Kreu Blog Faqe 162

Aktuale thënia e At Gjergj Fishtës: “Shqiptar! Tjetër kush Shqipninë ka ba, se na vetë, haram! Kurgja!”

1

Lekë Mrijaj, Klinë

Fjala e At Gjergj Fishtës: “Shqiptar! Tjetër kush Shqipninë ka ba, se na vetë, haram! Kurgja!”, sot, në Republikën e Kosovës, nuk tingëllon vetëm si një thënie e fuqishme apo si një shprehje filozofike e dalë nga përvoja e hidhur historike e kombit, por si një pasqyrë e ndërgjegjes shqiptare. Ajo na detyron të pyesim veten se sa kemi ditur, për afro 27 vjet të pasluftës, ta ndërtojmë, ta ruajmë dhe ta nderojmë shtëpinë tonë të përbashkët.

Sa më shumë që i shohim dallgët rreth e rrotull nesh, sa më shumë që i vërejmë lëvizjet e ndërlikuara politike, diplomatike dhe strategjike në rajon, aq më qartë kuptohet se mosuniteti i faktorit politik dhe kombëtar shqiptar mund të bëhet një prej dobësive më të mëdha të Kosovës. Në kohë të qeta, përçarjet brenda spektrit politik mund të duken si pjesë e zakonshme e jetës demokratike; por në kohë të vështira, kur rreth nesh lëvizin ndërskamca armiqësore dhe interesa të mëdha, çdo mungesë bashkimi nga vetë ne mund të shndërrohet në çarje të rrezikshme për shtetin e ri.

Republika e Kosovës nuk është krijesë e rastësisë historike. Ajo nuk është bërë nga fjalimet e lehta, nga interesat ditore apo nga kalkulimet partiake. Përkundrazi, Republika jonë është ideuar, është ëndërruar dhe është përgatitur nga lëvizjet kombëtare, nga intelektualët atdhetarë, nga veprimtarët e palodhshëm, nga të burgosurit politikë, nga mërgata shqiptare, nga familjet që e mbajtën gjallë kujtesën kombëtare dhe nga breza të tërë që nuk u pajtuan kurrë me robërinë.

Në këtë rrugë të gjatë pos tjerave paraprakisht erdhi edhe lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me dëshmorë, heronj e martirë, si dhe me një popull që, në epoka të ndryshme, pagoi çmim të jashtëzakonshëm për liri. Por, po aq e vërtetë është se Kosova nuk do të mund të arrinte në këtë pikë historike pa përkrahjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të botës demokratike perëndimore.

Shteti ynë është fryt i sakrificës së popullit të vet, intelektualë, atdhetar, dhe i gjakut të dëshmorëve dhe i mbështetjes amerikane. Prandaj, në kuptimin politik, diplomatik dhe strategjik, Kosova nuk mund ta ruajë, ta forcojë dhe ta zhvillojë shtetësinë e saj pa miqësinë, partneritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në krye të asaj kohe historike qëndronte miku ynë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, emri i të cilit, në kujtesën shqiptare, lidhet me ndërhyrjen vendimtare për shpëtimin e Kosovës nga dhuna, dëbimi dhe shfarosja. Nuk është e rastësishme që Clinton, duke folur për Nënë Terezën, kishte thënë se ajo ishte e para që ia kishte bërë ta donte kombin shqiptar dhe se ndihej krenar që kishte përmbushur një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë.

Prandaj, Kosova është njëkohësisht amanet i dëshmorëve, fryt i qëndresës shqiptare dhe dëshmi e një miqësie historike me Amerikën. Kjo miqësi nuk guxon të harrohet nga asnjë lider, nga asnjë parti politike dhe nga asnjë brez. Ajo nuk duhet të relativizohet, as të keqpërdoret për përfitime të përkohshme politike.

Mirëpo, pikërisht këtu fillon shqetësimi i madh. A jemi duke u sjellë sot me Kosovën si me një amanet të shenjtë, apo si me një pronë të përkohshme politike? A po e ndërtojmë shtetin me pjekuri, apo po e lodhim me përçarje të brendshme?

A po flasin partitë politike, VV, PDK, LDK, AAK dhe faktorët e tjerë, me një zë në çështjet madhore kombëtare, apo po paraqitemi para botës si shoqëri e ndarë, e grindur dhe e paaftë për ta vendosur interesin shtetëror mbi atë partiak?

Kjo është pyetja që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Kosova, si shtet i ri, demokratik dhe ende i sfiduar nga armiqtë e jashtëm, serbë dhe të tjerë (aziatikë…), nuk e ka luksin e mosunitetit të përhershëm politik. Demokracia, natyrisht, kërkon pluralizëm, debat, opozitë, kritikë dhe dallime mendimesh. Por demokracia e shëndoshë nuk nënkupton armiqësi të vazhdueshme, as shkatërrim të çdo ure komunikimi. Ajo nuk nënkupton që çdo çështje kombëtare të kthehet në betejë partiake dhe që shteti të dobësohet vetëm për ta dëmtuar kundërshtarin politik.

Në çështjet themelore, si sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rruga euroatlantike, siguria kombëtare, diplomacia ndërkombëtare dhe pozicioni i vendit në rajon, faktori politik shqiptar do të duhej të ishte shumë më i bashkuar, më i matur dhe më i përgjegjshëm. Nëse në këto çështje nuk ekziston një minimum uniteti kombëtar, atëherë shteti dobësohet nga brenda para se të sfidohet nga jashtë.

Dhe pikërisht këtu thënia e At Gjergj Fishtës merr kuptim të dhimbshëm: “Tjetër kush Shqipninë ka ba, se na vetë, haram! Kurgja!” Nëse ne vetë e dobësojmë shtetin me përçarje, nëse ia zbehim autoritetin me grindje të pandërprera, nëse e harrojmë amanetin e dëshmorëve, të intelektualëve dhe të brezave të flijimit, si dhe nëse nuk e kuptojmë rëndësinë jetike të partneritetit amerikan, atëherë nuk mund ta kërkojmë gjithmonë fajin te të tjerët.

Sigurisht, Kosova ka kundërshtarë, sfida, presione dhe rrethana të vështira ndërkombëtare. Por asnjë rrethanë e jashtme nuk na arsyeton nëse ne vetë nuk dimë të sillemi si shtet.

Sot, Kosova jonë Dardane ka nevojë për më shumë unitet, urtësi politike, kujtesë historike dhe vetëdije kombëtare. Nuk mjafton të përmenden dëshmorët në përvjetorë, nëse në jetën publike nuk respektohet amaneti i tyre. Nuk mjafton të vendosen lule te varret e heronjve, nëse shteti për të cilin ata ranë trajtohet si arenë interesash të vogla. Nuk mjafton të thuhet “Rroftë Amerika!”, nëse nuk kuptohet se miqësia me Amerikën kërkon seriozitet, besueshmëri, koordinim dhe përgjegjësi shtetërore.

Kosova nuk ka nevojë për politikë që prodhon vetëm zhurmë, por ka nevojë për parti me dinjitet kombëtar dhe orientim euroatlantik, për politikë që prodhon drejtim. Nuk ka nevojë për liderë që flasin vetëm për veten, por për njerëz që dinë të ulen, të bisedojnë, të pajtohen për çështje madhore dhe ta mbrojnë shtetin përtej interesave të përkohshme. Nuk ka nevojë për nacionalizëm të zhurmshëm pa përmbajtje, por për patriotizëm të përgjegjshëm, i cili e kupton se shteti forcohet me institucione, diplomaci, arsim, ekonomi, drejtësi dhe aleanca të sigurta.

Nëse Kosova është lindur nga gjaku i dëshmorëve, atëherë nuk guxon të udhëhiqet me mendësi të vogël. Nëse është mbështetur nga Amerika, nuk guxon të sillet si shtet pa kujtesë strategjike. Nëse është ëndërruar nga lëvizjet kombëtare, nga intelektualët dhe nga brezat e flijimit, atëherë nuk guxon të shndërrohet në vend ku qytetari e humb shpresën, ku rinia e sheh ikjen si shpëtim dhe ku politika e përditshme e lodh idealin e lirisë.

Prandaj, opinioni publik shqiptar duhet ta thotë hapur: Kosova sot ka nevojë për unitet shtetëror. Jo për heshtje ndaj gabimeve. Jo për mbyllje të debatit demokratik. Jo për kult individësh. Por për një vetëdije më të lartë se mbi partitë ekziston shteti, mbi karriget ekziston amaneti dhe mbi interesat e ditës ekziston e ardhmja kombëtare.

Në këtë kuptim, At Gjergj Fishta nuk është vetëm poet i së kaluarës. Ai është mendimtar i ndërgjegjes kombëtare dhe një zë që na ndjek edhe sot. Ai na paralajmëron se një popull që nuk di të bashkohet për çështje themelore, rrezikon ta dëmtojë vetë atë që e ka fituar me gjak. Ai na kujton se liria nuk është vetëm fitore historike, por edhe provim i përditshëm moral. Ai na mëson se shteti nuk ruhet vetëm me flamuj dhe fjalime, por me karakter, përgjegjësi dhe unitet.

Sot, më shumë se kurrë, Kosova duhet ta dëgjojë këtë zë. Dallgët përreth nuk janë të vogla. Bota dhe rajoni nuk është i qetë. Interesat ndërkombëtare janë të ndërlikuara. Kundërshtarët e shtetësisë sonë nuk kanë hequr dorë nga synimet e tyre. Prandaj, nëse vazhdojmë të humbim energji në përçarje të brendshme, nëse e shohim njëri-tjetrin si armik dhe nëse e vendosim partinë mbi shtetin, atëherë fjala e Fishtës do të tingëllojë edhe më rëndë mbi ne: “haram, kurgja!”. Por kjo fjalë nuk duhet të mbetet mallkim. Ajo duhet të bëhet thirrje për kthesë. Kosova ende ka mundësi të riparohet dhe forcohet, e cila ka një popull të qëndrueshëm, rini të aftë, mërgatë të fuqishme, aleatë historikë, kujtesë të madhe sakrifice dhe një ideal lirie që nuk duhet të shuhet. Ajo që i duhet është pjekuria për ta kuptuar se shteti nuk ndërtohet me urrejtje të brendshme, por me bashkim rreth interesit kombëtar.

Prandaj mesazhi është i qartë: politika kosovare duhet të ngrihet mbi vetveten. Faktori kombëtar shqiptar si VV, PDK, LDK dhe AAK, duhet të gjejë më shumë koordinim, maturi dhe përgjegjësi. Kosova nuk është e një partie, as e një qeverie, as e një opozite. Ajo është e dëshmorëve, e qytetarëve, e brezave që vuajtën dhe e fëmijëve që do të vijnë.

Nëse këtë nuk e kuptojmë me kohë, atëherë nuk do të kemi të drejtë të ankohemi nesër. Sepse, siç na e kujtoni përjetshmi At Gjergj Fishta ynë me ashpërsinë e tij profetike, shumë herë fatin tonë nuk e ka prishur vetëm i huaji, por edhe dora jonë e papjekur, zemra jonë e përçarë dhe mendja jonë e vonuar.

Kosova nuk duhet të shkojë drejt fjalës “haram, kurgja”. Kosova duhet të shkojë drejt fjalëve: amanet, përgjegjësi, bashkim, Amerikë dhe shtet.

Me 29 prill 2026

Ps!

Foto ime është realizuar vitin e kaluar në Muzeun Kombëtar në Vienë

Vrull i Zef Serembes, një poezi nostalgjike e paharrueshme

0
Zef Serembe
VRULL
_
Zogj të bukur këndojnë me hare,
Po zëmra do më plasë mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe:
Mërzitem në katund, në vetëmi.
_
Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti,
Që zgjon te trutë e mi mendime shumë,
Zëmra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit,
Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë.
_
Arbria matanë detit, na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
Që ne turku na la pa Mëmëdhe…
_
Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon,
Por fryn era dhe akulli më zë,
Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron:
Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë.

Cili është misioni i Vjosa Osmanit?!

4

Florim Zeqa

Ish presidentja Vjosa Osmani, e ngazëllyer me deshtimin e zgjedhjes së Presidentit dhe gëzimin e shkuarjes së vendit në zgjedhje, me ‘sabah’ (fillim-mëngjes) doli me një video-lidhje, e mbushur katarosh me “znaçka” në bluzën e kuqe (simbol i Lëvizjes Vetëvendosje), e cila fillimisht na kërkoj që të shprehim dashuri për vendin (veten e saj)!

Shtirrja e Vjoses për atdhedashuri, hipokrizi e kulluar

Në sfondin e kësaj video-lidhje ndodhej fotografia e pashpirtë (bardh e zi) e presidentit historik Ibrahim Rugova, e cila simbolizon antirugovizmin e Abdixhikut dhe klikës së tij antirugoviane në LDK!

Përmes kësaj video-lidhje, Vjosa Osmani u mundua t’na jepë leksione se si duhet atdheu edhe në momente të vështira, duke proklamuar shpresën për qytetarët në vend të frikës që ajo e ka prej Albin Kurtit!

Foli për propagandë dhe shpifje pa e ilustruar me asnjë rast të vetëm, duke ju kërkuar qytetarëve që t’i besojnë të “vërtetës” që e thotë ajo!

Vjosa Osmani shkojë aq largë saqë i ftojë qytetarët e vendit që t’i bashkangjiten në misionin e saj, pa e sqaruar, cili është ai mision!

Vërtetë duhet me qenë tepër naiv apo i ç’mendur për t’iu besuar fjalëve të një mashtruesje dhe përçarsje fatale të elektoratit rugovian!

Vjosa foli shumë për të vërtetën, por në fakt është karriera e saj politike është e mbushur me plot hipokrizi, gënjeshtra dhe djallëzi politike!

Rruga e Vjosa Osmanit është e shtruar me plot padrejtësi dhe tradhëti ndaj elektoratit rugovian, të cilëve u kërkoj publikisht që t’ia hapin rrugën e mbyllur nga “padrejtësitë” e Albin Kurtit!

Në fakt, rrugën nuk ia mbylli Albin Kurti, por, ajo vetes ia ka mbyllur rrugën në LDK dhe në qeverisjen e vendit në përgjithësi!

Misioni i Vjosa Osmanit nuk është shteti dhe as interesi i qytetarëve, por është pushteti dhe pasurimi i mëtutjeshëm mbi kurrizin e qytetarëve të varfër të këtij vendi!

Po të ishte ndryshe, Vjosa Osmani do të shquhej për humanizëm dhe atdhedashuri, për punë vullnetare dhe sakrificë për vendin siq njihen athetarët e vërtetë në të gjitha periudhat historike!

Pa dashur të hyjë më thellë në analizën time politike, gabimin fatal me ose pa dashje e bëri kryetari aktual i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, i cili u kap keq pas emrit të Vjosa Osmanit, rrënueses fatale të LDK-së, e cila për kënaqjen e egos personale i dha goditjen më fatale subjektit që e rriti dhe e ngriti në karrierë politike!

Kjo e keqe mund të ndodhë vetëm në LDK dhe në asnjë subjekt tjetër politik!

Personi që ia mundësoi zgjedhjen presidente nga radhët e LVV-së, u mundua ta rikthejë sërish në të njëjtën pozitë tradhtaren e partisë, si kryetar i dhunshëm i LDK-së!

Me këto veprime, Lumir Abdixhiku e ka vënë edhe më tepër në lajthitje elektoratin e LDK-së, saqë më askush nuk po e di a është në shërbim të rrënimit të LDK-së apo të kundërshtarëve politikë, “a është me ujkun apo me arushën” siq e thotë populli?!

P.S: Po të folte për atdhedashuri një veprimtarë i orëve të para, një i persekutuar politik, një ushtarë i lirisë së vendit tim apo një mërgimtarë që e ka ndarë kafshatën e familjarëve të tij për shtetin e Kosovës, jo vetëm që do t’i besoja, do t’i përulesha para kërkesave të tij/saj!

Hipokrizive të Vjosa Osmanit nuk iu beson më askush!

Bllokada e shtetit nuk guxon të shpërblehet kurrë e të dënohet guximi për shtebërje

1
NUK GUXON TË SHPËRBLEHET BLLLOKADA DHE TË NDËSHKOHET GUXIMI
Ka shumë pak mendje të ndritura shqiptare që mendojnë në mënyrë largpamëse, të saktë, çbllokuese dhe efektive; prandaj opozita bllokon vazhdimisht, ndërsa qeveria, pa dashje, i bën asaj favore duke e lidhur vetveten dhe duke mos arritur të ecë përpara.
E meqenëse është kështu, nuk na mbetet për momentin asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të rrotullohemi në vend, si mizat gjysmë të ngordhura, kur kapen nga kurthi elektrik.
Dhe ky rrotullim në vend nuk është thjesht një metaforë e bukur letrare – është një diagnozë.
Një diagnozë e një sistemi që ka humbur instinktin për të ecur përpara, sepse energjia e tij shpenzohet në përplasje sterile, në kalkulime të ngushta partiake dhe në frikën patologjike nga ndryshimi.
Nga këndvështrimi politik, kemi një paradoks grotesk: opozita nuk e sheh veten si alternativë qeverisëse, por si mekanizëm bllokues. Ajo nuk ndërton ura për të ardhmen, por gërmon hendeqe për ta penguar çdo lëvizje të shoqërisë dhe shtetit përpara.
Në vend që të konkurrojë me ide, ajo konkurron me pengesa. Dhe kur pengesa bëhet strategji, stagnimi shndërrohet në sistem.
Nga ana tjetër, qeveria bie në kurthin e vetëpërmbajtjes së tepruar. Në përpjekjen për të qenë “korrekte”, “institucionale” dhe “legjitime” në çdo hap, ajo shpesh harron se përballë ka aktorë që nuk luajnë me të njëjtat rregulla.
Kështu, në vend që ta çbllokojë sistemin me vendime të guximshme dhe inteligjente, ajo shpesh vetëkufizohet, vetëfrenohet dhe në mënyrë paradoksale e forcon bllokadën që pretendon ta thyejë.
Nga perspektiva psikologjike kolektive, kjo gjendje prodhon lodhje, apati dhe cinizëm te qytetarët. Kur njerëzit shohin se çdo përpjekje për ndryshim përplaset në murin e interesave të ngushta, ata fillojnë të besojnë se asgjë nuk ndryshon. Dhe ky është momenti më i rrezikshëm për një shoqëri: jo kur ka konflikt, por kur lind dorëzimi i heshtur.
Ekonomikisht, ky rrotullim në vend është një luks që nuk mund ta përballojmë. Çdo ditë bllokade është një ditë e humbur investimesh, reformash dhe mundësish. Kapitali nuk pret; ai lëviz drejt vendeve ku ka qartësi, stabilitet dhe vendimmarrje. Ndërsa ne debatojmë për procedura dhe bllokime, bota ecën përpara pa na pritur.
Në aspektin institucional, mungesa e mendimit “çbllokues” është simptomë e një kulture politike që nuk është pjekur ende. Institucionet nuk janë krijuar vetëm për të respektuar rregullat, por për të prodhuar rezultate. Kur rregullat përdoren si alibi për mosveprim, ato humbin kuptimin e tyre themelor.
Nga një këndvështrim filozofik, kjo situatë është përplasje mes dy mënyrave të të menduarit: mendimit reaktiv dhe mendimit krijues. Mendimi reaktiv jeton për të penguar, për të kundërshtuar, për të frenuar. Mendimi krijues jeton për të zgjidhur, për të ndërtuar, për të avancuar. Një shoqëri që dominohet nga i pari, është e destinuar të mbetet në vendnumëro.
Por problemi më i thellë është mungesa e mendjeve që dinë të mendojnë në mënyrë strategjike dhe të pavarur nga interesat e ngushta. Mendja e ndritur nuk është thjesht ajo që di shumë, por ajo që sheh më larg, që parashikon pasojat dhe që guxon të marrë vendime të vështira në kohën e duhur.
Zgjidhja, pra, nuk është thjesht politike – është kulturore dhe intelektuale. Kërkon një transformim të mënyrës si mendojmë, si debatojmë dhe si marrim vendime. Kërkon që opozita të kuptojë se bllokimi nuk është vizion, dhe që qeveria të kuptojë se vetëfrenimi i tepruar nuk është virtyt kur paralizon veprimin.
Derisa kjo të ndodhë, do të vazhdojmë të sillemi rreth vetes – jo sepse nuk kemi potencial për të ecur përpara, por sepse kemi ndërtuar një sistem që e shpërblen stagnimin dhe e ndëshkon guximin.
Dhe kështu, mizat nuk janë më viktima të kurthit elektrik.
Ato janë bërë pjesë e mekanizmit.

Nuk jam profete që t’u them njerëzve se çka të besojnë, por islami nuk arriti te ne me lule, por me Shpatë

1

Mevi Rafuna ka lindur në Mitrovicë, ndërsa e ka mbaruar Fakultetin Filozofik në Universitetin “Hasan Prishtina” të Prishtinës. Ka botuar disa libra me poezi në gjuhën shqipe dhe poashtu ka tri libra të botuara në gjuhën angleze. Libri i parë me poezi i titulluar “Vetërrëfim”, është përkthyer dhe publikuar në gjuhën angleze me titullin “Self Confessions”. Ky libër ka qenë si një derë e hapur për Rafunen t’i drejtohet një publiku më të gjerë dhe është mirërpritur nga lexuesit e poezisë nëpër botë.

Rafuna, kujtimet e saj të luftës në Kosovë i ka përmbledhur dhe publikuar në gjuhën angleze, me titullin “Memories from the Kosovo war 98- 99”. Libri është mirëpritur nga qarqet e Diplomacisë Europiane dhe poashtu nga publiku. Ajo vazhdon të kontiboj në fushën e publicistikës, duke publikuar ndër vite artikuj të ndryshëm në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Itali. Ajo shquhet si një zë i arsyes dhe një ndër intelektualet tipike të gjeneratës së pasluftës në Kosovë.

Ndanë jetën mes tri shtetesh dhe studion për Psikologji dhe Shëndet Mendor në UK.

Prej se të mbaj në mend ti Mevi Rafuna vazhdon të shkruash e ta zhveshësh djallëzinë e islamizimit të kombit pas vitit 1999. Mevi , ti je poete, një njeri me butësi e ndjeshmëri të theksuar, andaj a mund të tregosh për publikin dhe lexuesit e librit “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”, se nga të lindi ideja që ta përcillje e kritikoje vazhdimisht mënyrën se si Islami i rrethaneve të reja, tashmë botërore, i ofrohej kombit shqiptar, familjes shqiptare. Me cilat metoda dhe mënyra i afrohej…?

Mevi Rafuna: Së pari ju përgëzoj për librin me një titull mjaft të qëlluar dhe ju falenderoj për vlerësimin dhe mundësinë e dhënë që t’i shprehi idetë e mija sa i përket këtij fenomeni negativ në shoqërinë tonë. Menjëherë pas lufte më kujtohet kur shumë shoqata “bamirësie” nga Lindja e Mesme arritën tek ne. Ndryshe prej KFOR-it, këto shoqata veç ndihmave sjellnin edhe libra fetarë. Çudija ime ndodhi kur po shihja vajza të reja të cilat filluan të mbuloheshin me Shami. Si fëmijë 8 vjeç fillova t’i shihja me sy ndryshe këto influenca në dukje të pakëndshme, por duke qenë se isha shumë e re në moshë unë nuk arrija t’i kuptoja thellësisht.

Ti je nga Mitrovica, megjithëse mbiemri yt Rafuna lë të kuptohet se të parët tuaj mund të kenë ardhur nga viset e shpopulluara prej Serbisë nga Sanxhaku i Nishit, që iu nënshtruan gjenocidit dhe indiferencës ndërkombëtare të kohës për shkak të Islamit, para apo pas Lidhjes së Prizrenit. Kur “u ngrite në kryengritje” kundër islamizimit, çka ndikoi dhe sa vjeçare ishe…?

Mevi Rafuna: Me origjinë jam nga Tupalla e Medvegjës, në atë kohë familja ime u largua me dhunë dhe gjenocid nga trojet e veta, disa përfunduan në Turqi me të cilët kontaket humbën. Që nga mosha 4 vjeçe kur kam mësuar të lexoj, librat kanë qenë të pandashme në formësimin dhe rrugëtimin tim. Duke qenë se më pëlqente të lexoja, një ditë më bie në dorë një libër nëse nuk e gaboj titullin quhej “Dita e fundit e gjykimit“, si 13 vjeçare në kohë të adoleshencës kur fillova ta kërkoj dhe njoh veten dhe botën përreth. Pasi që e lexova atë libër, fillova në mendjen time të shtroja pyetje rreth fesë islame.

Ajo që më la një përshtypje të hidhur ishte forma e një dhune emocionale që ishte shkruar në atë libër dhe nuk mund të kuptoja se si “Allahu”qenka një zot aq mizor që portretizohej përmes atyre rreshtave. Pastaj kur fillova gjimnazin, ata të rinjë që tashmë kishin marrë rrugën e indoktrinimit silleshin çuditshëm. Meshkujt nuk na jepnin dorën dhe flisnin një gjuhë të pakuptueshme për kohën, femrat që i kishin hyrë asaj rruge dhe kishin vendosur Shami, tentonin ta shtrinin rrjetën e tyre edhe te femrat tjera të reja, të cilat ishin në formësimin e tyre dhe në kërkim të identitetit.

Si ishte Mitrovica e fëmijësisë tënde, kur shqiptarët e kundërshtonin pushtimin e Serbisë me Mitrovicën (dhe Kosovën e lirë), kur Lirisë Shqiptare që na mungonte me shekuj, ia zuri frymën dhe po e ngulfat “Liria Myslimane”…?

Mevi Rafuna: Kryesisht e mbaj mend një fëmijëri të qetë dhe të lumtur. Pasi që isha mbesa e parë, për mua më shumë janë kujdesur gjyshërit e mi. Gjyshja ime është nga Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe jam rritur me të dhe me historitë e saj. Pasi që vëllau i saj e kishte ndaluar të shkonte në shkollë, gjyshja vazhdimisht e tregonte këtë histori. Gjyshja e gjyshes sime, ishte nga Rugova dhe pjestarë të familjes së saj ishin me mbiemrin Lajçi që pas asimilimit u quajtën Laiç. Historia e tyre është tepër e dhimbëshme dhe dihet pse kjo popullatë puro shqiptare u asimilua. Shkak kryesor ishte islami.

Unë nuk jam profete dhe nuk ja jap vetes të drejtën t’iu them njerëzve se çka të besojnë. Por në kontekstin historik, islami nuk arriti te ne me lule, por me Shpatë. Duke qenë se jam frymëzuar shumë nga Rilindasit tanë, dua ta përmend këtu të madhin Mid’hat Frashëri i cili e mallkon orën dhe ditën kur këmba e turkut shkeli mbi Arbërinë. E kam thanë edhe më parë se lufta dhe sakrifica jonë tejshekullore nuk u bë, që në liri ta humbim vetëveten në mjegullëne fantazmës së Perandorisë Osmane. E as nuk duhet të lejojmë që të bëhemi Kurban në Europë për interesa turko-arabe.

Nga analizat tuaja në vazhdimësi vërehej se ti nuk je pajtuar kurrë me islamizimin , me mashtrimin e njerëzve (kryesisht të varfër) që të islamizoheshin. Aq sa kam vërejtur dhe mundur ta përcilla angazhimin tënd, ti je akuzuar shpesh si “Islamofobe”, si person i paguar “nga qarqet e huaja” për prishjen e “harmonisë fetare” që po ekzistoka derisa të tjerët, shtetet e jashtme, e xhamizojnë vendin, bëjnë parada publike islamike, i lëshojnë altoparlantët nga pesë herë në ditë për të na bindur se ne “jemi myslimanë”, etj. A nuk është ky imponim i dhunshëm i islamit dhe islamizimit, duke na e krijuar një shoqëri paralele që na vret nga brenda, pasi sa më shumë që faktorizohet islami për interesat e huaja, aq më shumë zbehet ndërgjegje dhe ndjenja e përkatësisë kombëtare shqiptare…Si u gjende si kritike e palëkundur e islamizimit të kombit dhe të vendit…?!

Mevi Rafuna: Në rajonin ku jetoj nuk kishte asnjë xhami deri në vitet e fundit. Tani u ndërtuan disa, por rinia iku në Gjermani dhe shtete të tjera perëndimore. Unë pyes pse nuk u ndërtua ndonjë qendër kulturore,pse nuk u ndërtua ndonjë ambulancë, pse nuk u ndërtua ndonjë fabrikë punësimi?

Jam akuzuar si Islamofobe dhe qëndrimi im i qartë mi ka mbyllur shumë dyer. Por unë kam lindur shqiptare dhe jam frymëzuar nga pena e Rilindasëve tanë të cilët bënë të mundur që në rrethana të egra të kohës ta kishim atë copë Shqipnie! Para disa vitesh e kam shkruar një letër të hapur ndaj ambasadores turke, pasi që ajo u shfaq në Prizren me një sfilatë të fëmijëve të cilët ishin bërë synet.

Për mua, ajo shfaqje së pari ishe shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe e dyta ishte e neveritshme ta shihje një ambasadore të sillej si në “bashqe të babës” në një shtet sovran.

Disa herë për shkak të kritikave tuaja të arsyeshme ndaj islamizimit, keni qenë në shënjestër të islamistëve si “islamofobe”, duke ta mbyllur fb-ën dhe lajmëruar për shkrimet e botuara edhe në Drini, si “përhapëse e urrejtjes…”. A ekziston ndër ne “Islamofobija” dhe merr formë “Shqiptarofobia”, pasi megjithëse nuk thuhet publikisht e hapur, xhamizimi i vendit nga të huajt e për interesat e huaja e ka si kryeqëllim ndjekjen, zbehjen dhe asimilimin kombëtar të shqiptarëve…?

Mevi Rafuna: Kam pasur shumë kërcënime online nga xhemati i Naim Tërrnaves. Por asnjë herë nuk kam shkuar në polici sepse nuk i kam marrë parasysh. Kam thënë edhe vite më parë që shteti i pavarur i Dardanisë, po tentohet të zhbëhet dhe të shndërrohet në një provincë islamike. Në Dardani nuk ka islamofobi por ka Shqiptarofobi. Është e njohur deklarata e Mazllam Mazllamit – “Mulla Mercedesit” kur thotë “nuk do të jetë e largët dita kur do t’i shkatërrojmë varret dhe memorialet e dëshmorëve sepse ata vdiqën për shqiponjë dhe jo për islam”. Figurat kombëtare u bëne target i fyerjes dhe nënçmimit dhe Adem Jasharin tentuan ta paraqesin si hero “mysliman”.

Me kritikën tënde të pandalshme ndaj islamizimit, duke shkruar nga një qytet që ishte shënjestruar të islamizohej, ke befasuar me qëndresën dhe luftën tënde ndaj së keqës në një qytet dikur industrial dhe me zë të madh … A të ka kapluar ndonjëherë ndjenja e vetmisë dhe e një lufte të pabarabartë me të keqen; a je dëshpëruar dhe i ke thënë vetës “se më nuk do të merrem me këtë punë…?”

Mevi Rafuna: Shumë herë më ka kapluar ndjenja e vetmisë. Kam parë miq dhe të afërm që janë distancuar nga unë për shkak të qëndrimeve të mija. Mirëpo më shumë e kam shijuar një kafe vetëm, sesa nëse do të isha në praninë e dikujt që do më fliste se çka është Hallall dhe çka është Haram. Mitrovica ka dhënë vazhdimisht figura të mëdha dhe ka qenë qytet i rock kulturës, pas lufte ndarja e qytetit në dy pjesë dhe mungesa e perspektivës bëri që islami radikal të lëshojë rrënjë. Kam dëgjuar se ish kryetari i ndjerë i Mitrovicës, Faruk Spahija e kishte në plan që ta ndërtonte një katedrale në Mitrovicë, mjerisht sot mungon një elitë e tillë e cila Dardaninë do ta drejtonte atje ku përket, në Europë me rrënjë dhe me kulturë.

Cilat janë momentet më të vështira që i ke përjetuar në Mitrovicë, ku si në mbarë Kosovën ndërtoheshin xhami përmes investitotëve të huaj, sisdomos atyre nga Turqia, ku TIKA dhe DIYANET-i gjithnjë “ishin në vendin e ngjarjes”, duke i hulumtuar e gjetur “nevojat e njerëzve për xhami”…?

Mevi Rafuna: Kur isha duke punuar në gjimnaz si mësuese, e kuptova një gjë: ishte shumë e dhimbëshme të shohësh fëmijët që ishin foshnja gjatë luftës ose kishin lindur në luftë, që kishin rënë pre e propagandës islamike. Duke qenë se ligjëroja filozofi, kam pasur debate të ndryshme dhe të ndjeshme sa i përket kësaj çështje. Më vjen mirë që kam pasur ndikim tek shumë nxënës që t’i hapin sytë dhe mendjen dhe jam ndier e gëzuar kur kam marrë shumë mesazhe private nga ta, vite më pas dhe e kam kuptuar që fjala ime kishte pasur ndikim pozitiv. Unë e fajësoj gjithë klasën politike që shiti interesat e shtetit dhe kombit për hurme dhe bakshishe të Lindjes. Kemi një rini të mrekullueshme, por shumë pak punohet me ta dhe nuk janë krijuar mundësitë që energjia dhe talenti i tyre të merrë formë dhe mos të humbas diku tjetër.

Xhamitë janë ndërtuar dhe vazhdojnë të ndërtohen edhe kur popullata ka kundërshtuar. Shteti dhe prokuroria duhet të ndalojnë tjetërsimin e kombit, përmes xhamive dhe grupeve mugjahedine.

Poetja Mevi Rafuna sigurisht e ka hetuar edhe ndryshimin apo “pasurimin” e fjalorit të popullit me orientalizma dhe me gjuhen kuranore; sigurisht e ke vërejtur se njerëzit “duhet të sillen dhe veprojnë si Myslimanë” kahdo e kudo që të jenë. A nuk është kjo nga e drejta që rrjedhë nga Ligji Sharia, nga gjuha e “Vëllazërisë Myslimane” dhe nga “të drejtat e njeriut për myslimanët”…?

Mevi Rafuna: Kjo është një strategji e mirë menduar, imamët i përdorën të gjitha mediat dhe platformat online për të shtrirë rrjetën e tyre të indoktrinimit. E kemi rastin e luftës në Siri kur shumë të rinjë përfunduan atje si pasojë e propagandës. Megjithëse atje i ka dërguar edhe hytbe (qarkorja) e hapur e BIK-ut, që u lexue nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës ku bëhej thirrje e hapur që rinjt të shkonin në Siri, “për ta ndihmuar popullin sirian”, por të gjithë ata të rinj përfunduan si luftëtar të ISIS apo të Al Nusras. Që qysh theksonte BIK në atë letër, “Toka e Shamit është shumë e rëndësishme për Allahun”. Kështu mendonin edhe ideologët e Islamic Stat, ISIS-it. Askush nuk jepi përgjegjësi, për jetët e tyre të humbura për dhimbjet e familjeve. Sot këta imamë sillen lirshëm dhe janë ba sikur korba të zi që gërryejnë pa mëshirë ashtin e këtij kombi. Ata duan ta instalojnë ligjin e Sheratit dhe nuk e respektojnë as Kushtetutën e as shtetin dardan.

Kritika ndaj islamizimit – xhihadizmit shpesh orientohet se vika vetëm nga Serbia. Pavarësisht se Serbia ka pothuaj 200 vite që e përdorë Islamin për të na zhdukur, asimiluar e “për të mos na dashur askush”, duke e fiancuar , mirëmbajtur dhe ruajtur Islamin “për shqiptarët e vet”, megjithatë është Turqia neoosmane që kryesisht prej pasluftës na e islamizon vendin, duke meremetuar e ndërtuar xhami pas xhamije. A ka mundësi të mbrohemi ndaj këtij pushtimi të brendshem, Mevi Rafuna, apo duhet pritur zgjimin e njerëzve të tjeråe, sikurse që je ti…?

Mevi Rafuna: Ne kemi një shtet dhe ky shtet ka ligje, unë jam vetëm një zë dhe uroj të ketë më shumë zëra të tjerë. Shteti i Kosovës duhet të veprojnë së pari ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës, e jo ta përkrah si deri tash. Askund në botë, nuk mund të tolerohet asnjë organizatë e cila vepron kundër shtetit dhe kundër vlerave kombëtare. BIK-u është shndërruar në një armik direkt të Pavarësisë së Dardanisë. Nëse shteti nuk vepron, atëhere ne do të kemi probleme të tjera të cilat do të jenë shumë serioze. Ne kemi një kulturë dhe një gjuhë të lashtë të cilat duhet të mbrohen me ligj.

Islamistët kanë ndikuar që Islami nga xhamitë e meremetuara dhe ndërtuara prej të huajve, të provokoj shesheve me “namaze”, me “iftare” që paguhen edhe nga “arnautët” dhe organizatat religjioze turke, në mënyrë që “vëllain e tyre myslimanë”, këtë “jetim të Ballkanit”, të mos e lënë të uritur…Njerëzit po bijnë në grackën e ngashnjimeve të tilla pseudohumanitare, qoftë në “Gori Mahalla” të Mitrovicës apo gjetiu…Si ta ndalojmë xhamizimin, islamizimin dhe paradat islamike në vendin tonë Mevi Rafuna?

Mevi Rafuna: Postraumën e luftës e shfrytëzuan shumë mirë këto organizata të dyshimta. Shfrytëzuan plagët e popullit dhe dhimbjen, shfrytëzuan gjithçka deri në poshtërim publik të atyre që kanë nevoj, që ta shtrijnë rrjetën e tyre. Nuk ka “humanizëm”para kamerave ku shkelen të drejtat e fëmijëve. Nuk ka njerëzi dhe patriotizëm aty ku shtrihen agjendat e armiqëve shekullor përmes X personave. Rasti i Halil Kastratit i cili kërkonte shtet islamik dhe Sheriat midis Prishtine, pastaj e ndërroj strategjinë duke e shtrirë rrjetën e tij në media dhe duke u afruar me politikanë e njerëz të familjeve të dëshmorëve. Pastaj ambicia e tij që sheshit Nëna Terezë në Prishtinë, t’i ndërrohet emri dhe të quhet sheshi Halil Kastrati. Në traditën dhe kulturën tonë ka qenë Turp me të pa dikush t’u hangër bukë udhës. Këta arritën që t’i shtrijnë shatorat (tendat) udhëve dhe shesheve, të falen nëpër sheshe duke mbushur sheshet me beduinë të Lindjes, të cilët vijnë qëllimshëm vetëm e vetëm që kjo popullatë të merr hijen e Fantazmës së Perandorisë Osmane.

Diyaneti i Turqisë, është organizatë e afërt me Qeverinë Turke, që e ka si detyrë “përhapjen e islamit në botë, sidomos në viset e Perandorisë Osmane”, ku janë edhe viset shqiptare. Në Prishtinë , Turqia neoosmane po e ndërton xhaminë më të madhe në Ballkan tashpërtash, duke derdhur mbi 52 milionë euro, para të taksapaguesve turq. Sigurisht këtë investim religjioz nuk e bëjnë pa synimet neoosmane, kur është thënë publikisht se kapaciteti i saj do të jetë për “Namazin” e 17 mijë vetave në ditë?

Mevi Rafuna: Para shumë vitesh ekspertë amerikanë e kanë paralajmëruar dhe kanë kërkuar që kjo xhami të parandalohet. Mjerisht kjo klasë politike e cila mësues shpirtëror e ka Naim Terrnavën, nuk kanë dëgjuar. Ka mjaftueshëm xhami dhe nëse këto xhami janë rikthyer në fabrika për prodhimin e neootomanëve, shteti dhe prokuroria duhet të veproj. E kemi rastin e vitit të kaluar kur rreshteri Muhamet Lika u vra nga grupe mugjahedine në Kaçanik dhe politika shtetërore nuk tregoj hapur se kush e vrau, nuk i tregoj motivet xhihadiste të vrasjes.

Besoj që është koha e fundit që populli ynë të rizgjohet. Nuk e pashë asnjë arabë që në dashuri për shqiptarët ja la qikës emrin “Shqipe”. Ergodani është një sulltan i ri i cili në Serbi investon në fabrika, ndërsa neve na dhuron xhami. Kjo tokë është ma e lashtë se çdo sulltan, kombi ynë ju ka mbijetuar fortunave dhe tragjedive të shekujve.

Ky shekull është quajtur shekulli i shqiptarëve, sepse u ringjallëm si Feniksi. Shteti i Dardanisë është shtëpija jonë e përbashkët dhe themelet e tij janë në DNA tonë. Sot këto rryma dhe ky sulm direkt ndaj neve është i menduar mirë e imtësisht. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët as me turqit e as me arabët, siç nuk kemi asgjë të përbashkët me sllavet.

Para më shumë se dy dekadash ishim 95% shqiptarë të Dardanisë që e thyen Jugosllavinë sepse nuk duruan të jetojnë nën sundim, propaganda se jemi 95% myslimanë është e pavërtetë, është rrenë dhe provokim, thjeshtë është propagandë islamike, turkomadhe e serbe.

Synimi ynë duhet të jetë një shtet që garanton jetën dhe të drejtën të jetojmë si shqiptarē në trojet tona. Çdo gjë tjetër është tentim për zhbërje të qenësisë sonë. Mos të harrojmë që të parët tanë ishin ata që i dhanë civilizimin botës perëndimore.

Dhe duke kujtuar lavdinë e tyre ne duhet të punojmë për një Dardani Europiane!

Intervistoj: Gjergj – Bajram Kabashi

Dy maskat e Spiropalit, sipas Pirro Priftit

0

Prirro Prifti, Tiranë

Po dëgjojmë shpesh herë si zakonisht  politikanë që kanë hyrë në partitë e mëdha për tu pasuruar, që partia i ngre në përgjegjësi duke i bërë drejtorë ministra, zv.kryeministra, të cilët kur largohen nga detyra fillojnë dhe shajnë e kritikojnë Partinë kur i largojnë nga detyra dhe e heqin vehten si të moralshëm, të pagabueshëm dhe më e bukura e heqin veten si filozofë dhe viktima, me deklarimet e tyre nëpër media apo ndër miqtë e tyre të cilët tashmë u largohen këtyre pafillove të politikës shqiptare.

Rast tipik ëshë Spiropali kohët e fundit sepse ka patur edhe të tjerë  që kur Partia  i largon nga detyrat e larta në vënd që të falenderojnë Partinë që i vendosi në një detyrë që në të shumtat e rasteve as nuk e meritonin dhe as nuk e kishin shkuar ndër mënd kur hynë në atë Parti fillojnë e kundërshtojnë si ato qentë e shtëpisë kur i braktis i zoti. Kjo ka ndodhur në të dy Partitë e mëdha si ajo Socialiste ashtu dhe ajo Demokratike, sepse përsa i përket partive të vogla ato janë parti private të Kryetarit të tyre dhe aty nuk ka as zbatim statuti dhe as demokraci.

Përse e them këtë? është e vërtetë se Spiropali ka qënë dikur një nga drejtueset e FRESSH, Drejtore e  Doganave, dhe më vonë deputete, Kryetare Kuvendi, Ministre e Jashtme, poste këto  që ja dha po ajo parti të cilën ajo deklaron se …. modeli  që përdor kjo parti nuk janë të rregullta, dhe harrron që po ai model politik e vendosi atë në ato pozicione që ndoshta nuk i meritonte.

Harron ajo se në Ministrinë e Jashtme bëri gabime dhe nuk ishte drejtuese politike e rregullt, si dhe kur dilte jashtë shtetit dhe bisedonte më përfaqësues të BE  nuk respektonte ato që janë detyrime të Këshillit të Ministrave, pra që duhet të zbatonte atë vijë politike që kërkohet nga Partia në fuqi.

Ç`kujton ajo, se  kur është Ministre duhej të vepronte sipas mëndjes së saj në vënd që të zbatonte politikat e shtetit shqiptar dhe të qeverisë që e ka vendosur aty?

Shkelje të tilla sigurisht që të largojnë nga posti, por në vënd që të kërkonte ndjesë dhe të sqarohej për shkelje të tilla, fillon dhe hidhet në sulm duke kritikuar politikat e brëndëshme të Partisë e cila Parti e bëri të njohur dhe me pushtet madje edhe të pasur mesa thonë zërat.

Po ç`kërkon Spiropali me botimet në media dhe në portale më shprehjet alegorike  si: “Qëndro para Dritës dhe Hijet do të mbeten pas“, apo -.…“më përjashto nga Partia“, apo frazat e thëna kur ishte në pushtet si `“Është e vështirë të jesh në politikë. Është ndër profesionet më luftarake, të jesh grua është edhe më e vështirë, sidomos në një shoqëri që ka ende tipare patriarkale. Një grua është lehtësisht më e sulmueshme, kryesisht nga ‘burrecët’, sepse burrat e vërtetë nuk sulmojnë gratë.”

Me sa po kuptoj Spiropali  të kujton thënien e një dijetari që thotë se: “ “Njerëzit me dy fytyra zakonisht harrojnë se cilën maskë po mbajnë në një moment të jetës së tyre.” (Anthony T. Hincks), sepse në kohën kur ishte drejtuese mbante maskën e Militantes intelektuale, dhe tani që e larguan nga postet  vendos maskën Viktimës që filosofon për padrejtësinë që i qënka bërë….Është e vërtetë ajo që u shpreh Erion Braçe  se… `PS ja ka investuar tek ne – jo ne tek PS-ja`, e ngjashme me atë që i tha Edi Rama në mbledhje Spiropalit: “PS-ja dhe unë jemi investuar tek ti, ti nuk do të flasësh më”. Argumentat për këtë investim jo vetëm tek Spiropali por tek të gjithë drejtuesit e tjerë të PS të kaluar dhe të tanishëm janë të sakta, por ku qëndron problemi me këta njerëz ish drejtues që kur marrin detyra të larta shtetërore dhe Politike lavdërojnë Partinë dhe Modelin drejtues të saj dhe kur bien nga detyra -kryesisht për gabime apo shkelje të bëra, i kthehen Partisë apo drejtuesit të saj duke e sharë apo kritikuar apo duke e fajësuar?Kjo psikologji   e këtyre militantëve partiake ka këtë këto kuptime:Së pari, duke qënë emëruar nga Partia jo si  meritokratë por si besnikë të Partisë ata pësojnë sindromin e kadetit të dhj.rë Bigler tek romani i famshëm Ushtari i Mirë Shvejk, i cili kur u gradua u fry e u skuq si gjel sidomos kur dilte para të tjerëve dhe u mbante leksione idiote njerzve të cilët ishin profesionistë për atë punë, por se nuk kishin përkrahjen  nga lart.Së dyti, partia socialiste duke zbatuar vendosjen e femrës në drejtim si pjesë e barazisë  midis burrave dhe grave, ka vendosur me të drejtë shumë gra në drejtim, por sidoqoftë jo të gjitha kanë profesionalizmin dhe meritokracinë përkatëse përveç besnikërisë ndaj Partisë dhe programit të saj. Sidoqoftë gratë në përgjithësi janë më të rregullta në zbatimin e ligjeve sesa burrat.Së treti, Partia socialiste (ashtu si dhe ajo Demokratike), duhet të vendosin në drejtim njerëz profesionistë me përvojë dhe meritokratë në drejtim egzekutiv, parlamentar dhe lokal, dhe jo ti emërojnë njerëz rondokopë..

Së katërti vendosja e militantëve partiakë në raport me meritokratët, ka klanizuar partinë vetëm tek ata që favorizon personalisht Kryetari apo Klani i kryetarit, duke anash kaluar vlerat që mund të ketë në burime njerëzore vetë partia, por qejfmbetjet tek militantët janë të rrezikshme për partinë sepse ata nuk e kanë problem që të shkojnë tek  partia kundërshtare apo të ndotin partinë dhe kolegët e tyre në raport me meritokratët të cilët e pranojnë gabimin  dhe kërkojnë ndjesë.

Del Pyetja por përse nuk vendosen meritokratët dhe profesionistët në drejtim nga Partia (dhe partiët e mëdha)?

Kjo ndodh sepse një profesionist apo meritokrat nuk ka dy fytyra apo dy maska, por ka vetëm një, dhe kur e sheh se shkelet ligji – reagon dhe nuk firmos apo e thotë se cfarë problemi, por kjo frikëson drejtuesin kur kundërshtohet (nëse ai ka ndërmënt të bëjë diçka në kundërshtm me ligji), kështu që meritokratët dhe profesionistët nuk preferohen por preferohen të ashtuquajturit `besnikë të partisë`.

Sidoqoftë, këta `besnikë të partisë` kanë të keqen se reagojnë keq kur largohen për shkelje të ligjeve si rasti Ahmetaj, apo Bushati, apo dhe Spiropali, të cilët  harrojnë kush i bëri drejtues dhe njerëz por reagojnë paradoksalisht, gjë që tregon se janë njerëz pa karakter, pa dinjitet dhe të pafytyrë, apo me dy ose më shumë maska, ashtu si thotë Anthony Hicks më sipër.

Së fundmi, dëmet morale dhe socialo-politike që i bëjnë Paritsë këta njerëz janë të rënda, prandaj Partive të mëdha u del detyrë që të heqin dorë nga emërimet  aty për aty (p.sh., …se kjo femër është e bukur, apo ky është besnik, apo kjo është e filanit, etj, etj), pa i seleksionuar dhe pa bërë konkurs apo pa i paraqitur para një komisioni përpara se ti miratojnë. Më e mira është që Partitë e maëdha duhet ti kthehen Meritokratëve dhe profesionistëve me përvojë për ti vendosur në postet drejtuese, sesa këta Din-pakët që  me ato gjysmë dijet e tyre kanë bërë çorap drejtimin legjislativ dhe egzekutiv të vëndit, pa mohuar arritjet e Shqipërisë brënda dhe jashtë vëndit.

priftitpirro2017@gmail.com

Sak Muji i reagon Gani Kocit, vëllait të burgut…!

1
Gani, vëlla i burgut,
më dhemb me e pa këtë shkrim prej teje… jo për Albini, por për ty dhe për ne.
Ne kemi qenë bashkë në kohë kur fjala kishte peshë, kur nuk shanim, por qëndronim drejt. Nga ‘81 deri ‘90 nuk e kemi përballu burgun me këtë gjuhë që po e shoh sot në komente.
Unë nuk po hy me numëru kush është për Albinin e kush kundër — por një gjë po e shoh qartë: shumica e komenteve, edhe pse me nerva e me mllef, tregojnë që populli është i ndarë, por edhe i zgjuar. Ka pro dhe kundër, por ka edhe shumë që e mbrojnë.
Pyetja ime për ty nuk është politike, është vëllazërore:
ku mbeti ai Ganiu që e kam njohur unë?
A ndryshoi bota, a ndryshuam ne, apo na ndryshuan interesat e partive?
Nuk është turp me mendu ndryshe. Por është dëm me u ul në këtë nivel fjalësh që nuk na përfaqësojnë as si ish të burgosur, as si njerëz që kemi sakrifikuar.
Unë prap të respektoj si vëlla — por nuk mund të pajtohem me këtë gjuhë dhe këtë mënyrë.
Le të kthehemi te fjala me peshë, jo te fjala me mllef.
Me respekt gjithmonë,
Sak Muji /isha për ty Sylë Mujaj/ 1981- 1990 kur ishim se bashku edhe fizikisht edhe ne mendime ne atehre nuk i fyenim shqiptarë kurrë se na kerciste kërbaqi i Drejtorit Nikoliq mbi shpindat tona a thua e harruam Kerbaqin apo k¨drbsaqi na harroi ne haaaaaa.
______
Shkoj për lesh Bini i Binçës!
Iu kanë lagë puplat si pulës!

Penalizimi i qëllimshëm i Kolonel Rrustem Berishës?!

0
Kolonel Rustem Berisha, Komandant i Luftës të Koshares
 
 
Idriz Zeqiraj, Gjermani
_____
(Vijon nga “Dhjerësit e vlerave të luftës, shantazhojnë shtetin”)
_____
     Për habinë e të gjithë atyre që e njohin Komandantin e Luftës të Koshares, Kolonel Rrustem Berisha, emri i tij figuron në listën e Komisionit të penalizuar, akuzuar për falsifikimin e “Dëshmisë të Veteranit”!? Ai nuk e ka vendin  në -bankë e zezë”, përkrah falsifikatorëve. Lufta ballore e Koshares ka pasur komandë të mirëfilltë ushtarake të organizuar. Ekziston lista emërore pranuese e luftëtarëve, me identitetin e saktë të secilit ushtar-luftëtar. Nuk ka pasur asnjë mundësi falsifikimi dhe janë të verifikueshëm në çdo kohë, Sektori -Lufta e Koshares-, në Arkivin shtetëror.
     Prandaj, e inkurajoj Kolonel Rrustem Berishën, të kërkojë sqarim-llogari nga Prokuroria, se mbi ç`bazë është ngritur akt-akuza kundër tij?!
 Kolonel Berisha duhet të veçohet nga kjo listë e ndotur, sepse Koloneli ka dhënë prova se nuk merret me pisllëqe të tilla. Dhe kjo bëhet qëllimshëm, jo vetëm për ta dëmtuar imazhin e tij personal, por edhe të luftëtarëve të tij dhe Luftën e Koshares, në përgjithësi. Aludimi është i qartë: “Edhe Kosharja ka prodhuar “veteranë” të rrejshëm!” Por, kjo demantohet lehtësisht, pasi dokumentacioni me identitet e ushtarëve, hyrjet datore në Komandë, është ruajtur në plotëni në Arkivin Komandës të Koshares. Njëherësh, edhe Shoqata e luftëtarëve të Koshares, duhet të kërkojë sqarim, pse është penalizuar Kolonel Berisha?!
     Mendoj se futja në një listë me Komisionin skajshëm të përfolur, për falsifikime groteske, të “Dëshmive të Veteranëve”, të Kolonel Berishës, ka qenë e qëllimshme, ngaqë hileqarët, profiterët e luftës, janë të njohur për marifetllëqe të tilla. Madje, historia e afërt ka dëshmuar, se për ta përvetësuar luftën dhe betejat e pabëra, janë shuar shumë jetë komandantësh të shquar të FARK-ut të Dr. Ibrahim Rugovës.
     Këta kallës të Flamujve të Dardanisë, shumë syresh janë të penalizuar dhe dëshmitarë në gjyqin e Hagës, me akuzën si Ndëmarrje e Përbashkët Kriminale. Kur belbëzonin, përgjatë dëshmive të tyre, kryetari i Gjyqit  i siguronte, “flisni lirshëm, se nuk do t`ju arrestojmë!” Pra, secili prej tyre ishte dhe është kandidat për hekura, për të “bëmat” e tyre kriminale gjatë dhe pas luftës.
     Lufta e Koshares, por jo beteja e Koshares, siç e ngatërrojnë disa të painformuar mjaftueshëm. Ajo nuk është betejë në njëjës, por varg betejash, në shumës, të cilat përbëjnë Luftën e Koshares. Gjeneral Agim Çeku, dikur, në cilësinë e kryeministrit, nga tribuna e Koshares, në mes tjerash, ka pranuar se “Lufta e Koshares legjitimoi Luftën Çlirimtare të Kosovës”. Ajo vlerësohet si emblema e të gjithë Luftës të Kosovës.
     Luftë ballore në Drenicë, e udhëhequr nga tribunët popullorë, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, me luftëtarët nacionalistë dhe Lufta ballore e Koshares, kanë ngjashmëri. Ato janë dy luftat të vetme, në historinë shqiptare, të cilat llogaritën fitimtare, në raport me forcat ushtarake, të palëve ndërluftuese, sepse numri i luftëtarëve të vrarë, ishte i balancuar.
     OVL e PAN-it, gjithëherë kanë minimizuar Luftën e Kosharës, madje deri në mohimin e saj. Komisioni i penalizuar faktueshëm, për falsifikimin e listave të veteranëve, kundërshtonin pranimin e luftëtarëve të Kosharës si veteranë të luftës?!
     Armiqësia e krerëve dhe të eksponentëve të OVL, përkatësisht, të PAN-it, ishte dhe mbetet aq e hapur dhe inatçore, ndaj luftëtarëve të Koshares, sa që fletë-arresti i parë ushtarak, i lëshuar nga Shtabi, ishte pikërisht për Heroin më markant të Luftës të Kosovës, Sali Çekaj!!
     Shumë nga luftëtarët e Koshares ishin luftëtarë në Dukagjin, nën komandën e Kolonel Tahir Zemaj. Ata kanë Shoqatën e tyre të veteranëve dhe nuk janë pjesë e OVL të sotme, zhurmuese e shantazhuese të shtetit të Kosovës! Sepse krerët dhe eksponentët e saj kanë qenë dhe mbeten militantë të tërbuar të PAN-it, të cilët janë implikuar dhe kriminalizuar në kidnapime, maltretime deri në vrasjen e kundërshtarëve politikë.
     Kujtoni kalvarin e -Brigadës Mërgimi- të Kolonel Tahir Zemaj, të cilët u maltretuan në rrugën për në Koshare. Ata u kthyen dhunshëm në Tropojë, në rrugën  për në Koshare, duke u kthyer në Kukës, respektivisht, në kufirin e Morinit, u çarmatosën nga bandat e uniformuara të Dukagjinit në Prizren, Gjakovë dhe në Pejë! Përgjatë gjithë rrugëtimit, u ndaluan, u kontrolluan, u rrahën, u plaçkitën, u zhveshën, u poshtëruan në mënyrë më kriminale, sa që turpërohet çdo shqiptar, që ata banditër të janë pjesë e kombit! Megjithatë, këta mujsharë e dajakxhinj, janë kuadro dhe “veteranë” të luftës!
    Djemtë luftëtarë, të maltretuar, të dërrmuar nga dajaku banditesk, u dërguan ke Prefekti i Pejës, Et`hem Çeku, i cili urdhëroi t`i dorëzohen Shtabit të Dukagjinit. Asaj nate të zezë, komandantët e tyre u maltretuan deri në mbytje në malet e Ratishit të Deçanit. Këtë kalvar e ka përshkruar me besnikëri të madhe, Komandanti i -Betejes fitimtare të Loxhës- , Kolonel Tahir Zemaj, në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”, me autorë Arbër Ahmetaj dhe Sefedin Krasniqi. Ngjarje të ngjashme, të kësaj natyre, përgjatë luftës dhe pas saj, janë të bollshme.
Historia më e re e Kosovës, duhet domosdo të rishikohet, madje deri në rishkrim, sepse është rrastë e falsifikuar, siç e kanë pranuar edhe të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë. Disa zyrtarë të lartë dhe eksponentë të tjerë të PAN-it, ngulmojnë të mos rishkruhet historia e Kosovës.
      Por, referuar falsifikimeve groteske faktike të bëra, një pjese të historisë së re dhe tërësisht të historisë të sotme, rishkrimi do të jetë i pashmangshëm. Kjo ka ndodhur në Shqipëri, pas rishkrimit të historisë, “tradhtarët” e djeshëm, të shpallur nga filo-sllavi Enver Hoxha, me stalinistët e tij, sot janë atdhetarë të shquar dhe Heronj të nderuar të popullit shqiptar.

Ragip Rugova thotë se “Albin Kurtin nga mbrëmë do e votoj përseri në zgjedhje që kemi përpara pa as më të voglin hezitim!”

2
KOSOVË – URIME MATURA!
Nëse ndonjëherë e kam pasur ndonjë dilemë aty këtu për Albin Kurtin, nga mbrëmë nuk e kam asnjë: Do e votoj përseri në zgjedhje që kemi përpara pa as më të voglin hezitim!
Qe nga fillimi i shfaqjes me rizgjedhje të presidentit publikisht kam thënë: Zotri Kurti i hipi thiut të egër në shpinë. Ishte kjo kritikë për huqje të tij që ta mbështes zonjën Osmani për edhe një mandat, si dhe paralajmërim i gjithë kësaj theqafje politike me epilog që pamë mbrëmë e që qe të gjithë e përjetuam dy muajt e fundit. Në fakt, sado e ditur dhe e pritur nga më herët, ajo që pamë dy tre ditët e fundit nga partitë opozitare ishte një epilog tragji-komik për ata që përfundimisht e shpalosi qëllimin e tyre për ta bojkotuar shtetin dhe institucionet dhe për ta dërguar vendin në edhe një palë zgjedhje të treta të përgjithshme brenda pak më shumë se një viti. Shpresa e tyre se ‘e treta do jet e vërteta’ do i pllakosë si kurrë më herët duke i bërë të nxjerrin mësime nga debakli fatal që do të përjetojnë. A ka shqiptar dhe dashamir në faqe të dheut që nuk e pa këtë?!
Në një situatë të tillë, çdo qytetar i këtij vendi, që nuk është i kapur nga bolla opozitare dhe nuk udhëhiqet me interese personale por ia don të mirën vendit të vet, do e voton përsëri LVV pa iu rrudhur syri fare. Zgjedhjet që kemi përpara do të shënojnë një fitore për LVV të pa imagjinueshme ndonjëherë duke varrosur njëherë e mirë çdo mendësi politike komplotiste, bojkotuese dhe bllokuese. Do të jet ky një rast i një këndelljeje për secilin që me atë mendësi ka menduar se mund t’u hedhë pluhur syve qytetarëve të Kosovës. Pas këtyre zgjedhjeve që na presin ku fitorja e LVV me Albin Kurtin në krye do të tejkalojë çdo parashikim edhe të optimistëve më të mëdhenj Kosova kurrë më nuk do të jet e njejtë. Pjekuria politike që do të arrihet do e vendosë ate përfundimisht në binarë të një serioziteti dhe stabiliteti politik.
Kjo shfaqje që pamë sikur doli e domosdoshme për ta përjetuar. Me te ranë të gjitha maskat opozitare. Me te u kemi vërë piken sëmundjeve të adoleshencës politike të vendit një herë e mirë duke hyrë në moshë të një pjekurie që nuk do lejojë kthime prapa.
Urime Kosovë daljen nga pediatria politike. Urime daljen nga adoleshenca. Urime matura!!! Qofsh me fat dhe jetë të gjatë!

Zgjedhjet e përsëritura brenda 4 muajve nuk ju kthejnë legjitimitet; përkundrazi, do të ndëshkoheni

1
Opozita deri më tani deklaronte se Albin Kurti ka frikë të qeverisë dhe po përpiqet ta rikthejë vendin në zgjedhje, ndërsa vetë, si qyqarë, silleshin rreth parlamentit dhe nuk merrnin pjesë në debat për t’i demantuar ato që thoshte Kurti.
Çka ndodhi brenda natës që opozita ndryshoi qëndrim? Dje e akuzonte Kurtin se po luan me zgjedhje të parakohshme, ndërsa sot del me qëndrimin se ai po do ta kapë shtetin , të cilin shtet këto parti vetë e kanë shtrirë me njerëzit e tyre në të gjitha mekanizmat e vendit.
Eh, Albin, çka na bëre me atë Byro për verifikimin e pasurisë që i çmende këto grupe interesi në partitë opozitare? Pse s’po vazhdon kështu?
Këta duan edhe më tutje të privatizojnë dhe të ndërtojnë banesa aty ku interesi për përfitim sot është më i lartë se në çdo fushë tjetër.
Përsëri në zgjedhje për t’i fshehur dështimet e veta, e tani ata duhet ta marrin tamam rezultatin që e meritojnë. Me gjithë gabimet e shumta në qeverisjen e Kurtit, ai mbetet lideri më i pakorruptuar në hapësirën shqiptare. Nuk e durojnë më, jo vetëm udhëheqësit e hajnisë dhe korrupsionit e tjetërsimit të pasurisë, por tani edhe djemtë dhe vajzat e tyre janë agresivë kundër qeverisjes së Kurtit. Ata duan më shumë tenderë e terminale, toka dhe ato pak ndërmarrje që kanë mbetur pa u privatizuar, në vend që të ndërtojnë pallate.
Por qytetari i Republikës së Kosovës, kujdestari i krejt çka ka ndodhur këtu një vit e gjysmë, i ka parë me vëmendje këto zhvillime. Të shohim a është sovrani ai që flet, apo debatet shterpa të mediave që kontrollohen nga partitë politike dhe oligarkët me dyshime për prejardhjen e pasurisë së tyre, siç është rasti i Isa Mustafës dhe pasardhësve të tij.