ARKIVI:
31 Korrik 2026

Çka po nodh n’vendin tem e me Kullat tona!

Shkrime relevante

Gjurmët e krishterimit të hershëm në territorin e Vushtrrisë

Dedë Palokaj, Prishtinë Kishat Paleokristiane dhe gjurmët e krishterimit të hershëm në...

Lamtumirë Rugovë, lamtumirë LDK!

Florim Zeqa Ka vite dhe dekada që tri shkronjat e arta-LDK ofshajnë:...

Marjana Koçeku pyet se çfarë kërkon konsullata serbe pikërisht në Shkodër?

Marjana Koçeku, Shkodër ____ Mediat serbe këto ditë kanë fillu me përhapë nji...

“Konsullata serbe në Shkodër”, fillimi i defaktorizimit të Kosovës?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Shkruan; Prof dr. Fadil Maloku, sociolog...

Kur parimet përfundojnë aty ku fillon pushteti

Agim Vuniqi, Vashington ____ LDK-ja ndërmjet kujtesës politike, koalicioneve të interesit dhe krizës...

Shpërndaj

Uk Bardhi, Shkodër

MJER KULLAT TONA..! 

Nkullat tona ku nuk mundën dikur ta varnin flamurin otoman hordhite osmane …… tani me dorën e vet, po e  varin do mbetje neootomane qi, për fatin e keq t’Kombit Shqiptar, ata  folin shqyp dhe mendojnë turqisht..! Mjerë vendi, kush ashtë te kuvendi?! 

O tempora! O mores!  

ÇKA PO NDODH N’VENDIN TEM 

* SQARIM…!  

…për ata qi s’e kanë kuptue mesazhin e filozofemës me titullin: “MJER KULLAT TONA” , tpostuem pak ma para n’Fb, …! 

-Po i pyes politikanët se n’cilat protokolle e kanë gjetur të shkruar që, nëpër vizita bilaterale, të stolisen me flamuj të shtetit që na viziton edhe kalatë dhe kullat e vendit tone..? Simpolet e mikut apo thesht partnerit bilateral(ne mund të kemi bashkëpunim dhe marrëdhënie tregtare të mira edhe me shtetet që kemi luftuar..më parë apo që dikur na kanë mbajtur në rrobëri gjatë pushtimit të tokave tona nga shteti apo perandoria e tyre…por, vetëm në raporte të barabarta, në pozicione reciproke dhe jo të nshtrimit, asesi jo!), pra mes shteteve respektohen duke e shpalosur flamurin e tij krahas flamurit të shtetit pritës në këtë rast të vendit tonë… vetëm në parlamentin e shtetit… dhe në vendin(objektin) ku mbahet konference për shtyp të qeverisë(deklaratat publike për media të dy përfaqësueëve shtetrorë përkatës)…por asesi nëpër vendet e objektet historike ku akoma ndihet era e gjakut të derdhur për larineë e vendit …për larinë që dikur ua privonte pushtuesi i huaj, …poseduesi i po këtij apo atij flamuri…?! Flamurin e huaj(të pushtuesit), në atë kohë, e varte vetëm pushtuesi yt në kalanë tënde.. atëherë kur e pushtonte atë me dhunë, me forcë, thjesht, kur e pushtonte dhe e merrte për vete…! 

***

Po e pyes: Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Rendit Publik, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Jashtëm….shoqërinë civile shqiptare..! Të kujt janë këta provokatorë ordinerë…që po sillen salallmadi në Shtetin Shqiptar që ju e drejtoni,…zotëri..?  

 © Ulku Bardh 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu