen veriore te kufijve te Turqise, per te ndare Pominionet Europiane te Turqise se Madhe midis tyre: Per kete arsye ruset jane duke perqendruar trupat e tyre ne Moldavi dhe ne Vflahi; per kete arsye Perandoria Austriake eshte duke mbledhur nga ana e saj nje ushtri prane Danubit.

Ne kete copetim te Turqise europiane. Franca pa dyshim ka drejtuar ambicjet dhe synimet e saj drejt Greqise. Boka di Kataro qe eshte ne zoterim te Frances, nga nje pike e fshehte e Traktatit te Tilsitit fumizoi ushtrine e saj me mjetet e nevojshme ne Shqiperi permes tokes, nderkohe qe Shtate Ishujt, ku ata kishin zbarkuar, ne baze te te njejtit Traktat u dhane atyre mundesine qe te arrinin ne bregdetin grek dhe ne More nga deti.

Ne keto kushte ata mund te mbeshteten ne sulmet e tyre nga forcat ruse qe jane vendosur ne Korfuz, dhe ne fund, te kesaj ideje, qellimi final i Bonapartit, per kete rikonfigurim te madh mund te kete qene planifikimi per te vendosur nje prej pjesetareve te familjes se tij ne fronin mbreteror te Greqise.

Ne keto rrethana, (e pyeta) cili do te ishte qendrimi i Madherise se Tij dhe i shqiptareve ne pergjithesi, perpara nje situate te tille?

Ai u pergjigj se maksima e tij ishte: Te ndeshej me armikun e tij kudo qe ai te shfaqej! Dhe per kete ai do te mbeshtetej ne bashkesine dhe unitetin e tyre per t’iu pergjigjur dhe per te mbrojtur çdo cep te territorit ku Shqiperia mund te sulmohej.

I thashe Madherise se tij se, meqe une e kisha parashikuar qe pergjigjja e tij do te ishte pikerisht kjo, une e kisha pranuar me kenaqesi te veçante misionin e ngarkuar, mision i cili kishte te bente me sigurine qe do ti jepnim Shkelqesise se Tij (Ali pashes) per ndihma dhe mbeshtetje qe do te kete nga Madheria e Tij (Qeveria Britanike), ne rast te nje sulmi dhe orvajtje te armikut (Frances-IK), per ta mbeshtetur ate ne mbrojtjen e pavaresise dhe mevetesise (sovranitetit) mbi te gjithe zoterimet te tij ne Greqi ne rast se Sulltani do te humbiste zoterimet e tij Europiane.

Të gjitha “zajednicat e komunave serbe” të formuara nga Serbia, që nga Kroacia, Bosnja e deri tek Kosova!

Driton Tali, Prishtinë
Sa për t’ua freskuar memorien disave!
Serbia nëpërmes mekanizmave të saj, në vitin 1990, krijoi “Zajednicën e komunave të Dalmacisë Veriore dhe Likës”, të cilën pastaj e zhvilloi në “Zonë autonome serbe të Krajinës” (Srpska autonomna oblast Krajina), me kryeqytet Kninin.

09.01.1992. – Proglašena Republika Srpska (RS)

Të njejtën e bëri në Bosnje, ku nga “Zejednica e komunave serbe”, në vjeshtën e vitit 1991 krijoi “Zonën autonome serbe të Krajinës Boshnjake” me kryeqytet Banjallukën.
Dhe në fazen e tretë ato territore i shpalli “Republika të pavarura”.
Te ne ka ngelur në mes të fazës parë dhe dytë.
* Autori është këshilltar politik i kryeparlamentarit Glauk Konjufca. 

Në kujtim të 32 vjetorit të rënies së Afrim Zhitisë dhe meditime për rolin e tij në shtypin ilegal

Nga Sheradin Berisha
 Në 32 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë
(ROLI I AFRIM ZHITISË NË SHTYPIN ILEGAL)
«Situata politike në Kosovë është shumë eksplozive. Mendoj se në asnjë orë, në tre katër muajt e fundit situata nuk ka qenë më eksplozive dhe më e volitshme se sa tash, për të organizuar protesta masive të popullit tonë.» Afrim Zhitia, tetor 1989
Afrim Zhitia (1965 – 1989) si student i filozofisë dhe sociologjisë në UP, ka studiuar shumë libra të kësaj fushe, në mesin e tyre edhe kompletin e librave të filozofit gjerman Hegel (Georg Wilhelm Friedrich Hegel 1770 – 1831) në gjuhën kroate, të cilat i ndihmuan miërfilli në formimin e mendimit të tij kritik e filozofik për situatën politike, në rrafshin kombëtar, për zhvillimet dramatike nëpër të cilat po kalonte Jugosllavia e AVNOJ’it, si dhe për proceset dhe sfidat 45 vjeçare të luftës së ftohtë (1945-1990) midis dy superfuqive të botës (SHBA – BRSS).
Rrjedhimisht në vitet 1988 – 1989, Afrim Zhitia ka shkruar shumë analiza e studime (ka edhe në dorëshkrim), të cilat botoheshin në shtypin ilegal, dhe si të tilla lexoheshin dorë më dorë nga nxënësit, studentët dhe profesorët.
Në vitin 1989, pedagogu, ekonomisti dhe politikani kroat, Branko Horvat (1928 – 2003) ka botuar librin “Kosovsko pitanje, Globus, Zagreb – 1989” (Ҫështja e Kosovës). Afrim Zhitia pasi e kishte studiuar në detaje këtë libër, përmes një analize të shkruar i kundërvihet pikëpamjeve të B.Horvatit, për shpëtimin e Jugosllavisë nga shpërbërja, (përmes disa reformave sipërfaqësore), si dhe konceptit të tij politik për zgjidhjen joadekuate të çështjes së Kosovës.
Në këtë kuadër Afrim Zhitia, edhe si udhëheqës i Komitetit Drejtues të organizatës ilegale i përcillte me kujdes manifestimet shoveniste serbomëdha të Millosheviçit në Kosovë dhe kësaj fryme antishqiptare i kundërvihej edhe me shkrime të botuar në shtypin ilegal, “Rruga e Lirisë”, “Zëri i Kosovës” etj, të cilat i përgatiste dhe i nxirrte me bashkëveprimtarët e organizatës.
Në nr.3 të buletinit “Rruga e lirisë” (qershor 1989) që nxirrte “Zëri i Kosovës” (organ i LPRK’së), Afrim Zhitia boton analizën me titull: “Manifestimet serbomëdha me rastin e 600 vjetorit të betejës së Kosovës – janë turpi i Jugosllavisë”, ndërsa në buletinin “Rruga e lirisë” nr. 4, korrik – gusht 1989, boton analizën e radhës me titull: SHFUQIZIMI I LIGJIT PËR KOLONISTËT – FUQIZIM I RIKOLONIZIMIT”…
Në vijim lexoni këtë analizë të Afrim Zhitisë:
SHFUQIZIMI I LIGJIT PËR KOLONISTËT – FUQIZIM I RIKOLONIZIMIT
Në vazhdim të shkeljes së të drejtave të cilat populli ynë i fitoi me luftë e përpjekje të mëdha është edhe shfuqizimi i Ligjit për ndalimin e kthimit të kolonistëve në Maqedoni dhe Kosovë që qe aprovuar më 1945.
Ҫ’është e vërteta ky shfuqizim tani për tani është “vetëm propozim”, të cilin Kuvendi i Serbisë i bëri Kuvendit të RSFJ, por shtrohet pyetja se cili qe ai “propozim” i klikës serbe kundër shqiptarëve që nuk u bë vendim i organeve më të larta federative?
ishin pikërisht “vetëm propozime” të Serbisë heqja e Flamurit, autonomisë, burgosja e vrasja, ndjekja dhe persekutimi i qindra e mijëra njerëzve të popullit tonë të cilat u bënë pa përjashtim vendimet e shtetit jugosllav. Jugosllavia ndaj Serbisë u soll si prostituta ndaj myshteriut të vet: “dëshira jote është urdhër për mua”.
Ҫka fshihet prapa këtij propozimi të serbomëdhenjve?
Me këtë akt synojnë që t’i kenë duart e lira për t’i dëbuar shqiptarët nga vatrat e tyre, për të sjellë në këtë tokë elementë çetnikë dhe kështu të arrihet ëndërra e kahmotshme e shovinistëve serbomëdhenjë – si të robërojnë përfundimisht Kosovën dhe viset e saj.
Pushtuesi llogaritë që me terror e gjenocid do t’ia arrijë këtij synimi, por llogaritë e tyre janë hesap pa hanxhinë.
Populli ynë do t’i pres kolonistët çetnikë ashtu si çdo armik tjetër. Kurrëfarë demagogjie nuk do ta ndalë luftën e popullit tonë për mbrojtje të qenies kombëtare. Masat që po ndërmerr regjimi i Beogradit janë masa thellësisht antishqiptare.
Populli shqiptar e ka kuptuar mirë këtë gjë, prandaj shfuqizimi i Ligjit të lartpërmendur është shfuqizim i ri i demagogjisë bajate të pushtuesit.
Duke parë qëllimet asimiluese të kolonizimit të cilat do të legalizohen me shfuqizimin e këtij ligji, populli ynë do të kundërshtojë vendosmërisht ardhjen e kolonistëve të rinj në Kosovë dhe në viset e saj.
(Kjo analizë u botua edhe në ZiK, Viti VIII i botimit – botimi i posaçëm, nëntor 1989, f.8-9)
***
Ilustrimet: foto e Afrim Zhitisë, makina e shkrimit të Afrim Zhitisë dhe faksimili i analizës “Shfuqizimi i ligjit për kolonistët, fuqizim i rikolonozimit” të shkruar nga Afrim Zhitia.

Ç’farë videoklipi më dërgoj Dr. Shefqet Krasniqi për gjenocidin e Gjergj Kastriotit ndaj popullit të tij Musliman-Osmanli!?

0
Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prishtinë)
Ma çoi Dr. Shefqet Krasniqi ni videoklip turk tu kajt si sabia dhe t’u m’thonë allahile Unik Bej kqyr shka i ka bo Skënderbeu ushtrisë teme Osmane n’drejtë t’Allahut Gjeleshan!. I ka lon 300.000 asker të popullit tem myhyzylyman pa kokë, hiq pa i bo kurgjo, bre Allahu e marroft dhe jazëk i koft. E ka kqyr baba Sulltan Murati si djalin e vet dhe ky prap ja ka kthy shpatën. Po ky jo n’xhehenem po përtej xhehenemit ka shku, bre Zoti mos e lasht kurrë pa e marru. Qysh bre si ka ga Hashim Thaçit dhe Vlora Çitakut që kurrë s’kanë myt ushtarë serbë, po veç njoni tjetrin e kanë dasht n’ beton, sungjer dhe kashtë?
I thash Shefqet Bej m’kallxoi dikush që ishe shku n’ Spanjë n’pushim dhe kishe hy n’restoran me honger ekmek. E kishe pa ni kamarier t’u ja çu dy copa t’ mdhaja mish ni mysafirit tjetër dhe i kishe thon: A bon bre rob i Zotit me bo sevap dhe me mi pru edhe mue dy copa t’nëjta mish. T’kish thon kamarieri natyrisht zotni dhe t’i kish pru.
Tri ditë rresht t’i kish pru ka dy copa t’mdhaja mish, e ditën e katërt t’i kish pru dy copa t’vogla. Kur ishe anku pse t’i ka pru dy copa t’vogla e jo dy t’mdhaja kamarieri t’kish thon : Zotni kaniher edhe biki e myt njeriun dhe jo veç njeriu bikin. A osht e vërtetë kjo mesele Shefqet Bej?
Po e vërtetë osht, ama ato dy copat e vogla, ishin kon edhe ma t’shishme se copat e mdhaja. E diktova masi i hongra dhe i rash pishman që u ankova, prandaj i kërkova falje kamarierit.

Preshevë: U mbajt Konferenca shkencore “Zejtaria dhe tregtia në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare”

0

Pjesëmarrësit e Konferencë shkencore “Zejtaria dhe tregtia në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare” 

Shkruan: Prof.Dr. Agron XHAGOLLI 

VEPRIMTARI NË VAZHDIMËSI 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore Preshevë e ka bërë tashmë një traditë pozitive organizimin e veprimtarive shkencore, në fusha të ndryshme të trashëgimisë kulturore të Luginës së Preshevës dhe të viseve të tjera shqiptare. Për më tepër, të gjitha këto veprimtari, nga kumtesa janë realizuar si punime shkencore dhe janë përmbledhur në vëllime të veçanta studimore, gjë që ia shton edhe më shumë vlerat kësaj nisme të mirëseardhur. 

Kjo praktikë e këtij viti u realizua edhe më 23 tetor 2021, kur u organizua Konferenca Shkencore, që kishte marrë përsipër trajtimin e një teme me interes të posaçëm, siç është “Zejtaria dhe tregtia në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare”. U paraqitën për të trajtuar, brenda kuadrit të temës bosht,  25 studiues, nga të cilët kumtuan 18 prej tyre. Mospjesëmarrja fizikisht në veprimtari e shtatë studiuesve ka të bëjë me situata të ndryshme në të cilat ata ndodhen, me kushtet e pandemisë. Por, siç u theksua në përfundim të Konferencës, të gjitha punimet e zgjeruara janë të mirëpritura dhe do të përfshihen në një vëllim të veçantë, që do të shohë dritën e botimit. 

Konferenca Shkencore i filloi punimet e veta në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës. Duhet thënë se në Konferencës u vu re një mungesë interesimi për pjesëmarrje, si nga drejtuesit e pushtetit lokal, ashtu dhe nga banorë të Luginës së Preshevës. Kjo ndofta ka të bëjë edhe me kushtet gjatë situatës së pandemisë por, sidoqoftë, trajtimi i temave të kësaj natyre është e nevojëshme që të përcillet nga sa më shumë të pranishëm.  

      Pamje nga Konferenca shkencore dhe drejtuesit e séancës solemne 

Punimet u hapën nga kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore Preshevë, z. Xhemaledin Salihu, i cili shpalosi edhe rrugën nëpër të cilën ka ecur Shoqata. Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht studiuesit e paraqitur me kumtesa, krahas sponsorëve, që bënë të mundur organizimin e kësaj veprimtarie, siç ishin konkretisht Këshilli Komunal i komunës së Preshevës; z. Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, nga Kumanova; z. Skënder Rexhepi, nga Rainca e Preshevës.  

Pastaj u kalua në mbajtjen e kumtesave të përgatitura. Kumtesat më të shumta numerikisht i kushtoheshin zejtarisë dhe në një numër të kufizuar apo të lidhura dhe me zejtarinë, ishin kumtesat për tregëtinë. Kumtesat, fryt i kërkimeve në terren dhe shfrytëzimit të literaturës shkencore, sollën dëshmi të ndryshme rreth pranisë, zhvillimit dhe pasurimit të zejtarisë, por edhe të tregëtisë, jo vetëm në Luginën e Preshevës, por dhe në treva të tjera shqiptare, përgjithësisht më të afërta me të. Dhe duhet thënë se ngado vihet re një histori praktikimi dhe zhvillimi mjaft e pasur, e cila u dëshmua që nga fillimet e shekullit XVI, për t’u pasuruar në informacione dhe dëshmi konkrete për gjatë shekujve XIX dhe XX dhe deri në ditët tona.  

Përcjellja e kumtesave të mbajtura të shtyn që të arrish në disa përfundime vlerësuese rreth veprimtarisë së mbajtur në Preshevë, midis të cilave theksoj: 

Fillimisht do të vlerësoja përzgjedhjen e gjetur të temës bosht të Konferencës Shkencore. Duhet thënë se rreth kësaj teme nuk ka pasur në përgjithësi shqyrtime që do e trajtonin këtë problematikë në përmasa mjaft të gjera, të shtrira në tematikë dhe në gjerësinë e parashtrimeve. Ndaj e shoh si një meritë kryesore të organizatorit të veprimtarisë, që ka ditur të përzgjedhë dhe t’i japë vëmmendjen e merituar një teme të tillë kaq të rëndësishme. 

                        Drejtuesit e seancës së parë 

Pastaj do të vlerësoja shumë pozitivisht faktin se pjesëmarrësit në Konferencë ishin të mirëseardhur nga pothujase të gjitha viset shqiptare, duke përfaqësuar jo vetëm studiues nga Lugina e Preshevës, por dhe nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, nga Maqedonia e Veriut. Kjo pjesëmarrje, në tërësinë e saj, sillte shqyrtime mjaft të shtrira në hapësirat shqiptare, duke na dhënë një tablo me karakter më të përgjithshëm. 

Me shumë interes ishte dhe fakti se, krahas studiuesve me më shumë përvojë, në Konferencë morën pjesë dhe u paraqitën përgjithësisht me trajtesa të arrira mjaft studiues të rinj. Kishte prej tyre edhe nga ata që merrnin pjesë për herë të parë në një veprimtari shkencore të këtij niveli, por që kumtuan bindshëm dhe me dinjitet. 

Në fundi, lidhur me notat vlerësuese të Konferencës Shkencore të mbajtur në Preshevë, sidomos pas botimit të vëllimit studimor që do të përfshijë të gjitha kumtesat e zgjeruara, të kthyera në punime të mirëfillta shkencore, do të mund të shërbejn edhe si një tërheqje të vëmendjes së studiuesve të tjerë shqiptarë për t’i marrë edhe me këtë tematikë bosht të Konferencës së Preshëvës. Përfituese do të jetë vetëm kultura popullore shqiptare, për një thellim të kërkimeve burimore dhe dokumentare që do e zgjerojnë qerthullin e shtruar.  

Vlerësime si këto që theksova më lart krijojnë bindjen se Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore Preshevë është në rrugë të mbarë dhe ka mundësi që ta thellojë edhe më shumë ndihmesën e saj në regjistrimin, dokumentimin dhe analizën, studimin e problematikave të veçanta, por edhe më të përgjithëshme, që ngërthehen në realitetet shqiptare, në fusha të ndryshme të trashëgimisë kulturore shqiptare.  

Duke u rikthyer edhe një herë te Konferenca Shkencore e organizuar në Preshevë, mund të shprehem lirisht se veprimtari të tilla janë të kufizuara dhe mjaft sporadike në hapësirat e ndryshme shqiptare. Është e nevojëshme që shëmbulli i kësaj Shoqate, me një drejtues të palodhur dhe ngulmues, një studiues pasionant dhe të përkushtuar për çdo aspekt të etnokulturës së Luginës së Preshevës, siç është kryetari i saj, z. Xhemaledin Salihu, të ndiqet, jo vetëm nga shoqata analoge, por dhe nga institucione shkencore shtetërore, kudo që ato ekzistojnë ndër shtetet shqiptare.  

Gjithë kjo trashëgimi e pasur, e ruajtur dhe e përcjellë, në një farë mase, deri në ditët tona, jo vetëm që dëshmon traditat shqiptare në këta dy përbërës etnokulkturorë, zanate dhe tregëti, por shërben edhe si një thirrje për një rijetëzim të tyre, edhe si veçori karakteristike dhe identifikuese të popullit shqiptar. 

Në përfundim të kësaj parashtrese do të thosha se gjithëshka e realizuar deri më sot nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore Preshevë të krijon bindjen e plotë se ajo nuk do e ndërpresë punën e saj në aspekte të ndryshme të trashgimisë kulturore shqiptare, kryesisht në Luginën e Preshevës,  duke shënuar veprimtari të tjera shkencore në vazhdimësi. Janë të mirëseardhura!   

Tiranë, më 28 tetor, 2021    

The Globe (1880) / Ja personalitetet e huaja që kanë marrë pjesë në Komitetin Ekzekutiv të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Tetor 2021

“The Globe” ka botuar, të martën e 4 majit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me personalitetet e huaja që kanë marrë pjesë asokohe në komitetin ekzekutiv të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Lidhja Shqiptare drejtohet nga një komitet ekzekutiv dhe duket se në mbledhjet e këtij komiteti marrin pjesë disa të huaj të njohur.

La Gazette de Cologne (Gazeta e Këlnit) përmend në këtë numër majorin Saint-Clair, ish-udhëheqësin e kryengritjes në malet e Rodopit, polakun Malinowski, ish-major në shërbimin osman, një ish-oficer prusian të quajtur Sarro dhe disa italianë nga Reggio di Calabria.

Trazirat nuk kanë gjasa të shtrihen te mirditorët, pasi princi Prenk Doda, i cili banon në Shkodër, duke iu dorëzuar trupës konsullore, i ka ndaluar krerët e fiseve të marrin pjesë në lëvizje.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/the-globe-1880-ja-personalitetet-e-huaja-qe-kane-marre-pjese-ne-komitetin-ekzekutiv-te-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit/.

Kush janë individët e lidhur me organizatën terroriste Hezbollah që Kosova iu vuri sanksione

0

ARDIT DRAGUSHA

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak terrorist të Libanit, Hezbollah, shkruan Gazeta Insajderi.

Qeveria e Kosovës, me një vendim ka vendosur sanksione ndaj shtatë personave dhe një kompanie, për shkak të lidhjeve të tyre me grupin terrorist Hezbollah.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila tha se një vendim i tillë do t’i kontribuojë partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë të rëndësishëm, në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.

Duke përkrahur këtë vendim, kryeministri, Albin Kurti, tha se “Kosova është e angazhuar drejtpërdrejt në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes afirmimit ligjor, qasjes strategjike dhe veprimeve ekzekutive si dhe pjesëmarrjes aktive në Koalicionin Global”.

Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e pasurive ndalimin e udhëtimit dhe të vënies në dispozicion të fondeve nga individët dhe entitetet në Kosovë.

Kush janë individët e lidhur me organizatën terroriste Hezbollah që Kosova iu vuri sanksione

1. Ali Reda Hassan al-Banai

Përshikrimi i rastit: Ali Reda Hassan al-Banai, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

2. Ali Red al-Qassabi Lari

Përshkrimi i rastit: Ali Red al-Oassabi Lavi, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

3. Abd al-Muayyid al-Banai

Përshkrimi i rastit: Abd al-Muayyid al-Banai, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit t8 Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

4. Abd al-Rahman Abd-al-Nabi Shams

Përshkrimi i rastit: Abd al-Rahman Abd-al-Nabi Shams, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (H.O) 13224, për ofrimin e mbështetjës materiale, fianciare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

5. Yahya Muhammed al-Abd-al-Muhsin

Përshkrimi i rastit: Yahya Muhammed al-Abd-al-Muhsin, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjës materiale, fianciare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

6. Majdi Fa’iz al-Ustadz

Përshkrimi i rastit: Majdi Fa’iz al-Ustadz, &është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, t8 mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

7. Sulaiman al-Banai

Përshkrimi i rastit: Sulaiman al-Banai, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhrit Ekzekutiv (£.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

AlDar Properties

Përshkrimi i rastit: “AlDar Properties” është shpallur si e udhëhequr, kontrolluar apo e drejtuar, direkt ose indirekt nga Sulaiman al-Banai.

Aktivitetet e Iranit në Kosovë – shpallja e “Hezbollah” si organizatë terroriste

Qeveria e Kosovës, me propozim të ish ministres së Punë të Jashtme, Melisa Haradinaj, kishte shpallur organizatëm “Hezbollah”, si organizatë terroriste në territorin e Kosovë në qershor të vitit të kaluar.

“Organizatën ndërkombëtare terroriste ‘Hezbollah’, krahun e saj politik dhe atë ushtarak ta shpallë si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës. Propozimi bëhet për ruajtjen e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe me qëllimin që Qeveria e Kosovës të jetë aktive me aleancat ndërkombëtare të luftimit të këtyre grupeve terroriste”, kishte thënë ishministrja Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë Hoti.

Gazeta Insajderi, përmes një dokumentari të titullar “Irani në Kosovë”, kishte publikuar ndikimin e Iranit përmes elementëve shiitë në Kosovë. Ky ndikim, shtrihej në disa organizata joqeveritare të cilat bënin propagandë pro Iranit dhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me implikime të terrorizmit.

Si rrezik i ndikimit të Iranit në Kosovë, Prokuroria Speciale kishte kërkuar që të mbylleshin një seri organizatash të cilat ndërlidheshin me Ikballe Huduti, e cila ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pas një serie postimesh në rrjete sociale, ku ishte deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, gjatë një sulmi me dron nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë thirrje për hakmarrje.

“Duke vrarë të zotin e shtëpisë, ju keni vrarë të gjithë familjen, andaj hakmarrja është e obligueshme, por nuk ka kufi”, kishte shkruar Huduti-Berisha.

Aktakuza ndaj klerikut iranian në Kosovë, Hasan Azari Bejandi, i cili udhëhoqi pesë organizata shiite me lidhje me Teheranin

Në korrik të vitit 2016, autoritetet vendore kishin ngritur aktakuzë ndaj klerikut iranian, Hasan Azari Bejandi, i cili drejtonte pesë organizata shiite në lidhje direkte me regjimin e Tehranit.

Bejandi akuzohej për pastrim parash dhe financim të terrorizmit, por Prokuroria Speciale nuk kishte arritur ta arrestonte. I njëjti ishte larguar nga Kosova, teksa avokati i tij, Esat Gutaj kishte deklaruar se kishte humbur kontaktin me të pas ndryshimit të Qeverisë në Iran.

“Një zyrtar i Ambasadës, më ka thënë se me ndërrimin e qeverisë iraniane, i kemi humbë edhe lidhjet me Hasanin, i cili ka qenë dhe person i qeverisë së mëparshme. Në bisedë e sipër, ata lypnin garanci që unë s’isha në gjendje t’ju ofroj, që me angazhimet e tyre ta sjellin Hasanin në Kosovë, duke i siguruar vizë të Shqipërisë, e pastaj me ftesë të vijë në Kosovë – por me kusht që i njëjti të mos arrestohet”, deklaronte avokati Gutaj në vitin 2018.

Kush është “Hezbollah” – organizata terroriste me lidhje të forta me Iranin

Hezbollah, që do të thotë “Partia e Zotit” në arabisht, është një parti politike Shiite muslimane dhe një grup militant me qendër në Liban.

Për shkak të strukturës së saj shumë të zhvilluar politike dhe rrjetit të shërbimeve sociale, ajo shpesh vlerësohet si një “shtet i thellë” ose qeveri klandestine që vepron brenda qeverisë parlamentare Libaneze.

Mbajtja e aleancave të ngushta politike dhe ushtarake me Iranin dhe Sirinë, Hezbollahu nxitet nga kundërshtimi i saj ndaj Izraelit dhe rezistencës ndaj ndikimit perëndimor në Lindjen e Mesme.

Duke marrë përgjegjësinë për disa sulme terroriste globale, grupi është caktuar si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera.

Hezbollah u ngrit në fillim të viteve 1980 gjatë Luftës Civile Libaneze, dhe në vazhdimësi kundërshton shtetin izraelit dhe ndikimin e qeverive perëndimore në Lindjen e Mesme. /Insajderi.org/

Haraçina City, lagje e Shkupit, lajmëron për sukseset e Islamit në Turqi, që pasurohet me 178 hafez të rinj!

0

Haraçina City, lagje e Shkupit, lajmëron për sukseset e Islamit në Turqi , që pasurohet me 178 hafez të rinj!

Shqiptarët e Maqedonisë, pa asnjë dyshim janë pjesa më e humbur e kombit. Të  humbur në kohë dhe hapësirë dhe të mbytur në Islam dhe planet e Islamit të Ankaras dhe Islamabadit, “për ta sunduar botën!”

Haraçina e Shkupit, si një ndër lagjet shqiptare të kryeqytetit të Maqedonisë, të vetmen krenari dhe mburrje që i ka mbetur për ta valuar si bajrak Turqije, e ka turqizimin dhe islamizimin e mëtejshëm, e jo etjen për dije, shkollim të mirëfillt fillor, të mesëm e universitar në Gjuhën Shqipe.

Nuk ka ndonjë preokupim e vendosmëri për punësimin e shqiptarëve të atjeshëm, të cilët  fatkeqësisht vazhdojnë të jenë të pa punë, pra nuk ka brenga për zhvillimin ekonomik e për të hapur vende pune për të rinjt,  ashtu sikurse që veprojnë maqedonasit me njerëzit e vet.

Kjo është ajo pjesa e popullit që detyrimisht duhet të mbes analfabete, pasi analfabetit me lehtë i futet “koka” në xhami, duke mos e lejuar që të preokupohet me realitetin jetësor si Shqiptar, por me atë “qiellor” si panturk e panislamik.

Fajet janë edhe të udhëheqësve të tyre politik, pra edhe të atyre të Haraçinës.

___________

Haraçina City

Kjo eshte ??e Erdoganit, sot shteti i Turqisë u pasurua edhe me 178 hafez te rinje..!
#Mashallah #Shpërndajeni
Shihe videon e mëposhtme:

I dëshiroj suksese Agron Bajramit në krye të misionit në Bruksel, kryeredaktorit të Koha Ditore që ndaj meje bëri shpifje, fyerje e ofendime

0
Alma Lama, Prishtinë
(Ish-Ambasadore e Kosovës në Romë)
Agron Bajramit i uroj suksese ne krye te misionit ne Bruksel. Nderkohe dua t’i perkujtoj se ai ishte kryeredaktor i gazetes Koha Ditore, kur ndaj meje kjo gazete beri shpifje nga me te ndryshmet, fyerje e ofendime per te cilat i kam paditur ne gjyq, kur une u emerova ambasadore, gjate gjithe mandatit si dhe ne perfundim te tij.
Edhe nje deshmi se cili eshte morali i kesaj gazete, profesionalizmi dhe motivet. Kjo po qe eshte tregtia e vitit, tregti me profesionin.
Nje media qe u vu plotesisht ne dipozicion te nje subjekti politik. Dhe sherbeu si makine e perbaltjes per ata qe nuk ishin me ta.
Vollen vrer pse njerezit ne politike marrin poste politike, ne menyre qe vete te katapultohen nga karrikja e gazetareve ne poste politike.
Pavaresisht sjelljeve te tyre antishteterore e pa etike ndaj meje, une kurre nuk do ta perdor zerin tim publik per te diskretituar ambasadoret e vendit tim, sic beri Koha Ditore dhe shume te tjere.
Sepse une e dua shtetin e Kosoves dhe di ta ruaj reputacionin e tij.
Agron Bajrami