VOTIMI I FATOSIT NUK ISHTE KUNDËR UÇK-SË, POR QËNDRIM PËR DREJTËSI
Reagimi mbi rezolutën dhe qëndrimin personal i Fatosit, përballë dhimbjes dhe humbjeve që ai vetë i ka përjetuar, është i qëlluar dhe i bazuar në përvojë të drejtpërdrejtë.
Votimi i Fatosit kundër rezolutës nuk ishte një qëndrim kundër UÇK-së, por kundër individëve të caktuar.
Në këtë rast, qëndrimi i tij lidhet drejtpërdrejt me Hashim Polarin i cili në proceset gjyqësore në Hagë është vërtetuar dhe argumentuar autor i Komunikatës nr. 59.
Kjo komunikatë ka rezoltua me pasoja të rënda dhe tragjike për familjen tonë.
Si pasojë e kësaj komunikate u vranë dy shokët tanë, Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku, si dhe u plagosën dy vëllezërit tanë. Po ashtu, u vra edhe miku i shtëpisë Xhafer Behrami së bashku me djalin e tij 18-vjeçar, ndërsa u plagos vëllai i Xhaferit, Jetullah Behrami. Gjithashtu, u vra edhe shoku ynë i pandashëm, Haki Imeri.
Këto janë plagë të hapura për familjet tona dhe për rrethin shoqëror, të cilat i kemi përjetuar drejtpërdrejt dhimbje të thellë,këte dhimbje e ka përjetuar edhe vet Fatosi.
Për neve, vendimi i Fatosit ka qenë i qartë dhe i qëlluar. Ai nuk ka qenë një votë kundër luftës apo kundër vlerave të saj, por një qëndrim kundër lirimit të Polarit dhe individëve të dyshuar për vrasje politike.
Fatosi ka treguar një qëndrim të pathyeshëm, burrëror dhe human. Ai nuk ka zgjedhur servilizmin, por ka qëndruar në anën e drejtësisë, që kërkon zbardhjen e së vërtetës.
Ata që e kritikojnë, sipas nesh, nuk e kanë përjetuar dhimbjen e humbjeve ashtu siç e kemi përjetuar ne, familja jonë dhe miqtë tanë.
Ne besojmë se drejtësia duhet të vihet mbi çdo emër dhe mbi çdo post. Dhimbja nuk harrohet, por kërkon përgjigje,të njajten përgjigjje kërkon edhe populli.
Në bjeshkët e Berishës, aty ku guri flet me heshtje dhe lisat mbajnë mbi vete shekuj historie, qëndron si dëshmi e gjallë Lokja Gjevrije – 104 vjeçe, bija e Kaj Alisë nga Zogaj.
Jeta e saj nuk është vetëm moshë e gjatë; është udhëtim i kujtesës shqiptare, që lidh breza, dhimbje, qëndresë dhe besim.
Nën hijen e lisit ku prehen Kaj Alia dhe Bardhec Alia, rrënjët familjare bashkohen me rrënjët e historisë sonë.
Aty ku varri nuk është fund, por kujtesë e gjallë e një kohe kur shqiptari mbijetonte mes pushtimesh, por nuk humbte shpirtin.
Mbi gjashtë shekuj nën Perandorinë Osmane dhe më shumë se një shekull e gjysmë nën sundime të tjera ballkanike nuk arritën ta shuanin thelbin: gjuhën, zakonet dhe ndjenjën e përkatësisë.
Rikthimi te identiteti nuk është akt kundër dikujt; është kthim te vetja. Është gëzimi i të folurit shqip pa frikë, i besimit të lirë në Zot sipas ndërgjegjes, dhe i ruajtjes së traditës që na ka mbajtur gjallë.
Historia na mëson se çdo ideologji që përpiqet ta zëvendësojë shpirtin e një populli – qoftë me uniforma perandorish, qoftë me doktrina të huaja politike apo fetare – mbetet kalimtare. Ndërsa rrënja shqiptare mbetet.
Sot, në kohë tranzicioni e pasigurish të reja, sfida jonë nuk është vetëm ekonomike apo politike.
Është sfidë shpirtërore dhe kulturore: të dimë kush jemi, nga vijmë dhe ku duam të shkojmë.
Të mos humbasim në zhurmën e ideologjive të importuara, por të ndërtojmë të ardhmen mbi vlerat tona – mbi gjuhën, familjen, besimin e lirë dhe respektin për njëri-tjetrin.
Lokja Gjevrije, me shekullin e saj të jetuar, është si një urë mes kohëve.
Ajo na kujton se kombi nuk mbahet vetëm me kufij, por me kujtesë.
Dhe sa kohë që kujtojmë, nderojmë dhe ruajmë atë që jemi, asnjë stuhi nuk mund të na shuajë.
Sepse shqiptari mund të kalojë nëpër shekuj të vështirë,por gjithmonë di të kthehet te drita e vet.
Kjo lisnajë e vjetër dhe kjo fytyrë e rrudhur si hartë kohe janë i njëjti rrëfim — qëndresë.
Nën hijen e atij lisi prehen breza që s’u përkulën,
ndërsa në sytë e Lokës jeton një shekull kujtese,
dhimbjeje që u bë krenari
dhe heshtjeje që u bë histori.
Ajo nuk flet shumë,
por rrudhat e saj tregojnë më shumë se librat:
se toka mbahet me rrënjë,
e kombi me kujtesë.
Sa herë fryn era nëpër degët e lisit,
duket sikur thërret emrat e atyre që s’janë më,
dhe na kujton ngadalë:
mos harroni kush jeni.
Sepse koha kalon,
por gjaku, gjuha dhe besa
mbesin si ky lis —
të thellë në tokë,
dhe gjithmonë drejt dritës.
RRUGËTIMI YNË
Që nga koha e Teutës dhe Agronit,
kur deti ilir mbante mbi valë krenarinë e një mbretërie,
deri te shekujt e errët të plagëve,
ku kafka e loti u bënë gjuhë e heshtur e historisë —
ne nuk u zhdukëm.
Na shkelën perandori,
na ndanë kufij,
na burgosën besimin,
na vranë gjuhën nëpër shekuj…
por rrënja mbeti nën tokë,
si fara që pret pranverën.
Dhe erdhi dita kur toka foli me gjak,
kur nënat mbajtën qiellin mbi supe,
kur Kosova u ngrit nga hiri
jo si hakmarrje,
por si e drejtë për të jetuar.
BESIMI SHQIPTAR
Besimi ynë s’është urrejtje,
as ideologji e huaj,
as errësirë që ndan njerëzit.
Besimi ynë është:
gjuha që fal,
besa që mban,
Zoti që bashkon.
Prandaj kombi ynë pagoi shtrenjtë
kur iu imponua mohimi i shpirtit,
kur iu kërkua të harrojë qiellin
dhe të besojë vetëm tokën.
Sepse shqiptari mund të jetojë i varfër,
por pa shpirt nuk jeton dot.
⸻
SOT
Sot jemi ende në udhëtim.
Plagët nuk janë mbyllur krejt,
hijet ende sillen rreth dritës,
por rruga tashmë dihet:
drejt lirisë me dinjitet,
drejt shtetit me drejtësi,
drejt besimit që nuk përçan,
por bashkon shqiptarin me shqiptarin.
Sepse historia jonë nuk është vetëm dhimbje.
Është mbijetesë.
Është ringritje.
Është dëshmi se një popull i vogël
mund të mbijetojë shekuj stuhish
nëse ruan tre gjëra:
gjuhën, besën dhe besimin në Zot.
⸻
Dhe kështu,
nga Iliria te Kosova e sotme,
rrugëtimi vazhdon…
jo për të pyetur më
“a do të jemi?”
por për të thënë me zë të qetë:
ne kemi qenë,
jemi,
dhe do të mbetemi.
Screenshot
MES PUSHTIMEVE, IDEOLOGJIVE DHE QËNDRËS SË SHPIRTIT SHQIPTAR
Historia jonë nuk është vetëm histori pushtimesh shekullore.
Ajo është edhe histori përballjeje me ideologji të huaja, që në kohë të ndryshme u përpoqën ta zëvendësojnë shpirtin, besimin dhe identitetin tonë kombëtar.
Shqiptarët kanë kaluar nën perandori të mëdha, nën sisteme politike të forta dhe nën doktrina që kërkonin të krijonin “njeriun e ri” pa rrënjë, pa fe, pa kujtesë.
Por përkundër presioneve — qoftë nga modele të imponuara ateiste e komuniste, qoftë nga forma të skajshme fetare që nuk i përkisnin traditës sonë — thelbi shqiptar mbeti i paprekur.
Sepse besimi i këtij kombi nuk ka qenë kurrë mjet sundimi.
Ai ka qenë udhë morale, bashkëjetesë dhe respekt.
Në trojet shqiptare kanë jetuar pranë njëri-tjetrit fe të ndryshme, pa e mohuar njëra-tjetrën, duke ndarë të njëjtën gjuhë, të njëjtën bukë dhe të njëjtin fat historik.
Kjo është pasuria jonë më e madhe.
Ideologjitë ekstreme — politike apo fetare — zakonisht lindin në qendra pushteti dhe përdoren për interesa më të mëdha gjeopolitik.
Popujt e vegjël shpesh bëhen fushë prove për teori që nuk burojnë nga jeta e tyre reale.
Megjithatë, përvoja shqiptare dëshmon se asnjë teori nuk mund të mbijetojë gjatë nëse bie ndesh me shpirtin e popullit.
Sot, sfida jonë nuk është të fajësojmë të tjerët,por të kuptojmë veten: të ndërtojmë një shoqëri ku liria e besimit respektohet,ku shteti mbetet laik e i drejtë,dhe ku identiteti kombëtar nuk përdoret për përçarje, por për bashkim dhe dinjitet.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për ideologji të importuara për të ditur kush janë.
Ata e kanë provuar në shekuj se mund të mbijetojnë duke ruajtur:
gjuhën që i bashkon,
kujtesën që i mban gjallë,
besimin që nuk urrejt, por fisnikëron.
Kjo është rruga jonë —jo kundër askujt,por në mbrojtje të vetes.
Sepse forca e një kombi nuk matet me pushtime, as me ideologji kalimtare, por me aftësinë për të mbetur njeri mes stuhive të historisë.
PLAGA E DYFISHTË E SHPIRTIT SHQIPTAR
Ka të vërteta që nuk thuhen me zë të lartë, por jetojnë thellë në ndërgjegjen e një populli.
Njëra prej tyre është se shpirti shqiptar nuk u plagos vetëm nga pushtimet e huaja, por edhe nga ideologjitë që deshën ta shkulnin nga rrënjët e veta.
Kur njeriut i ndalohet gjuha, ai lëndohet.
Kur i merret toka, ai varfërohet.
Por kur i mohohet besimi, kujtesa dhe trashëgimia shpirtërore,
atëherë plagoset vetë thelbi i tij.
Doktrina që synuan të krijonin “njeriun e ri” pa rrënjë e pa Zot
nuk kuptuan se shqiptari mund të përkulet nga dhuna, por nuk mund të jetojë pa shpirt.
Sepse në këtë tokë, feja nuk ishte vetëm rit, por moral, nder, besë dhe qëndresë.
Megjithatë, edhe kjo plagë nuk e shkatërroi kombin.
Si shumë herë në histori, shqiptari mbijetoi në heshtje, duke ruajtur brenda vetes atë që nuk mund t’ia merrte askush:
ndjenjën e përkatësisë, dritën e ndërgjegjes dhe shpresën.
Prandaj sot nuk duhet të flasim me urrejtje, por me kujtesë të kthjellët.
Jo për të hapur plagë të reja, por për të mos lejuar që shpirti i këtij kombi të vihet më kurrë në provë nga asnjë ideologji, nga askush dhe në asnjë kohë.
Sepse shqiptari ka paguar mjaftueshëm për të drejtën më të thjeshtë:
të jetë vetvetja.
Si ta quajmë plagën pa e humbur drejtësinë.
Si ta kuptojë shqiptari se, pas pushtimeve fizike,erdhën edhe burgjet, persekutimet dhe dhuna e ideologjisë ateiste-komuniste?
Si ta quajmë këtë pa e fshehur të vërtetën?
HISTORIA NUK NDEROHET DUKE HESHTUR
Ajo nderohet duke e thënë me emër, por edhe me përgjegjësi.
Sepse mijëra dëshmi, burgje, internime dhe jetë të thyerajanë pjesë reale e kujtesës sonë kombëtare —dhe askush nuk ka të drejtë t’i mohojë.
Kjo plagë mund të quhet me fjalën më të drejtë:persekutim politik dhe shpirtëror ndaj shqiptarëve.
Jo kundër një populli tjetër,por kundër vetë njeriut shqiptar që kërkonte liri besimi, fjale dhe identiteti.
Por drejtësia e vërtetë nuk ndërtohet vetëm me emërtim.
Ajo kërkon:
kujtesë të dokumentuar,
nderim për viktimat,
hapje të së vërtetës pa frikë,
dhe mbi të gjitha mos-përsëritje.
Sepse qëllimi nuk është hakmarrja,por shërimi i ndërgjegjes kombëtare.
Një komb që nuk e njeh dhimbjen e vetrrezikon ta jetojë përsëri.
Prandaj shqiptari duhet ta kuptojë kështu:ne kemi kaluar tri prova të mëdha —pushtimin fizik, shtypjen politike dhe dhunën ideologjike.
Dhe megjithatë kemi mbijetuar.
Kjo është forca jonë.
Jo se nuk u plagosëm, por se nuk u zhdukëm.
Dhe sot detyra jonë nuk është vetëm të kujtojmë,por të ndërtojmë një shoqëri kuasnjë pushtet,asnjë ideologji,asnjë sistemtë mos ketë më fuqit’ia marrë shqiptarit lirinë e shpirtit
Falja e “namazit” në Tiranë…, njësoj paradë politike – islamike si në Prishtinë, Kamenicë (Dardanë), apo kudo tjetër në “Arnautistan”, me qëllimin dhe synimin e qartë, asimilimin përmes religjionit islam të kombit shqiptar.
Pal Shtufi, Prishtinë
____
SHERIATI GABOI…
Siç e dini, para dy ditësh Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi nga akuza Muhamet Haradinajn, i cili ishte akuzuar për hedhjen e simboleve kombëtare në një shportë mbeturinash, në Festën e Ditës së Flamurit.
Pra, gjykata nuk po e shqyrton veprën konkrete, por qëllimin. Për t’i “ndihmuar” gjykatësit, janë ftuar edhe dy dëshmitarë të tjerë – “ekspertë që lexojnë qëllimin” – të cilët, sipas arsyetimit, e kanë ndihmuar gjykatën në këtë vlerësim. Rezultati doli: i pandehuri, edhe pse përdhosi flamurin kombëtar para nxënësve të tij, nuk paskësh pasur qëllim të keq.
Gjithandej botës islame Sheriati beson, nuk ka nevojë për fakte. Mbase faktet janë të tepërta, si në këtë rast ku “të akuzuarit ia lexon qëllimin e keq, ndërsa besimtarit qëllimin e mirë.”
Një katolik “për kokë turku”
Rreth 99 për qind e gjykatësve shqiptarë i përkasin fesë islame, mirëpo Sheriati e kishte gjetur një shqiptar katolik nga Peja për ta shpallur lirimin e islamistit nga akuza. Ky gjykatës quhet Leon Perlaskaj, të cilin mund ta shihni duke e lexuar vendim e Sheriatit.
Me Leonin, ka menduar prapavija e zezë, i lajmë duart si Pilati që i lau për Krishtin dhe jemi rehat. E nxjerrim një katolik para botës dhe lirimi i islamistit nga akuza arsyetohet pa kundërshtime. Këtu gaboi Sheriati.
Ana tjetër
Po të ishte shpallur fajtor i akuzuari, kurrë nuk do të kërkohej një katolik për ta shpallur dënimin e mëritur. Ç’është e vërteta, kjo lojë e tejdukshme, nxjerr në sipërfaqe tërë shëmtinë e kësaj gjykate. Një hetim i drejtë do të mund të zbulonte shumëçka, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë vullnet për një gjë të tillë.
* * *
(Një njeri i zakonshëm, me emër dhe mbiemër katolik, ndoshta nuk do ta pranonte një detyrë kaq të ndjeshme. Meqë nuk dihen rrethanat pse ai e ka pranuar një barrë të tillë, është më mirë të pritet dhe të mos spekulohet)
Aziz Salihu eshte hero i epokes se sportit kosovar, ai tashme disa jave eshte duke bere njeren nder betejat me te veshtira te tij, luften me semundjen “Alzheimerin”.
Trauma e kokës (Boksierët): Boksierët janë në rrezik për encefalopati traumatike kronike (CTE), një sëmundje degjenerative e shkaktuar nga goditjet e përsëritura në kokë (tronditje dhe goditje nën-tronditëse). Kjo mund të çojë në simptoma të ngjashme me demencën, Alzheimerin dhe ALS-në.
Supermani i boksit kosovar, te cilin nuk arriten ta shtrinin sportistet me te fuqishem te planetit, Aziz Salihu, e dobësojë semundja, gjë që goditi shpirtërisht shumë miq të tij, por edhe shumë simpatizues të tij ane e kend globit. Por shpresojme qe vullneti i tij do ta ngadalësojë procesin. Të gjithë duhet të mirëkuptojnë gjendjen e tij dhe simpatinë që kanë pasur për te ta shtojnë, ashtuqë vete ja e tij të jetë bete ja jonë ai edhe kete beteje do ta fitojë, së bashku me ne, me miqtë e shumtë dhe familiarët e tij.
Aziz Salihu, nje emer i njohur ne sportin e Kosoves, me i njohuri, eshte dalluar per shkathtesite luftarake, tekniken kulminante te goditjeve direkte ne seri, pastaj aperkatet ne trup, varesisht prej kundershtareve, permbi 500 meçe ne ring, shume medalje te fituara, me e dashura medalia e bronzit ne Olimpiaden e organizuar ne Los Angeles, ne SHBA, ky eshte bilansi i nje sportisti brilant.
Boksi konsiderohej sport i burrave, ku masin fuqine me te miret, sidomos ata ne kategorine super te rende, ne te cilen pjesemarresit dallohen jo vetem per peshen mbi 91 kg, por edhe per goditjet e renda rrenuese, qe gjate lufterave te ashpra ne ring ndodhte, jo rralle, qe boksieret te shtrihen ne podium, qe ne gjuhen e boksit quhet “knockout”.
Azizi kishte krijuar emer ne Svetozareve. Ne meçin e pare te tij ne Prishtine kishte perballe knockoutuesin Xhevdet Peci, ky ishte dueli i pare qe percolla ne mes te dy boksiereve te talentuar shqiptare, vigane, me vone Azizi iu bashkangjit Klubit te Boksit Prishtina, ku arriti sukseset me te medha ne karrieren e tij sportive. Meçi edhepse perfundoje baraz. Ishte nje momentum kur simpatizuesit pranuan herojin sportiv me shume dashamiresi dhe ovacione. Me vone fitoret u rreshtuan nen drejtimin e Lah Nimanit dhe Bruno Hrastinskit. Ne nje rreth me mentalitet konzervativ, modestia e Azizit nuk çmohet, as karakteristikat e nje showmani mbreslenes sipas standardeve amerikane. Ai eshte i pari qe organizoi dhe shfaqi festivale ahengu dhe sporti nen qiellin e hapur, duke rikujtuar dhe falenderuar SHBA, Naton, Erdoganin, Adem Jasharin per kontributin qe dhane ne çlirimin e Kosoves. Sipas kutit kosovar Azizi njihet jo vetëm si sportist por edhe organizator i parë i ngjarjeve të mëdha sportive në qendër të Prishtinës për të kënaqur mërgimtarët dhe publikun, ai ndihet për intervistat e shumëta dhe fliste pa dro dhe haptas kritikonte devijimet shoqerore pa hezitim.
Ai njihet edhe si njeri nder kontribuesit me te medhenje te zbutjes se dhimbjeve te debuareve, duke i ndihmuar materialisht dhe duke iu ofruar strehim gjate luftes, ai ishte veteran i clirimit te Kosoves. Rruga e tij e veshtire jetesore, e kishte lene një kohë ate dhe familjen e tij pa strehe, pa pune dhe pa te ardhura. Ne mediat kosovare ka shume keqkuptime, sepse Azizi eshte profesionalisht me i ngrituri ne Kosovë, fal grushtave te tij si shputa e luanit, beri emer dhe u respektua ane e mbane rruzullit.
Aziz Salihu me profesion nuk eshte shkrimtar, por me grushtat e tij shenoi epoken e re te Kosoves, ai rrezoi boksieret me me renome te planetit toke, duke krijuar fame dhe duke ngritur emrin e sportistit kosovar deri ne zenit. Ai nuk eshte shkrimtar, por shkruejti i pari dhe i vetmi historine e levizjes Olimpike ne Kosovë me shkronja te bronzit, ashtu sic ishte medalia e tij e fituar me 1984 ne Los Angeles.
Me Aziz Salihun në një restaurant në qendër të Prishtinës në fillim të dhjetorit 2025… Bajram Kabashi thotë se “Me Zizin” e lidhin shumë kujtime nga kryeqyteti dhe faktin se për Azizin e ka shkruar dhe botuar në vitin 1996 librin “Aziz Salihu, Yll që vazhdon të shndrisë”
____
Azizit i deshirojme sherim (ose së paku stagnim të sëmundjes, duke pasur mirëkuptim për heroin tonë të gjallë, duke shprehur dashurinë tonë për te….
Për të kuptuar ndërlidhjen mes Shërbimit Sekret të Serbisë dhe procesit politik që po zhvillohet në Hagë, është e domosdoshme të ndalet vëmendja te roli i Milovan Drecunit dhe i të ashtuquajturit Grup Punues të Serbisë në orientimin e hetimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Në opinionin publik, Drecuni paraqitet shpesh si “kryetar i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën”. Megjithatë, e kaluara e tij tregon një profil krejt tjetër.
Më 1 korrik 2009, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dorëzoi në Gjykatën për Krime Lufte padi kundër një grupi gazetarësh të mediave shtetërore serbe, të cilët gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë kishin shërbyer hapur propagandës luftënxitëse. Në këtë padi, ata u akuzuan për manipulim mediatik, përhapje të urrejtjes ndërnacionale dhe ndërfetare, si dhe për krijimin e klimës psikologjike që çoi drejt dhunës dhe krimeve më të rënda.
Në mesin e të paditurve ishte edhe Milovan Drecuni, atëherë gazetar i çështjeve ushtarake dhe politike në Radio-Televizionin e Serbisë. Ky fakt merr peshë të veçantë, pasi padia erdhi nga vetë Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë.
Më 27 prill 1999, për “merita” gjatë luftës në Kosovë, Drecuni dhe një kameraman i RTS-së u dekoruan nga komandanti i Armatës së Tretë Jugosllave, një figurë e dënuar më vonë për krime lufte, përfshirë deportime, vrasje dhe përndjekje të shqiptarëve. Ata ishin të vetmit gazetarë që morën një dekoratë të tillë gjatë luftës.
Pavarësisht këtyre fakteve, padia për nxitje të urrejtjes dhe krimeve nuk pati asnjë pasojë për Drecunin. Përkundrazi, në vitin 2012 ai u bë deputet dhe u vendos në krye të komisionit parlamentar për Kosovën.
Ky është personi që më pas udhëhoqi Grupin Punues të Serbisë për përgatitjen e materialeve dhe “provave” për Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Një muaj para konfirmimit të aktakuzave dhe arrestimeve të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Drecuni deklaroi publikisht në një televizion serb se ky grup kishte ndihmuar drejtpërdrejt prokurorët ndërkombëtarë, duke ua përcaktuar drejtimin e hetimeve. Ai pranoi se kishte ofruar lista të qendrave të ndalimit, emra personash dhe narrativa të gatshme për krime, duke theksuar se kjo ishte “rruga më e lehtë” për ndërtimin e akuzave.
Madje, sipas tij, për këtë bashkëpunim kishte marrë edhe mirënjohje personale nga kryeprokurori, gjë që ai e paraqiti si dëshmi të ndikimit të Grupit Punues serb në procesin hetimor.
Situata është paradoksale dhe alarmante. Një individ i akuzuar për rol aktiv në propagandën e luftës dhe në nxitjen e krimeve ndaj shqiptarëve, ka orientuar drejtësinë ndërkombëtare se si të hetojë luftën në Kosovë.
Në këtë kontekst, kërkesat për dënime ekstreme ndaj ish-udhëheqësve të luftës çlirimtare shfaqen si vazhdimësi logjike e një procesi të ndikuar politikisht, i ndërtuar mbi narrativa të shërbimeve sekrete serbe.
Këto shqetësime janë artikuluar publikisht edhe nga diplomatë ndërkombëtarë, të cilët kanë paralajmëruar për njëanshmëri dhe qasje paragjykuese brenda këtij procesi gjyqësor.
Përballë rrezikut që politika të zëvendësojë drejtësinë, është e domosdoshme reagimi qytetar. Prandaj, ftohen të gjithë shqiptarët që kanë mundësi të mblidhen në Prishtinë dhe të marshojnë në Sheshin Skënderbeu, në mbështetje të atyre që, sipas shumë vlerësimeve, po mbahen padrejtësisht në burg.
Kohëve te fundit në Republikën e Kosovës po ndodhin qudira. Në vend që të ecët përpara me koncepte të politikës perëndimore politikanët e Republikës së Kosovës prapë ja kanë mësyrë lindjes.Fatkeqësia është se në të shumtën e rasteve me apo pa vetëdije po shkojnë hapave të Vaso Çubrilloviçit projektuesi për shfarosjen e shqiptareve. Krimineli Vaso Çubrilloviçi pati thënë se edhe nëse një shqiptarë i besimit katolikë mbetët në Kosovë Serbia e ka luftën e humbur. Për këtë u kujdes shumë mirë Albin Kurti kryeministri i 51 % të popullit të Kosovës duke përjashtuar shqiptarët katolikë nga Qeverisja e tij edhe pse para zgjedhjëve kishte bërë një koalicion me PSHDK. Madje ai me shumë dëshirë e pranoj në qeverinë e tij zëvendëskryeministër turkun e besimit islam Fikrim Damka e pranoj me shumë dëshirë ministër shkaun ortodoks Nenad Rashiç, Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit – ja dha turkut të besimit islam Lulzon Jaxhiu, Ministrinë e Sportit – ja besoj romit me besim islam Blerim Gashani, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – ja besoj ashkaliut me besim islam Elbert Krasniqi, Ministrinë për Zhvillim Rajonal – ja besoj boshnjakut me besim islam Rasim Demiri, Zëvendëskryeministërin e parë dhe Ministrinë e Jashtëme ja beson shqiptarit me besim islam Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministrën e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – ja beson shqiptarës me besim islam Donika Gërvallës, Ministrinë e Financave –ja beson shqiptarit me besim islam Hekuran Muratit, Ministrinë për Familje shqiptarit me besim islam Andin Hotit, Ministrinë e Mbrojtjes – shqiptarit me besim islam Ejup Maqedoncit, Ministrinë e Punëve të Brendshme –shqiptarit me besim islam Xhelal Sveçla, Ministrinë e Shëndetësisë –shqiptarit me besim islam Arben Vitia,Ministrinë e Arsimit –do ta udhëheq gjysëm turku e gjysëm shqiptari me besim islam Hajrullah Çeku i cili dha prova të duhura sa ishte Ministër i Kulturës duke e rëfuzuar Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizrën,Minstere e Kulturës shqiptarën e besimit islam Saranda Bogujevci, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – shqiptarën e besimit islam Fitore Pacolli,Ministër i Bujqësisë – shqiptarë i besimit islam Armend Muja , Ministër i Infrastrukturës – gjysëm shqiptar e gjysëm ashkali me besim islam Dimal Basha, Ministre e Tregtisë – përfaqësusja e islamit politik, dhe koodinatorja me politikën e Beogradit- Mimoza Kusari Lila, e cila zëvënsoj të vetmën shqiptare të besimit katolik në qeverinë Kurti 2 –Rozeta Hajdari. Ministrinë e Ekonomisë – ja besoj shqiptarës me besim islam Artane Rizvanolli. Dhe siç shihet qartë nga emrat e këtij kabineti qeveritar të Kryeministrit te ri të Kosovës Albin Kurti se është një Qeveri më 21 Ministri ku bashkëjetojnë se bashku shqiptari islam me serbin ortodoks, shqiptari islam me turkun islam, shqiptari i besimit islam me boshnjakun e besimit islam, shqiptari i besimit islam me ashkaliun islam , shqiptari i besimit islam me egjiptianin islam.
Këtu në Qeverinë Kurti 3 të gjithë kanë vend pra një Qeveri multi kulti me koncepte lindore e aspak perëndimore,por vetëm shqiptarët e besimit katolik jo. Përmes këtij shkrimi i bëj thirrje PSHDK-së që të heq dorë nga nënçmimi dhe mos të pranojnë poste dytësore e tretësore të ndonjë zëvëndësministri sepse ka kohë që vëllezërit tanë të gjuhës dhe gjakut një pjesë e tyre jo të gjithë janë duke i trajtuar shqiptarët e besimit katolik si qytetarë të rendit të pestë apo të gjashtë. Ky diskriminim nuk është vetëm në qeverisje në Kosovë ku shqiptarët katolikë diskriminohën pafundësisht duke mos i hapur rrugën kuadrove profesionale që të gjejnë punë në Kosovë në pozicione shtetërore por duke i lënë pa punë me qëllim që ta marrin rrugën e mërgimit. Ky diskriminim bëhet edhe në diplomaci ku as për ilaq nuk e gjenë një ambasador shqiptarë të besimit katolikë nga Kosova në diplomacinë e Kosovës. Ishin tre të tillë dhe u larguan në mënyrën më brutale që të tre për faktin se politika e Kosovës ka kohë që udhëhiqet nga islami politikë siç është edhe kjo qeveri e re e Albin Kurtit me orientim lindor. Eh kjo na qenka toleranca e rreme fetare e shqiptarve që fatkeqësisht nuk po na del e tillë siç është proklamuar.
Por sidoqoftë pas çdo dimri të gjatë gjithmonë vjen pranvera. Shqiptarët e besimit katolik së bashku me vëllëzerit e gjuhës dhe gjakut nga besimi islam por që nuk ishin islam politik i kaluam 500 vjet robëri otomane, 100 vjet robëri sllave por qëndruam heroikisht dhe stoikishtë dhe nuk u dorzuam asnjëherë. Dielli shqiptarë lind në perëndim kurse Qeveria Kurti 3 është qeveri lindore dhe nuk ka të bëj aspak me perëndimin.Nëse deri më 4 mars 2026 nuk zgjidhet një President shqiptar me besim katolik nga Kosova atëherë shihet qarte se politika e Republikës se Kosovës është një politikë e cila është e orientuar nga vija politike Beograd-Stamboll-Moskë e jo në orientimin perëndimor Berlin-Bruksel-Romë-Washington.
Foto: Laura HasaniSubjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe, që ka përkrahjen e Beogradit zyrtar, ka mbajtur sot një takim të konsideruar urgjent me përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe përfaqësues të fushave të shëndetësisë dhe arsimit që financohen nga buxheti i Serbisë dhe funksionojnë nën planprogramin e Beogradit, të cilin shteti i Kosovës e konsideron si sisteme paralele.
Në fjalimin e tij, deputeti nga Lista Serbe, Igor Simiq, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike për unitet.
Ai ka thënë se fakti që po mbahet ky takim tregon se Lista Serbe është e gatshme të marrë përgjegjësi.
Po ashtu, ai u shpreh i gatshëm që të refuzojë ekstremizmit politikë dhe çdo formë tjetër ekstremizmi.
Në fund, ai i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen ndaj përfaqësuesve të Listës Serbe.
“Edhe kur bëhen manipulime dhe shtesa të ndryshme, unë ju bëj thirrje për unitet dhe bashkim serb, siç morëm mbështetje në këtë seancë nga përfaqësues të të gjitha partive politike. Fakti që e mbajtëm këtë seancë tregon se jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi. Ne jemi këtu së bashku me të gjithë, jemi me popullin. Të rrisim përgjegjësinë dhe të pajtohemi. Të refuzojmë ekstremizmat politikë dhe çdo formë tjetër ekstremizmi. Të përpiqemi të përmirësojmë pozitën e popullit serb. Sfida është e madhe dhe rruga nuk është e lehtë. Nuk kemi arritur gjithçka dhe nuk do të jetë e lehtë. Por këtë betejë po e zhvillojmë me vendosmëri dhe përkushtim, duke mbrojtur interesat tona si serbë kundër padrejtësive. Prandaj, shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që po jepni dhe për përkrahjen ndaj përfaqësuesve tanë”, ka deklaruar Simiqi. /teve1
Sot, ndërsa kthehesha nga puna për në shtëpi, dikush kish postuar një copëz nostalgjie nën vargjet e një kënge që dëgjonim dikur bankave të shkollës. E kërkova, e gjeta dhe e dëgjova të plotë, besoj shumëkujt i kujtohen këto vargje:
“Ja dhe shkolla po mbaron moj e dashura ime, të gjithë nxënësit bisedojnë si kanë dalë në mësime, vetëm ne të dy moj vajzë rrimë të menduar, si do t’ia bëjmë nuk e di o për t’u takuar…”
Dhe për disa minuta u ktheva shumë vite pas. U ktheva në kohën kur nuk kishim celularë, nuk kishim rrjete sociale, por kishim kohë për njëri-tjetrin. Kishim libra në duar, diskutime të gjata, bënim kurse gjuhësh e kurse muzike, luanim mbrëmjeve me kitarë dhe bisedonim me njëri tjetrit për ëndrrat. Dashuria nuk ishte projekt, as investim, as strategji. Ishte ndjenjë e pastër dhe e jetuar pa frikë se mos “humbnim kohë” e ajo na rrëshqiste nga duart.
Ne ëndërronim pa e lidhur jetën me paranë, gjë që sot as konceptohet më. Flisnim për poetë, për romane, për filozofinë, për të ardhmen tonë. Secili prej nesh kishte një vend të veçantë në jetën e tjetrit. Mblidheshim në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe qëndronim zgjuar gjithë natën duke biseduar. Kishim dëshirë të kuptonim botën, e jo ta konsumonim atë.
Brezi para nesh që e jetoi rininë në diktaturë, ishte brezi i legjendave për mua. Nuk kishin liri politike, as mundësi, as para, madje as rroba e ushqim. Kishin gjithçka të ndaluar, kishin frikën si rojtare e ëndrrave dhe ndëshkimin. Por njerëzit kishin etje të jashtëzakonshme për dije, art e kulturë. Librat e ndaluar lexoheshin fshehurazi, muzika e huaj dëgjohej fshehurazi po ashtu. Jetuan duke e ushqyer shpirtin vetëm me ëndrra dhe e ruajtën atë të paprekur nga monstruoziteti politik ku jetonin. E mbajtën gjallë mendimin e lirë brenda vetes, edhe kur jashtë nuk kishte asnjë hapësirë të vetme për të.
Sot jetojmë në kushte krejt të tjera. Askush nuk na ndalon librin, muzikën, fjalën. Por realiteti ka ndryshuar në një mënyrë tjetër që askush prej nesh nuk mundi ta ndalë. Fëmijët nuk rriten më me kitarë në duar, por me ekranin e telefonit ngjitur pas fytyrës. Bisedat janë më të shkurtra, pa bosht mendimi, pa filozofi jete, pa shpirt artistik, sa dhe gjuha po vdes ngadalë sepse askush nuk përdor më shumë se 300-400 fjalë. Endrrat shpesh maten me para dhe pushtet. Dashuria shihet si lojë, jo si nevojë e brendshme, jo si ushqim për shpirtin.
Pyetja që më lind vetvetiu është: si është e mundur që një brez që përballoi diktaturën dhe mungesën e lirisë totale arriti të ruajë një botë të pasur të brendshme, ndërsa ne, me gjithë mundësitë që kemi sot, po e humbasim atë thellësi? Si është e mundur që nuk po arrijmë t’u përcjellim të rinjve tanë të paktën një pjesë të asaj etjeje për dije, për art, për ndjenjë të sinqertë? Si është e mundur që brezat që u rebeluan në emër të ndjenjës, të lirisë, të ëndrrave, nuk ruajtën asgjë prej atij rebelizmi të shëndetshëm? Si ka mundësi që në të voglën tonë secili i theu prangat që diktatura deshi t’i vendoste shpirtit dhe po ato pranga ia vumë vetë vetes sot në kohën moderne të asgjësë?
Pra tashmë e kemi kuptuar se liria e jashtme nuk mjafton. Nëse njeriu nuk ruan thelbin, nëse nuk ushqen mendimin dhe shpirtin, gjithçka mbetet sipërfaqësore. Kam përshtypjen se asgjë që shkoi nuk do të kthehet më e njerëzit do të jetojnë të burgosur në mungesën e gjithçkaje të bukur që nuk do të vijë pse ne jemi shumë të zënë duke u bindur e duke shtuar vuajtjen e sakrificën, e nuk dimë të mendojmë më për asgjë tjetër veç tyre.
Në vitin 1901 ministria e arsimit grek dhe harta e saj e quante “Epirin” – “Shqipëri”, pikërisht sepse banohej nga shqiptarë. Ja se çtregon dokumenti: Sipas një “ankese” të organizatës greke “Elinismos”, e cila u themelua në Athinë në vitin 1892, për të përparuar qëllimet shoviniste greke, fjalori enciklopedik grek i vitit 1902, e paraqeste “Epirin” si shqiptar, sepse, sipas tij, ai banohej nga 180 mijë shqiptarë muslimanë, 110 mijë shqiptarë ortodoksë, dhe 25 mijë shqiptarë katolikë.
Në tërësi, sipas të njëjtit fjalor, “Epiri” banohej nga 350 mijë shqiptarë. Sipas ankesës përkatëse, e cila shërben dhe si provë e dokumentuar për mashtrimet greke, i shkrojtur nga organizata “Elinizmos”, e cila i drejtohet ministrit të arsimit dhe fesë së kohës, ato shifra janë të “çuditshme dhe kriminale”, madje i quan ato “komplot të ri kundër Epirit”.
Sipas dokumentit, ministria e arsimit greke, e vitit 1901 miratoi Hartën e Evropës dhe Kontinentin Grek, për përdorim për të gjitha shkollat greke, e cila, sipas tij, “është hequr tërësisht emri “Epirit”, duke u zëvendësuar me atë të “Shqipërisë”.
Në të vërtetë, ato vite Greqia nuk e kishte bashkuar të ashtuquajturin “Epir” ose jugun e Shqipërisë së kohës; kufijtë e saj fillonin në gjirin e Artës dhe shtriheshin gjatë maleve të Pindit dhe në lindje shtriheshin në jug të lumit Nestu, në Larisa dhe Kavalla, dhe ishte në përpjekjen e saj për ta përvetësuar dhe atë siç e përvetësoi…
Ndaj, ftojmë shqiptarët që banojnë në Greqi të gjejnë fjalorin në fjalë dhe të na i dërgojnë.