ARKIVI:
5 Maj 2026

Atë ditë bashkova lotin tim, me lotin e Vjosë Osmanit

Shkrime relevante

“Armiqësi” apo vetëm kritika e polemika në mes të Rugovës, Qosjes dhe Kadares

Ismet M. Hasani, Suedi Në shenjë përkujtese Për të vdekurin që ka qenë...

Fjalë të rralla, të urta për katundet

Sinan Kastrati, Suedi ____ Fjalë të rralla, të urta për katundet Pasi kisha botua...

I pavdekshmi

Arif Ejupi, Gjenevë Poezi Rrënjë e trung nga Shala e Bajgorës, nga gjak i...

Nexhmije Mehmetaj për “faren e keqe”…!

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Fara e keqe, kur ta merr era, nuk dihet...

Shpërndaj

Idriz Zeqiraj, Gjermani
______
     Kuvendi i 8-të zgjedhor i LDK-së. Delegatët e Degëve të LDK-së, Gjermani dhe Zvicër, u bllokuan në hyrjen kryesore të Hotelit “Emerald”. “Arsyetimi”: Njëra nga Nëndegët e LDK-së, sikur nuk paska bërë zgjedhje të rregullta!” Ndërkohë, është dëshmuar se janë pikërisht këdo dy Degë që kanë bërë zgjedhje me vota të fshehta, në të gjitha nivelet.
     Kryetarja e Degës të LDK-së, për Gjermani, Donikë Gërvalla ishte nisur me makinë për në Kosovë, ndërsa ne, delegatët tjerë, udhëtuam të nesërmen me fluturake. Ajo kishte komunikuar me sekretarin e LDK-së, për t`u konsultuar lidhur me dokumentacionin e nevojshëm. Me porositi për një dokument shtesë. Komunikonim me – E-mail -. Ia përcolla. Gjthçka ishte në rregull.
     Rojet ishin dubluar në hyrjen kryesore të hotelit ku mbahej Kuvendi. Reaguam për pritjen e dyshimtë. “Prisni, ende nuk posedojmë kartat e hyrjes për ju”, – u gjegjën rojet! Nuk dinim kujt t`i ankohem, sepse anëtarët e Kryesisë të LDK-së, hynin nga një deriçkë e pasme.
     Dera për ne u mbyll! Nga 9 delegatë të Degës të LDK-së, në Gjermani, 6 (gjashtë) syresh i kishim të ekzekutuar, nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, (NPK), babën, vëllanë, xhaxhanë, nipërit.
     Kuvendi maskaradë i votimit aklamativ, me ngritje dore, fillon. Edhe kriteri i pranimit të kandidaturës për kryetar të LDK-së, me 50+1, bëhej me votim të hapur! Vjosë Osmani shpalli kandidaturën  për kryetare të LDK-së. Por, kërkesa e saj për votim të fshehtë nuk u pranua, edhe pse statuti dhe rregullorja e përmbante. Në shenjë proteste, e përlotur lëshoi sallën e Kuvendit.
     Atë ditë, të 25 majit 2015, bashkova lotin tim, me lotin e Vjosë Osmanit. Ishin lotë të zemratës, si reagim kundër çmontimit të rugovizmit, i cili filloi me mbylljen e aktivave të LDK-së. “Do të krijojmë një “Lidhje të re”, – deklaroi Isa Mustafa, kur e katapultoi Hashim Thaçi, me SHIK-un e tij, në krye të LDK-së.
        Një jetë për lirinë dhe ndërtimin e shtetit ligjor:
– kisha provuar burgje dhe vuajtje;
– isha bashkëthemelues të krijimit të partisë-Lëvizje, LDK-së, në Gjermani;
– veprimtar për Fondet dhe Bashkësitë e Mërgatës, për ta ndihmuar mbijetesën politike dhe ekonomike të popullit të Kosovës;
– isha i angazhuar personalisht dhe familjarisht në Emergjencën e Luftës të Kosovës, që nga pritja dhe akomodimi i ikanakëve, refugjatëve nga Kosova;
– furnizimin me bazën materiale të refugjatëve në Veriun e Shqipërisë;
– liçensimin personal dhe të nipërve të mi, Hasan Rexhaj dhe Ismet Rexhaj, me Firmën tonë “Etniku”, me punëtorë, për bartjen dhe furnizimin me armatim normal dhe të rëndë;
– furnizimi me bazën materiale për Ushtrinë, tashmë, të themeluar, përmes Malësisë të  Gjakovës dhe të Prizrenit.
     Dhe, megjithatë, klani uzurpator brenda Lidershipit të LDK-së, cinikisht dhe poshtërsisht, abuzoi rrugaçërisht, duke na mbyllur derën e Kuvendit!
     Dega e LDK-në Gjermani e mbante Kuvendin e 9-të Zgjedhor. Për monitorimin e këtij Kuvendit kishte ardhur njëri nga Nënkryetarët e LDK-së dhe një anëtar i Kryesisë të saj. Kuvendi filloi me plotësimin e kriterit, për të drejtën e kandidatit për kryetar, 50+1, me votim të hapur, pasi kështu kërkonin monitoruesit. Kandidati i parë nuk fitoi.
     Si bashkëthemelues i Degës së LDK-së në Gjermani, tani, në cilësinë e kryetarit të Nëndegës të LDK-së në Republikën e Bavarisë dhe anëtar i Kryesisë të Degës të LDK-së në Gjermani, reagova:
– Megjithë respektin për Ju, përfaqësues të nderuar të Qendrës të LDK-së, ne nuk e pranojmë kriterin  50+1, sepse ky kriter është i shpikur qëllimshëm, për t`u ricikluar në postin e kryetarit nga kryetari juaj Isa Mustafa. Dhe, në rastin konkret, për ta eliminuar Vjosë Omanin nga konkurrenca zgjedhore, për kreun e LDK-së. Ne zbatojmë statutin e LDK-së të Ibrahim Rugovës dhe zgjedhjet e të gjitha niveleve kalojnë përmes votës së fshehtë demokratike -, sqarova unë, autor i këtij rrëfimi dhe shkrimi.
     I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nënkryetarit të LDK-së: “Dakord. Mos e praktikoni kriterin 50+1, sepse edhe ne po e diskutojmë për ta hequr”.
     Vërtet, 50+1 nuk u hoq asnjëherë, sepse ai kriter plus votimi i hapur, u sigurojnë vazhdimësinë kryetarëve me radhë të LDK-së!
      Përfaqësuesit monitorues nga Qendra u treguan të s inqertë, nuk realizuan preferencën e shefit në Prishtinë, për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së të Degës në Gjermani dhe të delegatëve të Kuvendit. Bilëz, kur e kishin përmendur emrin tim, në cilësinë e delegatit, kryetari Isë, ishte shprehur jashtë standardit të titullarit, duke thënë “m… e paskit ba!”
     Kam dëgjuar në dy debate të ndara, njërin nga nënkryetarët e LDK-së, dhe tjetri një ish-sekretar i LDK-së, duke thënë se “ishte një provokim nga ana e delegatëve të Mërgatës!”
     Shpifje e turpshme!
     Mërgimtarët janë të drejtpërdrejtë. Nuk merren me pisllëqe konspirative. Nuk janë të mençur, më saktë, hileqarë sa ju, politikanët e Kosovës, por, më të sinqertë, gjithsesi po.
     Për 16 vjet radhazi isha delegat në Kuvendet zgjedhore, të LDK-së, maskaradë- aklamative, me votim të hapur, ngritje dore, në tufëzim blegtoral. Kujtoni Kuvendin e 7-të, Zgjedhor të LDK-së, kur heshtnin 359 delegatë në sallën kuvendore! Edhe pse i gjithë procesi “zgjedhor” ishte aklamativ, i rrejshëm, me votim të hapur!
     Dhe, unë, autori këtij shkrimi, i tmerruar nga përdhunimi i demokracisë, në përmasën sipërore, e mora fjalën, dhunshëm, dhe bëra thirrjen dëshpëruese:
     “Pse heshtni, si peshqit, para kësaj maskarade të quajtur falsifikueshëm -zgjedhje-?! Zgjohuni, o skllevër të shekullit 21! Çfarë fytyre keni të dilni nesër para anëtarësisë të LDK-së, për ta kërkuar votën e tyre, kur, zyrtarisht dhe trupërisht, po e çmontoni rugovizmin, si teori dhe ideologji vizionare të Presidenti Rugova!”
     Pas amshimit të kryezotit Rugovë, edhe pse kishte dhënë një porosi të artë, “të mos lejohet ngritja e Hashimit në pozita të larta, se është i dëmshëm për Kosovën”, pasuesit, të joshur nga interesa personale dhe grupore, “harruan” porosinë-amanet dhe e bënë të kundërtën.
     Pakënaqësitë e rugovistëve, individuale dhe në grupe të pa strukturuara, shefi i partisë, Isa Mustafa, me grupin vicioz të tij, të kthyer në klan të konsoliduar, arriti t`i godasë, fillimisht, individualisht, pastaj edhe në grup, duke larguar, në heshtje nga strukturat vendimmarrëse të LDK-së. Kështu u bë spastrimi i vrazhdë i partisë së Rugovës nga kuadro të devotshëm, besnik të sprovuar të Presidentit Rugova.
     Zërat reagues, madje të përsëritur, për të ruajtur frymën rugoviane djathtiste të LDK-së, duke mos bërë pazare të pista me subjektet politike të kriminalizuara: PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN-in kriminal dhe thellësisht armiqësor ndaj kryetarit Rugova dhe partisë së tij, u refuzuan me mospërfillje, prepotencë, mujshi, deri në rrugaçëri.
     Veprimet e Lidershipit të LDK-së, degjeneruan skajshëm. PAN-i e “mori Kalanë nga brenda”. LDK-ja u bë bisht e patericë e PDK-së. Koalicioni me PDK-në ishte i dhunshëm. Krerët e klanit, tashmë, shpërfillnin neveritshëm: elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e Deputetëve, madje edhe vetë Kryesinë e LDK-së!”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu