Kreu Blog Faqe 27

Fundi i bukur i iluzioneve në LDK!

0

Florim Zeqa

Ditë më parë nje mik i imi i respektuar, LDK-ist i përbetuar ndër të tjera me tha këto fjalë: “Pajtohem me të gjitha kritikat me vend që i bëni për Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin, por nuk pajtohem me kritikat për LDK-në”!

Me standarde të dyfishta i larguan veprimtarët

Në këtë situatë njeriu normal bie në hall, kurse analisti sado i njeanshëm të jetë në aspektin partiak, e ka të vështirë që t’i thurë lëvdata një subjekti që i mban në krye të saj dy personalitete karrieriste, aq të papërgjegjshme dhe të dëmshme për të ardhmen e partisë dhe vendit në veçanti.

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur strukturat e partisë janë të kapura dhe uzurpuara nga parashutistët e të gjitha llojeve dhe ngjyrave!

Në LDK më lehtë hyjnë në listën për deputet militantët e katapultuar nga partitë e tjera sesa veprimtarët e orëve të para dhe themeltarët e dëshmuar ndër vite dhe dekada përgjatë rezistencës paqesore dhe luftarake për lirinë e Kosovës!

Po nisem nga shëmbulli im personal, Unë si aktivist dhe veprimtar i orëve të para i LDK-së Rugoviane, nuk munda që t’i hapë dyertë e hekurta për të hyrë në listën për deputet, kurse militantja e një partie rivale ua zbuti zemrën drejtuesve të Degës së LDK-së në Klinë dhe hyri në listën për deputete!

Kurse Florim Zeqës si aktivist dhe veprimtarë i dëshmuar i vendosën barriera të pakapërcyeshme “statutare” të mbështjellura me hipokrizi dhe tradhëti njëkohësisht!

Këto standarde të dyfishta i aplikojnë vetëm uzurpatorët dhe shpirtëzinjët që nuk ia duan të mirën LDK-së dhe as Kosovës në përgjithësi!

Anashkalimi i aktivistëve dhe veprimtarëve, themeltarëve dhe atdhetarëve nuk është risi në LDK!

Të njëjtin fat e kanë pasur edhe shumë veprimtarë të zellshëm dhe besnik të filozofisë politike rugoviane, të cilët janë larguar me zemër të thyer nga LDK-ja!

Megjitahtë, ndjehem krenar për veprimtarinë time 37 vjeçare në LDK, i privilegjaur që punova me zellë dhe përkushtim në epokën e lavdishme dhe krenare të LDK-së Rugoviane, por thellësisht i penduar që i ndihmova të pamerituarit, karrieristët dhe lakmitarët e pushtetit, të cilët, edhe përkundër humbjeve serike dhe të njëpasnjëshme që nga zgjedhjet e vitit 2007 e deri më sot nuk po iu hapin rrugë ndryshimeve në LDK.

I pakënaqur me këto zhvillime, më 30.07.2026 e bëra publike pushimin e aktivitetit tim politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës përmes shkrimit “Lamtumirë Rugovë, lamtumirë LDK!”

Lavdi LDK-së Rugoviane (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij, zhdukur nga faqja e dheut nga Lumir Abdixhiku dhe klanorët e tjerë më 30 korrik 2026!

Më 30 korrik 2026 delegatët/tet më votën (shpirtin) e tyre të shitur e varrosën përfundimisht frymën Rugoviane në këtë subjekt emblematik të historisë së lavdishme 17 vjeqare të shqiptarëve të Kosovës!

Të tillët, përjetësisht do të mbetën faqe e zezë e historisë së Kosovës dhe e LDK-së në veçanti!

Kot paskemi humbur kohë për 20 vite rresht duke shpresuar, pasi nuk ka mbetur më frymë rugoviane në LDK!

“Janë këto fjalë të idhëta, por të vërteta…”, kishte thënë rapsodi popullor pas vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, por akoma më të idhëta dhe më të rënda mu duken fjalët, kur i thashë Lamtumirë Rugovës, lamtumirë LDK-së!

LDK-ja rugoviane dhe Rugova për shqiptarët mbetën dy simbole të shenjta të historisë së lavdishme kombëtare, të papërseritshme, të paharruara dhe të pashlyerara në kujtesën historike të brezave.

Deri me 30 korrik të këtij viti jam angazhuar me tërë qenjën fizike dhe shpirtërore për shpëtuar atë pak frymë rugoviane që kishte mbetur në këtë parti, por kot, ngase varrëmihësit e saj ishin të shumtë dhe të fuqishëm kundrejt mbrojtësve të pakt dhe të pafuqishëm të kësaj fryme në LDK!

Uzurpatorët, puçistët, zvarranikët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti do ta bartin targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës rugoviane! Brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një trashëgime me vlerë kombëtare.

Nga tani e tutje mund të vazhdoni t’i shkërdheni sërish tri shkronjat “LDK”, por jo edhe mundin tim si gazetarë dhe analist në shërbimin e juaj!

Të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve besnik: “Faleminderit për respektin dhe mbështetjen e sinqertë që e treguat dhe e tregoni në vijimësi ndaj meje. Gjthmonë do t’iu mbajë në zemër si shpirta të dashur dhe të lirë, besnik dhe atdhetarë, por njëkohësisht do të mbetëm i mangët dhe i lënduar që nuk jam më në mesin tuaj!

Shpallja e kandidaturës time dy vite më parë për deputet dhe e kandidaturës time për kryetar nga fillimjanari i këtij viti ishte përpjekja ime e fundit për ta shpëtuar LDK-në, ishte qëllimi im fisnik për ta nxjerrur LDK-në nga kthetrat e uzurpatorëve dhe klanorëve morbid!

Nga tani e tutje mbetëm vetëm ushtarë besnik i atdheut dhe gardian i interesave të bashkatdhetarëve (mërgimtarëve) kudo që ndodhen ata, në Kosovë apo në vendet evro-perëndimore!

Sa herë që më kërkojnë bashkombasit në Kosovë apo në mërgatën tonë, si çdo herë do të jemë në shërbimin e tyre, por jo edhe të strukturave partiake!

Në vijimësi do t’i mbajë në thumb të shënjestrës të gjithë ata që e devijojnë rrugën e pastër kombëtare!

Krahas kritikave dhe sugjerimeve për politikbërësit kosovarë, si çdo herë dhe në çdo shkrim autorial do të ofrojë zgjidhje dhe alternativa të reja në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Përmbledhje e shkurtër e veprimtarisë 37 vjeçare në LDK

Si ish aktivist dhe veprimtarë 37 vjeçar i LDK-së, me modesti po e shpalosi një pjesë të shkurtër të veprimtarisë time:

-Isha nënkryetarë i Forumit Rinor të LDK-së Dega në Klinë (1991-1992).

Pas kalimit në emigracion, për disa vite rresht u bëra pjesë aktive e 3 %-shit dhe pjesëmarrës i Fondit të Qeverisë në ekzil (prej 1 mijë DM për ne mërgimtarët në Itali).

-Në janar të vitit 2015, në 9 vjetorin e shkuarjes në amshim, e organizova Akademinë e Parë Përkujtimore (të vetme) për presidentin Ibrahim Rugova në Itali.

-Para dhe pas organizimit të kësaj akademie bëra përpjekje për themelimin e Degës së LDK-së në Itali, por u sabotova nga grupet e interesit që thirreshin në LDK, kurse në anën tjetër ua bënin argatin partive rivale për interesa personale!

-Në shtator të vitit 2024 asistova dhe kontribuova në themelimin e tri prej katër Nëndegëve të LDK-së në pjesën veriore të Italisë!

-Nga më tepër se 3 mijë shkrime autore, gjysma prej tyre janë në funksion të rritës dhe forcimit të LDK-së.

-Nga 11 libra të botuar, 4 prej tyre janë ekskluzivisht për LDK-në.

-E shpreha gatishmërinë time që të jemë kandidat për deputet dhe për kryetar të LDK-së!

Ky nuk është fundi i veprimtarisë time, por fundi i bukur i iluzioneve në LDK!

Florim Zeqa, gazetarë dhe analist i pavarur politik!

Orsago (Itali), 23.08.2026

Flamuri i UÇK-së nuk është flamur për të luftuar kundër fesë!

0
Sot në Zogaj të Vushtrrisë, të shohësh flamujt e UÇK-së dhe flamujt kombëtarë të përdoren në një protestë kundër ndërtimit të një kishe katolike shqiptare është një pamje që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
Për çfarë luftuam ne? A luftuan dëshmorët e UÇK-së që shqiptarët të pengojnë njëri-tjetrin të ndërtojnë objektet e tyre të kultit? A luftuam për një Kosovë ku një shqiptar katolik duhet të ndihet i huaj në vendin e vet?
Flamuri i UÇK-së është simbol i sakrificës për liri, dinjitet dhe të drejta, jo simbol për përçarje fetare. Ai nuk duhet të përdoret si mburojë për protesta që mund të nxisin armiqësi ndaj shqiptarëve të një besimi tjetër.
Kushdo që përdor simbolet kombëtare duhet ta kuptojë se Shqiptaria nuk është pronë e asnjë feje. Katoliku, myslimani, ortodoksi dhe shqiptari që nuk beson janë qytetarë të barabartë.
Screenshot
Prandaj, ajo që po shohim sot është një turp për ata talebanë shqipfolës që duan ta shndërrojnë identitetin kombëtar në instrument për luftë fetare.
Mos e përdorni UÇK-në për të na ndarë!
Mos e përdorni flamurin kombëtar kundër shqiptarëve!
Kosova duhet të jetë shtet i lirë, demokratik dhe laik, ku askush nuk frikësohet nga besimi i tjetrit.
Për këtë liri është derdhur gjak. Për këtë duhet ta ruajmë paqen.

Kjo është hera e tretë që përballemi me provokime të tilla, nga Biku në Krye me Ternaven që thotë publikishtë se Sulltan Murati është çlirues i tokave Shqiptare

0
Me ju thanë të drejtën, nuk desha të shkruaj për këtë çështje, por po e shoh se, dita-ditës, gjërat po dalin jashtë kontrollit.
Nuk besoj se shqiptarët patriotë, qofshin të besimit mysliman apo katolik, kanë frikë nga provokimet e askujt. Por është bërë e tepërt dhe është koha të flasim qartë, sepse nuk mund të lejojmë që feja të përdoret si mjet për të na përçarë.
Kjo është hera e tretë që përballemi me provokime të tilla, nga Biku në Krye me Ternaven që thotë publikishtë se Sulltan Murati është çlirues i tokave Shqiptare.
Herën e parë, vitin e kaluar, pranë Shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prishtinë u vendosën shatorre arabe pikërisht në ditën kur ishte paraparë manifestimi për figurën tonë kombëtare. Për shumë njerëz kjo u përjetua si provokim dhe tentativë për ta penguar manifestimin. Situata atë ditë mund të kishte përfunduar shumë keq.
Unë kam qenë aty dhe kam ndaluar disa miq të mi që, në zemërimin e tyre, të mos ndërmerrnin veprime të pakontrolluara. E bëra këtë vetëm për një arsye: të mos i shkaktonim dëm imazhit të shtetit tonë dhe të mos i jepnim askujt mundësinë të na paraqiste shqiptarët si njerëz që zgjidhin problemet me dhunë.
Tani kemi një tjetër rast të rëndë: pengimi i bekimit të gurthemelit dhe, më pas, zhdukja e gurit me Kryqin e bekuar. Kanë nisë me na kercnue edhe me armë zjarri permes fotos në vendin e gurthemelit.
Kryqi është simbol i shenjtë për të krishterët. Ashtu siç janë të shenjta simbolet e besimit islam për myslimanët. Një shqiptar që respekton fenë e vet, duhet të dijë të respektojë edhe fenë e vëllait të tij shqiptar, e ne veqanti kurë bëhet fjalë për një Kishë, ku prezenton Autoktonin Tonë me emertimin e Shen Fleurit dhe Shen Laurit.
Prandaj dua ta them shumë qartë: kjo nuk është një përplasje mes shqiptarëve katolikë dhe shqiptarëve Patriota te besimit myslimanë.
Sepse kta që villin gurin e bekuem, bejnë ksi veprime, nukë janë Shqiptarë, po agjentë servila te Erdoganit dhe Vuçiqit.
Shqiptarët katolikë dhe shqiptarët myslimanë kanë jetuar bashkë, kanë luftuar bashkë dhe kanë sakrifikuar bashkë për këtë tokë. Feja nuk na ka penguar të jemi një komb. Përkundrazi, historia jonë dëshmon se në momentet më të vështira kemi ditur të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit.
Kleri katolik shqiptar ka dhënë prova të panumërta se i ka konsideruar shqiptarët myslimanë vëllezër të vet.
At Gjergj Fishta ishte ndër ata që e shihte kombin mbi ndarjet fetare. Edhe në periudhat më të vështira të historisë sonë, klerikë katolikë shqiptarë u ngritën në mbrojtje të vëllezërve të tyre myslimanë.
Imzot Mark Sopi dhe Don Lush Gjergji shkuan deri në Senatin Amerikan për të dëshmuar se shqiptarët, pavarësisht përkatësisë fetare, jetojnë në harmoni dhe se shqiptarët myslimanë janë vëllezërit tanë.Nukë është e vertetë atë çka thotë qeveria e Milosheviqit
Edhe Imzot Nikë Prela, kur iu kërkua të zgjidhte mes Serbisë dhe shqiptarësisë, e bëri të qartë se mbi çdo detyrë tjetër ishte shqiptar dhe mbrojtës i popullit të vet.
Një nga dëshmitë më prekëse vjen edhe nga lufta e fundit në Kosovë. Në Kishën Katolike të Gllogjanit, shqiptarë myslimanë gjetën strehim dhe mbrojtje. Për t’i njoftuar besimtarët myslimanë për kohën e iftarit, kambanat e kishës u përdorën për t’i lajmëruar.
Kur erdhën forcat serbe dhe kërkuan t’i ndanin myslimanët nga të tjerët, Don Kelmend Spaqi nuk pranoi. Për të, aty nuk kishte “myslimanë” dhe “katolikë”; aty kishte vetëm njerëz të pafajshëm që duhej të mbroheshin.
Ky është humanizmi shqiptar.
Ky është besimi, dashuria e Sinqerte kur vendoset në shërbim të njeriut.
Prandaj sot pyes:
Ku janë institucionet tona, a thue janë te kapun nga kta faqezi, pse lejojnë ketë, ksi veprime antinjerzore Antishqiptare turpsi?
Ku janë njerëzit që kanë përgjegjësi publike, pse nukë e kryejnë detyren pergjegjsinë profesionale dhe Kombëtare.
Gjdo gjë ka kufi.
Dhe ku janë shqiptarët e ndershëm, pavarësisht besimit të tyre, që duhet të reagojnë kur dikush tenton të përdorë fenë për të krijuar përçarje ndërmjet nesh?
Ne duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin.
Duhet ta respektojmë njëri-tjetrin.
Dhe duhet ta kuptojmë një herë e mirë se armiku më i madh i shqiptarëve është përçarja.
Kisha Katolike Shqiptare ka qenë dhe mbetet pjesë e shpirtit, historisë dhe identitetit të kombit shqiptar. Por po aq e rëndësishme është edhe kontributi i shqiptarëve Patriota myslimanë në historinë tonë kombëtare.
Dhe askush nuk ka të drejtë ta përdorë fenë për të na e dobësuar kombin.
Mos ta lejojmë që një konflikt me individë apo institucione të kthehet në konflikt ndërmjet shqiptarëve.
Sepse shqiptarët katolikë dhe shqiptarët Patriota te besimit myslimanë nuk do ta tolerojnë këtë tradhti ndajë Atdheut dhe vlerave Kombëtare.
Jemi vëllezër.
Dhe këtë duhet ta mbrojmë me çdo kusht.
Kultura mentaliteti AraboTurkë në Arabi e Turqi, jo ne trojet Tona
Kjo tokë e shenjtë Dardane, për Zotri te Atdheut i pranon vetëm Shqiptaret, me gjuhen kulturen traditen e vetë Amtare në ballë me Flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

Kur shqiponja shpallet “haram”, ndërsa urina e deves rekomandohet si mjekim

0

Luan – Asllan Dibrani, Durrës

Kur predikimi fetar përplaset me identitetin kombëtar dhe shkencën moderne

Jetojmë në shekullin e inteligjencës artificiale, kirurgjisë robotike, gjenetikës dhe një mjekësie që çdo ditë kërkon prova të reja.

E megjithatë, në hapësirën shqiptare vazhdojnë të qarkullojnë predikime që të krijojnë përshtypjen sikur ora e historisë ka mbetur disa shekuj prapa.

Nuk kemi nevojë të shpikim asgjë.

Le të flasin deklaratat publike.

Në vitin 2015, media raportoi se hoxha Sadullah Bajrami nga Kumanova e kishte cilësuar shqiponjën – simbolin kombëtar të shqiptarëve – si “haram”, sipas interpretimit fetar që ai paraqiste. Raportimi është publik dhe mund të verifikohet nga secili lexues.

BURIMI PËR SADULLAH BAJRAMIN

Bota Sot – “Hoxhë Bajrami: Shqiponja është haram”
Lexoje raportimin

Këtu duhet të jemi të saktë: për këtë deklaratë po paraqesim raportimin mediatik, jo një video origjinale që e kemi verifikuar vetë.

Dhe pyetja mbetet:

A duhet simboli kombëtar shqiptar të kërkojë leje nga interpretimet fetare?

Përgjigjja ime është e prerë:

Jo.

Sadullah Bajrami ka të drejtë të besojë, të predikojë dhe të mbrojë interpretimin e tij fetar. Por shqiptarët kanë po aq të drejtë të thonë:

SHQIPONJA SHQIPTARE NUK KA NEVOJË PËR CERTIFIKATË HALLALLI NGA ASKUSH.

Ajo është simbol i historisë sonë, i qëndresës, i kulturës dhe i identitetit shqiptar.

Pastaj vjen rasti i Bedri Likës nga Shkupi.

Në nëntor të vitit 2019, media shqiptare publikuan deklarata të tij ku fliste për urinën e devesë si mjet shërimi. Lajmi.net e raportoi shprehimisht se Lika kishte thënë se njerëzit mund të pinin urinën e devesë për t’u shëruar, ndërsa UlpianaPress publikoi një material me video dhe raportoi edhe pretendimin se ai i drejtonte njerëzit te kjo praktikë në vend të mjekut.

VIDEO / DËSHMIA PËR BEDRI LIKËN

Lajmi.net – “Hoxha nga Shkupi: Pini urinë të devës për t’u shëruar”
Shiko materialin

UlpianaPress – material me videon e deklaratës
Shiko videon dhe raportimin

Këtu satira pothuajse shkruhet vetë.

Bota po diskuton terapi gjenetike.
Kirurgët operojnë me robotë.
Inteligjenca artificiale po ndihmon diagnostikimin.
Laboratorët po analizojnë sëmundjet në nivel molekular.

Ndërsa ne ende dëgjojmë predikime që e çojnë pacientin te deveja.

Në cilin shekull duam të jetojmë?

Besimi është një gjë.

Mjekësia është tjetër.

Kur bëhet fjalë për shëndetin e njeriut, nuk mjafton të thuash se diçka është transmetuar para shumë shekujsh.

Duhet provë.

Duhet laborator.

Duhet studim.

Duhet rezultat.

Sepse:

MIKROSKOPI NUK KA FE.

Bakteri nuk pyet nëse një pretendim është islam, katolik apo ortodoks.

Sëmundja nuk largohet nga autoriteti fetar i atij që flet.

Dhe pikërisht këtu duhet të fillojë debati serioz mbi raportin ndërmjet fesë, arsyes dhe shkencës.

Për korrektësi ndaj lexuesit duhet thënë edhe diçka tjetër: Bedri Lika ka publikuar në një rast tjetër një video sqaruese ku ka akuzuar disa media se kanë nxjerrë fragmente të ligjëratave të tij jashtë kontekstit. Ai aty fliste për një debat tjetër, lidhur me deklaratat mbi gratë, jo për materialin e urinës së devesë, por është e drejtë që lexuesi ta dijë se ai ka kundërshtuar mënyrën se si media të caktuara kanë paraqitur ligjëratat e tij.

VIDEO E SQARIMIT TË BEDRI LIKËS

Shiko videon e tij sqaruese

Kjo është mënyra si duhet zhvilluar debati:

deklarata përballë deklaratës, video përballë videos, argument përballë argumentit.

Jo censurë.

Jo urrejtje ndaj besimtarëve.

Por as heshtje kur një predikim prek identitetin shqiptar ose shëndetin publik.

Xhamia duhet respektuar.

Kisha duhet respektuar.

Besimtari duhet respektuar.

Por liria fetare nuk do të thotë që çdo pretendim fetar duhet pranuar si e vërtetë historike apo shkencore.

Kur predikimi prek historinë, përballet me historianin.

Kur prek shëndetin, përballet me mjekësinë.

Kur prek identitetin kombëtar, përballet me opinionin publik.

Kur prek politikën, përballet me demokracinë.

Ky nuk është sulm ndaj Islamit.

Shumica dërrmuese e myslimanëve shqiptarë e duan kombin, flamurin dhe historinë e tyre.

Problemi lind vetëm kur një interpretim fetar kërkon të bëhet autoritet mbi historinë, kulturën, shkencën apo identitetin kombëtar.

Prandaj mund t’i thuhet qartë Sadullah Bajramit:

SHQIPONJËN LËRJA SHQIPTARIT.

Dhe Bedri Likës:

SHËNDETIN LËRJA MJEKËSISË DHE PROVËS SHKENCORE.

Në shekullin XXI shqiptari nuk duhet të zgjedhë ndërmjet besimit dhe dijes.

Mund të jetë besimtar dhe njëkohësisht të kërkojë shkencë.

Mund të respektojë fenë dhe njëkohësisht të mbrojë flamurin.

Mund të hyjë në xhami dhe të dalë prej saj po aq shqiptar sa hyri.

Kjo është normalja.

Problemi fillon vetëm kur dikush tenton t’i thotë:

“Për t’u bërë besimtar më i mirë, duhet të bëhesh shqiptar më i vogël.”

Këtë nuk duhet ta pranojmë.

SHQIPONJA NUK KA NEVOJË PËR LEJE FETARE.

SHKENCA NUK KA NEVOJË PËR DOGMË.

DHE SHQIPTARI NUK DUHET TË KETË FRIKË TË PYESË.

Nëse pajtoheni se besimi duhet respektuar, por historia, shkenca dhe identiteti kombëtar duhet të mbrohen nga çdo imponim ideologjik, shpërndajeni këtë shkrim me kulturë, argument dhe përgjegjësi.

Le të flasin faktet

Vushtrria në provë: Kisha e Zogajt, protestat dhe përplasja mes lirisë fetare dhe islamizimit politik

0

Luan – Asllan Dibrani, Durrës

Vushtrria po kalon një moment që duhet parë me shumë seriozitet. Çështja e Kishës Katolike Shqiptare në Zogaj nuk është më vetëm debat për një objekt fetar. Ajo është shndërruar në provë për shtetin laik, për tolerancën dhe për të drejtën e qytetarit që ta jetojë fenë e vet pa presion.

Sot po shihen dy qëndrime të kundërta: në njërën anë qytetarë që kërkojnë mbrojtjen e kishës, të gurthemelit dhe të së drejtës së besimtarëve katolikë; në anën tjetër protesta kundër ndërtimit të saj.

Kjo situatë nuk mund të ndahet nga qëndrimi publik i Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, i cili e ka kundërshtuar projektin. Kur një institucion fetar hyn në një debat të tillë, përgjegjësia e tij bëhet shumë më e madhe: çdo fjali mund të qetësojë ose të ndezë opinionin.

Pikërisht këtu emra si Naim Tërnava, Shefqet Krasniqi dhe Milazim Krasniqi, si figura të njohura në hapësirën fetare dhe publike shqiptare, duhet të kenë kujdes të jashtëzakonshëm me mesazhet e tyre.

Nuk po i shpall askënd organizator të protestave pa prova. Por nga figura me ndikim kërkohet një qëndrim i qartë:

Katoliku shqiptar ka të njëjtën të drejtë mbi këtë tokë si myslimani shqiptar.

Nëse një familje shqiptare dhuron pronën e vet për kishë dhe procedurat zhvillohen sipas ligjit, atëherë të drejtën nuk mund ta caktojë turma dhe as shumica fetare.

Këtu qëndron problemi themelor i islamizmit politik: jo te besimi islam, jo te xhamia dhe jo te myslimani i zakonshëm, por te momenti kur shumica fetare fillon të sillet sikur ka të drejtë të vendosë çfarë lejohet për pakicën.

Kjo është e papranueshme.

Familja Musa nuk është e huaj në Vushtrri.
Katolikët nuk janë mysafirë.
Kisha e Zogajt nuk është provokim.

Ajo është çështje e lirisë fetare dhe e barazisë qytetare.

Edhe pretendimet për dëmtimin apo largimin e gurthemelit duhet të sqarohen nga institucionet me fakte dhe përgjegjësi. Nuk duhet të lejohet që simbolika fetare të shndërrohet në mjet hakmarrjeje ose frikësimi.

Kosova nuk është shtet islamik.

Nuk është shtet katolik.

Është Republikë laike.

Prandaj çdo përpjekje për ta imponuar fenë mbi qytetarin duhet të kundërshtohet, pa marrë parasysh nga cili drejtim vjen.

Në këtë moment, nga udhëheqësit fetarë nuk kërkohet zjarr. Kërkohet përgjegjësi.

Nga Naim Tërnava dhe nga çdo figurë me ndikim publik duhet të dëgjohet qartë:

Kisha nuk e rrezikon xhaminë. Katoliku nuk e rrezikon myslimanin.

Ajo që rrezikon Vushtrrinë është përçarja.

Nëse një qytetar frikësohet të jetë katolik në qytetin e vet, atëherë nuk kemi dështim të një feje.

Kemi dështim të Republikës.

Prandaj sot beteja e vërtetë në Vushtrri nuk është kryqi kundër gjysmëhënës.

Është:

**LIRIA KUNDËR PRESIONIT.

LIGJI KUNDËR TURMËS.
REPUBLIKA KUNDËR ÇDO TEOKRACIE.**

Dhe pikërisht këtu duhet të qëndrojë shqiptaria: mbi ndarjet, mbi fanatizmin dhe mbi çdo projekt që kërkon ta bëjë qytetarin më pak të lirë për shkak të fesë së tij.

Mos na shisni filozofi, mishërojeni atë !

0

Policia e Kosovës dhe prokuroria të marrin masa të menjëhershme ndaj portalit/faqes “Zëri i Vushtrrisë”

0
Bëj thirrje të fortë që Policia e Kosovës dhe prokuroria të marrin masa të menjëhershme ndaj portalit/faqes “Zëri i Vushtrrisë”.
Publikimi i vazhdueshëm i përmbajtjeve kërcënuese, me armë, fyerje dhe gjuhë urrejtjeje nuk është “opinion”, por vepër e rëndë që nxit dhunë dhe ndarje. Këto postime kalojnë kufijtë e lirisë së shprehjes dhe bien në domainin e kërcënimeve publike.
Policia duhet të hetojë menjëherë, të identifikojë administratorët dhe të veprojë sipas ligjit. Heshtja ndaj këtyre portalëve i lejon të vazhdojnë të helmojnë opinionin publik.
Kërkoj veprim konkret, jo fjalë.

Me rastin e protestës së disa shqipfolësve për moslejimin e ndërtimit të kishës katolike në Zogaj të Vushtrrisë

0
REAGIM ME SHKAS
___
Me rastin e protestimit të disa Shqipfolësve kundër ndërtimit të një kishe Shqiptare me emra të Shenjtorëve Shqiptarë Shën Flori dhe Shën Lauri!
PARADOKSI për ISLAMOFOBINË
I urrejnë miqtë tonë Hebrenjtë!
I urrejnë miqtë tonë Amerikan!
Nuk i duan shqiptarët e Krishterë!
I urrejnë Ateistët!
Nuk e duan Veren, pije ILIRE!
Nuk e duan Birrën, pije ILIRE!
Nuk e duan Civilizimin tonë Europian Shqiptarë!
Nuk e duan kulturën e vjetër Shqiptare!
Nuk e dinë historinë e KOMBIT tonë Shqipëtarë!
Nuk e pranojn Heroin tonë Gjergj Kastriotin!
Nuk e duan Shenjtorën tonë Shën Nëna Terezen!
Nuk i duan Traditat tona Shqiptare!
Nuk e duan flamurin kombëtarë Shqiptarë!
Nuk na duan as ne si Shqiptarë, por si musliman!
Duan sa më shumë Xhamia të Otomanëve!
Nuk duan kisha të Shqiptarëve me emra të Shenjtorëve Shqiptarë si Shën Flori dhe Shën Lauri!
Dheeeee …. Bazuar në këto më lartë!
Nuk e duan as kombin dhe Atdheun tonë!
DHE NË FUND ….. !!!???
Ankohen për ISLAMOFOBI!!!!???
Ju lutem shumë!
A nuk është kjo HIPOKRIZI!
A nuk është kjo një PARADOKS i llojit SUI GENERIS!
Kjo duhët të jetë tërësisht e papranueshme nga ata që i thonë vetit Shqiptarë!
Në futboll kjo quhet SIMULIM dhe dënohet me karton të kuq!
Në politikë kjo quhet tradhëti, dhe dënohet me dëbim nga VENDI, duke u shpallur më parë persona NON GRATA!
Prandaj!
Unë sot nuk mund t’a kuptojë dikend që i thot vetit Shqiptarë, dhe gjen hapësirë dhe bazë juridike për t’i mbrojtur apo justifikuar këto veprime skandaloze të këtyre kreaturave gjenetike me formë të NJERIUT, të cilët PROTESTOJNË kundër ndërtimit të një kishe SHQIPTARE, NË NJË TOKË SHQIPTARE!
Këta që protestuan, janë vetëm SHQIPFOLËS, që flasin Shqip por mendojnë Turqisht Arabisht Serbisht dhe Rusisht, dhe në mënyrë të hapur çdo ditë tregojnë se nuk janë SHQIPTARË, dhe që punojnë kundër interesave kapitale KOMBTARE.
Të tillët, me vetëdije të plotë, kan hequr dorë nga SHQIPTARIA, dhe nga traditat shekullore SHQIPTARE!

Kur toleranca bëhet standard i dyfishtë

0
Përgjigje ndaj prof Milazim Kraniqit
Prof. Krasniqi,
ka nje problem serioz me arsyetimin tuaj: ju denoni etiketimet dhe gjuhen e urrejtjes ndaj shqiptareve myslimane, por ne te njejtin reagim perdorni nje gjuhe qe e delegjitimon tjetrin si njeri pa mend dhe qe ka nevoje te “udhezohet” sipas bindjes suaj.
Nese eshte e gabuar qe nje shqiptar mysliman te quhet “turk”, “arab”, “filoturk” apo “gjak i prishur”, atehere eshte po aq e gabuar qe nje shqiptar katolik te trajtohet si i humbur, i paditur ose si njeri qe duhet te “udhezohet” vetem sepse nuk pranon besimin tuaj.
Ketu eshte thelbi: shqiptaria nuk eshte prone e asnje feje. Myslimani nuk behet me shqiptar duke e zvogeluar katolikun, as katoliku nuk behet me shqiptar duke e perbuzur myslimanin. Shqiptaret jane shqiptare pavaresisht nese jane myslimane, katolike, ortodokse apo nuk jane besimtare.
Ju thoni se “askush nuk i ka penguar te konvertohen”. Por kjo fjali vete tregon nje problem. Pse duhet te “konvertohet” dikush qe te konsiderohet se ka gjetur “paqen, meshiren, miresine dhe shpetimin”? Ju keni te drejte te besoni se Islami eshte e verteta. Nje katolik ka po te njejten te drejte te besoje se e verteta eshte ne Jezu Krishtin. Kjo eshte liria fetare. Bindja se feja jote eshte e vertete nuk te jep te drejten ta paraqesesh tjetrin si njeri qe “nuk ka mend” vetem pse nuk pajtohet me ty.
Dhe ketu vjen kundershtia me e madhe. Ju shkruani se duhet ndalur “urrejtja e shfrenuar” para se te shnderrohet ne dhune. Plotesisht dakord. Por atehere standardi duhet te jete universal. Jo vetem kur sulmohet myslimani. Edhe kur sulmohet katoliku. Edhe kur sulmohet ortodoksi. Edhe kur sulmohet ateisti. Edhe kur sulmohet vete nje mysliman nga nje mysliman tjeter.
Ne fakt, fakti qe njerez qe ju njohin nga afer ju pershkruajne me fjale te tilla si “pafytyre”, “te pamend”, “taleban” apo “antikombetar”, duhet te jete nje arsye serioze per reflektim. Une nuk e mbeshtes gjuhen fyese dhe as mallkimet, pavaresisht se nga kush vijne. Por nuk mund te mjaftohemi duke i quajtur te gjithe ata qe ju kritikojne “te verberuar nga urrejtja”. Ndonjehere kritika mund te vije edhe nga njerez qe kane arsye konkrete per te kundershtuar qendrimet dhe deklaratat tuaja. Por pikerisht ketu duhet te jete testi juaj: a do ta denoni kete gjuhe me te njejten force me te cilen denoni gjuhen fyese ndaj myslimaneve? Nese po, atehere po flasim per nje parim universal. Nese jo, atehere kemi nje standard te dyfishte.
Sepse nese jo, atehere nuk kemi nje parim moral. Kemi nje standard per “tanet” dhe nje tjeter per “te tjeret”. Madje, ne nje shkrim tuajin te publikuar me heret, ju vete keni perdorur nje gjuhe teper te ashper ndaj atyre qe i konsideroni kundershtare te Islamit, duke i pershkruar debatet e tyre si “idiote” dhe disa prej tyre si “batakcinj”. ([milazimkrasniqi][2]) Pra, problemi nuk eshte vetem se cfare thone kundershtaret tuaj. Pyetja eshte nese parimi qe kerkoni nga te tjeret e aplikoni edhe mbi veten.
Dhe per nje ceshtje tjeter qe po qarkullon ne kete debat: Sarë Gjergji ju ka akuzuar se gjate luftes jeni strehuar “nen zhgunin e klerit katolik shqiptar”. Une nuk po e paraqes kete si fakt te provuar, sepse nuk kam nje burim te pavarur qe e verteton kete formulim. Por nese akuza eshte e pavertete, atehere pergenjeshtrojeni me fakte. Nese eshte e vertete, shpjegoni rrethanat. Kjo eshte menyra serioze e debatit: faktet pergenjeshtrohen me fakte, jo me etiketime.
Dhe kjo eshte edhe arsyeja pse nuk mund te pranohet logjika e “neve” dhe “atyre”. Nese dikush ju quan “turk” vetem sepse jeni mysliman, kjo eshte e padrejte. Por nese ju e quani tjetrin njeri pa mend vetem sepse eshte katolik dhe nuk e pranon Islamin, edhe kjo eshte e padrejte. Nese nje katolik ju fyen per shkak te Islamit, ai duhet kritikuar. Nese nje mysliman fyen nje katolik per shkak te katolicizmit, edhe ai duhet kritikuar. Ky eshte standardi.
Dhe ka edhe nje pyetje qe duhet bere hapur: a eshte toleranca qe kerkoni tolerance reciproke, apo tolerance vetem per besimin tuaj?
Sepse toleranca e vertete nuk eshte: “me toleroni mua dhe bindjet e mia”. Toleranca e vertete eshte: “une do ta mbroj te drejten tende per te besuar ndryshe, edhe kur nuk pajtohem me ty.”
Prandaj, mund te debatojme ashper per Islamin, Krishterimin, historine, identitetin shqiptar dhe rolin e fese ne shoqeri. Por debati duhet te behet mbi fakte, jo mbi prejardhjen, dinjitetin apo inteligjencen e kundershtarit. Sepse ne momentin qe fillojme ta ndajme shoqerine ne “ne qe kemi mend” dhe “ata qe nuk kane mend”, nuk jemi me duke luftuar urrejtjen. Thjesht kemi nderruar anen e saj. Dhe kjo, Prof. Krasniqi, eshte pikerisht pika ku duhet te jemi me te kujdesshem.
***
[1]: https://arkiv.portalb.mk/24231-milazim-krasniqi-pse…/… “Milazim Krasniqi: Pse po heshtin katolikët shqiptar për përmendoren e Car Dushanit? – PORTALB”
[2]: https://milazimkrasniqi.wordpress.com/publikime/… “Publikime « milazimkrasniqi”

Vendosja e arbneshëve në Zarë i Kruno Krstiq, studim me vlerë për Arbëneshët e Zarës

Nail Draga, Ulqin

STUDIM ME VLERË  PËR ARBNESHËT E ZARËS

Kruno Krstiq, Vendosja e arbneshëve në Zarë(Doseljenje Arbanasa u Zadar), Botoi: Bashkësia lokale “Arbneshi”, Zarë, 1988

Ndonëse për diasporën  shqiptare në Zarë deri me tani janë shkruar studime dhe artikuj me vlerë nga studiues të ndryshëm, siç janë: G.Weingrandi, C.Tagliavini, T.Erberi, S.Buzoliqi, M.Qurkoviqi, I.Ajeti etj., është evidente se të gjitha këto studime janë mbështetur në një numër  shumë të kufizuar dokumentesh si në traditën e ruajtur gojore, kështu edhe të dhënat janë të pakta e aty këtu edhe të pasakta.

Një hap të rëndësishëm në lidhje me studimin e kësaj diaspore e bën  Kruno Kërstiqi, i cili në fund të veprimtarisë së vet shkencore opinionit i dhuroi dy botime me vlerë  mbi diasporën shqiptare në Zarë. Libri i parë i tij  me titull ”Fjalori i të folmëve të Arbëreshëve të Zarës”(1987),është një monografi gjuhësore që është vlerësuar lart nga kritika si kontribut me rëndësi jo vetëm për albanologjinë, por edhe për  ballkanologjinë. Ndërsa libri i dytë ”Vendosja e arbneshëve në Zarë”(1988), që po e marrim në shqyrtim paraqet studimin më të denjë deri më tani  në lidhje me shkaqet e shpërnguljes dhe vendosjen e arbneshëve në territorin e Zarës.

Dr Kruno Kërstiqi(1905-1987), filozof, filolog dhe leksikograf i spikatur bën pjesë ndër figurat më të shquara nga Arbneshi(Arbanasi) i Zarës. Ai ka qenë njeri me erudicion të gjerë. Përveç se ka shkruar studime dhe artikuj profesionalë në vitin 1937 në Zagreb ka doktoruar nga lëmi i psikologjisë,  në mënyrë të veçantë është marrë me hulumtimin e të kaluarës  dhe të gjuhës së arbëreshëve të Zarës.

Siç na bën me dije në parathënien e këtij studimi A.Stipçeviqi, i cili e ka pëgatitur për botim këtë vepër, vdekja e pengoi autorin që të shkruaj një studim më të gjerë në lidhje me vendosjen e shqiptarëve në Zarë. Autori po ashtu cek Stipçeviqi, ka pasur ndërmend që të shfrytëzojë një lëndë bukur të gjerë të mbledhur kohë më parë në Arkivin Shtetëror të Zarës, ku edhe ka punuar  në vitin 1949-1951. Artikullin e parë mbi arbëreshët e Zarës K.Kërstiqi e pat shkruar me rastin e 225-vjetorit të vendosjës së tyre në Zarë me titull “Arbëreshët e Zarës”, në gazetën lokale “Glas Zadra”, më 21.VIII.1951, ndërsa më vonë këtë punim e plotësoj me të dhëna të reja dhe e botoi me titull “Vendosja e arbëreshëve në Zarë”, botuar në “Zbornik Zadar”, Zagreb, 1964.

Në këtë punim ai bëri ca përmirësime të te dhënave të gjertanishme që patën shkruar Erberi, Qurkoviqi etj. Por, gëzon fakti se në lidhje me vendlindjen dhe të parët e tij, ai s´pat pushuar kurrë duke hulumtuar të dhëna të reja mu deri para vdekjes  së tij. Vdekja e pengoi që kjo monografi të jetë më e plotë, sepse siç cek Stipçeviqi, këtij studimi  ka dashur t´i bashkangjesë disa dokumente të pabotuara deri më tash në lidhje mbi vendosjen e arbëreshëve  në Zarë.

Studimi është konceptuar në atë mënyrë që ate e bëjnë katër pjesë, ndërsa përveç parathënies, jepen edhe ilustrimet, shënimet e literaturës së pëdorur dhe shënimet mbi autorin. Të dhënat e para mbi shpërnguljen e arbëreshëve  nga Kraja, datojnë nga viti 1726, që njëheresh sipas autorit është shpërngulja e parë e madhe. Këtë të dhënë pë të parën herë e jep vikari i arqipeshkvisë së Tivarit, Marko Deluchi(Lukish). Shqipëtarët e shpërngulur ishin nga krahina e Krajës, përkatësisht pjesa veriperëndimore e saj Shestani, si dhe nga fshatrat Ljare e Brisk, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë edhe nga ndonjë fshat tjetër. Këto të dhëna autori i paraqet në mënyrë të dokumentuar në saje të lëndës arkivore.

Mbi shkaqet e emigrimit të shqiptarëve nga Shqipëria turke, siç cekët në tekst, autori me të drejtë cekë se ato janë  të komplikuara. Emigrimi, përkatësisht arratisja e tyre nga trojet stërgjyshore nuk është bërë  nga shkaku i ruajtjes së fesë katolike, e dhënë kjo që ndeshet në raportet e shumë misionarëve katolikë të kohës.  Ndonëse nuk duhet nënçmuar apriori edhe këtë të  dhënë, sepse masat represive që pushteti turk ndiqte ndaj shqiptarëve, janë shkaqet kryesore që ndikuan të kjo popullatë për të marrë një rrugë të tillë. Nëse kësaj i shtojmë  edhe të dhënën se  popullata e përkatësisë katolike ishte rajë, me të drejta të kufizuara në çdo aspekt në krahasim me qytetarët e tjerë, atëherë çdo gjë është e qartë. Hapësira ku jetonte kjo popullatë ishte e papërshtatshme, kryesisht terren malor “monti superiori”, me tokë pune të kufizuar, gjë që ka ndikuar  në emigrimin e popullsisë për kushte më të mira të jetës.

Përveç të dënave të lartëshënuara autori po ashtu  ka analizuar edhe gjendjen  e atëhershme brenda Perandorisë Osmane, e  cila në atë kohë ishte në luftë me Persinë(1772-1736). Mu për nevojat e kësaj lufte  Turqia kishte ndërmend të mobilizonte  pesë mijë veta  nga Shqipëria  për ti dërguar  në fronte me persianet. Kjo e dhënë krahas atyre që u cekën më lart, vetëm sa e ka shpejtuar procesin e emigrimit të tyre nga Shestani  dhe të fshatrave përreth për në drejtim të Republikës së Venedikut.  Të dhënat e misionarëve të ndryshëm që arbëreshët kanë emigruar nga “dashuria për fenë katolike  dhe Republikën e Venedikut” janë të njëanshme dhe nuk kanë mbështetje shkencore.

Pas shpërnguljeve të mëdha të vitit 1726, autori bën fjalë edhe për disa shpërngulje të vogla(1726-1733), me ç´rast në Zarë u vendosën disa grupe të vogla familjesh apo individësh. Në lidhje mbi vendosjen  e tyre në paralagje  të Zarës autori cek se kemi  të dhëna jo të sakta, të cilat për fat të keq janë interpretuar  gabim nga studiues të ndryshëm. Kështu p.sh. duke analizuar një hartë të vitit 1778 në lidhje mbi  ndarjen e pronave të tokës në Arbanas(Arbnesh) e duke i krahasuar  ato të dhëna  me burime të tjera të verifikuara, del se ajo hartë  nuk ka pasqyruar  gjendjen reale. Në raportët e misionarëve  të ndryshëm vazhdimisht në Zarë, pothuaj të gjithë kanë shpehur dëshirën  që të vendosen pranë  bashkëatdhetarëve  të tyre në Arbanas e dhënë kjo që ka ndikuar në ruajtjën e identitetit të tyre  kombëtar për një kohë të gjatë.

Shpërngulja tjetër  e madhe është në vitin 1733, me ç´rast emigruan  150 individë, që për një trevë  me popullsi të pakët isç ishte Shestani  e fshatrat përreth do të thot shumë. Autori na bën me dije se shqiptarëve iu është bashkangjitur  edhe njjë numër i vogël malazezësh  nga Spiçi. K.Kërstiqi  ngjarjet i shtjellon në diakroni e sinkroni, ai nuk bëhët rob i të dhënave arkivore dhe të materialit tjetër të hulumtuar duke i paraqiturato në mënyrë statike, por ngjarjet e kohës   në Perandorinë Osmane i ndërlidh me konotacionet emundshme në Ballkan në përgjithësi, e në viset e banuara me shqiptarë në veçanti.

Emigrimi i shqiptarëve  nuk mbeti pa jehonë as në qarqet  ndërkombëtare, kështu që Republika e Venedikut nuk i pranonteme dëshirë  refugjatët  pas vitit 1733, sepse nuk donte të prishte marrëdhëniet me Porten.

Në lidhje mbi vendosjen e arbëreshëve në Zarë dhe ndarjen e pronave në Zemunik, me ç´ rast themeluan vendbanimin e tyre me emrin Arbanasi, autori në detaje jep të dhëna me interes rreth përshtatjes së tyre në rrethin e ri, si dhe me veprimtaritë e tyre ekonomike. Shqiptarët ishin të parët që në Zarë kultivuan kulturën e misrit, ata si vreshtarë të mirë që ishin në vendlindje, të tillë u treguan edhe në mjedisin e ri, më ç´rast dëshmohet se dy të tretat e pronave  të tyre ishin vreshta. Edhe pse iu përshtatën rrethit të ri, për nga mënyra e të jetuarit ata nuk pësuan ndryshime të menjëhershme. Duke iu falënderuar arbëreshëve, dhe punës së tyre të vyer, rrethina e Zarës u bë e plleshme, sepse para ardhjes së tyre në këtë vend ajo ka qenë tokë e papunuar.  Jo vetëm arave të punës, por edhe pronave të tjera arbëreshët  iu jepnin emrat(mikrotoponimet) shqipe siç janë p.sh. Vani i Brodanit, Shkambat,Vidhat, Bregdeti etj. Nga ky studim mund të nxirren të dhëna me interes në lidhje mbi evoluimin  e antroponimeve  dhe të patronimeve të popullatës në mjedisin e ri deri në ditët tona.

Në fund të këtij vështrimi nuk na mbetet gjë për të thënë, vetëm për të konstatuar edhe njëherë se po të ishte përfunduar ky studim sa ka qenë gjallë autori kjo monografi  do të kishte qenë më e plotë, por edhe si i tillë, është studim me vlerë dhe me interes jo vetëm për arbëreshët  e Zarës, por edhe për të gjithë të tjerët që iu intereson  e kaluara e kësaj diaspore shqiptare. Me këtë botim autori i ka bërë një nderim vendlindjes dhe të parëve të tij.

(Lexuar në kuadër të Tryzës së rrumbullakët, me rastin e 300-vjetorit të vendosjës së Arbneshëve në Zarë, Ostros –Krajë, më 3 gusht 2026)