Kreu Blog Faqe 269

Sqarim për “sqarimin” e turkomadhit Mustafë Bajrami …!

0
Të nderuar,
Mustafë Jetish Bajrami paska dalë me një “Sqarim” për t’ua shpjeguar lexuesve se shkrimet e tij me mbi-titull “ANALIZË” qenkan të nivelit akademik, të bazuara në burime kredibile, me fusnota e bibliografi, dhe të dedikuara për një shtresë të interesuarish që paska “çasje serioze”.
Mirëpo, ky “Sqarim” nuk është sqarim.
Është parathënie propagandistike dhe marketing personal, për t’i paraprirë një shkrimi ku autori synon ta imponojë një tezë politike si “shkencë”.
Sepse akademia nuk shpallet me status. Akademia dëshmohet me metodë.
Kur dikush e shpall veten “akademik”, zakonisht s’është
Në shkencë nuk funksionon: “Besomni, se unë jam serioz”.
Aty vlen: argumenti, verifikimi, krahasimi, ballafaqimi me kundër-argumentin.
Kur një autor ndihet i detyruar të paralajmërojë publikun se “kjo është analizë e nivelit të lartë”, ai po bën një gjë të thjeshtë:
po e ngrit veten në piedestal që lexuesi të mos e kritikojë.
Pra, jo analizë — por autoritet i rremë.
Teza “Turqia është fuqia e katërt botërore” është turkofili e paketuar
Mustafa shpall me bindje se “Rendi i Ri Global” do të udhëhiqet nga katër fuqi:
SHBA, Kina, Rusia dhe Turqia.
Kjo nuk është përfundim shkencor.
Kjo është përzgjedhje ideologjike.
Turqia mund të jetë fuqi rajonale, me ndikim në disa zona, por ta vendosësh në rangun e superfuqive globale është një manipulim i qëllimshëm, sepse ai renditje nuk del nga logjika e shkencës — del nga emocioni turkofil dhe nga projekti neo-otoman.
“Rendi multipolar” po përdoret si alibi për neo-otomanizëm
Këtu është problemi kryesor.
Në Kosovë, islamizmi politik dhe rrjetet e tij prej vitesh po punojnë që ta kthejnë Turqinë në “bosht shpëtimi”, duke u thënë shqiptarëve:
“Perëndimi po bie”
“Bota po ndryshon”
“Duhet me u rreshtu”
“Turqia po bëhet superfuqi”
“Shqiptarët janë në udhëkryq”
Kjo është skemë klasike propagandistike.
Pra, Mustafa nuk po e analizon botën.
Ai po e analizon botën për t’ia përshtatur një konkluzioni të gatshëm:
që shqiptarët të futen nën orbitën turke.
Dhe kjo quhet me emër: neo-otomanizëm.
“Nga ju kërkohet koncentrim serioz” – jo, kërkohet nënshtrim intelektual
Fjalia e fundit e Mustafës është sinjal alarmi:
“Keni çka me lexue sonte. Nga ju kërkohet koncentrim serioz…!”
Në analizë shkencore, lexuesi ftohet të dyshojë, të analizojë, të krahasojë.
Në propagandë, lexuesi ftohet të “koncentrohet” që të mos e kuptojë manipulimin.
Ky është një lloj presioni psikologjik:
“Mos ma kontesto, se kjo qenka akademike.”
Pyetja “çfarë duhet të bëjnë shqiptarët” e zbulon qëllimin
Nëse Mustafa do të bënte vërtet analizë të politikave ndërkombëtare, do të fliste për:
interesa kombëtare
mekanizma të fuqisë
aleanca reale
rreziqe
alternativa
Por ai menjëherë e fut kombin shqiptar në “udhëkryq”, duke e lidhur fatin e tij me katër “fuqi”, ku njëra prej tyre “rastësisht” është Turqia.
Pra, “analiza” nuk është analizë.
Është udhëzim ideologjik.
Shkenca nuk është predikim, as reklamë, as mision
Nëse Mustafa ka fusnota e bibliografi, le t’i publikojë.
Nëse ka burime kredibile, le t’i vendosë në dispozicion.
Nëse ka argument, le të ballafaqohet me kundër-argument.
Por të dalësh me një status që thotë:
“Unë jam serioz”
“Unë jam akademik”
“Unë kam burime”
“Ju duhet koncentrim serioz”
dhe pastaj të shpallësh Turqinë “fuqia e katërt botërore” — kjo është propagandë neo-otomane, jo analizë.
Përfundim
Ky “Sqarim” nuk është sqarim.
Është paralajmërim propagandistik.
Mustafë Bajrami nuk po e analizon botën për shqiptarët.
Ai po e analizon botën për Turqinë — dhe po mundohet t’ua shesë shqiptarëve si “shkencë”.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për “analiza” që e fusin Turqinë në klubin e superfuqive me dëshirë.
Shqiptarët kanë nevojë për:
mendim kritik
orientim perëndimor
sovranitet kombëtar
çlirim nga islamizmi politik
dhe refuzim të çdo projekti neo-otoman që synon ta zëvendësojë identitetin shqiptar me një identitet të importuar.

Pranvera studentore 1981, një kujtim i përjetshëm

0

Sak Muji, Rugovë

1981 – BETIMI QË VAZHDON

Letër publike për Bashkim Berishën (Cima)

Nga Pranvera Studentore 1981, te rruga e gjatë e lirisë, e deri te sfidat e sotme (2026) I dashur Cima im, Bashkim Berisha, Po ta shkruaj këtë letër si shok fakulteti i viteve 1976/77–1981 (Fakulteti i Bujqësisë), por mbi të gjitha si bashkudhëtar i ditëve të Pranverës Studentore 1981, kur fjala u kthye në betim, e betimi u kthye në rrugë. Po ta shkruaj edhe për një arsye tjetër: sepse sot, me një lehtësi që ta prish stomakun, dalin disa zëra “të pastër si bora”… që s’kanë lanë gjë pa vjedhë: as kujtimin, as sakrificën, as burgun tonë, as miqësinë tonë, as persekutimin tonë. Haaaa… sot disa dalin si “patriotë profesionalë”: dje mbanin bllok e dosje, sot mbajnë mikrofon e studio. Dje raportonin “fshehurazi”, sot komentojnë “haptas”. Zanati i njëjtë — vetëm kostumi ndërron. Kjo është padrejtësi. Dhe padrejtësia, kur s’kundërshtohet, bëhet “e vërtetë” në gojë të të pavërtetëve. Ne nuk ishim as të fshehur, as të dykuptimtë. Ne ishim bashkë — edhe kur na ndanë, edhe kur na ndiqnin, edhe kur na merrnin natën, edhe kur na rrihnin ditën.

I. 11 Mars 1981 – Shkëndija që u bë zjarr Më 11 mars filloi ajo që shumëkush e quan “protestë”, por që për ne ishte fillim i një rruge. Në Qendrën Studentore u ndje se diçka po vlojnë: mensa, korridoret, konviktet, shikimet e civilëve, “fytyrat e reja” që s’ishin studentë, por “studentë me detyrë”. Atë natë u ndez “zjarri i parë” — jo thjesht flakë, por shenjë tubimi, shenjë se studentët po lidhnin besën: me qenë bashkë, mos me u dorëzu, mos me e lënë njëri-tjetrin në dorë të të tjerëve. ‘

II. 11–25 Mars – Riorganizimi dhe përballja me “civilët” Nga 11 marsi e tutje, lëvizjet dhe mbledhjet tona u përqendruan kryesisht në Konviktin nr. 3, sidomos në katet e sipërme, me dhoma që u bënë pika takimi e koordinimi. Në këtë periudhë, gjithçka u bë më e qartë: • kishte ndjekje, • kishte bastisje, • kishte provokime, • dhe kishte “të panjohur” që flinin nëpër dhoma si me qenë në hotel. Dhe ironia? Në atë kohë ne ishim “rrezik për shtetin”. Sot disa nga ata që s’e dinin as ku bie konvikti, dalin e flasin për 1981-shin si me qenë “krye-regjisorë”. Haaaa… historia paska shumë “aktorë të vonshëm”. III. 25–26 Mars –

DHOMA 402: Qendra e heshtur e organizimit Në prag të 26 Marsit 1981, ti, Cima, pa zhurmë e pa kërkuar lavdi, na e lirove dhomën 402 (nga 401/402), ku u bë organizimi i hapave kryesorë të asaj dite historike. Ajo dhomë s’ishte thjesht dhomë konvikti.

Ajo u bë:

• vend i përgatitjes së fjalimeve,

• vend i shpërndarjes së detyrave,

• vend i shkrimit të parullave,

• vend i vendimit që demonstrata të dalë “edhe po të na vrasin”. Në atë natë (25–26 mars) u shkruan parullat kryesore:

1. “Unitet!”

2. “Bashkim!”

3. “Trepça punon – Beogradi ndërton!”

4. “Lironi shokët nga burgu!”

5. “Republikë – Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!”

6. “Poshtë borgjezia!” Këto nuk ishin fjalë në çarçafë. Ishin program i një rinie që kërkonte dinjitet, barazi dhe të drejtë kombëtare. Kur ti na paralajmërove pas mesnate për lëvizjet e shumta të civilëve (udb-ashëve), ne e morëm vendimin taktik: të përhapej fjala se organizatorët “janë zhvendosur në Konviktin IV”. Atë natë u kapën civilë që bastisnin dhomat, u morën libra e shkrime — por ne kërkuam të liroheshin pa dhunë, sepse lufta jonë ishte morale e politike, jo hakmarrje. Ti ishe aty. Jo si shikues. Si pjesë e barabartë e rrezikut dhe e besës.

IV. Emrat e organizimit – që historia të mos dalë “me një hero të vetëm” Po e them publikisht: në 1981 nuk ka pas “një hero”. Ka pas zinxhir, ka pas rreth, ka pas hallka, ku secili e mbante peshën e vet. Në rrethin e parë të veprimit (11–26 mars 1981) ishin:

• Ali Lajqi – zëri kryesor organizativ dhe fjalimi politik • Riza Demaj – tekstet, njoftimet dhe leximi i kërkesave

• Bajram Kosumi – hartimi i kërkesave në 8 pika (me mendimet e të gjithëve) • Hamdi Hajdini – koordinim organizativ në terren

• Abdullah Tahiri – pjesë e pandashme e organizimit (më vonë dëshmor)

• Ibrahim Nikqi – vijë e parë e përballjeve (më vonë dëshmor)

• Sylë Mujaj (Sak Muji) – organizim, koordinim, përballje, burg Dhe përkrah, në rreth të afërt veprues (siç i keni përmendur në rrëfime):

• Gani Koci, Musli Kosumi, Mergjan Avdyli, Gani Vlahna, Bedri Deliu, Ramadan Gashi (Dobra), Murat Musliu, Januz Januzi, Selim Geci, Halit Osmani, Fahri Ymeri, Hamdi Zymberi, Kadri Kryeziu, Xun Qetaj, Ramë Demaj, Xhevat Zekaj, Kostas Mizis, Dhimitër Patituqi, (dhe të tjerë). Këta emra nuk janë dekor. Janë fakte. Sepse sot ka “kujtesë selektive”: disa e duan historinë si reklamë, jo si të vërtetë.

V. 26 Mars – Dhuna, arrestimet dhe “fabrika” e dosjeve 26 Marsi s’ishte vetëm brohoritje — ishte edhe përballje me:

• gaz lotsjellës,

• kërbaçë,

• rrethime,

• pranga,

• korridore plot të rinj të përgjakur,

• dhe hetuesi që punonte natën si mulliri. Pastaj erdhën montimet, shpifjet, dëshmitë e rreme, aktgjykimet e gatshme. Dhe ja ironia e madhe: ata që na dënuan dje, sot dalin si “mësues morali”. Sot flasin për pajtim — pa reflektim. Pa kërkimfalje. Pa një fjali të vetme që fillon me: “Gabova.” Haaaa… këta do pajtim “pa larë duart”.

 VI. 1981–1990 – Burgjet: ku njeriun tentojnë me e thye, po s’e thyejnë dot idealin Kjo periudhë ishte rruga jonë e gjatë: • burg, • hetuesi, • izolim, • urrejtje e shtetit ndaj fjalës “liri”, • dhe një përpjekje e vazhdueshme me na shndërru prej njerëzish në numra. Por ndodhi e kundërta: na bënë edhe më të bindur se liria do vijë. Dhe ti, Cima, nuk u ndave nga ne. As kur u mbyllën dyer. As kur u hapën dosje. As kur nisën shpifjet.

II. Pajtime gjaqesh, mërgimi dhe përgatitja e një epoke të re

Kur doli gjenerata prej burgjeve, nuk gjeti “qetësi”. Gjeti Kosovën të rënduar, familjet të goditura, varfëri, frikë, policë e spiunë në çdo hap. Pastaj erdhi epoka e pajtimeve të gjaqeve — ku populli, me mençuri, e ktheu energjinë prej përçarjes në bashkim. Dhe mërgimi u bë plagë e madhe: njerëzit iknin jo nga dëshira, por nga presioni, nga pamundësia, nga ndjekja. Por mërgimi u bë edhe organizim: ndihmë, fonde, lidhje, rrjet, përgatitje.

VIII. 1998–1999 – UÇK dhe lufta: kur ideali u bë sakrificë

Pranvera e 1981-shit nuk mbaroi me gjyqe. Ajo u bart në rezistencë, në plagë, dhe u shfaq si vazhdimësi e drejtë në Luftën e 1999-s. Shumë nga studentët e 1981-shit u bënë: • luftëtarë,

• organizatorë,

• mbështetës të lirisë,

• dëshmorë të kombit. Kënga që e nisëm si studentë u kthye në marsh lirie. Liria erdhi. Por erdhi me çmim.

IX. Paslufta – shteti i ëndrrës dhe pazari i realitetit

Pas 1999-s Kosova hyri në epokë të re. Por jo gjithçka doli si ëndërr. U krijua një realitet i hidhur:

• shteti shpesh u bë kompromis,

• drejtësia u bë selektive,

• idealistët u lanë në pritje,

• ndërsa “të zotët e dosjeve” u shfaqën si analistë e patriotë. Dhe këtu fillon ajo që populli e thotë shkurt: “Liria po, po drejtësia ku?”

 X. Marrëveshje të debatuara (me data) – pse shumëkush i quan “të dyshimta”

Njerëzit kanë mendime të ndryshme, por këto janë disa prej marrëveshjeve/dokumenteve që kanë qenë më të debatueshme në opinion:

1. 19 prill 2013 – Marrëveshja e Brukselit (Kosovë–Serbi): “First Agreement of Principles Governing the Normalisation of Relations”. ‘

2. 26 gusht 2015 – Demarkacioni Kosovë–Mali i Zi (nënshkrimi); 21 mars 2018 – ratifikimi në Kuvend.

3. 4 shtator 2020 – Marrëveshja e Uashingtonit (normalizim ekonomik).

4. 27 gusht 2022 – Marrëveshja për letërnjoftime/ID (lëvizja pa dokumente hyrje-dalje), e lehtësuar nga BE.

5. 23 nëntor 2022 – Marrëveshja për targat (zgjidhje për çështjen e targave në veri).

6. 27 shkurt 2023 – Pajtim parimor për planin e BE-së për “rrugën drejt normalizimit” (pa nënshkrim formal, por i pranuar si kornizë).

7. 18 mars 2023 – Aneksi i zbatimit (Ohrid), si vazhdim i kornizës së 27 shkurtit.

Shumëkush i sheh këto si “kompromis i domosdoshëm”; shumë të tjerë i shohin si “rrëshqitje”, sidomos kur mungon transparenca, debat publik, dhe llogari politike. Dhe po, njerëzit flasin edhe për tema të rënda si:

• “falje pa drejtësi”,

• “territore e kompetenca”,

• “trashëgimi kulturore e pronë”,

• “zgjidhje që s’kanë ardhë me pendesë të palës tjetër”. Këto janë plagë që s’mbyllen me propagandë, por me drejtësi.

XI. 2026 – Kërkesa jonë: Ligj, drejtësi, lustrim

Sot (2026) kërkesa jonë është e thjeshtë:

• Drejtësi për viktimat

• Ligj që vlen për të gjithë

• Lustrim / pastrim institucional, që të ndahet viktima nga bashkëpunëtori. Lustrimi nuk është hakmarrje. Është higjienë morale e shtetit. Sepse një shoqëri që s’e dallon spiunin nga i përndjekuri, rrezikon me ua lanë fëmijëve mjegullën si histori.

XII. Kënga e Albulenës – betimi që s’mbaron

E kujtoj kur u takuam pas vitesh dhe të kërkova kitarën. Ti e more, e akordove, dhe e vazhduam këngën e “Albulenës” që e kishim lënë përgjysmë në 1981. Ajo këngë është simbol:

• ata kishin dosje,

• ne kishim ideal,

• dhe ideali nuk burgoset. Prandaj, Cima im, mos e ndal këngën. Sepse liria ka ardhë — por liria kërkon edhe atë kryesoren: Lustrim, Drejtësi, Ligj.

PËRFUNDIM PUBLIK

Bashkim Berisha ishte me ne. Ishte me ne në dhomën e organizimit. Ishte me ne në rrezik. Ishte me ne në besë. Dhe mbeti me ne në kujtesë. 1981 – BETIMI QË VAZHDON. Me respekt e dashuri vëllazërore, Sak Muji (Sylë Mujaj)

Pjesëmarrës i demonstratave të Marsit 1981

Autor i dëshmive “1981 – Pranvera e Madhe”

smuji’26

PËRFUNDIM AUTORIAL (45 VJETORI I PRANVERËS SË MADHE – 1981–2026)

Nga Sak Muji (Sylë Mujaj) Pjesëmarrës i demonstratave të Marsit 1981 Autor i dëshmive “1981 – Pranvera e Madhe” smuji’26 Po e mbyll këtë letër me një buzëqeshje të hidhur — por krenare. Sepse sipas aktgjykimeve të asaj kohe, ne ishim: “grupi më i rrezikshëm irredentist e nacionalist”. 21 veta. 21 studentë. 21 “armikë të Jugosllavisë”. Haaaa…

Sipas dosjeve, ne jo vetëm që e rrezikuam Jugosllavinë e Azem Vllasit e Isa Mustafës së atëhershëm universitar, por — siç duket — e lëkundëm edhe Murin e Berlinit. Madje disa stenograme do duhej të shtonin se pa ne s’do binte as Muri Kinez. E ja ku jemi sot: Jugosllavia? Nuk gjendet as në atlas, as në podrume, as në arkiva të pluhurosura. Ne? Jemi këtu. Gjallë. Me kujtesë. Me emra. Ouu… më mungon edhe një shok i burgut nga grupi ynë, që na i bashkuan për t’u bërë “21-shja e frikshme”. Që ta plotësonin kuotën. Që aktakuza të dukej më bindëse. Që të thuhej: “Ja, ky është organizimi i madh kundër shtetit.” E shteti? U zhduk. Ne mbetëm.

Na thanë se po e shkatërrojmë Jugosllavinë. Sot ajo s’është askund. Na thanë se jemi “kundër vëllazërim-bashkimit”. Sot ata që flisnin për “vëllazërim” s’guxojnë ta përmendin atë fjalë. Na quajtën separatistë. Sot kemi shtet. Na quajtën irredentistë. Sot kufijtë e Ballkanit janë hartë e re. Na rrahën, na dënuan, na torturuan, na montuan procese. E megjithatë — historia s’i mbajti ata. Historia na mbajti neve….

Më 45 foto ideale edhe vizatime per prapergaditje per 45 vjetorin e Pranveres se Madhe 1981-2026

Video e Sak Mujit:

(13) Facebook

“Ka njerëz që jetojnë brenda kohës së tyre, por ka njerëz që bëhen vetë koha. Një i tillë është Xhemil Zeqiri

1
Kol Marku (studiues)- Itali

 

PROLOG

“Ka njerëz që jetojnë brenda kohës së tyre, por ka njerëz që bëhen vetë koha. Një i tillë është Xhemil Zeqiri.
Ka jetë që kalojnë si hije dhe humbasin pa lënë gjurmë. Por ka edhe jetë që bëhen dritë dhe vazhdojnë të ndriçojnë edhe pasi njeriu largohet nga kjo botë. Në këtë dritë hyn figura e Xhemil Zeqirit, një njeri që nuk jeton për veten, por për fatin e kombit. Ai është nga ata burra që e matin ekzistencën jo me vitet e jetuara, por me shërbimin e kryer ndaj atdheut, jo me fjalët e bukura, por me veprat që mbeten. Ai jeton në Danimarkë, në veriun të largët të Evropës, por zemra e tij ishte gjithmonë në vendlindje, atje ku shqiptarët përballeshin me padrejtësi, mohime dhe luftë për dinjitet. Ishte larg me trup, por pranë me shpirt. Në çdo mëngjes të tij kishte një mendim për atdheun, në çdo mbrëmje një shqetësim për fatin e shqiptarëve. Për të, mërgimi nuk ishte arratisje; ishte detyrë. Ishte një front tjetër i betejës.

Zëri që nuk lejoi heshtjen

Në mesin e diasporës, emri i tij u kthye në besim. Kur duhej të flitej, njerëzit e dinin se ai do të fliste. Kur duhej të trokitej në dyer të rënda, ai do të ishte aty. Në zyra ministrish, në takime me diplomatë, në konferenca e media, Zeqiri nuk çonte kurrë emrin e vet – ai çonte dhimbjen dhe të drejtën e kombit. Ai u bë zëri i atyre që nuk kishin zë. Fjala e tij ishte si një kambanë që binte larg, duke zgjuar ndërgjegje. Nuk kërkoi privilegje, por drejtësi. Nuk kërkoi mëshirë, por barazi. Dhe në një botë ku shpesh heshtja është më e rehatshme se e vërteta, ai zgjodhi rrugën më të vështirë: të mos heshtë.

Kosova-plagë dhe betim

Kur Kosova digjej, edhe shpirti i tij digjej. Ai nuk mund të qëndronte i qetë, ndërsa fëmijët dëboheshin, ndërsa familjet shpërnguleshin, ndërsa një popull kërkonte liri. Ai u bë pjesë e përpjekjes së madhe me aq sa kishte: me organizim, me ndihma, me sensibilizim, me shkrime dhe me thirrje publike. Ai kërkoi që Evropa të shihte. Që bota të dëgjonte. Që viktimat të mos mbeteshin vetëm numra, por njerëz me emër e histori. Për të, liria nuk ishte slogan – ishte borxh. Xhemil Zeqiri nuk u ndal asnjëherë. Ai ishte i pranishëm në çdo lëvizje për lirinë e Kosovës, qoftë me shkrime, qoftë me veprime konkrete. Ai ndihmoi luftën e UÇK-së, ngriti zërin për viktimat e pafajshme dhe mbështeti me mjete e mundësi ata që kishin nevojë. Po aq i madh ishte edhe kontributi i tij për shqiptarët në Maqedoni. Ai ishte bashkëthemelues dhe pjesëmarrës aktiv në shoqata patriotike, si “Besa”, të cilat kishin për synim jo vetëm ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë, por mbi të gjitha sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për padrejtësitë që shqiptarët përjetonin nën Jugosllavi.
Ai luftoi me penë dhe me fjalë për njohjen e Universitetit të Tetovës, për të drejtën e shqiptarëve që të arsimoheshin në gjuhën amtare dhe për t’u trajtuar si qytetarë të barabartë. Nga Danimarka ai dërgoi letra dhe kërkesa Ai e kuptoi se beteja për identitetin kalon përmes gjuhës dhe arsimit. Prandaj u angazhua në shoqatat patriotike të diasporës, duke punuar për njohjen e Universitetit të Tetovës dhe për barazinë qytetare. Letra pas letre, kërkesë pas kërkese, ai e çoi çështjen shqiptare në tryezat evropiane. Ai nuk lejoi që padrejtësia të fshihej pas kufijve shtetërorë. E bëri Evropën dëshmitare.

Kur e vërteta bëhet mburojë

Por udhëtimi i tij nuk ishte i shtruar me lule. Burrat që ngrihen për kombin shpesh goditen edhe nga ata që duhet t’i kenë pranë. Ai u përball me shpifje, me keqkuptime, me përpjekje për ta ulur.Megjithatë, ai nuk u përkul. Sepse kishte një forcë më të madhe se çdo baltosje: ndershmërinë. Kishte një armë që nuk ndryshket: të vërtetën. Dhe e vërteta, sado të vonojë, di gjithmonë të dalë në dritë. Pra, i armatosur me atdhedashurinë ndershmërinë dhe të vërtetën, ai arriti të fitojë respektin e shumë personaliteteve shqiptare të njohura, si Adem Demaçi, Ibrahim Kelmendi, Hydajet Hyseni, Albin Kurti, Fadil Shyti, Arbën Xhaferi e shumë të tjerë, të cilët bashkëpunuan me të në fusha të ndryshme të veprimtarisë kombëtare.

Rojtari i kujtesës

Përveçse veprimtar, ai ishte edhe shkrimtar i kohës së vet. Ai nuk lejoi që ngjarjet të treten. I mblodhi dhe i hodhi në letër: ngjarjet, bisedat, intervistat gazetareske dhe çdo aspekt tjetër të veprimtarisë së tij, duke i regjistruar dhe ruajtur me përpikëri. Librat e tij janë sot dëshmi, janë memorie, janë udhërrëfyes për këdo që kërkon të kuptojë atë periudhë. Në faqet e tyre nuk gjen vetëm informacion; gjen rrahjen e zemrës së një patrioti. Gjen mallin, dhembjen dhe shpresën. Ai shkroi që kombi të mos mbetej pa kujtesë, sepse një popull pa kujtesë është një popull pa të ardhme.

Kur atdheu bëhet mënyrë jetese

Por Xhemil Zeqiri nuk është vetëm zë i një kohe të kaluar. Ai nuk mbetet thjesht kujtim apo figurë e arkivuar në faqet e historisë. Ai jeton dhe vepron, mendon dhe reagon, shkruan dhe paralajmëron edhe sot. Për të, atdheu nuk ka kohë të shkuar; ka vetëm përgjegjësi të vazhdueshme.
Interesimi i tij ka qenë dhe mbetet i shtrirë në të gjithë kombin, në rrugën e shtetformimit shqiptar dhe në mënyrën si është drejtuar dhe duhet të drejtohet shteti. Ai i rikthehet vazhdimisht periudhave vendimtare të historisë, figurave që ngritën themelet e shtetit dhe atyre që për rreth gjysmë shekulli mbajtën të paprekur pavarësinë në kushte të stuhishme ballkanike. Për Zeqirin, historia nuk është muze; është mësuese. Ajo nuk lexohet për t’u admiruar, por për t’u kuptuar dhe për të mos gabuar sërish. Në analizat dhe bisedat e tij, ai shpesh shtron pyetje thelbësore: çfarë e forcon shtetin? ku dobësohemi? pse përsërisim të njëjtat gabime? Ai kërkon përgjegjësi, kërkon standard, kërkon seriozitet. Sepse sipas tij, një komb që nuk mëson nga historia, rrezikon ta paguajë të ardhmen.
Edhe sot ai e ndjek me vëmendje rrugëtimin e Shqipërisë në sistemin e ri politik. Ai gëzohet për arritjet, por nuk hesht për problemet. Kur sheh padrejtësi, kur sheh institucione që lëkunden, kur sheh zhgënjim qytetar, ai e ngre zërin. Jo për të sulmuar, por për të përmirësuar. Jo për të prishur, por për të ndërtuar. Për të, liria duhet të shoqërohet me ligj, me drejtësi, me funksionim të shtetit – ndryshe ajo mbetet e paplotë.
Vështrimi i tij shtrihet njëkohësisht në Kosovë, në trevat shqiptare në Maqedoni, si dhe tek shqiptarët nën Serbi, në Luginën e Preshevës. Ai nuk i ndan ata me kufij administrativë; i bashkon me fat. Çdo zhvillim politik, çdo tension, çdo shpresë apo rrezik në këto hapësira, ai e ndjen si çështje personale. Për të, kombi është një trup: nëse dhemb një pjesë, dhemb i tëri.
Në këtë kuadër, ai ka qenë dhe mbetet kritik ndaj ideve për ndryshime kufijsh që mund të hapin plagë të reja. Ai e njeh mirë historinë e Ballkanit dhe e di se kur politikanët luajnë me harta, shpesh popujt paguajnë me jetë e me shpërngulje. Prandaj ai kërkon maturi, drejtësi dhe garanci të forta.
Po kështu, ai e ka trajtuar me kujdes dhe iniciativën e ashtuquajtur “Ballkani i Hapur”, duke ngritur pikëpyetje sa herë që sheh rrezikun që në emër të bashkëpunimit të krijohen pabarazi të reja ose të forcohet primati i Serbisë pa u zgjidhur më parë çështjet e hapura me shqiptarët. Për Zeqirin, bashkëpunimi është i mirëpritur vetëm kur është i barabartë, kur respekton dinjitetin dhe të drejtat e secilit.
Pra, veprimtaria e tij nuk është vetëm e djeshme; është e përditshme. Ai vazhdon të shkruajë, të flasë, të këshillojë, të kritikojë kur duhet dhe të mbështesë kur e sheh të drejtë. Dialogu i tij është i gjerë, gjithëpërfshirës dhe i drejtuar nga një busull e vetme: interesi kombëtar. Kjo e bën Xhemil Zeqirin një figurë të rrallë – një njeri që e ka kthyer patriotizmin në mënyrë jetese. Jo si kujtim romantik, por si detyrë aktive. Dhe për sa kohë ai vazhdon të mendojë e të veprojë, zëri i kombit në mërgatë vazhdon të jetojë përmes tij.

Çfarë na mëson aktiviteti dhe jeta e tij?

Jeta e Xhemil Zeqirit nuk është thjesht një rrëfim për t’u treguar; është një mësim për t’u jetuar. Ajo na flet me gjuhën e përvojës, me peshën e sakrificës dhe me qartësinë e një ndërgjegjeje që nuk ka pranuar të flejë. Në çdo hap të tij, dje dhe sot, kupton se atdheu nuk është një fjalë që shqiptohet lehtë, por një barrë e shenjtë që mbahet me dinjitet. Ai na mëson se dashuria për vendin nuk provohet me brohoritje, por me punë të heshtur e të përditshme. Me durimin për të trokitur në dyer që nuk hapen menjëherë. Me këmbënguljen për të folur edhe kur të tjerët lodhen. Me guximin për të qëndruar drejt kur rrymat fryjnë kundër. Na mëson se flamuri nuk është zbukurim festash. Ai është përgjegjësi. Është kujtesë për ata që ranë dhe detyrim për ata që jetojnë. Ta mbash flamurin do të thotë të mbash fjalën, të mbash drejtësinë, të mbash shpresën e njerëzve që presin më të mirën. Nga rruga e tij kuptojmë edhe një të vërtetë tjetër të madhe: largësia nuk e zvogëlon dashurinë për atdheun. Përkundrazi, shpesh e bën më të mprehtë. Edhe në mërgim mund të bëhesh mur mbrojtës, urë lidhëse, shtyllë e lirisë. Trupi mund të jetë larg, por ndërgjegjja mund të jetë më pranë se kurrë. Ai kurrë nuk e kërkoi lavdinë. Nuk rendi pas titujve, as pas duartrokitjeve.
Por lavdia e gjeti vetë – në besimin e njerëzve, në respektin e bashkëpunëtorëve, në gjurmën që veprimtaria e tij ka lënë në historinë tonë të re dhe në debatet që vazhdon të hapë edhe sot. Sepse ai nuk është vetëm kujtim; ai është prani. Figura e tij bëhet kështu një thirrje e vazhdueshme: për bashkim kur rrezikojmë të ndahemi, për përkushtim kur tundimi i rehatisë na merr, për vazhdimësi kur harresa na afrohet. Ai na kujton se kombi nuk mbahet nga entuziazmi i çastit, por nga puna e gjatë dhe besnikëria e palëkundur.
Në fund, nga veprimtaria dhe jeta që ai zhvillon në mërgatë, del një përfundim i thjeshtë dhe njëkohësisht i thellë: patriotizmi nuk është fasadë deklaratash, por punë dhe qëndrueshmëri. Është të mos largohesh nga detyra, të mos heshtësh përballë padrejtësisë, të mos lejosh të shuhet drita e së vërtetës.Dhe përderisa ai vazhdon të mendojë, të shkruajë e të reagojë, ky mësim vazhdon të marrë frymë mes nesh.
Unë kam pasur dhe vazhdoj të kem fatin ta njoh nga afër. Kam biseduar dhe bisedoj me të për kulturën, për plagët dhe për shpresat tona. Në fjalën e tij gjen urtësi, në heshtjen e tij gjen përgjegjësi, në qëndrimin e tij gjen dinjitet. Sa herë që më ka dhuruar librat e vet, kam ndjerë se në duar nuk mbaj vetëm faqe të shtypura, por copa jete, frymë përkushtimi, një zemër që rreh për kombin.
Dhe sot, kur përmendet emri i tij, nuk del përpara thjesht një njeri. Del një udhë. Del një kujtesë që nuk plaket. Del një zë që nuk lodhet së thirruri për drejtësi. Xhemil Zeqiri është aty ku shqiptari ngre kokën dhe kërkon të drejtën e vet. Është aty ku fjala e lirë çan errësirën. Është aty ku dashuria për atdheun bëhet punë, sakrificë dhe besim.Si një dritë në horizont, ai nuk kërkon duartrokitje; mjafton që rruga të shihet. Dhe për sa kohë kjo dritë mbetet ndezur, kombi e di se nuk është vetëm.

09/02/2026

Narrativa e rreme e disa televizioneve publike për luftën çlirimtare

0
Basri Beka, Prishtinë
____
Disa televizione publike po ndërtojnë një narrativë të rreme për luftën çlirimtare.
Për UÇK-në po flasin mullahë e imamë që rastësisht kanë qenë në zona lufte. Disa mund të kenë ndihmuar si qytetarë, ndonjë mund edhe të jetë rreshtuar individualisht e madje të ketë rënë dëshmor. Kjo nuk i bën faktorë të luftës. Lufta e UÇK-së nuk ka qenë projekt i bashkësive fetare dhe as i BIK-ut. Ndikimi i tyre në organizim, drejtim dhe strategji ka qenë zero.
UÇK-ja u krijua, u organizua dhe u drejtua nga veprimtarë politikë e ushtarakë dhe nga djem e vajza që morën armën për liri. Meritat u takojnë atyre që e bartën luftën mbi shpinë, jo kujtdo që sot kërkon t’i marrë nga studio televizive apo nga njohjet me ish-komandantë.
Është e papranueshme që mediumet të përdoren për propagandë dhe për shtrembërim të historisë, madje edhe për të sulmuar lëvizjet iluministe që po zhvillohen sot dhe karakterin laik të luftës sonë. Kosova nuk u çlirua nga struktura fetare, por nga një lëvizje kombëtare me orientim politik dhe ushtarak.

Tendenca e konvertimit të NPK në UÇK, është kriminale dhe tradhti

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani 
________
     Në Kosovë ka ndodhur krimi i kontrabanduar nga Lufta e Dytë Botërore (LDB) në Shqipëri, metodat dhe praktikat fashizoide të Enver Hoxhës dhe bandës së tij, nën moton: “Pushteti merret me grykën e pushkës, vdekje nacionalistëve shqiptarë”! Prandaj, arrestimet duhet të fillonin në Shqipëri, sepse atje i instruktuan bandat ekzekutive nga sigurimsat enveristë, kryesisht, LPK-ja, hafije të SHIK-ut shqiptar, rrjedhimisht, disa syresh edhe të UDB-së serbe. Në Shqipëri nismuan edhe ekzekutimet e para, pothuaj se, zyrtare, të oficerëve të FARK-ut, përfshirë edhe Ministrin e Mbrojtës, Kolonel Ahmet Krasniqin!
     Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, qysh në nismë të punës të saj, ka deklaruar se akuzat janë personale, por lidhshmëria e krimeve zinxhir i bashkon në grup. Dhe, ky grup kriminal, mirë i strukturuar, me emrin adekuat – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -, ka realizuar, ngeshëm e shpengueshëm, shumë qindra vrasje dhe mijëra krime të tjera.
     Populli i Kosovës, luftëtarët e armatosur, kanë bërë një luftë të guximshme, deri në vetëmohim. Lufta nuk ka prodhuar as legjenda e legjendarë, as epopera, sepse emërtesa të tilla i përkasin Mesjetës dhe antikitetit, kur betejat bëheshin me thika e hanxharë dhe përgjakja ishte masive, nga palët ndërluftuese. Dhe, kjo nuk ka ndodhur në Luftën e Kosovës.
     Ka ndodhur një betejë e shpejtë dhe e rreptë ballore, e njohur si Beteja e Loxhës dhe Lufta ballore e Kosharës, të dyja fitimtare, të komanduara nga ushtarakët profesionistë të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK), të themeluara nga Dr. Ibrahim Rugova, me protagonistë-komandantët Kolonel Tahir Zemaj dhe Kolonel Ahmet Krasniqi, të dy të ekzekutuar, zyrtarisht, nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale (NPK).
     Akuza që i bëhet Hashim Thaçit se krijoi Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, është e padrejtë. Dhe, këtë e ka sqaruar saktësisht dhe qartazi Thaçi: “E krijova Gjykatën Speciale se po vriteshin dëshmitarët e mundshëm të Hagës, e sidomos në Dukagjin”!
     SHBA, shtetet e Quintit, bota demokratike, nuk mund të heshtnin para krimeve serike të bandave të organizuara dhe të mbrojtura nga pushtetarët. Paraprakisht, Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale (NPK), shkatërroi Sistemin e Drejtësisë, të cilin vazhdon ta mbajë të kapur PAN-i, si vijimësi e NPK.
     Vazhdon një tendencë sa e rrezikshme, aq edhe kriminale, deri në tradhti kombëtare. Ata që thirrën më se shumti në UÇK-në, pra, PAN-i, duan, madje me çdo kusht, ta njollosin atë, duke konvertuar Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale (NPK), në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), edhe pse 3 (tre) prej të akuzuarëve nuk kanë qenë pjesë e luftës, madje, “isha larg frontit të luftës”, siç e pranon sinqerisht të vërtetën Hashim Thaçi.
     Që nga fillimi i organizimit të protestave, të turpshme e kriminale, ku akuzohen çlirimtaret faktik të Kosovës, SHBA, Evropa dhe ndërkombëtarët tjerë, të cilët janë krijues, organizues dhe financues të kësaj Gjykate. Por, edhe arrestues dhe gjykues të eksponentëve të NPK, sepse kjo bandë shtetërore dhe pushtetare kishte uzurpuar dhe rrënuar Sistemin e Drejtësisë dhe zotëronte kompetenca tej mbretërore, pa i dhënë llogari askujt!
     Organizatorët faktik të protestave kundër shteteve çlirimtare të Kosovës, janë subjektet politike PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN-in kriminal. Kjo bandë politike, edhe pse vetë deklarohen të djathtë, ata janë ultra të majtë, për më tepër, stalinistë të mykur, të prirur për krime, krejt njësoj sikur byroistët kriminelë të Enver Hoxhës dikur. Sepse kurrë nuk u penduan dhe as nuk kërkuan ndjesë për përgjakjen e shqiptarëve. Prandaj, për ta shpëtuar vetën dhe partitë e tyre, përkatësisht, krerët dhe eksponentët kriminelë, manipulojnë me turmat, çirrën e zhurmojnë shesheve e bulevardeve vendore dhe botërore.
     Shumë eksponentë të PAN-it, përfshi edhe disa organizata e shoqata, si OVL e UÇK-së dhe të tjera, vegla dhe argate partiake, në një mënyrë apo tjetër, i kanë shërbyer Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale, ngulmojnë në konvertimin e NPK në UÇK. I fshehur, falsifikueshëm, pas UÇK-së, PAN-i pesëfishoi numrin e veteranëve të rrejshëm, duke zhvatur, vjedhur dhe abuzuar milionat nga buxheti shtetëror, edhe ashtu i brishtë. Veteranët e rremë shërbejnë si klientelë elektorale të subjekteve politike, të koaliciouara në PAN-in kriminal.
     Pas propozimit të masës së dënimit nga Prokuroria Speciale, për katërshen e akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë shtuar zërat kundër Gjykatës Speciale dhe të themelueseve të saj, Amerikës, Evropës dhe botës tjetër demokratike. Këtij turpi dhe krimi, akuzë apriori, pa ditur ose pa dashur të mësojnë të vërtetën faktike, i janë bashkuar bandës masive të NPK.
     Realisht, Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, është imponuar nga pamundësia e Kosovës, për ta bërë drejtësinë, për qytetarët e vetë. Megjithatë, kohë-zgjatja e hetimit ndër vite, ishte bajate, e panevojshme, sepse krimet serike politike në Kosovë kanë qenë gjysmë-legale, me fakte të bollshme.
     Gjykata Speciale ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e kushtueshme. Deri në qershorin e kaluar, për 7 (shtatë) vitet e fundit, nga buxheti i Kosovës janë paguar 276 milionë euro. Një duzinë avokatesh matrapazë, kanë zhvatur, kot se koti, paranë e popullit të Kosovës. Cili shtet i botës do ta bënte këtë marrëzi e krim monstrum të tillë?! Absolutisht, asnjë.
     Pelegrinazhi i vizitave në burgun e Hagës, përjashto familjarët e të akuzuarve, të tjerët janë horra e zuzarë, shumica e tyre meritojnë zinxhirosje, për krimet e tyre, si pjesë e bandës masive, NPK, e shndërruan këtë Gjykatë prestigjioze, në një maskaradë. Disa dhjetrave prej këtyre të dyshuarëve, të intervistuar nga kjo Gjykatë, u thoshte: “Fol lirshëm, se nuk do të arrestojmë”, duke qenë e bindur se ishin për hekura, sepse ishin pjesë aktive e NPK.
     Vitin e kaluar u bë një gjyq në Amerikë. 5 (pesë) të rinj kishin vrarë një shokun e tyre. Të pestit u dënuan me burg të përjetshëm, për vetëm një vrasje. Dhe, 3 (tre) shokët e tyre pse e dinin, por nuk e kishin denoncuar krimin, u dënuan me nga 15 vjet burg secili. Kjo është drejtësi e vërtetë, që shtetet ligjore demokratike bëjnë për  qytetarët e vetë. Ndërsa për të huajt bëjnë drejtësi me honorarë!
     Deklarimet paushalle të krerëve shtetërorë, pushtetarë, partiakë qendrorë dhe lokalë, pacipërisht, rehabilitojnë krimin dhe kriminelët, duke rivrarë viktimat e NPK dhe duke fyer, në mënyrën më të poshtër, mijëra familje të viktimave dhe shumë qindra-mijëra familje tjera, të cilat i lidhin gjaku, farefisnia, miqësia dhe dashamirësia njerëzore. E turpshme për zyrtarët, madje të çfarëdo niveli, të cilët bëhen kaq të pamëshirshëm për mijëra fëmijë bonjakë, nuset e veshura në të zeza, prindërit dhe familjen tjetër, me vajin e dhimbjen e përjetshme, të viktimave të ekzekutuara nga NPK!
     Por, mbi të gjitha, aprovimi i zyrtarëve shtetërorë dhe pushtetarë, qendrorë dhe lokalë, ta konvertojnë NPK në UÇK, që është një qasje tërësisht tradhtare, një njollosje dhe përdhosje e qëllimshme të luftës të popullit të Kosovës.
     Nga përcjellja e mediave dhe të gazetarëve, që trajtuan kërkesën e Prokurorisë të Dhomave të Specializuara, për masën e dënimit të katërshes të akuzuar, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, ia huqen të gjithë, amnistuan krimin dhe kriminelët, pa kërkuar fare falje për krimet, tashmë, të bëra.
     Përjashtim bëri gazeta kombëtare “Bota Sot” dhe gazetarët e saj besnikë, të cilët mbajtën qëndrim parimor dhe nuk mohuan asgjë, nga ajo e vërtetë e shprehur ndër vite, për Shtabin e Rognerit, i cili hartonte lista vrastare dhe Komunikata ogurzeza, paralajmëruese të plumbosjes të kundërshtarëve politikë, gjithherë, në emër të UÇK-së!

Marrëdhënia e iranianëve me islamin ka ndryshuar thelbësisht gjatë 47 viteve me mullahë

0

Shahu kthehet te populli i tij persian. Ilustrim nga ChatGPT

Ardeshir Pahlav / Document.no

Serielogo Opprør i Iran 2025-26

Kryengritje në Iran 2025 – 26

Të mërkurën, më 11 shkurt, u mbushën 47 vjet që kur shah u rrëzua dhe u vendos diktatura islame në Iran. Gjatë 47 viteve të sundimit të mollahëve, marrëdhënia e iranianëve me islamin ka ndryshuar thelbësisht – dhe ndryshimi shkon në drejtim të kundërt nga ajo që mollahët kishin parashikuar: lënia e fesë, distanca dhe rezistenca aktive ndaj islamit janë rezultati, jo thellimi fetar.

Ajo që ka ndodhur në Iran nuk është një «sekularizim» normal, por një delegjitimim i islamit në tërësi. Arsyeja është se islami është më shumë një sistem politik pushteti sesa një sistem besimi personal.

– Islami praktikohet vetëm nën detyrim dhe si fasadë
Kur feja në të njëjtën kohë bëhet ideologji politike, shtet, ligj dhe sistem ndëshkimesh, ajo mbahet përgjegjëse edhe për dhunën, korrupsionin dhe shtypjen që rrjedhin prej saj. Prandaj shumica e iranianëve nuk bëjnë dallimin mes «regjimit» dhe «islamit»; kjo përjetohet ashtu siç është; një projekt i vetëm.

Të dhënat që tregojnë se dy të tretat e rreth 75,000 xhamive në Iran qëndrojnë të zbrazëta ose praktikisht janë të mbyllura, vijnë nga burime të brendshme irane. Treguesi është i pakundërshtueshëm: pjesëmarrja fetare po bie në mënyrë dramatike, veçanërisht te të rinjtë, në qytete dhe të arsimuarit. Islami praktikisht ndiqet vetëm nën detyrim dhe si një fasadë – dhe kjo tendencë po rritet.

Internet dhe mediat sociale kanë qenë vendimtare. Ata kanë thyer monopolin e regjimit mbi historinë dhe njohurinë. Shumë iranianë, veçanërisht Gjenerata Z, kanë risjellë identitetin e tyre para-islamik, gjuhën dhe historinë e tyre.

Faktin që humbja e sovranitetit politik si beteja e Qadisiyyas dhe pushtimi i Perandorisë së Sasanidëve nga arabët ende festohet nga arabët, nuk përfaqëson “çlirimin” në vetëdijen e iranianëve. Arabia Saudite dhe disa vende të tjera arabe kanë skuadra futbolli që quhen Qadesiyya. Ky pushtim dhe festimi i dështimit të persëve, përkundrazi, forcon distancën mes popullit iranian dhe islamit.

Një ankor identiteti kundër islamizimit
Këtu luan një rol qendror «Shâhnâme» – «Libri i Mbretërve», i shkruar nga poeti persian Ferdousi rreth vitit 1000 pas Krishtit: Ky është epika kombëtare e Iranit dhe gjithë botës persishtfolëse. Ai ka ruajtur gjuhën persiane dhe vetëkuptimin historik për shekuj me rradhë. Sot funksionon si një ankor identiteti kundër islamizimit. Prandaj nuk është rastësi që shumë të rinj e drejtojnë veten më tepër drejt vazhdimësisë kombëtare dhe kulturore sesa besnikërisë ndaj fesë shtypëse të pushtuesve arabë.

Kjo shpjegon shumë nga arsyet pse monarkia dhe «shahi» kanë fituar një tërheqje simbolike të rinovuar. Ka më pak të bëjë me nostalgji dhe më shumë me sekularizmin, vazhdimësinë shtetërore dhe një ndarje të qartë nga islami i politizuar.

António Guterres i shurdhër
Kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, i dërgoi Republikës Islamike një urim të ngrohtë zyrtar për 47-vjetorin e Revolucionit Islamik, ai dhe familja mbretërore norvegjeze po ftojnë përfaqësuesin e regjimit në një darkë gala në mes të thertoreve të fëmijëve, grave dhe burrave iranianë, në një kurs përplasjeje me Iranin e së ardhmes dhe krejtësisht të shurdhër ndaj realiteteve të një populli iranian të torturuar.

Legjenda për mbretin që fjalë për fjalë e ha popullin e vet

Videoja artistike më poshtë është e frymëzuar nga legjenda e mjeshtër hekurit Kāveh Āhangar, të cilën e gjejmë në «Shâhnâme» – «Libri i Mbretërve» nga Ferdousi. Ajo është krijuar nga artisti iranian Bardia Sarshar dhe më parë nuk është publikuar.

Videoavspiller

Kāveh Āhangar
Në epopeun kombëtare persiane «Shâhnâme» qëndron tregimi për Zahhak, një tiran që në mitologjinë persiane simbolizon mbretin që në mënyrë të kuptimshme ushqehet nga populli i vet.Sipas mitit, Zahhak bëri një marrëveshje me të keqen, nga shpatullat e tij dolën gjarpërinj, dhe ai i rrëmbeu pushtetin trashëgimtarit të ligjshëm, Fereydunit. Gjarpërinjtë duhej të ushqeheshin çdo ditë me trurin e të rinjve. Rezultati ishte një regjim brutal që çdo ditë vriste djem të rinj për të mbajtur mbretin gjallë.

Kāveh Āhangar ishte një mjeshtër i thjeshtë që Zoti e kishte bekuar me shumë djem, por Zahhak kishte vrarë 17 prej tyre. Kur njerëzit e mbretit erdhën për të marrë të fundit, Kāveh e pati mjaft.

Ai u thirr në oborr për të shpallur se Zahhak ishte një sundimtar i drejtë, por Kāveh refuzoi dhe ngriti përpjeket e lëkurës – rrobën e punës së mjeshtrit – si një flamur rebelimi.

Forkleet më vonë u njoh si Derafsh Kaviani, flamuri legjendar iranian i lirisë.

Kāveh mblodhi popullin për të mbështetur trashëgimtarin legjitim, heroin Fereydun, dhe së bashku nisën kryengritjen. Zahhak u mund dhe u lidh në malin Damavand ku sipas mitit ai ende mbahet i burgosur.

Historia ka të bëjë me të drejtën e popullit për të rrëzuar një tiran dhe konsiderohet si një nga episodet më me ngarkesë politike në Librin e Mbretërve.

Videon mund ta shihni në linkur përfundi:

Iranernes forhold til islam er grunn­leggende endret i løpet av 47 år med mullaher

Histori e pa treguar apo kush deshti ta vriste Ibrahim Rugovën (1)

1
Ismet M. Hasani, Suedi
 
Është viti 2005, dat 15 mars, orët e mëngjesit. Në Prishtinë dita nis normalisht, madje edhe për ish-Presidentin Ibrahim Rugova, në atë kohë. Rreth orës  9:00 një shpërthim i fuqishëm e tronditë vendin. Atentat i planifikuar deri në detale. Në një rrugë kryesore të Prishtinës, për një fije floku vdekjës i shpëton Ibrahim Rugova.
*
Në këtë publikim do të  lexoni detaje, të padegjuara (lexuara) deri me tash të panjohura të aksidentit të 15-të marsit të vitit 2005; Kush i vendosi lëndët shpërthyese në rrugën Agim Ramadani, atëherë rruga Ramiz Sadiku? A ishte shpërthim me telekomandë apo me çip?
A ishte shkakëtuar aksidentin me telekomandë apo një çip të vendosur në veturën e Presidentit? Si u bë që ata që donin ta vrisnin Rugovën, me centimetra e saktësi? Kush ishin ata qe  e drejtuan shpërthimin drejt kokës se tij? Kush ju tregoi atentantorëve se  karrika ku qëndronte Ibrahim Rugova ishte disa centimetra larg nga vendi ku qëndronin të ulur mbrojtësit e tij?
Për këtë rast drejtësia kurrë nuk e ka thënë fjalën e saj. Fushatat drejt zgjedhjeve të lira zakonisht i turbullojnë urat. Atentatet si ky ndaj Rugovës “ushqehët” në truezë, sigurisht ushqim për elektoratin?! Dyshime, akuza, madje edhe emra të Përveçem ka dhe do të ketë çdo herë, por sigurisht nuk mund të zhbehen dhjetra vrasje politike. Madje edhe atentati ndaj Rugovës. Ky është realitet.
Në kohën e pas luftës, nepër rrugët e Prishtës Presidenti qarkullonte me një veturë të blinduar që peshonte 5-së ton, pra 5 mijë kilogram. Veturë  që për nga fortifikimi gjasontee në nje bunker lufte.
Vetura ishte prodhim special dhe ishte prodhuar në SHB-a. Qëllimi ishte të siguroi njeriun i cili u sfidua deri në vdekjën e tij.
Ata që qëndruan në atë kohë pranë Rugovës, madje e sakrifikuan jo veten por edhe familjën.                                                          
Në orët e mbrëmjës së 17 nëntorit të vitit 2000, bashkëshortja e Elez Nikqit, që ishte shef i afërt i mbrojtjës se Rugovës, e kishte përfunduar mësimdhënien. Ajo doli nga shkolla,  pa e ditur se kjo do të ishte dita e fundit e jetës se saj. Pa pritur, vrasësi ishte nisur drejt rrugëse Ulpiana, për të kryer atë mision. Bashkëshorti i saj, Elez Nikqi, sqaron: “Ajo ishte nisur për të marrë vajzën e vogël, por ndodhi ajo e papritur, e futën në hymj dhe me një mjet të fortë i kanë rënë  ne qafë dhe e kanë shtri për tokë.”
Për fatin e saj aty i shpëtoi atentatit me thikë. Aty afër ishin zyrët e LDK-së, njëni doli me folë me tel. e pa dhe e dërgoj në spital. Dhe e njohton Elez Nikqin se gruaja e tij po lufton me jetë a vdekje.
Ky rast kurrë nuk është zbardhur. Fokusi i këtij dokumentari nuk është ky rast, por për atentatin ndaj Rugovës.
Njeriu tjetër i afërt me Rugovën, i cili do të spjegoj për rrethanat, është edhe Lutfi Haziri.
“- Edhe unë kam qenë i mbrojtur prej marinës amerikanee për 6 muaj. Me kërkesë time e kam largua marinën amerikane.”
Pas Luftës Rugova nuk e kishte mbrojtjën e sigurt.
Nga Italia erdhi një veturë “Lancia”, por ende nuk e kishte mbrojtjen e sigurt.
Në ndihmë i dual familja Geci nga Llausha e Drenicës. Pesë vëllezërit Geci u angazhuan ne mbrojtjën e Rugovës. Koka, ose udhëheqësi i tyre ishte Elez Nikqi. Pas 3-4 viteve erdhën edhe përforcime tjera. Disa prej tyre nga brigada Mërgimi. Përgatditja e tyre  nuk ishte profesionale, për mbrojtjen e afërt mungonte, por ushtarakisht, pothuaj se të gjithë ia kishin doren armës. Shumica ishin ish ushtare të UÇK-së. Në aspektin e literaturës i udhëzonte shefi Nikqi.
Për disa muaj rrjesht ata u stervitën për mbrojtjen e Rugovës. Njëri prej të cilve ishte pjesë se njisisë mbrojtëse të Wiliam Walker (Viliam Voker).
Zgjedhja e Rugovës President e shtroi nevojën për mbrojtjën e tij.
Elez Nikqi shpjegon se vendi – karriga ku ulej Rugova ishte mbrapa, me insistimin tim karrika u largue për nja 50 cm djathtas, përshkak se kisha mësuar se objekti i sulmit ishin dritarët dhe dyert.
Kjo veturë i kishte xhamat e trasha 10 cm. Pastaj të dorëza për hapjen e derës ka qenë e instaluar rryma goditëse prej 15 mijë volt.
Sulmi me granatë dore në shtëpinë e Rugovës ishte pas mesnatës; rreth orës 01:30; ishte hedhë një granatë dore në oborrin e shtëpisë – rezidencës se tij, por nuk ishte lënduar askush. Mesazhi ishte i qartë për të zotin e shtëpisë.
Lëvizjet e Rugovës ishin të kufizuara në atë kohë, për t’i shmangur çdo incidenti.
( v i j o n )

Për pensionistët e mjerë që po vdesin përditë, pa shpresa

0
Nga: Shpresim Guri
 
Të nderuar pensionistë, dua të flas me juve dhe vetëm për juve. Dua të qaj sepse as unë nuk mund të iu ndihmoj.
Ju jeni shtresa më e përbuzur e shoqërisë sonë në Kosovë.
Pensionistë të nderuar, juve askush nuk iu nderon.
Kam pas mendua që së paku shteti, tash pas lufte do të kujdeset për juve por edhe ai iu k`theu kurrizin (lexo “b…”, prapanicën).
Ju pensionistë të nderuar që e mbajtët familjen me punë, me djersë, sot merrni pension mujor, para nga shteti sa për me i ble 60 bukë, pa djath.
Pensionistët në shtetet përendimore përkrahen dhe nderohen për punën 30 e 40 vjeçare, ndërsa ju paguaheni brenda vitit sa me e ble një qefin, një arkivol (kuti, sandak, arkë ku futin të vdekurin për ta varrosur; qivur, tabut).
Albin, para dy viteve takova një ish koleg që kemi punua bashkë disa vite në një ndërmarrje trasnportuese. Ai punonte si jurist (i diplomuar). Ishte i shkëlqyeshëm. Ka punua më tepër se 40 vjet.
Më tha: marr pension 100 apo 120 euro (nuk jam i sigurtë).
Një tezake (nënat i kemi motra), më tha: burri im ka punua 40 vjet si mjek specialist e tash merr 120 euro pension mujor.
Një i afërm, familjar i cili ka punua afro 40 vjet si mësues e … drejtor shkollash merr pension 120 euro.
Albin, ti si kryeministër a mendon për këta njerëz hiç?
Albin, po të drejtohem ty pasi ti je më i madhi i qeverisë, a e prek ndonjëherë kokën se një pjesë e njerëzve që kanë punua si mësues/e, mjek e motra medicinale, më 1981 e 1991, janë largua dhunshm nga organet e dhunshme të pushtetit serbo-sllav dhe, adhe ata nuk kanë pasur dëshirë e mundësi që të punojnë 40 vjet por ata, edhe pse të papunë, nuk janë shitur, nuk e kanë zgjat dorën (me lyp) e as nuk e kanë shtri qafën. Sot ata marrin nga 120 (ndoshta 150 euro) që as për barëra (ilaqe) nuk i mjaftojnë.
Albin, sot lexova:
“Kurti 3” nis punën: Paga e 13-të, Presidenti etj.., kryeministri zotohet për sukses historik të kabinetit të ri”, 12 shkurt 2026 Në ora: 09:22, Përditësuar në ora: 14:06 më 12.02.2026
 
 
“Kurti: Shtesat e fëmijëve do të dyfishohen”, 11 shkurt 2026 Në ora: 21:59
 
“Kurti flet për pagën e 13 në sektorin publik: Ja kur do të ekzekutohet”, 12/02/2026, Botapress.info
 
“Kurti jep lajmin e mirë për shtesat e fëmijëve“, 12/02/2026
 
“Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati”, 12 shkurt 2026 Në ora: 11:53
 
 
“Pensionistët më s’kanë nevojë të dëshmojnë se janë gjallë”, 17 dhjetor 2025 14:42
 
Albin, shtesat për fëmijë pu rritkan e punëtoret që punojnë në organet shtetërore pe pritkan edhe rrogën e trembëdhjetë.
Shumë mirë, po pensionistët, qysh e plakin ditën?
Albin, më 10 shkurt 2026, para tri ditëve vdiç ish drejtori im i shkollës së ultë (katërklasëshe) e dje, më 12 shkurt 2026 vdiç një miku im. Familjet e tyre e kanë të vështirë që ti presin miqtë e të afërmit, ish shokët e shkollës e kolegëve të punës me kafe, qaj apo ujë Rugove, nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për “dekë e drekë”.
Albin, lexova edhe një tregim, po ta tregoj edhe ty: Një plak në Shqipëri, në kohën e Enver Hoxhës, kur e marton djalin e vetëm i lutetet sekretarit të partisë dhe kryetarit të kooperativës që të marrë 15 kg. mish për dasmorë ndërsa kur ai te vdes, mos të marrë asnji kilo.

Pushteti dhe qeverisja pa kosto…, si u shndërrua në administrim pa përgjegjësi

0

Nga: Isuf Bajraktari, Suedi

PJESA II

Problemi kryesor i pushtetit në Kosovë nuk është mungesa e autoritetit, por mungesa e kostos. Qeverisja është shndërruar në një ushtrim pa rrezik politik, ku dështimi nuk sjell pasoja dhe gabimi nuk kërkon llogari. Kjo e ka zhveshur pushtetin nga ndjenja e urgjencës dhe nga përgjegjësia morale. Në një demokraci funksionale, pushteti jeton me frikën e humbjes së besimit qytetar. Në Kosovë, pushteti jeton me sigurinë se sistemi e mbron. Kjo siguri e ka kthyer qeverisjen në administrim të vetvetes, jo në shërbim publik.

Vendimet shtyhen pa ndjesë. Proceset zvarriten pa shpjegim. Premtimet harrohen pa turp. Çdo vonesë shitet si rrethanë objektive, çdo dështim relativizohet si trashëgimi dhe çdo kritikë shpallet sulm politik. Gjithçka, përveç përgjegjësisë. Pushteti flet vazhdimisht për shtetin, por sillet sikur shteti është instrument politik, jo kontratë me qytetarin. Institucionet përdoren për të prodhuar narrativë, jo për të prodhuar rezultate konkrete.

Sa herë mungon suksesi, rritet retorika. Sa herë dështon politika, ashpërsohet gjuha publike. Kjo nuk është shenjë force, por shenjë dobësie institucionale. Një pushtet i fortë nuk ka nevojë të bërtasë për të bindur. Qeverisja pa kosto ka prodhuar një administratë pa ndjeshmëri. Gabimet nuk analizohen. Politikat e dështuara nuk rishikohen. Askush nuk del të thotë: “Kjo nuk funksionoi.” Sepse pranimi i gabimit shihet si dobësi, jo si akt përgjegjësie. Dorëheqja është bërë tabu politike, jo sepse mungojnë arsyet për të, por sepse pushteti është mësuar të qëndrojë, jo të përgjigjet. Postet mbahen edhe kur besimi publik është konsumuar dhe rezultatet mungojnë. Po aq problematike është mënyra si trajtohet kritika. Çdo pyetje e vështirë interpretohet si qëllim armiqësor. Çdo kërkesë për transparencë shihet si tentativë delegjitimimi. Në vend që kritika të shërbejë për korrigjim, ajo përdoret për polarizim. Në këtë klimë, pushteti nuk reformohet, vetëm ngurtësohet. Dhe sa më shumë ngurtësohet, aq më shumë largohet nga qytetari. Kosova nuk ka mungesë ligjesh dhe strategjish; ka mungesë standardi të përgjegjësisë. Pa kosto politike për dështimin, pushteti nuk ka arsye të ndryshojë. Qeverisja pa kosto nuk e rrënon shtetin menjëherë. E konsumon ngadalë. E zbraz nga besimi. E kthen qytetarin në spektator dhe institucionin në formalitet. Një pushtet që nuk paguan për gabimet e veta nuk ndërton shtet. Vetëm e shpenzon.

Vepër që mundëson katarsisë moral

0
Nga: Ramadan Musliu*
____
* Rreth romanit “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” të Jusuf Buxhovit, botuar nga “Faik Konica”, 2011.
Periudha e fundit e zhvillimeve letrare shquhet për prirjet e fuqishme transformuese, me theks të veçantë në zhanrin e romanit. Ky transformim i brendshëm i zhanrit, që ndodh për shkak të ndryshimeve thelbësore socio- historike dhe socio – kulturore, gjen shfaqjen më të plotë në procesin e konkretizimit të rrëfimit e që, thënë më ndryshe, vjen si pasojë e pranisë së jetës në rrëfim, profilizimit të karaktereve të personazheve dhe përgjithësisht mbizotërimit të empirisë të të gjitha llojeve, duke filluar nga kjo e jetës së përditshme e deri te empiria historike dhe etnopsikologjike të njeriut tonë. Në këtë proces të transformimit shpesh e më shpesh ndodh që autorët t’i kthehen dokumentaritetit, por jo edhe përfoljes së tij, por duke e funksionalizuar atë, duke e shndërruar në një apokrif artistik.
Hapja e rrëfimit në të njëjtën kohë ka mundësuar që të behën përkime përvojash edhe me artet e tjera. Kur është fjala për romanin mund të themi lirisht se hetohet një kthim i dukshëm nga absorbimi i teknikave të filmit, qoftë përmes përdorimit të teknikës së copëzimit të rrëfimit apo edhe të montazhit, ku sprovohet aftësia e shkrimtarit për manipulimin me kohën e rrëfimit dhe hapjen ndaj perspektivave dhe aspekteve narrative. Kjo ka bërë që amplituda e romanit të sotëm të jetë tejet e gjerë, duke filluar nga kufijtë ekstremë, përpjekja për trivializimin e formave të zhanrit, çfarë do të ishte tipi i romanit – paskuinë, pastaj romanit – pamflet, për të pasur një shtrirje nga hapësirat e reja të prozës romanore , siç ndodh me veprat romanore të Ramadan Hazirit, Ardian Haxhajt, Gëzim Aliut, Anton Ndrecajt, Drenushe Zajmit, e sidomos romanit më të ri të Jusuf Buxhovit, “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës.
Teksti dhe konteksti
Romani më i ri i Jusuf Buxhovit, “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” është një rrëfim që tematizon empirinë e realitetit aktual. Mirëpo nuk është vetëm aktualiteti i temës dhe rrethi i referencialitetit vlera dominante e tij ngase kemi të bëjmë me një rrëfim kompleks, me një roman që dallohet edhe për strukturën e veçantë kompozicionale, me teknikat narrative që ndryshojnë edhe nga proza e tij e përparshme, sikundër edhe nga trendet aktuale në zhanrin e romanit. Pra në spikamë është teknika e rrëfimit, që kur bashkëdyzohet me peshën e temës dhe aktualitetin e referencave e fuqizon këtë vepër brenda zhanrit të vet.
Objekt i tematizimit të romanit është jetëshkrimi i një sportisti, Bashkim Kosovës, një boksier me një karrierë brilante kombëtare dhe ndërkombëtare. Jeta e boksierit, që nga fëmijëria, vrasja e prindërve nga shërbimet sekrete serbe, odieseada e tij që nga jeta në jetimore, kthimi ne vendlindje, formimi prej sportisti dhe ndërtimi i një karriere brilante, pengesave të shumta nga politika serbe, angazhimi i tij në jetën gazetareske e politike, burgosja dhe në fund, vrasja – përbën boshtin syzheik të romanit. Bashkë me zhvillimin e veprimit autori është përkujdesur në ndërtimin e një konteksti më të gjere politik, social, etik, kulturor e sportiv që e karakterizon një periudhë brenda të cilit vepron kryeprotagonisti.
Nga konteksti politik lexuesit do të kuptojnë se fjala është për një personazh që përfaqëson brezin e tretë të një familjeje të përndjekur nga strukturat e pushtetit serb, siç ka vepruar edhe me të gjitha familjet e mëdha në Kosovë. Duke e kontekstualizuar personazhin brenda një ambienti socio-politik ai jep një tablo të gjerë të zhvillimeve politike sa rrëfimit pothuajse i jepen atributet e romanit politik. Jusuf Buxhovi, për dallim nga shumë autorë të tjerë që merren më këtë tematikë, rindërton vetëm një kontekst politik, duke mos kaluar në rrafshet e alegorizimit apo edhe të ironizimit të njerëzve konkretë nga jeta e përditshme dhe nga empiria e përditshme, duke i dhënë romanin rolin e një instrumenti për qërim të llogarive më një kohë dhe akterët e asaj kohe dhe gjithnjë të vështruar nga një prizëm personalizues. Në romanin “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” kemi vetëm një kontekstualizim të personazhit brenda një rrafshi politik aktual, duke e lënë atë të veprojë dhe të zhvillohet sipas ligjësive të rrëfimit romanor dhe të botës së fiksionit, çfarë është e domosdoshme për atë që nuk do ta bëjë veprën e vet artistike pamflet politik.
Shenjat e realitetit
Romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” përbëhet nga tri pjese dhe “Shtojca”, si pjesë përmbyllëse e rrëfimit. Që të tri pjesët dallohen për formën e diskursit. Pjesa e parë e romanit, që duket si një ekspozicion, është një rrëfim nga perspektiva e narratorit të gjithëdijshëm, ku bëhet “prezantimi” i shenjave të biografisë. Nga kjo pjesë mësojmë jetëshkrimin e kryeprotagonistit Bashkim Kosova, ku ai na del se është trashëgimtar i një familjeje me tradita feudale, e cila është nën një presion të vazhdueshëm nga okupatori serb. Babai i kryeprotagonistit të romanit, Naim Kosova, një përfaqësues i një familjeje me traditë nga Prishtina, si pilot – kapter i armatës jugosllave, vritet nga shërbimet e caktuara sekrete serbe. Po të njëjtën ditë në një aksident trafiku i vritet edhe e ëma, Marija Paleviq, e bija e një avokati kroat me origjine arbresh nga Zara dhe motra e gjeneralit Josip Paleviq. Pas vrasjes së prindërve Bashkimi mbetet, së pari nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore më nje status special të të birit të ish ushtarakut, që pastaj të mbetet nën përkujdesjen e familjarëve të tij në Prishtinë. Gjatë shkollimit të hershëm ai zbulon talentin e tij për sport dhe duke iu përkushtuar boksit arrin të ndërtojë një karrierë të suksesshme prej sportisti me renome botërore. Duke qenë fitues i shumë medaljeve, që nga e arta e lojërave olimpike, të argjendtës si nënkampion botëror, ai bëhet idhull i rinisë kosovare dhe shenjë e identitetit të një lëvizjeje që shpie nga ideja mbi “bashkimin nacional”, që buron edhe nga emri dhe mbiemri i tij. Si tillë ai behët objekt i persekucionit të pashembullt të të gjitha strukturave etatiste serbe.
Pjesa e dytë e romanit është kryesisht një tekst i karakterit dokumentar. Në të janë përfshirë pjesë nga “reportazhet”, “fejtonet” dhe “artikujt”, të shpeshtën denigrues nga shtypi serb (gazetat “Politika”, “Veçernje novosi”, “NIN”, “Politika ekspres”, “Jedinstvo” etj) dhe ato favorizuese të gazetës së përditshme “Rilindja” të Prishtinës. Shkrimet e gazetës “Rilindja” janë dëshmi e zhvillimeve jo vetëm sportive, por edhe kulturore, intelektuale dhe politike në Kosovë gjatë periudhës së viteve të ‘80 – ta, që shpijnë deri në krijimin e një lëvizjeje gjithëpopullore për Kosovën shtet, çfarë ishte ajo e prirë nga LDK në vitin 1989, jashtë koncepteve ideologjike marksiste – staliniste.
Krahas një përfytyrimi pozitiv që krijohet nga dokumentariteti i “dëshmive” shqip të gazetës “Rilindja”, autori përmes teksteve që janë nga burimësia e medieve beogradase, arrin të plotësojë “dosjen e urrejtjes”, e cila asocionon traditën e gjatë të makinerisë propagandistike serbe, e filluar nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, me “Naçertanien” e Garashaninit, e plotësuar me shumë projekte gjenocidale (V.Gjorgjeviq, Moleviq, Andriq, Çubrilloviq, marrëveshja serbo – turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi), Memorandumi i ASHA-s, etj. do të shpie deri te gjenocidi i fundviteve të nëntëdhjeta në Kosovë.
Autori me shumë sukses pajton dokumentaritetin me fiksionin, duke arritur që më një forcë artistike të krijojë iluzionin e fuqishëm artistik të dokumentit.
Ndërkaq pjesë e tretë e romanit është një rrëfim në vetën e parë, ku kryeprotagonisti “pasqyron” jetëshkrimin e jashtëm dhe të brendshëm të vetin, duke ndriçuar shumë moment intime, elemente që lidhen më botën e tij subjektive, raportet familjare, etj. dhe ku del në pah një proces i tërë i zhvillimeve psiko-sociale, filozofike e që tangjentojnë me proceset e jashtme, si ato sociale, morale, por edhe me zhvillimet politike, ngase vetë Bashkim Kosova është një nga akterët e rëndësishëm të skenës politike kosovare, duke qenë edhe njëri nga themeluesit të LDK-së.
Kjo pjesë është tepër e rëndësishme ngase rrëfimit ia siguron atë bazën subjektive dhe aspektin e brendshëm të karakterit, pa të cilin personazhi do të mbetej në suaza të një deskriptivizmi repertoresk.
Ndërkaq “Shtojca”, përfshin intervistat me hallën e kryeprotagonistit, Shpresa Berisha – Kosova, dajës së tij, gjeneralit Josip Paleviq, të njohurve të tij, Luan Hoti, Bekim Krasniqi. Kjo pjesë vjen si një epilog i gjithë rrëfimit, sepse krahas përmbylljes së linjës narrative, ajo njëhërit ka funksionin e zbërthimit të enigmës përfundimtare, e cila bartet në gjithë rrëfimin: cili është mesazhi i një zarfi që Bashkim Kosova e ka marre nga daja Josip Paleviq.
Ideografia e veprës
Rrëfimi romanor, sikundër mund të shihet, ka tri tipe të tekstit që shkrihen njëra në tjetrën, duke krijuar një mozaik narrativ funksional që për shumëçka i falet teknikave të filmit. Te themi se situata iniciale e rrëfimit është dhënë në Prolog, e fillon rrëfimin me vdekjen e kryeprotagonistit. Kjo situatë fillestare e rrëfimit jepet më një të folur pothuajse reportoresk dhe nga kjo drejpërdrejtshmëri kuptojmë se autori, analogjikisht me romanet e tipit kriminalistik, do të merret me rikonstruktimin jo vetëm të një krimi, por do të bëjë retrospekcion në jetën e Bashkim Kosovës. Pra autori veprimin e vendos në një kohë reale dhe më te gjitha shenjat të identifikueshme të realitetit: “Ditën e 17 shkurtit të vitit 2008, Bashkim Kosova, kampion i gjashtëfishtë i Kosovës në boks, i kategorisë gjysmë të rëndë, kampion i katërfishtë i Jugosllavisë se dikurshme të të njëjtës kategori, kampion i pesëfishtë i Jugosllavisë me klubin “Prishtina”, pastaj kampion i Ballkanit, kampion europian, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të vitit 1984 në Los Angjelos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së fundi edhe nënkampion botëror në Kampionatin e Boksit Amator në Toronto, në vitin 1986, do të vdesë nga plagët e marra sa po të arrijë në Qendrën e Emergjencës të Spitalit të Prishtinës.”
Pse ky krim mu në ditën që duhej të ishte solemniteti i mileniumit? Këtu zë fill rikonstruktimi i historisë së re dhe riinterpretimi i proceseve politike të disa dekadave të fundit. Bashkim Kosova është më shumë se një personazh i zakonshëm i një rrëfimi që merret me tematizimin e aktualitetit, sepse ai është edhe sportist, edhe eksponent i një familjeje feudale shqiptare, e cila ose duhej të zhduket nga okupuesi serb, ose duhej të shpërngulej për në Turqi, si u tjetërsuan edhe shumë familje të tjera kombëtarisht ose duhej të “integrohej” në sistemin institucional serb me një kujtesë të fshirë nacionale. Kjo nuk ndodh me këtë familje për të vetmen arsye se gjeni i fuqishëm etnik del i patjetërsueshëm nëpër shekuj. Autori prej një mjeshtri me përvojë në interpretimin e historisë kalon nga plani individual, mbase edhe duke e margjinalizuar funksionin e personazhit letrar, sepse ai mbetet në nivelin e ilustrimit të një teze historiko-politike, e kalon rrëfimin në planin familjar e nga plani familjar në atë nacional. Po të njëjtën gjë e bën edhe në planin kohor, duke e kthyer aktualitetin në kahen reverse, për të arritur deri në histori dhe parahistori. Duke i shkrirë këto aspekte dhe duke i vënë në një plan historik J. Buxhovi bën një retrospekcion historiko – politik të etnosit iliro-dardano-shqiptar në Kosovë. Ai nisët nga dosja personale e kryepersonazhet, e vë atël në planin familjar dhe nga ai familjar në atë etnik. Edhe më kohën ndodh kështu, sepse aktualiteti, që është pothuajse dominues, edhe për shkak se është rezultantë e një zhvillimi historik, shfaq të gjitha përversitetet dhe gjendja mentale që e pasqyron edhe një energji të grumbulluar shekullore, për të mbërri deri te dosja e hapur “Kosova” , që fillon në Dardaninë antike, për të arritur në kohën tonë dhe që ilustrohet qoftë përmes atentatit ndaj simbolit të shtetësisë së Kosovës, qoftë edhe përmes “zarfit të zbrazët”, të cilin gjenerali i KOS-it, Josip Paleviq ia jep Bashkim Kosovës për t’ia dorëzuar njeriut të parë të shtetit të Kosovës. Pikërisht zarfi bosh, që në planin narrativ del si një mjet katalize të ngadalësim-shpejtim të veprimit romanor, është edhe kulminacioni i pritjes së recepientit dhe çelësi për konstatimin e një gjendjeje politike që buron drejtpërdrejtë nga dosja “Kosova”. Sistemi i shenjave të lidhura mes veti krijon ideogramin, domethënë pasqyrën e një gjendjeje në sinkroni dhe diakroni të entiteti nacional në një kohë-hapësirë të caktuar.
Perspektivat narrative
Romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” për trajtën narrative, skeletin kompozicional, mënyrën e ndërtimit të syzheut dhe shumë aspekte të tjera paraqet një vepër që ofron një lëndë të bollshme për diskutim. Romani fillon, siç kemi thënë, me prolog, ku jepet situata iniciale narrativë, për të vazhduar më tri pjesë romanit, ku se cila ka një qasje ndryshe problemit, ka natyrë tjetër proceduale, por qe të gjitha shkrihen në një vijë fabulativë. Po kaq edhe “Shtojca”, që është një fragmentim i romanit, që del jashtë koceptimit të zakonshëm të formës së rrëfimit të këtij zhanri, sepse përbëhet nga intervista si zhaner letraro-puliciatik, vetëm sa e plotëson idenë e autorit për një procedim ndryshe dhe për një formë të personalizuar të rrëfimit romanor. Cila është kjo formë, ta quajmë kushtimisht e individualizuar apo edhe e personalizuar e rrëfimit romanor dhe cilat janë efektet artistike?
Autori në stilin e një njohësi jashtëzakonisht të mirë të teknikave të kompozicionit filmik, do të bëjë copëzimin e rrëfimit, ku në të njëjtën kohë do të participojnë perspektivat e ndryshme të narracionit, që nga retrospekcioni, i cili paralajmërohet në “Prolog” e deri te rrëfimi nga pozita e naratorit të gjithëdijshëm të pjesës së parë, rrëfimit të karakterit dokumentar në pjesën e dytë, deri te introspekcioni, në pjesën ë e tretë. Sikundër mund të shihet në roman ka disa tipe tekstesh, perspektivash narrative, pozicionesh të ndryshme të narratorit, sikundër edhe tipe të ndryshme të dikursit narrativ.
Secila nga këto perspektiva të rrëfimit ka edhe funksionin e veta artistik. Pjesa e parë e romanit, ku autori i bën një ekspozicion të gjerë kontekstit brenda të cilit lind, zhvillohet dhe vepron kryepersonazhi Bashkim Kosova, është një vështrim neutral, të folurit përmes faktografisë biografike, ku gërshetohen kohë, përvoja dhe ku jepen indiciet për zhvillimin e mëvonshëm të syzheut, qoftë përmes tekstit kryesor apo atij ekspikativ. Në këtë pjesë dëgjohet zëri i rrëfimtari të gjithëdijshëm apo “zotit të rrëfimit”, të cilit i falet e gjithë fabula romanore. Edhe kjo pjesë është mjaft e copëzuar dhe funksioni i fragmentit del më shumë si një paralajmërim i asaj që do të ndodhë në sinkronicitetin rrëfimor.
Pjesa e dytë e romanit është një rrëfim që ndërtohet në vijën dokumentare dhe, siç kemi thënë diku më herët, ka funksion në krijimin e iluzionit artistik të realitetit. Këtu pasqyrohen efektet e apokrifit artistik dhe efekti që del nga letrarizimi i dokumentit. Në këtë pjesë kemi një vështrim nga jashtë edhe të personazhit edhe të problemeve të tjera që shtrohen në rrëfim. Në planin e ideve në këtë segment narrativ kemi krijimin e idesë mbi formimin e “Dosjes së urrejtjes , e cila fillon më kryepersonazhin për t’u shtrirë pastaj në gjithë kolektivitetin dhe për të përfunduar me gjenocidin e pashembullte mbi kolektivitetin të cilit i përket Bashkim Kosova. Në këtë pjesë autori me të madhe mbështetet në empirine reale, në dokumentet konkrete, në fakte dhe të dhëna e që të gjitha këto krijojnë pasqyrën mentale të një kohe në të gjitha planet. Me zhvillimin e rrëfimit del se kjo “Dosje e urrejtjes” është vetëm një pasqyrim i një momenti historik të një dosjeje që e përcjell popullatën vendore të kësaj pjese të Dardanisë që nga antikiteti, ku shqiptarët të shumtën e herave janë vetëm një element manipulues në duart e uzurpuesve të këtyre territoreve gjatë historisë.
Pjesa e tretë e romanit është një pasqyrë e të rrëfyerit të autorit, ku jepen nyjat jetësore nga jetëshkrimi i tij, duke prekur situata ekzistenciale, morale, psikologjike po edhe të politikës, sportit dhe të aktiviteteve të tjera të kryeprotagonistit. Në këtë shtegtim introspektiv autori personazhin e vet e vë në sprova të ndryshme, duke përkuar me momentet kyçe të një realiteti konkret. Mbase kjo është pjesa më pikante e (auto)biografisë së kryeprotagonistit si në planin intim, privat, familjar, social, etj. Këtu kemi një vështrim nga brenda të problemeve që shtrohen dhe këtu është ai diskursi vetëkritik ndaj një realiteti.
Ndërkaq në “Shtojcë” kemi një si prolog, një përmbyllje të rrëfimit ku autori i kthehet prapë formës dokumentare të rrëfimit, sepse intervista dhe zhanri (kuazi)letrar-publicistik është procedimi dominues.
Brenda këtyre tipeve të rrëfimit kemi edhe forma të tjera të diskursit, ku më dominuesi është ai i valorizimit dhe rivlerësimit të historisë, por edhe të aktualitetit. Autori në vend së të përdorë korrektivin imagjinativ, ai me të madhe vë në përdorim aspektin aksiologjik, që është i domosdoshëm kur është në pyetje tematizimi i empirisë historike, aktualitetit politik dhe përgjithësisht i dukurive dominuese në një shoqëri e që lidhet me perspektivën e saj.
Horizonti receptiv
Gjatë leximit të këtij romanit nuk mund të mos imponohet pyetja: ku është kufiri mes dokumentit dhe tekstit artistik, faktografisë dhe fiksionit? Mirëpo vetë natyra e letërsisë është e tillë se mundëson absorbimin e të gjitha përvojave, madje duke e transformuar çfarëdo qoftë ai dokumentaritet në faktografi të pastër artistike. Romani i takon botës së fiksionit, kurse dokumenti botës së faktografisë historike. Dallimi mes tyre qëndron në faktin se i pari është në dispozicion të përhershëm të lexuesit, kurse i dyti pronë e kohëpaskohshme e specialistëve të caktuar që merren më kohën kur u përket dokumenti.
Romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” tematizon një empiri historike që përmbyllet me ngjarjet aktuale të periudhës së fundit historike. Bashkë me aspektin fabulativ shkon edhe shtresimi askeptues i tekstit, në të cilin autori merret me rivlerësimin e historisë dhe pasojave në aktualitetin politik. Duke u marrë me këtë aktualitet autori konstaton gjendjet reale: riaktualizimin e “Dosjes Kosova”, referencat që dalin nga “zarfi i zbrazët”, që është një përpjekje për ta vetëdijesuar lexuesin për joperspekvizmin politik, për rigjallërimin e akterëve të “Dosjes Kosova”, për një proces politik që ka derivuar të gjitha këto perversitete që mbyllin çdo perspektivë.
Një rrëfim që bën heqjen e tabuve të çfarëdo natyre qofshin, pos efektit artistik që ka, ai njëherit mundëson edhe një katarsis moral të vetë lexuesit. Por ka pasur dhe do të ketë lexues që do të mund të identifikohen më ngjarje dhe procese, si në kuptimin pozitiv po aq edhe në atë negativ, sa reagimet e tyre do të na kujtojnë se në shoqërinë e sotme është mjaft veprues koncepti dhe praktikat e një lloji të revolucionit kulturor kinez në formën autoktone tonën. Po aq keqinterpretimi i të gjithë atyre që e gjejnë veten në këtë rrëfim na bëjnë më dije se ky roman ka qenë i domosdoshëm të shkruhet, së paku për ta bërë autopsinë e një politike shterpe, ku njeriu ndjehet viktimë e mekanizmave iracionalë si në romanet e Kafkës, për dallim se këtu nuk ka shtet e ka viktima.
Në fund te them se letërsia shpesh ka nevojë edhe për vepra që do të mundësojnë një katarsis moral para se atë estetik. Këtë funksion romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” i Jusuf Buxhovit e kryen më te madhe, duke e renditur autorin tek ai grup i paktë, mbase edhe ineksistent, në kulturën tonë, që bëjnë detabuzimin e politikës dhe shoqërisë dhe që me reagimet e veta intelektuale dhe artistike krijojnë mundësinë të jenë në paqe me ndërgjegjen vet.
* Autori i kësaj analize letrare, kritiku Ramadan Musliu, ka vdekur në kohënm e Covid19 në Prishtinë.
(Maj, 2011).