ARKIVI:
20 Maj 2024

Në Zvicër u hap xhamia prej 4 milionë eurosh, që synon “ruajtjen e dinjitetit kombëtar dhe fetar”!

Shkrime relevante

Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ___ Gjeneral Bislim Zyrapi mbante detyrën më të përgjegjshme...

Kryeministri Kurti mirëpriti nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen

Prishtinë, 19 maj 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Shpërndaj

U hap të shtunën, në Natën e Madhe të Kadrit, për të qenë në dispozicion të besimtarëve të enjten, në Ditën e Bajramit.

Qendra Islame Shqiptare “Tulipan”, do t’i shërbejë shqiptarëve të Zvicrës. Këta të fundit kontribuuan me rreth 4 milionë euro për ndërtimin e saj, por edhe duke punuar vullnetarisht, rreth 13 mijë e 500 orë.

Në këtë objekt në qytetin Reinach, në kantonin Argau, xhamisë i është shtuar edhe nga një çerdhe për fëmijë, bibliotekë, qendër kulturore, restaurant, zyra dhe parking nëntokësor.

“I përfshin të gjitha kërkesat dhe atributet e një shoqate në mërgim, duke nisur nga më të shtrenjtit tonë, fëmijët parashkollorë, e deri te mosha jonë më e pjekur, pleqtë”, shpjegon Azir Jusufi, kryetar i qendrës.

Jusufi shton se këtu do të tentohet ruajtja e identitetit të shqiptarëve në Zvicër.

“Aktivitetet e saj përfshihen në ruajtjen e dinjitetit kombëtar dhe fetar, ruajtjen nga asimilimi, po ashtu, përgatitjen e gjeneratave të reja në aspektin edukativ dhe arsimor”, tregon ai.

Tulipani është xhamia e vetme shqiptare në rrethinë, ndërsa imam do të jetë Halil Ademi. Bashkësia Islame Shqiptare do të jetë pronare dhe mbikëqyrëse e qendrës.

***

Koment i Drini-t

Sipas të gjitha informatave, ndërtimin e kësaj xhamie e kanë nisur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët me decenie nuk gëzojnë asnjë të drejtë kombëtare në shtetin e prejardhjes së tyre, përveç “të drejtës” për tu identifikuar sa më shumë me myslimanizmin. Në të vërtetë, mallin për Islamin ata e kanë bartur me vete si të vetmin “trofe” që ua lanë sllavomaqedonasit për ta marrur me vete. Në mënyrë që kahdo që të shkojnë të dallohen prej të tjerëve, si delet e zeza! Në viset prej nga janë shpërngulur si pasojë e padrejtësive të shumëta, ata i kanë lënë pasuritë dhe shtëpitë e shkreta, të cilat i vizitojnë një herë në vit apo gjithnjë e më rrallë.

Në Maqedoni tashmë është legalizuar dhe i është dhënë legjitimitet shtetëror edhe lëvizjes vehabiste, – frymëzueses së drejtpërdrejtë të terrorizmit islamik, ku përpos BFI së Maqedonisë, tashmë edhe Vehabistët janë konkurrues në interpretimin “sa më të saktë” të Islamit e të Kuranit.

Këtë shfytyrim Anti-Shqiptar maqedonasit e kanë mbështetur Dje, ashtu sikurse që po e mbështesin edhe Sot e që me siguri këtë do ta bëjnë edhe nesër …

Sa më shumë që të identifikohen me islamin, kështu siç po identifikohen, Shqiptarët do të ikun nga vetvetja dhe kultura e tyre kombëtare, duke u identifikuar me fenë e njëjtësuar “kombëtarisht” me arabët, turqit, afganasit, iranianët, malajziasit etj.

Në këtë objekt religjioz, thonë, do të ketë “një çerdhe për fëmijë, bibliotekë, qendër kulturore, restaurant, zyra dhe parking nëntokësor..”. E shihni, pra …! Do të jenë të gjitha ato që e nxisin asimilimin në islamizëm, nëse jo sot, nesër gjithsesi. Prej kujt iu dashka që ta ruaj “popullin” nga asimilimi kësaj xhamie si shumë xhamive të tjera si kjo? Prej zviceranëve? Sigurisht që pikërisht prej zvicëranëve që i kanë rehatuar e ua kanë “ngi gojën me bukë” duhet ruajtur, se panturturqëve e panislamikëve që edukohen e formohen pandërprerë nëpër xhami, iu pengon integrimi i Shqiptarëve në shoqërinë zvicerane apo në cilëndo shoqëri tjetër europiane a perëndimore, andaj ata nguten e nuk qetësohen fare derisa popullin e “tyre” shqiptar ta “integrojnë” në “botën muslimane” , në mesin e të gjithë atyre popujve që e praktikojnë islamin si fe. 

Pothuaj të gjithë Shqiptarët në Zvicër e gjetiu vazhdojnë të ankohen se si “xhamitë po ua marrin nxënësit” , duke i indoktrinuar e fetarizuar ata qysh si fëmijë, por të pakët janë ata që e kundërshtojnë diskriminimin dhe rrezikun e asimilimit të shqiptarëve nga shqipfolësit islamik që duan ti kenë nën kontroll që nga mësimi parashkollor, që gjithsesi duhet të jetë në kuadër të xhamisë “shqiptare”?!

Si kudo në Europë, si në SHBA, Kanada, Australi, apo edhe në Skandinavi .

Si në Oslo të Norvegjisë, për shembull!

Kudo që të jenë, sipas “mullirit” asimilues të panturqëve-panislamikëve, nxënësit që nga niveli parashkollor, duhet të jenë brenda xhamisë, ose së paku afër saj!

Ingjenieri Ahmet Asani, intelektuali i njohur  dhe aktivisti i çështjes kombëtare që jeton në Zvicër (me prejardhje nga Kumanova e Maqedonisë), ka më shumë se një vit që shpenzimet e qëras për Qendrën Kulturore Shqiptare që e ka themeluar me pak veta, i paguan vet apo me ndihmën e një miku të tij dhe atij askush nuk ia jep asnjë ndihme për ta mbajtur qendrën në funksion, sa që tashmë rrezikon ta mbyllë detyrimisht atë qendër të mirëfillt kulturore pa asnjë ndikim religjioz.

Përderisa shqipfolësit vazhdojnë të grumbullojnë miliona euro për xhamitë, por jo edhe për një Qendër Kulturore Shqiptare si kjo. Shtetet tona “kombëtare” vazhdojnë të heshtin e të mos veprojnë, përderisa në vend të tyre veprojnë shtetet “kombëtare” turke-arabe e islamike, si dhe Serbia e Maqedonia Veriore, me mbështetësit e tjerë të tyre.   

Kur njerëzit e tillë nuk ndihmohet dhe përkrahen të thuash prej askujt, nuk ka asnjë mëdyshje se mendësia e turmës do ta ndihmoj ngritjen e një xhamie që ka kushtuar 4 milionë euro.

Xhami që për t’i mashtruar turmat injorante të shqipfolësve, gjithsesi duhet ta ketë etiketën “shqiptare”, për tu fshehur sa më mirë e më me siguri pas saj përderisa e bëjnë trushpërlarjen nga ndërgjegja kombëtare shqiptare dhe vazhdojnë me edukimin panturk e panislamik-antishqiptar.

***

Pas lajmit të dhënë për këtë xhami që u përuroka nesër në Zvicër, pasi përmendet nga Drini në komentin për shkrimin , ka reaguar edhe ingjenieri Ahmet Asani, reagim që botohet këtu.

  • Ahmet Asani

    Mjerisht e vërtetë kjo çfar ka shkruar vëllau jonë Bajram Kabashi ! Fondacioni i themeluar me 18 tetor 2018 enkas per ndertimin dhe financimin e Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicer, nuk u perkrah nga asnje institucion shtetror, nuk u perkrah as nga Bashkesia Islame Shqiptare në Zvicer, as nga Misioni Katolik Shqiptar ne Zvicer, as nga subjeket politike ne vend e as nga deget e tyre ne diaspore! Numri i bashkatdhetareve qe kanë paguar antersesi vjetore 2018/19 ka qene 38 veta, gjate vitit 2019/20 ky numer ra ne 25 veta!
    Me keto pagesa jo qe nuk mund te behej aktivitet, por nuk mund te paguhej as zyra e Fondacionit!? Kryesia kishte parapare te organizonte nje Simpozium shkencor rreth çeshtjes se Kultures Kombetare në Diaspore, por shkaku i pandemise organizim i ketij simpoziumi u be i pamundur. Për informata më të hollsishme mund ta vizitoni web-faqen e fondacionit:
    www.fondi-qksh.ch ose t’na kontaktoni ne +41763880957 (viber & whatsap)

    VIZIONI – QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE NË DIASPORË  është edukimi dhe frymëzimi i rinisë shqiptare në diasporë me gjithë pasurinë shpirtore që ka kultura kombëtare shqiptare, në menyrë që një ditë rinia e diasporës të jetë e gatshme të bëjë vet plane e projekte për këthim nga diaspora në atdhe, me VIZION e MISION të ndërtimit e forcimit politik e ekonomik të shteteve e trojeve tona etnike shqiptare!

    Mendojmë se ky Vizion – ky qëllim mund të arrihet vetëm nëpërmjet QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE, Qendra këto të cilat mund t`i ndërtojmë bashkërisht si mërgatë!

    MISIONI

    Misioni i „Fondit të Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicër“ në tekstin e mëtejmë („FONDI i QKSHZ“) eshte  ngritja apo ndertimi i Qendrave Kulturore Shqiptare nëpër Kantonet e Zvicrës. Ngritja e Qendrave Kulturore do te arrihet nga grumbullimi i anëtarësisë dhe donacioneve të mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër dhe jasht saj, si dhe të miqëve tanë në Zvicër e jashtë saj!

    Lartësia e anëtarësisë për anëtarët aktiv në „FONDIN e QKSHZ“ është 360 Sfr/vit kurse për anëtaret pasiv apo simpatizantet  e Vizionit të Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicër është 60 Sfr/vit.

    Është kohë e fundit që mërgata shqiptare në Zvicër, të veproj e bashkuar rreth idesë së ngritjes dhe ndërtimit të Qendrave Kulturore Shqiptare nëpër gjitha Kantonet e Zvicrës ku është e nevojshme dhe e mundshme!

    Jemi te bindur thellë që suksesi i Komunitetit Shqiptar në Zvicër , do të inkurajojë edhe mërgimtarët tjerë nëpër shtetet e ndryshme të Europës e botës!
    Suksesi i Bashkësisë Shqiptare në Zvicrës është sukses i gjithë diasporës dhe kombit shqiptar në përgjithësi!
    Në momentin kur të arrihet që në «FONDIN e QKSHZ»  t’i kemi 1000 anëtarë aktiv, që kontribuojnë me anëtarësi vjetore 360 sfr/vit dhe 10.000 anëtarë e simpatizantë pasiv, mund të thuhet se MISIONI i FONDIT të Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicër është afër realizimit. Pasi të arrihet kjo shkallê e organizimit dhe vetedijësimit është e mundur qê per 2-3 vite nê në nivel të Zvicres „FONDI i QKSHZ“ të ketë 50.000 deri 100.000 simpatizantê apo anetare pasiv që do te kontribonin me 60sfr/vit.

    Me 100.000 mergimtarë që do të kontribuonin si anëtarë pasiv apo simpatizantë me 60 sfr/vit, pa e llogaritur anëtarësinë aktive, pa i llogaritur donatorët, vetëm nga kontributet e anëtarësisë pasive do të grumbulloheshin reth 6 Milion Sfr për çdo vit!

    Me një buxhet të rregullt vjetor prej 6 Milion Sfr, pra vetëm nga anetarësia pasive, pa e llogaritur anëtarësinë aktive, donacionatoret e sponsorët, çdo vit do t’mund të financohet komplet aktiviteti kulturor e kombëtar në gjithë teritorin e Zvicrës dhe çdo dy-tri vjet do t’mund ngritet e ndërtohet nga një Qendër Kulturore në një nga kantonet e Zvicrës.

    Sa i përket daljeve  vjetore të Bordit te „FONDIT të QKSHZ“, mendojmë se në një të ardhme të afërt, ato shpenzime do të mbulohen nga kompanitë e ndryshme sponsorizuese.

    Qendra e parë Kultrurore Shqiptare do të ndërtohet në kantonin i cili tregon vullnet dhe gadishmëri të përqafojë Vizionin e «FONDIT të QKSHZ» , kanton ky i cili është i organizuar ose i gatshëm të organizohet e veproj si Komunitet (Bashkësi) Shqiptar në nivel të kantonit përkatës!

    Kur një ditë në pjesën më tê madhe të Kantoneve të Zvicrës të kemi Qendra Kulturore  Shqiptare, atëherë mund të themi se mërgaten shqipare të Zvicrës e kemi të organizuar si Komunitet Shqiptar – Bashkësi Shqiptare!

    Të bashkuar rreth Vizionit të QENDRAVE KULTURORE  SHQIPTARE, mund ta shpëtojmë të ardhmen tonë – Rininë dhe Atdheun!

    «FONDI I QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE NË ZVICËR»

    „FONDS der AKZS“

    Adlikertrasse 255

    8105 Regensdorf/ZH
    Tel: +41 44 506 52 22
    E-Mail: fondi.qksh@gmail.com

    Mobil: +41 76 388 09 57

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu