ARKIVI:
20 Maj 2024

Kush është i perzier në vrasjen e Ahmet Krasniqi: ata që e deshtën dhe e çmuan, apo ata që nuk e deshtën?

Shkrime relevante

Shpërndaj

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

Pjesa e parë

Zotriu Sinan Kastrati që jeton në Suedi i ka përshkruar në revistën drini.us shumë ngjarje nga jeta e Tij, shumë vuatje paska kaluar ashtu si dëshmohet nga shkrimet
dhe pershkrimet e ngjarjeve të tij jetësore. Me githë nderime për zotriun Kastrati, ai, në të gjitha vuajtjet dhe pësimet që i paska përjetuar edhe në “JNA” dhe pastaj në jetë, është shembull eklatant i një viktime të shërbimeve sekrete jugosllave. Kjo dëshmohet edhe nga disa akuza kundërthanse, e jo vetem në këtë shkrim, që ai, zotri Kastrati, i bënë Ibrahim Kelmendit dhe mua, e për të njëjtin person kolonelin Ahmet Krasniqi, ku Ibrahim Kelmendi dhe une ishim dhe jemi ne pozita tërësisht të kundërta për kolonelin Ahmet Krasniqin.
Une e kam dasht shumë dhe gjithmonë kam me dashtë dhe çmue kolonelin Ahmet Krasniqi. Këtu pozita ime ndaj Ahmet Krasniqit është e palëkundur. Ibrahim Kelmendi kurrë nuk e ka dasht e as çmue kolonelin Ahmet Krasniqi dhe këtë nuk e ka mshefë asnjë herë, por, për të kundërten Ibrahim Kelmendi hapatas, sikurse e ka shprehi ta thotë haptas mendimin për dikend, apo për një dukuri, fenomen, çkadoqoftë, Ibrahim Kelmendi e thotë HAPTAS!
Pa droje e pa hezitim.
Një herë, une tregova jotolerancë ndaj Ibrahim Kelmendit lidhur me Ahmet Krasniqi. Ai, i sofistikuar në shumicen e rasteve, kur shprehet apo shkruan diçka, më shkroi në një përshkrim privat në Facebook: Të lutem që ta mbyllim diskutimin për Ahmet Krasniqin, sepse une i shkrova që ka qenë atdhetar, që e kam dashtë shumë dhe që ai asht mundue t’i konsolidoi reshtat e UCK-së në atë Luftë jo të barabartë me serbët. Ibrahim Kelmendi ma bëri të ditur sërish që të mos mundohem të shkruaj e as ta lavdëroj Ahmet Krasniqin ngase, siç tha: Këtu e kam vijën e kuqe. Mos e kalo…!
Atëhere po e mbyllim diskutimin për Ahmet Krasniqin, megjithëse une nuk mendoj për të si Ti. Une i thash që që “vijën e kuqe” e kam vetëm tek Bekim Berisha Abei, dhe kush thotë diçka disonante apo fjalë të keqe për të, nuk do ta duroj.
Ibrahim Kelmendi, më shkroi: “Vetëm dikush i çmendur apo i pa informum do të kishte thanë ndonjë fjalë të keqe për Bekim Berishën”.
Këtu mbaruam diskutimin rreth shkrimeve, pikëpamjeve dhe mendimeve tona. Por, une disa ditë më vonë reagova me një shkrim në shqipetari.eu dhe e pyeta (dhe në të njejtën kohë disi e diskreditova Ibrahim Kelmendin) se pse me aq shumë gurë po gjuhet në Ahmet Krasniqin, Fadil Demirin dhe disa të tjerë, dhe i thash: Lamtumirë!
Ishte një nxitim nga ana ime dhe se që ishte gabim imi që i thash Lamtumirë Ibrahim Kelmendit. Këtë e kuptova disa ditë më vonë. Sepse do të më duheshin shumë e shumë faqe që ti përmendja faktet, të gjitha veprat e tij dhe internacionalizimin e çështjes së Kosovës që i ka bërë Ibrahim Kelmendi, të cilin e kam njohur në Gjenevë, kur i pati mbledhë me qindra mijëra shqiptarë që demonstruan para OKB-së për çështjen e Kosovës dhe për helmime të nxënësve shqiptarë në vitin 1990., e për të cilën ngjarje tekstet i kam shkrue për disa gazeta kroate, e që edhe kur u shitën nëpër kioska të gjitha gazetat, ribotoheshin shkrimet dhe shtohej numri i shtypjes të atyre gazetave.

Ibrahim Kelmendi në Gjenevë si organizatori kryesor i protestave të mëdha, i ka sjellë edhe ata nxënësa dhe kurrë nuk e harroj bisedën me një vajzë të shkollës së mesme që është sëmurë aq keq, sa që ka pasë pasoja më të rënda nga ato helmime e të gjitha shpenzimet e shërimit të saj i ka pagur diaspora shqiptare, pikërisht në saje të nismës së Ibrahim Kelmendit.

Dhe të kthehemi përseri te zotëriu Sinan Kastrati i cili, tash, në kohë recente po e akuzon Ibrahim Kelmendin për vrasje të Ahmet Krasniqit ndërsa mue fillimisht më shpalli të dyshuar per vrasje të Ahmet Krasniqit, por që më kërkoi falje pastaj përmes një komenti ndaj përgjigjes sime.

Që metodat e UDB-ës njerëzit i bijnë në konfuzion për t’i humbë gjurmët e atyre që kryejnë këso akte vrasjesh, ka qenë e ditur qyshkur. Ngase, në vrasjen e Ahmet Krasniqit është e përzier UDB-ja, si KRYESORE, e bashk me kolegë të tyre, të orjentimit dhe qëllimeve jo të ngjajshme POR TE NJEJTA të shërbimit sekret të Shqipërisë, e për çka do të shkruaj në herat e tjera.

Për fund…

Le të mendohet zotëri Sinan Kastrati në qetësi dhe mendje të përqëndrume mbas këtyre fakteve të shkruara këtu, le të mendohet mirë dhe në fund le të proncohet me qartësi, fakte e dëshmi për atë çka ka folë e shkruar. Pra, kush nga ne të dy ndaj të cilëve shprehu dyshime, Ibrahim Kelmendi dhe une, ishte ai që “ishte i përzier” në vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Kush prej ne të dyve, që UDB-a na mbajti si armiq me decenie, – Ibrahim Kelmendin nga vitet e ‘ 70 -ta të shekullit të kaluar, e mue nga viti 1987, qenkemi përzier në gjëra të tilla.

Qe, ai le të paraqitet me letra të hapura dhe me fakte. Urdhëroni zotri Sinan Kastrati dhe të tjerë që mendoni se jeni edhe më të shkathtë e më të aftë për të dëshmuar për çkadoqoftë rreth kësaj vrasjeje.

___________
Vazhdon me të dhëna e shënime për vrasjet e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zonja Diana Rexhepi ,me vemendje te posaqme e lexova ket shkrim tuajn
    dhe para se Sinan Kastrati te pergjigjet ne kerkesat tuaja Po e epi nje sqarim
    siq une si lexues e kam kuptue Sinan Kastratin ne te gjitha shkrimet
    Sinan Kastrati shkrimet e tij i paraqet me fakte qe te tjerte i kan fole besa edhe shkru
    Per Ibrahim Kelmendin Z. Kastrati veq i ka perserite Fjalet e Ibrahimit kur
    tjeter kush e ka intervistu Siq tu ka drejtue edhe ty se eshte fole e shkrue
    edhe per Ty Pra Sinani veq kur flet per perjetimet personale i epe
    faktet siq i ka perjetue I ka pa e perjetu Une kam veq nje pytje
    Me pare te kujna Ibrahim Kelmendi e beri ter ate vrap neper europe
    Sa ta mbushe menden se ku ishin tre persona Ibrahimi te ishte i katerti
    Dua me te thane Se ket Far Ibrahimi e njof veq neper mes Shkrimeve
    Ndersa Muhamet Kelmendin e njof fort mire dhe ai eshte Ynyra e kombit
    Edhe Imeri nje burre burrash dhe shqiptare me veprime fort atedhetare !
    Andaj Diana Nese Sinan Kastrati ishkruan tregimet siq i kan thane te tjert
    nuk e ka as ma te voglin kabahat . E per njefar Sadik Blakajn Nuk shkruan me
    te nime po me perjetime personale ! Besoj Qe Sinani do te pergjigjet
    dhe ta largon mjegullen e keqekuptimit ! Une shkrimmet e Sinanit rregullisht i
    lexoj dhe u rrefeva ashtu si e kam kuptue Une !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu