Kreu Blog Faqe 1512

Alania e jo Albania e Kaukazit !

nga: Fahri Xharra

Kur dija nuk mblidhet  dhe nuk ruhet në kujtesën e një populli atëherë dijetaret e atij populli flasin për vitin zero në shkencë edhe kështu e fillojmë nga e para.  Në këtë shkrim të ish kryeministerit të Shqipërise nuk duket se përdoret shkenca e mëparëshme e përplasjes më të madhe që ka ndodhur në shkencën e albanologjisë. Debati albanologjik ka nisur me priftin Asemanin,  i cili u vu te kundërshtonte disa dijetarë gjermanë që provonin autoktoninë tone.  Asemani i donte shqiptarët të ardhur nga Kaukazi në shek. VII.  Mendimin e Asemanit e mori dhe dijetari francez Pukevil  por në skenë arritja e von Hahn i kishte zbehur dyshimet rreth autoktonisë sonë. Këtu ngrihet Nikoklis, kundër von Hahn-it, duke u bazuar tek tjetërsimi i të dhënave historike risjell tezën se ‘Albanët e Ilirisë nuk janë autoktonë por janë të ardhur nga Albanët e Kaukazit në shek. VII’. Në debatin albanologjik hyn Falmerayeri i cili e shkatërron përfundimisht Nikoklin dhe pas tij vjen Kupitori të ndreqi akoma më shumë një pjesë të mendimit të Falmerayerit.  Pra, ka një debat zinxhir në albanologji për lidhjet e albanëve te ilirise me ata të Kaukazit të cilin duhet ta njohim kur shkruajmë për këtë temë.  Në anën historike do shtonim se jo vetëm prova e Ptolemit për Albanopolin në shek. II por edhe ekzistenca e Albi dhe Albanëve në Romë, në Ameriken Latine me një piramidë me emrin Piramida e Albanëve, në Angli e Skoci, në Karia etj., të gjitha këto nuk duket se kanë ndonjë lidhje historike por vijnë nga një popullsi e para këtij qytetrimi. Mos duhet parë më me kujdes dhe teroia e re e Shumaker e  Janxinker rreth proto albanëve? shkruar nga Altin Kocaqi)

Në këto 100 vjetët e fundit kur historia shumë shpesh është në shërbim të politikave afatshkurtër, ajo është keqpërdorur sidomos në Ballkan, ku interesat e shteteve të krijuara më përpara nëpërkëmbin ato të popujve fqinj. Nuk kursehen në këtë betejë, gjithnjë të humbur pa e nisur, për të përdorur “teza”e “argumente historike”, për të ngritur teori dhe rivendikime territoriale në dëm të të tjerëve. Literatura botërore është e mbushur me një me një gënjeshtër të madhe greke, dhe pastaj romake e tutje në të gjitha gjuhët se në brigjet e Detit Kaspik, në Azerbaixhanin e sotëm ishte dikur Alania e quajtur e Kaukazit
Po filloi me një citim intersant : 1Strabo had no knowledge of any city in Albania, although in the 1st century AD Pliny mentions the initial capital of the kingdom – Qabala. The name of the city has been pronounced in many different ways including Gabala, Kabalaka, Shabala, and Tabala ( historian armen Movses Kaghankatvatsi )
Pra Straboja ( 63 BC -AD 24 ) e as Plini nuke e përmendin Albaninë. Nga lindi ky manipulim historik, pas të cilit po ngasin edhe shqiptarët.
M. Peshiq , historiane serbe thotë: “Shqiptarët është më mirë ta pranojnë origjinen e tyre kaukaziane, dhe e kanë më lehtë të lirihen nga kompleksi i tyre ilir “

Emri Albania rrjedhë nga greqishtja e vjetër  Ἀλβανία (James Stuart Olson. An Ethnohistorical Dictionary of the Russian and Soviet Empires ). Shtojsa e Kaukazit është shtuar për tu mos përzier me Albaninë e sotme . Historianët armenian mendojnë që emri rrjedhë nga fjala” “alu” ((«աղու»), që do të thotë “i dashur, miqësor “në armenisht. Movses Kaghankatvatsi dhe burimet tjera e cekin që emri i themeluesin legjendar i Albanisë së Kaukazit ishte Aghvan, dhe fisi i tij ishte i njohur si Alan..
Në të vërtetë në “Albaninë e Kaukazit flitej gjuha Lezgjike e afërt me gjuhën që flitet në Dagestan ( История Востока. В 6 т. Т. 2. Восток в средние века. М., «Восточная литература»,
kurse në :” Caucasian Albanian Script. The Significance of Decipherment by Dr. Zaza Alexidze”. Azer.com.” shkruhet që aty fliteshin 26 gjuhë

Një teze e tillë është ajo mbi ardhjen e shqiptarëve nga Kaukazi, diku nga shekujt X-XI meqenë se athere përmendemi për herë të parë me emrin albanoi-arbanoi në trojet e sotme në burimet bizantine. Përgjithësisht historiografia shqiptare dhe jo vetëm ajo, e ka refuzuar këtë pseudoteori në mënyrë intuitive pa i hyrë në brendësi të dhënave historike që lidhen me albanët e Kaukazit. Për ne, me të drejtë ka mjaftuar teza e prejardhjes ilire dhe autoktonia e shqiptarëve, vazhdimësia e gjuhës dhe të qenit e saj indoeuropiane, që vërtetohet nga shumë disiplina.
Kush ishin Alanet ?
Alanet ishin një fis i vjetër nomad iranian, nga Veriu i Kaukazit, të cilët quhen edhe Sarmatian te lidhur me Messagetet. (Bailey, Harold Walter. Alans. Archived 2012-01-21 at the Wayback
Machine Encyclopædia Iranica )

Por për të kuptuar të vërtetën e Alanëve duhet lexuar edhe
Agustí Alemany “Sources on the Alans: a Critical Compilation
2000, Handbook of Oriental Studies (Section VIII: Central Asia, Vol. 5), E.J. Brill: Leiden-Boston-Köln

Në kapitullin 2.4 Lucanët : lexojmë ( shiko me te kuqe ) ;
… se çka Pompey –it i kujtohet në fushatën e tij në Kaukaz viti 65 BC gjatë Luftës Mitradike, Lukani e bën një gabim duke i perziar Albanet me Alanet. Në poem ën e Lukanit përshkruhen Alanët si “popull i Pontusit të cilët nuk pushojnë së luftuari “


Në të dy faqet e më poshtme të këtij libri ku spjegohen luftërat Romake me vendorët gjithkund përmenden Alanet e jo Albanet.

Edhe në faqen e më poshtme Taciti i gabon Albanët me Alanet sepse qëlimi luftarak i Neronit ishte Alania dhe jo Albania.

Nga kjo tablo kuptohet se nuk ekziston as lidhja më e vogël ndërmjet shqiptarëve (albanitë-arvanitë) me alanët e Kaukazit. Lidhja e tyre ka qënë dhe mbetet e sajuar apo e kërkuar dhe keqdashëse. Aq më tepër kjo, përderisa as dhe një, përsërim këtë, studiues i Alanëve dhe i popujve të Kaukazit, gjatë më shumë se një shekulli nuk i ka shkuar në mendje për një lidhje të tille sepse realisht ajo absolutisht nuk ka ekszistuar.
Miq të nderuar të shkrimit dhe të leximit të keni kujdes, që në çdo shkrim që iu bie në duar për Albaninë e Kaukazit ta dini se është fabrikim serb dhe rus, e vërteta është se aty ishte Alania e Kaukazit , me popullin alan ose aluan, popull nomad për i qëndrushëm deri vonë.

Mos e harroni porosinë serbe :” “Shqiptarët është më mirë ta pranojnë origjinen e tyre kaukaziane, dhe e kanë më lehtë të lirihen nga kompleksi i tyre ilir “
krenar me këtë shkrim:

Gjakovë, më 29.10.2021

Qeveria: Buxhet për rrugën Prizren – Tetovë, dy milionë euro për Luginën e Preshevës dhe 50 milionë euro për rrugët që janë në ndërtim

0
Kryeministri Kurti, në fjalën e tij, lidhur me buxhetin e planifikuar për vitin 2022 ka thënë se “Me këtë buxhet, do të nisim ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, që do të bashkojë dy qytetet që i ndan mali i përbashkët i Sharrit”.

“Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës, në shumë prej 2 milionë euro”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se kanë ndarë 50 milionë euro për të paguar borxhet e shpronësimeve që kanë trashëguar. “Kështu që më në fund të mund të kryhen rrugët që tashmë janë në proces për sa e sa vite”.

Një fërkem gjigand tek “Toka e Kishës sonë”, në Tupallë të Medvegjës

 

Në fshatin Tupallë të Medvegjes gjinden disa artefakte jasht mendimeve normale, në 1984 gjyshi imë më dergon tek mulliri i Hajdinit , pronë e tij, aty ishte një prrockë e vogël e cila rrjedhte nga një Liqe të cilin e quajshin në atë kohë TE LIKENI, se bashku me gjyshin ishim ulur te një livadhë i cili ishte i rafshët dhe rethë tijë ishin disa mure të vogla, temele.

Si fëmijë isha i habitur se përballë livadhit ishte një malë i errëtë aq shumë sa që asgjë nuk u shifte në të, kur e pyeta gjyshin se e kujt ishte kjo tokë, ma kthej një përgjigjen epike, më tha e Kishes i thash e ciles Kishë, tha e jona e jona kishes Katolike, për veq se na e kan marrë dhe e kanë shkatrru, një herë Osmanët e pastaj Serbet, i thash pse, me tha gjyshi na urrejnë nuk dojn me na pa me sy, s’ka luftu për kurgjo vllau jem Zenel Hajdini.

Pas një kohe me dërgoj te një gurë e më tha shiko mirë, vendi ishte pak i mbuluar me dhe, dhe bari, pasi qe i largoj të gjitha ishte një ferkem gjigante, kater herë e gjysem më e madhe se ferkemet e një fëmije 4 vjeçar, kurse aty afër ishte ferkema e një femije me e vogël, dhe rrota e një karroce i habitur dhe kurrioz nga ajo që pashë, i thash e pse na urrejn kaq shumë, me tha të tregoj tjera herë, aty u ndal të fliste me disa miq.

Në mëngjes herët isha zgjuar dhe gjyshja më tha shko me bacin të tregon diqka, u nisa drejt një rruge të errët drejt për në një vend i ashtuquajtur Lama, aty ishte një vend i drejt me një lugë në të.

Më e habitura ishte lindja e diellit dhe perendimit të tijë, posht lamës ishte KRONI i Hajdinit ku i gjithë fshati furnizohen aty, mbi të ishin rrënjet e një lisi gjigant, ishte duke pastruar Kronin e pyeta pse e pastron KRONIN ma dha një përgjigje dhe një histori sa që kurrë nuk e kam harruar, KRONI tha është jeta e njerzimit në tokë, pa të nuk jetohet, në një kohë në KRUE të madhë ishte ra një fëmijë, dhe mbi krue ishte një gurë i cili kishta ra në të dhe fëmija ishte dal nga KRONI shkaku se dallget nga guri larguan fëmijen nga kroni, e kishte shpëtuar guri, i habitur e pyeta thash e qysh është ndërtu Kroni, tha nga një prrockë e cila mbledhë ujin në të, Prroi është në mitologji gjyshi i Kronit, a po në mitologjin Egjiptiane Prouti, Prrujë, (prru ujë), dhe nga këtu krijohen lumenjet, likenet dhe deti.

Sotë tregimet e tijë më tregojn dhe kujtojn për KRONIN i cili ishte besimet më të vjetra në botë, ato pellazgjike KRONI, ZEUSI, POSEIDONI etj.

Të gjitha tregimet e tijë dhe vllaut të tijë Ahmetit i gjejë tek mitologjia Pellazgjike, sikur se Shqiponja e cila merrë femijun nga djepi dhe rritet me të, Shqiponja e Zeusit Ganymedes, delmja e cila ushqen fëmijen Zeusin Delmos, krijimi i botes dhe krijimi njerzimit në tokë, më kujtohet se tregimi i Kryqit dhe Hënës në kishat dhe xhamit, gjithë më tregojke se ato janë të drejtuara nga qielli në maje të kishave dhe xhamive, i thash pse? tha se njeriu vjen nga qielli, thash qysh ashtu, me tha në një kohë ka RA nga qielli në dhe (në tokë) një guri (komet) dhe nga ajë gurë ja kishte dhën jetën njerzimit.

E njëjta histori sikur se te Pellazget, Ge (dheu) Ourani (guri i cila ra nga qielli në tokë).

Tokat e Lugines së Kosovës janë tokat e një historie që nga fillimi i njerzimit aty është historia e kulturës Vincës, Justianit, e shumë njerzve të cilit janë pjesë e botës dhe civilizimit njerzorë, TOKA që nuk HARROHET./MedvegjaSot.com

Kryeministri Kurti priti ushtarakët e FSK-së që e përfunduan misionin në Kuvajt

0

Misioni i bashkë-zbarkimit në Kuvajt, misioni i juaj i parë, është misioni i parë edhe për Kosovën. Prandaj, ju do të mbaheni në kujtesën tonë si grupi i parë që tregoi vullnetin e lartë dhe të fuqishëm të ushtarakëve të Kosovës të japin më shumë për paqe dhe liri sepse, ne si popull e dimë çmimin e lartë të lirisë, ju tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët e përfunduan Misionin në Kuvajt.

Kryeministri Kurti së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla, i priti në takim pjesëtarët e FSK-së, të cilët nga muaji maj deri në muajin tetor 2021, ishin pjesë e misionit paqeruajtës në Kuvajt: Major Mentor Ibrahimi, Kapiten Kreshnik Haxhiu, Toger Dhurim Shemsedini, Tetar Hyjnor Lajqi dhe Ushtari i Klasit të Parë Mehmet Mehmeti.

 

Falënderime dhe mirënjohje për krenarinë që i kanë sjellë vendit, u shprehu kryeministri, dhe shtoi se ata e dëshmuan në praktikë përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, edhe jashtë kufijve.

“Kosova po e merr një rol më të madh në siguri dhe mbrojtje që është nder, por edhe përgjegjësi e madhe. Tani është koha që ju profesionalisht t’i ndani të gjitha mësimet e mësuara në këtë mision në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe të kaloni momente relaksuese me familjet dhe miqtë tuaj”, tha kryeministri Kurti. 

Ai i ftoi ushtarakët që të jenë gjithnjë këmbëngulës në profesionalizmin dhe shërbimin fisnik për paqe dhe liri. 

Pjesëtarët e Misionit në Kuvajt e falënderuan kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme gjatë misionit. Ka qenë ndër për ne që t’i shërbejmë atdheut dhe t’i kontribuojmë paqes krahas forcave ushtarake të SHBA-së, thanë ata.  

Presidentja Osmani u prit nga Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot është pritur në takim nga presidenti i Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë Kosovës me dekada, duke kërkuar mbështetje edhe në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova po zbaton reforma gjithëpërfshirëse në ekonomi dhe sundim të ligjit, duke u dëshmuar kështu si partner kredibil, por edhe si një shtet që zhvillohet bazuar në vlerat e BE-së. Në këtë kontekst, ajo ka potencuar se Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO si synime parësore e strategjike, ndërkaq falënderoi Portugalinë që është zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve konstruktive me fqinjët, duke potencuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke.

Presidentja Osmani në takim me homologun De Sousa ka shfaqur gatishmërinë e shtetit të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Portugalinë jo vetëm në sferën e politikës e diplomacisë por edhe në fushën e tregtisë, turizmit, mbrojtjes, arsimit, kulturës, si dhe të trajnimeve profesionale.

Qeveria e Kosovës miratoi projektbuxhetin për vitin 2022

0

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt, të 43-ën me radhë, ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Falë performancës së shkëlqyer ekonomike, buxheti i parashikuar për vitin 2022 është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë, duke kapur vlerën prej 2 miliardë e 748 milionë euro, apo 8.7% rritje krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti. Të hyrat buxhetore pritet të jenë në vlerë prej 2 miliardë e 364 milionë euro, gjë që paraqet rritje prej 15% në krahasim me vitin paraprak.
Projektbuxheti i vitit 2022 ka për qëllim konsolidimin e ringjalljes ekonomike, sigurimin e qëndrueshmërisë së financave publike, ri-orientimin e ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, si dhe përkrahjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Në hapje të mbledhjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se për herë të parë do të votojmë një buxhet që është i yni.

“Sot në mëngjes, para fillimit të punës, jam takuar me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve me të cilin e kemi shqyrtuar edhe njëherë versionin final të buxhetit, dhe më duhet të them që, jo vetëm pse ky buxhet është i yni, por këso buxheti nuk ka pasur asnjëherë më parë”, tha kryeministri Kurti.
Ai falënderoi të gjithë ministrat për kontributin e jashtëzakonshëm sepse, siç u tha ai, një buxhet i këtillë kaq gjithëpërfshirës e kaq ambicioz nuk do të ishte i mundur pa kontributin tuaj.

Në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime, ndarje dhe harmonizime buxhetore në kategoritë e shpenzimeve për paga dhe shtesa për të siguruar harmonizimin e linjave buxhetore të pagave për muajin tetor 2021.

Miratimin e ka marrë edhe kërkesa tjetër e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje buxhetore në kategorinë e shpenzimeve në shumën prej pesë milionë e njëqind e tridhjetë e gjashtë mijë euro, bazuar në kërkesën  e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës. Mjetet transferohen te Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar në kategorinë e shpenzimeve dhe shërbimeve për furnizim me barna.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Të nderuar zëvendëskryeministra, Besnik Bislimi dhe Emilia Redžepi, 
Të nderuar ministra dhe zëvendësministra,

Mirë se e gjejmë njëri tjetrin në këtë mbledhje të 43-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot më 29 tetor 2021, me ç’rast kam kënaqësinë që ndodhemi bashkë, që për herë të parë të votojmë një buxhet që është i yni.

Më lejoni t’ju falënderoj të gjithë ministrave për kontributin e jashtëzakonshëm sepse një buxhet i këtillë kaq gjithëpërfshirës e kaq ambicioz nuk do të ishte i mundur pa kontributin tuaj.

Sot në mëngjes, para fillimit të punës, jam takuar me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve me të cilin e kemi shqyrtuar edhe njëherë versionin final të buxhetit, dhe më duhet të them që, jo vetëm pse ky buxhet është i yni, por këso buxheti nuk ka pasur asnjëherë më parë.

Me këtë buxhet, ne do të fillojmë ndërtimin e 50 çerdheve në tërë vendin, në mënyrë që fëmijët të kenë kujdesin e duhur, e gratë të integrohen në tregun e punës.

Me këtë buxhet, ne kemi ndarë 45 milionë euro për të mbështetur nënat përmes pagesës për të gjitha lehonat dhe për shtesat për fëmijë.

Kemi bërë studimet falas për të gjithë studentët, dhe do të ndajmë edhe 2 mijë bursa shtesë për ata që janë më të mirët. Me këtë buxhet do të mbështesim shkencën dhe hulumtimin.

Kemi shtuar 35 milionë euro te pensionet dhe skemat sociale, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro, dhe shtesa për skemat sociale prej 30% të bëhet e përhershme.

Kemi shtuar edhe 24 milionë euro buxhet shtesë për sigurimin e barnave esenciale.

Me këtë buxhet, do të nisim ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, që do të bashkojë dy qytetet që i ndan mali i përbashkët i Sharrit.

Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës, në shumë prej 2 milionë euro.

Kemi ndarë 50 milionë euro për të paguar borxhet e shpronësimeve që kemi trashëguar, ashtu që më në fund të mund të kryhen rrugët që tashmë janë në proces për sa e sa vite.

Kemi ndarë buxhetin dhe do të fillojmë projektin e banimit social e të përballueshëm, sapo të përfundojë studimi i fizibilitetit në pranverën që vjen.

Kemi ndarë 20 milionë euro për skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë, dhe do të mbështesim bizneset start-up dhe ato në teknologji të informacionit.
Kemi rritur buxhetin për kulturën e sportin, dhe për trashëgiminë kulturore.

Për herë të parë, kemi ndarë 10 milionë euro për blerjen e ambasadave në shtetet aleate.

Kemi rritur buxhetin për bujqësinë në mbi 70 milionë euro për herë të parë, dhe me grantet e donatorëve mbështetja totale do të rritet edhe më shumë.

Prodhuesit vendor do t’i mbështesim me 40 milionë euro për të zgjeruar kapacitetet, për të rritur cilësinë, dhe për të gjetur tregje për eksport.

40 milionë euro të tjera i kemi ndarë për të financuar investimet në ndërmarrjet publike, në Trepçë e në Telekom, ashtu që këto asete të kthehen në gjenerues të mirëqenies.

Do të furnizojmë policinë e zjarrfikësit me pajisje moderne e të sigurta. Për këtë kemi ndarë 10 milionë euro.

Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej mbi 100 milionë euro, apo 1.3% të Bruto Produktit Vendor, e synimi ynë është që brenda mandatit ta sjellim në 2% të Bruto Produktit Vendor, aq sa e kërkon standardi i NATO-s.

Nga kursimet në paga që ka bërë menaxhmenti i ri i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, na është mundësuar që ato mjete t’i ri-orientojmë në ushtri, dhe si rezultat do të rekrutojmë 840 ushtarë të rinj, drejt përmbushjes së objektivave të tranzicionit.

Këto, e shumë investime të tjera, janë bërë të mundura me vetëm 7 muaj qeverisje të mirë. Tek tani mund të vërehet se sa ka vuajtur shteti ynë për një qeverisje që nuk vjedh e nuk abuzon me paranë publike.

Puna e mirë ka filluar, dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit.

Ju faleminderit edhe njëherë të gjithë ministrave për kontributin e angazhimin, dhe tani e ftoj Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, zotëri Hekuran Muratin, që të na prezantojë me indikatorët kryesorë të Projektligjit të Buxhetit për vitin 2022.

Kryeministri Kurti: Qeveria është në anën e prodhuesve

0

“Sektori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është i një rëndësie të veçantë për Qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse përveç që prodhon e siguron ushqim, krijon edhe vende pune”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Në fjalën e tij para medieve, kryeministri Kurti teksa listoi të arriturat në këtë fushë dhe shprehu mbështetjen për prodhuesit vendorë, tha po ashtu se vizioni ynë është për një bujqësi e agroindustri të qëndrueshme, që ofron ushqim të bollshëm dhe të sigurt për qytetarët e vendit.

 

Pas tetë viteve pa strategji, kryeministri Kurti, theksoi se Qeveria ka hartuar Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021-2027 dhe është duke e finalizuar Strategjinë 10- vjeçare për pylltarinë 2021-2030.

“Thirrjet për subvencione vitin e ardhshëm do të hapen në çerekun e parë të vitit dhe do të përmbyllen deri në mes të prillit. Sepse investimet në këtë sektorë kaq të rëndësishëm kërkojnë vëmendje dhe kohë në planifikim e zbatim.  Ministrinë e kemi gjetur me 40 milion euro obligime ndaj fermerëve në kategorinë e subvencioneve, të cilat i kemi adresuar.  Me buxhetin e ri të Qeverisë së re, vitin 2022 do e fillojmë me zero obligime financiare karshi fermerëve. Ndërkaq përkrahja e cila për një vit kalendarik e arriti vlerën mbi 50 milionë euro, vitin e ardhshëm do te rritet me 11 milionë euro buxhet shtesë për fermerët e prodhuesit vendorë” nënvizoi kryeministri Kurti.

Më tej, kryeministri Kurti u shpreh se si qeveri kanë aplikuar në garë ndërkombëtare, për afro 20 milionë euro grant në programin për Bujqësi Globale dhe siguri ushqimore. “Qeveria është në anën e prodhuesve”, tha ai.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, shtoi se zhvillimi dhe implementimi i politikave të favorshme bujqësore janë prioritet i tij, derisa përmendi gjithë punën që është bërë përgjatë 8 muajve qeverisje për të arritur deri këtu ku janë sot.

Fjala e kryeministrit Kurti në konferencë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Të nderuar gazetarë.

I nderuar ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zotëri Faton Peci,

Sektori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është i një rëndësie të veçantë për Qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse përveç që prodhon e siguron ushqim, krijon edhe vende pune.

Pandemia e ka validuar peshën e madhe që ka zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë vendore, i pylltarisë dhe i hapësirave rurale.

Vizioni ynë është për një bujqësi e agroindustri të qëndrueshme, që ofron ushqim të bollshëm dhe të sigurt për qytetarët e vendit.

Në përputhje me Programin tonë qeverisës dhe me vizionin tonë për ekonominë, po angazhohemi për nxitje të investimeve në kapacitetet e reja prodhuese e eksportuese.

Dje me ministrin e Financave, lansuam masat për investime në shtim të prodhimtarisë dhe zgjerim të kapaciteteve të tyre. Ju kemi përgjigjur kërkesës së prodhuesve, që shteti t’ju ndihmojë duke ua subvencionuar gjysmën e kamatës.

Për subvencionimin prej 20 për qind të kredisë investive, prodhuesi ta zëmë që investon 500 mijë euro në zgjerim të kapaciteteve, do të marrë edhe më shumë se sa kamata që paguan, më saktësisht 100 mijë euro.

Mbështetja nuk ndalet me kaq. Secili prodhues do të mund të përfitojë deri në 130 mijë euro tjera shtesë mbi subvencionimin e investimit për të rritur cilësinë e produktit dhe zgjerimin në tregje të reja.

Zgjerimi i prodhimtarisë dhe zhvillimi i bujqësisë së Kosovës, zhvillohen më mirë me përkrahjen e fermerëve meritorë.

Politikat për bujqësi dhe zhvillim rural për shtatë vite radhazi, janë vendosur e bazuar në plane një vjeçare, në rregulla dhe kritere ad-hoc, që duke qenë ad-hoc, nuk mund të thuhet që kanë qenë me taman rregulla e kritere.

Pas tetë viteve pa strategji, Qeveria ka hartuar Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021-2027 dhe është duke e finalizuar Strategjinë 10- vjeçare për pylltarinë 2021-2030.

Çdo avancim i politikave duhet të ketë evidencë të fortë dhe transparencë për të gjithë. 

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është duke ndërtuar paralelisht zbatimin e rendit dhe ligjit, njëkohësisht edhe vendosjen e rregullave dhe kritereve për përkrahjen me subvencione.

Rekomandimet e Zyrës Kombëtarë të Auditimit kanë qenë të qarta.

Ne kemi sjellë ligjshmëri dhe i kemi zbatuar ato me përpikëri. Nuk mjafton vetëm të zbatojmë ligjin, pa i zbatuar edhe rregullat e kriteret.

Thirrjet për subvencione vitin e ardhshëm do të hapen në çerekun e parë të vitit dhe do të përmbyllen deri në mes të prillit. Sepse investimet në këtë sektorë kaq të rëndësishëm kërkojnë vëmendje dhe kohë në planifikim e zbatim.

Ministrinë e kemi gjetur me 40 milionë obligime ndaj fermerëve në kategorinë e subvencioneve të cilat i kemi adresuar. Me buxhetin e ri të Qeverisë së re, vitin 2022 do ta fillojmë me zero obligime financiare karshi fermerëve. Ndërkaq, përkrahja e cila për një vit kalendarik e arriti vlerë mbi 50 milionë euro, vitin e ardhshëm do të rritët edhe me 11 milionë euro buxhet shtesë për fermerët e prodhuesit vendorë.

Gjithashtu, si qeveri kemi aplikuar në garë ndërkombëtare, për afro 20 milionë euro grant në programin për Bujqësi Globale dhe siguri ushqimore.

Qeveria është në anën e prodhuesve. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim sektorin e bujqësisë dhe fermerët përmes shtimit të fondeve, mbrojtjes së prodhimeve vendore dhe krijimit të një baze me
orientim të mirëfilltë drejtë zgjerimit të tregut.

Ju faleminderit!

Presidentja Osmani u prit nga Forcat e Armatosura të Portugalisë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Portugali u prit nga Forcat e Armatosura të Portugalisë, në vendin prej nga forcat portugeze iu bashkëngjitën intervenimit të NATO-së në Kosovë, më 1999. Në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes, Presidentja Osmani u takua me ministrin e mbrojtjes João Gomes Cravinho, shefin e Forcave të Armatosura të Portugalisë, admiralin Silva Ribeiro, shefin e Forcave Detare, admiralin Mendes Calado, shefin e Ushtrisë, gjeneralin Nunes da Fonseca dhe shefin e Forcave Ajrore, generalin Joaquim Borrego. Në takim me ta, Presidentja Osmani ka falënderuar Portugalinë, e cila më 1999 ishte pjesë e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Ushtria e këtij shteti ka qenë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë me afro 6 mijë ushtarë.

Sipas saj, Kosova ka nevojë sërish për ndihmën e shteteve mike si Portugalia.

“Nga pozita e komandantes supreme të Ushtrisë së Kosovës, ju them se ne kemi nevojë për ndihmën tuaj sërish. Kësaj here jo për të na shpëtuar jetën, por për të ndërtuar partneritet me ushtrinë tonë. Forca e Sigurisë së Kosovës është duke i zgjeruar kapacitetet e saj dhe është në proces të transformimit.

Ushtarët tanë sapo janë kthyer nga misioni i parë paqësor bashkë me ushtrinë amerikane në Kuvajt. Kam besimin e plotë se ushtria jonë mund të përfitojë shumë nga përvoja e ushtrisë suaj. Përveç bashkëpunimit në fushën ushtarake, në një të ardhme të afërt forcat tona dua t`i shoh krahas forcave tuaja në NATO. Kjo aleancë është synim i yni dhe interes strategjik”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në këtë pritje, me motivacionin për kontributin për lirinë dhe paqen e Kosovës, Presidentja Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake paqeruajtësit portugezë që morën pjesë në mision në Kosovë nga viti 1999 e deri më 2017.

Ligji sharia (sheriati) dhe hapja e një debati të gjerë se si e sa ka depërtuar ky antishqiptarizëm në shtetet sekulare (laike) shqiptare!

Ligji sharia (sheriati):
1. Xhihad, perkufizuar si “te luftosh kunder jo-muslimaneve per te vendosur fene islame”, eshte detyra e cdo muslimani dhe muslimani kryetar shteti (Kalif). Muslimani kalif qe refuzon xhihadin eshte ne kundershtim me ligjin sharia dhe hiqet nga pushteti.
2. Kalifi mund ta mbaje pushtetin e tij nepermjet forces.
3. Kalifi eshte i perjashtuar nga akuza per krime serioze si vrasja, tradhetia bashkeshortore, vjedhja, pirja e alkoolit dhe ne disa raste perdhunimi.
4. Nje perqindje e zakatit (parate per bamiresi) duhet te shkojne per xhihad.
5. Eshte e detyrueshme t’u bindesh urdherave te kalifit, madje edhe nese jane te padrejta.
6. Nje kalif duhet te jete musliman, jo-skllav dhe mashkull.
7. Publiku musliman duhet ta rrezoje kalifin nese ai refuzon Islamin.
8. Nje musliman qe braktis islamin duhet te vritet menjehere.
9. Nje musliman falet per keto vrasje: a). Vrasje per braktisje te islamit; b). Vrasje per tradheti bashkeshortore; c). Vrasje, vete-gjyqesi.
10. Nje musliman nuk denohet me vdekje nese ai vret nje jo-musliman, por denohet me vdekje nese vret nje musliman.
11. Ligji sharia nuk e shfuqizon skllaverine, skllaverine seksuale dhe madje i rregullon. Nje padron nuk ndeshkohet per vrasjen e skllavit te tij.
12. Ligji sharia dikton vrasjen me gure, prerjen e kokes, prerje gjymtyresh, rrahje me kamzhik e per krime te mekatit, perfshire edhe tradhetine bashkeshortore.
13. Jo-muslimanet nuk jane te barabarte me muslimanet para ligjit. Ata duhet t’i binden ligjit islamik nese duan te jene te sigurte. Atyre iu ndalohet te martohen me nje grua muslimane, te shfaqin ne publik vere ose mish derri, te recitojne shkrimet e tyre ose te festojne hapur festat e tyre ose funeralet. Ju ndalohet ndertimi i kishave te reja ose rindertimi me lart se xhamite. Nuk mund te hyjne ne nje xhami pa leje. Nje musliman nuk mbrohet me nese ai largon nje musliman nga Islami.
14. Eshte krim per nje jo-musliman t’i shese arme dikujt qe do t’i perdore ato kunder muslimaneve. Jo-muslimanet nuk mund te mallkojne muslimanet dhe nuk mund te thone asgje nencmuese per Allahun, profetin ose Islamin, ose te ekspozojne pikat e dobeta te muslimaneve. Por, muslimanet mund te mallkojne jo-muslimanet.
15. Nje jo-musliman nuk mund te trashegoje nga nje musliman.
16. Bankat duhet t’iu binden ligjit sharia dhe interesi shume lejohet.
17. Asnje deshmi nuk pranohet ne gjykate nga njerezit me pune te rendomta, si pershembull varrmihesit nuk mund te mbajne kujdestarine e femijeve ne rast divorci.
18. Nje jo-musliman nuk mund te udheheqe, qofte edhe mbi nje minoritet jo-musliman.
19. Homoseksualiteti eshte i denueshem me vdekje.
20. Nuk ka limit per martesen e vajzave. Kontrata e marteses mund te behet ne cdo kohe pas lindjes se vajzes dhe konsumohet midis moshes 8 – 9.
21. Mosbindja nga ana e gruas i heq te drejten burrit per ta mbrojtur ate dhe i jep lejen per ta rrahur dhe te mos e lejoje te largohet nga shtepia.
22. Divorci eshte vetem ne duart e burrit dhe vetem thuhet me fjale: “Te divorcoj ty” dhe behet efektive edhe nese burri nuk e kishte me vertete.
23. Nuk ka asnje pasuri te perbashket midis burrit dhe gruas dhe pas vdekjes pasuria e burrit nuk shkon automatikisht tek gruaja.
24. Nje grua trashegon gjysmen e asaj qe trashegon burri.
25. Nje burre lejohet te kete deri ne kater gra dhe asnjera prej tyre nuk ka te drejte ta divorcoje ate.
26. Paja (prika) e nje gruaje jepet ne shkembim te organeve seksuale te gruas.
27. Nje burre lejohet te beje seks me grate skllave dhe ato te kapura ne lufte dhe nese gruaja skllave eshte e martuar, atehere martesa e saj anullohet.
28. Deshmia e nje gruaje ne gjykate eshte e vlefshme sa gjysma e deshmise se nje burri.
29. Nje grua humbet kujdestarine nese rimartohet.
30. Per te vertetuar perdhunimin nje grua duhet te kete kater burra deshmitare.
31. Nje perdhunuesi mund t’i kerkohet vetem te paguaje pajen e nuses pa u martuar me viktimen.
32. Nje grua muslimane duhet te mbuloje pjese te trupit te saj qe konsiderohet “Awrah”, organ seksual. (Jo te gjitha versionet e ligjit sharia e lejojne ekspozimin e fytyres se gruas).
33. Nje burre musliman falet nese ai vret gruan e tij pasi e ze ne flagrance me nje burre tjeter, e kunderta nuk zbatohet per femren, perderisa burri mund te martohet me gruan, me te cilen eshte zene ne flagrance.
34. Eshte e detyrueshme per nje musliman te genjeje nese qellimi eshte detyrimi. Kjo nenkupton se per te miren e qendrueshmerise se urdheresat te Islamit, si psh xhihadi, nje musliman eshte i detyruar te genjeje dhe nuk duhet te kete asnje lloj ndienje faji ose turpi per shkak te genjeshtres.
Kërkohet një bashkëbisedim i gjerë, ku janë të mirëpritur të debatojnë edhe imam që e kundërshtojnë tendencën për imponimin perfid të Ligjit Sharia në vendet ku jetojnë shqiptarët, sidomos Drilon Gashi dhe Tim Shkupi (Musa Lamallari).
Ftohet z. Ibrahim Kelmendi, autori i librit: ISLAMI , Religjion agresiv (?!), që ti prij këtij debati.

Politikania nga Sarajeva , Sabina Ćudić, rrëfen për tradhëtinë e Hashim Thaçit për ta ndarë Kosovën si dhe për shërbëtoren e tij, Vlora Çitakun

Sabina Ćudić , politikane nga Sarajeva

  • Përgatitur nga Lirim Gashi, Prishtinë                                                                                                                                                     
    Vlora Çitaku duhet të tregojë çka ka përmbajtur saktësisht ajo marrëveshje dhe pse nuk e ka pranuar kurrë haptas që ekziston ajo marrëveshje?
    Duhet të tregojë gjithashtu haptas se pse ajo marrëveshje është bërë larg syve të Opozitës dhe popullit të Kosovës i cili i ka zgjedhur përfaqësuesit e tij në pushtet jo për të bërë marrëveshje pas shpinës së tij por për tu pyetur për gjithcka që i dëmton ose çon përpara interesat e tij.
    Apo populli i Kosovës qenka lopë, të cilin çobanët mund ta ngrehin zvarrë për kupreshi dhe brirë kah të duan.
    Udhëheqësit e tanishëm të PDK-së dhe LDK-së duhet të deklarohen haptas se a ishin në dijeni për planet e paraardhësve të tyre, përndryshe do të jenë po në të njëjtën sasi përgjegjës për këtë marrëveshje të fshehtë dhe do ta ndjejnë mllefin e popullit.
    Isa Mustafa duhet të deklarohet haptas për të gjitha akuzat që ia kam bërë, sepse kjo është tradhtia e tij e tretë me radhë pas nënshkrimit të dokumentit të Millosheviqit për suprimimin e Autonomisë së Kosovës dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së Thaçit për Asociacionin e komunave serbe.
    Duhet të deklarohet haptas edhe për sabotimin e UÇK-së, atentatet ndaj Rugovës, atentatet ndaj aktivistëve me të njohur të Ldk-së, plaçkën e 3%-shit, Dardania Banken, Rinvestin, tenderët e djemve të tij, plaçkën e buxhetit të Prishtinës e kështu me radhë.
    Ndërsa shërbëtori i tij dinak Avdullah Hoti duhet të tregojë haptas se çka përmban ajo marrëveshje dhe pse e ka mbajtur larg syve të Kuvendarëve të Pozitës dhe Opozitës, si dhe larg syve të opinionit të gjerë.
    Ramush Haradinaj gjithashtu si pjesë e Qeverisë së mëparshme, duhet të tregojë haptas se a ishte në dijeni për këtë marrëveshje, pse ishte kundër sa ishte kryeministër dhe pse heshti për këtë marrëveshje kur hyri në koalicion me Avdullah Hotin.
    Dhurata Hoxha po ashtu duhet të tregoj haptas sa lekë të taksapaguesve të Kosovës i ka shpenzuar shefi i saj Hashim Thaçi për lobim për copëtimin e Kosovës.
    Nëse këto gjëra nuk ndodhin urgjentisht, atëherë të lartpërmendurit dhe partitë e tyre do ta ndjejnë mllefin e popullit.
    Mos të harrojmë që Sabina Ćudić po dëshmon për tradhtinë e Hashim Thaçit, Avdullah Hotit, Vlora Çitakut dhe të gjithë tradhtarëve të tjerë shqipfolës që ishin pjesëmarres aktiv në komplotin kundër tërësisë territoriale të Kosovës përmes marrveshjen për copëtimin e Kosovës.

         

Me z. Palmer u takova në Uashington në prill të vitit 2019, në mbrëmje, në një pritje pas një paneli ku isha folës së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, atëherë anëtar i ekipit negociator të Kosovës. Pas disa minutash, biseda jonë u bë e pakëndshme kur e pyeta drejtpërdrejt nëse ai ishte në dijeni të implikimeve të mbështetjes së tij (potencialisht autorësisë) për idenë e shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më herët atë ditë, një zyrtar i ambasadës serbe në Uashington, duke supozuar se dija më shumë sesa dija në atë kohë, më tha se ishte arritur një marrëveshje dhe se po kërkohej një moment adekuat dhe i favorshëm për administratën Trump për të paraqitur marrëveshje si historike. Në një bisedë me zotin Palmer, na u bashkua edhe Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Uashington në atë kohë. Si dëshmitare e përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve me Palmerin, në mbrojtje të tij – ajo me nervozizëm më pyeti pse po ndërhyja në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë? Unë u përgjigja se pasojat katastrofike të një marrëveshjeje të tillë për Bosnje-Hercegovinën janë të padiskutueshme, por edhe për të gjithë Ballkanin. Të nesërmen unë dhe Çitaku duhej të kishim një takim të përbashkët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rendi i ditës u ndryshua në minutën e fundit – më njoftuan se do të largohem pas prezantimit tim para se të fillojë informimi për Kosovën. Fjalimi im ishte për kërcënimet e sigurisë në lidhje me vazhdimin e nënshtrimit nga forcat destruktive të krahut të djathtë.
Plani për shkëmbimin e territorit të Serbisë dhe Kosovës u ndal nga opozita kosovare në vitin 2019 – me angazhim të mbinatyrshëm në Bashkimin Evropian dhe Senatin amerikan.
Sot, nuk kam asnjë dyshim se plani i zotit Palmer për Bosnje-Hercegovinën është po aq i rrezikshëm dhe shkatërrues. Nuk dua të spekuloj për motivet e tij. Plani është i rrezikshëm dhe i gabuar dhe mund të synojë – mbylljen e OHR-së, vazhdimin e “dialogut strukturor” me Dodik dhe pranimin për heqjen e kompetencave të BiH-së, marrjen e vendimeve për Bosnje-Hercegovinën në Zagreb dhe Beograd – dhe përfundimisht shpërbërjen e Bosnjës dhe Hercegovinës. Përpara se të takohet me këdo në Bosnje dhe Hercegovinë – z. Palmer duhet të komentojë letrën e tij të zbuluar, e cila adreson objektivat e vizitës së tij të mëparshme dhe të ardhshme në BiH, gjë që tregon qartë se ai nuk planifikon të ushtrojë asnjë presion mbi forcat shkatërruese,- në fakt ata janë bashkëbiseduesit kryesorë të tij.
Administrata amerikane do të duhej të distancohej nga zoti Palmer, angazhimi i të cilit, siç vërtetojnë tani dokumentet, është thellësisht i komprometuar.
Nesër në Kongres do të ketë një seancë të veçantë për angazhimin amerikan në Ballkan. Nesër është një mundësi për të problematizuar qëndrimin amerikan për: Sanksionet për Dodikun, marrëdhëniet me OHR, Ligjin Zgjedhor dhe angazhimin e SHBA për integritetin territorial dhe sovranitetin e BiH.
Paraqitja e këtij lloj informacioni për një arsye nuk është një praktikë e vendosur dhe nuk është lloji i sensacionalizmit që unë mbështes. Por serioziteti i situatës me të cilën përballet Bosnja dhe Hercegovina, mendoj se kërkon angazhim dhe reagim urgjent. U bëj thirrje kolegëve që synojnë stabilitetin dhe perspektivën e rajonit – të shpallin, angazhohen dhe udhëzojnë administratën amerikane të protestojë kundër këtij vendimmarrjeje që lidhet me BiH dhe Ballkanin.
Sa gospodinom Palmerom sam se susrela u Washingtonu u aprilu 2019. godine, uvečer, na prijemu nakon panela na kom sam bila govornica zajedno sa gradonačelnikom Prištine, Shpendom Ahmetijem, tada članom pregovaračkog tima Kosova. Naš razgovor je već nakon nekoliko minuta postao neprijatan kada sam ga direktno pitala da li je svjestan implikacija njegove podrške (potencijalno i autorstva) ideje razmjene teritorije između Kosova i Srbije. Ranije taj dan službenik ambasade Srbije u Washingtonu, uz pretpostavku da znam više nego što sam u tom momentu znala – mi je rekao da je dogovor postignut, traži se adekvatan, i po Trumpovu administraciju povoljan momenat da se taj dogovor prikaže kao historijski. U razgovoru sa gospodinom Palmerom nam se pridružila Vlora Citaku, u tom momentu ambsadorica Kosova u Washingtonu. Svjedočeći eskalaciji neslaganja sa Palmerom, u njegovu odbranu – nervozno me je pitala zašto se miješam u dogovor koji trebaju postići Kosovo i Srbija? Odgovorila sam joj da su katastrofalne implikacije takvog dogovora po Bosnu i Hercegovinu neupitne, ali i za čitav Balkan. Naredni dan smo Citaku i ja trebale imati zajednički sastanak u National Security Council. Agenda je promijenjena u zadnji momenat – informisana sam da ću nakon mog izlaganja izaći prije nego briefing o Kosovu počne. Moje obraćanje odnosilo se na sigurnosne prijetnje vezane za nastavak podilaženja destruktivnim desničarskim snagama.
Plan razmjene teritorije Srbije i Kosova zaustavila je kosovska opozicija 2019. godine – nadnaravnim angažmanom u Evropskoj uniji i američkom Senatu.
Danas nemam sumnje da je plan gospodina Palmera za Bosnu i Hercegovinu jednako opasan i destruktivan. Ne želim špekulisati o njegovim motivima. Plan je opasan i pogrešan i za cilj može imati – zatvaranje OHR-a, nastavak “strukturalnog dijaloga” sa Dodikom i pristajanje na oduzimanje nadležnosti državi BiH, donošenje odluka o Bosni i Hercegovini u Zagrebu i Beogradu – i u konačnici raspad Bosne i Hercegovine. Prije nego se sastane sa bilo kim u Bosni i Hercegovini – gospodin Palmer bi se morao oglasiti o njegovom dopisu koji je procurio a koji tretira ciljeve njegove prethodne ali i naredne posjete BiH iz kog se jasno vidi da ne planira vršiti bilo kakav pritisak na najdestruktivnije snage – dapače, oni su njegovi primarni sagovornici.
Američka administracija bi se morala ograditi od gospodina Palmera – čiji je angažman, kako sada to i dokumenti dokazuju – duboko kompromitovan.
Sutra je u Kongresu posebno saslušanje o američkom angažmanu na Balkanu. Sutra je prilika da se problematizira američka pozicija o: Sankcijama za Dodika, odnosu sa OHR-om, Izbornom zakonu i opredjeljenosti SAD-a za teritorijalni integritet i suverenitet BiH.
Iznošenje ove vrste informacija s razlogom nije ustaljena praksa i nije vrsta senzacionalizma koji podržavam. Ali, ozbiljnost situacije sa kojom se suočava Bosna i Hercegovina, mislim da zahtijeva urgentno angažovanje i reakcije. Pozivam kolege kojima je stabilnost i perspektiva regiona cilj – da se u svrhu ovog cilja oglase, angažuju i upute američkoj administraciji protest protiv ovakvog donošenja odluka vezanih za BiH i Balkan.
I met with Mr. Palmer in Washington in April 2019, at a reception after a panel where I was a speaker together with the Mayor of Pristina, Shpend Ahmeti, then a member of the Kosovo negotiating team. Our conversation became uncomfotable after I asked him directly if he was aware of the implications of his support (potentially authorship) for/of the idea of ​​exchanging territory between Kosovo and Serbia. Earlier that day, an official of the Serbian embassy in Washington, assuming I knew more than I knew at the time, told me that an agreement had been reached, and that an adequate and favorable moment was being sought for the Trump administration to present the agreement as historic.
That evening Mr. Palmer and I we were joined by Vlora Citaku, at that time the Ambassador of Kosovo in Washington. Witnessing the escalation of disagreements with Palmer, in his defense – Citaku nervously asked me why I was interfering in the agreement that Kosovo and Serbia should reach? I replied that the catastrophic implications for Bosnia and Herzegovina were unquestionable, but also for the entire Balkans. The next day, Citaku and I were schedued to have a joint, closed meeting at the National Security Council. The agenda was changed at the last minute – I was informed that I would need to leave after my address, before the briefing on Kosovo began. I spoke about the security threats related to the continuation of policy of appeasment of the destructive right-wing forces in B&H.
The plan for the exchange of the territory between Serbia and Kosovo was stopped by the Kosovo opposition in 2019 – through their extraordinary engagement in the European Union and the US Senate.
Today, I have no doubt that Mr. Palmer’s plan for Bosnia and Herzegovina is equally, unintentionally or not, dangerous and destructive. I wish not to speculate about his motives. The plan can result in the – closing of the OHR, continuation of the “structural dialogue” with Dodik, making decisions about Bosnia and Herzegovina in Zagreb and Belgrade – and ultimately disintegration of Bosnia and Herzegovina. Before meeting with anyone in Bosnia and Herzegovina – Mr. Palmer needs to give a clear statement about his leaked document that addresses the objectives of his previous and next visit to BiH, which clearly shows that he does not plan to put any pressure on the most destructive forces in B&H – in fact, they are his primary interlocutors.
The US administration would have to distance itself from Mr. Palmer’s objectives – whose engagement, as the document now proves, is deeply compromised.
Special congressional hearing on the American engagement in the Balkans will be held tomorrow. It is an opportunity to problematize the American position on: Sanctions for Dodik, the relationship with the OHR, the Election Law and the nature of American engagement in Bosnia and Herzegovina. Will the United States destroy decades of its legacy in the Balkans?
Presenting this kind of information is not an established practice and is not the kind of sensationalism I support. But the seriousness of the situation facing Bosnia and Herzegovina, I believe requires urgent engagement and reaction. I call on colleagues whose goal is the stability and perspective of the region – to engage for the purpose of this goal.