Kreu Blog Faqe 1683

Irani premton mbështetje të pakushtëzuar për Hamasin

0

Anëtarët e milicisë së mbështetur nga Irani Forca e Mobilizimit të Popullit, festojnë vizitën e udhëheqësit të ri të forcës al-Quds, Ismail Ghani, më 4 janar 2020. Milicët prisnin që Ghani të sillte thasë me para, por në vend të tyre kishte unaza argjendi. Fotografi: Nasser Nasser/AP/NTB

 

Kreu i njësisë elitare të Gardës Revolucionare al-Qud, Esmail Ghani, i premtoi të shtunën liderit të Hamasit Ismail Haniyeh mbështetje të plotë në luftën kundër Izraelit. Ministri i jashtëm Javad Zarif anulloi një vizitë në Austri sepse Austria ngriti flamuj izraelitë në ndërtesat qeveritare. Irani në mënyrë indirekte tregon se nuk ka mirëkuptim për të kaluarën e Austrisë.

Haniyeh kërkoi ta bënte luftën kundër Izraelit një çështje të mbarë botës islame kundër shtetit hebre.

Haniyeh falënderoi Qaani-in për mbështetjen e tij dhe tha, sipas al-Alam, se lufta kundër Izraelit nuk është vetëm lufta e Hamasit, por një luftë që e gjithë bota islamike po lufton kundër Izraelit.

FILE – This undated file photo released by the official website of the office of the Iranian supreme leader, shows Maj. Gen. Esmail Ghaani. Esmail Ghaani as the new commander of the Revolutionary Guard’s Quds Force. Soleimani was killed in the U.S. airstrike in Iraq. Iraqi militia leaders were expecting the usual bags of cash when the new head of Iran’s expeditionary Quds Force , a successor Soleimani, paid his first visit. Instead, Esmail Ghani brought them silver rings, as tokens of gratitude. The episode, relayed by several officials, illustrates Iran’s struggle to maintain influence abroad as it grapples with the economic fallout from crushing U.S. sanctions and the coronavirus. (Office of the Iranian Supreme Leader via AP, File)

Por mbështetja me gjithë zemër dhe lidhja e ngushtë midis HAMASit dhe Iranit do të thotë se shumë udhëheqës arabë e distancojnë veten nga palestinezët, edhe nëse u duhet të marrin parasysh përdorimin popullor nga islamistët të çështjes së Izraelit.

Mbështetja me gjithë zemër e Iranit është e sikletshme për Shtetet e Bashkuara, të cilat duan të rinisin marrëveshjen bërthamore dhe të mbështesin palestinezët.

Ministri i jashtëm Javad Zarif ilustroi qëndrimin antisemit të Iranit kur anuloi një vizitë në Austri, sepse Austria ngriti flamuj izraelitë në ndërtesat qeveritare.

Të shtunën, Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif anuloi një vizitë në Austri me një njoftim të shkurtër në të njëjtën ditë. Anulimi erdhi pasi qeveria në Vjenë ngriti flamuj izraelitë në ndërtesat e saj.

Takimi në Vjenë supozohej të kishte qenë rreth negociatave në vazhdim për të ripërtërirë marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Irani nuk e kupton se një veprim i tillë tregon se Iranit nuk i intereson se e kaluara e Austrisë i jep disa detyrime vendit. Duke shpërfillur historinë, Irani tregon se do ta përsërisë atë.

Document.no

Përktheu nga norvegjishtja: Drini

Në Llapashticë të Podujevës rrënohet xhamia treqindvjeçare për ta zëvendësuar me një xhami jotradicionale!

0
  • Xhamia e vjetër në Llapashticë
  • Nga: Adem Breznica, historian e publicist
  • Rrënohet edhe një monument kultural në Llapashticë të Podujevës, zëvendësohet nga një tjetër paradoksal.

Qenka rrënuar xhamia e vjetër (rreth 300 vjeçare) e Llapashticës dhe në vend të saj qenka ndërtuar një e re e stilit maloko-kubanez (lexo: “maroko-‘kubanez'”).
Gjatë pushtimit 87 vjeçar, Serbia tjetërsoi, shkatërroi, rrënoi dhe fshiu gjurmët qindra e mijëra vjeçare, të qindra e mijëra objekteve e artefakteve, të kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve në Kosovë duke e varfëruar potencialisht autoktoninë tonë primare në zemër të Dardanisë iliro-arbërore.
Por, aq shumë kishte dhe mbetën gjurmë shqiptare në këto anë, sa as lufta e fundit totale e Serbisë kundër qenies dhe çdo gjëje tonë nuk i fshiu dot ato.
Megjithatë, edhe përkundër dështimit serb në rrënimin e monumenteve tona, vragët e pushtimit disa dekadësh lanë pasoja tek “modernizuesit” tanë të historisë.
21 vjet pas çlirimit dhe 13 vjet pas pavarësimit, qindra monumente të RESTAURUARA bëhen viktima të RIKONSTRUKTIMIT injorant e dallkauk.
Disa madje edhe u dogjën për të nxjerre alibi të rreme në mënyrë që t’i hapej rrugë degradimit modernist.
Rikonstruktimi ka kuptimin e rindërtimit. E rindërtim do të thotë përmirësim i të vjetrës, respektivisht rrënim i të vjetrës jo-funksionale dhe ndërtim i të resë funksionale. E tashmja dhe e ardhmja mund edhe të rindërtohen nga e para. Po jo e kaluara. Mund të rrënohet, ndërtohet e rindërtohet shtëpia, rruga, ura, përditshmëria por jo e veçanta, jo monumentalja. Pse e ke braktisur plisin e trashëguar brez pas brezi, nuk mund t’ia bësh photoshop shajkaqen gjyshit e stërgjyshit tënd! Po deshe, vëre për vete, por atë, dhe tekat tjera, nuk mund t’ua imponosh të tjerëve as në perspektivë, e lëre më në retrospektivë!
E vjetra mbetet e vjetër dhe nuk guxon të rrënohet. Edhe nëse është e pa përdorshme, ajo duhet KONSERVUAR e RESTAURUAR e kurrsesi të RIKONSTRUKTOHET tjetër fare e nga e para.

Xhamia e Llapashtic, pas djegies së saj!

Injorantë, hipokritë e faqezi, që keni rrëmbyer institucionet gjithandej! Kushdo qofshi ju. Kur gjeni troje për të ndërtuar objekte afariste e biznesore, familjare e klanore, që merrni e thithni fondacione milionëshe, poshtë e lartë, nga më të ndryshmet e nga gjithsekush, pse nuk gjeni troje të reja për xhamitë e reja, e ato të vjetrat t’i leni të patundura në themelet e vjetra e në trojet e tyre të vjetra!?! Pse?!?
A keni të ndalur!?
A keni përgjegjësi!
A keni ndërgjegje!
A keni turp ju!
Apo vlerësoni se e dhatë provimin tuaj tashmë.
Sepse i fshitë shumicën e atyre gjurmëve që nuk mundi t’i fshinte as Serbia.
Dhe konsideroni se përmbushet misionin tuaj.

Xhamia e Llapashticës, pllaka restauruese

E mund të merrni pasaportën serbe, megjithëse kurrë nuk e braktiset atë!
Ju jeni mishëruar me të keqen dhe nuk e veneroni dot!
Ju dhe marrja jeni një!
Prandaj është e kot t’u thuhet “marre u koftë”!
Më mirë është t’u thuhet “bravo”! Tamam si gomarit kur del prej baltës. Sepse edhe biku lodhet dikur gjatë byrytjes në bykë të kashtës. Lodhet edhe taraku kur ju bie kabëzave. Por ju nuk lodheni fare. Nuk lodheni në përçapjet tuaja marroqe.
Juve nuk mund t’u thuhet mos vidhni, mos rreni, mos shkatërroni, mos abuzoni, mos hani ramazan, mos pini raki.
Juve nuk mund t’iu mbahet ders.

Xhamia e re në Llapashticë të Podujevës

Sepse ju thirreni tek dersi, ndërkaq jepni nasihat.
Juve mund t’u thuhet vetëm “puna e mbarë”, “a po ua ka ëndja” dhe “ju bëftë mirë”!
Ju kuptoni vetëm kur të ironizohet me ju.
Juve kuptoni vetëm kur t’u thuhet bravo.
Prandaj “bravo u koftë”!

Adem Breznica, profesor i historisë

Rezistenca kombëtare e Tomë Domgjonit dhe grupit të LNDSh në fshatrat e Komunës se Gjakovës

0

Nue Oroshi, Gjermani

Rezistenca kombëtare e Tomë Domgjonit dhe grupit të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare në fshatrat e Komunës se Gjakovës

Pas ripushtimit të Kosovës dhe trojeve tjera etnike shqiptare nga komunistët serbo-jugosllav dhe veglat e verbëra me emra dhe mbiemra shqiptar që ishin në shërbim të Beogradit, atdhetarët shqiptar asnjëherë nuk e ndalën veprimtarinë kombëtare në shërbim të shqiptarisë.Prej vitit 1945 kur u ripushtua Kosova e deri në vitin 1999 kur u çlirua në mënyra të ndryshme u rezistua kombtarisht.Rezistenca ishte zhvilluarë karrshi rrethanave dhe fuqisë politike që kishin atdhetarët shqiptar.Pas viteve 1945-1946, pas shuarjes së rezistencës së organizuar të armatosur në Kosovë, ku nacionalistët mbetën në grupe të vogla duke rezistuar prapë dhe deri në vitin 1960 një rol të rëndësishem në organizimin kombëtar në Kosovë e ka luajtur Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare.Veprimtarët e kësaj lëvizje ishin vazhduesit direkt të Lidhjes së dytë të Prizrenit, si dhe të Besës Kombëtare që e udhëheqi profesor Ymer Berisha,Ndue Përlleshi,Marie Shllaku dhe shumë atdhetar të tjerë shqiptar.Këto grupe politike që burgoseshin dhe denoheshin njëri pas tjetrit kishin një platformë kombëtare e demokratike në programet e tyre dhe kishin një orientim  pro evropian si dhe qëllimi përfundimtar i tyre ishte bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të përbashket në Shqiperinë Etnike.Lëvizja Nacional Demokratike shqiptare shtrihej gati në të gjitha pjesët e Kosovës, e kjo nuk mund të mbetët anash as shtrirja e LNDSH-së në Gjakovë.Në këtë studim do të përqendrohem konkretisht në veprimtarinë e grupit të Tomë Domgjonit grup të cilin deri në kalimin në Shqipëri e ka udhëhequr Mark Tuqi, ku më pas në krye të këtij grupi vendoset Tomë Domgjoni pas kalimit të Mark Tuqit në Shqipëri.Ky grup vepronte në programet kombëtare të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare dhe veprimtarinë e ti atdhetare e shtrinte në dy pjesë:

1.      Organizonte strehimin si dhe ushqimin, e nacionalistëve dhe Luftëtarve të Shqiperisë Etnike siç ishte rasti me Ndue Përlleshin,Nrecë Lleshin dhe shumë atdhetar të tjerë të cilët më pas u vranë në rezistencë të armatosur kundër komunisteve pansllaviste.Ku më, 19 Mars të vitit 1946 qeta e Ndrecë Lleshit dhe e Zef Smajlit sulmohen nga forca të shumta partizane-ushtarake të regjimit te atëhershem okupues i instaluar pas mbarimit të luftës së dytë botërore.Luftë e cila zgjati një kohë të gjatë.Ushtarët e Besës Kombëtare  shfrytzuan shpellën që ishte shumë afër fshatit dhe duke pasur pozicione të pershtatshme në luftime ushtarake bënë qëndresë të suksesshme.Në këtë betejë u vranë Ndrecë Lleshi,udhëheqës i grupit,Prenkë Shyti dhe Pren Palushi kurse Zef Smajli dhe Gjon Marku u plagosën dhe u zunë rob nga ana e armikut.Zef Smajli dënohet me grupin e Marie Shllakut dhe Kolë Parubit në Gjykatën e Qarkut në Prizren.Gjyqi ushtarak e dënon me vdekje Zef Smajl Arifin,egzekutohet në Prishtinë dhe që atëherë nuk dihet gjë për varrin e ti.(Dr.Bedri Muhadri,Ma.Luan Tetaj-Beteja e Kusarit në vitin 1946.E Djathta Shqiptare në Mbrojtje te Shqiperisë Etnike 12 Prizren 2015 faqe255).

2.      Punonte në zgjerimin e anëtarsisë në mënyrë që LNDSH të shtrihet me anëtar në gjithë komunën e Gjakovës në mënyrë që të rritej rezistenca antikomuniste në të gjitha viset shqiptare.Ky grup politik qëndren e kishte në Kushavec por vepronte në shumë  fshatra të Komunës së Gjakovës.Kushaveci shtrihet në trevën e Hasit rreth 7 kilometra në juglindje te Gjakovës.Është vendbanim kodrinor  i tipit të shperndarë. Lagjet e Kushavecit të poshtem janë: Kërhanaj,Kajtazët,Kuqet kurse lagjët në Kushavecin e epërm janë: Domgjonët,Topallët,Kërhanajt dhe Korroshi (Kaqinari,Dushi,Prendrekaj). Fshati përbëhet prej dy lagjeve kryesore Korroshi dhe Kushaveci.Në Korrosh ka egzistuar një kishë e vjetër e quajtur Kisha e Shën Gjergjit,ku edhe sot janë disa gjurmë të kësaj kishe.Me emrin Kush është e regjistruar në një hartë Austriake të vitit 1689 që sipas pozicionit ka të bëjë me këtë vendbanim.Në dokumentet kishtare të kishës së Zymit të cilat ruhen që nga viti 1842 ky vendbanim është i regjistruar po me këtë emër.Si vendbanim i veçantë është i regjistruar edhe lagjja e sotme Domgjoni.(Dr.Jusuf Osmani Vendbanimet e Kosovës –Gjakova, 14 Prishtinë 2005 faqe 185-186.).Pikërisht nga ky fshat vinin drejtuesit e LNDSH-së  siç ishin Tomë Domgjoni,Franë Topalli dhe shumë të tjerë.Veprimtaria aktive e grupit të LNDSH,bëri që ky grup të burgosen dhe në gjygjin e gjykatës së Qarkut në Pejë P-nr 181/54 me  13 dhjetor 1954 të marrin dënimet si vijon:Tomë Domgjoni 10 vjet,Franë Topalli 8 vjet, Pren Prenrecaj 7 vjet, Mark Prenqi 4 vjet, Tunë Markaj 3 vjet, Prenk Tuqi 2 vjet dhe Gjokë Prenrecaj 1 vjet.Ky grup i LNDSH prej 7 anëtarësh më 13 dhjetor 1954 nga Gjykata Komuniste e Pejës dënohen me gjithsejt 35 vjet burg të rend,si dhe të humbjeve te së drejtave qytetare pas daljes nga burgu, që ishte një formë e presionit për ti dorëzuar nacionalistët shqiptar.Meqenëse këto gjykata ishin gjykata të një shteti pushtues në Kosovë atëherë nuk ishin gjykata të popullit por ishin gjykata komuniste.Këtë e vërteton edhe fakti se çdo ankesë që bëhej ajo refuzohej në të gjitha instancat njësoj sepse vendimet mirreshin nëpër komitetet komuniste kurse gjykatat vëtem se i vërtetonin ato vendime.Për këtë tregon  edhe ky rast së si vepronin në bashkëpunim të plotë ne mes vete këto gjykata komuniste në rastin e shtatë atdhetarëve shqiptar:ku po e japim të plotë se si ju refuzoheshin komplet  kërkesat e grupit për të mos i liruar ” Gjykata supreme e Republikës popullore të Serbisë trupi në përberje prej Kadelburga Dr.Lavoslava,si kryetar i trupit,Miljkoviç  Dragomir,Qisiç  Filip,Vujçiç Dushan anëtar të trupit gjykues dhe Jevtiç Radmille si procesmbajtese në lënden penale kundër të akuzuarit Tomë Domgjoni nga Kuqevci (Kushaveci) etj., për më shumë vepra penale duke vendosur sipas ankesave të avokateve të gjithë të akuzuarve të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë P-nr 181/54 të t.13 dhjetor 1954 pas marrjes në pyetje të autorizuarit të prokurorit te RP të Serbisë Milenoviç Stanko në seancën e mbajtur më 15 prill 1955 le këtë vendim: Refuzohen si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të akuzuarit Tomë Domgjoni,Franë Topalli,Pren Prenrecaj,Gjokë Prenrecaj,Prenkë Tuqi,Tunë Markaj dhe Mark Prenqi,kurse aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Pejë p-nr.181/54 të dt. 13 dhjetor 1954, në tërë pjesën gjykuese vërtetohet.”

Veprimtaria atdhetare e shtatë anëtarëve  të LNDSH

Komplet grupi prej 7 të dënuarish Tomë Domgjoni, Franë Topalli, Pren Prenrecaj, Mark Prenqi, Tunë Markaj, Prenk Tuqi dhe Gjokë Prenrecaj kanë zhvilluar një veprimtari të thukët atdhetare.Këtë grup të LNDSH e kishte themeluar Mark Tuqi nga Ujzi,ku pas rrezikimit  që të burgoset Marku grupi kishte organizuar arratisjen e ti për në Shqipëri ku e kishte grumbulluar një sasi të konsiderushme të mjeteve dhe e kishte dërguar në Shqipëri.Tomë Domgjoni prej vitit 1945 e deri në vitin 1947 kishte punuar shumë ngushtë me kundershtarët e regjimit komunist ku në bashkëpunim me Franë Topallin i kishte strehuar në shtëpinë e Franë Topallit:Ndue Përlleshin, Riza Gjinin,Nrecë Gjinin,Nrecë Lleshin,Nrecë Kangjin si dhe dy luftetarë të tjerë ku përveç strehimit atyre i kishin sjellur edhe ushqime.

Edhe në vjeshtën e vitit  1945 Tomë Domgjoni dhe Franë Topalli i kishin strehuar Isa Gjinin dhe Eliza Gjinin nga Gjakova në shtëpinë e Franë Topallit.Po ashtu Tomë Domgjoni në dimrin e vitit 1945 i pranon në shtëpinë e ti atdhetarët Nrecë Lleshin dhe Nrecë Kangjin dhe të nesërmen i dërgon në pyll.Kurse në vitin 1947 Tomë Domgjoni në shtëpinë e Zef Franit nga Kushaveci është takuar me atdhetarin Ndue Përlleshin ku e merr me vete dhe i mundëson strehim tek Mhill Binaku nga Doli.Vlenë të thëksohet fakti se Tomë Domgjoni kishte qenë urë lidhëse më nacionalistët shqiptar dhe shpeshherë strehimin e kishte kryer në shtëpinë e Franë Topallit.

Edhe pesë të dënuarit e tjerë Pren Prenrecaj, Mark Prenqi, Tunë Markaj, Prenk Tuqi dhe Gjokë Prenrecaj ishin akuzuar për faktin se në vitin 1949 ishin bërë anëtar të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare për kontaktet dhe bashkëpunimin me Mark Tuqin nga Ujzi, si dhe për grumbullimin e antarësisë për nevojat e organizatës.Pren Prenrecaj kishte qenë arkatar i këtij grupi të LNDSH,ku përveç faktit që tubonte anëtarsinë Preni edhe nga fondi i ti familjar i jep Mark Tuqit një sasi të konsiderushme të hollash prej 2000 dinarve për të kaluar në Shqipëri që i bie dikund një e treta e shumës së përgjithëshme që i kishte tubuar grupi i LNDSH për kryetarin e tyre Mark Tuqin për ta dërguar në Shqipëri.

Edhe të dënuarit tjerë në këtë grup Mark Prenqi,Tunë Markaj,Prenk Tuqi dhe Gjokë Prenrecaj ishin veprimtar të  LNDSH dhe kanë zhvilluar aktivitete të shumta qoftë në zgjerimin e antarsisë dhe të platformes së organizatës por edhe me ndihma të ndryshme financiare për nevojat e LNDSH.Ky grup bashkarisht ishte dënuar me një kohëzgjatje prej gjithsejt 35 vite burgim të rënd.Burgun e kishin kryer në Nish në Mitrovicë të Sremit,por pjesën me të madhe të burgut e kishin kryer në Goli Otok në burgun me të tmerrshem dhe me fatkeq.Në këtë burg dërgoheshin të burgosurit për të përjetuar torturat më të mëdha që dinin ti kryenin vetëm gjelatet komunist.

Rrëfimi rrenqethes i Zef Domgjonit për sakrificat e familjes Domgjoni

Një rrëfim mjaft rrenqethes dhe shumë të qartë që tregon edhe veprimtarinë atdhetare të grupit të LNDSH, por edhe antarëve të tjerë, është rrefimi i Zef Domgjonit, i cili jep rrëfimin autentik se si i kishte treguar babai i ti Franë Domgjoni të cilit në moshë shumë të re i mbesin obligimet familjare mbi kokë për faktin se babain dhe dy xhaxhallarët i kishte të burgosur.Rrëfimin po e japim komplet pa ndryshuar në shenjë respekti të vuajtjeve dhe sakrificave të kësaj familje atdhetare, ku Zefi rrëfen: ”Tomë Domgjoni ishte aktivist në Lëvizjen Nacionale Demokratike Shqiptare ( L.N.D.SH ).Tomë Domgjoni ishte i martuar me Halen dhe kishte 5 fëmijë vajzat ishin: Palina,Vitorja dhe Vera kurse  djemtë ishin :Lorenci dhe Marjani.Kryetari i L.N.D.SH ishte Mark Tuqi. Komiteti,udhëheqësia ishin:1.Tomë Domgjoni ( Kushavec ) bashkë aktivista 2.Pren Pernrecaj Bistazhin 3.Franë Kërhani Kushavec 4.Nue Kërhani Kushavec 5.Pren Markaj ( Fshaj ) 6.Kolë Tuqi Fshaj 7.Mhill Bezhi Dol 8.Franë Topalli Kushavec.

Toma kishte filluar qysh herët veprimtarinë atdhetare.Këto fjalë do të mundohem, ti shkruj ashtu si mi ka shpjegue Zef Llesh Domgjoni (babi im).Me fillimin e aktiviteteve,Tomë Domgjoni kishte shumë e shumë takime me përsona te ndryshëm.Në atë kohë ishte shumë e shumë rrezik te punosh dhe të veprosh kundra regjimit jugosllav, edhe pse Toma me shumë shokë kishte veshtirësira, ata nuk ndalen.Të gjitha takimet dhe punët që i krynin, zakonisht ndodheshin në kohën e natës.Tomë Domgjoni kishte edhe takime me përsona të  Besës Kombëtare, ku në kryë të tyre ishte Ndue Përlleshi.Besa Kombëtare kishte të njejtat qëllime me LNDSH.Ndue Përlleshi ishte kumar i shtëpisë Domgjoni nga Kushaveci, ishte kumara i kunores se Llesh dhe Dila Domgjonit.Aty ishte edhe një forcë e dyfishtë për Tomë Domgjonin,për ta përkrahur Ndue Përlleshin. Mirpo shërbimi sekret Jugosllav bjen në dijeni,se kush janë këta persona .Të martën e Pashkëve në vitin 1954 Tomë Domgjoni arrestohet nga regjimi i atëhershëm jugosllav.Regjimi jugosllav në atë kohë e munduan aq mizorisht, që e leshuan në 37 kilogram peshë.

Toma nuk e qet as ni shok qe kishte punuar dhe veprue me ta.Kur Prend Perndrecaj nga  Bistazhini ju thotë shokve dhe bashkëvepruseve të tyre , nëse Tomë Domgjoni asht arrestue mos keni frigë ai para e pranon vdekjën se i tregon shokët.Dhe ashtu edhe  ndodhi.Familja e Tomë Domgjonit nga Kushaveci, ku ishte Llesh Domgjoni Zoti i shtëpisë.Prej vitit 1954  e deri në vitin  1956 u përjashtua nga shteti komunist Jugosllav.Çka do të thotë përjashtim në atë kohë!

Përjashtimi ishte me keq se një burg shtëpiak:

·   Nuk ki guxue me i përshendet askend ;

·   Nuk ka guxue me të pershendet askush ;

·   Nuk ka guxue me te ardhë kush në shtepi dhe

·   Nuk ke guxue mej shkue kujt në shtepi.

 LLesh Domgjoni si Zot i shtëpisë shkoj në Gjakovë të hanën,se ishte ditë pazari.Në atë ditë askush nuk e përshendeti , te gjithë ata përsona se i njifke i përshendeti por ata nuk i dhanë përgjegje.Kur fillon LLesh Domgjoni te del nga Gjakova i takon dy miq te vjetër.Ata ishin Hil Shala dhe Ndue Qeta dhe te dytë e përshendesin.Shofin shumë të deshprum edhe i thojnë : ”O Llesh Domgjoni qo kryt e mos u brengos.Ti duhesh te jesh krenar dhe faqebardhë, kur ki mashki qe punojnë për çështje kombëtare.Lleshi i përshendeti dhe nuk foli shumë, kishte frikë se po i damtonte miqtë e vjetër.Mirpo në atë kohë nuk ishte veq Toma në burg.Ishte edhe vëllau i Lleshit në burg,ishte Mark Domgjoni.Ku ishte dënuar një vit e gjysë.Zefi thotë:Baba kishte shumë halle të tjera!Lleshi ju afrue djalit të ti Franes. I dashuri djalë këmbet e mija nuk do ta shkelin ma qytetin dhe nuk do të jam ma Zot Shtëpije!.Merre kuleten, ti do te jesh tash e mas Zot i shtëpisë. ( Franë Domgjoni ishte në moshë të re,i kishte vetëm 21 vjet ).Pushteti i asaj kohe nuk e la me aq. Por filloj torturat me Lleshin policia serbosllave vishin kohë pas kohe te familja Domgjoni në Kushavec. Në kohë jo të përshtatshme sipas Zefit koha ishte nga 00:00 deri  në 3:00 Ora  të natës.Ku gjithë familja u detyroshin të zgjohen dhe të ndahen,burrat ,gratë dhe fëmija të gjithë veç e veç te dilshin jashta.

Atëherë fillojke bastisja,dhomat e gjumit dhe oda e burrave u deshtën te livrojshn me lopata( ku ishte podi i dhomave krejtë në dhe).Kërkojshin armë dhe kontrollojshin mos po takojnë ndonjë person si i qujishin ata Ballista.Kjo ka ndodh 2 vjet me radhë pa nderpre .(  Në kohën e përjashtimit ) policia serbosllave e sollën Tomën te shpija i lidhur në pranga.Ata e arrestojnë edhe LLeshin dhe i thojnë, ku i ke armet edhe bumet qe i ke meshefur.Lleshi nuk pranon kurgja ,mirpo Toma i thotë fol LLesh ku i ke lanë bumet trego, se shpijuni të ka pa.Bumet i kishte mshef Lleshi ( te Dardha e Madhe ) Lleshi mori tarrakopin dhe donte te ju binte bumevë , ku te gjithë te gjuhën në ajer.Mirpo policia me shpejtësi e lidhen edhe Lleshin. (Llesh Domgjoni dënohet me 1.5 Vjet burg ).Torturat tek familja Domgjoni vazhdojnë edhe me tutje.Policija serbosllave e qesin vllaun e Lleshit, Nue Domgjonin të livron vreshtin se aty i keni mshefur armët.Mirpo aty nuk patën sukses policia.Tomë Domgjoni dënohet 10 vjet  burg .Për Franë Domgjonin ishte shumë e zorshme jeta, ku 2 migjet dhe baben i kishte në burg.Familja ishte e madhe prej 40 personave, varfëria ishte në maksimum.Kur del Marki dhe Lleshi prej burgut, ata nuk kishin jetë te gjatë,sepse ishin maltretu shumë rëndë në burg .Ku mrena një viti vdiqen Llesh Domgjoni,Mark Domgjoni dhe Nue Domgjoni 3 vëllezërit.Edhe Tomë Domgjoni ishte denu dhjetë vite në burg.Frana ishte i vetmi ma i vjetri në familjen  Domgjoni në  Kushavec, ku hallet,vorfnija dhe problemet e tjera vazhdojnë,përfundon tregimin rrenqethes Zef  Domgjoni i cili po e kalon pleqërinë e thellë në mes te fshatit të lindjes Kushavecit, si dhe qytetit të Hamburgut ku kaloi shumë vite duke punuar si mërgimtar.

Veprimtaria kombëtare e këtij grupi të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, që u dënuan më,13 dhjetor të  vitit 1954 me dënim të rënd ku i morën gjithsejt 35 vjet burg Tomë Domgjoni 10 vjet,Franë Topalli 8 vjet, Pren Prenrecaj 7 vjet, Mark Prenqi 4 vjet, Tunë Markaj 3 vjet, Prenk Tuqi 2 vjet dhe Gjokë Prenrecaj 1 vjet si dhe veprimtarët e tjerë të LNDSH-së që shpëtuan pa u burgosur në saje të qëndresës se Tomë Domgjonit dhe pjestarëve të tjerë për të mos dhënë emrat e veprimtarëve,anëtar të LNDSH që i përmend Zef Domgjoni në rrëfimin e ti prekës, siç ishin Franë Kërhani(Kushavec),Nue Kërhani(Kushavec),Pren Markaj (Fshaj ),Kolë Tuqi( Fshaj) dhe Mhill Bezhi (Dol) tregon qartë se këto fshatra të komunës së Gjakovës ishin të mobilizuar dhe kundershtar të rreptë të pushtuesve komunist me këtë ky grup dhe shumë grupe të tjera te atdhetarëve nacionalistë në Gjakovë e rrethinë treguan qartë se Gjakova nuk ishte e përbërë vëtem nga komunistët që ishin vegël e verbër e Beogradit por kishte dhe ka edhe atdhetar nacionalistë që punuan dhe u sakrifikuan me tërë familje për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët si dhe për orientimin e shqiptarëve drejt botës perëndimore me atë moton e vjetër dielli lind në perëndim.

Lirim Gashi: Një bisedë tjetër edhe më interesante me Ibrahim Kelmendin

0
Lirim Gashi, shkrimtar e publicist nga Prishtina                                                                                                                              

Me Ibrahimin kam zhvilluar shumë biseda interesante, por kjo e sotmja është akoma më e larmishme, interesante dhe frymëzuese. Për t’u bindur pse, merreni mundin dhe lexone me kujdes intervistën e sapo zhvilluar.
Ju siguroj që nuk do të pendoheni.
Lexim të këndshëm ju dëshiroj.

Lirim Gashi: Z. Ibrahim Kelmendi, sa më shumë që të njoh aq më shumë më shtohet oreksi për të njohur akoma më shumë, sepse edhe pse shpesh je kontraverz asnjë herë s’je monoton, pasiv, i njëtrajtshëm dhe bardh e zi. Sikur të ishe femër me siguri 90% të meshkujve do të interesoheshin për ty. E meqë je mashkull me siguri të njëjtin interesim e kanë edhe femrat. Bëhu i sinqertë dhe më trego të lutem sa përqind të tyre t’i dërgojnë në inbox të Facebook-ut zemrat?
Ku e ka zanafillën ky kolorit në personalitetin tënd, gjegjësisht kjo laramani?
Të bëri të këtillë jeta dhe natyra, apo pezhorativi i njërës dhe tjetrës Hamami dhe Hyra?

Ibrahim Kelmendi: Më ke parashtruar pyetje më të vështira sesa instruktorët amerikanë në pyetësorin për patent shofer. E unë patent shofer nuk kam ende. E pata bërë në USA në vitin 1982, por gjermanët nuk ma pranuan dhe unë nga dëshpërimi nuk e bëra më kurrë.
Nëse ndonjë femër e panjohur ndikohet emocionalisht nga mënyra e komunikimit tim, unë e sqaroi shkurt e shqip dhe pa ngurrim: “jam mall i skaduar”.
Ndërsa me shoqe, të cilat terminologjia moderne i ka shndërruar në mikesha, unë komunikoj pa teklif dhe me respekt të ndërsjellë.
Për Hyrën e Shipashnicës së Gjilanit, jevgën sharmante, për të cilën thuhet se i ka “hallakatur” burrat përmes mirëtrajtimit që ua ka bërë në hamamin e saj në Gjilan, unë kam simpati të fjetur. Madje edhe uratë për kënaqësitë që ua ka krijuar dhe dhuruar klientëve të saj.

Lirim Gashi: Shpesh e kam përshtypjen që jeta jote ka filluar me shkronjat LPK.
Bëhu i mirë dhe më trego të lutem, pse janë këto tri shkronja në këtë kombinim dhe radhitje kaq të rëndësishme për ty?

Ibrahim Kelmendi: Sepse kemi pasur peripeci të mëdha deri sa kemi arritur të bëhemi LPK. Shpesh kam qenë i detyruar për të ngrënë edhe gozhda, që të mos përfundoj në burg apo çmendi, nga provokimet tepër të pandershme, djallëzore dhe vulgare të njerëzve që simulonin se janë bashkëveprimtarë.
Ia dolëm disi, por me kurriz të thyer nga mbipesha!

Lirim Gashi: Çfarë emocionesh të krijojnë emrat Ukshin Hoti dhe Behadin Hallaçi, dhe ke ndonjë ide, se kujt mund t’i kenë penguar më së shumti dhe pse?

Ibrahim Kelmendi: Rëndom, unë kam qenë hamall i Lëvizjes, apo njeriu që i ka kryer punët e përditshme, nuk jam angazhuar vetëm gjatë fundjave. Më së shumti isha i angazhuar në sektorin për informimin e “të huajve”, prandaj nuk kisha kohë që të merrem me çështjet organizative në Kosovë. Edhe gjykoja që nuk më takonte të merresha me organizim në Kosovë, duke qenë në ekzil.
Për Ukshinin më së shumti jam informuar nga Bislim Elshani dhe Shemsi Reçica, sidomos për veçoritë e tij impozante atdhetare dhe intelektuale. Por edhe nga beshkëveprimtari i tij dhe imi, shoku Begzat Gashi, jam informuar për peripecitë dhe pengesat organizative që i ka pas Ukshini.
Ndërsa për Behadinin për herë të parë kam dëgjuar kur është “zhdukur”, meqë e kemi shqyrtuar “zhdukjen” e tij në Kryesi të LPK-së. Që do të thotë se për këtë çështje më kompetentë janë bashkëveprimtarët e tij të drejtpërdrejtë. Prandaj ata mund të përgjigjen më së miri në këtë pyetje.
Më ka irrituar sidomos informacioni që në mbledhjen konsultative në Kollare të Kërçovës, në prill të vitit 1993, Hashim Thaçi ka shpifur për Behadinin, duke e etiketuar atë pa asnjë dëshmi valide si një spiun të shërbimeve sekrete të Serbisë. Ka qenë ajo akuzë paralajmërim për zhdukjen e tij?!

Lirim Gashi: Thuhet se ke qenë truri i LPK-së, apo njeriu idetë e të cilit i kanë vjedhur, keqinterpretuar dhe keqpërdorur shumë analfabetë të kompleksuar, të cilët më vonë i kanë keqpërdorur si armë kundër teje.
Supozoj nga urrejtja që i ke njohur si askush tjetër dhe që ua ke deshifruar hieroglifet. Sa është i vërtetë ky pohim dhe nëse po a ke ndonjë anegdotë konkrete që do ta nënvizonte?

Ibrahim Kelmendi: Ka qenë fatkeqësi për mua afirmimi im si “tru i Lëvizjes”, nëse më lejon ta përdor këtë lloj (dis)kualifikimi. Kjo i motivonte armiqtë që të më luftonin edhe më tepër sesa që e meritoja, ndërsa bashkëveprimtarëve u shkaktonte xhelozi. I ironizoja xhelozët duke përdorur slloganin: “Shokët luftojnë, Azemit po i jet nami!”
E vërteta është se unë isha vetëm njëri nga bashkëveprimtarët. Por për dallim prej të tjerëve unë isha 365 ditë në vit i angazhuar për Lëvizjen, ndërkaq të tjerët kryesisht punonin dhe rregullonin standardin familjar, ndërsa për Lëvizjen angazhoheshin pak orë në javë, kryesisht në fundjavë. Që i bie, isha hamalli dhe jo truri i Lëvzjes.

Lirim Gashi: Pse je i lidhur më së shumti emocionalisht me Jusuf Gervallën?
Çka e ka bërë Jusufin kaq të veçantë dhe pse ke kaq shumë respekt për vajzën e tij Doniken?

Ibrahim Kelmendi: Me Jusufin jam njohur në fund të dhjetorit të vitit 1979.
Kur pat ardhur ai në Gjermani, vëllai i tij, Bardhoshi, gjegjësisht Bardhi, siç e thërrisnim nga dashamirësia, më pat telefonuar dhe ftuar ta vizitoja.
Bardhin e kam njohur për herë të parë në verën e vitit 1978. Ai ishte punëtor social, respektivisht i punësuar në Arbeiterwohlfahrt. Detyra e tij ishte përkujdesja për Gastarbeiterat nga ish Jugosllavia. Ishte një punësim zyrtar, në bazë të marrëveshjes përkatëse gjermano-jugosllave. Në atë verë unë isha si student, me punë sezonale verore, tek dhëndrri im në Plochingen. Sharrisnim gurë mermeri. Aty Bardhi pat ardhur për ta ndihmuar kushëririn e dhëndrit tim që t’i plotësonte ca formularë. Qysh në momentin e parë u miqësuam. Nuk më pengoi që ai ishte punëtor social i dërguar nga Jugosllavia, siç e quanin atëherë.
Njohjen me të e thellova përms Hysen Gegës, të cilin po ashtu e pata njoftuar gjatë asaj vere, sa isha te dhëndri, meqë ata ishin shokë mes tyre.
Për profesionin gazetar asokohe kishim konsideratë të jashtëzakonshme. Sapo u njoha me Jusufin krijova për të një ekstra respekt sepse ishte një gazetar shumë i mirë. Në atë kohë ne nuk kishim asnjë kuadro që ishte në gjendje për të përpiluar fletushka propagandistike. Prandaj qysh në fillim nuk patëm fare rezerva ndaj njëri-tjetrit, siç ruheshin rëndom “ilegalët”, meqë ai më njihte nga rrëfimet e Bardhit dhe kishte lexuar fletushkën “Bashkimi” në Kosovë. As unë nuk kisha asnjë rezervë ndaj tij, sepse ishte Vëllai i Bardhit.
Në anën tjetër nuk kisha ndonjë arsye për të qenë i frikësuar, meqë e kisha ndarë mendjen për të vuajtur në ekzil, deri sa të ndodhë çlirimi i Kosovës.
Fatkeqësisht, në fund të janarit informohem nga Hysen Gega, se atë e kishte urdhëruar Riza Salihu për ta vrarë Jusufin.
Riza kishte formuar në Stuttgart Grupin Komunist “Zëri i Kosovës”. Ai ishte Kryetar i tij, ndërsa Hysenin e kishte caktuar si Nënkryetar.
Tashmë Kryetari kishte urdhruar Nënkryetarin për ta vrarë Jusufin, me arsyetimin se kinse atë e kishte dërguar UDB-ja për ta spiunuar Grupin e tij komunist. E informuam Jusufin për atë urdhër dhe u dakorduam të taktizonim ca kohë ndaj Rizait, që të bindëshim se ai ishte kuadër i UDB-së. Taktizuam më shumë se dy muaj, ngaqë Hyseni kishte një inteligjencë brilante, edhe pse në humor e sipër thoshte se ka mbaruar vetëm katër klasë fillore dhe kollin e fruthin. Në fakt ai lexonte të paktën një libër në javë dhe ia rrëfente përmbajtjen dhe mesazhin në manirin e një kritiku letrar.
Në finalizim të taktikës patëm takim ballafaques në banesë të Hysen Gegës në Esslingen, meqë Hyseni na pat treguar ditën dhe orën, kur do t’i shkonte Rizai për “vizitë pune”. Ishim në atë ballafaqim unë, Jusufi, Bardhi, Hyseni, Maksut Saramati dhe cimeri i Hysenit, nga Lugina. E kishim bërë regjinë e ballafaqimit. Kur Riza nuhati rrezikun, zuri të qante, duke i kërkuar falje e mëshirë Jusufit. Zurit të qante edhe Jusufi. Ajo brishtësi e Jusufit na e prishi pak “filmin”…
Unë, Hyseni dhe Maksuti në ato çaste ishim pak ca te zhgënjyer nga Jusufi pse e mëshiroi Rizen.
Në anën tjetër ana e tij humane e forconte kultin për intelektualin e mirëfilltë. Pra, ishtin tipare që na patën nxitur të gjithëve për të pasur respekt të veçantë për Jusufin.
Donikën, përpos që e vlerësoj për hir të Jusufit, me të më lidhin edhe kujtime të posaçme, sepse ishte një fëmijë shumë i dashur, i edukuar dhe i mirësjellshëm. Atëherë brengosesha shumë për fëmijët, meqë ata vuanin ekstra në imigracion, duke u ndier të detyruar për t’u sjellur ekstra si shqiptarë në familje dhe për të simuluar identitet më gjerman se gjermanët jashtë saj. Prandaj isha shumë i afërt dhe hapur me fëmijët e bashkëveprimtarëve. Vetëkuptohet, edhe ata më respektonin dhe më donin shumë.
Të hënën, më 18 janar 1982, pas përfundimit të “intervistës” me SOKO në Heilbronn (ekipin hetues gjerman), u ktheva në shtëpinë e Familjes Gërvalla. Aty më informuan se Sabri Novosella kishte urdhruar që Kryeplak i ceremonisë mortore të ishte udbashi Nuhi Sylejmani. Nuk prishte punë fakti që ata nuk njiheshin mes tyre, Sabriu në Turqi, Nuhiu në Gjermani, meqë Sabriu duhet të ketë pasur eprorë të tjerë UDBashë, të cilët ia kishin bërë skenarin, se si duhet të vepronte pas vrasjeve të bëra me komandim nga UDB-ja.
Kur dikush e ngushëlloi Donikën, ajo iu përgjigj: “Pasi na ka shpëtuar pa u vra axha Ibrahim, nuk po merzitëm shumë…” Nuhiu, si kriminel ordiner e kapi atë për krahu, i bërtiti dhe e dëboi në korridor, duke e kërcënuar: “S’dua ta dëgjojë më atë përgjigje!”
Ishte përjetim që të shtinë në tokë për se gjalli. Në atë çast m’u hidh t’ia përplas kokën për muri, por nuk kisha si, sepse nuk ishte ambienti. Edhe sot e asaj dite habitëm sesi jam përmbajtur.
Pastaj, si jetime që ishte, Donika mbeti nepër duart e sepcialistëve të UDB-së, edhe pse u shpërngul me familjen e saj në Tiranë. Ata e ndërsyen pa masë kundër meje. Unë e duroja, si dënim për pazotësinë për ta mbrojtur nga shpërdoruesit dhe manipuluesit.

Lirim Gashi: Si e vlerëson punën e deritashme të Donikes në krye të Ministrisë së Jashtme?

Ibrahim Kelmendi: Nuk kam edhe aq shumë informacion konkret për punën e Donikës, përpos atyre dy fjalimeve të saj, të parin në Këshillin e Sigurimit dhe të dytin në Kuvendin e Kosovës. Potencimi i gjenocidit të ushtrisë së Hitlerit ndaj popullit serb gjatë Luftës Dytë Botërore ishte i panevojshëm. Sepse gjenocidi në fjalë nuk është i vërtetë. Në anën tjetër, nuk ishte rendi as vendi që të përmendej.
Përndryshe, të dyja fjalimet e saj i kam notuar me notën 8, nëse do të përdornim notimin nga 1 deri në 10.
Uroj që ta reformon diplomacinë tonë joefikase, duke mbyllur ambasada e konsulata në ato shtetet që nuk i duhen Kosovës, dhe natyrisht duke përzgjedhur kuadro sa më profesionale dhe atdhetare.

Lirim Gashi: Si e kupton dhe përshkruan ti fenomenin Albin Kurti në politikën shqiptare dhe çfarë mendimi ke për individin dhe politikanin Albin Kurti?

Ibrahim Kelmendi: Të them të drejtën tashmë Kryeministrin Albin Kurti nuk e njoh, siç i kam njohur bashkëveprimtarët e mi. Vlerësimi serioz mund të fillojë tek pas 100 ditëve të para të qeverisjes. Ndoshta 100 ditë edhe janë bërë, nëse i mbledhim edhe ato të qeverisë dështake “Kurti 1”. Megjithatë, nëse flitet ekskluzivisht për 100-ditshin e qeverisë “Kurti 2”, për momentin nuk kam parashikime që ia vlenë t’i evidentojë.
Në aspektin ideopolitik janë plotë përcaktime të Z. Kurti që më pëlqejnë. Por, meqë ishte fundamentalist në përcaktimet e tij të mëhershme, kisha frikë se mund të na shkaktonin pasoja sepse në “botë” po dominon imperializmi agresiv neoliberlal dhe kapitlaizmi vulgar, prandaj kleptokracitë e shteteve dominuese nuk do ta toleronin një Kosovë me socializëm shtetëror, që herë i ngjanë modelit norvegjez, e herë modelit kinez. Në ndërkohë po më ngjanë tepër fleksibil e konjuktural. Dikur i shihnim dhe përshkruanim rastet e ngjashme të konvertimit, si ca vajza konservative që e ruanin virgjërinë kohë të gjatë me fanatizëm, por kur e prishnin, dalldiseshin, pa iu trembur më as kritikave…
Po presim deri sa të miratohet nga Kuvendi programi i Qeverisë, që të kemi mundësi për të bërë vlerësime lavdëruese apo kritike.

Lirim Gashi: Masakra ndaj vëllait tënd, Qerimit, ende nuk ka epilog. Kush mund të ketë pasur interes sipas mendimit tënd për ta eliminuar aq brutalisht njeriun që aq shumë e ka dashur kombin, atdheun, lirinë, paqen dhe shtetin, saqë kurrë nuk i ka harruar shokët e tij të rënë, e sidomos ata që u eleminuan nga dora e zezë shqiptare në luftë. Thuhet madje se shpesh edhe natën i ka vizituar varrezat e tyre. Si e ke përjetuar ti masakrin ndaj tij dhe çka duhet të bëjnë sipas teje institucionet tona të sigurisë dhe ato juridike për t’i gjetur ekzekutorët dhe urdhërdhënësit?

Ibrahim Kelmendi: Mendoj që shërbimet sekrete serbe kanë pasur “arsye” për t’u hakmarrë, prandaj e kanë gjykuar momentin si të volitshëm. Urdhërdhënësit kanë vlerësuar që kontributi i tij i madh në luftën çlirimtare e meriton një masakër sadiste. Intenca e tyre me siguri ka qenë nxitja e hutisë dhe dyshimeve që do të nxisnin armiqësi ndërmjet bashkëveprimtarëve apo “krahëve” kundërshtarë partiak.
Nuk përjashtohet mundësia që lufta speciale, si specialitet i posaçëm i shërbimeve sekrete serbe dhe argatëve shqipfolës e shqipshkrues, ta ketë nxitur ndonjë grup idiotësh për ta bërë krimin, me bindjen se po hakmerrëshin për vrasjet politike, për të cilat akuzohej Qerimi herë tërthorazi e herë drejtëpërsëdrejti.
Vrasjen e tij e kam përjetuar shumë rëndë dhe po e vuaj, jo vetëm pse e kisha vëlla, por sidomos për shkak të meritave të tij në luftën çlirimtare dhe për mirësjelljet e tij familjare, shoqërore e njerëzore.
Shpresoj që institucionet po bëjnë maksimumin për të zbuluar vrasësit dhe urdhërdhënësit. Ndonjë informim konkret, sa kanë përparuar hetimet, nuk kemi. Po presim, me shpresë.

Sot 22 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

22 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

  • Të zhvillohen hetime të detajuara për të ndriçuar fatin e Ukshin Hotit.

Sot u bënë 22 vjet që kur intelektuali i shquar Ukshin Hoti u liria nga burgu në të cilin po mbahej padrejtësisht nga shteti serb.
Më 16 maj 1999 Ukshin Hotit i skadon dënimi dhe ai nxirret jashtë burgut ndonëse ishte një ditë e diel, gjë që nuk ishte e zakonshme për burgjet e atëhershme. Ai u shoqërua nga dy roje të burgut drejt daljes dhe nga ai moment nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Përgjegjësia për zhdukjen e tij bie mbi shtetin serb i cili ato ditë ishte duke zbatuar planin e gjenocidit kundër shqiptarëve.
Tre ditë më vonë shumë të burgosur tjerë do të gjenin vdekjen. Pas bombardimit të burgut nga aviacioni ushtarak, forcat serbe qëlluan mbi të burgosurit dhe bënë një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë, duke vrarë mbi njëqind të burgosur shqiptarë e plagosur qindra të tjerë.
As sot e kësaj dite, nuk është marrë në përgjegjësi asnjë pjesëtar i forcave serbe për zhdukjen e Ukshin Hotit, ndonëse dihen me emra e mbiemra të gjithë ata që kanë shërbyer në burgun e Dubravës.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon që Prokuroria e Kosovës të zhvillojë hetime të detajuara për të ndriçuar fatin e Ukshin Hotit dhe përgjegjësit për zhdukjen e tij të sillen para drejtësisë.

Gjenevë, 16 maj 2021
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

22 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Botohet studimi: “Malësorja, roman monumental i Kosovës”

0

 

Shkrimtari, kritiku letrar e publicisti Shefqet Dibrani.

Shefqet Dibrani, poet, publicist dhe kritik letrar, ka botuar pjesën e parë të studimit mbi romanin “Malësorja” të Nazmi Rrahmanit, me titull: “MALËSORJA, Romani monumental i Kosovës”.

Shikuar nga stafi akademik të cilët janë marrë me përgatitjen e librit: Prof. dr. Hamit Xheferi, ligjërues i letërsisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, i cili është redaktor, si dhe recensentët, prof. dr. Zejnullah Rrahmani, ligjërues i letërsisë në Universitein Publik “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, dhe prof. dr. Gjekë Marinaj, ligjërues i lëndëve humane dhe letrare në Univeristetet e Dallasit në Amerikë, shihet se kemi të bëjmë me një studim të përgatitur mirë, në aspektin profesional.

Kjo vepër e Shefqet Dibranit, ndahet në  katër kapituj, që i paraprin shënimi, “Në vend të parathënies për këtë studim”, në të cilin autori ka shpjeguar arsyet pse e ka marrë në shqyrtim romanin “Malësorja”, i cili si asnjë vepër tjetër në Kosovë, që kur është botuar (1965), e deri më sot, e ka bërë jetën e vet akademike në sistemin arsimor nga niveli fillor deri në atë universitar.

Në “Kreun e parë”,“MALËSORJA, Romani monumental i Kosovës”, autori kryesisht është marrë me: Subjektin dhe strukturën si dhe vlerat humane të romanit, duke e arsyetuar pse “Malësorja” është romani monumental i Letërsisë Shqipe në Kosovë. Po në këtë kapitull, autori i ka bërë një vështrim të zgjeruar kritik këtij romani. Kjo shihet edhe nga thyerja teknike, tejet e veçantë, me shënime përkatëse faqe për faqe.

Kreu e dytë”, autori merret me: Kompozicionin e romanit, në të cilin janë trajtuar fillimi, zhvillimi dhe etapat kur është shkruar romani, deri te kompozicioni si formë artistike si dhe kategorizimi dhe fazat e kompozicionit. Pastaj merret me kohën kur është shkruar romani, me moshën e autorit, me rrethanat shoqërore e politike, me zhvillimet kulturore në Kosovë, pozitën e arsimit gjatë atyre viteve, duke e mbyllur këtë kapitull me “Natyralizmin”, si rrymë letrare në këtë roman.

Kreun e tretë”,janë trajtuar kryesisht vlerat universale të romanit, ndikimi i tij, si dhe aspekte të tjera sociale, kulturore, arsimore e shëndetësore, duke i dhënë lexuesit një pasqyrë më të kompletuar për ato rrethana në të cilat mbijetoi romani “Malësorja” dhe letërsia shqipe në Kosovë. Pastaj, autori merret me procedeun e veprës, simbolikën dhe simbolizmin si dhe me aspekte të tjera letrare. Në një syth të tërë ai ka përshkruar “Zonën gjeografike në të cilën janë zhvilluar ngjarjet e romanit”, pastaj është marrë me vitet kur është ndërtuar kompozicioni i romanit, duke dhënë një kronologji interesante të ngjarjeve e cila provokon mendjen e lexuesit, për thellësinë dhe imagjinatën e qasjes së studimit sipas kohës dhe stinëve, sipas brendësisë së romanit.

Në “Kreun e katërt”,janë përfshirë tri përkushtime: “Letrar, jetësor e poetik”. 1. “Prof. dr. Sabri Hamiti, 2. Prof. dr. Zejnullah Rrahmani dhe 3. Poezia “Na-Rra-Tive”, e autorit, të gjitha kushtuar Nazmi Rrahmanit.

Në fund të vepres është dhënë: Bibliografia e botimit të romanit “Malësorja”, pastaj, bibliografia e shkrimeve kritike për romanin, literatura teorike, literatura shkollore, revistat si dhe burimet e internetit dhe rrjetave sociale, ku është mbështetur studimi,  duke e bërë qasjen jo vetëm të kompletuar por edhe specifike për natyrën e studimeve letrare të kësaj fushe. Autori e ka në procesin e botimi edhe pjesën e dytë të këtij studimi, “KARAKTERI dhe ARKETIPI, në romanin Malësorja të Nazmi Rrahmanit”, në të cilën janë thelluar qasjet për figurat letrare e stilistike, karakteret dhe arketipet, që janë kundruar sipas teorisë së psikoanalistit zvicera Karl Gustav Jung. Ky studim i Sh. Dibranit botohet “Me rastin e 80 Vjetorit të lindjes së Nazmi Rrahmanit dhe në 56 vjetorin e botimit të romanit “Malësorja”. 

E boti Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, Prishtinë, maj 2021.

Albin Kurti, a i pave dhe dëgjove thirrjet Anti-Shqiptare të njerëzve të VV-së në tubimin për Palestinën në Prishtinë, më 14 maj 2021?

0

Nga: Luan Asllan Dibrani

A ke dëgjuar, Albin … ?

Albin nami u be në media , Tv ,gazeta të botës për luftën ne mes Miqve tanë izraelit dhe armiqve tanë palestinez .Me çudite se nuk ta dëgjova zërin akoma. Evropa e dënoi sulmin e grupeve terroriste .Madje edhe shtetet për rreth deri Maqedonia.Madje Sllovenia e Austria ngriten flamurin e Izraelit ne objektet zyrtare ?

Nuk e di a te ka treguar kush se luftë, ka atje madje disa deputet tu, janë ne gatishmëri frontale duke u përqurr ne sheshin e Prishtinës ne përkrahje te armiqve qe pe dritë e për diell here ne Palestinë e here ne Beograd madje arriten edhe ne Prishtinë duke e
poshtëruar Kosovën!!!
A te ka treguar kush Albin se këto protesta Beogradi i paska financua dhe inicur edhe protestën e Prishtinës.

A ke dëgjuar Albin që disa palestinezë dhe aktivistë serbë kanë organizuar marsh në kryeqytetin e Serbisë ku me pankarta kanë dalë edhe kundër Pavarësisë së Kosovës disa sosh shkruhej se Kosova është Serbi dhe se Palestina është shtet!?

Po edhe për herë të parë, në Prishtinë dhe në Beograd është marshuar për qëllim të njëjtë. Para dy ditësh, pankartat pro Palestinës kanë marrë Beogradin. Në disa sosh shkruhej se Kosova është Serbi dhe se Palestina është shtet!

Albin a ke dëgjuar se në këtë protestë i pranishëm ishte edhe deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani në përkrahje te kësaj proteste madje edhe organizator te përkrahura edhe nga edhe dy deputete te Vetëvendosjes,ndonjë ditë, kur te dëgjon Partia e Vetëvendosjes për këto vepra skandaloze dhe antikombëtare, a do ti ndëshkoni dhe përjashtim nga partia?
Pyetje edhe nga publiku besoj se do te jete e ngjashme… A te ka treguar kush Albin se këto protesta Beogradi i paska financua dhe inicur edhe protestën e Prishtinës. Njerëz të çmendur. mbrojn Palestinën qe është kundra Kosovës, nuk e njeh Kosovën, dhe haptas thotë se Kosova është Serbi!

Ju nuk po i dalloni ngjyrat mirë se te gjithë mu duken se janë me një ngjyre të vrugte si ne te zezë Hulumto Albin a mos ky Eman Rrahmani nuk qenka shqiptar e tu ka fut ne parti si spiun i Beogradit dhe Palestinës.

Eman Rrahmani i dyshuar se kreu vepër penale propogande , prandaj duhet ndjekur nga organet e drejtësisë.

A ke degjuar Albin për „ Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur të premten në Prishtinë, marshin protestues në shenjë solidarizimi me popullin palestinez dhe forcës së ushtruar ndaj tyre nga shteti i Izraelit?
O mua ose me kane lënë sytë, ose ju nuk po i dalloni ngjyrat mirë se te gjithë mu duken se janë me një ngjyre të vrugte , asnjeri nuk u përngjan racës tonë shqiptare .Mua mu duken se te gjithë ishin disi te përzër me prejardhje te lindjes ,po ne mesin e tyre kishte hashkali ,rom , egjiptian e shume lloj racash qe u shpiken pas Pavarësisë se Kosovës!
Hulumto Albin a mos ky Eman Rrahmani nuk qenka shqiptar e tu ka fut ne parti si spiun i Beogradit dhe Palestinës.

Albin a e din se duhet qeveria e jote te distancohet nga këto grupe ekstremiste te instrumentalizuara që thirren në emrin tuaj dhe te Kosovës…

Albin këta deputet dhe mercenar qe janë strehuar ne vetëvendosje a thua nuk e shohin frontin e hapur me Serbinë për Mitrovicën, por paskan force me dal edhe në Lindje qe ato shtete shumica janë miq te Serbisë . A ke dëgjuar Albin se ne atë zonë mikun ma te përzemërt e kemi Izraelin dhe pikërisht ushtarët tu po e sulmojnë atë qe ishte zë i vetëm me mbrojtur Pavarësinë e Kosovës me figurat ma eminente ne Senatin amerikan!!!

Qenet e keqeje e bien ujkun në torishte është një proverb i të pareve tanë prandaj ata qene duhet larguar sa me parë. Si more na punon logjika veç për vepra te mbrapshta e asnjëherë për ato te mbara. Kur e patëm luftën ne Kosovë, sa kosovar shkuan për strehim në shtetet arabe?
Asnjë!

Flamujt e Kosovës, Izraelit dhe të SHBA-ve …

Ja shihne pamjen e tyre, a jane shqiptr Fotoja e tyre tregon se jo!

Kush na strehoj vëllezërit dhe motrat tona qe u përzunë nga gjenocidi serb, kuptohet se bota perëndimore dhe Amerika. Këtë turp e bëjnë vetëm trurshperlarët . Prandaj Albin kur te dëgjosh këto çka te thash sheshoj këto gjera dhe kthe timonin nga Perëndimi aty ku e kemi ardhmërinë atyre uroju rrugën për Palestinë, ku e kanë origjinën.

Pamje nga protestat e dirigjuara nga Beogradi në Prishtine dhe Beograd të njëjta me një porosi zhdukjen e popullit izraelit dhe zhbërjen e Kosovës!!!

Albin ta dhamë votën e 50%-shit, prandaj, populli mos harro se janë në vëzhgim me hapat e Qeverise se re, prandaj të jesh sy qele, distancohu, bashkoju Evropës dhe Amerikës!

Komunistët e socialistët gjithmonë i kanë përkrah terroristët. e nëse thotë dikush se Hamasi nuk është organizate terroriste atëherë dyshoj ne forcat progresive të botës.

Albin ta dhamë votën e 50%-shit, prandaj, populli mos harro se janë ne vëzhgim me hapat e Qeverise se re, prandaj të jesh sy qele, distancohu, bashkoju Evropës dhe Amerikës.
Organet qeveritare dhe Institucionet e sigurisë duhet të ndërmarrin veprimet hetimore në hetimin e rasteve në pajtim me ligjet penale, përfshirë edhe: parandalimin e propagandës dhe çdo formë të mbështetjes dhe solidarizimit gjoja me viktimat palestineze, e që në realitet nënkupton mbështetje të HAMAS-it.
Edhe në rastin e ISIS-it, të tillët solidarizoheshin me viktimat civile siriane, por që përfundonin si prestarë të ISIS-it dhe grupeve te terrorizmit duke prere koka te fëmijëve e grave në Siri .
Albin thirre qeverinë për një takim të jashtëzakonshëm dhe do duhej të radhitëni hapur në krahë me SHBA-në dhe Evropën perëndimore, për sa i përket konfliktit izraelito-palestinez dhe të dënojë terrorizmin islamik palestinez të HAMAS-it.

Albin kontrolloi çdo lëvizje-udhëtimi te qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, për linjat tokësore, ajrore për në vendet e Lindjes, veçmas Turqi dhe Palestinë etj sepse kjo është cenim dhe devijim i rrugës kombëtare..
Bashkësia Islame e Kosovës duet të jetë e kontrolluar nga Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës,sepse shpeshherë veprimet e tyre kane kaluar kompetencat e kornizave të besimit fetar, duke kaluar nënkuptohet në mbështetje të terrorizmit të grupeve të ekstremizmit islamik e posaçërisht organizatën terroriste të HAMAS-it).
Kryesitë e Partitive politike duhet të distancohen dhe marrin masa kundër zyrtarëve të tyre dhe të distancohen nga aktivistët, që kanë marrë pjesë në protesta të tilla që janë kundër Interesit tonë kombëtar dhe ti deklarojnë publikisht në lidhje me abuzimet dhe orientimin e tyre ndaj Republikës së Kosovës karshi integrimeve Euro-Atlantike.
Albin thirre qeverinë për një takim te jashtëzakonshëm dhe do duhej të radhiteni hapur në krahë me SHBA-në dhe Evropën perëndimore, për sa i përket konfliktit izraelito-palestinez dhe të dënojë terrorizmin islamik palestinez të HAMAS-it.

Çfarë ironie shqiptaret në Kosovë, protestë për Palestinën e lirë, palestinezet proteste për okupimin e Kosovës!

Vërtet kjo është paradoks, palestinezët nuk na duan, e ne mundohemi që t’i detyrojmë.
Miku i armikut tim është armiku im. Çfarë ironie shqiptaret në Kosovë, protestë për Palestinën e lirë, palestinezet proteste për okupimin e Kosovës ,Albin pleqëro këtë punë edhe ti me stafin dilni para publikut kosovar se heshtja ne disa vende nuk ka vend e kam friken se mos po të hakmerret.
Ambasadori palestinez në Beograd mesazh protestuesve anti-Izrael në Prishtinë: Me mendje e zemër jam me ju, atje në Prishtinë e Serbisë!?, prandaj çka pret Albin??? Je i vonuar Alnin Kurti.Mos harro se unë kam dhënë shume nga vetja ime me familje dhe rajon për me te pa kryeministër ,pastaj kam shpresa se nuk do te na zhgënjesh…

Opozita në Kosovë pothuajse pa përjashtim tashmë mund të cilësohet si një lloj konsorciumi në shkërmoçje

0

Shkruan: Dr Sadri Ramabaja

  • Logjika e robit dhe partitë-korporata në perendim.

Prishtinë, 15 maj – Ndërmarrja korporatiste me akronimin LDK po bë përpjekje të rikthehet në terrenin e politikës, por gjasat i ka tepër të kufizuara. Ilderi që u katapultua në krye të Partisë është produkt i neoliberalizmit pa bazë reale dhe i rrethuar nga bosët e ndërmarrjes korporatiste, nostalgjikë të të ashtuquajturës ideologji rugoviste inegzistente. Ngjashëm siç po ndodhë me PD në Shqipërinë politike, edhe LDK tani ka filluar ta gërryej nga brenda neofashizmi i gërshetuar me titizmin.
Ndërkaq Partia Demokratike e mbetur pa kokat drejtuese të saj (ata tashmë akuzohen si bartës të Ndërmarrjes së Organizuar Kriminale dhe ndodhen në burgun e Hagës), ajo ndodhet në delirin e shuarjes graduale. I ngjet shumë më shumë një pallati shumëkatësh që pas një tërmeti të rëndë, i janë tundur keq themelet, por mbetet tutje në këmbë. E rrezikshme si për ata që janë brenda, edhe për ambientin për rreth. Janë supet e bashkëveprimtarëve, që në fakt ishin më shumë bashkaksionarë, ata që po vazhdojnë ta mbajnë në jetë. Sidoqoftë, PDK-ja mbetet nën mëshirën e Gjykatës Speciale që e aprovuan vetë (2015). Do të mjaftojë edhe një valë arrestimesh dhe ajo mund të shembet e tëra.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mund të ketë fat më të mirë se PDK-ja, sidomos tashmë kur ajo është rrudhur në dy komuna të vogla ët Dukagjinit. Ajo nuk ka më mbështetje elektorale kombëtare.
Kush është shtrati real i LDK-së? Ajo ishte struktura vazhdimi i natyrshëm i LKJ-së, që trashëgoi edhe levat e ish Lidhjes Komuniste të Jugosllaviës për Kosovë. Pothuajse 90% e themeluesve dhe e drejtuesve të saj, vinin pikërisht nga shkolla e Kumrovcit (LKJ). Ata, brenda natës, u konvertuan në demokrat. Intenca e njërit prej themeluesve të saj që ta prezantoj vazhdimisht LDK si një lloj vazhdimi të Lidhjes së Prizrenit apo NDSH, rezulton një karikaturë e llojit të vet.
Këta komunistë jugosllavë të katapultuar artificialisht në antikomunistë, të indoktrinuar vazhdimisht me urrejtje kundruall Lëvizjes revolucionare e udhëhequr nga emra të njohur të rezistencës si Ali Kelmendi, Metush Krasniqi, Adem Demaçi e deri tek brezi i 81-shës e UÇK-së, përbënin amalgamën e çuditshme të reaksionit neofashist me petkun e liberalëve, që në esencë ishin neofashistë. Shumica e drejtusve për tridhjetëvjet rresht, mbetën po ata lojalët ose bijtë e tyre biologjik të lojalistëve të pushtetit serb; ata ishin arrivistët më tipik, ekzamplar model kishin ish aktivistin e rinisë së LKJ-së për Prishitnë, e më pas ministër në Qeverinë e fundit kuislinge ët Kosovës të Rrahman Morinës – komunisti jugosllav i shkollës jugosllave Isa M.
Në këtë parti hynë në fillim edhe edhe intelektualë idealistë, madje edhe ish të burgosur politikë, si Mehmet Kraja, Ramadan Musliu, Ilaz Pireva etj. Me kalimin e viteve, ata ose do ta lëshojnë fare LDK-në, duke vazhduar jetën akademike e private larg politikës, ose do të kalojnë në AAK apo parti tjera.
Ajo që u vu re nga i ashtuquajturi kuvend i karrigave, pas vdekjes së liderit themelues të LDK-së, ishte rikthimi në krye të saj i të ashtuquajturit rresht i dytë i personaliteteve që cilësoheshn komprometuese në vitet nëntëdhjeta, meqë ishin të njohur si drejtues të LKJ-së, rrjedhimisht edhe kolaborator të pushtetit. Kjo gardë, sidomos kur në krye të qeverisë LDK/PDK ishte Isa.M., rehabilitoj dhe angazhoj pa burbujë gjithë atë arsenal kolaboratorësh tjerë, sidomos në gjyqësor. Por edhe në fushën e sigurisë, të tjerë që ishin aktiv në aparatin e dhunës, e që populli e njihte me akronimin UDB.
Shkuarja e këtij brezi në pension të meritueshëm politik fill pas 14 shkurtit 2021, është kontributi më i madhë i demokracisë së brishtë kosovare; ky fakt hap siparin e mundësive për reformim të kësaj partie. Në forumet drjtuese të saj fare natyrshëm vijnë bijtë e tyre biologjik, por që nuk mund të thuhet se janë bartës të mëkateve politike të etërve të tyre. Ata tash njëzetë vite pas lufëts, janë formuar e ngjizur, megjithatë, me frymën e demokracisë liberale.
Sidoqoftë, indoktrinimi nga shkolla e Kumrocit dhe oportuniteti i përjetëshëm në raport me Serbinë, mbetet pjesë e nënvetëdijes.
“A është e mundur të ketë zgjidhje me Serbinë pa kompromis?”
Kjo ishte pyetja e gazetares së RTK për Haki Abazin, kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme në edicionin e lajmeve të mbërmjes së 12 majit 2021.
Kjo logjikë robi e injorancë e shpërfaqur përmes kësaj pyetje ka zënë vend kohë të gjatë në Kosovë, fatkeqësisht jo vetëm në kokat e gazetarëve; ajo është ushqyer e nxitur nga politikanët e regjimeve që ishin angazhuar, në emër të kthimit të “dhuratës së Rankoviqit”, të pajtoheshin me aneksimin e veriut nga ana e Serbisë që ta ruanin pushtetin e t’i shpëtonin drejtësisë (GJS), apo ish pjestarë të intelegjencies serbe.

Prof. Sadri Ramabaja në dhomën e punës …

Ndjenja e inferioritetit e të kolonizuarit është e ndërlidhur pashmangshmërisht me ndjenjën e superioritetit të kolonizatorit, pushtetarëve të regjimit, do të thoshte F.Fanoni. [Fanon, Black Skin, White Masks, f. 93]
Por nëse, sipas Fanonit, kolonizatori e mirëmban superioritetin e vet spiritual dhe moral mbi të kolonizuarin, ata që i shërbyen gjatë kolonizatorëve serb dhe bashkëqeverisën me ndërkombëtarët, duke qenë edhe me ta inferior deri në marrëzi, duket se në diskursin tonë publik një grusht politikanësh inferior, po edhe gazetarësh që shërbyn gjatë si marioneta të regjimeve, e kanë të vështirë ta kuptojnë lirinë.
Liria dhe demokracia sjell çlirim të plotë edhe të energjive pozitive. Për studiuesit e demokracisë, Kosova e pas 14 shkurtit 2021 pritet, sidoqoftë, të shndërrohet në një model suksesi, disi ngjashëm me Austrinë e pas Luftës së Dytë Botërore. “Demokracia përfaqësuese” dhe “demokracia deliberale” duket se do të jenë termat shkencorë më të aplikuar nga ana e studjuesve, që do t’ i kontribuojë gjithësesi kërkimit të konsensusit shoqëror. Të parët, këtë fakt do ta ndjejnë gazetarët e analistët, por gjithësesi edhe brezi i ri i politikanëve opozitar që pretendon reformim të partive politike dhe shmangjen nga shkërmoçja e mundshme.
Këto koncepte të reja bien ndesh gjithësesi me nocionet neofashiste dhe autoritarizmin si koncept që aplikonin regjimet pararendëse.

Hebrenjtë në Tel Aviv në vitin 1999 duke protestuar para ambasadës së Jugosllavisë, për masakrën e Reçakut

0

Në vitin 1999, dhjetëra hebrenj kishin dalur në protestë para ambasadës së Jugosllavisë së atëhershme, për masakrën e Reçakut e cila ishte kryer nga Serbia në Kosovë.

Ata kërkonin drejtësi për shqiptarët e vrarë nga regjimi serb. Populli izraelit dhe shqiptarët kanë një lidhje të veçantë, pasi vite më parë hebrenjtë gjetën strehën e vetme tek shqiptarët, për të shpëtua nga nazistët.

Kështu ndër vite ata nuk e kanë harruar këtë mikpritje dhe sot e asaj dite kujtohet.

Madje në vitin 1999 dhjetëra hebrenj kishin dalur në protestë në Tel Aviv, para ambasadës së Jugosllavisë, për masakrën e Reçakut të kryer nga serbët.

Një foto që është publikuar në rrjetet sociale, shihen disa qytetarë duke mbajtur pankarta në duar, kundër Serbisë.

Journal de Salonique (1909) / Sapo ka dalë në qarkullim revista “Diturija”, drejtor i së cilës është Mit’hat Frashëri, një nga përkrahësit më të flaktë të gjuhës shqipe

0

Mit’hat Frashëri (1880 – 1949)

Nga Aurenc Bebja (Francë)

“Journal de Salonique” ka botuar, të martën e 19 janarit 1909, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me daljen në qarkullim të revistës “Diturija” e drejtuar asokohe nga Mit’hat Frashëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Diturija

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ky është emri i një reviste mujore të shquar, në gjuhën shqipe, botimi i së cilës sapo ka filluar. Drejtimi i kësaj reviste interesante i është besuar Mit’hat Beut, drejtorit të çështjeve politike.

Sot, mund të themi se Mit’hat Beu është një nga përkrahësit më të flaktë të gjuhës shqipe. Ishte ai që me pseudonimin “Loumo Skendo” botoi për një kohë të gjatë një seri të tërë shënimesh, pjesë vargjesh, studime dhe pjesë të tjera letrare të cilat u vlerësuan shumë nga njohësit.

Urimet tona më të mira kolegut tonë.

* (Aurenc Bebja, Francë)(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

https://www.darsiani.com/la-gazette/journal-de-salonique-1909-sapo-ka-dale-ne-qarkullim-revista-diturija-drejtor-i-se-ciles-eshte-mit-hat-frasheri-nje-nga-perkrahesit-me-te-flakte-te-gjuhes-shqipe/