Kreu Blog Faqe 219

Romani “Brenga” i autorit Dr. Pashko Camaj, një kujtesë e gjallë e dramës njerëzore nën komunizë

0

Nga Frank Shkreli

Një kujtesë e gjallë e dramës njerëzore që përjetoi populli ynë nën komunizëm

“Letërsia e vërtetë nuk është vetëm art.  Ajo është edhe përgjegjësi indivuale dhe kombëtare. Pikërisht, këtë përgjegjësi e merr mbi vete ky roman. Ai nuk kërkon të gjykojë, por të kujtojë; nuk kërkon të hakmerret, por të mos lejojë që ajo tragjedi të harrohet, ashtuqë të mos përsëritet më kurrë ndër shqiptarët”. (Nga fjala e autorit)

Fjala përshëndetëse në promovimin e romanit “Brenga” të Dr Pashko Camajt

Të nderuar të pranishëm, të dashur miq të librit dhe të kulturës.  Kënaqësi të jem këtu midis miqësh e bashkpuntorësh të vjetër e të ri.

Në të vertetë, Pashkoja më kishte paralajmëruar dy vjetë e ca më parë, gjatë një udhtimi për në Washington, por edhe më vonë, se pas promovimit të librit të tij të parë, “Porosia e Kullës”, kishte në plan të botonte një libër tjetër me një subjekt që, sipas tij, do më pëlqente edhe mua shumë.  Dr Camaj e kishte fjalën për librin që kemi sot në dorë për herë të parë: Romanin “BRENGA”, një vepër që shpalosë dramën e njeriut shqiptar të përballur me diktaturën komuniste gjysëm shekullore,  përball vrasjeve, frikës, burgosjes, përndjekjes dhe detyrimit për të braktisur vendlindjen.

Në faqet e këtij romani nuk gjënden vetëm dy histori individuale, ajo e protagonistit kryesor Tonin Mirakajt dhe e Markut imagjinar, por edhe një pasqyrim i një tragjedie kolektive që për dekada e deri në ditët e sotëme bëhen përpjekje që ajo tragjedi, që ishte komunizmi, të heshtet dhe, eventualisht, të harrohet. Por, “Brenga” është pikërisht ajo dhimbje e pashuar që mbetet në kujtesën e atyre që u larguan, detyrimisht, dhe të atyre që mbetën pas nën vuajtjet e një regjimi komunist që konsiderohej si një prej diktaturave më të ashpra të botës së atëhershme komuniste.

Si një simbolikë e dhimbjes dhe dhunës së komunizmit, protagonisti kryesor, Z. Tonin Mirakaj – romani i bazohet pra në një figurë reale dhe të gjallë – si individ mbart një brengë të përhershme në jetën e tij: Një natë, para arratisjes nga Shqipëria së bashku me dy shokë, njëri prej tyre nuk ia doli dhe u bë viktimë e vuajtjeve të përndjekjes gjatë diktaturës në atdhe. Si një simbolikë e dhimbjes dhe dhunës së komunizmit, për këte, personazhi kryesor Tonin Mirakaj mbart një brengë të përhershme në jetën e tij.  Z. Mirakaj, i cili gjëndet sot këtu me ne — një mik dhe bashkpuntor imi dhe i shumë të tjerëve që prej vitit 1970 e deri më sot. Nder dhe privilegj të kemi në mesin tonë sot, Tonin. Për ata që ndoshta nuk e njohin, Tonin Mirakaj është njëri prej aktivistëve më të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan ndër dekada, gjithkund dhe gjithmonë i pranishëm — në aktivitete e organizata të komunitetit shqiptar, një prej shtyllave të veprimtarive atdhetare në Amerikë, përfshirë Federatën Pan-Shqiptare Vatra dhe Kishën Katolike Shqiptare në Nju Jork.

Sot pra jemi mbledhur këtu në Sallën Nënë Tereza pranë Kishës, Zoja e Shkodrës në Hartsdale, Nju Jork, në një tubim organizuar nga Federata Pan-Shqiptare Vatra Gazeta Dielli – Faqja Zyrtare | New York NY | Facebook  në bashkpunim me Shtëpinë Botuese Onufri dhe Qëndra Kulturore Nënë Tereza pranë Kishës Zoja e Shkodrës, Nju Jork,  për të përshëndetur dhe për të vlerësuar një vepër që nuk është thjesht një roman, por një rrëfim i thellë njerëzor dhe një dëshmi e fuqishme e kujtesës sonë historike, treguar nepërmjet historive të shqiptaro-amerikanit Tonin Mirakajt dhe Markut, figurës imagjinare, mbetur në Shqipëri pas arratisjes drejt Amerikës së lirë të Tonin Mirakajt.

Promovimi i kësaj vepre të Dr Pashko Camajt po bëhet në një kohë — që siç e kam theksuar shpeshherë gjatë viteve në lidhje me këtë subjekt — kur kujtesa historike e periudhes tragjike të komunizmit, rrezikon të zbehet dhe të zhduket, për gjithmonë.  Në një kohë kur, qeveria, shteti dhe shoqëria shqiptare — ndryshe nga ish-vendet e tjera komuniste të Evropës – refuzojnë vazahdimisht të përballen, zyrtarisht, me ish-diktaturën dhe të dënojnë krimet e komunizmit, megjithse kanë kaluar 35-vje nga shembja e Murit të Berlinit. Romani “Brenga” e autorit Pashko Camaj, me histori reale dhe me vlera letrare e historike, vjen pra sot edhe si një thirrje e fuqishme ndërgjegjeje dhe reflektimi për të kaluarën, për shqiptarët kudo.

“Brenga” nuk është, pra, thjesht një vepër letrare, por është edhe një dëshmi morale dhe historike për një epokë që ka lënë plagë të thella në shpirtin e Kombit shqiptar.  Libri “Brenga” i autorit Camaj vjen para nesh si një zë që flet për dhimbjen, sakrificën dhe përvojën e një kohe që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë shqiptarëve, siç ka ndodhur me protagonistin kryesor të romanit. Si e tillë, letërsia e vërtetë ka fuqinë të na bëjë të reflektojmë, të kujtojmë dhe të kuptojmë më thellë historinë e shekullit të kaluar të komunizmit. Në këtë kuptim, “Brenga” është më shumë se një rrëfim letrar. Ajo është një kujtesë e gjallë e dramës njerëzore që përjetoi populli ynë në një periudhë të vështirë të historisë.

Në romanin “Brenga”, njëherazi, gjejmë histori që na prekin të gjitë ne që kemi jetuar nën komunizëm, sepse ato nuk janë vetëm histori e personazheve të librit, por janë edhe pjesë e realitetit që kanë përjetuar shumë familje shqiptare në Amerikë të arratisura nga regjimi komunist. E rrëfyer pra në këtë roman është brenga e ndarjeve prej gjysëm shekulli e shumë familjeve shqiptare, e mallit për vendin, por edhe e plagëve që koha nuk i shëron lehtë, as shpejt.  Përmes këtij romani, autori Pashko Camaj porositë se kujtesa historike është një pasuri që duhet ruajtur sepse një shoqëri që harron të kaluarën e saj, rrezikon të humbasë edhe orientimin për të ardhmen. Pikërisht për këtë arsye, vepra si, “Brenga” kanë një rëndësi të veçantë: se ato i japin zë kujtesës dhe e bëjnë historinë të flasë përmes letërsisë.  Në të njëjtën kohë, ky roman është edhe një homazh për qëndresën e njeriut, për forcën shpirtërore të tij dhe për shpresën që mbijeton edhe në kohët më të vështira. Në këtë mënyrë, “Brenga” bëhet jo vetëm një rrëfim dhimbjeje, por edhe një mesazh dinjiteti dhe humanizmi.

Sot, duke promovuar këtë libër, ne nderojmë jo vetëm autorin, por edhe vetë fuqinë e fjalës së shkruar, e cila ka aftësinë të ruajë kujtesën, të ndriçojë të vërtetën dhe të bashkojë njerëzit rreth historisë dhe kulturës së tyre.  Ajo që e bën këtë roman të fuqishëm është se nuk i shmanget së vërtetës. Përkundrazi, autori e përball lexuesin me realitetin e një sistemi që shkatërroi jetë njerëzish, familjesh dhe mbyti shpresën për të ardhmen. Për shumë vite, shoqëria shqiptare është përpjekur të ecë përpara pa u përballur plotësisht dhe zyrtarisht me këtë trashëgimi tragjike të rëndë. Por historia nuk fshihet duke e heshtur atë. Ajo mbijeton në kujtime, në rrëfime dhe në libra si “Brenga”.  Në këtë kuptim, vepra e Pashko Camajt është më shumë se një roman; po është një akt kujtese por dhe një paralajmërim. Një paralajmërim se një shoqëri që nuk përballet me të kaluarën e saj rrezikon ta përsërisë atë në forma të tjera. Brenga e historisë shqiptare nuk është vetëm e atyre që vuajtën drejtpërdrejt nga diktatura komuniste.  Ajo është brenga e mbarë kombit.

Ky libër vjen për lexuesin edhe si një reagim moral ndaj një realiteti të sotëm ku shpesh në qarqet zyrtare akademike dhe në median e përditshme shqiptare, relativizohet e kaluara komuniste, ndërkohë që viktimat e regjimit komunist nuk kanë marrë ende drejtësinë morale që meritojnë. Në këtë sfond, “Brenga” shndërrohet edhe në një kujtesë të fortë se liria që gëzojnë sot shqiptarët nuk është dhuratë, por fryt i sakrificave dhe vuajtjeve të panumërta të viktimave të komunizmit.  Letërsia e vërtetë nuk është vetëm art, pra. Ajo është edhe përgjegjësi, individuale dhe kombëtare. Pikërisht këtë përgjegjësi e merr mbi vete ky roman. Ai nuk kërkon të gjykojë, por të kujtojë; nuk kërkon të hakmerret, por të mos lejojë harresën, ashtuqë të mos përsëritet më kurrë ndër shqiptarët”.  Në fund të fundit, “Brenga” është pjesë e historisë së një populli që duhet, zyrtarisht dhe domosdoshmërisht, të pajtohet me të kaluarën e vet komuniste, duke u përballur me ’të njëherë e mirë. Por derisa ky pajtim nuk ndodh, përballimi pra me të kaluarën komuniste dhe dënimi, zyrtarisht, i krimeve të komunizmit, fatkeqsisht, brenga do të mbetet pjesë e jetës dhe ndërgjegjes kombëtare. Në këtë sfond, mesazhi i romanit “Brenga” duhet të shndërrohet në një kujtesë të fortë kombëtare se liria dhe dhe demokracia – sado e brishtë që është — që gëzojnë sot shqiptarët, nuk është dhuratë, por fryt i sakrificave dhe vuajtjeve të panumërta dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të mbrohet si sytë e ballit—për ndryshe siç ka paralajmëruar ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagan, demokracia dhe liria mund të zhduken brenda një brezi nëqoftse se ato nuk ruhen dhe mbrohen çdo ditë dhe nga çdo gjeneratë.

Duke përgëzuar autorin Dr Pashko Camaj dhe Shtëpinë Botuese “Onufri” për këtë vepër të rëndësishme, uroj që libri “Brenga” të gjejë rrugën drejt shumë lexuesve, si një kontribut i çmuar në letërsinë shqipe, por edhe në kujtesën historike kombëtare të shqiptarëve, ashtuqë tragjedia e komunizmit të mos harrohet as të mos pësëritet kurrë më ndër shqiptarët.

Ju faleminderit.

Frank Shkreli

Dom Pjetër Popaj duke përshëndetur tubimin — Nga promovimi i djeshëm i romanit “Brenga”, të autorit Dr Pashko Camaj — Fotot nga Gazeta Dielli – Gazeta Dielli – Faqja Zyrtare | New York NY | Facebook

  Dr Pashko Camaj, autor i romanit, “Brenga”

Protagonisti kryesor i romanit Brenga, Z. Tonin Mirakaj

  Kryetari i Federatës Pan Shqiptare Vatra, Dr Elmi Berisha

   Bujar Onufri,  Shtëpisë Botuese, “Onufri”

   Autori duke mbajtur fjalën e rastit

         Pamje nga salla, Nënë Tereza, pranë Kishës Zoja e Shkodrës në Nju Jork

Po ju tregoj për udhëzimet që mi dha Shefket Ulemaja sot në mëngjes

Shkruen e knon: Lirim Patrioti

(Lirim Gashi, Prizren)

MË THA SHEFKET ULEMAJA: KUR VITAMINA C MARTOHET NË XHAMI ME 52 GRADË ALKOOL KISHTAR, LIND RAKIJA NGA PAPAJA
Sot në mëngjes më ka udhëzuar Shefket Ulemaja që pija më e shëndetshme është rakija nga papaja.
Qenka zbuluar një kapitull i ri i mjekësisë alternative ballkanike, ku vitamina C takohet me 52 gradë alkool dhe të dyja bashkë shpallen terapi shpirtërore.
Sipas këtij zbulimi epokal, papaja nuk është më thjesht frut tropikal, por një hoxhë me diplomë sekrete nga fakulteti i sherbetit të djegur.
Rakija nga papaja, thuhet, pastron sinusët, hap horizontet, forcon moralin, zbut dhimbjet e jetës dhe ta bën edhe komshiun më të urryer vëlla më të dashur.
Madje një ulema më serioz paska thënë:
“Një gotë në mëngjes nuk është ves, por konsultë me natyrën.”
Tjetri e ka çuar filozofinë e fermentimit të lëngut të trurit edhe më larg:
“Nëse është nga papaja, nuk pihet për qejf, por për ibadet ndaj pankreasit.”
Që nga ai çast, disa burra po ecin nëpër sokak me fytyrë të ndritur e me hapa të pasigurt, duke përsëritur: “Jo, nuk jam dehur… jam duke u shëruar nga brenda.”
Edhe gratë kanë mbetur pa fjalë: “Ky s’po e mbyt veten me raki, ky po i bën organizmit vizitë tropikale.”
Sipas raportit, kjo pije tropikale-ballkanike i bashkon në një gotë të vetme mjekësinë popullore, bujqësinë ekzotike dhe filozofinë e kafenesë.
Një gotë ta rregullon qarkullimin e gjakut.
Dy gota ta rregullojnë humorin.
Tri gota të bindin se mund ta zgjidhësh konfliktin në Lindjen e Mesme me një pecetë, një stilolaps dhe një “hajt se flasim”.
Burime shumë të afërta me shkencën thonë se rakija nga papaja përmban vitamina, minerale dhe një lloj force mistike që e bën njeriun të ndihet njëkohësisht si doktor, si hoxhë, si analist, si selektor i kombëtares dhe si këshilltar i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Madje, pas gotës së katërt, disa persona kanë raportuar se e kanë kuptuar edhe faturën e rrymës — fenomen që shkenca ende nuk ka mundur ta shpjegojë.
Një ulema i paidentifikuar deklaroi:
“Papaja është fryt i xhenetit tropikal, ndërsa rakija është fryt i durimit ballkanik.
Kur bashkohen këto dy civilizime, lind ilaçi që nuk e gjen as në barnatore, as në parlament.”
Nga ana tjetër, Ministria imagjinare e Shëndetësisë ka bërë apel për qetësi, duke theksuar se qytetarët nuk duhet ta teprojnë me këtë terapi, sepse në doza të larta pacienti fillon t’i përshëndesë njerëzit në tri gjuhë, të japë intervista pa gazetarë dhe t’i mbajë vetes konferenca për shtyp para pasqyrës.
Në fund të raportit thuhet qartë: “Rakija nga papaja nuk ta zgjat vetëm jetën — ta bën edhe më interesante, sidomos kur fillon t’i tregosh familjes se je pjesë e një eksperimenti ndërkombëtar.”
Nëse vazhdon kështu, shumë shpejt do të dalë edhe udhëzimi i radhës:
rakia nga dardha për reumatizëm,
rakia nga kumbulla për diplomaci familjare,
dhe rakia nga papaja për ngritje të vetëdijes kombëtare.
Pra mos u çuditni fare nëse nesër ndonjë “ekspert i shëndetit popullor” del e thotë:
“Larg kafesë, afrohuni te papaja e fermentuar, sepse aty fillon parajsa e metabolizmit, rrënja e iluminizmit, si dhe mbarëvajtja e atdhetarizmit dhe seksualizmit.”

Disa nga planet serbe për zhdukjen e shqiptarëve, nga nobelisti Ivo Andriq deri tek akademiku Dobrica Qosiq

Shpërnguljet e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe Pirotit

Flori Bruqi, shkrimtar nga Prishtina 

  • Programet serbe  për zhdukjen e shqiptarëve dhe zhbërjen e shtetit shqiptarve nga akademik Ivo Andrië dhe Akademik Dobrica Qosiq. 

Stdiuesi  Arbër Zajmi nga Tirana    thotë :“Lehtë është të gjesh deklarata e citime autorësh serbë, të famshëm e të pafamshëm, ku mohohet ose poshtërohet qenia shqiptare. Të rrallë janë, e megjithatë ekzistojnë e duhen nderuar, edhe autorët serbë që pa drojë e kanë mbrojtur barazinë mes kombeve dhe e kanë kundërshtuar shkeljen e shqiptarëve. Sidoqoftë, linja dominuese në Beograd ka qenë gjithnjë ajo e ekspansionit të shtetit serb në kurriz të shqiptarëve, linjë herë me tendenca asimiluese, herë spastruese. Për këtë arsye zgjodha të vë në krye të shkrimit citimin nga Nikolla Pashiqi, kryeministri jetëgjatë serb, i cili e ka mbajtur atë pozitë disa herë, në fund të shekullit të XIX e në fillim të shekullit XX. Pikërisht gjatë viteve kur Serbia pushtoi e spastroi shumë territore që deri atëherë ishin banuar kryesisht prej shumicave të pastra shqiptare, në Sanxhakun e Nishit, por edhe më vonë, më 1912, kur i pushtoi edhe trojet e tjera shqiptare të Kosovës së sotme, Sanxhakut dhe pjesët shqiptare të Maqedonisë së Veriut, troje ku edhe pse u zbatuan politikat spastruese e asimiluese, nuk patën po aq sukses sa në Sanxhakun e Nishit. Pashiqi ishte prijës edhe gjatë ekspansionit më të madh që Serbia pati në shek. XX, kur u krijua Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e cila mbahet në kujtesën popullore të shqiptarëve si “Jugosllavia e Parë”. Me krijimin e Jugosllavisë, Pashiqi siguroi për vete një vend tepër të rëndësishëm në historinë moderne serbe, sepse ky shtet, për nga territori, demografia, ekonomia dhe pozita strategjike, kishte mundësi të projektohej si një fuqi europiane. “.

Andaj, në fill të shkrimit po e marr pikërisht deklaratën e atij që e rriti dhe forcoi ëndrrën ekspansioniste serbomadhe. Është interesante, por deklarata e Pashiqit për shqiptarët nuk dallon shumë, as në frymë e as në përmbajtje, me ato që u thanë shtatëdhjetë vite më vonë prej Millosheviqit, njeriut që e drejtoi Serbinë përgjatë prishjes së Jugosllavisë. Dikush që nuk i njeh rrethanat do të mund të mendonte se Pashiqi e Millosheviqi janë antipodë (njëri drejtoi përgjatë kohës kur u rrit e u forcua një shtet, ndërsa tjetri drejtoi përgjatë kohës kur po ai shtet u copëtua e u prish), por Pashiqi e Millosheviqi janë e njëjta gjë – të dy luftuan mizorisht për të njëjtin projekt të ndërtuar mbi vuajtjet, shtypjet e zhdukjet e popujve të tjerë dhe të kundërshtarëve.

Linja politike Pashiq – Millosheviq, e cila përgjatë komunizmit e kaloi stafetën te Rankoviqi mizor, nuk ka qenë vetëm linjë e politikanëve të etur për pushtet. Ka qenë edhe linjë e përqafuar nga shumë artistë, intelektualë, shkencëtarë, shkrimtarë e poetë, deri edhe nga nobelisti i vetëshpallur serb, Ivo Andriq, autor i disa faqeve të turpshme për zgjidhjen e “problemit shqiptar”.

Shqiptarët e mbetur nën Jugosllavi rezistuan në tre mënyra. E para ishte rezistenca e së vërtetës së shpirtit të pathyeshëm shqiptar, përfaqësuar nga qindra të burgosur politikë. Ndër ta më i artikuluari e më vizionari, për pasojë edhe më gjatë i burgosuri, ishte Adem Demaçi. E dyta ishte rezistenca e argumentit shkencor, historik e akademik, përfaqësuar nga dhjetëra profesorë që u ngritën intelektualisht më shumë sesa lejonte servilizmi, përfaqësuar në shkallën më të lartë nga Ukshin Hoti, edhe ai i burgosur e më pas i zhdukur nga dora e regjimit. Rezistenca e tretë, ajo e zjarrit të pushkës, ishte përfaqësuar nga mijëra djem e vajza të popullit, që i kapën armët qysh prej 1913, e që masivisht dolën në mal e në luftë guerile në vitet 1998-1999, të cilët i përfaqëson më së miri heroi i sakrificës sublime, Adem Jashari, që ra me armë në dorë bashkë me gjithë familjen e tij më 7 mars 1998.

Çka është kuptimi i asaj që thoshte Pashiqi? Që shqiptarët janë pike e pesë. Që janë pa ndjenjë kombëtare, janë thjesht fise. Për ta më i rëndësishëm është kushëriri sesa bashkëkombasi. Më i rëndësishëm është kumbara ose shoku e miku, me të cilin hanë bukë e pinë raki, sesa një i panjohur qindra kilometra larg, që flet në gjuhën e tyre. Shqiptarët nuk kanë interesa të përbashkëta, thotë Pashiqi. Vetëm interesa të atypëratyshme, të ngushta, të vogla. Interesat e përbashkëta janë ato që shquajnë kombet prej jo-kombeve. Në fakt, sipas logjikës raciste (që sot po fiton sërish terren nëpër botë), interesat e përbashkëta janë prerogativ i të qytetëruarve, ndërsa ata që nuk mund të kenë të tilla janë të paqytetëruar. Duke qenë se interesat e përbashkëta çojnë te forca e përbashkët, koncepti i qytetërimit bën qark të shkurtër me atë të forcës. E racistët mund ta mendojnë (nëse nuk e thonë), se forca është shenjë qytetërimi, ndërsa dobësia shenjë e mungesës së tij. Të gjitha këto janë brenda thënies së Pashiqit se shqiptarët nuk janë komb, po thjesht fise. Memorandumi i mëvonshëm i Çubrilloviqit s’është gjë tjetër, veçse shtjellim i kësaj thënieje. Çubrilloviqi, akademik e politikan, shkruante se serbët mund ta zgjidhin lehtë “problemin shqiptar”, duke paguar për t´i përçarë shqiptarët. Korrupsioni i madh, lakmia për para, prona e vese, tipar gjithaq i njohur i të paqytetëruarve.

Përçarja që serbomëdhenjtë e impononin tek shqiptarët i kishte disa elementë. Përçarja religjioze nuk pati sukses të madh, sepse shqiptarët ndryshe nga sllavët e jugut nuk e kanë identitetin kombëtar të ndërtuar mbi ekskluzivitetin fetar, kështu që u vu theksi te përçarja krahinore, duke i ndarë shqiptarët e Jugosllavisë në tre republika, duke mos lejuar krijimin e institucioneve të përbashkëta e gjithëpërfshirëse, e sidomos duke i fryrë përçarjes midis shqiptarëve të Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Jugosllavia kishte interes të madh për të nxitur vetëdeklarimin e shqiptarëve si turq ose si sllavë myslimanë (gjë që shihet tek ndryshimi i mbiemrave gjatë asaj kohe), kishte interes në provokimet me natyrë fetare mes katolikëve e myslimanëve shqiptarë, teksa ortodoksët i sllavizoi përmes kishës pravosllave, kishte interes të vinte në dukje se si shqiptarët e Maqedonisë ishin ndryshe nga ata të Kosovës, e ata të Malit të Zi gjithashtu ndryshe, por në mënyra të tjera, e më të ndryshmit prej të gjithëve ishin ata nga Shqipëria. Bimë të këtyre farave të këqija, që u mbollën gjatë periudhës jugosllave, ende mbijnë sot midis nesh, madje përqafohen si fakte të pandryshueshme, po ne shqiptarët jemi të ndryshëm nga vetvetja, nuk jemi një komb, por jemi po aq kombe sa ç´ka dashur Pashiqi e Titoja. Shqiptarët, të cilët për shekuj e shekuj kishin jetuar pa kufij mes njëri-tjetrit, na paskan ndryshuar aq shumë gjatë Jugosllavisë, këtij shteti që sundoi për më pak se 85 vite mbi një pjesë të kombit shqiptar. Pra, kombi, kjo pjellë e mijëvjeçarëve, që ka parë perandori të ngrihen e të bien, na u shkombëtarizua për më pak se një shekull e na u krijuan kombe të reja, sepse kështu deshi një shtet apo një tjetër. Pretendim arrogant.

Adem Demaçi, i njohur edhe si Demë Dema, në romanin e vet autobiografik “Dashuria Kuantike e Filanit” tregon një histori të veçantë. Përballja e tij me përçarjen që përpiqej të mbillte Jugosllavia për shkombëtarizimin e shqiptarëve vjen përmes një figure me pretendime të larta intelektuale e kinse jonacionaliste, si shkrimtari serb Dobrica Qosiq (me të cilin shumë më vonë bën një letërkëmbim polemik edhe Ismail Kadareja). Ja çfarë shkruhet në romanin e Demaçit:

“Nga Beogradi na kishte ardhur “mysafir” shkrimtari-partizan Dobrica Qosiqi. Partia e kishte dërguar që të na mbante vajz se si ne, shkrimtarët e Kosovës, duhet ta krijonim letërsinë tonë. Ai, në zjarrin e fjalës së vet, duke rrahur foltoren me grusht, ashtu partizançe, në gjuhën e vet, ndër shumë gjëra të tjera, tha: … Futeni plugun thellë dhe hapeni hullinë e parë! Nisjani nga fillimi dhe krijojeni letërsinë tuaj këtu, në gjuhën tuaj, por në frymën e patriotizmit socialist jugosllav!…

Këtë tha shkrimtari-partizan nga Beogradi dhe shkoi e u ul në podium krahas Dushan Mugoshës-Duçit. Shikoj djathtas-majtas, të gjithë rrahin shuplakët përveç Zekeria Rexhës, Esad Mekulit dhe meje…

Dushan Mugosha-Duçi hapi diskutimin. U ngritën disa sahanlëpirës, disa të mjerë, disa kalemxhinj e disa lustraxhinj. Vetëm i binin djathtas-majtas e i silleshin vërdallë muhabetit. Disa, madje, i binin edhe mistri asaj që tha Dobrica Qosiqi por askush nuk e tha atë që kërkonte momenti. I çova dy gishta. Duçi ma dha fjalën. Duke dalë në foltore, vetmevete thashë: “Hajde, ndihmo i madhi Zot!” dhe nisa fjalën time: – … Ne nuk kemi nevojë që ta fillojmë letërsinë tonë prej se parit. Si duket shkrimtari nga Beogradi, Dobrica Qosiq, nuk e ditka se ne e kemi letërsinë tonë. Ne duhet vetëm të vazhdojmë atje ku e kanë lënë shkrimtarët tanë të mëdhenj: Pjetër Budi, Frang Bardhi, De Rada, Naimi, Çajupi, Mjedja, Asdreni, Noli, Migjeni, Luigj Gurakuqi, Mihal Grameno, Lasgush Poradeci, Sterjo Spasse, Mitrush Kuteli e shumë të tjerë…

Duçi as nuk më shau, as nuk më tha faleminderit për fjalën time. Gjysma e të pranishmëve rrahu shuplakët, gjysma tjetër jo. Mirëpo, në atë ftohtësi të akullt, ishte si një lule që çel pranverën e hershme thirrja e qartë, ndonëse e vetmuar, por fort domethënëse e profesor Zekeria Rexhës:

– Bravo Filan!…

Në drekën që kishte shtruar Komiteti për nder të shkrimtarit-partizan nga Beogradi, mua nuk më ftuan. Por, as edhe nuk më nganë më tutje. Vazhdova punën ku isha. Mirëpo “partiashët” dy herë bënë përpjekje që të më bindnin që të hyja në parti… Refuzova të dyja herat…”

Fillimisht iu propozua shkombëtarizimi. Adem Demaçi nuk e pranoi, me zemrën e pastër dhe mendjen e kthjellët të shqiptarit që nuk heq dot dorë nga Nëna Shqipëri. Meqë nuk e pranoi kërkesën, atëherë i vjen oferta, për t’u futur në parti, për t´u bërë dikushi, për të vendosur vetveten përpara kombit. As këtë nuk e pranoi Demaçi. Këtu filloi cikli i burgjeve të tij, që zgjati 28 vjet. Thuajse tre dekada kurrë pa u epur, pa u përkulur, pa u përshtatur. Në burgjet e Jugosllavisë, përballë gardianëve që “bënin detyrën”, bashkë me shumë shqiptarë të tjerë të burgosur, sepse s’qe Demaçi i vetmi që kërkonte liri e bashkim kombëtar, ai u bë vigani i qëndresës shqiptare, heroi i gjallë, dëshmia se si lartësia e shpirtit njerëzor nuk thyhet nga dhuna e tiranive dhe pushteteve gjakatare.

“Shqiptarët më gatuan për të mirën e vet, e pushtuesit serbë më kalitën e më farkuan për të zezën e vet”, thoshte Adem Demaçi, i paepuri, progresisti, qëndrestari, njeriu që kurrë nuk e tradhtoi as idealin, as bashkësinë, as vetveten. Më vonë, kur Kosova u çlirua e u pavarësua, një polic serb e pati pyetur Adem Demaçin në kufi, teksa ky po shkonte për të mbajtur një ligjëratë në Beograd, se a mundej ai të kthehej në Kosovë ku jetonte dikur. Demaçi e pati pyetur policin “Çfarë pune ke bërë në Kosovë?”. Pasi ai kishte treguar se ka qenë polic gjithmonë, Demaçi ishte përgjigjur: “Por, policët në kohën e regjimit kanë bërë krime”. Polici ishte përgjigjur se e kishte bërë vetëm detyrën dhe se s’qe faji i tij. Me ironi të hollë Demaçi i tha: “Mirë, kthehu, por kij parasysh se sot Kosova ka plot djem që kryejnë detyrën”. E, pra, qëndresa e tij përballë regjimit është shembulli i qytetërimit të mirëfilltë, ndërsa kryerja e detyrave çnjerëzore dhe zbatimi i urdhrave kriminalë janë shenjë e mungesës së çdo qytetërimi. Po të jetë puna për “zbatuesit e detyrave”, kurrë drejtësi, paqe e zhvillim nuk mund të ketë.

Adem Demaçi e ka denoncuar dhunën dhe shtypjen, jo ndaj vetë atij, por ndaj popullit të vet, pa iu trembur burgut. Ai i thoshte të motrës: Po na vranë mirë, vdesim për lirinë e Kosovës. Por, edhe po mbijetuam, prapë mirë, e gëzojmë lirinë bashkë me të tjerët!”. Çlirimin ia vuri detyrë vetes dhe trupin e vet e bëri banesë të idesë. Edhe në fund të jetës, kur kishte vështirësi në të folur, një ndër togfjalëshat që e shqiptonte qartë e rrjedhshëm ishte “Nana Shqipni”. Asaj ia kishte blatuar jetën. Për “Nënën Shqipëri”, konceptin që nuk përmblidhet në kufijtë e Shqipërisë së sotme, foli edhe argumenti shkencor i Ukshin Hotit, edhe ai ushtarak i Adem Jasharit.

Ata vazhdimisht e kundërshtuan Serbinë pushtuese, kolonizuese e shtypëse, pa shfaqur kurrë urrejtje a esencializim ndaj serbëve. E deshën popullin e vet të lirë dhe u angazhuan për lirinë me çdo çmim, por nuk ia dëshiruan robërimin e fatkeqësinë askujt. Ky është qytetërimi i vërtetë. Në fakt, kjo është edhe forca e vërtetë. Forca për të vrarë e për të spastruar nuk është gjë tjetër, veçse shpërthim i dobësisë, i sëmundjes, i frustrimit.

Ata e deshën plotësisht sovranitetin e kombit të vet, jo si izolim, po si e vetmja mënyrë për hapje e paqe. Veç kur kombet e Ballkanit ta njihnin njëri-tjetrin si të barabartë, e të hiqnin dorë prej pretendimeve hegjemonizuese, do të bëhej i mundur bashkëveprimi fqinjësor e miqësor mes tyre.

Ata nuk u bënë kurrë kryeministra a presidentë, sepse nuk rendën pas pushtetit e nuk i pranuan ofertat për të hyrë në parti. Por, autoriteti i tyre i përbashkon shqiptarët dhe ata do të mbahen mend si shenjues të kohës së tyre, më shumë se secili pushtetar mendjemadh.

Adem Demaçi, Ukshin Hoti, Adem Jashari e qindra të tjerë janë mishërimi i qëndresës shqiptare, veprimtarë të pathyeshëm çlirimtarë, të burgosur politikë e luftëtarë, intelektualë e shkrimtarë guximtarë, tribunë popullorë, që do të mbeten frymëzim për cilindo shqiptar që dëshiron t’i hyjë rrugës vetësakrifikuese për emancipimin e popullit tonë, luftës e përpjekjes gjer në barazi me popujt e tjerë. Ata janë një ndër pikat kulmore të qenies shqiptare e të asaj njerëzore.

Në kohërat kur tradhtia është “demokratizuar”, e kur shitblerja e njerëzve dhe parimeve imponohet si “normalitet”, të paepurit janë fanari ynë i vetëm dhe shenjë se, për inat të Pashiqit e pasardhësve të tij, ne jemi komb.

Lavdi e jetës dhe veprës së tyre, të paharrueshëm sa të jenë gjallë shqiptarët! 

Ivo Andrić, lindur në fshatin Dolac afër Travnikut, 9 tetor 1892 − Beograd, 13 mars 1975) shkrimtar serbo–kroat dhe diplomat nga Bosnja dhe Hercegovina, fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 1961.

Gjatë kohës kur ishte ndihmës-ministër i punëve të jashtme të Jugosllavisë (1937–1939), Andriçi hartoi një elaborat me përmbajtje raciste ku kërkonte ndarjen e Shqipërisë dhe i cili mbështeste gjenocidin, asimilimin, dhe përçarjen fetare të shqiptarëve;dokumentin ia dërgoi kryeministrit të Mbretërisë së Jugosllavisë. 

Biografia

Ivo Andriç lindi në Dolac, Travnik, në Bosnje, më 9 tetor 1892 e vdiq, mbas një iktusi cerebral, më 13 mars 1975 në Beograd. Kur ishte i vogël, familja e tij u shpërngul në Vishegrad. Përfundoi shkollën e mesme në Sarajevë e në 1912 u regjistrohua në Universitetin e Zagrebit e mandej vazhdoi studimet edhe në Vjenë, Austri. 

Debutoi në letërsi në një libër me titullin «Poezia e re kroate», ku u paraqitën edhe poetë të tjerë. Më vonë është shkrimtari Cërnjanski ai që e drejtoi poetin e ri serb drejt problemeve të letërsisë e të politikës. Bëhet anëtar i grupit «Mlada Bosna» (Bosnja e re) që organizoi dhe kreu atentatin ndaj Arqidukës Franc Ferdinand në Sarajevë në 1914. Në vitin 1914 Andriç u arrestohua për propagandë politike kundra Perandorisë Austro-hungareze. U dërgua në Split e, prej aty, në Shebenik e në nëntor të atij viti në Maribor ku u dënua me arrest shtëpie. Kësaj periudhe i përkasin edhe dy poezitë «Shëtitja« e «1914» të Andriqit 22 vjeçar. E para i kushtohet dy vajzave, Eugenija Gojmeracit prej Zagrebit e Halina Irzkowskit prej Krakovjes, që lanë gjurmë në jetën e rrëfimtarit të ardhshëm, i cili në 1961. 

Prej 1920-1921 punoi si sekretar ambasade në Romë. Ndërkaq mbrojti doktoratën pranë Universitetit të Gracit e vazhdoi karrierën diplomatike në ambasadat jugosllave në Bukuresht, Grac, Madrid, Gjenevë.

 Mbas pushtimit të Beogradit prej gjermanëve në 1941, dha dorëheqjen prej ambasadës në Berlin e u kthye në Jugosllavi. 

Poezia e proza

Në poezinë e Andriçit ndihet një dhimbje që me kalimin e kohës bëhet gjithmonë e më e fortë. Humbja për te është një shkak për t’u ringjallur e për të shkuar drejt fitores. Ndërsa melankolia e vetmia janë vetëm shprehje të luftës së brendshme kundër kohës e njerëzve. Ndër prozat më të mira të këtij auktori përmendim trilogjinë «Ura mbi Drin», «Kronika e Travnikut», «Zonjusha» (1945) si edhe «Tregimet e Bosnjës».

Programet serbe  për zhdukjen e shqiptarëve dhe zhbërjen e shtetit shqiptarve

Pjesa më e madhe e elitave inelektuale serbe, prej gjysmës së shekullit 19 e deri në fund të shekullit 20, mbetën me obsesionin e Serbisë së Madhe, me dalje në det dhe me shtetin e tyre etnikisht të pastër. Jo vetëm se këtë e kishin preokupim dëshirash, veçse edhe u angazhuan maksimalisht për ta realizuar ëndërrën e tyre, duke hartuar plane, programe, elaborate, memorandum, për mënyrën se si të arrinin qëllimin. Intelektualë e politikanë të rangut më të lartë:  kryetarë shteti, kryetarë qeverie, kryetarë të akademisë,  ministra, ambasadorë, peshkopë, shkrimtarë, shkencëtarë, kryetarë partishë politike dhe nga të gjitha strukturat e shoqërisë, të kishës dhe të shtetit të Serbisë, gjatë tërë kohës vepruan, punuan, përhapën idenë, arsyetuan, propaganduan dhe ushqyen popullin e tyre me idenë e krijimit të Serbisë së Madhe përmes pushtimit të tokave të popujve fqinjë, në rend të parë atyre shqiptare, por edhe të tjerëve. Pretendimet e tyre “i asyetonin” me të drejtën historike, etnike, ekonomike dhe morale, gjithnjë duke u bazuar në mitet e vjetra e të reja, në mashtrime, gënjeshtra, në trashgëiminë e një perandorie mesjetare, që s’e kanë pasur kurrë, në përkrahjen e madhe të Rusisë, dhe jo vetëm të saj.  Synimet për Serbinë e Madhe dhe pastrimin etnik, e intensifikuan edhe në dekadën e fundit të shekullit 20, kur shkaktuan katër luftëra të përgjakshme: e nisën në Slloveni, vazhduan në Kroaci, Bosnje dhe përfunduan në Kosovë.

Se sa u kushtonin rëndësi programeve për Serbinë e Madhe, të ilustrojmë me fjalët e tyre. Ideologu e “babai” i kombit, Dobrica Qosiq (në vitin 1992) deklaronte “Inelektualët serbë janë para një sfide të re historike, të bërjes dhe shpalljes së programit nacional”,  gjë që nëkuptonte programin e Serbisë së Madhe. Kolegu i tij, akademiku  i shartuar serbo-malazez, Vasilije Krestiq (1992) thoshte: “Programet nacionale janë ‘acta secreta’, për të cilat duhet të dijë vetëm rrethi më i ngushtë i udhëheqësisë”.  Ndërsa filozofi e ideologu tjetër, funksionar i lartë i partisë së Millosheviqit,  Mihajllo Markoviq (1994), konsideronte se “Programi nacional është vepër e disa personaliteteve të ditura dhe përgjegjëse, nga radhët e intelektualëve dhe politikanëve”.

Programet dhe elaboratet për Serbinë e Madhe, qofshin ato të hapura apo të fshehta, kishin karakter hegjemonist, gjithnjë për pushtime të reja; karakter nacionalist, për krijimin e shtetit etnikisht të pastër njënacional serb; dhe karakter klerofashist e racist, duke mos toleruar popuj të etnive as religjioneve tjera brënda shtetit të tyre. Të gjitha ato përshkoheshin me koncepte nacionaliste e raciste dhe ushqenin popullin serb me mostolerancë dhe me urrejtje kombëtare e fetare, gjuhësore e kulturore kundrejt popujve tjerë, veçmas kundër shqiptarëve si komb, dhe kundër myslimanëve si religjion.  Janë shumë programe, elaborate, plane, memorandume të kësaj natyre të autorëve serbë, duke filluar nga programi nacional-shtetëror i Ilija Garashaninit, “Naçertanije” e (1844); Plani i shpërnguljes së shqiptarëve nga rrethi i Toplicës (1877/78), Plani i Vlladan Gjorgjeviqit (1906);  Hartat etnografike dhe arsyetimi i daljes në det, të Jovan Cvijiqit (1906, 1909, 193, 1918);  elaboratet e Vasa Çubrilloviqit (1937 dhe 1944); Marrëveshja Jugosllavi-Turqi për shpërnguljen e myslimanëve (1938); “Aide memoire” (Përkujtuesi) i Ivo Andriqit (1939); Elaborati i Ivan Vukotiqit (1939); Programi i çetnikëve i Stevan Moleviqit e Drazha Mihajlloviqit (1941); Memorandumi i Akademisë së shkencave dhe Arteve të Serbisë (1986); Yu-programi dhe Programi i Serbisë për “Paqe, Liri, Barazi dhe Prosperitet në Kosovë e Metohi” (1990); deri te Plani i luftës “Patkoi” (1998) për zhdukjen fizike, shpërnguljen dhe përzënien e të gjithë shqiptarëve prej Kosove. Në këtë shkrim do të trajtojmë vetëm Elaboratin e shkrimtarit, nobelistit serbo-boshnjak, Ivo Andriq, se si e ka menduar  dhe arsyetuar ai zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe copëtimin e ndarjen (zhbërjen) e shtetit shqiptar, në prag të Luftës së Dytë Botërore.

Elaborati i Andriqit për zgjidhjen e çështjës së Kosovës dhe për copëtimin e shtetit shqiptar

Në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore, Ivo Andriq (1892 – 1975),  ishte në pozitë të zyrtarit të lartë të Qeverisë së Serbisë. Millan Stojadinoviq ishte kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, ndërsa zëvendës-ministër i punëve të jashtme Ivo Andriq, që ishte dora e djathtë e kryeministrit. Andriqi ka qene nje personalitet perfid, i qetë, i ditur, autoritativ, i cili ka ditur t’iu përshtatet kushteve e rrethanave ideologjike, politike dhe regjimeve. Me këto veti, si shkrimtar i afirmuar dhe me pozitën e lartë diplomatike, ka pasur ndikim në marrëdëniet ndërkombëtare të Jugosllavisë së asaj kohe.

Në fillim të janarit 1939, ministri jashtëm i Italisë, Glaceano Çano, që ishte dhëndër i Musolinit, bëri një vizitë në Beograd. Në bisedime të hapta e të fshehta me kryetarin e Qeverisë jugosllave, M.Stojadinoviqin, në Beograd dhe në Belje, Çano kishte shtruar idenë dhe propozimet e Italisë për copëtimin e Shqipërisë midis Italisë e Jugosllavisë. Stojadinoviqi i ngazëllyer nga nga ideja për ndarjen e Shqipërisë, në lokalitetin “Belje” kishte organizuar një  “terevenkë” (aheng dëfrimi) për nderë të ministrit Italian, me femra të bukura serbe; ashtu qejfli,  vet kishte hipur mbi tryezen e bukës për të mbajtur një fjalë përshëndetëse, por tryeza ishte rrëzuar bashkë me kryeministrin korpulent, të cilit i kishin rënë ushqimet përmbi! Pas kësaj bisede me ministrin Italian, Stojadinoviqi kishe kërkuar nga Andriqi të përgatitë një analizë të rrethanave dhe mundësive për realizimin e propozimit Italian. Andriqi e kishte punuar me shumë zell analizën e tij,  dhe ia kishte dorëzuar kryeministrit më 30 janar 1939. Atë analizë dikush e quan “Përkujtues zyrtar”, “Aide memoire”, “Elaborati i Andriqit”, apo vet kryeministri e ka quajtur “Referati i Andriqit, 30.I.1939”. Vetëm katër ditë më vonë, më 3 shkurt 1939, një zyrtar tjetër i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, Ivan Vukotiq, i kishte paraqitur Qeverisë “Përkujtuesin”, projektin e tij, për copëtimin e Shqipërisë midis Jugosllavisë e Greqisë, si domosdoshmëri për ta evituar rrezikun e depërtimit të Italisë në Ballkan! Por, edhe përkundër frikës së depërtimit Italian në lindje të Adriatikut, ,  nga urrejtja patologjike që kishte ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë,  në funt të projektit të tij Vukotiqi  kishte shtuar:  “Megjithatë, më mirë një dritare italiane në Ballkan, se një shtëpi shqiptare” (!) , duke aluduar që të mos lejohet shtet i pavarur shqiptar në Ballkan!

Elaborati i Andriqit është mbajtur fshehtë deri në vitin 1977, kur për herë të parë është publikuar në  revistën kroate “Casopis za suvremenu povjest” (Revistë për historinë bashkëkohore), me komentet e redaktorit Bogdan Krizhman. Publikimi i atij Elaborati shkaktoi “cunami” polemikash midis funksionarit të lartë serbo-boshnjak Rodolub Çollakoviq, dhe redaktorit të revistës kroate, B.Krizhman. Çollakoviqi orvatej ta mbronte autoritetin e Andriqit, duke mohuar pjesëmarrjen e tij në procesin e nënshkrimit të Paktit për bashkimin e Jugosllavisë boshtit  trepalësh “Romë-Bërlin-Tokio”, më 25 mars 1941. Por, siç thotë populli, “nuk mund të mëshihet mizdraku në thes”, as Çollakoviqi e “çollakët” e tjerë, nuk mund ta pastrojnë figurën e Andriqit nga ndotja raciste dhe naciste që ia ka bërë ai vetvetes. Ato vërtetojnë se Ivo Andriq,  përveç elaboratit racist që ka hartuar kundër shqiptarëve, në cilësi të ambasadorit të Jugosllavisë në Gjermaninë naciste, më 25 mars 1941, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të instrumenteve për bashkimin e Jugosllavisë Paktit trepalësh, në Pallatin “Belvedere” të Vjenës, pakt të cilin e ka nënshkrua kryetari i Këshillit të Ministrave të Qeverisë së Jugosllavisë, Dragisha J. Cvetkoviq. Andriqi ka marrë pjesë edhe në drekën solemne të cilën e ka shtrua Hitleri me atë rast. Paktin e nënshkruar për bashkimin e Jugosllavisë boshtit Romë-Berlin-Tokio, juridikisht kurrë nuk e ka anulua askush, ndërsa praktikisht e ka prishur puçi ushtarak me 27 mars 1941, i nxitur kryesisht nga përkrahja dhe paraja britanike për kreun e puçistëve, me në krye gjeneralin Simoviq. Për këtë do shkruajmë një herë tjetër.

Përmbajtja e Elaboratit të Andriqi

Elaboratin e tij Andriqi e ka shkoqitur në 10 kapituj, të shkruar në mënyrë shumë të kondensuar, analitike dhe të qartë, me tituj: 1) Lufta Ballkanike dhe Shqipëria; 2) Ndarja e sferave të interesit në Shqipëri midis Serbisë e Greqisë; 3) Pakti i Londrës dhe Shqipëria; 4) Shqipëria në Konferencën e Paqes; 5) Okupimi Italian i Shqipërisë pas Luftës dhe tërheqja definitive pas dështimit në Vlorë; 6) Shqipëria para Konferencës së Ambasadorëve; 7) Pakti i Romës, Pashiqi, Musolini dhe Shqipëria; 8) Pakti i Tiranës dhe gjendja të cilën ai e krijoi; 9) Pakti i miqësisë italo-jugosllave, i 25 marsit 1937; 10) Ruajtja apo ndryshimi i satus-quos.

Nobelisti i letërsisë Ivo Andriq dhe njëherit antishqiptari i njohur në shërbim të politikes së Serbisë për zhdukjen e shqiptarëve 

Në kapitullin e parë, Andriqi arsyeton depërtimin e ushtrisë serbe dhe okupimin e pjesës veriore të Shqipërisë, deri në Tiranë e  Durrës (15 nëntor 1912), me të drejtën e Serbisë për dalje në det, sipas Marrëveshjes së fshehtë të lidhur më 29 janar 1912, midis Serbisë e Bullgarisë. Më tutje, në këtë kapitull, Andriqi elaboron se si u krijuar Shqipëria autonome, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (20 dhjetor 1912), duke i dhënë Serbisë (vetëm) të drejtën ekonomike të daljes në detin Adriatik, dhe se me gjithë kundërshtimet e Malit të Zi e të Serbisë, Konfererenca (më 20 mars 1913) me dhunë  ia dha Shkodrën  Shqipërisë, ndërsa forcat serbo-malazeze u detyruan të tërhiqen, por Serbia kurrë nuk e humbi shpresën e daljes në det. Në vazhdim (kapitulli 2), tregon se si në bazë të një Marrëveshje të fshehtë midis Greqisë dhe Serbisë (19 maj 1913), i kishin ndarë sferat e interesit në territorin e Shqipërisë, si kërkesa të tyre maksimale, sipas të cilave, territori verior deri në derdhjen e lumit Seman në det dhe Devollit, do t’i takojë Serbisë, ndërsa pjesa në jug të kësaj vije  i takon Greqisë, që do ta realizonin në rast të ndonjë hallakame. Pretendimet serbe për daljen në det Andriqi i mbështetë edhe në parimet dhe dispozitat e Marrëveshjës së fshehtë të lidhur në Londër më 26 prill 1915, midis fuqive të mëdha: Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Rusia, sipas së cilës, Italia do ta merrte  në pronësi Vlorën e Sazanin, me një hapësirë të gjërë mbrojtëse (hindërlandin), ndërsa pjesën veriore e jugore t’i merrnin Serbia, Mali Zi dhe Greqia.  Në kapitullin më të gjatë të Elaboratit të tij (kapitulli IV),  Andriqi vazhdon me elaborimin e vendimeve të Konferencës së Paqes dhe Memorandumit të 9 dhjetorit 1919, dhe mandatin Italian për administrimin e shtetit shqiptar, gjë që Serbia/Jugosllavia e ka kundërshtuar ashpër, duke kërkuar korrigjimin e kufijve, Shkodrën, Luginën e Drinit dhe veriun e Shqipërisë, gjithnjë duke u bazuar në të drejta historike dhe ekonomike. Me qenë se nuk mund t’i realizojnë pretendimet e tyre, dhe nga rreziku që shihte për vete pas okupimit Italian të Shqipërisë (1920), Serbia me aksione të fshehta ose të hapura, dhe me para,  u përpoq të bëjë për vete krerët shqiptarë, për ta përzënë Italinë, në bazë të idesë për Shqipërinë e pavarur, dhe të parullës: “Ballkani – popujve të Ballkanit”.  Pas vendimit të Konferencës së Paqes (nëntor 1921) për njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Shqipërisë, dhe anëtarësimit në Shoqërinë e Kombeve, përpjekjet tona për korrigjimin e kufijve dhe marrjen Shkodrës me Luginën e Drinit, ishin të kota, thotë Andriqi në elaborimin e tij. Edhe tentimi (ynë) për themelimin e shtetit të pavarur të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, shkoi huq, pasi pushteti i Tiranës e shou atë lëvizje, ndërsa neve na akuzuan dhe gjykuan në Shoqërinë e Kombeve, shton Andriqi, në kapitullin 6 të Elaboratit të tij. Në kapitullin vijues, elaboron shkurt Marrëveshjen Pashiq-Musolini, të lidhur në Romë (janar 1924), për mospërzierjën në punët e brendshme të Shqipërisë, por kjo nuk e pengoi Italinë ta përkrahë kryengritjen e Nolit kundër Zogut, në qershor të vitit 1924, as Jugosllavinë ta përkrahë Zogun për t’u kthyer në pushtet (dhjetor 1924).
“Miqtë” tanë shqiptarë, me intrigat e tyre për ta mbajtur ose për të ardhur në pushtet, kërkonin ndihmën  herë nga Roma e herë nga Beogradi, duke premtuar besnikëri dhe bashkëpunim,  por në rastin e parë të volitshëm e ndërronin orientimin. Regjimi që ndihej i rrezikuar nga Italia, kërkonte ndihmën tonë, ndërsa ai të cilin ne donim ta rrëzonim, kërkonte ndihmën e Italisë.  I ndjeri Pashiq, përherë i udhëzonte përfaqësuesit tanë në Shqipëri, duke u thënë: “Ne duam Shqipërinë e pavarur, por një Shqipëri të dobët dhe të pakonsoliduar”. Kjo ishte gabim, sepse shteti i pakonsoliduar nuk mund të qëndrojë, prandaj  Ahmet Zogu në vitin 1926 kërkoi ndihmën e Italisë, dhe në vitin 1927 lidhi Marrëveshje ushtarake për 20 vjet, me ç’rast mori qindra miliona për të kryer punë publike dhe zhvillim ekonomik, iu nënshtrua Italisë sikur të ishte protektorat i saj. Dhe kjo gjendje na ka rrezikuar edhe neve, me aksione të ndryshme irredentiste në kufijtë tanë, ankohej Andriqi. Në kapitullin 9, elaboron ecurinë e lidhjes së Paktit të Miqësisë italo-jugosllave (25 mars 1937), me të cilin ishte përcaktuar njëfar “modus vivendi” italo-jugosllav në terrenin shqiptar, ashtu që Jugosllavia  do t’i respektonte interesat e Italisë  në bregdetin e Vlorës, dhe Italia të mos e rrezikonte kufirin jugor të Jugosllavisë, veçmas kufirin me Kosovën dhe me Malin e Zi. Dhe, kapitulli i fundit i Elaboratit të Andriqit merret me pyetjen hamletiane, që këtu e shtron: “Të mbahet apo të ndryshohet status-quoja”? Duke parë forcimin dhe involvimin e Italisë në politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë, Andriqi sheh rrezikun e depërtimit të Italisë në gjithë bregdetin lindor të Adriatiku, deri në Zarë, ku e kishte sovranitetin mbi një pjesë të territorit. Politika e Serbisë, thotë Andriqi,  gjithmonë ka proklamuar parimin e vet, edhe në luftën kundër Perandorisë Otomane, edhe kundër Monarkisë Austrohungareze: “Ballkani – popujve të Ballkanit”. Prania e një fuqie të madhe në Ballkan, paraqet rrezik për pushtime të mëtejme. Kështu, prania e Italisë në Shqipëri është precedent i rrezikshëm për neve, aq më tepër që me Paktin e Londrës, Italisë i është njohur e drejta e pronës në  Shqipërinë jugore, por  edhe në Dallmacinë veriore.

Ndarja e Shqipërisë

Duke vlerësuar të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet t’i shmangemi konfliktit me Italinë, qoftë të hapur apo të fshehtë.  Por, gjithashtu, duhet të mos lejojmë që vetëm Italia ta okupojë tërë Shqipërinë e të na rrezikojë në pikat tona më delikate, kah Boka e Kotorrit dhe Kosova. Nga gjithë ajo që kemi thënë më lart, për neve ndarja e Shqipërisë mund të vjen në konsiderim vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e pashmangshme së cilës nuk mund t’i kundërvihemi, dhe si një dëm i madh prej të cilit duhet të nxjerrim  fitim aq sa na jepet, do të thotë, prej dy të këqijave ta zgjedhim të keqën më të vogël.

Kompensimet tona janë shtruar në materialin e përpiluar para 20 vjetëve, kur shtrohej çështja e ndarjës së Shqipërisë. Maksimumin që asokohe kemi kërkuar, është kufiri që shkon me lumin e Matit dhe Drinit të Zi, që do të na jepte siguri straregjike për Malin e Zi dhe Kosovën. Gjithashtu, duhet siguruar ultësirat e Liqenit të Ohrit dhe Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Gollobërdës, dhe ato midis Prespës dhe Korçës.

Marrja e Shkodrës është me rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte të zhvillonim punime të mëdha hidroteknike dhe të fitonim tokë të plleshme bujqësore për të ushqyer Malin e Zi. Shqipëria Veriore në kuadër të Jugosllvisë na bënë të mundur krijimin e lidhjeve të komunikacionit midis Serbisë Veriore e Jugore me Detin Adriatik.

Me ndarjen e Shqipërisë, do të eliminohej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatë të re,  do të asimilohej më lehtë. Ne do të merrnim   edhe nja 200.000 – 300.000 Shqiptarë, por shumica e tyre janë të krishterë të besimit katolik, marrëdhëniet e të cilëve me Shqiparët myslimanë kurrë nuk kanë qenë të mira, theksonte Andriqi, duke u përpjekur të futë mikrobin e përçarjes fetare midis shqiptareve.   Kështu, edhe çështja e shpërnguljes së Shqiptarëve myslimanë për në Turqi do të zhvillohej në kushte të reja, pa ndonjë aksion të fortë për të na penguar.

* * *

Kështu e mendonte Ivo Andriqi zgjidhjen e çështjes shqiptare, duke ndarë e zhbërë shtetin e Shqipërisë, duke marrë territor e dalje në det, duke shpërngulë shqiptarët myslimanë për në Turqi, e asimiluar shqiptarët katolikë në pravosllavë, sikur ka bërë Greqia në Çamëri, para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Me gjithë këto koncepte e angazhime shoviniste, raciste e naciste, Andriqi është mbajtur për autoritet i pakontestueshëm dhe i perkëdhelur nga qarqet nacionaliste gjatë gjithë kohës së ekzistimit të Jugosllavisë, sikurse konsiderohet edhe sot në qarqet intelektuale dhe në popullin serb, pa asnjë grimë  brejtje të ndërgjegjës, por duke fshehur gjithë ato që Andriqi ka bërë para Luftës së Dytë Botërore, kur ishte në rrethin më të ngushtë të elitës shtetërore dhe intelektuale. Andriqi ishte një shkrimtar, intelektual dhe shërbyes i përdorshëm dhe i përshtatshëm edhe për regjimin e Jugosllavisë së vjetër, edhe për regjimin nacist (ku ishte ambassador në Gjermaninë naziste), edhe për regjimin komunist të Titos.  Ajo se Andriqi në rini të vet ka qenë anëtar i organizatës terroriste “Mllada Bosna”, apo më vonë anëtar organizatës së masonëve (të lozës së Dositej Obradoviqit), prej së cilës u përjashtua pas një afere dashurie (1926),  apo se ka qenë ambasador i Jugosllavisë borgjeze, në Gjermaninë naziste, deri  në bombardimin e Jugosllavisë, nuk e ka penguar Andriqin të bëjë jetë të rahatshme e të privilgegjuar gjatë gjithë kohës. Madje,  në vitin 1961 e mori edhe Çmimin Nobel për letërsi (për romanin “Na Drini cuprija”; Ura mbi Drinën), falë një letre miqësore që Rodolub Çollakoviqi, serb i Bosnjes, shkrimtar dhe funksionar i lartë, nënkryetar i qeverisë dhe ministër i arsimit të RSFJ-së, ia kishte dërguar mikut të tij, sekretarit të Akademisë Mbretërore të Suedisë, me të cilën e lavdëronte dhe luste atë të ndikonte që “Nobeli” t’i jepej Andriqit! Është “pikëpyetje” e madhe, se a do t’i jepej ai Çmim, sikur të dihej për Elaboratin e tij nacionalist e racist kundër një populli e një shteti fqinj. Po edhe ndoshta do t’i jepej, duke marrë parasysh se edhe vet Çmimi Nobel është themeluar për një zbulim (dinamit), që i ka shkaktuar njerëzimit fatkeqësi e viktima të panumërta, sikur që Andriqi pretendonte t’i shkaktonte popullit dhe shtetit shqiptar. Natyrisht, pasi u zbulua Elaborati dhe fytyra e tij e vërtetë, pas vdekjes së tij, në Kosovë u kërkuar që nga programet shkollore  të letërsisë, të heqen veprat e Andriqit, dhe këtë i pari e kërkoi Ibrahim Rugova, në cilësi të kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Dobrica Qosiq, babai i nacionalizmit serb ne vitet 90, rrugën se si Serbia mund ta rifitoj Kosovën.

“Kosova nuk rikthehet me lufte. E vetmja mënyrë për rikthimin e Kosovës është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane e europiane. Shërbimet tona duhet të veprojnë në Kosovë e ta ndërtojnë një imazh qe e imiton nacionalizmin e verbër të Millosheviqit. Kur të vjen ky moment atëhere ngjallet shpresa serbe për rikthimin e Kosovës.

Profesor Sali Kabashi kohë më pare shkroi një artikull për Dobrica Qosiqin , të cilin artikull më kërshëri po e botojmë edhe në në revistën tone Drini.us, që editohë nga vëllai i professor Kabashit, Bajram Kabashi .

Dobrica Qosiqi ka qenë një njeri me pak shkollë. Nuk e kishte të mbaruar as shkollën e mesme bujqësore. Doli partizan dhe u bë komisar politik. Disa nga biografët e tij thonë se në Beograd i ka shkelë opinga vetëm pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Aty ai vijon atë tipin e shkollave të cilat i mbarojnë me sukses të gjithë vijuesit edhe kur janë nxënës krejt të dobët. Të tilla ishin shkollat e partisë në komunizëm. E tillë ishte edhe Shkolla e Lartë e Partisë “Gjuro Gjakoviq” ku u formuan dhe nga ku dolën me diploma të barasvlershme me diploma universitare kuadro të panumërt shtetëror. Të tilla shkolla mbaroi pothuajse mbarë garnitura dirigjuese e shtetit komunist jugosllav. Si Dobrica Qosiqi, nxënës në atë shkollë ka qenë edhe Fadil Hoxha.

Keep Watching

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth00:00/01:31

Dobrica, katundari nga Drenova e Poshtme e Terstenikut në Pomoravle herët ishte sprovuar në krijimtari letrare duke shkruar tregime të cilat nuk tërhiqnin vëmendjen e vlerësimin e askujt.

Por më 1951, 30 vjeçar, ai boton romanin e tij të njohur, të përkthyer menjëherë në gjuhën shqipe dhe i lexuar gjerësisht nga shqiptarët dhe nga jugosllavët tjerë. “Dielli është larg” (Daleko je sunce), arriti të bëhej lektyrë shkollore e domosdoshme dhe liber mjaft popullor, pothuajse njëfarë romani model për tërë letërsinë jugosllave. Praktikisht ky ishte romani i parë serb. Ngaqë proza serbe deri me paraqitjen e “Dielli është larg” të Qosiqit, nuk njihte formë tjetër letrare pos tregimeve e novelave.

Dobrica Qosiqi ka vizituar disa herë edhe Kosovën. Ai atje shkrimtarëve serbë e shqiptarë të vëllazërimbashkimuar të “Kosmetit”, me autoritetin e funksionarit, krijuesit e të ideologut të madh komunist serbojugosllav, iu ligjëronte për politikën, letërsinë, Serbinë e Jugosllavinë, për njeriun e ri të Jugosllavisë së re e të epokës poashtu të re të Josip Broz Titos…

Edhe disa vepra tjera letrare të ish-komisarit politik dhe të shefit për Agjitacion e Propagandë pranë Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Serbisë janë përkthyer shqip menjëherë pas daljes së tyre në serbishte.

Dobrica Qosiqi ka gëzuar privilegjet e shtetit komunist. Edhe kur konsiderohej “disident”, ai ishte njeriu që hynte pa trokitur në zyrat e funksionarëve të lartë serbë e jugosllavë. Ai ka mbajtur miqësi dhe ka gëzuar përkrahje nga Leka e Qeqa (Aleksandar Rankoviq dhe Svetislav Stefanoviq, i pari zëvëndës i Titos dhe krijues i OZNA-s dhe UDB-së, i dyti ministër i brendshëm i Serbisë dhe ndërtues i Goli Otokut, ishullit-burg në Adriatik.

QOSIQI PER SHQIPTARET: Në shënimet e tij të përmbledhura në serinë “Koha e gjarpërinjve” (Vreme zmija), para pak vitesh ai kishte shkruar: “Shqiptarët janë fundrrinat politike e morale të Ballkanit tribal e barbar”. “Shqiptarët përkrahen nga Amerika e UE”, në vend se një mbështetje të tillë ta gëzonin serbët – “populli më demokratik, më i civilizuar dhe më i arsimuar i Ballkanit”. Shkrimtari serb e ka pasur obsesion ndarjen e Kosovës mes Shqipërisë e Serbisë. Flitet se një një takim më 1945 në rrethinat e Kralevës ai kishte takuar Fadil Hoxhën dhe i kishte thënë:

“Kur do ta marrësh atë copë Kosove që të takon e t’ia bashkosh Shqipërisë tënde….?

E Fadili gjoja i ishte përgjigjur:

“Shoku Dobrica, sa mirë mi lexoni mendimet e mia dhe dëshirat e Kosovës…”.

Nuk mund të thuhet nëse ishte i vërtetë ose jo ky llaf që qarkullonte vesh më vesh në Kosovën e pas 1981-shit. Por mund të pohohet me siguri se karriera e tij politike në Jugosllavinë titiste merr fund më 1966 kur ai has në refuzimin e Titos dhe të liberalëve serbë (Latinka Peroviq dhe Marko Nikeziq) në idenë e tij të shfaqur publikisht në një forum partiak për ndarje të Kosovës.

Ai ishte i mendimit se sa më gjatë që do të rrinte Kosova në kuadër të Serbisë e të Jugosllavisë, ekspansioni demografik i shqiptarëve mund të çonte edhe deri te albanizimi i vetë Serbisë.

QOSIQI DHE GËNJESHTRA. Pjesa intelektuale serbe e joindoktrinuar me nacionalizëm e shovinizëm te Dobrica Qosiqi shumë herët kanë parë “një pandershmëri mbimesatare”, “një njeri që sa më shumë zhytet në amoralitet e në gënjeshtra aq më shumë i rritet fama”, “një disident me vendpune UDB-në”…

Dobrica Qosiqi nuk e kishte për turp kur shkruante për “madhështinë”, “pavarësinë”, “demokratizmin” e “humanizmin” e Titos. Në stilin e agjitpropistit të talentuar ai ka lënë të shkruar edhe këtë:

“Të jesh në rrugë të Titos domethënë të kesh qëndrim titoist ndaj jetës, titoistisht të mendosh, titoistisht të luftosh në kohën tënde, në të tashmen tënde dhe përgjithmonë…”.

Vetëm pak kohë pasi vdes Tito, ai që kishte shkruar për “revolucionarin i cili në historinë e Jugosllavisë, Ballkanit dhe Evropës hyri me hapa të mëdhenj, me ide të reja, me zërin idhnak e të butë, krejt i ndryshëm nga të gjithë prijësit, udhëheqësit e luftës e të politikës në Ballkan… ai e ndryshoi fatin e Jugosllavisë dhe emri i tij i dha vulë një epoke…”

Me të vdekur të monarkut komunist Tito, Qosiqi akuzon titoizmin se “kombin serb e la pa kokë”.

Gënjeshtra gjithmonë ka qenë veçori e Qosiqit. Gazetës italiane “Il Tempo” më 27 korrik 1989 i kishte thënë se ndarja e tij me Titon kishte ndodhur më 1960. Kishte harruar se atë vit kishte qenë i ftuari i Titos në vizitën gati tremuajshe nëpër vendet e Afrikës dhe me Titon kishte kaluar ditët në anijen Galeb, duke lundruar përreth kontinentit të zi. Kishte harruar shkrimtari i oborrit se më 1961 kishte shkruar parathënien e librit të Titos me titull “Dyzetenjëshi”. Ndoshta duke menduar se mund ta gënjejë edhe shtypin e huaj sikurse edhe publikun serb. Më vonë gjoja largimin e tij nga Titoja e kishte sellë në 1963 e 1964, por edhe këto korrigjime të tij ishin, siç thoshte Danilo Kish, gënjeshtra që një katundar dinak e bënin figurë edhe më groteske. Po Danilo Kish kishte shkruar një satirë të bukur me emrin “Poeti i revolucionit në anijen e kryetarit”, ku tallej deri në lot me katundarin me frak, i cili këmbë e kokë ishte Gexha vetë, kështu quhej një personazh i veprës së Qosiqit, Gexha ishte edhe ofiq i tij. Vojvodinasit, të gjithë serbët në jug të Beogradit, edhe sot i quajnë gexhë. Me gexhët nënkuptohen katundarët primitivë serbë… Satira e Danilo Kishit tallej me poetin e revolucionit si me një ronxhobonxho, i cili nuk di të sillet sipas protokolit, nuk di të flasë, nuk di të vishet…, i cili pshtyn në dysheme, shtin gishtat në hundë, ka probleme me higjienën…

DISIDENTI I ÇUDITSHËM. Mirko Kovaç, shkrimtari i njohur disident serbo-malazez, një kundërshar i rrebtë i nacionalizmit serb dhe i Millosheviqit, me kohë e kishte krijuar distancën me Dobrica Qosiqin, të cilin ai e konsideronte shkrimtar të raporteve intime me udhëheqësit e UDB-së, shkrimtar të favorizuar, të cilit i ishte lejuar të vizitonte Goli Otokun, njeriu që shkruante nekrologë për udbashët e vdekur, si fjala vjen për Rankoviqin, Peneziqin, Stefanoviqin…

“Kur në botën komuniste një penë shkrimtari shkruan një nekrolog për nder e lavdi të policit, i cili pas vetes ka lënë shumë fatkeqësi e drama njerëzore, ai shkrimtar kudo do të tregohej me gisht si një horr të cilit edhe do t’i merrej e drejta e fjalës. Por, në Serbi vlerat lexohen së prapthi dhe një shkrimtar i tillë vetëm sa fiton famë.”

“Disidenti” Qosiq kurrë nuk është marrë në pyetje, as një ditë nuk e ka kaluar në burg as në mërgim, ka mundur të shkojë e udhëtojë kah ka dashur e kur ka dashur dhe të shkruaj çfarë t’i donte qejfi… Ai ka mundur që pa dronë e UDB-së apo me bekimin e saj të merrte pjesë në hartimin e projekteve të cilat kanë qenë uvertyra për luftërat e përgjakshme e spastrimet etnike.

Idetë e Dobrica Qosiqit, i cili vdiq para një jave, kanë pasur ndikim vendimtar në gjithçka që politika nacionale e shtetërore serbe ka bërë për të destabilizuar e më pastaj edhe shkatëruar Kroacinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën e shqiptarët e saj.

QOSIQI DHE PARALAJMËRIMI I LUFTËS. Në Lubjanë qysh më 1988 më kishte rënë të dëgjoja nga miq sllovenë për një takim të çuditshëm dhe një debat të frikshëm që kishte pasur Dobrica Qosiqi, dr. Mihailo Markoviqi (këshilltari i mëvonshëm i Millosheviqit) dhe dr. Luba Tadiq (i ati i ish-presidentit serb Boris Tadiq) me kolegët e tyre sllovenë, Dimitrij Rupelin, Taras Kermaunerin, Milan Apihun dhe disa redaktorë të revistës “Nova revija”.

Takimi ishte zhvilluar duke u zgjatur nga dreka deri në darkë më 15 nëntor 1985 në Restaurantin Mrak në Lubjanën e Vjetër.

Të gjithë aty kishin shfaqur pakënaqësitë e tyre me zhvillimet në Jugosllavi, kishin shfaqur disa ide që do të çonin në krijimin e një Jugosllavie tjetër, të tretës brenda shekullit, ose për shpërndarjen e federatës. Shkrimtarët e akademikët sllovenë e kishin thënë hapur para kolegëve të tyre serbë se Sllovenia nuk e ndjen veten jugosllave dhe se dëshiron shkëputjen nga Federata. Serbët e pranishëm, ku fjalën kryesore e kishte Dobrica Qosiqi, kishin thënë se Serbia nuk mund të durojë më tutje “mosbarazinë” e saj me republikat e tjera jugosllave dhe sidomos me dy krahinat e saj të cilat vetëm në letër janë në kuadër të Serbisë federale, pasiqë ato ishin barazuar me Serbinë në nivel Federate. “Delegacioni” serb kishte hedhur idenë e bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet. Serbia, sipas tyre nuk kishte problem me Malin e Zi e me Maqedoninë, por donte që Kosova e Vojvodina të ktheheshin në pozitën e para 1974-shit.

– Çfarë do të bënit me serbët në Kroaci? e kishin pyetur Qosiqin.

– Nuk na bëhet vonë për ta…, kishin qenë fjalët e Qosiqit.

– Po serbët e Bosnjes?

– Serbia me asnjë kusht nuk do ta lëshojë Bosnjen. Atë do t’ia bashkojmë Serbisë…

Nuk kishte si të mos shtrohej problemi i Kosovës. Dobrica Qosiqi kishte thënë diçka që sot mund të quhet paralajmërim i skëterrës pë Kosovën:

“Serbia kaherë e ka humbur Kosovën. Një ditë ne do të detyrohemi ta braktisim atë përgjithmonë. Por, me atë rast ne do ta bëjmë Kosovën tokë të djegur… Jo vetëm kaq. Shqiptarët do t’i hedhim 50 vjet mbrapa…”

U dogj Kosova vërtetë. U shemb pesëdhjetë mbrapa? Edhe kjo duket se po. Sepse shqiptarët nacionalizmin e mësuan nga nacional-fashisti Dobrica Qosiq.
Në librat e mijë Diademë letrare (prej I deri në V) ai shw bë shumë libra tjerë “Pallati i akereonit” dhe “Pallati i gjarërijve” kam shkruar shumë shkrime për kriminelet dhe fashistët serb të shekullit 19-21 që bënë elaborate për shfarosjen e shqiptarëve .

Dobrica Qosiq:

“Kosova nuk rikthehet me luftë. E vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur dhe ruajtur pushtet del para strategjisë amerkane e europiane. Shërbimet tona duhet të punojnë në Kosovë e të ndërtojnë një imazh që e imiton nacionalizmin e verbër si të Millosheviqit. Kur te vjen ai moment ngjallet shpresa serbe”.

Mua më bënë pershtypje fjalia ku Qosiqi thot:

“Shërbimet tona duhet të punojnë në Kosovë e të ndërtojnë një imazh që e imiton nacionalizmin e verbër si të Millosheviqit. Kur te vjen ai moment ngjallet shpresa serbe”.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj nga Mali i Zi , është intervistuar kohë më parë  nga Prokuroria Speciale në Prishtinë. Ai ka qenë i dyshuar dhe në hetim nga organet e rendit, si i dyshuar për shpëlarje parash dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nga Prokuroria, mbrojtja apo vetë Berisha.

Për të njëjtat vepra penale, ai ishte intervistuar edhe në mars të vitit 2024.

Për Berishajn, fillimisht kishin raportuar mediat, mirëpo më pas, vetë ai, para komisionit parlamentar, e kishte pranuar se përderisa ka qenë ambasador ishte paguar nga kompania që merret me energji elektrike, GEN-I – dega në Beograd.

Ai ishte paguar me shuma marramendëse nga GEN-I serb, për të dhënë gjoja këshilla në lidhje me tregjet e energjisë në Ballkan.

Berishaj kishte themeluar edhe një kompani në Mal të Zi për këtë punë “MB Consulting”, e cila nuk kishte asnjë punëtor, pos atë vetë dhe të cilën ai nuk e kishte deklaruar fare në deklarimin e pasurisë.

Ai kishte edhe dy kompani të tjera në Kosovë që po ashtu nuk i kishte deklaruar.

Pos këtyre, Berishaj kishte tërhequr shuma që kapin shifrat e milionave nga bankat në Kosovë dhe në Mali të Zi dhe asnjëherë nuk është sqaruar se çfarë ndodhi me paratë kesh që i ka tërhequr.

Përkundër këtyre dyshimeve për afera korruptive, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta shkarkuar atë nga pozita e ambasadorit.

Madje, nga partia që ka pushtetin në Kosovë, e kanë mbrojtur vazhdimisht Berishajn, duke i cilësuar si “të pavërteta” raportimet për të.
Prishtinë,16.03.2026.

Avokati Tomë Gashi: Për Kosovën Vjosa&Albini të mirë, Grenelli i keq!

1
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
 
  Dah mihi factum, dabo tibi ius! (lat.)
 M’i jep faktet, ta ndajë drejtësinë!
*
Kontakt TV Top Chanell&Avokati Tomë Gashi ( në tekstin e mëtejshëm TG)
TCH: Na pret avokati Tomë Gashi – Prishtinë! Përshëndetje avokat, kënaqësi!
TG: Përshëndetje! Falëminderit për mundsinë!
TCH: Si jeni, si është LVV sot?
TG: Mirë jam. Unë jam si LVV, pak jam si Albin Kurti, pak jam si Vjosa Osmani. Mirëpo, tani ndryshoi gjithëçka, ndryshuan matematikat para pak ditësh. Por atë çfarë unë kam menduar, çfarë kam besuar një milion përqind kam qenë i sigurt që né nuk do kemi ”ngërçe politike” siç kemi pasë vitin e kaluar pas zgjedhjeve te 28 dhjetorit, që LVV pati sukses fantastik dhe sa lehtësisht u themelua Parlamenti i Kosovës; të njejtën ditë është zgjedhur Kryetarja e Parlamentit znj. Albulena Haxhiu, është formuar Qeveria ”Kurti 3” që kam thënë njëmilion herë që do të formohet Qeveria ”Kurti 3” dashtën të tjerët apo nuk dashtën, funksiononte mirë gjithëçka: ishte koha e zgjedhjes edhe të Presidentës, mirëpo, gjithëçka ishte mirë gjër më datën 5 mars kur gjithëçka ndryshoi, e këtë nuk po mund ta deshifrojë, sepse më datën 5 mars gjithëçka shkoi për së keqi, sepse nuk mund ta kuptoj se LVV i ka 67 deputetë dhe mund të paraqiste emrin e njejtë të presidentës Vjossa Osmani edhe për një mandat tjetër; edhe kjo mund të kalonte, përshkak që partitë opozitare duhet të qendronin në sallën e Parlamentit.
TCH: Si e kuptoni ju këtë?
TG: Ju lutëm, më jepni edhe pak kohë.
TCH: Po, veç vazhdoni ju!
TG: Opozita po të qendronte në sallë, dhe do të votohej Vjosa Osmani. Në rast se nuk do të votohej Vjosa Osmani, atëherë Albini do të deklaronte se ai bëri gjithëçka: i dha të gjitha nënshkrimet, por ja qe opozita po i bllokon të gjitha për mos formimin e institucioneve, mirëpo, pas një mosmasrravëshje, e cila nuk dijmë për çka ka ndodhur, erdhi deri të situata që Albini ka deklaruar që para më tepër se dy javë deri sa negocionte me partitë parlamentare shqiptare që nuk ka kandidat partiak, përshkak se ky ”binom” që funksionoj për 5 vite në mënyrë fantastike, por erdhi dita 5 marsi, kur ndryshoi gjithëçks, z. Kurti, zgjodhi kandidatin Glauk Konjufca, meqenëse Partitë opozitare negocionin me Albinin, si kryetar i LVV, por si të vendosej që nga opozita – PDK e LDK t’i thuhet Kryetarit të LVV që Kryetari i Kosovës të zgjedhet ngá partia ime?! Albini është takuar me partitë opozitare për 12 ditë më shumë se për 12-të vite. Mirëpo, Albini s’ka mund të pranoj ”blanko” – secilin kryetar që e propozoni ju, unë mund ta pranoj!
TCH: Ju keni lobuar shumë për Presidentën Vjosa Osmani edhe për një mandat tjetër? Kur janë takuar znj Osamni me Albinin, znj Osmani ka bërë një deklaratë bukur të fortë. Kjo situatë ka ardhë si pasojë e disa personve që kanë ardhë me qëllime të rrezikshme?!
TG: Po Vjosa Osmani nuk i ka tregua emrat e atyre personae që kanë ardhë me qëllime të rrezikshm dhe nbetet të zbulohën. Unë kam lobuar për Vjosa Osmanin qe me ua përmend partive opozitare; unë nuk kam lobuar që Vjosa Osmanin ta perkrah LVV, se Vjosa Osmani ka qenë njëqind përqind e sigurtë, dhe une kam folur që partitë opozitae të mos marrin guxim e të mos vijnë në sallën e Kuvendit të vie data e zgjedhjes së Presidentës.
TCH: Po zhgënjimi nga Albin Kurti sot?
TG: Po, zgjënjim mund të jetë, përshkak se ”binomi” po shatërrohet. Po thëm se për 5 vite, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti ishin shumë mirë.  
TCH: Ju shprehni një lloj indinjate për situaten?
TG: Unë kam indinjatë për të gjithë këtyre deputetëve, që janë 110-të, përshkak se nuk kemi pas nevojë ta bllokojmë krejt shtetin e Kosovës,  e të mos merren vesh për një Presidente. Prap po them, unë po flas për Vjosa Osmanin, por unë nuk jam që vendosi, unë nuk jam deputet dhe nuk mund të vendosi! Mirëpo, që Albini me Vjosën e normalizuan gjendjen në Veriun e Kosovës. Po të zgjedhej Qeveria “Kurti 3”, nuk i kishim këto ”ngërçe politike” siç i kemi tash e gjërë me datë 31 Mars; unë po thëm se faji është i deputetëtve. Se çfarë ka ndodhur në mes Vjosës dhe Albinit nuk e di. Dhe pak kush është që mund ta dijë?!
TCH: Marigan (rivaliteti) më i fortë i Albinit, Vjosa Osmani? 
TG: Jo marigani me i fortë mund të jetë PDK-ja se i ka 22 deputetë e Vjosa nuk e ka asnjë deputet.
TCH: Nuk po flasim për numra, por si figura politike edhe ndihmën që i dha Vjosa me caktimin e zgjedhjeve më 28 dhjetor 2025? Ne jemi këtu për të analizuasr!
TG: Ju jeni për të analizuar, por unë jam avokat, nuk jam analist i paguar, apo i papaguar, si veprojnë ata, unë nuk jam për analiza. Ju më keni bërë shumë pyetje, dhe nuk e lë pa ju përgjigjur. Po i përgjigjem kësaj të fundit, lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Ishin të propozuara data të ndryshme, por u caktua 28 dhjetori.  
TCH: A shprehet far xhelozie në mes Albinit dhe Vjosës sot?
TG: Nuk shprehet xhelozia. Keni delaruar se Albini nuk do bënte asnjë punë pa përkrahjen e Vjosës. Punët me të mira që i ka bërë Albini është shtrirja e Sovranitetit në Veri të Kosovës. ku Kosova ka resurse me vlerë. Po e përmendi vetëm “Trepçën” dhe Ujmanin etj. Qeveria “Kurti 3” është folur se ka gjetë një Kompani britanike, apo amerikane  që do të angazhohen rreth shfrytëzimit të resursit më me vlerë milinoshe apo bilionshe – si thonë ameriknet. Pastaj, Albini pa Vjosën nuk mund të bënte shumë punë, si heqjen e dinarit (monedhë e Serbisë) heqjen e taksave; bile edhe ambasadori amerikan dhe me ata që kishin njëfarë armiqësie për Veri e mundonte se mos po bëhej luftë, por nuk ndodhi asgjë dhe qëndrimet e Albinit dhe të Vjosës  bëren që që krejt të normalizohet. Pastaj punët me Serbinë! Serbia është shtet gjenodicial dhe në këtë drejtim Vjosa Osmani në arenën Nderkombëtare ka shkëlqyer. Dhe po thëm se Albin Kurti nuk do i kryente këto punë pa përkrahjen e Vjosa Osmanit dhe kështu ka qenë për 5 vite e më tepër. Qëllimi im të loboj për Vjosa Osmanin ka qene që të ndikoj të partitë opozitare.
RCH: Të kalojmë pak te deklaratat e juaja lidhur me Grenell?!
         
Richard Grenell    =    Aleksandër Vuçiq
TG: Vetëm sa ma përkujtove, se nuk do mundësha të përfudoja këtë emision pa përmendur Grenellin, që unë i them “Grenel boy” Greneli nuk është askushi. Grenelli paguhet nga Serbia; dihet ajo punë: paguhet me qindra mijëra dollar; Greneli nuk ka kurrfar funksion në administratën Amerikane. Ai kur jep deklarata, mbëhtetet në Zot! Ai nuk ka Zot! Unë besoj se ai as nuk beson në Zot. Ai beson veç në euro, në lekë dhe dollarë. Dhe deklarataat e tij kur flet për Kosovën, janë si deklaratat e Vuçiqit. Ai ka dhënë një deklaratë kundër Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit. Më sa di unë që ka përdorë term të tmerrshëm. Por, Greneli tash don që ta shfrytëzoj këtë rast me Kosovën dhe, në ineteres të Sërbisë ta dëmtoj sa më shumë Kosovën. Grenell është askushi, tash është moderator i një biblioteke në Amerike e askushi tjetër. Këta “burrat” tanë, ka edhe gra, që ato deklarata të tij i përfolin dhe i komentojnë që ai është ”Mbret i botës”. Sa ka qenë “Trump 1” Grenell i ka pas do funksione, e me “Trsump 2” , është jashtë çdo funcioni. Bile Trump e ka mërzi kur e sheh. Grenel ka edhe afera të cilat tash s’mnd t’i bejmë publike. Tjetra, përqafimi i tij me Vuçiqin është gjë e keqe, e shumë gjëra të tjera të këqija që mund t’i shihni në internet, gjëra që nuk i falen. Qëllimi i Grenellit është ta dëmtoj Kosovën. Ai paguhet nga Serbia, e prej një përsoni që paguhet nga Serbia, nuk mund të presim gjëra të mira, vetëm gjëra të këqija për Kosovën.
TCH; Çka do të ndodhë më 31 mars?
TG: A përfunduam me Grenelin, se ka dikush që s’mund t’ia përmend as emrin! Sa i përket kësaj situate të përkohshme lidhur me dekretin e Presidentës, të thuhet: “a gaboi a nuk gaboi”, kjo varet edhe nga LVV. Punët që i patëm krye për një ditë, të gjitha i prishëm! Shqiptarët nuk marrin vesh, erdhi puna deri të zgjedhjet më 31 mars. Tash gjyqtarëve të Kushtetesës iu “kemi nxjerrë” punë! që punët t’i kryejnë ata kemi mundur t’i kryejm vet, e fajtor janë deputetët e Parlamentit, se ata duhet t’i parashikojnë situatat, se për atë janë të paguar, që mos t’i bllokojnë situatat me të cilat përballet Kosova. Tash duhet të presim deri më 31 mars,  sepse tash Qeveria që është në detyrë nuk e ka fuqinë çfare duhet ta ketë. Presidentja nuk i ka caktuar datat e zgjedhjeve?! Sa i përket dekretit të Presidentës ky dekret është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila punon në bazë të Kushtetutës se Kosovës, e cila është e shkruar shqip, por shqiptarët e “lexojnë ndryshe”; shqip janë të shkruar si neni 82 si neni 84, por e interpretojne ndryshe. Gjykata Kushtetues e ka një gjyqëtar, për të cilin edhe Presidentja ka folur keq, por pa atë gjyqëtar nuk ka “kvorum” dhe Parlamenti nuk punon që të zgjedh një gjyqtar tjetër. Kështu “Punë shqiptarësh”, si n’Kosovë, si n’Shqipëri, sepse si për shqiptarët në Kosovë, si për ata në Shqipri nuk kemi nevojë të bejmë ADN se jemi krejt të njejt!
TCH: Për në fund një puetje naive: Kë e doni më shumë: mamin apo babin?! Dhe po ju pyes sot ke e doni më shumë: Kurtin apo Osmanin?
TG: Ata janë një milion përqind prindërit e fëmijve të tyre. Kryeministër më të mirë në Kosovë nuk kemi. Unë jam përkrahës i LVV dhe do të votoj Albin Kurtin. Edhe Presidentja Vjosa Osmani ka kryer punë të mira për Kosovën, ndaj t’i lëmë që të dy: Albini Kryeministër, Vjosa Presidente. Dhe shpresoj se këto raporte të tanishme të relaksohen. Çfarë do të ndodhë, nuk e kemi lehtë!
TCH: Po vota juaj?
TG: Ju thashë! Votën time do ta ketë LVV dhe Albin Kurti. Besoj se këto mospajtime do të tejkalohen. Po edhe Vjollca vet ka thënë: “Qëllimi im është ta ndihmojë Kosovën!”.  Kushtetuesja do të vendos. Atëherë edhe ajo do të vendos a është me mamin aspo me babin!
TCH: Ju flm avokat, shpresoj se prap do ju kemi në Top Chanel.
TG: Ju flm edhe juve.
Po e përfundoj shkrimin me fjalët që e fillova:
      Dah mihi factum, dabo tibi ius! (lat.)
      M’i jep faktet, ta ndajë drejtësinë!      

Sami Ripishi : Roli i Kishës Katolike ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm në mbrojtjen dhe në lirinë e Kombit tonë

Nuk ka shqiptar të shkolluar dhe të ndershëm që nuk e thotë të vërtetën!
Shihni: prof. Sami Repishti. Më parë kemi parë edhe Ismail Kadarenë dhe shumë të tjerë.
Roli i Kishës Katolike ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm në mbrojtjen dhe në lirinë e Kombit tonë. Kujtoni:
1. Gjergj Balshën dhe orientimin e tij drejt Perëndimit, menjëherë pas ndarjes së Kishave të Lindjes dhe të Perëndimit.
2. Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, si dhe diplomatin më të madh që ka njohur Kombi ynë, Pal Engjëllin.
3. Pjetër Budin dhe Pjetër Bogdanin, e sidomos Pjetër Bogdanin, komandantin e përgjithshëm që udhëhoqi kryengritjen e krishterë kundër Perandorisë Osmane në vitet 1684–1691.
4. Ambasadoren më të madhe të Kombit tonë në botë – Shenjten Nënë Tereza.
Nga ana tjetër, duhet të krahasojmë edhe pseudohipotezën, pra hipotezën e injektuar nga agjencitë sekrete serbe, sipas së cilës gjoja islami dhe islamizmi paskan ruajtur kombin tonë.
Ne duhet t’i shoshitim vetë këto ide në mendjet tona, të bindemi me arsyetim dhe jo të pranojmë ad blanko hipoteza të huaja.
Sepse, përderisa ne e “hamë karremin” e agjenturave armiqësore se islami paska ruajtur kombin shqiptar, në fakt mund t’u shërbejmë armiqve tanë pa e kuptuar.
Ashtu siç ndodhi në Sanxhakun e Nishit, në Novi Pazar dhe në Çamëri, ku përveç gjenocidit sllav dhe grek, shpesh e ndihmonim edhe vetë këtë proces duke u paraqitur si turq e jo si shqiptarë.
Historia nuk ndryshohet me propagandë.
Ajo studiohet, kuptohet dhe respektohet.

Fluska* e fusnotës u shkri pas 13 vitesh

0

nga Abas Fejzullahi

Një fjalë e urtë nga thesari popullor thot mes tjerash :

» Mer në thue sivjet e rrëxohesh në mot » ose « Prit gomar deri sa të del bar… »

Qeveria e Kosovës e ngazllyer nga votatë e marrura që udhëheqej edhe në vitin 2012 nga PDK-së (ku shpeshëherë në shtyp e rrjete shoqërore përmendej një farë lloj Tren Bullgar lidhur me votat e fituara, flitej e shkruhej edhe për ndërprerje rryme gjatë numrimit të votave dhe ndërrim paketash të mbushura me Fletëvotime që kishin votuar edhe të vdekurit nëpër terr për anëtarët e përzgjedhur të partisë fituese apo siç thirreshin me krenari shpeshëherë si krahu i luftës etj) ! 

       PDK-së ndau poste dhe pozita bashkë me partitë tjera, që lidhen marrëveshje, krushqi e kumari secili për interesat e veta e sipas kaqikut. Kuvendi udhëheqej nga partia fituese ku bashkë me të tjerët  pranuan pa hezitim 6 pikat e Ban-Kimunit udhëheqës i OKB-ra dhe hynë në bisedime me Serbinë pa kushte, por, më vonë u dëshmua siç thot populli se:Udual:» Dardhë me bisht » ! 

        Sipas kërkesave të ndërkombëtarëve dhe nga BE në vitin 2012 pranun Kërkesen e Serbisë që Kosova kudo jashtë vendit të paraqitet me FUSNOTË e që praktika dëshmoi se u doli « PUSNOTË » ku u mbyten interesat e Kosovës për shtetformim dhe në vazhdimsi plotësoheshin kërkesat e Serbisë në dëm të shtetsisë dhe pavarësisë së Kosovës, që po të analizohet në hollësi e thellësi akteret duhet japin përgjegjësi..! 

        Përfaqësuesit e Kosovës pas pranimit të *FUSNOTËS* apo*PUSNOTËS* ku vazhdimisht mbyteshin interesat e Kosovës, e arsyetonin në Kuvendin e Kosovës dhe në bashkëbisedimet e zhvilluara nëpër TV-ne se kjo është në dobi të Kosovës dhe është vetem një FLUSKË bore që me syrin e pranverës do shkrihet… dhe të miratë për Kosovoën do vijn varg e vi njëra pas tjetres..! 

          Po çfarë ndodhi ?

        *FUSNOTA* u ngri për 13 vite me rradhë, bashkë me shumicën e institucione me rëndësi shtetërore të Kosovës në formim e sipër, u dëmtuan dhe u penguan në forma dhe mënyra të ndryshme, jetësimi,forcimi dhe zhvillimi i tyre në drejtimin e shtetformimit, ku do të mundësohej zhvillimi ekonomik në të gjitha drejtimet dhe Drejtësia do të jetësohej njësoj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. 

         Dëshmi: 

         1.U shtri në të gjitha drejtimet krimi i organizuar ekonomik dhe politik udhëhequr nga qeveritarët në veçanti po edhe nga kurvendarët e Kuvendit të Kosovës. 

  1. Shumica shqiptare prej 95% ende sot e kësaj dite pengohen në jetësimin e pavarësisë së plotë, kurse 2% serb ardhacak në Kosovë u përgdhelen edhe pse sot e kësaj dite e kundërshtojnë shumica pavarësinë e Kosovës e që kanë të drejta më shumë se shqiptarët dhe pakicat tjera, por që pakica serbe e mikluar, përgdhelur apo e privilegjuar skajshmërisht nga BE po edhe nga pushshtetarët vendor edhe pse drejtuesit e pakicës serbe kanë përkrahur dhe ende përkrahin Serbin e cila ka kryer shfarosje ndaj shqiptarëve në Kosovës e më gjërë, ku në forma e mënyra të ndryshme kanë ndihmuar dhe ndihmojn edhe tani Serbinë që haptas kërkojn ripushtimin e Kosovës dhe hesht BE dhe disa faktor tjerë që e përkrahin në forma të ndryshme siç e kanë përkrahur në ndarjen e Mitrovicës etj. 

       3.Pranuan dhe nënshkruan në vitin 2013 dhe 2015 Kancerin për shtetsinë e Kosovës sipas Kërkeses së Serbisë: “ZAJEDNICEN e Komunave Serbe” apo Bashkimin  e Komunave Serbe, pasi që udhëheqësi i PDK-së, për të fituar votatë e pakicës serbe gjatë fushatës zgjedhore u premtoi pothuajse secilit katund do i jep të drejtën për të qenë komunë dhe këtë e jetësoi për një grusht vota! Ky veprim përputhet 100% me thënien shumë të qëlluar dhe brilante të mendjendriturit Faik Konica për serbët: “Hapi derën e shtëpisë një serbi dhe ditën tjetër ai do të kërkojë gjysmën e saj sikur e ka të drejtën e vet, ndërsa të pasnesërmen ai do të përpiqet të të flakë nga dritarja e shtëpisë sate, sikur je ti ai që ke hyrë me zor”. 

     4.Fluska e *FUSNOTËS* lajmruan se u shkri pas 13 vitesh, por si pasojë e saj tani janë ngri kërkesat e secilës parti në opozitë. Kurvendarët-et, nuk rrin në hapësiren e Kuvendit gjatë mbledhjes për ta zgjedhur kryeparin-en e shtetit, pasi që për këto veprime të shëmtuara s’i  dhënë askujt asnjë përgjegjësi,për largimin e tyre pas nënshkrimeve që i bëjnë për të marrur mëditjen, thejn dhe nëpërkëmbin rregullaët e Kuvendit dhe Kushtetuten e vendit dhe kanë bërë ndarje e përçarje si në Kuvend dhe tek votuesit e popullata në përgjithësi. 

         Të gjithë thirren në rregulla e në Kushtetutë dhe ato i shpjegojnë ashtu siç u përshtatet dhe duhet interesave të tyre vetanake e partiake, secila palë tue rënduar njëra tjetëren për fajsi, pikërisht për ate se mungon DREJTËSIA dhe përgjegjësia e secilit-es,  për punën e tyre që marrin paga e meditje nga taksapaguesit e Kosovës, për të bërë punë me nderë e përgjegjësi e jo këtë që po e bëjnë në këto pesë vitet e fundit në dëm të  qytetarëve të Kosovës  dhe institucioneve shtetrore në shumë drejtime që ka mjaft të dhëna e dëshmi..!

Kosova nuk ka luksin të rrënojë vetë liderët Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin që forcuan sovranitetin e saj

5

Luan Dibrani, Gjermani

Polarizimi politik dhe rreziku i harrimit të arritjeve

Në një kohë kur Republika e Kosovës përballet me sfida të shumta politike, diplomatike dhe të sigurisë, është e domosdoshme që opinioni publik dhe klasa politike të reflektojnë me maturi mbi zhvillimet e fundit. Polarizimi i thellë i debatit publik rrezikon të zbehë një të vërtetë të pamohueshme: për një periudhë të rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës, dy figura – Albin Kurti dhe Vjosa Osmani – kanë qenë ndër shtyllat kryesore të forcimit të sovranitetit të Republikës dhe të përfaqësimit të saj me dinjitet në arenën ndërkombëtare.

Në kohët e trazuara, kombet dallohen jo vetëm nga armiqtë që kanë përballë, por edhe nga aftësia për të mos i goditur vetë shtyllat e veta. Pikërisht këtu ndodhet sot Kosova: në një çast dramatik kur përplasjet e brendshme politike dhe zhurma e interesave të ditës rrezikojnë të errësojnë vlerësimin e drejtë për dy figurat që mishëruan për vite me radhë shpresën shtetërore dhe seriozitetin institucional të Republikës sonë.

Le të thuhet qartë: pavarësisht mospajtimeve të sotme, këta dy liderë mbeten ndër figurat më të pakontestueshme për shumicën e shqiptarëve të Kosovës. Jo sepse janë të pagabueshëm, por sepse përballë një opozite të lodhur dhe të konsumuar nga e kaluara, ata përfaqësuan alternativën më të besueshme të shtetit ligjor dhe të dinjitetit kombëtar.

Kurti dhe rikthimi i sovranitetit në terren

Merita më e madhe e kryeministrit Albin Kurti nuk qëndron vetëm në diskursin politik, por në këmbënguljen për ta kthyer shtetin e Kosovës në terrenin ku për vite me radhë kishin sunduar struktura paralele, barrikada dhe institucione të dirigjuara nga Beogradi.

Veriu i Kosovës për një kohë të gjatë ishte një plagë e hapur e shtetësisë sonë. Në atë hapësirë vepronin banka, komuna, administrata dhe struktura të organizuara që sfidonin rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Për vite me radhë, shteti shpesh dukej i pafuqishëm përballë kësaj realiteti të imponuar nga Serbia.

Por nën udhëheqjen e Kurtit, shteti filloi të veprojë me vendosmëri. Barrikadat u hoqën, strukturat paralele u sfiduan dhe sovraniteti i Kosovës filloi të marrë kuptim real edhe në atë pjesë të territorit që për dekada ishte trajtuar si një zonë e paqartë e kontrollit shtetëror.

Ky proces nuk ishte i lehtë. Ai solli përplasje diplomatike, presione ndërkombëtare dhe tensione të brendshme. Por historia e shteteve tregon se sovraniteti nuk ndërtohet pa guxim politik.

Sulmi i Banjskës dhe përballja me strategjinë destabilizuese

Sulmi i armatosur në Banjskë ishte një nga momentet më të rënda të përballjes së Kosovës me projektet destabilizuese të Serbisë. Ai nuk ishte thjesht një incident i izoluar. Ai ishte një sinjal alarmi për një strategji të mirëorganizuar që synonte ta paraqiste Kosovën si një shtet të paqëndrueshëm dhe të cenueshëm.

Përballë këtij rreziku, institucionet e Kosovës reaguan me vendosmëri. U dëshmua se shteti nuk është më spektator në territorin e vet dhe se çdo përpjekje për destabilizim do të përballet me forcën e ligjit dhe të institucioneve.

Prandaj është e padrejtë dhe e rrezikshme që sot të relativizohet roli i Albin Kurtit sikur ai të ishte thjesht një figurë polemike. Nën qeverisjen e tij, shteti i Kosovës tregoi se nuk është më një strukturë e brishtë politike, por një realitet institucional që mbron territorin dhe sovranitetin e vet.

Vjosa Osmani dhe fuqizimi i zërit ndërkombëtar të Kosovës

Në planin ndërkombëtar, presidentja Vjosa Osmani ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e profilit diplomatik të Kosovës. Në një kohë kur vendi kishte nevojë për një përfaqësim serioz dhe dinjitoz, ajo arriti të ndërtojë një diplomaci aktive dhe të artikulojë me qartësi interesat strategjike të Republikës.

Me një qasje të fortë pro-perëndimore dhe me një angazhim të vazhdueshëm në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, ajo e paraqiti Kosovën si një shtet serioz dhe të përgjegjshëm në skenën globale.

Diplomacia e saj, takimet me udhëheqës ndërkombëtarë dhe përpjekjet për zgjerimin e njohjeve diplomatike e forcuan pozitën e Kosovës në një kohë kur presionet ndaj saj ishin të mëdha.

Në rajonin tonë, ku çdo njohje ndërkombëtare kërkon betejë diplomatike, ky kontribut nuk është i vogël. Përkundrazi, ai është një nga elementet që e kanë mbajtur Kosovën të dukshme dhe të respektuar në arenën ndërkombëtare.

Dora e Serbisë dhe interesat për përçarjen e Kosovës

Në këtë dramë politike nuk duhet harruar një fakt thelbësor: Serbia ka interes të madh që Kosova të jetë e përçarë dhe e dobët në skenën politike të brendshme.

Çdo dobësim i figurave që kanë sfiduar politikën hegjemoniste të Beogradit është një fitore për strategjinë serbe. Për këtë arsye, përçarja e brendshme politike në Kosovë shpesh shoqërohet me propagandë, manipulime dhe përpjekje për delegjitimimin e institucioneve të saj.

Një Kosovë e ndarë në armiqësi të brendshme është shumë më e lehtë për t’u goditur në planin ndërkombëtar. Kjo është logjika e ftohtë e gjeopolitikës në Ballkan.

Kriza politike dhe përgjegjësia e klasës politike

Drama e sotme politike nuk është vetëm rezultat i mospajtimeve personale apo institucionale. Ajo është edhe produkt i një kulture politike ku bllokada dhe përplasja shpesh përdoren si instrument për përfitime të momentit.

Opozita politike në Kosovë shpesh ka zgjedhur rrugën e konfrontimit dhe të delegjitimimit të institucioneve në vend të reformës dhe reflektimit për gabimet e së kaluarës.

Por në një shtet të ri dhe të brishtë si Kosova, një qasje e tillë është e rrezikshme. Stabiliteti institucional duhet të jetë mbi interesat e ngushta partiake.

Degjenerimi i debatit publik

Një nga plagët më të rënda të momentit aktual është niveli i debatit publik. Një pjesë e komentatorëve dhe analistëve politikë kanë zëvendësuar analizën me mllefin, argumentin me sharjen dhe përgjegjësinë publike me spektaklin mediatik.

Në vend që të kontribuojnë në qartësimin e situatës, disa prej tyre po e helmojnë opinionin me gjuhë urrejtjeje, mallkime dhe thirrje emocionale që nuk i shërbejnë askujt.

Një shoqëri që degradon debatin publik deri në këtë nivel rrezikon të humbasë busullën morale dhe politike.

Thirrje për maturi dhe interes shtetëror

Në këtë moment kritik për Kosovën, më e rëndësishme se kurrë është maturia dhe reflektimi.

Askush nuk kërkon adhurim të verbër për liderët politikë. Por është detyrim moral dhe kombëtar që të pranohet ajo që është arritur dhe të mbrohet ajo që i shërben shtetit.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me të gjitha dallimet dhe mospajtimet që mund të kenë sot, mbeten dy nga figurat që i dhanë Kosovës një periudhë të rëndësishme të forcimit të sovranitetit dhe të dinjitetit ndërkombëtar.

Kosova nuk ka luksin t’i kthejë në armiq dy njerëz që i shërbyen shtetit si dy kolonat më të forta të tij në vitet më të vështira.

Sepse mbi egot personale, mbi interesat partiake dhe mbi emocionet politike, qëndron një e vërtetë më e madhe:

Republika e Kosovës ka nevojë për stabilitet, maturi dhe një klasë politike që vendos interesin e shtetit mbi çdo gjë tjetër.

Dhe për këtë arsye, sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë një të vërtetë të thjeshtë:

Kosova nuk ka luksin ta rrënojë vetë atë që me shumë mund dhe sakrificë është ndërtuar ndër vite.

Shqiptarët krenarë me binomin Vjosa-Albinin

1
Parresidentja Vjosë Osmani me  -U.S.  -Army War College –
 
 
Idriz Zeqiraj, Gjermani 
______
      Një shkrimtar botëror ka lënë një porosi të mençur : “Kurrë mos u prish, me fund, me tjetrin, sepse një ditë mund të bëheni miq të mirë”. Dhe, këtë besoj se e kanë provuar secili nga ne. Andaj, uroj që këtë porosi ta marrin seriozisht palët në mospajtim, respektivisht, Vjosa dhe Albini. Sepse shqiptarët, në shumësinë e tyre  absolute, u bënë krenarë me binomin Vjosa-Albini.
     Dhe, në respekt e mirënjohje reciproke të shqiptarëve me dy udhëheqësit markantë dhe brilantë, Vjosën dhe Albinin, duhet të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të suksesshëm, në misionin fisnik të konsolidimit dhe të prosperimit, përparimit të shtetit të ri të Kosovës.
     Përtej dy dekadave Organizata Vetëvendosje (LVV), bëri një opozitë të sforcuar aktive, për ta çmontuar krimin në pushtet, të bartur nga Tirana në Prishtinë. Qeveria e Përkohshme, e kompozuar në “Bllokimin e Zi” të Tiranës, përmbante të gjitha elementet e regjimit të komunizmit të fashistizuar të agjentit serbo-rus, Enver Hoxha. Pasojat e atij regjimi kriminal, vazhdon t´i vuajë edhe sot Kosova. Plagët e hapura, ekzekutimet e ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, të veprimtarëve të LDK-së, të gazetarëve të “Bota sot”, si dhe aktivistët e hershëm të LPK-së. Qëllimi ishte super-kriminal: marrja dhe mbajtja e pushtetit përdhunshëm.
     Një klan brenda LDK-së, pas amshimit të Presidentit Rugova, e çmontoi rugovizmin brenda partisë, duke u bërë bisht e patericë e PAN-it. Reaguesit e kësaj tradhtie e pësuan me përzënie nga LDK-ja. Ndër shumë të tjerë, viktima të klanit ogurzi ishin edhe  dy besniket e rugovizmit: Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla. Ato themeluan -Listën Guxo”, duke vazhduar rrugëtimin për largimin nga pushteti të bandës të PAN-it, së bashku me klanin e Isa Mustafës, të cilët e bënë president agjentin e trefishtë, Hashim Thaçin!
     “Tokën e askujt”, siç thoshte Edvin Rama për veriun e Kosovës, Hashim Thaçi ia dorëzoi Serbisë! Katërshja harmonike Albini-Glauku dhe Vjosa-Donika, me subjektet e tyre LVV-GUXO, me punë e guxim shtrinë sovranitetin në atë pjesë të Kosovës, pothuaj se të humbur. Ndarja e posteve drejtuese të shtetit dhe pushtetit ishte e mençur, e ekuilibruar.
          Presidentja Vjosë “çau bllokadën” diplomatike
     Pas një izolimi të gjatë, Vjosë Osmani me diplomacinë e saj “çau bllokadën”, duke u pritur nga Administrata amerikane, deri ke presidenti Donald Trump. “E shihni këtë zonjë të ulur këtu, para meje, meriton gjithë respektin tonë. Ajo po lufton dhe punon për mbrojtjen e Atdheut të saj”, – e vlerësoi presidenti Trump presidenten Vjosë Osmani. Kjo vlente edhe për kryeministrin Albin Kurti, sepse të njëjtën gjë bënte edhe ai. Më saktë, e bënin së bashku binomi Vjosa-Albini, sepse ishin dakorduar për të gjitha çështjen kardinale, për konsolidimin e shtetit të Kosovës. Pra, duhet pranuar se Presidentja rehabilitoi Kryeministrin në SHBA dhe Evropë.
     Në cilido shtet demokratik të botës, një presidente të suksesshme si Vjosë Osmani, do t`i vazhdohej mandati i dytë. Këtë duhej ta bënte edhe Albin Kurti. Sepse të gjitha veprimet e presidentes, kishin në bazë parimin, ligjshmërinë dhe mbrojtjen e kushtetutshmërisë. Nga rrëfimi i sinqertë i Vjosës, tashmë, nuk ka asnjë fije dyshimi se në këtë çarje faji bie ke Kurti, i cili, qartazi, nuk e donte Vjosën presidente. “Arsyeja” krejt subjektive, është thënë dhe përsëritur saktësisht, Albini donë njerëzit e dëgjueshëm, qoftë ajo edhe presidente, edhe pse ajo nuk i përket nomenklaturës të ekzekutivit.
     Zhurmimi artificial, sulmi rrugaçëror që behët ndaj Vjosë Osmanit, qëllimi është sa i poshtër, aq edhe kriminal, goditja e binomit Vjosa-Albini, pa u merakosur fare se po dëmtojnë drejtpërdrejtë shtetin e Kosovës. Ky binom e bëri krenar popullin e Kosovës dhe shqiptarët botërorë. Sepse largoi nga skena politike një bandë shtetërore e pushtetare, e cila ka përgjakur kundërshtarët politikë dhe ka zhvatur pasuritë e brezave shqiptarë. Dhe, kjo nuk është pak, përkundrazi, është arritje kulmore, të cilën mund ta bënin vetëm katërshja simpatike: Vjosë Osmamni, Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donikë Gërvalla, me shumë veprimtarë të LVV, GUXO, ALTERNATIVA.
         Presidentja nuk shkeli Kushtetutën, ajo e zbatoi atë besnikërisht
     Realisht, presidentja Vjosë Osmani nuk bëri shkelje as të lehtë dhe as të rëndë të Kushtetutës, me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Është njësoj sikur e quanin opozita “të paligjshëm votimin e fshehtë në rastin e zgjedhjes të kryetarit të Kuvendit!” Nga tri rastet kur mund të bëhet shpërndarja e Parlamentit, ajo zgjodhi rastin e parë, dështimin e zgjedhjes të Presidentit edhe pas një muaji pritjeje.
        Citojmë:
      “Neni 86, paragrafi 2 i Kushtetutës, përcakton që zgjedhja e presidentit të bëhet jo më vonë se 30 ditë, para përfundimit të mandatit të presidentit aktual”. Specialistët e lamisë përkatëse thonë se “edhe një orë vonesë, pas këtij afati, konsiderohet shkelje e Kushtetutës”. Pra, presidentja veproi konformë ligjit, për të qenë brenda afatit kushtetutar. Madje edhe Kurti kishte thënë se “pas datës 5 mars shkojmë në zgjedhje”. Por, papritur Kurti është tërhequr nga deklarimi i parë dhe ka dërguar mocionin në Gjykatën Kushtetuese, për ta bllokuar dekretin e presidentes, për shpërndarjen e Kuvendit.
     Është diç tjetër nëse kjo duhej të rrezikonte dhe të fillonte pazaret me shefat e subjekteve politike, për mundësinë e zgjatimit kohor, duke bredhur në ndoca nene tjerë të Kushtetutës, siç është neni 82, procedurë që mund të zgjasë 60 ditë. Dualizmi i dy dispozitave, ka prodhuar paqartësi juridike, por, assesi, nuk ka ndodhur asnjë shkelje të kushtetutshmërisë.
     Vjosë Osmani është viktimë e ndërshmërisë, korrektësisë dhe parimësisë, në kryerjen e detyrës fisnike të presidentes të Republikës të Kosovës. Shpifjet lehaqene korale, se kinse Vjosa është karrieriste u demantuan lehtësisht. Po të kishte menduar për karrierën personale, ajo nuk do të ishte sot e vetmuar, vetëm me respektin dhe dashurinë e popullit. Në të kundërtën, do ta kishte kandidaturën e garantuar.
     Albin Kurti bëri më shumë se sa gabim, bëri fajësi, me refuzimin e Vjosës presidente. Ai e kishte të lehtë arsyetimin e kandidaturës: “Populli e kërkon, për “punën e shkëlqyeshme që po bënë”, – siç e vlerësoi presidenti Trump presidenten tonë. LVV, me aleatët e saj nuk ka kandidat të dytë. Përndryshe, përgatituni për zgjedhje të jashtëzakonshme”.
     Nëse kjo kërkesë nuk pranohej nga opozita PAN-iste, faturën e fajësisë për zgjedhje të imponuara do ta paguante kjo opozitë e çoroditur. Ndërkohë, LDK, kreu i saj Lumir Abdixhiku, ka qenë konstruktiv dhe bashkëpunues i shkëlqyer, duke aprovuar kandidaturën e Vjosë Osmanit, si më serioze.
        Hatërimi i bazuar i presidentes Vjosë
     Kryeministri Albin Kurti e vlerësonte lart presidenten Vjosë Osmani. Kurti u zotua se do ta përkrahte kandidaturën time, më tha se “je presidentja më e mirë e shekullit 21”. Dhe, vërtetë, për rrethanat aktuale të Atdheut-Kosovë, Vjosa bëri shumë, duke vepruar mençurisht, kudo në ecejaket e saj cilësore. Ndërkohë që, Serbia, shumë nga ndërkombëtarët, opozita palë me Vuçiqin, u sulen kafshërisht kundër Kurtit, prisnin -non grata- për kryeministrin, Vjosa u ndodh në krah të tij. Ajo rrezikoi në mbrojtje të Albinit, duke deklaruar botërisht se “të gjitha vendimet i kemi marrë së bashku me kryeministrin”. Thënë troç, ajo e ndau fatin me kryeministrin e Kosovës” dhe arriti ta rehabilitojë në sytë të Amerikës dhe Evropës.
     Deri sa Albin Kurti e vlerësoi meritueshëm, si – “je presidentja më e mirë e shekullit 21-“. Të kësaj mendjeje janë edhe shumësia e shqiptarëve vendorë dhe botërorë. Atëherë, pse u dashka tradhtuar Vjosën dhe shqiptarët, duke refuzuar kandidaturën për mandatin e dytë të saj presidencial?!
     “Provo ta bindësh opozitën, prapa shpinës punonte me kandidatë të tjerë, kërkoi t`i bëj 85 vota”, – transmeton presidentja Vjosë porosinë e dhënë asaj nga kryeministri Kurti!
Shehrlitë e Pejës, për raste flagrante hileqare, në mes të ortakëve, i bëjnë pyetje ortakut, bashkëpunëtorit: “A jemi shokë apo kodosha?!”
     Subjektet politike PDK, AAK, NISMA, të koalicionuara në PAN, u treguan të pista kur thanë që “nuk e votojmë presidenten Vjosë Osmanin, sepse është kandidaturë partiake!” Vërtet, Vjosa ishte e vetmja, nga emrat e lakuar për president, që nuk kishte asnjë lidhje partiake prej 5 vitesh.
     Vjosa nuk ishte presidente “alla Hashim”, për të dhuruar poste ministrash, zëvendës-ministrash, ambasadorësh e konsullësh – në pritje. Hashimi kishte shtetin dhe pushtetin. Ishte mbret i pakurorëzuar, por me fuqi tej mbretërore. Hashimi i kishte edhe bandat aktive: “Ta vras djalin e hasretit, mos shkruaj për krimet tona në “Bota sot”, e kërcënuan gjatë dhe pas luftës, Shefqet Jasharin-Strofci, ish i burgosur politik, i angazhuar edhe në luftën e fundit. Të njëjtin kërcënim, banda e kuadrove të Hashimit, ua bënë disa dëshmitarëve potencial të Hagës, për të mos dëshmuar edhe tani pas një çerek-shekulli, për çka vazhdojnë të përballën me Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, me akuzën faktike, përmes video-inçizimeve origjinale për “pengim të drejtësisë”.
     Nën ethet e kërcënimit, “të vrasim ty dhe familjen, ose dorëzona Fondin “Vendlindja thërret”, u largua kësaj bote kryetari i këtij Fondi për Zvicrën, Jashar Salihu!”
Janë pikërisht ish-kuadrot e Hashimit, tani, të punësuar si analistë mercenarë, të cilët, me kam-kumet e përnatshme dhe reprizë të nesërmen, i torturojnë shqiptarët në debatet e televizioneve të Prishtinës dhe të Tiranës.
 
         Misioni fisnik Vjosa-Albini, për shtetin ligjor, duhet përmbushur    
     LVV, me aleatët e saj, duhet vlerësuar për ndryshimin, sa të madh, aq edhe cilësor. Kur opozita lavdërohet se ka bërë “namin” me suksese në Kosovë, kur dihet se krahas përgjakjes të kundërshtarëve politikë, të cilët e bënë paqen dhe luftën, “komandantët” e vetëshpallur zhvatën e plaçkitën Kosovën. Dhe, ke frikë të hapesh televizorin, sepse non-stop, shpërfaqen në ekranet e shumta vrasës, hajna zyrtarë e civilë, haraçxhinj, kontrabandistë të neveritshëm. Dhe, këta janë shumë-qindra opozitarë të tanishëm. Ndërsa Albin Kurti është pothuaj se i vetëm, i cili ua kujton shqiptarëve vendorë dhe botërorë, të gjithë katalogun e krimeve të eksponentëve të opozitës. Pra, ai demanton gënjeshtrat e tyre, duke ua rikujtuar të vërtetën e hidhur, që ka përjetuar Kosova për afro një çerek-shekulli.
      Subjekti fitues duhet të jetë serioz në sjelljen ndaj kundërshtarëve politikë. “Siguruam 36 firma, konkurro kundër Glaukut”, – i tha Kurti Vjosës! Ishte një tallje e vrazhdët, që nuk e meritonte presidentja Vjosë Osmani. Çfarë gare është ajo kur kundërshtari i ka të garantuara 66 vota, nga 120 deputetë sa ka Parlamenti i Kosovës. Në pozitë të njëjtë ishte edhe opozita dhe me të drejtë turpëruan pozitën, me bojkotin e bërë nismes të zgjedhjeve fiktive, të rrejshme,
     Opozita ishte tërësisht fajtore për bllokadën e vitit të kaluar, e cila i imponoi zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Dhe, meritueshëm e pësoi me humbje të garantuar. Ndërsa, nëse kësaj radhe LVV i imponon zgjedhjet e serishme, faturën do ta paguajë pozita.
     E përbashkëta e Vjosës dhe Albinit është përcaktimi për shtetin ligjor të Kosovës, sepse përgjatë gjithë këtij çerek-shekulli ka qenë “banana-shtet”. Nuk ka shtet të konsoliduar me krime nëpër këmbë. Bashkëpunimi ishte i suksesshëm, në rrugën e duhur. Por, misioni nuk ka mbaruar. Prandaj ndarja aktuale e tyre, është zhgënjyese dhe po përjetohet  rëndë në popull dhe shqiptari.
      Propaganda e orkestruar me shpifje mostrume kundër Vjosës dhe Albinit, janë broçkulla të qëllimshme, për ta thelluar ndarjen mes tyre. Vizita njëkohshme e Vjosës, Ramës, Spiropalit, ishte në agjendën e amerikane dhe nuk kishte as konspiracion dhe as puç për Qeverinë Kurti. Sepse presidentja Vjosë ishte në pritje të për mandatin e dytë dhe marrëdhëniet me Kurtin ishin të relaksuara, madje premtuese, për ta vazhduar bashkëpunimin afatgjatë. Takimi grupor i Rechard Grenell, me disa udhëheqës ballkanikë, ishte në domenin e tij, sepse ai vazhdon ta mbulojë ende këtë rajon. Përndryshe, sulmi aktual, hiç diplomatik i Grenell se “Albini dhe Vjosa janë katastrofë”, dëshmon se sa “miqësor” është ai me Vjosën.
     Ndërsa kacaverja e Ramës në krahët e Vjosës, është si ai gjesti i tij me mbylljen e syve të Albinit, kur marrëdhëniet e tyre ishin “beter”! Ndjehem keq, kur edhe disa gazetarë brilantë, njëherësh edhe miq të mi, që i kanë dhënë zë politikës së mençur të Vjosës presidente. Për habi, tani shprehin dyshime për sjelljet e fundit të saj, ndërkohë që ajo është e sulmuar dhe e provokuar, me qëllime intriguese, për të goditur atë dhe Albinin, respektivisht, Vetëvendosjen reformatore.
      Kjo ndarje është tekanjoze, subjektive dhe për hirë të konsolidimit të shtetit, mospajtimet duhet tejkaluar, për ta përfunduar misionin fisnik. Aktualisht, nuk ka ndonjë forcë politike, e cila mund ta vazhdojë misionin e shtetit të konsoliduar dhe ligjor. Sepse ata që e kanë sjellur Kosovën në këtë gjendje, me krime, hajni zyrtare, haraç, kontrabandë dhe të gjithë katalogun e të këqijave, nuk e gëzojnë besimin e popullit, nuk e kanë guximin dhe as mundësinë, për ta zhvilluar demokracinë e mirëfilltë, aq më pak për ta ndërtuar shtetin ligjor, shtetin e së drejtës, të shumëpritur për shqiptarët.
             Shkuarja në zgjedhje ende është e shmangshme
     Ende pa filluar fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, opozita planifikoi bllokadën kundër krijimit të institucioneve kuvendore dhe qeveritare. Njëkohshëm, paralajmëroi zgjedhjet e jashtëzakonshme, për zgjedhjen e presidentit/es, në prill-maj të vitit 2026. Në bllokadën e tanishme, përveç Kurtit, pjesë e fajësisë është edhe PDK-ja, ngaqë ngulmon për postin e presidentit! Ajo u kërkon shqiptarëve të Kosovës, të harrojnë krimet, hajnitë, kontrabandën miliardshe euro dhe pisllëqe tjera, duke mos bërë asnjë reformë, madje të paktën, kërkim-falje, për abuzimin e vrazhdët që bënë nën çadrën e presidentit! Refuzimi për koalicion që i bëri PAN-it Albin Kurti, ishte parimor dhe kombëtar, duke dhënë porosinë e duhur për bërjen e reformave, deri në riformim, pasi kriminalizimi i subjekteve të koalicionuara në PAN: PDK-AAK-NISMA, ishte masiv.
      Opozita është kundër ushtrimit të tri funksioneve kryesore nga pozita, pavarësisht fitores së madhe: Presidencën, Kuvendin, Qeverinë, sepse “vendi rrezikon të bie në diktaturë!” Dhe, kjo po ndodhë për herë të parë në shtetin e lirë të Kosovës. Shumësia e deputetëve të LVV, 57+9 të pakicave, përjashton çfarëdo gare zgjedhore për cilindo nga këto poste. Atëherë, topi kalon ke partia fituese.
      Si zgjidhje më e pranueshme, do të ishte që posti i presidentes t`i vazhdohet Vjosë Osmanit, e cila përmbushë kushtin bazë të neutralitetit, asnjanësisë, sepse për pesë vite radhazi nuk ka qenë e angazhuar në asnjë subjekt politik. Megjithatë, ky nuk është kusht valid, sepse nuk është praktikuar ndonjëherë në Kosovë. Por, janë disa rrethana të prekshme: Së pari, presidentja Vjosë ishte shumë e suksesshme, përgjatë mandatit të parë. E dyta, ishte e zëshme në Evropë dhe botë e, mbi të gjitha, në SHBA, duke krijuar një marrëdhënie të veçantë, madje në një kohë zezonë për Kosovën tonë, e cila vazhdon të pengohet në konsolidimin e shtetit të saj, edhe pas tej një çerek shekulli çlirim, në liri!
     Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka dhënë vlerësime të përsëritura për presidenten Vjosë Osmani: “E shihni këtë zonjë të ulur këtu, para meje, meriton të gjithë respektin tonë. Sepse lufton dhe punon për mbrojtjen e Atdheut të saj”. Kjo nënkupton se qeveria, Kosova dhe populli i saj janë në mbrojtje nga pushtuesi i deri djeshëm, duke demantuar në shpifjet e tyre, Serbinë dhe aleatët e saj në disa shtete të Evropës. I menjëhershëm ishte reagimi reflektues, i Annu Pratipatit, shefe e Ambasadës amerikane në Prishtinë, pas “dushit të ftohtë”, “pezullimit të Dialogut SHBA-Kosovë”,  e cila, me përzemërsi, tha se “do të vazhdojmë të punojmë së bashku, në interes të dy shteteve tona”.
     Kjo ndikoi që BE-ja të lëvizë nga statusquoja, për heqjen e sanksioneve, të cilat ishin vënë padrejtësisht. Presidentja vazhdoi me serinë e vizitave në Evropë, botë dhe Amerikë. Shefi i NATO-s, Mark Rutte thoshte se “Vjosa është presidentja ime e preferuar”. Vizita e saj në -U.S. Army War College -, pritja dhe ligjërata e presidentes ishte domethënëse; fjala e presidentes Vjosë në Parlamentin Evropian, ngritja në këmbë dhe duartrokitja e deputetëve, ishte mbresëlënëse. Në takimin e fundit që bëri Vjosë Osmani me presidentin Trump, ai veçoi lavdërimin se “presidentja Osmani po bënë punë të shkëlqyeshme”. Dhe, e porositi Vjosën: “Më thirrë në telefon, kur keni pengesa!” Një sjellje dhe afri të tillë nuk është parë me askënd tjetër në Mbledhjen e Promovimit të “Bordit të Paqes”. Atëherë, pse gjithë kjo xhelozi negative për presidenten unike Vjosë Osmani?!
     Nga “Shtëpia e Bardhë” është thënë dhe përsëritur, se e vetmja lidhje me Kosovën, është presidentja Vjosë Osmani. Atëherë, me të drejtë shtrohet pyetja: “Çfarë është presidenti i fuqisë së parë botërore, Presidenti Donald Trump, për pozitën dhe opozitën e Kosovës?!? Pse duhet refuzuar preferencën e Administratës Amerikane, për të vazhduar mandatin e dytë presidencial Vjosë Osmani?! Aq më parë kur kjo zgjedhje është në interes të Kosovës, pasi Amerika ka nevojë të bindet se Asociacioni “është kancer i Kosovës”. Këtë e thonë dhe e përsërisin specialistët vendorë dhe ndërkombëtarë. Pastaj hyrja në NATO; Këshillin e Evropës, afrimi drejt anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
     SHBA kanë derdhur shumë miliarda dollarë, për ta çliruar dhe sjellur lirinë Kosovës, ndërsa sot kursehet një -gurë i çmuar-, nga Trepça e jonë, për Presidentin e Amerikës zëmadhe. Vallë, kaq burokraci procedurale ka dhënia e një dhurate modeste, për çliruesin e djeshëm dhe mbrojtësin e sotëm të Kosovës, Amerikën fuqiplotë?! Për çudë, kaq bukëshkalë jemi ne, shqiptarët, sa të mos respektojmë miqtë e dorës së parë?! Gjenerali freng Napoleon Bonaparti ka thënë: “Më shumë i urrej mosmirënjohësit, se sa tradhtarët”.
      Nëse opozita nuk do të mjaftohej, për ta konsideruar Vjosën presidente jashtë partiake, për hirë shmangies të zgjedhjeve, LVV mund të sakrifikojë, duke dhënë edhe postin e kryetarit të Kuvendit opozitës. Për LVV bërja e Vjosës presidente ka rëndësi të treishtë: plotëson një kerkesë-dëshirë të ndërkombëtarëve, në veçanti të amerikanëve; këkesë dhe dëshirë të shumicës absolute të shqiptarëve, të cilët janë edhe votues të LVV me aleatët e saj; ruan elektoratin aktual dhe atë perspektiv. Ndërkohë shkuarja në zgjedhjet e jashtëzakonshme, gjithsesi fajësia do t`i faturohej LVV, gjë që do ta zvetënonte imazhin e partisë fituese.
     Për lëvizjen e kuadrove, qoftë edhe të emërtuara në poste të larta, LVV, si subjekt i pashantazhueshëm, nga jashtë apo brenda saj, nuk e ka problem. Sepse i ka edukuar mirë kuadrot, të cilët janë të gatshëm të veprojnë konformë interesave të partisë dhe aq më parë të Kosovës. Për ta zgjidhur ngërçin aktual, të parët që mund të ndihmonin, do të ishin kuadrot e dorës së parë, më të votuarit pas kryeministrit Kurti, siç janë Glauk Konjufca dhe Albulenë Haxhiu.
      I pari dhe e dyta, i favorizon mosha rinore, për t`i provuar të gjitha shkallët e karrierës sipërore. Ata janë dëshmuar në shërbimet partiake dhe shtetërore. Edhe pse Albulena është përfolur për Vetting-un dhe Byronë e pasurive të paligjshme, vonesat nuk janë varur nga dikasteri i saj. PAN-istët kanë një hall tjetër, që ia kanë përmendur disa herë Albulenes, përgjatë votimit të shumë-përsëritur për kryetare të Kuvendit. Megjithatë, ajo nuk i ka shpifur askujt asgjë. Përkundër, ashtu siç janë dhe e meritonin i ka cilësuar.

A ka nevojë Kosova për rikthimin e një lideri të provuar?

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan 

Në momente të caktuara historike, shtetet përballen me dilema që shkojnë përtej debatit të zakonshëm politik. Ato lidhen me drejtimin strategjik të vendit dhe me figurat që kanë përvojën, guximin dhe vizionin për ta udhëhequr atë në kohë të vështira.

Një dilemë e tillë mund të shtrohet edhe për të ardhmen politike të Hashim Thaçit nëse ai kthehet i lirë nga procesi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Siç dihet mandati i tij si president i Kosovës u ndërpre në rrethana të jashtëzakonshme kur ai dha dorëheqje për t’u përballur me drejtësinë.

Ky veprim u interpretua nga shumëkush si një akt përgjegjësie institucionale, me qëllim që shteti të mos përballej me një krizë kushtetuese, në ndërkohë që udhëheqësit aktual për interese të ngushta partiake dhe inate mes vete po krijojnë tash e një vit pandërpre kriza institucionale dhe kushtetuese.

Nëse procesi përfundon me lirimin e tij, një pjesë e opinionit publik mund ta shohë rikthimin e tij në politikë si një formë të rivendosjes së balancës dhe të drejtësisë politike. Përkrahësit e tij theksojnë se përvoja e gjatë politike e Hashim Thaçit është e lidhur ngushtë me momentet kyçe të historisë moderne të Kosovës.

Nga roli i tij në periudhën e luftës, në Konferencën e Rambujesë e deri te proceset diplomatike që çuan në shpalljen e pavarësisë, ai ka qenë pjesë e vendimeve që formësuan shtetin e ri. Një nga aspektet që përmendet shpesh është edhe aftësia e tij për të ndërtuar marrëdhënie të forta me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimorë. Në një kohë kur sfidat gjeopolitike po shtohen dhe stabiliteti rajonal kërkon diplomaci të kujdesshme, përvoja në komunikimin me aleatët strategjikë mund të konsiderohet një aset i rëndësishëm për çdo udhëheqës të Kosovës.

Po ashtu, skena politike e brendshme në Kosovë ka kaluar shpesh nëpër periudha polarizimi dhe ngërçi institucional. Në situata të tilla, disa analistë më të kujdesshëm argumentojnë se figurat politike me përvojë të gjatë në negociata dhe në ndërtimin e konsensusit mund të luajnë rol në uljen e tensioneve dhe në rikthimin e stabilitetit institucional. Pesë vitet e kaluara në paraburgim në Hagë mund të kenë shërbyer edhe si një periudhë reflektimi për vetë figurën politike të Hashim Thaçit.

Historia politike njeh raste kur liderë që kanë kaluar periudha të vështira personale janë rikthyer në jetën publike me një perspektivë më të thellë dhe me një ndjenjë më të madhe përgjegjësie ndaj vendit të tyre.

Megjithatë, në një shoqëri demokratike vendimi përfundimtar nuk i takon as analistëve, as politikanëve dhe as historisë personale të një lideri.

Ai i takon qytetarëve. Nëse Hashim Thaçi kthehet i lirë dhe vendos të rikthehet në politikë, qytetarët e Kosova do të jenë ata që do të vendosin nëse ai duhet të ketë sërish një rol udhëheqës në institucionet e shtetit.

Demokracia, në fund të fundit, është pikërisht kjo: e drejta e popullit për të vendosur se kush do ta udhëheqë vendin në kohë sfidash dhe shpresash.

Nëse koha do ta kërkojë apo jo rikthimin e një lideri të provuar, kjo mbetet një pyetje që vetëm vota e qytetarëve mund ta jep përgjigjen meritore.

Me 16 mars 2026

Luljeta Pula për librin e Vuksan Kolës, “Historia e psikiatrisë së Shqipërisë”

2

Prof. Dr. Luljeta Pula

Në shenjë respekti për punën e përkushtuar shkencore, pedagogjike, mjekësore dhe për aktivitetin e dendur botues të mjekut tim, njëshit të psikiatrisë shqiptare andej dhe këndej kufirit Kosovë / Shqipëri, Prof Dr. Vuskan Kolës, me rastin e daljes në pension !

Një libër i Prof. Dr. Vuksan Kolës që më mrekulloi!
Historia e psikiatrisë së Shqipërisë
Mbeta vërtetë e mrekulluar dhe shumë e impresionuar nga ky libër i mjekut tim të shtrenjtë, PROF DR. VUKSAN KOLËS që mban titullin ‘’HISTORIA E PSIKIATRISË SË SHQIPËRISË’’! Një punë kolosale dhe shumë e rëndësishme e me shumë vlerë! Një testament kaq i çmuar për gjeneratat e ardhshme, i historisë njëshekullore të Psikiatrisë së Shqipërisë!
Një punë aq serioze, grandioze dhe analitike për rrugëtimin historik të psikiatrisë shqiptare meriton çdo vlerësim, çdo nderim dhe respekt! Ky ishte vetëm njeri nga shumë librat e profesorit të nderuar, të botuar ndër vite për të cilat nuk isha ne dijeni.
Duke lexuar librin, e para që më shkoi ndërmend ishte ideja se mbase edhe ndonjë nga psikiatrët e Kosovës do të mund të bënte një të tillë, për historinë e Psikiatrisë së Kosovës, nëse një e tille ende nuk ekziston!
Ishte mbresëlënës sistemimi i periudhave të zhvillimit të Psikiatrisë shqiptare, organizimi i të dhënave, qasja kritike dhe analiza e sinteza e shënimeve dhe dorëshkrimeve të shumta, si dhe vështrimi polivalent i historikut. Një ndarje shumë e saktë e fazave të zhvillimit, e definuar me korrektësi, që determinonte horizontin e zhvillimit në kohë dhe cilësi. Një analizë e hollë, shumë e sistemuar dhe programuar, tepër përmbajtësore dhe me mesazh të qartë. Shpjegimi i vetë zhvillimit të psikiarisë në etapa është kaq i qartë dhe përmbajtësor e aq i thellë, saqë lexuesi në çdo faqe të librit ndjen evoluimin e këtij zhvillimi. Më pas është impresionues theksimi i autoriteteve kryesore të Psikiatrisë shqiptare, vlerësimi i rolit të tyre dhe kontributit kyç në zhvillimin e saj, analiza e thellë e punimeve të tyre dhe evoluimi i zhvillimit shkencor si rezultat i këtij kontributi.
Ishte bërë një punë e jashtëzakonshme në grumbullimin e të dhënave dhe analizën e vërtetësisë së tyre, hartimit të kritereve për përfshirjen e tyre në këtë historik të psikiatrisë, të problemeve e strukturave të ndryshme në të gjithë vendin, si dhe te personaliteteve e individëve të veçantë që kishin lënë gjurmë të rëndësishme në zhvilimin e saj. Punë e jashtëzakonshme dhe me saktësi e vlerë të lartë. Veçanërisht është me vlerë qëndrimi personal e kritik i autorit ndaj veprimtarive dhe ngjarjeve të rëndësishme, të cilat sillen në libër në formë ditari, sigurimi i informacionit nga një numër i madh autorësh si dhe i konsultimeve të shumta me mjekë psikiatër që kanë jetuar vetë ngjarjet dhe kanë bashkëpunuar me personalitetet më të rëndësishme të psikiatrisë së Shqipërisë.
Libri përmban sqarime të detajuara të ecurise së historikut të zhvillimit të psikiatrisë duke inkorporuar shumë punime shkencore, profesionale, botime të teksteve të specialistëve, shumë konsulenca, simpoziume, informacion për shoqatat e krijuara, evoluimin e terapive të zbatuara në hap me kohën, trajtimin polivalent të pacientëve, avancimet shkencore të personelit dhe publikimet përkatëse.
Nga gjithë kjo thellësi e qasjes analitike informacioneve , ngjarjeve, figurave të rëndësishme në ecjen e psikiatrisë shqiptare natyrshëm vjen ideja e autorit dhe sugjerimi i tij për ngritjen e një strukture administrative kombëtare, e cila do të merrej me koordinimin dhe menaxhimin e te gjithë problematikës që lidhet me zhvillimin programor të të gjitha shërbimeve psikiatrike në vend.
Duke lexuar me kujdes këtë libër dhe duke parë respektin e jashtëzakonshëm që shprehet nga AUTORI për psikiatrin, ndër më të mëdhenjtë që ka pasur Shqiperia, PROF.DR. ULVI VEHBIU, më shkoi ndërmend se mbase do të duhej që Shoqata, ‘’Lidhja e Psikatërve Shqiptarë’’, LPSH, që shtrihet ne Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni, të mbante emrin e këtij psikiatri shume të dëgjuar. Kaq për librin!
Prof. Dr. Vuksan Kola
Ndërsa unë e them me sinqeritet të plotë se, edhe pse në libër pashë figura të shquara të Psikiatrisë shqiptare, as i famshmi Prof. Ulvi Vehbiu, as e nderuara Dr. Tefta Pikuli dhe as psikiatrit në fotot e vendosur në fund të librit, asnjeri prej tyre, as individualisht e sebashku, mua nuk do të mund të më ndihmonin ashtu siç më ka ndihmuar autori i këtij libri, PROF. DR. VUKSAN KOLA. Jam e bindur për këte, sepse tek ai janë të kombinuara, të ndërthurura në mënyrë simfonike, niveli i larte profesional, shkencor dhe intelektual si te asnjë tjetër. Veç tyre etika, qëndrimi ndaj pacientit, leximi i shkëlqyer i personalitetit të tij, sjellja e duhur, fjalët e pakta, të prera dhe të vendosura, personaliteti i tij që imponon, besimi që ai ngjall te pacienti, me një fjalë, një ndërthurje komplete e të gjithë cilësive dhe virtyteve me te larta të një psikiatri model! Dhe sigurisht, cilësitë dhe virtytet e veçanta të tij, bashkë me trajtimin e duhur terapeutik janë ato që sigurojne suksesin.
Faleminderit i nderuar PROF. DR. VUKSAN KOLA!
Jeni psikiatri emblematik, ikona e Psikiatrisë Shqiptare, andej e këndej kufirit, Njëshi i Psikiatrisë Shqiptare, një erudit i vërtetë e figurë poliedrike, që te mahnit me nivelin kulminat intelektual, shkencor, profesional dhe pedagogjik, psikiatri – them unë – me cilësi, nivel dhe përmasa ndërkombëtare!
_____
Kërkesë e Redaksisë së Drinit
Miq të dashur, sot kur në Kosovë sëmundjet shpirtërore janë vazhdimisht në rritje, kur traumat e luftës nuk mund të përballohen lehtë, dhe kur numri i vetvrasjeve, sidomos i ushtarëve të UÇK-së rritet çdo ditë, andaj ju ftojmë që ta lexoni me vëmendje e shpërndani këtë shkrim të Luljeta Pulës, për psikiatrin më të madh shqiptar Prof. Dr. Vuksan Kola.
Të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë profesionale, të kërkojnë ndihmën tek autoriteti numër 1 i psikiatrisë shqiptare, Prof Dr. Vuksan Kola.
Prishtine, më 16 mars 2026