Kreu Blog Faqe 1688

Java e Ukshin Hotit, 11 – 16 Maj 2021, e Njeriut që si përket harresës!

0
Java e Ukshin Hotit, 11 – 16 Maj 2021
UKSHIN HOTI NUK I PËRKET HARRESËS!
Më 16 maj, bëhen 22 vjet nga zhdukja pa gjurmë e intelektualit, politikanit dhe filozofit tonë të shquar, Ukshin Hoti. Lidershipi politikë e institucional i Kosovës, gjatë këtyre viteve rrallë herë ka folur për Ukshin Hotin! Edhe kur kanë folur, zëri i tyre nuk është dëgjuar përtej katër mureve të sallës! Rrjedhimisht ky “zë” ka heshtur, dhe ashtu në heshtje e ka heshtur fatin e këtij personaliteti emblematik për Kombin Shqiptar!
***
Duke pasur parasysh këtë ‘harresë’ e indiferencë të pashembullt nga shteti e shoqëria jonë, portali pashtriku.org, (tashmë dhjetë vjet rresht) nga 11 – 16 maj 2021 prezanton ‘JAVËN E UKSHIN HOTIT’ me moton ‘UKSHIN HOTI – NUK I PËRKET HARRESËS!’
Me këtë rast ua bëjmë me dije institucioneve shtetërore, akademike, mediale dhe gjithë shoqërisë shqiptare, se: UKSHIN HOTI NUK I PËRKET HARRESËS! Ai e ka sfiduar VDEKJEN, dhe si i tillë do të mbetet përjetësisht i GJALLË…
***
Më 16 maj 1999, Ukshin Hoti, derisa po vuante dënimin në Burgun e Dubravës, befasisht pranon vendimin nr.24/2241/05 të nënshkruar nga drejtori i burgut, Aleksandër Rakoçeviq, për “lirim me kusht” nga burgu (!!!). Ai ishte dënuar me pesë vite burg (në shtator të vitit 1994) nga gjykata serbe në Prizren!
***
Pas përfundimit të luftës, shokët e burgut të cilët u ndanë për herë të fundit me te, kanë deklaruar se ishte ditë e diele (një ditë e pazakontë për lirime nga burgu) kur baca Ukë (kështu e thërrisnin të gjithë) rreth orës 10 – 11 të paradites, i shoqëruar nga tre punëtorë të sigurimit serb, është nxjerrë nga ambientet e brendshme të burgut të Dubravës. Dhe, nga ky moment, (sot e atë ditë), nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Në fakt në gusht të vitit 2020, ekipi i emisionit “Udhëve” në RTK ka zbardhur disa dokumente të ushtrisë dhe policisë serbe të cilat flasin se në ditën që ishte nxjerrë Ukshin Hoti nga Burgu i Dubravës, nuk ishte liruar. Fillimisht u rrëmbye dhe më pastaj ishte vrarë e masakruar në mënyrën më makabre nga policia serbe e asistuar nga Ushtria Jugosllave.
Më gjerësisht shikoni emisionin: UDHËVE – KRIMET E SERBISË – FATI I UKSHIN HOTIT! 21.08.2020
Edhe pas prezentimit të këtij dokumentari prokuroria e shtetit nuk ka bërë asnjë hetim në këtë drejtim!
***
KU ËSHTË UKSHIN HOTI?
A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?
Këto pyetje tashmë 22 vjet ripërsëriten nga shqiptarët! Dhe për çudi, askush deri më sot s’ka dhënë një përgjigjie të saktë për fatin dhe vendndodhjen tij. Ndërkohë që janë thurur parreshtur spekulime, madje ka pasur edhe prononcime publike se, Ukshin Hoti është gjallë, dhe se po mbahet në burg shtëpiak (diku në Serbi), për ‘kusuritje politike’ etj.
***
Pas përfundimit të luftës, familja e Ukshin Hotit, veçanërisht motra e tij – Myrvetja, ka trokitur në të gjitha dyert e partive politike, të institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, dhe ka kërkuar zëshëm ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit. Të gjithë ata (politikanë), motrës Myrvete, i kanë premtuar se, çështjen e Ukshinit do ta ngrisin në çdo takim zyrtar me faktorët ndërkombëtarë, për ta detyruar Serbinë që ta zbardhë fatin tij. Por, fatkeqësisht, deri më sot asnjë premtim, nuk është mbajtur, çka do të thotë se ata kanë gënjyer, për më tepër kanë luajtur me ndjenjat e familjes së madhe HOTI dhe të të gjithë shqiptarëve!
***
Pas 16 vitesh, për herë të parë Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 8 maj 2015, në kuadër të rekomandimeve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur ka pranuar një peticion me 13 mijë nënshkrime, të mbledhur nga një grup qytetarësh të Rahovecit, për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit! Dhe kjo kërkesë me rekomandime të qarta, nuk është trajtuar seriozisht nga Kryetari i Kuvendit (të atëhershëm), Kadri Veseli, dhe si e tillë ka përfunduar në arkivin e Kuvendit!
***
Më 27 prill 2018, pas disa orë debatesh, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratoi një rezolutë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në mesin e të cilëve është edhe Ukshin Hoti! Kjo ndodhi për faktin sepse nuk pati kuorum, dhe rezoluta u deshtë të votohet më 3 maj! Ky veprim tregon se sa të papërgjegjshëm janë të “votuarit e popullit” – deputetët e Kuvendit të Kosovës.
***
Kjo klasë politike (pozitë e opozitë bashkë), me këtë neglizhencë cinike për një personalitet gjithëkombëtar si Ukshin Hoti, shpërfaq gjithanshëm indiferentizmin histerik të tyre.
Në të vërtetë sa ishte në opozitë Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, kanë shprehur interesim për Ukshin Hotin, madje edhe e kanë vizituar familjen dhe “shtëpinë Muze të Ukshin Hotit” në Krushë të Madhe, por duket se nuk kanë bërë veprime konkrete institucionale apo edhe jashtë institucioneve, që ta ngrisin këtë çështje në ato përmasa për zbardhjen e fatit të tij. Edhe tani që janë në pushtet, të paktën deri më sot – nuk kanë bërë diçka më shumë se sa kur ishin në opozitë.
Në këtë kuadër, as Adem Demaçi (tashmë i ndjerë), as Rexhep Qosja apo Ismail Kadare (si personalitete të shquar), gjatë këtyre viteve nuk ishin aq të zëshëm, që të ndikonin tek instancat shtetërore apo dhe të bëjnë trysni tek faktori ndërkombëtarë, për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit!
***
Fatkeqësisht për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit nuk janë intersuar, as institucionet akademike, shkencore etj., siç janë:
– Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë,
– Instituti Albanologjik,
– Instituti i Historisë,
– Shoqata e të Burgosurve Politikë,
– Shoqata e Veteranëve të Luftës së UҪK-së,
– Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut,
– Avokati i Popullit, si dhe shumë organizata tjera Jo-qeveritare…
***
– Madje për Ukshin Hotin, ka heshtur pjesa më e madhe e medieve të shkruar dhe elektronike shqiptare, në vend se ta sensibilizonin për çdo ditë këtë çështje, deri në zbardhjen e fatit të tij!
***
Në qershor të vitit 1999 intelektuali ynë i shquar Dr.Moikom Zeqo (tashmë i ndjerë), në një APEL drejtuar opinionit publik, jo rastësisht ka theksuar, se: “Indiferenca (për Ukshin Hotin) është kriminale. Indiferenca nuk është gjë tjetër veçse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasësit e tij. Ukshin Hoti nuk i përket harresës. Ai është në vetë thelbin e kujtesës së kombit. Ukshin Hoti nuk mund të vdesë dhe në të vërtetë nuk ka për të vdekur kurrë. Qenia e tij intelektuale është e pashlyeshme dhe është prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanë nevojë urgjente për mendimin e Ukshin Hotit. Ukshin Hoti sakrifikoi gjithçka dhe askush nuk ka të drejtë të jetë mosmirënjohës, të mos ketë respekt apo të mos përkulet me nderim përpara figurës së tij. Kjo indiferencë, heshtje apo mosmirënjohje e tyre ndaj Ukshin Hotit, gjithësesi i bën të papërgjegjshëm politiksht”.
PËRGJEGJËSIA!
Rrjedhimisht përgjegjësia morale, politike, kombëtare e historike, për mos zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, natyrshëm bjerë mbi:
1. Ibrahim Rugovën (tashmë i ndjerë), si Kryetar i LDK’së dhe president i Kosovës;
2. Hashim Thaçin, si shef i Drejtorisë Politike të UҪK’së, shef i Delegacionit të Kosovës në Rambuje, kryetar i PDK’së, si ish Kryeministër dhe president i Kosovës;
3. Isa Mustafën, si kryetar i LDK’së dhe ish’kryeministër i Qeverisë së Kosovës;
4. Kadri Veselin, si shef i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), kryetar i PDK’ës dhe ish kryetar i Kuvendit të Kosovës;
5. Fatmir Sejdiun, si ish Kryetar i LDK’së dhe ish president i Kosovës;
6. Atifete Jahjagën, si ish’presidente e Kosovës;
7. Bajram Rexhepin (tashmë i ndjerë), si Kryeministër i parë i pasluftës në Kosovë dhe si Ministër i Brendshëm në qeverinë Thaçi’2;
8. Nexhat Dacin, si ish Kryetar i Kuvendit të Kosovës, kryetar i LDD’së, ish kryetar i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës;
9. Jakup Krasniqin, si ish’zëdhënës i UÇK’së, dhe ish’Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate;
10. Agim Ҫekun, si komandant i TMK’së, një kohë kryeministër dhe ish’ministër i FSK’së;
11. Ramush Haradinajn, si kryetar i AAK’së dhe ish Kryeministër i Qeverisë së Kosovës;
11. Fatmir Limajn, si ministër në qeverinë Thaçi’1 dhe tani kryetar i Nismës Socialdemokrate të Kosovës;
12. mbi të gjithë lidershipin politik e institucional në Shqipëri, të shqiptarëve në Maqedoni, Malë të Zi dhe në Kosovën Lindore;
14. si dhe mbi të gjitha institucionet akademike – shkencore, mediatike dhe organizmat tjerë me ndikim në shoqërinë shqiptare!
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për ‘Sokratin e shekullit XX’të’, Ukshin Hoti!

Programi (jo)zhvillimor i një qeverie

0

Secili lexues me edukim mesatar ekonomik, e kupton se me programin zhvillimor të qeverisë (2021-2025), perspektiva e zhvillimit ekonomik në Kosovë edhe më tutje mbetet e pasigurt. Kemi të bëjmë me një program të hartuar shpejt, pa analizë paraprake, e mbi të gjitha pa kornizë strategjike që mundëson zhvillim ekonomik. Në këtë shkrim nuk debatohen qëllimet tautologjike dhe populiste të këtij programi, si lufta kundër pandemisë, padia për gjenocid kundër Serbisë apo ajo për krijimin e Fondit Sovran. Në fokus të kësaj analize janë aspektet që lidhen me atë që në program quhet ringjallja ekonomike.

Në shikim të parë duket që, së paku në letër, programi e vë theksin në zhvillimin ekonomik të vendit. Por, në thelb, programi është një përshkrim i përgjithshëm, tautologjik, i shumë problemeve tona ekonomike. Programit i mungon qasja serioze dhe e mbështetur në evidencë empirike. Fitohet përshtypja sikur ata që e kanë hartuar programin nuk e kanë idenë themelore se si mund të “ringjallet” një ekonomi, ndonëse personalisht nuk e di nëse ekonomia kosovare ka qenë ndonjëherë e ‘gjallë’ apo dinamike e që tani qeveria kërkon ta ringjallë. E kam të vështirë ta kuptojë se si u ngjallka një ekonomi “me masa për rritjen e likuiditetit të amvisërive dhe me mbështetjen e atyre që kanë nevojë më së shumti për ndihmën shtetërore”. Teoritë moderne (ato që operojnë në vendet kapitaliste) rritjen ekonomike e ndërlidhin me rritjen e kapacitetit të një vendi për të prodhuar mallra dhe shërbime, e jo përmes rritjes së “likuiditetit të e amvisërive”. E, këto mallra dhe shërbime nuk i prodhon as qeveria, e as ‘amvisëritë’, por sipërmarrësit privatë.

I tërë programi përshkohet nga roli i shtetit në ekonomi. Në parim edhe unë besoj në rolin e shtetit në rritjen ekonomike të një vendi, por jo në mënyrë direkte siç pretendon ta bëjë qeveria aktuale, përmes intervenimit në ‘rritjen e likuiditetit tek amvisëritë’! Roli i shtetit në ekonomi duhet të kufizohet në krijimin e ligjeve dhe rregullave të parashikueshme, implementimi i të cilave mundëson vendosjen e rregullave të lojës, të standardeve në treg. Vetëm kështu mundësohet krijimi i një ekonomie dinamike ku ndërmarrësia nuk udhëhiqet nga nevoja për ekzistencë, por nga mundësitë që ofron tregu. Roli i shtetit duhet të kufizohet në mbështetjen dhe inkurajimin e investimeve private nga ndërmarrës vendorë dhe të huaj. Pa këto, investimet private që derivojnë nga stimujt e tregut nuk mund të shfrytëzohen për të mirën e përbashkët.

Siç u tha më sipër, ky program qeverisës fare pak është i mbështetur në evidencë empirike. Por, çfarë na thotë kjo evidencë? Sipas kësaj evidence, ekonomia e Kosovës është e stërmbushur me firma të vogla, jo efiçiente, të cilat as nuk largohen nga tregu, as nuk zhvillohen. Kjo ekonomi është e populluar nga firma të imta, ‘stagnante’, pa ndonjë nxitje për të inovuar. Andaj, fokus i programit mbështetës qeverisës nuk duhet të jenë të gjitha firmat që operojnë në treg. Programi qeverisës duhet të ketë në fokus krijimin e një mjedisi afarist që do të promovonte firmat e pajisura me kapacitete inovative, ato që aspirojnë të rriten, që kanë për qëllim të zgjerojnë pjesën e tyre të tregut dhe gjithashtu të hyjnë në tregje të reja. Vetëm ky mjedis do të forconte konkurrencën në treg dhe do të nxiste firmat tjera të rrisin efikasitetin e të bërit biznes, për t’u bërë më të mëdha.

Si mund të mbështetet ky ambient afarist?

Krijimi i një ekonomie dinamike kërkon reforma thelbësore, së paku në tri fusha themelore: krijimi i një ambienti të sigurt për investime private (stabiliteti politik, sundimi i ligjit, korrupsioni, informaliteti etj.), qasje më cilësore në fonde financiare, si dhe reformim thelbësor i sistemit arsimor.

Nuk ka nevojë të theksohet rëndësia e stabilitetit politik dhe institucional për një investitor privat. Është krejtësisht iluzore të presim që ky stabilitet do rritet pa zgjidhjen e konfliktit të ngrirë me Serbinë që, sipas pikëpamjes, sime është gjeneratori kryesor i jostabilitetit institucional. Aspektet tjera kanë të bëjnë me aprovimin dhe implementimin e ligjeve që lehtësojnë largimin nga tregu të firmave më pak efikase dhe nxisin rritjen e atyre më inovative. Kjo është thelbësore për të shpejtuar rialokimin e burimeve ekonomike nga firmat më pak produktive në ato më produktive. Kjo do të kërkonte një përmirësim thelbësor të politikave të konkurrencës, uljen e pengesave për hyrjen e firmave të reja dhe në të njëjtën kohë përmirësimin e cilësisë institucionale të ekonomisë dhe strukturën rregullatore. Reforma të tjera do të përfshinin ligjet e falimentimit dhe legjislacionin e konkurrencës. Për më tepër, rritja e transparencës së sistemeve tatimore, përmirësimi thelbësor i sundimit të ligjit, mund të ndihmojë firmat efikase që të ulin pasigurinë e tyre në rritjen e shkallës së operacioneve të tyre (në shkrimin vijues fokus i analizës do të jetë reformimi i sistemit financiar në Kosovë).

Kobi dhe prapambeturia e solidarizimeve religjioze!

0
Gjergj Kabashi
Sigurisht që duhet të lutemi për paqe në mes të plestinezëve dhe shtetit të Izraelit. Ashtu sic duhet të lutemi që feja të mos shndërrohet në politikë, qoftë në Xhaminë “Al Aksa” në Jerusalem, apo kudo tjetër në objekte të tjera të kultit. Organizata Hamas, e njohur ndërkombëtarisht si organizatë terroriste, është duke i fryrë zjarrit të provokimeve në emër të islamit në Jerusalem apo gjetiu.
Baza e solidarizimit të disa kosovarëve me palestinezët, mbështetet në religjionin islam dhe në solidarizimin pothuaj ushtarak panturk e panislamik me palestinezët. Këtë e ka dëshmuar jo fort moti keqpërdorimi i «arnautëve» nga ana e sigurimit sekret të Turqise, që shumë «arnautëve» ua theu qafën e mori jetët për idealet panislamike e panturke të «Tokës së Shamit» e Levantit në Siri e Irak! Prandaj, kjo nuk është kurrfarë jugonostalgjie nga periudha e titizmit, pasi Emanat e Dermanat as që kanë qenë të lindur kur vdiq Tito!
Ata u edukuan dhe formuan pas clirimit të Kosovës nga NATO dhe ardhjes së lirisë në vendin tonë më 12 Qershor 1999, kur qarqet Anti-Shqiptare menjëhere punuan dhe u përpoqën që Lirinë Shqiptare, e cila kishte munguar me shekuj, ta shndërronin në Liri Muslimane!
Panislamikët e rinj lindën shumë më vonë dhe u edukuan nëpër xhami që na i meremetoj e po na i ndërton Turqia neootomane si dhe disa vende muslimane të botës, gjithsesi për qëllime asimiluese e në frymën e një nacionalizmi tjetër me bazën religjioze islamike, që parësore e ka identifikimin fetar me islamin. Edhe Erdogani në fjalimet e tij panturke – islamike, madje edhe në filmat me tematikë të lavdisë së dikurshme kalifatiste islame të Perandorisë Osmane, e parasheh clirimin e Jerusalemit, pra të clirimit triumfal të Al Aksas! Njejt mendojnë edhe hoxhallarët shqipfolës që u shkolluan në vendet Lindjes së Mesme e gjetiu.
Shqiptarët e keqedukuar nëpër xhamitë e panumërta të pambikqyrura (të meremtuara e ndërtuara pas luftës), që tashmë janë me ndërgjegje Muslimane, synojnë ta fusin kombin shqiptar në konfliktet e huaja, që në asnjë mënyrë nuk kanë të bëjnë me ta! Ne duhet të shprehim keqardhje të madhe për cdo jetë të humbur por ato nuk janë konfliktet tona.
Identifikimi dhe shovenizmi religjioz islamik në raport me të tjerët në botën e madhe, është një rrugë e sigurtë drejtë kobit dhe theqafjes kombëtare shqiptare, që deri tash jo vetëm që nuk është penguar nga askush si dicka e prapambetur dhe joqytetëruese, por edhe është stimuluar nga ligjëratat religjioze nëpër xhami dhe jo vetëm në to.
Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë të lirë në botë, izrelitët apo palestinezët, por askush nuk ka të drejtë të provokoj e nxisë konflikte religjioze me frymëzime terroriste, sikurse që bënë HAMAS, ndërsa Shqiptarët duhet të solidarizohen vetëm si njerëz me fatet e këqija njerëzore të kujtdo që vuan e pëson, por assesi si persona që i përkasin kësaj apo asaj feje!
_________
Për këtë shkrim që e kisha postuar tek profili im në fb mu ndalua publikimi për një kohë të caktuar, pasi më kishte raportuar një panislamist shqipfolës që më parë e kishte komentuar shkrimin. Sipas stafit të caktuar të fb me këtë shkrim nuk i paskam respektuar “standardet etike”! Falemnderit për mundin e kotë por nuk do tu bëhen lëshime atyre që i përmbani gabimisht, përderisa synojnë të na e shkatërrojnë e zhbëjnë kombin shqiptar për shkak të lëshimeve të pandërprera e të palejueshme ndaj panturqizmit e  panislamizmit. 

A ka përfunduar logjika e epokës të fashizmit ?!

0

Skënder MULLIQI

9 maji ështëe Dita e Europës, dhe data kur para 76 vitësh u mund fashizmi në Luftën e Dytë Botërore .Përputhja e këtyre datave natyrisht që ishte koincidencë.Edhe pse ka kaluar tashmë një kohë e gjatë . që kur është mundur fashizmi .Një shpjegim I tillë të gjenerata e re nuk ekziston shumë . Sigurisht ata pyesin si është mundur fashizmi , kur edhe sot po ndëshemi më te në të gjitha anët?,ndoshta më shumë së kurrë më parë! Erdhi edhe koha e rënjës së komunizmit si sistem në Evropë. Gjithashu ishim dëshmitarë të shpërbërjës së përgjakshme të ish krijesës të Jugosllavisë së Titos. U formuan mini shtetet e reja , të cilat vështirë po e kalojnë fazën e tranzicionit edhe pse kan kaluar tashme shumë vite.

Nuk është hequr mëndësia e vjetër e ish sistemit komunist dictatorial, që natyrishtë ka elemente të fashizmit.Ju hapën dyert fashizmit të ri si me mendësi , sjellje, veprime …!A nuk janë metoda fashiste, kur politikanet më të madhe po shërbehen më rrena politike, më urrejtje, manipulime të masave , falsifikimeve edhe historike ,metodave të dhunës, të përshtatura mirë në kohë dhe hapësirë. Këtë e instaluan pas luftës nga niveli lokal deri në nivelët qendrore në Kosovë. Ky model I qeverisjës më I degraduari , e degjenerojë shoqërinë tonë të re , duke I stopuar kështu proceset zhvillimore dhe proceset demokratike .Një logjikë e tillë u instalua edhe në Parlament dhe qdo zingjirë tjetër komandues .

Metodat neofashte, e varfëruan shumë Kosovën, e lanë të pa zhvilluar ekonomikisht, të izoluar, duke e shëndrruar në një vend jo të civilizuar . Ky përvezitet dhe licemerizëm , ka ofenduar forcat intelegjente e përparimtare në Kosovë.E ka ngulfatur trurin e shëndosh të kombit jo krejt pa fajin e tyre . Eshtë qudi të instalohet një logjikë e tillë, kur dihet së çfarë dëmesh njerëzore dhe materjale I solli njerëzimit në botë historikisht , kështu edhe neve më rastin e luftës në ish –Jugosllavi?!Madje u harrua edhe gjenocidi serb ?!

Këto gjera jo të mira që na goditën pas luftës , nuk janë gjë tjetër veq naivitete të njerëzve të padijshem dhe të pa informuar ,së cili është sistemi capitalist liberal. Është e nevojshme që fashizmi I këtyre mërrdhënjëve dhe klima që është krijuar që shumë kohë ,në shoqërinë tonë të re, të tejkalohen nga forcat e reja politike në pushtet , e jo që edhe ata të rrëshqasin në livorën e njejtë të bananës! Vetëm më krijimin e një klime të re politike në Kosovë, si imperativ që kërkon koha e modernitetit, edhe mund ti arrijmë objektivat e synuara si shtet dhe si komb në Ballkanin Perëndimor.

Fashizmi i epokës sonë , tejkalohet duke i fuqizuar të gjitha sistemet me logjikën antifashiste. Në këto rrethana në të cilat po punojmë dhe veprojmë , pa ndryshime shumë të mëdha edhe ideore , nuk mund të themi së fashizimi është mundur para 76 vitëve… !

Lufta për xhaminë Al-Aksa – kalkulim politik

0

Aeroplanët izraelit janë kundërpërgjigjur fuqishëm ndaj sulmeve intensive me raketa nga Rripi i Gazas. foto: AP Photo/Hatem Moussa.

Nga: Sadri Ramabaja

Hamasi dhe islamistët radikal duan të forcojnë pozicionin e tyre. Reagimi i Izraelit i pritshëm. Perëndimi nuk mund të qëndrojë gjatë indiferent.

Prishtinë, 12 maj –Në Lindjen e Mesme dhuna mes palestinezëve dhe izraelitëve vazhdoi të përshkallëzohej sërish të martën gjatë orëve të natës.

Përshkallëzimit i parapriu një seri e paprecedentë sulmesh me raketa nga Hamasi që për objektiv kishin vendbanime izraelite në thellësi të Izraelit. Ky breshër raketash ka shkaktuar frikë dhe tmerr gjithandej në Izrael. Qytetarët iraelitë qenë të shtrënguar të kalojnë orë të tëra në strehimore, meqë kishte paralajmërime për mundësitë e ripërsëritjeve të sulmeve me raketa nga Hamasi.

Xhamia Al-Aksa në Jerusalem

Agjensitë e lajmeve njoftuan se një grua izraelite u vranë nga një raketë që ishte hedhur nga Rripi i Gazës afër Tel Avivit. Ndërkaq policia izraelite njoftoi se, gruaja vdiq të martën në mbrëmje në qytetin Rishon Lezion. Sipas shërbimit izraelit të shpëtimit, atje kishte shumë të plagosur. Shumica e raketave megjithatë u përcollën dhe asgjësuan nga sistemi izraelit i mbrojtjes “Kupola e Hekurt”.

Konflikti po shtrihet gjithandej, duke i shndërruar në cae sulmi edhe territoret në thellësi të Izraelit. Pavarësisht kësaj, ai mbetet terren i minuar. Ofensiva e Hamasit e kulmuar me “zjarrin me raketa”, po merr përgjigjen e rreptë nga Izraeli përmes “sulmit ajror” disproporcional. Gjykimi objektiv, sidomos kur i nënshtrohet emocioneve dhe paradigmës religjioze, merrë goditje të ndjeshme. Nuk duhet të harrojmë se lufta për Jeruselemin na rikthen tek kundërthëniet mes të tashmes dhe të kaluarës.

Fuqia e aplikuar vetëm për disa orë të shpërthimit të dhunës edhe një herë dëshmoi se

ekuilibri i fuqisë mes izraelitëve dhe palestinezëve mbetet tutje asimetrik: pala izraelite ridëshmohet me një ushtri nga më të mirat në botë, që po përballet kryesisht me adoloshentë e të rinj pa perspektivë, në njërën anë, e me trupa të trajnuara të Hamasit që po aplikojnë doktrinn ushtarake që në esencë ka atentatet dhe goditjet me raketa tokë-tokë.

Qendrat e studimeve ushtarake kanë evidentuar ndërkohë se rreth 3,000 raketa të tilla janë lëshuar në drejtim të Izraelit që nga viti 2011; përgjatë kësaj kohe në Izrael është promovuar doktrina ushtarake që në thelb ka sistemin e mbrojtjes ajrore “Kupola e hekurt”.

Pavarësisht kësaj, mburoja mbrojtëse nuk është e sigurtë në përmasa absolute. Vrasjet e dy grave izraelite në mbrëmjen e së martës e dëshmoi këtë.

Sulmet hakmarrëse izraelite rezultuan me 26 vdekje. Në mesin e tyre pati edhe fëmijë.
Grupi militant palestinez Xhihadi Islam raportoi për vdekjen e dy komandantëve të tij nga sulmet ajrore izraelite. Ata u vranë në një sulm që objektiv kishte një apartamenti në rrethin Al-Rimal.

Kryeministri Benjamin Netanyahu shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytetin e etnikisht të përzier hebre-arab të Lod -it në Izraelin qendror, meqë të martën në mbrëmje trazira që shpërthyen rezultuan me 12 veta të plagosën.

Vala e zemrimit tek pala palestineze pritet të shënojë rritje të ndjeshme. Ajo do t’i shtojë radhët e luftëtarëve palestinez. Duket se Hamasi kishte këtë objektiv, shto dhe kapitalizimin me zgjetjen e pushtetit politik formal brenda Autoritetit Palestinez.

Jerusalemi sërish shndërrohet në qytetin që e gjakojnë ta kenë secila palë vetëm për vete. Benjamin Netanyahu, Kryeministri i Izraelit, i cili po lufton për mbijetesën e tij politike, do ta shfrytëzojë këtë gjendje po aq sa Hamasi. Zgjedhjet e pesta me radhë brenda dy vjetëve, ai gjykon se mund të jenë e vetmja mundësi për mbijetesën politike.
Por, edhe të rinjtë palestinez janë pa shpresë. Për 15 vjet rresht ata kishin drejtues që ka kohë uk gëzojnë vullnetin politik të qytetarëve.

Qendrat vendimmarrëse vazhdojnë të mjaftohen me publikimin e kumtesave përmes të cilave u bëhet thirrje të dy palëve për vetëpërmbajtje. Sidoqoftë, perëndimi nuk mund të qëndrojë gjatë indiferent.

Lufta për xhaminë Al-Aksa për Hamasin ishte kalkulim i pastër politik. Pas stërlodhjes, në një moment, luftimet do të davariten, por vetëm për aq kohë sa do të shpiket një shkas i ri për rindezje të emocioneve dhe përshkallëzimit të luftimeve.

Automobilave iu është vënë flaka nga palestinezët në qytetin brengdetar Lod. Gjithandej digjen edhe sinagogat …

Burgjet e mia- fati im i madh & Le mie prigioni, la mia grande opportunità!

Adem Demaçi 

“Unë në burgjet e mia gjeta lirinë time të vërtetë, gjeta kuptimin e jetës sime, gjeta kënaqësinë time, gjeta lumturinë time dhe gjeta krejt pasurinë e botës!”(Adem Demaçi )

Burgjet e mia- fati im i madh

Kjo sprovë e fuqishme filozofike revolucionare e Bacës Adem ia vlen të njihet gjerësisht nga qytetarët e botës në sa më shumë gjuhë etnike.

Për këtë kërkohet bashkëpunimi i mërgimtarëve nga vende të ndryshme. Në fund do dalë një libërth me shumë autorë.

Ju ftojmë të merrni pjesë.

Redaksia: Bardhyl Adem Selimi dhe Selatin Novosella, 12 maj 2021

Teksti zanafillës

Shqip

Nga notesi elektronik  (06.04.2001)     Adem  Demaçi   

         BURGJET E MIA – FATI IM I MADH!

Të gjithë ata që dinë se ç’është burgu e aq më tepër të gjithë ata që kanë lënë një pjesë të jetës së tyre nëpër burgje, do të befasohen me titullin e këtij shkrimi.

Mirëpo, pikërisht, falë qëndrimit tim nëpër burgjet e gjata dhe të egra, arrita që të aftësohem për ta kuptuar jetën në terë kompleksitetin e saj. Falë burgjeve të mia të gjata, arrita që të kuptoja se jeta, krejt jeta, përbëhet nga paradokse të panumërta, të vogla e të mëdha. Dhe, për më tepër, jo vetëm që arrita t’i kuptoja paradokset më të mëdha dhe më të ashpra të jetës, por arrita që edhe të pajtohesha dhe t’i pranoja këto paradokse si diçka fare normale dhe madje të domosdoshme për t’u ruajtur vetë thelbi i jetës.

Merreni me mend se çfarë do të ndodhte me jetën tonë, ose çfarë do të mbetej nga jeta jonë sikur ne, sipas dëshirës e dijes sonë të kufizuar, t’i eliminonim të gjitha ato gjëra e dukuri të cilat nuk na pëlqejnë në jetën tonë?!

Nëse eliminojmë errësirën kemi eliminuar vetvetiu edhe dritën; nëse eliminojmë të keqen kemi eliminuar vetvetiu edhe të mirën; nëse eliminojmë jolirinë vetvetiu kemi eliminuar edhe lirinë, nëse eliminojmë vdekjen vetvetiu kemi eliminuar edhe jetën! Prandaj, kush e kupton se paradokset janë pjesë përbërëse dhe të pandashme të jetës, e kupton se ato nuk bën kurrsesi të preken. Ai që pajtohet me paradokset, e ka më lehtë madje edhe që t’i dojë paradokset ashtu si e don edhe vetë jetën.

Duket sikur, paksa u larguam nga tema jonë, por jo, jemi mu në zemër të temës sonë. Burgjet, për mendjet e kufizuara, janë simbole të jolirisë, të jojetës, të vuajtjeve, të dëshpërimit dhe të skamjes.

Unë në burgjet e mia gjeta lirinë time të vërtetë, gjeta kuptimin e jetës sime, gjeta kënaqësinë time, gjeta lumturinë time dhe gjeta krejt pasurinë e botës!

Natën e parë të burgut, më 19 nëntor 1958, isha në dilemën më të madhe të jetës sime, isha mbi hejzën më dramatike në jetën time. Të shpëtoja trupin tim duke sakrifikuar shpirtin tim, apo të shpëtoja shpirtin tim duke sakrifikuar trupin tim. Të qëndroja këndej lirisë duke ruajtur trupin tim të përkohshëm, apo duke sakrifikuar trupin tim të përkohshëm të merrja anën e lirisë dhe të shpirtit të përjetshëm? Dilema ishte: ta “shpëtoja” veten time për vetveten dhe t’i humbisja të tjerët, apo të sakrifikohesha për të tjerët dhe t’i fitoja të gjithë?

Për të “shpëtuar” ishte fare “lehtë”. Të pranoja para inspektorit se kisha gabuar; të betohesha se nuk do të veproja kurrë më kundër shtetit dhe si dëshmi për këtë, të bëhesha bashkëpunëtor i sigurimit serb.

“Nëse vepron kështu,” më tha inspektori  Momçilo Çanoviq, “ atëherë ke për të pasur para sa të duash, ke për t’u bërë letrar i famshëm, ke për të arritur shumë lart, dhe që në mëngjes po të lirojmë nga burgu.”

Falë gjinit hallall dhe edukatës së vërtetë të nënës Nazife, pata aq fuqi sa të luaja kokën në shenjë mohimi.

“Nuk do?! Refuzon mirësinë tonë?” Ulëriu Çanoviqi. “ Do të shohësh, pra, kush jemi ne!”

“Edhe ju do të shihni se kush jam unë ”, mendova  vetëmevete pa guxuar t’ia thoja Çanoviqit. Por, ai mendim imi i heshtur kishte pasë qenë vendimi im më madhështor dhe më i bekuar në jetën time. E kisha pasë dhënë provimin para vetes. Të tjerat erdhën vetvetiu. 

Porsa më vërvitën brenda dhe e mbyllën derën me shul, çelia numër tetë e burgut të Prishtinës, nga një kthinë e ngushtë e errët dhe e ftohtë, sakaq u shndërrua në një hapësirë të pafund midis të cilës qëndronte një qiri i madh gjigandesk i cili, në majen e tij digjej flakë. Ai qiri isha unë dhe gjëja e parë që m’u kujtua ishin “FJALËT E QIRIRIT” të Naimit: “Në mes tuaj kam qëndruar e jam duke përvëluar, që t’u ap pakëz dritë, natën t’ua   bënj ditë… që t’u ndrinj mir’ e të shihni, njëri-tjatërin të njihni…”

Sa më shumë që digjej qiriu, në vend se të zvogëlohej, ai rritej e bëhej më i madh dhe drita e tij shtynte më tutje errësirën! Sa më i madh që bëhej qiriu, aq më larg kumbonte zëri i tij.

Vendosmëria për t’u sakrifikuar për të tjerët është shkëputja më dramatike nga  e g o j a  dhe  hapi i parë në fushën e panjohur, por gjithmonë të freskët, gjithëherë tërheqëse, prore magjepsëse të lirisë.

Krejt burgu i parë, 19 nëntor 1958 – 18 nëntor 1961, më kaloi duke përjetuar veten si qiriun.

Në burgun e dytë, 8 qershor 1964 – 8 qershor 1974, në fushën e pafund të lirisë u dukën edhe shumë qirinj të tjerë. Ata jo vetëm që digjeshin flakë, jo vetëm që recitonin, por ata edhe këndonin këngën e Dedë Gjo` Lulit.

Krejt burgu i dytë na kaloi duke kënduar këngën e Dedë Gjo` Lulit.

Gjatë burgut tim të tretë, 6 tetor 1975 – 21 prill 1990, shumë dasma u bënë në Dardani; shumë nuse u muarën dhe shumë krushq ranë në Dardani. Kësaj here, u këndua kënga: “Republikë, kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!”

Pas kësaj, qirinjtë filluan të organizoheshin, qirinjtë filluan të marshonin, qirinjtë filluan të vepronin derisa shkëputën lakun nga qafa e dardanëve.

Burgjet janë vendet ku lindin qirinjtë e pavdekshëm. Atje ku digjen qirinjtë e gjallë, atje lindet liria e pavdekshme.

Esperantisht

Adem Demaçi

2001

Miaj prizonoj- mia granda ŝanco!

Perkthyes: Bardhyl Adem Selimi, Tiranë

Ĉiuj sciantaj kio ja estas la prizono, des pli ĉiuj tiuj pasigintaj parton de sia vivo en la prizonoj, certe surpriziĝos pro la titolo de ĉi tiu skribaĵo.

Tamen, ĝuste danke al mia longtempa restado en la sovaĝaj prizonoj, mi sukcesis kapabliĝi por pli bone kompreni la vivon en tuta ties komplekseco. Danke al mia prizonoj longtempaj, mi sukcesis kompreni ke la vivo, la tuta vivo konsistas el la sennombraj paradoksoj, grandaj kaj etaj. Kaj plue, mi sukcesis kompreni la plej grandajn kaj plej severajn paradoksojn de la vivo, ankaŭ mi sukcesis adaptiĝi kaj akcepti ĉi tiujn paradoksojn kiel io tute formala kaj eĉ necesa por ke saviĝu la senco de la vivo mem.

Imagu, kio okazus en nia vivo aŭ kio restus el nia vivo se ni, konforme al nia deziro kaj limigita scio, eleminus ĉiujn tiujn kozojn kaj fenomenojn, kiuj ne plaĉas en nia vivo.

Se ni eliminus la mallumon, ni samtempe eleminus ankaŭ lumon, se ni eleminus la malbonon ni samtempe eleminus ankaŭ la bonon, se ni eleminus la malliberon samtempe mi eleminus ankaŭ la liberon, se ni eleminus la Morton, ni samtempe eleminus ankaŭ la vivon mem! Tial, kiu komprenas ke la paradoksoj estas konsistiga parto, ne disigibla de la vivo, tiu komprenas ke oni neniel devas tuŝi ilin. Al tiu, kiu adaptiĝas al la paradoksoj, estas pli facile ankaŭ ami la paradoksojn, tiel kiel li amas la vivon mem.

Oni havas impreson ke kvazaŭ ni foriĝis disde nia temo sed ne, ni estas ĝuste ĉe la koro de nia temo. La prizonoj estas, por la limigitaj mensoj, simboloj de la mallibero, malvivo, suferaĵoj, senespero kaj malriĉeco. Mi trovis en miaj prizonoj mian veran liberon, mi trovis la sencon de mia vivo, mi trovis mian plezuron, mi trovis mian feliĉon kaj mi trovis la tutan mondan riĉecon!

La unuan nokton de la prizono, je 19-an de novembro 1958, mi troviĝis en la plej granda dilemo de mia vivo, mi estis en la plej drameca momento de mia vivo. Ĉu mi savu mian korpon, oferante mian animon, aŭ ĉu mi savu mian animon, oferante mian korpon. Ĉu mi restu je flanko de la libero, savante mian korpon provizoran, aŭ ĉu mi oferu mian korpon provizoran por ke mi akiru la liberon de la eterna animo? La dilemo konsistis en tio, ĉu mi “savu” mian memamon por mi mem kaj perdu la ceterulojn, aŭ mi oferiĝu por la ceteruloj kaj akiru ĉiujn?

Por ke “mi saviĝu”, estis tute “facile”. Mi devus akcepti antaŭ la inspektisto ke mi estis erarinta, mi ĵuru ke neniam plu mi agus kontraŭ la ŝtato kaj, kiel atestaĵon por tio, mi fariĝu kunlaboranto de la Serba ŝtatsekureco.

“Se vi agos tiel”, diris al mi la inspektisto Momĉilo Ĉanoviĉ, “tiam vi ekhavos monon kiom vi volus kaj fariĝos fama verkisto, vi  atingos tre supren kaj ni liberigos vin ekde morgaŭ matene.

Sed, danke al laa saniga mamnutro de mia patrino Nazife kaj vera ties edukiĝo, mi havis tiom da fortoj por kapmovi je neiga signo.

“ Cu vi ne volas?! Ĉu vi rifuzas nian bonecon?”- Ululis Ĉanoviĉ. “Tiukaze vi vidos ja kiu ni estas!”

“ Ankaŭ vi ja vidos kiu mi estas” Mi pensis en si, ne kuraĝante aldiri tion al Ĉanoviĉ. Sed tiu silenta mia penso estis ja mia plej majesta decido kaj plej benita en mia vivo. Mi tiel pasigis sukcese la ekzamenon antaŭ mi mem. La ceteroj alvenis spontanee.

Ĵus ili ĵetis min enen kaj fermis la pordon per bolto, de la ĉelo numero ok de la prizono de Prishtina, kiu, el malvasta, malhela kaj malvarma kamero, turniĝis en la senfinan spacon, en kies mezo staris granda, giganda kandelo, kiu per ties pinto flambruliĝis. Tiu kandelo estis mi kaj la unua kozo kion mi rememoris estis “La vortoj de la kandelo”  de Naim:

“Meze de vi mi staras kaj estas brogante,

Por ke donu al vi iom da lumo,

Por ke turnu nokton al tago..

Por ke mi brilu bone kaj vi vidu,

-Unu la alian rekonu..”

Ju pli multe la kandelo bruliĝis, ĝi anstataŭ malpligrandiĝu, kontraŭe, ĝi kreskis kaj fariĝis pli granda kaj ties lumo plu forpuŝis la mallumon! Ju pli granda fariĝis la kandelo, des pli foren eĥadis ĝia voĉo.

La decidemo por oferiĝi por la aliuloj estas la plej drameca disiĝo, disde memamo kaj la unua paŝo sur la nekonata kampo, sed ĉiam freŝa, ĉiam alloga, tro magieca de la libero.

La tuta unua prizono, 19-an de  novembro 1958- 18- an de novembro 1961, pasis travivante min kiel kandelo. En la dua prizono, 8-an de  junio 1964- ok-an de  junio 1974 sur la senfina kampo de la libero aperis ankaŭ aliaj kandeloj. Ili ne nur bruliĝis flamece, ne nur recitadis, sed ili ankaŭ kantis la kanzonon de Dedë Gjo Luli

La tuta dua prizono pasis kantante la kanzonon de Dedë Gjo Luli.

Dum mia tria prizono 6-an de oktobro 1975- 21-an de aprilo 1880, okazis multaj geedziĝfestoj en Dardanio, multaj junedzinoj estis alvenintaj kaj multaj junedzinaj akompanantoj falis en Dardanio. Ĉifoje, oni kantis la kanzonon “Respubliko, Kosntitucio, ĉu perfavore, ĉu permilite!”

Post tio, la kandeloj komencis organiziĝi, la kandeloj komencis marŝadi, la kandeloj komencis agadi ĝiskiam ili disigis la laĉon de la kolo de la dardanoj.

La prizonoj estas lokoj kie naskiĝas nemorteblaj kandeloj. Tie, kie la kandeloj vivbruliĝas, tie naskiĝas ankaŭ la nemortebla libero

Italisht

Teksti i Adem Demacit  Burgjet e mia fati im i madh ne italisht

Perkthyer nga: Maggiorino Borio, Fossano, Itali

Adem Demachi

2001

Le mie prigioni, la mia grande opportunità!

“Chiunque sappia cos’è la prigione, non importa quanti abbiano trascorso parte della loro vita in prigione, sarà sicuramente sorpreso dal titolo di questa scrittura.

Tuttavia, proprio grazie al mio sottratto a lungo termine nelle prigioni selvagge, la mia è riuscita a comprendere meglio la vita in tutta la sua complessità. Grazie alla mia prigionia a lungo termine, la mia è arrivata a capire che la vita, l’intera vita, consiste di innumerevoli paradossi, grandi e piccoli. E inoltre, sono riuscito a capire i più grandi e severi paradossi della vita, sono anche riuscito ad adattare e ad accettare questi paradossi come qualcosa di completamente formale e persino necessario per salvare il senso della vita stessa.

Immagina cosa succederebbe nella nostra vita o cosa rimarrebbe della nostra vita se, in accordo con il nostro desiderio e conoscenza limitata, eliminassimo tutte quelle cause e fenomeni che non sono piacevoli nella nostra vita.

Né eliminerei l’oscurità, né allo stesso tempo eliminerei la luce, se non eliminassi il male né allo stesso tempo eliminerei il bene, se non eliminassi contemporaneamente la prigione eliminerei anche la libertà, se non eliminassi la Morte , né allo stesso tempo eliminare la vita stessa! Pertanto, chi comprende che i paradossi sono una parte costitutiva, inseparabile dalla vita, comprende che non devono essere in alcun modo toccati. Per chi si adatta ai paradossi, è più facile amare i paradossi così come amare la vita stessa.

È stato bollato che sembra che nessuno dei due si sia allontanato dal nostro argomento, ma non è così, né è precisamente il cuore del nostro argomento. Prigioni queste, dal menti limitate, simbolo di prigionia, morte, sofferenza, disperazione e povertà. Ho trovato nelle mie prigioni la mia vera libertà, ho trovato il senso della mia vita, ho trovato il mio piacere, ho trovato la mia felicità e ho trovato tutte le ricchezze del mondo!

La prima notte di prigione, il 19 novembre 1958, la mia era nel più grande dilemma della mia vita, la mia era nel momento più drammatico della mia vita. Salva il mio corpo, che offre la mia anima, salva la mia anima, che offre il mio corpo. Rimarrò dalla parte della libertà, salvando il mio corpo temporaneo, o sacrificherò il mio corpo temporaneo in modo da poter ottenere la liberazione dall’incoraggiamento eterno? Il dilemma dei konsisti nello zio, il mio “salvu” mi memamon dal mio mem e perdu la ceterulos, ao mi oferiĝul dal ceteruloj e gainir?

Con “essere salvati”, stimare “facilmente”. Devo ammettere all’ispettore di aver commesso un errore, giuro che non agirò mai più contro lo Stato e, a riprova di ciò, dovrei diventare un collaboratore della sicurezza statale serba.

“Vedi noi lo farà”, disse l’ispettore Momňilo ňanoviň, “allora avrai tutti i soldi che vuoi e diventerai uno scrittore famoso, ci sballeremo molto e ti libereremo da domani mattina.

In effetti, grazie alla sana alimentazione di mia madre Nazife e alla sua educazione, ho avuto così tanta forza da scuotere la testa a un segno negativo.

“Non rotoli?! Rifiuti la nostra gentilezza?” Urlò Öanoviõ. “Allora vedrai in futuro!”

“Oh, oh, vedrò chi sono”, ho pensato tra me e me, non osando aggiungerlo ad Anovi. Ma quel mio pensiero silenzioso è stata davvero la mia decisione più maestosa e benedetta nella mia vita. Così ho superato con successo l’esame prima di me stesso. Il resto è arrivato spontaneamente.

Di recente mi hanno buttato dentro e hanno chiuso la porta con un catenaccio, dalla cella otto della prigione di Pristina, che, da una camera stretta, buia e fredda, si è trasformata nello spazio infinito al centro del quale si trovava una grande candela gigante, che con il picco delle zie si accese. Candela ero io e la prima capra che ho ricordato è stata “Le parole della candela” di Naim:

“In mezzo ha visto le mie stelle e questi germogli,

Dì che ti darà un po ‘di luce

Quindi trasforma la notte in giorno.

Por kelu brilu osso che cosa vedete,

-Uno per Allian Recognize.

Quando la candela bruciava molto, invece di rimpicciolirsi, cresceva e diventava una grande piega e la sua luce continuava a spingerla via! Man mano che la candela si ingrandiva, la sua voce riecheggiava.

La decisione di sacrificarsi con gli alleati è la separazione più drammatica, per scoraggiare l’egoismo e il primo passo a sud nel campo sconosciuto, ma sempre fresco, sempre attraente, troppo magico della libertà.

L’intera prima prigione, il 19 novembre 1958-18, 1961, mi attraversò come una candela. Nella seconda prigione, dall’8 giugno 1964 all’8 giugno 1974, apparvero anche altre candele nell’infinito campo della libertà. Non solo hanno bruciato con le fiamme, non solo hanno recitato, ma hanno anche cantato la canzone di Ded Guli Luli.

L’intera seconda prigione passa cantando la canzone di Deda Gjo Luli.

Durante la mia terza prigionia, 6 anni dall’ottobre 1975 al 21 aprile 1880, ci furono molti matrimoni in Dardania, molte spose erano arrivate e molti giovani compagni caddero in Dardania. “A volte veniva cantata la canzone” Republic, Constituency, “u please,” u permilite! ”

Dopodiché, le candele iniziarono a organizzarsi, le candele iniziarono a camminare, le candele iniziarono ad agire fino a quando non separarono il laeon dal collo del dardo.

Shqipëria-SHBA-NATO: NJë lidhje dashurie ushtarake

0

Takim i delegacionit të Republikës së Shqipërisë në Shtëpinë e Bardhë, i kryesuar nga ish-Presidenti Sali Berisha, qershor, 1992, me Presidentin Xhorxh H. Bush i vjetër dhe me udhëheqsit më të lartë të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara  

Nga: Frank Shkreli

Siç dihet, stërvitjet ushtarake shumëkombëshe, “Defender Europe 21” të NATO-s, të drejtuara nga ushtria amerikane, janë në zhvillim e sipër.  Në fillim të këtij muaji, në portin e Durrësit arrijtën një numër i madh kontenjerësh dhe kamionësh të mëdhej në prag të stërvitjeve të forcave të NATO-s në Shqipëri dhe në rajon.  Zyrtarët amerikanë e cilësuan këtë përqendrim të mjeteve ushtarake amerikane dhe të NATO-s si më të madhin që është parë në bregdetin e Shqipërisë ç’prej Luftës së Dytë Botërore. Sipas zëdhënsve amerikanë, këto stërvitje ushtarake (nga 17 maji e deri me 2 qershor) kanë për qëllim parandalimin e agresionit dhe ruajtjen e gatishmërisë operacionale të Aleancës Perëndimore të NATO-s. Në stërvitjet “Defender Europe 21” të këtij viti po marrin pjesë gjithsejt 26 vende me pjesëmarrjen e 28, 000 ushtarëve të kësaj force shumëkombëshe, aleatësh dhe partnerësh.

“Shqipëria është një partner i vlefshëm. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u trajnuar së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë operacionale dhe duke forcuar marrëdhëniet – të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë,” citon VOA-shqip zëdhënsen, Tammy Muckenfuss të kontingjentit të ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, me qendër në Gjermani.

Është mirë që me këtë rast të kujtojmë se si erdhi deri tek ky moment historik në marrëdhëniet ushtarake të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, fillimisht, dhe pastaj si anëtare e NATO-s.  Megjithë rrëmujën politike të kësaj klase politike gjatë këtij tranzicioni të tejzgjatur neo-komunist në Shqipëri prej tri dekadash – fatbardhësisht — kanë qenë dhe janë lidhjet ushtarake dhe antarësimi i Shqipërisë në NATO, ato që të pakën, simbolikisht, e kanë mbajtur Shqipërinë të ankoruar në Perëndim, shpesh edhe përball kërcënimeve nga udhëheqësit politikë shqiptarë se Shqipëria ka alternativa të tjera, duke lenë të nënkuptohet dhe duke aluduar për marrëdhëniet “historike” të Shqipërisë komuniste enveriste me Rusinë, Kinën dhe shtete të tjera autoritare, vende këto që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat që mbron NATO-ja, anëtare e të cilës është sot Shqipëria.

Merita për këtë moment historik të stërvitjeve “Defender Europe 21” nuk u shkon politikanëve aktualë dhe neokomunistëve shqiptarë – jo se jo – por as të tjerëve që me “photo opps” nga platformat e anijeve ushtarake amerikane në Durrës, me dylbi në dorë sikur të ishin turistë, duan ta tregojnë veten si protagonistë kryesorë të këtij momenti historik në marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-amerikane.  Jo, jo, merita për këtë moment në histori, siç tha me 3 maj edhe zëdhënsi i Pentagonit, Z. Xhon Kirby, u shkon atyre “Burrave dhe grave në uniformë dhe punës së tyre të shkëlqyeshme nga dita në ditë në rajon – veçanërisht në Ballkan dhe në zonën e Detit të Zi, si dhe në zonat operacionale të caktuara të Evropës dhe Afrikës”, theksoi zëdhënsi i Pentagonit. Unë do të shtoja se meritë për ketë ditë të shënuar shqiptaro-amerikane, kanë edhe ushtarakët shqiptarë të cilët, krah për krah, me forcat ushtarake amerikane dhe të NATO-s janë të përkushtuar dhe të betuar që të mbrojnë sigurinë kombëtare dhe vlerat e përbashkëta perëndimore, si ushtarë të një vendi anëtar të NATO-s.

Prandaj, në këtë eufori të këtij momenti historik – ndoshta deri diku edhe i justifikueshëm — ia vlen të sjellim në kujtesë se si erdhi deri tek ky moment historik i stërvitjeve historike “Defender Europe 21” në Shqipëri, vërtetë një moment krenarie për të gjithë, sidomos për komunitetin shqiptaro-amerikan.

Në një shkrim me rastin e 9-vjetorit të antarësimit të Shqipërisë në NATO — Frank Shkreli:Shqipëria, vendi i parë ish-komunist që ka nënshkruar marrëveshje ushtarake me Shtetet e Bashkuara | Gazeta Telegraf – botuar me 10 gusht, 2018 kisha shënuar një historik të shkurtër të marrëdhënive ushtarake amerikano-shqiptare se si dhe kur filluan ato. Pjesë nga ai shkrim i tre viteve më parë:

Megjithëse njerëzit mund të kenë harruar, e vërteta është se ky interesim, në fusha të ndryshme nga ana e Shteteve të Bashkuara për Shqipërisë dhe për shqiptarët është pasqyruar dhe theksuar që në vitet menjëherë pas shembjes së komunizmit në Shqipëri. Marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kanë parë vetëm rritje gjatë pothuaj 30-viteve të fundit, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në Mars të vitit 1991, marrëdhënie këto që falë historisë, ishin të natyrshme midis dy kombeve, pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë vendi më entuziast në mbështetje të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në NATO, ç’prej fillimit. Ishte ky një proces i gjatë dhe i ngadalshëm në zhvillimin e marrëdhënieve ushtarake midis dy vendeve, kryesisht, për arsye të problemeve të brendshme politike në Shqipëri, por që në të vërtetë procesi ka filluar me vizitën e parë të delegacionit të forcave të armatosura të Shqipërisë në fillim të 1990-ave, një proces ky që zgjati, por që më në fund kulmoi në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në vitin 2009.

Zyrtarë të lartë amerikanë gjatë viteve kanë thënë se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Shqipërinë si një shtet partner dhe vend mik, marrëdhëniet me të cilin, Washingtoni i ka vlerësuar shumë. Që prej rivendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve tona më 15 mars, 1991 — pas një ndërprerjeje prej një gjysmë shekulli nga regjimi komunist — edhe Shqipëria, brenda mundësive të saja, e ka dalluar veten me fjalë dhe me vepra, si një prej aleatëve më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe me bashkëpunimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Vizita e parë në Washington e një Ministri të Mbrojtjes të Shqipërisë ishte vizita e Safet Zhulalit dhe delegacionit të tij ushtarak në fillim të viteve ’90. Unë kam marrë pjesë si përkthyes në takimin e parë zyrtar midis delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe zyrtarëve të lartë të Pentagonit ku të dy palët, biseduan në hollësi mbi gjendjen e atëhershme të forcave të armatosura të Shqipërisë, si dhe për marrëdhëniet e ardhshme dhe për bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.

Ishte Tetori i vitit 1993 kur Washingtoni nënshkroi një marrëveshje ushtarake me Shqipërinë, vendi i parë ish-komunist me të cilin Shtetet e Bashkuara kishin nënshkruar një marrëveshje të tillë. Si diçka e jashtëzakonshme, duke marrë parasysh mos ekzistencën e marrëdhënieve deri atëherë midis Tiranës dhe Washingtonit — në atë kohë ky lajm bëri bujë duke u pasqyruar në organet më të njohura të shtypit amerikan, si Nju Jork Tajms dhe Uashington Post. “Marrëveshja e parë e këtij lloji e Shteteve të Bashkuara me një shtet ish-komunist”, shkruante gazeta Nju Jork Tajms, “është nënshkruar më 8 Tetor nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Les Aspin dhe më 14 Tetor në Tiranë është nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Safet Zhulali”, njoftonte në atë kohë gazeta e njohur e Nju Jorkut. Në marrëveshjen ushtarake shprehej, “Gatishmëria e të dy palëve për të zgjeruar marrëdhëniet mbrojtëse dhe ushtarake midis dy vendeve.”  Koloneli Adem Çopani, këshilltari ushtarak i Presidentit të atëhershëm, Sali Berisha, gjendej ato ditë në Washington për të biseduar mbi hollësitë e marrëveshjes.

Jo vetëm që kjo ishte marrëveshja e parë ushtarake e Washingtonit me një prej vendeve ish-komuniste më të egra, por Shqipëria ishte gjithashtu edhe vendi i parë ish-komunist që kishte kërkuar gjithashtu të anëtarësohej në NATO. Ka qenë Presidenti Sali Berisha ai që kishte bërë lutje për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por fatkeqësisht u desh të pritej deri në vitin 2009 që Shqipëria, më në fund, të anëtarësohej zyrtarisht në Aleancën e Atlantikut Verior, NATO, duke finalizuar kështu përpjekjet, prej pothuaj dy dekadash dhe duke realizuar gjithashtu edhe aspiratat mbarëshqiptare për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë bota.

Pak më vonë, gazeta e kryeqytetit amerikan, Washington Post i kishte cilësuar marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-amerikane – midis ushtrisë më të pasur dhe më të fuqishme në botë dhe një ushtrie të vogël e të varfër – si një “lidhje dashurie ushtarake”, (a military love affair), ndërkohë që citonte një oficer ushtarak amerikan, i pyetur për zhvillimin e shpejt të lidhjeve ushtarake me një vend ish-komunist, të ketë thënë se “Jemi prekur thellë nga ‘sindroma shqiptare’ – nga një dëshirë e madhe për t’i ndihmuar këta njerëz”, është shprehur oficeri i lartë amerikan. Washington Post theksonte gatishmërinë e Shqipërisë për këto marrëdhënie duke shkruar se Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha u kishte venë në dispozicion Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, përdorimin e të gjitha bazave ushtarake të Shqipërisë, duke thënë se, “Ne i mirëpresim Amerikanët. Ata janë çelësi i sigurimit tonë”, citonte gazeta amerikane, ish-Presidentin Berisha.

Ish-Sekretari i Mbrojtjes në administratën e ish-Presidentit Bill Klinton, Z. Les Aspin ka nënshkruar marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë, vendi i parë ish-komunist me të cilin Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë.

Ndërsa gjatë një vizite në Tiranë, në vitin 1995, ka raportuar gazeta Washington Post, Kryetari i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali Xhon Shalikashvili, u ka kujtuar shqiptarëve se interesimi i Shteteve të Bashkuara për fatin e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve, e ka zanafillën tek Presidenti Woodrow Wilson, i cili ndërhyri në mbarim të Luftës së parë Botërore për të shpëtuar Shqipërinë. “Sa i kënaqur do të ishte Wilsoni po të kishte mundësi të vizitonte sot Shqipërinë dhe të shikonte realizimin e gjallë të ëndrrës duke parë ushtarakët e rinj amerikanë, krah për krah, me shokët e tyre shqiptarë, duke ndërtuar një të ardhme besimi, miqësie dhe partneriteti midis dy vendeve tona”, është shprehur ish-ushtaraku i lartë amerikanë para zyrtarëve më të lartë ushtarakë të Shqipërisë, në vizitën e tij në Tiranë në vitin 1995. Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson – “Një zë do të kem në Konferencën e Paqës dhe atë zë do e përdori në mbrojtje të Shqipërisë”.

Besoj se Wilsoni do të ishte shumë i kënaqur edhe sot me njoftimin se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri, pikërisht në Kuçovë, bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor (në Kuçovë) ku ushtarakët amerikanë e shqiptarë do të punojnë se bashku në mbrojtje të paqës e begatisë në Shqipëri dhe më gjerë.  Por jo vetëm Wilsoni do të ishte i kënaqur për këtë zhvillim, por të gjithë ata – shqiptarë dhe amerikanë që ua duan të mirën marrëdhënieve midis dy vendeve tona – e të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë për forcimin e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore shqiptaro-amerikane, si në fushën ushtarake ashtu edhe në fushën diplomatike dhe politike midis dy popujve.  Janë përpjekje këto të cilat kanë ndihmuar që kombi shqiptar të zërë vendin që i takon, jo vetëm në radhët e kombeve evropiane, por njëkohësisht edhe në përforcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ushtarako-diplomatike ndërkombëtare.  Shpresojmë që ndërtimi i bazës ushtarake në Kuçovë, si baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, të jetë vetëm fillimi i zhvillimeve të mëtejshme në forcimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve.

Ish-Kryetari i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali Xhon Shalikashvili ka vizituar Tiranën në vitin 1995 

Ishin këto disa hollësi nga një shkrim i botuar tre vjet më parë, por që ofrojnë sado pak një “background” historik se si u arrijt deri tek stërvitjet aktuale të NATO-s, Defender Europe 21 në Shqipëri – këtij momenti historik në marrëdhëniet dypalëshe, si një pasqyrim i përpjekjeve prej tre dekadash, të cilat kanë ndihmuar që kombi shqiptar të zërë vendin që i takon, jo vetëm në radhët e kombeve evropiane, por njëkohësisht edhe në përforcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ushtarako-diplomatike ndërkombëtare. Për këtë, të gjithë duhet të jemi krenarë dhe mirënjohës të thellë ndaj sakrificave që burrat dhe gratë–amerikanë dhe shqiptarë në uniformë — bëjnë për të gjithë ne nga dita në ditë, për sigurinë tonë dhe për lirinë dhe demokracinë në rajon dhe në botë.

Sidoqoftë, stërvitjet “Defender Europe 21”, janë me të vërtetë një moment historik për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, besoj pa dallim, ishin të kënaqur kur pamë anijet dhe zbarkimin e mjeteve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Durrës. Për mua nuk ka pasur — gjatë këtyre 30-viteve të një tranzicioni të pa fund — një moment më historik se ky, me përjashtim të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri (mars 1991) dhe antarësimit të Shqipërisë në NATO (në vitin 2009).

Kjo është një ngjarje pozitive për Shqipërinë megjithë problemet me zgjedhjet e 25 Prillit dhe pa marrë parasysh se kush e pret sot NATO-n në portet e Shqipërisë.  Si përfundim, unë besoj se ndonse me dhimbje dhe vonesë, Shqipëria do të bëhet – eventualisht — edhe pa politikanët shqiptarë aktualë, të cilët edhe sot 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit refuzojnë të distancohen nga komunizmi – një ideologji armiqësore kjo ndaj lirisë dhe demokracisë – e për të cilën u themelua, pikërisht, aleanca ushtarake NATO me qëllim që të përmbante përhapjen e komunizmit!  Nuk jam i sigurt nëse pritja e anijeve të NATO-s në Durrës – si pjesë e stërvitjeve “Defender Europe 21”, nga nostalgjikë të komunizmit shqiptar mund të quhet hipokrizi e rastit a po aksident historik! Kam drojë se do të nevojitet një brez tjetër politikanësh shqiptarë, por Shqipëria e lirë dhe demokratike, ashtu si e gjithë Evropa — e vlerave perëndimore të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara — do të bëhet edhe pa ta, megjith procesin e gjatë dhe shanset e shumta të humbura gjatë këtyre 30-viteve të tranzicionit politik! Edhe lidhjet ushtarake të Shqipërisë me SHBA dhe NATO-n jo vetëm do të mbijetojnë por do të forcohen mëtej dhe miqësia e veçant dhe historike midis popullit amerikan dhe shqiptarëve do të vazhdojë të rritet e të lulëzojë megjithë dredhitë dhe akrobacitë politike të politikanëve shqiptarë!

Imami Drilon Gashi: Konflikti Palestinezo-Izraelit dhe pozicioni im

0
Drilon Gashi , Pejë
Konflikti Palestinezo-Izraelit dhe pozicioni im si shqiptar mysliman
Konflikti midis izraelitëve dhe palestinezëve u acarua në mes të shekullit të 20-të. Janë bërë përpjekje të ndryshme dhe të gjata për të zgjidhur konfliktin si pjesë e procesit të paqes Izraelito-Palestineze, por deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje përfundimtare.
Këto rrjedha kanë bllokuar përparimin e mëtejshëm atje në shumë sfera të jetës, siç janë siguria, kufijtë, të drejtat e ujit, kontrolli i Jeruzalemit, vendbanimet izraelite, liria e lëvizjes palestineze dhe e drejta palestineze e kthimit të mijëra refugjatëve në shtëpitë e tyre.
Vendosja e miqësisë hebraiko-myslimane në nivelin bazë nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet jetësor për t’iu kundërvënë pikëpamjeve ekstremiste dhe retorikës përçarëse midis hebrenjve dhe myslimanëve.
Impakti revolucionar i globalizimit kërkon zhvillimin e një etike kozmopolitane të re për të mbështetur pluralizmin konstruktiv dhe tolerancën më të madhe midis kulturave dhe shoqërive të ndryshme. Kjo nënkupton tejkalimin e armiqësive që lindin shpesh nga frika ose mungesa e të kuptuarit të atyre që janë të ndryshëm, si dhe nga të mësuarit për të punuar së bashku me shpresën për një të ardhme më të mirë.
Themeli i besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë është një ndërtesë thelbësore, pa të cilën nuk është e mundur përmbyllja e konfliktit izraelito-palestinez.
Duhet të ndërtohen ura midis hebrenjve dhe myslimanëve , por procesi nuk mund të mbarojë këtu.
Jo vetëm që njohja me njëri-tjetrin mund të ndryshojë qëndrimet e të dy palëve, por hija e një stabiliteti të tillë do t’i konvenonte gjithë rajonit dhe botës.
Paragjykimet seksiste, homofobe, anti-sioniste dhe madje edhe antisemite nuk na qojnë askund, përkundrazi.
Ne si Kosovë nuk duhet të përfshihemi në këtë konflikt, por të bëjmë thirrje për paqe, sikurse njerëz paqësor të këtij globi.
Duhet të jemi krenar për identitetin dhe besimet tona, por nuk duhet t’i gjykojmë gjërat mbi emocione të forta që vijnë si pasojë e fanatizmit fetar ose “tokës së shenjtë”.
E vërteta, drejtësia hyjnore dhe parimet njerëzore janë hyjnore dhe duhet të jenë mbi çdo gjë tjetër.
Pozicioni pro-njerëzor duhet të jetë mbi konfliktin izraelito-palestinez!
Përpara se të jem mysliman, unë jam qenie njerëzore, kuptojeni!
Nuk mendoj që identiteti im, e posaqërisht besimi im – duhet të diktonte pikëpamjet e mia mbi Izraelin dhe Palestinën. Ndoshta zemra ime anon kah Palestina, mirëpo unë nuk e kam problem ta vizitoj as Izraelin. Të jesh pro lutjeve të palestinezëve dhe të drejtën e tyre për të jetuar në shtëpitë e tyre, nuk do të thotë të jesh anti-Izrael.
Nëse identifikoheni si kundër-Izrael, si mund të merrni pjesë në një ekspeditë kulturore të financuar nga një organizatë Sioniste, ose si mund të shkruani një afishe në facebook, kur edhe Marku i Facebook-ut, për ironi është hebre i lindur?!
Si mysliman modern, unë për vete e kam privilegjin të lundroj në hapësirat neoliberale dhe gjithashtu të kem marrëdhnie me njerëz që sipas fanatikëve quhen të mallkuar.
Nëse doni që ekzistenca juaj dhe pozicioni juaj politik të jenë më shumë sesa të jeni lindor apo evropian, më shumë sesa të jeni shqiptarë dhe më shumë sesa të jeni myslimanë, atëherë lëreni këto “identitete” anash dhe shikoni faktet.
Adresimi i drejtpërdrejtë i konfliktit izraelito-palestinez, hap perspektivat e të dy grupeve dhe aftësinë e tyre për të “parë që dëmtimi i palës tjetër është po aq i fortë sa i tyre”.
Të kuptuarit e Izraelit dhe Palestinës duhet të jetë shumë më tepër sesa Islami kundrejt Judaizmit. Ky konflikt nuk ka të bëjë me fenë, kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Identitetet etnike shpeshherë po ngatërrohen me identitetet fetare si nga të huajt ashtu edhe nga të brendshmit, duke komplikuar detyrën e analizimit të marrëdhënieve ndërgrupore si duhet.
Ajo që kërkohet prej neve si besimtarë është të promovojmë një kulturë të tolerancës që duhet të burojë nga pikëpamja pluraliste e botës.
Respektimi i pluralizmit, dhe vlerësimi dhe mbrojtja e larmisë së kulturave, kombësive dhe feve në të gjithë botën janë thelbësore për sigurimin e paqes. Nëse i duam këto, atëherë ne duhet ta nderojmë njeriun e jashtëzakonshëm, mikun që i bën mirë njerëzimit, vizionarin e guximshëm dhe personin që ndërton ura midis shoqërive, kushdo qofshin ata.
Për mua është shumë e pakapshme se si disa analistë dhe mendimtarë ende edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta lidhin intolerancën me fenë. Feja sipas tyre po shihet si pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjidhjes. Me “Përplasje të Qytetërimeve” ata po nënkuptojnë “Përplasje të Feve.”
Disa ajete Kuranore të cilat përshkruajnë mospajtimet mes profetit Muhamed dhe disa të krishterëve dhe çifutëve të kohës së tij, nuk guxojmë t’i përgjithësojmë.
Përkundrazi, kjo sipas meje është një “Përplasje e Injorancës” e cila duhet adresuar të arsimimi i tyre.
Vetëm atëherë kur njerëzit arsimohen si duhet dhe u ofrohet kujdesi i duhur, vetëm atëherë mund të shfaqet shoqëria e vërtetë demokratike dhe pluraliste.
Në vend që të bërtasim me njëri-tjetrin, ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.
Le t’i thërrasim të gjithë mendjes, zemrës dhe shpirtit, për një të ardhme më të ndritur dhe një botë më paqësore!
12/ maj/ 2021
Prishtinë

Legjendat dhe ndikimi i tyre në jetën socio-ekonomike, religjioze dhe gjeografike në trojet shqiptare(2)

0

Argjira (Ari) Ukimeri – MA.Sc. Pedagoge

Maj, 2021 – Prizren

Pjesa e dytë

1. VARRI I ASHIKUT

Në një fshat afër Tiranës, tregohet kjo legjendë: Ishte një djalë i ri që punonte si hyzmetqae, te një njeri bujar. Mirëpo, njeriu bujar, diktoi që djli dashuronte vajzëne tij dhe vendosi ta fejojë të bijën e tij me një djalë tjetër. Në momentin kur hyzmetqari e mori vesh që vajza që dashuronte, martohej me një njeri tjetër, shkoi tek i zoti i shtëpisë dhe kërkoi dorën e vazjës së tij. Mirëpo, njeriu bujar refuzoi dhe e dëboi hyzmetqarin nga puna. Megjithatë, hyzmetqari e paralajmëroi se ata nuk do të ndaheshin nga njëri tjetri. Deri në vdekje. Kur erdhi dita e dasmës, krushqit erdhën për ta marrë nusen. Për gjatë rrugës, u shfaq djali i dashuruar në vajzën dhe bërtetë me zë të lartë: O krushqi të mirë. Nusja që keni në kalë, është e dashura ime. Ne ia kemi dhënë besën njëri tjetrit që nuk do të ndahemi kurrë. Ndërsa nusja, heqë duvakun dhe thotë: O burra trima. Nuk jam nusja juaj, mirëpo jam e këtij burri trim. Krushqit mbetën të habitur, po nuk u tërhoqën nga zakoni. Dëshironin ta dërgonin nusen medoemos në shtëpinë e dhëndrrit, ku kishte filluar dasma. Asgjë nuk u mor parasysh. U nisën me nusen për në vendin e caktuar. Mirëpo, djaloshi nxori armën dhe qëlloi nusën, ku nusja ra për tokë dhe vdiq. Djaloshi tha pastaj: Na martoni të dy këtu, dhe e qëlloi pastaj veten. Ndërsa krushqit varrosën të dy bashkë në një varr të vetëm. E gjithë kjo situatë ndodhi në një fshat afër Kavajës. Sot, ky varr njihet me emrin VORRI I ASHIKU – I DASHNORIT. Pranë këtij varri, gjindet edhe një rrap shumë shekullor.

2. PREJARDHJA E EMRIT “MIRDITA”

Rreth emrit të Mirditës, egzistojnë gojëdhëna të ndryshme. Një gojëdhënë tregohet kështu: Një baba kishte 5 djem. Erdhi koha që të ndahet pasuria. Në pamundësi që të ndahet në mënyrë të barabartë, i ati vendosi kështu: djalit të parë ia dha shoshën, djalit të dytë ia dha shalën, djalit të tretë ia shpatën. Ndërsa djalit të katërt ia dha hinkën, kurse të voglit ia la në sundim Oroshin. Këtu shihet se vëllezërit Shala, Shoshi, Kuzhneni, Spaçi dhe Oroshi morën pasuritë e tyre nga i ati. Dy vëllezërit e parë u vendosën që të jetonin në Dukagjin, ndërsa tre të tjerët në Mirditën e sotme. Poashtu, legjenda trego se emri Mirditë rrodhi kështu: Qysh moti një mbret bënte luftë me armiqte e tij. Në ushtrinë e tij kishte edhe burra nga Mirdita. Kur erdhi koha që të sulmohej armiku, qëlloi ditë e premte. Mirëpo, mbreti dëshiroi që të gjente një ditë tjetër për sulme ndaj armikut. Një kapedan mirditas shkoi dhe bisedoi me mbretin duke i thënë kështu: Të sulmojmë armikun në ditën e premte, sepse armiku do të jetë i papërgatitur. Atëherë mbreti e dëgjoi kapedanin. E sulmuan armikun. Ky i fundit aq shumë u dërrmua, saqë u dorëzua nga sulmet e mbretit. Pas fitores nga këto luftime, kjo u quajt “DITË E MIRË”. Që nga ajo ditë, qyteti mori emrin MIRDITA.
3. LEGJENDA E PUPËZËS

Kjo legjendë, na tregon më së miri për shëndrrimin e motrës në qyqe. Mirëpo, kësaj here shëndrrimi i nuses në qyqe është e vërteta, mbase nuk është motra. Ndërsa personi i vrarë nuk është vëllau. Mirëpo, janë dy dhëndurët, dy mëtues, që dëshirojë të bëjnë kurorë me të njëjtën vajzë. Dy dhëndrët, takohen në udhëkqye, në krye të dy karvanëve me krushqi. Në ato momente shkrepin dhe armët. Nusja duke parë situatën, e tmerruar dhe e çuditur filloi të bërtiste: Mos – Jo – Prisni! Jo! Pu – pu – pu! Pavarësisht thirrjeve të nuses, përleshja vazhdoi, dhe nusja nuk arriti të bënte asgjë, filloi të bënte vetëm Pu Pu Pu! E gjithë kjo, nuk zgjati shumë, sepse në tërbim e sipër krushqit vrasin njëri tjetrin. Përderisa askush nuk mbetë i gjallë. Nusja e tmerruar nga kjo situatë, merr vrapin dhe ikë nga sytë këmbët. Duke bërë gjithmonë: Pu Pu Pu. E gjithë kjo situatë, kthehet në zogën e bukur që sot quhet PUPËZ. E tërë kjo histori më së miri tregohet në Pogradec.

4. PLAKAT E PRILLIT

Shkurt o im vëlla, më je 3 ditë hua të ngrijë plakën me gjithëçka – është kjo thënia që nis kjo legjendë. Ishin 3 plaka: Zana, Migena dhe Zamira. Njihen edhe si plakat e legjendës. Kjo gojëdhënë ka një histori prej 2000 vjeçare. Kujtohet çdo vit, çdo herë në muajin Mars, pikërisht kur moti në këtë kohë pëson ndryshime të dukshme. Gojëdhëna tregon se në fillim dhe në fund të muajit Prill, atëherë kur moti ndryshon. Atëherë kjo periudhë njihet si Plakat e Prillit. Shpesh-herë e ndëgjojmë kur thuhet se bën të ftohtë – sepse janë plakat. Kjo përdoret edhe në ditët e sotme. Legjenda na tregon që njëherë në një kohë, disa plaka u ngjitën në një mal dhe thirrën me të madhe – Lamtumirë Dimër, vafsh në djallë. Ishte muaji prill. Mirëpo, dimri vendosi të vie përsëri. Muaji Prill kërkoi nga muaji Shkurt që të ia huazonte disa ditë nga ai, në mënyrë që të ngrinte plakat. Kjo ndodhi për shkak që të ua kujtonte plakave që dimri nuk ka ikur ende, dhe si stinë është e fuqishme. Plakat vdiqën nga të ftohtit, ku më pas erdhi dhe pranvera. Madje, legjenda tregon që në atë vend gjindet një guë në formën e plakës. Sot e asaj dite, aty buron ujë, dhe mendohet që janë lotët e plakës.

5. LEGJENDA E QYTETIT

Disa mijëra vite më parë, jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë prej ditësh, Zana u takua me dy vëllezër vigan. Vëllezërit viganë, ranë në dashuri me Zanën e Bukur. Aq shumë ua trazoi zemrën, brenda vëllezërve filloi një grindje. Shpërtheu dhe një luftë vëllavrasëse. Tomorri – vëllau i madh pasi që kishte një shpatë të shkëlqyer, qëlloi vëllaun e vogël tek brinjët. Kurse vëllau i vogël ishte i armatosur me një topuz shumë të rëndë , e ndjeki me furi, e goditi aq sa mundi vëllaun e madh. Ndërsa, Zoti që shihte këtë dhe nuk e pëlqeu aspak situatën, u trishtua shumë dhe u zemërua prej stiuatës së tillë. Në këtë situatë, vëllezërit duhet ndëshkoheshin për këtë situatë që u shkaktua. Andaj Zoti i ktheu fajtorët në gurq, i ndënoi aq fortë sa që ndër shekuj mbajnë në trup gjurmet e këtij luftimi të tmerrshëm. Që nga ajo kohë, vëllau i madh Tomorri i tregondiellit hapësirat truporë të tijat gropa gropa, vëllait të tij Shpiragut. Kjo tregon që kushdo që kalon në këto treva, sheh brinjët e copëtuara dhe të thelluara vija vija. Ndërsa edhe Zana hirëplotë, nuk do ti shpëtonte zemërimit të Zotit. Ai (Zoti), e kthehu në një kodrinëzë shkëmbore. Kurse nga dita në ditë, aty u vendosën gurë mbi gurë – ku u ndërtua një kështjellë e madhe dhe e bukur në qytetin e Beratit. Zana e bukur hirëplotë që i adhuronte vëllezërit, por jo në dredhitë dhe në zemërimin e tyre mbi njëri tjetrin – ajo qau pa masë. Lumi Osum – është Lumi që sipas legjendës nuk është gjë tjetër përveç rrjedhjes së lotëve që lagu shkëmbinjtë dhe u derdh në mes të dy vëllezrve prej Zanës Hyjneshë. Kjo vlen për ti treguar që dhimbja për këtë fatkeqësi, asnjëherë nuk do ti ndalë lotët.

6. VENDI I SHQIPONJAVE

Na ishte njëherë një djalë. Kishte dalë pqr të juajtur në male. Mbi qiell fluturoi një shqiponjë duke rrahur krahët fort,, ku ndaloi në një shkëmb. Shqiponja ishte aq e madhe, saqë në sqepin e saj mbante një gjarpër. Më pas shqiponja fluturoi deri tek foleja e saj. Djaloshi i ri kërceu mbi shkëmb, ku vuri re se në atë fole ishte një shqiponjëzë e vogël, ku lunate me gjapërin e vdekur, në realitet gjarpër nuk ishte fare i ngordhur. Në ato momente, gjarpëri ngriti kokën, dhe u pozicionua që të pickoi shqiponjëzën e vogël, e dhëmëbt e tij helmues. Për një moment, djali e mori harkun dhe e qëlloi gjarpërin për vdekje. E mori shqiponjëzën në rrugën e kthimit. ngordhur.  Me të parë shqiponja e madhe që e vogla ishte rrëmbyer nga djali i tha: Pse po ma rrëmben foshnjë time? Djali i tha: Shqiponjëza është e imja sepse e shpëtova duke vrarë gjarpërin që donte ta pickonte. Sapo bëri disa hapa, djali mbi kokën e tij dëgjon një zhurmë të fortë dhe përplasje krahësh. Ishte shqiponja mëmë. Përse e rrëmbeve foshnjën time, e pyet shqiponja? Ma kthe zogthin tim. Dhe unë do të të jap si këmim mbrehtësinë e syve të mi, dhe forcën e krahëve të mi. djaloshi u bind dhe e kthehu zogëzën e vogël te e ëma e vet. Kur zogëza u rrit, nisi të fluturonte. Shihej që fluturonte në qiell, mbi kokën e djalshit, ku do që e shikonte ai. Djaloshi ishte bërë burrë, ishte rritur, ishte bërë gjuetar dhe luftëtarë i madh. Sa herë kalonte afër ndonjë vendi të banuar me njerëz, dridhej toka nga frika e njerëzve kundrejtë njeriut me shqiponjë. Djaloshi u bë një prijës i mençur, i urtë. Çdo vend kërkonte urtësinë e tij. Me harkun, shigjetat e tij, djaloshi vrau shumë grabitqar nëpër pyje dhe me shpatën e tij preu kokat e shumë kundërshtarëve dashakeqës. Të gjithë ishin të mrekulluar me të bëmat e djalit gjuetar dhe luftëtar. Banorët e atyre anëve, zgjodhën prijësin e tyre që e quajtën Shqiptar – Bir i Shqipes. Trojet ku banonin i quajtën Shqipëri – Vend i Shqiponjave.

7. VRIMA E NUSES

Në Kanionin e Osumit, 800m në afërsi të fshatit Bigazi është një shpellë karstike. Kjo shpellë është në formën e një galerie. Ka një diametër 2m dhe jjë gjatësi prej 8m. ky vend ka një rëndësi të veçantë dhe të rrallë. Njëherë një nuse martohej pa dëshirën e saj.ishte e detyruar të zbatonte zakonet e vjetra. Krushqit ktheheshin me nusen që kishin marrë në një fshat tjetër, mirëpo, kur arritën në vendin që zhvillohej dasma, nusja thotë: Po më qoni tek burri pa dëshirën time. Krushqit nuk i dhanë përgjigje. Ndërsa nusja e mendoi planin e ikjes. Duke lutur Zotin, i drejtohet shkëmbit të Kanionit: “Hapu o shkëmb që të shpëtoi nga silketi që më ka zënë”. Shkëmbi e dëgjoi dhe menjëherë u hap një vrimë – zgavër. Nusja u hodhë nga kali dhe u fshehë në këtë vrimë. Ndërsa krushqit u kthyen në fshat pa nusen. Më vonë ky vend u quajt “VRIMA E NUSES”. Nisi të vizitohej nga nuset e reja, të cilat kërkonin që të bënin fëmijë. Nuset që vinin aty, hynin në galeri shkëmbore me rroba të veshura mbrapsht. Brenda i zhvshnin këto rroba dhe i vishnin mbarë. Të qetësuara ktheheshin në shtëpi, me qëllim që dëshirat dhe ëndërrat e tyre të realizohen.

8. HISTORIA E UJIT TË KUQ

Në vendin e quajtur Vërmosh, gjindet një burim uji që quhet “UJI I KUQ”. Kur është vendosur që të viheshin kufinjtë në Kelmend, Mali i Zi kërkonte që edhe ky burim të jetë pjesë e këtij shteti. Duke marrë kështu edhe Vërmoshin. Mirëpo, gjatë bisedimeve të palës Malazeze dhe asaj Shqiptare kishte keqkuptime. Shteti fqinjë mendonte që kjo pjesë i takonte atyre, ku me çdo kusht donin ta merrnin. Por, Prekë Cali (përfaësues shqiptar) ia tregoi historinë e e kësaj treve. Sqaron që kjo treve quhetr edhe Bjeshkët e Kuqe, dhe si e tillë është pjesë e Shqipërisë. Por malazezët e shihnin si të papranueshme këtë histori të treaguar nga Preka, ku çdo herë donin ta merrnin atë pjesë. As Prekë Cali nuk lëshon pe lehtë. Ua përsërit dhe ripërsërit që kjo është tokë e jona, Beshkët tona të kuqe, sepse këtu rrjedhë Ujë i Kuq. Ndërsa malazezët duke ndëgjuar këtë histori i thanë Prekës, nëse është e vërtetë kj që thuhet e shihet, atëherë kufinjtë do të vendosen ashtu si thua ti. Pas kësaj, të gjithë shkuan te burimi i Ujit të Kuq. E vërtetuan që aty buronte çdo gjë e mrekullueshme. Dhe kufinjtë u vendosën ashtu si deshë Prekë Cali.

9. HIJA E KORBIT

“HIJA E KORBIT”, është vendi ku u gjetën një thesar monedhash antike në voton 1982. Ndërsa kodra ku është gjetur thesari është Maliqi. Gjegjësisht mbi bregun e e majtë të lumit Devoll. Për nga pozicioni gjeo – strategjik dhe sipaërfaqja e saj Hija e Korbit mendohet që ruan rrënjët e historisë sonë shumë shekullore. Ruan rrënojat e qytetit të lashtë ilir Desaret, identifikimi i të cilit nuk është përfunduar me saktësi. Ky thesar përmban 618 monedha argjendi të prera në një periudhë kohore që daton nga shek. IV p.e.s. Të gjitha këto përfaqësohen nga Tetradrahmet e Athinës. Duke u bazuar gjithmonë edhe në kërkimet dhe përfundimet me Tetradrahmet e fundit të shek. III p.e.r. të prera nga Antioh Hieraks nga perandoria selekuide. Përbërja e thesarit përfshin dy vlera monetare: Tetradrahme dhe Drahme. Këto monedha janë të prera në qytete dhe nga mbretër si: Athina, Aleksandri i madh dhe Filipi III. Monedhat janë të prera pas mbretërimit të tyre. Sidomos pas Lysmahut të Thrakisë, të Eumenit I, mbretit të Pergamit dhe mbretërve të tjerë Selekuidë si dhe në kohën e mbretit të Maqedonisë Antigon Gonata. Sot këto monedha janë ekspozuar nga Banka Kombëtare Shqiptare në Tiranë.

LEGJENDA E MOTIT DHE LUMENJËVE

Na ishte njëherë një lumë, që gjatë vërshimeve dilte nga shtrati dhe shkaktonte problem. Një legjendë thotë kështu: mos ndërtoni kurrë shtëp në shtratin e lumit, sepse aim und të kthehet dhe të krijojë problem. Poashtu, legjenda tregon që të parët tanë as mullirin nuk e kanë ndërtuar asnjëherë afër lumit, e lëre më lumen. Edhe sot e asaj dite, mund të shihet se si është zgjedhur vendi se ku dotë ndërtohen shtëpitë. Kjo ndodhë për shkakë të problemeve që vijnë nga vërshimet. Vlen të përmendet që degradimi i lumenjëve nga dora e njeriut, i ka kushtuar shumë herë trazira dhe problem vendit. Ruajtja dhe mbrojtja e shtretërve të lumenjëve tanë, duhet të ruhen nga shkatërrimet e përditshme që bëhen. Edhe mediat e luajnë një rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e tokës në përgjithësi dhe të lumenjëve në veçanti. Përmes emisioneve të ndryshme, sesioneve informuese mund të arrihet deri tek një ambient të pastër dhe ruajtjen e shëndetit.

Plani i ‘Qeverisë Kurti’, mision i (pa) mundur!

0
Florim Zeqa
Plani i qeverisë ‘Kurti 2’  është “copy-paste” dhe nuk dallon shumë nga programet që i kanë pasur qeveritë paraprake për trajtimin e problemeve politike, ekonomike, shoqërore (sociale), e deri tek ato të politikës së jashtme dhe dialogut me Serbinë. Plani i qeverisë ‘Kurti 2’ më tepër është një kusht formal ligjor sesa një plan konkret qeverisës, pa afate kohore për përbushjen e premtimeve dhe zotimeve publike para qytetarëve!
Përafrimi me BE-në apo largimi me SHBA-të
“Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë”, e renditur si e para në mesin e 20 pikave të planit qeverisës, e tregon se edhe Albin Kurti, sikurse pararëndësit e tij, pjesën më të madhe të kohës gjatë qeverisjes së tij do t’ia kushtojë dialogut me Serbinë, por dallimi do të jetë në atë, se më shumë kohë do ta kalojë në kancelaritë e Brukselit, e më pak në ato të Washingtonit!
Përafrimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me zyrtarët e BE-së, gjegjësisht me përfaqësuesit e shteteve mosnjohëse të Kosovës, çekun Lajçak dhe spanjollin Borrell dhe largimi nga administrata amerikane është tepër shqetësuese për të ardhmen e vendit tonë!
Caktimi i një ekipe të zgjeruar ekspertësh politikë, pjesëmarrës në dialog me Serbinë në të kaluarën e largët dhe të afërt, siq janë; Muhamet Mustafa, Leon Malazogu, Bernard Nikaj, Veton Surroi, Robert Muharremi dhe Blerim Shala,..etj, e dëshmon frikën dhe pasigurinë e Albin Kurtit në dialog me Serbinë, e cila pos tjerash e ka për qëllim shpërndarjen e përgjegjësisë në rast të dështimit (të paralajmëruar).
Përfaqësuesve të shtetit tonë në dialogun e Brukselit, gjegjësisht Albin Kurtit dhe ekspertëve të tij u mbetët që të kërkojnë nga Serbia dëmshpërblimet e  luftës, kthimin e të pagjeturve, kthimin e librave kadastral, artefakteve dhe pasurive tjera të grabitura gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Me këtë rast dëshirojë t’i rikujtoj kryeministrit Albin Kurti dhe “ekspertëve” të tij, se lista e kërkesave ndaj Serbisë duhet të jetë e gjatë dhe e përpiluar mirë.
Të kërkojë kthimin e pensioneve dhe pagave të papaguara të punëtorëve në sipërmarrjet publike dhe shtetërore gjatë viteve të ’90-ta.
Qytetarëve të Kosovës përveq pasurive të grabitura nëpër shtëpitë e tyre, u janë grabitur edhe paratë e deponuara në bankat e atëhershme të Kosovës.
Dihet mirëfilli se qytetarët e Kosovës i kanë pasur të deponuara në banka kursimet e tyre në valutë shtetërore-Dinarë dhe valuta të huaja, si; Dollarë, D.M., Franga zviceran,…etj, nëpër bankat e asaj kohe: “Jugobanka”, “Bankos”, “Lublanska Banka”,…etj.
Të gjitha këto kërkesa janë legjitime dhe të drejta, prandaj duhet t’i kërkohen Serbisë në dialogun e Brukselit dhe të mbikëqyren në implementimin e tyre secila veç e veç nga BE-ja dhe SHBA-të si palë ndërmjetësuese.
Personaliteti i dyfishtë i Albin Kurtit
Nëse iu referohemi deklarimeve të mëhershme të Albin Kurtit rreth dialogut me Serbinë dhe deklarimeve të ditëve të sotme, kemi të bëjmë me personalitet të dyfishtë, i cili nga reciprociteti dhe dialogu me kushte ka rrëshqitur në një personalitet që nuk i intereson reciprociteti dhe nuk i vë kushte Serbisë, e aq më pak Brukselit zyrtarë.
Sikur të ishte i njëjti Albin që njohin qytetarët e Kosovës, atëherë kryeministri ynë do duhej që para dialogut me Serbinë, kësaj të fundit t’i kërkojë njohjen reciproke, ndërsa zyrtarëve të Brukselit t’u kërkojë liberalizimin e menjëhershëm të vizave për qytetarët e getoizuar të Kosovës.
Jo vetëm që nuk po ndodhë kjo, po ndodhë shpërblimi i serbëve të veriut nga Albin Kurti, për të cilët u tregua dorëlirë me ndarjen e 11 milionëve nga buxheti i shtetit për rrymën e papaguar, i cili paraprakishtë kësaj, i ndëshkoj pensionistët dhe skemat sociale me heqjen e 20 eurove nga xhepi i tyre me arsyetimin se nuk ka mjete në buxhetin e shtetit për pagesat e tyre!
Albin Kurti që më aq lehtësi po e hapë arkën e shtetit për serbët në veri, nuk po mund e hapë për pagesat shtesë të punonjësve shëndetësorë dhe policëve në kohë pandemie, të cilët po e sakrifikojnë jetën e tyre për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës!
Padia kundër Serbisë, fontanë dëshirash apo realitet!?
Premtimet dhe deklarimet e  Albin Kurtit për padinë kundër Serbisë, më shumë janë populliste sesa realiste, shkaku i (pa) mundësisë së Kosovës që ta padisë Serbinë për gjenocid pa qenë anëtare e OKB-së!
Deklarata e Albin Kurtit se “çështja e padisë për gjenocid ndaj Serbisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) do të jetë një nga përparësitë e punës së tij gjatë mandatit qeverisës”, më tepër tingëllon si fontanë dëshirash sesa një mundësi reale!
Për t’u bindur në këtë që themë, mjafton të lexoni deklaratën e mëposhtme të Kurtit, po citoj; “Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe qeveria e Republikës së Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë tonë, ndaj qytetarëve që kanë plagët e hapura dhe qe besa edhe ndaj ardhmërisë sonë, që kërkon një shtet demokratik, një shtet të drejtë në të cilin dihet qartë se kush është agresori e kush është viktima”
Nisma e ‘Qeverisë Kurti2″ për ta paditur Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), pa qenë Kosova anëtare e OKB-së, në aspektin formalo-juridik jo vetëm pse duket e pamundur, është edhe me rreziqe të shumta për Kosovën.
Çdo veprim i njëanshëm i Kosovës në këtë drejtim pa koordinim me partnerët ndërkombëtar, mund të prodhojë kundërefekte negative të cilat mund ta vënë Kosovën në një situatë të pavolitshme politike, për shkak se ekzistenca dhe shtetndërtimi i Kosovës është i varur nga mbështetja dhe ndihma e partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti nga sposorizuesi kryesor i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë-SHBA-së.