Kreu Blog Faqe 198

Poezi meditative e Arif Ejupit rreth takimit të Fatmir Sejdiut me nënat gjakovare

2

Nënë gjakovare

(Kushtuar nënave gjakovare)

Nënë gjakovare, shqiponjë mbi Çabrat,
gurrë burimi e Erenikut.
Djemtë dhe vajzat e tua,
tmerr për armikun.

Mbaje kokën lart,
ndjehu krenare,
të vetmin djalë Atdheut ia fale,
të njeh e gjithë bota,
nënë gjakovare.

Gjaku i fëmijëve të tu,
dritë për Gjakovën
dhe Kosovën.

Nënë gjakovare,
nënë e një dhembjeje të madhe,
që rëndon si plumb në zemër,
gjakun e bijve e bijave të saj
kurrë nuk e harron, gjithnjë krenare,
simbol i nënës së vërtetë shqiptare.

Arif Ejupi
Gjenevë, 23 mars 2026

Pas gjithë këtyre studimeve e hulumtimeve vjen dikush që studion shpirtin dhe mendjen, përpos trupit, Sigmund Freud

Një mjek neurolog mjaft i famshëm botërisht, ka thënë diçka që shumë njerëz për kohën nuk ishin në gjendje ta kuptojnë e ndoshta as sot nuk e kuptojnë ende rëndësinë: dhimbja mund të lindë nga ajo që nuk arrijmë të themi.
Në fund të shekullit XIX, mjekësia kërkonte shkaqet e vuajtjes vetëm në trupin e njeriut.
Organe, nerva, dëmtime të dukshme fizike që sjellin pasoja të brendshme e shumë të tjera. Pas gjithë këtyre studimeve e hulumtimeve vjen dikush që studion shpirtin dhe mendjen, përpos trupit, Sigmund Freud.
Në Vjenë ai vëzhgon pacientë që trondisin çdo siguri mjeksore: paraliza pa dëmtime neurologjike, dhimbje të forta pa plagë, simptoma që shfaqen pas traumave të thella emocionale.
Është diçka që mjekësia e kohës nuk dinte ta shpjegonte. Freud studion atë që fillimisht ishte një ide, një ide radikale ndoshta:
trupi mund të bëhet vendi ku shprehet ajo që mendja nuk arrin ta përpunojë. Ai e quajti “konvertim”. Një konflikt i brendshëm, një traumë, një frikë e shtypur që nuk zhduket me kohën.
Ato vetëm ndryshojnë formë. Bëhen simptoma e kthehen në dhimbje gjoksi, bllokime në lëvizje, vuajtje fizike reale, pa shkak të dukshëm organik.
Kjo nuk do të thotë se “gjithçka është regjistruar në tru dhe ka mbetur siç ka qenë”,
do të thotë diçka tjetër, më komplekse se kaq:
mendja dhe trupi nuk janë të ndarë siç kemi menduar.
Teoritë e tij fillimisht u sulmuan dhe shpesh u keqkuptuan. Por me kalimin e kohës, kërkimi shkencor filloi të vëzhgojë fenomene të ngjashme.
Stresi kronik e ndryshon vërtet trupin, trauma lë gjurmë biologjike shpesh edhe shumë të thella.
Emocionet e pashprehura gjejnë rrugë të tjera.
Sot, jo gjithçka që Freud ka thënë është konfirmuar shkencërisht. Por intuita e tij thelbësore mbetet e gjallë: dhimbja nuk ka gjithmonë një plagë të dukshme e ndonjëherë pyetja e duhur nuk është:
“ku të dhemb?” por “çfarë mban përbrenda që po të gërryen të gjallë e nuk e ke thënë asnjëherë?”
Trupi, kur nuk mund të flasë me fjalë, gjen gjithmonë një mënyrë për t’u shprehur.
Përktheu nga materiale studimore
mbi Sigmund Freud: Ervina Toptani.
Ervina Toptani, Vjenë

Një murtajë kundër kujtesës historike shqiptare

0
Nga Liljana Cuka-Maksuti
____
o Jusuf Buxhovit “PER TE TERRA MIA – LE CONFESSIONE DI GJON NIKOLA KAZAZI”, botues “Armando Editore” – Romë.
____
Është e njohur maksima se të përkthesh një vepër letrare do të thotë ta rishkruash të në një gjuhë tjetër dhe përbëtë arsye përkthyesi konsiderohet shkrimtari i dytë. Të përkthesh do të thotë të mbash një përgjegjësi të madhe,sepse duhet ta risjellësh veprën besnikërisht në përmbajtje dhe në stilin e autorit, prandaj duhet një njohje e thellë jo vetëm e të dy gjuhëve, por edhe kulturave që ato përcjellin,gjithashtu duhet ushqyer një dashuri e madhe për letërsinë dhe gjuhë.
Kur më propozuan të përktheja në gjuhën italiane një vepër të Jusuf Buxhovit për mua kjo ishte një surprizë e bukur. E njihja Jusuf Buxhovin si një figurë te shquar të inteligjencisë shqiptare, si themelues të lidhjes Demokratike të Kosovës, dija gjithashtu që ishte edhe shkrimtari cili kishte botuar mbi 40 vepra letrare.
Emocioni ishte shumë i madh kur më mbërriti në dorë vepra të cilën do të përktheja:”Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”. Fillova menjëherë ta lexoj. Kjo vepër më mahniti për frymën e saj aq intensive si dhe përngjashmërinë e madhe që ekziston midis temës të cilën trajton me situatën e pandemisë aktuale që po kalon mbarë njerëzimi.
Dihet se kujtesa nuk është e lehtë për tu përcjellë, nga ana tjetër është e një rëndësie të veçantë që kujtesa e një populli të përcillet me anë të shkrimit. Pikërisht kujtesa historike e popullit shqiptar, në një periudhë të caktuar kohore është ajo që gjejmë në këtë vepër. Tema kryesore e saj është murtaja e cila ka qëlluar Kosovën në shekullin XVIII, në një kohë kur populli shqiptar ndodhej nën pushtimin otoman. Duke lexuar ketë roman historik zbulon një mori temash që ndërthuren si një zinxhir harmonik ngjarjesh.
Me penën e tij, autori nxjerr fuqishëm në dritë çështjen tonë kombëtare shqiptare, faktin historik që pushtuesi otoman,kërkon të shtyp këtë popull sepse dëshiron të mbajë gjallë gjuhën dhe kulturën e tij,shtypësi otoman arrin deri atje sa të dënojë me vdekje ata që guxojnë të këndojnë në dasma këngë në gjuhën e vet, por të ndaluar nga pushtuesi.
Forca e historisë së kësaj vepre qëndron në përshkrimin e një populli krenar të rrënjosur në tokën e tij, tokë e cila ndodhet në kufirin midis Lindjes dhe Perëndimit. Një popull që fillon të zgjohet përmes gjuhës dhe alfabetit, “themelet e domosdoshme për rilidhjen e shpirtrave të shpërndarë”. Një rrugë që kalon edhe nëpër librin e parë të shkruar në shqip, “Meshari” i Gjon Buzukut, në vitin 1555. Çështja kombëtare shqiptare është e ndërthurur me atë fetare: shqiptarët akuzohen si “kriptokristianë”, domethënë një popull që ka dy besime një kohësisht, besimin Islam dhe atë të Krishterë.
Një mënyrë e të menduarit kjo që mbizotëron si në Romë,ashtu edhe në Stamboll. Për disa fenomeni i “laramanit” konsiderohet “sëmundje”, ndërsa në realitet ashtu si e përshkruan Gjon Nikollë Kazazi është një shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës,gjë kjo që verifikohet në shumë familje shqiptare. Për të komplikuar më tej këtë situatë që mundon “tokën antike” bie edhe murtaja. Kjo epidemi përballet në një mënyrë të paqartë dhe të dyshimtë nga autoritetet osmane: për Perandorinë kjo murtajë shikohet si një mundësi për të shfarosur banorët e këtij vendi,i cili gjendet në skajet e saj, si njerëz të papërshtatshëm për të interpretuar ‘njeriun e ri perandorak’,për ta shndërruar këtë popullnë një popull pa rrënjë. Shfaqet qartë dyshimi se virusi nuk ishte asgjë më shumë se një dredhi për të eliminuar popullin shqiptar. Kazazi përballet me dilemën: ky popull duhet të pranojë këtë ndodhi duke u dorëzuar,duke u mbyllur vetëm në lutje,apo duhet të përpiqet të ndryshojë rrjedhën e fatit, me çmimin e herezisë dhe me kryengritje?
Në këtë libër shfaqet një reflektim i shkëlqyeshëm i kuptimit të jetës, me citate filozofike, me perla të mençurisë të tokës së Ballkanit. Një himn për shpresë dhe jetë e njëkohësisht rezistencë kundër atyre që lavdërojnë vdekjen, fitoren e lirisë kundër shtypjes. Një certifikatë dashurie për popullin, siç thotë vetë Kazazi:
“Më ndihmo, Zot, të kem forcën të qëndroj në shërbim të popullit tim …”
Ky libër me idetë e një morali të lartë do të shërbejë për te hedhur dritë në sqarimin e çështjes së Kosovës. Një libër që lë mbresa të thella dhe që e bën lexuesin të reflektojë.
Romë, mars, 2021.

Masakra e Tivarit , me gjuhën e poemës së poetit e rapsodit Agim Gashi

1

E përgatitur nga: Ismet M. Hasani, Suedi

nga Agim Gashi* Wed Apr 22, 2009 1:57 am

Me rastin e 64 vjetorit të Masakrës, që u krye në Tivar të Malit të Zi, më 30,31 mars, 1, 2 prill të v. 1945, ku u vranë e u masakruan mbi katërmijë të rinjë shqiptarë.
MASAKRA E TIVARIT
(30 e 31 mars, 1 e 2 prill 1945)
– P O E M Ë –
Poemën e thura në bazë të intervistës së pjesëmarrësit dhe dëshmitarit të gjallë të Masakrës së Tivarit – z. Azem Hajdini – Xani nga Drenica, të dhënë në ”Radio-Kosova” më 12 maj 2006, i cili, në moshën 86 vjeçare, jeton në Prishtinë.
Kjo poemë i kushtohet dëshmitarit të gjallë të ksaj Masakre – z. Azem Hajdinit nga Drenica e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që ishin pjestarë.
(autori)
Të nderuar bashkëatdhetarë!
– Unë jam një mërgimtarë,
Me gjak e shpirt jam shqiptar,
Pak poet, e pak shkrimtar
Po thuri poemë për herë të parë,
Për një tragjedi, në hitori të paparë,
E pa parë në histori,
Që u krye në Tivarin e zi
Në vitin 1945 në qytetin Tivar,
u masakruan mbi katërmijë shqiptarë,
Aty ia humbën çdo fije shqiptarit
Prandaj u quajt: Masakra e Tivarit.
Kurrë nuk harrohet ky tmerr i zi
Me shkronja të zeza – në histori.
Historinë duhet ta mësojmë,
Çfarë të bëjmë, çka të ndalojmë,
Për Historinë duhet me e dijtë:
Historia mundet me u përsëritë.
Historia është e vlefshme,
Me të vërteta e jo e rrejshme,
Kur e njohim mirë historinë
mendojmë ndryshe për ardhmërinë.
Tash do të jam më konkret,
Për një ngjarje të vërtetë,
Që ka ngjarë që 61 vjet (1945)
Dëshmitari i gjallë për te flet.
Fjala është për masakrën në Tivar
Ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë,
Në histori një tragjedi e rrallë
Flet për të dëshmitari i gjallë,
Ky është zotëriu Azem Hajdini
Flet me guximin e një trimi.
Iu dha rasti për Tivarin me folë,
Kur ishte mysafir në ”Radio-Kosovë”
Baca Azem bisedës ia filloi:
Për intërvistë, Radio-Kosovën falënderoi,
për tragjedinë në Tivar na tregoi.
Flet të vërtetën me prova e dokumentacion,
Degën e Jurisit, Azemi e ka profesion.
I fliste fjalët mirë e me radhë
se kishte qenë pjesëmarrës n’Tivar.
Tregoi t’vërtetën për Tivarin e zi
si ka ndodhur kjo tragjedi,
u kuptua prej fjalës së parë:
Që në vitin 1945 në Tivar
janë vra mbi katërmijë shqiptarë.
Baca Azem bisedën e vazhdoi,
Prej fillimit ngjarjën e tregoi:
“Kemi qenë djem t’qetave partizane,
Të tubuar prej të katër anëve,
Në Prizren na kanë vendosë
Kush ishim shqiptarë na kanë çarmatosë,
Nga një copë mish ua kanë ”dhuruar”
I infektuar mishi kishte qëlluar,
Duke e ngrenë rrugës tuj shkuar
Prej atij mishi t’gjithë jemi helmuar.
Kur kemi dalë në Shqipëri
Kërkonim kroje që ujë me pi.
Aty filloi tmerri i zi
Të kroni na pritte plumbi mbi kry’.
Flet Azemi me përkushtim:
”Çdo krue ka qenë vend për krim.
Të krojet kanë qenë ”shkijet” ushtarë
Me urdhër që të vrasin shqiptarë!”
Prej Kukësit e gjer në Tivar
Janë vra mbi tetëqind shqiptarë.
Duke kaluar nëpër Shqipëri
Aty është bërë mbi shqiptarë kërdi.
Rrugëve t’Shqipërisë duke kaluar
Opingat shkye e këmbët coptuar,
Duke ecur zdathur nëpër rrugë me gurë
Ai gazep s’harrohet kurrë.
Të ecurit zdathur s’e kishim aq mërzi,
Veq me e pasë një pikë ujë me e pi.
Të vërtetën o burra, me ua tregua
Pretj etjës së madhe disa janë tranua!”
Edhe një fakt është i vërtetë
Qe e ka parë Azemi me sytë e vet:
”Prej etjës se madhe s’dijshim çka me ba
shurrën e kuajve e kanë pirë disa!”
Përveq ksaj edhe një e vërtetë,
Disa e kanë pirë edhe shurrën e vet,
Kur filluan me e kuptue
Se prejt etjës ssë madhe, mundësh me u tranue!”
E pijshin shurrën jo pse s’kishte ujë
Po s’ja mbante me shkua të kroni kërkuj,
Të kroni rrijshin rojet përgatitë
Që shiqptarët me i vra në pritë!”
Disa e dijshin s’e kanë me u vra
prej etjës së madhe s’dijshin shka me ba,
shkojshin të kroni me (pa) vetëdije të plotë
aty i priste plumbi në kokë!”
Nëpër t’zezën Shqipëri rrugë e gjatë,
Na u duk vend i shkretë e vend i ngratë,
Për asfarë ndihme nuk na u kanë gjetë
Sa shqiptari i vrarë aty ju ka mbetë.
E ka dijtë fare mirë Udhëheqësia e Shqipërisë
Që po i vrahën djemtë prej shkiejve t’Serbisë,
Po i mbesin t’vrarë vëllezërit, të dera e shtëpisë.
Thua se s’gjindej asnjëri i gjallë
Vëllezërve të vet ndihmë me iu dalë!
E kthenim kryet e shpresonim ”shkret”
shqiptarë t’gjallë n’Shqipëri s’paskan mbet’!
Se çfarë ”ndihme” na e ka dhënë shqiptari,
Po ju tregoj pasi u ktheva i gjallë prej Tivari!
Nuk kishte gjë më t’rëndë për né si shqiptarë
Se ”shkjau” n’Shqipëri me t’vra si tradhtar.
Ky ishte ”bakshish” prej shkiejve t’Serbisë
Por edhe t’Malit t’Zi e t’Maqedonisë!
Kur është fjala të këta armiqë
Me Shqipëri, si duket kanë qenë miqë,
Qysh i ka lejuar vetes Shqipëria e ngratë
Me “shkja” e ”crnagor” me u bë aleat?!
Qysh ka lejua Qeveria e Shqipërisë
Me iu vra vëllezërit n’derë të shtëpisë?
Të gjithë t’çarmatosur prej ushtrisë
U vranë prej “shkiejve” në lulën e rinisë!
Për Shqipëri prap rendi ka më m’ardhë
Se po e vazhdojmë rrugën për Tivar…
Derisa n’Tivar na kemi mbërri,
Na u kanë vra shumë nëpër Mal të Zi!”
Në Tivar kur kemi zbritë
E zezja e madhe Aty ishte përgatitë,
Na kanë vendosë n’Istikamet e ushtarëve
Atëherë kanë filluar vrasjen e shqiptarëve.
Kur të gjithëve na kanë futë brenda
Ka filluar vrasja renda- renda,
Nuk dijshim ka po na vjen plumbi
Disa n’këmbë disa ishin t’vrarë përfundi!
Breshër plumbash tuj na gjue
Shumë të vrarë, mbetë palue.
Kanë mendua se t’gjithëve na kanë vra
kanë hyrë serish masakër kanë ba!
Atë shqiptarë që e kanë gjetë t’gjallë
Therë me bajonetë, plus plumb në ballë,
Tek atëherë përjashta kanë dalë
Tuj menduar se s’ka më të gjallë.
Na disa që kemi shpëtue
Kemi mbetë nën kufoma palue,
pak më vonë kanë urdhërue:
”Kush është gjallë mundet me u çue!”
Prej të gjallëve disa janë mashtrue
Fill pas urdhërit ata janë çue.
Kjo ka qenë mashtrim- taktikë
Të gjithë i kanë vra e therë me thikë!
vijon
______Agim Gashi

nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009

Na disa që nuk u çuam
Pa ba za, nën kufoma qëndruam.
Disa orë kemi ndejtë palue
Nën kufoma pa guxue me çue!
Herën e tretë kur kanë urdhërue,
Çka kemi qenë gjallë atëherë jemi çue.
Kur e kemi pa veten n’kambë
Trupi i jonë krejt n’gjak i lamë.!
Shumë urgjent na kanë urdhërue
Nëpër kufoma kemi trupue,
Kjo ka ndodhë në orët e vona
Pak të gjallë e shumë kufoma!
Atëherë vërtetë shumë jemi trishtua
Kur i shifnin shokët vdekur palua,
T’mbeturit gjallë ndihmë duke kërkua
Na s’guxonim as me iu afrua.
Njeni britke thikën me ia nxjerrë,
Tjetri britke zorrët me ia mbledhë,
Tjerat zëra vijshin pa ia nda
A ka një pikë ujë, ore vëlla?
Na besoni, o burra na e humbëm veten
Kur shokëve tonë s’mund ua shpëtonim jetën,
Kur s’mundesh jetën me ia shpëtue,
n’zaval t’shpirtit me i ndihmue!
Bile me ia nxjerrë prej fytit thikën
Me ia largua prej vdekjës frikën,
Tjetrit zorrët me ia afrue
Trupi n’gjak tuj iu currue.
Të tjerëve pak ujë me ua avitë
Një gisht shkrumi n’buzë iu kish’ ngjitë,
E sa ç’mujshin me bërtitë
“Ndihmom o vëlla, pashë të dy sytë!”
S’guxuam ndihmë me i ofrua
Se ashtu na u pat urdhërua:
”- Kush dikujt ndihmë i jep
plumbi a thika n’fyt ia ngjet!”
Pasi s’mundëm ndihmë me iu dhanë
I kemi lënë ”vistër” njashtu të tanë,
Shkonte britma tuj gjimue
T’gajllë e t’ vdekur mbetë palue.
Na nxuerrën përjashta pa bërë za,
Me sy tonë kemi pa hata
Sa shokë tonë i kishin vra
Përjashta gjaku rrugëve tuj u la!
Të gjithë ata që i pushkatuan,
T’gjallë e t’vdekur n’kamionë i ngarkuan,
I kanë hudhur grumbull në një shpellë,
Aty të gjithë i kanë djegë.
Dy-tri ditë na ra me pa
Dilte prej shpelle flakë e tym pa nda!
Kur filluan disa me i dvetë?
”- Edhe juve ashtu ka me ju gjetë!”
Baca Azem flet tuj gjimua,
“Me fjalë s’mundëm me përshkrua,
Është çudi si kemi shpëtua gjallë,
“se kemi pasë exhel!” – thotë një fjalë”
Pasi disa shpëtuam vet
bojshim kuku e hajmedet,
pa e dijtë për tjerët se shka i ka gjetë
shumë prej tyre i kishin hudhë në det.
Disa shokë aty na kanë tregue:
Nga shumë veta n’barka i kanë ngarkue
Me qëllim që barka me u rrotullue
Të mbytën ata që s’dijnë me notue.
Kjo e zezë shumë i ka gjetë,
Nëpër deti tuj u përpjekë,
Shumë shqiptarë janë mbytë në det
Plisat e bardhë mbi ujë iu kanë mbetë!
Notojshin plisat mbi deti të Tivarit,
U skuq deti me gjak t’shqiptarit.
Krejt masakrën s’po muj e përfshijë
Se janë vra mbi katërmijë,
Nuk harrohen për jetën e lume
Shumë i kanë vra nëpër podrume!
Një ”shkinë” kur ka zbritë n’podrum,
aty ka pa shqiptarë t’vramë shumë,
aq shumë ”shkina” është tmerrue
dhe n’at vend ajo është tranue.
Prej tmerrit “shkinën” e kanë lënë mendët
Çka ka pa s’ka mund kurrë me përmendë,
krejt jetën ”shkina” sa ka jetu’
ka dijtë me thënë vetëm ”kuku, kuku, kuku…!!!”
Për Tivarin shumë dijmë me tregue
na disa që masakrës i kemi shpëtue,
prej atëherë 61 vjet kanë kalue
shumë detale s’mundën ma na u kujtue!
Edhe një t’vërtetë dua me ua tregua:
”Prej masakrës n’Tivar kush ka shpëtua,
me gjetë strehim n’Shqipëri kanë shkua,
të gjithë janë mbetë pa mendë në kry’
të gjithë n’Tivar Shqipëria prapë i ka kthy’!
Për këtë ka shumë dëshmitarë,
Pasi i shpëtuan Masakrës në Tivar
që kërkuan strehim në shtetin shqiptarë!
”- A ka o vëllezër, gjë më zi?
me t’kthye aty ku ke pa vdekjën me sy?”
N’dorë t’shkjaut na kanë dorëzua
që na ka gri e na ka masakrua.
E ligë u tregua Shqipëria, si shtet
nuk u duel në ndihmë vëllezërve t’vet!
Po e veqoi popullin prej shtetit,
populli civil ia la nderin vetit,
Kur jemi kthye gjallë nga Tivari
i kemi ra n’dorë ndonjë fshatari!
Krejt fshatarët e Shqipërisë
E dhanë provimin e bujarisë,
Edhe fshatarë edhe qytetarë
Iu duelen në ndihmë vëllezërve shqiptarë!
Na ka dhënë bukë, na kanë dhënë ujë,
as kurrnjë s’ka thënë nuk muj!
Ata i hapën gojë e zemër
Qoftë qe mashkull apo femër!
E hapi zemrën populli shqiptarë,
për vëllezërit e tyre Kosovarë,
që shpëtuan pa u masakrua n’Tivar
mbi katërmijë atje mbetën të vrarë.
Kështu tregoi baca Azem
në ”Radio-Kosovë” ai rrëfen,
thotë ”kjo është e vërteta,
nuk harrohet sa të është jeta!
Baca Azem i foli edhe do fjalë
dhe dëshmoi për tragjedi të rrallë,
e dijmë na që kemi mbetur gjallë,
shokët që u vranë, i kujtojmë me mallë!
Për këtë tragjedi pak di njerëzia
Se nuk ka shkruar kurrë historia,
flasin faktet me dëshmitarë
ku u vranë mbi katërmijë shqiptarë!
Pra,për masakrën e Tivarit,
s’ka shkrua deri sot zog’ i shqiptarit.
Kjo ka qenë tragjedi kombëtare
e në botë e njohur: tragjedia më e madhe.
Ka qenë më e madhëja për metodën e krimit
Veqanërisht për mënyrën e organizimit,
Ku më qëllim t’posaqëm është zgjedhë Tivari
Me ia humbë fijen çdo shqiptari.
Mos të kishim shpëtuar disa shqiptarë,
Kurrë s’do të dihej për masakrën n’Tivar
Që u krye me urdhër të Serbisë
T’Malit të Zi e t’Maqedonisë,
më një fjalë të ish-Jugosllavisë!
Hije e zezë i pat ra edhe Shqipnisë,
Që s’ju dual hiç në ndihmë vëllaznisë,
Ia vrau shkjau në derë të shtëpisë,
djemtë më të bukur, në lulën e rinisë,
duhet t’shënohen n’faqet e historisë!
Baca Azem kah po rrëfen
leshi i kresë përpjetë po na kërcen,
Masakra e Tivarit mos me u përmendë?!
mbi katërmijë djemë t’ri ja vra n’at vend!
Duke vazhduar rrëfimin e vet
Baca Azem sa mirë po flet:
”Për tragjedinë që na shkaktoi Tivari
prej shqiptarëve, unë shkrova i pari!
Jo pse isha unë aq trim,
por i drejtë dhe pata fituar guxim.
Edhe unë isha në lulën e rinisë
I pata shkruar atëherë ”Komitetit të Partisë!”
I kam pas shkruar Komitetit Qendror
të Jugosllavisë dhe atij n’Kosovë,
Si dëshmitar u kam pas shkrua me dorë:
– Hapni dosjet e mos u bani horë!”
Pra, kanë pas fakte ajo udhëheqësi
në Jugosllavi besa edhe n’Shqipëni.
Çka u bë më vonë se dijta kurrë
Ndër historianë, asnjëni s’u tregua burrë!
Ai që është burrë e flet t’vërtetën,
kur ka fakte, lehtë e mbron të drejtën
Nuk shtrembërohet e vërteta,
Me ndergjegje t’pastër të na gjej vdekja!”
Dënimin më të madh ta jep njerëzia,
por dënim t’rëndë të jep historia,
të dënojnë nënat edhe fëmija,
TË DËNON AMANETI I T’PARËVE,
TË DËNON GJAKU I T’VRARËVE!
Që e humbën në Tivar rininë,
Mbi katërmijëve, varret nuk ua dijmë!”
Me emocione rrëfen baca Azem,
Edhe diçka po ju thëm:
”Për masakren që ndodhi n’Tivar,
duhet të mësoj sot çdo shqiptar!”
Nëse dikush nuk do me mësue
gjaku i t’vrarëve ka me e mallkue,
N’libra shkollore duhet shënue,
sa të është jeta mos me e harrue.
Të hyn si mësin në gjenerata
Në shkolla t’mesme edhe të larta,
Të botohen sot shumë tekste
Të hyjnë si lëndë në fakultete…
Për Tivarin shqiptarët me mësue,
me përgatitë për temë – me diplomue,
në shkolla t’mesme për maturë
në Universitete për doktoraturë…!”
Baca Azem përmes radios tregoi
disa libra edhe vet i shkroi,
ka dorëshkrime pa i botuar
shumë për to janë interesuar.
Ka dëshirë botimet me iu krye
në gjuhë të huaja me iu përkthye
Por sa mjafton që vetëm dëshiron
vet s’ka mundësi, së është në pension!
Baca Azem na porositë,
Këtë çka them duhet me dijtë:
”Ta dijnë pleqët edhe të rinjtë
Se Historia mundet me u përseritë.”
Tash në kohën e lirisë,
Të shënohet n’faqet e historisë,
Të bëjnë shërbim brezave e rinisë
T’ia zbardhim fytyrën krejt shqiptarisë!”
Baca Azem e kreu rrëfimin,
Me krejt këtë e arriti qëllimin,
në pleqëri të thellë e dha provimin
historisë i shtoi ndriçimin.
Ka merita për shumë shpërblime,
Shumë MIRËNJOHJE e FALËNDERIME.
Që në moshën e thellë të pleqërisë
Të hyjë në faqet e historisë!
Si autor, kam edhe këtë mendim,
T’i shërbej poemës si përfundim:
E përdora diturinë dhe mendjën,
E përpunova me shumë kujdes temën,
E shfrytëzova lapsin e penën,
Për me thurë sa më mirë poemën.
U përpoqa, si me dëtyrim,
Ndaj Bacës Azem – një obligim,
U mundova ta gjejë mënyrën,
Bacës Azem mos me ia harrua t’mirën.
Baca Azem e kreu dëtyrën,
Ia la popullit Veprën më të mirën
Vetit dhe shokëve ua zbardhi fytyrën.
Të falemnderit, o Azem Xani,
dëshiroj që larg të ndihet zani,
i dëshmove botës mbarë,
e ndriçove Masakrën në Tivar,
që ka ngjarë 61 vjet më parë,
ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë,
Shqiptarisë ia ndriçove historinë,
Mbete i pavdekshëm për brezat që vijnë.
(vijon)
Në vijim do të lexoni: ”I vdekuri – i gjallë”

Me rastin e 64 vjetorit të Masakrës, që u krye në Tivar të Malit të Zi, më 30,31 mars, 1, 2 prill të v. 1945, ku u vranë e u masakruan mbi katërmijë të rinjë shqiptarë

MASAKRA E TIVARIT
(30 e 31 mars, 1 e 2 prill 1945)
– P O E M Ë –
Kushtuar zotit Azem Hajdini- Xani, pjesëmarrës dhe dëshmitar i gjallë i Tragjedisë në Tivar-1945, i cili sot, shëndosh e mirë, në moshën 86-vjeçare, jeton në Prishtinë.
(autori)
”I VDEKURI – I GJALLË”
Tungjatjeta o Azem Xani!
Ty tash larg po të ndihet zani
Tungjatjeta o bacë Azem
Jemë krenarë që ty të kemë
Krenohemi me ty o dëshmitar
Që i shpëtove Masakrës në Tivar.
T’i kushtova nja dy fjalë
Pa t’i shkrua s’munda me u ndalë.
Në “Radio-Kosovë” zërin kur ta dëgjova
Pa t’u lajmërua s’mund u durova.
Të Mentori n’radio ishe mysafir,
Ia ka qëllua shumë që të ka thirrë.
Se ti je dëshmitar i gjallë
Që rrëfen për Tragjedinë në Tivar!
Përmes valëve duke të degjuar
E kam ndie veten të emocionuar,
O sa mirë ngjarjen na ke treguar
Qëndron mirë ti me të menduar!
Unë për vete ta pata lakmi
I ke shumë vite – nuk je i ri
Sipas viteve: tetëdhjetëedy
Tash ke hyr në histori!
Të dhashtë Zoti ty shëndet!
Të na jetosh edhe shumë vjet,
Sa të mira prej vetes po i qet
Po u ndalë por shkruaj apet!
T’u plotësofshin ty dëshirat…
Veprat tuaja janë më të mirat.
Jé legjendë viteve të gjatëdhjeta,
Do të përcjellësh nëpër gjenerata!
Ty te kemi legjendë të gjallë
Është çudi si ké shpëtuar n’Tivar,
Ti ke qenë ”i pushkatuar”
Ty veç Zoti të ka shpëtuar!
Ti je llogaritë që je i vdekur,
vetë tregove se çka ke hjekur!
Nëpër kufoma t’kanë rrotullue
Pse je i gjallë s’të kanë hetue!
Kur t’kanë urdhërua që të çohesh
Je treguar i meçur e nuk mashtrohesh
E ke pranuar urdhërin me durim
Se ai ka qenë urdhër – mashtrim!
Shokët e tu që i kanë mashtrue
Ata n’vend i kanë pushkatue,
Është çudi si ke mund me durue?
– Ty veç Zoti të ka ndihmue!
Prej kësaj del një porosi
Që na lanë pleqtë kur kanë qenë t’ri
”Duhet ta di shqiptaria pajada
se ”shkjau besë kurrë nuk ka!”
”Nuk i zihet “shkjaut” kurrë besë
mos pastë sakicë të pret me kmesë,
prej shkjaut është zor me ikë
të vranë me plumb e ta ngulë thikë!”
Gjithmonë “shkijet” kanë qenë t’pabesë
mbajeni ndërmend me pikë e presë,
Të pabesët e kanë pasë traditën:
Të vrajnë natën, të “vajtojnë” ditën!
Të tëra këto i përjetove,
Ishe “ i vdekur”, po qysh shpëtove?
“I vdekur” ishe, tash je gjallë
N’histori është rast i rrallë!”
Të gjihta këto na i ke rrëfye
– Çudi, qysh t’mbetën mendët në krye?!
– Çka ke hjekë e çka ke përjetue
– Është çudi qysh s’je tranue!?”
Ti këto sot duke i përmend
S’është çudi dikush me u çmend,
Siç i ka ndodhur asaj ”shkinës plakë”
Që i kishte shkua jeta tuj ”kukatë…!”
Është fat i madh që ke shpëtua
E tash di kaq mirë me tregua,
Boll shumë fakte i ke zbardhua
Historisë shumë faqe ia ke ndriçua.
Krejt na që jemi shqiptarë
Duhet të jemi me ty krenarë
T’kemi t’gjallë si dëshmitar
Ke qenë i regjistruar, me u vra n’Tivar!
Faktet tuaja t’i shfrytëzojmë
Në histori krejt t’i shënojmë
E le ta dijë bota mbarë
Çfarë masakre është bë mbi shqiptarë
Ende janë eshtrat e shënjat n’Tivar
Janë bërë dhé e janë mbuluar me bar!
Çdo shqiptar duhet sot ta di
Veçanërisht nxënës, studentë e të rinj
Baca Azem na porositë:
”Se historia mundet me u përseritë!”
E t’mos harrojmë historinë e t’parëve,
Se na mallkon gjaku i të vrarëve,
Na namin ata që u ka humb rinia
Nuk na e falë neve – h i s t o r i a!
Ty të lumtë, o Azem Hajdini!
Të kesh shëndet e t’u shtoftë durimi.
Se ia zbardhe fytyrën krejt shqiptarisë
Do të kemi në faqet e historisë!

(vazhdon)

Në vijim do të lexoni: “Vepra e mirë” (III)

Suedi, 13.05. 2006

Me rastin e 64-vjetorit të Masakrës, që u krye në Tivar të Malit të Zi, më 30,31 mars, 1, 2 prill të v. 1945, ku u vranë dhe u masakruan mbi katërmijë të rinjë shqiptarë

”VEPRA E MIRË” – POEMË (III)

Nga Ismet M. Hasani

Poemën e thura në bazë të intervistës së pjesëmarrësit dhe dëshmitarit të gjallë të Masakrës së Tivarit – z. Azem Hajdini – Xani nga Drenica, të dhënë në ”Radio-Kosova” më 12 maj 2006, i cili, në moshën 86 vjeçare, jeton në Prishtinë.
Kjo poemë i kushtohet dëshmitarit të gjallë të kësaj Masakre – z. Azem Hajdinit nga Drenica e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që ishin pjestarë. 
(autori)

VEPRA E MIRË

Duhet ruajtur traditën e t’parëve,
Të mos harrojmë historinë e shqiptarëve.
Na e ka lënë për obligim jeta:
Njeriu jeton për të krijuar vepra.
Ai që e di çka është drejtësia
Kurrë nuk bën vepra të këqia,
Por gjithnjë vepra t’mira bën
Rrugën e drejtë kurrë s’e lën.
Vepër është fjala, vepër është këshilla,
Duhet përmendur veprat e mira.
Dhe do të shënoj në këtë letër,
Për një njeri që ka lënë vepër.
Kjo është vepër e një dëshmitari,
që është vetë një bir shqiptari,
ka shpëtuar i gjallë nga Tivari
për masakrën ka shkrua i pari.
E kam fjalën për një djalë – trimi,
E quajnë me emër – Azem Hajdini,
Është i njohtur si Azem Xani
për vepër t’mirë larg i ka shkua zani!
Nuk e ka treguar veprën e vet,
e ka mbajtur fshehtë për shumë vjet.
Nuk ka guxua prej atij regjimi
do të akuzohej për vepër krimi!
Por muar guximin ky djalë shqiptari,
besa e mori rolin e një shkrimtari.
E ndriçoi tragjedinë në Tivar,
Që ka ngjarë 61 vjet më parë (1945)
Ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë!
Shkruan Azemi të vërtetën
dhe aspak nuk e lakon të drejtën.
Që para 61 vjetëve ka ndodhë në Tivar
Masakra më e madhe mbi shqiptarë.
Duke kuptuar veprën e tij
që do të hyjë në histori,
çka i ka ndodhur edhe Azemit vetë
kur ia pasur vetëm 22 vjet.
Në atë kohë krerët e Serbisë,
Të Malit të zi e t’Maqedonisë
E përgatitën të zezën për shqiptarë
Me jua humbë fijen, me i vra në Tivar.
Kur i kanë mbledhë këta të rinj
Ka dalë numri mbi katërmijë,
Të gjithë n’Tivar i kanë çua
me t’vetmin qëllim – me i masakrua!
Pra, me urdhërin e Serbisë,
T’Malit të Zi e t’Maqedonisë
U zhduk një brez i shqiptarisë
Kur ishin në lulën e rinisë…!
Baca Azem për tragjedi tregoi
E ka të shkruar dhe na njohtoi,
Na e sqaroi krejt atë ndodhi
Tash do të hyjë në histori…
Baca Azem sa mirë po flet
Tragjedinë e tregoi drejt
Që e ka mbajtë fshehtë për shumë vjet
Atëherë njëzetedy vjeç ka qenë vetë!
Flet baca Azem me krenari
Tash i ka plot tetëdhjetëedy
Është e kthjellët mendja e tij
E përkujton qartë atë tragjedi.
Baca Azem e kreu detyrën
Ia la popullit veprën më të mirën
Kanë kaluar vite shumë të gjata,
Tash të studiohet nëpër gjenerata.
Si Azemin tash i kemi t’rrallë
Që kanë qenë pjesëmarrës në Tivar
U ka ndihmuar Zoti, kanë shpëtuar gjallë
Krenohemi me ta, si d ë s h m i t a r ë.
Për bacën Azem edhe një dëshirë
Që ta ketë shëndetin e mirë,
Të na jetojë edhe shumë vjet
Ia la nderin vetes dhe shokëve t’vet!
Baca Azem e kreu rrëfimin,
Me krejt këtë e arriti qëllimin,
në pleqëri të thellë e dha provimin
historisë i shtoi ndriçimin.
Ka merita për shumë shpërblime,
Shumë MIRËNJOHJE e FALËNDERIME.
Që në moshën e thellë të pleqërisë
Të hyjë në faqet e historisë!
Si autor, kam edhe këtë mendim,
T’i shërbejë poemës si përfundim:
E përdora diturinë dhe mendjen,
E përpunova me shumë kujdes temën,
E shfrytëzova lapsin e penën,
Për me thurë sa më mirë poemën.
U përpoqa, si me dëtyrim,
Ndaj Bacës Azem – një obligim,
U mundova ta gjejë mënyrën,
Bacës Azem mos me ia harrua t’mirën.
Baca Azem e kreu dëtyrën,
Ia la popullit Veprën më të mirën
Vetes dhe shokëve ua zbardhi fytyrën.
Të falemnderit, o Azem Xani,
dëshiroj që larg të ndihet zani,
i dëshmove botës mbarë,
e ndriçove Masakrën në Tivar,
që ka ngjarë 61 vjet më parë,
ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë,
Shqiptarisë ia ndriçove historinë,
Mbete i pavdekshëm për brezat që vijnë[/size]

F u n d
Rapsodi , poeti e shkrimtari Agim Gashi ka vdekur para disa vitesh

Tradhëtia ndaj socialdemokracisë europiane, rezultoi me shkatërrimin e rendit të parashikueshëm botëror

1
Më dhemb thellë që njerëzimi nuk po arrin ta kuptojë dot një të vërtetë të thjeshtë, por njëkohësisht vendimtare: se rënia e demokracisë sociale evropiane, apo e kësaj doktrine të drejtë dhe humane të ndërtuar mbi dinjitetin njerëzor, që njihet si socialdemokraci – rezultoi njëkohësisht edhe me shpërbërjen e një bote më të drejtë, më të qëndrueshme, më të lirë, më të barabartë, më solidare dhe më paqësore.
Ajo botë, e mishëruar dhe e ndërtuar nga figura si Willy Brandt, Olof Palme, Clement Attlee dhe Bruno Kreisky, nuk ishte thjesht një model politik – ishte një vizion moral për njerëzimin.
Sot, ndërsa ky vizion është zbehur ndjeshëm, njeriu bashkëkohor endet në një pasiguri të përhershme: më i vetmuar, më i frikësuar dhe më i tensionuar se kurrë më parë, sepse nuk e di më se çfarë i sjell e nesërmja.
Sepse i është rrënuar besimi në rendin botëror që dikur i garantonte shumë më tepër drejtësi, barazi siguri dhe parashikueshmëri.
Socialdemokracia – në formën e saj më të pastër, ashtu siç e kuptonin dhe konceptonin këta gjigantë të historisë – nuk ishte vetëm ideologji, por etikë e solidaritetit.
Pse?
Sepse nënkuptonte barazi reale të mundësive, jo vetëm në letër, duke synuar mirëqenie të barabartë për shumicën, e jo vetëm privilegje të pakufizuara për pakicën e pasur.
Ishte shteti i fortë dhe demokratik evropian që nuk shtypte, por mbështeste, sepse qëndronte pranë atyre që për nga natyra janë ekonomikisht ose psiko-fizikisht më të brishtë.
Ishte solidariteti i sindikatave me punëtorët përballë fuqisë së pakufizuar të kapitalit.
Ishte ndërgjegjja e të pasurve që nuk i harronin të varfrit.
Ishte dora e shtrirë e organizatave humanitare që nuk e linin vetëm njeriun e dobët, të sëmurë apo të pambrojtur.
Në thelb, ishte një marrëveshje e heshtur mes shteteve demokratike dhe mes njerëzve të lirë: që askush të mos lihej anash.
Dhe pikërisht kjo marrëveshje sot duket sikur është prishur.
Në kuptimin historik, rënia e këtij modeli nisi me përfundimin e ekuilibrit të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore dhe me dobësimin e shtetit social gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar, kur neoliberalizmi e zëvendësoi solidaritetin midis shteteve demokratike dhe midis njerëzve të lirë, me konkurrencën e pamëshirshme të tregut.
Rendi që dikur mbështetej në mësimet tragjike të asaj lufte ra në harresë – bashkë me frikën nga shkatërrimi total që dikur i detyronte shtetet e fuqishme demokratike dhe njerëzit e lirë, të tregoheshin të përmbajtur.
Në kuptimin politik, institucionet u dobësuan, drejtësia u politizua dhe ligji shpesh u shndërrua në instrument pushteti, e jo në mjet drejtësie.
Organizatat e fuqishme botërore si Kombet e Bashkuara shpesh mbetën të paralizuara përballë interesave gjeopolitike, duke krijuar një botë ku krimet mbeten të pandëshkuara.
Në kuptimin filozofik, u lëkund ideja e njeriut si qëllim në vetvete, ashtu siç e formuloi Immanuel Kant.
Njeriu u reduktua në mjet – në konsumator, në numër dhe në statistikë.
Me humbjen e kësaj ideje, u zhduk edhe kufiri moral që dikur e frenonte barbarinë.
Në kuptimin ekonomik, pabarazia arriti nivele ekstreme, sepse kapitali u globalizua, ndërsa drejtësia sociale u lokalizua dhe u dobësua.
Pakica e përbërë nga oligarkët, politikanët, bankierët dhe tregtarët e pangopur grumbulloi pasuri të paimagjinueshme, ndërsa shumica jetonte në pasiguri strukturore – duke krijuar terren ideal për konflikte dhe destabilitet.
Në kuptimin psikologjik, frika sot është bërë gjendje shpirtërore kolektive.
Pasiguria ekonomike, mungesa e stabilitetit dhe humbja e besimit në institucione kanë prodhuar individë ankthiozë, të zemëruar dhe lehtësisht të manipulueshëm.
Në kuptimin sociologjik, solidariteti është shpërbërë, sepse shoqëria nuk funksionon më si bashkësi solidare, por si një grup individësh të izoluar që luftojnë për mbijetesë.
Dhe kur zhduket ndjenja solidare e përkatësisë, rritet gatishmëria për konflikt.
Në kuptimin demografik, migrimet masive, plakja e popullsisë në disa rajone dhe rritja e shpejtë në disa të tjera krijojnë tensione të reja, të cilat politika e dobët rajonale dhe globale nuk arrin t’i menaxhojë me drejtësi, barazi dhe mençuri.
Në kuptimin etik dhe moral, është relativizuar dallimi mes së mirës dhe së keqes.
Krimet nuk ndëshkohen më si dikur, sepse shpesh mungon interesi për t’i ndëshkuar.
Në fakt Interesi e ka zëvendësuar ndërgjegjen – dhe kur ndërgjegjja hesht, padrejtësia bëhet normë.
Prandaj, ajo që njerëzimi po e përjeton sot nuk është rastësi.
Është pasojë.
Pasojë e një tradhtie të heshtur ndaj parimeve që dikur e shpëtuan botën nga vetëshkatërrimi i saj.
Unë Lirim Gashi nuk shkruaj vetëm sa për të thënë diçka, siç shkruajnë gazetarët, analistët dhe politikanët tanë tallava.
Shkrimet e mia nuk janë vetëm analiza dhe diagnoza të sakta por njëkohësisht edhe terapi për shpirtrat e frikësuar dhe të lënduar.
Uroj që ta kuptoni drejt mesazhin e tyre.

Kujtim Mateli parashtron katër tezat e tij për Dodonën dhe Epirin

Analizë e Drinit

Kujtim Mateli  u lind në fshatin Mazhan të rrethit të Përmetit. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Elbasanit në degën gjuhë-letërsi shqipe.

Gjatë viteve 1972–1991 punoi si mësues në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme në rrethin e Përmetit. Që nga viti 1992 jeton në Tiranë, ku ka ushtruar profesionin e mësuesit në disa institucione arsimore.

Ka botuar shkrimet e para letrare në vitin 1980 në gazetën “Drita” dhe ka bashkëpunuar me shtypin e shkruar, duke publikuar poezi, studime dhe artikuj publicistikë. Është kryeredaktor i gazetës “Dëshnica”.

Ka mbrojtur me dëshmi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës gjuhën frënge (1998), greke (2001) dhe angleze (2004).

Është autor i disa librave me poezi dhe kritikë letrare. Ka botuar 5 libra studimorë për Dodonën dhe Epirin ku mbron katër teza, të cilat u kundërvihen qëndrimeve akademike të cilat nuk e njohin përkatësinë pellazgo-ilire të Dodonës dhe Epirit.

Teza e parë: Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës.
-Autorët e antikitetit e vendosin orakullin e Dodonës ndanë një lumi, kurse në luginën e Carakovistës nuk ekziston lumi.

-Autorët e antikitetit e vendosin Dodonën në shpat të malit Tomar, kurse gjetjet arkeologjike në luginën e Carakovistës që pretendohet si qyteti i Dodonës ndodhen në krahun e kundërt të luginës, në kodrat e Kozmirasë.

-Autorët e antikitetit e vendosin Dodonën në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, kurse lugina e Carakovistës ndodhet në zonën qendrore të Epirit.

-Dëshmitë historike vërtetojnë se Dodona ka ekzistuar nga lufta e Trojës deri në fund të shekullit të katërt (të erës së re), kurse gjetjet në luginën e Carakovistës i përkasin mesit të shekullit të katërt (para erës së re),  deri në periudhën e pushtimit romak (345-167), pra, ky qytet ka pasur më pak se dy shekuj jetëgjatësi.

-Gjetjet arkeologjike vërtetojnë se ky qytet nderonte Di Nao,  kurse në Dodonë sipas burimeve historike nderohej Di Dodonen.

– Nuk ekziston asnjë gjetje arkeologjike që të tregojë se ky qytet mbante emrin e Dodonës.

Teza e dytë: “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit” Duke  u nisur nga dëshmitë e autorëve të antikitetit që Dodona ndodhej në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, në kufijtë e Atintanisë ilire, autori përcaktoi qartë kufijtë e Atintanisë në pjesën jugore dhe juglindore, si dhe veriun e Molosisë në takimin e saj me Atintaninë. Kjo vijë ndarëse shënjohej me kreshtën e malit të Trebeshinës. Në perëndim dhe veriperëndim të Trebeshinës, shtrihej Atintania ( Tepelena e sotme në të djathtë të Vjosës dhe rrethi i Mallakastrës), kurse në lindje dhe juglindje lugina e lumit të Dëshnicës dhe  ajo e Vjosës. Pikërisht në shpat të malit Trebeshinë, në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës ndodhet kalaja antike (tempulli i Dodonës) dhe poshtë tij rrënojat e një qyteti antik (rreth 600) që ishin dikur qyteti i Dodonës. Lugina e Dëshnicës plotëson kushtin që japin autorët e antikitetit: ndodhet në veri të Molosisë, ndodhet në kufijtë e Atintanisë, ku ekziston ende qyteti  dhe tempulli në shpat të malit, fusha Hellopia në fund të së cilës ishte ndërtuar qyteti i Dodonës dhe lumi Dodon ku ndodhej orakulli.

Teza e tretë: Epiri i përket qytetërimit pellazgo-ilir. Gërmimet arkeologjike në luginën e Carakovistës të bëra prej Karapanos dhe pasuesve të tij, si dhe ekspozimi i tyre para opinionit shkencor dhe atij public, vërtetuan se ky qytet nuk i përkiste botës helene, por asaj pellazgo-ilire, që ka lidhje të ngushta me banorët e Shqipërisë së Jugut edhe në ditët e sotme.

Gjetjet arkeologjike (statuja, bazorelieve, pllaka, etj prej bronzi ose bakri), të gjetura në këtë qytet të luginës së Carakovistës, vërtetojnë për një lidhje të ngushtë të banorëve të antikitetit me popullsinë shqiptare që jeton në këtë hapësirë që dikur quhej epirote. Ushtari epirot i kohës së Aleksandër Molosit dhe Piros së Epirit mbante si veshje të tij një qeleshe që është identike me qeleshen çame dhe atë labe të ditëve të sotme Po edhe banorët e kishin qeleshen të njëjtë me atë të ushtarit epirot, që do të thotë se shqiptarët janë pasardhës të epirotëve të antikitetit. Në gjetjet arkeologjike të luginës së Carakovistës, cyla dyjare që përdoret gjerësisht te shqiptarët e Shqipërisë së jugut, ka qenë e përdorur nga epirotët e antikitetit. Këto dhe gjetje të tjera arkeologjike, siç janë dy statujat e Dias së Dodonës të gjetura në Apoloni dhe Carakovistë, ku hyjnia mban në kokë një takije si ajo e myzeqarit të sotëm, vërtetojnë se stërgjyshërit e shqiptarëve janë banorët e Epirit antik.

Dallimin tjetër të rëndësishëm midis etnisë helene dhe asaj epirote e përbën gjuha që është përdorur në këto dy vende, të cilën e ka venë në dukje edhe njëri nga oponentët e Karapanos, M.E. Egger, i cili thotë se emrat e përveçëm të gjetura në luginën e Carakovistës, nuk i përkasin gjuhës helene. Mateli sjell dhe shumë emra të përgjithshëm të përdorur në Epir që nuk kishin lidhje me gjuhën helene, duke vërtetuar edhe me dëshmi të tjera të shumta dhe bindëse se epirotët dhe helenët u përkasin dy etnive të ndryshme.

Teza e katërt: Përkatësia etnike e Dodonës nuk është helene sikundër e pretendojnë grekët e sotëm, por pellazgo-ilire. Pretendimeve absurde të grekëve të sotëm se Dodona ka qenë një faltore helene, z. Mateli u ka dhënë një përgjigje të qartë, mbështetur te dëshmitë e autorëve të antikitetit, që përgjatë gjithë historisë Dodona është quajtur pellazge dhe nuk e humbi përcaktorin pellazg as në kohën e pushtimit romak. Hartat e hartografëve më të rëndësishëm evropianë provojnë ecurinë e ndryshimit të emrit nga Tomar në Trebeshinë: Tomar-Tomer-Temer-Tremer-Trebeten-Trebeshinë, që tregojnë se këto ndryshime gjuhësore i përkasin gjuhës shqipe.

Kujtim Mateli ka botuar mbi 100 artikuj në shtypin e shkruar, në revista shkencore dhe letrare, brenda dhe jashtë vendit.
Është anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në Nju Jork.

Kujtim Mateli

Nesër, me 1 prill 2026, bëhen 81 vjet nga Masakra e Tivrait e vitit 1945 , gjenocidit të madh kundër shqiptarëve

Flori Bruqi , shkrimtar nga Prishtina

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 të rinj dhe burra nga DARDANIA.

Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kursekohë më parë doli nga shtypi libri i studiuesit ulqinak  Nail Draga “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve”.

 

Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua me pabesi ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit (Bari) në Malin e Zi  nga forcat e ushtrisë jugosllave.

Studiuesi ulqinak Nail Draga vlerëson se kjo ngjarje ishte një strategji për të spastruar shqiptarët nga Dardaniaa  dhe për të instaluar pushtetin ushtarak atje.

“Masakra e Tivarit 01 prillit 1945 është një rast i veçantë që dëshmon për një veprim strategjik të pushtetit ushtarak dhe politik të Jugosllavisë së asaj kohe dhe animoziteti i tyre ndaj shqiptarëve për arsye se nuk mund të arsyetohet me asnjë akt një veprim i tillë gjenocidal kundër shqiptarëve pasi në atë kohë nuk ka pasur operacione ushtarake në këtë vend. Andaj qytetarët nga Dardania , të cilët në një mënyrë janë marrë peng gjoja se do të luftohet armiku në pjesën veri-perëndimore të ish-Jugosllavisë. Kjo ishte një strategji perfide e tyre për ti spastruar shqiptarët nga Dardania dhe për të realizuar vendosjen e pushtetit ushtarak të Serbisë në Dardanisë.”

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, doli nga shtypi libri “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve” i përgatitur nga studiuesi Nail Draga, i cili ofron të dhëna me interes për lexuesin shqiptar.

“Ky botim ofron të dhëna me interes dhe nga ana tjetër paraqet edhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhje me këtë ngjarje tragjike, përgjegjësi që shteti shqiptar asnjë herë nuk e ka trajtuar në mënyrë serioze dhe shkencore për arsye se ata ishin bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës për këtë masakër kundër shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen duhet të bëhen hulumtime në arkivat të ndryshme dhe sigurisht në arkivin ushtarak të ish- Jugosllavisë, por edhe në mjedise tjera për të gjetur materiale të mjaftueshme për këtë çështje”, shtoi zoti Draga.

Studiuesi  Nail Draga po ashtu vë në dukje se për Masakrën e Tivarit arkivat e shtetit në Beograd dhe Podgoricë janë të mbyllura. Megjithatë ai beson se Dardania, si shtet i pavarur, do të angazhohet në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

“Deri më tani në opinionin e Malit të Zi nuk ka të dhëna për këtë çështje, ndërkohë që arkivat janë të mbyllura për arsye se nuk do të pranojnë se kanë kryer krime. Sidoqoftë krimet mbesin krime dhe ato duhet të publikohen dhe duhet të zbardhën dhe të njihen opinione me ato të dhëna. Unë mendoj se në rrethana të reja kur Dardania  është shtet i pavarur u takon atyre që të angazhohen drejtpërsëdrejti me qeverinë në Mal të Zi që në vendin e krimit të vendoset një pllakë përkujtimore ose të ndërtohet një memorial në kujtim të viktimave të kësaj masakre”, tha zoti Draga.

Zoti Draga thotë se vrasjet e djemve dhe burrave kosovarë u realizuan nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze. Të vrarët, sipas tij, nuk janë varrosur, por janë dërguar në vende të ndryshme për të humbur gjurmët e krimit, ku edhe sot varret mungojnë.

Libri “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” I cili është shkruar nga studiuesi  Uran Butka si homazh në përvjetorin e 64 të masakrës më të përgjakshme ndodhur në viset shqiptare nga shteti komunist jugosllav.

Edhe Uran Butka sjell fakte të reja dhe të panjohura përmes arkivave jugosllave shqiptare, Dardane, britanike dhe amerikane.

Edhe pse kanë kaluar 64 vite nga Masakra e Tivarit (prej botimit të librit) që prej 25 vitesh, studiuesi dhe historiani Uran Butka i është dedikuar zbardhjes së masakrës së Tivarit, konsiderohet si një nga më të përgjakshme kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga pushteti komunist jugosllav në vitit 1945.

 Në përvjetorin e 64, ai risjell për lexuesit fakte të reja rreth kësaj ngjarje, të cilat i ka përmbledhur ne librin “Maskra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”.

Arsyeja kryesore, sipas studiuesit, është zbardhja e tre vërtetës historike se kjo masakër u projektua nga shteti jugosllav, por pati mbështetje nga shteti komunist shqiptar. Autori sjell përpos listave të viktimave që nuk janë identifikuar ende edhe dëshmi të mbijetuarve, të cilët e rrëfejnë tmerrin që jetuan asokohe. Uran Butka thotë se ka ardhur koha që të njihet kjo masakër dhe nga ana tjetër të kërkohet falje publike nga përgjegjësit. Nga kjo masakër, bilanci i viktimave është tragjik 1000 veta u vranë në territorin shqiptar, 1560 në Tivar dhe përgjatë rrugëtimit shifrat e dokumentuar deri më sot janë 3500 njerëz të pafajshëm sëbashku me numrin e të konsideruar të zhdukur numri arrin deri në 4000 veta./Floripress.

Për masakrën e Tivarit (mars-prill 1945), një nga tragjeditë më të mëdha të shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore, kanë shkruar disa autorë, studiues dhe dëshmitarë, duke dokumentuar vrasjen e mijëra rekrutëve shqiptarë nga Kosova.

Autorët dhe burimet kryesore që kanë trajtuar këtë ngjarje përfshijnë:

  • Gjon Koliqi: Ka shkruar dëshmi të detajuara mbi masakrën.
  • Nikollë Përvizi: Ka dokumentuar ngjarjet në kujtimet e tij.
  • Dr. Riza Alaj: Autor i librave që trajtojnë fatin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
  • Studiues të tjerë: Libri “Masakra e Tivarit” nga disa autorë, si dhe punime nga historishkrues shqiptarë që trajtojnë gjenocidin ndaj shqiptarëve.

Këto burime, përfshirë dëshmitë e të mbijetuarve, theksojnë se masakra u krye nga njësitë partizane jugosllave, kryesisht në Tivar (Antivari) të Malit të Zi.

Masakra ndaj shqiptarëve në mars të vitit 1945 në Tivar është organizuar dhe ekzekutuar me urdhër të Sava Drleviq, komandant i pushtetit ushtarak në Kosovë dhe Spasoje Gjakoviq, shef i OZN-ës (UDB-së) me bashkëpunëtorët e tyre.

Pas Konferencës së Bujanit, e mbajtur më 31 dhjetor 1943 – 1,2 janar 1944 ku u aprovua Rezoluta për Vetëvendosje të popullit shqiptarë në Kosovë dhe u formua Kuvendi Nacionalçlirimtarë dhe Kryesia – Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit e Shtabit Suprem të Jugosllavisë dhe të Komitetit Qendrorë të Partisë Komuniste të Jugosllavisë Svetozar Vukmanoviq – Tempo dhe Millovan Gjillas, i kundërshtojnë vendimet e Konferencës së Bujanit, duke marrë masa kundër pavarësisë të shtabit kryesorë të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin Fadil Hoxha.

Shtabi Kryesorë i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës i cili ka organizua Luftën Nacionalçlirimtare në Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit, ka qenë i pavarur për organizimin e luftës, marrjen e vendimeve luftarake e politike për interes të çlirimit nga okupatori nazifashist dhe okupimit shekullor të popullit shqiptarë.

Shtabi Suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe aradheve partizane të Jugosllavisë me aktin tepër sekret nr.74 të datës 5.09.1944, me propozimin e udhëheqjes së Serbisë merr vendimin për riorganizimin – degradimin e Shtabit kryesor të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës, i cili ka qenë i lidhur direkt me Shtabin Suprem të Jugosllavisë, riorganizohet dhe dekretohet si Shtab Operativ – ekzekutues dhe vihet nën Komandën e shtabit kryesorë të Serbisë.

Me urdhrin e Shtabit Suprem të Jugosllavisë urdhëresa tepër sekret nr.30 të datës 8.02.1945 me propozimin e udhëheqjes së Serbisë për komandant të Shtabit Operativ për Kosovë e Dukagjin në vend të Fadil Hoxhës caktohet kolonel Sava Drleviq, komisar nënkolonel Gjuro Medenica, kryeshef i shtabit Duklan Vukotiq.

Me urdhëresë të komandantit të Shtabit Suprem të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe Aradhave Partizane të Jugosllavisë urdhëresa tepër sekret nr.31 e datës 8.02.1945 me propozim të udhëheqjes së Serbisë në Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit, shpallet gjendja ushtarake e jashtëzakonshme, dhe të gjitha kompetencat ushtarako-administrative i merr pushteti ushtarak në krye me komandantin kolonelin Sava Drleviq. Kundër këtyre vendimeve për ndryshimin në Shtabin Kryesorë të Kosovës dhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndryshimit në kuadrot komanduese ka kundërshtue Fadil Hoxha, por nuk ka pasur përkrahje prej udhëheqjen e Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste.

Pas këtyre ndryshimeve, në Shtabin Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme-ushtarake, përgatitën plane për hakmarrje kundër popullit shqiptarë në Kosovë. Sava Drleviq, Spasoje Gjakoviq me bashkëpunëtorët e vet organizuan mobilizimin e shqiptarëve në mars të vitit 1945 në të gjitha komandat e vendit-rretheve të Kosovës dhe për çdo rreth caktuan numrin e ushtarëve për mobilizim. Qendra e tubimit e të mobilizuarve shqiptarë e caktojnë Prizrenin. Në Prizren të mobilizuarit shqiptarë nuk i veshën me uniformë ushtarake e as nuk i armatosën, bile edhe ata që ishin të armatosur i urdhërojnë t’i dorëzojnë armët me arsyetimin se gjëja do të armatosen me armë moderne me të cilat dispononte armata në brigadat plotësuese dalmatine në Kroaci e pjesë tjera të Jugosllavisë. Është interesante me konstatua se në këtë mobilizim në pranverë të vitit 1945 nuk janë përfshirë kombet e tjera dhe nuk ka qenë i mobilizuar as një serbë e as një malazezë e as ndonjë etnitet tjetër.

Në përcjellje të mobilizuarve shqiptarë gjatë udhëtimit Prizren-Kukës-Shkodër-Ulqin-Tivar ka marrë pjesë Brigada e X-të serbo-malazeze e cila është sjellë me shqiptarët e mobilizuar si me robër lufte, me torturime ofendime duke filluar prej kalimit të kufirit të Kosovës e gjatë gjithë rrugës. Në përcjellje të kësaj marshute nuk kanë marrë pjesë brigadat kosovare, të cilat në atë kohë kanë qenë të angazhuara në Luftën e Sremit dhe në pjesët e tjera të Jugosllavisë, as brigadat partizane shqiptare, të cilat pas çlirimit të Kosovës në dhjetor të vitit 1944 kanë shkuar në Sanxhak e Bosnje deri në Vishegrad, në luftë kundër nazifashizmit gjerman.

Udhëheqja Shqiptare e Kosovës në krye me Fadil Hoxhën në atë kohë nuk kanë marrë pjesë në mobilizimin e shqiptarëve në mars të vitit 1945 duke marrë parasysh se në atë kohë në Kosovë ka qenë gjendje e jashtëzakonshme ushtarake dhe të gjitha kompetencat ushtarako-administrative i ka pasur komandanti i pushtetit ushtarak në krye me Sava Drleviqin. Krimet në Tivar më 31 mars 1945 i ka ekzekutua Brigada e X-të serbo-malazeze me paramilitarë e civil të armatosur duke përdorë armë automatike, mitraloza, bomba, minahedhës dore e armë të tjera. Në këtë masakër prej 4580 shqiptarëve sa kanë qenë të mobilizuar janë vrarë gjithsej 3770 ndërsa kanë shpëtuar 810 veta.

Pasi marshuta e mobilizuar me shqiptarë kishte arritur në qendër të Tivarit afër monopolit të duhanit, janë urdhërua të ulen dhe duart t’i lidhin pas qafe. Ushtarët e brigadës malazeze dhe paramilitarët tjerë janë larguar nga shqiptarët rreth 150 metra dhe pasi është dëgjuar një eksplodim i fuqishëm ka filluar masakra ndaj shqiptarëve.

Sipas shënimeve të Azem Hajdinit nga Danishevci i Skenderajt, i mbijetuar i masakrës së Tivarit nga Prizreni janë nisë për Tivarë 4580 shqiptarë. Sipas tij për këtë numër i ka informuar eprori ushtarak që e ka udhëhequr marshutën. Pas masakrës vazhdon ai, kur jemi rigrupua dhe rirreshtua është bërë numërimi i të mbijetuarve. Në numërim kanë marrë pjesë një oficer dhe dy shqiptarë që quheshin Hakiu nga Vushtrria dhe Smajl Luboveci. Në këtë moment janë konstatua 810 të mbijetuar shqiptarë. Gjithnjë sipas shënimeve të Azem Hajdinit, vrasjet e shqiptarëve kishin filluar qe nga kufiri Kosovë – Shqipëri, duke i ftuar shqiptarët më me ndikim natën në shtab, gjëja në bisedë informative-konsultative dhe më pas duke i likuiduar. Me këtë rast këtij plani i shpëtuan: Bajram Zuka dhe Rrustem Ahmeti nga Likoshani i Drenasit.

Plaka e familjes e Radun Krxhiqit në Tivar i ka shpëtuar-fshehur në podrumin e shtëpisë së vet disa shqiptarë për t’i shpëtuar nga masakra. Kur është dalë jashtë shtëpisë së saj e kishte parë një numër të madh të shqiptarëve që ishin vrarë afër shtëpisë saj. Ajo prej atij momenti është sëmurë psiqikisht dhe gjithë jetën e saj ka mbetur duke kukatur.

Ngjarjet e Masakrës së Tivarit i vërtetojnë dëshmitarët që kanë qenë prezent, që me deklaratat e veta, si Halil Hasanaj nga Uça e Istogut dhe me shënimet e veta Azem Hajdini nga Skenderaj, i cili më 9.11.1966 me një shkresë iu drejtua Komitetit Komunal të Mitrovicës, Komitetit Krahinorë Prishtinë, Komitetit Qendrorë të Jugosllavisë dhe organeve shtetërore me kërkesën e tij për zbardhjen e masakrës së Tivarit.

Ekzekutimin e Masakrës së Tivarit e vërteton edhe një raport zyrtarë i Shtabit Operativ ku në mes tjerash thuhet: “Janë ra bombat nga të gjitha anët, është shti me të gjitha armët nga të gjitha anët, duke shti me armë edhe këshilltarë, punëtorë shëndetësorë me një fjale të gjithë kush ka qenë prezent në atë moment dhe ka qenë i armatosur. Të shtënat me armë janë ndërpre vetëm atëherë kurë askush nuk është çuar në këmbë dhe as ka lëvizur nga vendi. Në këtë ngjarje ka qenë prezent komandanti dhe komisari i Brigadës së X-të malazeze, gati të gjithë përfaqësuesit e institucioneve ushtarako civile të cilat kanë qenë me seli në Tivar, dhe shumë prej tyre kanë qenë aktiv duke shtënë me armë drejt shqiptarëve”.

Këshilli Popullorë i Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë me shkresën nr. 2585 e datës 12.11.1955 ka kërkuar nga Gjyqi Suprem Ushtarak i RF të Jugosllavisë, informatën në lidhje me Masakrën e Tivarit. Gjyqi Suprem Ushtarak i RFJ-së, gjykatësi hetues kolonel Zvonimir Ostiq me shkresën nr. 556/56 të datës 6.02.1956 i informon organet krahinore të Kosovës në lidhje me Masakrën e Tivarit me këtë përmbajtje:

“Sa më kujtohet, pjesëtarët e Brigadës së X-të malazeze i përcollën shqiptarët e mobilizuar për në Tivarin e Ri, me qëllim që tua dorëzojë përfaqësuesve të Divizionit të X-të sulmues Dalmatin. Në Tivarë u shkaktuan incidente. Me këtë rast vdiqën ose u lënduan një numër i madh i shqiptarëve. Pasi e kreva detyrën, i paraqita raportin kryetarit të Gjykatës Supreme Ushtarake, dhe më kujtohet se disa shokë nga shtabi i brigadës së X-të malazeze, janë përgjigjur për vepër penale, e disa në mënyrë disiplinore”.

Edhe me këtë shkresë të Gjyqit Suprem Ushtarak vërtetohet se në këtë rast qëllimisht kanë qenë të mobilizuar vetëm shqiptarët me qellim që t’i masakronin dhe likuidonin më 31.03.1945.

Në bazë të këtyre argumenteve vërtetohet se udhëheqja shqiptare e Kosovës në krye me Fadil Hoxhën, nuk kanë marr pjesë në organizimin e mobilizimit të shqiptarëve, të cilët u masakruan në Tivar, por mobilizimin, planifikimin dhe ekzekutimin e tyre e ka krye pushteti ushtarak në Kosovë në krye me komandantin famëkeq Sava Drleviq.

Në saje të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, populli shqiptarë i Kosovës u rreshtua në anë të bllokut antifashist – aleat Amerika, Britania, Rusia etj. E nuk e përjetojë tragjedinë e popujve – kombeve të ish Jugosllavisë që u shpallën kolaboracionist të dëbimit nga trojet e veta, si gjermanët fokdojçe të Vojvodinës, një numër i vogël i hungarezëve, dhe shqiptarëve të Çamërisë në Greqi, që u dëbuan me dhunë nga trojet e veta duke shfrytëzua arsye vendimet e Ruzveltit, Çerçillit e Stalinit, që ato kombësi të cilat e kanë përkrahë nazifashizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas përfundimit të luftës këta mos të kenë asnjë të drejtë.

Edhe Çubrilloviqi në vitin 1944 pat planifikua që ta zhdukë popullin shqiptarë në Kosovë dhe vise tjera të ish Jugosllavisë, por falë qëndresës dhe sakrificës së tyre në luftë kundër pushtuesve shekullorë, dështoj politika Çubrilloviqiane.

Tivar, 1 pril 2026.

Euronews – Albania: Spiunët serbë kontrollojnë Kosovën dhe Shqipërinë

                                                                               
Ismet Hasani, Suedi
EM: Prof. Sadri Ramabaja, mirëse erdhe!
SR:  Ju falëminderit për ftesën.
EM: Z. Kurti ka vendosur me festuar ditëlindjen në Mitrovicë. Edhe znj. Osmani ka qenë në Mitrovicë. Si duket Mitrovica është shndëruar në një arenë, duke qenë se që të dy i bashkon Kryetari i Komunës?
SR: Mitrovica është njëra ndër qendrat më të mëdha në skenën politike për se paku 20 vjetet e fundit. Për shumçka, unë kam pas menduar që Shkupi do e kishte këtë vëmendje politike që e ka aktualisht Mitrovica: Mitrovica e ka primatin për disa asrsye që ndoshta duken jobindëse. Mitrovica po shndërrohet gradualisht në një Qendër Politike  që mund të jap kahje politike, jo vetëm zhvillimeve politike, por edhe Kombit, dhe për këtë janë të vetëdijshëm liderët politik dhe forcat politike në Kosovë. Unë këtë e shoh si një fillim i një fushate të re politike, e një legjislature, e cila pa te filluar mund të shkoi në dështim. Dhe një cikël i ri i një krize politike sistemore. Që e tronditë sistemin politik të Kosovës.
EM: Zonja Osmani ka filluar një fushatë elektorale me qytetarët, ky është një rivalitet që po i bëhet z. Kurti. Çfarë janë këto lëvizjet e znj. Osmani?
SR: Po znj. Osmani ka ambicje edhe më të mëdha sesa që kanë liderët e partive politike dhe nuk po i pritet deri me 5 prill, kur do të jetë ligjërisht pjesë e këtij kampi. Prandaj, ajo duket së është këshilluar mirë strategjikisht, që ajo të përballët, që të dali në krye të LDK-së. Qarqet mediatike në Kosovë kanë informacione se ajo do të kthehet në krye të Listës se LDK-së, pra do të kthehej  atje prej kah kishte dalur. Kam përshtypjen që ka një grup këshilltarësh që veprojnë këtu në Prishtinë dhe në Tiranë. Prandaj, kjo do të jetë sprova e re ku do të përballen dy personalitete politike, që mundd të konsiderohet si ”zonë politike” si ”kafshë politike” që nuk mund të ngopën leht me pushtet. Pushtetin duhet apo mund ta kenë edhe për qëllime më të larta.
EM: Kur përmendet Tiranën, më rikujtove z. Rama dhe akuzat e znj. Donika Gërvalla?
SR: Çka është e vërteta, muk eshtë vetëm z. Rama, por edhe ”vjehrra” e Sali Berishës: Mehmet Loci  (ish UDB-ash) dhe këshilltarët e Edi Ramës në Tiranë, kanë pasë ndikim, herë fshetazi, herë haptasi  në politikën moderne kanë vepruar fuqishëm në Prishtinë, Né fundja, jemi një trup. Lëvizjet Prishtinë-Tiranë, është e pamundur që të mos kenin ndikim. Këtu nuk është komentuar më shumë, në Tiranë edhe më pak komunikimi i Kryeminstrit të Shqipëreisë politike – Edi Rama me Presidentin e Serbisë – Aleksander Vuçiq, i publikuar në gazetën më të përhapur e me prestigjioze gjermane ”Alemajne Cajtung” dhe ata i shohin me sy real kontaktet e Shqipërisë politike me Serbinë, kur Serbia është ngusht, atëherë kur të gjitha këto studijohen me vëmendje, atëherë rezultati nuk mund të pritej ndryshe veç se rezultati në mes influencerve, në mes figurave që mund të paraqiten si liderë politik, dhe opozita për mungesë të një figure që mund të paraqitet si lider politik, tash ka arritur ta rikthej në kampin e vet Vjosa Osmanin.
                                                                                            
Esmeralda Mulaj, moderatore
EM: Po autoritetet shqiptare mund të ndihmojnë në momentet vendimtare në interes të Kosovës: këtë e kanë obligim edhe kushtetues?
SR: Nuk e di a e kuptove mirë punën e ”vjehrrës” së Sali Berishës me Mehmet Locin. E dini ju se kush ka qenë Mehmet Loci. Ai ka qenë oficer në UDB-në (Uprava Drzhavne Bezbednosti) shqip: Drejtoria e Sigurimit Shtetëror) dhe më vonë këshilltar i rezidencës së Ibrahim Rugovës. Mileniumi politik i Kosovës janë tash këshilltarë të Edi Ramës, duke ia filluar nga Shkelzen Maliqi e deri te
Baton Haxhiu etj. Pra, do të ishte krejtësisht ndryshe, sikur në mes Tiranës zyrtare e Prishtinës të kishim komunikim mes akademikëve, mes akademikëve dhe akademive, në mes figurave të dëshmuara në shërbim të Shqipërisë politike dhe figurave te dëshmuara të Kosovës, me qëllim të përbashkët, që i bashkon dy pjesët e Shqipërisë. Por po bëhet e kundërta.
Kur e përmenda punën e ”vjehrrës” se Sali Berishës, mund të ju them: të kénë kujdes, që mos të takohet me figurat që i vijnë  nga Stanishiqi – Serbia. Te kénë kujdes të mos fus në listë 175 veprimtarë politik të Kosovës, si këta dëshiruan në Shqipëri?! e tjera, e tjera. Kartat do të çelën gradualisht, kadaldal- kadaldal! Ngjashëm do të veprohet edhe me këto veprimet e Edi Ramës, sot apo nesër, madje në Tiranë.
EM: Pse është kaq e keqe kjo – editorial i përbashkët i z. Rama dhe i z. Vuçiq, për anëtarësim në NATO në Bashkimin Evropian, sepse nga kjo Kosova do të përfitonte: një Serbi është në Bashkimin Evropian është një Serbi që njeh Kosovën?
                                                                     Dr: Sadri Ramabaja on the book “The Cold Peace” - ISSD-NM
                                                            Prof. Sadri Ramabaja
SR: Jo asesi! Nuk do të mund të ndërlidhej fati i Shqipërisë politike me fatin e Serbisë, fati i shqiptarëve me Serbinë. Shqiptarët duhej t’i përshpejtonin hapat drejt deri në fund, drejt Bashkësisë Evropiane, drejt Bashkimit Evropian, do të mund të funksionin si një Federatë e përbashkët – si një Federatë Shqiptare. Mund te krijohet një shtet unik shqiptar, por nuk guxojmë të lidhim fatin tonë me Beogradin, Beogradi mund te jetë krejtësisht jashtë integrimit evropian, sepse ky asrsenal që vie nga Rusia dhe nga Kina, mund të formoi vijën ndarse, ku Shkupi mund të jetë vija ndarse dhe Mitrovica. Po rikthehemi prapë të Mitrovica! Pra, këtu janë vijat gjeo-stategjike dhe gjeo-politike për të cilat duhej te kishin në dijeni  edhe Edi Rama, edhe Albin Kurti edhe secili lider politik shqiptar.
EM: Mirëpo, për ta parë këtë situatë, të gjithë janë të zënë; janë të zënë me karrikët e tyre?
SR: Prandaj, mediat duhet të flisnin shumë më qart’ dhe drejtëpërdrejtë dhe, këshilltarët politik duhe të ishin ata që ishin e jo të vijnë bijtë biologjik të Serbisë në Tiranë më shpesh sesa ata që e kanë idealizuar Tiranën për një jetë zyrtare.
EM: Po ndalemi pak të Serbia e cila është armatosur nga Rusia dhe Kina me armatim të rëndë jo vetëm mbrojtës, por sulmues, me raketa të cilat gjuajnë në distancë të largët, që vijnë nga Rusisa dhe Kina?
SR: Serbia, siç deklarojë edhe Vuçiq, do të presi dekada e dekada e pastaj të veproi. Prandaj Zagrebi zyrtar reagoi në kohën e duhur. Këto raketa që vijnë nga Kina e marrin në shënjestër me rreze veprimi deri në 400 kilometra dhe kjo shënjestër mund të arrijë gjer në Kroaci dhe të pjesët e shqiptareve. Pra, nuk  kanë karakter mbrojtës, por sulmues, ndaj ky mund të ishte kundër veprimi  (reagim) i Shqipërisë politike si ai i Kroacisë , sepse Serbia don që të përballët me shqiptarët – me armikun kryesor dhe numër një, pa marrë parasysh se gjatë historisë, shqiptaret, asnjë centimeter te tokës se Serbisë nuk e kanë uzurpuar. E kam fjalën për etapën e historisë moderne – prej vitit 1878, që Serbia është njohur si shtet i pavarur e modern, ndaj  interesi etik ka qenë ai që ka dëmtuar interesin e shqiptarëve, ndërkaaq Sërbia ka pushtuar pjesët më të mëdha te shqiptarëve: duke u nisur nga Nishi e deri të Vranja e deri në Kurshumli. Mandej me pushtimin e Kosovës dhe Sanxhakut. Prandaj, kjo armatosje kaq e madhe e Serbisë, nuk mund te shifej ekskluzivisht si garë e brendshme elektorale. Kushdo që e vlerëson kështu, bën gabim strategjik dhe vepron në të njejtën mënyrë siç vepron Beogradi zyrtar.
EM: Si duket, Kroacia ka patur shqetësime më të medha, ndak kryeministri dhe Presidenti i Kroacisë kanë reaguar dhe është njohtuar NATO. Pse ky reagim kaq i fortë i Kroacisë?
SR: Edhe më fortë duhej të kishte reaguar Shqipëria zyrtare. Ka pas reagime edhe nga Prishtina, por ky reagim ( i Prishtinës) edhe mund te mos dëgjohet aq larg. Në dokumentet zyrate, armiku numër një i Serbisë, janë shqiptarët, mandej vijnë kroatët, prandaj ky arsenal, nje ditë, mund të përdorët edhe kundër Kroacisë: prandaj duhej të reagohet para se të filloi një katrahurë e re në Ballkan. Për këtë katrahurë të re në Ballkan, përegjegjës mund të jetë edhe Bruxeli, si seli e përbashkët e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, për shkakun se për 30-të vjet rrjesht, e kanë trajtuar Serbinë siç nuk do të duhej ta trajtonin, duke pretenduar që këto marrëdhënie ekonomike etj. do të ndikonin ta shkëpusin nga Rusia.
EM: Po Bashkimi Evropian ka pasë një qasje ndaj Serbisë sesa ndaj SHBA-ës?
SR: Këdtu ka ndikuar Lufta 4-tër vjeçare në mes Rusisë dhe Ukrainës. Nuk ëdshtë krejt i rastësishëm inkuadrimi i shteteve të Baltikut sa më i shpejt, përshkak se edhe ata e kanë ndije rrezikun. Gjithashtu, kemi pasë një pretendim për nje distancë të Francës me SHBA-ës dhe një përafrim me Rusinë. Por ajo që ndodhi me Ukrainën na shërbën si mësim. Ka një ”laxhe” palitikanësh në Gjermani, Francë, Itali etj, që ketë e kanë në dijeni se Ballkani është një kopsht, një shtëpizë e vogël e tyre, prandaj e kanë Ballkanin si zonë e interesit strategjik evropian, e jo hapsirë ku shkëmbehën interesat shumëpalshe Lindje-Perëndim. Serbia ka paraqitë një sferë të interesit edhe gjerman edhe rus, së fundmi edhe kinez, por kjo nuk është diçka e re në historinë politike të Ballkanit. Kështu është qysh prej Romës e tutje.
EM: A mendon se Rusët e kanë humbur besimin të Aleksandër Vuçiq?
SR: Moska zyrtare nuk ia le asgjë rastësisë! Aleksandër Vuçiq është figurë e shpënzuar si për Moskën si për Bruxelin, prandaj të dyja palët janë të interesuara te gjejnë një figurë të re politike, sikurse që edhe në Kosovë po kërkohet për gjetjen e nje liderid të ri.
EM: Ju falëminderit profesor që ishit me né!
SR: Ju përshëndes.
*
Pas pyetjeve brilante të moderatorës Esmeralda Mulaj dhe përgjigjeve të shkëlqyera të prof. Sadri Ramabaja, këtë shkrim po e përmbylli me dy fjali:
E para: Nuk ka fitore më të madhe për një popull, sesa ruajtja e besimit me njëni-tjetrin.
E dyta: Nuk ka humbje më të madhe për një popull, sesa humbja e besimit ndaj njëni-tjetrit./IMH

Atë ditë bashkova lotin tim, me lotin e Vjosë Osmanit

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
______
     Kuvendi i 8-të zgjedhor i LDK-së. Delegatët e Degëve të LDK-së, Gjermani dhe Zvicër, u bllokuan në hyrjen kryesore të Hotelit “Emerald”. “Arsyetimi”: Njëra nga Nëndegët e LDK-së, sikur nuk paska bërë zgjedhje të rregullta!” Ndërkohë, është dëshmuar se janë pikërisht këdo dy Degë që kanë bërë zgjedhje me vota të fshehta, në të gjitha nivelet.
     Kryetarja e Degës të LDK-së, për Gjermani, Donikë Gërvalla ishte nisur me makinë për në Kosovë, ndërsa ne, delegatët tjerë, udhëtuam të nesërmen me fluturake. Ajo kishte komunikuar me sekretarin e LDK-së, për t`u konsultuar lidhur me dokumentacionin e nevojshëm. Me porositi për një dokument shtesë. Komunikonim me – E-mail -. Ia përcolla. Gjthçka ishte në rregull.
     Rojet ishin dubluar në hyrjen kryesore të hotelit ku mbahej Kuvendi. Reaguam për pritjen e dyshimtë. “Prisni, ende nuk posedojmë kartat e hyrjes për ju”, – u gjegjën rojet! Nuk dinim kujt t`i ankohem, sepse anëtarët e Kryesisë të LDK-së, hynin nga një deriçkë e pasme.
     Dera për ne u mbyll! Nga 9 delegatë të Degës të LDK-së, në Gjermani, 6 (gjashtë) syresh i kishim të ekzekutuar, nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, (NPK), babën, vëllanë, xhaxhanë, nipërit.
     Kuvendi maskaradë i votimit aklamativ, me ngritje dore, fillon. Edhe kriteri i pranimit të kandidaturës për kryetar të LDK-së, me 50+1, bëhej me votim të hapur! Vjosë Osmani shpalli kandidaturën  për kryetare të LDK-së. Por, kërkesa e saj për votim të fshehtë nuk u pranua, edhe pse statuti dhe rregullorja e përmbante. Në shenjë proteste, e përlotur lëshoi sallën e Kuvendit.
     Atë ditë, të 25 majit 2015, bashkova lotin tim, me lotin e Vjosë Osmanit. Ishin lotë të zemratës, si reagim kundër çmontimit të rugovizmit, i cili filloi me mbylljen e aktivave të LDK-së. “Do të krijojmë një “Lidhje të re”, – deklaroi Isa Mustafa, kur e katapultoi Hashim Thaçi, me SHIK-un e tij, në krye të LDK-së.
        Një jetë për lirinë dhe ndërtimin e shtetit ligjor:
– kisha provuar burgje dhe vuajtje;
– isha bashkëthemelues të krijimit të partisë-Lëvizje, LDK-së, në Gjermani;
– veprimtar për Fondet dhe Bashkësitë e Mërgatës, për ta ndihmuar mbijetesën politike dhe ekonomike të popullit të Kosovës;
– isha i angazhuar personalisht dhe familjarisht në Emergjencën e Luftës të Kosovës, që nga pritja dhe akomodimi i ikanakëve, refugjatëve nga Kosova;
– furnizimin me bazën materiale të refugjatëve në Veriun e Shqipërisë;
– liçensimin personal dhe të nipërve të mi, Hasan Rexhaj dhe Ismet Rexhaj, me Firmën tonë “Etniku”, me punëtorë, për bartjen dhe furnizimin me armatim normal dhe të rëndë;
– furnizimi me bazën materiale për Ushtrinë, tashmë, të themeluar, përmes Malësisë të  Gjakovës dhe të Prizrenit.
     Dhe, megjithatë, klani uzurpator brenda Lidershipit të LDK-së, cinikisht dhe poshtërsisht, abuzoi rrugaçërisht, duke na mbyllur derën e Kuvendit!
     Dega e LDK-në Gjermani e mbante Kuvendin e 9-të Zgjedhor. Për monitorimin e këtij Kuvendit kishte ardhur njëri nga Nënkryetarët e LDK-së dhe një anëtar i Kryesisë të saj. Kuvendi filloi me plotësimin e kriterit, për të drejtën e kandidatit për kryetar, 50+1, me votim të hapur, pasi kështu kërkonin monitoruesit. Kandidati i parë nuk fitoi.
     Si bashkëthemelues i Degës së LDK-së në Gjermani, tani, në cilësinë e kryetarit të Nëndegës të LDK-së në Republikën e Bavarisë dhe anëtar i Kryesisë të Degës të LDK-së në Gjermani, reagova:
– Megjithë respektin për Ju, përfaqësues të nderuar të Qendrës të LDK-së, ne nuk e pranojmë kriterin  50+1, sepse ky kriter është i shpikur qëllimshëm, për t`u ricikluar në postin e kryetarit nga kryetari juaj Isa Mustafa. Dhe, në rastin konkret, për ta eliminuar Vjosë Omanin nga konkurrenca zgjedhore, për kreun e LDK-së. Ne zbatojmë statutin e LDK-së të Ibrahim Rugovës dhe zgjedhjet e të gjitha niveleve kalojnë përmes votës së fshehtë demokratike -, sqarova unë, autor i këtij rrëfimi dhe shkrimi.
     I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nënkryetarit të LDK-së: “Dakord. Mos e praktikoni kriterin 50+1, sepse edhe ne po e diskutojmë për ta hequr”.
     Vërtet, 50+1 nuk u hoq asnjëherë, sepse ai kriter plus votimi i hapur, u sigurojnë vazhdimësinë kryetarëve me radhë të LDK-së!
      Përfaqësuesit monitorues nga Qendra u treguan të s inqertë, nuk realizuan preferencën e shefit në Prishtinë, për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së të Degës në Gjermani dhe të delegatëve të Kuvendit. Bilëz, kur e kishin përmendur emrin tim, në cilësinë e delegatit, kryetari Isë, ishte shprehur jashtë standardit të titullarit, duke thënë “m… e paskit ba!”
     Kam dëgjuar në dy debate të ndara, njërin nga nënkryetarët e LDK-së, dhe tjetri një ish-sekretar i LDK-së, duke thënë se “ishte një provokim nga ana e delegatëve të Mërgatës!”
     Shpifje e turpshme!
     Mërgimtarët janë të drejtpërdrejtë. Nuk merren me pisllëqe konspirative. Nuk janë të mençur, më saktë, hileqarë sa ju, politikanët e Kosovës, por, më të sinqertë, gjithsesi po.
     Për 16 vjet radhazi isha delegat në Kuvendet zgjedhore, të LDK-së, maskaradë- aklamative, me votim të hapur, ngritje dore, në tufëzim blegtoral. Kujtoni Kuvendin e 7-të, Zgjedhor të LDK-së, kur heshtnin 359 delegatë në sallën kuvendore! Edhe pse i gjithë procesi “zgjedhor” ishte aklamativ, i rrejshëm, me votim të hapur!
     Dhe, unë, autori këtij shkrimi, i tmerruar nga përdhunimi i demokracisë, në përmasën sipërore, e mora fjalën, dhunshëm, dhe bëra thirrjen dëshpëruese:
     “Pse heshtni, si peshqit, para kësaj maskarade të quajtur falsifikueshëm -zgjedhje-?! Zgjohuni, o skllevër të shekullit 21! Çfarë fytyre keni të dilni nesër para anëtarësisë të LDK-së, për ta kërkuar votën e tyre, kur, zyrtarisht dhe trupërisht, po e çmontoni rugovizmin, si teori dhe ideologji vizionare të Presidenti Rugova!”
     Pas amshimit të kryezotit Rugovë, edhe pse kishte dhënë një porosi të artë, “të mos lejohet ngritja e Hashimit në pozita të larta, se është i dëmshëm për Kosovën”, pasuesit, të joshur nga interesa personale dhe grupore, “harruan” porosinë-amanet dhe e bënë të kundërtën.
     Pakënaqësitë e rugovistëve, individuale dhe në grupe të pa strukturuara, shefi i partisë, Isa Mustafa, me grupin vicioz të tij, të kthyer në klan të konsoliduar, arriti t`i godasë, fillimisht, individualisht, pastaj edhe në grup, duke larguar, në heshtje nga strukturat vendimmarrëse të LDK-së. Kështu u bë spastrimi i vrazhdë i partisë së Rugovës nga kuadro të devotshëm, besnik të sprovuar të Presidentit Rugova.
     Zërat reagues, madje të përsëritur, për të ruajtur frymën rugoviane djathtiste të LDK-së, duke mos bërë pazare të pista me subjektet politike të kriminalizuara: PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN-in kriminal dhe thellësisht armiqësor ndaj kryetarit Rugova dhe partisë së tij, u refuzuan me mospërfillje, prepotencë, mujshi, deri në rrugaçëri.
     Veprimet e Lidershipit të LDK-së, degjeneruan skajshëm. PAN-i e “mori Kalanë nga brenda”. LDK-ja u bë bisht e patericë e PDK-së. Koalicioni me PDK-në ishte i dhunshëm. Krerët e klanit, tashmë, shpërfillnin neveritshëm: elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e Deputetëve, madje edhe vetë Kryesinë e LDK-së!”

Propozim i Agim Vuniqit për dekorim me Urdhrin “Hasan Prishtina” të Prof. Dr. Mehdi Hysenin

1
PROPOZIM PUBLIK
_________________
PËR: Vjosa Osmani
Presidente e Republikës së Kosovës
Lënda: Propozim për dekorim me Urdhrin “Hasan Prishtina” për Prof. Dr. Mehdi Hysenin (për kontribut jetësor)
E nderuara Presidente,
Në përputhje me kompetencat Tuaja kushtetuese dhe ligjore për ndarjen e dekoratave shtetërore, si dhe duke u mbështetur në kriteret e meritës, kontributit publik dhe afirmimit të vlerave shtetërore e kombëtare, paraqes këtë propozim zyrtar për dekorimin e Prof. Dr. Mehdi Hysenit, profesor, studiues dhe publicist i shquar shqiptar, me veprimtari të gjatë akademike dhe intelektuale, aktualisht me vendbanim në Boston.
1. Arsyetimi i përgjithshëm
Prof. Dr. Mehdi Hyseni përfaqëson një ndër figurat më të qëndrueshme të mendimit juridik dhe politik shqiptar, me një veprimtari që shtrihet në disa dekada, nga periudha e ish-Jugosllavisë deri në fazën e konsolidimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Ai ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në:
afirmimin e së drejtës së Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësi
zhvillimin e mendimit juridik në fushën e së drejtës ndërkombëtare
edukimin dhe ndërgjegjësimin publik për çështje të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare
2. Kontributi në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës
Përmes publikimeve të tij në gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe përmes pjesëmarrjes në diskursin ndërkombëtar, Prof. Hyseni ka kontribuar në:
artikulimin juridik të statusit të Kosovës në raport me të drejtën ndërkombëtare
promovimin e çështjes së Kosovës në qarqe akademike dhe publike ndërkombëtare
kundërshtimin e argumentuar të narrativave që cenonin legjitimitetin e shtetit të Kosovës
Ky angazhim ka ndihmuar në forcimin e pozitës së Kosovës në debatin ndërkombëtar.
3. Kontributi në ruajtjen e kujtesës historike dhe të vlerave kombëtare
Prof. Hyseni ka qenë i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në:
trajtimin e çështjeve që lidhen me luftën në Kosovë dhe viktimat e saj
ruajtjen e së vërtetës historike dhe promovimin e drejtësisë historike
forcimin e identitetit kombëtar në një kontekst kompleks politik dhe ndërkombëtar
4. Integriteti dhe ndikimi intelektual
Një nga karakteristikat kryesore të veprimtarisë së tij është konsistenca intelektuale dhe përkushtimi ndaj parimeve juridike. Ai ka kontribuar në ndërtimin e një kulture kritike dhe analitike në shoqërinë kosovare, duke ndikuar në opinionin publik dhe në debatet akademike.
5. Propozimi për dekorim
Duke marrë parasysh kontributin e tij shumëvjeçar dhe ndikimin e tij në afirmimin e çështjes së Kosovës, propozohet që:
Prof. Dr. Mehdi Hyseni të dekorohet me Urdhri Hasan Prishtina për kontribut jetësor në çështjen kombëtare dhe afirmimin juridik ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Dekorimi i Prof. Dr. Mehdi Hysenit do të përfaqësonte një vlerësim institucional të merituar për një jetë të tërë në shërbim të dijes, shtetit dhe çështjes kombëtare, si dhe një mesazh të rëndësishëm për rolin e intelektualit në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Me respekt të lartë,
Agim Vuniqi
31 mars, 2026
Washington DC