Kreu Blog Faqe 26

Kur Shqipëria përgatitej të ndërhynte në Kosovë

0
KUR SHQIPËRIA PËRGATITEJ TË NDËRHYNTE NË KOSOVË.
Intervistë me Hajro Limaj, ish atashe ushtarak në Republikën e Turqisë.
November 24, 2024
Më 2-3 mars ‘99, ish-kryeministri, Pandeli Majko, në krye të një delegacioni qeveritar bëri një vizitë të rëndësishme në Ankara. Delegacioni shqiptar ishte i përbërë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo, Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, Ministri i Financave, Anastas Angjeli Ministri i Ekonomisë, Ylli Bufi. Delegacioni u vendos në hotelin “Hilton”, në qendër të Ankarasë. Të nesërmen, Kryeministri u prit nga Presidenti vendit, Süleyman Demirel, Kryeministri Bülent Ecevit dhe Shefi i Shtatmadhorisë dhe Komandant i Forcave të Armatosura, gjeneral armate, Kivrikoglu. Në Shtatmadhori ishin planifikuar të merrnin pjesë në takim vetëm Kryeministri Majko, Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga dhe Atasheu ushtarak i Shqipërisë, kolonel Hajro Limaj. Për temat që do të diskutoheshin, ne kishim punuar dhe koordinuar të gjitha çështjet përpara se të vinte delegacioni në Ankara. Kryesore do të ishin rrugët e zgjidhjes së krizës së Kosovës dhe mbrojtja e sovranitetit të Shqipërisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Forcave të Armatosura të Serbisë, i cili mund të ndërmerrej me justifikimin e goditjes dhe asgjësimit të reparteve dhe njësive ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, një pjesë e të cilëve stërviteshin në territoret veriore të Shqipërisë. Një argument tjetër, i llogaritshëm, do të ishte hyrja në luftë e Shqipërisë, për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga genocidi serb, që kishte filluar të zbatohej nga Milosheviçi, variant i cili do të zbatohej nëse NATO-ja nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë. Kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, Shefi i Shtatmadhorisë dhe komandanti i Forcave të Armatosura të Turqisë Gjeneral-armate Hysejn Kevrekoglu,në mes atasheu ushtarak i Shqiperisë në Turqi, Kolonel Hajro Limaj, në takimin e zhvilluar në Shtatmadhorinë Turke në Ankara, në prag të fillimit të luftës çlirimtare të Kosovës. Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral armate Hysejn Kevrekoglu, i cili ndiqte me kujdes nëpërmjet të dhënave të zbulimit strategjik zhvillimet në Veri të Shqipërisë dhe brenda Kosovës, i garantoi Kryeministrit Majko mbështetjen e gjithanwshme ushtarake në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territorial të Shqipërisë nëpërmjet rrugëve konkrete, që do të aplikoheshin sipas zhvillimeve të ardhshme në terren. Gjithashtu, ai e garantoi zotin Majko se do ta mbështeste ushtarakisht Shqipërinë, nëse ajo do të detyrohej të futej në luftë me Serbinë, për të shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vlen të nënvizohet se nga të gjitha shtetet ku Shqipëria kërkoi mbështetje politike, diplomatike e ushtarake, për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, i vetmi vend, që iu përgjigj pozitivisht ishte Turqia. Si do të negociohej futja e Turqisë në një luftë për territoret shqiptare ?. Turqia ishte me pushimet e Bajramit të Madh. 9 ditë rresht. Megjithatë, ne ndiqnim nga Ankaraja me shumë kujdes zhvillimet në Kosovë dhe qëndrimet ndërkombëtare ndaj saj. Në katin e dytë të ambasadës, ndodhesha vetëm unë me ambasadorin, Saimir Bala. Atë ditë, më 22 mars 1999, pa pritur, ambasadori hyri me shpejtësi në zyrën time dhe më kërkoi të shkoja në telefonin e zyrës së tij, mbasi më kërkonte nga Tirana Kryeministri Majko.
Nxitova tek telefoni dhe iu pwrgjigja : “Urdhëroni, Zoti Kryeministër!”. “Zoti kolonel” – m’u përgjigj Ai nga ana tjetër. – Realizoni një takim urgjent me Kryeministrin Bülent Ecevit dhe i shpjegoni situatën në Veri të Shqipërisë… Forcat e ushtrisë serbe kanë bombarduar disa herw me artileri dhe nënrepartet ushtarake të saj vazhdojnë të hyjnë në thellësi të territorit tonë. I kërkoni Atij të bëjë një deklaratë të fortë për median, ku të shprehë qartësisht mbështetjen reale të Shtetit dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë, në mbrojtje të sovranitetit të Shqipërisë dhe pastaj i parashtroni Atij nevojat urgjente të Forcave tona të Armatosura për mbështetje logjistike, sipas faksit që do t’u dërgojë tani Luani, Ministri i Mbrojtjes. Në takim merr edhe ambasadorin e më raportoni për rezultatet e këtij takimi”- përfundoi ai. – Si do të vepronit pas këtyre kërkesave ?. U riktheva në zyrën time dhe kërkova në telefon shefin e kabinetit të Kryeministrit Bülent Ecevit, Z.Zeynel Yeşilay. Iu prezantova dhe, mbasi e urova për festën e Bajramit, i kërkova një takim urgjent me Kryeministrin Bülent Ecevit. Me atë njihesha nga afër dhe kisha pasur mundësi të takohesha e bisedoja disa herë. Kryeministri Ecevit, atij i besonte shumë. Mbas 5 minutash nga kërkesa që i bëra, më konfirmoi takimin e menjëhershëm. Sa vesha uniformën ushtarake të kolonelit, të cilën e mbaja në gardërobën e zyrës, ambasadori kishte nxjerrë nga parkingu makinën zyrtare dhe menjëherë u nisëm drejt kryeministrisë. Makinën e ngiste ambasadori, sepse shoferi i ambasadës ato ditë ndodhej me pushimet e Bajramit. Rruga kishte shumë pak trafik dhe në orën 13.00 mbërritëm para ndërtesës së kryeministrisë. Në shkallët e hyrjes së kryeministrisë ndodheshin dy gazetarë, të cilët u drejtuan menjëherë drejt nesh. Por, oficeri i sigurimit të kryeministrisë na shoqëroi për në katin e dytë të godinës dhe ne hymë direkt në zyrën e punës së Kryeministrit Bülent Ecevit. Pasi e përshëndetëm dhe e uruam për festën e Bajramit, fillova me një herë t’i transmetoja mesazhet e Kryeministrit tonë, Pandeli Majko: “Vëllai juaj i vogël, Kryeministri Majko, ju dërgon nga Tirana të falat dhe përshëndetjet më të mira”- e fillova bisedën me të. Duke ditur marrëdhëniet e tyre konfidenciale, e fillova takimin pikërisht me të falat e “vëllait të vogël”, siç e konsideronte Kryeministri Bülent Ecevit, Kryeministrin tonë, Pandeli Majko.
Pastaj i shpjegova Atij situatën politiko-ushtarake në kufijtë veriorë të Shqipërisë, ku reparte të ushtrisë serbe bombardonin me artileri në thellësi të territorit tonë, ndërsa nënreparte të zbulimit dhe të trupave komando të ushtrisë serbe hynin në thellësi të kufijve tanë, deri 20 kilometra. Ata pretendonin se në ato zona ishin strehuar trupa të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e këtë mund ta përdornin si pretekst për të hyrë në thellësi. Gjithashtu, Shqipërinë, Beogradi e akuzonte për hapësirën ajrore, që i kishte dhënë në përdorim avionëve të NATO-s. Pra, Shqipëria në çdo moment mund të përfshihej në luftë. Në këto rrethana, qeverisë tonë i duhej të përforconte kufijtë dhe të vendoste në gatishmëri njësi dhe reparte ushtarake, por i mungonin pajisjet ushtarake të nevojshme. Divizioni i Kukësit ishte në gatishmëri numër 1, i përforcuar edhe nga Tirana. Si do të reagonte kryeministri turk ndaj ekspozesë tuaj? Kryeministri turk, me gishtat e dorës që i dridheshin për arsye shëndetësore, shtrëngonte stilografin me të cilin shkruante problemet dhe nënvizonte çështjet më të rëndësishme të tyre. –“Po mirë, – m’u drejtua mua, – a keni ju të dhëna të mjaftueshme informative, që vërtetojnë se njësi dhe reparte të ushtrisë serbe do të mësyjnë me forca të organizuara në hapësirat tokësore të Shqipërisë së Veriut?”. – “Deri tani, për një mësymje të tillë nuk mendohet, por do të vazhdojnë të bombardojnë me artileri dhe të shkelin territorin tonë me grupe zbulimi dhe nënreparte të trupave komando. Por, se si do të evoluojë situata ditët në vazhdim, nuk mund të gjykojmë plotësisht që tani. Fakti është se ne jemi përballë një ndërhyrjeje me trupa ushtarake në kufijtë dhe territorin verior të vendit”- iu përgjigja pyetjes së Tij. Ambasadori më ndiqte në sy dhe përpiqej të kapte ndonjë fjalë të veçantë, mbasi ai nuk dinte fare turqisht. Në këtë kohë, Kryeministri Bülent Ecevit shtypi butonin e kuq të linjës telefonike që kishte përpara dhe në anën tjetër i’u përgjigj Komandanti i Forcave të Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral armate, Husejin Kevrekoglu.
Kryeministri Bülent Ecevit komunikonte me gjeneralin si me një bashkëpunëtor dhe me shumë edukatë. Mbasi mbaroi bisedën me komandantin, Ai me qetësinë që e karakterizonte, m’u drejtua: “Zoti Atashe, nesër në orën 09.30 të presin në Shtatmadhori, mbasi për plotësimin e kërkesave tuaja do të bëhet një mbledhje urgjente”. E falënderuam me përzemërsi Kryeministrin turk për pritjen dhe angazhimin serioz të Tij dhe zbritëm shkallët. Gazetarët ishin informuar për takimin tonë dhe menjëherë filluan të na filmonin dhe pyesnin se cili ishte qëllimi i këtij takimi me Kryeministrin Bülent Ecevit në ditët e Bajramit. Ata m’u drejtuan veçanërisht mua, mbasi u tërhoqi vëmendje prezenca e një atasheu të huaj ushtarak, i cili në takimin me Kryeministrin ishte i veshur me uniformën përkatëse. Duke ecur ngadalë iu përgjigja gazetarëve se “ne erdhëm për të uruar Kryeministrin për festën e Bajramit si dhe shkëmbyem disa mendime për zhvillimet e ditëve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Kosovë”. Po kryeministri turk do të bënte ndonjë deklatarë nga ana e tij? Në fakt atë natë kanalet televizive të Turqisë dhanë takimin tonë me Kryeministrin Ecevit si dhe deklaratën që ai bëri para gazetarëve, në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë. Bülent Ecevit, me atë qetësinë e tij natyrale dhe karakteristike, nënvizoi se: . “Shteti dhe Forcat e Armatosura të Turqisë janë në krah të popullit vëlla shqiptar dhe nuk do të lejojnë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Në rast nevoje, vazhdoi Ai, Turqia do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë”. Kjo ishte një deklaratë, e cila u bë në kohën, vendin dhe formën e duhur. Ajo u transmetua në të gjitha agjencitë e lajmeve të botës dhe u botua në shtypin kryesor të shumë vendeve.
++Kush ishte EXHEVITI ? Bülent Ecevit (28 maj 1925 – 5 nëntor 2006) ishte një politikan, burrë shteti, poet, shkrimtar, studiues dhe gazetar turk, i cili shërbeu si Kryeministër i Turqisë katër herë midis 1974 – 2002. Ai shërbeu si kryeministër në vitet 1974, 1977, 1978–79, dhe 1999–2002. Ecevit ishte kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) midis 1972 – 1980, dhe në 1989 ai u bë kryetar i Partisë së Majtë Demokratike (DSP). Atij i njihet merita për futjen e politikës socialdemokratike në Turqi duke sintetizuar Qemalizmin me socialdemokracinë, duke e bërë kështu demokracinë sociale një parim thelbësor në ideologjinë moderne tw Mustafa Qemal Ataturkut.Ai vlersohej si kryeministri pa asnje lloj akuze per korrupsion apo te perdorimit te pushtetit per intersa personale.Patriot dhe atdhetare pa asnje ves.Keto virtyte dhe vlera ata e benin shume te respektuar edhe nga opozita, e cila u shpreh ne percjelljen masive qe i beri i gjithe populli turk me ndarjen nga jeta).
Greqia i kundërvihet NATOS,
Turqia nis 18 avionë F-16 Kolonel Hajro Limaj vazhdon rrëfimin e tij: -Bombardimet që vazhdonte NATO përmes korridoreve ajrore perëndimore e jugore që hynin në Jugosllavi, nuk po e gjunjëzonin Milosheviçin. Për këtë arsye, SHBA me Turqinë, vendosën të hapnin një korridor të ri, për ta bombarduar Serbinë nga Veriu e Lindja e saj. Me vendimin 99/12688, datë 27 prill 1999, Këshilli i Ministrave i Turqisë, vendosi që Bazat Ushtarake Ajrore të Anadollit Perëndimor në Ballwkesir dhe në Bandwrma, nëse ishte e nevojshme, edhe e Çorllusë në Thrakën Turke, të kalonin në interes të bombardimeve ajrore kundër Serbisë. Ishte koha kur qeveria greke nuk e miratoi kërkesën e NATO-s për hapjen e korridorit të saj ajror për kalimin e avionëve ushtarake të NATO-s për në Jugosllavi. Ndërsa Bullgaria, mbas shumë hezitimesh, e miratoi korridorin ajror, që do të fillonte nga Turqia Perëndimore në Bullgari ose Rumani dhe do të përfundonte në hapësirat ajrore të Serbisë dhe Kosovës. Në bazat ushtarake të Turqisë Perëndimore do të dislokoheshin 72 avionë ushtarakë të NATO-s, nga të cilët 54 avionë F- 15 S dhe F-16 S do të ishin amerikanë dhe 18 të tjerët F-16 do të ishin të Forcave Ushtarake Ajrore të Turqisë. Baza Ushtarake Ajrore e Çorllusë u vendos të përdorej për avionët cisternë të tipit KC-135 R dhe avionët e transportit kargo. Fillimisht do të dislokoheshin 2000 trupa amerikane. 54 avionët ushtarakë amerikanë në fund të muajit maj1999 do të ishin të gjithë të dislokuar në këto baza turke dhe do të fillonin operacionin në fjalë. Për këtë skenar ushtarak, më datën 25 maj 1999, Komandanti i Forcave të Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisë Turke, gjeneral armate Hysejin Kevrekoglu, inspektoi bazën ajrore të Ballekesirit dhe vëzhgoi një stërvitje ajrore me avionë të tipit F-16 dhe F-4. Turqia vazhdonte të ishte i vetmi vend i NATO-s, që argumentonte dhe mbështeste idenë e organizimit dhe realizimit edhe të operacioneve tokësore kundër Jugosllavisë. Në këto kushte Milosheviçi u gjunjëzua. Menjëherë Turqia dërgoi dhe dislokoi në Kosovë 987 trupa ushtarake, në kuadrin e “ Forcës Ndërkombëtare të Paqes”. Të nesërmen, në orën 09.30 mbërrita në Shtatmadhorinë e Forcave të Armatosura Turke. Kur u drejtova për në sallonin e mbledhjeve pashë njëri mbas tjetrit gjeneralët, të cilët ishin në funksionet e drejtuesve të Drejtorisë së Operacioneve, Logjistikës, Zbulimit,… etj. Njëri prej gjeneralëve, mbasi më përshëndeti, me buzën gjysma gaz, m’u drejtua: “Kolonel Hajro, mirë ditët e zakonshme nuk na le rehat ditë e natë, por edhe ditët e Bajramit na e bëre këtë ! ”. Duke qeshur edhe unë iu përgjigja: “Zoti gjeneral, miku i mirë njihet në ditë të vështira”. “-Keni plotësisht të drejtë!” – tha ai. Së bashku u futëm në sallën e mbledhjeve. Përveç ushtarakëve të lartë të Shtatmadhorisë, në mbledhje kishte ardhur edhe përfaqësuesi Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Vendet e Ballkanit, H. Taner Seben. Pa e zgjatur, unë u dorëzova në turqisht listën e mbështetjes, që kërkonte Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Mbasi studiuan listat, ato i shpërndanë sipas drejtorive përkatëse. Por, përpara shpërndarjes së tyre i’u referuan edhe njëherë detyrave që kishte vendosur Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral armate, Hyseyin Kivrikoglu nga takimi që Ai realizoi me datën 3 mars 1999 me Kryeministrin shqiptar Pandeli Majko, kohë në të cilën nuk kishin filluar akoma bombardimet e NATOs në Kosovë. “Atëherë, zoti Atashe – m’u drejtua Drejtori i Përgjithshëm i Logjistikës, “ ne sonte do të hapim rezervat e Armatës në Ankara dhe nesër në mëngjes do të nisen avionët e parë të transportit ushtarak me pajisjet përkatëse, për t’i zbarkuar në aeroportet e Shqipërisë”. Duke më dhënë dorën, të shoqëruar me një buzëqeshje të lehtë, shtoi; “miku i mirë njihet në ditë të vështira apo jo, zoti kolonel ?”. Në agimin e nesërm, nga aeroporti ushtarak i Ankarasë ku unw isha prezent , u nisën drejt Shqipërisë avionët e transportit ushtarak. Në atë kohë për në kufirin verior të Shqipërisë udhëtonte Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, mbasi Shtabi i Përgjithshëm, me në krye gjeneral Aleks Andonin, në rajonin e Kukësit dhe Tropojës kishin dislokuar mbi 60 % të ushtrisë, përfshirë edhe Brigadën e Tankeve nga Tirana. Ata kishin planëzuar përballimin e kërcënimit ushtarak serb, që në brezin e kufirit. Stërvitja “Drini i Bardhë”, që u zhvillua ato ditë në këto rajone, ishte kurorëzimi i kësaj gatishmërie dhe mesazhi që iu dha ushtrisë serbe për t’u tërhequr nga kufijtë tanë si dhe nga genocidi i egër, që kryente ndaj vëllezërve tanë në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës morën mesazhin se Shqipëria dhe Forcat e Armatosura të saj po u afroheshin çdo ditë… Ushtarakët tanë, nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm, gjatë Operacioneve ushtarake të NATO-s për çlirimin e Kosovës menaxhuan në mënyrë të shkëlqyer operacionet e evakuimit të popullsisë shqiptare. Përballja ime në Edernenë turke me vëllezërit dhe motrat kosovare, që vinin nga fronti i luftës, ku sistemuan rreth 20 mijë vetë. Dhimbje, dëshpërim! Genocidi i Beogradit ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë ishte i pashembullt. Ushtarakë aktivë dhe në rezervë nga Shqipëria bënë sakrifica sublime për këtë qëllim. Kështu, Kolonel Mehmet Musai, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, u angazhua në përballimin e krizës së Kosovës. Mbas disa ditësh e kërkova në celular kolonel Musain, por ai m’u përgjigj nga Kukësi e jo nga Tirana. – “Zoti Hajro, – më tha. – me një grup të Shtabit të Përgjithshëm po organizojmë evakuimin e popullsisë civile, që kanë ardhur në Kukës dhe Tropojë nga gjenocidi çnjerëzor serb. Situata është shumë e rëndë”. Qyteti Kukësit me 16 mijw banorë mirëpriti 500 mijë shqiptarë nga Kosova , të cilët u detyruan të largoheshin për shkak të luftës me Serbinë .Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë tone realizoi pa asnjë aksident evakuimin e shqiptarëve të Kosovës në qytetet e Shqipërisë së Mesme e Jugore,ku shqiptarët e kudo ndodhur u hapwn dyert. /wwww.QendraPress.com/marrë nga /Fb/

Historiku i ndertimit të Hidrodistemit Radoniqi

0

Enver Ferati, Prishtinë

Hidrosistemi “Radoniqi” është nisur si projekt shumë-destinorë ku aktivitetet kryesore të tij janë paraparë të jenë ujitja, furnizimi me ujë të pijes, meliorimi i tokave bujqësore dhe mbrojtja e ambientit. Ky projekt është bashkë-financuar nga dy banka, nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BNRZH) dhe Banka e Kosovës BANKOSI me pjesëmarrje 2/5 dhe 3/5 respektivisht. Kështu Gjakova për herë të parë u përfshi në një projekt të ri që konsiderohej në atë periudhë si një prej veprave më kapitale në Kosovë dhe në ish federatën Jugosllave.

Perspektiva ishte në anën e projektit HS “RADONIQI”, që shtonte shpresat e banorëve për të shijuar ujin e pijes por edhe për të ujitë bereqetin e tyre në arat që deri në atë kohë ishin të thata, që shijonin vetëm të reshurat natyrore. Perspektiva e zgjerimit të rrjetit HS “Radoniqi” ishte planifikuar nga ekspertët që të zhvillohet në faza, përkatësisht në një periudhë të caktuar në dy faza të veçanta. Në fazën e parë është përfshirë Gjakova, Rahoveci dhe 36 fshatrat të këtyre komunave duke ecur në perspektiv të përfshirjes së fshatrave dhe të komunës së Prizrenit, e nga ana tjetër edhe gjerësinë dhe gjatësinë e shumë fshatrave të Gjakovës dhe Rahovecit.

Momentet më të rëndësishme historike të kompanisë:

  • Në shkurt të vitit 1977 – Banka Ndërkobëtare për Rindërtim dhe ZHvillim (BNRZH) ndau 43 mil.US$ për këtë projekt të cilat bashkë me 11 mil.US$ të kamatave bëjnë 54 mil.US$. Banka e Kosovës BANKOS ndau 73,880,000 US$ për këtë projekt të cilat bashkë me paratë e BNRZH e bënë këtë projekt të vlefshëm 124 mil. US$.
  • Në maj të vitit 1978 është themeluar grupi investiv Hidrosistemi “Radoniqi” i udhëhequr nga Enver Prruthi. Në të njëjtën kohë filloj edhe ndërtimi i sistemit me fillimin e ndërtimit të digës mbi një grykë të lumit Prrue në fshatin Radoniq në afërsi të Gjakovës, pjesa perëndimore e Kosovës. Kjo do të mundësonte krijimin e liqenit mbi një luginë ku dikur shtrihej fshati Radoniq.
  • Për herë të parë liqeni i Radoniqit ka filluar të mbushet me ujë në Mars të vitit 1983.
  • Në vitin 1984 filloi të realizohej projekti i ri në momentin e pajisjeve për filtrimin e ujit, ndërsa në muajt Korrik-Gusht të vitit 1985 filluan testimet e para të pajisjeve të filtrimit të ujit të pijes nga Liqeni i Radoniqit.
  • Më 20 gusht të vitit 1985 fillon periudha e furnizimit me ujë të pijes nga Hidrosistemi “Radoniqi”, fillimisht për Gjakovën, e më pas edhe për Rahovecin dhe një pjesë e fshatrave të komunës së Prizrenit
  • Kapaciteti i furnizimit me ujë të pijes fillimisht ishte 30-40%. Në të njëjtën kohë është rritur edhe kapaciteti i prodhimit të ujit për ujitje, përmes sistemit bashkohor të ujitjes së sipërfaqeve tokësore të tokave Dushkajës dhe Ana Drinit (Podrimës). Gjatësia e rrjetit fillimisht ishte 24 km.
  • Në vitin 1986 Hidrosistemi “Radoniqi” nga grupi investiv u transformua në ndërmarrje shoqërore me seli në Gjakove dhe si e tillë me sukses i kreu obligimet e veta ndaj konsumatorëve të vet deri në muajin maj të vitit 1997.
  • Nga maji i vitit 1997 deri në përfundimin e luftës në Qershor të vitit 1999. kompania ka funksionuar e administruar nën masa të dhunshme të vendosura nga pushteti aktual, si në të gjitha kompanitë tjera.
  • Në qershor të vitit 1999 pas përfundimit të luftës dhe hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë filloj një betejë e re, ajo e rimëkëmbjes së kompanisë nga pasojat e dëmtimeve dhe plaçkitjes gjatë luftës.
  • Shkurti i vitit 2002 shënon fillimin e implementimit të Kontratës së Menaxhimit të nënshkruar në mes të AKM, Bankës Botërore dhe Gelsenwasserit.
  • Në vitin 2003, në bazë të procesit të regjionalizimit me vendimin e AKM-së nga Kompania Hidrosistemi “Radoniqi” bëhet ndarja e administrimit të shërbimeve të ujësjellësit nga ujitja dhe ajo operon si kompani në vete.
  • Në vitin 2005, pas përfundimit të projektit të Bankës Botërore, vazhdoi implementimi i projektit, por tani i financuar nga Qeveria Gjermane nëpërmes KfW.
  • Në vitin 2006, në bazë të procesit të regjionalizimit me anë të Marrëveshjes për Integrimin, në administrim të KRU Hidrosistemi “Radoniqi” nga NPRB ”Çabrati” kalojnë shërbimet e kanalizimit të ujërave të zeza.
  • Në Janar të vitit 2007 menaxhimin kompanisë e merr menaxhmenti vendorë dhe ajo vazhdon edhe në ditët e sotme

Në rrugëtimin e vet zhvillimor Hidrosistemi “Radoniqi” ka arritur ti tejkaloj të gjitha sfidat për tu formësuar si ndërmarrje për prodhimin e ujit të pijshëm dhe largimin e ujërave të zeza, financiarisht të vetë qëndrueshme me perspektivë të mirë për prosperitet dhe mirëqenie.

Tani shkurtimisht do t’ju japin disa fakte në shifra:

  • Zona e ujëmbledhjes së ujit për mbushjen e liqenit të RADONIQIT është 120 Km2 dhe ajo shtrihet në një lartësi mbidetare prej 600-2500m, që është një tregues i qartë se zona e ujëmbledhjes është larg vendbanimeve dhe burimeve të ndotjes.
  • Liqeni “Radoniqi” u vendos në një hapësirë sipërfaqësore 580 ha, në lartësi mbidetare prej 400-456,4m dhe zë vendin e dytë në Kosovë për nga sipërfaqja. Emrin e morri nga fshatit i cili u përmbyt për krijimin e tij. Furnizuesi kryesor i liqenit është lumëbardhi i Deçanit dhe lumi Përrua i Ratishës
  • Lumëbardhi i Deqanit ka një rrjedhë mesatare gjatë vitit 5m³/s dhe përmbledhë kryesisht ujin nga burimet e afërta
  • Uji nga Bistrica e Deçanit sillet në liqe me anë të një strukture rikthyese e cila kthen ujin në një kanal të hapur të betonit me gjatësi 7,2 Km. Kapaciteti prurës i kanalit është 14 m³/sekond, përkatësisht 50400 m3 / orë .
  • Liqeni ka një kapacitet vëllimor prej 117,8 mil. m3 ujë, është i gjatë 5,2 km dhe gjerësia maksimale është 2,5 km, kap një sipërfaqe prej gati 7,5 km2 dhe ka thellësi prej 52 m.
  • Diga është e ndërtuar nga materiale të ndryshme dhe ka një vëllim prej 560,000 m3 dhe është e lartë 58 m. Materiali që është përdorë për ndërtimin e digës është dheu, zhavorri, gurët, deltina si dhe një material special që pengon depërtimin e ujit nëpër digë dhe nën digë.
  • Më poshtë digës është ndërtuar faza e parë e stacionit të filtrimit. Për prodhimin e ujit janë vendosur 8 filtra, ku mund të përpunohen 550 l/sekondë të ujit të papërpunuar në ujë të pijes. Uji i përpunuar akumulohet në rezervarin që është në kodrën e Qerimit i cili ka kapacitet prej 5,000 m3 ujë. Më pastaj ky ujë ju shpërndahet konsumatorëve të HS “Radoniqi” në gjithë zonën e shërbimit.
  • Zona e shërbimeve të HS “Radoniqi” është rreth 220 km2. Kjo zonë përfshin dy qytete (Gjakovën dhe Rahovecin) si dhe 72 fshatra të zonave rurale të Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit, me gjithsejtë rreth 230.000 banorë.
  • Aktualisht në rrjetin e ujësjellësit të HS “Radoniqi” janë të kyçur rreth 26.640 konsumator, prej të cilëve janë: 23105 amvisëri; 3169 shitore; 212 ente dhe 154 industri.
  • Krahas zgjerimit të rrjetit në perspektiv janë punësuar 216 punëtorë, ky numër është prezent në fund të vitit 2008. Prej këtij numri fillimisht në vitin 1985 ishin të punësuar vetëm 35 punëtor.
  • Janë ndërtuar qindra kilometra të gyp-ujësjellësi me diametra prej 1,100 mm e deri në diametrat më të vegjël për transportimin e ujit nga stacioni i filtrimit deri te konsumatori. Duhet të ceket se gyp-ujësjellësi kryesor është dizajnuar që të bartë edhe ujin e fazës së dytë.
  • Një fakt tjetër është se ky sistem është ndërtuar që në fazën e parë të ujis 10,500 ha të tokës së pëlleshme por aride të rrafshit të Dukagjinit kurse në fazën e dytë kjo sipërfaqe të shtohet edhe për 11,500 ha të tjerë. Ky sistem ka qenë njëri nga sistemet më të përsosura të ujitjes i cili i ka mundësuar fermerit ujitjen kur duhet e jo kur mundet. Sistemi është ndërtuar që ujitja të bëhet përmes spërkatëseve me shi artificial.
  • Në fazën e parë të sistemit të ujitjes janë ndërtuar 26 km kanale të hapura betoni, 5 basene, dy stacione të mëdha të pompimit dhe qindra km ujësjellës me gypa të diametër prej 1,800mm deri në ¾ e colit. Faza e dytë parasheh edhe ndërtimin e 3 baseneve tjera, 3 stacioneve tjera të pompimit dhe disa gyp sjellësve tjerë.

Të gjitha këto fakte tregojnë se HS RADONIQI ka qenë njëri nga investimet më kapitale në rajon i cili i ka arsyetuar investimet e bëra, dhe se tani shërbimet e tij janë bërë nevojë e pazëvendësueshme e popullatës së këtij rajoni.

____

PS.Teksti u përpilue në bazë të shenimeve të HS “Radoniql” të publikuara në Internet!

Për Kishën në Zogaj!

0
Nji grup etnik shtyhej drejt zhbâmjes nga makineria fashiste e Milošević-it. Gjatë luftës në Kosovë më 1999, prifti katolik i Kishës së Shën Ndout në Gllogjan, Dom Kelmend Spaqi, (dekun sivjet) strehoi qindra shqiptarë myslimanë të ndjekun nga votrat e tyne. Për me u bâ me dije vaktet e iftarit dhe të syfyrit gjatë muajit të Ramazanit dhe me i njoftue e mbajtun bashkë, pa dallim feje, Dom Kelmendi i binte këmbanës së kishës, tue rreziku jetën e tina p’ej forcave të fashizmit serbian.
Nuk âsht veç nji shembull vllaznillaku.
Âsht ekumenizëm.
Thjesht humanizëm.
(Gjashtë lekcione në mbrojtje të lirisë)
1.
Në nji shoqni politike e t’emancipueme qytetnisht, e në nji shtet kushtetues e të drejtë, duhet që sejcilli individ me u nie i lirë në vullnetin e tij, i dobishëm e i dëshirueshëm në Atdheun e tij, me identitetet e veta të shumëfishta, me fenë që e beson, në ateizëm, ose pa asnji fe!?
Friga nga numrat e vegjël dmth me pasë droe se po bâhemj si ata, e jo pse ata janë të ndryshëm p’ej nesh, po pse ata po e thejnë dominimin tonë.
E nuk ka ma humane se kërkesat e pakicave, kofshin ato fetare apo ateiste, kombëtare apo etnike, politike e kulturore.
2.
Nji Kishë Katolike në Zogaj të Vushtrrisë (natyrisht me leje komune, që dëshmon besnikni ndaj shtetit ligjor) nuk i pengon dinjitarët e fesë islame (shqiptarët europeanë që besojnë idlamin) por konvertitët, që dikur për Enverin e Miladinin vritshin vllaun biologjik, e sot kanë vù turbanë e veshë shalvare talebanësh, me u doktë të veçantë dhe ma ngat Zotit!?
Nëse këta njerëz – besojnë në Zot, lejoj që të më priten të dyja kambët – thojke dikur nji burrë i meçem për dogmatët komunista.
3.
Myslimanët e urtë ruejn imanin, (besim i plotë dhe i palëkundun që nënkupton dorëzimin besimit të pastër që buron nga zemra, vërtetohet me fjalë dhe dëshmohet me vepra) pa i lëndu shpirtnat tjerë.
E ju që besoni islamin çka po dëshmoni?
Fuqi. Dominim. Anmiqsi?
Çka po kundërshtoni ju, në emën të islamit?
Që vllaznia juej mos me pasë liri sa ju!?
Ose u dishironi ma pak të dejta?
Atdhetarët e vërtet shqiptarë kurrë nuk ngriten kundër nji faltorje katolike, që shpreh nji vullnet të vllaznive të nji zjermi.
Leni njerëzit ta ndjejnë lirinë e të qenit ashtu qysh dojnë, e me ju falë Zotit ashtu siç ata besojnë!
4.
Ju nuk jeni ata që ua kini falë lirinë atyne që ndjehen t’kshtenë.
Për me ua kufizu. Askush kurrë askujt nuk i falë liri.
5.
Liria fitohet!
6.
Unë nji agonstik, qytetar i evidentuem në rubrikën “asnji fe”, ja respektoj sejcillit me perulsi të drejten me besu.
Të gjitha besimet që akëcilli pëlqeni.
Liria e besimit âsht nga ato liritë e panegociueshme me askân dhe mbrohet me Kushtetutë.
Por mos pritni nga unë që në shekullin 21 me jau respektu idetë e shpellës!?

Haxhiqamilët

0

Gjon Keka

Haxhiqamilët e sotëm duan të nxisin vëllavrasje në tokën e larë me gjak të Dardanisë europiane-

U ringjall Haxhiqamili me cubat e tij në Kosovë, por të gjithë e dinë se si përfunduan ata. O Zot, nëse je diku dhe fryma jote gjendet në Dardani, shpëtoje atdheun tim nga armiqtë e brendshëm, të cilët duan të nxisin vëllavrasje në tokën e larë me gjak të Dardanisë europiane.

Protesta e sotshme në Zogaj të Vushtrrisë, nga “haxhiqamilët” e kohës sonë…!

RRISH: Liria e besimit nuk mund të jetë privilegj i askujt

0
Reagim i Rrjetit Intelektual Shqiptar
Akti i kundërshtimit dhe, sipas raportimeve, heqjes së gurthemelit të Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri” në Zogaj të Vushtrrisë, vetëm pak ditë pas bekimit të tij nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, është një ngjarje që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
Rrjeti Intelektual Shqiptar – RRISH e sheh këtë çështje jo si përplasje mes shqiptarësh të besimeve të ndryshme, por si një provë për pjekurinë tonë demokratike dhe për respektimin e lirisë së besimit.
Shqiptari katolik dhe shqiptari mysliman nuk janë kundërshtarë. Janë vëllezër.
Historia jonë ka kaluar nëpër shumë pushtime dhe periudha të ndryshme, të cilat kanë lënë gjurmë edhe në përkatësitë tona fetare. Por ajo që duhet të na bashkojë sot është identiteti ynë shqiptar, respekti për njëri-tjetrin dhe shteti ynë i përbashkët.
Në Kosovë janë ndërtuar dhe po ndërtohen qindra objekte fetare islame dhe askush nuk duhet ta shohë këtë si kërcënim për shqiptarin katolik. Po ashtu, ndërtimi i një kishe katolike nuk duhet të shihet si kërcënim për shqiptarin mysliman. Kjo është pikërisht ajo bashkëjetesë që duhet ta dëshmojmë si shoqëri.
Prandaj, nëse ka shkelje ligjore lidhur me pronën, lejet apo procedurat administrative, ato duhet të zgjidhen vetëm përmes institucioneve dhe ligjit.
Por kundërshtimi i një objekti vetëm pse është kishë, pengimi i ushtrimit të një besimi apo heqja e një simboli fetar me forcë nuk mund të jetë rrugë e pranueshme në një shtet demokratik.
RRISH nuk e pranon ekstremizmin fetar – nga cilado anë që vjen.
Njëkohësisht, nuk duhet të lejojmë që veprimet e një grupi ekstremistësh të identifikohen me të gjithë besimtarët myslimanë. Myslimanët shqiptarë janë pjesë e pandashme e kombit tonë, ashtu siç janë katolikët shqiptarë.
Ne nuk kemi nevojë për mure mes shqiptarëve. Kemi nevojë për ura.
Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të jenë të barabarta ndaj të gjithëve dhe të garantojnë atë që Kushtetuta ua njeh qytetarëve: lirinë e besimit, barazinë dhe të drejtën për ta ushtruar fenë pa diskriminim.
Sot është fjala për një kishë. Nesër mund të jetë fjala për një xhami.
Parimi duhet të jetë i njëjtë: ajo që mbrohet për njërin, duhet të mbrohet edhe për tjetrin.
Le të mos e kthejmë fenë në instrument për të ndarë shqiptarët.
Le të dëshmojmë se mund të jemi shqiptarë, katolikë, myslimanë, ortodoksë apo të çdo bindjeje tjetër – dhe mbi të gjitha, qytetarë të barabartë të një Kosove demokratike.
RRISH – Rrjeti Intelektual Shqiptar
Për lirinë e besimit, bashkëjetesën shqiptare dhe respektin ndërfetar.
Drejtori Organizativ i Rr.I.Sh.
Mr. Ing. Agim Dedaj
InfoCenter- Rr.I.Sh.
Berlin
SM

Shqiptarët ndodhen në një udhëkryq – midis errësirës dhe dritës, jetës ose vdekjes

0

Nga Aurel Dasareti

Udhëkryqi mes “errësirës” dhe “dritës” për shqiptarët mund të shihet si një moment reflektimi për zgjedhjet historike, politike dhe shoqërore. Unë shpesh analizoj polarizimin e thellë mes “errësirës” (korrupsioni, përulja ndaj të huajve, shpopullimi dhe shkatërrimi) dhe “dritës” (uniteti, vetëdija kombëtare dhe ngritja e shtetit).

Shqetësimet për mbijetesë për shkak të varfërisë dhe mungesës së shpresës të prishin gjumin e natës, dhe më pas bombardohesh me mesazhe që të bëjnë të shohësh një makth shumë më të madh.

***

Emigracioni dhe shpopullimi: Dilema e një pjese të madhe të shoqërisë që për shkak të varfërisë largohet për një jetë më të mirë (drita për individin), duke lënë pas një sfidë demografike për vendin (errësira për zhvillimin kombëtar).

Zhvillimet e fundit: Demonstratat 3 mujore dhe debatet e thella në shoqëri tregojnë një kërkesë të vazhdueshme për llogaridhënie të kryekriminelit antishqiptar Edvin Kristaq Rama (që duhet të dënohet për Tradhti të Lartë) dhe fëlliqësirave që e rrethojnë dhe një të ardhme më të sigurt për vendin.

Shqiptarët ndodhen përballë sfidave të mëdha historike, ekonomike dhe shoqërore, ku zgjedhjet e sotme përcaktojnë të ardhmen e tyre. Ky udhëkryq kërkon reflektim të thellë, unitet kombëtar dhe angazhim për të kapërcyer vështirësitë dhe për të ecur drejt zhvillimit dhe integrimit evropian.

Sfidat Kryesore

Emigracioni i të rinjve: Largimi i trurit dhe forcës punëtore rrezikon të ardhmen e shoqërisë; domethënë ndryshimet demografike, zbrazjen e vendit nga shqiptarët autokton dhe zëvendësimin e tyre me emigracion nga Azia, Afrika, Lindja e Mesme…

PS: Shqiptarë autoktonë do të thotë banorë vendës dhe të hershëm që jetojnë në trojet e tyre në Ballkan që nga koha e paraardhësve të tyre, ilirëve. Kjo tregon se ata nuk kanë ardhur nga vende të tjera, por janë popullsia më e vjetër rrënjësore në këto toka; kanë rrënjë të thella dhe shtëpi në atë tokë prej mijëra vitesh.

Zhvillimi ekonomik: Nevoja për vende pune më të mira, rroga më të larta dhe më pak varfëri.

Korrupsioni dhe drejtësia: Forcimi i ligjit mbetet çelësi për një shoqëri të drejtë.

Arsimi dhe shëndetësia: Përmirësimi i shërbimeve publike për qytetarët.

Drejtimi për te Ecur Përpara

Investimi te rinjtë: Krijimi i kushteve që ata të qëndrojnë në vend.

Bashkëpunimi rajonal: Lidhje më të forta ekonomike dhe politike ndërmjet shqiptarëve në rajon.

Demokracia e shëndetshme: Pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në vendimmarrje.

***

Për ta thënë butë: – Shqipëria është zyrtarisht një republikë demokratike, por në realitet, gjatë 13 viteve të fundit, nën sundimin e kryekriminelit të gjithanshëm Edvin Kristaq Ramës (duhet të dënohet për Tradhti të Lartë), që përveç pisllëqeve tjera shet vendin dhe e zbrazë atë nga rinia, sistemi i saj politik ka kombinuar elementë autoritarë dhe të kufizuar demokratikë.

Pra, ky hajduti i gjithanshëm është figura politike më e fuqishme e Shqipërisë. Ai është kreu i shtetit dhe përveç gjithçkaje tjetër, kontrollon tre degët e qeverisjes: legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin – ndërsa është gjithashtu komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura (që praktikisht nuk ekzistojnë fare, përndryshe do ta kapnin për zverku dhe hidhnin atë në WC) dhe kontrollon shërbimet e sigurisë, median shtetërore dhe këshillat e komisionet kryesore.

PS: Harrova të them se kontrollon edhe delet që e rrethojnë, të cilat në vend që të reagojnë, ia lëpijnë aletet e pista dhe e simpatizojnë.

Aftësia për të parë ndryshimet midis fjalëve dhe veprimeve është parakushti kryesor për një shoqëri të lirë. Kryekrimineli nuk jep asnjëherë dorëheqje sepse i ka kapur të gjitha pushtetet dhe nuk frikohet nga demonstruesit paqësor. Kriminelët kuptojnë vetëm forcën kundër tyre, jo fjalët. Frika e ruan vreshtin.

***

Varfëria, korrupsioni dhe mungesa e perspektivës ekonomike përbëjnë faktorë kyç që nxisin shpërnguljen masive të shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe trojet e tjera, duke çuar në boshatisjen e rajoneve rurale dhe urbane përmes një dëbimi ekonomik të heshtur. Faktorët kryesorë të boshatisjes janë:

  • Keqqeverisja dhe korrupsioni: Mungesa e sundimit të ligjit dhe abuzimi me pasuritë publike krijojnë pabarazi dhe heqin besimin te shteti.
  • Papunësia dhe pagat e ulëta: Mungesa e vendeve të punës me të ardhura të mjaftueshme detyron familjet dhe të rinjtë të kërkojnë mbijetesë jashtë vendit.
  • Dobësimi i shërbimeve publike: Kushtet e dobëta në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë në zonat periferike shtojnë dëshirën për largim.

Pasojat në trojet shqiptare:

  • Boshatisja e rajoneve: Zonat rurale dhe qytetet e vogla po mbeten pa fuqi punëtore dhe pa popullsi të re.
  • Plakja e popullsisë: Largimi i trurit dhe i çifteve të reja zvogëlon lindjet dhe rrit moshën mesatare të banorëve që mbeten.
  • Humbja e identitetit demografik: Zbrazja e trojeve dobëson praninë shqiptare në zonat kufitare dhe historike, duke ndryshuar balancat rajonale.

***

Tokën që humbasin shqiptarët në çast, asnjë përjetësi nuk mund ta zëvendësojë.

Asgjë nuk mund ta zëvendësojë një veprimtar, frymëzues. Asgjë – absolutisht asgjë – nuk mund ta zëvendësojë shkëlqimin e një atdhetari entuziast.

Paraja është vetëm një mjet. Mund të të çojë aty ku dëshiron të shkosh, por nuk mund të të zëvendësojë si shofer. 

Nuk ka të bëjë vetëm me paratë – por edhe me kthimin mbrapsht të energjisë dhe zgjedhjeve që bën për ardhmërinë e pasardhësve tuaj, jo në kurbet por në vendin e vet.

“Intelektualët” e rremë që shkarravitin gjëra të pavlera e të kota në media të korruptuara antikombëtare janë me shumicë, por nuk do të jenë kurrë në gjendje t’i zëvendësojnë ata të vërtetët.

Ngrihuni tani dhe luftoni mafien e Shqipërisë që po shkatërron vendin tuaj. Në planin afatgjatë, vrasja e mizave me fjalë boshe do të jetë shumë e kushtueshme. Shqipëria po shpopullohet me shpejtësinë e rrufesë, kombi shqiptar është në prag të zhdukjes përfundimtare, vdekjes.

Ata kokëmish që akoma besojnë te krimineli më i madh i Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama dhe narco-shtetit pa norma, pa ligje e kushtetutë që ai ka instaluar, mendojnë se po ndjekin yjet, dhe pastaj përfundojnë si peshq të artë në një tas.

Në këtë rast, kur i ftohti përpiqet të zëvendëson nxehtësinë, e mirëpres me gjithë zemër lopatën si i vetmi ilaç efektiv kundër borës!

Një paralajmërim për armikun e Shqipërisë dhe Kombit shqiptar: Kini kujdes nga ata që duan vetëm të jetojnë në paqe në atdheun e tyre. Ata janë të aftë të përdorin çdo mjet të nevojshëm nëse rrezikojnë vdekjen.

Përshëndetje shqiptarë! Zgjohuni tani, menjëherë, tani, tani. Synoni hënën. Nëse nuk e arrini, do të përfundoni midis yjeve.

***

Tradhtia e lartë – është një krim i rëndë kundër shtetit, kombit ose sovranitetit. Në rastin konkret ajo përfshin veprime madhore si ndihma ndaj armiqve që kanë pushtuar tokat tona (sidomos Serbisë…) dhe cenimi i sigurisë kombëtare. A dëgjosh o hajdut?

  • Përkufizimi ligjor: Vepër penale ku një qytetar ose zyrtar cenon hapur vendin e tij.
  • Llojet e akteve:
    • Bashkëpunimi me fuqi të huaja armiqësore.
    • Zbulimi i sekreteve ushtarake ose shtetërore.
    • Përpjekja për të dëmtuar rendin kushtetues me dhunë.
  • Dënimet për këtë vepër janë zakonisht nga më të rëndat në Kodin Penal të çdo shteti, duke përfshirë burgim afatgjatë apo burgim me vdekje.

***

PS: Në shkrimet e mia prej vitit 2001 i kam trajtuar këto tema thelbësore:

Interesi i vendit dhe i atdheut është gjithmonë mbi çdo parti politike apo interes personal. Shteti dhe qytetarët vijnë të parët në çdo shoqëri të lirë.

Udhëkryqi (Errësira – Drita): E konsideroj servilizmin ndaj të huajve dhe korrupsionin si “errësira”. Për të arritur te “drita”, bëj thirrje për bashkim dhe mbështetje te forcat vetjake të kombit.

Jeta ose Vdekja (Shpopullimi): Jam nga ata që me dekada paralajmëroj se Shqipëria natyrale rrezikon shpërbërjen përfundimtare për shkak të mjerimit (varfërisë) dhe largimit të rinisë. Për të shpëtuar kombin dhe për t’i dhënë “jetë” atdheut, përherë kam theksuar nevojën urgjente për burrështetas të denjë dhe patriotë.

22.08.2026

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Brezi kufitar me Serbinë dhe Maqedoninë – rrezik permanent nga agjenturat serbe!

0
Historikisht, shërbimet inteligjente serbe janë përqendruar në brezin kufitar dhe, me tërë arsenalin e tyre, kanë shtrirë veprimtarinë antishqiptare në të gjitha drejtimet. Njëri ndër drejtimet më të rëndësishme ishte dhe mbeti gjer në ditët e sotme religjioni. Infiltrimi i tyre në religjionin islam ishte dhe mbetet njëra ndër prioritetet më të rëndësishme. Pasi Serbia humbi luftën dhe u largua nga Kosova me tërë arsenalin ushtarak dhe policor, ajo la mbrapa agjenturën e saj dhe pikërisht rriti aktivitetin brenda religjionit islam. Ky aktivitet, në përmasa më të mëdha, veproi në brezin kufitar me Serbinë, si në Mitrovicë, Vushtrri e gjer në Podujevë, për të vazhduar në Gjilan e deri në Kaçanik, si njëra ndër qendrat më aktive të këtyre agjenturave.
Protestat në Vushtrri dhe heqja e pllakës ku do të ndërtohej kisha me emrat e Shën Florit dhe Shën Laurit nuk janë rastësi, por vazhdimësi e këtyre agjenturave serbe. Këta protestues janë të hipnotizuar nga emisarët e Islamit Politik, prapa të cilëve qëndrojnë agjenturat serbe. Manipulimi me këta të gjorë është i lehtë, sepse janë hipnotizuar me vite dhe tani ka kaluar në sëmundje psikike, që vërtetë kërkon trajtim profesional nga institucionet profesionale shëndetësore.
Këtu shteti duhet të veprojë urgjentisht me institucionet profesionale ekzistuese dhe të formojë edhe të tjera me urgjencë. Të protestosh me flamurin e Kosovës, shtetit laik ku garantohet me Kushtetutë e drejta e besimit dhe ushtrimit të tij, kundër gurthemelit të një kishe katolike, vërtet është absurditet i llojit të vet. Të protestosh kundër ndërtimit të një kishe katolike me flamurin kuqezi të Gjergj Kastriotit është edhe më absurde.
Këto veprime absurde mund t’i bëjnë vetëm ata që janë të sëmurë psikikisht nga emisarët e Islamit Politik, prapa të cilëve qëndrojnë agjenturat serbe. Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës duhet t’i përqendrojnë veprimet e veta në tërë brezin kufitar me Serbinë dhe Maqedoninë, në mënyrë që t’i zbulojnë agjentët e shërbimeve serbe dhe maqedonase, të cilat janë në sinkron, dhe t’i pengojnë veprimet e tyre antishtet dhe antikombëtare.

Hipokrizia në Zagorë (Zogaj) dhe standardi i dyfishtë

2
Protesta e sotme në Zagorë (Zogaj) të Vushtrrisë, ku u mblodhën rreth 50-60 qytetarë, duhet të shihet përtej numrit të protestuesve. Një pjesë e tyre mund të jenë qytetarë të instrumentalizuar dhe të shtyrë nga një narrativë që ndoshta nuk e kuptojnë plotësisht. Por përgjegjësia kryesore bie mbi ata që e kanë nxitur dhe organizuar këtë klimë.
Sepse pyetja është shumë konkrete:
Si ka mundësi që në Doblibarë të Gjakovës, një fshat me popullsi 100% katolike, ekziston Tyrbja e Sheh Cenit dhe kjo bashkëjetesë fetare nuk paraqitet si problem, ndërsa në Zagorë të Vushtrrisë prania e një objekti katolik paraqitet papritur si kërcënim apo problem për shoqërinë?
Nëse parimi është respekti për vendin, ai duhet të vlejë për të gjithë. Nëse parimi është liria fetare, ajo nuk mund të jetë privilegj vetëm i shumicës.
Nuk mund të kërkohet tolerancë kur bëhet fjalë për fenë e dikujt dhe të mohohet kur bëhet fjalë për fenë e tjetrit.
Por këtu kemi edhe një çështje shumë më serioze: standardin e dyfishtë institucional.
Më 18 gusht ishte paraparë ceremonia e bekimit të gurthemelit të Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri” në Zogaj. Sipas Dioqezës Prizren–Prishtinë, Policia e Kosovës e ndaloi ceremoninë, edhe pse autoritetet ishin njoftuar paraprakisht. Dioqeza e cilësoi vendimin si jokushtetues, joligjor dhe të pajustifikuar. Për të shmangur tensionet, ceremonia u zhvillua një ditë më herët.
Ndërkohë, sot kemi një protestë kundër ndërtimit të kësaj kishe, ku disa protestues pretendojnë se nuk janë kundër fesë katolike, por kundër një “rryme përçarëse”, ndërsa bëjnë edhe akuza të rënda për “direktiva serbo-ruse”.
Këtu lind pyetja themelore:
A po përdoret siguria publike si standard i barabartë për të gjithë, apo institucionet po detyrohen të përshtaten me presionin e grupeve të caktuara?
Nëse një ceremoni paqësore fetare ndalohet për shkak të rrezikut nga tensionet, atëherë duhet të hetohet seriozisht se nga kush vjen kërcënimi, kush e krijon tensionin dhe pse barra e kufizimit bie mbi komunitetin që po ushtron të drejtën e vet fetare.
Ky është rast që duhet të trajtohet urgjentisht nga organet kompetente, përfshirë Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nëse ka dyshime për presion të organizuar, nxitje të intolerancës fetare, instrumentalizim ekstremist apo ndikim të paligjshëm mbi institucionet e shtetit.

Jo për të privilegjuar katolikët ndaj myslimanëve.
Por për të mbrojtur shtetin laik, rendin kushtetues dhe barazinë e qytetarëve para ligjit.
Sepse Kosova nuk mund të funksionojë me parimin:
“Feja ime po, feja jote jo.”
Dhe 50-70 protestues nuk janë Vushtrria. As nuk janë përfaqësues të mijëra banorëve të Zagorës dhe fshatrave përreth.
Vushtrria e vjetër nuk duhet të lejojë që qytetarët të instrumentalizohen në konflikte fetare dhe politike.
Liria fetare është e barabartë. Ligji është i barabartë. Institucionet duhet të jenë të barabarta.
Kushdo që ushtron presion mbi shtetin duhet të hetohet, pavarësisht se nga cila anë vjen.

Shqiptarët përballë asimilimit – mbijetesa e një identiteti në udhëkryqin e historisë

0
Koloni Arbëreshe

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Ekziston një bindje e përhapur në opinionin shqiptar se ne, si popull, e kemi pasur më të lehtë se të tjerët ta ndërrojmë fenë, gjuhën dhe, në disa raste, edhe përkatësinë kombëtare. Kjo bindje, e përsëritur shpesh si një e vërtetë e vetëkuptueshme, meriton të vihet në pikëpyetje. Historia jonë e shkuar është shumë më komplekse se kaq. Ajo dëshmon se shqiptarët janë asimiluar në pjesë të ndryshme të hapësirës së tyre historike, por njëkohësisht dëshmon edhe një fakt shumë më të rëndësishëm: pas shekujsh pushtimesh, presionesh, shpërnguljesh dhe ndikimesh të fuqishme kulturore, shqiptarët kanë arritur ta ruajnë identitetin e tyre dhe të shfaqen në kohët moderne si një komb me gjuhë, kulturë dhe vetëdije kombëtare.
Prandaj pyetja nuk duhet të jetë nëse shqiptarët “asimilohen lehtë”, por pse një pjesë e tyre u asimilua dhe si arriti pjesa tjetër të mbijetojë si identitet kombëtar në kushte kaq të vështira historike?
Hapësira etnike shqiptare ka qenë për shekuj një nga zonat më të ekspozuara të Gadishullit Ilirik (tash Ballkan). Pozita e saj gjeografike e ka bërë këtë hapësirë një urë lidhëse ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, por edhe një terren ku janë kryqëzuar interesa politike, ushtarake, ekonomike, fetare dhe kulturore të fuqive të ndryshme të kohës. Pikërisht kjo pozitë, që në një periudhë mund të shihet si përparësi, në periudha të tjera është kthyer në një barrë historike.
Shqiptarët u gjendën përballë administratave dhe kulturave të ndryshme, duke kaluar nëpër periudha të gjata nën sundime romake, bizantine, sllave dhe osmane, ndërsa në hapësira të ndryshme shqiptare vepruan edhe ndikime të fuqishme greke e të tjera. Secili sundim solli institucionet, gjuhën administrative, sistemet e veta të arsimit e të organizimit shoqëror dhe modelet kulturore. Një popull që nuk kishte shtetin dhe institucionet e veta kombëtare ishte shumë më i ekspozuar ndaj këtyre ndikimeve.
Asimilimi, pra, nuk duhet parë domosdoshmërisht si rezultat i dëshirës së një populli për të mohuar identitetin e vet. Shpesh ai është rezultat i rrethanave të gjata shoqërore dhe historike. Kur një popull nuk ka shkollën e vet, administratën e vet, institucionet kulturore dhe një elitë të qëndrueshme që ta kultivojë gjuhën dhe historinë e tij, brezat e rinj bëhen më të ekspozuar ndaj kulturës dominuese.
Këtu qëndron edhe rëndësia e gjuhës. Gjuha është një nga bartësit më të fuqishëm të kujtesës dhe identitetit të një etnie. Fëmija që mëson në gjuhën e tjetrit, jeton në një mjedis ku gjuha e tij nuk përdoret dhe nuk ka mundësi ta mësojë historinë e kulturën e paraardhësve, natyrshëm dhe gradualisht mund të largohet nga identiteti i origjinës.
Edhe religjioni duhet trajtuar me kujdes. Shqiptarët kanë përjetuar ndryshime të mëdha fetare gjatë historisë dhe sot përbëjnë një hapësirë të veçantë ku bashkëjetojnë tradita të ndryshme fetare. Por ndërrimi i fesë nuk është i barabartë me ndërrimin e kombësisë. Një shqiptar mund të ndryshonte përkatësinë fetare dhe njëkohësisht të ruante gjuhën, familjen, zakonet, kujtesën dhe ndjenjën e përkatësisë shqiptare. Prandaj pohimi se “shqiptarët e ndërrojnë fenë, prandaj e ndërrojnë lehtë edhe kombin” është një thjeshtëzim që nuk qëndron si shpjegim historik.
Një faktor tjetër është përshtatja. Shqiptarët kanë treguar gjatë historisë një aftësi të madhe për t’u përshtatur me rrethanat. Por përshtatja nuk është domosdoshmërisht asimilim. Të mësosh gjuhën e sunduesit, të përshtatesh me administratën ekzistuese ose të marrësh elemente nga një kulturë tjetër mund të jetë strategji mbijetese. Asimilimi ndodh atëherë kur kjo përshtatje, gjatë brezave, shoqërohet me humbjen e gjuhës, kujtesës dhe vetëdijes së përkatësisë.
Në këtë kuptim, nuk mund të thuhet se shqiptarët kanë pasur ndonjë “prirje natyrore” për asimilim. Asimilimi është më shumë një proces shoqëror dhe historik sesa një tipar i karakterit të një populli. Popujt që kanë jetuar për shekuj pa shtet, pa institucione të fuqishme kulturore dhe nën presionin e kulturave dominuese janë më të ekspozuar ndaj tij ndaj asimilimit.
Por historia shqiptare na përball edhe me një paradoks të madh: përballë gjithë këtyre rrethanave të vështira, shqiptarët arrijtën të mbijetojnë.
Një dëshmi e jashtëzakonshme e kësaj janë arbëreshët e Italisë. Të shpërngulur në valë të ndryshme nga trojet shqiptare, ata u vendosën në një mjedis tjetër dhe, megjithatë, në shumë prej komuniteteve të tyre ruajtën për shekuj gjuhën, traditat, kujtesën, ritin fetar, këngët dhe elemente të tjera të identitetit. Arbëreshët dëshmojnë se largimi nga atdheu nuk e bën të pashmangshëm asimilimin. Kur familja dhe komuniteti e përcjellin gjuhën dhe kulturën nga brezi në brez, identiteti mund të mbijetojë edhe për qindra vjet.
Ky është një mësim i jashtëzakonshëm edhe për diasporën shqiptare të sotme. Shqiptarët që jetojnë në Evropë, Amerikë dhe në vende të tjera të botës nuk duhet të zgjedhin ndërmjet integrimit në shoqëritë ku jetojnë dhe ruajtjes së identitetit shqiptar. Të dyja janë të mundshme. Integrimi është domosdoshmëri; asimilimi nuk është.
Diaspora duhet ta shohë gjuhën shqipe si pasuri, jo si pengesë. Fëmijët shqiptarë duhet të mësojnë gjuhën e vendit ku jetojnë, por njëkohësisht duhet të kenë mundësi të mësojnë mirë edhe gjuhën e prindërve dhe gjyshërve të tyre. Familja, shkollat shqipe, qendrat kulturore, bibliotekat, aktivitetet artistike, teknologjia dhe bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve shqiptare duhet të bëhen pjesë e një strategjie të re për ruajtjen e identitetit. Në këtë drejtim, familja ka rol kryesor. Në familjet shqiptare kudo që jetojnë domosdo duhet të flitet shqip mes antarëve të familjes, e në veçanti me fëmijët. Vetëm kështu brezat e njëpasnjëshëm do të ruajnë gjuhën shqipe dhe nuk do t’i ekspozohen kurrë asimilimit.
Por ruajtja e identitetit nuk nënkupton mbyllje ndaj botës. Përkundrazi, shqiptari duhet të jetë njëkohësisht qytetar i denjë i vendit ku jeton dhe shqiptar i vetëdijshëm për origjinën e tij. Ai mund të flasë disa gjuhë, të studiojë në universitetet më të mira të botës, të marrë pjesë në kulturat e tjera dhe të kontribuojë në shoqërinë ku jeton, pa e humbur gjuhën dhe kujtesën e vet.
Këtu lidhet edhe një dimension tjetër i rëndësishëm: vetëvlerësimi kombëtar.
Një popull që ka kaluar nëpër shekuj të vështirë, por ka mbijetuar, nuk duhet ta ndërtojë identitetin e vet mbi komplekse inferioriteti. Shqiptarët kanë arsye të jenë krenarë për historinë, kulturën dhe kontributet e tyre, jo për t’u ndier më të mirë se të tjerët, por për të kuptuar se edhe ata kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin botës vlera të rëndësishme.
Figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është një prej simboleve më të fuqishme të kësaj kujtese historike. Ai u bë figura qendrore e qëndresës shqiptare ndaj Perandorisë Osmane dhe një simbol që tejkaloi kufijtë e hapësirës shqiptare.
Shekuj më vonë, një tjetër figurë me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, u bë simbol botëror i humanizmit dhe shërbimit ndaj njerëzve në nevojë dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Ajo është pjesë e trashëgimisë së figurave me prejardhje shqiptare që kanë lënë gjurmë në botë.
Në art, kultura shqiptare dhe hapësira shqiptare kanë nxjerrë gjithashtu figura që kanë kaluar kufijtë kombëtarë. Bekim Fehmiu, një prej aktorëve më të njohur shqiptarë të hapësirës ish-jugosllave dhe me karrierë ndërkombëtare, është një tjetër shembull i talentit që kapërceu kufijtë e një vendi dhe të një kulture.
Dhe këta nuk janë emra të vetmuar. Historia dhe kultura shqiptare kanë prodhuar figura të shumta në letërsi, art, shkencë, arsim, muzikë, sport dhe fusha të tjera. Krenaria për ta nuk duhet të jetë një krenari e verbër. Përkundrazi, ajo duhet të jetë një nxitje që brezat e rinj të besojnë më shumë në aftësitë e tyre dhe të kuptojnë se prejardhja shqiptare nuk është arsye për kompleks, por një trashëgimi që duhet njohur, zhvilluar dhe pasuruar.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për diasporën. Një fëmijë shqiptar që rritet në një metropol evropian ose amerikan duhet të ketë mundësi të njohë jo vetëm historinë e vendit ku jeton, por edhe historinë e popullit të prindërve të tij. Ai duhet të dijë se prejardhja e tij nuk është një kujtim i largët që duhet fshehur për t’u integruar. Është një pjesë e identitetit të tij që mund ta mbajë me dinjitet, duke qenë njëkohësisht pjesë aktive e shoqërisë ku jeton.
Vetëvlerësimi kombëtar, megjithatë, nuk duhet të shndërrohet në vetëmburrje. Krenaria e shëndetshme nuk don të thotë se shqiptarët janë më të mirë se popujt e tjerë. Ajo don të thotë se edhe ne kemi vlera, kemi histori, kemi kulturë dhe kemi dhënë kontribute që meritojnë të njihen nga të tjerët.
Ky është një dallim shumë i rëndësishëm për një komb që dëshiron të ecë përpara dhe zhvillohet.
Historia e shqiptarëve, pra, nuk duhet të lexohet vetëm si histori e pushtimeve dhe e humbjeve. Është edhe histori e mbijetesës, përshtatjes, krijimtarisë dhe ringritjes. Shqiptarët kanë humbur pjesë të popullsisë së tyre përmes proceseve të ndryshme të asimilimit, por nuk e kanë humbur identitetin e tyre kombëtar.
Prandaj mësimi më i madh që mund të nxjerrim nga historia është se identiteti nuk ruhet vetëm nga gjaku dhe prejardhja; ai ruhet kur gjuha, kultura, kujtesa dhe vetëdija përcillen nga një brez te tjetri.
Sot kjo përgjegjësi bie mbi ne. Në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe kudo ku jetojnë shqiptarë, por veçanërisht në diasporën e madhe shqiptare që po rritet në të gjithë botën.
Nuk duhet të presim që dikush tjetër ta ruajë identitetin tonë. Shtetet shqiptare duhet ta ndihmojnë diasporën me programe serioze të gjuhës, kulturës dhe arsimit; komunitetet duhet të organizohen; por mbi të gjitha familja duhet ta kuptojë se ruajtja e shqipes fillon në shtëpi.
Arbëreshët na lanë një mësim të jashtëzakonshëm: mund të largohesh nga atdheu pa u larguar nga identiteti.
Diaspora e sotme shqiptare duhet ta dëshmojë se ky mësim nuk i përket vetëm së kaluarës.
Në fund të fundit, ne shqiptarët nuk kemi nevojë të mbyllemi ndaj botës për të mbetur shqiptarë. Përkundrazi, duhet të jemi të hapur ndaj dijes, shkencës, kulturave dhe vlerave universale, por njëkohësisht të dimë se kush jemi dhe nga vijmë.
Të jesh shqiptar nuk duhet të jetë arsye për t’u ndier më mirë se të tjerët, por as për t’u ndier më pak se të tjerët.
Prandaj detyra jonë nuk është vetëm të krenohemi me atë që ruajtën të parët tanë. Detyra jonë është t’ua dorëzojmë brezave që vijnë atë që trashëguam prej tyre – gjuhën, kulturën, kujtesën dhe dinjitetin,  edhe më të pasur se sa e morëm.
Kështu, historia e mbijetesës së shqiptarëve nuk do të mbetet vetëm histori e së kaluarës. Ajo do të bëhet përgjegjësi për të ardhmen.

Më 23. Gusht 2026

Intervista e deputetes së pamvarun të Kuvendit të Shqipnisë Marjana Koçeku dhanë gazetes BarBalkans

0
Një premtim për njerëzit, natyrën dhe Shqipërinë