Presidentja Osmani u prit nga Forcat e Armatosura të Portugalisë

Shkrime relevante

Një femër, nënë që donte të jetonte, e se lanë me jetue, nuk mund të ngjallet më

Nga: Mevi Rafuna ____ Sot kur fjalët nuk kanë më peshë, kur secili...

Na e shitën Shqipërinë, na e shitën! 

Nikolin Sh. Lëmezhi Na e shitën Shqipërinë, na e shitën! Jo tanët, por...

Adem Islami (Adem Stanishori), një jetë në shërbim të Atdheut

Arif Ejupi, Gjenevë Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 72-vjeçare, në...

Shkatërrimi i sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar në Luftën Civile të vitit 1997 në Shqipëri

Kallja e bërthamës kombëtare shqiptare, sikurse në vitin 1997, ashtu edhe...

Malazezi i Epokës së Inteligjencës Artificiale, i cili edhe seksin ia beson tërmetit

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Mbrëmë bisedova me mikun tim më të dashur malazez,...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Portugali u prit nga Forcat e Armatosura të Portugalisë, në vendin prej nga forcat portugeze iu bashkëngjitën intervenimit të NATO-së në Kosovë, më 1999. Në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes, Presidentja Osmani u takua me ministrin e mbrojtjes João Gomes Cravinho, shefin e Forcave të Armatosura të Portugalisë, admiralin Silva Ribeiro, shefin e Forcave Detare, admiralin Mendes Calado, shefin e Ushtrisë, gjeneralin Nunes da Fonseca dhe shefin e Forcave Ajrore, generalin Joaquim Borrego. Në takim me ta, Presidentja Osmani ka falënderuar Portugalinë, e cila më 1999 ishte pjesë e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Ushtria e këtij shteti ka qenë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë me afro 6 mijë ushtarë.

Sipas saj, Kosova ka nevojë sërish për ndihmën e shteteve mike si Portugalia.

“Nga pozita e komandantes supreme të Ushtrisë së Kosovës, ju them se ne kemi nevojë për ndihmën tuaj sërish. Kësaj here jo për të na shpëtuar jetën, por për të ndërtuar partneritet me ushtrinë tonë. Forca e Sigurisë së Kosovës është duke i zgjeruar kapacitetet e saj dhe është në proces të transformimit.

Ushtarët tanë sapo janë kthyer nga misioni i parë paqësor bashkë me ushtrinë amerikane në Kuvajt. Kam besimin e plotë se ushtria jonë mund të përfitojë shumë nga përvoja e ushtrisë suaj. Përveç bashkëpunimit në fushën ushtarake, në një të ardhme të afërt forcat tona dua t`i shoh krahas forcave tuaja në NATO. Kjo aleancë është synim i yni dhe interes strategjik”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në këtë pritje, me motivacionin për kontributin për lirinë dhe paqen e Kosovës, Presidentja Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake paqeruajtësit portugezë që morën pjesë në mision në Kosovë nga viti 1999 e deri më 2017.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu