Kreu Blog Faqe 1689

Amerika realisht tregon se është me të drejtën…

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Në konfliktin Izrael – Palestinë, Amerika mban anë me Izraelin, pasi hebrejtë banonin dikur në ato toka, ku janë sot, para se t’i dëbonin ata, ku edhe u krijua shteti i Izraelit më 1948. U përpoqën të krijonin një marrëveshje me shtetet arabe aty dhe me popullsinë palestineze, që e kishin banuar territorin gjatë shekujve, që të lëvizej popullsia, që të krijohej shteti i Izraelit, pa konflikte të panevojshme me popullsinë muslimane e palestineze aty. Por kjo ka qenë e pamundur, konflikti i Izraelit si shtet me popullsinë palestineze vazhdon, kjo duket edhe për shkak se vendet islame duan t’i përdorin palestinezët si mish për top në këtë konflikt. Por edhe sepse Izraeli është shteti më i zhvilluar në atë zonë dhe shikon të kapë territoret e mundshme të konsideruara si izraelite, si toka e premtuar, që në lashtësi.

Se e kujt është ajo tokë, e ndarë me përpikmëri, nuk është e lehtë të përcaktohet, pasi të dyja palët kanë pretendimet e tyre, që janë diametralisht të kundërta, e për më tepër, kur palestinezët e kanë motiv kryesor të jetës së tyre shkatërrimin e shtetit të Izraelit, dhe mos-ekzistencën e tij. Këtu pra fillon edhe konflikti, për jetë a vdekje, që nuk di të shuhet! Prandaj ky konflikt ka dekada që nuk zgjidhet, sepse nuk mund të zgjidhet.

Presidenti Bill Clinton, tregon në librin e tij autobiografik, se ai u përpoq realisht të arrinte një marrëveshje mes Izraelit me president Ehud Barak, dhe autoritetit palestinez OÇP, të kryesuar nga Jaser Arafat – një marrëveshje më e mira e mundshme mes të dyja palëve, por që megjithatë, nuk u pranua nga Arafat. Clinton thotë se “krenaria është pararojë e dështimit” – duke nënkuptuar faktin se Arafat ishte tepër krenar për të pranuar një marrëveshje të tillë. Kjo pasi Arafat kërkonte atë që nuk i takonte. Pra, kërkesat e palestinezëve janë të pamundura, prandaj edhe konflikti vazhdon, e nuk ka zgjidhje…

Prandaj SHBA mban anë me Izraelin, pasi mendon se është më racional dhe më real dhe ka vullnet për ta zgjidhur konfliktin, por me këto pika të zgjidhjes nuk pajtohen palestinezët, të cilët edukohen me urrejtje për Izraelin dhe kërkojnë ose ëndërrojnë gjithë kohën shuarjen e shtetit të Izraelit, gjë që është edhe praktikisht e pamundur të bëhet!

Shqiptarët dhe konflikti Palestinë – Izrael

Shqiptarët politikisht në lidhje me Izraelin e Palestinën mbajnë një qëndrim neutral. Të ndikuar edhe feja islame dhe nga Turqia, shqiptarët kanë tendencë të jenë në krah të popullit palestinez, ku psh. edhe Dua Lipa, që shkon me një libanez, ka treguar se është pro çështjes së Palestinës. Por jo vetëm ajo. Shqiptarët në përgjithësi janë popull i dashur dhe i ndjeshëm shumë, që sakrifikojnë tepër për të tjerët, deri në vetë-mohim.

Shqipëria mban politikisht qëndrimin, që mbajnë vendet e BE-së në këtë rast. Ndryshon puna me Kosovën, e cila për shkak të marrëveshjes në Uashington me Presidentin Trump, dhe njoihjes që iu bë Kosovës menjëherë nga Izraeli, Kosova pranoi ta dërgonte ambasadën e saj në Jeruzalem, ku kishte shkuar më parë edhe ambasada amerikane, por jo Ambasada e Shqipërisë, e cila ndjekë politikat e jashtme të BE-së.

Por ajo që ka ngjallur debat shpeshherë tek ne, ka qenë qëndrimi i Palestinës dhe ambasadorit palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, në lidhje me çështjen e Kosovës. Palestina nuk e njeh Kosovën dhe mban anë hapur me Serbinë. Përkundër kësaj, ka shqiptarë të Kosovës, që mbajnë anë, qoftë edhe shpirtërisht (për arsye fetare) me populllin palestinez. Kjo tregon se shqiptarët nuk dinë politikë.

Dje, ish-zv-Presidenti Mike Pence, me një fjali në Facebook u shpreh se SHBA është me Izraelin. Pra, në ngjarjet e fundit konfliktuale mes Izraelit e palestinezëve, SHBA mban anë me Izraelin. Ne shqiptarët nuk jemi kaq të fortë sa amerikanët, por edhe ne duhet të dimë si të orientohemi politikisht dhe të mos bëjmë marrëzira. Pse?

Sepse Palestina e Serbia janë në fakt në pozicione të njëjta, sa i përket të drejtës së tyre historike mbi një territor të caktuar. Palestina pretendon se territori i Izraelit është territori i saj, gjë që nuk është plotësisht e vërtetë, ashtu siç pretendon edhe Serbia se ka të drejtë mbi territorin e Kosovës, gjë që nuk është aspak e vërtetë, pasi është i banuar me mbi 90% shqiptarë. Prandaj Amerika, që mbahet me të drejtën historike, edhe pse përpiqet të jetë neutrale, mban anë qoftë me Izraelin në konfliktin e tyre, ashtu siç ka mbajtur dhe mban anë edhe me Kosovën, në marrëdhënie me Serbinë.

Kjo histori e ngjashme mes Palestinës e Serbisë, bën që Patlestina të mbajë anë me Serbinë, e jo me Kosovën, me popullsi shumicë muslimane. Nëse Kim Mehmeti dhe një pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës, për arsye fetare mbajnë anë me Palestinën, e kundërta ndodhë me Palestinën, e cila mban anë me Serbinë! Palestina nuk pyet për fe, aq sa pyesin trutharët shqiptarë!

Prandaj ne shqiptarët, të ndodhur sot në kushte të tjera politike dhe ekonomike, duhet të mos tregohemi naivë, por të kuptojmë politikat që luhen në botë dhe të mbajmë anë me aleatët tanë dhe të përfitojmë nga kjo. Pra, të ruajmë më shumë intereat tona, se sa të dëmtojmë veten, duke mbështetur politika të caktuara të konflikteve në botë. Siç përfitoi edhe Kosova në njohjen nga Izraeli, duke qenë në një linjë me SHBA-të dhe politikat e tyre.

Në Zvicër u hap xhamia prej 4 milionë eurosh, që synon “ruajtjen e dinjitetit kombëtar dhe fetar”!

0

U hap të shtunën, në Natën e Madhe të Kadrit, për të qenë në dispozicion të besimtarëve të enjten, në Ditën e Bajramit.

Qendra Islame Shqiptare “Tulipan”, do t’i shërbejë shqiptarëve të Zvicrës. Këta të fundit kontribuuan me rreth 4 milionë euro për ndërtimin e saj, por edhe duke punuar vullnetarisht, rreth 13 mijë e 500 orë.

Në këtë objekt në qytetin Reinach, në kantonin Argau, xhamisë i është shtuar edhe nga një çerdhe për fëmijë, bibliotekë, qendër kulturore, restaurant, zyra dhe parking nëntokësor.

“I përfshin të gjitha kërkesat dhe atributet e një shoqate në mërgim, duke nisur nga më të shtrenjtit tonë, fëmijët parashkollorë, e deri te mosha jonë më e pjekur, pleqtë”, shpjegon Azir Jusufi, kryetar i qendrës.

Jusufi shton se këtu do të tentohet ruajtja e identitetit të shqiptarëve në Zvicër.

“Aktivitetet e saj përfshihen në ruajtjen e dinjitetit kombëtar dhe fetar, ruajtjen nga asimilimi, po ashtu, përgatitjen e gjeneratave të reja në aspektin edukativ dhe arsimor”, tregon ai.

Tulipani është xhamia e vetme shqiptare në rrethinë, ndërsa imam do të jetë Halil Ademi. Bashkësia Islame Shqiptare do të jetë pronare dhe mbikëqyrëse e qendrës.

***

Koment i Drini-t

Sipas të gjitha informatave, ndërtimin e kësaj xhamie e kanë nisur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët me decenie nuk gëzojnë asnjë të drejtë kombëtare në shtetin e prejardhjes së tyre, përveç “të drejtës” për tu identifikuar sa më shumë me myslimanizmin. Në të vërtetë, mallin për Islamin ata e kanë bartur me vete si të vetmin “trofe” që ua lanë sllavomaqedonasit për ta marrur me vete. Në mënyrë që kahdo që të shkojnë të dallohen prej të tjerëve, si delet e zeza! Në viset prej nga janë shpërngulur si pasojë e padrejtësive të shumëta, ata i kanë lënë pasuritë dhe shtëpitë e shkreta, të cilat i vizitojnë një herë në vit apo gjithnjë e më rrallë.

Në Maqedoni tashmë është legalizuar dhe i është dhënë legjitimitet shtetëror edhe lëvizjes vehabiste, – frymëzueses së drejtpërdrejtë të terrorizmit islamik, ku përpos BFI së Maqedonisë, tashmë edhe Vehabistët janë konkurrues në interpretimin “sa më të saktë” të Islamit e të Kuranit.

Këtë shfytyrim Anti-Shqiptar maqedonasit e kanë mbështetur Dje, ashtu sikurse që po e mbështesin edhe Sot e që me siguri këtë do ta bëjnë edhe nesër …

Sa më shumë që të identifikohen me islamin, kështu siç po identifikohen, Shqiptarët do të ikun nga vetvetja dhe kultura e tyre kombëtare, duke u identifikuar me fenë e njëjtësuar “kombëtarisht” me arabët, turqit, afganasit, iranianët, malajziasit etj.

Në këtë objekt religjioz, thonë, do të ketë “një çerdhe për fëmijë, bibliotekë, qendër kulturore, restaurant, zyra dhe parking nëntokësor..”. E shihni, pra …! Do të jenë të gjitha ato që e nxisin asimilimin në islamizëm, nëse jo sot, nesër gjithsesi. Prej kujt iu dashka që ta ruaj “popullin” nga asimilimi kësaj xhamie si shumë xhamive të tjera si kjo? Prej zviceranëve? Sigurisht që pikërisht prej zvicëranëve që i kanë rehatuar e ua kanë “ngi gojën me bukë” duhet ruajtur, se panturturqëve e panislamikëve që edukohen e formohen pandërprerë nëpër xhami, iu pengon integrimi i Shqiptarëve në shoqërinë zvicerane apo në cilëndo shoqëri tjetër europiane a perëndimore, andaj ata nguten e nuk qetësohen fare derisa popullin e “tyre” shqiptar ta “integrojnë” në “botën muslimane” , në mesin e të gjithë atyre popujve që e praktikojnë islamin si fe. 

Pothuaj të gjithë Shqiptarët në Zvicër e gjetiu vazhdojnë të ankohen se si “xhamitë po ua marrin nxënësit” , duke i indoktrinuar e fetarizuar ata qysh si fëmijë, por të pakët janë ata që e kundërshtojnë diskriminimin dhe rrezikun e asimilimit të shqiptarëve nga shqipfolësit islamik që duan ti kenë nën kontroll që nga mësimi parashkollor, që gjithsesi duhet të jetë në kuadër të xhamisë “shqiptare”?!

Si kudo në Europë, si në SHBA, Kanada, Australi, apo edhe në Skandinavi .

Si në Oslo të Norvegjisë, për shembull!

Kudo që të jenë, sipas “mullirit” asimilues të panturqëve-panislamikëve, nxënësit që nga niveli parashkollor, duhet të jenë brenda xhamisë, ose së paku afër saj!

Ingjenieri Ahmet Asani, intelektuali i njohur  dhe aktivisti i çështjes kombëtare që jeton në Zvicër (me prejardhje nga Kumanova e Maqedonisë), ka më shumë se një vit që shpenzimet e qëras për Qendrën Kulturore Shqiptare që e ka themeluar me pak veta, i paguan vet apo me ndihmën e një miku të tij dhe atij askush nuk ia jep asnjë ndihme për ta mbajtur qendrën në funksion, sa që tashmë rrezikon ta mbyllë detyrimisht atë qendër të mirëfillt kulturore pa asnjë ndikim religjioz.

Përderisa shqipfolësit vazhdojnë të grumbullojnë miliona euro për xhamitë, por jo edhe për një Qendër Kulturore Shqiptare si kjo. Shtetet tona “kombëtare” vazhdojnë të heshtin e të mos veprojnë, përderisa në vend të tyre veprojnë shtetet “kombëtare” turke-arabe e islamike, si dhe Serbia e Maqedonia Veriore, me mbështetësit e tjerë të tyre.   

Kur njerëzit e tillë nuk ndihmohet dhe përkrahen të thuash prej askujt, nuk ka asnjë mëdyshje se mendësia e turmës do ta ndihmoj ngritjen e një xhamie që ka kushtuar 4 milionë euro.

Xhami që për t’i mashtruar turmat injorante të shqipfolësve, gjithsesi duhet ta ketë etiketën “shqiptare”, për tu fshehur sa më mirë e më me siguri pas saj përderisa e bëjnë trushpërlarjen nga ndërgjegja kombëtare shqiptare dhe vazhdojnë me edukimin panturk e panislamik-antishqiptar.

***

Pas lajmit të dhënë për këtë xhami që u përuroka nesër në Zvicër, pasi përmendet nga Drini në komentin për shkrimin , ka reaguar edhe ingjenieri Ahmet Asani, reagim që botohet këtu.

  • Ahmet Asani

    Mjerisht e vërtetë kjo çfar ka shkruar vëllau jonë Bajram Kabashi ! Fondacioni i themeluar me 18 tetor 2018 enkas per ndertimin dhe financimin e Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicer, nuk u perkrah nga asnje institucion shtetror, nuk u perkrah as nga Bashkesia Islame Shqiptare në Zvicer, as nga Misioni Katolik Shqiptar ne Zvicer, as nga subjeket politike ne vend e as nga deget e tyre ne diaspore! Numri i bashkatdhetareve qe kanë paguar antersesi vjetore 2018/19 ka qene 38 veta, gjate vitit 2019/20 ky numer ra ne 25 veta!
    Me keto pagesa jo qe nuk mund te behej aktivitet, por nuk mund te paguhej as zyra e Fondacionit!? Kryesia kishte parapare te organizonte nje Simpozium shkencor rreth çeshtjes se Kultures Kombetare në Diaspore, por shkaku i pandemise organizim i ketij simpoziumi u be i pamundur. Për informata më të hollsishme mund ta vizitoni web-faqen e fondacionit:
    www.fondi-qksh.ch ose t’na kontaktoni ne +41763880957 (viber & whatsap)

    VIZIONI – QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE NË DIASPORË  është edukimi dhe frymëzimi i rinisë shqiptare në diasporë me gjithë pasurinë shpirtore që ka kultura kombëtare shqiptare, në menyrë që një ditë rinia e diasporës të jetë e gatshme të bëjë vet plane e projekte për këthim nga diaspora në atdhe, me VIZION e MISION të ndërtimit e forcimit politik e ekonomik të shteteve e trojeve tona etnike shqiptare!

    Mendojmë se ky Vizion – ky qëllim mund të arrihet vetëm nëpërmjet QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE, Qendra këto të cilat mund t`i ndërtojmë bashkërisht si mërgatë!

    MISIONI

    Misioni i „Fondit të Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicër“ në tekstin e mëtejmë („FONDI i QKSHZ“) eshte  ngritja apo ndertimi i Qendrave Kulturore Shqiptare nëpër Kantonet e Zvicrës. Ngritja e Qendrave Kulturore do te arrihet nga grumbullimi i anëtarësisë dhe donacioneve të mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër dhe jasht saj, si dhe të miqëve tanë në Zvicër e jashtë saj!

    Lartësia e anëtarësisë për anëtarët aktiv në „FONDIN e QKSHZ“ është 360 Sfr/vit kurse për anëtaret pasiv apo simpatizantet  e Vizionit të Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicër është 60 Sfr/vit.

    Është kohë e fundit që mërgata shqiptare në Zvicër, të veproj e bashkuar rreth idesë së ngritjes dhe ndërtimit të Qendrave Kulturore Shqiptare nëpër gjitha Kantonet e Zvicrës ku është e nevojshme dhe e mundshme!

    Jemi te bindur thellë që suksesi i Komunitetit Shqiptar në Zvicër , do të inkurajojë edhe mërgimtarët tjerë nëpër shtetet e ndryshme të Europës e botës!
    Suksesi i Bashkësisë Shqiptare në Zvicrës është sukses i gjithë diasporës dhe kombit shqiptar në përgjithësi!
    Në momentin kur të arrihet që në «FONDIN e QKSHZ»  t’i kemi 1000 anëtarë aktiv, që kontribuojnë me anëtarësi vjetore 360 sfr/vit dhe 10.000 anëtarë e simpatizantë pasiv, mund të thuhet se MISIONI i FONDIT të Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicër është afër realizimit. Pasi të arrihet kjo shkallê e organizimit dhe vetedijësimit është e mundur qê per 2-3 vite nê në nivel të Zvicres „FONDI i QKSHZ“ të ketë 50.000 deri 100.000 simpatizantê apo anetare pasiv që do te kontribonin me 60sfr/vit.

    Me 100.000 mergimtarë që do të kontribuonin si anëtarë pasiv apo simpatizantë me 60 sfr/vit, pa e llogaritur anëtarësinë aktive, pa i llogaritur donatorët, vetëm nga kontributet e anëtarësisë pasive do të grumbulloheshin reth 6 Milion Sfr për çdo vit!

    Me një buxhet të rregullt vjetor prej 6 Milion Sfr, pra vetëm nga anetarësia pasive, pa e llogaritur anëtarësinë aktive, donacionatoret e sponsorët, çdo vit do t’mund të financohet komplet aktiviteti kulturor e kombëtar në gjithë teritorin e Zvicrës dhe çdo dy-tri vjet do t’mund ngritet e ndërtohet nga një Qendër Kulturore në një nga kantonet e Zvicrës.

    Sa i përket daljeve  vjetore të Bordit te „FONDIT të QKSHZ“, mendojmë se në një të ardhme të afërt, ato shpenzime do të mbulohen nga kompanitë e ndryshme sponsorizuese.

    Qendra e parë Kultrurore Shqiptare do të ndërtohet në kantonin i cili tregon vullnet dhe gadishmëri të përqafojë Vizionin e «FONDIT të QKSHZ» , kanton ky i cili është i organizuar ose i gatshëm të organizohet e veproj si Komunitet (Bashkësi) Shqiptar në nivel të kantonit përkatës!

    Kur një ditë në pjesën më tê madhe të Kantoneve të Zvicrës të kemi Qendra Kulturore  Shqiptare, atëherë mund të themi se mërgaten shqipare të Zvicrës e kemi të organizuar si Komunitet Shqiptar – Bashkësi Shqiptare!

    Të bashkuar rreth Vizionit të QENDRAVE KULTURORE  SHQIPTARE, mund ta shpëtojmë të ardhmen tonë – Rininë dhe Atdheun!

    «FONDI I QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE NË ZVICËR»

    „FONDS der AKZS“

    Adlikertrasse 255

    8105 Regensdorf/ZH
    Tel: +41 44 506 52 22
    E-Mail: fondi.qksh@gmail.com

    Mobil: +41 76 388 09 57

Arabët në Lod dhe Ramle djegin sinagoga dhe makina

0

Makinave u është vënë flaka në qytetin bregdetar të Lodit

   

Pasojat më të këqija të trazirave nuk janë raketat. Eshtë konflikti i hapur midis hebrenjve dhe arabëve në qytete të tilla si Lod dhe Ramle. Në Lod, arabët shkojnë rrotull duke ndezur dyqane dhe sinagoga hebreje.

Intense Arab rioting is reported in the Arab-Jewish cities of Ramle and Lod tonight, after hours of unrest.

Channel 12 reports that three synagogues and numerous shops have been set on fire in Lod, and dozens of cars have been set alight. The network says police are escorting some terrified Jewish residents from homes in Lod.

It also reports that police are doing little to halt the rioting.

Autoritetet lokale thonë se 70 vjet të ndërtimit të urave u tretën në tym.

Channel 12 also shows footage of Jewish residents of Lod hurling rocks at cars of Arab residents, though Fried claims such an incident is a minor one compared to the scope of Arab rioting.

Kryebashkiaku thotë se ajo që po ndodh i kujton Natën e Kristaltë në Gjermani.

Lod Mayor Yair Revivo says he’s asked the prime minister to declare a state of emergency in the city. He calls for the military to be deployed in the city, saying “this is too big for police.”

“This is Kristallnacht in Lod,” he says, in reference to the Nazi pogrom against German Jews in 1938.

Kryebashkiaku thotë se ajo që po ndodhë ia kujton luftën civile: hebrenjtë kundër arabëve.

“All of Israel should know, this is a complete loss of control… This is unthinkable. Synagogues are being burned. Hundreds of cars set alight. Hundreds of Arab thugs are roaming the streets… Civil war has erupted in Lod… The Orthodox-nationalist community here has guns. I’m imploring them to go back home but they understandably want to protect their homes. Petrol bombs are being thrown into [Jewish] homes. The situation is incendiary.”

Document.no

Nga norvegjishtja: Drini.us

Një përgjigje filozofike mbi krijimin e universit dhe jetës!

0
nga Ahmet Asani
▪︎Përgjigja e fundit shkencore për krijimin e Universit është teoria e Bing Bengut e cila thotë se Universi është krijuar para 13.82 Miliard vitesh, nga njē eksplodim i një pike pakufi te vogel, me pakufi shumë energji, me pakufi temperaturë e rrezatim te lartë, eksplodim ky i cili duhet të ketë ndodhur brenda një kohe më të shkurt se një e bilionta pjesë e sekondës!?
▪︎Deri te teoria se Universi eshte krijuar nga nje pikë pakufi e vogel, eshte ardhur nga e kunderta e që është zgjerimi i vazhdueshem i universit! Kur permendet Universi njeriut menjëherë i shkon medja tek shkencëtaret e kalibrit të Ajnshtajnit, Njutnit, Kopernikut, Brunos e tjerë, por sa i përket krijimit të Universit Ajnshtajni kishte një shpjegim shumë të çuditshēm, ai thjesht besonte se universi ka qenê gjithëmonë kështu siç është dhe i till do të mbetet!?
▪︎Në fakt shkenca ka zbuluar qe universi nga krijimi e deri sot ka qenë dhe vazhdon te jete ne zgjerim deri ne pakufi! Nese universi per njeriun eshte diçka pakufi dhe vazhdon te zgjerohet edhe me tuje ne pakufi te pakufishnërisë, atëherë shtrohet pyetja si ka qenë universi ne fillim kur filloi te zgjerohet? Logjilisht qe duhet t’ketë qenë diçka pakufi e vogēl por me pakufi shumë energji!
▪︎E pabesueshme por e vërtete, fakti që Universi ka një fillim, i cili duhet të jetë diçka pakufi e vogël, por me pakufi shumë energji, u zbulua nga një prift! Ishte ky prifti belg Georges Edouard Lemaître ( 1894-1966), i cili para se tē bëhej prift, kishte studjuar Astrofizikë e Matematikë !
▪︎Prifti Lemaitre deri te fillimi i krijimit të botës erdhi nga teoria e të kundërtës! Fillimisht prifti Lemaitre kishte zbuluar se Universi vazhdimisht po zgjerohej dhe se është ne ekspandim (zgjerim) të vazhdueshëm, erdhi ne perfundim se ky ekpsandim duhet te kishte nje fillim dhe ky fillim duhet te ishte nje pikë pakufi e vogël me pakufi shume energji!?
▪︎Deri këtu jemi në rregull, por pyetja që mbetet pa përgjigje është se çka kishte para se te fillonte krijimi i botës – çka kishte para Bing Bengut? Prej çkahit u krijua kjo pikë pakufi e vogël, me pakufi shumë energji, me pakufi temperaturë e rrezatim të lartë, qe eksplodoi brenda një kohe pakufi të shkurt – më të shkurt se një e bilionta pjesë e sekondës dhe nga e cila u krijua Universi?!
▪︎Në këtë pyetje nuk mund të gjejmë një përgjigje të elaboruar as në librat shkencore e as në ato fetare! Prandaj, ta shtrojmë edhe njëherë pyetjen se çfar kishte para kësaj pike me pakufi shumë energji, me pakufi temperaturë e rrezatim te lartë, qe eksplodoi brenda nje kohe të shkurtër sa një e bilionta pjesë e sekondës, pikë kjo nga e cila u krijua universi dhe të provojmë t’i japim një pergjigje filozofike!
▪︎Mendoj se pèrgjigjen në këtë pyetje mund ta gjejmë nëse kthehemi prapa dhe shkojmê më tutje se prifti Lemaitre, pra shkojmë para pikës së Bing Bengut, para kësaj pike pakufi të vogël, ku logjikisht nuk do të duhej të kishte patur kurrëfarê pike, pra do të duhej ishte një gjendje ku nuk kishte gjë prej gjëje, një zbrazëtirë, njê hiç – njê “Asgjë”!
▪︎Nga që njeriu është qenie me Vetedije Krjuese dhe buron nga kjo “Asgjë”, atehere mendoj qe si pjesë e “Asgjësë”, njeriu do të duhej të ishte ne gjendje te komunikonte me “Asgjënë” dhe ta shpjegonte kete gjendje të gjendjes prej “Asgjëje”!
▪︎Ta lëmë për një çast shpirtin dhe frymen tonë Njerezore që të këthehet në gjendjen e parakrijimit te Universit, në gjendjen para Bing Bengut, në gjendjen e “Asgjësë” ku do të duhej t’kishte patur pakufi shumë vite pa ndodhur asgjë! Me siguri që “Asgjëja” do të duhet të jetë mërzitur ashtu duke qendruar “kot” pa bërë asgjë dhe një ditë ‘Asgjeja’ duhet të ketë vendosur të MENDOJ, sepse padyshim që MENDIMI duhet te jetë i pari! Pra, mendoj që gjënë e parë të cilën duhet ta ketë krijuar ‘Asgjëja’ ështê MENDIMI, kurse gjëja e parë për të cilën duhet të ketë menduar ‘Asgjëja’ duhet të ketë qenë VETVETJA ! Normale që ishte vetvetja për të cilën do t’ketë menduar “Asgjëja,” sepse në fillim s’kishte asgjë tjetër, përpos ‘Asgjësë’!
▪︎Ky mendim i parê i ‘Asgjësë’ për vetveten, për ate që e quajmë UNË, duhet të ketë lindur nga një VETËDIJE të cilen mund ta quajmë VETËDIJA E PASTËR KRIJUESE! Pasi që ‘Asgjëja’ e njohu vetveten dhe e quajti UNË, në mënyrë që t’mos ishte vet, filloi tê mendoj per krijimin edhe të gjërave tjera rreth vetes! Kjo VETËDIJE KRIJUESE me pakufi shumë energji duhet të jetë munduar me miliarda vite që të bënte diçka tjetër ndryshe nga vetvetja, por që nuk po arrinte të bënte!
▪︎Një ditë VETËDIJA KRIJUESE me pakufi shumë energji, per një moment duhet të jetë ndalur së menduari, gjendje kjo e cila nuk kishte zgjatur as sa një e bilionta pjesë e sekondës dhe mu në këtë gjendje të Ndalimit të Mendimit, VETËDIJA KRIJUESE duhet të ketë pëlcitur dhe t’jetë bërë copë copë në miliarda pjesë të vogla nga të cilat është krijuar Universi: qielli planetet, ajëri, tokën, drita, uji dhe jeta!
▪︎Universit i cili u krijua në gjendjen kur VETËDIJA KRIJUESE vendosi të ndalonte së menduari, ju deshtên edhe 3.8 miliardë që një ditë ta krjonte Njeriun e parë i cili sikur ‘VETËDIJA E PARË KRIJUESE ‘ i tha vetes UNË dhe e njohu VETËDIJEN KRIJUESE duke e quajtur ate KRIJUES, Pronarl – i Zoti i gjithëçkahit në Univers – ZOTI!
#Mesazhiim: Çdo gjë në këtë botë është energji! Pa e lodhur kokën me mendime nuk mund të krijohet asgjë, por xixat e fuqishme krijuese nuk mun të dhezin kur jemi duke menduar! Vetëdija Krijuese dhezë në zbraztirën mes mendimeve – atëherë kur jemi zgjuar dhe arrijmë t’i ndalim mendimet!

Dëshirojmë paqe në Izrael

0
Pal Shtufi
Çdo shqiptari i vjen keq për çdo humbje jete në Kurdistan, Irak, Siri, Jemen ose Izrael. Por, asnjërit nga ne nuk i takon të merret më shumë me këto punë kaq të mëdha për vogëlsinë tonë.
Jeta është e padrejtë, gjithandej rruzullit tokësor. Politikat e gabuara e bëjnë edhe më të vështirë jetën kudo. Luftërat janë pasojë pikërisht e këtyre politikave. Prandaj, përgjegjes janë të gjithë ata që kanë një armë të vogël ose të madhe në dorë. Le të mendojnë ata për fatin e tyre politik, jo ne.
Shqiptarët duhet t‘i shohin aleancat dhe miqësitë e perhershme, të cilat na kanë bë të mos i kemi më problemet e kurdëve, për shembull. Politika nuk është altar mëshirash. Ajo di të jetë edhe ashtu siç nuk na pelqen.
Ne jemi aleatë dhe miq të përhershem me Izraelin dhe Amerikën. Edhe në luftëra. Ky fakt nuk ndryshon në asnjë rrethanë, sepse NUK JEMI PROVICË SERBE, por Republikë e Pavarur, e cila vendos vetë për miq dhe aleanca.
Si Arabisë Saudite dhe Jemenit, ashtu edhe Izraelitëve e palestinezve u dëshirojmë paqe. Më shumë se kaq nuk mundemi! ?

Në kohën kur Kosova paralajmëroi padi për gjenocidin serb mbi shqiptaret, Vuçiqi i jep mirënjohje nobelistit serbofil qe mbeshteti gjenocidin e Millosheviqit

0
Bernë, 11 maj -Vucic i jep mirenjohje nje autori te Nobelit qe njihet ne opinonie gjere, sdomos nje ballkan si nje serbofiol i cili mbeshteti diktatorine fundit  në Evropë dhe kasapine ballkanit Mikoshevicin i cili beri krime dhe gjenocid per dy decnei erresht e Ksosovë dhe Bsonje Hercegovine, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le cantopn27.ch duike ju rferuar mediave boterore

Sipas Washington Post “Çmimi Nobel i Handke në 2019 shkaktoi zemërim veçanërisht në Bosnjë dhe Kosovë, të dy të shkatërruar nga luftërat e viteve 1990, ndërsa Prishtina e deklaroi atë ‘persona non grata’..”

Serbia nderon laureatin e cmimit Nobelit Handke qe perkarhu diktatorin e fundit ne Evropë, kasapin e balllkanit Slobodan Miloshevic

a person standing in front of a mirror posing for the camera: Handke's Nobel Prize in 2019 sparked outrage notably in Bosnia and Kosovo, both devastated by the 1990s wars, while Pristina declared him 'persona non grata'

 

 

 

 

 

 

 

Ne kohen kur Kosova po pergatitet ta padise Serbine per gjenocid, Vucic i jep mirënje nobelistit serbofil qe perkrahu politiken e Miloshevit dhe gjeocidin serbe ne Kosovë?!

Serbia të Dielën i dha një nga nderimet e saj më të larta Laureatit të Nobelit Peter Handke, mbështetja e hapur e të cilit për Serbët gjatë luftërave Jugosllave të viteve 1990 e pa atë të akuzuar si apologut për mizoritë Serbe ka sjkruar sot shtypi amerikan (Serbia gives award to 2019 Nobel Literature winner Handke) transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

I konsideruar si një nga shkrimtarët më origjinalë në gjuhën gjermane gjallë, zgjedhja e Akademisë Suedeze për çmimin e letërsisë 2019 hapi përsëri plagët e vjetra në Ballkan

Në një moment Handke austriak madje i krahasoi serbët me hebrenjtë nën nazistët, një vërejtje që ai më vonë e tërhoqi.

Ai madje foli në varrimin e 2006 të të fortit serb Slobodan Millosheviç, i cili vdiq ndërsa po gjykohej për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dha Handke Urdhrin e Yllit të Karaxhorxhit, ndarjen e parë, për “meritat e tij të jashtëzakonshme në përfaqësimin e Serbisë … në aktivitetet publike dhe kulturore dhe këmbënguljen personale në përgjegjësinë pa kompromis ndaj së vërtetës”.

Vendimi për të dekoruar Handke, 78 vjeç, u mor vitin e kaluar, por ceremonia u mbajt vetëm të Dielën.

“Populli serb është i lumtur që Handke e ka në mesin e miqve të tij. Populli ynë kurrë nuk kishte nevojë për më të mirë,” ka then Vuçiq.

Handke adhurohet nga serbët për mbështetje gjatë luftërave të viteve 1990 dhe epokës së të fortit të ndjerë Sllobodan Millosheviç kur serbët u fajësuan gjerësisht për nxitjen e konfliktit që vrau më shumë se 100,000 njerëz. Handke konsiderohet persona non grata në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë dhe në Kosovë, një ish provincë serbe që shpalli pavarësinë në 2008. (Handke is considered persona non grata in the Bosnian capital, Sarajevo, and in Kosovo, a former Serbian province that declared independence in 2008.) ka raportuar gazeta tjeter amerike 6News, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nuk është vonë për ta paditur Serbinë për gjenocid!

0

Bardhyl Mahmuti

Ju ftoj të lexoni pjesë nga intervista që i kam dhënë Gazetës “Epoka e Re” më 14 maj 2019, të titulluar: Nuk është vonë për ta paditur Serbinë për gjenocid!
“Epoka e re”: Shpesh dëgjohet se jemi vonuar dhe se është dashur shumë më herët të bëjmë padi kundër Serbisë për krimin e gjenocidit. A mendoni se jemi vonuar në këtë drejtim?
Bardhyl Mahmuti: Jo. Nuk jemi vonuar për të bërë padinë për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Përkundrazi, në kontekstin politik dhe shoqëror nëpër të cilin kalojmë çdo përshpejtim i akuzës do të kishte qenë në favor të Serbisë. Të mos harrojmë se edhe në mesin tonë nuk ka konsensus rreth kualifikimit të asaj që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës. Njëri godet thumbin e tjetri patkoin. Me keqardhje duhet të pranojmë se një numër i konsiderueshëm i politikanëve dhe gazetarëve që kanë një rol të madh në krijimin e opinionit publik nuk e kanë të harmonizuar terminologjinë që përdorin kur bëhet fjalë për krimet serbe në Kosovë. Në rrafshin ndërkombëtar gjendja është tejet e pafavorshme për ne. Në vend se të ndëshkohet Serbia për gjenocidin që ka kryer në Kosovë, sot kemi krijimin e një gjykate që do t’i trajtojë sajesat e Shërbimit Sekret Serb kundër UÇK-së. Ai i cili do të kishte ngritur padi kundër Serbisë në këtë kontekst ndërkombëtar do t’i kishte bërë shërbim të madh Serbisë, sepse vendimi do të kishte qenë i disfavorshëm për ne. Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina ngritën akuza kundër Serbisë për krim të gjenocidit pa krijuar paraprakisht kontekstin e favorshëm në opinionin publik ndërkombëtar. Rezultati final ishte negativ, sepse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë hodhi poshtë akuzat kundër Serbisë. Kosovës nuk i duhet një vendim i përshpejtuar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por një vendim i drejtë që do ta ndëshkonte gjenocidin serb në Kosovë. Për t’i rritur gjasat e realizimit të ngadhënjimit të drejtësisë duhet të punojmë shumë si në rrafshin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë të brendshëm. Në të kundërtën do të korrim rezultate negative. Me një fjalë, ai i cili do të shpejtonte të ngrihej akuza për gjenocid kundër Serbisë, në këtë kontekst të raportit të forcave në skenën politike ndërkombëtare, do të bënte një veprim antikombëtar.
“Epoka e re”: Në çfarë drejtimi duhet të orientohet puna sqaruese e opinionit publik ndërkombëtar që të rritet mbështetja për ngadhënjimin e drejtësisë?
Bardhyl Mahmuti: Po marr shembull dëshminë e Vasfije Krasniqit para Kongresit Amerikan për dhunën seksuale dhe tmerrin që ka përjetuar gjatë luftës. Dhuna seksuale ndaj femrave shqiptare përbën krim të gjenocidit në kuptimin si përkufizohet gjenocidi me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, sepse Neni II, paragrafi (b) i kësaj, cilëson si forma të gjenocidit edhe cenimin e rëndë të integritetit fizik ose mendor. Shihni reagimin e Serbisë pas kësaj dëshmie. Thjesht janë tërbuar, sepse janë të vetëdijshëm se kjo formë e komunikimit do ta nxjerrë në dritë të vërtetën për krimet e tyre. Një segment tjetër i veprimtarisë është shpërndarja në qarqet universitare në botë të veprave që ndriçojnë këto aspekte të luftës në Kosovë, sepse në universitete krijohen politikanët, historianët, gazetarët, sociologët dhe intelektualët e profileve të ndryshme të çdo vendi. Duhet t’u ofrohet mundësia që të njihen me të vërtetën e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Letër ngushëlluese nga Houston i SHBA-ve për familjen e veprimtarit dhe studiuesit të shquar, prof. Dr. Sadri Fetiu!

0

Sadri Fetiu do të jetë përherë në kujtesën tonë, si mësues, si shkencëtar, si atdhetar!

E nderuar familje Fetiu!

Me pikëllim të thellë pranova lajmin për humbjen e të dashurit tuaj dhe mikut tim, prof. dr. Sadri Fetiu. Në këto çaste të vështira për familjen tuaj, ju kemi në mendjet dhe lutjet tona.

Prof. Sadri Fetiu do të jetë përherë në kujtesën tonë, si për punën e shquar, për dijen dhe kombin. Qysh në rini, ai dha ndihmesë të madhe për lëvrimin e gazetarisë dhe për arsimin shqip, në një kohë të vështirësive por dhe aspiratave të mëdha të popullit tonë. I lindur në Peçan të Therandës, ai la gjurmët e veta në Prizren, në Prishtinë, në Tiranë, si mësues, si shkencëtar dhe si atdhetar. Kontributi i tij, veçanërisht si pedagog i Fakultetit të Filologjisë dhe si drejtor i Institutit Albanologjik në Prishtinë, do të jetë shembull për brezat që vijnë.

Tashmë i ndjeri Sadri Fetiu me Ramiz Tafilajn

Si dukagjinas që respektonte trashëgiminë letrare gojore të popullit të vet, prof. Fetiu ishte një komunikues i fuqishëm. Si i tillë, ishte i rrallë jo veç në shkrime, por edhe në biseda me miqtë. Andaj, ndjehem i nderuar që kam pasur fatin ta njoh e ta quaj mik, i cili me një urti e fjalë përmbajtjesore më ka sjellë më pranë Atdheut gjatë kohës sime në mërgim.

Edhe sot ndodhemi larg fizikisht, por do të jemi pranë jush me zemër e shpirt. Në emrin tim dhe të bashkësisë së mërgimtarëve shqiptarë në Teksas, ju lus të pranoni ngushëllimet tona më të përzemërta.

Zoti e bekoftë familjen tuaj tani e përherë!

Çiltërisht,
Ramiz Tafilaj,
Houston-Texas

Botuesi i njohur Ramiz Tafilaj me tashmë të ndjerin Sadri Fetiu

Integrimet EURO-atlantike të Thaçit

0

Adem Breznica

  • Gani Thaçi s’koka kanë i kënqtë me 4.000 euro rrogë e as me 10.000 euro bonuse dhe paska kërku pensionim të parakohshëm duke i rru 168.000 euro t’thata.

Për shkak se është shumë xhan, pra shumë zemër mirë, dhe për hir se është vëlla i presidentit, e nuk e ka zemrën kazmë, pra nuk ka dashtë me u kallëxu i poshtër si do-do (Ramusha, Agima, Fatmira e Endrita), me turlifarë shpikje ogurzeze në kurriz të shtetit, Gani xhani ka zgjedhur të jetë i thjeshtë, transparent dhe jo-rëndues: ia toleron Byros Kosovare të Sigurimeve që, jo brenda një por, brenda 6 muajsh t’ia qes në konto 168.000 copa të gryta. Këtij s’mundesh me i thanë ndryshe, vetëm se kavaler.
Me pas kanë i keq ja kish lyp edhe do tjera të kallamojta, por kësi heri nuk ka dashtë me u keqkuptu ashtu siç u pat keqkuptu me 2, 3, 4, 5… milionët e fondeve të luftës, pastaj me ato të ashtuquajturat afera e tendera lidhje-palidhje, e që veç ata të cilët s’kanë ndjenja shqiptarie ia “mveshin”.
Ama edhe pse ‘shumë’ e vogël në krahasim me milionat që atij i sillen nër duro, e me këqyrë hollë e hollë, këto me “mijë” nuk i bën hesap hiç, prej burrnisë që ka nuk ka dashtë që ketë 168 mijëshe me e marrë menjëherë, por në dy këste. Sepse, siç e bëmë bajat tuj e përsëritë, ky ka pak karakter e pak namuz.
Nejse, mjafton me e ditë se vëllai i kujtë ‘hyre’ është, edhe nuk mbetet më pikë dyshimi në ndershmërinë e tij patriotike, atdhetare, kombëtare, liridashëse e euro-atlantike.
Prandaj, nuk e ka pasë edhe bash palidhje titullin e pozitës në atë byro: “Koordinator i Planifikimeve STRATEGJIKE”.
Ky nuk është i pa shpirt me i shti në rrymë aparatet e Bitcoinit, as me ja lëshue ujësjellësin pa sahat arave e livadheve, as me ja shti nxemjën qendrore nëntokësore serës e bahçes në pikë të dimrit, se ky mendon për këtë shtËt e për këtë popull të shumë vujtun nën zgjedhat e njëpasnjëshme të pushtuesve gjakatarë e haraçvënës. Se për qata ka liftu; që ky popull me shku përpara, përpara e vetëm përpara, e kurrë mos me pasë nevojë me kthy kryet përmas.
Po ne jemi popull budallë, e njerin e zoti nuk e dojmë! Se me pasë kanë të mençëm, e me pasë dashtë të vërtetën, moti i kishim çelë sytë, e prej kohësh i kishim marrë vesh synimet dhe integrimet €-atlantike të tij dhe të vëllait të tij ish-kryeministër e ish-president, e nuk do të mbeteshim këtu ku jemi, po tash do ta gëzonim selametin, e s’ishim kjametu me viza e ç’viza, e as s’kishim shitë patriotizma kishe s’po dojna me lëshu pe, e kishe p’e mbrojmë kufirin…
Presidenti kishte synime euro-atlantike për ne si popull budallë, ndërkaq hashimovitë veç i kishte integruar në botën e madhe EURO-atlantike; madje dhe përtej; sepse mahalla e tij e shkrumave moti i kish pasë marrë vesh senet.
Pra, jo vetëm (ish)presidenti ishte dhe është EURO-atlantik, por familjarisht, akrabaisht, jaranisht, shoqërisht, komshikisht, partiakisht e ndër-partiakisht ata janë bërë EURO-atlantik, bile EURO-milionAtlantik, respektivisht multi-milionë EURO-atlantiko-indiano-pacifistik.

  • Adem Breznica, është gazetar i pavarur.

Jusuf Gërvalla në fulqinjtë e matrapazëve – Apo kur qeni i keq, prej frikës nga arusha e leh Hanën

0
Nga: Xhafer Shatri
Kosova e mbërthyer në kthetrat e pandemisë, e harroi fatkeqësinë që i ka rënë mbi kokë duke parë e duke dëgjuar, opozitën dhe mediat e saj kah vjellin helm e çkulnajë në Parlament, në internet, në ekrane e kudo që mbërrin gjuha e tyre e pistë.