Kreu Blog Faqe 218

Biseda ime me ChatGPT në pyetjen Sufizmi dhe Hassan al-Banna

0
Kohëve të fundit po shihni shumë shkrime qesharake që disa nxjerrin nga ChatGBT dhe nuk thonë asgje. Shkrime që nuk janë në përputhje intelektuale me përsonalitetin e tyre. I inspiruar nga kjo, zhvillova një debat me ChatGBT duke filluar me një pyetje specifike, i vetëdijshem se Chat GBT mbron parimin algoritmik të shumicës. Kaluam një orë debat dhe mezi u pajtuam. Natyrisht, unë duke qenë njeri, provova lajthitjet e ChatGBT.
Nëse keni pak kohë, lexoni deri në fund dhe gjykoni vet
Debati i plotë, në pyetjen: Sufizmi dhe Hassan al-Banna
Fatmiri
“E vërteta e Sufizmit sipas Hassan al-Banna: Ata e dinë se themeli i së mirës – pastrimi i shpirtit, pastërtia e zemrës, qëndrueshmëria në vepra, përkushtimi ndaj Krijuesit si dhe detyrimi ndaj Zotit – është një obligim. Por ata veprojnë në të kundërtën.”
Këtu kam parafrazuar një pikë nga 50 pikat e manifestit të Hassan al-Bannës. ChatGPT, dua një debat përmbajtësor dhe jo vetëm sipërfaqësor.
Chat GBT
Nuk ka problem. Paraqitja jote përshkruan qëllime klasike të sufizmit, si tazkiya an-nafs (pastrimi i shpirtit), tasfiyat al-qalb (pastrimi i zemrës) dhe përkushtimi i sinqertë ndaj Zotit. Kjo është historikisht e saktë, por mund të jetë keqkuptuese, sepse:
Sufizmi nuk është një fe më vete, por një dimension shpirtëror i Islamit.
Nuk ka të bëjë vetëm me ndjenja apo brendësi, por edhe me ndjekjen e Kur’anit, Sunnetit dhe detyrimeve fetare.
Disa përshkrime e reduktojnë sufizmin në “mistikë pa rregulla”, gjë që shumë myslimanë e refuzojnë.
Fatmiri
“ChatGPT, jo e imja, e Hassan al- Banna. Chat GBT, jeni plotësisht gabim. Autori Hassan al-Banna ishte kundër sufizmit.”
ChatGPT
Jo plotësisht e saktë. Hassan al-Banna nuk ishte kundër sufizmit në tërësi.
Ai në rini ishte i lidhur me një tarikat sufist.
Ai vlerësonte disiplinën shpirtërore, dhikrin dhe pastrimin e vetvetes.
Ai ishte kritik ndaj: teprimeve, ritualeve jo islame, bindjes së verbër ndaj shehlerëve dhe pasivitetit.
Ai donte një “sufizëm të pastër”: punë shpirtërore e lidhur me Kuranin, Sunnetin dhe jetën aktive.
Fatmiri
“Ju lutem edhe një herë. Ai e quajti sufizmin bid‘a.”
ChatGPT
Kjo është një thjeshtim i tepruar. Ai nuk e quajti të gjithë sufizmin bid‘a, por kritikoi disa praktika të caktuara, si p.sh. adhurimi i tepruar të shenjtorëve, rituale jo islame ose bindje e verbër.
Ai vazhdoi të pranojë pastrimin e brendshëm, dhikrin dhe edukimin shpirtëror.
Fatmiri
“Pra jemi afruar pak. Ai tha: sufijtë dinë gjithçka që i përket Islamit, por bëjnë të kundërtën.”
ChatGPT
Ai nuk e tha kaq në mënyrë të përgjithshme. Kritika e tij drejtohej ndaj njerëzve ose grupeve që kanë dije, por nuk e zbatojnë në praktikë, p.sh. përmes teprimeve ose pasivitetit.
Nuk bëhej fjalë për të gjithë sufijtë, por për praktika të devijuara.
Fatmiri
“Jo! Nuk është ashtu, ai donte salafizmin si metodë, që i nënshtrohet vetëm Zotit, dhe jo fillimisht pastrim shpirtëror e pastaj përkushtimin ndaj Zotit.”
ChatGPT
Edhe kjo është e thjeshtuar.
Ai e kuptonte veten metodologjikisht si salafi (kthim te Kur’ani dhe Sunneti).
Ai nuk e refuzoi spiritualitetin – përkundrazi, dhikri, pastrimi i zemrës dhe sinqeriteti janë thelbësore.
Dallimi: ai kritikonte sufijtë që fokusohen vetëm në brendësi dhe neglizhojnë ligjin, shoqërinë dhe veprimin.
Fatmiri
“E kuptoj, por kjo nuk është e saktë. Sufijtë pastrojnë shpirtin përmes ritualeve, lëvizjeve, vallëzimit dhe këngës duke liruar veten nga ngarkesat psiqike gjatë përkushtimit ndaj Zotit. Pikërisht këtë ai e quajti bid‘a.”
ChatGPT
Këtu prek thelbin:
Po, ai kritikoi disa praktika si vallëzimin, dhikrin këndimin apo forma të inskenuara si bid‘a.
Por jo pastrimin e brendshëm – atë e pranonte plotësisht.
Dallimi është: sufijtë i shohin praktikat e jashtme si të pandashme, ndërsa al-Banna pranonte vetëm punën e brendshme.
Fatmiri
“Forma të caktuara shprehjeje janë problematike”– po! E kuptoj – por për sufijtë pikërisht këto janë të rëndësishme, si vallëzimi, forma të veçanta të dhikrit etj.”
ChatGPT
Saktë, për shumë sufij këto praktika janë qendrore për afrimin me Zotin.
Për al-Bannën: vetëm përkushtimi i brendshëm mjafton; ritualet e jashtme pa bazë në Sunnet nuk lejohen.
Fatmiri
Po, kjo është e vërtetë, por unë kam të drejtë: sufijtë i përkushtohen Zotit me shpirt të pastër.
ChatGPT
Kjo është keqkuptuar. Sufizmi klasik:
Pastrimi dhe përkushtimi ndodhin njëkohësisht.
Dhikri, ushtrimet shpirtërore dhe puna e brendshme janë tashmë adhurim.
Nuk është “fillimisht pastrim, pastaj adhurim” – kjo nuk pranohet nga sufijtë apo dijetarët klasikë.
Fatmiri
“Vetë pastrimi i shpirtit është përkushtim ndaj Zotit. Dhikri = adhurim, ushtrimet shpirtërore = adhurim, puna e brendshme = adhurim. Ndodhin njëkohësisht.”
Po! tani jemi dakord. Por pikërisht këtë e refuzoi al-Banna, themeluesi i islamit politik.”
ChatGPT
Jo, kjo nuk është e saktë.
Al-Banna e pranonte plotësisht pastrimin e brendshëm si adhurim.
Ajo që ai refuzonte: disa forma të jashtme si vallëzimi, inskenimet apo ritualet e tepruara.
Pika kryesore: ai kritikonte metodat, jo parimin e përkushtimit të brendshëm.
Fatmiri
“Ju lutem jo mos e arsyetoni qëllimin dinak të dikujt i cili nuk paranon asgjë që nuk është në përputhje me qëllimet e tij, sepse ose duhet të pranohet sufizmi ashtu siç është, ose nuk është më sufizëm. Hassan al-Banna pranoi vetëm ato elemente që përputhen me Sunnetin dhe Kur’anin. Pra, ato që pranojnë salafistët.”
ChatGPT
Saktësisht.
Sufizmi klasik = zemra + ritualet e jashtme të pandashme.
Al-Banna = pranon vetëm pjesët që janë në përputhje me Sunnetin; pjesa tjetër nuk konsiderohet më sufizëm.
Fatmiri
“Po, tani jemi dakord. Faleminderit.”
ChatGPT
Shkëlqyeshëm!

Kah po shkon rinia e Mitrovicës – kush po i orienton, e ku po i dërgon?

0

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë 

Nga po shkon rinia e Mitrovicës – kush po i orienton, e ku po i dërgon?
Një lajm i thjeshtë në dukje: disa të rinj nga Mitrovica kanë marrë rrugën drejt Arabisë Saudite për të kryer Umren. Një “udhëtim shpirtëror”, siç përshkruhet me kujdes. Por në realitetin e sotëm të Mitrovicës, ky nuk është më vetëm një lajm fetar.
Është një sinjal alarmi.
Sepse pyetja nuk është më pse po shkojnë, por:
kush po i orienton këta të rinj dhe kush po e ndërton këtë rrugë për ta?
Mitrovica, fatkeqësisht, po rrëshqet çdo ditë e më shumë drejt një transformimi të dukshëm: nga një qytet me traditë qytetare, në një hapësirë ku feja po ekspozohet si spektakël publik dhe si instrument ndikimi.
Tenda iftaresh që zëvendësojnë hapësirat publike.
Ozane që jehojnë më fort se zëri i arsyes.
Një garë e heshtur se kush organizon më shumë, më zëshëm, më dukshëm.
Dhe në këtë atmosferë, nuk është më sekret për askënd se në Mitrovicë përmenden shpesh emra dhe rryma fetare që në opinionin publik lidhen me qasje të ashpra dhe interpretime të importuara të fesë – rryma që kanë qenë objekt diskutimi jo vetëm në shoqërinë tonë, por edhe në qarqe më të gjera sigurie dhe analiza ndërkombëtare.
A është kjo rastësi?
Apo kemi të bëjmë me një përqendrim të qëllimshëm ndikimi ideologjik?
Sepse kur në një qytet me papunësi, pasiguri sociale dhe mungesë perspektive, rinia gjen më shumë organizim për udhëtime fetare sesa për zhvillim profesional, atëherë dikush po e mbush boshllëkun.
Dhe zakonisht, ai boshllëk nuk mbushet falas.
Ndërkohë, udhëheqësit lokalë vazhdojnë teatrin e tyre të vogël:
mburren me disa baraka më pak dhe disa kontejnerë më shumë, sikur kjo të ishte përgjigjja për krizën e orientimit të një brezi të tërë.
Por problemi nuk janë kontejnerët.
Problemi është drejtimi.
Sepse rinia nuk po humbet vetëm ekonomikisht.
Po humbet orientimin kritik.
Po mësohet të ndjekë, jo të pyesë.
Të besojë, por jo të analizojë.
Të identifikohet me modele të importuara, në vend që të ndërtojë identitetin e vet mbi kulturën dhe traditën e këtij vendi.
Dhe kjo nuk është kundër fesë.
Kjo është kundër instrumentalizimit të saj.
Sepse feja është çështje personale.
Por kur ajo bëhet projekt kolektiv, organizim masiv dhe kanal ndikimi mbi rininë – atëherë ajo hyn në territorin e politikës.
Dhe aty lind pyetja më e rëndë:
kush po e drejton këtë proces – dhe për çfarë qëllimi?
Nëse sot nuk guxojmë ta bëjmë këtë pyetje, nesër mund të jetë vonë.
Sepse atëherë nuk do të pyesim më:
“ku po shkon rinia e Mitrovicës?”
Por:
a po shkon diku me vullnetin e saj – apo po dërgohet?

Papritur, shqiptarët u bënë avokatët më të ndjeshëm të Iranit

0
Ka diçka pothuajse poetike në mënyrën si një pjesë e opinionit publik shqiptar zgjohet papritur me një dhembshuri të thellë… për Iranin.
Po, Iranin.
Një shtet mijëra kilometra larg, pa asnjë lidhje emocionale, historike apo strategjike me Shqipërinë, por që, për arsye misterioze, na paska hyrë në zemër. Aq sa një rezolutë simbolike në Kuvend mjafton për të shkaktuar një shpërthim moral, sikur po bëhej ndonjë padrejtësi historike ndaj një “të pafajshmi”.
Çfarë ndodhi kështu papritur? U zbuluan fakte të reja për Iranin që bota nuk i di? Apo thjesht u aktivizua butoni i vjetër: “Nëse Perëndimi thotë diçka, ne duhet të dyshojmë”?
Sepse le të jemi seriozë për një moment.
Këta nuk janë njerëz që janë ulur dhe kanë bërë një analizë të thellë të politikës së jashtme iraniane. Nuk janë studiues të Lindjes së Mesme. Nuk janë as të interesuar realisht për Iranin.
Janë thjesht të interesuar për një gjë: të jenë kundër.
Kundër kujt? Nuk ka shumë rëndësi. Mjafton që në një anë të jetë SHBA apo BE, dhe loja është e qartë. Instinkti ndizet: “prit, këtu ka diçka”. Dhe papritur, Irani shndërrohet në viktimë.
Jo sepse dikush e ka analizuar si të tillë. Por sepse është në anën “tjetër” të hartës ideologjike.
Ironia? Paj, po të ishte e kundërta, po të kishte ardhur një rezolutë që e mbronte Iranin, PO këta njerëz do ishin të parët që do bërtisnin për “shitur tek lindja”, “turp kombëtar” dhe “poshtërim ndërkombëtar”.
Parimet janë fleksibël. Refleksi është konstant.
Dhe pastaj fillon repertori klasik: jo “po pse vetëm Irani?”
“Po të tjerët?”. “Po standardet e dyfishta?”
Këto nuk janë pyetje për të kërkuar drejtësi. Janë justifikime për të mos marrë qëndrim për asgjë. Sepse relativizimi është streha më komode: nëse të gjithë janë njësoj të këqij, atëherë askush nuk meriton të kritikohet. Dhe kështu nuk ke nevojë të mbash përgjegjësi për asnjë qëndrim.
E thënë ndryshe: konfuzion i paketuar si mençuri.
Dhe në fund, mos ta harrojmë elementin më të dashur të debatit shqiptar: Edi Rama. Sepse, le ta pranojmë, për një pjesë të mirë, kjo nuk ka asnjë lidhje me Iranin. As me terrorizmin. As me politikën ndërkombëtare. Ka lidhje me një gjë shumë më të thjeshtë: “çfarëdo që bën Rama, është gabim”.
Në këtë ekuacion, Irani është thjesht dekor. Një figurant në një teatër ku skenari është shkruar prej kohësh.
FILE – In this photo obtained by The Associated Press, Iranians attend an anti-government protest in Tehran, Iran, Jan. 9, 2026. (UGC via AP, File)
Pra jo, nuk është se “u dhimbset Irani”.
Është thjesht ajo që ndodh kur refleksi ideologjik, oportunizmi politik dhe dëshira për të qenë gjithmonë kundër bashkohen në një koktej të njohur shqiptar.
Dhe për një moment të shkurtër, shumë të shkurtër…
…ne bëhemi mbrojtësit më të zjarrtë të një regjimi që, po të ishte temë tjetër, do e dënonim pa u menduar dy herë.
Ironi? Jo.
Është hipokrizi e zhveshur, që ulërin me bindje dhe pret të merret seriozisht. Po pres tani Irani të ngrihet në këmbë dhe të na falënderojë publikisht për këtë valë të papritur solidariteti shqiptar. Se hipokrizia shqiptare ka kaluar çdo kufi logjik po se po.
Mizerje!

Ali Larijani është vrarë

0

FILE -Iranian Secretary of Supreme National Security Council Ali Larijani, speaks during a press conference after his meeting with the Lebanese parliament speaker Nabih Berri, in Beirut, Lebanon, Aug. 13, 2025. (AP Photo/Bilal Hussein, File)

DOSJE – Sekretari iranian i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare Ali Larijani, flet gjatë një konference për shtyp pas takimit të tij me kryetarin e parlamentit libanez Nabih Berri, në Bejrut, Liban, 13 gusht 2025. (AP Photo/Bilal Hussein, Dosje)

Hans Rustad / Document.no 

Ministri izraelit i mbrojtjes thotë se ata kanë vrarë udhëheqësin e vërtetë në Iran, Ali Larijani. Vdekja e tij është një goditje e madhe për regjimin, i cili tani qëndron pa udhëheqës. Udhëheqësi i ri i Lartë i emëruar është në koma, dhe nuk dihet nëse është gjallë.

Larijani ka qenë president i parlamentit. Ai mund të kishte qenë Udhëheqësi i Lartë i ri, nëse nuk do të ishte për faktin që i mungonte kualifikimi vendimtar: Ai nuk ishte jurist në ligjin islam, fiqh.

Shefi i milicisë Basij në Iran u vra në një sulm izraelit

0

Shefi i forcës paramilitare iraniane Basij, gjenerali Gholam Reza Soleimani, gjatë një konference më parë për shtyp në Teheran. Tani ai është vrarë nga IDF. Foto: AP / Ebrahim Noroozi / NTB

Erling Marthinsen / Document.no 17.03.2026 11:00

Shefi i forcës paramilitare iraniane Basij, Gholamreza Soleimani, është vrarë në një sulm izraelit.

Kjo konfirmohet nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), shkruan Times of Israel dhe mediat e tjera izraelite.

– Dje Forcat ajrore izraelite vepruan bazuar në inteligjencën ushtarake dhe sulmuan dhe eliminuan Gholamreza Soleimani, i cili ka qenë komandanti i njësisë Basij për gjashtë vitet e fundit, shkruan IDF në një deklaratë të martën.

Basij është i njohur për rolin e tij në shtypjen e dhunshme të protestave kundër regjimit dhe besohet se është përgjegjës për shumë vdekje midis civilëve iranianë.

Grupi shpesh përshkruhet si ushtarë elitë, por një term po aq i përshtatshëm është një grup terrorist.

IDF konfirmon gjithashtu se gjatë natës kanë kryer një sulm kundër kreut më të lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë i Iranit, Ali Larijani, në Teheran. Ende nuk është e qartë nëse Larijani u vra.

(Përditësim: tani është konfirmuar se si Larijani ashtu edhe zëvendësi i tij i komandës janë të vdekur.)

Në të njëjtën kohë, vazhdojnë sulmet kundër Libanit. Akram al-Ajouri, kreu më i lartë i grupit terrorist Jihad Islamik, dhe udhëheqës të tjerë të lartë të grupit, u goditën nga IDF në një sulm të mërkurën.

IDF beson se është e mundshme që al-Ajouri dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u vranë në sulm, por kjo nuk është konfirmuar.

Sjefen for Basij-militsen i Iran drept i israelsk angrep

Skandali që shndërroi raketat në meme dhe liderët në karikatura

0
Lirim Gashi, Prizren
_____
Gazetat amerikane dhe evropiane shpallin lajmin e shekullit: Mojtaba Khamenei qenka gjoja homoseksual.
Homoseksualizmin unë e kuptoj si nevojë të bythës për ta zëvendësuar vaginën dhe si nevojë të lëngut seksual për t’u zëvendësuar me lëng të mutit.
Sepse shija e bythës nuk mund të korruptohet nga shija e mjaltit, por vetëm nga shija e mutit.
A ma jep ky “fakt” të drejtën të mos e toleroj homoseksualizmin, e aq më pak ta ndaloj, veçanërisht kur ai banon në bythën e babait shpirtëror të të gjithë shiitëve të botës?
Aspak.
Prandaj i dëshiroj atij kënaqësi të jashtëzakonshme gjatë vetëmarrëdhënieve dhe marrëdhënieve seksuale të pakontrolluara me të gjithë myslimanët e botës që e kanë të njëjtin orientim seksual dhe fetar.
Por jo edhe orgazma bombastike me raketa balistike, që do t’i shkatërronin të gjitha bazat amerikane në Lindjen e Mesme.
Imagjinojeni tani Khamenein duke u munduar të arrijë “orgazëm grupor” me gjithë homoseksualët shiitë të botës, përmes Zoom-it.
Sa herë që ai e klikon butonin “share screen” për kënaqësi, i del një PowerPoint për raketat bërthamore dhe të gjithë fillojnë të qeshin aq shumë, saqë laptopët e tyre e shkruajnë vetë fjalën “LOL”.
Pastaj, në mes të këtij kaosi, Khamenei e kupton se aksidentalisht e ka shtypur butonin “starto raketat” ndërsa kërkonte një “emoji për organet gjenitale”.
Raketat nisen, por në vend të bazave, arrijnë direkt në parkingun e Papës dhe shkaktojnë një “panik hjnor të Papes së gjallë dhe të pararendësve të tij të vdekur”.
Dhe e gjithë kjo ndodh për shkak të një sinjali të dobët të Wi-Fi-së nga frustrimi i madh seksual i Khameneit.
Në fund, botën e shpëton… një mace iraniane që e ka një profil në Instagram dhe që i di të gjitha sekretet e orgazmave digjitale të Khameneit.
Dhe ndërsa Khamenei mundohet ta shpëtojë situatën, macja vetëm e tund bishtin dhe i thotë:
“Burrë, herën tjetër përdor kondom edhe për raketat, e jo vetëm për karucin !” 😹

Qëllimi i Kievit është ta bëjë luftën të paqëndrueshme për Putinin

0
INDEPENDENT
Ukraina kishte një plan brutal për të falimentuar Putinin me të vdekurit e tij në luftë – derisa kthesa 180-shkallëshe e Trumpit në tregjet e naftës e shkatërroi atë
Fushata e Ukrainës për ta detyruar Kremlinin të paguajë shuma të mëdha kompensimi për të vdekurit e luftës së Rusisë është minuar nga bonusi i naftës i Trumpit për Putinin, shpjegon redaktori i çështjeve botërore, -Sam Kiley.
E martë, 17 mars 2026
Zelensky kritikon SHBA-në për lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse
Përpjekja luftarake e Ukrainës po minohet nga shitjet e municioneve të mbrojtjes ajrore në Gjirin Persik dhe agresioni i vazhdueshëm nga Uashingtoni, ndërsa një bonus i çmimeve të naftës do të thotë që Moska tani, fjalë për fjalë, mund të financojë të vdekurit e saj të luftës.
Në llogaritjet e zymta të konfliktit të “mullirit të mishit” në krahun lindor të Evropës, Ministria e Mbrojtjes e Kievit ka si objektiv vrasjen e 50,000 ushtarëve rusë në muaj. Kjo për shkak se Ukraina vlerëson se Vladimir Putin mund të rekrutojë vetëm diku midis 35,000 dhe 37,000 trupa në muaj, pavarësisht bonuseve marramendëse të regjistrimit, pagave ekstravagante dhe një pakete kompensimi prej 165,000 dollarësh (124,000 paund) që u ofrohet familjeve të ushtarëve rusë të vrarë në aksion.
Sipas burimeve ukrainase dhe perëndimore, nëse ministria e Putinit do të paguante për të gjithë rusët e vdekur që lufta po gjeneron çdo muaj – gjithashtu të vlerësuar në rreth 35,000 – kostoja do të ishte 5.775 miliardë dollarë (4.35 miliardë paund). Shtojini kësaj koston e rekrutimit të 35,000 zëvendësimeve me bonuse regjistrimi prej 24,000 dollarësh (18,000 paund), dhe shifra rritet me 840 milionë dollarë të tjerë (632 milionë paund). Ky është një total prej 6.615 miliardë dollarësh (4.98 miliardë paund) që Rusia duhet të gjenerojë çdo muaj për të paguar listën e saj.
Ekonomia si fushëbetejë
Ukraina e di se nuk mund ta tejkalojë Rusinë për sa i përket fuqisë punëtore, por qëllimi i Kievit është ta bëjë luftën të paqëndrueshme për Putinin në terma bazë ekonomikë.
“Pika e krizës në Rusi nuk është se po mbarojnë njerëzit; po mbarojnë paratë për të blerë njerëz”, sipas analizës së inteligjencës të parë nga The Independent.
Por një rritje e çmimeve të naftës, së bashku me vendimin e Donald Trumpit për të hequr disa sanksione mbi industrinë masive të naftës të Rusisë, i ka dhënë Moskës një lehtësim të menjëhershëm nga presioni i përgjakshëm financiar që Ukraina po ushtron, me një kosto të rëndë për veten në jetë njerëzore në vijat e frontit të Donbasit.
Vlerësohet se Rusia ka fituar 6 deri në 10 miliardë dollarë shtesë (4.5 deri në 7.5 miliardë paund) nga të ardhurat e naftës si rezultat i luftës SHBA-Izrael në Iran, që kur ajo filloi më pak se një muaj më parë. Kjo shumë mbulon më shumë se koston e të vdekurve të Rusisë në luftë çdo muaj.
Goditja ndaj mbrojtjes ajrore
Këtë vit, inovacionet e Kievit në luftën me dronë, sulmet me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave ruse dhe taktikat e përmirësuara kanë rezultuar në një kthesë në favor të Ukrainës. Morali në vijat e frontit u përmirësua krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, heqja e sanksioneve mbi eksportet e naftës së Rusisë solli një rritje prej 13 për qind në eksportet e naftës së papërpunuar – kryesisht në Kinë, Indi dhe Turqi.
Volodymyr Zelensky paralajmëroi se mbrojtja ajrore e Ukrainës do të vuante nga një humbje e furnizimit, pasi fokusi i SHBA-së po zhvendoset në Lindjen e Mesme.
Oferta e Zelenskyt për të dërguar ekspertë ukrainas të dronëve për të ndihmuar në mbrojtjen e Gjirit u refuzua nga Trumpi, i cili deklaroi:
“Nuk kemi nevojë për ndihmën e tyre… ne kemi dronët më të mirë në botë.”
Ndryshimi i llogaritjeve
Oleksandr Merezhko, kryetar i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit ukrainas, tha: “Është si t’i japësh një vrasësi më shumë plumba.” Ndërkohë, ushtarët në front raportojnë se motivimi i rusëve është rritur për shkak të pagesave të larta.
Përpara rritjes së çmimit të naftës, inteligjenca perëndimore llogariti se buxhetet rajonale ruse do të përballeshin me falimentim përpara se të shteroheshin rezervat e fuqisë punëtore. Ukraina tani po detyrohet t’i rikalibrojë këto supozime. Kievi kishte vlerësuar se vrasja e rusëve me një ritëm prej 50,000 në muaj do të shkaktonte një “kolaps sistemik” deri në vjeshtë. Kjo datë tani do të jetë shtyrë, pas luftës Netanyahu-Trump kundër Iranit.
Ushtarët ukrainas qëllojnë me armë zjarri pozicionet ruse në vijën e frontit në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

U botue libri “Rruga, e Vërteta dhe Jeta”, përkthyer nga Don Fran Sopi

0

Lekë Mrijaj, Klinë

Doli nga shtypi libri katekistik “Rruga, e Vërteta dhe Jeta” – një përkthim i Don Fran Sopit në shërbim të ungjillëzimit dhe formimit shpirtëror

Në shtypshkronjën “Dukagjini” në Pejë ka dalë nga shtypi libri katekistik “Rruga, e Vërteta dhe Jeta”, një vepër me rëndësi të veçantë për jetën shpirtërore të besimtarëve katolikë, e cila tashmë vjen në gjuhën shqipe falë përkthimit të meshtarit Don Fran Sopi. Pikërisht bëhet fjalë për përkthimin nga kroatishtja të librit të autorit Marjan Radanović, një tekst i përmbledhur katekistik i dedikuar veçanërisht për të rriturit, i cili synon të paraqesë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme themelet e besimit të krishterë. Ky libër është konceptuar si një udhërrëfyes shpirtëror për besimtarët, duke ofruar një hyrje të thelluar në mësimin e Kishës Katolike dhe në përvojën e jetës në Krishtin.

Ky botim përbën një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e literaturës katekistike në gjuhën shqipe dhe në përpjekjet e vazhdueshme për formimin shpirtëror të besimtarëve. Në një kohë kur kërkohet gjithnjë e më shumë qartësi dhe thellësi në kuptimin e besimit, ky libër vjen si një mjet i vlefshëm për ata që dëshirojnë ta njohin dhe ta jetojnë më ndërgjegjshëm fenë e krishterë.

Në reflektimin që shoqëron këtë botim, përkthyesi Don Fran Sopi thekson se iniciativa për ta përkthyer librin “Rruga, e Vërteta dhe Jeta” ka lindur nga një ndjenjë përgjegjësie meshtarake dhe nga dëshira që kjo pasuri shpirtërore të bëhet e arritshme për besimtarët shqipfolës. Sipas tij, përkthimi i një libri katekistik nuk është vetëm një proces gjuhësor, por mbi të gjitha një akt shërbimi ndaj Kishës Katolike dhe një mjet i drejtpërdrejtë për ungjillëzim. “Ky libër është një mësim i shkurtër, por thelbësor për katolikët e rritur. Ai nuk është vetëm një tekst i thjeshtë katekizmi, por një ftesë për ecje shpirtërore, për kthim dhe për rritje në besim”, thekson meshtari i Dioqezës Prizren-Prishtinë.

Libri shpalos në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme thelbin e besimit të krishterë, duke e udhëhequr lexuesin drejt njohjes së Krishtit si Rruga, e Vërteta dhe Jeta – tri dimensione që përbëjnë thelbin e mesazhit ungjillor dhe të përvojës së krishterë.

Në faqet e tij, lexuesi gjen një gjuhë të pranueshme, por të pasur me shprehje dhe urti ungjillore, e cila synon ta ndihmojë besimtarin të hyjë më thellë në misterin e fesë dhe ta kuptojë më mirë thirrjen e tij për ta jetuar besimin në përditshmëri.

Përkthyesi thekson se një nga qëllimet kryesore të këtij botimi është që besimtarët ta kuptojnë fenë jo thjesht si një traditë të trashëguar apo si një zakon kulturor, por si një zgjedhje të vetëdijshme dhe si një rrugë jete që kërkon angazhim personal dhe përkushtim shpirtëror.

Don Fran Sopi

“Rruga për të cilën flet libri është vetë Jezu Krishti, i cili ecën përpara nesh dhe me ne. Ajo është rrugë besimi, sakrifice dhe shprese”, thekson Don Fran Sopi në reflektimin e tij.

Sipas tij, përkthimi i këtij libri synon të ndihmojë lexuesin që të mos mbetet vetëm një spektator i fesë, por të bëhet bashkëudhëtar aktiv në rrugën e Krishtit, duke e jetuar besimin në mënyrë të vetëdijshme dhe të përgjegjshme. Si meshtar i Kishës Katolike “Shën Katarina” në Pejë, Don Fran Sopi e sheh këtë punë si pjesë të misionit të tij shpirtëror. Për të, përkthimi i një teksti të tillë nuk është vetëm një kontribut kulturor apo shpirtëror, por një shërbesë e drejtpërdrejtë ndaj komunitetit besimtar. Ai, thekson se Fjala e Hyjit, kur lexohet dhe dëgjohet në gjuhën e zemrës së një populli, fiton një fuqi edhe më të madhe për të depërtuar në shpirt dhe për të ndikuar në jetën e njeriut.

Në këtë kuptim, libri “Rruga, e Vërteta dhe Jeta” synon të bëhet një ndihmesë konkrete për formimin katekistik të besimtarëve, veçanërisht për ata që janë në kërkim të një kuptimi më të thellë të besimit dhe të marrëdhënies së tyre personale me Krishtin. Në përmbyllje të reflektimit të tij, përkthyesi e konsideron këtë botim si një përpjekje të përulur, por të sinqertë që mësimi i Kishës dhe mesazhi i Ungjillit të rrënjëzohen më thellë në zemrat e besimtarëve. “Ky përkthim mbetet një akt shërbimi ndaj Kishës Katolike dhe ndaj besimtarëve. Është një përpjekje e vogël, por e sinqertë që Krishti të njihet, të dashurohet dhe të jetohet si Rruga jonë, e Vetmja e Vërtetë dhe Jeta jonë e amshuar”, shprehet don Frana.

Botimi i këtij libri, i përkthyer nga kroatishtja, përbën një hap të rëndësishëm në pasurimin e literaturës katekistike në gjuhën shqipe dhe pritet të zërë një vend të veçantë në jetën shpirtërore dhe formuese të komunitetit katolik shqiptar.

Lëvizja kombëtare për shkollën shqipe dhe alfabetin shqip në Shqipërinë e Veriut në vitet 1870-1912

                            Nikollë Loka, Dod Luli
Abstract
The nineteenth century found the northern regions the most backward and isolated in the country. The Gege society had tribal organization and some tribes were religiously mixed with Catholics and Muslims. This mixture led Ottoman officials to conclude that tribal allegiance among Northern Albanians dominated religious affiliation.
During the years of Ottoman occupation, in exchange for their loyalty to the High Gate, Northern Albanian territories were left virtually semi-autonomous, with self-governing social regulation, right to keep guns and tax exemption.
Albanian patriots in the north of the country, determined to build a national identity and unify their tribes in the fight for autonomy, created committees, clubs and associations in cities such as: Shkodra, Skopje and Prizren, then Dibra, Gjakova, Peja, etc.
After the victory of the Young Turk revolution, where Northern Albanians, mainly Kosovo, played a crucial role, the constitutional right was exercised to open Albanian clubs and schools. At this time we have a massive turnout of northern intellectuals, as well as muslim and catholic clergy in The National Cultural Movement: national congresses of the alphabet, creation of patriotic and cultural clubs, opening of schools and drafting of textbooks. Demand for Albanian schools and the Latin alphabet was based on major anti-Ottoman uprisings in Kosovo, Malsia e Madhe, Mirdita and Dibra in the period 1910-1912.
Fjalë kyçe: Autoritetet osmane, Rilindja Kombëtare Shqiptare, shkollat shqipe, alfabeti shqip.
Hyrje
Në prag të zgjimit kombëtar shqiptar, të njohur më mirë si Rilindja Kombëtare, shoqëria shqiptare ishte e fragmentuar në katër vilajete: i Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe i Janinës dhe nga ana kulturore përbëhej nga dy krahina, Toskëri në jug dhe Gegëri në veri (Gawrych, 2006:31). Shoqërisë toske i mungonte organizimi fisnor, ishte më e integruar në sistemin perandorak dhe më e lidhur me botën e jashtme (Gawrych, 2006:33-41). Shoqëria gege ishte e përbërë nga fise, disa prej të cilëve ishin fetarisht të përzierë, katolikë dhe myslimanë. Kjo përzierje fetare e njerëzve me lidhje gjaku i çoi zyrtarët otomanë në përfundimin se besnikëria fisnore në mes malësorëve shqiptarë dominonte mbi përkatësinë fetare.
Sistemi mesjetar i miletit e kishte vënë shenjën e barazisë midis fesë dhe kombësisë. Osmanët e përdorën ndarjen e shqiptarëve në tri besime për t’ua mohuar atyre kombësinë, duke i quajtur “turq”, “rum” (grekë) dhe “latinë”, që u bë një nga faktorët që përcaktoi ritme të ngadalshme në procesin e emancipimit politik (Prifti, 2001:28). Shqiptarët kishin qenë më besnikët nga popujt që iu nënshtruan Perandorisë Osmane, ndoshta sepse sovraniteti turk nuk e kishte shkatërruar kurrë pavarësinë e tyre lokale dhe traditat e lashta vendëse (Gewhr, 1931:88). Qëndrimi i butë dhe dhënia e privilegjeve, bënë që mjaft krerë, sidomos në Kosovë, të mbeteshin për shumë kohë besnikë ndaj Abdyl Hamidit, megjithëse ai nuk pranoi asnjë nga kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (HHStA. PA. A. në AIH,Vj, F. 19, D. 32/2, V. 1900, fl. 99/1, 99/2).
Revolucioni që shpërtheu më 1908, dhe shënoi rrëzimin e Abdyl Hamitit II nga pushteti, nxori në dritë me efekte befasuese, shtypjen që u bëhej shqiptarëve, të cilët e interpretuan lirinë e shpallur me zë të lartë si të drejtën për hapjen e shkollave, botimin dhe shpërndarjen e gazetave dhe përgatitjen për një shtet autonom. Por, që në fillim të vitit 1909-s, kjo politikë qartësisht separatiste i irritoi xhonturqit që po përpiqeshin të impononin otomanizimin e vendit. Për t’u dhënë mbështetje ligjore veprave të tyre kriminale turqit e rinj, nga fundi i 1909-s, sollën në Parlament ligjin për ndalimin e shoqatave, shkollave dhe të shtypit në gjuhën shqipe, dhe aprovuan ligjin “Për ndjekjen e bandave” (Licursi, 2011:108-109).
Inkurajimi i zhvillimit të gjuhës shqipe dhe “shqiptarizmi” gradual i sistemit arsimor në krahinat shqiptare, tregoi kundërshtimin e shqiptarëve ndaj otomanizmit të dhunshëm dhe në të njëjtën kohë rikonfirmoi vendosmërinë e shqiptarëve për të ndërtuar një identitet të veçantë kombëtar shqiptar (Psilos,2000:190). Nga Lidhja e Prizrenit dhe deri në shpalljen e Pavarësisë, përfaqësues të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare parashtruan si kërkesa të ngutshme njohjen e kombësisë shqiptare dhe çështjen e shkollave shqipe, bashkimin e tokave shqiptare në një vilajet të vetëm, madje dhe formimin e një Shqipërie autonome (Historia e Popullit Shqiptar, II, 2002: 372). Idetë e Lidhjes së Prizrenit për shkollën shqipe u rimorën nga Lidhja e Pejës. Dega e Dibrës e Lidhjes diskutoi edhe për nevojën e lëvrimit dhe e ruajtjes së gjuhës shqipe, çeljen e shkollave shqipe dhe sigurimin e mjeteve shkollore” (Skëndi, 2000: 343-317).
Në këtë periudhë, në shoqërinë shqiptare po ndodhnin ndryshime. Elita myslimane shqiptare, e cila kishte përfituar shumë nga regjimi i Abdyl Hamidit në këmbim të besnikërisë së saj, u zëvendësua nga një elitë e re intelektuale-nacionaliste shqiptare, e cila bëri thirrje për reforma në dobi të gjithë shqiptarëve. Megjithatë, ndikimi i saj ishte më i madh në jug, kurse në veri ndikimi i Perandorisë Osmane kishte mbetur ende i fuqishëm. Një pjesë e ulemasë fetare besonte se Perandoria Osmane ishte e vetmja që mund t’i zgjidhte të gjitha problemet shqiptare. Në veçanti, kjo frymë ishte e theksuar në vilajetin e Kosovës, pjesën e Maqedonisë dhe të Shkodrës (Skëndi, 2000:316-317), ku njerëzit ishin orientuar në ruajtjen e privilegjeve të vjetra (HHSt.A. PA.A. në AIH, Vj.18-9-997) dhe nuk po ndiqnin zhvillimet politike në vend.
Zhvillimet arsimore në veri të vendit kanë tipare të përbashkëta me zhvillimet në jug, por edhe veçoritë dalluese. Në veri të vendit, zhvillimet arsimore ndodhën nën ndikimin dhe mbrojtjen austriake, si dhe me angazhimin e disa intelektualëve, kurse në jug ndikoi emigracioni shqiptar, i cili ndihmoi dhe financiarisht. Nga ana tjetër, zhvillimet arsimore në jug u shoqëruan me sakrifica të mëdha, pasi përveç pushtuesve turq, armike e betuar e arsimit shqip ishte Patriarkana Greke e Stambollit.
Zhvillimet arsimore në Shqipërinë e Veriut i kemi trajtuar në dy pjesë. Në pjesën e parë kemi trajtuar periudhën deri në triumfin e revolucionit xhonturk, kur shkolla shqipe ishte jashtë ligjit dhe në periudhën 1908-1912, kur shqiptarët e fituan me kushtetutë të drejtën e mësimit në gjuhën amtare, por në praktikë hasën në shumë vështirësi dhe pengesa.
Mësimi i gjuhës shqipe deri në vitin 1908
Veriu i vendit kishte disa qytete të rëndësishme si Shkodra dhe Shkupi, qendra vilajetesh, si dhe qytete të tjera të rëndësishme si: Prizreni, Peja, Gjakova, Dibra. Në këto qytete kishte shkolla turke, por edhe shkolla të huaja. Një qendër e zhvillimit të arsimit shqip u bë Shkodra, që ishte një pikë ndarëse e njëkohësisht lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.
Edhe pas dekretit të Gjylhanesë, i cili në fushën e arsimit parashikonte që sistemi arsimor të organizohej në shkolla shtetërore, trevat shqiptare nuk përfituan asgjë, pasi shkollimi bëhej sipas përkatësisë fetare vetëm në shkolla të huaja. Shkollat dhe mësimi i gjuhës shqipe ishin objekt i goditjeve të vazhdueshme nga ana e pushtuesit, ndërkohë që me kalimin e kohës edhe në trevat shqiptare “… u rrit nevoja për një arsim laik, shqip nga gjuha, kombëtar nga fryma dhe praktik për jetën” (https://shqiperiaebashkuar.al/?p=21945). Në vitet ‘80 të shek. XIX mësimi i shqipes në jug të vendit bëhej fshehurazi në shkolla laike, kurse në veri nën mbrojtjen austro-hungareze u bë hapur. Përpjekjet e para të arsimimit në gjuhë amtare u dukën në Shkodër që në vitet 40 të shek XIX, ku mësonin deri në moshën 11-12 vjeçare fëmijët e familjeve të pasura. Shkolla të tilla private, të njohura që prej vitit 1836, të ngritura në lagje të ndryshme të qytetit, por kryesisht në ato katolike ishin: e Geg Kodhelit, Gjon Shkrumit, Zef Kamsit, Jak Krajës apo Jak Specit, siç njihej në popull prej ashpërsisë së tij në komunikim. Këto shkolla mbaheshin me ndihmat e vetë qytetarëve shkodranë, ndërsa mësuesit ishin vendas, ish tregtarë të falimentuar dhe intelektualë përparimtarë. Në këtë periudhë në shtresën e pasur të qytetarëve shkodranë shqipja filloi të përdoret dhe në korespondencat e tyre. Studiuesi Zija Shkodra rendit disa dokumente të tilla, si: korespondencën Çoba- Bianki 1865, letrën e Jak Biankit drejtuar firmës tregtare me të njejtin emër në Venedik 1865, letrën e Ejll Curanit për Jak Biankin në Shkodër 1865, testamentin shqip të një tregtari shkodran në 1867, letër nga Venediku e Stefan Biankit drejtuar tregtarit Ejll Çoba në Shkodër 1876, letër shqip e Gaspër Çobës në Korfuz drejtuar vëllait të vet në Shkodër 1874, letra të tregtarëve Gjokë Rraboshta, Reshit Hoti, Zef Luli, Pashko Kraja, Tereza Bianki e plot të tjerë. Me ndihmat e qytetarëve katolikë, por edhe me shpërblime financiare nga Austro- Hungaria, mbaheshin edhe tri shkolla femërore ku jepnin mësim tri mësuese shkodrane: Kushe Micja (1859), Tereza Bërdica (1862), Tina Nikë Gjergji (1869), (Kraja, 2013:12).
Ndërmjet katolikëve në veri, çështja e shkollave kishte gjetur njëfarë zgjidhje me anën e kulturprotektoriatit, që Austria e kishte fituar rreth tre shekuj më parë në Traktatin e Vjenës (1616) dhe pastaj e kishte përtërirë e zgjeruar me traktate e dekrete të mëvonshme që i jepte të drejtë të angazhohej në ndërtimin e riparimin e kishave katolike dhe të shkollave. Më 1848, Perandoria Habsburge futi gjuhën amtare shqipe në shkollat e saj (Shllaku,2002:64). Me qëllim që të dobësonte ndikimin kulturor italian që po rritej, dhe për të forcuar ndikimin e vet, Austro-Hungaria bëri “nacionalizimin” e shkollave katolike në Shqipëri, duke zëvendësuar në mjaft prej tyre gjuhën italiane me shqipen. Ndonëse në masë më të kufizuar, edhe Italia u detyrua ta vërë mësimin e shqipes në shkollat e saj në Shqipëri (Historia e arsimit,2003:137). Mësimi dhe librat shqip u përhapën edhe në viset e Kosovës, si në Prizren, në Gjakovë, në Pejë, në Ferizaj, në Drenicë etj. (Historia e arsimit, 2003: 161).
Programi kombëtar i Lidhjes kërkonte njohje zyrtare të gjuhës shqipe, përdorimin e saj në administratë dhe shkollat ​​e Shqipërisë, dhe përdorimin e një pjese të të ardhurave të vendit për zhvillimin e arsimit. Në këtë periudhë, klerikët atdhetarë u mësuan gjuhën shqipe fëmijëve të familjeve myslimane në shkollat turke. Që në çerekun e fundit të shek.XIX, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës, në disa prej mejtepeve mësohej Mevludi në shqip (Kraja, 2013:13). Në fundin e viteve ‘60, Daut Boriçi, më vonë kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Shkodrën, botoi dy abetare shqipe me alfabet turko-arab, duke e quajtur si pikënisje për arsimimin e breznive të reja dhe duke e vënë turqishten në plan të dytë (Osmani-Kazazi, 2000:85-92). Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, idetë e saj për arsimin patën ndikim në Shqipërinë e Veriut, ku vazhdonte përpjekja për ruajtjen e autonomisë tradicionale dhe shkolla u pa si një mjet që i shërbente ruajtjes së identitetit kombëtar. Në këtë periudhë funksiononin në veri të vendit disa shkolla shqipe, si: në Dibër, Krujë, Troshan, Blinisht, Pllanë, Orosh, Milot, Rrëshen, Hajmel, Bushat, Lezhë, Rubik, Kallmet etj. (https://shqiperiaebashkuar.al/?p=21945). Në këtë periudhë kemi shkolla shqipe të subvencionuara nga austriakët që nën maskën e shkollave fetare funksiononin prej një periudhe pak a shumë ta gjatë si në Prizren (Malkolm:2001:195). Në vitin 1898, në Prizren hapet një shkollë shqipe e tipit të Mësonjëtores së Korçës, më shumë me karakter laik, ku e vijonin mësimin djemtë dhe vajzat, në paralele të ndara dhe pos të krishterëve atë e ndiqnin edhe shqiptarët e besimit islam. Se kjo shkollë kishte karakter laik, dëshmon edhe kurrikula, që në fakt është e ngjashme me atë të ditëve të sotme (Boletini, 2015). Që nga viti 1892, Prizreni kishte një shkollë katolike për vajza (Boletini, 2015). Shkolla shqipe e Shkupit përmendet që nga viti 1893(Asani, 2018:188). Shënime të sigurta për shkollën e Zymit kemi vetëm nga viti 1880, kur paraqitet si shkollë e formuar me katër klase, në të cilën mësoheshin të gjitha lëndët e atëhershme, ndërsa në fund të vitit shkollor, nxënësit merrnin dëftesa (Mirdita, 1998:329-330). Në Dibër, shkolla shqipe u hap në vitin 1888 nga Said Najdeni dhe përveç elementeve të para të shkrim-këndimit me alfabetin e Stambollit, mësohet edhe diçka nga matematika, shkencat natyrore, bëhej mësim fetar, bisedohej për tema nga historia e kultura kombëtare (Bilali-Halluni,2015:51).
Përparimi në lëmin e shkrimit ndikoi që Shkodra të vijojë edhe traditën e hershme në fushën e veprimtarisë botuese. Në rang kombëtar, kjo veprimtari botuese deri në 1700 përmblidhet në 12 vepra, gjë që për kushtet e atëhershme përbënte një ngjarje me rëndësi, si në jetën kulturore dhe në atë arsimore të vendit. Kjo veprimtari pasohet me botimin e 11 veprave në shek. XVIII, dhe pasurohet ndjeshëm në shek. XIX me 81 vepra (Kraja, 2013:16).
Krijimi i shoqatave deri në revolucionin xhonturk ishte e ndaluar, pasi ato ishin bartëse të aspiratave për liri dhe i shërbenin rrritjes së vetëdijes kombëtare. Në Shkodër ishte formuar shoqëria gjuhësore dhe letrare si “Bashkimi” (1899), të cilën e drejtoi Prend Doçi, Abati i Mirditës. Kjo shoqëri formoi dhe abeceden e vet, duke marrë për bazë alfabetin latin që patën përdorur shkrimtarët shqiptarë të veriut. Qëllimi kryesore i kësaj Shoqërie ishte përhapja sa më shumë e gjuhës shqipe nëpërmjet shtypit të shkruar si dhe shtimi i botimit të librave nga fushat e ndryshme me alfabetin latin (Ukgjini, 2018). Në vitin 1901 u formua shoqëria tjetër, “Agimi”, e cila gjithashtu hartoi një akfabet të vetin. Në Kosovë gjërat shkuan më me vështirësi në hapjen e klubeve, për shkak të ndikimit të fanatikëve fetarë, të cilët e bënë të vështirë përhapjen e gazetave dhe revistave shqipe (AQSH, F. Ibrahim Temo, pa vit, D. 78, f. 5).
Zhvillimi i arsimit shqip në vitet 1908-1912
Revolucioni xhonturk dhe shpallja e kushtetutës krijuan kushte pak a shumëtë favorshme për zhvillimin e lëvizjes kombëtare shqiptare. Në rrethana të tilla, shqiptarët shpresonin se do të përmbushnin aspiratat e tyre dhe pothuajse të gjitha rrymat politike u bashkuan në mendimin se Lëvizja Kombëtare duhej të zhvillohej brenda regjimit xhonturk, duke përfituar prej lirive të njohura me kushtetutë. Shumica e veprimtarëve të lëvizjes kombëtare brenda e jashtë vendit dhe organet e shtypit atdhetar, e quanin të dobishme që shqiptarët të shfrytëzonin liritë që u dha kushtetuta për të zhvilluar në mënyrë legale lëvizjen kulturore kombëtare, për të hapur shkolla shqipe në tërë vendin dhe për të përhapur me të gjitha mjetet mësimin e gjuhës shqipe. Sipas një korrespodence të gazetës “Times”, “një entuziazëm që ndeshet në jug, nuk ishte në pjesën veriore të Shqipërisë, edhe pse lëvizja për arsimin shqip do të përhapej edhe atje”(Times, 25 Aug. 1908).
Në veri të vendit pati pak klube kulturore, të vendosur në qytetet kryesore. Formimi i klubit të Shkupit bëri jehonë të madhe në tërë Vilajetin e Kosovës. Për formimin e tij një ndihmë të çmueshme dha delegacioni i atdhetarëve të shquar të Shqipërisë së Jugut, i përbërë nga vëllezërit Topulli dhe Shahin Kolonja (HHStA, PA A, në AIH, Vj -155-1318). Konsulli austro-hungarez në Prizren vinte ne dukje se Gjakova, një nga qytetet e zonës së tij konsullore, ishte më përpara në pikëpamje të nivelit të ndërgjegjësimit kombëtar, çka rezultoi me formimin e klubit. Po ashtu, në shkurt të vitit 1909, u formua klubi “Bashkimi” i Mitrovicës me Ferhat Dragën në krye (HHStA PA A në AIH.Vj 18-5-519). Brenda një kohe të shkurtër do të themelohen edhe klube të tjera në qytetet shqiptare si: në Ohër, Strugë, Dibër, Kumanovë, Tetovë. Të gjitha këto klube kishin një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijësimit kombëtar të popullatës shqiptare. Në Shkodër, një grup i përbërë kryesisht nga katolikë, por që përmbante edhe disa myslimanë, formuan një klub me idenë për të krijuar një gazetë dhe për të zhvilluar propagandë për themelimin e shkollave shqipe. Në të gjitha klubet u mendua që të punohet për përhapjen e arsimit në popull. Xhonturqit nuk e mirëpritën formimin klubeve dhe, aty ku u jepej mundësia, u përpoqën të ndikonin mbi njerëzit që mbështesnin politikën e tyre. Turqit e rinj menjëherë pas fitores së revolucionit filluan fushatën kundër veprimtarive të klubeve kombëtare shqiptare dhe shkollave shqipe që ishin hapur së voni. Sipas raportit të konsullit austro-hungarez nga Selaniku “politika e xhonturqve shkonte në drejtimin e pengimit të ideve “separatiste” (HHStPA Pa A, në AIH, Vj -155-1318). Në raportin e konsullit austro-hungarez shkruhet edhe për udhëtimin e kryetarit të klubit “Bashkimi” Rexhep Hoxha në Ohër, Dibër, Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë dhe Shkup me qëllim që të formonte komitete të fshehta, të cilat do të zhvillonin ndjenjat kombëtare. Sipas Posfait “shqiptarët kërkojnë po ato të drejta që i gëzojnë edhe kombet e tjera të Perandorisë Osmane (Verli, 2018: 137).
Në fillim të shtatorit të vitit 1909, kur po zhvillohej ekspeditat ushtarake e Xhavit Pashës për “paqësimin” e shqiptarëve, filloi dhe fushata kundër shkollës shqipe dhe alfabetit kombëtar (Abdyli, Libri.1 2004: 270). Pas këtyre ekspeditave, Lëvizja Kombëtare Shqiptare njohu ngritje në shumë vise të Shqipërisë, sidomos në Shqipërinë Verilindore. Sipas shtypit shqiptar të kohës, thuhet se “Kuvendi i Llukës i kishte artikuluar disa kërkesa, që iu adresuan qeverisë osmane, ndër të cilat dhe kërkesat për mësimin e gjuhës shqipe dhe nëpunësit që do të dërgohen në Shqipëri të dinë gjuhën shqipe (Bashkimi i Kombit”, 1909). Po kështu, në emër të banorëve të Pejës, Prizrenit dhe të Mitrovicës, një komision i paraqiti kërkesën Komitetit Xhonturk të Selanikut”për krijimin e shkollave shqipe me shpenzimet e qeverisë së Stambollit” Myzyri,1996: 55).
Tregues i zhvillimit të arsimit shqip në veri është dhe nukmri gjithnjë në rritje i nxënësve që vazhduan Normalen e Elbasanit. Sipas raportit të konsullit Austro-Hungarez të Manastirit, në vitin 1910 Shkolla Normale kishte 163 nxënës, prej të cilëve 128 konviktorë. Këtu duhet përmendur se krahas viseve të tjera, një numër mjaft i madh i nxënësve u dërgua në këtë shkollë nga vilajeti (i atëhershëm) i Kosovës dhe për këtë u përkujdes atdhetari i madh Hasan bej Prishtina (Myzyri,1998: 222). Në vitin 1910, nga Kosova e vazhduan Shkollën Normale nga Peja dhe Kruja nga 1 nxënës, nga Shkodra, Prizreni dhe Presheva nga 2 nxënës; nga Gjakova dhe Mitrovica nga 3 nxënës; nga Shkupi 4 nxënës dhe nga Gjilani e Vuçiterna nga 5 nxënës; nga Dibra 7 nxënës (“Tomorri” 24.3.1910). Ndërsa gazeta “Bashkim’ i kombit” bën fjalë për 19 djem që po vinin në Normale nga Kosova e Struga (Stafa, 2015:106). Nxënësit kosovarë nuk erdhën në Normale të gjithë njëherësh, por në kohë të ndryshme, pothuaj gjatë gjithë vitit shkollor. Kur u çel Normalja, nga Kosova kishin arritur vetëm 7 nxënësit e parë (nga Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Vuçiterna dhe nga Shkupi). Në janar u dërguan në Normale 5 nxënës të tjerë, tre nga Gjilani dhe dy nga Vuçiterna (Stafa, 2015:107). Në shkurt të vitit 1910 Hasan Prishtina dërgoi edhe 16 nxënës të tjerë nga Kosova dhe kishte deklaruar se: “munt të dërgoj edhe pesëdhjetë e gjashtë (56) të tjerë, sikur të jetë e sigurt se në Mësonjëtore t’Elbasanit ka vend për ta”. ( “Lirija”, Nr.75, Selanik, 13 shkurt 1910). Në personelin pedagogjik të Normales bënin pjesë njerëz të shquar në fushën e kulturës, ndër ta dhe Luigj Gurakuqi nga Shkodra, (Stafa, 2015:108) drejtori i parë i saj.
Zhvillimet që kishin ndodhur në dy dekadat e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, rritja e numrit të botimeve shqip dhe zhvillimi i proceseve të kulturës kombëtare në përgjithësi, e bënë domosdoshmëri përcaktimin e një alfabeti të vetëm. Për më tepër, rilindësit me të drejtë, mungesën e një alfabeti të vetëm të shqipes e konsideronin jo vetëm një problem gjuhësor e kulturor, por edhe një problem politik që pengonte bashkimin e shqiptarëve. Zgjidhja e alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe duke qenë një nga problemet më të rëndësishëm politike të kohës u bë e mundur vetëm pas shpalljes së Kushtetutës më 1908. Kongresi i Manastirit i mbajtur më 14-22 nëntor 1908 zgjodhi alfabetin latin, që do të ndikonte në zhvillimin e shkrimit shqip dhe do të ndihmonte në unifikimin kulturor të kombit shqiptar. Zgjedhja e alfabetit latin kishte dhe një dimension të qartë politik dhe tregonte aspiratat perëndimore të shqiptarëve si komb. Në fakt, vetë kontrasti midis alfabetit latin dhe atij turk do ta bënte vetëdijen shqiptare të ishte ndryshe nga ajo e turqve” (Skëndi, 2000:341).
Në Kongres, si përfaqësues të “Bashkimit” ishin delegatë At Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi; për “Agimin” Dom Ndre Mjeda dhe Mati Logoreci. Por sesa ishin interesuar shtresat e gjera të popullit për këtë problem, del nga fakti që komiteti katolik i atjeshëm kishte vendosur të autorizojë Luigj Gurakuqin dhe Mati Logorecin, edhe si të deleguar të popullsisë katolike të këtij qarku dhe t’u sigurojë nga ana e bashkësisë shpenzimet e udhëtimit (Lloshi, 2018:105-106). Në Kongres iu la mjaft vend telegrameve të lexuara. U lexua një telegram përshëndetës nga Bib Doda prej Shkodre, që përmbante njëkohësisht edhe lutjen që si alfabet kombëtar të zgjidhej alfabeti i “Bashkimit”, i cili ishte më praktik në tregti dhe në marrëdhëniet me vendet e jashtme” (Lloshi, 2018:106-107).
Kongresi i Manastirit u zhvillua në mes debatesh të shumta. Ajo frymë debatesh reflektohej në të gjitha qarqet intelektuale shqiptare. Telegramet dhe letrat e ardhura nga Gegëria kërkonin të përzgjidhej alfabeti i Bashkimit, ndërsa telegramet dhe letrat e ardhura nga Toskëria kërkonin përdorimin e alfabetit të Stambollit.Në atë situatë, në ditën e tretë të punimeve Kongresi zgjodhi një komision prej 11 vetësh, të kryesuar nga At Gjergj Fishta, ku bënin pjesë njohësit më të mirë të gjuhës shqipe, përkrahës të alfabeteve të Stambollit, “Bashkimit”, “Agimit”, si dhe intelektualë të tjerë të shquar. Komisioni i zgjedhur përmes votimit, në zgjidhjen që do të bënte, iu desh të merrte parasysh gjithë ato letra dhe telegrame, që i kishin ardhur, të cilat paralajmëronin se po të mos vlerësoheshin kërkesat e njërës palë, apo tjetrës, do të shkaktohej pengesë e madhe në përparimin e kombit. Në përfundim të punës, me datën 20 nëntor 1908, Mithat Frashëri, në cilësinë e kryetarit të Kongresit të Manastirit, deklaroi se “çështja e alfabetit mori fund në një mënyrë që do të mbesin jo veç të gjithë të kënaqur, e për këtë shkak u zgjodhën dy abetë e të dy do të përdoren prej shqiptarëve: njëri është ai i Stambollit e tjetri një abe thjesht latine” (Osmani, :461-496), i mbështetur mbi Alfabetin e Bashkimit. Meqenëse të dy alfabetet qenë përdorur edhe në shkollat shqipe të hapura deri atëherë, u vendos me vota unanime të përdoreshin të dy alfabetet, me disa ndryshime, sipas nevojës së gjuhës. Për të siguruar unitetin kulturor të shqiptarëve, të dy alfabetet do të mësoheshin me detyrim në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Por, u vendos që kushdo të ishte i lirë të përdorte atë alfabet që donte për shtypjen e librave. Pastaj brenda dy vjetëve, përpara se të mblidhej kongresi tjeter, do të kuptohej se cili alfabet do të përdoret më shumë dhe ky do të caktohej si alfabeti i vetëm kombëtar. Ndonëse Kongresi i Manastirit nuk vendosi për alfabetin e përbashkët, i hapi rrugë përzgjedhjes së tij me kalimin e kohës. Alfabeti thjesht latin i Bashkimit, duke qenë i papërzier e më homogjen nga karakteri i shkronjave, më i lehtë e më praktik për shtyp, u përhap gjithnjë e më shumë dhe nga fundi i Luftës së Parë Botërore u bë alfabeti i përbashkët e i vetëm për të gjithë shqiptarët, alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe. (Qosja,2018). Alfabeti i shoqërisë “Bashkimi”, si vepër kolektive e intelektualëve gegë, duhet konsideruar edhe si kontribut i tyre i rëndësishëm në Rilindjen tonë Kombëtare.
Përderisa zona jugore dhe ajo veriperëndimore e Shqipërisë ishin në favor të alfabetit latin, pjesa verilindore e ndikuar nga xhonturqit dhe hoxhallarët fanatikë, nxisnin përdorimin e alfabetit me shkronja arabe” (Times,16 Apr. 1909). Problemin e grafisë xhonturqit e paraqitën si çështje të shqiptarëve, si të drejtë të shqiptarëve të besimit mysliman që duhet të vendosin vetë për gërmat që duhet të përdorin. Të bindur se, nëpërmjet xhemijetit, shqiptarët e besimit mysliman do t’i mbronin shkronjat turko-arabe, në përvjetorin e parë të shpalljes së kushtetutës Turke, më 23 korrik 1909 filloi punën kongresi i Dibrës, (Shtjefni, Loka, 2012:103-104), ku qe bërë një lëshim, duke e lënë shkrimin e shqipes me alfabetin që do të zgjidhte secili sipas dëshirës. Për ta vënë në zbatim këtë vendim, pas Kongresit të Dibrës, xhonturqit organizuan demonstrata në qytete të ndryshme të Shqipërisë në favor të alfabetit turk, duke bërë përpjekjen e fundit për të ushqyer përçarjen në mes të shqiptarëve” (Skëndi, 2000:343-344). Megjithatë, projekti për futjen e alfabetit turk në shkollat shqipe nuk u realizua dhe çështja e alfabetit u bë shkas për fillimin e një konflikti të hapur midis xhonturqve dhe shqiptarëve.
Futja në përdorim e alfabetit latin nuk kaloi pa probleme, sidomos në veri të vendit, ku paria konservatore dhe ulemat turkoshake kishin ndikim më të madh. Megjithëse disa shkolla në vilajetin e Kosovës filluan të përdorin alfabetin latin, disa nga prijësit fetarë, të nxitur nga komiteti i xhonturqve në Selanik, e quanin këtë alfabet “të pa fe” dhe kërkonin përdorimin e alfabetit arab si faktor bashkimi për tërë Perandorinë Osmane (Malcolm, 2011:249). Platformën e luftës së tyre kundër arsimit dhe alfabetit kombëtar shqiptar dhe, përgjithësisht, kundër kulturës shqiptare, Turqit e Rinj u mbështetën në tezën se “vendimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për alfabetin kombëtar me shkronja latine shprehte tendencat e fshehta për arritjen e pavarësisë së plotë të Shqipërisë”, që sipas tyre “ishte rezultat i agjitacionit të diasporës shqiptare dhe vepër e nxitur nga intrigat e shteteve të krishtera, në radhë të parë të Austro-Hungarisë” ( AIH, Vjet-19-21-878, 1909).
Turqit e rinj bënë për vete një pjesë të klerit mysliman, duke e nxitur ta shkruajnë gjuhën shqipe me alfabetin arabo-osman. Një pakicë e myslimanëve shkodranë ishin të pakënaqur me krijimin e klubit shqiptar dhe përpjekjet për hapjen e shkollave shqipe që do të përdornin alfabetin latin. Kjo gjendje ishte dhe në Kosovë, ku shteti osman ndërhyri publikisht. Valiu i Kosovës, bashkë me deputetin Said Efendia kishte mbajtur mitingje në Sjenicë, Ferizaj, Gjakovë, Prishtinë, Shkup, Pejë, Gostivar, Dibër, Tetovë, Preshevë e gjetiu me qëllim bindje dhe heqje dorë nga shkrimi latin. Ndërkohë simpatizuesit e shkronjave turko-arabe nga klubi i Aksarajt “Mahfel” dërguan njëfarë Arif Hiqmeti, kinse gazetar, nga fshati Llojan i Kumanovës ta studiojë gjendjen dhe të kontaktojë me parinë muslimane për të krijuar besimin se “shkronjat turko- arabe janë shkronjat e Zotit dhe ai di vetëm ato t’i lexojë, kurse shkronjat gjahure Zoti nuk i pranon dhe i dërgon të gjithë në xhehnem” (Mustafa, 2018:96).
Edhe shumë gazetarë të paguar shkruanin se gjoja “tek arnautët myslimanë dominon një pakënaqësi dhe urrejtje e madhe ndaj germave ” të kaurëve”. Në shumë qytete, si në Kaçanik, Shkup, Pejë, Shkodër etj. dominon një pakënaqësi (Mustafa, 2018:93). Në mbështetje të xhonturqve dolën serbët, përmes një organizate “të serbëve otomanë”, të themeluar në Shkup me pëlqimin e xhonturqve, që i kishte degët e veta në të gjithë Kosovën dhe Maqedoninë. Në vitin 1910, kjo organizatë iu bashkua një fushate të fuqishme të xhonturqve kundër përdorimit tëalfabetit latin nga shqiptarët (Malcolm, 2011: 253).
Pas interpelancës së deputetëve në Parlament dhe demarsheve të Hasan Prishtinës te Ministri i Arsimit, qeveria e Stambollit kumtoi zyrtarisht se e konsideronte çështjen e alfabetit si problem të brendshëm të shqiptarëve, por ndërkohë arriti urdhëresa që “mësimi i gjuhës shqipe në shkollat private dhe shtetërore të zhvillohej vetëm me alfabetin turk”. Në telegramin e dërguar Valiut të Kosovës, Ministri i Arsimit kishte theksuar se “telegrami i mëparshëm, për mospërzierjen në çështjen e alfabetit, ishte dërguar ngase qeveria me këtë donte të mësonte disponimin e popullit, dhe se vendimi i ri pasoi në mbështetje të vullnetit të shprehur nga vetë shqiptarët” (The Times, Aug 05, 1910).
Hasan Prishtina, ithtar i shkronjave latine, ka dërguar nga Shkupi telegramin ku thuhej se ”Vilajeti Kosovës ka nevojë për 10 mësues të gjuhës shqipe. Të gjithë ata që dëshirojnë ta kryejnë këtë shërbim le t’i drejtohen klubit “ Bashkimi”, kurse në Stamboll klubit “Sabah. Nga një dokument tjetër, që mban datën 3 shkurt (II), 1910 nr. 234, marrim njoftime për nxënësit e Idaijes së Shkupit, ku një pjesë e madhe e tyre kanë përfillë latinishten. Në dokumentin që mbanë datën e 10 shkurtit 1910 nr. 87 mësojmë edhe për reagimin e valiut të Shkupit, i cili i ka dërguar telegram Ministrisë së Arsimit në Stamboll duke u kanosur se “të gjithë ato shkolla që mësojnë me shkronja latine do të mbyllen”. Pastaj në dokument përshkruhen edhe masat që i kishte ndërmarr pushteti i vendit ndaj idhtarëve të shkronjave latine. Nga ky dokument kuptojmë masat represive të pushtetarëve turq. Ata e pushuan nga puna mësuesin e gjuhës shqipe, Bedri Efendiu (Pejani), pastaj komandantin e xhandarmerisë Sheli, sepse djali i tij ishte përkrahës i shkronjave latine dhe ishte larguar nga shkolla e Idadies, po ashtu, ishte larguar nga puna edhe një nëpunës dogane. Dhe të gjithë atyre që u kishin gjetur libra me shkrim latin, i kishin gjobitur me një rrogë. Edhe një mjek i komunës ishte larguar nga puna, sepse emrat dhe diagnoza e të sëmurëve kishte qenë të shkruar me shkronja latine. Klubit të këtushëm (e ka fjalën për klubin e Shkupit) i ishte hequr tabela e mbishkrimit pse kishte qenë e shkruar me shkronja latine.” (Mustafa, 2018:94-95).
Shtypja e kryengritjes shqiptare të Kosovës në vitin 1910 u pasua me luftën kundër kulturës dhe gjuhës shqipe, duke mbyllur klubet e hapura shqiptare nën pretekstin se ishin “vatra të revoltës” dhe me burgosjen dhe ndalimin e prijësve, redaktorëve dhe gazetarëve të gazetave shqipe. Me urdhër të Portës së Lartë u mbyllën shoqëritë dhe klubet shqiptare, u ndaluan librat dhe gazetat në shqip dhe u mbyllën shkollat në gjuhën shqipe. Në ato kushte, shkollat shqipe punuan në kushte ilegale Skëndi (Skëndi, 2000:350).
Në kryengritjen e vitit 1911, drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare hartuan kërkesat për autonominë e Shqipërisë në katër vilajetet e banuara me shqiptarë, pika 2 e të cilave ishte: Gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në të katër vilajetet dhe kjo gjuhë të përdoret si gjuhë e mësimit në shkolla, zyra dhe gjykata”. Në mars të vitit 1911, një qarkore e Ministrisë së Brendshme në Stamboll kërkonte riçeljen e shkollave, sikundër dhe çeljen e shkollave të reja dhe përdorimin e alfabetit latin (Skëndi, 2000:350). Por përpjekjet përçarëse të xhonturqve vazhduan edhe më tej, duke e trajtuar problemin e arsimit shqip dhe të alfabetit latin si të dëmshme për fenë myslimane dhe të rrezikshme për interesat e Perandorisë. Si në fillim, edhe gjatë zhvillimit të kryengritjes shqiptare të vitit 1912, u paraqitën kërkesa në lidhje me arsimin dhe shkollën shqipe. Kërkesa të tilla u shprehën nga kryengritësit e Malësisë së Gjakovës, të Hasit, të Mitrivicës, Dibrës, Junikut etj. (Myzyri, 1996:362-363).
Në bisedimet midis kryengritësve shqiptarë të përfaqësuar nga Hasan Prishtina dhe autoriteteve osmane, çështjet arsimore zinin mjaft vend. Nga 14 kërkesat e Hasan Prishtinës drejtuar delegacionit osman në bisedime, pesë ishin për shkollat dhe në pikën 4 shkruhet: ”Nëpunësit të dinë gjuhën e të njohin zakonet e vendit”, ndërsa në pikën 6: “Të bëhet mësimi i gjuhës së vendit në shkollat private dhe të shtetit” (Shqipëria në dokumentet austro-hungareze IV, 2012:331).
Me rritjen e kërcënimit të shteteve ballkanike, delegacioni shqiptar bëri lëshime. Sidoqoftë, marrëveshja shqiptaro-osmane nuk u zbatua, pasi shumë shpejt pas nënshkrimit të saj filloi lufta dhe trojet shqiptare u pushtuan nga aleatët ballkanikë me synimin e qartë për t’i ndarë midis tyre.
Përfundime
Lëvizja për arsimin dhe alfabetin shqip në Shqipërinë e Veriut ka veçoritë e saj që vijnë prej specifikave të zhvillimit. Shqipëria e Veriut ishte më pak e integruar në strukturat e pushtetit osman dhe krahinat e ndryshme të saj gëzonin njëfarë autonomie, kështu që ndihej më pak ndikimi i atij pushteti. Por trevat veriore ishin më pak të integruara edhe me njëra-tjetrën dhe me botën e jashtme. Paria tradicionale ishte e lidhur me administratën osmane dhe kërkonte të mbronte privilegjet e saj. Numri i të shkolluarve jashtë vendit ishte më i vogël se në jug. Në ato kushte, lëvizja arsimore vjen më shumë si kërkesë e elitave klerikale katolike dhe myslimane dhe e pak intelektualëve laikë, që me ndihmën austro-hungareze u angazhuan në shkollimin shqip. Pozitiv është fakti se edhe në veri të vendit pati një lëvizje arsimore dhe kulturore kombëtare që erdhi duke u zgjeruar gradualisht dhe kërkesat për shkollë dhe alfabet shqip u vunë në themel të kryengritjeve të mëdha antiosmane që u zhvilluan në veri të vendit, kryesisht në Kosovë dhe Malësinë e Madhe. Lëvizja Kulturore Kombëtare u unifikua në procesin e zhvillimit të saj dhe Shqipëria e Veriut ka kontributin e saj, i cili duhet të gjej pasqyrim më të mirë në studimet për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Burimet dhe literature
Burimet arkivore
– HHStA, PA A, në AIH-Haus und Hof Staats Archiv, Wien, Politiches Archiv, Albanien –Koleksioni i dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë në Arkivin e Institutit të Historisë.
Botime dokumentare
– Shqipëria në dokumentet austro-hungareze (1912), vëllimi IV, përgatiti Ana Lalaj, Eriketa Kambo, Sonila Boçi, Instituti i Historisë, Tiranë 2012.
– Hasan Prishtina, Përmbledhje dokumentesh 1908-1934, përgatitur nga Kujtim Nuro dhe Nezir Bata, Tiranë 8 Nëntori 1982.
Literaturë historiografike
– Abdyli, Ramiz Lëvizja Kombëtare Shqiptare, Libri 1, Instituti i Historisë Prishtinë 2004.
– Asani, Skënder, Ramaj, Albert, Didenko, Natasha. Familjet katolike në Shkup, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve &Acta non Verba, Shkup 2018.
– Bilali-Halluni, Eranda. Arsimi publik parauniversitar, risi në procesin e zhvillimeve demokratike në Shqipëri: disertacion, Fakulteti i Shkencave Sociale, Tiranë 2015.
– Boletini, Elfije. Shkolla e Prizrenit, nisma e emancipimit të shqiptarëve të Kosovës (Dokument), Telegraf, 18 gusht 2015.
– Gazeta “Tomorri” 24 mars 1910.
– Gewehr, Wesley Marsh. The Rise of Nationalism in the Balkans, 1800-1930, H. Holt, 1931, University of Michigan.
– Hahn. Johann Georg von. Albanesische Studien, Jena: Friedrich Mauke 1854.
– Hanioglu, M. Sukru, Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908, Oxford University Press, 2000.
– Historia e Popullit Shqiptar, II, Akademia e Shkencave Tiranë, Toena 2002.
– Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, Vëll. I, (Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike, 2003.
– Kazazi, Njazi. Mësimi i gjuhës shqipe gjatë Rilindjes Kombëtare e deri në vitet njëzet të shekullit XX, https://shqiperiaebashkuar.al/?p=21945
– Kraja, Blendi. Lëvizja arsimore dhe kulturore në Shkodër në vitet 1912-1920, disertacion, Fakulteti i Histori-Filologjisë, Tiranë 2013.
– Licursi, Emiddio Pietro. The Consolidation of Albanian and Turkish National Identities in the Late Ottoman Empire, 1878-1913, Department of History, Columbia University 2011.
– Lloshi, Xhevat. Raportimet për Kongresin e Manastirit,110 vjet alfabet shqip, aktivitete të mbajtura me 21 dhe 22. 11. 2018 në Shkup dhe në Manastir. Shkupi, vëll. 23, 2018
– Malkolm, Noel. Kosova, një histori e shkurtër, Koha-Shtëpia e Librit, Prishtinë-Tiranë 2001.
– Macedonia.” Times”, London, England, 25 Aug. 1908: 3. The Times Digital Archive. Web. 16 Sept. 2016.
– Mirdita, Zef. Krishtenizmi ndwr shqiptarw, Misioni Katolik Shqiptar në Zvicwr, Prizren-Zagreb 1998.
– Mustafa, Avzi. Propaganda serbe kundër alfabetit të gjuhës shqipe, 110 vjet alphabet shqip, aktivitete të mbajtura me 21 dhe 22. 11. 2018 në Shkup dhe në Manastir. Shkupi, vëll. 23, 2018.
– Myzyri, Hysni. Arsimi Kombëtar Shqiptar (1908-1912), Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore të Kosovës, Prishtinë 1996.
– Osmani, Tomorr. Udha e shkronjave shqipe: histori e alfabetit, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, 2008.
– Prifti, Kristaq. Diversiteti fetar dhe uniteti kombëtar i shqiptarëve,” Studime Historike, Nr.1-2 (2001).
– Psilos, Christopher. The Young Turk revolution and the Macedonian Question 1908-1912, PhD thesis, University of Leeds, 2000.
– Qosja, Rexhep. Kongresi i Manastirit, marrëveshje e madhe kombëtare, gazeta “Shqip, 16.11.2008.
– Rameti, Besnik, Bakiu, Isamet. Klubi Bashkimi, promotor i zgjimit kombëtar, 110 vjet alfabet shqip, aktivitete të mbajtura me 21 dhe 22. 11. 2018 në Shkup dhe në Manastir. Shkupi 23, 2018.
– Revista “Bashkimi i Kombit”, nr. 12, Manastir 26, vjeshta e trete 1909, “Kërkimet e shqiptarëve të Veriut”.
– Skëndi, Stavri. Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878-1912, Tiranë, Phoenix 2000.
– Stafa, Florenca. Lëvizja për arsim kombëtar në Elbasan në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, disertacion, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Tiranë 2015.
– Shtjefni, Angjelin, Loka, Nikollë. Imzot Nikollë Kaçorri, burrështetas shqiptar në altarin e Atdheut, botimet “Emal”, 2012.
– The Young Turks and the Mutineers. “Times” (London, England) 16 Apr. 1909: 3. The Times Digital Archive. web. 15 Sept. 2016.
– Ukgjini, Dom Nik. Bashkimi, historia e një “shoqnie” dhe e fjalorit të saj, Shqiptarja.com, 11 nëntor 2018.
– Verli, Marenglen, Informacione nga arkivat e Austro-Hungarisë për Kongresin e Manastirit, 110 vjet alfabet shqip, aktivitete të mbajtura me 21 dhe 22. 11. 2018 në Shkup dhe në Manastir. Shkupi 23, 2018.

“Mërgata shpirti i Atdheut”, enciklopedi e rrallë !

0

Florim Zeqa

Sapo doli nga shtypshkronja margaritari i radhës, i 11-ti më radhë “MËRGATA SHPIRTI I ATDHEUT”, me përmbledhje të aktiviteteve të mërgatës sonë. Ky është vëllimi i parë monografik kushtuar aktiviteteve kulturore dhe sportive, promovimeve dhe përkujtimit të ngjarjeve historike në mërgatën tonë, pa lën anash as personalitete të shquara të mërgatës sonë.

Ky libër është i pari i këtij lloji në diasporën shqiptare.

Në brendin e kopertinave të librit ” MËRGATA SHPIRTI I ATDHEUT” ndodhen 75 shkrime për aktivitetet e mërgatës në Itali dhe vendet tjera evro-përendimore.

Libri është i ilustruar me 115 fotografi në kolor, si dëshmi e fjalës së shkruar, të cilat e vërtetojnë secilën fjalë dhe varg në këtë libër.

Të gjitha janë shkrime të botuara në gazetat e shkruara dhe portalet në gjuhën shqipe, sa prej tyre edhe në gjuhën italiane.

Shfrytëzojeni kohën, si dhuratën më të çmuar nga i madhi Zot për të bërë vetëm punë të mira në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Ndihmoni dhe këshilloni ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj pa llogaritur në asnjë përfitim material.

Është Zoti apo fuqia mbinatyrore ajo që do ta shpërblejë secilin prej nesh në kohën e duhur.

E falenderoj shtëpinë botuese “LIBRI IM” në Pejë, me drejtor Xhavit Thaqi për përgatitjen e lartë teknike të këtij libri me vlera historike për mërgatën tonë. Meritat për kopertinat e librit i takojnë dizajnerit Berat Thaqi, i cili, me profesionalizëm të lartë e ka nxjerrur në ballinë strumbullarin e aktiviteteve të mërgatës pjesën veriore të Italisë.

Me këtë libër nuk përfundon asgjë, pas tij do të vjen vëllimi i dytë me aktivitetet e radhës dhe përzgjedhje të personaliteteve të shquara të mërgatës sonë.

Meritat për daljen në dritë të këtij libri i kanë sponsorët: Arijana Zeqa, Arton Gjokaj, Fadil Bajaraktari, Florim Lumi, Rrahim Krasniqi dhe Shefqet Podvorica, pa ndihmën e të cilëve gjithçka do të mbetej e mangët në këtë libër enciklopedik.

P.S: Libri shpërndahet me abonim sipas kërkesave të mërgimtarëve.

Me respekt: Florim Zeqa

17.03.2026, Orsago (TV-Itali)