Kobi dhe prapambeturia e solidarizimeve religjioze!

Shkrime relevante

Fjala e Dr. Aleksander Albert për Gjergj Kastriotin dhe për Shqiptarët

Ismet M Hasani, Suedi ____ Përderisa ne nuk e njohim vetveten mirë, përderisa...

Këshilli Kombëtar Shqiptar: rol dhe përgjegjësi për shqiptarët në tërë Serbinë

Lumi Rashka në Pazarin e Ri (Novi Pazar) Ismet Azizi, Gjilan Veprimtaria e...

Bashkëpunimi i heshtur që mban në këmbë Berishën dhe Ramën

Nga: Xhemil Zeqiri ____ Thank you for reading this post, don't forget to...

Pas lirisë dhe çlirimit, Kosova duhet të fitojë edhe betejën për drejtësi!

Sak Muji, Zvicër - Rugovë ____ Lustracion, drejtësi, ligj dhe konfiskim i pasurisë...

Vrasjet e grave në Kosovë dhe përgjegjësia e shtetit: pse historia institucionale duhet hetuar që nga viti 2008?

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë. Drejtësia për viktimën nuk është çështje e...

Shpërndaj

Gjergj Kabashi
Sigurisht që duhet të lutemi për paqe në mes të plestinezëve dhe shtetit të Izraelit. Ashtu sic duhet të lutemi që feja të mos shndërrohet në politikë, qoftë në Xhaminë “Al Aksa” në Jerusalem, apo kudo tjetër në objekte të tjera të kultit. Organizata Hamas, e njohur ndërkombëtarisht si organizatë terroriste, është duke i fryrë zjarrit të provokimeve në emër të islamit në Jerusalem apo gjetiu.
Baza e solidarizimit të disa kosovarëve me palestinezët, mbështetet në religjionin islam dhe në solidarizimin pothuaj ushtarak panturk e panislamik me palestinezët. Këtë e ka dëshmuar jo fort moti keqpërdorimi i «arnautëve» nga ana e sigurimit sekret të Turqise, që shumë «arnautëve» ua theu qafën e mori jetët për idealet panislamike e panturke të «Tokës së Shamit» e Levantit në Siri e Irak! Prandaj, kjo nuk është kurrfarë jugonostalgjie nga periudha e titizmit, pasi Emanat e Dermanat as që kanë qenë të lindur kur vdiq Tito!
Ata u edukuan dhe formuan pas clirimit të Kosovës nga NATO dhe ardhjes së lirisë në vendin tonë më 12 Qershor 1999, kur qarqet Anti-Shqiptare menjëhere punuan dhe u përpoqën që Lirinë Shqiptare, e cila kishte munguar me shekuj, ta shndërronin në Liri Muslimane!
Panislamikët e rinj lindën shumë më vonë dhe u edukuan nëpër xhami që na i meremetoj e po na i ndërton Turqia neootomane si dhe disa vende muslimane të botës, gjithsesi për qëllime asimiluese e në frymën e një nacionalizmi tjetër me bazën religjioze islamike, që parësore e ka identifikimin fetar me islamin. Edhe Erdogani në fjalimet e tij panturke – islamike, madje edhe në filmat me tematikë të lavdisë së dikurshme kalifatiste islame të Perandorisë Osmane, e parasheh clirimin e Jerusalemit, pra të clirimit triumfal të Al Aksas! Njejt mendojnë edhe hoxhallarët shqipfolës që u shkolluan në vendet Lindjes së Mesme e gjetiu.
Shqiptarët e keqedukuar nëpër xhamitë e panumërta të pambikqyrura (të meremtuara e ndërtuara pas luftës), që tashmë janë me ndërgjegje Muslimane, synojnë ta fusin kombin shqiptar në konfliktet e huaja, që në asnjë mënyrë nuk kanë të bëjnë me ta! Ne duhet të shprehim keqardhje të madhe për cdo jetë të humbur por ato nuk janë konfliktet tona.
Identifikimi dhe shovenizmi religjioz islamik në raport me të tjerët në botën e madhe, është një rrugë e sigurtë drejtë kobit dhe theqafjes kombëtare shqiptare, që deri tash jo vetëm që nuk është penguar nga askush si dicka e prapambetur dhe joqytetëruese, por edhe është stimuluar nga ligjëratat religjioze nëpër xhami dhe jo vetëm në to.
Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë të lirë në botë, izrelitët apo palestinezët, por askush nuk ka të drejtë të provokoj e nxisë konflikte religjioze me frymëzime terroriste, sikurse që bënë HAMAS, ndërsa Shqiptarët duhet të solidarizohen vetëm si njerëz me fatet e këqija njerëzore të kujtdo që vuan e pëson, por assesi si persona që i përkasin kësaj apo asaj feje!
_________
Për këtë shkrim që e kisha postuar tek profili im në fb mu ndalua publikimi për një kohë të caktuar, pasi më kishte raportuar një panislamist shqipfolës që më parë e kishte komentuar shkrimin. Sipas stafit të caktuar të fb me këtë shkrim nuk i paskam respektuar “standardet etike”! Falemnderit për mundin e kotë por nuk do tu bëhen lëshime atyre që i përmbani gabimisht, përderisa synojnë të na e shkatërrojnë e zhbëjnë kombin shqiptar për shkak të lëshimeve të pandërprera e të palejueshme ndaj panturqizmit e  panislamizmit. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu