Votimi i Fatos Gecit, nuk ishte kundër UÇK-së, por kundër atyre që dyshohen për vrasje

Shkrime relevante

Muharrem Salihi: “Sot votova në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë, në vendlindjen time, për zgjedhjet parlamentare në Serbi”

Muharrem Salihu, Tupallë, Medvegjë ____ Te dashur miq, Sot votova në shkollën fillore “Zenel...

Mleçani…, nën dheun e kujtesës!

Alush Kryeziu, Mleçan, Malishevë MLEÇANI NËN DHEUN E KUJTESËS Një thirrje për të...

Diktatorat më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE

Ismet Hasani, Suedi ____ Diktatorët më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE   Shënim: 1....

Qëllimi i vëllait të serbo-çetnikut Vuçiç, është që sidomos fëmijët shqiptarë (rinia) të mos kenë të ardhme në atdheun e tyre

Aurel Desarioti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Të shkruarit thjesht e shkurt,...

Shpërndaj

VOTIMI I FATOSIT NUK ISHTE KUNDËR UÇK-SË, POR QËNDRIM PËR DREJTËSI
Reagimi mbi rezolutën dhe qëndrimin personal i Fatosit, përballë dhimbjes dhe humbjeve që ai vetë i ka përjetuar, është i qëlluar dhe i bazuar në përvojë të drejtpërdrejtë.
Votimi i Fatosit kundër rezolutës nuk ishte një qëndrim kundër UÇK-së, por kundër individëve të caktuar.
Në këtë rast, qëndrimi i tij lidhet drejtpërdrejt me Hashim Polarin i cili në proceset gjyqësore në Hagë është vërtetuar dhe argumentuar autor i Komunikatës nr. 59.
Kjo komunikatë ka rezoltua me pasoja të rënda dhe tragjike për familjen tonë.
Si pasojë e kësaj komunikate u vranë dy shokët tanë, Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku, si dhe u plagosën dy vëllezërit tanë. Po ashtu, u vra edhe miku i shtëpisë Xhafer Behrami së bashku me djalin e tij 18-vjeçar, ndërsa u plagos vëllai i Xhaferit, Jetullah Behrami. Gjithashtu, u vra edhe shoku ynë i pandashëm, Haki Imeri.
Këto janë plagë të hapura për familjet tona dhe për rrethin shoqëror, të cilat i kemi përjetuar drejtpërdrejt dhimbje të thellë,këte dhimbje e ka përjetuar edhe vet Fatosi.
Për neve, vendimi i Fatosit ka qenë i qartë dhe i qëlluar. Ai nuk ka qenë një votë kundër luftës apo kundër vlerave të saj, por një qëndrim kundër lirimit të Polarit dhe individëve të dyshuar për vrasje politike.
Fatosi ka treguar një qëndrim të pathyeshëm, burrëror dhe human. Ai nuk ka zgjedhur servilizmin, por ka qëndruar në anën e drejtësisë, që kërkon zbardhjen e së vërtetës.
Ata që e kritikojnë, sipas nesh, nuk e kanë përjetuar dhimbjen e humbjeve ashtu siç e kemi përjetuar ne, familja jonë dhe miqtë tanë.
Ne besojmë se drejtësia duhet të vihet mbi çdo emër dhe mbi çdo post. Dhimbja nuk harrohet, por kërkon përgjigje,të njajten përgjigjje kërkon edhe populli.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu