Kreu Blog Faqe 1692

Në Preshevë më 23 dhe 24 tetor 2021 mbahet konferencë shkencore me temën: “Zejtaria dhe tregtia në Luginën e Preshevës dhe në viste shqiptare”

0

Preshevë, maj 2021

N J O F T I M
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë
O R G A N I Z O N
Konferencë shkencore, me temë : “ZEJTARIA DHE TREGTIA NË LUGINË TË PRESHEVËS DHE NË VISET SHQIPTARE”
Nëntemat:
-Fillet e zejtarisë dhe tregtisë.
-Zejtaria dhe tregtia pas Luftës së Parë Botërore.
-Zejtaria dhe tregtia pas Luftës së Dytë Botërore.
-Zejtaria dhe tregtia në shekullin 21.
-Transformimi, zhdukja e disa zejeve dhe lindja e zejeve të reja.
-Gjeneza dhe efektet sociokulturore të zejtarisë dhe
-Veprimtaria artizanale dhe mjeshtëria popullore.

Koha dhe vendi i mbajtjes: 23 dhe 24 tetor 2021, në Preshevë
Pjesëmarrës në Konferencë: studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare / Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora, etjerë.
Koha e paraqitjes së temës: abstrakti dhe punimi për Konferencë dorëzohet deri më 10 tetor 2021.
Tema e punimit : 8 deri 20 faqe, në rradhorin 12.
Koha e referimit në Konferencë : 10 minuta
Hartimi,publikimi i Programit të Konferencës dhe njoftimi i pjesëmarrësve bëhet më 18 tetor 2021.
Kontakti: Xhemaledin Salihu, cel. +381 63 8771423
E-mail adresa : shtkkpresheve@yahoo.com, xhemaledin47@gmail.com
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/, rr.Sava Kovaçeviq,nr.80
Qëllimi i Konferencës: Shqyrtimi dhe trajtimi shkencor i Zejtarisë dhe Tregtisë në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare.

Synimi i Konferencës: Botimi komplet i materialit në një publikim/vepër/.
Lugina e Preshevës dhe viset shqiptare kanë një histori të pasur mbi zejtarinë dhe tregtinë, të cilat nuk janë hulumtuar, studiuar , trajtuar dhe shqyrtuar shkencorisht sa duhet që nga fillet deri më shekullin 21, në aspektin historik, ekonomik, sociologjik, kulturor e tjerë.

Andaj, qëllimi kryesor i saj është që në suaza të mundësisë Zejtaria dhe Tregtia të hulumtohen, të studiohen, të trajtohent dhe të shqyrtohen me metoda dhe metodologji shkencore dhe pastaj, për ta përmbledhur në një libër për publikun, me të arriturat e tyre, sidomos në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare, në këto lëmi, të Zejtarisë dhe Tregtisë.

BORDI i Konferencës shkencore:
1. Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe
2.Prof. dr. Nebi Islami, filolog
3.Prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/
4.Dr. Sc. Rovena Vata, albanologe, studiuese-kritike,
5.Xhemaledin Salihu, profesor, studiues

Këshilli organizues: Këshilli drejtues i SHTKKLP-së

Preshevë, më 7 maj 2021 Kryetar i SHTKKLP-së,
Xhemaledin Salihu, profesor

Libri Hamit Haxhija “Nderi i Kombit”

Nga: Xhafer LECI

– Hamit Haxhija (05.01.1955 – 11.07.1990), oficer i vrarë-helmuar në ushtrinë e ish Jugosllavisë, si edhe shumë oficerë e ushtarë tjerë shqiptarë të pafajshëm, të vrarë e mbytur në forma të ndyshme, me procese të montuara!

Është një libër shumë orgjinal, i shkruar me fakte dëshmi të pamohueshme, duke e mbështetur me dokumente, nga lindja e Hamitit, shkollimi e deri në vrasjen e Tij.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmPamje nga ceremonia madhështore e varrimit dhe, promovimi i lapidarit!
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

– Autor: Arif Haxhija, vëlla i Hamitit, botuar në Gjakovë, 2020-, 285 faqe.
Ai shkruan shkurt, edhe për historikun, traditën atdhetare, qendresën e familjes dhe fshatit të tij, Botush e Gjakovës, gjatë shekujve në luftëra kundër pushtuesve serbo-sllavë, osmanësve…
-Në fillimvitet 1970-ta, Hamiti kishte regjistruar gjimnazin ushtarak në Beograd, me shumë shokë shqiptarë, ku ka vazhduar dhe mbarur edhe akademinë ushtarake, deri në arritjen e gradës së kapitenit të klasit të parë.

– Hamiti ka qenë oficër në garnizonin e Nishit.
Ai, si i ri kishte mësuar-frymëzuar nga filozofitë e odave shqiptare, për të kaluarën e vuajtjeve të mëdha të popullit shqiptar nga pushtues të shumtë. Si shumë atdhetarë të tjerë, edhe Hamiti kishte ndjerë dhimbje, për masakrat, vrasjet, dëbimet e dhunshme, duke bërë pastrim etnik, vuajtjet e papërshkruara të shqiptarëve të Sanxhakut, të Nishit eToplicës, 1878-1881. Pak nga ata kanë pasur fatin të mbijetojnë!

 – Fillimi i vëzhgimit, ndjekjes së Hamitit, për zhdukjen e tij fizike kishte filluar, me rastin e burgosjes politike te dy vëllazërve të Hamitit, Arifit dhe Haxhisë në vitet 1980-ta dhe, më vonë me denocimin publik, të Lubisha Vishnjevac, i cili kishte vrarë, Fadil Tallën, në vitin 1998, para shtëpisë së tij dhe, kishte plagosur dy ushtarë shqiptarë, që te tre të rinj.
– Oficerët serbo-malazez, kanë dashur që oficerët dhe ushtarët shqiptarë, të denojnë demonstratat e vitit 1981. Hamiti këtë nuk e kishte  bërë atëherë, e as më 1989, kundër demonstratave për mbrojtjen e mos ndryshimit të Kushtetutës së vitit 1974, grevës së minatorëve të “ Trepçës”…

– Helmimi i 8 mijë fëmijëve shqiptarë, në mars të vitit 1990, nëpër shkolla të shqiptarëve, në krejt Kosovën, ku pati edhe viktima, ishte krim kriminal i qeverisë shoviniste serbe.
– Helmimi u shtri edhe tek individë atdhetarë shqiptarë, cilët ishin bërë halë në sytë e sigurimsave të Serbosllavisë.
– Në lidhje me helmimin e Hamitit, kishte shkruar një servil, sherbëtor i pushtuesit serb, me iniciale M.M., tek “Rilindja”, e enjte 02.08.1990.

I njëjti kishte shkruar, gënjyer edhe për vdekjen dhe varrimin e ushtarit Xhevdet Aruçi. Tani, sigurisht me porosi, kishte shkruar edhe rreth vrasjes së kapitenit Hamit Haxhija, cili mundohet ta paraqes vdekjen e Hamitit, nga sëmundja me diagnozë “Leocemi”!
Gënjeshtra e këtij shpifësi, sherbëtor i UDB-së, demantohet me dëshmi të pamohueshme në bazë të fakteve, dokumenteve, ku prej fillimit në Nish dhe Beograd  ( VMA) diagnoza ka qenë helmim i rëndë, vetëm pas vdekjes i është caktuar (fletë lëshimi) “Leokemi” 

Në spitalin e Nishit ka qendrur nga data 18-22 qershor 1990.
Ndërsa në Spitalin e Akademisë Ushtarake të Mjekësisë në Beograd, qendron në repartet e helmimit, nga data 22.06.deri më 03.07.1990, duke përjetuar dhimbje të mëdha nga temperatura e lartë.
– Disa oficer të ushtrisë Jugosllave, nga Garnizoni i Gjakovës kishin ardhur me një tog ushtarak, cili duhej ti bënte formalitet sipas rregullave ushtarake ,me kundërshtim e familjes dhe masës së madhe janë detyruar të largohen.

-Autori përmend edhe vrasjet e rreth 40 ushtarëve shqiptarë, në forma të ndryshme në APJ.
Ai përmend edhe emra oficerësh, miq, shokë e vendas të Hamitit, si oficererët Islam Sadiki, zëvendës Ministrin e Mbrojtjes, Agim Mehmeti, ligjërus në Akademinë Ushtarake në Sarajevë dhe disa vende tjera si në Namibi, Irak, Libi,…me lëndën Taktika.
– Në vitin 1987 nga Gjykata Ushtarake në Sarajevë, Agim Mehmeti dënohet me 3 vjet 9 muaj burg, bashkë me të edhe grupi i shumë oficerë tjerë shqiptarë.

-Shumë falëmnderit që ma dhurove këtë libër me shumë vlerë, miku im Arif, të cilin dhimbshëm e lexova.
Autori është mërgimtar-veprimtar i hershëm dhe ish i burgosur politik, ka botuar tri vepra:
1.-Dritat e gjerdanit të lirisë kombëtare (Monografi), 2013
2.-Botusha gjatë shekujve (Monografi), 2019

3.- Hamit Haxhija “Nderi i Kombit”, 2020
Lavdi dhe nderim të përjetshëm !

Wendlingen, 08.05.2021

Qysh e gjeta Abetaren Gegënishte? 

0

ABETARE gegënisht, kopertina e librit, e Fetahut

Sinan Kastrati

Sinan Kastrati, Suedi

Dy ABETARE GEGËNISHTE 

Vazhdon nga numri i kaluar, ”Kur dhe ku është shtypur Abetarja Gegënishte” 

Drini.us, 7 Maj 2021, rubrika Dossier

Sigurishte se edhe kjo ABETARE, si shumë libra të tjera, ka rëndësi të madhe për shqipen e shkruar që mendohet se janë vitet, pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntor 1912, në mes të dy Luftrave Botërore, 1918-1939 e ndoshta edhe pas kësaj kohe, vitit 1941-1943, kur një pjesë e Kosovës, Dukagjini dhe Shqipëria ishin nën sundimin italian. Kjo edhe për faktin se shqiptarët, sidomosa ta të Kosovës, për herë të parë kishin të drejtë në përdorimin e gjuhës dhe të shkrimit shqip në administratë. Hapen edhe shkolla dhe shtypen libra, abetare e libra leximi për fillestraë, nxënës të klasëve të para, të dyta e të treta. Kjo dëshmohet edhe nga dy libra të tjera të cilat ia kishte falur një qytetar prizrenas një ish mikut tim, atdhetar e arsimdashës i dëshmuar, ish të burgosurit politik dhe autor i disa librave, Fetah Berishës- Gjyshit nga Drenoci i Zatriqit, tash me banim në Prizren.

Me Fetahun njihemi që nga fund vitet e 1960 kur ai ishte gjimnazist në Gjimnazin e Rahovecit, bashkë me vëllain tim më të madh, Ademin, me Ismail Xhemjlin e Turjakës (Mahalla e Vogël- e Hoxhës, Demush Osman Krasniqin e Vll. Drenofcit, Iljaz Zogajn e Lladrofcit, Kajtaz Gjemë Paqarizin e Dragobilit, Emin Kabashin, e Qifllakut, studjues letërise etj.

GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBEGU (Abetarja e Fetahut)

Dhe përsëri po i kthehem edhe njëherë ABETARES GEGËNISHTE 

Duke e shikura me kujdes ABETAREN, pas kopertinës është një fletë e bardhë pa shënime, ti quaj zyrtare, emra autorësh apo, siq është zakon, në fund të librit që shkruhet viti i bptimit dhe emri i shtypshkronjës dhe vendit, kryesisht qytete të njohura ose kryeqytete me një traditë shkrimi, kulture, muzike, teatri, me bibliotekë e kështu me radhë, ku janë të përqëndruara edhe administrata shtetërore ose ajo ndërkombëtare, ambasadat, konsullatat.

Reshit Imeri, axha i madh (1917-1968)

Në krye të fletës me laps të thjeshtë shkruan:

Rshit Imeri nga katundi Turjak 

Përfundit emrit Rshit (duhët të jetë Reshit, përm- imi1*), është shkrua edhe emri i Magjun Ajrullahi ruda 2*) dhe në rreshti e tretë, me bukurshkrim është emri i një gruaje:

Negjemije Zhaveli 3*), (fig. nr. 1) 

Skanderbegu, fq. 53 (Nga abet. Fetahut)

ABETARJA E DYTË, identike me ABETAREN që e kam unë, e gjeta 

Fetahu më qiti nga binarët, ”në rrugë të rrehun” 

Dhe unë isha isha shumë i interesuar të shkruaj për ato vite, për Gjimnazin e për GJENERATËN E PARË të gjimnazitëve të parë shqiptarë

Në fund të Abet. Gegënishte, ka edhe dy kopje te një Abetare Toskerict Perctypj’ e katert, Selanik Ctypeckronja eqipe ”Bbrodesija Carqi basi, Mysir sokak, 1909

Pas bisedave të shpeshta që kishim me Fetahun- Gjyshin, ai më tregoi se një qytetar i Prizrenit me emrin Xhemal Arenliu, gjatë një takism të rastësishëm në një nga shetitoret e Prizrenit- në Shadervan, kur e kupton se kush jam, i lutet që ta pres deri sa të shkon te shtëpia se ka me marrë diçka me rëndësi. Nuk vonohet burri dhe vjen me dy libra në dorë, me:
ABETAREN GEGËNSHT dhe një libër tjetër leximi:

Këndime për S h k o l l a të p a r a të Shqipënisë, Libri i parë

Në faqen nr 57, janë Vëllezërit Frashëri dhe pjesë e leximit: Emna të bukurë.

Jam i sigurtë se ishte e njëjta ABETARE, pasi që përputheshin shkronja, mësimet dhe fotografitë. Nëse një faqe e ABETARE-s sime i mungonte ose ishte e shqyer fotografija, Fatahu ma dërgonte të njëjtën fletë me fotografi (Fotogr. e Skänderbegut, faqe 53).

Për të gjitha këto biseda rreth ABETARE-s dhe librit, ”Këndime për shkolla të para”, do të shkruaj kur të takohem me Fetahun, në kohë të pushimeve verore.

Biseda me Fetahun, sikur më ”largoi” nga ABETARJA për një moment pasi që filloi të më tregoi ai për vitet si gjimnazist i Gjeneratës së Parë në Gjimnazin e Rahovecit.

Këndime për Shkolla të para të Shqypënisë, Libri i parë, Botimi i tretë

Gjenerata e PARË e Gjimnazit në Rahovec 

Në vitin shkollor 1964/1965 hapen dy paralele mësimi në gjuhën shqipe, në Rahovec, afërsisht me nga 25 nxënës.

Shumica e nxënëve ishin katundarë që vinin nga katundet e Podrimes dhe Llapushës, komuna e Suharekës dhe Klinës me qendër Malishevën.

Fetah Berisha, jeta dhe vepra

Nga numri i përgjithshëm i nxënësve shqiptarë, vetëm dy ishin nxënëse, dy qika (vajza, goca):

1. Nurie Berisha, qika e Avdi Mrasorit, nga Mrasori, ish nëpunës në administratën komunale në Rahovec dhe:

2. Nerxhivane Cana, nga qyteti i Rahovecit.

Sipas Fetahut, aq sa ai mbante në mend, numri më imadh i nxënësve ishin nga katundet rreth Rahovecit por kishte edhe rahovecjanë, qytetarë të Rahovecit, vendali e ata ishin:

Bejtullah Sokoli, ish gazetar i njohur në ish RTP-në, studjues, të larguar nga puna, nga regjimi serb dhe më pas, të larguar edhe nga UNMIK-u, tash pensionist.

Jonuz Isma, 

Salih Sokoli, 

Samedin Dula, 

Nait Sokoli,

Idriz Vuqiterna,etj 

Gjimnazi i Rahovecit, ishte paralele e ndarë e Gjimnazit ”Jovanka Radivojević – Kica” një ish heroinë e luftës Nacional Çlirimtare (1941-1945), nga Prizreni, deri sa u pavarësua dhe mori emrnin e heroit tjetër të ish Luftës Nacional Çlirimtare (1941-1945), shqiptarit, ”Ramiz Sadiku”.

Mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe dhe serbo-kroate.

Në gjuhën shqipe, përveç Ghuhës Shqipe, si lëndë mësimore, që e ligjëronte profesor Mehmet Surdulli, profesor Hasan Sharku 4*) ligjëronte dy lëndë: Histori dhe Gjeografi dhe Art figurativ, Hamdi Bardhi. 

Lëndët tjera mësimore: Mate, Psikologji, Kimi, Fizikë … ishin në gjuhën serbo-kroate por në vitin e tretë (klasën e tretë dhe të katërtën) dhe të katërt erdhën kuadro të reja shqiptare:  Esat Jaha, histori, gjeografi 

Jashar e Muhamet Vuqiterna, për lëndët Matematikë e Fizikë,

Zeqir Berisha, djali i Avdi Mrasorit, filozofi-sociolo

Murat Zeka, Bat, më vonë, ish puntor i RTP-së, si kameman

Hysni Gashi, Histori etj dhe në vitin e katërt, gjimnazi i Rahovecit mbushet (kompletohet) me kuadro të nevojshme për lëndët mësimore në Gjuhën Shqipe dhe Gjimnazi i Rahovecit ndahet nga ”Jovanka Radivoje Kica” e Prizrenit. Përgjegjëse a drejtoreshë e Gjimnazit të Rahovecit ishte një serbe me emrin Dušica Raiqevic,  profesoreshë e matematikës dhe drejtoreshë e gjimnazit. 

Gjenerata e parë e Gjimnazit të Rahovecit, përveç që e betonuan Gjimnazin në Gjuhën Shqipe, shumica katundarë, shumë nxënës nga Rahoveci që kishin qenë me mësim në gjuhën serbe, pas klasës së parë që kishin ngel (nuk e kishin kryer, nuk e kishin kaluar klasën me rezultat pozitiv, mësimin në gjuhën serbe, e fillojnë mësimin në Gjuhën Shqipe, në klasët me nxënës shqiptarë 4*) dhe të tjerët, me shumicë i fillojnë mësimet në gjuhën shqipe.

Një tjetër moment i rëndësishëm që duhët përmendur është se Gjenerata e Parë e Gjimnazit të Rahovecit, mësimi në Gjuhën Shqipe, më 1968, me rastin e 600 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, pregati dramën e parë në gjuhën shqipe ”Shtatë Shaljanët”. Kjo dramë u luajt në Shtëpinë e Kulturës në Rahovec, dy herë, në Rogovë të Hasit, në Krushë dhe në Deqan.

Skenografia me veshë kombëtare shqiptare, iu kishte pëlqye banorëve të Rahovecit prandaj ata qytetarët e Rhovecit kërkuan që të luhet në skenë edhe njëherë drama, ”Shtatë shaljanët”, pas premierës.

 1964/ 65 kyur hapen paralelet e para në gjuhën shqipe, del dlin gjenerata e pare serbe që dtth, gjimnazi në gjuhën serbe në Rahovec është hapur në vitin 1960.

Ky është edhe një diskrimin ndaj popullsisë shqiptare e cila ishte afërsisht 95% kurse ajo serbe përveç në Rahovec, një lagje, kishte edhe disa fshatra, Hoqë e Madhe, Zoqisht, Apterushë dhe Reti etj. poredhe këtu, ishin pakicë

Në fund të kësaj pjese, dua ta falenderoj Fatah Berishën- Gjyshin që mi dërgoi disa fotografi, kopje të ABETARES dhe librave tjera si dhe shumë shënime interesante për gjimnazin e Rahovecin, Gjeneratën e parë.

1*) Reshit Imeri është axha im më i madhi. Ka lindur më 1917-1968). Baca Shit (Reshit me gruan, Qamlinë ka një qikë, Rukinë dhe dy djem: Januzin dhe Ahmeti. 

 2*) Magjun Ajrullahi ruda, Magjun Hajrullahi, djali i Hajrulla Rexhepi nga Rudi, mik shtëpie. Motra e Magjunit, Xilaja, ishte gruaja e parë e bacës Shit (Reshitit). Pasi i vdes gruaja e parë, Hajrullah Rexhepi, baba i Magjunit, për mos e prish miqasinë me babën Imer (Imer Seferin), ia jep qikën e dytë, Qamlinë bacës Shit (Reshitit).

Magjun Hajrullahi ishte djali i dytë i Hajrullah Rexhepit. Më i madhi djalë ishte Syla e më i vogli, Qerimi, të cilit, baba Imer, ia kishte dhënë dadën Badë (Libadën) për grua.

3*) Negjemije Zhaveli, nuk diehet se kush është kjo grua. Duhet të jetë gjakovare e ndoshta edhe e afërme me Ali Podrimen, poet psi që baba i Aliut kishte qenë stërnip i Hajrullah Rexhepit nga Rudi, pra stërnip i Magjunit. 

4*) Mësimi në Gjuhën Shqipe dhe e folma e Rahovecit 

Banorët e Rahovecit, jo rretthina, fshatrat e katundet e Rahovecit e flasin një gjuhë që në shkencën e gjuhësisë njihet si ”Gjuhë hibride”, gjuhë e përzier me fjalë shqipe, sllave dhe turke e arabe nga shakau se banorët e Rahovecit ishin prodhues të njohur të rrushit (Rrushi i Rahovecit) dhe nga rrushi bënin edhe raki e verë. Pas pushtimit turk, edhe Rahoveci e pranon fenë islame e sipas fesë islame, ishte e ndaluar përdorimi dhe përpunimi i rakisë prandaj të zotët e shtëpisë, shkonin në serbi dhe atje e paguanin nga një serb e ai i bënte raki e verë.

I zoti is htëpisë me vete kishte edhe gruan dhe ndonjë fëmijë të vogël prandaj këtu është edhe ajo përzierja e fjalëve sllave me shqipe dhe turke, që kishin ardhur bashkë me fenë dhe kjo gjuhë edhe sot flitet në Rahovec nga një pjesë e të moshuarve dhe në popull njihet si gjuhë ”bugare”. Ka edhe familje bugare.  

Karakteistikë tjetër e të folmes së Rahovecit është se vajzat, gratë po edhe burrat, këndojnë e vajtojnë në gjuhën shqipe.

4 *) Hasan Sharku, është i pari intelektual dhe profesor gjeografie që e ka hapur gjimnazin në gjuhën shqipe në Rahovec. Ai ishte edhe drjetor gjimnazi disa vjet dhe kishte pozita partiake në Komitetin Komunal të LK-së, si Sekretar Komiteti.

Familja Sharku është e njohur në Rahovec. Qamil Sharku kishte pasur pozita shtetërore, si nëpunë edhe në ish Mbretërinë SKS, në Beograd.

P. S. 

Pasi e kisha shkrimin për sot, më mori Fetah Berisha dhe mu lut që ti bëjë disa përmirësime:

Gjimnazi i Rahovecit, paralelet me mësim në gjuhën shqipe janë hapun më 1 shtator 1965 e jo në vitin 1964.

Në klasë kishte nga 35 nxënës shqiptarë e jo nga 25 dhe mi dha edhe disa emra të nxënësve nga Rahoveci, gjenerata e parë:

Rexhep Oruqi,  

Qamil Sokoli dhe  

Mustafë Kasapi. 

Këto shënime plotësuese, Fetahu ia kishte dhenë Bejtullah Sokoli.

Vazhdon 

Malmö, 8 maj 2021 

Gazeta franceze (1881) / Zbulimi i fjalorit të shifrave që shërbente për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe arrestimi i shqiptarëve të Epirit

0

Abdyl Frashëri (1839 – 1892)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Maj 2021

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 11 qershorit 1881, në faqen n°2, një shkrim mbi zbulimin e fjalorit të shifrave që shërbente asokohe për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe arrestimin e shqiptarëve të Epirit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Turqi.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Korrespondenca Politike merr nga Janina detajet e mëposhtme mbi arrestimet e fundit në Epir :

 Pas shtypjes së kryengritjes në Shqipërinë e Epërme, Dervish Pasha telegrafoi në Konstandinopojë se fjalori i shifrave për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit kishte rënë në duart e tij dhe se shkresat e deshifruara zbuluan një komplot të vërtetë kundër sovranitetit të Portës dhe një marrëveshje midis shqiptarëve të Epirit.

 Në të njëjtën kohë, Dervish Pasha kërkoi kompetenca të plota me qëllim arrestimin e Abdyl Frashërit dhe i dërgoi valit të Janinës një kopje të çelësit të shifrave përkatëse, me ndihmën e të cilës ai mundi të deshifronte dërgesat e gjetura në zyrat telegrafike dhe kështu të zbulojë bashkëpunëtorët.

Ai i ftoi këta të fundit, nëntë në numër, të vinin dhe të bisedonin me të në Prevezë. Ata e pranuan këtë ftesë, por menjëherë u arrestuan dhe u transportuan në bordin e një anije luftarake turke. Na sigurojnë se Porta synon t’i internojë ata në Bagdad.

* Nga Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1881-zbulimi-i-fjalorit-te-shifrave-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte-te-abdyl-frasherit-dhe-arrestimi-i-shqiptareve-te-epirit/

Publikuar në :

https://americaneye.al/zbulimi-i-fjalorit-te-shifrave-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte-te-abdyl-frasherit/

https://www.balkanweb.com/gazeta-franceze-1881-zbulimi-i-fjalorit-te-shifrave-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte-te-abdyl-frasherit-dhe-arrestimi-i-shqiptareve-te-epirit/

https://27.al/gazeta-franceze-1881-zbulimi-i-abdyl-frasherit-dhe-arrestimi-i-shqiptareve-te-epirit-camerise/

https://opinion.al/zbulohet-fjalori-i-shifravesherbente-per-korrespodencen-e-abdyl-frasherit/

https://www.voal.ch/gazeta-franceze-1881-zbulimi-i-fjalorit-te-shifrave-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte-te-abdyl-frasherit-dhe-arrestimi-i-shqiptareve-te-epirit/

https://tirananews.al/zbulimi-i-fjalorit-te-shifrave-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte-te-abdyl-frasherit/

http://plavaeguciasot.com/gazeta-franceze-1881-zbulimi-i-fjalorit-te-shifrave-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte-te-abdyl-frasherit-dhe-arrestimi-i-shqiptareve-te-epirit/

https://dosja.al/korrespodenca-e-fshehte-e-abdyl-frasherit-dhe-arrestimi-i-shqiptareve-te-epirit/

https://kohajone.com/gazeta-franceze-1881-zbulimi-i-fjalorit-te-shifrave-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte-te-abdyl-frasherit-dhe-arrestimi-i-shqiptareve-te-epirit/

https://alb-spirit.com/2021/05/08/gazeta-franceze-1881-zbulimi-fjalorit-te-shifrave-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte-te-abdyl-frasherit-dhe-arrestimi-shqiptareve-te-epirit/

https://konica.al/2021/05/zbulimi-i-fjalorit-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte-te-abdyl-frasherit/

https://observerkult.com/zbulimi-i-fjalorit-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte/

https://www.botasot.info/historia-lajme/1578725/gazeta-franceze-1881-zbulimi-i-fjalorit-te-shifrave-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte-te-abdyl-frasherit-dhe-arrestimi-i-shqiptareve-te-epirit/

http://www.arsalbanica.mk/gazeta-franceze-1881-zbulimi-i-fjalorit-te-shifrave-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte-te-abdyl-frasherit-dhe-arrestimi-i-shqiptareve-te-epirit/

https://albuktv.com/gazeta-franceze-1881-zbulimi-i-fjalorit-te-shifrave-qe-sherbente-per-korrespondencen-e-fshehte-te-abdyl-frasherit-dhe-arrestimi-i-shqiptareve-te-epirit/

Si u kthye Kosova në tokë pjellore për ISIS-in

Pas lutjeve të së premtes në xhaminë qendrore në Podujevë, Kosovë. Imami, një i moderuar, është përpjekur të frenojë ndikimin e ideologjisë fundamentaliste të ndjekur në Gjirin Persik. Foto: Andrew Testa për The New York Times

Klerikët ekstremistë dhe shoqatat sekrete të financuara nga Sauditët dhe të tjerët kanë shndërruar një shoqëri muslimane dikur tolerante në një bazë të ekstremizmit.

Nga Carlotta Gall,

The New York Times

21 Maj 2016

Përktheu nga anglishtja: Afrim Musliu, Suedi

Prishtinë, Kosovë – Çdo të premte, vetëm pak metra larg shtatores së Bill Clintonit me krahun lart në një valë të gëzueshme, qindra burra të rinj me mjekrra bëjnë një shfaqje të gjunjëzuar për t’u lutur në trotuarin jashtë një xhamie të improvizuar në një ish dyçan mobiljesh.

Xhamia është një nga rezultatet e ndërtuara këtu me paratë e qeverisë Saudite dhe që fajësohet për përhapjen e Wehabizmit – ideologjia konservatore dominante në Arabinë Saudite – në 17 vitet që kur një ndërhyrje e udhëhequr nga amerikanët çliroi Kosovën e vogël nga represioni serb.

Që atëherë – shumica e asaj kohe nën vëzhgimin e zyrtarëve amerikanë – paratë dhe ndikimi saudit e kanë shndërruar këtë shoqëri muslimane dikur tolerante në skajin e Evropës në një bazë të ekstremizmit islamik dhe një gyp përçues për xhihadistët.

Kosova tani e gjenë veten, si pjesa tjetër e Evropës, duke iu shmangur kërcënimit të Islamit radikal. Gjatë dy viteve të fundit, policia ka identifikuar 314 kosovarë – përfshirë dy sulmues vetëvrasës, 44 gra dhe 28 fëmijë – të cilët kanë shkuar jashtë vendit për t’u bashkuar me Shtetin Islamik, numri më i lartë për kokë banori në Evropë.

Ata u radikalizuan dhe u rekrutuan, thonë hetuesit e Kosovës, nga një korpus klerikësh ekstremistë dhe shoqata sekrete të financuara nga Arabia Saudite dhe shtetet e tjera konservatore arabe, duke përdorur një rrjet të errët, labirint të donacioneve për bamirësi, individë privatë dhe ministri qeveritare.

“Ata promovuan islamin politik,” tha Fatos Makolli, drejtori i policisë së Kosovës kundër terrorizmit. “Ata shpenzuan shumë para për ta promovuar atë përmes programeve të ndryshme kryesisht me njerëz të rinj, të prekshëm dhe ata sollën shumë literaturë wehabiste dhe salafiste. Ata i afruan këta njerëz më afër islamit radikal politik, i cili rezultoi në radikalizimin e tyre”.

Pas dy vite hetimesh, policia ka akuzuar 67 persona, arrestuar 14 hoxhallarë dhe mbyllur 19 organizata myslimane për veprime kundër Kushtetutës, nxitje të urrejtjes dhe rekrutimit për terrorizëm. Dënimet më të fundit, të cilat përfshinin një burg 10-vjeçar, u dhanë të premten.

Ishte një qarkullim mahnitës për një tokë prej 1.8 milion njerëz që jo shumë kohë më parë ishte ndër shoqëritë më pro-amerikane myslimane në botë. Amerikanët u mirëpritën si çlirimtarë pas muajve kryesorë të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 prej nga doli një Kosovë e pavarur.

Bomba amerikane kundër pozicioneve serbe në Kosovë në 1999 gjatë fushatës ajrore nga NATO. Foto: Jerome Delay / Associated Press

Pas luftës, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara administruan territorin dhe forcat amerikane ndihmuan në mbajtjen e paqes. Sauditët mbërritën gjithashtu, duke sjellë miliona euro ndihmë në një tokë të varfër dhe të shkatërruar nga lufta.

Por atje ku amerikanët panë një shans për të krijuar një demokraci të re, sauditët panë një tokë të re për të përhapur wehabizmin.

“Nuk ka asnjë provë që ndonjë organizatë u dha para direkt njerëzve për të shkuar në Siri,” tha Z. Makolli. “Çështja është se ata mbështesin mendimtarë që promovojnë dhunën dhe xhihadin në emër të mbrojtjes së islamit.”

Një portret i Bill Clintonit në një rrugë të pasme në Prishtinë pranë Bulevardit Bill Clinton. Foto: Andrew Testa për The New York Times

Kosova tani ka mbi 800 xhami, 240 prej tyre të ndërtuara që nga paslufta dhe fajësohen për ndihmën e indoktrinimit të një gjenerate të re në wehabizëm. Ata janë pjesë e asaj që hoxhallarët dhe zyrtarët e moderuar këtu e përshkruajnë si një strategji të qëllimshme, afatgjate nga Arabia Saudite për të riformuar islamin në imazhin e saj, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë botën.

Dokumentet diplomatike saudite të lëshuara nga WikiLeaks në vitin 2015 zbulojnë një sistem financimi për xhamitë, qendrat islamike dhe klerikët e trajnuar sauditë që përfshin Azinë, Afrikën dhe Evropën. Vetëm në New Delhi, 140 predikues myslimanë janë renditur si në listën e pagave të Konsullatës Saudite.

Në të gjithë Kosovën, familjet po përballen me pasojat e viteve të prozelizimit nga predikuesit e trajnuar sauditë. Disa vajza refuzojnë të shtrëngojnë duart ose të flasin me të afërmit meshkuj. Disa djem kanë shkuar në xhihad. Vigjilentët fetarë kanë kërcënuar – ose kryer – dhunë kundër akademikëve, gazetarëve dhe politikanëve.

Ballkani, vija historike e fajit të Evropës, ende nuk është shëruar nga luftërat etnike të viteve të 1990-ta. Por ata tani janë infektuar me një intolerancë të re, paralajmërojnë hoxhallarë të moderuar dhe zyrtarë në rajon.

Se si Kosova dhe natyra e shoqërisë së saj u rindërtua në thelb është një histori e një ambicie globale prej dekadash nga Arabia Saudite për të përhapur verzionin e saj të vijës së ashpër të islamit – i financuar shumë dhe i zbatuar në mënyrë sistematike, përfshirë kërcënimet dhe frikësimet nga ndjekësit.

Idriz Bilalli, një imam në Podujevë, ka kërkuar të frenohen ekstremistët dhe ka marrë kërcënime me vdekje. Foto: Andrew Testa për The New York Times

Misionerët mbërrijnë

Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Idriz Bilalli, imami i xhamisë qendrore në Podujevë, mirëpriti çdo ndihmë që ai mund të merrte.

Podujeva, një qytet me rreth 90000 banorë në verilindje të Kosovës, ishte një qytet me prosperitet të arsyeshëm me shkolla të mesme dhe biznese të vogla në një zonë të përqafuar nga toka bujqësore dhe pyje. Ishte e njohur për traditën e saj të fortë myslimane edhe në një tokë ku njerëzit e praktikonin një verzion të lehtë të fesë.

Pas dekadave të sundimit komunist kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë, burrat dhe gratë përziheshin lirshëm, shkollat ​​ishin arsimore, dhe vajzat rrallë mbanin shami. Forcat ushtarake e paramilitare serbe dogjën 218 xhamia si pjesë e luftës së tyre kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës, të cilët janë 95 përqind myslimanë. Z. Bilalli kishte nevojë për ndihmë për ta rindërtuar xhaminë e tij.

Kur dy hoxhallarë në të 30-tat e tyre, Fadil Musliu dhe Fadil Sogojeva, të cilët po studionin për master në Arabinë Saudite, u paraqitën pas luftës me para për të organizuar kurse verore të fesë, z. Bilalli pranoi të merrë pjesë.

Imamët ishin vetëm dy nga rreth 200 kosovarë që shfrytëzuan bursat pas luftës për të studiuar islamin në Arabinë Saudite. Shumë nga ata u kthyen me formë misionarësh.

Së shpejti, nën tutelën e z. Musliu, nxënësit filluan të përvetësonin një mënyrë të ngurtë lutjeje, të huaj për traditat e moderuara islamike të kësaj pjese të Evropës. Z. Bilalli njohu ndikimin dhe ai u shqetësua.

“Ky është vehabizëm që vjen në shoqërinë tonë,” tha Z. Bilalli, 52 vjeç, në një intervistë të fundit.

Z. Bilalli u arsimua në Universitetin e Medinës në Arabinë Saudite në fund të viteve 1980-ta dhe si student ai ishte paralajmëruar nga një profesor kosovar që të ruhej nga ndryshimet kulturore të vehabizmit. Ai e kuptoi se kishte një fushatë prozelitizimi, të ndikuar nga Sauditët.

“Gjëja e parë që vehabistët bëjnë është të marrin pjesëtarët e kongregacionit tonë, të cilët e kuptojnë islamin në mënyrën tradicionale të Kosovës që kemi pasur për breza, dhe të përpiqen t’i tërheqin ata nga ky drejtim,” tha ai. “Sapo t’i largojnë nga kongregacioni tradicional, atëherë ata fillojnë t’i bombardojnë me mendime dhe ide radikale.”

“Qëllimi kryesor i veprimtarisë së tyre është të krijojnë konflikt midis njerëzve,” tha ai. “Kjo së pari krijon përçarje, dhe pastaj urrejtje, dhe pastaj mund të vijë në atë që ndodhi në vendet arabe, ku fillon lufta për shkak të këtyre ideve konfliktuale.”

Që nga fillimi, klerikët e sapoardhur kërkuan të anashkalojnë Bashkësinë Islame të Kosovës, një organizatë që për breza të tërë ka qenë kujdestari i formës tolerante të islamit që praktikohej në rajon, thonë banorët e qytetit dhe zyrtarët.

Myslimanët në Kosovë, e cila ishte pjesë e Perandorisë Osmane për 500 vjet, ndjekin shkollën Hanefi të islamit, tradicionalisht një version liberal që i pranon edhe fetë e tjera.

Por në të gjithë vendin, një racë e re predikuesish radikalë po vendoseshin në xhamitë e lagjeve, shpesh të sapondërtuara me paratë saudite.

Në disa raste, ndërtesat e vjetra me shekuj u rrënuan me buldozherë, duke përfshirë  këtu edhe një bibliotekë historike në Gjakovë dhe disa xhami 400-vjet të vjetra, si dhe faltore, varreza dhe teqe të Dervishëve, të gjitha të konsideruara idhujtare në mësimin wahhabi.

Nga bazat e tyre, hoxhallarët e stërvitur nga Sauditët përhapën parimet e wehabizmit: epërsia e ligjit të Sheriatit si dhe idetë e xhihadit të dhunshëm dhe tekfirizmit, i cili autorizon vrasjen e myslimanëve të konsideruar heretikë për të mos ndjekur interpretimin e islamit.

Organizatat bëmirëse të sponsoruara nga Sauditët shpesh paguanin rroga dhe kosto të larta dhe financuan kurse për fe, si dhe mësimet në anglisht dhe me kompjuter, shpjeguan hoxhallarët e moderuar dhe hetuesit.

Por ndihma bamirëse shpesh kishte kushte të bashkangjitura. Familjeve u jepej paga mujore me kushtin që të ndiqnin predikimet në xhami dhe që gratë dhe vajzat të mbuloheshin me shami, thanë aktivistët e të drejtave të njeriut.

“Njerëzit ishin aq në nevojë, nuk kishte asnjë që nuk u bashkua,” kujton Ajnishahe Halimi, një politikane që bëri fushatë për të dëbuar një hoxhë radikal shqiptar pasi familjet u ankuan për abuzim.

Gjilani, një qytet me rreth 90000 banorë ku një hoxhë i moderuar u rrëmbye dhe u rrah nga ekstremistët. Foto: Andrew Testa për The New York Times

Kërcënimet intensifikohen

Brenda disa viteve nga fundi i luftës, brezi i vjetër i klerikëve tradicionalë filloi të ndeshej me agresion nga vehabistët e rinjë.

Në mënyrë paradoksale, disa nga tensionet më serioze të ndërtuara në Gjilan, një qytet lindor i Kosovës me rreth 90000 banorë, ku deri në 7000 trupa amerikane ishin vendosur si pjesë e forcës paqeruajtëse të drejtuara nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë në Kampin Bondsteel.

“Ata erdhën në emër të ndihmës,” tha një imam i moderuar në Gjilan, Enver Rexhepi, për bamirësitë arabe. “Por ata erdhën me një prapavi e qëllime të ndryshme dhe këtu filloi të ndahej feja islame këtu.”

Një ditë në vitin 2004, ai kujtoi, ai ishte kërcënuar nga një prej vehabistëve më të rinjë e më agresivë, Zekirja Qazimi, atëherë reth 20 vjeç, një ish-student i medreses.

Brenda xhamisë së tij, z. Rexhepi kishte shfaqur prej kohësh një flamur shqiptar. E stolisur me një shqiponjë dykrenare, ishte një simbol kombëtar i luftës për çlirimin e Kosovës.

Por, fundamentalistët e rreptë myslimanë e konsiderojnë përshkrimin e çdo qenieje të gjallë si idhujtare. Z. Qazimi rrëzoi flamurin. z. Rexhepi e ktheu përsëri.

“Nuk do të shkojë shumë gjatë kështu,” i tha Z. Qazimi me zemërim, rrëfeu z. Rexhepi.

Brenda disa ditësh, z. Rexhepi u rrëmbye dhe u rrah egërsisht nga burra të maskuar në pyjet e Gjilanit. Ai më vonë akuzoi Z. Qazimin se qëndronte pas sulmit, por hetimet e policisë nuk dërguan askund.

Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2014, pasi dy të rinjë kosovarë shpërthyen në shpërthimet vetëvrasëse në Irak dhe Turqi, hetuesit filluan një hetim të gjerë mbi burimet e radikalizmit. Z. Qazimi u arrestua duke u fshehur në të njejtat pyje. Të premten, një gjykatë e dënoi atë me 10 vjet burg pasi ai u përball me akuza për nxitje të urrejtjes dhe rekrutime për një organizatë terroriste.

Para se të arrestohej Z. Qazimi, ndikimi i tij ishte i thellë, nën atë që hetuesit tani thonë se ishte ndikimi i ekstremistëve me bazë Egjiptiane dhe patronazhi i sponsorëve arabë të Gjirit Persik dhe Arabisë Saudite.

Nga mesi i viteve 2000, paratë saudite dhe klerikët e trajnuar sauditë tashmë po ushtronin ndikim mbi Bashkësinë Islame të Kosovës. Udhëheqja në heshtje e miratoi ecjen drejt konservatorizmit, thonë kritikët e BIK-ut.

Zekirija Qazimi u emërua fillimisht në një xhami të fshatit, dhe pastaj në xhaminë El-Kuddus në buzë të Gjilanit. Pak kush mund ta kundërshtonte, madje as Mustafa Bajrami, ish mësuesi i tij, i cili u zgjodh kryetar i Bashkësisë Islame të Gjilanit në vitin 2012.

Z. Bajrami rrjedh nga një familje e shquar fetare – babai i tij ishte kryemyftiu i parë i Jugosllavisë gjatë periudhës Komuniste. Ai ka një doktoraturë në studimet islame. Megjithatë, ai kujton që nxënësit filluan të rebeloheshin kundër tij sa herë që ai fliste kundër wehabizmit.

Ai shpejt kuptoi që studentëve u mësoheshin besime që ndryshonin nga kurrikula tradicionale e moderuar nga disa hoxhallarë radikalë në leksione pas orësh. Ai ndaloi përdorimin e xhamive pas kohës zyrtare të lutjes.

Armiqësia vetëm u rrit. Ai do të vinte re një gjest mospërfillës në kongregacion gjatë predikimeve të tij, ose dikush do ta shante me gruan e tij, ose do të mërmëriste “apostatin” ose “pabesinë” ndërsa kalonte.

Në fshat, ndikimi i Z. Qazimit përfundimisht u bë aq përçarës sa që banorët kërkuan largimin e tij pasi ai ndaloi vajzat dhe djemtë të shtrëngonin duart. Por në Gjilan ai vazhdoi të tërhiqte dhjetëra të rinj në predikimet e tij.

“Ata po lëviznin 100 përqind sipas mësimeve që po merrnin nga Zekirja Qazimi,” tha z. Bajrami në një intervistë. “Njëqind për qind, në një mënyrë ideologjike”.

Namazi i mbrëmjes në xhaminë e hoxhës radikal Fadil Musliu në periferi të Prishtinës, kryeqytetit.Foto: Andrew Testa për The New York Times

Ekstremizmi përhapet

Me kalimin e kohës, hoxhallarët e stërvitur nga Sauditët e zgjëruan punën e tyre.

Deri në vitin 2004, z. Musliu, një nga studentët e masterit nga Podujeva i cili ka studiuar në Arabinë Saudite, ishte diplomuar dhe ishte imam i një xhamie në kryeqytet, në Prishtinë.

Në Podujevë, ai ngriti një organizatë bamirësie lokale të quajtur “Devotshmëria”, e cila ofronte mësime fetare dhe programe shoqërore për gratë, jetimët dhe të varfërit. Ajo u financua nga Al Waqf al Islami, një organizatë Saudite që ishte një nga 19 të ndaluarat dhe të mbyllurat përfundimisht nga hetuesit.

Z. Musliu vuri në krye një kushëri të tij, Jetmir Rrahmanin.

“Atëherë e dija që po fillonte diçka që nuk do të sillte diçka të mirë”, tha z. Bilalli, kleriku i moderuar që kishte filluar të jepte mësim me të. Në vitin 2004, ata kishin një bërthamë prej 20 wehabistësh.

“Ky ishte vetëm fillimi,” tha z. Bilalli. “Ata filluan të shumohen”.

Z. Bilalli filloi një fushatë të fuqishme kundër përhapjes së xhamive të paautorizuara dhe mësimdhënies wehabiste. Në vitin 2008, ai u zgjodh kryetar i Bashkësisë Islame në Podujevë dhe krijoi shkolla fetare për gratë, në një përpjekje për të shkatërruar Devotshmerinë.

Ndërsa ai kërkonte të frenonte ekstremistët, z. Bilalli mori kërcënime me vdekje, duke përfshirë një shënim të lënë në kutinë e lëmoshës së xhamisë. Një telefonues anonim u zotua të bëjë që ai dhe familja e tij të zhdukeshin, tha ai.

“Kushdo që i kundërshton ata, ata e shohin si një armik,” tha z. Bilalli.

Ai i bëri thirrje udhëheqjes së Bashkësisë Islame të Kosovës. Por deri në atë kohë ai u ndikua shumë nga sponzorët arabë të Gjirit Persik, tha ai, dhe ai mori mbështetje të vogël.

Kur z. Bilalli formoi një bashkësi të kolegëve të moderuar, Bashkësia Islame e Kosovës e largoi atë nga posti i tij. Pasardhësi i tij, Bekim Jashari, i shqetësuar po aq nga ndikimi saudit, megjithatë vazhdoi luftën.

“Kam kaluar 10 vjet në vendet arabe dhe jam specializuar në sektarizëm brenda islamit,” tha z. Jashari. “Është shumë e rëndësishme që të ndalohet indoktrinimi i sektarizimit arab në Kosovë.”

Z. Jashari pati disa suksese të shkurtra. Ai bllokoi imamin e trajnuar saudit z. Sogojeva të hapte një xhami të re dhe ndaloi një pagesë prej 20000 Euro, rreth 22400 Dollarë, të destinuara për të nga bamirësia saudite Al Waqf al Islami.

Ai gjithashtu filloi një faqe në internet, Flisni Tani, për t’iu kundërvënë mësimit wehabist. Por ai mbetet aq i shqetësuar për predikuesit wehabistë, saqë kurrë nuk e lejon djalin e tij 19-vjeçar të marrë pjesë në lutje vetë.

Imamët radikalë z. Musliu dhe z. Sogojeva ende predikojnë në Prishtinë, ku për lutje tërheqin turma të rinjësh që tërhekë vëmendjen e reporterëve të huaj.

Z. Sogojeva vishet me një mantel tradicional dhe kapelë klerike me shirita, por xhamia e tij e sapo ndërtuar është një ndërtesë moderne shumëkatëshe. Ai e këshilloi kongregacionin e tij me një listë të shpejtë dhe të dhënash në një predikim të së premtes.

Asnjë nga imamët nuk duket se kanë mungesë fondesh.

Në një intervistë, z. Musliu këmbënguli që ai ishte financuar nga donacionet lokale, por konfirmoi se ai kishte marrë fonde Saudite për kurset e tij të hershme të fesë.

Instrukcionet janë në përputhje me traditat e Kosovës, tha ai, dhe vazhdoi se rritja e fetarisë tek të rinjtë ishte e natyrshme pasi Kosova fitoi lirinë e saj.

“Ata që nuk janë besimtarë dhe nuk lexojnë sa duhet, ndihen paksa të tronditur”, tha ai. “Por ne u koordinuam me hoxhallarë të tjerë dhe gjithçka ishte në përputhje me islamin.”

Hyrja në mjediset e manastirit ortodoks serb në Deçan në Kosovën perëndimore. Në janar, katër islamikë të armatosur kaluan përmes postbllokut dhe u arrestuan në portat e manastirit. Foto: Andrew Testa për The New York Times

Një prirje drejt terrorizmit

Ndikimi i klerikëve radikalë arriti kulmin e saj me luftën në Siri, pasi ata lartësonin virtytet e xhihadit dhe përdornin fjalime dhe emisione në radio dhe televizione për të nxitur të rinjtë të shkonin atje.

Z. Qazimi, të cilit iu dha dënimi me 10 vjet burg, madje organizoi një kamp veror për pasuesit e tij të rinjë.

“Është e obligueshme që çdo mysliman të marrë pjesë në xhihad,” u tha ai atyre në një bisedë të regjistruar në video. 

Shiqoni videon:

https://youtu.be/HD58AxgkqwE

“Profeti Muhamed thotë se nëse dikush ka një shans për të marrë pjesë në xhihad dhe nuk merr pjesë, ai do të vdesë me mëkate të mëdha”.

“Gjaku i të pabesëve është pija më e mirë për ne myslimanët,” tha ai në një inçizim tjetër.

Midis rekrutëve të tij, thonë hetuesit, ishin tre ish-punonjës civilë të kompanive kontraktuese amerikane në Camp Bondsteel, ku janë vendosur trupat amerikane. Ndër ata përfshihej edhe Lavdrim Muhaxherin, një udhëheqës i Shtetit Islamik i cili u filmua duke ekzekutuar një burrë në Siri me një granatë lëvizëse.

Pas bombardimeve vetëvrasëse, autoritetet hapën një hetim të gjerë dhe zbuluan se bamirësia saudite Al Waqf al Islami kishte mbështetur shoqatat e krijuara nga predikuesit si z. Qazimi në pothuajse çdo qytet rajonal.

Al Waqf al Islami u krijua në Ballkan në vitin 1989. Shumica e financimit të saj erdhi nga Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe Bahreini, thanë hetuesit e Kosovës në intervistat e fundit. Boshllëqet e pashpjegueshme në librat e tij thellojnë dyshimet se grupi po financonte në mënyrë të fshehtë klerikë që po radikalizonin të rinjtë, thanë ata.

Hetuesit nga Njësia e Inteligjencës Financiare të Kosovës zbuluan se Al Waqf al Islami, i cili kishte një zyrë në qendër të Prishtinës dhe një staf prej 12 personash, kaloi me 10 milion € nga viti 2000 deri në vitin 2012. Megjithatë, ata gjetën pak dokumente për të shpjeguar pjesën më të madhe të shpenzimeve.

Më shumë se 1 milion € shkuan në ndërtesën e xhamisë. Por një herë e gjysmë e kësaj shume u disbursua në tërheqje parash të papërcaktuara, të cilat mund të kenë shkuar gjithashtu në pasurimin e stafit të saj, thanë hetuesit.

Vetëm 7 përqind e buxhetit u tregua se kishte shkuar për t’u kujdesur për jetimët, misioni i deklaruar i bamirësisë.

Deri në verën e vitit 2014, policia e Kosovës mbylli organizatën Al Waqf al Islami, së bashku me 12 bamirësi të tjera islamike dhe arrestoi 40 persona.

Zyrat qendrore të bamirësisë, në Arabinë Saudite dhe Holandë, që atëherë kanë ndryshuar emrin e tyre në Al Waqf, duke u ndarë qartë nga operacioni i Ballkanit.

I pyetur në lidhje me akuzat në një intervistë telefonike, Nasr el Damanhoury, drejtori i Al Waqf në Holandë, tha se ai nuk kishte njohuri të drejtpërdrejtë për operacionet e grupit të tij në Kosovë ose Ballkan.

Bamirësia ka pushuar të gjithë veprimtarinë jashtë Holandës që kur ai mori detyrën në 2013, tha ai. Paraardhësi i tij ishte kthyer në Maroko dhe nuk mund të arrihej në telefon, dhe anëtarët e bordit saudit nuk do të deklaroheshin, tha ai.

“Organizata jonë kurrë nuk e ka mbështetur ekstremizmin,” tha z. Damanhoury. “Unë e di që nga viti 1989. Unë u bashkova me ta tre vjet më parë. Ata kanë qenë gjithmonë një grup i butë. 

Kosovarët që festojnë pavarësinë e Kosovës nga Serbia në vitin 2008. Foto:  Bela Szandelszky / Associated Press

Paralajmërime të pavëmendura

Pse autoritetet kosovare – dhe mbikëqyrësit amerikanë dhe të Kombeve të Bashkuara – nuk vepruan më shpejt për të parandaluar përhapjen e ekstremizmit është një çështje që debatohet intenzivisht.

Qysh në vitin 2004, kryeministri në atë kohë, Bajram Rexhepi, u përpoq të prezantonte një ligj për ndalimin e sekteve ekstremiste. Por, ai tha në një intervistë të fundit në shtëpinë e tij në veri të Kosovës, zyrtarët evropianë i thanë atij se kjo do të shkelte lirinë e fesë.

“Nuk ishte në interesin e tyre, ata nuk donin të irritonin disa vende islamike,” tha z. Rexhepi. “Ata thjesht nuk bënë asgjë”.

Megjithatë, jo të gjithë ishin në dijeni të rreziqeve.

Në një takim në 2003, Richard C. Holbrooke, dikur i dërguari special i Shteteve të Bashkuara në Ballkan, paralajmëroi liderët kosovarë që të mos punojnë me Komitetin e Përbashkët të Ndihmës Saudite për Kosovën, një organizatë ombrellë e bamirësive Saudite emri i të cilave ende shfaqet në shumë prej xhamive të ndërtuara që nga paslufta, së bashku me atë të ish-ministrit të brendshëm Saudit, Princit Naif bin Abdul-Aziz.

Një vit më vonë, ishte në mesin e disa organizatave saudite që u mbyllën në Kosovë kur u vu nën dyshime si një front i Al Qaidës. Një tjetër ishte Al-Haramain, i cili në vitin 2004 u caktua nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara si organizatë e lidhur me terrorizmin.

Megjithatë, edhe pse disa organizata u mbyllën, të tjerët vazhduan të punonin. Stafi dhe pajisjet nga Al-Haramain u zhvendosën në Al Waqf al Islami, thanë hoxhallarët e moderuar të njohur me aktivitetet e tyre.

Në vitet e fundit, Arabia Saudite duket se ka zvogëluar ndihmën e saj për Kosovën. Shifrat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë grante nga Arabia Saudite mesatarisht 100000 € në vit për pesë vitet e fundit.

Tani janë para nga Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – të cilat secila mesatarisht dërgon nga 1 milion € në vit – që propagandojnë të njëjtin version të vijës së ashpër të islamit. Pagesat vijnë nga fondacione ose individë, ose nganjëherë nga Ministria e Zekatit (Almsgiving) nga qeveritë e ndryshme, thonë hetuesit e Kosovës.

Por pagesat shpesh devijohen përmes një vendi të dytë për të errësuar origjinën dhe destinacionin e tyre, thanë ata. Një transferim prej gati 500000 € nga një individ saudit ishte ngrirë në vitin 2014 pasi ishte dërguar për një adoleshent kosovar, sipas hetuesve dhe një raporti të Departamentit të Shtetit.

Raporti i SHBA-ve:

Country Reports on Terrorism 2014

Al Qaeda dhe organizatat e tjera terroriste ende po grumbullonin miliona nga “donatorët me xhepa të thellë dhe organizatat bamirëse” me baza në Gjirin Persik, tha nënsekretari për terrorizëm dhe inteligjencë financiare pranë Treasury, David S. Cohen, në një fjalim në 2014 në Qendrën për Siguri të Re Amerikane.

Hape dokumentin:

Remarks of Under Secretary for Terrorism and Financial Intelligence David Cohen before the Center for a New American Security on “Confronting New Threats in Terrorist Financing”

Ndërsa Arabia Saudite ka bërë përparim në shtypjen e fondeve për Al Qaidën, donatorët dashamirës në mbretëri ishin ende duke financuar grupe të tjera terroriste, tha ai.

Sot Bashkësia Islame e Kosovës është ndikuar aq shumë nga shumica e donatorëve arabë saqë klerikët radikalë kanë fituar pozicione të shquara brenda bashkësisë, thonë kritikët e saj.

Ahmet Sadriu, një zëdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës, tha se ruajnë versionin tradicionalisht tolerant të islamit në Kosovë. Por thirrjet po rriten për të rregulluar një organizatë që tani shihet se është korruptuar nga forcat e jashtme dhe paratë e tyre.

Ministri i brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni, tha se ai kishte qortuar kohët e fundit disa nga zyrtarët e lartë fetarë.

“Unë u thashë atyre se po i bënin një dëm të madh vendit të tyre”, tha ai në një intervistë. “Kosova është me përkufizim, me Kushtetutë, një shoqëri laike. Historikisht ka pasur një tolerancë ndërfetare midis shqiptarëve këtu, dhe ne duam të sigurohemi që ta mbajmë ashtu. ”

Albert Berisha, i dënuar me burg që ka shkuar në Siri për të luftuar, thotë se ai nuk u bashkua me Shtetin Islamik. Foto: Andrew Testa për The New York Times

Familjet e ndara

Për disa në Kosovë, tashmë mund të jetë vonë.

Familjet janë shkatërruar. Disa nga më të mirët dhe më të ndriturit e Kosovës janë kapur nga joshja e xhihadit.

Një nga të diplomuarit kryesorë të shkencave politike të Kosovës, Albert Berisha, tha se u largua në 2013 për të ndihmuar popullin Sirian në kryengritjen kundër qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad. Ai e braktisi përpjekjen e tij vetëm pas dy javësh – dhe ai thotë se nuk u bashkua kurrë me Shtetin Islamik – por është dënuar me tre vjet e gjysmë burg, në pritje të apelit.

Ismet Sakiqi, një zyrtar në zyrën e kryeministrit dhe një veteran i luftës për çlirim, përpiqet për t’a gjetur djalin e tij 22-vjeçar, Visarin, një student i drejtësisë, i arrestuar gjatë rrugës përmes Turqisë për në Siri me të fejuarën e tij. Ai tani viziton djalin e tij në të njëjtin burg të Kosovës, ku ai u mbajt nën sundimin serb.

Dhe në fshatin Busavate, në kodrat e pyllëzuara të Kosovës lindore, një i ve, Shemsi Maliqi, mundohet të shpjegojë se si është ndarë familja e tij. Një nga djemtë e tij, Alejhim, 27 vjeç, ka marrë familjen e tij për t’u bashkuar me Shtetin Islamik në Siri.

Mbetet e paqartë se si Alejhim u radikalizua. Ai ndoqi gjyshin e tij duke u stërvitur si imam në Gjilan dhe shërbeu në xhaminë e fshatit për gjashtë vjet. Pastaj, dy vjet më parë, ai i kërkoi babait të tij që ta ndihmonte për të udhëtuar për në Egjipt për të studiuar.

Z. Maliqi ende mban shpresën se djali i tij po studion në Egjipt e që nuk ka shkuar për të luftuar në Siri. Por policia e antiterrorizmit të Kosovës kohët e fundit lëshoi ​​një urdhër arresti ndërkombëtar për Alejhimin.

“Më mirë që ai të kthehet i vdekur sesa i gjallë,” tha z. Maliqi, një fermer i varfër. “Unë e dërgova atë në shkollë, jo në luftë. Unë e shita lopën time për të”.

Alejhimi ishte i martuar me një grua nga fshati Vërbice aty afër, e cila ishte aq konservatore saqë u mbulua deri në sy dhe nuk pranoi të shtrëngonte duart me kunatin e saj.

Nëna e gruas me zemërim refuzoi të intervistohej. Vajza e saj bëri atë që pritej dhe ndoqi burrin e saj në Siri, tha ajo.

Në fshehtësi, Alejhimi ka marrë me vete në Siri edhe tre të tjerë – motrën e tij; shokun e tij më të mirë, i cili u martua me motrën e tij; dhe motrën e gruas së tij. Të tjerët janë kthyer që atëherë, por mbeten radikalë dhe të larguar nga familja.

Xhaxhai i Alejhimit, Fehmi Maliqi, si pjesa tjetër e familjes, është i tronditur. “Është një katastrofë”, tha ai.

Megjithëse me vonesë, Lirim Patrioti ua uron festën e “Shën Gjergjit” të gjithë shqiptarëve kahdo që janë!

0
URIME FESTEN E SHËN GJERGJIT
Pa e pasur stilin e jetës, shkrimit dhe mendimit si të Andon Zako Çajupit, kurrë s’do ta kuptoni dhe përshkruani si duhet bukurinë magjepse të Donika Kada Bujupit.
E sidomos kur gjunjëzohet nën tavolinë dhe përmes shkopit magjik e thithë lëngun e Kokakolles dhe Jupit.
Një ditë m’u ankua njëfarë Mulla Ejupi, se më shumë Parti ka ndërruar Donika Kada Bujupi, sesa femra Andon Zako Çajupi.
Çfarë të keqe ka këtu ia ktheva :
Ajo meriton Përmendore në qendër të qytetit, nga Prishtina zyrtare, Tirana dhe Shkupi.
Meriton Përmendore, sepse shumë ka vuajtur për atdhe, pas leximit të romanit “Pse? “.
E sidomos pas anëtarësimit në Vetëvendosje dhe betimit se do ta dëshmojë besnikërinë ndaj Atdheut përmes rrëshqitjes në korën dardanike të bananes, në prani të Mahirit dhe Mihanees.
U mendua një çast dhe shpërtheu, si me shpatë Prometeu :
Ai bre Lirim, ti me këto fiks idetë e tua po ia argëton artit, letërsisë, filozofisë dhe shkencës nënën e nënës, nën dritën e diellit dhe hënës.
-Pse po ankohesh ia ktheva :
A nuk janë që te dy në rrugën e Hazreti Muhametit, Rrahmanit, Rrahimit, Dinit, Imanit dhe Rahmetit ?
Dhe jo vetëm që janë tani, por të tillë do të mbesin deri në ditën e kiametit.
Sepse në këtë jetë edhe ashtu të shkurtër, vuajtja për Parti dhe seks, është alternativa më e keqe e lezetit.
Tek e fundit vuajtja e Donika Kada Bujupit për Parti dhe e Andon Zako Çajupit për seks dhe dashuri do të ishte çmenduri, kur Allahu Gjeleshan ka krijuar asete të tilla më bollëk, për t’i kënaqur robet e tij, në këtë dhe atë dynjallëk.
Ma ktheu : e vërteta është në sytë e Allahut jazëk, prandaj më mirë të bjen nëse e fsheh nën tepih, jorgan dhe jastëk.
Në atë çast mu kujtua kënga e Goran Bregoviçit të cilit çelësat e qytetit ia pat dorëzuar para ca vitesh i pari i Tiranës Edi Rama :
Dhe përderisa poezia ime thotë se Dita e Shën Gjergjit është për shqiptarët e mirëfilltë ditëlindja e Gjergj Kastriotit, kënga e Bregoviçit thotë se dita e Shën Gjergjit është për jevgjit e kësaj bote, ai çasti magjik, kur kalojnë ditët e vështira, lulëzojnë jorgovanat dhe kthehen jaraneshat e moçme dhe jaranat.
A nuk është ky shkak i mjaftueshëm për t’i dërdëllisur dhe harlisur sërish surlet dhe tupanat ?
Ndërkaq poezia në vijim dëshmon në plotëni se çka kanë të përbashkët Andon Zako Çajupi dhe Donika Kada Bujupi.
Andon Zako – Çajupi
Grua se ç’mu prish kandari
Nuk është më ai i pari
Që s’përtonte ditë e natë
Ndizej si barut i thatë.
Lëre grua se ç’më gjeti
Nuk më bindet më aleti
Ky bandill që çante retë
Më s’e ngre kryet përpjetë.
Vjet si kalë turfullonte
Gratë e fshatit kur shikonte
Sa i shihte bythëzbuluar
Sulej si qen i tërbuar.
I pushtonte vetë të tëra
Zgavra, shpella, guva, verra
Fryhej si një patellxhan
Kur shkonte nën fustan.
Sa i vinte mend zanatit
E uronin gratë e fshatit
Po sot çka që është mërzitur
Trup e shpirt i rraskapitur?
Shikon çupat siseplota
Me shalë të buta e të ngrohta
Nuset e bardha si dëbora
Që s’i shpëtonin nga dora.
Gratë e reja sisemëdhatë
Që i ndërronte përnatë…
Dhe s`lëviz të bëhet burrë
Më mbeti vetëm për shurrë.
Ah moj grua moj e ngratë
Të mbeti burri kaq thatë
Megjithëse më s`të ngop dot
Por, dikur s`kam qenë si sot.
Isha trim dhe djalë i hedhur
Pak usta për të zgjedhur
Buzëqeshja me të tëra
Mjaftonte që t’u hante verra.
Por, më shumë doja gratë
Vithe gjera sise mëdhatë
Por, dhe çupat shumë i desha
Nuk i lija virgjëresha.
Mazallah mbetçin me barrë
I therrja, u bëja varrë!
Nuset e reja me naze
I haja si qofte taze.
I ndukja me buzë e dhëmbë
Sa ngrihej fshati në këmbë
Isha bej me mall, me toka
Po bëja se ç’më thosh koka.
Në Zagori dorë e parë
Me sejmere e hyzmeqare
Kisha kuaj lope e dhen
Edhe gra më shumë se qen.
Vetë i ujdisja të tëra
Ç’më tha koka e s’e bëra?
Në Evropë s’lashë vend pa parë
Kuplaratë i mora mbarë.
Shijova bionde gjermane
Meskëputurat persiane
Rreth e qark iu solla botes
Por në Francë lashë mend e kokës.
Kush të dojë le ta provojë
Të ma marrë mikun në gojë
Në Stamboll mos shkofsha kurrë
Bashkohet burri me burrë.
Thonë se është ves i shëmtuar
Mos vdeksha pa e provuar
Por tani kjo punë e pati
U plaka, më ra takati.

Tërnava: Donika Gërvalla po sulmohet nga të shantazhuarit që kanë obligime e duhet të zbatojnë urdhëra e detyra për llogari të shërbimeve sekrete serbe

0

Hajrullah Tërnava

  • Hajrullah Tërnava është ish zëvendësministër i MPB-së së Kosovës dhe eksperti i sigurisë.
Sikur të ishim të vetëdijshem si popull dhe ti pranonim vlerat edhe të tjerve që kontribojnë, atëhere ishte dashur të pranohet se vlerat e themeleve të UÇK-së, paraqiten në fillim me aktivitetin dhe kontributin e rrallë të familjës Gërvalla në krye me Jusuf Gërvallën, që në ato kohëra edhe të ish Jugosllavisë, ishte enigm dikush të vepronte kundraj ati regjimi, dhe si të tillë shërbimet sekrete të atyre kohërave të Jugosllavisë e paten likvidue Jusufin me vllaun e tij Bardhin dhe Kadri Zeken, prandaj Donika do ishte nderë që qysh nga lufta e këndej të ishte në institucionet e shtetit të Kosovës , e jo të përbuzet si deri me tani. Fatlumësisht që në këto zgjedhjet e fundit Doniken populli e shpërbleu me votë dhe u bë deputete e parlamentit, e që tani në këtë Qeveri u emërua në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe njëherit Zv/kryeministre e Qeverisë Kurti, një kontribuese e kahershme që edhe që jetonte jashtë Kosovës ,në Gjermani, asnjë herë nuk është ndalur me aktivitetet kombëtare qysh nga vitet e 90 e deri me tash. Na kujtohen paraqitjet e saja në TV gjermane , sidomos pasluftës, kur fliste për çështjen e Kosovës kur ka ndodhur që në ato paraqitjet televizive gjermane ballafaqohej me përfaqësuesit dhe prijësit e Serbisë, dhe me fakte e argumente i lente pa tekst për të këqijat kriminale dhe gjenocidin që ia kanë bërë Kosovës, përfaqësuesit serbë për gjatë luftës, dhe si ngadhnjimtare në ato duele edhe paraqitjet e saja në TV na e permirësonin imazhin e shqipetarëve të Kosovës edhe të popujt tjerë në Gjermani. Eshtë me u habitë me sjelljet e përfaqësuesve-prijsve të LDK-së, ndaj saj, ku ajo ishte anëtare e kësaj partije dhe me sjelljet e prijësve të kësaj partije, që ishin të trishtuara e të paimagjinueshme. Andaj na kujtohen ato intervenimet dhe ngrehjet zvarrë të saj nga ana e ruajtësve të rendit në mbledhjen e Kuvendit të Përgjithëshem të LDK-së të vitit 2015, e që askush nga prijësit nuk u interesonte që ti dilke asaj në krah,  por jipnin urdhëra edhe më të rrepta që mos ti lejohet hyrja në sallë, krejt kjo situatë e krijuar në këtë rast na jepte me kuptue se prijësit e partisë më të vjetër të pluaralizmit politik shqipëtar të Kosvës , që ishte LDK-ja, e në këtë kohë kryetar i saj ishte Isa Mustafa, që ishte dashur që Donika të shperblehet me poste të larta për ato kontribute që rrallë kush që i kishte, e duke ia njohur babain e Donikës si kontributdhënës të madh për çështjen shqipëtare e që edhe gjatë luftës ka pasur luftëtar që kanë qenë të frymëzuar nga veprimtarija e tij patriotike e Jusuf Gërvallës. Sikurse që dihet, Jusufi është vrarë si atdhetar nga shërbimet sekrete të Serbisë.
Në krye të LDK-së, atëhere ishte Isa Mustafa, dhe kjo po na jep me nënkuptue se ai moti ka qenë shërbëtor i armiqve tonë, e këtë e vërteton karriera e Isa Mustafës në kohën e komunizmit. Kujt i ka shërbye ai në ato kohëra si antëar i komunizmit jugosllav që ka qenë, sepse atëhere shumica e shqipëtarve që punonin duheshin të ishin anëtar të asaj partije të PKJ-së, e që ishte si e vetmja parti, por disa nga ta ishin shërbëtor të atij sistemi në mënyra të ndryshme , e sidomos ata që ishin në shërbim të sigurimit shtetëror e që kontribonin për atë shërbim dhe të gjithë ata që kanë qenë bashkëpuntor të atyre shërbimimeve në ato kohëra, edhe sot janë të detyruar me punua për atë sherbim që tani është i Serbisë, sepse po nuk punuan për atë shërbim serb, ata janë në gjendje ti shantazhojnë për të gjitha të këqijat për të cilat i kanë bërë gjatë gjithë jetës së tyre në dëm të vendit dhe kombit të tyre, sepse ai shërbim ka fakte dhe argumente (corpus delikte) si shërbëtor të ati shërbimi që ishin, dhe po u shantazhuan sikur në këtë mënyrë që e shpjegova, për ata shërbëtor do ishte më e lehtë të bëjnë vetëvrasje se të jetojnë më tutje.
Prandaj, e keqja e kësaj kohe është që ata shërbëtor të shërbimeve sekrete të Serbisë, edhe në kohën pas luftës e deri sot janë ende në shërbim të atij shërbimi sekret sikur e shpjegova, dhe tani kur po i shohim sjelljet e dyshimta edhe në poste të larta shtetërore dhe parlament, po na dalin të tillë shumë, sepse vet reagimet ndaj qëndrimit ligjor të Ministres Donika Gërvalla nga përfaqësuesit e PDK-së, po e konfirmojnë këtë çka e thash më lartë, populli i Kosovës me vetë faktin që ia dha në mënyrë apsolute votën kësaj Qeverije LVV dhe Vjosës, ata si të dëshpëruar deri me qeverisjet e deritanishme, tani po presin që po këta, qe deri me tani ishin të pastërt dhe në suaza ligjore e në shërbim të popullit, tani te ta i kanë shpresat se do ti luftojnë të gjitha të këqijat sikur kanë premtua gjatë zgjedhjeve, dhe me ato të mira që do ia bëjnë vendit t’ia kthejnë shpresën dhe dinjitetin e të jetuarit në Kosove qytetarëve të saj.
Edhe këtë Gjykatë Speciale të krijuar nga Parlamenti i Kosvës, e formuan vet përfaqësuesit e PDK-së në krye me Hashim Thaçin, dhe bënin presion edhe atë me kërcënime ndaj deputetëve tjerë që të krijohet ky gjyq dhe kush nuk e votonte këtë Gjykatë e konsideronin tradhëtar. E vetmja parti që nuk e votoj këtë gjyq ishte LVV, dhe tani bash ata që e bën gjithë atë presion për krijimin e këti gjyq, mu ata tani po bojnë çmos për ta asgjësue e zhbërë këtë gjyq që tani është tepër vonë dhe vendim i kotë e provokativ ndaj vet shtetësisë së Kosovës. Vendimet e marra në parlament për pagesën e avokatëve që duhen ti mbrojnë të akuzuarit, të cilët janë milionerë, është diçka e pakuptimtë dhe antiligjore sepse të akuzuarit do të përgjegjen për vrasjen e shumë aktivistve të LDK-se, që i bije se ata qytetar që iu kanë likfidue anëtarët e familjes, duhen me parat e tyre ti paguajnë vrasësit e familjarve të tyre. Pran këtyre fakteve dhe argumenteve, si mund të lejojnë disa nga deputetët e PDK-së, tani ta kërcënojnë Ministren Donika Gërvalla dhe ta ofendojnë atë me fjalët më të ndyra kur dihet mirë e kaluara e saj dhe kontributi i saj familjar. Ka deputet në Parlamentin e Kosovës që nuk kanë qenë të lindur fare në kohën e Jusuf Gërvallës, kur ai kontribonte si askush për çështjen kombëtare dhe si i tillë, u vra në Gjermani.
Dhe, më në fund, këtë Gjykatë Speciale me seli në Hagë a e kanë krjuar kryesisht deputë te e PDK-së, e që dihen me emra e mbiemra se kush e ka votue atë. Pasi tani ka nevojë të krijohen dyshime dhe kërcënime të tilla rreth sulmeve që iu bëhen Donika Gërvallës, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për kinse akuzat “e tyre” ndaj UÇK-së, kur në Hagë janë vetem disa nga ata të akuzuar si të dyshimt, që ishin të përfshirë në luftë dhe do të shkojnë edhe disa të tjerë si të dyshuar, gjë që askush nuk po garanton se ata gjithesesi do të dënohen sepse nëse nuk kanë bërë vepra të dënueshme ata do të lirohen, dhe në të kundërten edhe nëse dënohen ata, paskan krye ato vepra kriminale për të cilat po dyshon Gjygji Special, prandaj kjo është në të miren e popullit e sidomos të atyre që me vite i presin zbardhjet e vrasësve të familjareve të tyre.
Nuk po njolloset këtu asgjë … Njollosje për UÇK-në do të ishte sikur të burgoseshin të gjithë luftëtarët-veteranët e luftës pa fakte dhe argumente, por deri tash nuk është kjo në pyetje, assesi nuk duhet të përballet UÇK-ja me ato ngarkesa, dhe të gjithë pjesëtaret e saj duhen të jenë krenar që i kanë takue këtyre njësive luftarake, prandaj pasi të mbaron gjykimi i të dyshuarve, atëhere do shifet qartë se disa në numër të vogël mund ti kenë bërë ato vepra kriminale për të cilat natyrisht që duhet të përgjigjen dhe të dënohen, mënyrë perfekte kjo për ta pastruar UÇK -ën, atë që në të gjitha rrethanat është e pastër. Vetëm atëhere do të krenohen ata luftëta që i kanë sakrifikuar jetërat e tyre për Kosovën, Atdheun e tyre të shenjtë.

Zbutja e Albinit dhe ashpërsimi i opozitës!

0
Florim Zeqa
Ata që i përcjellin me vëmendje zhvillimet politike, e në veçanti ngritjet në karrierë të figurave politike të pasluftës, e përbashkëta e tyre është patriotizmi i shfrenuar si opozitar dhe mjerimi i tyre si pushtetarë. Nëse e zbërthejmë këtë në emra të përveqëm, atëherë do t’i bindemi përkufizimit të sipërcekur.
Albini sikurse Hashimi
Nëse e marrim dhe e analizojmë veprimtarinë politike të Hashim Thaçit si opozitarë, kemi të bëjmë me një politikan të guximshëm, i cili kundërshtonte ashpër politikën e moderuar të ish presidentit Ibrahim Rugova, e kundërshtonte politikën e tij paqësore, ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve që ai mbante me aleatët perëndimorë.
Me ardhjen e tij në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2007, fillon epoka e qeverisjes dhe e ndryshimit epokal të Hashim Thaçit, apo më mirë të themi, e moderimit të tij nga një politikan me qëndrime të ngurta në një politikan elastik, qëndrimet e të cilit ndryshonin çdo ditë, madje qoftë nevoja edhe tre herë në ditë!
Kësisoji Hashim Thaçi nga një politikan që kundërshtonte çdo lloj dialogu me Serbinë, y kthye në protagonistin kryesor të atij dialogu, për pasojat e të cilit nuk do të ndalem në këtë shkrim analitik.
Po t’i kthehemi ngritjes politike të Albin Kurtit, nga një opozitar i rebeluar kundër pushtetit vendor dhe ndërkombëtar në Kosovës, dalëngadalë po kthehet në një politikan të moderuar dhe të dëgjueshëm ndaj ndërkombëtarëve.
Edhe Albin Kurti erdhi në pushtet me kauza të fuqishme për reciprocitet dhe kundër dialogut pa kushte me Serbinë, por dalëngadalë po e harron reciprocitetin dhe kushtet ndaj Serbisë!
Edhe Albin Kurti, njëjtë sikurse pararëndësi i tij Hashim Thaçi, shkoi si “skifter” në Bruksel, por u kthye si “pulë” në Kosovë! Shkoi në Bruksel me dialogun si prioritet të gjashtë, u kthye me prioritet të parë!
Kthimi i gjuhës së urrejtjes në Kuvend
Për fatin e keq, hallakama dhe përplasjet fizike, gjuha e ashpër dhe ofendimet po vazhdojnë edhe në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës!
Edhe pse nuk po ndodhë sinkronizimi i veprimeve të mençura të opozitës, po ndodhin veprimet e shëmtuara të përplasjeve verbale dhe fizike mes deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po mungon vetëm gazi lotësjellës dhe maskat luftarake!
Rruga e gabuar të cilën e ka zgjedhur opozita e ndarë në Kuvend më shumë e ndihmon sesa e rrezikon ‘Qeverinë Kurti 2″.
Me një opozitë të ç’akorduar në Kuvend, Albin Kurti do ta ketë të lehtë qeverisë, jo katër, por edhe 20 vjet derisa të konsumohet në terësinë e tij!
Ashpërsimi i gjuhës në kuvend nuk e forcon, përkundrazi e dëmton opozitën!
Vetëm një opozitë e organizuar mirë, unike, e matur dhe e përgjegjshme në veprime mund ta sfidojë qeverinë e numrave në Kuvend.
Veprimet vandaliste dhe huliganizmi jashtë kuvendit janë praktika të këqija, jo demokratike dhe të paligjshme të cilat nuk i duhen shtetit në formim e sipër siq është Republika e Kosovës.
Shpërblimi i anarkistëve dhe huliganëve me votë në zgjedhjet e fundit, sikur i ka motivuar vegëzat e tyre në opozitë, të cilët duke i imituar ish bashkëpartiakët, opozitarët e deridjeshëm (pushtetarët e sotëm), në të njëjtën mënyrë dhe formë po shpresojnë të ngriten në karrierë politike duke i dëmtuar pronat dhe objektet e institucioneve të larta të shtetit!
Saqë më nuk po dihet më, a është “VV”-ja e vogël kundër VV-së së madhe apo “Kurti” i vogël kundër Kurtit të madh!?
Dëmtimi i pronës shtetërore, publike apo private për kauza politike është vepër kriminale e cila duhet të dënohet me ligjet në fuqi. Vandalistët që dëmtojnë pronat dhe objektet, përveq dënimit me burg efektiv, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre dhe dëmin e shkaktuar.
Aty ku nuk depërton ligji, sundon anarkia!

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, e përshëndet fillimin e punës për përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë

0

Në konferencën e djeshme për shtyp, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë prezantimit të plan-programit qeverisës, njoftoi edhe për fillimin e punës në padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë për periudhën e luftës së fundit, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” përshëndet këtë vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje me Qeverinë e Kosovës se padia për gjenocid duhet të jetë e përgatitur mirë, në mënyrë që të dalim fitues nga ky proces për arritjen e drejtësisë për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Arritja e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë do t’i kontribuojë paqes në këtë pjesë të botës dhe do të jetë një kontribut për parandalimin e akteve të tilla të shëmtuara në të ardhmen anekënd botës.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të angazhohet në vazhdimësi për të dhënë kontributin e vet maksimal në këtë drejtim.

Gjenevë, 8 maj 2021

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

 

Përshëndesim fillimin e punës për përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë

Donika ishte zë i veçantë, ishte misionare, si Rugova, frymëzim për KS të OKB

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
III. Por, një gjë duhet kuptuar: Donika kishte vendosur të ishte, – vetja e saj -, edhe jashtë Kosovës, para botës. E sinqertë, madje, deri në qoshët e shpirtit të saj të dlirë, krejt në kundërshti me hipokrizitë, që, zakonisht, janë pronë, “asete” të diplomacisë. Dhe, këtu qëndron vlera intelektuale e njerëzore, të një bije të Kosovës, Donikë Gërvallës, e cila ka traditë politike familjare, që daton, të paktën, prej më shumë se tre shekuj dhe arrin të dëshmohet faktueshëm.
     Fjala e Donikë Gërvallës, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u vlerësua shumë, sepse përmasa e ideve, mendimeve dhe fakteve domëthënëse e mbresëlënëse, që i servoi kësaj  mbledhje, tejkalonin Atdheun e saj – Kosovë. Jehona e fjalës të saj, ishte ftesë për zgjidhjen e problemeve politike ballkanike dhe më gjerë në botë.
     Ajo denoncoi dhe emërtoi fajtorët. Dhe, sugjëroi zgjidhjet e mundshme të problemeve aktuale. Mjafton vetëm vullneti i mirë dhe, në veçanti, angazhimi serioz i Qendrave të Vendosjes, për t`i detyruar vendet shkaktare të krizave dhe të krimeve, të zbatojnë ligjet ndërkombëtare, në raportet me shtetet bilaterale dhe mëtej në marrëdhëniet ndërkombëtare.
     Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, është mrekulluar nga fjala e ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla.  Ai i ka dërguar një letër shumë të ngrohtë e miqësore  Donikës. E fillon me “E dashura Ministre”, duke e ftuar ate t`i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Kryetari McAllister premton se do ta këtë në vëmendje me prioritet, përfaqësimin e Kosovës në Institucionet e BE-së, për avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë. Ministrja Gërvalla mori ftesa, për vizita edhe nga homologë të shteteve tjera.
 
           Deputetet Gania, Eliza, Blerta-bijat ideologjike, 
                    seksiste e buliste të hoxhë Shefqetit
       Me të drejtë shtrohet pyetja: Si mund të thuhet se Donikë Gërvalla përqafoi narracionin serb e rus, kur paraqitja e saj u vlerësua si më dinjitozja, deri tani dhe kur ajo e kundërshtoi Rusinë, për heqjen e flamurit të Kosovës dhe kjo e fundit u detyrua të mbajë takimin me flamurin e Kosovës? Ndoshta, kjo pyetje duhej bërë deputeteve tona, të lart-cekura, të cilat janë mësuar me një ish-president, i cili kurrë nuk ia tha një të vërtetë popullit të vet, veçse – fjalë e rrenë -.
 
     Donikë Gërvalla dhe Vjosë Osmani, janë “një lindje e vështirë”, por, shumë të sigurta, në rrugëtimin e tyre partiak e politik. Për dy dekada radhazi, pushtetarët batakçinj e horrakë, e sakatosën, e vodhën, e përtokën, e baltosën këtë popull, duke abuzuar dhe tjetërsuar pasuritë e brezave shqiptarë. Janë shtrëngata Vjosë dhe Donikë, që trandën butakët mjeranë, “i zbritën nga kali”, për ta zgjuar popullin, nga përgjumja e gjatë dhe për t`ia kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur. 
 
     Deputetet provinciale dhe primitive, Gania, Eliza, Blerta, dhe ndoca simotra të tyre, në vend që të mburreshin me gjininë e tyre, Vjosën dhe Donikën, përkatësisht, presidente dhe ministre e Jashtme, përkundrazi, në sinkronizim dhe orkestrim, me hoxhë Shefqetin, “gratë janë vetëm për kuzhinë e burrat për oda”, u dorëzuan! “Qaty n`maxhe”, duke e shoqëruar me një fotografi të saj (Aidës), me uniformën e UÇK-së, në frontin e luftës, – ironizon hoxhë Shefqetin, ish-Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Derguti.
 
      Sikur të ishin bija biologjike të tij, deputetet në fjalë, u sulën, me një urrejtje patologjike, me improvizime seksiste e buliste, kundër botës femërore, përkatësisht, Presidentës dhe ministrës të Jashtme! “Vjosa është e sëmurë, e pa vlerë”, tha, njëra nga deputetet, pa çka se është profesoreshë Universiteti; më e votuara në Kosovë, me tej 300 mijë vota; presidente meritore e Kosovës! “Gërvalla shënoi një ditë turpi për Kosovën dhe përqafoi narracionin serb e rus”, tha, një deputete tjetër, edhe pse Donika njihet si veprimtarja më e shquar në botë, për çështjen e Kosovës.
 
     Përtej dy dekadave, UÇK-ja vazhdon të jetë strehë e horrakëve. Tashmë, UÇK-ja është përvehtësuar dhe privatizuar, nuk është e popullit, por, e individëve, e grupeve të interesit, e profiterëve. Falsifikueshëm akuzohen Vjosa dhe Donika, nga deputetet e ideologjisë së mykur hoxhiste, veç tjerash, pse nuk “vajtojnë” për Hashimin, me shokë, në Hagë, edhe pse nga 100 akuza, 99 viktima janë shqiptarë të pafajshëm! Dhe, kjo e dhënë, është konfirmim i organeve kompetente të Hagës.