Kreu Blog Faqe 1681

Opujt ballkanikë, nën tutelën e Fuqive të Mëdha Europiane – Thesprotia/Çamëria, etalon i pasojave të tutelave  

0

Nga: Fahri Dahri, studjues

Thesprotia/Çamëria etalon i pasojave të tutelave

Janë disa arësye që kërkojnë të shkruhet për një apo më shumë ndodhira, nga ku mbahen qendrimet përkatëse, qofshin delikate apo tepër delikate, të rëndësishme apo tepër të rëndësishme.

Personalisht si qytetar shqiptar, si një nga të mbijetuarit e gjenocidit ortodoks grekovrasës ndaj banorëve autoktonë çamë, si intelektual, në shkrimet e mia, rreth 60% janë trajtuar informacione të shumta për Rajonin autokton shqiptar të Çamërisë.

Ky dallim, në përqëndrim të trajtimeve, është nisur nga dy arësye madhore:

a) Veprimet kriminale, antinjerëzore, kundër predikimeve të të katër librave të shenjta; kundër “Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut” (10/12/1948); të kryera me lehtësi dhe pa pengesa nga shteti ortodoks Grek, kundër banorëve të Shqipërisë jugore dhe veçanërisht banorëve autoktonë të etnisë shqiptare të rajonit të Çamërisë.

Është kjo arësyeja që masakrat, nuk mund të mbeten të “varrosura”.

Kujtojmë edhe thënien e historianit dhe filozofit z. Xhorxh Santayana (lindur më 16 /12/1863 në Madrid – vdiq më 26/09/1952), për domosdoshmërinë e përballjes me krimet e historisë: “Ata të cilët nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar që ta përsërisin atë”.

b) Është vendlindja ime, e prindërve  dhe e paraardhësve tanë. Vend të cilin, në fillimet e shek. XX-të, bisturitë helmuese ruse, angleze, franceze; qëllimisht ngatërruan subjektin që duhej operuar. “Thikat” ranë mbi trojet etnike të Shqipërisë natyrale; kurse në vend që “thikat-bisturitë” operuese të përdoreshin për greko-serbët, atyre (agresorëve) ju dhuruan “përkëdheljet”, përfitimet. Shteti Grek dhe ai Serb nuk u operuan që të shpëtonin nga kanceri etno-fetar.

Shteti ortodoks Grek, haptazi, pa asnjë pengesë, me përkrahjen e mëkimin e gjeneralëve anglezë, kryen masakra, vjedhje, përvehtësim me tjetërsim të pronave private, vakëfet, etj. Vranë, dogjën, rrëmbyen dhe çnderuan vajza dhe gra, zhdukën fëmijë dhe të moshuar; shkatërruan pasuri të luejtshme dhe të paluejtshme; me dhunë tepër të dhunshme detyruan largimin e krejt popullsisë, banorët autoktonë të zonës të etnisë dhe besimit jo grek. Kryen me vetëdije veprime të qëllimshme gjenocidiste.

Të tilla ngjarje të tmerrshme, çnjerëzore, detyrimisht duhet të shkruhen, për të mos lejuar “heshtjen, as fshehjen dhe fshirjen”.

Jo vetëm historia të saktësohet dhe plotësohet, por dhe drejtësia të përmbushi misionet e saj ligjore.

Janë këto dy arësye që duhen analizuar hollësisht dhe në vazhdimësi deri në gjetjen dhe vendosjen përfundimisht të së drejtës; vetëm të së vërtetës; të predikimeve të Biblës; Kur’anit; Konventave Ndërkombëtare të hartuara dhe të miratuara nga qytetërimet e sotme shoqërore.

Në rastet kur të tilla shkrime vijnë nga intelektualë jo të profilit, ndodhin kryesisht për arësye të censurave të rrepta të cilat urdhërojnë mos trajtimin e ngjarjeve dhe më pak e mundshme është paaftësia profesionale apo pandjeshmëria e intelektualëve të profilit. Kjo nuk ka të bëjë as me frikën dhe as me trimërinë e dy tipave intelektualë, por intelektuali që shkruan jashtë profilit, ndjen dhimbjet, është i ndërgjegjshëm për të luftuar të keqen, kupton përgjegjësinë humane në mbrojtje të së vërtetave dhe shlyen detyrimin moral ndaj shoqërisë, e cila i dha mundësitë për të fituar dituri. Gjuthashtu këto raste shoqërohen edhe nga kushte të tjera, kryesisht mosha, e cila zotëron njohje, përvoja, aftësi intelektuale, zell për gjurmime, hulumtime, etj.

* Në rastin e trajtimit të etalonit të veçuar- Çamërisë- padyshim janë njohja e qëndrimeve mbi 100 vjeçare të sjelljeve në marrëdhëniet mes shteteve shqiptare dhe greke.

Është pragu i 77 vjetorit të gjenocidit grek ndaj tyre. Prag i cili detyron për t’u përqëndruar tek trajtimi dhe zgjidhja, fillimisht shtetin shqiptar dhe bashkësinë europiane, si një detyrim moral, human, ligjor dhe korigjim të vendimeve të turpshëmëe të fuqive të mëdha. Ato kanë shkelur dhe shkelin  brutalisht “të drejtën e vetvendosjes së kombeve” pavarësisht nga madhësia.

Rajoni i Çamërisë, u krijua si problem etnik dhe racor, gjë që u pasua me kryerjen e gjenocidit ndaj popullsisë së atjeshme autoktone.

Ishin vendimet e coptimit natyror të një kombi, që tkurrën territorin etnik duke e lënë në më pak se ¼ . Megjithatë, falë vetos amerikane, u arrit njohja e  shtetit shqiptar, që zakonisht njihet si “Shqipëria Londineze”.

Zërat e nënzëshëm, të zëshëm, të ndrojtur dhe të fortë që qarkullojnë në gjeopolitikën aktuale europiane me “non-paper-in”, të deklaruar nga kryeministri slloven, lidhur me disa korigjime kufijsh në disa shtete ballkanike, tregojnë pikërisht se ka ardhur koha e “mbretërimit” të arësyes në vendosjen e Paqes, fillimisht me korigimin e vendimmarrjeve aventureske të të “mëdhenjëve”. Fuqitë e Mëdha dikur përçmuar kombet e vegjël me ndarjen e territoreve bazuar në forcën e muskujve. Ishin këto mëndësira të mjera politike që gjatë këtyre 110 viteve shtetet ballkanike kanë qenë dhe janë në ndikimet armiqësore mes tyre.

Shtetet ballkanike, duhet të kthjellojnë mendjet  për të kuptuar të vërtetat penguese, frenuese që nuk arrijnë të zhvillohen, kur njihen dhe dihen se kushtet objektive natyrore dhe ato shoqërore (jashtë politikave nacionaliste tek disa shtete) janë optimale dhe i favorizojnë.

Marrëdhëniet e sinqerta, reciproke mes ballkanikëve, pengohen pikërisht nga vendimmarrjet e qëllimshme të fuqive të mëdha, të cilat “lozin” për interesat e tyre  kundër popujve autoktonë dhe të ardhur në Gadishullin e Ballkanit.

Si etalon për të na shërbyer dhe treguar të qartë vullnetin jo korrekt të qeverive europiane ndaj popujve ballkanas, janë veprimet dhe mos veprimet e kryera gjatë këtyre 110 viteve në trajtimin e masakrave dhe gjenocidit grek ndaj banorëve dhe rajonit të Çamërisë. Vendit më të parë të banuar nga Pellazgët.

*- Duhet theksuar dhe tërhequr vëmëndja për shkaqet që kanë çuar dhe çojnë tek përqëndrimi i veçantë i disa shteteve të mëdhenj, të fuqishëm europianë, të cilat kanë treguar dhe tregojnë kujdes të tepruar, bile tëpër të diferencuar për shtetin ortodoks Grek.

Kjo, mbasi përvojat historike dhe praktike, në rastet e këtyre veprimeve, krahas dëmtimit që i shkaktojnë subjektit duke e shtyrë drejt ndrydhjes në “vetkënaqësi” të pamerituar, e detyrojnë të pranojnë të mbeten pa kushte, nën kujdestarinë e rreptë të tyre. Vendosja nën tutelë, është faktuar me kushtëzimin ekonomiko- financiar gjatë dhjetë vitet e fundit.

Të qenurit nën tutelë, humbasin vetveprimin, ndrydhin liritë, krijojnë bindje për nevojën e vartësisë nga dikush, sjellje këto që të largojnë nga vetvetja. Duke u përkëdhelur nga dikush pa e merituar, arrihet në vetkënaqësi, e cila të shpie në rritjen e vlerave të emëruesit në një thyesë aritmetike.

Kalimi në këto rrjedha, automatikisht sjell egërsi dhe duke pasur shtesë fuqie nga jashtë, konvertohesh nga një shtet normal, human, në një shtet që nuk i meriton trashëgimitë e kulturave të lashtësisë të pretenduara; në një shtet vrasës, oreks për ekspansion dhe etje për dominimin e të tjerëve.

* Pasojat e shkaqeve të mësipërme shkarkohen tek shoqëritë njerëzore, të cilat vuajnë të këqiat, kur mundësitë janë plotësisht të qëna për të mirat.

Pengesat e shumëllojshme në mos mbarëvajtjen e popujve të çdo shteti, të popujve dhe shteteve mes tyre, janë “dhuratë” e politikanëve, të cilët kanë zgjedhur propagandat mashtruese për të nxitur urrejtje dhe armiqësi. Janë të vërtetuara ndër shekuj se në çdo popull dhe në çdo shtet, kur politika nuk ndërhyn, karakterizohen nga sjellje të mira bashkëjetese, nga respekti i ndërsjelltë dhe mirëkuptim mes tyre.

* Ndalemi në shtjellimin e etalonit  “Rajoni dhe banorët autoktonë të Çamërisë”.

“Çështja Çame dhe gjenocidi grek”, është një tërësi çështjesh ku dallohen qartë veprimet dhe mos veprimet e institucioneve europiane. Atje nuk janë  siguruar të drejtat e barabarta dhe detyrat e popujve europianë brenda çdo shteti dhe mes shteteve të këtij kontinenti.

Rendisim disa shkelje të rënda të cilat kërkojnë zgjidhje dhe ndëshkim:

– Shkeljet e të Drejtave Universale të Njeriut nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913-të, ku u coptuan trojet e Shqipërisë natyrale së bashku me banorët autoktonë në favor të greko-sllavëve.

– Është i vetmi shteti Grek që ka kryer masakra çnjerëzore ndaj nënshtetasve të tij. Ky shtet, flet dhe trajtohet sikur zbaton parimet demokratike, por de fakto ka në përparësi dhe mbetet besnik vetëm i “Megalloidhesë”.

– Shteti grek, pavarësisht se është anëtar i BE-se, mbetet ithtar i racizmit, nuk njeh pakicat qofshin etnike apo fetare, karakterizohet nga mos ulja për diskutim dhe zgjidhje të problemeve të rëndësisë së veçantë që ka me shtetet fqinjë. Ushtron presion për mos përdorimin e gjuhëve, zakoneve etj, ndaj minoriteteve dhe pakicave etno-fetare.

Veprimet të tilla antidemokratike janë të vërtetuara botërisht tek problemi “Çështja Çame dhe gjenocidi grek ndaj tyre”.

– Nëse midis shtetit Grek dhe shtetit Shqiptar, në marrëdhëniet mes tyre, do të zotëronte besueshmeria, respekti, reciprociteti, sinqeriteti dhe njohja e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjellta, e sigurtë se të gjitha problemet që ekzistojnë, të krijuara vetëm nga pala greke, do të kishin gjetur zgjidhje.

– Gjiithashtu lehtësisht do të ishin zgjidhur problemet mes dy shteteve, nëse shteti grek do ti njihte, do ti pranonte, do ti zbatonte me rigorozitet, me sinqeritet, me saktësi dhe me vulllnet të gjitha Konventat dhe Ligjet Ndërkombëtare që lidhen me të drejtat universale të njeriut, shumicën e të cilave i ka nënëshkruar edhe vetë Greqia. Por shteti Grek mbetet tepër i ngurtë, refraktar dhe ekspansionist, kjo “kokfortësi” i buron pikërisht nga përkëdhelja që i sigurohtët. Tipare këto, tepër të dukshme në praktikat shtetërore shumë vjeçare greke.

– Detyrim madhor për të kontrolluar zbatimin e ligjeve ndërkombëtare kanë institucionet e Bashkimit Europian, por këto kontrolle nuk realizohen tek shteti grek. Në rastin e trajtimit të kësaj teme, akuzat shprehen për veprimet dhe mosveprimet ndaj kombit shqiptar. Krahas ndjesës, duhet korigjimi i vendimeve të Konventes së Lozanit, ku  shtetet greke dhe turke shkaktuan humbje jete, gjak, dhimbje shpirti në mbi dy milionë njerëz, të cilët për shkak të besimeve fetare u masakruan dhe u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre mijëvjeçare.

– Nervozizmi abstrakt i palës greke, nuk e ka shansin të justifikojë kryerjen e masakrave që përfunduan në gjenocid. Nuk është argument mohimi i të vërtetave historike dhe gjeografike, pavarësisht përsëritjeve kudo dhe kurdoherë të qeverive greke për mos ekzistencën e “Çështjes Çame”.

Nuk mohohet realiteti duke përdoren kërcënimet ushtarake, ekonomike, apo vendosja e “vetos” kundër anëtarsimit të Shqipërisë në BE. Kërcënime këto me “Çështjen Çame”, ku vendosen kushte që emri Çamëri dhe problemi çam, të fshihen nga historia, të hiqen nga tekstet shkollore, të shuhen këto emra mbasi “dridhërojnë” efendikonjtë grekë dhe sputnikët e tyre kudo ku janë. Kushtëzime për të arritur deri në shuarjen dhe fshirjen e grupimit shoqëror të “komunitetit çam”, si dhe të drejtat ligjore të tyre.

* Ndofta u zgjat trajtimi me

përqëndrimin tek “Çështja Çame”, por nuk është shmangije nga kërkesa e titullit, mbishkrimit, sepse i gjithë kombi shqiptar ka po thuaj të njëjtin fat, i cili na është diktuar nga shtetet e mëdhenj, të cilët favorizojnë arbitrarisht shtetin ortodoks Grek

Nuk pranon karakteri shqiptar që të luaj rolin e viktimës, por këto akuza ndaj tyre, janë vërtetuar në shumë raste sjelljeje ndaj kombit shqiptar dhe shtrirjes teritoriale të tij. Në të vërtetë sjelljet e fuqive të mëdha, kanë shfaqur pa u merakosur racizmin më të shëmtuar ndaj nesh, me përdorimin e diferencimevetracore, etniko-fetare ndër popujt e Gadishullit të Ballkanit.

Gadishulli i Ballkanit, dikur Gadishulli Ilirik, ka popullsi me disa etni. Gadishulli ynë aktualisht përbëhet nga këto shtete: Bosnjë- Hercegoviana, Bullgari‎a, Greqi‎a, Kosova, Kroacia, Mali i Zi‎, Maqedonia e Veriut‎, Serbia, Ruman‎a dhe Shqipëri‎a.

Në disa shtete, si Serbia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, në strukturën e popullsisë, peshë specifike të rëndësishme zënë banorët autoktonë me etni shqiptare.

Ky faktor tregon të vërtetat e mos veprimeve nga BE-së në zbatimin e parimeve demokratike ndaj popujve, e theksuar ndaj kombit shqiptar.

Analizojmë disa qendrime për të vërtetuar sa sipër:

1) Historia europiane, e marrë në kohë që nga lashtësia, flet ose më saktë, lë të kuptojë se gjeopolitika i ka shërbyer në shumicën e rasteve fshehjes, fshirjes dhe përvehtësimit të kulturave para greko-romake. I gjithë zhvillimi shoqëror i atribuohet periudhës romake dhe greke. Edhe sot flitet pa rezerva se historianët, filozofët, shkencëtarët, veprat e mëdha të artit, të kulturës, çdo qytetërim nga lashtësia prezantohet ose si përkatësi greke, ose romake. Me shumë pathos shkruhen, deklarohen dhe trajtohen rastet si: filozof grek, historian grek, shkencëtar grek etj. ose filizof, shkencëtar romak etj.etj. Aq shumë shkruhen e thuhen cilësime të tilla sa vihet në diskutim ekzistenca e lashtësisë dhe vetvetiu krijohet mendimi: “A ka ekzistuar njerëzimi para periudhës greko-romake?”. Kështu i gjejmë edhe qendrimet ndaj pellazgjisë dhe Ilirisë.

2) Roma nga viti 167 pes dhe gjatë Mesjetës së hershme (deri më 04/ shtator/ 467), vazhdoi strategjinë për shkatërrimin e plotë të Ilirisë.

Kjo (këndvështrimi im) ka ndodhur për dy arësye:

a) Iliria ishte trashëgimtare e pellazgjisë, e cila duhej shuar sepse  duke mbartur historinë e lashtësisë para greke e romake, zbulohen përvehtësimet e bëra kulturave para greko-romake

b) Iliria ishte rrezik për perandorinë romake, ishte fuqi e madhe në Europë. Në kohën e Gentit, Mbretëria Ilire shtrihej në një territor mjaft të gjerë dhe përfaqësonte fuqinë e dytë pas Maqedonisë, në pjesën perëndimore dhe jugore të Gadishullit. Mbretëria Ilire zotëronte një flotë të rëndsishme, ajo operonte në detin Adriatik dhe Jon.

Roma fitoi. Mbreti Gent humbi.

Tokat Ilire, që nga gjysma e parë e shek. IV, u ndanë në 4 provinca, të cilat përfshinin:

– Provinca e Prevalit me qendër Shkodrën, ku bënin pjesë Dalmatia e Jugut, Mali i Zi dhe Shqipëria Veriore,

– Provinca e Dardanisë me qendër Skupin, ku përfshiheshin pothuaj të gjitha krahinat e Kosovës së sotme,

– Provinca e Epirit të Ri me qendër Dyrrahun (Durrësin), që përmblidhte krahinat e Shqipërisë Qendrore e Jugore deri te lumi Vjosa dhe,

– Provinca e Epirit të Vjetër, me qendër Nikopolin (10-11 km në veri të Prevezës), ku përfshiheshin tokat në jug të Vjosës deri në gjirin e Prevezës.

Ndarja e Ilirisë në provinca, pa u ndalur në histori, ishte goditja e parë, dërrmuese, e cila kohë pas kohe solli shpërbërjen dhe tkurrjen nëpërmjet pushtimeve dhe asimilimit, si të territorit dhe të popullsisë ilire. Ndaj popullsisë ilire dhe trojeve të saj, nuk u ndërprenë ndërhyrjet në shkurtimin e gjymtyrëve dhe trupit. Perandoria Osmani i hoqi provincat dhe vendosi vilajetet. Me reformën administrative të vitit 1876 Tokat shqiptare u ndanë ndërmjet 4 vilajeteve: Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Manastirit dhe vilajeti i Janinës.

Keqbërja (armiqësia) e të huajve ndaj kombit shqiptar nuk ndalet. Në vitet 1912-1913 Fuqitë e Mëdha të Europës nuk donin ta njihnin këtë komb, ishin për shuarjen e tij. Në takimin për ndarjen e trofeve të mbarimit të L1B, nuk u fol as për provincat e dikurshme, as për vilajetin shqiptar, por fati e desh që të njihet një “bërthamë” shqiptare, që sot njihet Republika e Shqipërisë brenda 28,748 km/2, nga 114.728 km²

që është Shqipëria etnike. Iliria u coptua, por nuk pushoi coptimi edhe më pas në  pjesët e saj. Përpara këtyre qendrimeve, për zhdukjen e kombit shqiptar, kujt nuk i shkon mendja në dy pyetje:

a) Cili shtet tjetër në Gadishullin e Ballkanit është coptuar si Shqipëria? Të gjithë e dinë përgjigjen. Asnjë!

b) Pse coptimet territoriale sëbashku me popullsinë e tyre nuk kanë rreshtur së pushuara ndaj kombit shqiptar?. Përgjigja dihet, por nuk dëshirohet të pranohet dhe të thuhet!

Së fundi ja vlen shumë faktit dhe historisë së ardhshme, që të shpallen të vërtetat e shkaqeve që kombi shqiptar ka dymijë vjet që vuan i vetëm luftërat e ashpra. Qendrimeve krejtësisht të padrejta që i mbajnë të ndezura jo vetëm shtetet fqinje për interesa zgjerimi, por dhe shtetet e tjera për interesa etno-fetare; për ruajtjen e vazhdimësisë të fshehjeve, fshirjeve dhe përvehtësimit të zhvillimeve kulturore; të vjedhjes së qytetërimit para greko-romake.

Ngjarjet historike edhe kur zbulohen, brenda tyre “vlojnë” (mbajnë) shumë të fshehta, intriga, pabesira, lakmira etj.

– Janë këto, disa nga arësyet që pengojnë zgjidhjet e problemeve tona kombëtare.

Këto të vërteta kanë ndikuar në çdo krahinë dhe komunitet etnik shqiptar, kudo ku janë, të cilët përballen me pengesa të vazhdueshme në çdo hap të kërkimit të zhvillimit, në çdo hap të dëshiruar për të ecur përpara. Këto përballje madhore që pengojnë ka patur dhe ka edhe komuniteti çam, i cilitl gjatë këtij 110 vjeçari kërkon ti zgjidhet problemi që njihet si “Çështja Çame dhe gjenocidi grek ndaj tyre”.

Zgjidhja e kësaj çështjeje kërkon veprime demokratike që duhet ti realizojnë shteti shqiptar, shteti grek, Bashkimi Europian dhe SHBA. Ky i fundit na ka shpëtuar ekzistencën nga thikat dhe shpatat shekullore të greko-serbëve, por i kërkohet, me shumë respekt, edhe njëherë ndikimi për t’u bërë e plotë vendosja e drejtësisë.

Nuk e diskutoj rrugën e dërgimit të “Çështjes Çame dhe gjenocidit grek ndaj tyre” për zgjidhje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. E përkrah këtë version (variant), jo vetëm si dëshmitar okular i masakrave greke ndaj banorëve autoktonë të Çamërisë, por dhe si qytetar i epokës të quajtur “qytetërim demokratik”.

77vite që zërat dhe shpirtërat e masakruar nuk rreshtin së kërkuari ndihmën e qytetërimit euro-atlantik për vendosjen e drejtësisë.

77 vite asnjë shenjë për vendosjen e paqes, reciprocitetin dhe qetësinë mes popujve ballkanikë.!!

Kjo statu-quo më detyron të mendoj:

“Ado kemi ndonjëherë mundësi që një qytetërim shoqëror të arrijë të veprojë me drejtësi”!

  • Fahri Dahri është studjues i trevës së Çamërisë  

Itali, më 18/05/2021

Biseda me veten: bashkëbisedimi i brëndshëm. Cilat janë përfitimet?

0

Nga: www. studiopsikologjie.al

Biseda me veten: bashkëbisedimi i brëndshëm. Cilat janë përfitimet?

Të gjithëve na ka ndodhur që të flasim me veten duke thënë fraza të tilla si: “Nuk duhet të harroj që nesër kam një takim tek dentisti”, “Çfarë të bëj? Ti telefonoj apo jo? ”,“ Mjaft,e kam vendosur! Nga nesër filloj dietën! “,” Hajt, jam i sigurt që mund ta bëj! “.
Të flasësh me veten nuk është aspak, siç mund të mendojnë disa, një tregues i çrregullimit mendor; përkundrazi, nëse bëhet në mënyra të caktuara, mund të na ndihmojë në disa situata. Çdo ditë ne bëjmë një “dialog të brëndshëm” me veten, në të cilin mendojmë se çfarë vendimi të marrim në një situatë të caktuar, rishikojmë angazhimet që kemi për të nesërmen, ose i japim vetes forcë dhe kurajo për të qenë në gjëndje të zgjidhim një situatë të papritur.
Këto fraza që ne i themi vetes mund të thuhen mendërisht, pa na dëgjuar askush, ose madje edhe me zë të lartë. Qënia njerëzore është një kafshë shoqërore dhe komunikimi, duke folur me të tjerët, është pikërisht mënyra me të cilën shprehet shoqërizimi. Bashkëbisedimi i brëndshëm, nga ana tjetër, nuk e ka këtë objektiv; dy funksionet themelore të monologut të brëndshëm kanë të bëjnë me kujtesën dhe motivimin.

Kujtesa

Për të kuptuar më mirë funksionin e bashkebisedimit të brëndshëm me kujtesën, le të mendojmë për studentët që përsërisin mësimin me vete, disa me zë të ulët, disa me një ton më të lartë: përsëritja e një informacioni të caktuar është një përbërës themelor i të ashtuquajturës kujtesë pune, kjo është ajo që nevojitet për të ruajtur përkohësisht informacionin e shkurtër, të tillë si numrat e telefonit, udhëzime rrugore ose, falë përsëritjeve të mëtejshme (siç është rasti i studentëve) për t’i fiksuar ato në kujtesën afatgjatë, ajo që na bën të mbajmë mënd informacione edhe për tërë harkun e jetës sonë.
Kujt nga ne nuk i ka ndodhur, duke mos pasur një celular ose një fletë letre e stilolaps me vete, që të përsërisë vazhdimisht me zë një numër të rëndësishëm telefoni derisa të mbërrijë në shtëpi, në mënyrë që të mund ta shënojë atë diku? Ja,ky është një rast klasik në të cilin të folurit me zë të lartë mund të jetë i dobishëm. Një funksion tjetër i rëndësishëm që mund të ketë bisedimi i brëndshëm ka të bëjë me motivimin dhe vetëkontrollin; kur i drejtohemi vetes me fraza të tilla si: “Duhet të filloj një dietë”, “Nga nesër duhet të filloj vrapin!”, “Numëro deri në dhjetë! Qëndro i qetë! ”, kështu ushtrojmë një formë të vetëkontrollit mbi veten tonë.

Motivimi

Lidhja me motivimin, është jashtëzakonisht e dobishme, thjesht mendoni sportistët psh. ; atletët shpesh përsërisin me vete fraza inkurajimi ose disa fjalë që u japin atyre energji dhe i ndihmojnë ata të forcojnë vetëbesimin e tyre, duke përmirësuar performancën e tyre. Psikologët sportiv, veçanërisht në vitet e fundit, kanë treguar, në fakt, se bashkëbisedimi i brëndshëm mund të përmirësojë performancën atletike.
Ky lloj i të folurit të brëndshëm mund të ndahet në dy lloje: ai motivues, i cili shprehet përmes frazave të tilla si: “Unë mund t’ia dal”, “Këtë herë mund ta thyej rekordin!”; ose ai udhëzues, përmes së cilës lëvizjet e ndryshme që duhen kryer shprehen me fjalë, të cilat mund të përmirësojnë përqëndrimin. Në të dy rastet, monologu i brëndshëm ka rezultuar i dobishëm në përmirësimin e aftësive të dikujt, duke ndihmuar në përqëndrimin dhe larguar vëmëndjen nga faktorët e jashtmëm.

Kur bëhet e dëmshme biseda me veten? Ripërpunimi mendor dhe mendimet demotivuese.

Padyshim, siç e përmendëm tashmë, biseda me veten mund të jetë e dobishme në raste të caktuara; në situata të tjera, megjithatë, mund të jetë joproduktive dhe rrezikon të ketë një efekt negativ. Ky është rasti kur ndalemi shumë në një situatë, kur vazhdimisht rikalojmë përvoja të dhimbshme dhe i përsërisim vetes fraza me konotacion negativ dhe pesimist, të tilla si: “E di, ishte i gjithi faji im”, “Edhe këtë herë do të shkojë keq “,” Ndoshta po të kisha bërë një zgjedhje tjetër tani nuk do të isha në këtë pikë.
Këto fraza nuk bëjnë asgjë tjetër veçse na rrëzojnë dhe nuk sjellin ndonjë efekt pozitiv; përkundrazi, ato mund të jenë të dëmshme dhe të çojnë një subjekt tashmë të brishtë në situata ankthi ose depresioni. Në këto raste, personi duhet të kuptojë se ai mund ta modifikojë bisedimin e tij të brëndshëm, duke i përsëritur vetes fraza me një konotacion pozitiv, të cilat kundërshtojnë dhe mbizotërojnë ndaj atyre negative. Për shembull, frazat e tilla si: “Unë kam shumë pak miq, sepse askush nuk e dëshiron shoqerinë time”, “Kam një punë ku fitoj pak sepse nuk vlej asgjë”, mund të ndryshohen në: “Unë kam një familje që më adhuron dhe më mbështet “,” Kolegët e mi janë shumë të mirë me mua “.

Dialogu i brëndshëm për t’u përgatitur për të ardhmen .

Përtej ndihmës që mund të na japë bashkëbisedimi i brëndshëm për sa i përket motivimit, kujtesës dhe performancës sportive, është thelbësore për të bërë plane për të ardhme sepse pohon atë që jemi dhe atë që po përjetojmë. Disa studiues kanë pohuar se monologu që bëjmë me veten tonë shërben për të ruajtur ndjenjën e vetvetes: çdo ditë kemi një rrjedhë mendimesh të heshtura ose të thëna me zë të ulët, të cilat ruajnë identitetin tonë si njerëz të vetëdijshëm, me një të kaluar dhe të ardhme .
Fraza që mund të duken të banale ose të parëndësishme si: “Hjat pra, jepi! Rifilloi java! “,” Sa e bukur ishte ajo festa dy vite më parë! “,” Më mirë po e marr një çadër me vete ! Pas ca orësh do të bjerë shi ”, shërbejnë për të na dhënë një vetëdije për veten dhe për atë që jemi. Në këtë artikull, jo më kot nuk jam thelluar qëllimisht në çrregullime dhe patologji që lidhen me një përdorim “të pahijshëm” të bashkëbisedimitit të brëndshëm, të tilla si çrregullimi obsesiv kompulsiv ose psikozat.
Doja që ky të ishte thjesht një pikë fillestare për reflektim mbi atë që të gjithë njerëzit bëjnë çdo ditë dhe të cilën, shpesh, ata e marrin si të mirëqënë: dialogu me veten e tyre. Le ta këshillojmë veten drejt më të mirës, le të përpiqemi të mos shqetësohemi me mendime negative, të mos mendojmë për gabimet e së kaluarës; ta përdorim këtë aftësi për të kapërcyer fatkeqësitë që jeta na vë përpara, për të përmirësuar veten dhe për të qënë në gjëndje të bëjmë gjithnjë e më mirë. Mëndja jonë ka aftësi dhe fuqi mahnitëse: le t’i përdorim ato!
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar! Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!
Si profesioniste, përveç shërbimit online skype; studio.psikologjie, viber, whatsApp me video call pres edhe në studio në Tiranë  për më shumë se 15 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Masakra në Burgun e Dubravës – Akt i gjenocidit!

0

Gjatë javës së fundit të muajt prill 1999 dhe dy javëve të para të muajit maj 1999, në Burgun e Dubravës u bë grumbullimi i pengjeve shqiptare nga disa burgje serbe ku ishin mbajtur deri atëherë.
Përzgjedhja, transferimi dhe sistematizimi i tyre në pavijonet e Burgut të Dubravës u bë në funksion të kryerjes së një nga krimet më të shëmtuara në kuadër të zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë: vrasjen masive të pengjeve të luftës!
Më datë 19 maj 1999 aeroplanët e NATO-s bombarduan caqet ushtarako-policore serbe që ndodheshin jashtë mureve të burgut të Dubravës. Pas tërheqjes së tyre, aviacioni jugosllav sulmoi pavijonet e stërmbushura me shqiptarë, me ç’rast u vranë Enver Topalli, Abdullah Tahiri dhe Gjokë Ndrecaj, ndërsa u plagosën 19 të tjerë.
Në përputhje me strategjinë për fshehjen e gjurmëve të krimit të gjenocidit, propaganda gebelsiane në krye me ministrin e atëhershëm të informatave të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, krimet e aviacionit jugosllav ia atribuoi NATO-s.
Përkundër asaj se në konferencat për shtyp të datës 21 maj 1999, Pentagoni dhe NATO hodhën poshtë propagandën serbe dhe me prova të pakontestueshme të mbështetura në incizimet e aksioneve të bombardimeve të caqeve ushtarako-policore, dëshmuan se asnjë bombë e tyre nuk kishte rënë brenda mureve të burgut, propaganda e Aleksandar Vuçiqit vazhdoi me të njëjtin avaz.
Kjo propagandë serbe e fajësimit të NATO-s për krimet që kishte planifikuar t’i kryente vetë, vazhdoi me intensitetit të shtuar deri më 24 maj, kur përfundoi njëri nga krimet më makabre të gjenocidit në Kosovë. Gjatë gjenocidit në Burgun e Dubravës, forcat serbe vranë 117 të burgosur shqiptarë dhe plagosën mbi 400 të tjerë, 100 prej të cilëve ishin në gjendje tejet të rëndë.
Sot mbushen 22 vjet nga fillimi i këtij krimi monstruoz dhe askush nga zinxhiri komandues i forcave të armatosura serbe apo nga ata që ekzekutuan planin e vrasjes së pengjeve në Burgun e Dubravës nuk është përgjigjur për këto akte kriminale!
Në dallim nga koha kur Aleksandar Vuçiq ishte ministër i propagandës gjenocidare të Serbisë, sot në cilësinë e presidentit të shtetit, vazhdon të mohojë përgjegjësinë për përgatitjen dhe zbatimin e këtij akti gjenocidar dhe për këtë fajëson forcat e NATO-s.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” kërkon drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit në Burgun e Dubravës.
Gjenevë, 19 maj 2021
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Nga konferenca për shtyp në Pentagon, 21 maj 1999:
https://youtu.be/CvIxtHpWQTY?t=2772

Lokacioni ku kanë goditur forcat e NATO-s:
https://goo.gl/maps/KpdKXZdHASsSjDfP7

Mos e ndani Albinin nga Vjosa dhe Donika!

0
Florim Zeqa
Thurja e lavdeve të parakohshme për pushtetarët e rinjë, mbjellë iluzione tek qytetarët dhe shkakton mendjemadhësi tek politikanët e sapozgjedhur, akoma pa u akomoduar mirë në kolltuqet e tyre. Vlera e një politikani matet me mbajtjen e premtimeve dhe konsistencën e qëndrimeve politike e jo në bazë të lavdatave dhe prezencës mediatike.
Pse ne shqiptarët nuk dimë të lavdojmë dhe as kritikojmë!?
Sepse lavdatat kemi dëshirë t’i personalizojmë, ndërsa kritikat t’i gjeneralizojmë!
Sikurse për një sukses të përbashkët, që meritat u takojnë të gjithëve, edhe në rast të dështimit përgjegjësit janë të përbashkëta.
Sikurse çdo gjë tjetër, edhe lavdatat e kanë kohën e vet.
Çdo gjë që shkruajmë dhe themi në kohë fushate zgjedhore për një politikan (e) është në suazat e normales, por jo edhe pas zgjedhjeve, për shkak të kundërefektit dhe monotonisë.
Duke i lexuar dhe dëgjuar lavdatat e disa “rugovistëve” për Vjosen dhe Donikën si shpëtimtare të vendit pa e përmendur fare Albin Kurtin si protagonistin dhe më meritorin për suksesin e tyre, njeriu i zakonshëm e krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me dy realitete të ndara të një liste të vetme zgjedhore.
Për aq sa është e lidhur ngusht fitorja e Albin Kurtit me Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvallën, po aq është e lidhur fitorja e LVV-së me LDK-në dhe anasjelltas!
Pa votat e LDK-së, LVV-ja nuk do të fitonte kaq bindshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 dhe as Vjosa Osmani nuk do t’i merrte më shumë se 100 mijë vota të elektoratit të LDK-së.
Nuk është se po e shpiki unë “ujin e nxehtë”, por këtë të vërtetë e tashmë e dinë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Krahasime përtej imagjinatë njerëzore
Të anashkalohet në lavdata Albin Kurti dhe të ekzagjerohet me glorifikime për Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvallën, jo vetëm që është pandershmëri, është edhe mëkat njerëzorë.
Madje në disa raste lavdatat glorifikuese shkojnë përtej imagjinates njerëzore, duke i krahasuar zonjat e nderuara me të pakrahasueshmin dhe të paarritshmin Ibrahim Rugova!
Krahasimet e tilla përveqse banale, janë fyese për personalitetin e Ibrahim Rugovës, për shkak se ai asnjëherë nuk iu ka vardisur një ideali tjetër politik dhe as që iu ka nënshtruar presioneve të brendshme dhe të jashtme (ndërkombëtare) për ndryshimin e vizionit politik në shtetformimin e Kosovës.
Përderisa dy zonjat e nderuara, në veçanti Vjosa Osmani u zhvesh tërësisht nga ideologjia partiake dhe filozofia politike e Ibrahim Rugovës për kënaqjen e egos personale për t’u bërë presidente në njërën anë dhe për ruajtjen e besnikërisë ndaj Albin Kurtit në anën tjetër, ky i fundit, edhe pse përplot me hipokrizi, për të mos thënë ndryshe, u shndërru në vizitorin numër 1 tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, të cilin deri dje e injoronte në tërësinë e tij!
Sakrificat e dyanshme për pushtet
Përderisa Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla për Albin Kurtin rrezikuan të treten si personalitete politike, Albin Kurti e rrezikoi pushtetin e tij për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente!
Pa “zemërgjërësinë dhe gjenerozitetin” e LDK-së, sot as Vjosa Osmani nuk do të ishte presidente dhe as Albin Kurti sot nuk do t’i ishte i gjithëpushtetshmi në Republikën e Kosovës.
Si rezultat i këtyre veprimeve, qytetarët e Kosovës, e në veçanti elektorati i LDK-së nuk e kanë ende të qartë, se a është LDK-ja levë e pushtetarëve të rinjë apo e opozitës kosovare.
Për këtë arsye, të gjithë adhuruesit e Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës, në momentin që e vendosin t’u thurin lavdata zonjave në fjalë, pa tjetër duhet t’i falenderohen Albin Kurtit, më meritorit për postet që ato sot i gëzojnë, pa e harruar asnjëherë amëzën e tyre-LDK-në.
Për dallim nga “rugovistët”, militantët e LVV-së në lavdatat e tyre për Albin Kurtin nuk i ndajnë as Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvallën!
Mos e ndani as ju “rugovist” Albinin nga Vjosa dhe Donika!
Pas daljes së Adem Demaçit nga burgu, filluan t’i thuren këngë dhe lavde, ai kishte reaguar në këtë mënyrë; “Është herët për t’i kënduar Adem Demaçit, nuk i dihet jetës, sot jam i mirë, nesër mund të bëjë gabime…”
Prandaj, është mirë ta presim fundin e mandatit politik të kësaj qeverie dhe kësaj presidentje, pastaj t’ua këndojmë këngën që e meritojnë!

Për shokët e miqt besnikë dhe nxënësen time, Emmën, krenarinë Shqiptare në Skåne! 

0

Sinan Kastrati, Suedi

Ka disa ditë që rafti që i kam vendosur librat e zgjedhura, sepse një shumicë i kam në Kosovë, Mu ka mbushur me letra që i shkruaj e i fus brenda librave ose i vendos mbi që ti shoh ato në mënyrë që kur të kam ”kohë të lirë”, të shkruaj pa u pengua.

Shpesh letrat më humbin. Dikush mi largon dhe i hedh në koshin e mbeturinave sepse, sipas tyre, po iu prishet ”hijeshia” librave. Kështu mendon N. e cila, edhe librat dëshiron ti mi radhis sipas ngjyrës e dëshirës së saj.

Kot

Është e kot ta bindësh N. e E. që librat dhe raftin me libra mos ti prekin por ti lënë ashtu siq dua unë ndërsa në tavolinën time, të rrijnë librat, fletore e fletë, e pranoj se nuk janë të renditura si duhet por kështu i gjej më lehtë kur të kam nevojë për to, me shkruajt.

Një miku, Sh. G. mjek nga Kosova ma kishte dërgua ”Betimin e Hipokratit”. Po çmë duhet tash ”Betimi i … ” tash kur kam mjaft punë të tjera?

Por pasi i besoj Shukit, e lexova. Nuk ishte i tekst i gjatë e as i mërzitshëm”

“Betimi i Hipokratit është një lloj ligji moral i njeriut me profesionin mjekë që bëjnë para se të fillojnë këtë profesion.

Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.”

Po kishte edhe ”betime” të tjera, si ”Betimi sokratik”, ”Betimi i nxënësit”.

Gjeta edhe ”Betimin” për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem!

Thënë të drejtën më pëlqeu ”Betimi” i deputetit të Kuvendit të Kosovës, punë e madhe se çka flasin  e kuvendojnë ”deputetët” në Kuvend.  .

Eh qna zuri belaja me këto portale e ”rrjetet sociale” që po shohim, dëgjojmë e lexojmë ato që s`na ka marrë mendja as në ëndërr ti shohim.

”I vike zheg” 

Rrezja është një vajzë podrimqake e rrethit të S. shoqe e vajzës sime të dytë, Ajo është shumë e thjeshtë dhe e sinqertë. Një natë, si netët te shqiptarët në mërgim, që nuk din kur është ”boll”, ndejtëm deri në mëngjes.Fëmijët tregonin pjesë nga jeta e tyre kur ishin të vegjël që sapo kishin shkelë në S.

E filluan me mua. Fëmijët e mi mi qitën në”ledinë” atp që kisha thënë e bërë. Qeshnin te gjithë. Edhe unë qeshja ”me zor”.

Dikur i erdhi radha Rrezes e cila na tregoi se si ishte frikësuar kur ajo ishte e vogël e prindërit dilnin … e ajo me vëllain rrinte e vetme në banesë.

”Kur i them tash nanes, që keni lan vetëm, asaj i vjen zheg

Kishte një kohë të gjatë që s`kisha dëgjuar ”po të vjen zheg” që dikur e përdornim shpesh kur dikujt ia thonim në sy ndonjë të metë ose gabim.

Kisha mendua që të shkruaj edhe një reportazh për dy kolegët e mi: Medi Behramin e Murat Kocin dhe nxënësen Emma Osaj që edhe ashtu kam një obligim moral.

Emma është më meritorja në punën e rregult që unë e angazhova si moderatore në Radio Dardaninë, në Malmö të Suedisë e, Mediu është puntori më i mirë e ”i pa gojë” ndërsa Murati është mendja, truri i gjithë aktivitetve që bënë për shqiptarët. Ai kryen disa punë, por pa pagesë, ndryshe nga prokurorët, polikanët e … profesorët në Kosovë që kanë nga tre deri në gjashtë vende pune, por marrin para të majme, 3 deri në 6 herë më shumë se ne.

Murati tash e disa muaj punon për hapjen e një Radio. Ajo ka fillua në fillim të prillit punën, njëhrë në javë nga një orë, 60 minuta..Po bëhen tetë javë që Radio ”Daradania”, flet në gjuhën shqipe në Skåne, krahinë jugore në Suedi. Ai më ftoi mua e Mediun që ta përkrahim dhe ta ndihmojmë. Dhe këtë, sidomos Mediu po e bënë me shumë dëshirë e zell e profesionalizëm.

E keqja është është se as edhe një femër shqiptare nuk është, pos Emmës, një nxënëse ime shembullore nga Peja që po na ndihmon dhe kryen punën më të rëndë, në STUDIO.

Emma është e thjeshtë dhe e sjellshme. Vjen e vetme në mesin e shtatë -tetë burrave dy herë në javë, kur bëjmë pregatitjet në Shoqatën ”Iliria” të enjten që e udhëheq Murat Koci e si shqiptarët që nuk dim ”mu qu” me llafe ”tuj pre e gri… ”, ajo rri e dëgjon. Emma nuk flet fare. Rrallë propozon se si duhet të jetë skema programore, propozime me vend . Vishet thjesht dhe dallon nga vajzat tjera: Ulet e punon, zgjedh muzikën bashkë me Mediun. Përveç flokëve të krehuara, ajo nuk lyhet e ngjyhet si vajzat e tjera ”të kohës”. Êshtë vajzë për lakmi, ”syni i keq mos e paftë”, thonin plakat, po i them edhe unë Emmës.

Po Murati nuk e ka ndërmend të mos na lerë rehat. Ai përveç ”Konferencës vjetore me mësuesit shqiptarë”, vetë e ka meremetua Shpqatën, se është mjeshtë dhe e ka mbushur me libra, Në mes të një ode, në shoqatë është oxhaku e në të dy anët e oxhakut, ka nga një lëkurë qingji e disa suvenirë, gjera të rralla të trashëgimisë kulturore shqiptare. E pranë oxhakut ulet Haxhiu me çifteli e na këndon këngë trimërie për Ahmet Delinë, përtrimat e Lumës e Shkodrën. Ai në shtator mendon ta filloj së riboturi revistën ”Besa”.

Me shpresë se do ta mbaj fjalën për Emmën, për Mediun e për Muratin, po e mbyll me një letër që e gjeta kush e di kur e kam futur në mes të librave si dikur kur ishim fëmijë që gjerat e gjetura i fusnim në birat e gurëve të kullave tona të gurta.

”U lodha, merzitur jo. Ishte nje udhetim kot ne kohe koti por nuk e kalova keq. Ishalla jam gjallë e shëndosj edhe unë.Te shtrengoj doren se te tjerat u shtrydhen. U shtrenguam me gjera te tjera Tani na mbeten duart. Besoj se kam qene tere jeten e dashur dhe pozitive ne nje bote jo aq te mire por eshte edhe mosha e besimi ka vdekur. Sulo,mbetesh nje mik i mire ne tre vjet te rinise se vone… Cfaredo qe e ardhmja ka per ne, mbetem mirenjohes per ate kohe”.

Koha dhe përsëri u ktheva në kohë. Në kohën kur studjoja letërsinë dhe Letërsinë jugosllave me profesorin e papërsëritshëm, Hasan Mekulin dhe ”Švabica” (Gjermanja) e Laza Lazarevićit, një nga librat që ishim të detyruar ta lexonim…

Rastësisht një shqiptare në Qendrën Kulturore më përshëndeti dhe u prezentua me mbiemrin ”Mekuli”. Kur unë e pyeta për profesor Hasan Mekulin, ajo më tha: po e mbytën në spitalin e Beogradit …

Mendova por nuk isha i sigurtë se edhe kjo ishte një nga letrat e tiranses për Sulon, ish çobanin turjakas që vdiq para disa vjetëve e në varrimin e tij, Sulo kishte dashur të marrin pjesë përveç hoxhës, të afërmëve, edhe çobanët me delet, deshët eogiq me kumona, edhe qenët çobanë.

Vazhdon 

Malmö, 17 maj 2021 

Horrakët në sulm koral kundër pozitës

0
Idriz  Zeqiraj, Gjermani
     “Kur s`ke punë, luaje derën”, – thotë një shprehje popullore! Një sulm koral, krejt artificial, ka shpërthyer kundër shtetarëve e qeveritarëve: Vjosë Osmanit, Albin Kurtit, Donikë Gërvallës, Glauk Konjufcës, me shokë. Kërkesë absurde për pushtetarët aktual të Kosovës: “Garantoni mbrojtjen në liri të të akuzuarëve nga Gjykata Speciale!”
     Katërshja në burgun hetimor në Hagë, janë nën akuzën e rëndë, për të paktën 100 krime të luftës dhe të pas luftës, kryesisht shqiptarë të pafajëshëm. Kur qeveria i ka shpallur luftë krimit të organizuar dhe hajnisë zyrtare, e zbutur me fjalën e huaj “korrupsion”, tani, provokohet, vrazhdësisht, nga disa horrakë e horrake, për të demantuar dhe ndërprerë nismen fisnike, të luftës kundër krimit dhe të korrupsionit!
     Të anashkalosh dhe mohosh, përcaktimin qeveritar, premtimin dhënë shqiptarëve të Kosovë dhe të botës, se do të hetojnë, zbulojnë dhe do të kërkojnë ndëshkim të krimeve të soldateskës serbo-sllave dhe të kriminelëve vendorë shqip-folës, është ndërhyrje e padrejtë, alogjike dhe skajshëm provokative.
     Prandaj, qeveria kërkon nga kritikuesit paushall dhe iracional, “na lini të punojmë, për realizimin e premtimeve tona elektorale, në plotësimin e programit qeverisës, për drejtim dhe zhvillim të vendit!”
     Presidentja e Republikës të Kosovës, ka bërë të qartë, me kohë, se nuk ndërhynë në punët e drejtësisë. Madje, kam denoncuar dhe kërkuar, të hetohen dhe të dënohen të gjithë ata që kanë bërë ndërhyrje, në sistemin e dretësisë, përgjatë dy dekadave. Sepse, kanë favorizuar krimin dhe hajninë zyrtare, rrjedhimisht, rrënimin moral dhe ekonomik të Kosovës tonë.
     Kërkesa për lirimin dhe garantimin e mbrojtjes në liri, nga shtetarët dhe pushtetarët e Kosovës, të atyre që akuzohen për krime lufte në Hagë, do të ishte provokim i rëndë dhe nonsens i madh, për shumë qindra familje, të cilave u janë ekzekutuar burra, djemë e vajza, për arsye, thjeshtë, politike, marrje të pushtetit me dhunë! Dhe, shtetarët e pushtetarët janë para sprovës së madhe: Të jenë me popullin, i cili, në masën tej 85 %, janë për hetimin, zbulimin dhe ndëshikimin e krimeve, në përgjthësi, dhe të atyre politike, në veçanti. Apo të bëhen pjesë e krimit, duke ndërhyrë, paligjshëm, në punët e Gjykatës Speciale?!
              Denoncimi i krimeve të “komandantëve”, 
    nën siglën e UÇK-së, nga veprimtarja Donikë Gërvalla
     Donika Gërvalla ishte vetëm 10-vjeçare, kur babai i saj, Jusuf Gërvalla, i mirënjohuri nga bota shqiptare, për veprimtari artistike, politike dhe atdhetare, u atentatua nga UDB-a jugosllave, në bashkëpunim me agjentët e saj shqipfolës, të karikuar me ideologjinë komuniste-enveriste-sllaviste!
     E rritur pa babanë, Heroin Gërvalla, por, nën përkujdesjen e nënës nga afër dhe të xhaxhallarëve nga larg, në vitet `90-a, i bashkohet Lëvizjes Studentore”, në Tiranë dhe, pastaj, LDK-së në Gjermani. Në cilësinë e nënkryetarës, ajo u shqua në aktivitete, në ndihmë të Kosovës, duke u bërë veprimtarja më e madhe politike në Mërgatën shqiptare.
     Donikë Gërvalla iu gëzua çlirimit, lirisë së Kosovës, për të cilën kishte punuar shumë. Por, disa “komandantë”, nën siglën e UÇK-së, në luftën për pushtet e pasuri, ua ngrinë buzëqeshjen e lirisë, shqiptarëve të Kosovës dhe atyre botërorë. Thënë troç, e përgjakën Kosovën, e vranë dhe e vodhën, për pushtet dhe para.
      Donika, pinjolle e Familjes Gërvalla, që daton me gjurmë historie, të paktën, prej tre shekujsh, duke parë krimet makabre të disa “komandantëve” të çartur, të handakosur, të çoroditur e marrosur, nuk mund të heshtë. Sepse, në shpirtin dhe medjen e saj, gelon ndjenja fisnike e drejtësisë, pa të cilën nuk ka as liri dhe as demokraci. Dhe, që këtej buron forca, guximi i saj qytetar dhe intelektual, për ta luftuar krimin dhe kriminelët.
     Në jetën e idealistëve të mëdhenj, të luftëtarëve të pakompromis, nuk ka veprime të rastësishme. Përkundrazi, ka aspirime e parime, për realizimin e qëllimeve madhore, siç është çlirimi, liria e Atdheut. Pikërisht, e tillë është luftëtarja më e madhe diplomatike e politike,  Donikë Gërvalla.
 
      Andaj, nuk është rastësi denoncimi i vrasjeve politike, duke nominuar edhe eksponentët e krimit, nga heroina Donikë Gërvalla, si: ushtarakët luftëbërës të FARK-ut, përfshi Ministrin e Luftës, në kohë lufte, Kolonel Ahmet Krasniqin; bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit Rugova; veprimtarët dhe aktivistët e LDK-së; gazetarët e luftës dhe të pasluftës; kuadrot e hershëm të LPK-së, të parë si konkurrentë potencialë për pushtetin e pritshëm! 
     Donikë Gërvalla duke qenë emergjencë politike dhe diplomatike e luftës, para dhe gjatë luftës, ajo ka informacion të bollshëm. Andaj, edhe është, tërësisht, e saktë në deklarimet e saj, në vijimësi. Si të tilla, këto denoncime dhe deklarime publike, madje, në mediumet prestigjioze të përbotshme, kanë qenë bazë informative, për Kosovën dhe botën. Dhe, kjo ka pasur qëllim fisnik, për ta ndaluar veprimtarinë kriminale të disa “komandantëve”, arrivistë e karrieristë, me vesin e lakmisë për pushtet e lekë, qoftë edhe me metoda të përdhunshme, të përgjakshme.
Dhe, realisht, ashtu ndodhi!
     
    “Mos ia shtoni jetimët Kosovës!”
     Kjo ishte thirrja-lutje, me përlotje, e veprimtarës, Donikë Gërvalla. Por, disa, “komandantë”, të etur për gjak, të cilët, me bandat e tyre dhe me “lista të zeza” në dorë, hapnin varre për shqiptarët e përzgjedhur, elitë. Viktimat i konsideronin pengesë, për karrierën e tyre të përgjakshme, Ky ishte edhe motivi i shenjëstrimit.
     Prandaj, horrakët e PAN-istë, të hedhur në sulm koral e frontal, kundër vajzës, bijës dinjitoze të Kosovës dhe të Shqiptarisë mbarë, Donikë Gërvalla, janë dështakë të parathënë. Dhe, lë ta harrojnë “dorëheqjen” apo “kërkim-faljen”, sepse u ka dalë borxhit, për dy dekada me radhë. Trimëria, parimësia, dinjiteti dhe personaliteti i Donikë Gërvallës, peshon më shumë se sa e të gjithë PAN-istëve të marrë së bashku!
     LDK-ja, përkatësisht, Kryesia e dalë nga Kuvendi i fundit, Këshilli i Përgjithshëm, deputetët, e cila ka premtuar për t´i ri-sjellur dinjitetin LDK-së, nuk duhet të jetë pjesë korale e PAN-it të inkriminuar, në krime vrastare dhe hajni zyrtare. LDK-ja, Kosova është përgjakur, jo vetëm nga Serbia, por, edhe nga bijtë e saj bastardë. Disa nga ata që kërkojnë dorëheqjen e ministrës Gërvalla, dje vrisnin nëpër Kosovë, sot marrin pafajësinë në Gjakovë! Horrakët duhet t`i lënë shpifjet dhe provokimet marroqe. Përndryshe, i hapim letrat! Dhe, ato flasin mjaftueshëm, për prangosjen tuaj!
Krimet në Kosovë janë monstrume. Varret janë kudo, anekënd Kosovës, si dëshmi e krimeve numerike. Mbrojtja e krimeve, në çfarëdo kohe e rrethane, nga kushdo qoftë, natyrshëm, bëhet pjesë e krimit. Nëse dikush donë ta bëjë këtë, të flasë në vetën e parë. Sepse nuk besoj që anëtarësia e LDK-së të tolerojë, të vazhdojë avazi i vjetër, duke folur, falsifikueshëm, në emër të saj. Bëni opozitë me qëllim ndihmese dhe jo të denigrimit. Kjo është fisnikëri, është detyrë në shërbim të Atdheut. Madje, sot, më shumë së kurrë!

Dokumenti, si u fut gjuha shqipe në shkolla gjatë pushtimit turk, shteti osman 75 mijë guru për ndërtimin e Kishës në Shkodër

Përgatiti: Eneida Jaçaj

Arkivat turke përmbajnë shumë dokumente të vjetra historike, sa i takon marrëdhënieve mes dy shteteve tona, gjatë pushtimit osman. Dokumentet i përkasin harkut kohor nga viti 1664 deri më 1914, gjatë periudhës kur Shqipëria qeverisej nga Porta e Lartë, dokumente të cilat do të shërbenin si objekte studimi për historianët shqiptarë. Madje, për këtë, profesionistë shqiptarë të Turqisë që kanë punuar në arkivat turke, kanë shpallur projektin për të përkthyer dokumentet për Shqipërinë nga osmanishtja, projekt i cili ka nevojë për financim. Për të përkthyer dokumentet voluminoze kërkohet staf pune me profesionistë që dinë të lexojnë dhe përkthejnë këto dosje, nga gjuha osmane e vjetër. Iniciatorët e projektit i bëjnë thirrje Diasporës, biznesmenëve, etj, e më gjerë, të financojnë me aq sa munden projektin, pasi dokumentet e vjetra janë pasuri historike, të cilat shëbejnë për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, gjatë pushtimit osman në trojet tona. Dokumenti që po paraqes është një prej shumë dokumenteve të arkivave të Turqisë, i cili përfshin 116 dokumente të ndara në 9 tematika me një shtrirje kohore mes viteve 1664-1914. Me paraqitjen e këtij dokumenti nuk kam për qëllim të jem në anë të Turqisë, as sot dhe as kur Shqipëria u pushtua nga Perandoria Turke, por le të shërbejë si indicie për të hedhur dritë mbi të vërtetat historike të asaj periudhe dhe marrëdhënieve mes dy vendeve. Çdokush ka të drejtë të reagojë për të ballafaquar faktet historike me këtë dokument.

Gjuha shqipe

Gjuha shqipe është pjesë e gjuhëve indoeuropiane, vazhim i ilirishtes, dhe ky dokument fakton edhe një herë se sa e vjetër është gjuha jonë. Sipas dokumentit, qeveria e Portës së Lartë propozoi ligjin për futjen e gjuhës shqipe në licetë që ndodheshin në Shqipëri. “Propozimi për ligjin në lidhje me shtesën në fondin e zyrave administrative në lidhje me buxhetin e Ministrisë së Arsimit për vendosjen e gjuhës shqipe, që është gjuha vendore, si lëndë mësimore në licetë e Shqipërisë”, thuhet në dokument. Më pas, siç e dimë, shkolla e parë shqipe zyrtarisht u hap më 7 mars 1887, kur Naim Frashëri mori leje nga Porta e Lartë. Gjithashtu iu kushtua rëndësi të madhe hapjes së shkollave për të përçuar dije.

Sipas dokumentit, u hapën shkolla në mbarë vendin dhe u punësuan shumë mësues. Shkollat u hapën dhe në fshatra të thella, ku merrnin dije të gjitha moshat. “Megjithëse në Durrës gjendet një lice (idadije) dhe nga një shkollë ruzhdije në të katër qendrat e kazave, si dhe shkolla fillore në 232 fshatra, të gjitha këto nën varësinë e vilajetit të Shkodrës, të gjitha këto insitucione nuk mjaftojnë që të përballojnë nevojat e vilajetit; prandaj merret vendimi që të hapet një Darulmuallimin dhe një lice në qendrën e Shkodrës”, thuhet në dokument.

Pas inaugurimit të liceve u hapën gjithashtu 500 shkolla fillore në fshatrat e vilajeteve të Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. “Çelja e një liceu (idadije) në Elbasan, Prizren dhe Durrës, shtyrja e afatit të inagurimit të shkollave idadije që mendohej të kryhej në Prevezë dhe Shkodër, vlerësimi si më i rëndësishëm i çeljes së shkollave fillore (ibtidaije) të fshatit me sasinë monetare që do të mbeten prej tyre; ndihma nga ana e bashkive për fondin e darulmuallimin-eve, ngarkimi me detyrën e mësimdhënies në shkollat fillore të nxënësve të ngarkuar me këtë detyrë në vilajete; nga ana e shtetit duhet të ndërtohen rreth 500 shkolla fillore (ibtidaije) nëpër fshatrat që nuk kanë mundësi ti ndërtojnë vetë ato, shpenzimet monetare të të cilave mendohet të përballohen pjesërisht nëpërmjet taksës që grumbullohet për bagëtitë e prera në qytete”, thotë dokumenti.

Respektimi i fesë së krishtere

Përpos lejimit të futjes së gjuhës shqipe në shkolla, ajo që vihet re në këtë dokument është se Porta e Lartë lejonte respektimin dhe lëvrimin e fesë së krishtere. Perandoria Turke nuk lejonte vetëm martesat mes muslimanëve dhe të krishterëve, ku, sipas Tanzimatit, ato familje që i martonin vajzat muslimane me djem të krishterë, do të duhej të paguanin gjobë. Megjithatë, sipas dokumentit, respektohej prakticizmi i riteve fetare dhe, madje u hapën shkolla katolike dhe u ndërtuan kisha gjatë pushtimit osman.

Shteti perandorak ndihmoi me 75.000 guru për përfundimin e punimeve të kishës në Shkodër. “Me kërkesën për ndihmë humanitare drejtuar shtetit perandorak për përfundimin e punimeve të kishës që ka nisur të ndërtohet në Shkodër, kërkesë që ka si qëllimi që të krishterët e Shkodrës “të krenohen kur të thonë se kishën e kemi përfunduar me ndihmën zemërgjerë të shtetit perandorak otoman”, sulltani ka lëshuar urdhëresën që nga zyra e Thesarit të dhurohen 75.000 gurush”, thuhet në dokument. Gjithashtu, siç e thashë më sipër, u ndërtuan shkolla për vajzat e krishtera si në Gjirokastër, Durrës, Fier, Berat etj. “Lejimi i fillimit të ndërtimeve të ndërtesës që parashikohet të funksionojë si shkollë për vajzat e popullsisë së krishterë në sanxhakun e Gjirokastrës.

Në nahijen e Fierit që varet nga sanxhaku i Beratit gjenden 400 njësi banimi (hane) jomuslimane dhe me këtë rast lejohet që shkolla e vajzave ortodokse të nahijesë të rindërtohet duke u zgjeruar në përmasa 16,30 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë, ndërtim që kap vlerën e 4.700 gurushëve”, thuhet në dokument. Ky dokument përmban edhe shumë pika të tjera që tregojnë mënyrën se si qeveriste Porta e Lartë në Shqipëri. Reagimet, kundërreagimet, argumentet janë të mirëpritura, pasi këtu ceket historia jonë shqiptare.

Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit rivarrosen në Kosinë, pas 15 vitesh që ishin çuar në Greqi “si ushtarë grekë!”

0
MAKABRITETE BALLKANIKE!
SHTET KARAGJOZ, ME NJE KLASE POLITIKE, E CILA SOT, DUHET TE ISHTE AJO ME SOJ E SOROLLOP JASHTE SHQIPERISE!
“U zhvarrosën si ushtarë grekë dhe u çuan në Greqi në 2006, kthehen pas 15 vitesh trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit.
Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare pas 15 vitesh që ishin zhvarrosur dhe çuar në Greqi pasi dyshoheshin si trupa të ushtarëve grekë.
Përmes një ceremonie pa praninë e mediave, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet ku edhe janë rivarrosur.
Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka dalë se rreth 108 trupat e zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë.”
Jemi ende ne pritje si do shkoj puna e atyre “GREKOVE” te Tepelenes!
***
Komenti është marrë nga faqja në fb e Etnor Canajt. Më poshtë e sollëm debatin që e pason komentin e tij. 
  • Danel Cana

    Turp i atyre andarteve që sherbejne aty kundër popullit shqiptar
  • Elena Kocaqi

    Ky eshte dhunimi i varreve qe denohet me ligj. Ata keshtu kane plotesuar varrezat me varret tona. Cudi qe i kane kthyer. Sa ishte Berisha ne pushtet, greket bene ca deshen. Nje patriot nga Kosova ne zgjedhjet e fundit me tha nuk duhet te fitoj klani Berisha, sepse Shqiperia e jugut rrezikon se ata kane dhene prova per kete dhe kur e mendoj te drejte ka pasur se keto skelete jane marr gjate qeverise Berisha. E pafalshme dhe dikush duhet te mbaj pergjegjesi ligjore.
    • Etnor Canaj

      Elena Kocaqi e dashur. sikurse di shume mire edhe ti, askush mban pergjegjesi ne ate vend dhe eshte çeshtje kohe qe ai vend do paguaj shtrenjte papergjegjshmerine e tij. Jo klasa politike ama!
      • Isak Bajrami

        Etnor Canaj kjo siç duket paskan qene vareza te fshatareve, ndoshta nga vjetersia jane rafshuar per toke, e qe pastaj te keqperdoren ata kufoma politikisht. Kjo ndodhe vetem te ne ne mungese te shtetit.
    • Maringlen Islami Popinara

      Elena Kocaqi çka ju ka thën ai “patrioti” nga Kosova ndoshta është e gabuar sepse i vetmi politikan Shqipëtar që ka përmendur Çamërin te autoritetet greke ka qën Sali Berisha. Ai mund të jetë e keqja e Shqipëris por i vetmi që ka pasur kurajon të flas për Çamërinë në Greqi. Të gjithat varrezat pseudo Greke jan bër gjatë qeveris Rama.
      • Elena Kocaqi

        Maringlen Islami Popinara me vjen keq po kjo e varrezave eshte bere ne 2006 ne kohen e Berishes. Edhe marreveshja e detit u be po nga Berisha. Keshtu qe ka shume faj se, ky qe eshte as ja vare grekut fare, se ka nenen qe andej, por Berishes nuk i eshte dhimbsur. Ka faje te madh Berisha se ne marredhenie me grekun eshte sjell pa dinjitet.
      • Shpati Koleka

        Përshëndetje Elena. Rastisa në komentin tënd këtu te faqja e Etnorit dhe desha të të jap një informacion në lidhje me komentin e fundit që ta kesh të saktë në të ardhmen. Mamaja e Edit (e ndjera Aneta Koleka) nuk ishte greke, por nga fshati Vuno (fshat 100% shqiptar) dhe nga fisi i Kolekave, fis të cilit i përkas vetë dhe e di mirë këtë punë. Ne jemi nga fiset e pakta që e kanë pemën e familjes që nga viti 1520. Nuk kishte mbiemra fiksë para kësaj periudhe andej nga vijmë ne, i.e. nga Mirdita. Kola (trajta shqip për Nikolla)+Leka (trajta shqip për Aleksandër) = Koleka. Ne jemi të gjithë shqiptarë tek pema e familjes dhe nuset i merrnim të krahinës (se nuk kishim ndonjë pasuri që ti merrnim nuse importi). Mund edhe të mos ishim kaq puro shqiptarë sa ç’jemi dhe nuk do ishte ndonjë çudi e madhe, por në fakt jemi të tillë. E sa për dijeni jemi nga shqiptarët që rrëmbejmë armët dhe luftojmë për mëmëdhenë sa herë vendi është në rrezik. Kemi luftëtarë, organizatorë, financues, dëshmorë e çlirues në çdo luftë e në çdo kuvend shpëtimi kombëtar. Dëshmorët janë dergjur duke filluar që nga pragu i fshatit Vuno e deri në Amerikën e largët (Perl Harbor). Ne nuk i kemi kursyer djemtë kurrë për të ruajtur lirinë, Shqipërinë dhe gjuhën shqipe, prandaj kur vjen dita sot që dikush na quan grek, kjo nuk ka ku të rrijë. E pra, që mos zgjatem më shumë mëma e Edit vjen nga ky fis që të përshkrova. Unë tu drejtova këtu se ti je historiane dhe njeri publik, besoj më mirëkupton.
      • Elena Kocaqi

        Shpati Koleka Greke nuk ka ne Athine jo ne Himare. Une po them ka te emen qe andej dhe e di problemin, jo se e ema eshte greke. Ajo zone ka qene gjithmon atdhetare. As e ve ne diskutim fare. Ju pershendes
      • Shpati Koleka

        Jo, duhet saktësuar se krijon keqkuptim. Vunoi nuk ka grekë. Edhe vetë Himara nuk ka pasur kurrë aq grekë sa të quhet greke, gjysëm greke, apo çerek greke. Thjesht ka grekfolës dhe një pakicë gjakprishurish që financohen nga shteti grek, kanë 200 vjet. Janë pak por punojnë fort dhe punojnë me kohë të plotë. Por shumica janë Shqiptarë, pasardhës: Epirotësh/Molosësh (fis jo-grek, siç e dimë), Arvanitas, e shumë Gegë të zbritur në jug pas vdekjes së Skënderbeut. Tani, sa për grekë në Athinë atë nuk e besoj që nuk ka e duhet të jemi të moderuar me këto tezat bombastike. Se pastaj lind pyetja ku u zhdukën grekët që ishin aty. Tjetra, po të shkojmë pas në kohë është shumë e mundur që të jetë siç thotë Aristidh Kolia (Kola) që po të kthehemi shumë pas në kohë ne me grekët jemi i njëjti popull. Bashkë me një pjesë të Italisë së jugut do shtoja unë, e nuk e kam fjalën për fiset Japige e Mesape, por fise më të hershme. Analizat e ADNsë po e vërtetojnë këtë tezë dalë-ngadalë, ne kemi ADN shumë të ngjashme me njëri-tjetrin prandaj këto zënkat mes fqinjëve janë të përkohëshme deri sa shkenca e gjenetikës ti vëri pikat mbi i.
      • Elena Kocaqi

        Shpati Koleka kam pare regjistrat osman per gjithe Greqine emer per emer dhe Atika eshte 100% shqiptare e thone e studiuesit grek. Kur te nxjerr studimin do ta shohesh. Une as vete se kam ditur kete gje. Jane zhduk nga sllavet ne shek VI te vjetrit, ata pak qe mbeten si Mani jane 100% shqiptar, pasi ne antikitet ata vinin nga rraca jone. Gjuha e tyre eshte teknike e thone studjuesit te gjithe. Vetem 2 shekujt e fundit eshte futur ne popull nga kisha tek ortodoksit ne shkolla me ndermjetesimin rus. Ortodoksit tane ne shkolle mesonin greqishten dhe sllavishten, ndersa katoliket latinishten, ndersa myslimanet arabisht. Osmanet nuk e lejonin shqipen, e kjo ishte shkak i vjedhjes se ortodoksve tane prej tyre. Ata si shtet kane nderru gjuhe 3 here kete shekull.
        Keto gjera i dine historianet grek por shteti i fsheh. Kur ta nxjerr studimin do ti shohesh. Gjenetika e shqiptareve me greket antik eshte e njejte ndersa modernit jane 80% shqiptar. Gjysma e Greqise jane nga rajonet katolike te Shqiperise kam pa emrat jane Gjin e Gjon. Armiku me i madh i grekve dhe shqiptareve eshte gjuha e tyre teknike qe ka zevendesu shqipen e pellazgeve. Ndaj duhet shume rezistence tek gjuha shqipe vetem kjo na shpeton pa u bere popull fallco. Te faleminderit.
      • Shpati Koleka

        Atë të Atikës e besoj, por shumica e tyre janë ngulitur aty në shek. XIV. Këtë e ka dokumentuar Fallmerayeri. Ja ta postoj që ta lexosh, po pate kohë.
      • Elena Kocaqi

        Shpati Koleka ndersa Mani i Peleponezit, jane si veriu shqiptar kopje dhe jane Spartan. Pra ata te vjetrit dhe ne jemi nje rrace por ajo qe na ndan me te rinjet eshte se, ata vendosen gjuhen e kishes dhe u tjetersuan dhe ne 1923 moren popull nga Azia dhe ndryshuan e pak rracen. Genetikisht vetem ne shqiptaret dhe arvanitet jemi nga greket antik te paster. Plus gjuha jone eshte baza e homerishtes. Meqe e kam para studimin po ta them nje shembull. Fjala Βρότος rrjedh nga Βρι -vri qe do te thote vras. Homerishtja ka formuar gjuhen si Βρι, Βρότος, A-βρότη, Aμφίβροτος, Oβριμος, Υβρις etj pra ka marr foljen vri te shqipes me parashtesa dhe keshtu eshte formuar homerishtja teknike e gjitha ne 90% te fjalorit. Por pa shqipen ata as e kuptojne dote dhe plus qe ne mbartim gjuhen e vjeter dhe ndaj eshte detyrim nr 1 me ruajt gjuhen tone. Keshtu eshte e gjithe greqishtja tenike, por rrenjet i ka nga shqipja. Tani me lene shqipen eshte gati çmenduri.
      • Elena Kocaqi

        Shpati Koleka e kam pare kete dhe gjithe regjistrat osman emer per emer se jane disa.
  • Eli Harizaj

    Shqipfolsa ne sherbim te Grekut Turkut Shkaut
  • Sokrati Lambrou

    Mire qe i kthyen.

    Etnor Canaj

    Sokrati Lambrou o miku im, ti kupton qe eshte gati e pamundur te besh ADN per material biologjik ne nje skelet te para 10 viteve (pasi ose ke nje sterilizim ambienti dhe personeli 100% ose do hasesh me ato qe njihen si kontaminime) e jo me te 80 viteve me pare? Studimi ka qene i tipit antropologjik pasi kane pare eshtra pleqsh, grash dhe femijesh! KAQ!
    • Sokrati Lambrou

      Etnor Canaj mire greket qe i kthyen, po ata qe i moren, ose i derguan ne Greqi, kur hapnin varret, nga gjatesia e eshtrave nuk kuptuan qe ka dhe femije…?
    • Etnor Canaj

      Sokrati Lambrou germonin me thonje pleqte dhe plakat e Kosines nen shoqerimin e gerrnetes se mastoras Laver Bariu! Me profesionalizem se kaq nuk ka ku te vej!
  • Etnor Canaj

    Laver Bariu, “Mjeshtri yne i madh”, i binte cyles si shoqerim muzikor kur i shvarrosnin me thonje ne vitin 2006!
    • Danel Cana

      Etnor Canaj e kam parë atë vidio që atë ditë dhe kam bërë momentin tim se nuk më pelqeu ajo skenë dhe nuk na nderonte.

O me Perëndimin, o me Lindjen ?

0

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Historikisht jemi në ballafaqim shumë serioz me Lindjen . Nuk është e rastit që rilindasi Naim Frashëri në kohën e tij kishte thënë që për ne shqiptarët Dielli lindë në Perëndim .
Sllavizmi dhe turqizmi në mënyrat e tyre janë , ashtu edhe si ishin në këto 500 vitet e fundit, shumë të interesuar që të na turbullojnë ujin tonë të pastër që mos të rriteshin troftat tona të cilat do ta ndërronin emrin e habitatit dhe në atë ujë të pastër të gjithë do ta shihni valën e së vërtetës.
Kishte shumë mënyra;përdornin dhe po i përdorin të njejtat metoda si dikur ashtu eshe sot . Qielli vazhdimisht shpohej e ne bënim sehir. Dikur nuk dinim se po na e zënë Diellin , se pa na shponin Qiellin dhe na ikte ozoni. Serra e prapambeturisë ishte shumë e madhe; efekti negativ i saj ishte shumë i madh. Donin të na zhveshëshin vetëtimën,
që të humbim rrugën.Donin të na shurdhonin bumbullimën, që zëri mos të na degjohej
Donin që të na shkulin yllin,e të mos dinim se ku jemi . Dhe prapë vazhdohet , por tani me vetdijën tonë .
Një fakt i gjallë nga një dëshmitar i gjallë ( Hasan Elshani nga Sllovenia)më shkruan :
” Po ,po shumë e vërtetë për ate që thua ( flitnim për ndikimin sllav në rritjen e etjes sonë për Turqinë) … unë në një vizitë në Moskë , ishte viti 1973 , e takova një burrë të shtyer në moshë ( 74 vjeqar , por i mbajtur mirë) i cili kishte sherbyer si imam në Mitrovicë në xhaminë e ashtuquajtur Xhamia e buzë Ibrit. Ai quhej Efendi Ksamijev ,pra me origjinë ruse dhe ishte shkolluar në Stamboll . Vitet që kishte sherbye në Mitrovicë ishin 1921- 1925. E kishte për krenari atë kohë , rusi i ardhur me porosi në anët tona “

Ju merr mendja ,pse nga Rusia në Turqi e në Kosovë ? sepse , donin të na nxinin hënën,
që të mos shofim të kaluarën.Donin të na merrnin diellin,që të ngrijmë në token tonë
Donin të na shtrydhin shpirtin, që mos ti ngjajmë askujt Donin të na ndërrojnë emrin,
që të na humbin në rrymat e pafundme. .
Turqia e vazhdon planin e saj afatgjatë për riislamizimin e tokave shqiptare ,të investon në “Arnautlluk” me xhamitë e veta,këto “fabrika për prodhimin e turqëve”,sië thoshte në një vështrim mbi pasojat e islamizimit,dramaturgu i madh,tashmë i ndjeri Teki Dervishi…

“Kishat financohen nga Athina, nderkohë qe xhamia e Tiranës do te financohet nga Stambolli. Sa perdellohen për ne “miqtë” tanë!!! Po mundohen me të gjitha mënyrat që të na bejnë “shqiptarë të denjë “. Se ku fle lepuri i Athines dihet, po se ku fle lepuri i Stambollit shumë syresh s’e dinë akoma. Jo per gjë, pasi turqit i kemi “vellezër”!!! E ka thënë ditën per diell ministri turk, Ahmet Davutoglu, që synimi i Stambollit është ringjallja e Perandorise Osmane. Me kot kanë vershuar telenovelat turke ekraneve tona? Tani do te na bejnë dhuratë dhe një Kalë te bukur Troje qe t’i bashkangjitet atij tjetrit, maje te cilit rri i krekosur Janullatosi (I.Sh )..
Sa te mjere që jemi , derisa ne ndertojmë xhamia e kisha… te tjerët krenohen me historinë tonë si të tyren, e ne me historinë e huaj si të tanen !
“Janë edhe turkofilët që e kërkojnë, politika e aprovon me nga një ashtë në pjatë dhe kështu “zgjerohet” feja më e mirë që të “krijon dashuri” pë vajzën e axhës, hallës e pse jo edhe më të afërm por edhe dashuri që në botën njerzore dignostifikohet :rrezik gjenetik. Kjo politikë pa cak po i kushton edhe Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare. Bota e civilizuar zbulon galaktika, bota ime shqiptare kërkon “inteligjencen” primitive orientale të fillimit të humanoidëve të një race tjetër kurse nëpër sofrat e njerzimit shtiret e “kulturuar” Ashtu siç jemi dhe trajtohemi! Të këqijat që i bëjmë vetit nuk i shohim kurse akuzojm tjerët që janë të detyruar të kushtëzojn me standarde që të nga largojnë nga epoka e humanoidëve primitiv dhe sjelljen në botën reale!( autori i pa njohur)”
Shqiponjat fluturojne larte, por kthehen ne folene e tyre.
Ne jemi nje komb i vjeter, me histori martiresh qe kemi vuajtur ne shekuj.
Ne jemi nje vend europian,qe punojme për popullin dhe atdheun tone !
Mire bre ? pse ne te jemi viktime e propagandave fetare?
Kur do te vetdijesohemi qe me ndergjegje te paster ta pranojme se cka jemi?
Përkundër të gjitha kërkesave ;treni i historisë e vazhdon rrugëtimin e tij; dhe e jona është te ruhemi që të mos na gjuajnë jashtë nga ai vagoni i fundit në të cilin kemi ngelur.
O me lindjen o me perëndimin !

Xhamia e Tiranes  financohet nga Turqia ?!!

Disa të dhëna biografike për shkrimtarin Ndok Sinishta, që vdiq në Zvicër më 15 maj 2021

Përgatiti: Mark Palnikaj  

Ndok Sinishta

Ditën e shtunë, me datë 15 maj 2021, rreth orës 22 e 40 minuta, në një spital të Zvicrës ka ndërrue jetë Ndok Sinishtaj, mbas një sëmundje të rëndë. 

Biografia 

Nokë (Ndue) Sinishtaj është lindur më 24 gusht 1944, në fshatin Kshevë të fisit Gruda të Malësisë së Madhe, në Malin e Zi, rreth 7 km larg qytetit të Tuzit, në një familje të madhe patriarkale me mbi 60 anëtarë. Ishte i katërti prej trembëdhjetë fëmijë të prindërve Gjelosh Toma dhe Age Uci.   

Ndoka u rrit me shumë bashkëmoshatarë brenda familjes së tij të madhe, ku tridhjetë e tre fëmijë nga kjo familje shkonin njëherazi në shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes, Kshevë, ndërsa arsimin tetëvjeçar e mbaroi në qytezën e Tuzit. Ndoka vazhdoi mësimet në Gjimnazin Klasik në Zara dhe Pazin (Ister) të Kroacisë. Vazhdoi studimet e larta për filozofi, teologji dhe letërsi në Rijekë, Zagreb dhe Firence.   

I pajisur me kulturë europiane dhe njohës i pesë gjuhëve të huaja, Ndoka u shugurua meshtar dhe punoi pesë vjet në Guci, Tuz, Titograd (Podgoricë) dhe Traboin (Hot). Nuk u mjaftua me arritjet e tij në studime dhe në vitin 1975 u regjistrua në Filozofi dhe Letërsi Italiane në Universitetin e Friburgut, ku u diplomua në vitin 1981.  

I pabindur ndaj eprorëve të vet për mënyrën si ata shërbenin, i kërkoi Papës lirimin e tij nga detyra, por u mbeti besnik i bindjeve të tij si i krishterë. Me dekret të veçantë, Papa Gjon Pali II, lëshoi urdhërin për lirimin e tij. Shkoi për banim në Zvicër, ku u martua me Znj. Rozmarin Huwiler Sinishtaj, me kombësi gjermane, me të cilën pati dy fëmijë: Djalin Benjaminin dhe vajzën Suzanën. 

Si njohës shumë i mirë i disa gjuhëve, ai punoi për një kohë të gjatë si përkthyes në gjykatat e shtetit zviceran. Gjatë kësaj kohe pati njohje me figura të rëndësishme të studimeve albanologjike në Shqipëri dhe në diasporë. Është e njohur miqësia dhe korrespondenca me intelektualin e shquar Martin Camaj, me të cilin bashkëpunoi gjatë në përpjekjet e tij për lëvrimin e gegnishtes, si pjesë e vokacionit të tij intelektual.  

Noka botoi libra me poezi dhe prozë në gjuhët shqipe, serbokroate, italiane dhe gjermane. Gjithashtu, ka shkruar vepra në prozë dhe në poezi në dialektin gegënisht dhe në të folurën e  Kshevës së tij. Librat janë të pajisur me shënime dhe përmbajnë shpjegime të shumta.  

Varrimi, simbas amanetit që ai ka lanë me shkrim, u ba në Zvicër ku kaloi pjesën më aktive të jetës së tij. 

Vepra

Vepra në gjuhën Shqipe:

  1. “Mogilat e Kshevës” (1976)
  1. “Te varret e Kshevës”, poezi (1976)
  1. “Syri i ngujuar”, poezi (1998)
  1. “Në vend të epitafit”, poezi (2002)
  1. “I vetmuar, në kopshtin tim, qaj për të afërmit e mi”,(2002)
  1. “Spirale”, poezi (2003)
  1. “Rekuiem për fshatin tim”, poezi (2005)
  1. “Tetë letra të Martin Camaj”, (2000)
  1. “Nga sergjeni i harruar”, poezi (2007)
  1. “Rrefimet e një prifti të rebeluar”, publicist (2000)
  1. ”Kupa e thyer e heshtjes”,poezi (2010)
  1. “Nën arkada të universit”,poezi (2013)
  1. “Dejka Kujtimesh” , poezi, Tiranë 2014
  1. “Cui Bono” kritikë, Tiranë 2016
  1. “Monologu i Çinisë së Podgoricës”, poezi, Tiranë 2016
  1. “Shqiponja e Grudës Gjekë Gjon Sinishtaj 1894-1938, monografi, Tiranë 2016
  1. “Motive Malësore” poezi, Tiranë 2017
  1. “Ashti i Poetit”, poezi, Shkodër 2020

Veprat në gjuhën Kroate:

  1. “More mira u nemiru” (“ Deti i paqës në trazim”), poem (1974)
  1. “Nerastoceni mir” (“Qetësia e patrazuar”), poem (1974)
  1. “Dubrovnik”, poem (1974)
  1. “Apokalipsa Paska s Prokletia”, novel (1977)

Veprat në gjuhën Italiane:

  1. “Rimani amica”, poezi (1977)

Vepra në gjuhën Gjermane:

  1. “Eingewickelt in sein Schweisstuch”, poezi (1994)