Kreu Blog Faqe 166

Midis përgjegjësisë dhe kalkulimit: Testi i madh i politikës në Kosovë

0

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë

Oferta e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për opozitën përfaqëson një ndërthurje të kujdesshme mes racionalitetit politik dhe etikës së përgjegjësisë në kuptimin klasik që i jep Max Weberi. Ajo artikulon një përpjekje për të dalë nga një bllokadë institucionale jo përmes imponimit të vullnetit politik, por përmes një formule konsensuale që synon të ruajë funksionalitetin e sistemit demokratik.

Në një moment kur sistemi politik i Kosovës rrezikon të bjerë sërish në kurthin e krizave ciklike, propozimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjedhjen e Presidentit përmes një formule të përbashkët me opozitën nuk është thjesht një akt procedural — është një provë serioze për pjekurinë e klasës politike në tërësi.

Le ta themi pa e zbukuruar – vendi nuk ka luksin për një tjetër aventurë të re zgjedhore që konsumon energji, kohë dhe besim publik, pa prodhuar zgjidhje reale. Në këtë kontekst, oferta që i bëhet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është një test i dyfishtë— edhe për sinqeritetin e shumicës, por sidomos për përgjegjësinë e opozitës.

Sepse thelbi i kësaj nisme është i qartë: nga njëra anë kemi një shumicë që heq dorë nga kandidaturat e veta, duke bërë një tërheqje që në rrethana normale do të konsiderohej koncesion i madh politik; nga ana tjetër kemi opozitën, e cila për herë të parë vihet përballë mundësisë reale për të kontribuar në zgjedhjen e një figure unifikuese, e jo vetëm për të bllokuar procesin.

Kjo është pikërisht ajo që në teorinë politike do të quhej kalim nga logjika e përjashtimit në atë të bashkëpërgjegjësisë. Dhe këtu nuk ka vend për alibi. Nëse opozita refuzon, atëherë ajo nuk mund të fshihet më pas retorikës së zakonshme për “kapje shteti” apo “mungesë dialogu”. Refuzimi në këtë fazë do të lexohej si refuzim i vetë rolit të saj në ndërtimin e rendit institucional.

Por edhe shumica nuk është jashtë kritikës. Kjo lëvizje, sado e mençur në dukje, bart edhe një dozë të qartë kalkulimi politik. Duke e transferuar iniciativën te opozita, ajo ndërton një narrativë ku çdo dështim i mundshëm i procesit do të bjerë mbi kundërshtarët. Pra, kemi një ndërthurje të etikës së përgjegjësisë me një racionalitet të ftohtë strategjik—një kombinim që politika e njeh mirë.

Megjithatë, pavarësisht motiveve, ajo që ka rëndësi është rezultati. Nëse kjo formulë prodhon një President që gëzon besim të gjerë dhe që del jashtë polarizimit partiak, atëherë do të kemi një moment të rrallë ku politika kosovare i afrohet standardeve të demokracive funksionale. Në të kundërtën, nëse kjo mundësi shpërdorohet, atëherë përgjegjësia nuk do të jetë më e shpërndarë—ajo do të ketë emra konkretë. Dhe ata janë jo vetëm titullarët e PDK/LDK-së, por edhe tutorët e tyre.

Ky është momenti kur retorika duhet të zëvendësohet me vendimmarrje. Sepse qytetarët nuk presin më deklarata për “interesin e përgjithshëm”— ata presin prova. Dhe prova, këtë herë, është shumë e thjeshtë: a janë partitë politike në gjendje të prodhojnë një kompromis në emër të shtetit, apo do të vazhdojnë të mbajnë peng të ardhmen e tij?

Majmuni dhe Zajednica

1
Hallet dhe strandardi i ulët i jetës i bëjnë qyterarët të harrojnë qa është thanë dhe qa ka ndodhur dje…
Një video që nuk e di a qarkullon ende në rrjet është kur kryeministri në detyrë Kurti, para disa vitesh i drejtohet një polici të Kosovës, “Majmun, majmun,majmun” dhe nuk mjafton ajo fyrje por i afrohet drejt fytyrës së policit, i cili e kishte obligim dhe detyrë ta mbroj shtetin, shtetin të cilin Kurti kurrë nuk e njohu.
Nga “pallavrat e tij” të bashkmit kombëtar deri në sabotimin e shtetit të Dardanisë i cili është arritja më e madhe e shqiptarëve në shek. XXI.
Shtetin të cilin e krijuan me mund e me gjak të gjithë ato gra dhe burra që e deshën Shqiptarinë; por që rrethanat e kohës nuk na e mundësuan një bashkim megjithatë shteti i Dardanisë u pa si fitore dhe arritje sublime.
Nuk ka lanë as edhe një protestë qytetare, që zhvillohej kundër pakënaqësive të atëhershme që VV nuk e ka “privatizuar”. Edhe kur organizatorët nuk kanë dashur influencë politike,pllakartat me mbishkrimin “Lëvizja VV” çdoherë kanë qenë të pranishme. Madje aq paturpësisht kanë ngjy në dhimbjen dhe lotin e tjerëve e kemi rastin me Nanat Gjakovare. Edhe aty, Kurti kalkulonte pushtetin, se një ditë do ta kapte shtetin dhe kurrë s’do të interesohej për dhimbjen dhe varret e zbrazura me kufoma djemsh e vajzash të reja të zhdukur nëpër Serbi.
Gjithë ato protesta dhe ajo dhunë që me vite u nxit kundër Zajednices?!
Dhunë kundër institucioneve, dhunë kundër policisë, dhunë kundër çdo kujt që ishte ndryshe.
Sot një mendje e arsyeshme do të pyeste “Ku është Zajednica apo çfarë ndodhi me Zajednicën?
Shteti i Dardanisë, është shtëpija jonë e përbashkët ai nuk u ngrit që të kishte një diktat mbi krye sepse mjaft kaluam nëpër diktate,pushtime e sundime!
Ku është sundimi i ligjit, ku është lufta kundër korrupcionit?
Nuk ndodhi asgjë përveç frikës, manipulimit,zhgënjimit dhe linçimit publik të të gjithë atyre që e hetuan Mashtrimin e Madh shumë herët!
Majmuni dhe Zajednica është një tragji komedi e cila meriton vëmendje dhe analizë të caktuar, që nesër askush të mos e fyej askë në rrugë me atë gjuhë të ndyrë dhe askund tjetër.
Kur Rrugaqëria bëhet standard ajo shoqëri e prekë fundin. Ne nuk kemi tjetër shtet, ne nuk kemi tjetër botë, ne kemi hise të përbashkët në rikthimin e vlerave, shpresës dhe njerëzisë. Por këto nuk i kupton Majmuni i Zajdenicës.

Politikanët e rastit dhe jeta e tyre përtej politikës…!

0
POLITIKANËT E RASTIT JETOJNË PREJ POLITIKËS…
Politika bëhet me kokë dhe jo me pjesët e tjera të trupit apo të bythes.
Mungesa e objektivitetit i nxit këta politikanë që të lakmojnë pamjen e kulltukut të pushtetit në vend të pushtetit të vërtetë, por mungesa e ndjenjës së përgjegjësisë e nxit në princip dhunën si mjet që ta shijojë pushtetin vetëm për hir të pushtetit. Ka dy mënyra për ta çoroditur politikën si profesion të vetin. Politikani i rastit ose jeton për ta çoroditur politikën, por edhe ose jeton prej politikës. Kontraditka nuk është aspak përjashtimore. Shqiptari si rregull i bën të dyja. Tek ne nuk është e mundur që të bashkohen tok etika e idealit dhe etika e përgjegjësisë apo që të dekretohen nga ana etike se cili qëllim justifikon cilin mjet, nëse në përgjithësi këtij principi do t’i bëhet konsension: nga e keqja mund të rrjedhin vetëm të këqia, nga e mira vetëm të mira…
Këta njerëz mendojnë dhe flasin sikur horizonti i tyre mendor është i mbushur prej aforizmash dhe proverbash. Nuk është nevoja të shpjegojmë – shumë politikanë nuk janë të aftë të mendojnë ndryshe, gjë që dëshmon për shtrembërim në zhvillimin psikik. Dostojevski, ka thënë: “Ne mund të gjykojmë shumë mirë për karakterin e njeriut nga e qeshura dhe nga sjelljet e tij!”.
Procesi i të menduarit dhe menyra e të shprehurit në parlamentë te disa shqiptar mund të ngjallë tek ne përshtypje të pashlyeshme dhe të na lejojnë të depërtojmë më thellë në indivudalitetin e tyre antikombëtar. Kështu, roli i “intelektualëve dhe i profesionistëve politik” duhet vendosur brenda mjedisit të vet kulturor dhe konteksteve më të gjëra politike. Në rolin kulturor e politik të “politikanëve intelektualë”, ne shohim shpesh armiqësia në parlamentë rezulton të jetë tipar karakteristik i njerëzve agresivë nga shpirtligësia. Kësaj kategorie i përkasin ata ose ato që e kanë zakonin të gërryjnë thonjtë, të fusin gishtin për të gërmuar te hunda ose të gromësijnë kur flasinë dhe hanë me mjaft zhurmë dhe nuk kanë ecur më tutje sesa shkalla fillestare.
Një shfaqje tjetër mungese së sjelljes së kulturuar është shkujdesi egoist dhe çoroditja paradoksale që duhet të përmendim në fillim: “kriza e identitetit kulturor e politikë, që ka prekur shumë burra politikanësh dhe gra politikane të paarsimuara si (Kadri Veseli, Kimete Musliu, Dhurata Hoxha – Ministresha e Integrimeve Evropiane që gërrynë gishtat e hanë thonjët), kur ata apo ato lëvizin nga një formë më e kufizuar dhe jotradicionale në shoqërinë tonë, që pasqyrojnë kontradiktat në një shoqëri jo pjellore që nxjerrë politikanë të odave e çajtoreve. Këta prototipa, të cilët, duket, se kënaqën nga pisllëku dhe nga rrëmuja politike dhe ne e kemi të vështirë t’i përfytyrojmë ata për vete pa këtë tipar dallues.
Në anën tjetër, ky llojë politikanësh, duke mos i ndarë këta prej anëtarëve të grupit të odave e çajtoreve, prej popullit, racionalizimi intelektual fshataresk shkakton trysnin emocionale dhe kulturore të tjetërsimit, që mund të nxjerrin një tip i ri indentiteti dhe bashkësie që bazohet në mobilizimin e një gjuhe e kulture “çoroditëse” si gjuha e banaliteteve Veseljane në parlamentë. Këta tipa nuk janë modern, një bashkësi politikanësh të varur kanë ushqyer ringjalljen e fuqishme krimit politik, ku intelektualët dhe nacionalistët nuk mund të zbatojnë mjeshtëritë e tyre, në shërbim të popullit, pra të bashëkpatriotëve të tyre etnikë dhe civilë.
Mjerisht, ky llojë politikanësh nuk kanë bërë përpjekje që me shpjegimin e përvojës historike të dëshmojnë se lëkundjet e tilla të qëndrimeve politike, në varësi të plotë prej koniunkturave momentale ndërkombëtare edhe për një çështje aq madhore, siç është çështja kombëtare, përfundojnë rëndom me pasoja të rënda për fatin e popullit. Pra të gjithë ata që janë lodhur e verbuar nga politika e “uçk-ës” sa për të mohuar këtë të vërtetë, duhet të pranojnë se e ashtuquajtura dituria e shqiptarëve nuk do të kishte marrë vendimin, por vetëm dituria intelektuale, domethënë loja e forcave atdhtare. Në pikëpamjen e parë e shohim PDK-ën ose si rrezulltat të një dinamizimi tërësish të dyshimtë dhe kjo gjë duhet të jetë ndjerë tashmë – të prirjeve ekspansioniste të imperializmit drenicak ose si një dukuri krejtësisht politike, kapja e shtetit nga një parti politike, me mbështetjen e disa drenicakëve dhe të votuesve drenicak; shkurt, fitorja e Hashim Brojës shihet si një rrezulltat i marifetit të një pakice dhe i nënshtrimit të shumicës së popullit nga kjo pakic renegatësh. Nga ana tjetër, pikpamja e tij mund të shpjegohet vetëm në terma psikologjikë ose thënë më saktë në tema psiko-patologjike. Hashimi shihet si një i marrë ose si një “neurotik” dhe pasuesit e tij janë gjithashtu, edhe ata, të marrë dhe mendërisht të ç’ekuilibruar.
Këta kanë treguar edhe njëherë në Parlamentë se dinë të jenë manipulator të talentuar. Jo vetëm që e kanë manipulizuar idenë popullore por, me çdo qëllim votuesit, e kanë krijuar atë. Ne nuk jemi aq të pagdhendur sa të besojmë se në Dardani do të vijë ndonjëherë një epokë në të cilën nuk do të ketë asnji Hashim e Kadri. Por kjo nuk na çliron nga dyterimi që të luftojmë kundër të metave që shohim përditë, që të kapërcejmë të metat dhe të përpiqemi drejt një ideali. Sidoqoftë, realiteti ynë politikë që duhet përballuar, gjithmonë do t’i vërë kufij aspiratave tona.
Karakteret e perandorëve nuk mund t’i ndryshojnë idetë, karakteret dhe dogmat e tyre po qe se nuk janë të detyruar që të ndryshojnë pasojat dhe qytetërimin e tyre. Historia e tyre e ka rrugën e saj të shtruar me mbeturina që nuk kanë qenë në gjendje ta ruajnë këtë baraspeshë të karaktereve të tyre. Rruga që e çuan shtetin ishte e gjatë dredha-dredha. Por nga karakteri social e kulturor ne duhet të dallojmë karakterin e tyre individual, falë të cilit brenda të njejtës kulturë një politikan dallohet nga një tjetër. Këto dallime kushtëzohen nga veçantitë e karaktereve prindërore dhe mjedisin familjar, në të cilën janë rritur këta politikan…
Shpeshë herë ne kemi shtjelluar tema të ndryshme mbi karakteret e politikanëve të prontos, të cilat duheshin braktisur para kohe nga votuesit e tyre. Tani do të përpiqemi t’i grumbullojmë rishtash pasojat e karaktereve të tyre për t’u kushtuar një pjesë të vëmendjes që ata e meritojnë.
Një pjesë të rëndësishme të teorisë së karakterit përbën teza se shtypjet e dhunshme në kushtetutë përfaqëson në vetvete diçka që kryhet vetëm nga disa duarë, por nga ne kërkon përpjekje të gjata e të vazhdueshme për t’i ndaluar këta apo ata votues që kanë në radhë të parë kultin e individit të manipulatorëve të talentuar dhe të korruptuar. Sikur këto përpjekje të binin në vesh të shurdhur, pasioni i shtypur që furnizohet pa ndërprerje nga burimet e këtyre njerëzve, herën tjetër do të ecte po në atë rrugë drejtë coptimit dhe shkapërderdhejes së territoreve shqiptare.
Kërkohet që lexuesi të jetë njohur me “saktësi” me bazat e filozofisë të këtyre politikanëve të PDK-ës që Dardaninë e pohojnë si çiflikun e tyre..! Keqardhja nuk mbaron te votuesit; ajo përfshinë të gjithë shoqërinë shqiptare. Keqardhja e pakufi për të gjithë shqiptarët është shenja më e sigurtë dhe më e çoroditur e një shqiptari vërtet të mirë..!
Historia e popullit tonë rrjedh “gjithmonë” nga struktura e tij partiake. Partitë tona të ndryshme politike, nën emra nga më të dryeshmët liderësh synojnë qëllime politike të jo të njëjta. Centralizmi dhe asgjasimi i iniciatives kombëtare në dëmë të shtetit. Iniciativa e liderve politikë të zëvendësuar nga iniciativa atdhetare dhe format e dejtimit dhe institucionit kanë vetëm një ndikim shumë her të dobët në fatet e popullit. Ky për fat për të keq përcaktohet kryesisht nga karakteri i “Klanit Pronto”.
Historia në tiparet e karakterit të tyre kryesore mund të të shqyrtohet si një parashtim i jo thjeshtë i rezulltateve që dalin nga strukturat psikologjike të karaktereve partiake. Ajo rrjedh nga kjo strukturë si organet e frymëmarrjes së politikanëve nga veprimt e tyre në parti. Pa njohur mirë paraprakisht strukturën e komandimit në parti, historia e tyre do të duket si një kaos ngjarjesh, intrigash që drejtoheshin nga rastësitë e liderve politikë. Mizoria e tyre në politikë, e cila do të thotë mungesë maksimale e vetëdijës kombëtare dhe e keqardhjes, është shenjë e degradimit më të madh moral. Prandaj stimuli i vërtetë moral duhet të jetë keqardhja e çdo votuesi të PDK-ës…
Përkundrazi kur njohim shpirtin e votuesve të tyre, atëherë jeta e tyre del si pasojë e drejtë dhe fatale e veçorive klanore e psikologjike. Në të gjitha shfaqjet e tyre politike ne gjejmë gjithmonë se shpirti i pandryshueshëm i karakterit të politikanëve të cilët e kanë end fatin e këtij populli.
Sidomos në institucionet politike duket më qartë se kudo pushteti i tyre supreme dhe absulut. Ne nuk e kemi të vështir të provojmë këtë me disa shembuj. Po marrim në fillim rrëmbimin e pushtetit pas lufës d.m.th., një nga vendet që ka provuar përmbysjet më të mëdha si në kultur dhe ekonomi, ku brenda disa vjetëve institucinet kanë ndryshuar në menyrë agresive si pasojë e karakterit, ku partitë duket që janë të ndryshme për nga karakteri por edhe të papajtueshme me njëra-tjetrën. Por po t’i shohim nga afër karakterët e tyre që luftojnë vazhdimisht midis tyre nga pikpamja personale, kulutore e psikologjike atëherë do të konstatojmë se ato kanë në realitet një fond krejt tjetër që përfaqësojnë me egërsi idealin e racës së tyre.
Në karakterët e politikanëve shpesh ndodhë të mos jenë të pajtueshëm midis tyre, me një fjalë të gjithë mbrojtësit e doktrinave nga më të të ndryshmet, synojnë me anë të etiketave të ndryshme një qëllim krejtësisht të njejtë: Gllabërimin i shtetit nga populli. Ajo që me anën e karakteri dëshirojnë me egërsi për ta centralizuar pushtetin e tyre, pushteti që rregullon e gëlltit çdo gjë e që ngërthenë në vetvete edhe mendimin e lirë.
I tillë është kjo parti e PDK-ës. Kështu pra në qoftë se nervoziteti i tyre ekstrem, prirja e tyre e madhe për të qenë të pakënaqur me ekzistencën e tyre sociale, ideja se qeverisja e tyre do të bëjë jetën e tyre më të lumtur, shkojnë drejt asaj që këta i ndërrojnë vazhdimisht karriget e tyre, kurse zëri i fuqishëm i të parëve të vdekur që na udhëheq, na qortojnë duke na thënë se ne ndërrojmë vetëm fjalët dhe pamjet. Pushteti i pavetëdijshëm i karakterit të kësaj race politikanësh është i tillë saqë ne bile nuk i vëmë re iluzionit viktimë të të cilave jemi ne vetë.
Të gjitha vetit antikombëtare që sapo përmendëm mund t’i gjejmë te shtresat e ndryshme të votuesve. Nuk mund të përmendim asnjë element të qytetërimit shqiptar ku këto cilësi të mos vënë vulën e ture të turpit. Si mos të mahnit kjo gjë çdo të huaj që vjenë për herë të parë në Dardani? Unë nuk mund ta shpjegoj dot se si disa njerëz paradoksal nga një legjion i parandoris pronto mund ta detyronin t’i bindej një popull prej 2 miljonësh. Dhe këta miljona shqiptarësh bindeshin sepse karakteri i perandorit të Brojës që mishëronte në sytë e tyre madhështinë e PDK-ës adhurohej me aprovimin e pëgjithshëm tamam si një “Përendi”. Egoizmi, për nga vetë natyra e tij, është i pakufi. Politikani, në menyrë të pashkurtëzuar, dëshiron të ruaj jetën e tij dhe të jetë në këtë pushtet pa asnjë vuajtje, përfshirë çdo lloj mungese apo privimi.
Është mëse e dukëshme se ky qëllim nuk është gjë tjetër përveçse të maskojë zanafillën nga morali i pavetëdijshëm i karakterit të formës imperative, pikërisht siç e pamë nga pikpamja personale “nevoja e një veprimi për mizori politike” është pikërisht gjuha e tyre mizore. Në menyrë të ngjashme, kur ne kthehemi te filozofia praktike, gjuha mizore e karakterit që del prej tyre, e cila e ka zanafillën që formimin e PDK-ës, duke mbetur krejt e paprekur nga drejtësia…

Poezi të librit më të ri të Fejzë Demirit

0

Fejzë Demiri

Poezi

Titulli i librit – Kam menduar këta tituj :

  1. Jetë ngrehaluce
  2. Për shpirtin tim asgjë tamam
  3. Jetë onomatopeike
  4. Fyell pa vrima
  5. Në zemër mbaj një gur

Për shpirtin tim asgjë tamam

Pi ujë të ndotur

Oksid karboni thith

Rropos murin e themeltë

 

Për shpirtin tim

asgjë tamam

E kaloj kohën marramenthi

Buzë xingonës

 

Në zemër mbaj një gur

Një thes me gur mbaj mbi shpinë

Përplasem lumenjëve, deteve  pyellit

Murmurimë e nëndheshme

 

Kohë

 

Edhe kur nga mjerimi do të na pllakos dhimbja

Ne do të sfilitemi, në terratisje qielli do ta lëvizim gurin qindravjeçarë

Përreth teje kohë nuk do të lëmë të mbin bar, drizë, murishtë

Në drurin e murriztë do t’i gjakosim duart, vetëm ti të hapërosh tutje

Të mos jetosh me gjysmëfrymë

 

Në terr të natës do të zgjohemi

Të mos lëmë as vrimë urithi të na gërmon dheun

Me bollëk do të kemi

Bahçja edhe në dimër do luloj

 

Dielli dritëdhënës do na zhduk njëherë e përgjithmonë mugëtirën, mjegullnajën

Qielli nuk do të jetë më i errët dhe i mbuluar me re

Do të kemi dritë, dritësim e dritëjetë

 

Më merr malli

 

Më merr malli për blirin erëkëndshëm rreth shtëpisë

Qetas sodis bukuri, mallëngjim e kërshëri vendlindjeje

Nemitem kur shoh zogjtë krahmprehtë që fluturojnë me aq zhdërvjelltësi

 

Mahnitem nga kënga e tyre, nga zëri i hollë

Cicërimat e tyre sjellin gjallim, bleron livadhi

Aguliçet do na sjellin pranverën

 

Më merr malli për bukën e pjekur me miell drithi

Për mikpritjen shqiptare me bukë, kripë e zemër

Sa shumë e dua gjuhën e gjakut tim

Trimërinë, fisnikërinë e bujarinë shqiptare

Në gur mulliri e ruajtën fjalshqipen, bujarinë, besnikërinë e traditën.

Loti

 

Sa rrëpishëm pikon loti

Të zhytur thellë të bën si qenie

Edhe zemrës i vjen gjynah për lotin

Ashtu si lotit që i vjen për zemrën

Qirinj për dritë

 

Sa qirinj janë ndezur

Për të larguar këtë terr

Ama nuk e kam ditur që terri shuaka të gjithë qirinjtë

 

Jeta

 

Si një taketuke cigareje

Para saj shkunden shpirtrat

Në gjumin e përjetshëm

 

Porta e zemrës

 

Kurdo që e ndien veten të vetmuar

Mund të hapësh portën e zemrës sime

Aty ende ka vend për hyrjedaljet

Isha

 

Isha shekull

U bëra dekadë

Vit

Muaj

Javë

Por, më së tepërmi, po më merr malli për një cast

Lot i shiut

 

Isha lot i shiut

Shiu u bë lumë

E lumi det

Po aty

Ku unë ruaj kujtimet

 

Kostum  kohe

 

Edhe atëherë kur t’i kem të gjitha

Njeri i harlisur në pasuri

Do të doja të vishja kostumin tënd kohë

A ka diçka më të shtrenjtë se ti?!

Pse jeta ime

 

Pse jeta ime ma prish qetësinë, tundohem

Kur unë gjej paqe me rrënjët e barit, me puhizën mëngjesore

Nuk ia këpus as edhe një gem kohës që sumbullon

Lumit të vrullshëm nuk ia ndala burimin

Edhe atëherë kur dëgjoheshin rrëkëllima gurësh, gërvima

 

Në mugëtirën e natës përherë me llaptimë dritash

Ende pa feksur mirë grumbulluam hedhurinat për plehërishtë

Ia kishin zënë frymën TokësDheutAtdheut

Lule alle mbollëm, luledielli, lavanda  balsam që lule pranvere ta bëjmë

Në tejkohë e mbikohë

Duke ecur nëpër çufrajë

Papandehur qen të egërsuar

U sulen drejt meje

I qetë si toka isha, nuk i gjuajta me gur, as nuk lëshova klithmë

Bëmë paqe lëndimthi

Duke u ngjitur nëpër rrëmore mali

U rrëzova hundebuzë, gjunjtë e gjakosur

Në duar ferrecka

U ngrita sërish, nuk ia mora inat plagës sime

As pështymë nuk nxjerra nga goja

Rëndësi qenka të ecësh tutje, të mos ndalesh

Kur ecja jote ka vlerë

Jetë ngrehaluce

 

Pse jeta ime më sjell shira të rrëmbyeshëm

Andralla, kapitje

Ti e di sa kam gjakim për diellin, dritën e diturinë

Ngaditë gjakoj që të mos ndalet drita në kullë, fyelli i bariut

Të mos shterojnë krojet

Pse jeta ime më zorit që fjalën ta them pa e peshuar

Njeri i dalldisur

Bëzhdila hoqa sa munda, nuk e mbyta gjarprin, krimbin

As fole grerëzash nuk prisha

 

Pa i rënë në fund bukëndores

Nuk e kisha zakon ta lë sofrën

Në shastisje kohe e desha artin, të bukurën

Me një kafe espresso zhytesha në oqeanin e thellë të mendimit

(Hapësirë  e  pafundme)

 

E ti jeta ime më fajëson

Që nuk bëra më tepër, që kotësitë e stërkalat e kohës nuk arrita t’i ndal

Pse jeta ime kërkon gjëra që nuk mund  t’i  bëj

Nuk kam as forcë t’i ndryshoj

Nëse skamnorit në rrugë vetëm të t’ia fshij lotët kam arritur

Të lutem mos më fajëso, jashtë lëkure nuk mund të dal

Çdo ditë e lind një agim tjetër

 

Koha po ikën aq turravrap

Dhe kujtimet janë pjesë e memorizuar që mbeten

Edhe kur bota mendon se ka rënë mbi ty

Çdo ditë e lind një agim tjetër

Në amigdalë dhe hipokampus

Do i ruaj kujtime e mbresa

Nga aty burojnë amplitudat e shpirtit

Shi e lot

 

E pllakosi natën heshtja

Mbi laps e letër gjumi më mori

Shi curril mbi xham kristali

Papandehur ankth më solli

 

Regëtimat e zemrës sime

Me të dridhura pa pushim

Çurg djersësh isha bërë

Shiu e loti rridhnin pa pushim

Kandil dritëmekët

 

Me një kandil dritëmekët

Kam mbetur

Se çka kisha u venit u shua

Tani më për asgjë s’kam dëshirë

U terratis çka ishte e shenjtë për mua

Gjakimi im si ëndërrimtarë

U plandos qëmoti me natën

Ndaj në gërmadhat e shpirtit tim ende digjen e tymojnë zjarret

U bezdisa nga shumë gjëra

Jetën se kisha menduar çakaçukthi

Vrapo, se të çapuan!

Të pres

 

Nëse një ditë do të vish shkujdesur

Me hapat e padukshëm të kohës regëtimë

Bashkë, do të ngarendim të magjepsur

Drejt vendit ku i çmenduri mund çmendurinë

Në agullimë

 

Pa feksur mirë drita

Në agullimë do të dal

Do e kem me vete lapsin

Dhe fletën e bardhë

Nga dielli i mëngjesit

Do e marr frymëzimin

Habitshëm shikoj natyrën se si gëlon nga blerimi

Buzëqeshja e fëmijëve duke lozur

Penës sime i jep shkas

Çiltëria e sinqeriteti i tyre

Mbuloftë  botën mbarë

Sa pak lule

E di që një ditë gjakimin tim

Do e vërvit era

Posi një leckë të hedhur në baltë

Sa pak lule na jep o jetë

Më shumë ferra, murishtë e baltë

Këpucët e dëshprimit

Kur t’i mbathësh këpucët e dëshprimit

Hapat do jenë ndryshe

Pa trokëllimë, pa zhurmë

Dritëhijet do e mbulojnë qytetin

Asgjë nuk pipëtin, asgjë nuk krijon zhurmë

Buzë detit me valë

Me ëndërrën do takohemi sërish

Të kaluarës do i flasim pa fjalë

Si dy futuristë të magjepsur do ngarendim

Buzë detit me valë

Vitet e mia

E di që një ditë do vjetërsohem

Do katandisem nga pleqëria

Shtëllunga tymi diku në re

Ikën dhe vitet e mia

Kam parë njerëz që luftojnë dritën

Për habi errësirën duan më shumë

Kam parë edhe të tjerë njerëz

Llamburitës  e dritëshumë

Krijimi nuk ndalon

Krijimi nuk ndalon kurrë

Ndodh çdo orë e çdo çast

Jeta ecën pa pushim

Edhe kur ne ngelim pas

 

Shihni pemën në majë të gurit

Si gjethon pa përtim

Atë përplot e gjuajnë me gur

Po ajo sjell pafund gjallim

 

Trumcaku

 

Duke shëtitur buzë liqenit

Seç dihaste një trumcak

Çirrma zëri lemerishëm

Uturonin tri milje larg

 

U plandos përdhe trumcaku

Kupa e qiellit seç u nxi

Qau dhe pylli me ngashërim

Pika shiu në zymtësi

I drobitur

I drobitur ju afrova detit

Bashkë me të halle të qaja

Deti prerazi ma ktheu

Shqetësimin tënd se llufit vala

 

Natë kapitëse

 

Seç mu duk kjo natë kapitëse

Iu ir zemra edhe motit

Kam parë përherë shiun kur bie

Por jo shi me pika loti

Lektisje

 

E di që një ditë do lektisem

Do kem mall për gjethin vjeshtarak

Do i kujtoj fotografitë me ftoj e misër

Ku si të vegjël lumturoheshim pa shkak

Rini

 

Po, e vërtet një ditë do plakem

Fytyrërrudhur e pa fuqi

Do sodis bletën nëpër lule

Sa më mungon oj rini

 

Dikur edhe dielli do e zbeh dritën

Ç’rëndësi ka në është vapë  a  acar

 

Buzë Drini

 

Do e marr nipin kaliboç

Të shëtisim buzë drini

Do zëmë peshk në fresk pranvere

Në amësim trëndafili

Lolitë e botës

 

Hutimthi kemi ngecur

Në kthetrat e kohës humbëtirë

Të mbufatur nga lolitë e botës

Presim, të bëhet më mirë

 

Jetë ngrehaluce

 

Seç i purtekeshin degët jetës

Aty afër isha, përbri

Mora fyellin me doçkë dhe një qiri

Sakaq rrëmbimthi jetës t’i dal në ndihmë

Mirëpo jeta ngrehaluce më rrëkëlleu përtokë  pafrymë

 

Onomatopeik

 

Befasisht kohëve të fundit

Çdo notë e luajtur në piano

Onomatopeik

Ku mbetën nota re, notë e plotë

Notë katërshe

(tetëshe)

Nota optimiste

Apo ia kanë mbathur me të katrat

 

Lajm i ankthshëm

 

Nga shtypi doli lajmi

Për një vend të quajtur përroi i keq

Dikush paska vrarë një mizë

Thonë ka mëkatuar si mos më keq

 

E dëgjova latinin plak

Tek ngrente një dolli

Tha do duhej dënohej me varje

Ky shpirtkëllirë, faqezi

 

Në të njëjtin vend, po ca muaj më pas

Dikush tjetër kish mbytur

Gjitarin elefant

Sakaq u trullosa ankthshëm

Dhe plot habi

Ai që mbyti pabesisht elefantin

Sot jeton në liri

 

Kohë e mugët

 

Dua të di ku i ka rrënjët dhimbja

Pse rri aq thellë e strukur në mua

Pse ma sjell kohën e mugët

Kur unë diellin më shumë dua

Mbase ka kaluar tejet kohë

Dhe dhimbja në trajtë spirale rrënjë ka lëshuar

Unë do i them se kot ma sjell vranësirën për darkë

Se unë diellin më shumë  dua

 

Shpleksa faqet e thikta të jetës

Ç’të shoh erë temjani, skëterrshëm

Qetim i ankthshëm

Në pyjet hijedendura dola të çlodhem pak

Ti iki paksa zhurmëmërzisë

Për dreq, një mace e zezë

Piskamëfshehur

Qe strukë mbi lis

Macja me mjaullitje, unë me sëndisje

Macja me mjaullitje, unë me sëndisje

Macja me mjaullitje, unë me sëndisje

Dhe kështu vazhdoi pa pushim

Si nuk gjeta askund qetim

 

Vrasja e trumcakut

 

Në gëmushat hithërore seç ish strukur një trumcak

Myshk, gjethe, degë e lule

Trumcaku mbarte orë e çast

 

Më rastisi një të shtunë

Ca minuta larg shtëpisë

Fuqi zëri e trumcakut

Natyrës pamjen ia kish ndrit

 

Edhe diellin buzëpaqeshur

Lumturisht e lumturoi në çast

Brohoritje e admirim

Për trumcakun zellmadh

 

Seç u ktheva një natë të vonë

Klithje tmerri gjithë lebeti

Papandehurazi për dreq më erdhi

Kanë vrarë trumcakun në pabesi

 

Sakaq vdekja e trumcakut më sfiliti

Me zemër të sfilitur pashë dhe motin

Curril shiu pa pushim

Curril rridhte edhe loti

 

Sa herë të ndjej mall

Dhe zemra ime të ketë mërzi

Do qaj me lot trumcakun

Kujtueshëm në fotografi

 

 

Mot zemërbrishtë

 

Dyndet deti nga dallgët

Gjaku në trup seç rrymon

Si ngjan nata-natës

Mot zemërbrishtë  zymtëson

Pemë e gremisur

 

U çapëlua në mes pema

U gremis matanë në përrua

Nga lëngatë e stërmundimshme

Dalngadalë seç u shua

Shndërrimi i përrallave në mit po merr fund

Arti hermetikisht do ta mbyll derën

Gjakim për ëndërrën

 

Ndodh shpesh ta ritakosh veten

Në këtë botë të çakërdisur

I mbledhur kruspull me plot ëndrra

Që botës sime ia kanë mbytur

Drithërimë

 

Ike në të panjohurën rrugë

Me hapat që tashmë janë fshehur

Shpresëhumbur u bëre për mua

Ti drithërimë e shpirtit të etur

 

Miku im

 

Kur nata eklipsoj dritat

Dhe qielli yjendezur fle gjumë

Ti miku im nuk u sëkëlldise

Diellin dritëdhënës prite në turmë

Dritë e verbër

 

Nuk është errësira

Që nuk më la për të parë

Është drita ajo

Që m’i verboi sytë.

Ëndërr e venitur

 

Teksa jashtë një ditë do të dalësh

Në dritë të praruar duke shëtitur

Ëndrrat do t’i  kërkosh, por nuk do t’i gjesh

Se edhe ato tashmë janë venitur

Në këtë natë

 

Në këtë natë të acartë

Ku ftohti ka mpirë gjakun

Dëshiroj të jesh ti

Ti zjarri im

Që shkrin këtë acar

 

I përjetshëm

Unë hija jote

 

Do të jesh me kohën

 

Të kaluarën e harrova kur të pashë

Rrugëtuam në të sotmen

Edhe kur do të vij e nesërmja

Ti prapë do të jesh me kohën

Fërkem pa gjurmë

 

Do të kalojnë muaj e vite

Do të ndërrojnë edhe stinët

Gjithçka një ditë do të jetë ndryshe

Nuk do të shkelim më në ato kohra

Hapat që i bëmë edhe gjurmët kanë filluar t’i zhdukin

Pa fjalë

 

Do të takohemi sërish

Netëve nuk do t’u besojmë si më parë

Mërzinë do ta ngulfasim në shishe

E kohës le t’i kthehemi pa fjalë

Kërkim i pafund

 

Unë prapë do të vazhdoj

Tëndin kërkim të pafund

Edhe pse koha shpeshherë më tradhtoi

Një ditë ajo do të shpie tek unë

Kujtimet jetësore

 

Në vazhdimësi

Shpalosen kujtimet jetësore

Të paharruara mbeten

Fletë pas flete në kronologji

Përjetësohen në ekranin e mbamendjes

Plagomë e fshehtë

 

Fytyra jote e sinqertë vogëlush

Flet më shumë se fjalët

Që  i thua ti

Në sytë tu jetëdhënës shoh një plagomë

Të thellë e të fshehtë

E di, njëmend e di, lum vogëlushi

Që me fjalë nuk shprehesh edhe aq

Gjërat që nuk thuhen i kupton më së miri heshtja

 

Biri im

 

Ji këmbëngulës të dish jo deri ku shohin sytë e tu

Por aty ku syri yt nuk sheh dot

Antimateria është përtej syve tu, bir

Klithmë

 

Edhe pak e dimri siberian s’do të duket

 

Mjaft kemi klithur buzë xingonës

 

Kohëngrehaluce  a  përfundoj

 

Marramenthi

 

Lakuriq  në  lëndishtë

Me akrepin e zi në dorë ngarend

 

Vajtjeardhje  marramenthi

Kam ngut

Por assesi ta zë dritën

Ëndërr e paarritshme

 

Nëse, qoftë…

Edhe një herë të vetme

Të paraqitem në ëndërr

 

Edhe ëndrrën zgjoje

Nga gjumi!

 

Sa për çudi

 

Sa për çudi është jeta

Vera më solli të ftohtin

Loti e ndali dhe shiun

Shiu largoi dëborën

E zemrën e ngrirë

S’e  shkriu

Fyell pa vrima

 

Një dele e zezë

pret e pret

me vjet

t’i  bashkohet kopesë

 

fyelli i bariut

pa vrima

 

Vrimë e zezë

 

I paloi krahët trumcaku i kafenjtë

Te koka vuri lulekashtë

Gjumë i përjetshëm e kishte zënë

Në xhuxhë të bardhë  a yje neutroni

 

Kohëxingonë

 

Si  plakë  hutërrojë  kemi ngecur

Në mes tehmprehtë thikash

E lolitë e botës po na kapërdinë

Gjithë çfarë kemi

Ka ardhur momenti ta ndezim llambën në kullë

A jetohet marramenthi buzë xingonës?!

 

Univers – Antiunivers

 

Antiuniversi sot

Bën luftë të egër me universin

 

Yjeve kërkon t’ua marr energjinë

I sulmon dinakërisht galaksitë, planetet …

Triliona vite nuk ka pasur përplasje më të mëdha

Në mes materies – antimateries

 

Grimcat vështirë të mbijetojnë nga antigrimcat

Në këtë kozmos – kozmetikë …

Lakmi e kozmetikë

 

Na ke nxjerrur mijra herë

Cipërdoncullak

Para syve  të  botës

E mbushur zbrazësi, kotësi…

 

Ti na shet mend

E ne zotat grindemi pas teje

Thepisemi

 

E prapë ngarendim drejt

Kashelasheve tua

Smirë (zi)

 

E keni parë shiun

Sa zili ka për diellin

 

Me vjet e përbuz e godet

E dielli si dielli

Dhuron dritë, ngrohtësi

E asnjëherë nuk flet

Nanë

 

Më ka marr malli nanë

Të loz buzë ujërave kur qe fëmijë

Ta puth tokën me baltë

Nën hijen e dardhës të gjej qetësi

 

Kam mall nana ime

Për erëmirë luleblini

Për fresk pranvere

Në amësim trëndafili

 

Ti mbase nuk e di

Mall kam edhe për gjethin vjeshtarak

Për zë bilbili

Për trumcakun zellmadh

 

Dua t’ia shoh llambës dritën

Ditës agimin

Çiltërinë, buzëqeshjen nanë

Kur pranveron gjallimi

 

Në sytë e fëmijëve nanë

Nuk dua ta shoh lotin

Përmallimin

Dua të ketë diell

Nana ime

Për këtë e kam gjakimin

 

Dritë e fikur

 

S’kam ç’të  bëj  do i buzëqesh edhe shiut

S’ka më rëndësi që është mot i vranët

Betejën e kam humbur qëmoti me errësirën

Ku edhe në kullë dritat m’i ndalën

 

Fillikat

 

Me vjet kam gjuajtur detin me gur

Drinit not fund e krye i kam rënë

Gurrat e Matit (buromë) i kam shter deri në pikë

Terak të thatë e kam bërë malin e tomorit, fushën e myzeqesë

Në Koman ditënatëpasosur duke zënë peshk

E prapë Fillthi –Fillikat

 

Heshtjerëndë

 

Më thanë shuaj paksa

Heshta me vjet

 

Kërkova vetëm pak buzëqeshje

Jo zgërdhirje

 

Një frëngji dritë, ju lutem

Për shpirtin tim

Seç u kall etjeje …

 

Vogëlushi im

 

Në kohët rrebemira

E kalon detin në këmbë

 

Në dhiare të ngushta e ke vështirë

Aty nuk shkohet pa vravashkë dritëndezëse

Vogëlushi im

Në rrugën që ke nisur do rropatesh, përpëlitesh

Shtegu do të jetë i ngushtë, udha do të jetë e panjohur

Ndoshta e parrahur më parë

 

Duke ecur në faqet e thikta të malit

Do të shohësh që vazhdimisht shtegu për të ecur po tkurret

Sakaq sfilitjet e terratisjet do bëhen më të mëdha

Vogëlushi im, në të gjitha anët përqark teje do shohësh

Humnera të mëdha, shembëtira …

Gjatë ecjes tënde

Edhe toka e qielli do lëshojnë buçimë, uturima…

Por ti mos u ndal asnjëherë, vogëlush

Mos pusho së ecuri

Deri kur

Nuk ta kam përplasur

Asnjëherë derën furtunë

 

Për be nuk të kam mallkuar

Edhe kur më ke flak përjashta

Me teshë e koteshë

 

Bukën në fyt ma ke zënë

E unë dhëmbët i kam thyer

Duke rendur pas tekeve tua

 

Vajin ma ke ndaluar në buzë

Buzëqeshjen ma ke lënë përgjysmë (deri kur)

 

Në surrat ma ke përplasur

Librin e Markezit (shkrimtar i madh)

Deri kur unë palmuç

(Si maca ndër sofër)

E ti vetëm sipas tekeve tua

 

Për ty

 

Për ty

Do t’i fikja të gjitha dritat

E do të qëndroja në errësirë

Do të fikja edhe qiriun e fundit, flakëndezur

Shpirtrash

Se më as drita s’do të ketë kuptim pa ty

Qielli im i yjëzuar

 

Kur të pashë ty yjësi

U mbusha me yje

Yjëzuakan dritat

Në këtë yjëzim dritërrezatues

Yjëzon, ti qielli im i yjëzuar.

Shushunjë e zezë

 

Ti më kërkon

T’i thur ditirambe

Shushunjës së zezë

 

Më zorit ta puthë

Atë që gjakun piu

 

Me vjet …

Merimangë e zezë na end mbi krye

Eh më ….…….

E ne çfarë bëjmë

 

Gjarpër i zi

 

Njëqind vjet luftë

Me gjarpërin e zi

 

E ai prapë nuk ndalon

Së pushuari

 

Na gërryen dheun para këmbëve

Në shpirt në ëndërr

Nuk na le të qetë

 

 

Deri kur çakërdisje

Neurozë

Metastazë e shekullit

Verë e llahtarshme

 

Në dhomën 312

Vera nuk ishte si më parë

Nata murmuriste

Në mur akrepat e orës

Rrëmujshëm  lëviznin

Kamarieri zuri në thua

U përplas…

U thyen tri pjata gjelle

Tre filxhanë kafeje

Nga banaku ra një vazo e qelqtë

U bë copë e grimë

Ishte verë e llahtarshme

Guvë mitike

 

Ditënatë pareshtur

Kërkoj

Guvën mitike

 

Të ftohtët siberian

Këlthet në kullë

 

Vera dimëron

E unë prapë

Kërkoj….

Guvën mitike

Rilindje

 

Mbjell dritë në errësirë

Mbjell lule në pleh

Në tokë të çelin filiza të ri

Shëmtitë e së kaluarës

Erë e parë t’i zë

Perde e verbër

 

M’u errën sytë

Nga perde e verbër

 

Në majë të pemës

Klithja ime gjakon me vjet

 

E di që ju kam shkuar në nerva

O miq

 

Dhimbë e ime kacavaret

Deri në zenit

 

Kohabishë

 

Bisha

Nuk e ka parë vetën

Asnjëherë në pasqyrë

 

Po njeriu

Më thoni

Pse kohën vret ?!

Lëmshi hënor

Në natën hënëplotë

Lidha qenin përbri shtëpisë

 

Tufë ujqërish të dalldisur

Me rrëmbim desh na shqyen

 

Sapo i ikëm zallahisë

Lëmshi hënor ndaloi dritat

 

Sa të pafat që jemi  oj

Kurrsesi të dalim në breg

Shpirt i dalldisur

 

Me vjet kam gjuajtur dritën

Nuk kam lënë livadh pa kositur

Grurin në arë e kam shkul me rrënjë

Pyellin

Në shtëpi blirin e fundit e kam prerë

Kam luhatur murin

 

Me ëndrrën jam përgjakur

Kushedi sa herë

 

Qepe o shpirt i dalldisur

Si nuk të rri bukur asgjësend

 

Mihësit e natës

 

Mihësit e natës

Nuk flenë

Prishanik

Prisharak

 

E unë i gjori

Kot ndërtoj

Nuk lënë

Se nuk lënë

M

I

H

Ë

S

I

T

e  natës

 

Rrënjëjetë

Sa melodi ke ti o jetë

E aq pak zhytës ka

Na ndihmo ta gjejmë vetveten

Kur pikon pluhur harrimi

Le t’na bien edhe flokët

Teksa rrënjëjetës ia gjejm kuptimin

 

Verë e acartë

 

Se kam menduar

Që ariu polar

Zdirgjet

Në vapë

 

Se kam besuar

Njëmend se kam besuar

Këtë verë të acartë

Hapësirë e humbur

 

Kam humbur rrugën dikah

Nuk e di se ku gjendet shtëpia ime

Ku përroi

Livadhi, ara

Shoh hapësirë të shthurur

Boshllëk

Shembëtira, humbëtira

Rreth e përqark

Këlthet nata

E unë ende …

Në hapësirën e humbur

Marramenthi

E kam vështirë të orientohem

Të gjej shtëpinë time

Dua të kem kohë

 

Dua të kem kohë të shoh ujin

Si ecën rrjedhshmërisht

Pa vështirësi, pengesa

Në damarët e tokës të shoh

Planetë tejdiellor

Dua të kem kohë për përbetime të zjarrta

Për qetim të ri

Dua të kem kohë

 

Vetmi

 

Shpesh ndodhesh

Mes zjarresh

 

Nuk ke nga t’ia vësh

E vetmia të ther përbrenda

Gjaku përvëlon

Shpirti dënesë

 

Loti nuk e përthekon dhimbjen

Madje as i bie te gjuri

 

Në kujtesë shpërthime vullkanike

Drithërimë …

 

E ti nga t’ia vësh se di

 

Shushatje

 

Ne në vend

Se të hapim

Frëngji

 

Merremi

Me dhëmballat

E prishura

 

Nëse nuk di

Mos i bjerë veglës
Nëse nuk di të këndosh

Mos këndo
Nëse nuk di
Ti bjerësh veglës …

Jeta

Jeta
Nis e bukur
Ndesh në bariera
Dhe hidhërim
Jeta
Vazhdon
Nëpër brenga
Dhe arrin majat . . .

Mathieu Aref për shkrimtarin dhe sociologun algjeriano-maroken Maxhid Okasha që e braktisi islamin

0
Ja çfarë thotë Maxhid Okasha, një shkrimtar dhe sociolog algjeriano-maroken i cili e braktisi Islamin dhe u bë një fémohues (në sytë e shoqërisë myslimane) : « Që nga momenti që e braktis Islamin, je shoqërisht i vdekur”. Maxhid Okasha lindi në një familje myslimane, ai hoqi dorë nga feja si i rritur. Ai e rrëfen këtë zgjedhje në librin e tij të fundit, « Çfarë urreja në lidhje me Islamin kur isha mysliman ». Ky konfirmon atë që kam thënë tashmë këtu në FB për këtë temë ! Biseda është në gjuhën frenge, por këto tre fjalë që them këtu janë të mjaftueshme për të kuptuar çfarë thotë në këtë bisedë…dhe libërin e tij.

Urdhëri i kundërt: Witkoff dhe Kushner nuk shkojnë në Pakistan

0

DUHEJ TË SHKONIN BASHKU: Jared Kushner (majtas) dhe Steve Witkoff (djathtas). Këtu në një foto nga një udhëtim në Islamabad në mes të prillit. Foto: Pool / Reuters / NTB

Document.no

Ndërsa mediat shkruanin se Steve Witkoff dhe Jared Kushner po shkonin në Pakistan, erdhi kundërshtimi nga Trump: Nuk ka kuptim të fluturosh 18 orë për të dëgjuar diçka që nuk çon askund. Ata do të qëndrojnë në shtëpi. Ata gjithsesi nuk duhej të takoheshin ballë për ballë. Por çfarë ndodh tani? SHBA mbajnë të gjitha kartat dhe mund të presin derisa Irani të dorëzohet.

Ose ‘tregon dorën e bardhë’ siç thuhet në Amerikë. Deri sa të kërkojnë mëshirë.

Nga jashtë, kjo është shumë larg nga ajo që Irani mendon të bëjë. Ata bënë një deklaratë pasdite se SHBA do të ndjenin fuqinë më të madhe të forcave të armatosura të Iranit nëse SHBA nuk heq menjëherë izolimin e Hormuzit.

Nuk ka asgjë që tregon se SHBA do të veprojë kështu.

Tani ka tre grupe hangarësh në zonë, gjë që rrallë ka ndodhur më parë.

Rrëfjëza e kohës së Iranit po shkon shumë më shpejt se ajo e SHBA-së. Mediat liberale dhe Demokratët thonë se SHBA po humb. Nuk duket se kjo ka ndonjë ndikim të madh tek Trump dhe ekipi i tij. Ata duan kapitullim sipas kushteve të tyre: Asnjë përpunim bërthamor, dorëzim i 440 kilogramëve të pasuruar në 60 për qind, ndalim i raketave me rreze të gjatë dhe ndalim i financimit të grupeve terroriste jashtë vendit. Kështu përfundon Hizbollah në Liban. Houthit nuk duken të gatshëm për një luftë të re.

Atëherë ndoshta mund të ketë paqe në Liban dhe përgatitja për marrëveshjet e Abrahamit 2.0 është e gatshme.

President Donald Trump arrives on Air Force One at Palm Beach International Airport in West Palm Beach Fla., Friday, April 24, 2026. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)

Nëse regjimi në Teheran do të dobësohet kaq shumë sa të duhet të dorëzohet, Trump ka dhënë SHBA-së fitore më të madhe të politikës së jashtme në dekada. Siç thotë historiani Victor Davis Hansen: -Ne fitojmë përsëri.

Kontraordre: Witkoff og Kushner drar ikke

Iluzioni i përjetësisë, poezi nga Arif Ejupi

0

Iluzioni i përjetësisë

Poezi

Proteston – nuk e di për çka,
Kundërshton – pa arsye,
Bllokon – për interes të xhepit.

Tregohet i përzemërt
vetëm kur ka nevojë.

Mendon se përjetësisht duhet
të jetë në fron.

Çmenduri…
apo ego e sëmurë?

Deri kur?

Arif Ejupi
Gjenevë, 25 prill 2026

Këngëtarja Donna Dafi publikon videoklipin e saj më të ri, “ManGo”

0

Artistja shqiptare Donna Dafi ka publikuar videoklipin e saj më të ri, “ManGo”, që po konsiderohet një nga këngët më të forta të momentit në skenën ndërkombëtare. Me një mesazh për rimarrjen e fuqisë personale, kënga pritet të jetë një nga hitet e sezonit.

E pozicionuar mes R&B-së, pop-it alternativ dhe ritmeve globale, “ManGo” vjen me një stil modern dhe tërheqës. Kënga shndërrohet nga një fillim i butë në një deklaratë të fortë vetëdijesimi dhe çlirimi emocional, duke trajtuar momentin kur kupton manipulimin dhe zgjedh të largohesh.

Duke folur për projektin, Donna Dafi shprehet:
“Ishte si terapi për mua – më çoi në momentin e qartësisë: po të lë të ikësh.”

Pas publikimeve “Primadonna” dhe “Touch Me Like That”, Donna Dafi po forcon identitetin e saj artistik në skenën ndërkombëtare.

“ManGo” synon të pushtojë si playlistat, ashtu edhe pistat e vallëzimit.

“ManGo” është tashmë e disponueshme në platformat kryesore muzikore:

https://youtu.be/KSdc34MYabU?si=9AzfqONwfVNSegQG

Dhjerësit e vlerave të luftës shantazhojnë shtetin!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
     Tellalli numër dy i OVL, (po kursejmë akronimin prej tri germave UÇK, pasi OVL aktuale nuk ka të bëjë fare me këtë), njoftoi se i kanë dërguar një letër kryetares së Kuvendit, njëherësh ushtruese të detyrës të presidentit të Kosovës, Albulenë Haxhiut dhe kryeministrit Albin Kurtit, me kërkesën “për hartimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës”!
     OVL thotë “edhe pse letrën ua kemi dërguar dy institucioneve më të larta, më 20 shkurt 2026, ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe as nuk na kanë kontaktuar, takuar”. Pse ndodhë kjo mospërfillja ndaj Kryesisë të OVL dhe të eksponentëve tjerë të kësaj shoqate, rrastë të dyshimtë për shumëçka. Madje janë kaq jo serioze në kërkesa, siç shprehet populli: “Pordhi kali në derë të hanit!”
     Janë këta eksponentë të OVL, në koordinim me drejtuesit e subjekteve politike PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN, realizuan projektin e Beogradit, për organizimin e protestave vandaliste, të mars prillit 2004, në dëm të Kosovës. Për rrjedhojë, ndërkombëtarët kushtëzuan Kosovën me krijimin e komunave me shumë serbe, Demarkacionin, Asociacionin dhe sanksionime të tjera për Kosovën.
     Dosjet e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, u sollën nga Beogradi, në Selinë Qendrore OVL, në Prishtinë. Qëllimi ishte shpërndarja e dosjeve, për të zbuluar dëshmitarët e Hagës, për të penguar procesin e drejtësisë në Hagë. Qëllimi shtesë është nxitja e vëlla-vrasjeve ndër shqiptare.
     Bashkëpunimi shumëvjeçarë të eksponentëve të PAN-it dhe të OVL, në makro-kontrabandën me Rojet e Urës dhe Listën Serbe, që sipas Drejtorisë të Doganave të Kosovës, ia ka kushtuar humbje buxhetit të shtetit miliarda euro. Këtë hajni zyrtare e ka denoncuar DASH amerikan, ka shpallur -non grata- disa kontrabandistë nga të dyja palët edhe disa vendime për të tjerët, i ka në sirtar. Me gjithë këto poshtërsi, askush nuk ka marrë përgjegjësi!?
 
         UÇK u dëmtua nga falsifikatorët hajna të PAN dhe OVL
     Krerët e OVL janë bisht e patericë e PAN-it. Ata, si me sustë, i aktivizojnë në protesta dhe shantazhime kundër qeverisë dhe shtetit. Ata akuzojnë se kjo qeveri ka qasje dashakeqe “ndaj bashkëluftëtarëve tanë!” Sipas tyre ka shpërfillur  Shoqatën e OVL, nuk e ka financuar dhe as bashkëpunuar”.
     Nuk ka ndihmuar “Shoqatat e dala nga lufta” Po cilat janë ato shoqata, kur nuk arriti të hyjë as vet “UÇK-ja e LPK-së”, në Luftën e Kosovës. Këtë nuk e them unë, por e thonë themeluesit e kësaj “UÇK-je”, nga LPK-ja, përfshi edhe Dr. Jakup Krasniqin. Sepse luftën e sabotoi Tirana zyrtare, Franca dhe Serbia, përmes argatëve të saj të shantazhuar në LPK-e. Luftën e vërtetë e bënë burrat, vajzat dhe djemtë luftëtarë, të cilët u angazhuan individualisht dhe në grupe.
     Forcë ushtarake e organizuar ishte FARK-u i Dr. Ibtahim Rugovës. Kursehem nga emërtesa -President-, sepse kur Ai themeloi Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës, ende pa u zgjedhur në këtë post, me Referendum gjithë-popullor, në Kosovë dhe Mërgatë. Ushtarakët profesionistë shqiptarë, të shkolluar në Akademinë Ushtarake jugosllave, janë të vetmit që hynë, në mënyrë të organizuar, në betejat dhe luftën ballore të Kosovës.
     OVL paralajmërimin për protesta, “nëse institucionet nuk reflektojnë në përmbushjen e kërkesës bazë, hartimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës, detyrohem të dalin në protesta”.
     Shtrohet pyetja: Çfarë vlerash mund të mbrojnë dhjerësit e vlerave të luftës të cilët zhantazhojnë qeverinë dhe shtetin e Kosovës?!
– Janë këta dhjerësë dhe shantazhues, të cilët shitën e përshitën, me çmime të majme, “Dëshmitë e Veteranit”, duke i bërë 45.500 “veteranë” tërësisht të rrejshëm. Vjedhja e shtetit, në çfarëdo forme, është dhunim dhe dhjerje e luftës, luftëtarëve, dëshmorëve të lirisë, Ata janë të zhveshur nga atdhetarizmi dhe nuk meritojnë asnjë respekt, pavarësisht se bëjnë shumë për t`u imponuar si “çlirimtarë”!
– Kanë falsifikuar duke i bërë dëshmorë edhe viktima civile, pa qenë pjesë e luftës;
– kanë shpallur heronj njerëz me vdekje të natyrshme, në krevat, pse ishin pjesë e SHIK-ut kriminal, të cilët u angazhuan në burgosje, tortura dhe atentate të        kundërshtarëve politikë.
     Falsifikimi i “Dëshmisë të Veteranit” shtrihet edhe në Shqipëri. Gjeneral Spiro Butka, kryetar i Shoqatës të OVL të UÇK-së në Shqipëri, dëshmon së në Luftën e Kosovës kanë marrë pjesë 186 luftëtarë, përfshi edhe bartësi e armëve, të cilët janë në listën e veteranëve. Por, sot marrin pensionin e veteranit 3.000 vetë dhe shifra ka tendencë të rritet! Ndërsa Kolonel  Dilaver Goxhaj, kuadër i UÇK-së, numrin e luftëtarëve-veteranë e redukton në 129 veta, duke dhënë edhe identitetin e tyre në Shqipëri dhe njësitë luftarake në Kosovë. Këto shifra janë dhënë tej 3 vjet më parë, janë publike, (Jou Tube).
     Gjeneral Butka përmend emra falsifikatorësh të “Dëshmisë të Veteranit”, ndoca syresh pjesë e Komisionit, të cilët nga shitjet e “Dëshmive”, së bashku me matrapazët nga Shqipëria, kanë hapur bizneset e tyre nga veriu i vendit e deri në Tiranë. Çmimi i “Dëshmisë” në Shqipëri ka qenë i lartë, sepse shqiptarët e Shqipërisë londineze, janë të shkathtë në tregti. Ata bënë bizare Evropën dhe botën, sidomos, me drogë e femra.
     Mijërat e “veteranëve” të rrejshëm i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës, deri në qershorin e vitit të kaluar (2025), nga llogaritë e bëra, 206 milionë euro!
Komisioni i Verifikimit të Listave të Veteranëve, i cili sorollatët gjyqeve për një dekadë radhazi, për falsifikimin e “Dëshmisë të Veteranit”, është një etnik, kryesisht, eksponentë të partive të PAN-it. Ata janë edhe kallës të -Flamurit të Dardanisë”, përfshi edhe Smajl Latifin, kryetarin e komunës të Rahovecit, i kapur nga kamera në aksionin e zjarrë-vënies!

Loja e “tre emrave” nga LVV-ja, konsensus për publikun apo kontroll mbi pushtetin?

0
Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
_____
Ky “propozim”, në fakt, kombinon disa pretendime dhe qëllime të caktuara, ku synohet që njëkohësisht: të zhvendoset apo të adresohet definitivisht “adresa” e përgjegjësisë; të rikonfirmohet një legjitimitet i arritur simbolik me zgjedhjet e 28 dhjetorit; dhe të ruhet niveli i presionit mbi PDK-në dhe LDK-në, pra mbi opozitën, deri në dështimin e plotë të konsensusit.
Ky lloj kurthi, që mund të themi se politikisht është “i lejuar”, por moralisht i kontestuar nëse e dekonstruktojmë me argumente sociologjike, ndonëse në pamje të parë duket si një hap i duhur për kompromis, në fakt, nga “leximi” ynë sociologjik, kur kjo iniciativë nxirret nga rrafshi formal, merr konotacione të një strategjie të njohur për menaxhimin e situatave konfliktuoze dhe refuzimit politik.
Në pamje të parë, ky propozim, në situatën e krijuar paszgjedhore, përveç që duhet të funksionojë si mekanizëm për zhvendosjen e përgjegjësisë politike, merr edhe një rol tjetër që opozita mund të mos e “nuhasë” fare, e ai është pozicionimi i LVV-së jo më si aktor dominues i gjithë procesit, por si një arbitër vendimarrës që pret zgjidhje nga të tjerët.
Pra, “oferta” e ndërtuar mbi narracionin e kompromisit të fundit, në stilin “take or leave it”, është përpjekja finale për ta betonuar shfajësimin e saj, por në të njëjtën kohë edhe për ta katapultuar me saktësi milimetrike përgjegjësinë mbi pakicën opozitare. Kjo është një strategji klasike e njohur e transformimit të rolit: nga ai vendimmarrës në rol gjykues, duke ruajtur kështu kapitalin e arritur politik dhe duke shmangur koston e dështimit vetanak.
Ideja tjetër po aq e rëndësishme është që ky propozim “shpresëdhënës” të vazhdoj të fuqizojë edhe më tej perceptimin publik që veç mori vulën e “testimit” në zgjedhjet e 28 dhjetorit, se pushteti është i hapur për kompromis, ndërsa opozita potencialisht refuzuese.
Megjithatë, unë mendoj se ky propozim, i cili po kuptohet qartë edhe “midis rreshtave”, është i gabuar dhe mbart rreziqe potenciale që, në zgjedhjet në horizont, ka me e ulë dukshëm perceptimin publik për VV-në. Sepse asnjë konditë sociopolitike (elementi diasporë) e asnjë indikator ekonomik (kriza evidente)nuk është në favor të ndonjë rritjeje të mëtejme, ashtu siç mund të mendojnë strategët naivë të këtij subjekti. Në fund, mbetet dilema “hamletiane” se a është ky propozim hap drejt zgjidhjes, apo një mënyrë e sofistikuar për ta menaxhuar krizën duke e zhvendosur fajin te opozita? Përgjigjja, si zakonisht në politikë, nuk qëndron te forma e propozimit, por te qëllimi i tij real…