Mevi Rafuna ka lindur në Mitrovicë, ndërsa e ka mbaruar Fakultetin Filozofik në Universitetin “Hasan Prishtina” të Prishtinës. Ka botuar disa libra me poezi në gjuhën shqipe dhe poashtu ka tri libra të botuara në gjuhën angleze. Libri i parë me poezi i titulluar “Vetërrëfim” është përkthyer dhe publikuar në gjuhën angleze me titullin “Self Confessions” ky libër ka qenë si një derë e hapur për Rafunen t’i drejtohet një publiku më të gjerë dhe është mirërpritur nga lexuesit e poezisë nëpër botë.
Rafuna, kujtimet e saj të luftës në Kosovë i ka përmbledhur dhe publikuar në gjuhën angleze me titullin “Memories from the Kosovo war 98- 99” libri është mirëpritur nga qarqet e Diplomacisë Europiane dhe poashtu nga publiku. Ajo vazhdon të kontiboj në fushën e publicistikës, duke publikuar ndër vite artikuj të ndryshëm në Kosovë,Shqipëri, Maqedoni dhe Itali.Duke qenë një zë i arsyes dhe një ndër intelektualet e gjeneratës së pasluftës në Kosovë. Ndanë jetën mes tri shtetesh dhe studion për Psikologji dhe Shëndet Mendor në UK.
Prej se të mbaj në mend ti Mevi Rafuna vazhdon të shkruash e ta zhveshësh djallëzinë e islamizimit të kombit pas vitit 1999. Mevi , ti je poete, një njeri me butësi e ndjeshmëri të theksuar, andaj a mund të tregosh për publikin dhe lexuesit e librit “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”, se nga të lindi ideja që ta përcillje e kritikoje vazhdimisht mënyrën se si Islami i rrethaneve të reja, tashmë botërore, i ofrohej kombit shqiptar, familjes shqiptare. Me cilat metoda dhe mënyra i afrohej…?
Mevi Rafuna: Së pari ju përgëzoj për librin me një titull mjaft të qëlluar dhe ju falenderoj për vlerësimin dhe mundësinë e dhënë që t’i shprehi idetë e mija sa i përket këtij fenomeni negativ në shoqërinë tonë. Menjëherë pas lufte më kujtohet kur shumë shoqata “bamirësie” nga Lindja e Mesme arritën tek ne. Ndryshe prej KFORIT, këto shoqata veç ndihmave sjellnin edhe libra fetarë. Çudija ime ndodhi kur po shihja vajza të reja të cilat filluan të mbuloheshin me Shami. Si fëmijë 8 vjeç fillova t’i shihja me sy ndryshe këto influenca në dukje të pakëndshme por duke qenë se isha shumë e re në moshë unë nuk arrija t’i kuptoja thellësisht.
Ti je nga Mitrovica, megjithëse mbiemri yt Rafuna lë të kuptohet se të parët tuaj mund të kenë ardhur nga viset e shpopulluara prej Serbisë nga Sanxhaku i Nishit, që iu nënshtruan gjenocidit dhe indiferencës ndërkombëtare të kohës åër shkak të Islamit, para apo pas Lidhjes së Prizrenit. Kur “u ngrite në kryengritje” kundër islamizimit, çka ndikoi dhe sa vjeçare ishe…?
Mevi Rafuna: Me origjinë jam nga Tupalla e Medvegjës, në atë kohë familja ime u largua me dhunë dhe gjenocid nga trojet e veta, disa përfunduan në Turqi me të cilët kontaket humbën. Që nga mosha 4 vjeçe kur kam mësuar të lexoj, librat kanë qenë të pandashme në formësimin dhe rrugëtimin tim. Duke qenë se më pëlqente të lexoja, një ditë më bie në dorë një libër nëse nuk e gaboj titullin quhej “Dita e fundit e gjykimit”, si 13 vjeçare në kohë të adoleshencës kur fillova ta kërkoj dhe njoh veten dhe botën përreth. Pasi që e lexova atë libër, fillova në mendjen time të shtroja pyetje rreth fesë islame.
Ajo që më la një përshtypje të hidhur ishte forma e një dhune emocionale që ishte shkruar në atë libër dhe nuk mund të kuptoja se si “Allahu”qenka një zot aq mizor që portretizohej përmes atyre rreshtave. Pastaj kur fillova gjimnazin,ata të rinjë që tashmë kishin marrë rrugën e indoktrinimit silleshin çuditshëm. Meshkujt nuk na jepnin dorën dhe flisnin një gjuhë të pakuptueshme për kohën,femrat që i kishin hyrë asaj rruge dhe kishin vendosur Shami,tentonin ta shtrinin rrjetën e tyre edhe te femrat tjera të reja, të cilat ishin në formësimin e tyre dhe në kërkim të identitetit.
Si ishte Mitrovica e fëmijësisë tënde, kur shqiptarët e kundërshtonin pushtimin e Serbisë me Mitrovicën (dhe Kosovën e lirë), kur Lirisë Shqiptare që na mungonte me shekuj, ia zuri frymën dhe po e ngulfat “Liria Myslimane”…?
Mevi Rafuna: Kryesisht e mbaj mend një fëmijëri të qetë dhe të lumtur. Pasi që isha mbesa e parë, për mua më shumë janë kujdesur gjyshërit e mi. Gjyshja ime është nga Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe jam rritur me të dhe me historitë e saj. Pasi që vëllau i saj e kishte ndaluar të shkonte në shkollë,gjyshja vazhdimisht e tregonte këtë histori. Gjyshja e gjyshes sime, ishte nga Rugova dhe pjestarë të familjes së saj ishin me mbiemrin Lajçi që pas asimilimit u quajtën Laiç. Historia e tyre është tepër e dhimbëshme dhe dihet pse kjo popullatë puro shqiptare u asimilua. Shkak kryesor ishte islami.
Unë nuk jam profete dhe nuk ja jap vetes të drejtën t’iu them njerëzve se çka të besojnë. Por në kontekstin historik,islami nuk arriti te ne me lule por me Shpatë. Duke qenë se jam frymëzuar shumë nga Rilindasit tanë, dua ta përmend këtu të madhin Mid’hat Frashëri i cili e mallkon orën dhe ditën kur këmba e turkut shkeli mbi Arbërinë. E kam thanë edhe më parë “Lufta dhe sakrifica jonë tejshekullore nuk u bë, që në liri ta humbim vetëveten në mjegullëne fantazmës së Perandorisë Osmane. E as nuk duhet të lejojmë që të bëhemi Kurban në Europë për interesa turko-arabe.
Nga analizat tuaja në vazhdimësi vërehej se ti nuk je pajtuar kurrë me islamizimin , me mashtrimin e njerëzve (kryesisht të varfër) që të islamizoheshin. Aq sa kam vërejtur dhe mundur ta përcilla angazhimin tënd, ti je akuzuar shpesh si “Islamofobe”, si person i paguar “nga qarqet e huaja” për prishjen e “harmonisë fetare” që po ekzistoka derisa të tjerët, shtetet e jashtme, e xhmizojnë vendin, bëjnë parada publike islamike, i lëshojnë altoparlantët nga pesë herë në ditë për të na bindur se ne “jemi myslimanë”, etj. A nuk është ky imponim i dhunshëm i islamit dhe islamizimit, duke na e krijuar një shoqëri paralele që na vret nga brenda, pasi sa më shumë që faktorizohet islami për interesat e huaja, aq më shumë zbehet ndërgjegje dhe ndjenja e përkatësisë kombëtare shqiptare…Si u gjende si kritike e palëkundur e islamizimit të kombit dhe të vendit…?!
Mevi Rafuna: Në rajonin ku jetoj nuk kishte asnjë xhami deri në vitet e fundit. Tani u ndërtuan disa,por rijnia iku në Gjermani dhe shtete të tjera perëndimore. Unë pyes pse nuk u ndërtua ndonjë qendër kulturore,pse nuk u ndërtua ndonjë ambulancë, pse nuk u ndërtua ndonjë fabrikë punësimi?
Jam akuzuar si Islamofobe dhe qëndrimi im i qartë mi ka mbyllur shumë dyer. Por unë kam lindur shqiptare dhe jam frymëzuar nga pena e Rilindasëve tanë të cilët bënë të mundur që në rrethana të egra të kohës ta kishim atë copë Shqipnie! Para disa vitesh e kam shkruar një letër të hapur ndaj ambasadores turke, pasi që ajo u shfaq në Prizren me një sfilatë të fëmijëve të cilët ishin bërë synet.
Për mua, ajo shfaqje së pari ishe shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe e dyta ishte e neveritshme ta shihje një ambasadore të sillej si në “bashqe të babës” në një shtet sovran.
Disa herë për shkak të kritikave tuaja të arsyeshme ndaj islamizimit, keni qenë në shënjestër të islamistëve si “islamofobe”, duke ta mbyllur fb-ën dhe lajmëruar për shkrimet e botuara edhe në Drini, si “përhapëse e urrejtjes…”, A ekziston ndër ne “Islamofobija” dhe merr formë “Shqiptarofobia”, pasi megjithëse nuk thuhet publikisht e hapur, xhamizimi i vendit nga të huajt e për interesat e huaja e ka si kryeqëllim ndjekjen, zbehjen dhe asimilimin kombëtar të shqiptarëve…?
Mevi Rafuna: Kam pasur shumë kërcënime online nga xhemati i Naim Tërrnaves. Por asnjë herë nuk kam shkuar në polici sepse nuk i kam marrë parasysh. Kam thënë edhe vite më parë që shteti i pavarur i Dardanisë, po tentohet të zhbëhet dhe të shndërrohet në një provincë islamike. Në Dardani nuk ka islamofobi por ka Shqiptarofobi. Është e njohur deklarata e Mulla Mercedesit kur thotë “nuk do të jetë e largët dita kur do t’i shkatërrojmë varret dhe memorialet e dëshmorëve sepse ata vdiqën për shqiponjë dhe jo për islam”. Figurat kombëtare u bëne target i fyerjes dhe nënçmimit dhe Adem Jasharin tentuan ta paraqesin si hero “mysliman”.
Me kritikën tënde të pandalshme ndaj islamizimit, duke shkruar nga një qytet që ishte shënjestruar të islamizohej, ke befasuar me qëndresën dhe luftën tënde ndaj së keqës në një qytet dikur industrial me zë të madh … A të ka kapluar ndonjëherë ndjenja e vetmisë dhe e një lufte të pabarabartë me të keqen; a je dësjpëruar dhe i ke thënë vetës “se më nuk do të merrem me këtë punë…?”
Mevi Rafuna: Shumë herë më ka kapluar ndjenja e vetmisë. Kam parë miq dhe të afërm që janë distancuar nga unë për shkak të qëndrimeve të mija. Mirëpo më shumë e kam shijuar një kafe vetëm, sesa nëse do të isha në praninë e dikujt që do më fliste se çka është Hallall dhe çka është Haram. Mitrovica ka dhënë vazhdimisht figura të mëdha dhe ka qenë qytet i rock kulturës, pas lufte ndarja e qytetit në dy pjesë dhe mungesa e perspektivës bëri që islami radikal të lëshojë rrënjë. Kam dëgjuar se ish kryetari i ndjerë i Mitrovicës, Faruk Spahija e kishte në plan që ta ndërtonte një katedrale në Mitrovicë, mjerisht sot mungon një elitë e tillë e cila Dardaninë do ta drejtonte atje ku përket, në Europë me rrënjë dhe me kulturë.
Cilat janë momentet më të vështira që i ke përjetuar në Mitrovicë, ku si në mbarë Kosovën ndërtoheshin xhami përmes investitotëve të huaj, sisdomos atyre nga Turqia, ku TIKA dhe DIYANET-i gjithnjë “ishin në vendin e ngjarjes”, duke i hulumtuar e gjetur “nevojat e njerëzve për xhami”…?
Mevi Rafuna: Kur isha duke punuar në gjimnaz si mësuese, e kuptova një gjë: ishte shumë e dhimbëshme të shihësh fëmijët që ishin foshnja gjatë luftës ose kishin lindur në luftë, që kishin rënë pre e propagandës islamike. Duke qenë se ligjëroja filozofi, kam pasur debate të ndryshme dhe të ndieshme sa i përket kësaj çështje. Më vjen mirë që kam pasur ndikim tek shumë nxënës që t’i hapin sytë dhe mendjen dhe jam ndier e gëzuar kur kam marrë shumë mesazhe private nga ta, vite më pas dhe e kam kuptuar që fjala ime kishte pasur ndikim pozitiv. Unë e fajësoj gjithë klasën politike që shiti interesat e shtetit dhe kombit për hurme dhe bakshishe të Lindjes. Kemi një rini të mrekullueshme, por shumë pak punohet me ta dhe nuk janë krijuar mundësitë që energjia dhe talenti i tyre të merrë formë dhe mos të humbas diku tjetër.
Xhamitë janë ndërtuar dhe vazhdojnë të ndërtohen edhe kur popullata ka kundërshtuar. Shteti dhe prokuroria duhet të ndalojnë tjetërsimin e kombit, përmes xhamive dhe grupeve mugjahedine.
Poetja Mevi Rafuna sigurisht e ka hetuar edhe ndryshimin apo “pasurimin” e fjalorit të popullit me orientalizma dhe me gjuhen kuranore; sigurisht e ke vërejtur se njerëzit “duhet të sillen dhe veprojnë si Myslimanë” kahdo e kudo që të jenë. A nuk është kjo nga e drejta që rrjedhë nga Ligji Sharia, nga gjuha e “Vëllazërisë Myslimane” dhe nga “të drejtat e njeriut për myslimanët”…?
Mevi Rafuna: Kjo është një strategji e mirë menduar, imamët i përdorën të gjitha mediat dhe platformat online për të shtrirë rrjetën e tyre të indoktrinimit. E kemi rastin e luftës në Siri kur shumë të rinjë përfunduan atje si pasojë e propagandës. Askush nuk jepi përgjegjësi, për jetët e tyre të humbura për dhimbjet e familjeve.Sot këta imamë sillen lirshëm dhe janë ba sikur korba të zi që gërryejnë pa mëshirë ashtin e këtij kombi. Ata duan ta instalojnë ligjin e Sheratit dhe nuk e respektojnë as Kushtetutën e as shtetin dardan.
Kritika ndaj islamizimit-xhihadizmit shpesh orientohet se vika vetëm nga Serbia. Pavarësisht se Serbia ka pothuaj 200 vite që e përdorë Islamin për të na zhdukur, asimiluar e “për të mos na dashur askush”, duke e fiancuar , mirëmbajtur dhe ruajtur “për shqiptarët e vet”, megjithatë është Turqia neoosmane që kryesisht prej pasluftës na e islamizon vendin duke meremetuar e ndërtuar xhami pas xhamije. A ka mundësi të mbrohemi ndaj këtij pushtimi të brendshem, Mevi Rafuna, apo duhet pritur zgjimin e njerëzve sikurse që je ti…?
Mevi Rafuna: Ne kemi një shtet dhe ky shtet ka ligje, unë jam vetëm një zë dhe uroj të këtë më shumë zëra të tjerë. Shteti i Kosovës duhet të veprojnë së pari ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës. Askund në botë, nuk mund të tolerohet asnjë organizatë e cila vepron kundër shtetit dhe kundër vlerave kombëtare. BIK-u është shndërruar në një armik direkt të Pavarësisë së Dardanisë. Nëse shteti nuk vepron ne do të kemi probleme të tjera të cilat do të jenë shumë serioze. Ne kemi një kulturë dhe një gjuhë të lashtë të cilat duhet të mbrohen me ligj.
Islamistët kanë ndikuar që Islami nga xhamitë e meremetuara dhe ndërtuara prej të huajve, të provokojnë shesheve me “namaze”, me “iftare” që paguhen edhe nga “arnautët” dhe organizatat religjioze turke, në mënyrë që “vëllain e tyre myslimanë”, këtë “jetim të Ballkanit”, të mos e lënë të uritur…Njerëzit po bijnë në grackën e ngashnjimeve të tilla pseudohumanitare, qoftë në “Gori Mahalla” të Mitrovicës apo gjetiu…Si ta ndalojmë xhamizimin, islamizimin dhe paradat islamike në vendin tonë Mevi Rafuna?
Mevi Rafuna: Postraumën e luftës e shfrytëzuan shumë mirë këto organizata të dyshimta. Shfrytëzuan plagët e popullit dhe dhimbjen,shfrytëzuan gjithçka deri në poshtërim publik të atyre që kanë nevoj, që ta shtrijnë rrjetën e tyre. Nuk ka “humanizëm”para kamerave ku shkelen të drejtat e fëmijëve. Nuk ka njerëzi dhe patriotizëm aty ku shtrihen agjendat e armiqëve shekullor përmes X personave. Rasti i Halil Kastratit i cili kërkonte shtet islamik dhe Sheriat midis Prishtine, pastaj e ndërroj strategjinë duke e shtrirë rrjetën e tij në media dhe duke u afruar me politikanë e njerëz të familjeve të dëshmorëve. Pastaj ambicia e tij që sheshit Nëna Terezë në Prishtinë, t’i ndërrohet emri dhe të quhet sheshi Halil Kastrati. Në traditën dhe kulturën tonë ka qenë Turp me të pa dikush t’u hangër bukë udhës. Këta arritën që t’i shtrijnë shatorat udhëve dhe shesheve, të falen nëpër sheshe duke mbushur sheshet me beduinë të Lindjes, të cilët vijnë qëllimshëm vetëm e vetëm që kjo popullatë të merrë hijen e Fantazmës së Perandorisë Osmane.
Diyaneti i Turqisë, është organizatë e afërt me Qeverinë Turke, që e ka si detyrë “përhapjen e islamit në botë, sidomos në viset e Perandorisë Osmane”, ku janë edhe viset shqiptare. Në Prishtinë Turqia neoosmane po e ndërton xhaminë më të madhe në Ballkan tashpërtash, duke derdhur mbi 52 milionë euro, para të taksapaguesve turq. Sigurisht këtë investim religjioz nuk e bëjnë pa synimet neoosmane, kur është thënë publikisht se kapaciteti i saj do të jetë për “Namazin” e 17 mijë vetave në ditë?
Mevi Rafuna: Para shumë vitesh ekspertë amerikanë e kanë paralajmëruar dhe kanë kërkuar që kjo xhami të parandalohet. Mjerisht kjo klasë politike e cila mësues shpirtëror e ka Naim Terrnavën, nuk kanë dëgjuar. Ka mjaftueshëm xhami dhe nëse këto xhami janë rikthyer në fabrika për prodhimin e neo otomanëve, shteti dhe prokuroria duhet të veprojë. E kemi rastin e vitit të kaluar kur rreshteri Muhamet Lika u vra nga grupe mugjahedine në Kaçanik.
Besoj që është koha e fundit që populli ynë të rizgjohet. Nuk e pashë asnjë arabë që në dashuri për shqiptarët ja la qikës emrin “Shqipe”. Ergodani është një sulltan i ri i cili në Serbi investon në fabrika ndërsa neve na dhuron xhami. Kjo tokë është ma e lashtë se çdo sulltan, kombi ynë ju ka mbijetuar fortunave dhe tragjedive të shekujve.
Ky shekull është quajtur shekulli i shqiptarëve sepse u ringjallëm si Feniksi. Shteti i Dardanisë është shtëpija jonë e përbashkët dhe themelet e tij janë në DNA tonë. Sot këto rryma dhe ky sulm direkt ndaj neve është i mirë menduar. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët as me turqit e as me arabët siç nuk kemi asgjë të përbashkët me sllavet.
Para më shumë se dy dekadash ishim 95% shqiptarë të Dardanisë që e thyen Jugosllavinë sepse nuk duruan të jetojnë nën sundim,propaganda se jemi 95% myslimanë është e pavërtetë.
Synimi ynë duhet të jetë një shtet që garanton jetën dhe të drejtën të jetojmë si shqiptarē në trojet tona. Çdo gjë tjetër është tentim për zhbërje të qenësisë sonë. Mos të harrojmë që të parët tanë ishin ata që i dhanë civilizimin botës perëndimore.
Dhe duke kujtuar lavdinë e tyre ne duhet të punojmë për një Dardani Europiane!


