ARKIVI:
20 Maj 2024

Lufta për xhaminë Al-Aksa – kalkulim politik

Shkrime relevante

Shpërndaj

Aeroplanët izraelit janë kundërpërgjigjur fuqishëm ndaj sulmeve intensive me raketa nga Rripi i Gazas. foto: AP Photo/Hatem Moussa.

Nga: Sadri Ramabaja

Hamasi dhe islamistët radikal duan të forcojnë pozicionin e tyre. Reagimi i Izraelit i pritshëm. Perëndimi nuk mund të qëndrojë gjatë indiferent.

Prishtinë, 12 maj –Në Lindjen e Mesme dhuna mes palestinezëve dhe izraelitëve vazhdoi të përshkallëzohej sërish të martën gjatë orëve të natës.

Përshkallëzimit i parapriu një seri e paprecedentë sulmesh me raketa nga Hamasi që për objektiv kishin vendbanime izraelite në thellësi të Izraelit. Ky breshër raketash ka shkaktuar frikë dhe tmerr gjithandej në Izrael. Qytetarët iraelitë qenë të shtrënguar të kalojnë orë të tëra në strehimore, meqë kishte paralajmërime për mundësitë e ripërsëritjeve të sulmeve me raketa nga Hamasi.

Xhamia Al-Aksa në Jerusalem

Agjensitë e lajmeve njoftuan se një grua izraelite u vranë nga një raketë që ishte hedhur nga Rripi i Gazës afër Tel Avivit. Ndërkaq policia izraelite njoftoi se, gruaja vdiq të martën në mbrëmje në qytetin Rishon Lezion. Sipas shërbimit izraelit të shpëtimit, atje kishte shumë të plagosur. Shumica e raketave megjithatë u përcollën dhe asgjësuan nga sistemi izraelit i mbrojtjes “Kupola e Hekurt”.

Konflikti po shtrihet gjithandej, duke i shndërruar në cae sulmi edhe territoret në thellësi të Izraelit. Pavarësisht kësaj, ai mbetet terren i minuar. Ofensiva e Hamasit e kulmuar me “zjarrin me raketa”, po merr përgjigjen e rreptë nga Izraeli përmes “sulmit ajror” disproporcional. Gjykimi objektiv, sidomos kur i nënshtrohet emocioneve dhe paradigmës religjioze, merrë goditje të ndjeshme. Nuk duhet të harrojmë se lufta për Jeruselemin na rikthen tek kundërthëniet mes të tashmes dhe të kaluarës.

Fuqia e aplikuar vetëm për disa orë të shpërthimit të dhunës edhe një herë dëshmoi se

ekuilibri i fuqisë mes izraelitëve dhe palestinezëve mbetet tutje asimetrik: pala izraelite ridëshmohet me një ushtri nga më të mirat në botë, që po përballet kryesisht me adoloshentë e të rinj pa perspektivë, në njërën anë, e me trupa të trajnuara të Hamasit që po aplikojnë doktrinn ushtarake që në esencë ka atentatet dhe goditjet me raketa tokë-tokë.

Qendrat e studimeve ushtarake kanë evidentuar ndërkohë se rreth 3,000 raketa të tilla janë lëshuar në drejtim të Izraelit që nga viti 2011; përgjatë kësaj kohe në Izrael është promovuar doktrina ushtarake që në thelb ka sistemin e mbrojtjes ajrore “Kupola e hekurt”.

Pavarësisht kësaj, mburoja mbrojtëse nuk është e sigurtë në përmasa absolute. Vrasjet e dy grave izraelite në mbrëmjen e së martës e dëshmoi këtë.

Sulmet hakmarrëse izraelite rezultuan me 26 vdekje. Në mesin e tyre pati edhe fëmijë.
Grupi militant palestinez Xhihadi Islam raportoi për vdekjen e dy komandantëve të tij nga sulmet ajrore izraelite. Ata u vranë në një sulm që objektiv kishte një apartamenti në rrethin Al-Rimal.

Kryeministri Benjamin Netanyahu shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytetin e etnikisht të përzier hebre-arab të Lod -it në Izraelin qendror, meqë të martën në mbrëmje trazira që shpërthyen rezultuan me 12 veta të plagosën.

Vala e zemrimit tek pala palestineze pritet të shënojë rritje të ndjeshme. Ajo do t’i shtojë radhët e luftëtarëve palestinez. Duket se Hamasi kishte këtë objektiv, shto dhe kapitalizimin me zgjetjen e pushtetit politik formal brenda Autoritetit Palestinez.

Jerusalemi sërish shndërrohet në qytetin që e gjakojnë ta kenë secila palë vetëm për vete. Benjamin Netanyahu, Kryeministri i Izraelit, i cili po lufton për mbijetesën e tij politike, do ta shfrytëzojë këtë gjendje po aq sa Hamasi. Zgjedhjet e pesta me radhë brenda dy vjetëve, ai gjykon se mund të jenë e vetmja mundësi për mbijetesën politike.
Por, edhe të rinjtë palestinez janë pa shpresë. Për 15 vjet rresht ata kishin drejtues që ka kohë uk gëzojnë vullnetin politik të qytetarëve.

Qendrat vendimmarrëse vazhdojnë të mjaftohen me publikimin e kumtesave përmes të cilave u bëhet thirrje të dy palëve për vetëpërmbajtje. Sidoqoftë, perëndimi nuk mund të qëndrojë gjatë indiferent.

Lufta për xhaminë Al-Aksa për Hamasin ishte kalkulim i pastër politik. Pas stërlodhjes, në një moment, luftimet do të davariten, por vetëm për aq kohë sa do të shpiket një shkas i ri për rindezje të emocioneve dhe përshkallëzimit të luftimeve.

Automobilave iu është vënë flaka nga palestinezët në qytetin brengdetar Lod. Gjithandej digjen edhe sinagogat …

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu