Kreu Blog Faqe 1685

Çka po nodh n’vendin tem e me Kullat tona!

0

Uk Bardhi, Shkodër

MJER KULLAT TONA..! 

Nkullat tona ku nuk mundën dikur ta varnin flamurin otoman hordhite osmane …… tani me dorën e vet, po e  varin do mbetje neootomane qi, për fatin e keq t’Kombit Shqiptar, ata  folin shqyp dhe mendojnë turqisht..! Mjerë vendi, kush ashtë te kuvendi?! 

O tempora! O mores!  

ÇKA PO NDODH N’VENDIN TEM 

* SQARIM…!  

…për ata qi s’e kanë kuptue mesazhin e filozofemës me titullin: “MJER KULLAT TONA” , tpostuem pak ma para n’Fb, …! 

-Po i pyes politikanët se n’cilat protokolle e kanë gjetur të shkruar që, nëpër vizita bilaterale, të stolisen me flamuj të shtetit që na viziton edhe kalatë dhe kullat e vendit tone..? Simpolet e mikut apo thesht partnerit bilateral(ne mund të kemi bashkëpunim dhe marrëdhënie tregtare të mira edhe me shtetet që kemi luftuar..më parë apo që dikur na kanë mbajtur në rrobëri gjatë pushtimit të tokave tona nga shteti apo perandoria e tyre…por, vetëm në raporte të barabarta, në pozicione reciproke dhe jo të nshtrimit, asesi jo!), pra mes shteteve respektohen duke e shpalosur flamurin e tij krahas flamurit të shtetit pritës në këtë rast të vendit tonë… vetëm në parlamentin e shtetit… dhe në vendin(objektin) ku mbahet konference për shtyp të qeverisë(deklaratat publike për media të dy përfaqësueëve shtetrorë përkatës)…por asesi nëpër vendet e objektet historike ku akoma ndihet era e gjakut të derdhur për larineë e vendit …për larinë që dikur ua privonte pushtuesi i huaj, …poseduesi i po këtij apo atij flamuri…?! Flamurin e huaj(të pushtuesit), në atë kohë, e varte vetëm pushtuesi yt në kalanë tënde.. atëherë kur e pushtonte atë me dhunë, me forcë, thjesht, kur e pushtonte dhe e merrte për vete…! 

***

Po e pyes: Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Rendit Publik, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Jashtëm….shoqërinë civile shqiptare..! Të kujt janë këta provokatorë ordinerë…që po sillen salallmadi në Shtetin Shqiptar që ju e drejtoni,…zotëri..?  

 © Ulku Bardh 

“Nezreli albanac”, panislamiku i LVV-ës Eman Rrahmani!

0
Ahmet Asani, Zvicër
▪︎Duke e lexu shtypin në gjuhët sllave për protestën e djeshme nē Prishtinë dhe deklaratën e deputetit të VV Eman Rrahmani, për rolin, që, sipas tij, duhet ta luaj Kosova në zgjidhjen e konfliktit shekullor Arabo-Izraelit, mu kujtua një artikull i një reviste kroate e vitit 81 në emigracion, me titull: “Azem Vllasi, nezreli albanac koji hoče da pomiri srbe i albance” (Azem Vllasi, ky shqiptar i papjekur i cili do t’i pajtojë serbët dhe shqiptarët)!
▪︎Në brendi të shkrimit artikullshkruesi i drejtohej Azem Vllasit edhe me këto fjalë: “Azem Vllasi, kukala ti majka, ne možeš spasiti svoj narod, a želiš spasiti Jugoslaviju…” (Azem Vllasi të qajtë nana, nuk po mundesh me shpëtu popullin tand, e do me shpëtu Jugosllavinë…!”)!

Ata që fshihen pas mendimeve si “Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës”, nuk e mbushin asnjë kamion bërlloku të ndërmarrjes “Pastrimi”!

0
Bardhyl Mahmuti
Ata që lidhin lirinë e Kosovës me lirinë e Palestinës janë aq pak, saqë nuk e mbushin as një kamion bërlloku të ndërmarrjes “Pastrimi”!
Të dashur miq,
Manifestimi i një grupi të vogël njerëzish në Prishtinë me parullën “Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” ka revoltuar një numër shumë të madh të njerëzve që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe në rrjetet sociale!
Mua nuk më brengosi një manifestim i tillë. Përkundrazi! Numri i vogël i pjesëmarrësve është domethënës: nuk e mbushin as një kamion bërlloku të ndërmarrjes “Pastrimi”!
Pse të solidarizoheni vetëm me popullin palestinez e jo edhe me civilët e vrarë në Izrael nga raketat e HAMAS-it, në mesin e të cilëve edhe arab-shtetas të Izraelit? Pse nuk i dënoni provokimet luftënxitëse të HAMAS-it, organizatë kjo e njohur terroriste nga ana e Kombeve të Bashkauara? Pse HAMASI, i afërt me politikën iraniane, duhet ti rrij Izraelit tek dera e shtëpisë (në kufi), që ta provokoj e shqetësoj atë gjithë kohën? Pse HAMAS-i gjuan me raketa në Izrael dhe fshihet pas civilëve palestinez në Rripin e Gazës?
A ke mendim për këtë ti Shkëlzen Gashi – i gjithëdijshmi?!
Shihnie “analistin” Rron Gjinovci , që shfaqet shumë i afërt me LVV-ën … Fund okupimit të Palestinës , thuhet në pankartën që ai e mbanë në dorë, pavarësisht që HAMAS-i provokon gjithë kohën duke gjuajtur me raketa në pothuaj mbarë hapësirën shtetërore të Izraelit. Të këtillë janë analistët tanë … A e shihni pas shpinës së Rronit, Shkelzen Gashin, këshilltarin e madh të Albin Kurit deri para një kohe? A din kush me treguar se kush kishte shkruar në profilin e tij në fb për ambasadën e Kosovës në Jerusalem: “Ajo ambasadë e mallkuar?!”, postim që e shleu pastaj!
Athua a di të tregoj panislamisti që e mbanë me mburrje në dorë këtë pankartë,  se pse Liria jonë qenka e paplotë pa lirinë e Palestinës? A vetëm se ky mund të jetë islamist dhe identifikohet me secilin musliman të botës, apo përse?

Të krishterët, në Irak që nga agimi i krishterimit

0

Përktheu nga italishtja: Paul Tedeschini
Një “udhëtim” në histori për të treguar jetën e praninë e krishterë në rajonin e Mesopotamisë, ku të krishterët janë autoktonë, pavarësisht se edhe sot e kësaj dite, nuk e kanë jetën të sigurt

R.SH. – Vatikan

Shkronja Nun. Kjo ishte shenja e përdorur nga milicët e të ashtuquajturit Shtet Islamik në Mosul për të shënuar shtëpitë e “Nassarah”, të ndjekësve të Jezu Krishtit, “Nazarenasit”, në atë strategji terrori, që çoi në eksodin masiv të të krishterëve nga Rrafshi i Ninives, në vitin 2014. Të krishterët ikën nga Karakoshi, Telkaifi, Tel Eskofi, Bartela, Karamleshi, Bashika. Nuk kishte alternativë tjetër: ose të ktheheshin në Islam, ose të paguanin taksa plus, ose të iknin. S’pyeti njeri se “Nazarenasit” banonin në këto troje që nga agimi i krishterimit. Aty i kishin rrënjët, prandaj u dhimbte shpirti të largoheshin, sepse nuk linin vetëm shtëpi e gjë, por edhe “gjeografinë” e tyre, trojet e të parëve. Jeta e kësaj bashkësie, që përbëhet nga të krishterë kaldeas, siriakë, armenë, latinë, melkitë, ortodoksë dhe protestantë, nuk ka qenë kurrë e thjeshtë e është karakterizuar gjithnjë nga diskriminimi dhe përndjekja.

Rrënjët biblike dhe fillimi i krishterimit

Prania e të krishterëve në Irak është e lashtë e dëshmohet edhe në Veprat e Apostujve. Kisha i ka rrënjët në shekullin e parë, që me predikimin e Shën Tomës apostull dhe të dishepujve të tij Marit e Tadeusit, i njohur në Lindje me emrin Adai. Ata e ungjillëzuan Mesopotaminë. Trojet e Irakut të sotëm, edhe para krishterimit, ndërthureshin me rrënjët e popullit të Izraelit. Abrahami, siç thotë Bibla, del nga Ur në drejtim të Karranit, për të shkuar në tokat e Kanaanit. E pastaj, Ninive, që ngrihet përballë qytetit të Mosulit, përmendet vazhdimisht në Bibël.

Kryeqytet i Asirisë, arriti kulmin e zhvillimit në shekullin VII para Krishtit e në fund të atij shekulli u shkatërrua, siç parashikoi Naumi profet. Përmendur në libra të ndryshëm të Besëlidhjes së Vjetër, kujtojmë se pikërisht këtu e dërgoi Zoti Jonën profet për të parathënë shkatërrimin e tij, por “qytetarët e Ninives besuan në Hyjin dhe agjëruan, u veshën me thes, i madh e i vogël”, kështu, “Zoti ndërroi mendje për të keqen, me të cilën i pati kërcënuar dhe nuk u bëri” dëm.

Në Besëlidhjen e Re, Jezusi u referohet këtyre vendeve, duke dëshmuar rëndësinë e gjeografisë dhe të historisë së shëlbimit, që i ka shenjuar përgjithmonë këto troje: “Ata të Ninives do të ngrihen për ta gjykuar këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata[banorët e Ninives] u kthyen pas predikimit të Jonës”. Në këto troje, populli hebre vuajti gjatë mërgimit babilonas. Djep i qytetërimeve të lashta janë edhe shenjtëroret, manastiret dhe kishat, të cilat dëshmojnë praninë e krishterimit që në hapat e tij të parë.

Eksodi i të krishterëve

Sot, nga 1.4 milion të krishterët, që jetonin në Irak, në prag të Luftës së Gjirit Persik, kanë mbetur vetëm 300-400 mijë. Vetëm në periudhën 2003-mars 2015, u vranë 1.200 të krishterë. Ndër ta, imzot Paulos Rahho, kryeipeshkëv i Mosulit të Kaldeasve, vrarë në vitin 2008, pesë meshtarë dhe 48 viktimat e atentatit xhihadist të 31 tetorit 2010 kundër katedrales siro-katolike të Zojës së Shpëtimit. 62, kishat e dëmtuara, ose të shkatërruara. Me ardhjen e Isisit, më se 100 mijë të krishterë u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre, së bashku me pakicat e tjera të persekutuara, si jazidët.

Rreth 55.000 vetë janë larguar nga Kurdistani irakian vitet e fundit. Pas disfatës së Isisit, më 2017, disa të krishterë janë kthyer gradualisht në Rrafshin e Ninives, por gjithnjë me frikë. Ka filluar rindërtimi, edhe falë angazhimit të Fondacionit Papnor “Ndihmë për Kishën që vuan”, por mungon siguria e të krishterët vijojnë të kenë probleme, si kërkesa për para nga milicët dhe grupet armiqësore, që vazhdojnë të jenë kërcënim për bashkësinë e krishterë irakiane, aq sa 57% e saj mendon të emigrojë.

“Karriera e Netanyahut ka mbaruar, ata që mbështesin Hamasin mbështesin Hitlerin”

0

Nga: Edward Luttwak                                                                                            

Izraeli kundër Gazës, Netanyahu kundër Hamasit. Një “përballje klasike ushtarake”.  Dhe nëse karriera politike e kryeministrit izraelit ka “mbaruar”, lëvizja që kontrollon Rripin e Gazës përbëhet nga “fanatikë islamikë” të krahasueshëm me “Hitlerin, Pol Pot dhe Stalin”, ndërsa ata në Itali që mbështesin pozicionet e Hamasit mbështesin “vrasësit serial” dhe “ata do të bënin mirë të hipnin në binarët e  tramvajit dhe ta prisnin atë”. Kështu, në një intervistë me Adnkronos Edward Luttwak, shkencëtar politik dhe ekonomist amerikan, vëzhgon përshkallëzimin e ri në Lindjen e Mesme dhe nuk kursen gjykimet e prera ndaj të dy palëve.

Duke komentuar mbi një hyrje të mundshme të trupave izraelite në Rripin e Gazës, në dritën e thashethemeve të mohuara më vonë që shkuan pas njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme, Luttwak pohon se “për momentin” artileria, marina dhe forca ajrore e Izraelit po arrijnë të godasin depot e shumta të raketave dhe për sa kohë që këto objektiva vazhdojnë të goditen “nuk ka asnjë arsye për të dërguar trupa”.

Shkencëtari politik, i cili vlerëson arsenalin e Hamasit në “50 mijë raketa” dhe beson se ajo u ndërtua “në sajë të parave të popullit iranian”, argumenton se për sa kohë që bastisjet të jenë efektive, ato do të vazhdojnë pa qenë dhënë drita jeshile  per një operacioni tokësor, i cili do të shkaktonte “më shumë viktima”. “Personalisht – specifikon ai – nuk jam në favor të dërgimit të trupave tokësore nëse veprimet e tjera rezultojnë efektive. Por ky arsenal duhet të shkatërrohet”.

Sipas Luttwak, paralajmërimi i një operacioni tokësor dhe dërgimi i tankeve dhe njësive të këmbësorisë në pengesën me Gazën është pjesë e një strategjie për të “shtyrë milicët e Hamasit të hyjnë në tunele, të cilat bombardohen më pas. Kështu që sapo të vendosin të dërgojnë trupat do të gjejnë milicë jashtë tuneleve “dhe do të jenë në gjendje t’u shkaktojnë izraelitve më shumë viktima.

Shkencëtari politik, duke nënvizuar se “bashkësia ndërkombëtare mbështet qeverinë palestineze”, deklaron se “ky sulm nga Hamas është një sulm ndaj AKP (Autoriteti Kombëtar Palestinez), për t’i treguar atyre se ata janë heronj të vërtetë që sfidojnë Izraelin”. Për Luttwak, është një “rivalitet politik” që sheh “dy ideologji, njëra islamike dhe tjetra racionaliste”.

Luttwak pastaj analizon situatën politike në Izrael duke theksuar një “ngërç politik” i cili, sipas tij, “në të vërtetë ka të bëjë me shumë vende me sistem parlamentar, ku sot ka koalicione të dobëta dhe vështirësi të mëdha në formimin e qeverive”. Përkundrazi, thotë profesori, “italianët kanë vendosur të braktisin metodën demokratike, për të nxjerrë një person, së pari Monti tani Draghi, dhe për ta bërë atë kreun e udhëheqësve, me të gjithë ata që rreshtohen dhe i binden”, ndërsa “në vendet demokratike ku insistojnë të kenë udhëheqës të zgjedhur, nuk është e mundur të krijohet një qeveri “.

Shkencëtari politik beson se cikli politik i Benjamin Netanyahut ka “mbaruar” dhe se as një konflikt nuk mund t’i “përfitojë” dhe t’i japë atij forcën për të krijuar një qeveri solide. “Karriera e tij politike ka mbaruar, askush nuk e mbështet përveç besnikëve të fundit në partinë e tij”, thotë ai, duke treguar megjithatë se ka personalitete “si Bennett dhe Gantz të cilët janë të kualifikuar dhe të aftë për të drejtuar situatën”.

Profesori rezervon fjalët më të ashpra për Hamasin, një lëvizje që ka “qëllimin e deklaruar të shkatërrimit të Shtetit të Izraelit. Mbështetja e Palestinezëve në përgjithësi është krejtësisht e ligjshme, mbështetja e Hamasit do të thotë mbështetja e vrasësve serialë ose Hitlerit, Stalinit, Pol Potit”, pohon ai.

“Ata që kërkuan të organizonin zgjedhje në Gaza, ata i vunë një kapuç në kokë dhe i vranë. Hamasi është një qeveri që terrorizon njerëzit e Gazës dhe që, nëqoftë se do të shkonin në votime, ato do të merrni 14%. Dhe, nëse ka italianë që mbështesin Hamasin ata duhet të hipin në binarët të tramvajit dhe ta presin “, përfundon ai.
Titulli origjnial: –Luttwak: “Carriera Netanyahu finita, chi appoggia Hamas appoggia Hitler”-

Teksti italisht në: webinfo@adnkronos.com (Uebfaqe) 

Përktheu nga italishtja: Paul Tedeschini

13 pyetje që ia kam bërë Xhafer Durmishit, në të cilat ende s’më është përgjigjur!

0

Ibrahim Kelmendi, publicist e shkrimtar nga Gjermania

  • Reagim i përsëritur ndaj Xafer Durmishit.

13 PYETJET BËRË XHAFËR DURMISHIT – ENDE PA PËRGJEGJJE

ZotërI Xhafer Durmishi, para se të përgjigjem në shkrimin që ta paska publikuar dje Portali DRINI, po ta rikujtoj se ende nuk je përgjigj në 13 pyetjet që t’i kam bërë në vitin 2011. Me “sorollatje” nga dega në degë nuk ndihmojmë të interesuarit për të sqaruar zhvillimet e atëhershme. Apo mendon se duke i karrabyth “argumentet” bëhesh më mjegullues e bindës.
Ja 13 pyetjet:

1. Kur, ku dhe nga kush është themeluar LNÇKVSHJ-ja?

2. Ka ndonjë pjesëmarrës i gjallë i tubimit themelues që ka sqaruar, që është përgjigj ose që do të përgjigjet në pyetjet e mësipërme?

3. Kush di për strukturën organizative dhe veprimtarinë e saj në Kosovë?

4. Përmes cilës lidhje dhe kur e ka anëtarësuar Sabri Novosella Jusuf Gërvallën?

5. Kur, kush dhe si të ka anëtarësuar Ty në atë Lëvizje?

6. Çfarë veprimtarie të organizuar ke ushtruar në Kosovë dhe a ke ndonjë të bashk-organizuar që e di veprimtarinë Tënde të organizuar në Kosovë?

7. Kush e ka nxjerrë Sabri Novosellën deri në kufi të RPS të Shqipërisë në fund të vitit 1979, kur është “arratisur”?

8. Di emrat e ndonjë anëtari të Komitetit “Hasan Prishtina” në Turqi gjatë vitit 1980-81, për të dëshmuar se nuk ka qenë vetëm emër fiktiv?

9. Beson Ti se Qeveria Shqiptare i pat dhënë vetëm 10.000, – USD, aq sa ia kishte kërkuar Jusuf Gërvalla përmes letrës dërguar Enver Hoxhës në vitin 1980, të cilat i erdhën përmes Sabri Novosellës?

10. Beson se Qeveria Shqiptare nuk i ka dhënë më mjete asaj Organizate përmes Sabri Novosellës dhe nëse i ka dhënë, i ka shfrytëzuar ato Organizata, apo i ka mbajt për vete “udhëheqësi” Sabri Novosella?

11. Cila është veprimtaria e “bashkëveprimtarëve të ngushtë“ të Jusuf Gërvallës në emigracion nga 17. 02. 1982 deri në vitin 1999, ta zëmë e Jotja, Sabri Novosellës, Nuhi Sulejmanit, Xhavit Ramabajës, Besim Rexhës, Sadik Blakës, Misin Mavrës, Haxhi Berishës, Hafiz Gagicës, Fahridin Tafallarit (nuk po më kujtohen të tjerë që vetë – lavdërohen deri në monotoni)?

12. Kush duhet t’i ketë falsifikuar “raportet” e “letrat”, kinse të dërguar nga Jusuf Gërvalla në vitin 1981 “udhëheqësit” Sabri Novosella dhe ku janë origjinalet e tyre?

13. Kush e ka tani arkivin e Jusuf Gërvallës?

Po shpresoj se do të kesh vullnet të mirë që t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve?
Me respekt,
Ibrahim Kelmendi

PS. Se mos ndoshta po i frikësohesh numrit ters, prandaj nuk po përgjigje? Për këtë arsye po shtoj pyetjen:

14. Nga korrespondenca e Jusufit del se Sabri Novosella iu ka anëtarësuar në “Komitet Qëndror” Jusufin dhe Ty në gusht 1981. Kishte KQ në gusht 1981 LNÇKVSHJ-ja, kush ishin anëtarë të tij, apo ishte vetëm Sabri Novosella dhe tashmë edhe ju dy që iu pati anëtarësuar taze?!

Në Kolegjin Harvard të Shteteve të Bashkuara kujtohet tragjedia e çamërisë shqiptare

0

Nga: Frank Shkreli

Këtë të dielë më,16 maj 2021, në Kolegjin Harvard në Cambridge të shtetit Masaçusets, jo shumë larg nga qyteti i Bostonit, do të organizohet një diskutim me titull: “Shqiptarët çamë të Greqisë, 77 vjet mohim”, me pjesëmarrës Dr. Isa Blumi dhe Dr. Rudina Jasini. Ky njoftim është përhapur për mediat dhe të gjithë të interesuarit nga Shoqata e Studentëve  Shqiptarë të Harvard-it. Në njoftim bëhet thirrje që të interesuarit t’i bashkohen diskutimit mbi Çështjen Çame me historianin Dr. Isa Blumi i Universitetit Stockholm dhe me Doktoren e shkencave juridike, Rudina Jasini, eksperte e ligjeve ndërkombëtare penale dhe e të drejtave të njeriut, pranë Universitetit Oxford.  Diskutimi i dy ekspertëve do të zhvillohet nëpërmjet platformës “webinar” duke filluar nga ora 11:00, paradite sipas orës së Bostonit, këtë të dielë më 16 maj dhe do të pasohet me pyetje-përgjigje. Diskutimi do të drejtohet nga Deni Hoxha, Kryetari i Shoqatës së Studentëve shqiptarë në Harvard, sipas njoftimit të studentëve shqiptarë  të Harvard-it, të shpërndarë disa ditë më parë në rrjetet sociale.

“Është vërtetë një freski shpirtërore, morale dhe patriotike kur sheh një grup studentësh shqiptarë të edukuar në Perëndim,  e sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara,  të interesuar për të trajtuar ngjarje të rënda nga historia e hidhur e shqiptarëve, siç është Çështja Çame. “

Kolegji Harvard administrativisht është pjesë e Universitetit të njohur botërisht, Harvard, më i vjetri universitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i themeluar në vitin 1636, por që, edhe pas më shumë se 400 viteve në ekzistencë, gjithnjë vazhdon të tërheqë, udhëheqësit dhe akademikët më të njohur të botës, por edhe studentët më të mirë nga të gjitha anët e botës.  Në këtë ambient edhe studentët shqiptarë të këtij instituti të lartë të dijes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë themeluar Shoqatën e Studentëve  Shqiptarë, pranë Kolegjit Harvard. Është kjo një organizatë, e cila bashkon studentët me origjinë shqiptare si dhe studentët e kombësive të tjera të interesuar për kulturën, historinë dhe çështjet aktuale të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shoqata shërben si një ent që vë në dukje, për komunitetin akademik të Harvardit por edhe më gjerë, çështjet shoqërore, ekonomike, historike dhe politike që u interesojnë shqiptarëve anë e mbanë botës, duke organizuar diskutime, ngjarje kulturore, forume, e tjera.  Është në këtë frymë që këtë të dielë, Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Kolegjit të Harvardit do të zhvillojë diskutimin via platformës “webinar” “Mbi Çështjen Çame – 77 vjet mohim”. Të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë, ftohen të regjistrohen sipas informacionit më poshtë në njoftimin e bashkangjitur.

Historiani, filozofi, poeti dhe novelisti Xhorxh Santayana, i cili ka studiuar pikërisht në Kolegjin Harvard,  ku edhe po organizohet diskutimi për masakrën e Çamërisë,  ka një thënie që i atribuohet atij në lidhje me nevojën për t’u përballur me krimet e historisë: “Ata të cilët nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar që ta përsërisin atë”. Historia e Kombit shqiptar është plot masakra si nga fqinjët kundër shqiptarëve, po dhe nga shqiptari kundër shqiptarit. Mjafton të kujtojmë  50-vjet krimet e komunizmit në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Historia njeh,  por për të cilat nuk flitet aq sa duhet,  masakrën e Çamërisë, atë të Tivarit dhe masakrat e shumta  otomane, serbe e malazeze kundër shqiptarëve gjatë shekujve, përfshirë edhe krimet kundër njerëzimit të forcave terroriste të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së fundit atje, me qëllim, spastrimin etnik.

Ata që më njohin e dinë se unë (megjithëse nuk jam vetëm) kam humbur shpresën në këtë klasë politike shqiptare të 30-viteve të kaluara se ata do të sjellin ndryshimin,  se ata, pas pothuaj 50-vjet robërie komuniste do të sjellin lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut për të gjithë dhe pa dallim, se ata do ishin udhëheqësit shqiptarë post-komunistë, që më në fund, të çliruar nga ideologjia komuniste,  do të përballoheshin me të kaluarën e vështirë, me krimet dhe me masakrat e kryera kundër shqiptarëve, anë e mbanë trojeve historike shqiptare. Ishte një shpresë e kotë! Shpresa ime dhe e shumë të tjerëve mbetet brezi i ri i shqiptarëve  brenda dhe jashtë trojeve, por sidomos shpresoj në të rinjtë shqiptarë që po edukohen në Perëndim, siç janë studentët që po organizojnë këtë të dielë diskutimin, në nivel akademik në një institucion të lartë arsimor amerikan, siç është Harvard College, mbi çështjen e Çamërisë, të cilën ata e përmbledhin duke dhënë një historik të shkurtër të kësaj tragjedie:

“Çështja Çame: Pushtimi Grek i Çamërisë 1912-1913 i la shqiptarët çamë jashtë kufijve të vendit të tyre të lindjes. Nga 1913 e tutje, popullsia çame shqiptare ra në mënyrë të dukshme për shkak të persekutimit, dëbimit të detyruar dhe spastrimit etnik. Shtytja e fundit ishte në 1944-1945, kur nisi një fushatë brutale nga forcat greke kundër popullsisë shqiptare çame autoktone. Forcat paraushtarake greke kryen një numër mizorish në shkallë të plotë, përfshirë masakra ndaj burrave, grave dhe madje edhe foshnjave. Ndërsa bota mbylli sytë ndaj kësaj masakre, rreth 25,000 refugjatë came, kaluan kufirin në Shqipëri dhe mbi 2,000 çamë u vranë.  Sot, çamët formojnë një komunitet prej të paktën 250,000 banorësh në Shqipëri, 100,000 në Turqi dhe 70,000 në Shtetet e Bashkuara. Parlamenti i Shqipërisë shpalli 27 qershorin si, Ditën e Gjenocidit grek shovinist kundër shqiptarëve të Çamërisë. Ndërsa, 77 vjet më vonë, Greqia ende mohon ekzistencën e çështjes çame dhe madje, mohon edhe ekzistencën e një pakice shqiptare në Greqi”, thuhet në njoftimin për media të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë pranë Kolegjit Harvard.

“Historia e Kombit shqiptar është plot masakra si nga fqinjët kundër shqiptarëve, po dhe nga shqiptari kundër shqiptarit. Mjafton të kujtojmë  50-vjet krimet e komunizmit në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Historia njeh,  por për të cilat nuk flitet aq sa duhet,  masakrën e Çamërisë, atë të Tivarit dhe masakrat e shumta  otomane, serbe e malazeze kundër shqiptarëve gjatë shekujve, përfshirë edhe krimet kundër njerëzimit të forcave terroriste të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së fundit atje, me qëllim të spastrimit etnik.”

Prezantuesit kryesorë të çështjes Çame në këtë diskutim janë Dr. Isa Blumi, Profesor i Asociuar i Studimeve turke dhe Lindjes së Mesme, në Universitetin e Stockholmit, i cili do të flasë për rrënjët historike të ngjarjeve që çuan në okupimin e Çamërisë dhe në pushtimin përfundimtar nga forcat greke, gjë që çoi në aneksimin e imponuar ndërkombëtarisht të asaj krahine, duke e ndarë njëherë e mirë nga  territoret e tjera shqiptare. Profesor Isa Blumi do të flasë gjithashtu, edhe për mekanizmat ndërkombëtare që kanë lehtësuar ndarjen e ish-territoreve otomane, bazuar në kritere që çuan në shpopullimin e Çamërisë nga shqiptarët autoktonë.

Ndërsa folësja tjetër në ketë diskutim, Dr. Rudina Jasini, avokate dhe studiuese e specializuar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe në fushën e të drejtave të njeriut, në Universitetin e Oxford-it, do të ofrojë për pjesëmarrësit, një perspektivë të thellë të sfidave ligjore dhe politike të çështjes Çame, si dhe mënyrat, rrugët ligjore dhe forumet ndërkombëtare ku mund të diskutohet çështja Çame.

Një nga tiparet më karakteristike të përballimit me të kaluarën historike dhe zbulimit të së vërtetës, është dëshira për të njohur atë histori dhe për të vendosur, për të kërkuar drejtësi me ligj, për grupet e dëmtuara dhe të shtypura historikisht. Shumë aspekte të historisë së çamëve shqiptarë janë shumë pak të njohura, ose të keq-interpretuara, falë një numri të madh masash dhe dekretesh të miratuara nga qeveritë dhe autoritetet greke gjatë dekadave.

Përshëndes Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Kolegjit Harvard për nismën e tyre fisnike, dhe uroj që ky diskutim të jetë një kontribut i vyer drejt vendosjes së drejtësisë dhe të zbulimit të vërtetës historike dhe vuajtjeve të shqiptarëve çamë. Është vërtetë një freski shpirtërore, morale dhe patriotike kur sheh një grup studentësh shqiptarë të edukuar në Perëndim, e sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara, të interesuar për të trajtuar ngjarje të rënda nga historia e hidhur e shqiptarëve, siç është Çështja Çame.  Seminare të tilla në nivel akademik, jo vetëm që kontribuojnë në zbulimin e së vërtetës historike mbi Çështjen Çame, por ndihmojnë, njëkohësisht, edhe në ndërtimin e urave të pajtimit midis dy vendeve dhe dy popujve, duke forcuar kështu, paqen dhe sigurinë në rajonin ballkanik dhe në Evropë.

Të lirohemi nga hipnozat e politikanëve mashtrues!

0
Florim Zeqa
Para se të lëshohem në analizën politike të kësaj fund-jave, dëshirojë t’ua rikujtojë lexuesve rinjë se, në asnjë shkrim deri më sot nuk i kam mbështetur të korruptuarit dhe kapësit e paraprak të shtetit, sikurse që nuk do i mbështes as në të ardhmen kapësit e vjetër apo të rinjë qofshin ata, të veshur në petkun e reformatorëve!
Koncepti popullist, hipnotizon të rinjët dhe naivët politik
Diçka e panatyrshme dhe e pazakontë është duke ndodhur me ne si komb dhe shoqëri njerëzore në përgjithësi. Ne si komb, nga kohët e lashta e kemi pasur traditë të unifikohemi në kohë luftërash dhe fatëkqësive natyrore, në kohë dhimbjesh dhe pikëllimesh.
Përderisa të gjitha shtetet dhe kombet e botës i kanë unifikuar veprimet në përballje me pandeminë globale, ne më të “mençurit” e botës po e shfrytëzojmë krizën botërore të pandemisë për llogari personale dhe klasore!
Asnjërit subjekt politik në Kosovë, në pushtet dhe opozitë nuk është duke i interesuar fati i popullatës në kohë pandemie.
Përderisa  liberazimi i vizave është në dorën e byrokratëve perëndimorë, shëndeti dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve është në dorën e politikanëve (mashtruesve) vendor.
Kthesa e madhe të cilën po e kërkojmë, asnjëherë nuk do të ndodhë pa ngritjen e vetëdijes qytetare dhe pa ndërrimin e mendësisë politike, që i bie, pa menduar pozitivisht dhe pa vepruar për të mirën e përbashkët në vend të përmbushjes së interesave personale.
Ndryshimi nuk vjen asnjëherë me mercenarë dhe me figura të ricikluara politike, me servil dhe lakmitar të pushtetit, sikurse që nuk vjen as as me yryshnik të pushtetit, të cilët nuk i njohin ligjet dhe nuk i respektojnë institucionet e shtetit që e drejtojnë.
Djajtë me një të ndërruar të gzofit nuk kthehen në engjuj, por engjujt mund te kthehen në djajë brenda natës!
Nuk është shqetësues koncepti popullist, sa është shqetësues masiviteti i mbështetësve injorant!
Lider popullist janë ata liderë që akuzojnë të tjerët për shpërdorim të pushtetit dhe tradhti kombëtare pa e pasur asnjë argument dhe që e paraqesin veten gjithnjë si prijës shpëtimtar pa e dhënë as kontributin më të vogël personal në funksion të shtetit dhe në të mirën e qytetarëve. Pra, ata janë liderë egoist që promovojë veten e tyre para subjektit politik duke u vetëshpallur “hero” të çkapjes së shtetit dhe ndryshimit virtual, por jo real!
Përformanca e një lideri politik nuk matet me njohuri universale, por me aftësi menaxhuese të situatave të vështira politike, me tolerancë dhe bashkëpunim me të tjerët, pragmatizëm politik dhe me dashurinë ndaj shtetit dhe qytetarëve.
Mercenarët politikë e ndërrojnë “gzofin” qysh të ndërron moti
Matrapazëve politikë apo politikanëve interesgjinjë, në momentin që ju ikin nga dora privilegjet në njërën parti, e ndërrojnë “gzofin”, kalojnë në partinë tjetër të veshur me “gzofin” e ri të shpëtimtarit, për të uzurpuar sërish poste dhe privilegje pushtetore përmes votës se qytetarëve, duke i mashtruar me gënjeshtra, premtime boshe dhe megalomane për ndryshime, e që në fakt ndryshimi ndodhë per mashtruesit e jo për qytetarët.
Mashtruesit nga opozita gjithnjë vijnë në pushtet dhe bëhen mbretër të xhunglës politike, ndërsa votuesit sërish mbeten të njëjtë: të varfër dhe të anashkaluar nga pushtetarët e rinjë.
Djajtë në lëkure qengji, s’janë gjë tjetër veçse mashtures ordinerë, janë uzurpatorë të pronave dhe pasurive publike, janë zhvatës të buxhetit dhe kapës të shtetit, të cilët në institucionet shteterore dhe kompanitë publike i kanë të punësuar të gjithë familjaret e tyre.
Ata (ato) që deri dje u ngritën në karrierë pitike dhe u ngjitën në majat e shtetit përmes kapësve të shtetit nuk mund ta bëjnë çkapjen e shtetit, sikurse që nuk mund të sjellin drejtësi përmes padrejtësive të reja.
Role të dyfishta, kapës të shtetit edhe reformatorë
Njerëz të dështuar dhe kusarë politik nuk janë vetëm vetëm njerëzit e veshur në petkun e pushtetit, por edhe opozitarët që së bashku për dy dekada rresht e rropën dhe ç’rropën çdo gjë nga pasuritë e këtij vendi, duke vjedhur shtetin dhe  vërfëruar qytetarët.
Nuk mund të dhe nuk duhet të shes moral politik për ç’kapje të shtetit ai (ajo) që bashkëshorten (in) dhe të gjithë familjarët i ka të punësuar në institucione publike dhe shtetëtore përmes kapësve të shtetit!
Është iluzive të presim çkapje nga kapësit dhe uzurpatorët e deritanishëm të shtetit. Kosovës i duhet gjak i ri, i duhen njerëz të rinjë dhe të pastër, e jo figura të ricikluara politike!
Dy role nuk mund të luhen njëkohësisht, edhe kapës, edhe reformatorë!
Për ta nxjerrë shtetin nga kthetrat e uzurpatorëve dhe kusarëve politik, në dekadën e tretë të lirisë, Kosovës i duhet një fillim i ri, me njerëz të rinjë dhe ide të reja për ta ndryshuar mentalitetin aktual qeverisës, gjegjësisht të marrjes gjithçka nga shteti në atë të dhënjes gjithçka për shtetin, për t’u shkëputur një herë e mirë nga të gjitha dukuritë negative.
Kosova ka nevojë për një ndryshim të thellë dhe përmbajtësorë, ku qytetari e ndëshkon pushtetin kur e keqëpërdor shtetin, ndërsa shteti e ndëshkon qytetarin kur e shkelë ligjin.
Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk i duhen deputet që paraditen e kalojnë nëpëra gjykata, kurse pasdite shesin moral politik në parlament!
Përfundimisht ka ardhur koha që populli ynë të zgjohet nga agonia e thellë e pritjes, për t’u liruar një herë e mirë nga hipnozat e politikanëve mashtrues!
Momentumi kohor në të cilin ndodhemi na obligon të gjithëve që ta shfrytëzojmë kohën, si dhurata më e çmuar që na ofrohet çdo ditë nga i madhi Zot, që të investojmë sa më shumë që është e mundur në realizimin e interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës në veçanti.
Në përfundim të këtij shkrimi, lexuesve të këtyre rreshtave po ua shpalosi dëshirën time jetësore e cila nuk ndërlidhet me karrierë politike, por që t’iu tregoj politikanëve lakmitar sesi punohet për shtet pa marrë asgjë prej tij dhe t’iu dëshmoj sesi u shërbehet qytetarëve ndershmërisht pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.
Katër dekada i kalova duke i shërbyer atdheut tim dhe bashkatdhetarëve pa marrë asgjë, duke dhënë gjithçka nga vetja për të mirën e përbashkët.
Kjo ma shton ndjenjen e krenarisë dhe pasurisë shpirtërore njëkohësisht.
Qyetarë të dashur të vendit tim, mos u mashtroni nga “shpëtimtarët” e rinjë në lëkurë qengji, djalli mbetet djallë, hajni mbetet hajn edhe nëse ndrron parti, ai vetëm mund të shndërrohet në një uzurpator të ri, të asaj që pak ka mbetur në këtë shtet të ri.
P.S.
Këtë opinion nuk e personalizova me emra të përveqëm të politikanëve apo subjekteve politike, për arsye të mos ngacmimit të adhuruesve të “legjendave”  partiake. Shkrimet e mia janë sikur baqja me lule, ku secila “bletë” e merr ushqimin që e kërkon!

IDF e mashtroj Hamasin në tunele me paralajmërimin e pushtimit

0

Palestinians inspect their destroyed houses following overnight Israeli airstrikes in town of Beit Hanoun, northern Gaza Strip, Friday, May 14, 2021. (AP Photo/Khalil Hamra)

 

In its 40-minute assault on Hamas’s tunnel network in Gaza overnight Thursday-Friday, Israel destroyed miles of tunnels and killed what it believes to be dozens of Hamas fighters in what it hopes will be a decisive phase of the current conflict, Israeli TV reports say.

The assault was prefaced by a deliberate ruse in which the IDF indicated it was opening a ground offensive — prompting Hamas to send its fighters, including commanders, into the tunnels, Channel 12 says. When the IAF bombed them, “the tunnels collapsed on those inside.”

Some 160 Israel Air Force planes targeted the tunnels, a network extending through tens of miles in northern Gaza and around Gaza City. A total of 450 bombs were dropped, with a combined load of 80 tons of explosives, the TV report says.

“It is not clear” how many Hamas operatives were killed, the report says; “Hamas itself may not yet know.” It says many Hamas commanders are believed to have been in the tunnels.

Document.no

Përktheu: Drini

Besuam andaj edhe FITUAM si të Vetvendosur të VETËVENDOSJES, letër publike Liburn Aliut 

0

Sylë Mujaj, ish-i burgosur politik, piktor e poet rugovas që jeton në Zvicër

LETRA PËR Z. MINISTËR LIBURN ALIU – KELMENDI, 

Besuam prandaj edhe FITUAM si te Vetëvendosur te VETEVENDOSJES 

qe te mbrohen Lumjetë, Malet e tokat tona, ta mbrojmë shtetin tonë te dyte shqiptar te Republikës se Kosovës. 

Prandaj Jemi te nderuar z. Ministër Liburn Aliu Kelmendi qe jeni i njohur mbi situatën kriminale qe pa e pyetur fare as banorët te cilët mbeten edhe pa shtëpi edhe pa Bjeshkë edhe pa Rugovë.   

se ua morën tokat e ja shitën malit te zi dhe pa njerëzisht e krijuan mbi pronën e themelet e djegura te shtëpive tona e vendosën ne mënyrën me te egër parkun si nacional mbi zgërbonjat e shtëpive tona dhe u mohua edhe rregullimi i shtëpive ku qytetari i Rugovës nuk heshti demonstroi dhe pa urdhër te ish pushtetesh i rregulloi gati 95% te shtëpive ne trojet ku i kishin para luftës…

Pra nuk e respektoi urdhrin e mbrapsht te pushtetesh tona jo ne interesin as te regjionit as te popullit pos qe e shfrytëzuan dhe i shkatërruan krejt pyjet deri sa ne fund  i mashtruan edhe do te gjorë /te mjere/ e ju thanë kinse parku nacional apo i ruan pyjet e tokat tona. 

Tri here gënjyen edhe për themelim komunës se Rugovës ku edhe fondin e komunës se Rugovës e shfrytëzuan për interesat e tyre meskine si ne qeverinë e Thaqit, te isa Mustafes dhe te Haradinaj. 

Qe pa dyshim do duhet te përgjigjen se ku i dërguan fondin e komunës se Rugovës…

Tri herë ishte Komunë Rugova qe vetë i ruante si dritën e syve edhe pyjet edhe lumet edhe shtazët sepse ishin te tyre ishin e mbeten pronë private e banorëve shekullor te Regjionit te Rugovës. 

Dhe për çdo te ardhur ishte mik e dashamire qe verës ju lëshonte kullosa edhe me mijëra hektar qe edhe sot është e drejta e pronës për Rugovën e shfrytëzohen nga bari e te tjerë si shembulli i bjeshkës se “Hajles se Vranocit”. 

Ku toka është e mbetet e Rugovës e kullosat mbesin te Bajraktarit te Vranocit… 

APO SI AI HUMORI I “Qyli i Haxhe e mali i Stakajve” hahahahahaha  

Ne Regjionin te Rugovës u bë sherri i madh edhe i mbas luftës ku ju vodhën mbi 82300 hektar. 

Qe BESOJMË e SHPRESOJMË çdo Rugovas se më shume se sa Ranilluka, Shterpce, Graçanica …  

E meriton statusin e komunës regjioni i 14 fshatrave te Rugovës. 

Me sistemonin e shtetit tonë te kadastrave qe ishin si për dreq ne kohem e pushtuesit prona private ndahej ne te uzurpuar e te trashëguar ku uzurpuesit kishin legjitim e trashëguesit ishin disi te përndjekur nga pronat e tyre …  

Pra sherrnajat e ish pushtuesit u shfrytëzuan djallëzisht apo për përfitime klanore apo te një klani …

edhe nga qeverisjet jo legjitime apo qeverisje jo normale për regjionin tonë qe e morën krejt regjionin e e mbyten pronën private se bashku si Ministër i infrastrukturës do te realizohet edhe heqja e parkut zoologjinë qe po e quajnë si “park nacional” nga pronat private te fushave, livadhesh, kullosash, ograjash dhe do te mundësohet pa tatim qe vendasi i Rugovës te kthehet ne rregullimin e shtëpive te veta. 

E te lirohen nga tatimi deri sa te kthehet edhe rugovasi i fundit. 

Apo shembulli i Zvicrës qe ai qytetar qe i kthehet jetës ne bjeshkë me një ekonomi te vocërr i ndihmon shtetit dhe lejohet nga tatimi ne pronë dhe pasuri …  

Pa dyshim ministria e infrastrukturës ua mundëson shkollimin dhe kontaktin e nevojshëm me shkollën e spitalin gratis apo te siguruar nga shteti. 

Aty ku deri me 1999 ishin ne te 14 katundet e Regjionit te madh te Rugovës nga 60- 100 shtëpi nëpër katunde ku ish pushtuesi – Mali i Zi e djegur çdo shtëpi sa nuk mbeti as gjë mbi sipërfaqen e tokës. 

Sepse shumica e shtëpive malore ishin nga guri e druri, qe pushtuesi serbo- malazez i bëri shkrumb e hi … 

Apo edhe guri u bë gëlqere. 

Prandaj erdhi edhe NDRYSHIMI i shumë pritur nga toka e nga populli 

QE ATA QE ISHIN NE PUSHTETET E SHERRNBAJASH JO QYTETARE E AS KOMBETARE U ZVOGLUAN DERI NE ZHBERJE TE TYRE …  

Por mos disiplinimi i tyre po sjell edhe incidente mbi femrën shqiptare qe po sulmojnë si hienat e egërsuara me vete fajin e zhbërjes se tyre  sepse janë tërbuar qe po ju ndalët “tagjia” ne shitjen e tokash apo planet e djallit qe i kishin me Trepç e Ujman e Zajebnic, me masivet e tokash qe deshën te nxjerrin miliarda qe te ju jepet Serbisë vargmalet nga Staritergu me Trepçën e deri ne Preshevë, vendi me më se shumti xehe minerare…  

Këta zuzar  te tërbuar e idiot me veprime agresive shih i sjellën grusht edhe te persekutuarës nga Serbia Saranda Bogujevci nga “mëzati i ritmit te rrugës” i çmendur si Imam Memli Krasniqu e Lukunia e tij  

Me atë Beqen e këtë horr Kastratit qepo kjo banë i solli edhe ujqerit xhihadist qe e mbushën Kosovën me burka e furka e mbi 800 xhami, e tërbimi i tyre me milionat e milardët e tyre i ka ne dorë satrapi Erdogan, Putin e Rafsangjan…  

Portret i Çun Lajçit, aktorit dhe shkrimtarit të njohur. 

Duke ju ikur çdo marrëveshje evropiane qe ata dhanë miliarda e miliarda e kjo hajkë e te tërbuarish i qiten ne kontot e tyre personale ne Mal te Zi, ne Serbi i Turqi e Qipro… 

Këta tash te tërbuar po ju gjuhen femrash shqiptare si hamshor te tërbuar apo si lukuni e qenesh te zgjebosur shih nuk e pranojnë as humbjen e nuk struken aty ku mbërritën ne një grusht “grerëzash idhnak” qe po i sheh bota se kush janë e po te ua shikosh Antenat, vila dashnore e konto bankare te gjithë u tërbuan sa edhe publikisht thonë:  

*: se hajt bre qe secili nga ju i keni nga 3 milion rasti i matrapazit te tyre apo shefit te bandës Xhavit Halitit apo si ky edhe te tjerët 

s.m. 

*  Ç A K O R R I   Y N Ë  *