Kreu Blog Faqe 1690

Minjtë e kanalizimeve sulmojnë luanin!

0
Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA
Është për t’u habitur dhe mahnitëse se sa energjike bëhen partitë e korruptuara politike (kriminelët mes tyre) kur papritmas kërcejnë si gjelat dhe duan të vallëzojnë kur një parti e re i shkel në gishtat e këmbëve.
 
Minjtë ose parazitët e tyre mund të transmetojnë disa sëmundje shumë të rënda. Vlerësohet se këta minj kanë kontribuar në përhapjen e dhjetëra sëmundjeve siç është murtaja. Disa nga speciet kanë pasur një domethënie të madhe për njerëzimin, si kafshë jashtëzakonisht të dobishme në kërkimet mjekësore. Në rastin tonë si eksperiment kur bëhet fjalë për çmendurinë e kokëmishëve. Po ku ka çmenduri më të madhe kur nga të gjitha anët sulmohet një nga zonjat më të respektuara që ka pasur populli shqiptar, babai hero i së cilës u masakrua nga tradhtarë?! Pse e sulmojnë në vend që me aktivitetin atdhedashës dhe dobiprurës të saj të jenë krenarë?! 
Që ajo (Donika) është krenare për rrënjët e saj na bën edhe më shumë krenarë për të! Nëse babai i saj i ndjerë do të jetonte, do të ishte shumë i lumtur me atë që vajza e tij ka arritur.
 
Donika Jusuf Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës
Ne jemi me fat që e kemi në qeverisjen e shtetit më të ri të Evropës bijën e madhe të shqiptarisë. Dhe, ajo përhap shpresë reale mes njerëzve që dëshirojnë një Kosovë ndryshe. Donika, ti krenaria e kombit, nderit dhe gjakut tonë pellazg-ilir, ke mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm – të trojeve dhe diasporës.

PS: Isha në një vizitë të shkurtër në Shqipëri, u ktheva disa orë më parë, kjo letër është shkruar në shpejtësi.
Aurel Dasareti

Ardita Sinani zgjedhet kryetare e re e Preshevës

0

Preshevë, 10 maj -Në Ditën e Evropës, pas Kosovës sot edhe Presheva ka bere ndryshimin, ku lideret e partive kryesore politike shqiptare kane arritur marrëveshje politike, që hapën rrugë për zhvillimin e Preshevës. Ardita Sunani posa eshte zgjedhur (18:345) me shumice votash, për te cilen fotuan 22 pro, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ardida Sinani, kryetarja e posazgjedhur e Preshevës

Historike: Në Qeverisjen e pushtetit lokale në komunën e Preshevë asnjë serbë

Zgjedhjet u mbajtën më 28 Mars, ku Alternativa për Ndryshimet e kryetarit në ikje të Komunës, z.Shqiprim Arifi, mori më shumë vota (6020) pastaj Partia Demokratike e Shqiptarëve të z.Ragmi Mustafës fitoi 9 vende (4,173 vota) dhe Partia për Veprim Demokratik të Deputetit të Bujanovcit Shaip Kamberi, e udhëhequr nga zb. Ardita Sinani në Preshevë, doli në vendin e tretë me 7 vende.

Ata ndiqen nga Lëvizja e Reformës, e udhëhequr nga Kryetari i i posazgjedhur z.Sami Salihu, me 2.545 vota dhe 5 vende këshilli, koalicioni i partive Serbe, i udhëhequr nga Progresiv Branko Trajkovic, me 1.222 vota dhe 2 vende dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), e cila është në këto zgjedhje mori 441 vota vetem një qender vendvotimi.

Komisioni ka konstatuar se procesi votimit është i rregullt dhe se është zhvilluar në pajtim me rregullat dhe ligjet përkatëse. Në votim kanë marrë pjesë 35 këshilltarë, prej të cilve 22 kanë votuar për zgjedhjen e Sami Salihut në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës. Dhjetë këshilltarë kanë votuar kundër derisa 3 vota kanë qenë të pavlefshme.

“Nga sot, komuna jonë çlirohet nga ndikimi i drejtëpërdrejtë i Listës Serbe të Beogradit. Kjo është fitore e rëndësishme për lirinë dhe barazinë tonë të nesërme…” thëne kryetarja e PVD-së Ardita Sinani për gazeten Le Canton27.ch

Sipas saj “Kjo qeveri e re ne Presheve pas koalicionit te ish-partive opozitare shqiptare ishte vullnet i shumicës se qytetareve shqipare te Lugines, të cilët votuat në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Preshevës, duke e kërkuar në opozitë ish-pushtetin e Alternativës për Ndryshim dhe Listës Serbe…”

Sami Salihu zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës

Me 22 vota pro Sami Salihu zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal në Preshevë Pas diskutimeve rreth kandidaturës së Sami Salihut për kryetar të Kuvendit të Komunës së Preshevës, rreth orës 14:00 ka filluar procesi i votimit të këshilltarëve të Kuvendit.
Komisioni ka konstatuar se procesi votimit është i rregullt dhe se është zhvilluar në pajtim me rregullat dhe ligjet përkatëse. Në votim kanë marrë pjesë 35 këshilltarë, prej të cilve 22 kanë votuar për zgjedhjen e Sami Salihut në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës. Dhjetë këshilltarë kanë votuar kundër derisa 3 vota kanë qenë të pavlefshme.

Serbet e Listes se Vucicit sot ne Presheve e leshuan mbledhjen meqe nuk ju paskan siguruar perkthyes simultan, kurse n’pazar blejne vo e pasul prej shqiptareve pa perkthyes meqe e dijne shipen ma mire se do shqiptare n’komune! (“Tanjug: Preševo dobilo novu predsednicu Opštine, Arifi sa srpskim partijama prešao u opoziciju..Srbi u Preševo napustili zasedanje jer im nije obezbeđen prevod..“), ka shkruar ne fund gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Sami Salihu zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës

0

Preshevë, 10 maj -Me 22 vota pro Sami Salihu zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal në Preshevë. Pas diskutimeve rreth kandidaturës së Sami Salihut për kryetar të Kuvendit të Komunës së Preshevës, rreth orës 14:00 ka filluar procesi i votimit të këshilltarëve të Kuvendit.

Kjo qeveri e re ne Presheve pas koalicionit te ish-partive opozitare shqiptare ishte vullnet i shumicës, të cilët votuat në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Preshevës, duke e kërkuar në opozitë ish-pushtetin e Alternativës për Ndryshim dhe Listës Serbe..

Historike: Në Qeverisjen e pushtetit lokale në komunën e Preshevë asnjë serbë

Zgjedhjet u mbajtën më 28 Mars, ku Alternativa për Ndryshimet e kryetarit në ikje të Komunës, z.Shqiprim Arifi, mori më shumë vota (6020) pastaj Partia Demokratike e Shqiptarëve të z.Ragmi Mustafës fitoi 9 vende (4,173 vota) dhe Partia për Veprim Demokratik të Deputetit të Bujanovcit Shaip Kamberi, e udhëhequr nga zb. Ardita Sinani në Preshevë, doli në vendin e tretë me 7 vende.

Ata ndiqen nga Lëvizja e Reformës, e udhëhequr nga Kryetari i i posazgjedhur z.Sami Salihu, me 2.545 vota dhe 5 vende këshilli, koalicioni i partive Serbe, i udhëhequr nga Progresiv Branko Trajkovic, me 1.222 vota dhe 2 vende dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), e cila është në këto zgjedhje mori 441 vota vetem një qender vendvotimi.

Komisioni ka konstatuar se procesi votimit është i rregullt dhe se është zhvilluar në pajtim me rregullat dhe ligjet përkatëse. Në votim kanë marrë pjesë 35 këshilltarë, prej të cilve 22 kanë votuar për zgjedhjen e Sami Salihut në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës. Dhjetë këshilltarë kanë votuar kundër derisa 3 vota kanë qenë të pavlefshme.

Serbet e Listes se Vucicit sot ne Presheve e leshuan mbledhjen meqe nuk ju paskan siguruar perkthyes simultan, kurse n’pazar blejne vo e pasul prej shqiptareve pa perkthyes meqe e dijne shipen ma mire se do shqiptare n’komune! (“Tanjug: Preševo dobilo novu predsednicu Opštine, Arifi sa srpskim partijama prešao u opoziciju..Srbi u Preševo napustili zasedanje jer im nije obezbeđen prevod..“), ka shkruar ne fund gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Audio e Zarif-it, goditje fatale dhe e dhimbshme për Qeverinë e Iranit

0

Është e qartë nga bisedat, blogjet, artikujt e gazetave, diskutimet, reagimet, dhe shprehjet e shumë zyrtarëve iranianë, se publikimi i audios së ministrit të jashtëm të regjimit Mohammad Javad Zarif ka qenë një goditje kaq e madhe për të gjithë sistemin saqë edhe pas një jave, pasojat e saj vazhdojnë të ndihen.

Si rrjedhim, të dy fraksionet e regjimit po përpiqen të zbulojnë arsyen dhe personin që ka qenë përgjegjës për publikimin e audios. Procesi në vazhdim tregon se kjo temë do të ketë shumë pasoja tronditëse, të fshehta e të dukshme, për regjimin.

Disa nga të përditshmet shtetërore po e quajnë këtë goditje “Porta e Zarif-it,” duke theksuar se kjo do të ketë një impakt tek zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Nisur nga kapaciteti i kësaj ngjarjeje për të bërë lajm, nuk duket se pasojat tronditëse të saj do të zhduken së shpejti nga peizazhi politik i vendit. Kjo situatë do të thotë se çështja (Porta e Zarif-it) nuk ka mbaruar, dhe pasojat e saj do të ndikojnë në atmosferën politike dhe shoqërore të Iranit në një kohë kritike, madje edhe më shumë në periudhën përpara zgjedhjeve presidenciale të 2021-it.” (Jahan-e-Sanat, 5 maj 2021)

Situata është kaq kritike saqë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim, Zohreh Elahian, një anëtare e Komitetit të Sigurisë Kombëtare e Politikës së Jashtme të Parlamentit, në një letër drejtuar Zarif-it, i bëri atij 20 pyetje duke i kërkuar përgjigje.

Sikur vetëm këto pyetje të marrim parasysh, është e qartë se sa kritike dhe e rrezikshme është bërë situata për regjimin pas publikimit të audios.

80 vjet nga masakra serbe e Rogovës dhe injorimi i kësaj masakre nga institucionet shkencore dhe politike të Kosovës

0

Nga: Nue Oroshi, Gjermani

Masakra që ka ndodhur në prillin e vitit 1941 , ku u masakruan shqiptarët katolik të 8 fshatrave të Komunës së Gjakovës është Masakra më e madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore në Komunën e Gjakovës. Deri më tani kjo masakër ka mbetur e mbuluar me mister dhe thuaje në pluhurin e harresës nga ana e instutucioneve shkencore dhe politike në Kosovë.Prej vitit 1999 e deri tash kur është 80 vjetori i masakrimit të këtyre atdhetarëve shqiptar për 22 vjet me radhë asnjë institucion shkencor zyrtar i Kosovës dhe asnjë kryetar komune në Gjakovë nuk e ka organizuar asnjë akademi përkujtimore apo sesion shkencor për këtë Masakër që tronditi fshatrat e komunës së Gjakovës.

Studimi i parë për këtë Masakër u paraqit në sesionin shkencor që kishte organizuar shoqata “Trojet e Arbrit ” më 11-12 dhjetor 2005 në Klinë me temën: Nacionalistët shqiptar në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1939-1954″.Në këtë sesion shkencor famullitari i atëhershem i kishës së Bistazhinit dom Viktor Sopi me sugjerimin dhe propozimin tim e pati mbajtur një ligjeratë të shkëlqyshme me temën: “Masakra e Rogovës në vitin 1941”.Ky studim i parë për Masakrën e Rogovës është botuar në librin e shoqatës “Trojet e Arbrit”- E Djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike-4″, Prizren-Klinë,(2006),faqe,276 –286.Ky është punimi i parë për Masakrën që u bë në 8 fshatra të Komunës së Gjakovës ku sipas shënimeve të priftit Dom Luka Filiqi që kishte shërbyer në atë periudhë kohore i shënon me emra dhe mbiemra 64 shqiptarë të vrarë që ishin nga fshatrat e famullisë së  janë:Bistazhini,Bërdosana,Doli,Fshaji,Kusari,Kushaveci,Marmulli dhe Smaqi.

Dom Viktor Sopi jep shënimet autentike nga libri i regjistrit të besimtarve që i kishte regjistruar prifti atdhetar Dom Luka Filiqi. Dom Luka në këtë regjister kishte kryer një punë të mrekullushme sepse kishte regjistruar emrat e 64 shqiptarve katolik që ishin masakruar në datat 11,12,13 dhe 14 prill 1941,në kujtimet e banorve të vjetër thuhet se numri i të masakruarve ishte 72.Kjo mund te jetë plotësisht e vërtetë për faktin se mund ti ketë shpëtuar Dom Lukë Filiqit evidentimi edhe i 8 personave të tjerë për faktin se të vrarët dhe të masakaruarit nuk liheshin përmbi dhe por varroseshin nga familjarët e mbetur kryesisht gra, ku sipas deshmisë së veprimtarit tani të ndjerë në një intervistë dhënë autorit të këtij shkrimi Augustin Bisakut nga Bistazhini shumica e këtyre të masakruarve kishin mbetur me ditë të tëra përmbi dhe ishin gjuajtur nga ushtria serbe, në një përrua dhe se nuk kishte pasur kush ti varroste, ku pas disa ditësh, ishin varrosur nga gratë e këtyre fshatrave.Për këtë Masakër kemi edhe dy studime dhe shkrime tjera njëri nga studiuesit.Dr.Besim Muhadri e Dukagjin Markaj me titull: Masakrat dhe Terrori serb në prillin e vitit 1941″ si dhe shkrimi i publicistit Pjetër Domgjoni Pashkët e Përgjakura“.Te dy këto shkrime të botuara në portalin online “Zemra Shqiptare“.Më 6 nëntor 2016, në fshatin Smaç të Gjakovës, me kremtimin e Meshës u përurua Kisha e vogël kushtuar Martirëve të Shenjtë e të Lumtur. Po mё, 2016, me rastin e 90-vjetorit të themelimit të famullisë kishtare  “Zoja Rruzare” në Bishtazhin dhe masakrës së 72 besimtarëve katolik shqiptar të vitit 1941, me nismën e famullitarit të kishës”Zoja Rruzare”në Bishtazhin, dom Marjan Demajt dhe me bashkëpunimin bujar të shumë anëtarëve të kësaj kishe, në tetorin e 2016 u ngrit një Memorial përkujtimor në oborrin e famullisё  “Zoja Rruzare “nё fshatin Bishtazhin.Për 80 vite këta martir mbetën vetëm në përkujtim të Kishës si besimtar dhe Shoqatës  “Trojet e Arbrit”, por nuk u avansuan në përkujtim shtetëror.Derisa shkrimi i parë ishte eksluziv i bazuar në faktet dhe dëshmitë e shkruara të Dom Luka Filiqit dhe që e jep në mënyrë shumë përmbajtësore Dom Viktor Sopi, dy shkrimet e tjera pajtohen në kontekstin se kjo Masakër ishte kryer nga Ushtria Serbe por jo edhe në faktin se kush ishin mercenarët shqiptar që ishin pjesëmarrës në këtë Masakër krahas ushtrisë serbe në prillin e vitit 1941.Derisa Besim Muhadri dhe Dukagjin Markaj në një studim përmbajtësor japin emrat e dy kriminelve serb që kishin marrë pjesë në atë Masakër Sreçko Çemerikiqit dhe Brajan Zoriçit si dhe kolonve serb e malazezë që i kishin ndihmuar atyre në kryerjen e kësaj masakre të ushtrisë kriminale jugosllave, me këtë konstatim pajtohen edhe studiuesit tjerë që kanë shkruar deri me tani për këtë masakër se ishte kryer nga ushtria dhe xhandarmaria serbe, por jo edhe me konstatimin se në këtë masakër kanë marrë pjesë edhe komunistët e Gjakovës.Publicisti Pjetër Domgjoni në shkrimin e ti  “Pashkët e përgjakura”shkruan qartë në bazë te dëshmive të bashkëvendasve dhe familjarve se pjesë në këtë Masakër kanë marrë edhe komunistët e Gjakovës.Këtë fakt e përforcojnë edhe studiuesit Muhadri dhe Markaj tërthorazi, kur e thonë qartë se prifti atdhetar Dom Lukë Filiqi pasi  që komunistët kishin ripushtuar Kosovën ai ishte burgosur dhe maltretuar fizikisht nga pushtuesit komunist për faktin se e kishte lënë amanet që të varroset në mesin e të masakruarve dhe në shënimet e ti e kishte shkruar shumë qartë se ky krim ishte kryer nga terroristët serb.Unë mendoj se kjo dilemë do të zgjidhet kur ta kemi mundësinë që ti kemi dëshmitë dhe dokumentet origjinal të prillit 1941 për të parë se çka shkruajnë këto dokumente lidhur me këtë Masakër.Se kush ishin të masakruarit nga ushtria dhe gjandarmëria serbe nga 11 Prilli e deri më 17 Prill të vitit 1941 nga fshatrat e Komunës së Gjakovës dua të jap deshminë autentike nga shkrimi i Don Viktor Sopit me titull  “Masakra e Rogovës 1941″ku jep dëshmitë e nxjerrura nga regjistri i famullitarit të asaj kohe Dom Lukë Filiqi,i cili shënon emrat e 64 martirëve të vrarë nga terroristët serb të cilët janë:

1. TOMË LUSHI, kryetar i Shoqërisë së eukaristisë Shenjtë, biri  i Ndue Nikollës, më besim katolik, lindur në  vitin 1904 në Bishtazhin ku dhe banonte në moshën 37 vjeçare , të premtën e madhe, më 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhaminë të Rogovës me bajonete është  bërë kortarë kortarë, ishte i rrefyer dhe kunguar të Dielen e Larit, me 6 prill 1941. Krah. librin e të lindurve nr.rrjedhës 569 për vitin 1904.Nga i nënshkruar Dom Luka Filiq –famullitar është varrosur në Talec më 18. prill 1914.

2.      GJONI,i biri i Mark Nokës, me besimi i krishterë (katolik)lindur në vitin 1891 në Bishtazhin, më banim ne Bishtazhin të Premten e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristet e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është  bërë kortarë kortarë. Kra librin e të lindurve nr rrjedhës 545 për vitin 1889. Nga i nënshkruari Dom Luka Filiq–famullitar është  varrosë në Talec më 18 prill 1914.

3.      MARKU i biri i Çup Hilit me besimi katolik lindur në Smaç, me vitin 1891 , me banim në Bishtazhin , të Premten e Madhe, me 11 prill 1941 në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është  bërë kortarë kortarë.Krah. librin e të lindurve, nr rrj 615 për vitin 1891. Me 18 prill 1941 është varrosur në Talec nga famullitari i nënshkruar Dom Luka Filiq.

4.      MIKELI i biri i Çup Hilit me besimi katolik lindur në Fshaj, në vitin 1906, në banim në Bishtazhin të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941 në meri në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë copë e grim Krah.librin e të  lindur nr. rrj. 615 për vitin 1906. Nga i nënshkruari i  Dom Luka Filiq –famullitar është varrosë në Talec me 18 prill 1914.

5.      LLESHI ,i biri i Gjin Preqit me besimi katolik lindur në Romajë në vitin 1885, me banim në Smaç , të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941 në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është  bërë kortarë kortarë.Krahaso librin e të lindurve nr.rrj 485 për vitin 1885.Më 18 prill 1941 është varrosur në Talec , nga i nënshkruari Dom Luka Filiq – famullitar.

6.      NOU ,i biri i Mark Vorfit me besim katolik lindur në , Marmull  më vitin 1906, me banim në Fshaj, Premtën e Madhe, më 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë kortarë-kortarë. ishte i rrëfyer dhe kunguar të Diellën e Larit, më 6 prill 1941. Krah. librin e të lindurve nr rrjedhës 465, pë vitin 1906. Më,18 prill është  varrosë në Talec, nga i nënshkruari,Dom Luka Filiq –famullitar.

7.      LLESHI, i biri i Mark Gjokës, me besim katolik i lindur në 1858 në Osek në banim në Fëshaj të premtën e madhe, me 11 prill 1941 , nga terroristët e Serbisë është vrarë me  plumë të pushkës në Gradish . Krah librin e të lindurvë, nr. rrj, 468 për vitin 1858. Më 18 prill 1941 është varrosë në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

8.      ZEFI i biri Gegës Pjetër Radit me besim katolik, i lindur në vitin 1900 në Smaç në banim në Bishtazhin te premtën e madhe, me 11 prill 1941 , ne meri ndaj fesë ‘in odium fidel’ nga terroristët e Serbisë në xhami të Rogovës i lidhum këmbë e duarësh me bajoneta është bërë kortarë – kortarë, duke ja pre edhe koken.Krah. librin e të lindurve nr. rrj 573, për vitin 1910. me 18 prill 1941 është  varrosur në Talec nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

9.      MARKU i biri i Zef Nout me besim katolik lindur në 2 mars 1910 në Bishtazhin, ku edhe banote, të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës i lidhur këmb e duarsh, me bajoneta është bërë kortarë–kortarë ;krah,librin të lindurve nr.rrj 561 , për nr.rrj 561 , për vitin 1910.Me 18 prill 1941 , është varrosur në Talec nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

10.  PALI , i biri i Zef Nout, me besim katolik lindur  në vitin 1913 në Novosellë të poshtme me banim në Bishtazhin të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhami të Rogovës i lidhun këmbë e duarsh, me bajoneta është bërë kortarë–kortarë ;Krah.librin e te lindurve., nr rrj 561 për vitin 1913 .Më 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruar Dom Luka Filiq –famullitar.

11.  NOU , i biri i Mark Çunit me besim katolik, lindur në Smaç në vitin 1895, me banim në Bishtazhin, të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhami të Rogovës me bajoneta është bërë kortarë–kortarë. Krah  librin e të lindurv nr. rrj . 603,për vitin 1895, më prill 1941 , është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

12.  GJERGJI i biri i Mark Çupit më besim katolik, lindur në Firzë në viti 1920 me banim në Bishtazhin, të shtundën e madhe, me 12 prill 1941, në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristet e Serbisë  është bërë copa e grima nga plumbat e pushkës . Krah librin e të lindurve, nr rrj . 569 , për vitin 1920. 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruar Dom Luka Filiq –famullitar.

13.           BINAKU biri i Nikollë Gjokës (Lushit) me besim katolik lindur në Novosell të Epërme në vitin 1893, në banim në Bishtazhin të shtundën e madhe, me 12 prill 1941,në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. Krah. Librin e të lindurve, nr rrj 569, për vitin 1893

14.  PRENI i 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.Biri i Binak Laskut, me besim katolik i lindur në Bishtazhin të Shtundën e Madhe, më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë  është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e të lindurvë, nr. rrj.589, për vitin 1941. është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

15.  ZEFI i biri i Kolë Gjokës, me besim katolik i lindur në Smaç në viti 1893, në banim ne Smaç, të shtundën e madhe, me 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë  është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 635, për vitin 1893.Më 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

16.  PASHKU i biri i Kolë Gjokës me besim katolik i lindur në Smaç në viti 1902, në banim në Smaç, të shtundën e madhe, me 12 prill 1941,në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë  është vrarë  nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj 523 për vitin 1902 . Më 18 prill 1941, është varrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

17.  PRENKU i biri i Frrok Kolës(Laskut)  me besim katolik i lindur në Mejë në vitin  1907 , me banim në Smaç (si më larti ). Krah. Librin e të lindurve nr. rrj .523 për vitin 1907 (ut supra –si më i larti ).

18.  NOU i biri i Gjin Kolës (Laskut) me besim katolik i lindur në Mejë në vitin 1907 , me banim në Smaç (si më i larti ). Krah. Librin e të lindurve nr. rrj 517, për vitin 1907 (ut supra –si më i larti ).

19.  GJONI , i biri i Gjin Kolës(Laskut) i lindur në Kusar në vitin 1909, me banim ne Smaq si më i larti. Krah  libri i të lindurve nr rrj 517, për vitin 1909 ut supra –si më i larti

20.  TUNA i biri i Gjin Kolës(Laskut)i lindur në Bishtazhin në vitin 1912, ku edhe banonte (si më i larti ) Krah libri i të lindurve nr rrj 517,për vitin 1915. ut supra –si më i larti.

21.  NIKOLLA , biri i Gjin Kolës(Laskut)lindi në Bishtazhin në vitin 1915, me banim në Smaç (si më i larti). krah. librin e të lindurve nr.rrj 517 për vitin 1915. (Ut  supra–si më i larti)

22.  MUSA i biri i Gjin Kolës (Laskut) lindi në Smaç në vitin 1917, me banim në Smaç

23.  PALUSHI , i biri i Ukë Noci (Bezhi) me besimi katolik lindur në , Marmull  më 12 qeshor 1916 me banim në Dolë të dielën e Dielën e Pashkëve , me 13 prill 1941,në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë  është vrarë  nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj 103, per vitin 1916. Më 19 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

24.  NOU i biri i Frrok Prenit me besimi katolik lindur në Shpenadi në vitn 1912, me banim në Kushavec të Dielën e Pashkëve , me 13 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë  është vrarë  nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 401 per vitin 1912. Më vitin 1912. Me 19 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

25.  DEDA i biri i Ndue  Prenit me besimi katolik lindur në Shpenadi në vitin 1912, me banim ne Kushavec të DIELËN E PASHKËVE , me 13 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë  është vrarë  nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr . rrj 123, për vitin 1910. Më 19 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

26.  NIKOLLA i biri i Pren Nikollës(Biqi) , me besim katolik , lindur në Dol në vitin 1915 , me banim në Dol të shtundën e madhe më,12 prill 1941,në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë  është vrarë  nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e të lindurve, nr. rrj 65, për vitin 1915. Më 1915,më 17 prill 1941  është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

27.   MARTINI i biri i Zef Mark Lekës i lindur në Dol ku edhe banonte të Shtundën e Madhe më,11 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë  është vrarë  nga plumbat e pushkës.Krahaso librin e të lindurve nr.97, për vitin 1913.Më 17 prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

28.   PRENKU i biri i Zef Mark Lekës me besim katolik , lindur në 1898 në Dol me banim në Dol të Shtundën e Madhe më,11 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë  është vrarë  nga plumbat e pushkës. krah i librin e të lindurve nr. rrj 121, për vitin 1898, 17 prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

29.   MUSA i biri i Nout Prenkës, lindur në vitin 1918 në Dol me banim në Dol të shtundën e madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. krah i librin e të lindurve nr rrj 123 për vitin 1918,më 16 Prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

30.  NIKOLLA,i biri i Mark Bibës,i lindur në vitin 1893 në Dol me banim në Dol të shtundën e madhe më 12 prill 1941,  në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. krah i librin e të lindurve nr rrj 115 pë vitin 1893 .

31.  LEKA i biri i Mark Bibës , i lindur në vitin 1905 në Dol me banim në Dol të shtundën e madhe më, 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë  është vrarë nga plumbat e pushkës. Krah librin e të lindurve nr rrj 115, për vitin 1905. Më, 16 Prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.

32.  TOMA i biri i Noc Bezhit lindur në vitin 1874 në Dol me banim në Dol . Të DIELËN e  të e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, me 13 prill 1941, nga (si me i larti).

33.  NOU (Mani) i biri i Prekë Tahirit i lindur në Rogovë në vitin 1888, me banim në Dol (si me i larti )

34.  NDRECA(LILI)i biri i Prekë Tahirit i lindur në Rogovë në vitin 1888, me banim në Dol (si me i larti ).

35.           TOMA i biri i Ndrekë Gjinit (Paluca)i lindur në vitin 1899 në Dol, me banim në Dol (si me i larti ).

36.  TUNA i biri i Nrekë Gjinit (Paluca) ,i lindur në Krushevë te Vogël, në vitin 1901, me banim në Dol.

37.  GJOKA, biri i Nikollë Lleshit,i lindur në vitin 1891 në Skortull–Gjugjë, me banim në Dol të të dielën e Pashkëve… (si me i larti )

38.  GJOKA i biri i Pren Lleshit i lindur në vitin 1891 në Skortulla–Gjugjë, me banim në Dol të dielën e Pashkëve…. të gjithë këta janë varrosur në Moklicë më 15 prill 1941. Varrimi i tyre është bërë nga familjaret dhe farefisi.

39.  DODA i biri i Prekë Nikollës Alijes,i lindur në Kusar në vitin 1883, me banim në Kusar të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit , me 13 prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë  nga plumbat e pushkës.Nga familjaret dhe fare e fis i tij është varrosur në Moklicë, me 18 prill 1941.

40.  GJONI i biri i Prenkë Nikollës , i lindur në vitin 1881 në Çeriki , me banim në Kusar të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, më 13 prill 1941, në mëri e ndaj fesë ‘in odium fideli’nga terroristët e Serbisë është vrarë. Nga familjaret dhe fare e fis i tij është varrosur në Moklicë, më 18 prill 1941.

41.  SIMONI i biri i Gjokë Nikollës , lindur në Kusar në vitin 1884, me banim në Kusar të dielën si me i larti .

42.   KOLA i biri i Gjokë Nikollës , lindur në Kusar në vitin 1884, me banim në Kusar të dielën si me i larti.

43.   TOMA i biri i Gjokë Nikollës i lindur në Kusar në vitin 1905, në Rezina në banim në Kusar me i larti.

44.  ÇUNI i biri i Dedë Ndrecës i lindur në Kusar në vitin 1868, me banim në Kusar si me i larti ).

45.  FRANA i biri i Nrecë Dedës lindur në Kusar në vitin 1868, me banim në Kusar (si me i larti )

46.  ZEFI i biri i Tuc Markut, lindi ne Planqorr në vitin 1909, me banim në Kusar (si me i larti ).Të gjithë këta jan te varrosur nga familjaret e tyre, më 18 prill 1941

47.  NRECA  i  biri i Dedë Bardhecit,i lindur në Dujakë në vitin 1886 , me banim në Marmull me besim katolik të të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, më 13 prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës.Me 18 prill 1941 nga familjaret e ti është varrosur në kopshtin e vet .

48.  MARKU i biri i Gjin Markut,i lindur në vitin 1864 në Velezhë, me banim në Marmull të shtundën e madhe, me 12 prill 1941 (si më i larti ), me 18 prill 1941 nga  familjaret e ti është varrosur në kopshtin e Ndrecës Dedë Bardhecit .

49.  GJERGJI i biri i Mark Nikollë Rrasit,i lindur në Firez në vitin 1889, me banim në Marmull të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit , me 13 prill 1941 (si më i larti). Më 14 prill nga familjarët e vet është varrosur në Kodranesh.

50.  UKA i biri i Ndrec Markut, lindur në Marmull në vitin 1909, me banim në Marmull të të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit , me 15 prill 1941 (si më i larti). Më, 14 prill nga familjart e vet është varrosur në Kodranesh.

51.  NIKOLLA i biri i Ndrec Markut lindur në  Marmull  ne vitin 1900, me banim në Marmull të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit , me 15 IV. 1941 , nga disa femra është varrosur në Kodranesh.

52.  PRENUKU i biri i Palok Lleshit i lindur në Bishtazhin në vitin 1910, me banim në Marmull,(si me i larti)  , nga disa femra  është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.

53.  HILI i biri i Nikollë Dedës i lindur në Kusar, në vitin 1888, me banim në Marmull , (si më i larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.

54.   NOU i biri i Prenk Nikollës i lindur në Merdit, në vitin 1893, me banim në Marmull (si më i larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.

55.  ZEFI i biri i Nue Prenk Nikollës, i lindur në Dol në vitin 1922, me banim në Marmull , (si më i larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941

56.  PJETERI i biri i Llesh Nout,i lindur në Marmull në vitin 1906, me banim në Marmull , (si më i larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.

57.  NDRECA , biri i Mark Sherrit i lindur në Kushnin  në vitin 1908 në  banim në Bordosan  të premten e madhe më 11 prill 1941,  në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë  është  vrarë  nga plumbat e pushkës. Disa Shqiptar të fesë muhamedane,më 17 prill 1941 e varruan trupin e tij jashtë qytetit të Gjakovës.

58.  MARKU i biri i Prenkë Nrecës , i lindur në Zllakuqan në vitin 1908, me banim në Bordosan, të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli  nga terrorisetët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës nga disa gra,është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.

59.  PRENI i biri i Bibë Prek Krasniqi, lindur në Bisak në vitin 1870, me banim në Bordosan të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941….. (si ne i larti ).

60.  BIBA i biri i Pren Bibës ,i lindur në Trava në vitin 1897, me banim në Bordosan të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941 (si me larti ).

61.  GJOKA i biri i Pren Bibë Krasniqi ,i lindur në Smaç në vitin 1914, me banim në Bordosan  të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli” (si nga larti).

62.  DEDA i biri i Jak Ndrecë Kolës i lindur në Marmull, në vitin 1912 është pushkatuar    më 28 prill 1941,nga familjaret e ti është varrosur në Talec, me 30 prill 1941.

63.  ZEFI i biri i Pashk Mark Ndout, me besim i krishterë (katolik), lindi në Troshan, me 6 mars 1941, me banim në Troshan, më 18 mars 1941 është pushkatuar me 19 mars 1941 nga prindërit dhe familja ,është varrosur ne Moklicë (nb.foshnje)

64.  PASHKJA e bija e Gjon Prenk Kolës e lindur në Ujzë me 9 prill 1941 , me banim në Ujzë.Të premtën e madhe , me 11 prill 1941 është vrarë të shtunën e  madhe më 12 prill 1941, familjaret e saj e varrosën në Talec ………

Libri : defunktorum, viti 1941 nr.28–78 fq, 94–101.

Përveç dëshmive faktive për këtë Masakër të forcave serbe që është krye ndaj këtyre tetë fshatrave kjo masakër u përjetsue edhe në këngë.Ishte legjenda e muzikës folklorike Augustin Ukaj i cili vinte nga këto fshatra i cili edhe pse në kushte okupimi ua kushtoj një këngë këtyre martirëve të shqiptarisë.Këngetari i folklorit Augustin Ukaj përmes këngës së ti për Marka Qupin i cili ishte njëri nder 72 të vrarët në këtë masakër në mënyrë mjaftë konkrete i paraqet disa dëshmi interesante se këta mashkuj ishin marrë nëpër shtëpia,ishin grumbulluar dhe përmes qafes së Gradishit ishin dërguar në fshatin Rugovë të Hasit pikërisht në xhaminë e fshatit për ti pushkatuar.Këtë këngë po e japim komplet ashtu siç e ka kënduar edhe raspodi i mirënjour shqiptar Augustin Ukaj-me titull:Kënga e Marka Qupit: “ Ai krajl Pjetri në kamb ish que/ Shumë ushtri naj ka bashku/Kish mbledh krajli shumë ushtri/Hike Hasit shpi për shpi/Mbledhke t´vjetër besa mbledhke tri/Zullum t´madh jav ka shti/Don mej gri ka dy ka dy/N´Bishtrazhin ai kur ka hy/Marka Qupit n´shpi ja paska msy/Nder të Markut ata kur kanë mbrrie/Tuj ba za robnia kan nie/Reja e ti n´oborr koka dalë/qoni djemt ju paska thanë/Marka Qupin kena ardhë me marr/Reja e tina te Marku po shkon/Migja Mark ty po t´kërkojnë/Marka Qupi po i heton/Mirë pe din qe janë ardh me marrë/Mirë pe din qe dojnë me pushkatu/E hoq kapuqin i shkreti krytë te kru/Rejave t´veta s´ju ka kallxu/N´derë të oborrit kah ka shku/Se për para t´shkretin ma kan vnue/Tan nqyk t´pushkës shpinë tu ja mshue/Rejat britshin tuj ba kuku/Mixha Mark ku janë tut que/Nja prej tyne ashtë dredhue/Mos mërziti ju ka kallxue/Tash pe marrim kena me jav que/Ngjade t´madhe 50 i kanë bashkue/Nqaf tgradishit naj kanë fillue/Rogovë t`Hasit te tanë i kanë que/Po don me i pushkatue/Apo dojnë te gjithë me i grije/Se n´Rogovë i shtinë në xhami/Po i rreshtojn ata dy ka dy/Dy ka dy i kanë rreshtue/i kanë shti shehadet me marue/Janë ra nguj tuj gjimue/Besa kaj batare javë kanë lshue/Tanë i lanë t´vdekun palue/E po iken qenat mbrapa janë dredhue/Marka Qupi gjallë kish pshtue/Ishte ranë i shkreti plague/E qoji kryet shokt tuji shikue/O kur i pa gjithë vdekun palue//Ja ka nis tuj fsha tuj gjimue/Çka mvyn jet unë me pshtue/Robt e mi aty i kam/Ni pikë uji a kush ma qone/Dojnë mushknitë flakë me mu kallë/Pak pa ba shpirt me dhanë/Nisi i shkreti po mallkon/i vraftë Zoti shka na bane/Na skem pas as faj as hile/E i lumi Zot/ jav ktheftë n´kabile(n´familje) “.

Kjo Masakër e cila është e njohur si Masakra e Rogovës e Prillit 1941 edhe pas 80 vitësh u la në pluhurin e harresës.Personalisht si historian mund ti shtroj disa dilema sa i përket kësaj Masakre.Si është e mundshme që edhe pas 80 vitesh asnjë institut shkencor mos ta organizoj asnjë sesion shkencor apo akademi përkujtimor për një Masakër të madhe e cila ishte Masakër kryekput e kryer nga ushtria dhe xhandarrmaria Serbe.Pse për 22 vjet më radhë asnjë kryetar komune i Gjakovës nuk e organizoj asnjë sesion shkencor apo akademi përkujtimore kushtuar këtyre martirve atdhetar që u masakruan vetëm që i takonin orientimit përendimor shqiptarë.A kishin gishtë komunistët e Gjakovës apo ndonjë grupim tjetër politik në Gjakovë që i ndihmuan ushtrisë serbe ta bëj këtë masakër sikurse ndodhi katër vite me vonë ku komunistët ishin krahë ushtrisë serbo-komuniste dhe vranë e masakruan shqiptarët nacionalistë në Dukagjin,Drenicë,Ferizaj,Mitrovicë dhe shumë pjesë tjera të Shqiperisë Etnike.Si përfundim e jap propozimin që këtyre atdhetarëve që u harruan dhe qëllimisht u anatemuan nga institucionet shkencore dhe politike në Kosovë për 22 vjet me radhë t´u ngritët një Memorial në Qendër të Gjakovës dhe të skalitën në bronz emrat e 72 Martireve shqiptar të cilët të vetmin faj e kishin se ishin në rrugën e Zotit dhe në drejtimin mbrojtjës së vlerave historike të Gjergj Kastriotit.

A mund shkruhet Historia e Shqipërisë nga Akademikë të Indoktrinuar?

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Vendimi që ka marrë  Akademia e Shkncave të Shqipërisë është vendim shumë ambicioz, i duhur, por deri diku I parakohëshëm sepse, do të realizojë brënda 2 vjet pune dhe me një fond prej 1 milion $ Historinë e Shqipërisë prej tre volumesh me rreth 2.000 faqe. Këtë Histori do ta ri-shkruajnë Akademistë të vjetër dhe të rinj por mesa duket duhet të jenë: Prof. Neritan Ceka, Prof. Ferit Duka, Prof. Myzafer Korkuti, Apollon Baçe, Prof. Paskal Milio, Prof. Beqir Meta, Sonila Doçi, Ledia Duçi, Prof. Adem Bunguri, Gjon Berisha, Sabit Syla, Saimir Shpuza, Luan Perzhita, Prof. Prof. Pëllumb Xhufi, Prof. Skënder Muçaj.

Përse është i para kohëshëm? Pikërisht sepse për të realizuar këtë detyrë madhështore duhen njerëz `Researchërs`, njohës të mirë të gjuhëve të vjetra si greqishtja e vjetër, latinishtja, osmanishtja madje dhe sllavishjta e vjetër ( serbo-bullgare). Të gjitha këto gjuhë përmbajnë Historinë e Pelazgëve-Dardano- dhe fiseve ilire, Arbër-Epirotëve dhe shqiptarëve të ditëve të sotme.

Problemi qëndron në disa aspekte:

Së pari, nuk janë të gjithë Profesorët e ndëruar të paktën për Historinë e Lashtë si njohës të mirë të gjuhëve të vdekura, dhe nuk mund të përballen me argumentet e Historianit Hammond i cili kur ka ardhur në Shqipëri mbrojti versionin grek të Historisë, dhe asnjë nga Profesorët që janë në listë nuk e kondërshtoi. E si mund ta kundërshtojnë sot po këta Profesorë?

Së dyti, profesorët e Historisë së Mesjetës nuk janë të përgaitur të përballen me argumentet osmano-turke dhe bizanntine sepse një pjesë e profesorëve kanë mbrojtur deri më sot versionin turk duke kritikuar versionin e Historisë së Shqipërisë të shkruar nga Prof. Kristo Frashëri dhe të tjerë,

Së treti Profesorët e Historisë së Shqipërisë së Pavarësisë, epokës së Zogut,  luftës nacional- çlirimtare, historisë së PPSH, dhe të demokracisë së brishtë, nuk mund të hedhin poshtë tezat e tyre të shkruara që në kohën e PPSH, dhe nuk mund të bëhen si I. Kadare i cili pështyu atë që kishte lëpirë gjatë diktaturës. Pse? Sepse janë Profesorë, i kanë argumentuar tezat e tyre dikur, e si        mund të pështyjnë mbi punën e dikurshme?

Së katërti, Akademia e Shkencave nuk bëri Reformën e duhur kur u ri -kontruktua herën e fundit. Pse sepse U lanë po ata akademike, madje futën  apo bënë kandidatë për anëtarë akademie njerëzz pa titullin professor, si dhe nuk u bë seleksionimi i duhur.

Në gazetën Tema të sotme, gazetari Roland Qafoku ka paraqitur 9 probleme konfliktuoze në Historisë së Shqipërisë me të cilat do të përballen ashpër këta akademistë për të cilat konfliktet vijnë nga vetë autorët historianë shqiptarë të lidhur me grupime politike të ndryshme që nga 28029 nëntori i 1944 e deri më 2021, të cilat duhen rishikuar sipas tij,

  1. Lidhja e Ilirëve me Pellazgët paraardhës
  2. A na i ka vjedhur Greqia Historinë e Lashtë dhe heronjtë  si Akili, Aleksandri i Madh, dhe Pirro i Epirit?
  3. Si do trajtohet Historia e Feve në Shqipëri nga Prediikimi i Shën Palit në Durrës e deri në ditët tona
  4. Si do të trajtohen 82 delegatët dhe 40 Firmatarët e Pavarësisë
  5. Problemi i vrasjes së Esat Pashë Toptanit dhe trajtimi i Avni Rustemit; Hero apo vrasës?
  6. A ishte Revolucion apo grusht shteti periudha e drejtimit të Kryeministrit Fan Noli/
  7. A ishte Luftë nacional clirimtare apo luftë civile lufta kundër nazi-fashizmit?
  8. Cilat ishin arësyet e prishjes së marëdhënieve me SHBA pas luftës së dytë botërore/
  9. Sistemi komunist ra vetë apo u rrëzua?

Sidoqoftë ka dhe probleme të mëdha të tjera me   Fqinjët, të cilat duhen zgjidhur ashtu si i kanë zgjidhur shtetet fqinjë për veten e tyre, të cilat mund të jenë:

  1. Problemi I Epirit dhe Çamërisë dhe rkrahina të Epirit: Kaonia, Mollosia dhe Thesprotia, kanë qënë krahina shqiptare (osë më saktë epirotase sipas fjalorit të Marko Boçarit Epirotisht-greqisht), krahinë barbare apo greke
  2. Kosova ose Dardania kanë qënë fise ilire&pellazge sepse Dardania ka egzistuar ashtu si Epiri para Ilirëve por se flisnin të njëjtën gjuhë, dhe problem sllavizimit të saj
  3. Problemi I gjuhës së folur shqip dhe gjuhës së shkruar greqisht: shkrimi në gërma të ashtuquajtura greke: a I bën të gjitha krahinat dhe shtetet që shkruanin në atë gjuhë të atëhershme të lashtë `ndërkombëtare` si shtete greke apo në të vërtetë ato `shtete` apo etni gjuhën e folur e kishin ndryshe kurse gjuhën e shkruar vetëm nga të arsimuarit e shkruanin në gjuhën `greke`?
  4. Osmanët ishin pushtues apo administratorë të krahinave të Arbërisë dhe Epirit,
  5. Largimi masiv i Arbër -epirotëve gjatë dhe pas luftrave të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, vrasjet e përbindëshme nga pushtuesit osmanë, çfarosja e popullatës- përbënin genocid Osman ndaj popullatës arbër-epirote?
  6. Konvertimet Masive në Islam, dhe Paradoksi i mohimit të etnisë për të ruajtur Fenë: pra kthimi i vëmëndjes tek pjesa e popullatës arbër&epirotte e cila nuk iku por ose u konvertua në islam ose I u bashkua religjionit lindor orthodox duke u quajtur serbë ( në fakt shkie, popullata që u afrua kishes serbe duke kontribuar në këtë kishë me shënjtoren shqiptare Shën Angjelina), në maqedonas ( për shkak të afrimit të popullatës orthodokse pranë kishës bullgare), në malazesë ( Malëcia, ata arbër që ishin orthodokse afër kishes serbo-malazeze),kthimi në vllaho-rumunë të popullatës arbërore e cila u largua për në Rumani e cila i dha emrin e kryeqytetit rumuno-moldave -Bukuresht, nga ana e Princit Gjika, kthimit në kroatë të popullatës katolike që iku nga Shkodra në Raguza e Dalmaci, kthimi në venecianë të arbërve katolikë që ikën për në Venedik, dhe së fundmi, popullata kryesore prej 300.000 banorësh Arbër&Epirotë në Kalabri ( Ka-labëria) dhe kthimi në unitë të kësaj popullatë ( pra orthodoksë të ritit lindor të varur nga Papati),
  7. Roli i Binomit FE+ATDHE në krijimin e shteteve solide dhe mungesa e këtij binomi në trevat shqiptare, duke krijuar një shtet të dobët multifetar ku shtylla e Atdheut egziston, por… shtylla fetare mungon.
  8. Boshllëqet kohore në Historinë e Shqipërisë dhe të trevave shqiptare,
  9. Përse nuk u shkruajt shqip apo epirotisht për një kohë të gjatë deri në vitin 1908 kur u mbajt Kongresi I shkronjave shqip?

Së fundmi po i kthehem titullit të artikullit. A mundet këta historianë të përballojnë dhe të zgjidhin këto probleme?

Po të ishin të ndershëm këta Profesorë të indoktrinuar, duhej të dorëhiqeshin dhe për të realizuar këtë detyrë duhej kërkuar ndihma e Profesorëve të Universiteteve Publike dhe Private të Shqipërisë, madje dhe konsulencë, sepse një pjesë e mirë qoftë e proifesorëve të vjetër të nderuar ashtu dhe e profesorëve të rinj të seleksionuar janë të indoktrinuar politikisht, madje ka ndonjë i cili mund të jetë i indoktrinuar edhe nga ana religjioze.

Detyrimisht duhen përzgjedhur me kujdes Historianë dhe Kërkues shkencorë me `brumë` dhe njohës të njërëz nga gjuhët e vdekura.

priftipirro2017@gmail.com

Roli i SHBA-ve në bombardimin e Jugosllavisë (2)

0

Gjergj – Skender Jashari

Intervenimi humanitar i NATO-s, në rastin e konfliktit të Kosovës, nuk do ndodhte pa këmbënguljen e SHBA-së, e cila tërhoqi dhe bindi shumicën e shteteve anëtare të NATO-s, derisa shumë pak i jepte rëndësi Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara në rastin e Kosovës.[1]

Në fazën fillestare të bombardimit në NATO-s, ndaj Jugosllavisë, dominuan vetëm avionët dhe raketat amerikane, e cila i kishte të gjitha asestet qoftë të inteligjencës, vëzhgimit, luftës elektronike, shënjestrave, vlerësimit të dëmeve dhe menaxhimit të asesteve të betejës. Pra ishte vendi i vetëm i NATO-s, që kishte kapacitete të rëndësishme për lëshimin e një numri të madh të raketave kryqëzore, derisa Britania e Madhe kishte kapacitete të kufizuara që lëshoi një numër të caktuar nga nëndetsja. Pastaj SHBA ishte e pajisur dhe e trajnuar për gjitha kushtet klimatike për kapacitetet e sulmeve ajrore precize, prandaj ishte vendimtare edhe në fillimin e fushatës ajrore kundër Jugosllavisë, që ishte kohë me mot të keq.[2] Këtë e thekson edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, që aleatët e NATO-s, për pjesën më të madhe të kohës shkaku i motit nuk kanë pasur aftësi të kryejnë operacione natën dhe gjatë kushteve të këqija klimatike.[3]

Po ashtu SHBA, në shumë raste është thënë se ka vepruar edhe jashtë kordinimit dhe ombrellës së NATO-s, sidomos për sa i përket caqeve që ka bombarduar, e për të cilën e dëshmojnë edhe oficerët francez të NATO-s,[4] jo vetëm për sa i përket raketave kryqëzore, bombarduesëve të rëndë dhe avionëve ushtarak të padetektueshëm, pa i integruar brenda zinxhirit komandues të NATO-s, por edhe në disa sulme që SHBA i kreu pa u konsultu fare me NATO-n ose me Francën.[5] Vetëm pas bombardimit të Ambasadës kineze në Beograd më 7 maj 1999, edhe këto u integruan në kuadër të komandës së NATO-s, me qëllim të evitimit të ndonjë gabimi të mundshëm në të ardhmen.[6] Caqet e para të sulmuara në natën e parë të bombardimeve u përzgjodhën nga Shtëpia e Bardh, nga presidenti Bill Clinton, sekretari i mbrojtjes William Cohen dhe gjenerali Shelton.[7] Në këtë natë SHBA dhe Britania lëshuan 55 raketa Tomahawk Land Attack Missiles (TLAM-s), kundër 23 caqeve,[8] duke goditur në Prishtinë, në Batajnicë( bazën kryesore ajërore të Serbisë) dhe në Golubovc( ajroportin më të madh në Mal të Zi),[9] por edhe depon e municionit në Danilovgrad dhe caqet ushtarake në Radovac, Shipçanik, Ulqin.[10] Në Prishtinë u godit sistemi elektrik dhe barakat e ushtrisë jugosllave(Kosovski Junaci[11]), në Batajnicë dhe Golubovc u godit ajroporti dhe qendra komanduese.[12]

Në vazhdimwsi gjatw gjithë Operacionit të Forcave Aleate, ishte vendimtar qwndrimi amerikan, në vazhdimin dhe dhwnijen fund të konfliktit të Kosovws.

NATO raportonte se janë bërë 37.465 fluturime, prej të cilave 14.006 ishin sulmuese dhe shtypëse të mbrojtjes antiajrore dhe 10.808 ishin fluturime sulmuese.[13] Sekretari amerikan i mbrojtjes Kohen, më 20 korrik 1999, dëshmon në Komitetin për shërbimet  e armatosura të SHBA-së, theksonte që NATO, në total ka bërë 37.225 sulme dhe fluturime mbështetëse.[14] Kurse në raportin e më vonshëm në  Komitetin e shërbimeve të armatosura në Senat, theksonte sekretari amerikan i mbrojtjes se SHBA kishte bërë 24.000 fluturime luftarake.[15] Raporti britanik deklaronte që NATO, kishte bërë 38.004 fluturime, prej të cilave 10.484 ishin fluturime sulmuese, e që SHBA, ishte kontributori kryesor, kurse Britania thekson që ka bërë 1.008 fluturime sulmuese prej 1.618 fluturimeve në total të saj.[16] Kurse raporti final i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, në janar 2000, thekson se ishin bërë 38.000 fluturime, 1/3 e të cilave ishin sulmuese dhe shtypëse të mbrojtjes antiajrore.[17] Në të thuhet që NATO, kreu mbi 23.300 misione sulmuese kundër caqeve, ndaj plotë 7.600 caqeve që ishin fikse dhe pak më shumë se 3.400 caqe mobile.[18]

Grafikoni 1. Të dhënat grafike, për përfshirjen e SHBA-së dhe Aleatëve të NATO-s, në Operacionin Forcat Aleate, në bombardimin e Jugosllavisë.

Pra, SHBA kreu mbi 60% të të gjitha fluturimeve,[19] me rreth 70% të gjitha sulmeve kundër Jugosllavisë,[20] mbi 80% të municioneve të hedhura, 71% të fluturimeve mbështetëse, mbi 90% të misioneve të zbulimit dhe inteligjencës së avansuar, mbi 90% të misioneve të luftës elektronike, mbi 80% të armëve precize dhe lëshoi mbi 95% të raketave kryqëzore.[21] Edhe George Robertson, në fjalimin e tij më 8 shtator 1999, theksonte që NATO, ishte e varur nga asestet e inteligjencës dhe fuqisë ajrore të SHBA-së.[22]

Grafikoni 2. Numri i municioneve që SHBA dhe NATO, përdorën në bombardimin e Jugosllavisë.[23]

Kostoja e kampanjës ajrore të SHBA-së si pjesë e NATO-s, dhe paqëruajtjes përfshirë edhe ndihmën refugjatëve gjatë qershorit 1999, ishte 5.05 miliardë dollarë,[24] kurse administrata e presidentit të SHBA-së, kishte kërkuar 6.57 miliardë dollarë,[25] e që shfyrtëzoi fondet emergjente për operim në Kosovë dhe në shpenzimet e tjera të mbrojtjes rreth 12 miliardë dollarë,[26] e që 3.6 miliardë dollarë për bombardimin nga 24 marsi deri në fund, 698 milion dollarë për plotësimin e raketave dhe municioneve me dirigjim preciz( PGM) dhe 335 milion dollarë për ndihma për refugjatët.[27]  Për paqeruajtësit e SHBA-së, paraprakisht kostoja për vitin 2000, ishte 2.04 miliardë dollarë.[28]

Kontributi i SHBA-së, është edhe më i madh, në bindjen dhe tërheqjen e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, për përfshirje në Operacionin Forcat Aleate dhe dhënijen fund të pushtimit serb të Kosovës, por edhe në avansimin e të drejtave të Shqipëtarëve në rajon. Duke gjetur Shqipëtarët një mbrojtës të vërtetë dhe jovetëm por edhe popujt e tjerë të nëpërkëmbur nga pansllavizmi rus, me vasalin e saj Serbinë( Jugosllavinë). Pastaj kontributi i SHBA-së, ishte i pallogaritshëm edhe në kundërshtimin e sektorit rus në Kosovë dhe ndalimin e coptimit të Kosovës nga prania e forcave ruse, pastaj në përcaktimin e statusit final dhe pavarësisë së Kosovës dhe në shtetëndërtimin. SHBA do edhe në marrëveshjen dy faqëshe që i ishte ofruar Millosheviqit më 2 qershor 1999, me rastin e kapitullimit të Serbisë SHBA-ja theksonte që do kishte 15% të forcave të KFOR-it në Kosovë.[29]

Prandaj populli Shqipëtar, më në fund me ndihmën e SHBA-së arriti aspiratën për Kosovë të Lirë dhe të Pavarur, për ç’arsye thellësisht e përjetësisht jemi mirënjohës.

Më:10.05.2021

Skender Jashari ish i burgosur politik nga  EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] https://core.ac.uk/download/pdf/11581855.pdf, faqe 76.

[2] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 17.

[3] Secretary of Defense William S. Cohen, Prepared Testimony to the Senate Armed Services Committee, korrik 20, 1999, faqe 7.

[4] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 64.

[5] Les Enseignements du Kosovo, Alain Richard, Paris Ministry of Defense, Nëntor 1999,

www.washington/actu/kossovo/actualities/dossier/d36; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 64.

[6] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 65.

[7] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 22.

[8] “NATO’s War in the Balkans: A Preliminary Analysis,” Joel Hayward, New Zealand Army Journal, nr. 21, (21 korrik 1999): faqe 11; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 21; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88.

[9] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88 ;

Brent Sadler, and Christiane Amanpour, “Airstrikes on Yugoslavia suspended, more attacks likely,” Carl Rochelle, CNN, 25 Mars 1999, http://www.cnn.com/WORLD/europe/9903/25/kosovo.strikes.01/   (qasur 28 dhjetor 2013).

[10] “Operation Allied Force: The First 30 Days,” Robert Hewson, World Air Power Journal, Fall 1999, faqe 16.

[11] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 21.

[12] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88; “Bombs over Belgrade; Wave of NATO Air Strikes as Milosevic Remains Defiant,” Chris Gray and Boris Worrall, The Birmingham Post (United Kingdom), (25 Mars 1999), faqe 1.

[13] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 47.

[14] Prepared statement to the Senate Army Service Committee, July 20, 1999, faqe 4.

[15] https://www.congress.gov/congressional-report/107th-congress/senate-report/32/1?s=1&r=40;

https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 37.

[16] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 37.

[17] Po aty..

[18] Report to Congress Kosovo Operation Allied Force after-action report, faqe 87; The Lessons and Non-lessons of the Air and Missile Campaign in Kosovo, By Anthony H. Cordesman, 2001, faqe 43.

[19] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 60.

[20] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 19.

[21] Secretary of Defense William S. Cohen, Prepared Testimony to the Senate Armed Services Committee, korrik 20, 1999, faqe. 5-6; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 61.

[22] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 61.

[23] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 64.

[24] “NATO Burdensharing and Kosovo: A Preliminary Report”, Carl Ek, Congressional Research Service. RL30398 (3 janar 2000).

[25] “What the Supplemental Bill Does”, Robert Tomkin, Congressional Quarterly Weekly (22 maj 1999), faqe 1226-1229.

[26] Po aty.

[27] NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, By Benjamin S. Lambeth, faqe 36.

[28] “NATO Burdensharing and Kosovo: A Preliminary Report”, Carl Ek, Congressional Research Service. RL30398 (3 janar 2000).

[29] Po aty, faqe 57.

Roli i SHBA-së në bombardimin e Jugosllavisë (1)

0

Gjergj – Skender Jashari

Europa nuk do ishte sot, siç është, nëse s’do ishte SHBA, në periudhën e Luftës së II Botërore dhe pas saj. Por as Gadishulli Ballkanik, nuk do ishte sot, siç është, sikur të mos ishte SHBA, në kohën e Luftërave të fundit në ish-jugosllavi. Dhe Shqipëtarët nuk do ishim sot, kështu siç jemi, sikur të mos ishte SHBA.

Vite e dekada pas Luftës së II Botërore, filloi të trajtohej çështja e përgjegjësisë dhe fajësisë për këtë luftë. Nazizmi mori dënimin e merituar në luftë dhe pas Luftës së II Botërore, por barbaritë, agresioni dhe ekspansioni rus dhe serb, mbetën të padënuara as deklarativisht. Pos kësaj, sidomos Bashkimi Sovjetik  dhe Jugosllavia mrekullisht edhe në këtë rast përfituan nga situata, në emër të një ideologjie, duke sendërtu politika shoveniste dhe ekspansioniste. Nën kthetrat e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, për 50 vjet jetuan popuj, të cilët në vazhdimësi u përpjekën për shkëputje dhe pavarësi( kujto në vendet e ish-Bashkimi Sovjetik, lëvizjet polake, hungareze, çekosllovake, ukrainase etj, pastaj në ish-Jugosllavi, lëvizjet  për pavarësi tek ne Shqipëtarët, kroatët etj). Në vitet 1990 në ish-Jugosllavi dhe në tërësi në Ballkan ishte dekada që shënon rrijten e nacionalizmit dhe konfrontimeve të armatosura, e paralelisht me të vërehej ngritja e  Millosheviqit, i cili mes viteve 1992-1995 nxiti luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje. E veçmas, orekset ekspansioniste ruse dhe serbe, ishin shkaktare kryesore për të cilat u nxiten edhe më shumë kundërveprimi i popullatave të shtypura. Kishte shumë ankesa për dështimin e NATO-s, që të ndërmerrte ndonjë veprim për stabilizim të këtij rajoni.[1]

Pas Luftës së II Botërore, ka pasur rreth 1200 konflike, e që NATO, ndërhyu në rastin e Kosovës, Bosnjës, por jo edhe në rastet e Burmas, Kamboxhias, Çeçenisë, Kongos, luftës Iran-Irak, Liberisë, Libanit, Somalisë etj.[2] Derisa në këto konflikte të pas Luftës së II Botërore deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, kanë ndodhur mbi 75% e vdekjeve.[3] SHBA, kishte ndërhy në më shumë se 240 raste e që mund të kalonte në total 300 raste, përpara Luftës së Ftohtë, duke përfshirë nga veprimet demonstrative e deri tek luftërat e mëdha. Ndërkaq SHBA pas Luftës së Ftohtë në 36 raste ka dërguar misione paqëruajtëse, kurse prej Luftës së II Botërore deri në Luftën e Ftohtë kishte dërguar 10 herë.[4]

Mirëpo vetëm pas Luftës së Ftohtë, u pa nevoja që NATO, të ndërhyjë edhe në rastet kur dështon diplomacia, me qëllim të menaxhimit të krizës,[5] e që skeptikët këtë e shohin dhe e cilësojnë si kalim nga opsioni plotësisht defanziv, në opsion proaktiv a edhe ofenziv. Pas presionit të publikut, OKB kërkoi nga NATO, që të intervenonte, në Luftën e Bosnjës, pas dyshimeve për kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve.[6] Për herë të parë, në konfliktin e Bosnjës, NATO bëri përpjekjet e para për dhënijen fund të trazirave, e që kulminoi me kampanjën e parë ajrore më 1995, në Opracionin “Deliberate Force”, pasi ushtria e të vetëquajturës “republika srpska” kishte kërcënuar dhe sulmuar “zonat e sigurta” të caktuara nga OKB, në Srebrenicë dhe Markala, pastaj në granatimin e tregut të Sarajevës, më 28 gusht 1995.[7]

Serbia me regjimin e saj, ende nuk ishte gjykuar dhe dënuar për krimet barbare që kishte kryer në Bosnje, e të njejtit sërish përgatiteshin për të kryer krime të njejta edhe në Kosovë.[8] SHBA më 1992, me administratën e Bush-it, kishte kërcënuar Serbinë për veprim ushtarak unilateral të SHBA-së, shumë përpara se të kishte forca ushtarake në Maqedoni dhe Bosnje.[9] Paralajmërimi i presidentit amerikan, i cili thoshte që:” nëse presidenti Millosheviq nuk dëshiron të bëjë paqe, ne do t’ia kufizojmë aftësitë që të bëjë luftë”.[10]

NATO, kurrë nuk do të intervenonte në rastin e Konfliktit në Kosovë dhe Rusia kurrë nuk do lejonte që edhe qoftë Europa e Bashkuar, të kishte intervenuar në rastin e Kosovës. Serbia kishte vërejtur ndarjen brenda NATO-s, për dhe kundër intervenimit ushtarak kundër Jugosllavisë, një ndarje e tillë nuk ishte në parametrat strategjike dhe operacionale në rastin e Operacionit “Deliberate Force” në Bosnje. Madje kjo reflektonte që SHBA, ishte filluesi i bombardimeve së bashku me Britaninë, pastaj SHBA ishte bombarduesi dhe raketuesi më i ashpër dhe që printe shtimit të intenzitetit të bombardimeve dhe raketimeve.[11] Serbia në vazhdimësi me gjitha mënyrat e lejuara dhe kriminale u përpjek që ta thellonte përçarjen dhe ta përçante  NATO-n, por e kishte të pamundur shkaku i SHBA-së dhe disa vendeve më të fuqishme të NATO-s në Europë.

Nuk ka të dhëna të detajuara dhe të publikuara, për vendimet komanduese të marrura nga NATO dhe roli i çdonjërit nga anëtarët e saj, përfshirë edhe rrolin e SHBA-së,[12] edhe pse përgjithësisht dhe publikisht ka qenë e dukshme që rroli i SHBA-së ka qenë vendimtar. Mirëpo është e qartë që kampanja ajrore kundër Jugosllavisë ishte vërtetë një luftë e përbashkët, sepse SHBA s’do mund të fillonte operacion ajror serioz pa pasur akses në bazat ajrore europiane dhe mbështetjen e të gjitha vendeve për rreth Serbisë. Edhe pse forcat ajrore Europiane fillimisht u ndeshën me kufizime serioze për shkak të motit dhe mungesës së municioneve dhe avionëve të avansuara.[13]

Gjegjësisht më 24 mars 1999, presidenti Klinton, i adresohej kombit nga zyra e tij ovale ku theksonte që NATO filloi sulmet ajrore kundër forcave serbe të Millosheviqit në Kosovë, me qëllim që sulmet e tilla të ndalojnë Millosheviqin nga kryerja e gjenocidit kundër Shqipëtarëve të Kosovës dhe për të kufizuar kapacitetet e ushtrisë serbe për të kryer gjenocid.[14]

Në rastin e Kosovës, ka pasur një mori operacionesh ndërkombëtare paqësore, duke përfshirë edhe ato në monitorimin dhe vëzhgimin, e deri tek operacionet në kuadër të NATO-s, si: Operacioni Determined Falcon, Operacioni Determined Force dhe Operacioni Allied Force. Operacioni Allied Force, që ishte vendimtarë në çlirimin e Kosovës, kontributorët më të mëdhej ishin SHBA, me afër 70 % të avionëve, pastaj kontribues më i madh vje Franca me 84 avion, pasuar nga Italia me 58, Britania me 39, Gjermania me 33, Holanda me 22 avion.[15] Në Operacionin Forcat Aleate, partnerët e NATO-s, kanë marr pjesë afërsisht me 1/3 e avionëve në operacioni,[16]

Grafikoni 1. Numri i avionëve të çdo shteti anëtarë të NATO-s, që kanë marrë pjesë në operacionet e ndryshme ushtarake.[17]

Në Operacionin Desert Storm, SHBA, krej rreth 101.000 fluturime nga gjithsej 118.700, pra mbi 85%, duke siguruar 75% të avionëve; në Operacionin Provide Promise në Bosnje, pak më pak se gjysmën e fluturimeve, derisa në Operacionin Deliberate Force në Bosnje, bëri 2 të 3 e  3.535 fluturimeve. Edhe në rastin e Operacionit Forcat Aleate( në Kosovë), bëri 2 të 3 e mbi 38.000 fluturimeve,[18] dhe fluturimet humanitare të SHBA-së për shpërndarje ndihmash humanitare për refugjatët e Kosovës, ishin 3.100 ton.[19]

Siç edhe në grafikonin e mëposhtëm shihet përqindja e kontributit të shteteve anëtare të NATO-s, në operacione të ndryshme në Ballkan,

Grafikoni 2. Përqindja e pjesëmarrjes së avionëve të anëtarëve të NATO-s, në operacione të ndryshme në Ballkan.[20]

Më:07.05.2021

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 1.

[2] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 55.

[3] Herbert J. Tillema, International Conflict Since 1945, Boulder, Westview, 1991.

[4] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 56 dhe 81.

[5] https://www.nato.int/nato-welcome/index.html.

[6] https://www.brookings.edu/articles/decision-to-intervene-how-the-war-in-bosnia-ended/

[7]http://www.afsouth.nato.int/factsheets/DeliberateForceFactSheet.htm .

[8] U.S. policy and NATO military operations in Kosovo [microform] : hearings before the Committee on Armed Services, United States Senate, One Hundred Sixth Congress, first session, February 25; April 14; July 1, 20; October 14, 21; November 3, 1999, faqe 7.

[9] U.S. policy and NATO military operations in Kosovo [microform] : hearings before the Committee on Armed Services, United States Senate, One Hundred Sixth Congress, first session, February 25; April 14; July 1, 20; October 14, 21; November 3, 1999, faqe 11, 15.

[10] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a391749.pdf , faqe 78; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 18.

[11] Learning Large Lessons: The Evolving Roles of Ground Power and Air Power in the Post-Cold War Era,  David E. Johnson, 2007, faqe 65-66.

[12] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 60.

[13] Secretary of Defense William S. Cohen, Prepared Testimony to the Senate Armed Services Committee, July 20, 1999, pp. 5-6.

[14] CNN, “Bill Clinton Addresses Nation on Yugoslavia Strike,” 24 March 1999,

http://www.cnn.com/ALLPOLITICS/stories/1999/03/25/clinton.transcript/ (accessed 12

October 2013); http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 16.

[15] DoD, Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report, Washington, D.C., January 31, 2000, Executive Summary, p. 2.

[16][16] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a438886.pdf, faqe 14.

[17] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a438886.pdf, faqe 57.

[18] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a438886.pdf, faqe 19.

[19] USDOD “Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report” faqe 104.

[20] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a438886.pdf, faqe 15.

Ah, ky tranzicion! Sjellje të rënda edhe brenda familjeve?

0

Fahri Dahri, studjues, Itali

Ishte pragzgjedhjeve të 25 prillit të këtij viti. Kisha afro dy javë që kisha ardhur në Tiranë për disa punë personale. Pavarësisht COVID-it, sigurisht në respektim të plotë të masave mbrojtëse dhe brenda hapësirave të lejuara, me një nga miqtë e mi, shkuam për të pirë kafe tek “Fameda”. Zumë vendet, dhamë porosinë dhe filluam nga bisedat tona. Nuk kaloi pak kohë, një çft i moshuar që ishte afër tavolinës tonë, mbasi dëgjoi bisedat tona, të cilat kuptohet, trajtonim shqetësimet e kohës, mesa dukej ata kishin një shqetësim të  të madh.

Me kujdes dhe me ndrojtje kërkuan të afroheshin në tavolinën tonë, për të ndarë shqetësimin. Mbasi na njohën me “hallin” e tyre, ku djali dhe vajza, të cilët jetojnë në Francë, ishin grindur mes njrëri-tjetrin, probleme që tashmë dihen, sepse janë bërë po thuaj të zakonshme, u përpoqëm t’i qetësonim me aq sa lejohet në këto raste.

Vërtet u ndamë me ‘ta, por problemi i tyre, nuk është i izoluar, shoqëria jonë në këto vite tranzicioni, ndeshet përditë me marëdhënie jo të mira edhe brenda familjeve. Ky fakt më ngacmoi gjatë gjithë ditës, mbasi nuk mbeta i plotësuar në këshillat e dhëna. Për të plotësuar disi më shumë mendimet, mundësisht për të ndikuar në shkëputjen e shoqërisë nga këto shfaqje dhe veptime të padëshiruara, parashtroj trajtesën e më poshtme, nëpërmjet improvizimit të një letre që një prind i drejtohet djalit dhe vajzës.

“Të dashur fëmijtë e mi!

Ju uroj shëndet dhe mbarësi në jetë, ashtu siç dëshironi dhe ju për fëmijët tuaj. Jemi me distancë të largët,  prandaj po komunikoj me mesazh.

Para disa ditësh ju bëtë një debat të ashpër, krejtësisht i panevojshëm, por me ndikim urrejtjeje mes jush.

Si prind atë sjellje, nuk e pëlqeva aspak, prandaj të dy, nuk them ta harroni, por kërkoj me gjithë zemër e shpirt të mos e përmendni më dhe të mos e lejoni veten t’ju komandojë ai helm në marëdhëniet tuaja. E di që për momentin e keni të veshtirë, prandaj fillimisht mos e përmendni dhe mos e vazhdoni. Asgjë e mirë nuk vjen nga zemërimi, inati dhe ju e dini këtë fort mirë.

Kërkesa ime është e sinqertë, nuk dua që këto, disa vite jete të vazhdoj të jem i merakosur dhe i mërzitur. Kemi patur dhe kemi plot mërzitje dhe dhimbje, prandaj nëse këtë kërkesë timen do e shikoni si prindër që jeni, do e kuptoni sa e rëndë është për prindin kur mes vllezërve apo motrave krijohen marëdhënie të papëlqyera dhe që shkaqet janë tepër bajate.

Më besoni se debati juaj, që ditën e parë që ndodhi dhe sot po më shqetëson shumë, nuk jam i qetë dhe kjo vjen edhe nga mosha ime, moshë e cila, do nuk do, çdo sjellje apo veprim krijon shqetësim shpesh edhe të panevojshëm.

Gjithë sa thashë, besoj se do më gëzoni, do më riktheni qetësinë aq me vlera për momentet që po kalojmë. Ndjenjat e mia në këtë mesazh janë të vërteta dhe kërkesa ndaj jush është tepër serioze. Ju këshilloj të mos e nënvlerësoni. Më ndihmoni që të jem i qetë, sepse kjo është në dorën tuaj dhe besoj se edhe ju e dëshironi më të mirën për veten dhe prindërit tuaj.

Shpresoj dhe besoj se më të mirat do të na vijnë.

Nuk duhet harruar për asnjë çast se askush nuk të bëhet më i dashur, më i sinqertë se prindët, vllezërit dhe motrat. Mos harroni kurrë se, zilia, zemërligësia dhe armiqësia e të tjerëve është gjithmonë pranë çdo njeriu. Përgjithësisht, me disa përjashtime, jo të gjithë dëshirojnë të mirat për të tjerët edhe kur bëhen rrufera me be (betime), përveç, me më pak rezerva njerëzve të familjes. Të tjerët afrohen dhe largohen për aq kohë sa plotësohen interesat e tyre, më pas largohen, disa prej tyre tjetërsohen në urrejtje të thellë dhe në armiqësi të pa ndalur.

Gjithë sa thashë janë rezultat i përvojave të mira dhe të këqia që  kanë ndodhur dhe ndodhin në jetë!.

Kam besim se do kuptohemi drejt dhe do pranohet këshillë-kërkesa ime.

Nuk dua përgjigje, mjafton të veproni drejt dhe të punoni gjithmonë për mirëkuptimin dhe tolerancën.

Babi që ju don shumë juve të dyve dhe gjithë njerëzit e familjes, të afërmit, miqtë dhe shokët. Me zemër ju uron harmoni dhe mirëkuptim mes jush për gjithë jetën.

Ju përqafoj me dashuri e dhimshuri prindërore”.

Babi, Tiranë, më12 prill 2021.

Gjatë këtyre tre dekadave, familjet shqiptare jane ndeshur me probleme të vështira, materiale, ekonomike, morale, sociale dhe, pa një e pa dy, fajin ja kalojmë tranzicionit.

Shtypi dhe mediat çdo ditë informojnë për ndodhira të ndryshme e të shumta që shumica e tyre i përkasin çekuilibrit moral, me frekuenca më të shpeshta brenda trungur familjar, duke krijuar përshtypjen se “hapja” e shoqërisë justifikon anomaliltë, amoralitetet, etj. Turren sociologët për të ndikuar me daljet e tyre në publik, me mjete dhe me mënyra të ndryshme, por nuk arrijnë të gërshetojnë teoritë e mësuara në kurse apo shkolla me tërësinë e shkaqeve që jeta praktika krijon pa ndërprerje.

Sjellim këtu edhe rastet e shtimit të divorceve,l. Sociologët dhe jo vetëm ata, shkruajnë dhe flasin nëpër mediat televizive, duke u përgjigjur flakë për flakë (siç shprehen të “diturit” e gjuhëve të huaja-flesh), se shkaqet e divorceve vijnë nga vështirësitë ekonomike, emigracioni, apo dhuna qoftë mashkullore apo femërore,etj.. Harrojnë sociologët, analistat, lektorët etj, ose u “druhen” deklarimeve ndaj subjekteve shtetërore dhe shoqërore si shkaqe të vërteta që lejojnë shtimin dhe shpeshtimin e ndodhive jo morale. Janë këto subjekte, të cilat i kanë hequr “pengoret” e mirësjelljeve, të respektit, të lirisë së shpenguar-pa kufizime, të krijimit hapësinor të hajdutllikut, korrupsionit, të përkrahjes politikisht, sipas krahëve partiakë të zullumqarëve, etj. Të gjithë i njohim rastet kur dikush, institucion apo individ kryen veprime antiligjore, imorale në çdo fushë të jetës, nuk vonohen marrjet në mbrojtje nga krahu  përkatës politiko-partiak. Ndërhyrjet politiko-partiake, për mbrojtje të të “këqijve”, kanë kaluar çdo cak, deri edhe në çdo strukturë shtetërore të sistemit të drejtësisë.

Ja pra, ky u quaka “tranzicion”, dhe serviret si domodoshmëri kalimi nga një rend ekonomik në një tjetër rend. Në të vërtetë tranzicioni nuk është aspak “domosdoshmëri”. Ai është një “shpikje e rreme” e kupolës politike, prej të cilit ata vjelin pa pushim të mirat pasurore, materiale dhe monetare. Le të “shtrëngohet dhe lirohet” në të gjitha drejtimet, por të mos guxohet në ndërprerjen e tranzicionit.

Ah! Ky tranzicioni që na është servirur dhe serviret veçse si një fjalë dhe si i tillë, kuptohet nuk ngarkohet me faj. Qëllimisht nuk arrihet të kuptohet dhe të veprohet për të nxjerrë përgjegjësitë e atyre që e krijuan tranzicionin, të cilët nëndheshëm hartojnë dhe miratojnë ligje për vetëmbrojtje. Tranzicionistët mbrohen ligjërisht, me ligje që dikur ishte shprehja: “Vetë shkruaj, vetë vulos, askush nuk të thotë mos”.

Këtë letër këshilluese mendova ta ndaj me lexuesit si dhe disa prej shqetësimeve shumë vjeçare që na detyrojnë ti kemi pjesë jete, ata që duhet të na mbrojnë dhe të na sigurojnë të ardhme sa më të mirë për sot e mot!.

Fahri Dahri, Itali, më 15/04/ 2021

Revista franceze (1910) / “Festa e Luleve” në Shqipëri i dedikohet Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti. Ja çfarë bëjnë shqiptarët një ditë para dhe pas saj

0

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Festa e luleve në Shqipëri – Nuk ka një grua apo vajzë shqiptare që harron t’i bëjë dhuratën e saj të luleve Kastriotit, heroit kombëtar; çdo vit në fillim të Bajramit, ato ngjiten në tarracën e shtëpive dhe hedhin një mori lulesh në drejtim të tokës dhe Lindjes.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Maj 2021

Revista franceze “Mon bonheur” ka botuar, me 10 korrik 1910, një shkrim në lidhje me “festën e luleve” në Shqipëri për nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Për nder të një heroi kombëtar 

Festa e Luleve në Shqipëri

Festa e Luleve, për nder të Skënderbeut, zhvillohet në fillim të Bajramit, d.m.th. Pashkëve myslimane. Ka këtë karakter të veçantë, e festuar nga shqiptarët, të cilët janë muhamedanë (myslimanë) dhe të lidhur me Turqinë, për të festuar kujtimin dhe bëmat e heroit të madh kombëtar që çliroi Shqipërinë nga zgjedha e turqve.

Një natë para Festës së Luleve, burrat e Shqipërisë, të gjithë luftëtarë, mblidhen së bashku dhe pleqtë u tregojnë të rinjve historinë e Skënderbeut, e cila është përcjellë nga brezi në brez.

Emri i vërtetë i heroit është Aleksandër Gergj Kastrioti. Babai i tij ishte një nga zotërit epirotë të cilët u nënshtruan nga Sulltan Amurati II ose Murati II; dhe ai u detyrua t’ia dorëzonte të birin pushtuesit si një premtim të besnikërisë së tij. Kastrioti u rrit në fenë myslimane, në oborrin e Muratit. Trimëria e tij dhe gjeniu i hershëm ushtarak e mahnitën Sulltanin, aq sa ai ia besoi, kur ishte vetëm njëzet vjeç, një ushtri të fuqishme për të shkuar dhe pushtuar Serbinë. Ishte rreth vitit 1424. Por papritmas babai i tij vdiq. Dhe, me nxitjen e shqiptarëve, Kastrioti braktisi turqit dhe u kthye për ta vendosur veten në krye të shqiptarëve; Në fillim ai kishte vetëm treqind ushtarë.

Një rapsodi shumë e vjetër tregon se si ai shpiku një mënyrë për të marrë Krujën, kryeqytetin e Shqipërisë, të mbajtur nga turqit. Të gjitha shtëpitë, gjatë Festës së Luleve, kumbojnë me këto tinguj heroikë.

Djali i ri dhe i lavdishëm i Shqipërisë hyn me guxim te sekretari i tiranit.

— Çfarë dëshiron, Skënderbe i lavdishëm? thërret shërbëtori i Muratit.

 — Më thërrit Kastriot shqiptari! tha i riu me krenari. Tani e tutje nuk do të kem tjetër titull dhe emër.

 — Mos vallë je i dehur për herë të parë?

 — Jam i dehur nga hakmarrja, dhe kam etje për liri!

 — Ti je më shumë se i dehur : ti je i çmendur!

— Ulu qetësisht para tavolinës, sekretar me mendje të rëndë. Shkruaj një urdhër për guvernatorin e Krujës dhe rekomandoji atij të dorëzojë kryeqytetin e Shqipërisë në duart e mia përndryshe do të dënohet me vdekje.

 — Kurrë!

 — Po, menjëherë. Ja! ky është tehu i shpatës sime kundër fytit tënd. A e ndjen të ftohtin vdekjeprurës? A e di se kjo shpatë nuk heziton kurrë? Shkruaj! Shkruaj urdhrin.

 Tani, me urdhrin e shkruar, Kastrioti rend me galop drejt Krujës së shtrenjtë, qytetit, nënës dhe atdheut të tij.

— Hej! guvernator! A di të lexosh?

Në mbrëmje, Kastrioti dhe treqind shqiptarë kishin shfarosur garnizonin turk.

Kjo ndodhi në 1443. Ali Pasha erdhi, me një ushtri prej dyzet mijë burrash, për të rimarrë qytetin; pothuajse të gjithë turqit u masakruan. Disa herë vetë Sulltani e rrethoi Krujën; dhe gjithmonë Kastrioti asgjësoi ushtritë e tij. Kastrioti vdiq në 1467 dhe Shqipëria u rikthye në një anarki e cila përsëri ishte fatale për lirinë e saj.

Pasi luftëtarët kanë kaluar natën duke kënduar lavdinë e heroit kombëtar, gratë në agim ngjiten në tarracat e shtëpive. Ato mbajnë në duar shporta plot lule dhe simbolikisht i hedhin ato, si drejt tokës ashtu edhe drejt Lindjes.

Midis këngëve antike, të cilat ekzistojnë me bollëk në Shqipëri dhe Maqedoni, ka një që shpjegon këtë simbolikë poetike.

Gratë këndojnë, duke hedhur lule :

Ti ishe i ri si trëndafilat dhe i bukur si agimi, o hero, kur ti u shfaqe fitimtar para vajzave dhe nënave të Shqipërisë, ti ishe i sinqertë si vesa dhe i fuqishëm si dielli që lind.

Ti ndriçove natën ku gjithçka ishte zhytur. Djepet dridheshin nga gëzimi, fëmijët e vegjël belbëzonin këngët e çlirimit, varret dridheshin nga shpresa.

Sot djepet gjallërojnë dhe varret janë përgjithmonë në gjumë, lule, bieni butësisht në zemrën e Shqipërisë, në zemrën e heroit!

Nuk ka një grua apo vajzë shqiptare që harron t’i bëjë dhuratën e saj të luleve Kastriotit. Lule vërtet bien, por ato thahen dhe, sa herë që popujt e tjerë ballkanikë ngrihen kundër turqve, shqiptarët do të radhiten përkrah shtypësit.

Megjithatë një pasardhës i princërve të Shqipërisë po formon, atje, disa komitete sekrete për një rilindje kombëtare. A do të ketë sukses? Lulet bien dhe ato thahen.

Léon Charpentier

 * (Nga Aurenc Bebja, Francë). Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania):

https://www.darsiani.com/la-gazette/revista-franceze-1910-festa-e-luleve-ne-shqiperi-i-dedikohet-heroit-kombetar-gjergj-kastrioti-ja-cfare-bejne-shqiptaret-nje-dite-para-dhe-gjate-saj/.