







Skënder MULLIQI, Pejë
Në disa medie , rrjete sociale në rrugë dhe kafene , ndëgjohen zëra të cilët po e kontesojne ne nje mënyrë apo tjetër, marrjën e vaksinës, duke u shërby më konspiracione të ndryshme .Madje, kemi të disa edhe konstatime jo logjike se nuk ekziston pandemia, kur njerëzit po vdesin ! Kjo po reflekton negativisht , kur vaksinimi ka filluar në të gjitha komunat e Kosovës. Kjo flet gjitshashtu për mos informimin e duhur të këtyre njerëzve , apo edhe nga ajo së ata dëshirojnë më besue në konsiparcione të tilla , dhe në ate së vaksinimi gjoja na është I dëmshëm !
Disa pyesin së a është vaksinimi rruga më e mirë e daljës nga pandemia globale?Ata që I përcjellin rrjedhat shëndetësore në botë ,kan mendime pozitive lidhur më këtë çështje.Nga kohët më të lashta ekziston besimi të mjekësia, e cila deri më sot ka arritje të mëdha .Është e qartë së vaksinimi na mbron nga pandemia , na mbron që mos të sëmuremi nga të tjerët, dhe mos tua përcjellim sëmundjën njerëzve të tjerë. Të arriturat në mjekësi deri me sot, dhe mortaja e fundit kan ndikuar shumë në sjellën tonë karshi të gjitha sëmundejve dhe respektit karshi përsonelit mjekësor , që më heroizëm po përballën më një gjendje të tillë.Me vaksinim të popullatës kryhet një mision shumë human dhe I ndërgjegjshëm
.Ndikimi i pandemisë globale në rrjedhat shoqërore dhe ekonomike , dhe në krizen psiqike dhe te moralit është i madh. Kampanjat kundër vaksinimit dhe mendimet bizare së nuk ka pandemi, nuk na duhen, dhe as nuk duhet marrë seriozisht, por ti përgjigjemi thirrjeve për vaksinim, që është në të mirën e të gjithë grupmoshave , e veqmas për gjeneratën e vjetër…


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i kanë dërguar letër Presidentit Ekzekutiv të Europa Nostra në lidhje me përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Europë, raporton Drini.
Në letër thuhet se vendimi i Europa Nostra është i padrejtë dhe i ndikuar politikisht
Dy zyrtarët qeveritarë kanë ftuar presidentin ekzekutiv të organizatës që të vizitojnë Kosovën.
“Ne ju ftojmë të vizitoni Kosovën dhe shihni nga afër gjendjen e Manastirit të Deçanit. Gjatë marrjes së këtij vendimi keni neglizhuar një dimension esencial, konsultimet me palët e interesit, ndërsa keni marrë për bazë një tekst tendencioz dhe joprofesional të organizatës nominuese. Prandaj, ju ftojmë të vini dhe të bisedoni me banorët e zonës, klerikët e Manastirit, organizatat e shoqërisë civile, profesionistët, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë, organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, zyrtarët e shtetit dhe të tjerët”, thuhet tutje në letër.
Letra e plotë:
I nderuari z. Hermann Parzinger, President Ekzekutiv i Europa Nostra,
Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës shprehim shqetësimin tonë për vendimin e Europa Nostra për të përfshirë Manastirin e Deçanit në listën e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë”. Jemi të bindur që ky vendim është i pabazuar, pasi nuk përkon me faktet në terren. Për më shumë, vendimi është qartësisht i ndikuar politikisht, një praktikë e paprecedentë në historinë me reputacion të lartë të Europa Nostra.
Ne ju ftojmë të vizitoni Kosovën dhe shihni nga afër gjendjen e Manastirit të Deçanit. Gjatë marrjes së këtij vendimi keni neglizhuar një dimension esencial, konsultimet me palët e interesit, ndërsa keni marrë për bazë një tekst tendencioz dhe joprofesional të organizatës nominuese. Prandaj, ju ftojmë të vini dhe të bisedoni me banorët e zonës, klerikët e Manastirit, organizatat e shoqërisë civile, profesionistët, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë, organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, zyrtarët e shtetit dhe të tjerët.
Është vlerësim i pavarur dhe profesional i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të rendit dhe sigurisë që kishat ortodokse në Kosovë gëzojnë nivel të lartë sigurie dhe nuk janë të rrezikuara. Me shpalljen e pavarësisë, shteti i Kosovës ka miratuar të gjitha garancitë kushtetuese, ligjore, institucionale dhe politike për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve joshumicë në vendin tonë. Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen e të gjitha aseteve të trashëgimisë kulturore të vendit, e në veçanti të kishave dhe manastireve ortodokse, klerit ortodoks, praktikuesve të fesë e komuniteteve joshumicë.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë instanca më e lartë e mbrojtjes së aseteve të trashëgimisë kulturore në vend. Ne e mbrojmë trashëgiminë tonë. Trashëgimia jonë është universale, ajo i takon krejt njerëzimit, brezave të kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm. Në këtë frymë, ju ftojmë për bashkëpunim parimor me synim mbrojtjen sa më efektive të trashëgimisë kulturore. Jemi kundër instrumentalizimit të trashëgimisë kulturore për përfitimet politike të njërit shtet apo tjetrit.
Vizita e delegacionit tuaj në Kosovë propozojmë të realizohet sa më shpejtë. Dëmin që ia keni shkaktuar reputacionit të Kosovës me vendimin tuaj të padrejtë dhe të pabazuar, duhet ta kompensoni pa vonesë. Jemi të prirur të besojmë që rezultati i vizitës dhe vlerësimit tuaj të gjendjes do të rezultojë me rishikimin e listës tuaj duke e larguar Manastirin e Deçanit.



Në foto: Albin Kurti & Josep Borrell
-Kryeministri Albin Kurti sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka prezantuar Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025: Kosova nuk pranon dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë tryezë ku trajtohet si temë e dialogut dhe jo si palë/

-Në një takim në Bruksel të raportuar në 29 Prill 2021 Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel ndërmjetësuar nga BE do të rinisë para fundit të Qershorit 2021/

-Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 11-të të rregullt, në 7 Maj 2021, ka miratuar Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021 – 2025, ku lidhur me raportin me Serbinë theksohet: Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme ta njohë ndërkombëtarisht Republikën e Serbisë nëse kjo e fundit e njeh Republikën e Kosovës dhe në veprimet dhe deklarimet e saj distancohet nga kërcënimi i Republikës së Kosovës dhe i fqinjëve të tjerë në rajon me ndërhyrje politike dhe retorikë nacionaliste e shpesh edhe raciste/
-Fillimi në Bruksel para 10 vitesh i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian e me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën: Para 11 vitesh, në 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavrësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008 “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”/

-Ftesë apo provokim? – Redaksional i 17 Majit 2005 i kryeredaktorit të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, tash korrespondent i Gazetës DIELLI) dhe DRINIT

Gazeta DIELLI / DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
PRISHTINË, 17 Maj 2021/ Kosova nuk pranon dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë tryezë ku trajtohet si temë e dialogut dhe jo si palë, theksoi Kryeministri Albin Kurti sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku ka prezantuar Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.
“Zgjidhja e çështjeve të hapura me Serbinë duhet të bëhet përmes dialogut parimor. Kosova e pranon dialogun me Serbinë si palë e barabartë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, sikurse zbardhja e fatit të personave të pagjetur (të zhdukur me dhunë), borxhet dhe dëmet e luftës, reparacionet dhe suksesioni”, tha Kryeministri Kurti.
Në një takim në Bruksel të raportuar në 29 Prill 2021 Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel ndërmjetësuar nga BE do të rinisë para fundit të Qershorit 2021.
E drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 11-të të rregullt, në 7 Maj 2021, ka miratuar Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021 – 2025, ku lidhur me raportin me Serbinë theksohet:
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme ta njohë ndërkombëtarisht Republikën e Serbisë nëse kjo e fundit e njeh Republikën e Kosovës dhe në veprimet dhe deklarimet e saj distancohet nga kërcënimi i Republikës së Kosovës dhe i fqinjëve të tjerë në rajon me ndërhyrje politike dhe retorikë nacionaliste e shpesh edhe raciste.
Me partnerët e saj amerikan dhe evropian, Republika e Kosovës do të bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur njohjen e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të mirëmbajë raporte normale të bazuara në parimin e shëndoshë të reciprocitetit, dhe të jep një kontribut të rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe stabilizimin afatgjatë të rajonit.
Qeveria e Kosovës angazhohet në dialogun me Serbinë me synim normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve dypalëshe. Dialogu me Serbinë zhvillohet për adresimin e çështjeve ndërshtetërore dhe fqinjësisë së mirë, dhe ka orientim kryesor përfitimet e qytetarëve nga rezultatet e dialogut ndërshtetëror. Marrëveshja finale e synuar do të ketë brenda të gjitha çështjet e pazgjidhura që nga sukcesioni i ish Federatës Jugosllave në të cilën Kosova ishte element konstituiv.
Marrëveshjet e deritanishme do të trajtohen për të parë shkallën e përmbushjes dhe ndikimin e tyre. Me opozitën do të bashkëbisedojmë rregullisht për të ndërtuar konsensus nacional në përgjithësi sa i përket politikës së jashtme, e në veçanti për raportin me Serbinë.
Qeveria e Kosovës do të marr pjesë në dialogun me Serbinë me parime të qarta dhe me qëllimin që marrëveshja finale përveç çështjeve ndërshtetërore do të përfshijë edhe njohjen reciproke mes shteteve, njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së si dhe anëtarësimin në OKB. Përveç rolit ndërmjetësues të Bashkimit Evropian, qeveria e Kosovës e sheh si shumë të rëndësishëm edhe koordinimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria e Kosovës konsideron se pjesëmarrja në dialog duhet të bëhet duke u bazuar në përgatitje të mirëfilltë dhe dakordim të përbashkët për temat që duhet të bisedohen. Për këtë proces do të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtar dhe do të ftojmë të gjitha partitë politike, si dhe do të angazhojmë ekspertë të njohur për të kontribuar në këtë drejtim.”
KOSOVË-SERBI, DIALOG 10 VJET
Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën për dialogun me Serbinë, raportoja para 10 viteve, në 10 Mars 2011 për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, derisa në Bruksel në 8 Mars dialogu kishte filluar dhe ishte mbajtur takimi i parë dyditësh i bisedimeve Kosovë-Serbi për çështje praktike. Në raportimin që e botonte edhe Gazeta DIELLI e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, theksoja se, “Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel”.
Fillimi në Bruksel i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian e me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën:
Para 11 vitesh, në 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavrësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008 “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”.
“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej.
Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.
“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha pas një ankese që Serbia i kishte dërguar kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel do rifillojë pas konstituimit të institucioneve të zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 në Kosovë – fituesit e të cilave Lëvizja Vetëvendosje e udhëheqë Qeverinë me Kryeministër Albin Kurtin dhe më e votuara nga të gjithë kandidatët për deputetë Vjosa Osmani është Presidente e Kosovës.
Për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – 17 Shkurin 2021 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar letër urimi atëherë u.d. Presidentes Vjosa Osmani, ku theksohej edhe dialogu Kosovë-Serbi dhe njohja e ndërsjellë.
“Ne mëzi presim që të punojmë me Qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë…”, theksohej, mes tjerash në letrën e Presidentit Amerikan Joe Biden dërguar atëherë ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Pas takimit të parë e historik në 3 e 4 Shtator 2020 në Uashington-Shtëpinë e Bardhë dhe marrëveshjeve të nënshkruara me praninë e garancitë e atëherë Presidentit Amerikan Donald Trump, Kosova e Serbia u takuan në Bruksel në 7 Shtator 2020 poashtu në nivel të lartë – Kryeministri në atë kohë i Kosovës Avdullah Hoti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Para rifillimit të takimeve në 16 Korrik 2020 të ish-Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takimi i fundit Prishtinë-Beograd në Bruksel, ishte zhvilluar në 8 Nëntor 2018, i cili, siç u deklarua atëherë ishte i treti presidencial i fazës finale në dialogun Kosovë- Serbi, i presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç, në procesin drejt normalizimit të marrëdhenieve, kryesuar nga Bashkimi Evropian – Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
I pari takim presidencial Thaçi-Vuçiç në Bruksel i fazës finale të dialogut është mbajtur në 24 Qershor 2018, ndërsa i dyti në 18 Korrik 2018. I treti takim ishte paralajmëruar për të premtën e 7 Shtatorit 2018, por sipas deklaratave nga delegacioni i Beogradit, Presidenti i Serbisë Vuçiç nuk ka pranuar të takojë Presidentin e Kosovës Thaçi. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Mogherini ka takuar ndaras presidentët, të cilët i kishte ftuar për të vijuar dialogun.
Në këtë proces të dialogut Kosovë-Serbi, që ka hyrë në fazën finale, Prishtina angazhohet për një marrëveshje përfundimtare që do përfshinte edhe njohjen nga vendi i vetëm fqinj që ende nuk e ka njohur pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008.
Takimi i 8 Nëntorit 2018 ishte i teti i presidentëve të Kosovës e Serbisë në Bruksel. Në dialogun në Bruksel Kosovë-Serbi për Presidentin Thaçi, të inauguruar në muajin Prill 2016, dhe Presidentin Vuçiç, të inauguruar në Qershor 2017, takimi i 8 Nëntorit 2018 ishte i gjashti, pas të pestit në 18 Korrik e të katërtit në 24 Qershor, të tretë të fazës finale, të vitit 2018.
Ndërsa takimi i 23 Marsit 2018 ishte i treti, pas të parit në 3 Korrik e të dytit në 31 Gusht 2017, ku në fokus ishte një fazë e re e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Në 2017-tën kishte edhe dy takime të tjera në Bruksel në nivelin e lartë. Në 1 Shkurt Kosova dhe Serbia zhvilluan takimin e dytë brenda një jave, në vazhdimësi të takimit të 24 Janarit, me pjesëmarrje të presidentëve bashkë me krerët e qeverive pas 30 raundeve kryeministore të procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.
Në këto dy raunde në atë kohë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u takua me atëherë Presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç. Realizimi i marrëveshjeve dhe dhënja fund situatave tensionuese e retorikave ishte në fokus të ketyre dy takimeve që u zhvilluan ndërkohë që kishte kaluar një vit pa asnjë raund të nivelit të lartë, që nga takimi i 30-të kryeministor, por i vetmi në 2016-tën i zhvilluar në 27 Janar dhe i fundit që nga i pari në 19 Tetor 2012.
Para tetë vitesh, në 19 Prill 2013, në Bruksel, Kosova dhe Serbia – kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, në raundin e 10-të të dialogut, të ndërmjetësuesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, baronesha Catherine Ashton, kanë parafuar Marrëveshjen e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të vlerësuar historike.
Në 30 raundet kryeministrore, 23 takimet Thaçi-Daçiç janë pasuar me 7 raunde të tjera të kryeministrave atëherë Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë.
Në dialogun në Bruksel Kosovë-Serbi takimi i parë i nivelit të lartë kryeminsitror është mbajtur në vitin 2012 në 19 Tetor, i cili pasonte dialogun teknik, të filluar në 8 Mars 2011.
PËRPJEKJET E SERBISË PËR TAKIME ME PËRFAQËSUES TË KOSOVËS PA NDËRMJETËSIM NDËRKOMBËTAR
Serbia, edhe pas vitit të lirisë së Kosovës 1999 është përpjekur vazhdimisht për takime me përfaqësues të Kosovës pa ndërmjetësim ndërkombëtar. Njëfarë ftese provokuese për takim e bënte edhe para 16 viteve, për të cilën në 17 Maj 2005 në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja në ballinë shkruaja redaksionalin:
ARKIV-RILINDJA, 17 MAJ 2005: FTESË APO PROVOKIM?
Behlul Jashari
Nuk dihet: Kush e ka ftuar dhe a e ka ftuar ndokush kryeministrin e Serbisë për të ardhë në Kosovë më 24 maj.
Nuk dihet: A do të vijë në Kosovë edhe i paftuar dhe pse?
Nuk dihet krejt edhe: Pse i bën ftesë me gazeta kryeministri i Sërbisë kryeministrit të Kosovës për takim në Prizren?
Krejt kjo duket e jashtëzakonshme, jonormale.
E duhet të dihet se nëse do të donte vërtetë të bënte ftesë për takim kryeministri serb do të duhej të propozonte takim në një vend të tretë apo ta ftonte kryeministrin e Kosovës për vizitë në Serbi.
Duhet të dihet se për takim të mundshëm në Prishtinë apo në ndonjë qytet tjetër të Kosovës kryeministri i Serbisë do të duhej ta kishte ftesën për vizitë në Kosovë.
Do të duhej të dihet se deri tash as kryeministri i Kosovës e as kush tjetër nga Prishtina zyrtare nuk e ka ftuar për vizitë në Kosovë kryeministrin e Serbisë.
Duket se me paralamërimin e ardhjes në Prizren i paftuar dhe me ftesën mediale për takim atje kryeministri serb më shumë bën një provokim duke dhënë mesazhin edhe prejudikues e të qenit të Prizrenit dhe Kosovës pjesë të Serbisë dhe Kryeministrit të Kosovës kryeministër të një krahine të Serbisë.
Derisa është kështu nuk mund të pritet se do të ndodhë takimi më 24 maj në Prizren, përkundër gatishmërisë së kryeministrit Kosumi, të shprehur disa herë, për takim me kryeministrin Koshtunica.
Derisa në Qeverinë e Kosovës thonë se nuk ka ardhur asnjë ftesë zyrtare nga Qeveria e Serbisë dhe se ftesat ndërqeveritare nuk bëhen përmes mediave, kyeministri i Kosovës dje paralajmëroi se do të ftojë zyrtarisht për takim kryeministrin e Serbisë.
Por, derisa kabineti i kryeministrit serb hodhi poshtë mundësinë se bisedimet Koshtunica-Kosumi, në vend të Prizrenit, do të mund të mbaheshin “në një territor të tretë”, në të vërtetë tregoi se Beogradi nuk është i interesuar për takime normale me udhëheqësit e Kosovës, të zgjedhurit e votës së lirë e vullnetit demokratik të popullit dhe të vendit që nuk do të jetë kurrë më nën Serbi.
(Redaksional i 17 Majit 2005 i kryeredaktorit të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, tash korrespondent i Gazetës DIELLI) dhe DRINIT

Afrim Caka, Gjakovë
KU JANË BALADAT, EPOSI, GJAKU I DERDHUR, HISTORIA, KUJTESA E KOMBIT?
Edhe, unë jam me shpirtë e zemër me IZRAELIN. Një thirrje që vinte e vinte vazhdimisht. Një thirrje për t’i dale zot atdheut. Skllavëria sa vente zbriste më thellë. Radikalizmi përpiqej në fillim ta mpinte mendjen shqiptare, për të shkuar pastaj më larg: “Në Palestinë”. Pas kësaj, ajo do të rrënonte miqësinë me Izraelin, për të zëvendësuar me një miqësi të rreme me një tjetër miqësi arabe e turke. Një thirrje për ti dalë zot kombit. Unë nuk dëshiroj të dukem absurd, por unë, gjithsesi do të pyes. Duke parë se sa të zymta janë parashikimet për të ardhmen e vendit tim me armiqtë tanë shekullor serb, arab e turq, unë provoj krejt sinqerisht me indiferetizëm lidhur me atë se kjo Dardani, mundet, do të pushojë së ekzistuari që të nësërmen.
Çfarë kuptimi ku flitet për këtë, t’i fyesh miqtë tanë dhe kombin hebre, edhe pa këtë, zjarrit të nxehtë, në pritje të fundit fatal, i cili digjet përjetësisht në trurin dhe trupin depresiv të disa shqiptarëve izraelito-fobë? Ne jemi të ngopur deri në grykë nga robëria mbi pesë shekullore kaifatiste islamike. Unë kështu e kuptoj, se të gjitha veprimet anti izraelite duhet ndaluar me forcë tani ose kurrë. Zhgënjim i paparë nga ana e disa ultraislamistë. Kjo etje e çmendur për tu islamizuar i kënaq palestinezët që kurrë nuk e njohën shtetin tonë të pavarur. Me sa duket ka një farë sinkronizimi mes atyre shqiptarëve të çmendur e trutharë e gjakprishur, të cilën duan ta heqin nga vetja kombin, gjuhën, kulturën, historinë dhe identiten kombëtar, duke mos qenë në gjendje të kuptojnë se gjatë kësaj ata humbasin shpirtin dhe gjakun e tyre dhe politikanët tjerë të çmendur, të cilët duan në këtë Dardani vetëm një gjë – asimilimin e shqiptarëve. Ne jetojmë në një Dardani ku shohim fundamentalistë por jo njerëzim! Muslimanët shqiptar nuk ka asnjë punë me popullin e xhamitë palestineze e turke. Jemi dy kombe me gjyhe e me kultur të ndryshme. Djallit në emrin e Serbi po i shërbeni Ju z. ambasador i Palestines me seli te Vuçiqi. Dhe, kur Ju “gjak prishur” me zellë të patreguar politike po e përdorni fenë për qëllime e të ndyra politike dhe anti shqiptare.

Që vendi ynë të bënte pjesë në atë univers të egër e shkretan, kjo do të ishte një arsye tjetër për të që të vdiste mu në sy të botës? Shteti i IZRAELIT kishte lindur si vend i HEBREJVE dhe jo vend i palestinezve. Argumenti sipas të cilit muslimanët e urrejnë Izraelin për suksesin e tij, duke i konsideruar vetë shkakun e dështimeve të tyre, duhet të relativizohet tri herë nga një këndvështrim empirik, nga një këndvështrim historik dhe nga një këndvështrim gjeografi. Çfarë nuk shkon me shqiptarët musliman, këtë e thashë “Shqiptar!” Jo. Dëshprimi, urrejtja është vazhdimi i dëshprimit fetar dhe politik me mjete të tjera. Megjithatë është gjithashtu, ndër format e luftës islamo-politike, ajo që ngjallë më shumë terror dhe frikëra ndaj miqve tanë dhe popullit HEBRE. Kujdesë, Dardanisë nuk i lejohet të humbasë miqtë më të mëdhej si SHBA dhe IZRAELI! Por që në dy deceniet e para të pushtetit të prontos, korrupsioni endemik dhe dështimi i projekteve të tyre të reformës favorizuan krijimin e një koalicioni të madh islamik me Turqinë dhe me Erdoganin. Duke mos e dalluar zanafillën e të gjitha të këqijave në braktisjen e rrugës të një shteti sekular, fronti islamik filloi një fushatë të egër për zbatimin e “ligjeve fetare” duke e bërë të detyrueshëm edukimin fetar nëpër xhami. O Zot, s’kishte si të ishte ndryshe. Dhe gjithçka niste nga robëria: e sikur të mos ishte ashtu? E sikur Dardania të mos ishte shqiptare? Natyrisht që PO. Natyrisht që mund të ishte në miqësi më popullin e IZRAELIT. Dhe miqësia, po ashtu. Rroftë Shteti i Izraelit. Situata është tepër serioze, Dardania është në vështirësi, rreziqe të mëdha i kanosën nga Shefqetët, Tërnavët, Krasniqët etj. Ne që, edhe të papunë mbetemi ushtarë të Dardanisë, në rrethanat e tanishme nuk mund të qëndrojmë indeferentë ndaj fatit të vendit tonë. Kudo ku u vërtetua forma fundamentaliste – në Dardani, lindën lëvizje radikale antishqiptare: Prishtinë etj., apo thjesht individë që në emër të fesë, ngritën krye kundër “Shtetit të Izraelit”. Duke shkaktuar edhe lëvizje të “fuqishme” kundër vetë sovranitetit të Dardanisë. Kur mohojmë të shkuarën në zemrat tona, ne e mohojmë me veprimet tona rëndësinë e miqësisë vëllazërorë me Amerikës dhe Izraelin. Nderi ynë sot qëndron në denoncimin e krimit që cënon atdheun dhe miqësinë shekullore me Izraelin. Një krim që, përmes një anti-semitik, anti-Izrael dhe anti-perëndimor të caktuar, shfaqet vetëm për një qëllim: të hedhë në tokën tonë një hije të keqe; të krijojë urrejtje mes shqiptarëve dhe popullit të Izraelit që kërkojnë këto mbeturina njerëzore të urryer dhe fanatik. Ata e përçmojnë vendin tonë, traditat, kulturën e tonë dhe duan ta shohin të zhbëhet, duke i shkulur të shkuarën dhe historinë e Dardanisë.
Po flasim këtu për kthimin e radikalizmit fetar në skenën publike, sepse në skenën private nuk janë zhdukur kurrë. Është e rëndësishme të këmbëngulim në këtë pikë meqë sekularizimi si teori, dhe shumë fetar jobashkohorë, e ngatërrojnë shpesh kombin me fenë. Pothuajse mund ta ndieje aromën e rrezikut fundamentalist, por ajo filloi të vënitej dalëngadalë në të gjitha poret e shoqërisë. Të shihje egërsinë fundamentaliste të vriste një komb thjesht për kënaqësinë e Erdoganit e të Palestinës është në fakt diçka e egër dhe shëmtuar. Degjenerimi i një populli ndodh kur ndiqnim zakonet e së shkuarës, që janë tradita dhe origjinaliteti i yni i veçantë i lindur nga robëria e shkuar. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë unë e ti me qëllimi që të mos degjerojmë në krijesa të pashpresa dhe të mundura e të humbura nga radikalizmi fetar? Kjo protestë ideologjike fsheh një paradoks tjetër tragjik në Prishtinë: radikalizmi “ndihmoi në acarimin e tensioneve politike në mes Dardanisë dhe Izraelit”. Feja islame u përdor dhe mund të përdorët, për të nxitur tensionet dhe urrejtjen, por edhe, ndonëse jo rrallë, me një prirje për një “dhunë më të madhe” anti izraelite; tezës sipas së cilës “feja çon në dhunë” mund t’i jepet përgjigje duke marrë hua një parrullë: “Nuk është feja ajo që urren, por shqiptarët brenda saj”. Komplotet e mbeturinave jo të rreme njiheshin që nga koha e neoosmanizmit, ndoshta më edhe tani.
Komplote të shpikura për hir të një ideje. Për arsye të çkombëtarizimit dhe prishjes së një miqësie të pritur me decenie. Nga smira. Nga çmenduria. Bota kishte parë gjithfar syresh, por, besomëni, të tilla si komplotet e disa shqiptarëve në Prishtinë s’ishin parë kurrkund.







Gary Pruitt, President and CEO of the Associated Press, makes a statement, Saturday, May 15, 2021, in New York, regarding the Israeli military attack on the building housing AP’s bureau and other news organizations in Gaza. (AP Photo/Mary Altaffer)
– Document.no
Një oficer amerikan rrëfen se Jala Tower në Gaza kishte një qendër të fshehtë të operacioneve taktike të Hamasit. Qiramarrësit nuk lejoheshin të lëviznin nën një kat të caktuar. Kishte roje që siguroheshin që të mos vinin njerëz të paautorizuar. Pronari ishte i njohtuar me atë që po ndodhte.
Kur presidenti i AP Gary Pruitt i referohet 15 vjetorit të qiramarrjes dhe thotë se ata kurrë nuk kanë dëgjuar apo parë HAMAS në ndërtesë, ai ndoshta është duke folur kundër njohurive të duhura. Ai po rrezikon besueshmërinë e agjencisë.
Është vërtet e çuditshme që Pruitt guxon ta bëjë këtë. Ndoshta ai mendonte se pjesa tjetër e botës së medias do të krijonte një stuhi të tillë, sa do të mbyste kundërshtimet. Por publiku nuk është më i këtillë. Artikulli i ish-korrespondentit të AP-së Matti Friedman për The Atlantic u botua shpejt. Atje, ai e përshkruan me hollësi se si Hamasi kërcënoi dhe diktonte, duke përfshirë AP, dhe diktonte atë që atyre u lejohej të mbulonin dhe si. Tingëllon më e besueshme se një refuzim total.
Në një video të vitit 2009, një gazetare habitet kur zbulon se një raketë është nisur drejt Izraelit nga një kat poshtë saj. Ajo punoi në ndërtesën al-Shorouq e cila u ndërtua në vitin 1995 dhe kishte disa kompani televizive dhe media. Thuhet se të gjithë gazetarët që punojnë në Gaza kanë vizituar ose që atëherë. Kjo ndërtesë u nivelua gjithashtu nga Izraeli së bashku me Jala Tower.
Në një video nga viti 2014 tregohet se si Hamas i aktivizon e gjuan raketat nga hapësirat civile të banuara dendur. Reporteri gjindet në një hotel dhe thotë se kjo ndodhë disa metra më tutje.
Mediat që punojnë në Gaza nuk mund të tregojnë se cka bënë Hamas.
Lexoje gjithashtu artikullin e Friedmann: Friedmanns artikkel i The Tablet.
Nga norvegjishtja: Drini

Gjergj – Skender Jashari
Gjatë Operacionit Forcat Aleate, në konfliktin e Kosovës, tre palë ndërluftueseishin në terren, dy prej tyre UÇK-ja dhe forcat jugosllave ishin në operacione ushtarake tokësore, kurse forcat ajrore të NATO-s, ekskluzivisht ishin në operacione ajrore.1
Kampanja ajrore dhe raketore e NATO-s, kundër Jugosllavisë, në vazhdimësi kërkohej të ishte perfekte dhe pagjakderdhje, e kjo në vazhdimësi theksohej nga zyrtarët e NATO-s.2 Duke qenë se shumica e vlerësonin fuqinë ajrore sa i përket që nuk ka gjakderdhje të sulmuesit dhe me kosto më të ultë të fitores me sulme precise, por në realitet fushatat e tilla janë me kosto të lartë dhe me benefite të vogla,3 si dhe me rezultate të vonueshme.
Edhe pse NATO, ende nuk i ka publiku të gjitha informatat në lidhje me sulmet që ka kryer, me tipet e avionëve që i kanë kry ato sulme, me tipet e armëve dhe municioneve, përfshirjen e inteligjencës në kampanjë, por edhe sulmet sipas shteteve anëtare të NATO-s dhe avionët mbështetës, duke e bërë të ketë mungesë të detajuar për to.4
SHBA, ishte vendi që edhe në rastin e Luftës së Kosovës, dëshmoi që qëndroi në anën e drejtë të historisë, duke mbrojtur civilët e pafajshëm që vriteshin, masakroheshin e dëboheshin nga shtëpitë e tyre. Duke filluar nga përpilimi i planit të Operacionit Forcat Aleate, e pastaj duke bindur edhe anëtarët e tjerë të NATO-s, si dhe duke bartur barrën kryesore të këtij operacioni. Fillimisht Operacioni Forcat Aleate, filloi me 210 avion të SHBA-së dhe me 161 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s, e që më 9 qershor numri i avionëve të SHBA-së ishte në 785, kurse i anëtarëve të tjerë të NATO-s, ishte në 342.5 Në total kanë marr pjesë 829 avion, nga 14 vende të NATO-s,6 disa burime japin shifrën prej 1055 avionëve dhe helikopterëve që janë përfshirë në Operacionin Forcat Aleate.7 Në ditët e fundit të konfliktit, SHBA përdori në total 24 baza ajrore në Europë, prej tyre 3 në Britani,1 në Spanjë, 2 në Francë, 4 në Gjermani, 6 në Itali, 2 në Hungari, 1 në Greqi dhe 2 në Turqi.8
SHBA:
USAF
Nga Marina Amerikane
US NAVY
US ARMY
Kurse anëtarët e tjerë të NATO- s, patën këto tipe të avionëve ushtarak që i përdorën në Operacionin Forcat Aleate:

Figure 2. Tipet e avionëve të shteteve antare të NATO-s që bombarduan Jugosllavinë.
Ajroplanbartsja Foch:
Më:17.05.2021

Gjergj – Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

