Kreu Blog Faqe 1684

Shqiptari është një njeri i verbër që ëndërron sikur sheh

0

Nga Aurel Dasareti

I dashur Zot, bëj të gjithë qytetarët shqiptarë pro-aktivë të ndryshojnë vetveten përpara se të përpiqen të ndryshojnë të tjerët në të gjithë botën!

***

S`është detyra jonë t`i afrohemi njëri-tjetrit, ashtu siç afrohen dielli dhe hëna, toka dhe deti. Qëllimi ynë është të pranojmë njëri-tjetrin dhe të mësojmë të shohim e të nderojmë tek njëri-tjetri veçse qenien e tij: njëri ballafaqim plotëson tjetrin.
Letrat e mia i qëndis në bazë të këndvështrimit tim (pa konflikt interesi), profesionit dhe përvojës, në mënyrë që të kontribuoj pak për kombin dhe vendin e gjyshërve të mi. Pra, dëshira ime është që Shqipëria, Kosova, pjesët e FYROM-it dhe trojet tjera arbërore të trashëgohen deri në amshim nga pasardhësit tanë dhe jo nga ardhacakët.
Ne jemi i vetmi komb dhe vend i Evropës që na kanë copëtuar, prandaj duhet të shikojmë vetëm interesat tona, duke u lidhur edhe më fortë me shpëtimtarin e vetëm, Amerikën.

Shqiptarët nuk mund të kenë (ndërtojnë) vetëdije kombëtare përderisa me dekada (sidomos ata të FYROM-it dhe Kosovës) gjithë kohën shikojnë telenovela turke në TV shqipfolëse me agjenda djallëzore. Dhe, vajtojnë me lot krokodili si rrjedhojë e dhembjeve të mëdha për “heronjtë” që “humbin dashurinë” ose ata që “vdesin” nga pikëllimi.
Pas një pushimi, seriozisht fillon kuvendimi: se si e qysh duhet të veprojnë arabët palestinez që të kenë sukses shtet-ndërtimi. Imagjinoni, një krijesë e vogël lilipute si ne, pa e marrë askush seriozisht, do të marrë barrën e ndërtimit të politikës botërore. Mos ndërhyni në politikat e të tjerëve, sidomos jo kur fanatizmi i disa individëve të pandërgjegjshëm bazuar në ndjenjat fetare vetë-shkatërruese, mund të dëmtojnë shumë seriozisht interesat e kombit dhe vendit. Na vjen keq për të gjithë ata që nuk na urrejnë, por publikisht kujdesuni vetëm për punët tuaja kur bëhet fjalë për rastet që nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shpëtimtarët e atdheut tonë. Pa ndërhyrjen e SHBA (1999) kundër gjenocidit serb, jo vetëm Kosova por edhe shteti amë dhe trojet tjera nuk do të ekzistonin sot. A jemi të gjithë dakord me këtë apo ka ndonjë kokëmish që luan ruletë ruse me fatin tonë?!
Duke ditur se media amatore shqipfolëse, e korruptuar dhe antikombëtare, ka manipuluar dhe gënjyer njerëzit për dekada, kjo është shumë serioze! Thirrja ime për shqiptarët e ndërgjegjshëm: Bojkotoni gazetat, portalet, TV dhe aktorët e tjerë që gënjejnë dhe fshehin të vërtetën për popullsinë!
***
Ne kemi histori pothuajse identike. Shqiptarët janë të rrethuar nga armiq, ashtu si hebrenjtë janë të rrethuar nga armiq. Ne kemi përjetuar gjenocid, hebrenjtë gjithashtu kanë përjetuar gjenocid.
Udhëheqësit e Izraelit nuk do të lejojnë kurrë që hebrenjtë e botës të qëndrojnë përsëri të pambrojtur. Siguria e vendit është e para, më e rëndësishmja, domosdoshmëri, sepse ka të bëjë me jetën ose vdekjen. Izraeli do të jetë streha e fundit e hebrenjve. Pa marrë parasysh se çfarë duhet të kushtojë kjo.
***
Nacionalizmi shqiptar: Shumë faktorë që kanë kontribuar në lëvizjet nacionaliste të vendeve tjera të Ballkanit në shekullit 19-të, mungonin në Shqipëri. Shumica e shqiptarëve kishin të njëjtën fe me turqit dhe ishin kryesisht nënshtetas lokalë. Të ndarë ashtu siç ishin midis Islamit, Krishterimit Ortodoks dhe Katolik, ata gjithashtu nuk kishin asnjë institucion bashkues fetar. Gjuha shqipe mund të ishte një lidhje. Por pothuajse nuk kishte shkolla që mësonin shqip (më të përdorurat turqisht ose greqisht) dhe nuk kishte gjuhë të shkruar të standardizuar. Ngritja e nacionalizmit u pengua gjithashtu nga komunikimi i vështirë midis rajoneve. Për më tepër, vendi mbeti i varfër, pjesërisht për shkak të qeverisë gjithnjë e më të korruptuar.
Së pari, shqiptarët vuanin nga mungesa e kujtesës së tyre historike. Përvoja e tyre historike, kombëtare, nuk është kondensuar, ruajtur dhe përçuar mjaftueshëm nga brezi në brez. Si rezultat, brezat e sotëm përgjithësisht nuk janë në gjendje të njohin rrezikun që po u afrohet gjithnjë e më tepër nga shpërdorimi fesë në dëm të kombit, veçanërisht për faktin se një numër i konsideruar prej tyre, qysh në fëmijëri është indoktrinuar nga prindërit fanatik fetarë – apo klerikët jobesimtar antikombëtar, që kanë shitur prapanicën te të huajt dashakeq. Pra, janë bërë viktimë e ndryshimit të qëndrimeve dhe perceptimeve përmes ndikimit sistematik sidomos përmes institucioneve dhe organizatave fetare-antishqiptare.
Çështja kryesore për shqiptarët gjatë shekullit të kaluar ka qenë ruajtja e identitetit fizik, gjuhësor dhe kulturor. Historia dhe gjenocidi në territoret shqiptare japin një mundësi për të dalluar tiparet konstante jo vetëm të anatomisë së krimit, por edhe të logjikës që lidh ngjarjet e ndara gjeografikisht dhe përkohësisht.
Historia e shqiptarëve gjatë shekullit të 20-të – pasi shteti osman u tërhoq në kufirin e sotëm të Turqisë – u shënua nga migrimi, statusi i pakicës brenda shteteve të krishtera ballkanike të krijuara nga të Mallkuarit e Evropës në territoret tona, diskriminimi i fshehtë ose i hapur, persekutimi, vrasjet, dhunimet, torturat dhe luftërat-gjenocidet. Periudhat e paqes relative ishin vetëm një hyrje e vuajtjeve të reja, madje edhe më të rënda.
Një nga tiparet kryesore të procesit të formimit të shteteve kombëtare ballkanike ishte degradimi i kombit nga kriteret fetare dhe kuptimi i shtetit si një mjet politik në duart e pushtuesve të trojeve tona.
Prandaj, lindja e çdo shteti komb të “krishterë” ballkanik (që faktikisht nuk beson aq në Zot), thënë më mirë – fqinjët pushtues që fenë e shpërdorin vetëm për të përforcuar nazizmin e tyre, të njëjtën e shoqëruan me masakra masive të shqiptarëve “myslimanë”, dhunimin seksual të femrave, dëbime, ndryshime në pamjen dhe emrin e vendbanimeve, kolona refugjatësh që lëvizin në rrugë me baltë ose qafa malore të pakalueshme, ëndrra për t’u kthyer në shtëpi, marrëveshje të pa-përmbushura të kompensimit për pasurinë e konfiskuar ose të braktisur etj. Ky manifestim i mentalitetit nazist terrorist u dokumentua gjithashtu në gjenocidin e fundit (në 1999) të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.
Për të mos lejuar përsëritjen, ne, të bashkuar, duhet të punojmë në ndërtimin e mbrojtjes. Ushtria mbetet plotësisht e përkushtuar për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

***
Gjithkush ka të drejtë për kujtime. Është momenti që edhe unë të përshëndes disa kolegë  të mi nga Akademia Ushtarake, vëllezërit e fushëbetejës:

Të dashur miq, vitet që ne i kaluam bashkarish ishin vite të mira dhe të këqija. Ato ishin vitet e aktiviteteve dhe letargjisë (përgjumjes), vitet e respektit dhe të moskuptimeve, vitet e miqësisë dhe zemërimit, largimit dhe mbërritjes, shpërblimit dhe dënimit, qortimit dhe faljes, vitet e gëzimit dhe trishtimit. Kishte gjithçka me përjashtim të urrejtjes.
Ne së bashku mësuam, u edukuam dhe u jemi përmbajtur parimeve-rregullave. Oficerët domosdoshmërish të posedojnë katër fusha me rëndësi jetike: intelektuale, fizike, ushtarake dhe morale-etike. Kodi themelor i etikës së ushtarakut është: Detyra, Nderi, Atdheu. Një oficer nuk do të gënjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata që e bëjnë këtë.

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Të thuash: “Poshtë Cionizmi!” është si të thuash: “Poshtë Shqiptarizmi!”, e gjithë kjo urrejtje e mosdurim bëhet në emër të panturqizmit e panislamizmit!

0
“Palestina e Gazmend Qyqallës”, minoritarit që Dje e udhëheqi marshin protestues kundër Izraelit, e nënkupton zhdukjen e shtetit hebre, pasi në imagjinatën e tij panturke-panislamike, ajo duhet të jetë aq e madhe sa mos ti lë vend ekzistencës së ebrenjve në vendin e vet në Izrael. Pas Gazmend Qyqallës, sikurse që e pamë tashmë, shkonin persona që ishin shumë të afërt me Albin Kurtin dje e sot. Madje aty ishte edhe Eman Rrahmani, deputeti i VV-ës.
Fatkeqësisht! 
Drini i mblodhi disa mendime jozyrtare rreth ngjarjes, pasi shumë nga informatat zyrtare ende nuk po arrijnë ta pasqyrojnë të vërtetën e asaj që po ndodhë në Kosovë e më gjerë në hapësirat shqiptare.
Duke shfletuar në fb, e ndeshëm këtë vështrim të shkurtër të atyre që prezantohen si Rilindasit.
Ja mendimi i tyre:  
Skena të turpshme në sheshet e Prishtinës ku skandohen parulla kundër shtetit të Izraelit. Organizatori i marshit, Gazmend Qyqalla, pjesëtar i një komuniteti minoritar në Kosovë, e barazon Izraelin me fashizmin. Në karta shenohet „Izraeli=Nazizëm“. Qyqalla madje ia mohon të drejtën e eksistencës shtetit kombëtar të hebrenjve me parullën që Palestina bëhet e lirë me territorin nga lumi Jordan deri në detin Mesdhe, që i bie që Izraeli të shuhet. Në ballë të protestës nuk mungon as hoxha i Prishtinës, Husamedin Abazi, përfaqësues i bashkësisë islame të Kosovës (BIK).
Turma brohoret “poshtë Cionizmi”. Cionizmi është idea kombëtare e hebrenjve që edhe hebrenjtë ta kenë shtetin e tyre kombëtar njejt si gjithë kombët e tjera, njejt është edhe „Shqiptarizmi“ për shqiptarët.
Edhe shtypi i Beogradit e ka theksuar pjesëmarrjen e deputetit Eman Rrahmani të VV në këtë protestë.
Pra, çfarë u pengon këtyre që hebrenjtë kanë shtetin e vet kombëtar?! Shqiptarët nuk e kanë zakon tua dëshirojnë zhdukjen shteteve apo popujve të tjerë, e aq më pak popujve miq të shqiptarëve siç janë hebrenjtë.
Pse nuk kundërshtojnë sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut? Pse nuk u protestua asnjëherë kundër dhunës së Turqisë ndaj popullit kurd, kundër dhunës së Arabisë Saudite ndaj jemenitëve, kundër krimeve të „Shtetit Islamik“ ku moren pjesë edhe shqipfolës të indoktrinuar nga hoxhallarë fundamentalistë, apo edhe kundër dhunës ndaj krishtërve gjithandej botës islame?

Gazmend Qyqalla me tashmë Presidenten Vjosa Osmani … Foto e sivjetshme nga fushata e zgjedhjeve. 

Dje, më 14 maj 2021, Peja Ndryshe, theksonte: “Gazmend Qyqalla është organizatori i marshit kundër Israelit në Prishtinë Përmes këtyre fotove mund ta vëreni se Gazmend Qyqalla nuk është thjeshtë vetëm organizator i marshit por ai është i lidhur me pushtetin përmes IRDK-se partisë qe Albin Kurti e ka në koalicion qeverisës.”


Gazmend Qyqalla e ka shumë mirë e me vend që kërkon barazi dhe dinjitet në shoqërinë e Kosovës, por dikush duhet ti ofrohet afër e ta pyes se kush ia dha të drejtën që nga kryeqyteti i Kosovës ta kërkoj zhbërjen e një populli e shteti mik të Shqiptarëve?

Pjesëmarrës të protestës së 14 majit 2021 në përkrahje të Palestinës, prej nga HAMAS-i nga Rripi i Gazës po e sulmon pandërpre me raketa shtetin e Izraelit, – duke ndikuar që shteti ebre të përgjigjet për tu mbrojtur, ishin edhe Shkëlzen Gashi, ish këshilltar i Albin Kurtit si dhe aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci.
A e panë dhe dëgjuan këta kërkesën publike të islamisit politik , minoritarit Gazmend Qyqalla, për zhbërjen e shtetit të Izraelit?! … Ai ka qenë udhëheqësi i protestës me të cilin këta dhe jo vetëm janë solidarizuar, pasi kishin vendosur ti shkonin pas, andaj nëse se kanë kundërshtuar aty-për aty, kjo do t’e thotë që janë pajtuar me mendimet e synimet e tij.
Më shumë se për ta, kjo është një e keqe shumë e madhe për Kosovën dhe Shqiptarët!

“Miss Kosovo” dhe këngëtarja, Kështjella Pepshi, vjen me albumin e ri !

0
Në foto: Këngëtarja bukuroshe Kështjella Pepshi.
Ne vitin 2010 këngëtarja shqiptaro/zvicërane, Kështjella Pepshi u zgjodh Miss Kosova Univers dhe po atë vit, ajo prezantoi Kosovën në Las Vegas, për zgjedhjet e Miss Univers. Një nga ngjarjet më të rëndësishme të bukurisë në Botë. Pak më vonë, ajo madje kandidoj për Parlamentin zviceran me temën programore:  Ç’ështjen e migrimit dhe integrimit. Me kalimin e kohës, ajo gradualisht ka gjetur rrugën e saj për t’u kthyer në pasionin e saj të muzikës.
Në vitin 2018, ish Missi i Kosovës, puplikoj këngën e saj të parë: “Too Many Miles” e cila u mirëprit shumë mirë në botën e jashtme  dhe shumë herë u transmetua në Kanalin më të madh në Europë “MTV”.
Pas këtij suksesi të madh, Kështjella puplikoj edhe dy këngë tjera të sukseshme dhe, tani është gati në përfundim e Albumit të saj të parë. Njëren nga këngët e saj “Kingdom” te Albumit  ajo e publikoj enkas për puplikun, një  këngë sentimentale me elemente të muzikës Klasike, por së shpejti kjo këngëtare do vjen edhe me videoklipin e saj, bënë të ditur Kështjella Pepshi.

Doli nga shtypi libri i avokat Ramiz Krasniqit “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut – Procesi politik ndaj dr Sadri Ramabajës – Fasadë legale e krimit”

0
Sot doli nga shtypi libri i avokat Ramiz Krasniqit “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut – Procesi politik ndaj dr Sadri Ramabajës – Fasadë legale e krimit”.
Libri është i ndarë në dy pjesë dhe gjithësejt 13 kapituj.
Librit i paraprinë parathënia nga avokati i njohur Ibrahim Maxhuni, ndërkaq përmbyllet me një rezyme në shqip e anglisht.
Autori i pasthënies është simboli i 1981-ës – Hydajet Hyseni.
Në tre kapitujt e fundit janë përfshi shkrimet me peshë të Xhafer Shatrit, Dilaver Goxhajt dhe Emin Azemit, që ishin angazhuar denjësisht në favor të mbrojtjes time dhe dinjitetit të Republikës.
I jam shumë mirënjohës avokatit për përkushtimin kolosal në dobi të mbrojtjes dinjitoze që ka organizuar gjatë gjithë procesit, por edhe për shkrimin e publikimin të këtij libri tepër të veçantë e me vlera të jashtëzakonshme.
Libri Xhafer Shatri:
“Prej momentit që Shtatmadhoria e Prontomafisë u bind se përballja me Gjykatën speciale është e pashmangshme, vendosi që të gjëjë kurban për t’ia varë në qafë mëkatet e veta. Prandaj ajo e trilloi dhe e fryu në këtë masë “Syrin e popullit“ me qëllim që ta përdorë si cjapin biblik. (Sipas Biblës, në kohën e Moisiut, kishte mundësi që dikush t’ia “varë“ mëkatet e veta një cjapi dhe pastaj ta therë ose ta braktisë kafshën e gjorë në shkretëtirë…, një mënyrë mizore për të “shfajësuar“ vetën…).
Murat Jashari, tashmë ishte përthekuar në të gjitha anët me “Avni Rrustemat“ e Shikut, por skenarit i duhej edhe ideologu. Sadri Ramabaja ishte kandidat ideal. Së pari sepse ishte veteran i LPK-së, se dyti sepse ishte aktivist i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje, së treti si hakmarrje për redaktimin e librit të Murat Jasharit dhe së katërti sepse kishte zhvilluar një debat të rreptë me Azem Vllasin dhe strukturat e dikurshme që ky përfaqëson lidhur me ngjarjet politike të viteve tetëdhjetë etj. dhe kjo e fundit përputhej me nevojat e regjisorëve.”

Shahu për heshtjen e përfaqësuesve shtetëror të Kosovës ndaj sulmeve të Hamasit në Izrael dhe “tipat” që për honorare pajtohen ta zhbëjnë vendin!

0

Dje në Kosovë është mbajtur marshim-protesta në solidarizim me popullin palestinez, ku disa qytetarë bartën pankartat në duar ku shkruhej “Liri për Palestinën; Mos i prekni fëmijët; Kundër fashizmit” dhe “Kundër spastrimit etnik”, “Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës”, etj.

E marshim-protesta është mbajtur edhe në Beograd, ku në disa prej pankartave shkruhej se “Kosova është Serbi”, dhe se “Poshtë okupimi, Kosova është Serbi dhe Palestina është shtet”.

Lidhur me marshimin dhe pankartat e shfaqura në Kosovë dhe Beograd, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

Shahu kritikon ashpër organizimin e marsheve në Kosovë, derisa individët që i organizojnë ato marshe i quan vegla të ekstremistëve palestinezë.

Image

Rexhep Shahu

“Individë të ndryshëm në Kosovë, të tipit deledash, të mjerë deri në mëshirë e të djallëzuar deri në ligësi, duke dashtë të shfaqen kontemporanë, modernë, të angazhuar, socialë, të shqetësuar për botën, bëhen karikatura morali dhe shndërrohen në vegla të ekstremistëve palestinezë, shndërrohen në fishekë të predhave të Hamasit kundër Izraelit. Këta tipa, si hije në Prishtinë që protestonin me ca parulla pro Palestinës e kundër Izraelit mu duken si gëzhoja predhash serbe të mbetura në fushë nga lufta e fundit e serbëve kundër shqiptarëve”, thotë Shahu.

Ai shton se marshimet e tilla janë në dëm të Republikës së Kosovës, duke e ditur që Palestina nuk e njeh Kosovën.

Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi, në krye të protestës për palestinezët të cilët asnjë fjalë nuk e folën për sulmet e organizatës terroriste HAMAS që e fshehur pas fëmijëve, mediave, familjeve të mëdha etj, e sulmon me raketa Izraelin, ekzistencën e të cilit nuk e njohin dhe planifikojnë ta zhdukin. Njejt si Serbia që ka planifikuar dhe e planifikon ta zhduk e zhbëjë nga faqja e dheut Kosovën Shqiptare … 

“Pa i thirrë askush, ia fusin supet barrës së huaj duke cenuar raporte politike me aleatë strategjikë të Kosovës. Do të thotë tipa të tillë që dalin në protesta të tilla janë pa vetëdije, thjeshte hanë bukë e përshesh dhe me veprime të tilla antiKosovë mund të fitojnë ndonjë honorar të pistë dhe ta cenojnë integritetin e Kosovës.. Këta individë pa personalitet janë gati me e shuajtë Kosovën për honorarët e tyre, janë gati me e dashtë armikun e tyre por jo Kosovën. Palestinezët në mënyrë konstante e deklarojnë se Kosova është Serbi e shqiptarë anonimë periferikë askusha të Kosovës puthin bythën e palestinezëve të tillë. Ky është poshtërim i shqiptarit të Kosovës, vetëposhtërim me dëshirë, i sponsorizuar”, thekson publicisti Rexhep Shahu.

Sipas Rexhep Shaut, protesta në Kosovë gjoja në përkrahje të Palestinës kundër Izraelit, cenoi rëndë integritetin e shtetit të Kosovës.

“Ato protesta janë fotografi të sponsorizuara nga armiqtë e Kosovës që tu thonë vendeve që sollën lirinë e pavarësinë e Kosovës që ju gabuat, pasi Kosova del kundër Izraelit që e njeh dhe mbron Kosovën shtet të pavarur e pro Palestinës që nuk e njeh Kosovën dhe e quan Serbi. Në këtë kuadër, pra si protesta që cenojnë integritetin moral të shtetit të Kosovës, Kryeministri e Presidentja e vendit duhet me çdo çmim të mos lejonin cenimin e shtetit të Kosovës, ose të dorëzohen të shkojnë në shtëpi se veç për drejtim shteti nuk janë. Kosova ka nevojë për mbrojtje prej këtyre kamikazëve. Po tu thuhet këtyre individëve të vishen me jelekë baroti ata vishën se i paguan Palestina dhe Hamasi”, shprehet publicisti Rexhep Shahu.

Ai shton se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do ta përdor kundër Kosovës protestën e organizuar në Prishtinë kundër Izraelit.

“Këta individë pa dinjitet e personalitete qe bëjnë aleancë me armiqtë e Kosovës në emër të parimeve që nuk i njohin dhe ideve që u mungojnë duhet ta dinë se nuk, janë nga ata që janë plot plagë plumbash në trupat e tyre nga lufta për lirinë e Kosovës. Janë Hamas që jetojnë rastësisht në Prishtinë që u duartroket Serbia dhe ua shpërndan fotot e tyre të mosmirënjohjes, fotot anti Kosovë në gjithë botën demokratike. Vuqiçi e çmon shumë dhuratën qe ia dhanë protestuesit shqiptar kundër izraelit në Prishtinë se u thotë vendeve te botës se shqiptarët janë me Palestinën jo me perëndimin”, deklaron Shahu për “Bota sot”.

Pse heshtin kaq gjatë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti? A e përfaqësojnë ata Kosovën e banuar me mbi 90 për qind shqiptarë apo Autoritetin Palestines a Azerbejxhanin? Kjo heshtje e turpshme dhe antishtetërore e tyre ka për tu kushtuar shtrenjt vet atyre, e më së shumëti Kosovës.

Rexhep Shahu thotë se presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, nuk duhet të heshtin përballë organizimeve të tilla.

“Bota e kthjellte demokratike e din qartë se Izraeli është i pafajshëm sepse po mbrohet. Gjate mbrojtjes ai shkakton dëm, por nuk ka faj Izraeli pse e ka mbrojtjen eficente dhe të fortë siç nuk ka faj Izraeli pse Hamasi është kundërshtar mjeran dhe i vjetër sa urrejtja e zezë. Kryeministri dhe presidentja e Kosovës duhet të kërkojnë ndjesë dhe Albini në emër të lirisë se anarkisë duhet ta ndalojë cdo protestë kundër Izraelit dhe sponsorëve të lirisë e pavarësisë së Kosovës, pasi pasojat i vuan vetë por edhe Kosova. Izraeli ka fuqi e aftësi të madhe mbrojtëse, ia kthen në ajër raketat armikut”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

Izraeli e përndjek Hamas-in pavarësisht se a rrethohen me fëmijë apo media

0

Israeli security forces and emergency services work on a site hit by a rocket fired from the Gaza Strip, in Ramat Gan, central Israel, Saturday, May 15, 2021. (AP Photo/Oded Balilty)

 

Raketat nga Gaza goditën Tel Avivin të shtunën. Një 55-vjeçar u vra në Ramat Gan. Videoja tregon britmat e pushuesve të plazhit që të tmerruar që vrapojnë për jetën e tyre. Dy orë më vonë erdhi përgjigja: Jala Tower që strehon mediat, por edhe inteligjenca e Hamasit, sipas Izraelit, u shkatërrua plotësisht.

Askush nuk është raportuar i vrarë apo i plagosur në sulm. Media mori një orë njoftim për të dalë nga zyret dhe duket se ka funksionuar.

Hamasi po përpiqet të vrasë sa më shumë civilë izraelitë të jetë e mundur. Është një fakt që mediat rrallë e vënë në dukje. Në vend të kësaj, ata iu referohen raketave nga Gaza si grupim i pafuqishëm të verbërish. Por ata nuk janë më. Të gjithë mund ta shohin.

People gather at in front of a building housing AP office and other media in Gaza City that was destroyed after Israeli warplanes demolished it, Saturday, May 14, 2021. The airstrike Saturday came roughly an hour after the Israeli military ordered people to evacuate the building. There was no immediate explanation for why the building was targeted. (AP Photo/Hatem Moussa)

Askush nuk u vra në Jala Tower, por mediat, duke përfshirë Al Jazeera dhe Associated Press, u provokuan me dhunë.

“Aeroplanët luftarakë sulmuan një ndërtesë të lartë ku ishin vendosur njësi ushtarake të lidhura me shërbimet e inteligjencës ushtarake të organizatës terroriste Hamas. Ndërtesa gjithashtu kishte media civile, pas të cilave Hamasi fshihej dhe i përdorte si mburoja njerëzore, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga autoritetet izraelite pas sulmit.

AP beson se mbulimi i saj i Gazës do të pësojë:

“Ky është një zhvillim jashtëzakonisht shqetësues. Ne shmangëm humbjen e tmerrshme të jetës,” tha presidenti dhe CEO i AP Gary Pruitt në një deklaratë rreth sulmit mbi ndërtesën.

“Bota do të dijë më pak se çfarë po ndodh në Gaza për shkak të asaj që ndodhi sot,” thotë ai.

Organizatat norvegjeze të shtypit e perceptojnë sulmin si të drejtuar ndaj tyre. Ata ishin collateral damage. Objektivi ishte Hamasi.

“Kjo është luftë. Kur një ndërtesë që strehon median është vënë në shënjestër posaçërisht, kjo gjithashtu bëhet një sulm parimor ndaj shtypit,” i tha Medier24 Kjersti Løken Stavrum, Kryetar i Bordit të PEN norvegjeze.

Eva Stabell, e cila është menaxhere e projektit të Shoqatës Norvegjeze të Gazetarisë për punë ndërkombëtare, është e tmerruar nga lajmi i sulmit ndaj ndërtesës.

“Sulmi ndaj medias është krejtësisht i dënueshëm. Rezolutat e OKB-së dhe legjislacioni ndërkombëtar thonë qartë se media nuk duhet të jetë objektiv,” thotë Stabell.

Zëdhënësja e shtypit Jen Psaki tha se siguria e gazetarëve ishte e rëndësishme për t’u mbrojtur.

“Ne u kemi komunikuar drejtpërsëdrejti izraelitëve se sigurimi i sigurisë së gazetarëve dhe medias së pavarur është një përgjegjësi kryesore,” tha zëdhënësi i shtëpisë së bardhë Jen Psaki.

Izraeli u dha gazetarëve një orë afat për tu larguar.

“Ata janë të qartë se ata që e bëjnë këtë luftë jo vetëm që do të përhapin vdekje dhe shkatërrim në Gaza, por gjithashtu do të heshtin mediat që e dëshmojnë këtë dhe dokumentojnë dhe raportojnë të vërtetën”, thotë Walid al-Omari, shefi i byrosë së Al Jazeera për Jerusalemin.

“Por kjo nuk është e mundur,” shtoi ai.

“Ky është një krim midis një serie krimesh të kryer nga ushtria izraelite në rripin e Gazës,” thotë al-Omari. (NTB)

Jala Tower ishte një bllok i lartë 14 katësh. Izraeli duket se ka përsosur një teknikë në të cilën mund të shtrij një ndërtesë në gërmadhë, ndërsa ndërtesa fqinje të qëndron e padëmtuar.

Në veri të Gazës, një familje prej dhjetë vetësh u vra.

Në një tjetër sulm izraelit të shtunën më parë që kishte në shënjestër një ndërtesë në kampin e refugjatëve al-Shati të populluar dendur në veri të Rripit të Gazës, një familje e madhe prej dhjetë vetësh u vra. Ky është sulmi i vetëm më vdekjeprurëse i njohur në konfliktin e fundit mes Izraelit dhe Hamasit dhe grupeve të tjera në Rripin e Gazës.

Izraeli thotë se udhëheqësit e Hamasit zhvilluan një takim në atë shtëpi. Ata do të vazhdojnë të sulmojnë Hamasin derisa udhëheqësit e tij ti dorëzojnë armët ose ata të vriten.

Vetë Hamasi thotë se 139 janë vrarë , 39 prej të cilëve janë fëmijë.

Document.no

Përktheu: Drini

Asnjë protestë e solidarizim me pësimet e poullit kurd, vetëm solidarizime panturke e panislamike!

0

Prof. Bajram Binaku, Pejë

Me rastin e sulmit mbi vendbanimet kurde, qe i ndërmori presidenti turk, u vranë qindra kurd, në mesin e tyre edhe civilë, gra, pleq e femijë. Në këtë rast nëpër disa xhami u kënduan hatme për pak ushtarë turq, qe u vranë gjatë sulmit mbi kurdët autoktonë. Hoxhollarët, anë e kënd Kosove, me përkrahjen e “ymetit muslimanë”, madje edhe më pjesëmarrjen e ambasadores turke në Kosovë, promovuan antivlera demokratike, jo njerëzore, e madje dhe fashiste kundër një populli, qe me shekuj jeton nën okupimin turk.

Asnjë protestë, solidarizimi më popullin kurd të shtypur mizorisht, nuk kishte në Kosovë. Ate, çka do të mund ta bënin më se paku besimtarët muslimanë dhe “turqit” e Kosovës, do të ishte heshtja për këtë sulm makabër te kryetarit turk, Erdoganit, qe është kopje origjinale e Millosheviqit dhe e regjimit të tij, viteve të nëntëdhjeta në ish Jugosllavi. Këto personalitete, kosovare, përkrahës të kulturës turke, përkrahës të regjimit fundamental erdoganist, asnjëherë nuk kërkuan investime në Kosovë, në drejtim të përmirësimit të mirëqenies dhe punësimit këtu.

Ajo çka mund të konstatohet, është se me ndërtimin e qindra xhamive u punësuan qindra hoxhollarë, misionarë besnik të regjimeve të huaja. Para dy ditëve, në Prishtinë u mbajt një protestë, poashtu, për mbrojtjen e popullit të Palestinës, në kundershtim të sulmeve izraelite mbi rripin e Gazës, e cila Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë dhe haptas ka dalë në kundershtim të lirisë dhe pavarësisë tonë.

Protesta të ngjashme, para pak ditësh, në mbrojtje të Palestinës u mbajtën edhe në Beograd.

A është i organizuar partiakisht Amar Pushka që i shpreh këto mendime kaq të helmëta? Si quhet partia e tij dhe cili është mendimi i kryetarit të asaj partie për deklaratat e tilla Anti-Shqiptare parasëgjithash? Vallë a mos kanë këto protesta dakordancë dhe mos janë të orkestruara nga armiqët e kombit tonë? Mbetet të shifet!

Protestat janë e drejtë e secilit qytetar, por të thirren protesta, qe shkojnë në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, nuk mund të cilësohen ndryshe veç si Anti – Shqiptare, të organizuara nga mbeturinat otomane e proserbe. E keqjae krejt kësaj maskarade është edhe pjesëmarrja e deputetit të LVV, z. Rrahmani dhe e disa aktivistëve tanë. Përveç këtij janë edhe 3-4 të tillë, deputetë në parlamentin e Kosovës, të zgjedhur nga vota e popullit, qe promovojnë vlera orientale. Këta nuk u zgjodhen as për Turqinë e as për Palestinën, po për ti mbrojtur interesat e popullit tonë këtu e në diaspore.

Sikurse që po shifet disa personalitete kanë llogaritur, që përmes të Vetëvendosjes të bëhen të njohur, për të qenë argat i dreqit, pastaj. Mirëpo LVV, ka figura, qe i dalin zot popullit dhe Vetëvendosjes. Kosova është shtet laik dhe kursesi nuk duhet që feja të imponohet si politikë. Ajo duhet detyrimisht të rri aty ku e ka vendin, në kishë apo në xhami. Besimi në shtetin tonë është i garantuar me kushtetutë. Andaj hiq ma shumë e hiq më pak nuk kemi nevojë të aplikojmë besimin, se sa qe garanton kushtetuta e Kosovës.

Ju lus, juve, qe përmes LVV-së mendoni ti realizoni projektet tuaja antikombëtare, lirojeni subjektin ti kryejë detyrat, për të cilat është zotuar para popullit.

Shëtitje qeni! Tregim nga Bajram Sefaj

0

Bajram Sefaj, shkrimtar, Paris

Tregim nga Bajram Sefaj 

Shëtitje qeni! 

Njëditëzaj, aparatin trupngushtë e thatim, portabël, celular, natel… (çfarë emri tjetër kemi marrë bashkë me të?), të vocërr sa grima, ia  turbulloi jehona e thekshme, si ajo e kambanave të kishave kur sjellin kumt! 

– He, ore, si je, si e çon, ç’ po bën? 

– Mirë, mirë –  u përgjigjet Ndreci, dy  pyetjeve të para! 

Për pyetjen e tretë  – ç’bën?  

– Shëtis qenin – ishte përgjigja e tij! 

– Shëtit qenin!? 

– He, po ç’dreqin thua?  

– Nuk je zgjuar akoma mirë prej gjumit? Flet jermshëm? Po kur dreqin bëre ti qen që ta shëtitësh? Në atë dhomë të vogël banimi, nuk ke ku e struk e rrudh pleqërinë e moshës së tretë, e t’i vësh maniret e qelbura borgjeze të vendit ku je i strehuar! Të mbash, të  ushqesh e të  shëtitësh qen, hë…! 

– E, po de! – u mjaftua Ndreci.  

– Po qyshkur jeton me atë qen, që shëtit?! 

– Oh, mos pyet. Qysh moti. Moshatarë jemi…! 

– Asgjë s’po kuptoj, s’po marr vesh! 

– Ani, hajt, pra, u pafshim për të mirë e në gëzime të përbashkëta, se qeni im gjithnjë e më shumë behët nervoz dhe mërzitet shpejt! – Ndreci këputi penjtë e muhabetit me telefon!  

Nuk i tha bashkëbiseduesit se po shëtiste veten e vet! Tamam si një qen të lodhur. Nuk i tha asgjë tjetër me telefon. Me shpresë se do të takoheshin një ditë. Me shpresë se nuk do të ndërronte jetë pa ia thënë copë se për cilin qen ishte fjala. Që po e shëtiste atë ditë të zymtë  dimri. Në dhe të huaj. Pyetjes se mikut tash do t’i përgjigjej me pyetje: e ç’bëjnë tjetër gjithë ata të  mjerë kur, në përpjekje inatçore për t’ia vjedhur jetës edhe ndonjë ditë më shumë, bëjnë jogging, naturothérapie (natyroterapi)… e marrëzira të tjera kësodore, pos që shëtisin veten e vet,  qen! 

Përnjëmend! 

*   

As natës së vetme dimërore, që kishte përpara nuk i zinte besë. Sakaq mund ta tradhtonte keq, Ndreci asgjë nuk la për nesër. Aty për aty formoi numrin e telefonit celular të mikut me të cilin veç sa ishte përshëndetur. Aparatin e tij, sa grima të natelit, e dinte, do ta trazojë një cingërimë në kajde të hingëllimës se hamshorëve të harlisur vere, si në kullosat e bjeshkëve të Opojës. Ndrecit, ndërkaq, në aparatin e stërpërdorur, ia kishin akorduar jehun e kambanave të kishës. Si për t’ia kujtuar gjithandej se rrugën e ka në të sosur. Ndreci sakaq shkoqi telefonin, si të mbjellë rrënjë veshi. Pa i thënë asnjë fjalë të menduar, pak çaste më pare, mikut tij të shtrenjtë. Desh u përshurr se qeshuri. Vetëm e me vetminë e vet. Në mendje i përftoi një garë e ashpër që, kohët e fundit, zhvillohet midis njerëzve tanë kur shtyhen se kush e ka atë send më të vogël se tjetri! Akoma pa e zhveshur rrobën e kushtit shekullor, kush e ka më të madh çdo send të mundshëm, ja që erdhi koha e garës:  kush e ka më të vogël! – aparatin telefonik, kuptohet. 

C’est sympa, n’est – ce pas?  

 (Gaillard, dimër 2004)  

Një pyetje shumë me vend e Richard Grenell: Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk i kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit

0

Richard Grenell, ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ka komentuar mosreagimin dhe për heshtjen e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani për sulmet e Hamasit, në drejtim të Izraelit.

Rreth kësaj Grenell ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

“Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit?”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Përveç Qeverisë, as partitë politike opozitare në Kosovë nuk i kanë dënuar sulmet ajrore të Hamasit në drejtim të shtetit të Izraelit. Për këtë çështje, politika e Kosovës zgjodhi që heshturazi të mos e ndjek rrugën e SHBA-së.

Qeveria e Kosovës, me asnjë instancë të saj, nuk i ka dënuar sulmet e Hamasit – organizatës së shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – kundrejt Izraelit.

Në këtë pikë, institucionet e Kosovës nuk u rreshtuan krah aleatit të tyre të madh, ShBA-së.

Ajo që reagoi dje për këto sulme ishte ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

Ajo tha se qeveria duhet që të dënojë sulmet nga Hamasi dhe Hezbollahi.

Ndërsa Amerika, që e ka në listën e saj të zezë grupin ushtarak që e drejton Gazën, vazhdon të jetë në krah të Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përkrahur Izraelin, në thirrjen e parë telefonike me kryeministrin e këtij shteti Benjamin Netanyahu prej kur ka shpërthyer konflikti.

Biden ka dënuar sulmet me raketa, duke deklaruar “mbështetje të palëkundshme për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën legjitime për ta mbrojtur veten”, ka thënë Shtëpia e Bardhë më 12 maj.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po ashtu ka folur me presidentin e Autoritetetit palestinez Mahmoud Abbas, një rival i Hamasit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

“Pritjet e mia dhe shpresa janë që kjo do të mbyllet herët a vonë, mirëpo Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten”, ka thënë Biden pasi ka folur me Netanyahun.

Mbi 100 njerëz janë vrarë në Gaza dhe shtatë të tjerë në Izrael që nga fillimi i luftimeve të hënën. Ministria e Shëndetësisë e Palestinës të enjten njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 119, përfshirë 27 fëmijë e 11 gra. Deri të enjten janë regjistruar edhe 580 të lënduar.

Në anën tjetër, në Izrael deri më tani janë regjistruar shtatë viktima: gjashtë të vrarë nga sulmet me raketa dhe një ushtar i vrarë nga një raketë anti-tank, që e goditi veturën me të cilën po udhëtonte.

Në një deklaratë të publikuar të premten në mëngjes, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se operacioni i ushtrisë izraelite kundër militantëve palestinezë në Gaza do të vazhdojë aq sa të jetë e nevojshme dhe se Hamasi do të paguajë një çmim të lartë për sulmet me raketa.

_______________

  • Ke shumë të drejtë z.Richard Grenell…, por Albin Kurti kësaj radhe nuk i reagoi as deputetit të partisë së tij, panislamistit Eman Rrahmanit, si dhe disa të tjerëve nga partia, që Dje morën pjesë në një protestë në përkrahje të Palestinës, duke mos dashur ti shohin sulmet terroriste dhe provokimet e HAMAS-it, që vazhdimisht po bëhen me raketat që po hudhen në brendi të shtetit të Izraelit, ku gjithashtu po pësojnë civilë.                                                                                                                                                                                                                                                                               
  • Ai që me apo pa vetëdije sillet si Anti-Amerikan, Anti-Izrael-it apo Anti-Europian, e që ka heshtë apo e ka përkëdhelur gjithnjë Islamizimin e kombit Shqiptar, apo që mbanë qëndrim “neutral” në raste të tilla për hirë të panturqizmit-panislamizmit, ai parasëgjithash është Anti-Shqiptar!

Protesta në mbështetje të HAMAS-it, të njejtët dje dërguan në ISIS, nesër në HAMAS

0

Në foto: Nga Rripi i Gazës ku shihen pjesëtarët e organizatës terroriste HAMAS duke i shënjestruar caqet civile në brendi të shteti të Izraelit. Për synimet e tyre protestuan dje një grup paislamikësh dhe frymëzuesisht të xhihadizmit në Prishtinë, megjithëse u munduan që fjalimet e tyre ti mbështillnin me fraza “humane” .

Nga: Gjergj – Skender Jashari

E pritshme ishte që skena të ngjajshme si në Beograd, të kishte edhe në Republikë të Kosovës, e të mos kishte në kryeqendrat e tjera të vendeve të Ballkanit, e që duket sheshazi që janë të porositura nga Serbia.
Është e tmerrshme se çfarë ndodhë në Republikën e Kosovës. Vetëm një ditë pas Beogradit, të njejtat pamje shihen edhe në Kosovë, e për më shumë edhe me shumë karakteristika të ngjajshme qoftë të fjalorit, por edhe pjesëmarrsëve. Tituj nëpër shumicën e medieve vizive dhe të shkruara, që i jepnin edhe më shumë hapësirë, një grupi të organizuar nga një OJQ e komunitetit romë, ashkali, egjiptas dhe çerkez dhe hoxhallarë çerkez, të cilët ishin akuzuar edhe më parë për radikalizim të të rinjëve nëpër të vetëquajtura “xhami”, e të cilat u mbyllën nga Institucionet relevante të Republikës së Kosovës.

Kam harxhuar më shumë se 20 orë duke lexuar, pyetur, studiuar, analizuar dhe gjurmuar, më shumë se 5000 adresa private të rrjeteve sociale të personave të ndryshëm, faqe të ndryshme sidomos në rrjetet sociale, në grupet private në rrjetet sociale, kryesisht në facebook, instagram, youtube etj. Kryesisht të kategorive të caktuara të personave nga Lugina e Preshevës, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut etj, prej nga shihen të dhëna shqetësuese.
Terroristët islamik të HAMAS-it, nxitën qëllimisht konfliktin izraelito-palestinez, në festën e Bajramit, me qëllim për të arritur manipulim të masës së gjerë të besimtarëve musliman. Prandaj këto ditë, në ambiente private, duke shfrytëzuar sidomos festimin e festës së Bajramit, janë përdorur si mënyra propagandimi në mbështetje të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it. Institucionet tona edhe në Republikë të Kosovës heshtën, siç kishin heshtur edhe në fillim në rastin e ISIS-it. Madje dy shtetet tona heshtin, ndaj kësaj propaganda terroriste islamike palestineze në mbështetje të HAMAS-it, që operativ të shërbimeve serbe dhe turke, që keqpërdorin institucionin e imamit dhe në cilësi të tjera( si bashkëpunëtorë të MUP-it, si mësues, artist e grupe të tjera) etj, që hapur veprojnë në Luginë të Preshevës dhe në pjesën Shqipëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Karakteristikat që janë vërejtur tek grupi i organizuar i protestuesëve që mbështeste propagandën terroriste islamike palestineze të Hamas-it ishin:
⦁ Qëllimi i protestës nuk ishte i sinqertë, por ishte makinacion dhe propagandë e qëllimshme në shërbim të Serbisë dhe jo vërtetë në mbështetje të viktimave palestineze. Kanë pasur mijëra arsye për të protestuar, mes tyre edhe: kërkimi i të zhdukurve, mbështetja e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës dhe Shqipëtarëve të Maqedonisë së Veriut, e shumë të tjera. Por duke qenë se nuk i përkitnin komunitetit Shqipëtar, nuk gjetën asnjëherë arsye, që të protestojnë për të drejtat dhe liritë për Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, apo për kauza që lidhen me neve Shqipëtarëve.
Nuk ka ndonjë raport kredibil ndërkombëtar, që në këtë rast në kundërpërgjegjen ushtarake të Izraelit kundër terroristëve islamik të HAMAS-it, të ketë tejkalu proporcionin e përdorimit të forcës apo të ketë shkelur Ligjet Humanitare Ndërkombëtare. Madje ka indikatorë të qartë, që përgjegjësojnë dhe fajësojnë HAMAS-in, për shkeljen drastike të Ligjeve Humanitare Ndërkombëtare, si përdorimin e “civilëve palestinez si mburojë e gjallë”, nxitjen e terrorit shtetëror si formë e akteve terroriste, shkrepjen nga vendbanimet civile palestineze kundër vendbanimeve civile hebreje etj. Viktimat civile palestineze janë kryesisht të shkaktuara nga mbajtja peng e tyre si mburojë e gjallë nga terroristët islamik të HAMAS-it dhe duke qenë se paraprakisht Ushtria Mbrojtëse Izraelite telefonon çdo familje, në afërsi të vendit ku synon ta bombardoj, kjo e zvogëlon në minimum mundësinë për viktima kolaterale civile palestineze.

Mirëpo nga ana tjetër, kemi pa viktima civile izraelite, të cilat u shkaktuan nga terroristët islamik palestinez kryesisht ata të HAMAS-it, por që këta protestues të porositur në Kosovë nuk e kanë pasur porosinë që t’i mbështesin të gjitha viktimat por vetëm viktimat e caktuara. Prandaj çdo viktimë civile është e barabartë dhe s’do duhej të dallohej
⦁ Struktura e protestuesëve ishte tregues më i qartë i përkatësisë së tyre etnike joshqipëtare, i lidhjeve të tyre ideologjike me terrorizmin islamik dhe islamin politik dhe veçmas lidhje të fuqishme me Serbinë dhe njerëzit e lidhur me Serbinë nga rajoni.
Lidhje të theksuara, të shtuara dhe që përputheshin me Serbinë dhe me protestën e ngjajshme në Beograd. Pastaj lidhjet e tyre edhe me persona, hoxhallarë vehabi, persona të komuniteteve të tjera dhe të huaja, nga rajoni e më gjerë.
Mes grupës, shihen disa të rinjë, por që disa prej tyre kanë familjarë që janë hoxhallarë vehabi, derisa vetë dërguesit e këtyre të rinjëve, nuk kanë marrë pjesë, kjo vërehet në rastin e dy të rinjëve nga Peja. Kurse pak vajza të reja kryesisht të mbuluara, të tilla të minoritetit boshnjak, turk etj, që botërisht dihen si teomercenare.
Pastaj vërehen pjestarë më të shumtë të komuniteteve, kryesisht rom, bosnjak, ashkali, turq dhe nga fjalori që është dëgjuar dukeshin edhe serb pasi që ngjajshëm siç mund ta flaës një serb kanë fol disa persona( e që mund të jenë serb të Kosovës).
⦁ Shpikja e gjoja organizimit të protestës nga organizata fantome dhe të panjohura më parë të grave, është tragjedi në vete. Madje organizata e tillë, gjoja që lufton për emancipim dhe barazi gjinore e komuniteteve RAE, organizon protestë të tillë, derisa këto komunitete janë të margjinalizuara dhe kanë shumë më shumë arsye të tjera që të ngrisin vetëdijën tek romët, ashkalitë, egjiptianët, çerkezët etj. Një pjesë shumë e madhe e komunitetit romë, ashkali, egjiptian dhe çerkez sidomos ata nga Fushë Kosova, Prishtina, Mitrovica dhe Peja, kanë lidhje familjare dhe të tjera kryesisht Beograd, Kragujev, Nish etj. Keqpërdorimi i OJQ-së së komunitetit romë, ashkali, egjiptas dhe çerkez, nga hoxhallarët çerkez. Njëri prej organizatorëve, i komunitetit rom nga Fushë Kosova me inicialet G. Q., kurse organizatori tjetër( më kryesorë por në hije) një hoxhë vehabi i komunitetit çerkerz H. A., që gjatë konfliktit civilo-sektar të Sirisë kishte një të vetëquajtur “xhami” në Prishtinë, e cila u mbyll nga Institucionet kompetente të vendit.
⦁ Shumica e tyre kanë treguar shenja të qarta për përcaktimin e tyre politik, që duket se janë partizan të një deputeti, të një partie politike, i cili është shquar për frymë të islamit politik edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
⦁ Fryma e qartë e këtyre protestuesëve të porositur nga Serbia, Turqia dhe islami radikal, dukej në parullat, në deklarimet por edhe në postimet dhe komentet e tyre që kanë bërë kryesisht në adresat e tyre të facebook-ut. Mes tyre shprehej që “Liria e jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës”, duke mohuar Gjakun e Dëshmorëve tonë, Gjakun e 1500 fëmijëve, të zhdukurve dhe kontributin e Aleatëve tonë e veçmas i SHBA-së, e që pa “lirinë” e një “republika srpska”( nënkupto Palestine) në Izrael nuk qenka e plotë. Autori i kësaj thënije, nëse shikohet dhe analizohet në postimet e tij në adresën e tij të facebook-ut, propagandon shpesh propaganda të Serbisë, që Luftën dhe Heronjët tonë i ngjyros me petkun fetar-ashtu siç Serbia na akuzonte për terrorist islamik. Autori dhe së paku një prej shokëve të tij, të ndikuar nga një hoxhë A. P. dhe nga një i “talebanizuar” M, P., familjarë i tyre, tregojnë më së miri sesa edhe në këtë fazë kaq të hershme të propagandës në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it, janë të gatshëm për lirinë e “republikës srpska” të Izraelit( Palestinës). Gatishmërinë e tillë për terrorizëm islamik, njëri nga këta edhe në facebook-un e tij e shpreh hapur, duke theksuar që “burrat e ummetit dalin veq prej xhamis, amo jo veq mu fal, go home gom mesxhid jo jo ashtu, por si ky.”, e që shpërndante videon nga youtube të “Gaza Imam Brandishes Gun In Sermon: These Weapons Are Our Only Means To Establish The Islamic State”. Pa hy në detaje të tjera, e që sheshazi duken lidhjet e tyre të thelluara me radikal islamik dhe hoxhallarë vehabi nga disa vende të rajonit, me frymën dhe armiqësi antiamerikane që do ishte dashur Institucionet e Republikës së Kosovës ta kishin trajtuar rastin me kohë.
Si me rastin e ISIS-it, sërish parashenjat e para janë që e njejta filloi të përsëritet. Bashkësia Islame e Kosovës, siç kishte reaguar në rastin e fillimit të konfliktit civilo-sektarist në Siri, duket ngjajshëm për të mos thënë të njejtin fjalorë e përdorë edhe në rastin e konfliktit izraelito-palestinez. Gjerësisht nëpër xhami, ambiente private sidomos me rastin e festës së Bajramit, e më pak në deklarime publike, sidomos në Luginë të Preshevës, në pjesën Shqipëtare të Maqedonisë së Veriut, por edhe në shumë raste edhe në Republikë të Kosovës, kanë bërë gjoja predikime fetare, por që në realitet janë propagandë e pastër në mbështetje të tërthorë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it. Tashmë siç në rastin e ISIS-it, edhe në këtë rast, kemi pa disa hoxhallarë të caktuar, që kanë qenë prijës të kësaj proteste në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it. Hoxhallarët e njejtë, kryesisht “çerkez”, boshnjak, të vetëquatjtur turq a osmanli, që ishin të përfshirë edhe në propagandën më të hapur në mbështetje të ISIS-it, të njejtën duket se janë edhe në këtë rast.

Është koha, që tash të ndalohen këto propaganda të tërthorta terroriste islamike palestineze të HAMAS-it. Sepse çdo ditë e më vonë, pasojat do jenë në çdo aspekt më të rënda për Republikën e Kosovës, për familjarët dhe vetë “terroristët potencial”. Duke qenë se janë në shumicën e rasteve të njejtët persona që edhe në vitet 2012-2016, kanë propaganduar islamin politik, që për pasojë radhitën Republikën e Kosovës, ndër kontributorët më të mëdhej të terroristëve islamik të ISIS-it. Nesër të njejtët do e radhisin sërish Republikën e Kosovës, edhe më lartë, për terrorist islamik për Palestinë, prandaj dje dërguan në ISIS, nesër dërgojnë në Palestinë. Janë shumë arsye që do duhej të kishin vigjilencë dhe veprim më të shpejtë që në fazat fillestare të Institucioneve tona kompetente, sepse mund të jenë shumë më e rëndë situata sesa që ishte më 2012-2016, në rastin e ISIS-it. Ndër të tjerash arsye, që situatën e bëjnë edhe më serioze, janë:
⦁ Përfshirja aktive e Turqisë në konfliktin Izraelito-palestinez derisa fryma turkofile, në vendin tonë është tejet e theksuar, si rezultat edhe i trashëguar nga asimilimi i dhunshëm në turq i Shqipëtarëve nga Jugosllavia, por edhe nga unisimi i asimilimit të Shqipëtarëve nga Perandoria Osmane pas vitit 1835-1836.
⦁ Deklarimet e publike dhe me tone krenarie të disa hoxhallarëve të komunitetit çerkez, apo hoxhallarëve që kanë lidhje gjaku me boshnjakët dhe disa hoxhallarëve shqipëtar, që paguhen në mënyra të ndryshme nga Turqia( sidomos përmes shkollimit të fëmijëve të tyre), në mbështetje të Erdoganit, Turqisë, Palestinës, Al-Aksas etj.
⦁ Propaganda kundër Izraelit, e propaganduar nga hoxhallarë të ndikuar nga Serbia( në kohën e Tito-s) në Trojet tona, e veçmas në Luginë të Preshevës dhe tek Shqipëtarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, datojnë që pas Luftës së II Botërore. Derisa e njejta propagandë krijonte simpati për terroristët islamik palestinez, gjegjësisht për viktimat palestineze, si mënyrë e tërthortë e mbështetjes së hapur të terrorizmit islamik palestinez.
⦁ Në krahasim me “Tokën e Shamit” ku e përfshinin edhe Sirinë, të cilën në propagandën e këtyre hoxhallarëve paraqitej si pjesë e “Tokës së Shenjtë”, në rastin e Palestinës dhe xhamisë Al-Aksa, edhe më shumë e kanë përdorur në predikimet propaganduese politike edhe në të kaluarën. Që do të thotë se edhe më shumë do kenë sukses propaganduesit, në dërgimin e “terroristëve potencial” për në Palestinë.

Tashmë bota perëndimore, është deklaruar qartë dhe hapur në raport me konfliktin izraelito-palestinez, por jo edhe Institucionet tona. Ne si qytetarë të Republikës së Kosovës dhe si Shqipëtar, aspirojmë integrimet Euro-atlantike dhe nuk lejojmë që grupe servile, të paguara dhe të porositura nga qarqet serbe dhe turke, e veçmas komunitetet rome, ashkalike, egjiptase e çerkeze të flasin në emër tonë e të ndikojnë në Ardhmërinë tonë. Kombi yn, ka qenë historikisht me fat të ngjajshëm si populli hebre, që kemi shpëtuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin në kohë të ndryshme. Ishin hebrenjët të parët që botës perëndimore në vitet 1878-1912 dëshmuan gjenocidin sllav kundër Shqipëtarëve të Sanxhakut të Nishit e deri në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, kur sllavët e paraqisnin si luftë antiosmane dhe të vrarët si ushtar turq. Pastaj ishim Shqipëtarët që shpëtuam hebrenjët gjatë Luftës së II Botërore. Në Luftën e Kosovës ishin hebrenjët që dhanë kontribut të veçantë, gjegjësisht lobi hebre-amerikan. Nga ana tjetër në Palestinë, ansamblet çetnike serbe festonin me vëllezërit e tyre palestinez, gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj Shqipëtarëve të Kosovës, ndaj fëmijëve dhe grave të Kosovës, derisa edhe për Krishtlindjet ortodokse Palestina e ftonte Millosheviqin për ta festu në Jerusalem. Kurse Izraeli kërcënonte me arrestim të Millosheviqit nëse vizitonte Jerusalemin, kryeministri Izraelit mirëpriste refugjatët e Kosovës dhe Izraeli dërgonte ndihma humanitare dhe mjek për refugjatët Shqipëtar në kampet e refugjatëve në Maqedoni, Shqipëri. Dhe si përfundim Izraeli njeh Pavarësinë e Kosovës, kur ka probleme shumë më të mëdha me shovenizimin arab, sesa Spanja, derisa përfaqësues të vetëquajturës shtet i Palestinës, deklarohen edhe sot, kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës. Prandaj:
⦁ Institucionet e sigurisë duhet të ndërmarrin veprimet hetimore në hetimin e rasteve në pajtim me ligjet penale, përfshirë edhe: parandalimin e propagandës dhe çdo formë të mbështetjes dhe solidarizimit gjoja me viktimat palestineze, e që në realitet nënkupton mbështetje të HAMAS-it. Sepse njejtë edhe në rastin e ISIS-it, të tillët solidarizoheshin me viktimat civile siriane, por që përfundonin si pjestarë të ISIS-it dhe grupeve të tilla. Të parandalohet dhe kontrollohet çdo lëvizje-udhëtim i qytetarëve të Kosovës dhe Shqipëtarëve në përgjithësi, për linjat tokësore, ajrore për në vendet e Lindjes, veçmas Turqi, Palestinë etj.
⦁ Bashkësia Islame e Kosovës në kordinim me Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, duhet të ndalojë çdo predikim, këshillim privat a publik apo simpatizim a mbështetje të tërthortë a të drejtëpërdrejt ndaj viktimave palestineze( që nënkupton mbështetje të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it).
⦁ Partitë duhet të distancohen dhe marrin masa kundër zyrtarëve të tyre dhe të distancohen nga aktivistët, që kanë marrë pjesë në protesta të tilla që janë kundër Interesit Kombëtar Shqipëtar dhe të deklarohen publikisht në lidhje me orientimin e tyre ndaj orientimit të Republikës së Kosovës karshi integrimeve Euro-Atlantike.
⦁ Qeveria do duhej të radhitej hapur në krahë me SHBA-në dhe Europën perëndimore, për sa i përket konfliktit izraelito-palestinez dhe të dënojë terrorizmin islamik palestinez të HAMAS-it.

Më:15.05.2021

Gjergj –  Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.