Kreu Blog Faqe 161

Pani-i me OVL e tij falsifikatorë të historisë!

0
(Vijon nga “Penalizimi i qëllimshëm i Kolonel Rrustem Berishës”)
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
     Çmendurakët pa kurrizorë të OVL, akuzojnë Qeverinë aktuale pse përjashtuan veteranët nga përfitimi i pagës minimale?! Si ka mundësi t`u akordohet paga minimale, kur dihet se 45.500 janë “veteranë” të rrejshëm. Kryeministri Kurti bëri fajin fatal, kur ngriti kuotën e pensionit nga 170 në 230 euro, për të gjithë, pa e bërë spastrimin e listave të falsifikuara. Në vend që të ndërpriste komplet financimin, me kusht të kompensimit të veteranëve të vërtetë, pas seleksionimit.
     Falsifikimi dhe pagesa e jashtëligjshme të 45.500 “veteranëve” të rrejshëm, është një nga vjedhjet më të turpshme zyrtare, të cilën brezat shqiptarë do ta dënojnë si më të turpshmet në historinë e shqiptarëve. Në krye të këtij turpi do të mbeten disa “komandantë” të babëzitur, falsifikatorë të historisë më të re, të Kosovës, duke vrarë kundërshtarët politikë, për ta përvetësuar luftën e tyre, në mungesë të viktimave luftëbërëse! Palë me këtë soj të “komandantëve” vrastarë e hajna, janë eksponentët e OVL, të cilët kanë zbatuar urdhëratë e shefave të tyre, të ashtuquajtur “komandantë”, për t`i shumëzuar gjeometrikisht numrin e “veteranëve” të rremë, për dy arsye:
     1) Përfitimi material, nga shitja e majme të shumë-mijëra të “Dëshmisë të Veteranit”;
     2) Bërja e “veteranëve” të rrejshëm klientelë e subjekteve politike: PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN.
     Akuza e stisur dhe e shpifur se qeveria, shteti nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë asgjë për:
a) vlerësimin e luftës; dhe
b) ndihmën për udhëheqësit e UÇK-së të burgosur në Hagë.
     Janë dy gënjeshtra të mëdha sa bjeshka. Lufta në Kosovë ka zgjatur 14 muaj. Kosova u mund në fushë-betejë:
1) për një arsye objektive, bazuar në raportin e pabarabartë të forcave në fushë-betejë;
2) Dhe një arsye subjektive, sepse Kosova, më saktë, klasa politike hyri dhe u largua nga lufta e përçarë. Kësaj agjende i priu sabotimi i luftës nga Tirana zyrtare social-komuniste dhe “komandantët” e shantazhuar me dosje faktike penalizuese.
     Mjafton ta përmendim faktin: Përndjekja e vazhdueshme e Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi, deri në ekzekutimin zyrtar të tij, në Tiranë, me ujdinë, pëlqimin e plotë të shtetit shqiptar dhe të LPK-së, hafije dhe vegël e Sigurimit kriminal të Enver Hoxhës, përkatësisht të sigurimsave të tij dhe të shefave neo-komunistë shtetërorë.
 
          Kosova e parë në botë në respektimin e vlerave të luftës
     Nuk ka asnjë shtet në rajon, Ballkan, Evropë dhe botë, të këtë bërë më shumë se sa subjektet politike, pa përjashtim, qeveritë, në përgjithësi, dhe shteti i Kosovës, në veçanti, për respektin e vlerave të luftës dhe protagonistët e saj, sidomos, luftëtarët e lirisë dhe dëshmorët e Atdheut.
     Kosova është betonizuar dhe mermerizuar anepërtej me: shtatore, buste, lapidare, komplekse memoriale, përkujtimore, në nderim të dëshmorëve, viktimave të luftës, të zhdukurve, llogaritur në shifrën e 15 mijë të flijuarve. Dhe llogaria në vlerë monetare, kap shifrën e qindra-miliona eurove!
     Në Kosovë kanë ndodhur tej 400 masakra. Dhe viti ka 365 ditë. Zyrtarë qendrorë, shtetarë, pushtetarë, kuadro komunalë anekënd Kosovës, bëjnë homazhe, nderime, pothuaj se, të çdoditshme. Kjo është bërë shumë problematike, për mungesat në zyrat e tyre të punës.
     Shqipëria ka të caktuar datën -5 maj-, në ditën e vrasjes të sekretarit të rinisë komuniste shqiptare, heroit Qemal Stafa. Caktimi i kësaj date si ditë përkujtimore e dëshmorëve në Kosovë, që përkon me rezistencën dhe masakrën e Familjes të nderuar Jashari, do të ishte një borxh dhe nderim për ata dhe të gjithë dëshmorët e rënë në altarin e lirisë.
     Dita e Çlirimit të Kosovës është 12 Qershori 1999. Datat tjera të “çlirimit” të qyteteve, komunave, në shtrirjen kohore nga1(një) deri me 20 qershor, janë falsifikim i turpshëm i disa “biçim komandatësh”, të cilët paralizojnë punën dhe mësimin e nxënësve në shkollat e Kosovës.
     Kësaj praktike ilegale dhe jo ligjore, duhet t`i jepet fund me vendim ligjor shtetëror, sepse kjo është anarki e zhurmshme dhe e rrëmujshme, i “komandantëve” mujsharë, për ta sfiduar shtetin dhe promovuar e për ta lavdëruar veten. Kryetarët e komunave duhet të jenë në krye të organizimit të ditës së Çlirimit, më 12 Qershor të çdo viti, duke informuar qytetarët komunalë, si të vetmen datë çliruese.
     Për sa u përket luftëtarëve të mbijetuar, invalidëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve, të paktën, në vitet e fundit, respektivisht, përgjatë qeverisjes të LVV, me aleatët GUXO dhe ALTERNATIVA, shteti  Kosovës, ka bërë më shumë se sa mundësitë që ka realisht. Kush e mohon këtë përkujdesje fisnike të shtetit, është bukëshkalë, injorant, i poshtër, rezil e shpifës i pacipshëm!

Përplasje mes kohës dhe kërkimit të identitetit, mendime rreth librit të Jusuf Buxhovit , “Lufta e fshehur, Anteu”

0
Shkruan: Engjëll I. Berisha
____
Jusuf Buxhovi: “Lufta e fshehur, Anteu”. Shtëpia Botuese “Faik Konica” & Jalifat Publishing”, 2026.
____
Jusuf Buxhovi, me vazhdimin e krijimtarisë në letërsi, nisur që herët me 1972 me librin me tregime “Cirku” e më vonë me romanin “Matanëkrena”, vazhdon ta përcjellë e ta analizojë procesionin e qenies shqiptare, deri te ngjarjet e fundit, me fatin e individit, prej të cilit krijon figura simbolike, duke i dhënë lexuesit një ndërthurje të realitetit me dimensione mitike, filozofike, nga ndikimi politik, me rendin e jetën sociale deri te lufta për identitet e mbijetesë kombëtare.
Kolana, nga vepra në vepër, me debat publik edhe në roman, duke krijuar dramë simbolike me personazhet që luftojnë me realitetin, deri te problemi me rrënjët e veta. Në mes studimeve të tij prej historiani, i dëshmuar, për ta quajtur Arkivi historik i Buxhovit, gjen një qasje shumë interesante e të kapshme për secilën kategori të lexuesit, për ta interpretuar historinë që është edhe realiteti ynë, në roman sikur kanë bërë kolosët e mëdhenj Kadare, Markez e shumë të tjerë.
Pse lufta e fshehur, pse Anteu?
Anteu, nga ajo që lexojmë, figurë mitologjike, paraqet lidhjen e njeriut me Tokën. Një shndërrim në simbol të lidhjes së njeriut me truallin dhe me rrënjët e tij. Në këtë kuptim, Buxhovi e përdor mitin jo si dekor, por si një instrument interpretimi për realitetin historik dhe shpirtëror të shqiptarëve. Ja si e përshkruan në këtë relacion Buxhovi, citoi: “në luftën midis zotave dhe heronjve, do të rikthehet fuqia e qiellit ndaj asaj të tokës, gjë që njëherë e mirë do të thyhet miti për viganët e pamposhtur që marrin fuqi nga toka”. Kush është fuqia e qiellit? A janë bombat “humanitare”, fuqia botërore nga qielli? Nga ana tjetër, lufta e fundit nuk është vetëm përballje fizike, por një konflikt i vazhdueshëm në ndërgjegje botërore, një përpjekje për të ruajtur të vërtetën në një botë ku ajo shpesh deformohet ose fshihet.
Që nga romani monumental i këtij autori “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, Buxhovi e paraqet njeriun shqiptarë me trashëgiminë, për të mos lejuar fshehjen e rrënjëve. Luftë e fshehtë, zhdukje e heshtur në ndjesinë shpirtërore kulturore me elaborate politike. Një metodë e hershme në mes të dukshmes, të padukshmes, misticizëm nëpërmjet varfërisë.
Lufta zhvillohet në qytetin e Gjakovës, ku qyteti nuk është vetëm sfond, por një organizëm i gjallë që merr frymë bashkë me njerëzit e tij, që vuan, reziston dhe ri ngrihet.
Kur ta lexosh veprën, ta kthen përshkrimin e ngjarjeve, ritual i hershëm, e të kthen në kujtesë nga ajo çka kemi pa me sy, e përjetuar. Gjakovën e lidhur me etimologjinë gjenetike të kësaj toke. Sikur është Ceni i Monaosës. Dani i Nuzës. Qazimi i Latës. Xaja i Gaxhës, e disa emra tjerë tipik gjakovar. Edhe nocionet e vendbanimeve lidhen me etnogjenezën e lashtë, Krena, Lama e drithit, Çabrati. Osek Hylë, Hereq, Ura e Taliqit, “Kafja n’ta marrt mendja”, etj. Edhe rituali i aktereve të krimit përshkruhet sikur i kemi përjetuar, duke u dehur me raki, me krim, me urdhra e autoritet. Edhe kulti, me bashkësitë shpirtërore tradicionale të respektuara janë tipike të Gjakovës, sikur ritualet, besimet sektare, pelegrinazhet etj.
Hipokrizia e luftës së fshehtë, zhvillohet në përplasjen mes historisë zyrtare dhe asaj të përjetuar. Në mes mitit të rrejshëm dhe realitetit të trilluar. Në mes guximit të shtypur dhe ndërgjegjes. Në mes dehjes me alkool dhe dehjes shpirtërore.
Llahtaria e ngjarjes zhvillohet duke bërë jetë me rakinë (alkoolin). Kjo është hipnoza, duke hap një fushë të thellë reflektimi mbi njerëzoren, diku si mjet stimulues e njohur prej kohësh nga pushteti serbë, si një përvojë trupore për ta mjegulluar arsyen, tjetra si metafizikë për ta zbutur dhimbjen përkohësisht me iluzionin për çlirim. Njeriu i dehur nga alkooli shpesh largohet nga realiteti, por ky largim është i turbullt. Raki pinë koloneli pinë dhe Ceni i Monaosës. Koloneli e Sava i Zi, lindin të dehur nga historia e fshehur, e të kriminalizuar nga pushteti që nga koha cariste. Ceni i Monaosës, i dehur provon të ikë nga realiteti, pa mundur të kapërcejë kufijtë e zakonshëm të përjetimit. Nëse dehja me alkool është një fshehje nga vetja, dehja shpirtërore është një hyrje më e thellë në vetvete.
Tradhtia – thyerja e besimit dhe zhgënjimi
Qyteti bëhet dëshmitar i përplasjeve të mëdha historike, por edhe i dramave të heshtura të individëve që përballen me frikën dhe shpesh me tradhtinë. Shikoni dramën e thellë shpirtërore kur tradhtia rritet deri në atë masë e bëhet plagë kolektive një përplasje mes asaj që njeriu duhet të jetë dhe asaj që ai bëhet.
Tradhtia është një nga temat më të thella në letërsi, ashtu sikur është edhe në jetë. Në roman shpjegohet si përplasje në mes idealeve e realitetit, por letërsia e paraqet edhe si tragjedi. Në mes frikës e interesit, o të qëndrojë besnik ndaj një ideali të lartë (liria, kombi, dinjiteti) apo të zgjedhë sigurinë e vetë, pushtetin ose përfitimin personal. Buxhovi këtë mënyrë të jetës e përshkruan si ndodhje nën presion nga kërcënimi, tortura, frikë për jetë e për familjen. Kjo nuk paraqitet gjithmonë si ligësi e pastër, por si dobësi njerëzore. Shpesh personazhet tradhtojnë jo sepse nuk e duan vendin e tyre, apo lirinë, por sepse ndihen të tradhtuar nga vetë ai ideal ose nga njerëzit që e përfaqësojnë atë. Kur ideali degradohet lind një krizë që mund të çojë në mohimin e tij.
Qyteti ndahet si dikur nëpër lumin Krena, në kontrollin e vetëshpallur të “patronit” në mes Serbisë cariste dhe asaj malazez mohuese e identitetit të vet, – për të vrarë natën si kërma, thotë autori. Pra përplasja bëhet te bërthama e identitetit, në zakone, në gjuhë, e në mënyrën e të jetuarit. Koamandon Sava i Zi, Koloneli, pijanecët, tradhtarët, naivët.
“Lufta e fshehur, Anteu” është një roman që kërkon lexim të vëmendshëm dhe interpretim të thellë. Përgjigjen e jep bashkë me rezistencën shpirtërore të një populli.
Si i tillë, zë një vend të rëndësishëm në letërsinë shqipe, duke ofruar jo vetëm një pasqyrë të realitetit historik, por edhe një analizë të thellë të shpirtit njerëzor në përballje me sfidat e ekzistencës.
(Fjala e lexuar me rastin e promovimit të librit në Bbliotekën e Qytetit “Ibrahim Rugova”, në Gjakovë, më 30.04.2026).

Profecia që u quajt utopi, por që u konfirmua si kronikë e pamëshirshme e së vërtetës

0
Lirim Gashi, Prizren
___
Në shkurt të vitit 2018, Albin Kurti më ftoi në zyrën e tij. Kjo ftesë erdhi pas një periudhe intensive komunikimi mes nesh, apo pas një përplasje të vazhdueshme idesh që nuk synonin pajtim të plotë, por thellim dhe shumëfishim të njohurive.
Nuk ishim dakord për gjithçka; përkundrazi, pikërisht mospajtimet tona të herëpashershme e krijonin energjinë që u jepte kuptim bisedave tona.
Si dy rryma që rrjedhin në drejtime të ndryshme, por që në përplasje prodhojnë dritë.
Nuk shkova.
Jo sepse nuk desha — por sepse jeta, në atë çast, kishte një dramë më të rëndë për mua: vëllai im po shuhej në një spital në Danimarkë. Dhe përballë vdekjes, çdo takim tjetër, sado i rëndësishëm, bëhet i vogël.
Kaloi një vit e gjysmë.
Në tetor të vitit 2019, kur u gjenda në Kosovë, e njoftova. Ai më ftoi sërish. Këtë herë shkova.
Erdhi me disa minuta vonesë. Në fytyrën e tij lexohej lodhja — jo ajo e trupit, por ajo e mendjes që bluhet nga negociatat. Po vinte nga bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, apo nga një skenë politike ku rolet ndryshojnë shpesh, por maskat mbeten të njëjta.
Dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, LDK-ja, ndër të tjera edhe sipas sugjerimit tim, e kishte nominuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre.
Madje, për këtë çështje, krerët e saj e kishin dërguar Besa Gaxherrin për t’u konsultuar me mua.
Ironia ishte pothuajse artistike:
Besa, që e urrente organikisht Vjosën, u detyrua ta pranonte sugjerimin tim si më të arsyeshmin. Jo nga bindja, por nga logjika e pamëshirshme e realitetit, sepse argumentet e mia ia mposhtën emocionet.
Por ndërsa e vëzhgoja dhe e analizoja mënyrën se si po keqtrajtohej Vjosa nga bashkëpunëtorët e saj — si një mjet i përkohshëm, apo si një urë që duhet kaluar e më pas harruar — më lindi një ide strategjike.
Ia shpreha qartë Kurtit:
Mos e refuzo koalicionin me LDK-në. Pranoje, edhe nëse krerët e saj t’i kërkojnë dy ministritë kyçe: atë të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë.
Por vepro në dy nivele:
Në sipërfaqe bashkëpuno me ta, në thelb ndërtoje një bosht të ri me Vjosën. Sepse tradhtia që do ta pësosh tre muaj më vonë nga LDK-ja nuk është pyetje “nëse do të ndodh”, por vetëm “kur do të ndodh”.
Dhe kur të ndodhë, populli do ta shohë të vërtetën pa filtra. Atëherë shumica nuk do të jetë thjesht numerike — do të jetë një gjykim plebishitar.
Ai më dëgjoi me një përzierje habie dhe mosbesimi. Si dikush që përballet me një ide që e trazon, por që ende nuk është gati ta pranojë. Më quajti utopist. Dhe ndoshta kishte të drejtë — sepse çdo e vërtetë, kur vjen para kohe, duket si fantazi.
Gjatë gjithë kohës, e thërrisnin për një mbledhje të rëndësishme të Këshillit të Përgjegjshëm.
Ai nuk shkoi. Qëndroi. Dëgjoi.
Teksa po zbrisnim shkallët, ndodhi diçka që e befasoi më shumë se çdo ide:
Nuk i kërkova asgjë. As post, as rol, as përfitim. Në politikë, kjo është më e rrallë se ndershmëria.
Ma premtoi një udhëtim në Gjermani ose Kroaci për t’i vazhduar dhe thelluar bisedat tona. Por historia ndërhyri. Dy muaj më vonë, pandemia i mbylli kufijtë. Dhe bashkë me ta, edhe premtimin.
Më vonë, duke reflektuar mbi rrugëtimin politik të Vjosa Osmanit, arrita në një përfundim të ftohtë:
Ajo nuk ishte e ndërtuar për barrën e kryeministrisë. Kryeministria kërkon peshë, vendime të vështira dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për dështimin. Presidenca, përkundrazi, është më shumë luks sesa barrë.
Dhe shumëkush, në politikë si në jetë, nuk e kërkon peshën — por kurorën.
Pastaj erdhi koha.
Ngadalë, pa zhurmë, por me një saktësi të pamëshirshme, ajo filloi të vërtetojë gjithçka.
Historikisht, ngjarjet nuk shpërthyen — ato u shpalosën. Koalicioni i ndërtuar mbi mosbesim u rrëzua nga vetë mosbesimi.
Nuk ishte aksident; ishte pasojë e natyrshme.
Psikologjikisht, u dëshmua se tradhtia nuk është rastësi, por karakter. Ata që e ndërtojnë politikën mbi frikën e humbjes së privilegjeve, nuk mund të prodhojnë besnikëri.
Sociologjikisht, populli kaloi nga konfuzioni në qartësi. Jo përmes propagandës, por përmes përvojës. Dhe përvoja nuk blihet.
Politikisht, retorika u zhvesh. U pa qartë se pas fjalëve fshihej lufta për pushtet — e zhveshur nga çdo ideal. Dhe pikërisht aty lindi diferencimi i vërtetë.
Filozofikisht, u konfirmua një e vërtetë e vjetër: njerëzit nuk mësojnë nga parimet — por nga pasojat.
Etikisht, u pa kufiri i kompromisit. Përtej tij, kompromisi nuk është më strategji — është bashkëfajësi.
Moralisht, kjo histori u bë pasqyrë. E dhimbshme, por e domosdoshme.
Sepse e vërteta mund të vonohet, por nuk mund të zhduket.
Në fund, ajo që dikur u quajt utopi, nuk mbeti ide.
U bë kronikë.

Luka dhe Paul Musollaj, yj të rinj të Taekwondo-s

0

Tom Pergjoka, Gjermani

Dy vëllezër shqiptarë në Gjermani po bëhen gjithnjë e më të njohur në botën e sporteve luftarake. Luka dhe Paul Musollaj janë një shembull i shkëlqyeshëm për talentin e tyre që po e tregojnë në Taekwondo. Suksesi i tyre i fundit është madhështor. Fundjavën që shkoi, të dy vëllezërit shkëlqyen duke zënë vendet e para në Kampionatin e Württembergut (Württembergischen Meisterschaft).

Suksesi i tyre nuk është i rastësishëm. Ata e kanë si traditë familjare sepse edhe babai i tyre, Mikeli, ka qenë vetë një sportist i dalluar, i cili ka marrë pjesë në shumë turne dhe ka fituar shumë kupa e medalje. Tash, Mikeli gjithë përvojën e tij ia përcjell brezit të ri si trajner në zonën e Stuttgartit, konkretisht në Waiblingen. Ai është trajneri i parë dhe më i rëndësishmi i Lukës dhe Paulit. Përmes tij ata mësuan teknikën dhe formuan karakterin e tyre luftarak.

Një rol të madh në këtë sukses e luan edhe nëna e tyre, Elizabeta. Ajo është mbështetja e tyre kryesore, e cila i shoqëron djemtë e saj në çdo garë e turne mbrenda dhe jashtë Gjermanisë. Prania dhe përkushtimi i saj është burimi i forcës emocionale që u duhet Lukës dhe Paulit për të përballuar sfidat dhe për të arritur fitoret.

Ajo që i bën vëllezërit Musollaj të veçantë nuk janë vetëm rezultatet e tyre në sport, por harmonia e plotë në familjen e tyre. Në shtëpinë e Musollajve në Waiblingen sporti nuk është diçka që bëhet vetëm në kohën e lirë, por është stili i jetës tyre. Përderisa Mikeli kujdeset për disiplinën dhe strategjinë si trajner, Elizabeta kujdeset që djemve të mos u mungojë vullneti e motivimi. Talenti i djemve bashkë me udhëzimet e Mikelit dhe përkushtimin e Elizabetës janë çelësi i suksesit të tyre në çdo garë. Luka dhe Paul sjellin në shtëpi kupa, medalje, por edhe nota të mira nga shkolla. Ata së bashku kanë fituar mbi 60 kupa e medalje. Luka është nderuar 8 herë nga kryetari i komunës së Waiblingenit, kurse Pauli është nderuar 7 herë për rezultate të mira.

Familja Musollaj dëshmon më së miri se angazhimi, talenti dhe uniteti familjar janë rruga që çon drejt suksesit. Ata na tregojnë se kur ke një qëllim të qartë për diçka dhe kur prindërit japin çdo gjë për ëndrrat e fëmijëve të tyre, atëherë fëmijët mund të arrijnë shumë si në sport ashtu edhe në jetë.

Emri Musollaj njihet sot në Waiblingen për punën dhe sukseset e shumta në sport, por familja dëshiron të arrijë edhe më shumë se kaq. Ata janë gati për sfida të reja, gjithmonë të bashkuar sepse sportistët e vërtetë rriten në atë familje ku sporti dhe dashuria qëndrojnë bashkë. Suksesi nuk arrihet kurrë vetëm. Për Lukën dhe Paulin fitorja nis qysh në shtëpi me mbështetjen dhe besimin e madh të prindërve të tyre.

Nesër vjen artikulli i plotë për Luken

388 milionë të krishterë përndiqen, dhe elefanti në dhomë quhet islami

0

John Martin Johansen / Document.no

Çdo ditë 13 të krishterë vriten për besimin e tyre. Çdo dy orë një i krishterë humb jetën. Të dhënat nga raporti i fundit i Open Doors janë tronditëse, por më shqetësuesja është se nuk ka askush që të flasë hapur për këtë:

Nga 15 vendet ku është më keq të jesh i krishterë, afërsisht të gjitha kanë islamin si përbashkues.

Raporti i ri „World Watch List 2026“ tregon një pamje të një krize globale. Mbi 388 milionë të krishterë jetojnë nën përndjekje të fortë ose ekstreme.

NTB dhe mediat e tjera zakonisht fokusohen te fakti që liria fetare është nën presion. Kjo është një e vërtetë me nuanca. E vërteta është se të krishterët dëbohen, ndëshkohen dhe masakrohen, dhe në shumicën e rasteve autorët janë të motivuar nga ideologjia islame.

Kur shikon listën e 15 vendeve më të këqija, modeli është i pamundur të anashkalohet. Me përjashtim të diktaturës ateiste të Koresë së Veriut (që kryeson listën), shtresat e larta dominohen totalisht nga bota myslimane.

Somalia, Jemen, Sudani, Siria, Nigeria, Pakistani, Libia, Irani, Afganistani, Arabia Saudite dhe Mali.

Kjo nuk janë „zona konflikti“ të rastësishme, siç përshkruhet shpesh. Janë zona ku intoleranca islamiste sistematikisht pastron minoritetet.

Masakra në Nigeri
Raporti thekson Afrikën jugore të Saharasë si rajonin më të rrezikshëm. Më e keqja është në Nigeri.

Ky vend vetë mban mbi 70 për qind të vrasjeve të dokumentuara të të krishterëve. Këtu veprojnë grupe terroriste islamiste si Boko Haram dhe milicia Fulani, të cilat për vite me radhë kanë zhvilluar një luftë brutale kundër popullsisë së krishterë. Fshatrat digjen, kishat sulmohen dhe besimtarët qëllohen.

Sekretari i Përgjithshëm Morten Askeland i Åpne Dører Norge e quan këtë një “problem global të të drejtave të njeriut”. Kjo është një zbutje diplomatike. Është një luftë fetare.

Iluzioni i Sirisë u shemb
Raporti gjithashtu zbulon një tjetër të vërtetë të pakëndshme për krijuesit e politikave perëndimore. Pas rrëzimit të diktatorit Bashar al-Assad, situata për të krishterët në Siri ka shkuar nga keq në më keq.

Kjo është një kontrast i qartë me shpresën për demokraci dhe liri që Perëndimi shpesh predikon gjatë ndryshimeve të regjimeve në Lindjen e Mesme. Realiteti është se diktatorët laikë shpesh kanë qenë mbrojtja e vetme që kanë pasur pakicat e krishtera kundër dhunës islamiste.

Ole Petter Erlandsen, drejtuesi i fushës në Åpne Dører, konfirmon përkeqësimin dramatik.

– Siria është një shembull i qartë i asaj që mund të ndodhë në vakumin që krijohet pas një ndryshimi regjimi. Minoritetet fetare bëhen shpejt objekt i dhunës, kërcënimeve dhe presionit nga shumica, thotë ai.

Pasojat janë që të krishterët tani duhet të fshehin besimin e tyre, të anulojnë shërbesat fetare dhe të jetojnë në frikë.

Perëndimi fle në klasë
Fjala e numrave është e qartë. Çdo ditë, 600 të krishterë duhet të ikin nga shtëpitë e tyre. Çdo ditë sulmohen dhjetë kisha.

Open Doors inkurajon autoritetet norvegjeze të japin më shumë rëndësi lirisë fetare në politikën e jashtme. Pyetja është nëse politikanët norvegjezë guxojnë të merren me shkakun e vërtetë.

Sepse përderisa të krishterët trajtohen si një fenomen i përgjithshëm «sfidues», dhe nuk guxojnë të tregojnë se kërcënimi kryesor vjen nga islami politik, raporti i vitit 2027 me shumë gjasa nuk do të duket më i ndritshëm.

388 millioner kristne forfølges, og elefanten i rommet heter islam

Boko Haram dëshiron para – përndryshe kërcënon të ekzekutojë 400 gra dhe fëmijë të rrëmbyer në Nigeri

0

Foto nga X

 

Grupi terrorist mysliman Boko Haram (Jama’atu Ahlis-Sunna Lidda’Awati Wal-Jihad) ka kërcënuar të masakrojë mbi 400 gra dhe fëmijë që i kanë rrëmbyer nga fshati Ngoshe në shtetin Borno në Veri-lindje të Nigerisë.

Rrëmbimi ndodhi më 4 mars kur myslimanë të armatosur sulmuan si një bazë ushtarake ashtu edhe vetë fshatin. Gjatë sulmit u vranë disa ushtarë dhe civilë, u dogjën automjete dhe 416 civilë – kryesisht gra dhe fëmijë – u morën peng. Viktimat janë të krishterë nga një zonë që prej kohësh ka qenë e goditur rëndë nga terrorizmi islamik.

Fati i pasigurt i 400 të burgosurve
Më 20 prill, Boko Haram publikoi një video ku i jepte shtetit nigerian 72 orë për t’u paguar rreth 2.7 milion dollar. Ata kërcënuan se do të ekzekutonin të gjithë të burgosurit nëse kërkesa nuk do të plotësohej dhe paralajmëruan kundër çdo aksioni shpëtimi ushtarak. Në video, ata pretenduan se të burgosurit po “trajtoheshin mirë” dhe një nga gratë e rrëmbyera iu drejtua drejtpërdrejt autoriteteve për ndihmë.

Afati 72-orësh skadoi më 23 prill. Më 30 prill nuk kishte raportime të konfirmuara që Boko Haram të kishte kryer ndonjë ekzekutim masiv të të rrëmbyerve. Fati i mëtejshëm i 400 personave është, të themi butësisht, i pasqaruar.

12 persona – disa burime thonë 10 deri në 12 – kanë arritur të arratisen në javët e fundit, përfshirë pas operacioneve ushtarake në zonë. Të mbeturit janë ende në duart e Boko Haram.

Autoritetet nigeriane kanë qenë shumë të rezervuara me komentet zyrtare. Senatori Mohammed Ali Ndume ka paralajmëruar publikisht kundër pagesës së shpërblimeve.

Boko Haram do të thotë, e përkthyer lirshëm nga hausa, një gjuhë që flitet nga 40–50 milion njerëz në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, «arsimimi perëndimor është mëkat» (ose i ndaluar). «Boko» i referohet arsimit perëndimor, ndërsa «haram» është arabisht për të ndaluar/mëkat. Grupi lufton për të vendosur ligjin e rreptë të Sharias në Nigeri.

Boko Haram vil ha penger – truer ellers med å henrette 400 bortførte kvinner og barn i Nigeria

Bllokada institucionale dhe rrethi vicioz politik në Kosovë: implikime strukturore dhe rrugëdalje të mundshme

1

Prof. Dr. Sabri Tahiri

___

Ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me mungesë të shërbimeve bazike në shëndetësi dhe arsim, realiteti institucional në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhdon të karakterizohet nga bllokada të përsëritura dhe paaftësi për të prodhuar vendimmarrje efektive. Ky hendek ndërmjet nevojave reale të shoqërisë dhe performancës së sistemit politik përbën jo vetëm një krizë funksionale, por një problem të thellë strukturor që rrezikon të institucionalizohet si normë e funksionimit politik në Kosovë.
Nga një këndvështrim analitik, bllokada nuk duhet parë si episod i izoluar, por si produkt i ndërveprimit të disa faktorëve: fragmentimi politik, mungesa e mekanizmave efikas për zgjidhjen e ngërçeve institucionale, dhe dominimi i logjikës partiake mbi racionalitetin shtetëror. Në sisteme të reja demokratike, si ai i Kosovës, këto fenomene shpesh intensifikohen për shkak të mungesës së konsolidimit institucional dhe të një kulture politike që ende nuk e ka përbrendësuar kompromisin si instrument legjitim të qeverisjes.
Pasojat e këtij rrethi vicioz janë të shumëfishta dhe të matshme. Në aspektin ekonomik, ciklet e shpeshta zgjedhore dhe paraliza institucionale prodhojnë kosto direkte finansiare, duke konsumuar miliona euro nga buxheti publik. Këto mjete, në kushte normale, do të duhej të orientoheshin drejt përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore dhe arsimore. Në vend të kësaj, sistemi shëndetësor përballet me mungesë të barnave esenciale dhe pajisjeve bazike, ndërsa institucionet arsimore operojnë me mungesë kabinetesh dhe mjeteve bashkëkohore mësimore. Kjo shpërputhje midis prioriteteve buxhetore dhe nevojave shoqërore reflekton një dështim të theksuar të alokimit racional të burimeve.
Në planin politik dhe institucional, bllokada e zgjatur minon besimin publik në demokraci dhe në vetë legjitimitetin e institucioneve. Kur qytetarët perceptojnë se mekanizmat përfaqësues nuk janë në gjendje të prodhojnë stabilitet dhe vendimmarrje, rritet apatia politike dhe dobësohet pjesëmarrja demokratike. Kjo krijon një cikël negativ, ku institucionet e dobëta prodhojnë mosbesim, dhe mosbesimi, nga ana tjetër, e përforcon më tej dobësinë institucionale.
Në dimensionin ndërkombëtar, një sistem politik i karakterizuar nga paqëndrueshmëri dhe bllokada të shpeshta dëmton kredibilitetin e shtetit në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Për një vend që synon integrim në struktura euroatlantike, stabiliteti institucional dhe funksionaliteti demokratik janë parakushte themelore. Në këtë kuptim, kriza e brendshme politike nuk mbetet çështje e brendshme, por shndërrohet në faktor që ndikon drejtpërdrejt në pozicionin ndërkombëtar të vendit.
Rreziku më i madh qëndron në faktin se ky rreth vicioz ka tendencë të vetë-riprodhohet. Edhe nëse zgjedhjet prodhojnë një konfigurim të ri politik, mungesa e reformave strukturore nënkupton se kushtet që gjenerojnë bllokadë mbeten të pandryshuara. Kjo e zhvendos fokusin nga zgjidhjet afatshkurtra drejt nevojës për ndërhyrje sistemike.
Në këtë kontekst, rrugëdalja kërkon një kombinim të reformave institucionale dhe transformimit të kulturës politike. Së pari, është e domosdoshme vendosja e mekanizmave kushtetues dhe ligjorë që kufizojnë mundësinë e bllokadave, përmes afateve të qarta për konstituimin e institucioneve dhe sanksioneve për mosrespektimin e tyre. Së dyti, një reformë e sistemit zgjedhor që synon prodhimin e shumicave më stabile do të mund të reduktonte fragmentimin politik dhe nevojën për koalicione të brishta. Së treti, transparenca fiskale duhet të rritet në mënyrë që qytetarët të jenë të vetëdijshëm për koston reale të krizave politike dhe implikimet e tyre në sektorët jetikë si shëndetësia dhe arsimi.
Po aq e rëndësishme është ndërtimi i një konsensusi minimal ndërpartiak mbi funksionimin e institucioneve, ku pavarësisht dallimeve ideologjike, ekziston një angazhim i përbashkët për të mos bllokuar shtetin.
Në fund, asnjë reformë formale nuk mund të jetë plotësisht efektive pa një ndryshim gradual të kulturës politike, ku kompromisi nuk perceptohet si dobësi, por si domosdoshmëri për stabilitet dhe zhvillim. Bllokada institucionale në Kosovë nuk është thjesht një krizë politike e radhës, por një sfidë strukturore që kërkon përgjigje të thella dhe të qëndrueshme. Kostoja e mosveprimit nuk matet vetëm në miliona euro të shpenzuara për procese të përsëritura zgjedhore, por në degradimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe në vonesën e konsolidimit demokratik të shtetit. Vetëm përmes një qasjeje të integruar, që kombinon reforma institucionale me përgjegjësi politike dhe presion qytetar, është e mundur të thyhet ky rreth vicioz dhe të krijohen parakushtet për një funksionim më efektiv dhe më të qëndrueshëm të shtetit.

Më 30 prill 2026

“Ushtrija e minjve” të Haxhi Qamilit, sulmojnë vlerat kombëtare

1
Këta horra, mashtrues, pakarakter e nga pafytyrësia e tyre janë bërë sinonime të emrave nga bataku i tyre, Ilir Mirena, Valon Syla e Vehbi Kajtazi. E ç’nuk nxërrën nga goja për të folur keq për Adem Jasharin e Uçk-në:
1 – “Adem Jashari e UÇK-ja i kanë provokuar serbët për të bërë masakra!” (Iilir Mirena e Valon Syla)
2 – “UÇk-ja ka bërë krime!”. (Vehbi Kajtazi)
* * * *
Ka një specia e veçantë analistësh që nuk i gjed dotë në librat e biologjisë. Por i gjenë kudo nëpër kafiteri, media, familje e në divane të oligakëve opozitar.
Janë të pështirë oportunistët; egoistë të pajisur me dinakëri. Lakmia për destabilizim është dëshirë e tyre. Këta nuk e kuptojnë boshllëkun që përpiqeni ate që ju thotë Serbia. Përse jeni kaq bosh nga trut? Ndoshta ju keni dalur nga rruga e drejtë dhe po shkojnë në drejtim të Serbisë. Ja ky është shkaku i boshëllykut dhe prishja e gjakut.
Këta tre ishin të shquar për poshtërsitë e tyre. Nuk duhet lejuar kurrë këta tre shpifësa që të shpifin kundër Ademit e familjes së tij dhe të hidhet baltë në figuren e tij dhe kundër Uçk-së. Këta njerëz atdheu duhet ti shporrë jashtë atdheut. Kamë përshtypjen se këta tre analistë nuk merakosën për Dardaninë. Në kokë nuk se cfare kapele mbajnë por mendja ju punonte për ata oligarkë të korruptuar, të themë të drejtën nuk di a i paguanin! Këta në media e parlamentë organizojnë kryqëzata kundër Familjes Jashari Uçk-së, shpallin “xhehadin islam”, ndezin përplasje politike dhe linçojnë këdo që që s’bëson në dogmat e tyre të pista e antishqiptare.
Por më e çuditshmja qëndron në faktin që oligarkët e tyretë bler, të shitur e të shitblerë se cilës anë e konsiderojnë veten te pjella e djallit apo te dreqi e i biri… Filluan luftën e ndyrë politike. Analistët e opozitarët ndezin luftë pas lufte. Për çfarë qëllimi? Për ti shpëtuar vetingut dhe drejtësisë.
Ky shkrim të shërbej për t’a dënuar tradhetin kudo që është!
Dardania ka vuajtur shumë nga tradhetarët e ndyrë dhe në këtë pikë vështrim unë i urrej. Dhe të gjithë shqiptarët i urrejnë. E bërë këtë shkrim në emër të të gjithë shqiptarëve dhe e bërë detyren e atdhetarit. Me tri fjalë përmbledhën veprat e tyre antishqiptare: përçarje, tradhëti e shitje. Por Dardania vuanë shumë nga këta tradhëtarë të ndyrë. Ashtu si kënaqesh duke e parë një lule, po ashtu duhet t’i shmangemi takimeve me analistët e neveritshëm.
Këta analistë ecni me fedullyk dhe flisni me aqë urrejtje e përçarje. Duke i parë këta në media më përshkruhet e tërë historia e Ali Shukris, Rrahman Morinës, Debelldes, Çakorrit, Zajednicës etj. Në mendjen time mu kujtuan mizorit, shpifjet e urrejtjen patologjike ndaj familjes Jashari. Lëxoja mbi ballin e tyre fatkeqësitë e vendit tim dhe u mbusha aq tepër sa nxorra stilolaspin e letrën e bardhe për të shtirë mbi këta “tre tradhëtar”. Jo njëherë mediat në gjirin e tyre u shndërrua në stre e mëkatrëve që kanë bërë poshtërsira në shtetin tonë. Kjo nuk e nderon dardaninë tonë. Nuk ka kutur në botë që justifikon robërin e skllavërin nën shkja e shkina.
Ju analistë e opozitarë përdorni një gjuhë përçarëse e tërësishtë antishqiptare sa të doni. Ju sheroni një sëmundje dhe përhapni një sëmundje edhe më të rëndë. O popull sa shumë gjëra thuhen në emrin tende:
“Bojkoti ndaj tyre është minimalja për këta antishqiptar, pasi po të kishte shtet këta tre analistë do ishte thirrur në polici tani dhe të jepnin llogari mbi këto deklarata që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi janë persona publik dhe nuk mund të bëjnë deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e shovinistëve serbë e malazez”.
Ku hedh valle analfabti, politikani profesional e funksional. Ku egoja komandon kurorëzimin me gjuhën e analfabetizmit e antishqiptarizmit…
Mjerë analistët e disa opozitarë shqiptarë – i mbuloi turpi…
Analistët e opozitarët mashtrojnë besimtarët e tyre dhe i verbojnë nga trutë që të cicëronin sipas oligarkëve. Opozitarët kurr nuk u ngopën nga marrëziratë. Çdo ditë mundohen të kapin votuesit e tyre duke i detyruar që të cicëronin. Por veprimi i tyre vërtetë është absurdë dhe antikombëtar.
Kombit, gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare i ka zënë pritë një çorbë e helmuar. Analistët e opozitarët pasi i qorronin votuesit e tyre dhe i qesin në treg për të sulmuar Albinin, mergimtarët dhe voten e sovranit. Këta korba të zinj janë nga shqipfolësitë e paktë që kanë mbetur, dhe ka kohë që sovrani me votën e tyre i ka ndaluar që të mirren me politikë. Kohet e fundit numri i tyre është ralluar e migjithate tashmë është përhapur një tregë i ri me sulme verbale përpara mediave e parlamentit duke përdorur fjalore të ndyre e me poshtërsina të tjera. Ndërkaq, të verbuarit që rrezëllojnë ftohtë me një qorbë të helmuar, si mediat në serbe që përmenden në të, natyrshëm këndohen me këngën elënë përgjysmë nga opozitarët e analistët. Të pjella nga grindja, si për të plotësuar një qurthull skëterror, ato kthehen vetë në grindje antishqiptare.
Kjo duhet t’i hap sytë popullit tonë në lidhje me vërtndërtimin e shtetit dhe duhet t’u kujtojë vazhdimisht popullit tonë armikun e vërtetë që po na kërcnon sot. Në vend të predikimit të urrejtjes kundër armiqëve, me të cilën mund të na ndajnë shumë gjëra, gjuha, historia dhe kultura, ne duhet t’i përkushtohemi me këmbëngulje armiqëve tanë dhe autorëve të vërtetë të të gjitha vuajtjeve tona…
Këtu hasim një tipar thelbësor ruso e serbë: respektin për kushtetushmërinë, besimin te “ligji” si diçka mbi shtetin dhe mbi këtë analistë e opozitarë me mjekërra e pa të, diçka që është mizore dhe e marrë, sigurisht, por sidoqoftë e antishqiptare.

Dygjuhësia – një urë mes gjuhës amtare dhe gjuhës së shkollës

0

Foto e Shkollës Shqipe në Gjenevë

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

Gjuha shqipe nuk është pengesë për fëmijët tanë—përkundrazi, është një nga përfitimet e tyre më të mëdha. Megjithatë, shumë prindër vazhdojnë të kenë dilema lidhur me përdorimin e saj në familje dhe me dërgimin e fëmijëve në shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Në familjet e emigrantëve, fëmijët rriten mes dy botëve gjuhësore: gjuhës shqipe apo gjuhës së zemrës dhe gjuhës së shkollës që u hap rrugën integrimit dhe suksesit në shoqërinë ku jetojnë. Shpesh, kjo situatë shihet si një sfidë. Por a është vërtet kështu?

Përvoja ime shumëvjeçare si mësuese e gjuhës shqipe në Zvicër, së bashku me hulumtimet në fushën e dygjuhësisë, tregojnë të kundërtën: dygjuhësia nuk është pengesë, por një pasuri e çmuar.

Ne kemi vënë re se shumë prindër shqiptarë, me qëllimin më të mirë, fillojnë t’u flasin fëmijëve shqip në vitet e para të jetës, por me hyrjen në shkollë kalojnë pothuajse tërësisht në gjuhën e vendit ku jetojnë. Frika se shqipja mund t’i “pengojë” fëmijët ose t’ua vështirësojë mësimin e gjuhës së shkollës i shtyn drejt kësaj zgjedhjeje. Megjithatë, studimet bashkëkohore dëshmojnë se kjo dilemë është e pabazuar shkencërisht.

Rreziku real për fëmijët tanë është humbja e shqipes. Mos zhvillimi i gjuhës amtare ndikon drejtpërdrejt edhe në zhvillimin e gjuhës së dytë.

Kur shqipja nuk flitet më në familje dhe nuk mësohet në mënyrë të rregullt në shkollë, ajo fillon të humbas. Me të zbehet edhe lidhja me rrënjët, kulturën dhe identitetin.

Ndërkohë, e kundërta është po aq e vërtetë: një bazë e fortë në gjuhën amtare e ndihmon fëmijën të mësojë më mirë edhe gjuhët e tjera.

Gjuha shqipe ndihmon edhe në suksesin e përgjithshëm shkollor. Hulumtimet e pedagogut dhe albanologut zviceran Basil Schader e vërtetojnë qartë këtë. Duke folur për rëndësinë e mësimit plotësues, ai thekson:

“…mësimi plotësues forcon jo vetëm themelet në gjuhën amtare, por e mbështet gjithashtu integrimin dhe socializimin shkollor në një kuptim më të gjerë.”

Sipas tij, mësimi plotësues zhvillon jo vetëm gjuhën dhe kulturën shqipe, por edhe aftësi të rëndësishme si teknikat e të punuarit dhe strategjitë e të mësuarit—kompetenca që ndikojnë drejtpërdrejt në suksesin shkollor.

Ai thekson gjithashtu:

“Nxënësit që e ndjekin mësimin plotësues shqip arrijnë nota pak më të mira edhe në lëndën ‘gjuha gjermane’. Notat e tyre, mesatarisht, janë më të larta se ato të nxënësve që nuk e ndjekin këtë mësim. Nga mbështetja e kompetencave gjuhësore në gjuhën amtare del edhe një përçues pozitiv në mësimin e gjermanishtes.”

Dygjuhësia (bilingualizmi), sipas J.B. Marcellesi, është aftësia për të përdorur dy gjuhë. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërish një nivel të barabartë në të dyja gjuhët, por një funksionim të natyrshëm të tyre në situata të ndryshme. Ky fenomen lidhet ngushtë me zhvillimin kognitiv, identitetin dhe integrimin social.

Në klasën e gjuhës shqipe…

Sipas studiuesit zviceran Laurent Gajo, dallohen dy forma të dygjuhësisë:

  • Dygjuhësia shtuese, kur gjuha e re e pasuron dhe nuk dëmton gjuhën amtare;
  • Dygjuhësia zvogëluese, kur gjuha e re zëvendëson gradualisht gjuhën amtare.

Ai thekson …”në shumë raste të fëmijëve shqiptarë në Zvicër, vërehet rreziku i dygjuhësisë zvogëluese: shqipja mësohet në fëmijëri, por më pas humbet për shkak të mungesës së përdorimit dhe mbështetjes në shkollë”. Mungesa e gjuhës shqipe sjell jo vetëm humbje gjuhësore, por edhe pamundësinë për të krijuar një dygjuhësi tek fëmijët. Në vend që fëmija të edukohet me dy gjuhë shqip dhe një gjuhë tjetër ata mbesin me një gjuhë duke humbur gjuhën amtare.

Mësimi i gjuhëve – zhvillon të menduarit

Shkenca ka vërtetuar se mësimi i gjuhëve të ndryshme zhvillon trurin e fëmijës. Zona të caktuara të tij aktivizohen për të njohur tinguj të rinj dhe për të menaxhuar përdorimin e dy gjuhëve. Kjo do të thotë se fëmijët nuk i pengon përkundrazi, ata mësojnë të kalojnë me lehtësi nga një gjuhë në tjetrën.

Natyrisht, gjendja e dygjuhësisë ajo që shpesh quhet “përzierje gjuhësh”, si kur një fëmijë përdorë fjalë nga gjuha e dytë në një fjali në gjuhën amtare është një dukuri krejtësisht normale. Në gjuhësi quhet alternim i kodit ( code-switching )dhe është dëshmi e një mendjeje aktive që përdor të gjitha burimet gjuhësore për të komunikuar.

Si mund t’i ndihmojmë fëmijët tanë ?

Sipas gjuhëtarit zviceran François Grosjean, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta dhe efektive për të rritur fëmijë dygjuhësh:

  • Një prind – një gjuhë: secili prind i flet fëmijës në një gjuhë të caktuar.
  • Një gjuhë në shtëpi, një tjetër jashtë saj: në familje përdoret gjuha amtare, ndërsa jashtë gjuha e vendit ku jetoni.
  • Fillimisht gjuha amtare, pastaj gjuha tjetër: ndërtohet fillimisht një bazë e fortë në gjuhën amtare, mandej ndërtohet një gjuhë e dytë.

Këto strategji nuk janë rregulla të ngurta, por udhëzime që ndihmojnë prindërit të krijojnë një mjedis të pasur gjuhësor.

Përfitimet që zgjasin gjithë jetën

Fëmijët dygjuhësh kanë përparësi të shumta: ata janë më sigurt në të menduar, më krijues dhe më të aftë në zgjidhjen e problemeve. Dygjuhësia rrit gjithashtu dëshirën dhe besimin në vetvete, duke i ndihmuar fëmijët të ndihen të sigurt në identitetin e tyre.

Edhe Këshilli i Evropës e vlerëson shumë gjuhësinë si një çelës për suksesin në botën e sotme, duke nxitur dialogun ndërkulturor dhe mundësitë për arsimim dhe punësim.

Një mesazh për prindërit

Mos kini frikë nga gjuha shqipe. Ajo nuk i pengon fëmijët tuaj—përkundrazi, i ndihmon në suksesin e përgjithshëm shkollor. Flisni me ta, lexoni, tregoni histori dhe mbajeni gjallë gjuhën e zemrës. Megjithatë, familja nuk mund ta zëvendësojë shkollën; prandaj, dërgojini fëmijët në shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Duke përvetësuar dijet si në gjuhën amtare, ashtu edhe në gjuhën e shkollës, fëmija zhvillohet si dygjuhësh. Shqip- gjermanisht, shqip frëngjisht etj.

Dygjuhësia nuk është një barrë për fëmijën.
Ajo është një urë—që e lidh me familjen, me shkollën dhe me botën.

Me 30 prill 2026 

Metformina është baza për trajtimin e diabetit të tipit 2

0
Flori Bruqi, Prishtinë 
____
Për dekada të tëra, metformina ka qenë baza për trajtimin e diabetit të tipit 2. Ajo ndihmon miliona njerëz të kontrollojnë sheqerin në gjak dhe shërben si një lloj baze për farmacistët që po kërkojnë lloje të reja trajtimi për kancerin, infertilitetin, sëmundjet e zemrës… 
 
 Historia e metforminës nuk fillon në një laborator, por me një bimë (Galega officinalis) e njohur edhe si jargavan francez ose kranesbill. 
 
Për shekuj me radhë, kjo bimë është përdorur në përgatitjen e ilaçeve popullore kur shfaqen simptoma që tani i njohim si shenja të diabetit, duke përfshirë etjen e tepërt dhe urinimin e shpeshtë. Në fillim të shekullit të 20-të, shkencëtarët izoluan nga kranesbill përbërës që ulin sheqerin në gjak. 
 
Pas viteve të zhvillimit dhe testimit, metformina doli si një ilaç relativisht i sigurt dhe efektiv dhe u prezantua në Britaninë e Madhe në fund të viteve 1950. 
 
 Sprovat e mëdha klinike dhe studimet e hartuara me kujdes tek njerëzit për të testuar se sa mirë funksionojnë trajtimet kanë konfirmuar atë që shumë mjekë kishin supozuar tashmë, raporton BBC.
 
“Metformina nuk është efektive vetëm në uljen e glukozës, forma kryesore e sheqerit në trup, por edhe në uljen e ndërlikimeve që lidhen me diabetin. 
 
Është bërë trajtimi kryesor për diabetin e tipit 2 në pjesën më të madhe të botës. 
 
I përket një klase ilaçesh që ulin sheqerin në gjak dhe funksionon duke ndihmuar trupin të përdorë insulinën në mënyrë më efikase – një hormon që ndihmon në lëvizjen e glukozës nga qarkullimi i gjakut në qeliza për energji”, shpjegon Dipa Kamdar, Lektore e Lartë në Praktikën Farmaciste në Universitetin e Kingstonit në Angli.  
 
Metformina zvogëlon sasinë e glukozës së lëshuar nga mëlçia, përmirëson mënyrën se si muskujt e thithin atë nga gjaku dhe zvogëlon sasinë e glukozës së thithur nga ushqimi në zorrë. Gjithashtu aktivizon një enzimë (një proteinë që ndihmon me reaksione të ndryshme kimike në trup) të quajtur AMPK, e cila shpesh përshkruhet si sensori i energjisë së qelizës. 
 
 Përdorimi i ilaçeve për diabetin tek burrat lidhet me defektet e lindjes tek pasardhësit Kur AMPK është e ndezur, ajo zvogëlon prodhimin e glukozës së re nga mëlçia, një proces i quajtur glukoneogjenezë, dhe inkurajon indet si muskujt të thithin dhe përdorin më shumë glukozë.
 
“Ndryshe nga disa ilaçe të tjera për diabetin, metformina zakonisht nuk shkakton shtim në peshë dhe në vetvete rrallë shkakton sheqer të ulët në gjak”, shton shkenctarja angleze  Deepa Kamdar. 
 
 Premtimi dhe kufizimet Reputacioni i fortë i Metforminës i ka shtyrë gjithashtu studiuesit të eksplorojnë aplikime të mundshme përtej diabetit, megjithëse provat janë të përziera.
 
Një nga përdorimet e zakonshme jashtë etiketës, që do të thotë se ilaçi përshkruhet për një gjendje për të cilën nuk është miratuar zyrtarisht për trajtim, është sindroma e vezoreve policistike (PCOS). 
 
“Shumë njerëz me PCOS kanë rezistencë ndaj insulinës, që do të thotë se trupat e tyre nuk i përgjigjen siç duhet insulinës dhe duhet të prodhojnë më shumë insulinë për të mbajtur glukozën në gjak të qëndrueshme. 
 
Nivelet e larta të insulinës mund të stimulojnë vezoret të prodhojnë më shumë androgjene, një grup hormonesh që përfshin testosteronin.
 
 Nivelet e larta të androgjeneve mund të prishin ovulacionin dhe të kontribuojnë në cikle të parregullta ose munguese. 
 
Duke përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës, metformina mund të ndihmojë në uljen e këtyre efekteve dhe mund të ndihmojë në rregullimin e ciklit menstrual”, shpjegon më tej bashkëbiseduesja nga Universiteti i Kingstonit. 
 
 Efekti në plakje Metformina është studiuar gjithashtu për efektet e saj të mundshme në plakje dhe jetëgjatësi. 
 
Edhe pse gjetjet e hershme janë interesante, ende nuk ka prova përfundimtare se ajo ngadalëson plakjen tek njerëzit, dhe nuk është miratuar për këtë qëllim.
 
Disa studime sugjerojnë se metformina mund të ketë efekte neuroprotektive, që do të thotë se mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit dhe sistemit nervor, veçanërisht me përdorim afatgjatë. 
 
 Megjithatë, provat janë të paqëndrueshme dhe nevojiten prova klinike të mëdha dhe afatgjata për të përcaktuar nëse metformina mund të mbrojë vërtet nga demenca dhe sëmundjet e tjera neurodegjenerative. 
 
Këto përdorime të mundshme nxjerrin në pah shkathtësinë e metforminës, por gjithashtu nënvizojnë rëndësinë e mbikëqyrjes mjekësore. Metformina në përgjithësi tolerohet mirë, por si të gjitha ilaçet, ajo mund të shkaktojë efekte anësore. 
 
 Më të zakonshmet janë të përzierat, shqetësimi në stomak, diarreja, ndryshimet e shijes dhe humbja e oreksit. Këto simptoma shpesh përmirësohen me kalimin e kohës ose kur njerëzit kalojnë në formulime me çlirim të ngadaltë, të cilat e çlirojnë ilaçin më gradualisht.
 
Marrja e metforminës me ushqim gjithashtu mund të ndihmojë. Një problem tjetër i njohur është mungesa e vitaminës B12, e cila është vërejtur vazhdimisht tek njerëzit me diabet të tipit 2 që marrin metforminë.
 
Kjo mund të ndodhë sepse ilaçi zvogëlon sa mirë absorbohet vitamina B12 në zorrë.
 
“Me kalimin e kohës, nivelet e ulëta të vitaminës B12 mund të çojnë në Anemi ose Neuropati periferike. 
 
Anemia do të thotë që trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut për të transportuar siç duhet oksigjenin, për të…”