Kreu Blog Faqe 28

Niveli shqetësues i urrejtjes për gurthemelin e Kishën së Zogaj të Vushtrrisë

0
____
Teksa po afrohet, Festa e Shën Nënë Terezës më 5 shtator, Kosova duhet ta shiqoj vehtën drejt në sy. Për vite me radhë, ne shqiptarët jemi paraqitur para botës si shembull i tolerancës fetare. E sot mjerisht, këto fjalë po vihen në sprovë, e sloganet para kamerave nuk mjaftojnë më.
Mbi 800 xhami nuk i kërcënojnë katolikët. Edhe një kishë katolike më shumë nuk duhet me i kërcënue as myslimanët.
E megjithatë, në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, një kishë katolike që planifikohet për t’u ndërtuar ka nxjerrë në sipërfaqe një nivel shumë shqetësues të urrejtjes, armiqësisë dhe të një gjuhe përçarëse. Kemi parë këto ditë shumë kundërshtime, fjalë të rënda dhe reagime sikur prania e një kishe katolike në Kosovë po e kërcënon dikë. E tani është vjedhur edhe guri i bekuar i themelit të saj. E pikërisht kjo duhet për të na shqetësuar. Kjo nuk është vetëm puna e një guri. Është krejt ajo urrejtje që kjo kishë e ka nxjerrë në sipërfaqe. Guri mund të zëvendësohet; mirpo shumë më zor riparohet dëmi që bahet kur shqiptarëve katolikë u jipet mesazhi se feja e tyne duhet me e arsyetue të drejtën me pasë vend në Kosovë.
Unë kurrë nuk e kam kqyrë një xhami e me u ndje e kërcënueme si katolike. Atëherë, pse dikush duhet me e kqyrë një kishë katolike si kërcënim?! A janë shumë apo pak katolikë në atë fshat, kjo kurrë nuk duhet të përcaktoj a e ka vendin aty feja e tyre. Kosova është e krejt qytetarëve të saj. Të drejtat nuk zvogëlohen pse një bashkësi fetare është më e vogël.
E nëse vërtetë e besojmë këtë, atëherë boll ma me “tolerancën fetare shqiptare” veç si slogan kombëtar. Toleranca që vlen vetëm kur shumicës i konvenon, nuk është tolerancë. Demokracia dëshmohet pikërisht atëherë kur të drejtat e pakicës bëhën të pakëndshme për tu mbrojtur.
Ne shqiptarët, më shumë se kushdo, duhet ta kuptojmë rrezikun kur feja përdoret për të na ndarë. Në vitin 1937, Vaso Čubrilović, në memorandumin: Dëbimi i Shqiptarëve, kërkonte largimin e shqiptarëve prej Kosovës përmes presionit politik, ekonomik, shoqëror dhe religjioz. Ndër mjetet që propozonte për t’i shfrytëzuar ishin edhe udhëheqësit fetarë dhe ndjenjat fetare, për me i shty shqiptarët ta lanë tokën e vet.
Gati 90 vjet më vonë, duhet për më e kuptue paralajmërimin: pse me i krijue mes veti pikërisht ato përçarje fetare që të tjerët e kishin kuptuar se mundeshin me u përdorë për t’i dobësuar shqiptarët?
Historia jonë na ka treguar edhe një rrugë tjetër. Në vitin 1999, rreth 200 shqiptarë duke ikë prej forcave serbe gjetën strehë mbrenda një kishe katolike në Pejë. E njejta gjë ndodhi edhe në fshatin Gllogjan të Pejës. Edhe në fshatin Zllakuqan të Klinës, dyert e kishës kaatolike u hapën për vëllëzërit dhe motrat e tyre të Mitrovicës. Askush tek dera nuk i pyeti a ishin katolikë apo myslimanë. Ishin shqiptarë. Ishin në rrezik. Kaq mjaftonte.
Njëzet e shtatë vjet më vonë, një kishë që dikur u bë strehë për shqiptarët nuk duhet sot me u trajtue prej shqiptarëve si kërcënim.
E 5 shtatori ka me e ba këtë kundërthënie të pamundur për me u injorue. Do të ketë ceremoni, kamera e politikanë duke folë për Shën Nënë Terezën(Gonxhe Bojaxhiun) dhe harmoninë fetare të Kosovës. Kemi me i thanë botës me krenari:
“Ishte shqiptare.”
Po, ishte. Edhe ishte katolike.
Nënë Tereza nuk ishte katolike vetëm atëherë kur kjo i konvenonte imazhit të Kosovës. Krejt jeta e saj ishte e rrënjosur në Jezu Krishtin. Nuk mundeni me e përdorë identitetin e saj katolik si krenari kombëtare para kamerave, e të njëjtin identitet katolik të shqiptarëve të zakonshëm me e trajtue si diçka të dyshimtë kur ata e jetojnë fenë e vet.
Kjo kurrë nuk guxon me u ba katolik kundër myslimanit. Xhamia le të qëndrojë. Kisha le të qëndrojë. Të dyja le të jenë të lira.
Sepse kjo është shumë ma e madhe se një kishë apo një gur i vjedhur. Kjo është puna e besueshmënisë së vet Republikës së Kosovës.
Kosova luftoi për liri, jo që shumica me vendosë sa liri e meriton pakica.
Kosova nuk mund të kërkoj njohje, barazi e respekt prej botës, e mos me i dëshmue të njëjtat parime mbrenda vendit të vet. Nëse duam që bota me i respektue të drejtat e Kosovës, Kosova duhet me i respektue të drejtat e secilit qytetar të saj.
Ky është edhe testi politik. Ky është testi i demokracisë.
E më 5 shtator, para se edhe një politikan tjetër me dalë para kamerave e me e lavdërue “tolerancën fetare” të Kosovës, ndoshta pyetja duhet me qenë shumë e thjeshtë:
Kur s’ka kamera, a e praktikojmë vërtetë tolerancën fetare?!
Me respekt e shpresë,
Elizabeta Tomë Mrijaj
New York – Klinë

“Haxhi” Avdulla Klinaku, nga një parti te tjetra, me tespih në dorë

0

Luan – Asllan Dibrani, Durrës

“HAXHI” ABDULLAH KLINAKU – NGA NJË PARTI TE TJETRA, ME TESPIHUN E POLITIKËS NË DORË

“Haxhi” Abdullah Klinaku po merret me TV Arbërinë, me intelektualët dhe me këdo që guxon të kritikojë islamin politik. Me sa duket, në versionin e tij të demokracisë, kritika ndaj sulltanëve, ndikimeve fetaro-politike apo historisë osmane duhet së pari të kalojë nëpër “kontrollin ideologjik” të deputetit.

Por ironia është tjetërkund: vetë Klinaku ka kaluar nëpër disa stacione politike – PDK, AAK–Nisma dhe më pas Vetëvendosje. Pra, një lloj haxhiu partiak: çdo cikël një ndalesë e re, çdo stacion një flamur i ri politik.

Megjithatë, nga kjo shëtitje politike, ai gjen kohë t’u japë leksione intelektualëve për patriotizëm dhe TV Arbërisë për gazetari.

Jo, zoti “Haxhi” deputet.

TV Arbëria nuk është minber ku predikohet vetëm një mendim. Është televizion ku diskutohen tema kombëtare, historike e politike – edhe kur ato nuk i pëlqejnë një deputeti.

Dhe historia shqiptare nuk ndryshon sipas partisë ku ndodheni sot.

Mund t’i ndërroni stacionet politike sa herë të dëshironi, por nuk mund të kërkoni që edhe historia, intelektualët dhe mediat të ndërrojnë drejtim bashkë me ju.

Partitë ndërrohen. Sulltanët kanë ikur. Shqiptaria ka mbetur.

Prandaj, “Haxhi” Klinaku, më pak tespihe politike dhe më shumë argumente.

Sepse TV Arbëria nuk falet para deputetëve – pyet ata.

Shqiptaria nuk ka nevojë as për komisarin fetar, as për deputetin që mat patriotizmin me afërsinë ndaj një feje. Ajo ka nevojë për qytetarë të lirë, intelektualë që guxojnë të flasin dhe politikanë që dinë të durojnë kritikën.

Nëse Abdullah Klinaku dëshiron debat, le të vijë me argumente.

Nëse vjen me etiketa, do të marrë përgjigje me fakte — dhe, kur e meriton, edhe me pak satirë.

 

Gjurmët që nuk i shkatërron pushtuesi: toka dardane ruan kujtesën e saj

0

Shumë pushtues dhe perandori kanë ardhur e kanë shkuar, e disa prej tyre janë shuar plotësisht. Mirëpo, Arbëria dhe Dardania e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës, Idriz Seferit e Ibrahim Rugovës – pra, Dardania jonë – jeton edhe sot. Gjurmët e saj flasin qartë, ashtu siç flet edhe gjaku i martirëve, heronjve dhe dëshmorëve tanë. Ato nuk do të humbin kurrë, me gjithë përndjekjet, dhunën dhe barbarizmin e mbetjeve apo të “mashave” të armiqve që synuan ta shfarosnin kombin tonë nga brenda, pasi nga jashtë nuk ia dolën dot kurrë përgjatë historisë.

Duke parë këtë, mund të thuhet se historia dhe kultura e vërtetë e kombit tonë, e Arbërisë dhe e Dardanisë sonë, nuk mund të fshihen nga përndjekjet, dhuna, pushtetarët pa identitet, luftërat, pushtuesit apo perandoritë e ndryshme. Monumentet e lashta, rrënojat, çdo gur, madje edhe vetë toka që mban gjak lirie e frymë konstandiniane e kastriotiane (skënderbegiane), dëshmojnë për të kaluarën tonë.

Edhe nëse koha, dheu e shekujt i kanë mbuluar, gjurmët mbesin; madje edhe sot, nëse gërmojmë pak nën dhe, kudo shfaqen themele ndërtesash, tempujsh apo monumentesh të tjera të shkatërruara. Po ashtu, askush nuk mund t’ia shkulë nga zemra e as nga toka mëmë asnjë kombi historinë, gjuhën, zakonet, traditat, monumentet apo tempujt që kanë rrënjë natyrore, sepse ato jetojnë në zemrat e dardanëve dhe arbërorëve besnikë.

Madje, edhe në jetën tonë të përditshme, ne marrim frymë lirie nga e kaluara për t’ua mësuar brezave të ardhmen, në mënyrë që të mos gabojnë ashtu siç po gabojnë sot, në shekullin XXI, disa pushtetarë dhe mbetje të armiqve të kombit tonë.

Zakonet, traditat, të njëjtat legjenda, gojëdhëna e proverba – shkurt, të gjitha epokat dhe i gjithë populli ynë, në çdo krahinë të trojeve tona, që nga lashtësia e deri më sot – janë të brumosura me të njëjtën vetëdije kombëtare.

Duhet ta dinë barbarët dhe “mashat” e armiqve të kombit tonë se identiteti ynë i përbashkët i gjakut iliro-arbëror nuk mund të shkatërrohet. Ai nuk zhbëhet as me armë, as me ndalime, as me shkulje të gurëve simbolikë të bekimit të këtij vendi dhe as me ndihmën e atyre pushtetarëve të sotëm në krye të qeverisë e shtetit, që koketojnë me ideologji të huaja.

Kudo në qytetet dhe fshatrat tona, në Dardani e në mbarë Arbërinë, arkeologët, udhëpërshkruesit dhe studiuesit e shumtë europianë e botërorë kanë shekuj që gjejnë thesare në tokë. Pushtuesit e ndryshëm i varrosën, i lanë pas dore ose i dogjën e i shkatërruan, por gjurmët mbetën aty. I ruajti vetë toka dardane, iliro-arbërore, si një frymë e pashkatërrueshme, për të na treguar neve sot rrënjët dhe të kaluarën tonë të vërtetë.

Pra, siç shihet qartë, me gjithë tendencat e armiqve të brendshëm e të jashtëm për të zhdukur qenien tonë iliro-arbërore e dardane, ne jemi ende gjallë. Jemi gjallë në gjakun tonë, në frymëmarrjen tonë dhe në rrënjët tona të pashkatërrueshme nga asnjë armik – qoftë ky edhe tradhtia e brendshme e “haxhiqamilëve” dhe “ballabanëve”.

Rrënjët tona kanë dhënë sërish fryte, dhe ja ku jemi sot; do të jemi këtu sa të ketë diell e tokë, yje, Iliri (Dardani e Arbëri) dhe sa të jetojë emri i Gjergj Kastriotit në qiell e mbi dhe, brez pas brezi.

Duhet thënë një e vërtetë që, besoj, e kuptojnë të gjithë: sot Kosova dhe mbarë kombi nuk kanë thjesht nevojë për ndërtesa të reja ideologjiko-fetare; sidomos “xhamitë” ekzistojnë në çdo hap, por kanë nevojë për zhvillim ekonomik, edukim, shkencë, arritje teknologjike etj.

Mirëpo, në rastin konkret, aty ku gjenden themelet e kishës së vjetër iliro-dardane, me emrat e Shën Florit dhe Laurit, ata pak besimtarë të rikthyer kanë të drejtë të kenë vendin e tyre të lutjes.

Shtrohet pyetja e arsyeshme dhe logjike: pse duhet që besimtarët e Zogajt të udhëtojnë deri në Prishtinë për një meshë apo shërbesë, kur është më praktike të kenë kishën apo bashkësinë e tyre lokale për t’u shërbyer besimtarëve? Askush nuk mund ta ndalojë këtë.

Atë që Zoti e ka vulosur në këtë tokë iliro-dardane, si vend të punës së Frymës së Tij të Shenjtë, nuk mund ta ndalojë asnjë pushtet, e aq më pak individët apo ideologët e rrymave radikale islamike.

Askush nga ne, arbërorët e Gjergj Kastriotit, nuk ka hequr dorë nga e drejta historike, nga trashëgimia shpirtërore, kulturore e kombëtare që na lanë të parët. Nuk heqim dorë nga themelet e lashta, nga rrënjët dhe gjurmët shekullore që formësuan shpirtin dhe identitetin tonë kombëtar dardano-arbëror dhe europian.

Për të parë se sa i fortë është ende ndikimi iliro-dardan në shpirtin dhe trupin e Dardanisë, mjafton të hulumtojmë kudo në vendin tonë; aty shfaqen gjurmët që flasin, ndonëse errësira ka tentuar t’i mbajë të fshehura nën petkun e shekujve. Shihni Ulpianën e Justinianit I dhe zbulimet e panumërta në pjesë të tjera të Dardanisë antike.

Ulpiana antike afër Prishtinës

Me pak fjalë, elementin rrënjësor, natyror dhe historik dardano-arbëror askush nuk mund ta shkatërrojë apo ta tjetërsojë nga toka e vet iliro-dardane. Aty i ka rrënjët e veta të natyrshme shpirti dhe trupi i popullit tonë – rrënjë që do të japin gjithmonë fryte lirie, uniteti dhe rikthimi në familjen e madhe europiane, duke refuzuar çdo robëri ideologjike fetare të pushtuesve që synuan të na zhbënin, të na shfarosnin e të na bënin të huaj në atdheun tonë, në kontinentin tonë dhe në familjen tonë të përbashkët europiane.

Në cilin manastir të Anamoravës ka simbole ilire

Në regjionin e Gjilanit gjenden objekte arkeologjike të shekullit X. I tillë besohet të jetë edhe Manastiri i Shën Mëhillit, i cili, sipas regjistrit zyrtar të Institutit Kosovar për Mbrojtjen e Monumenteve, të vitit 1963, i përket shekullit XIV.
Por, ky manastir, me të drejtë mund të konsiderohet më i vjetër se kaq, të paktën për katër shekuj.
Sipas zyrtarëve për trashëgimi kulturore në Gjilan, informacionet flasin që manastiri ka qenë vendbanim i peshkopit bizantin në kohën e perandorit Bazili II.
Bazili II i njohur si “Bullgarovrasësi”, në vitin 1018 kishte mundur bullgarët, duke shtrirë pushtetin bizantin në Ballkan.
Në këtë periudhë kohore ishin edhe shqiptarët ata që e ndihmuan Bazilin II në luftë kundër bullgarëve. Po të kihet parasysh fakti se Bazili II jetoi gjatë viteve 976 -1025, atëherë mund të thuhet se Manastiri i Buzovikut i përket së paku shekullit X.
Manastiri përbëhej nga objekti i kishës dhe konaku, kambanorja, sikundër edhe rrethoja prej muri, që tashmë është shkatërruar.
Kisha shtrihet nga perëndimi në lindje. Përmasat e saj janë të një kishe paleokristiane të vogël, përkatësisht 3.70 x 6.40 m. Baza e kishës është e dukshme, ndërsa handraku i mureve anësore, është shtrirë prapa bazës.
Rrethi, simboll i diellit tek ilirët
Lartësia më e madhe e mureve të mbetura, nuk është më shumë se 80 cm. Në lindje të kishës, ende ruhet një pjesë e absidës, ndërsa pranë saj ndodhet altari. Dyshemeja është e shtruar me gurë të punuar, ndërsa në mes të dyshemesë ndodhet një dekorim i posaçëm- rrethi, një simbol astral ilir, që simbolizon diellin.
Ilirët, përkatësisht fisi ilir – dardanët, besuan në dy kulte ilire: në gjarprin dhe në diellin dhe, si duket, këto dy besime u takuan dhe bashkëjetuan në Dardani.
Muret e kishës kanë një gjerësi prej 80 cm. Nga mbetjet, përkatësisht rrënojat, vërehet se kisha është ndërtuar prej gurëve, tullave dhe llaçit prej gëlqeres. Hyrja e kishës ndodhet në perëndim.
Kisha është një anijatëshe e cila përfundon në anën lindore me absidën gjysmëharkore.
Në anën perëndimore mund të ketë ekzistuar edhe narteksi, për të cilin flet baza e tij e dukshme, por shikuar për nga materiali i ndërtimit (beton), mund të thuhet se narteksi ishte një aneks i mëvonshëm.
Nga konaku kanë ngelur vetëm muret
Në veri të kishës, rreth 12 metra tutje, ndodhet konaku i Manastirit, i cili është i ndërtuar nga gurët, hatullat si element konstruktiv, llaçi prej balte dhe qerpiçët, me të cilët është bërë edhe kati mbi përdhese.
Për fat të keq, edhe konaku është prishur. Nga ai janë ruajtur vetëm muret me gurë të përdhesës dhe muret e katit me qerpiçë, po në një lartësi të vogël. Konaku ka përmasat 10 x 17 m.
Një trakt i murit rrethues të këtyre objekteve ndodhet më në veri të konakut, rreth 15 metra larg tij.
Manastiri ka pasur edhe kambanore, por as ajo nuk ekziston më./Mediafokus.info/

Në shtete ligjore nuk marshohet kundër proceseve gjyqësore, sepse është presion ndaj vendimmarrjes gjyqësore

0
Mirëpres reagime, kritika, kundërshtime, pyetje, mendime kritike, por nëse keni nevojë të shprehni mllef kundër thirrjes time për bojkot, shani e mos më mallkoni, sepse nga sharjet nuk do kem pasoja, e nga mallkimet edhe mund të kem pasoja.
***
Në dërkohë pyeti:
Salih Sefa:
Kërkoj sqarim i nderuar!
Çfar interesi paska shteti nëse Nuk bëhet një Marsh i thirrur?
Ibrahim Kelmendi:
Salih Sefa, fillimisht, marshi është term militarist, nuk është civil.
E dyta, në shtete ligjore nuk marshohet kundër proceseve gjyqësore, sepse është presion ndaj vendimmarrjes gjyqësore.
E treta, “gjykatën speciale” e kanë formuar shtetet që na kanë ndihmuar ndihmuar ta çlirojmë Kosovën. Ato kanë ndihmuar financiarisht të ndërtohen shtëpitë e djegura, të ndërtohet ujsjellës, kanalizime dhe infrastruktura tjetër. Ato përvit kanë ndihma financiare. Ato po e mbrojnë ushtarakisht Kosovën. Ato po financojnë “gjykatën speciale”. Nga ato shtete janë të gjithë kuadrot, nga gardiani deri të kryetarja e “gjykatës speciale”. Paguhen nga financat që i japi shtetet mike. Prandaj, duke marshuar kundër tyre, u shkaktojmë hidhërim dhe i bëjmë të pendohen që na kanë ndihmuar.
E fundit, kësaj radhe: dëmtohen të akuzuarit, sepse edhe gjyqtarët njerëz janë, prandaj mund të hakmerren kundër mardhit të devijantëve. Por kuptohet nëse marshi do jetë me shumë pjesëmarrës.
Mjafton kjo përgjegjje?
RESPEKT!
Falënderime edhe për keqkuptim!

Deklarata e Abdulla Klinakut kundër TV Arbëria-s, është sulm i hapur ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një mediumi të pavarur që nuk i nënshtrohet agjendës së caktuar politike

0
___
Abdulla Klinaku,
Deklarata jote kundër TV Arbërisë nuk është kritikë mediale. Është sulm i hapur ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një mediumi të pavarur që nuk i nënshtrohet agjendës suaj politike e fetare.
TV Arbëria nuk është instrument i askujt. Është medium që trajton tema me interes publik dhe që ka të drejtë të flasë hapur për laicitetin, radikalizmin, lirinë fetare, të drejtat e komuniteteve dhe identitetin kombëtar shqiptar. Pikërisht sepse nuk ju shërben si megafon propagandistik, ju përpiqeni ta etiketoni si “përçarës” dhe si “instrument të Lëvizjes për Rikthim”.
Kjo është metodë e vjetër: kur nuk mund ta përballosh argumentin, sulmon mediumin që e publikon.
Ti je deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar partie. Pikërisht për këtë duhet ta dish se një politikan nuk ka të drejtë t’u vendosë etiketa mediave vetëm pse ato kritikojnë ideologjinë, politikën apo qëndrimet e tij. Kritika ndaj ideologjisë fetare, ndaj radikalizmit apo ndaj çdo forme të islamit politik është pjesë legjitime e debatit demokratik.
Dhe ta themi qartë: kjo nuk është çështje “feje”. Është çështje e shtetit.
Kosova është shtet laik. Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes, lirinë e besimit dhe barazinë e qytetarëve, ndërsa feja nuk është instrument i shtetit. Askush nuk ka mandat ta shndërrojë besimin fetar në kriter politik apo ta përdorë shumicën fetare për të kufizuar të drejtat dhe hapësirën publike të të tjerëve.
Prandaj, kur sulmon një medium sepse flet për laicitetin dhe kundërshton radikalizmin, nuk po mbron fenë. Po përpiqesh të kufizosh debatin publik.
Dhe kjo është pikërisht ajo që duhet të kundërshtohet.
As TV Arbëria, as mediat e pavarura dhe as fjala e lirë nuk kanë nevojë për lejen tënde për të folur. Në një demokraci, politikanët duhet të mësohen me kritikën, jo të kërkojnë heshtjen e atyre që i kritikojnë.
Nëse ke argumente, përgjigju me argumente. Nëse ke fakte, publikoji. Por mos kërko censurë duke e maskuar atë si “mbrojtje nga përçarja”.
Sa më shumë t’i sulmoni mediat që nuk ju binden, aq më qartë e tregoni problemin: nuk ju shqetëson “përçarja”; ju shqetëson humbja e kontrollit mbi narrativën.
Kosova nuk është dhe nuk do të bëhet shtet islamik. Është Republikë demokratike, laike dhe pluraliste. Dhe kjo duhet të mbetet e tillë.
Prandaj, Abdulla Klinaku, në vend që t’u tregosh mediave se çfarë duhet të thonë, mësohu të jetosh me një parim themelor të demokracisë: media nuk është në shërbim të politikanit. Politikanët janë ata që duhet t’i përgjigjen publikut.
Screenshot

Sarë Gjergji për Milazim Krasniqin: Jeni njeriu më i pafytyrë që kam njohur ndonjëherë dhe profesori më i pamend

0
Milazim Krasniqi, ju jeni njeriu më i pafytyrë që kam njohur ndonjëherë dhe profesori më i pamend. Po ta them troç: nuk e dua tolerancën tënde. Tash eja dhe të shoh se çfarë do të bësh me mua. Ju jeni promotori i talebanizimit në Kosovë, profesori që ka helmuar aq shumë studentë me idiotizmat antishqiptare e me broçkulla leshi anadollak.

Deri në përfundim të luftës, je fshehur nën zhgunin e klerit katolik shqiptar. Nëse ka xhenet e xhehenem (fjalori yt), shpirti yt do të përfundojë në fund të xhehenemit – atje do të digjesh për shkak të antikombëtarizmit tënd.

Kan være et bilde av tekst som sier 'profesor pershendes për Etiketat vagabondëve shqiptaret muslimanë turq, filoturq, arabë, endacakë, nga leksiku përdornin Radovan Karaxhiqi Biljana Pllavshiqi për boshnjaket. Çuditem kanë mbajtur mend etiketime gjenocidale dhe kanë fytyrë përdorin kundër vet! kuptoj pse janë kaq verbuar nga urrejtja ndaj nesh, perkundër tolerancës vazhdimisht tyre. penguar konvertohen. Askush nuk kanë masë, sepse nuk mend. mend,, udhëzoheshin është paqja, meshira, mirësia shpetimi. paçin qafë. Ndërsa qeveria drejtësia duhet ndalin turrin kërcënimeve bëjnë, nuk kanë kaluar kufirin, urrejtjen mund dhunë fizike. Shiko pak more comments Mendoj alternativa tjera për Ç'fryhen dojnë. përça marin Milazim Krasniqi Nuhi Musliu meritojnë. koriten, lene hidhur'

Hegjemonizmi serb nga “Pismo Haralampiju” e Dositej Obradoviçit te “Kongresi i Berlinit”

0
Pashallëku i Beogradit dhe territoret e aneksueme. Kneževina Srbija në kohën e Ilija Garashaninit
____
(T’i njohim serbët më mirë)
Hegjemonizmi serb nga “Pismo Haralampiju” e Dositej Obradoviçit te “Kongresi i Berlinit”.
“Pismo Haralampiju” e Dositej Obradoviçit, e vitit 1783, në kulturën serbe ështē shumë e rëndësishme — ndoshta një nga tekstet kyçe për kuptimin e lindjes së kulturës moderne serbe. Rëndësia e saj është thelbësore për gjuhën dhe kulturën serbe në aspketin iluminist – por ku fare nuk përmendet Kosova në aspektim hegjemon!
Në pika të shkurtra, aty, Obradoviçi kërkon që gjuha popullore të bëhet gjuhë e letërsisë, në vend të gjuhës së vjetër kishtare që, sipas tij, shumica e popullit serb nuk e kuptonte. Kjo ishte një kthesë shumë e madhe në kulturën serbe.
Poaty, në atë letër, Obradoviçi shkruan edhe për njerëzit “nga Deti Adriatik deri te Danubi“ të cilët flasin një gjuhë. Ku i përmend një varg “krahinash serbe” – por Kosova fare nuk përmendet.
Për më tepër, me 1836, pra rreth 53 vite më vonë, edhe Vuk Karagjiçi, shkruan një ese etnografik dhe gjuhësor të cilën e titullon “Srbi svi i svuda” (Serbët të gjithë dhe gjithandej). Në atë ese Karagjiçi kërkonte që të gjithë folësit “shtokavski”, pavarësisht përkatësisë fetare, të ndihen serbë. Pra edhe boshnjakët myslimanë edhe kroatët myslimanë, edhe malazezët ortodoksë të ndihen njejtë serbë si serbēt ortodoksë.
Bile, bile si shembull se si duhet serbët të bashkohen i merr shqiptarët! Të cilët, siç shkruan ai: “një shqiptar mysliman është në gjendje t’i vrasë 10 turq për një shqiptar katolik, por edhe shqiptari katolik është në gjendje t’i vrasë 10 italianë për një shqiptar mysliman. Ngjashëm bënë edhe shqiptari ortodoks”, the si ilustrim merr rastin e bashibuzukëve shqiptarë dhe vëllezërve katolikë të ikur.
Duhet thënë se kjo ese botohet me 1849 që d.m.th., se deri atëhere nuk kishte ndenje hegjemoniste dhe rrjedhimisht as raciste ndaj shqiptarëve tek serbët.
Nëse e analizojmë me kujdes historinë e hegjemonizmit serb do të shohim se fillet i ka me forcimin e shtetin serb. Dhe se ishte në harmoni të plotë me racizmet e kohës, të cilat u zhvilluan gjithandej viza vi me hegjemonizmat (imperializmet) shtetërore.
Siç dihet Serbia autonominë filloi ta marrë nga 1815, por ajo autonomi atëhere ishte shumë e zbehtë. Pastaj, Mahmuti II, me 1830, e lëshon “Dekretin e Shenjtë” (Hatt-i Șeriff-i), me anë të së cilës e njeh autonominë de jure duke e njohur Milosh Obrenoviçin si princ trashëgimtar.
Megjithate edhe kjo autonomi de facto nuk ishte e plotësuar. Plotësimi u arrit me 1867 kur trupat osmane u tërhoqën nga kështjellat serbe. Dhe siç dihet pavarësia de jure e de facto u rrumbullaksua me 1878 në Kongresin e Berlinit.
Andaj, edhe zhvillimi i hegjemonizmit serb dhe rritjes së racizmit ndaj shqiptarëve bëhet linearisht me rritjen e autonomisë – sovranitetit shtetëror.
Nuk ishte e rastit që me 1844 përpilohet Naçërtanje dhe pse mbahet në kabinet larg syrit të publikut, dhe pse me 1906 publikohet kur më veç hegjemonizmi ndaj tokave shqiptare e kishte marrë kulmin. Arsyeja pra ishte pak për shkak të zhvillimit të Serbisë karshi faktorit shqiptar; pak për shkak të suksesit inkurajues në pastrimin e Toplicës (1877-1878); pak për shkak të dobësimit të Perandorisë Osmane (të Sëmuarit të Bosforit apo Sëmuarit te Europës) dhe pak më shumë për faktin se i humbën shpresat për Bosnjen e cila ju dorëzua Austrohungarisë shumë fish më e fuqishme se ajo.

Te vorri i Ali Ukajt në Lumbardh të Deçanit, 29 vjet pasi e vranë zëdhënësin e parë publik të UÇK-ës

Gjergj – Bajram Kabashi
____
Pas më shumë se 29 vitesh isha në Lumbardh të Deçanit tek Vorri i Ali Ukajt, zëdhënësit të parë publik të UÇK-ës.
Megjithëse Ali Ukaj ishte më i ri se une , ky gazetar i madh i Gazeta Shqiptare të Tiranës, ka mbetur një Njeri dhe profesionist që nuk mund të harrohet.
Në fund të qershorit të vitit 1997, Ali Ukaj sëbashku me Ardian Krasniqin, ma patën shpëtuar jetën , pasi “dikush enigmatik”, i nxitur prej një kryecullaku, kishte përdorur disa SHIK-as, të cilët me dhunë me futën në një furgon me nja 8 polic special, që e kishin ftuar posaçërisht për mua.
Nga ai furgon mezi me larguan Aliu dhe Ardiani…, për të më përgjakur dhe rrëzuar përtoke pastaj nja dy shikas!
Me më pyet sot për atë ngjarje tragjike për mua, pas më shumë se 29 vitesh, se si dhe pse ka ndodhur ajo, une fare nuk dij të sqaroj…?!
Pas pothuaj një muaj ditësh e vranë Ali Ukajn…!
Ai qe varrosur me 4 gusht 1997 në Lumbardh ku une isha i pranishëm në varrim me disa të tjerë nga gazeta Rilindja. I vëllai i Ali Ukajt të ndjerë, Shefqet Ukaj, më tregoi kur ishim në kryeshëndoshje pas do ditësh se si në kufi e kishin lejue të kalonte arkivoli me trupin e pa jetë të Aliut pa ndonjë vështirësi, thuajse “se shihte fare milicia serbe!”.
Ndërsa nga Tirana e kishin përcjellë në Beograd foton e Ali Ukajt , ku kishte qenë duke ndejtë në një restaurant, duke shkruar për aktivitetet e tij!
Për atë vrasje fajin ia patën lënë “djalit të mixhës së tij”, por kjo nuk mund u dëshmua kurrë.
Mero Baze , që vet e ka theksuar afrinë me SHIK-un e PD-së, për këtë vrasje e akuzonte Hashim Thaçin, gjë që ka lënë edhe dëshmi me shkrim.
Une, Gjergj – Bajram Kabashi, Aili Ukaj i ri (djali i Xhevdetit) dhe axha i tij, Shefqet Ukaj
___
Por, po ky Mero Baze, para disa vitesh shkoj që ta vizitonte Hashim Thaçin në Burgun e Hagës, personin që pas lufte me shkrimet e tij në Bota Sot etj, “desh e pati kallë Kosovën për akuza të ndryshme ndaj tij”.
Diçka e pshtjellët dhe mercenare…, asht “puna e jonë”…!
Vrasja enigmatike e Ali Ukajt, më ka mbetë pengë në jetë, andaj, Sot, pas më shumë se 29 vitesh, pasi u pensionova në mërgim ku jam nga maji 1999, erdha tek vorri i tij në Lumbardh për t’ia vënë tek kryet një tufë lulesh të freskëta.
Me mua ishte edhe inxhenieri Shefqet Ukaj, vëllai i tij, që e udhëheq edhe Restaurant Lumbardhi, përmbi Deçan.
Shefqeti me ftoj të shkonim edhe tek Shpija e tij, aty afër.
Pastaj u kthyem në Restaurant Lumbardhi dhe drekuam.
Aty u njoha me Ali Ukajn e ri, djalin e vëllait të Shefqetit.
Nuk i kishte as 25 vjet, por shkëlqente me sjelljet kulturore , ngrohtësinë në sjellje me mysafirët dhe aftesitë profesionale.
Xhevdeti, babai i tij, ia kishte lënë emrin e Aliut të ndjerë, gjeniut të gazetarisë që e vranë në moshë aq të re.
Në lokal, brenda…, me Ali Ukajn e ri dhe Shefqet Ukajn

Dikush ka propagandë kundër teje, e “ti” mund të kesh propagandë kundër vetvetës…!

0
Gjergj – Bajram Kabashi
____
Ndëgjova se Policia e Kosovës i ka suspenduar dy policë rreth dyshimeve për rrahjen e një serbi në pjesën veriore të Kosovës. Pamjet, gjurmët, shenjat dhe vërragët e asaj rrahjeje prej kujtdoqoftë, janë duke i përdorur me të madhe propaganda e Serbisë së Aleksander Vuçiqit, që shkoj personalisht ta vizitonte të rrahunin në spital.
Nuk ka nevojë të rrahet askush, përpos atij që tregohet i dhunshëm ndaj organeve të rendit dhe atëhere sipas rregullave profesionale.
Atij i qiten prangat dhe dërgohet aty ku duhet dërguar. Është ligji që dënon, jo “ti”, jo “une”, jo “tjetri”…!
Propaganda shtetërore e kryen punë e vet, sikurse në rastin Martinoviq, që “ia kishte shti shishen vetës në anus” dhe u fajësuan shqiptarët, me qëllim rrënimin e autonomisë, sikurse në Rastin Panda në Pejë, kur u vranë të rinj serbë nga serbët, që t’u lihet faji shqiptarëve dhe të përdorej kjo si një akuzë ndaj luftës çlirimtare të shqiptarëve në kohën e luftës së fundit!
Gazetaria joprofesionale, e zhurmshme dhe joproduktive nuk e sqaroj këtë rast, andaj propaganda e Serbisë, i kryen punët e vet antinjerëzore – antishqiptare !
Rrahja eventuale e tij nga policët e lë nën hije të plotë secilën varrezë masive të shqiptarëve, që mizoria serbe dhe e shtetit serb i vrau, masakroi dhe i hudhi bashkërisht nën dhe në luftën e fundit.
Merre me mend disa analistë serbë të sigurisë, thoshin në një debat televiziv të këtyre ditëve se në Kosovë vepron “Al Kaeda e bardh” dhe se ajo, sipas tyre, ka qenë e pranishme edhe para lufte.
Serbët historikisht janë tallë me “popullin naiv shqiptar”. Edhe të ka shtue dozën e islamizimit (verbnimit) që nga Jagodina, Sanxhaku i Nishit dhe Pirotit, e edhe ka alarmuar botën se po i ndjek, dëbon e vret “mbetjet turke”!
Se pas Turqisë së vitit 1912 dhe Serbisë së vitit 1999, këta pushtues mizor na janë kthyer “me xhami” , që e formojnë “Njeriun e Ri “arrnaut”, gjë që u pa pardje me kundërshtimin panislamik të atyne që janë “teper krenar” me Islamin rreth gurit themeltar të kishës së re në Zogaj të Vushtrrisë !
Është një turp e krim kombëtar ti shohësh ata “vushtrrias” të islamizuar që ta kundërshtojnë ndërtimin e një kishe ne Zogaj të Vushtrrisë!
Dikush me verbërinë e tij të paimagjinueshme po i lufton themelet e një shteti që është fryt i brezave që u prenë e vranë në lufta me anmiqët historik.
Ne jemi një popull që kemi vuajtur dhe pësuar tepër shumë rrugëve të pamëshirshme të historisë, andaj duhet të tregohemi human dhe t’i ruajmë KUFINJT e mos të rrezikojmë me jonjerëzit që rrahin ndonjë serb apo që dalin si shovenistë religjioz (serbët i quajnë “Al Kaeda e Bardhë!), apo siç duhet t’i quajmë ne – bashkim tragjikomik i “Vëllazërisë Myslimane” , gjoja “shqiptare”, që është e ndaluar me ligj edhe në Egjipt aty ku është themeluar në vitin 1928 nga mësuesi reformator i Islamit, Hassan al- Banna!
Mos të bijmë në gropa të huaja dhe kurthe që na i përgatisin në çdo çast.
Nuk guxojmë mos me e kuptue se “Vëllazëria Myslimane”, është frymëzuesja më e madhe e organizatës më terroriste – islamike në botë, Al Kaedas…!
Kot zemërohemi në serbët që dijnë të bëjnë propaganda dhe që dijnë të vrasin , të zgjerohen territorialisht derisa të vrasin “si engjuj”.
E “ti”…, din vetëm të vetvritesh…!