Kreu Blog Faqe 271

Organizata “Shqiptaria” i reagon islamistit Eman Rrahmani

0
KOMUNIKATË PËR MEDIA – ORGANIZATA SHQIPTARIA
____
Organizata Shqiptaria e dënon publikisht veprimin e deputetit Eman Rrahmani për ndryshimin e formulës zyrtare të betimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky nuk është akt simbolik dhe as devijim procedural i parëndësishëm. Është ndërhyrje në një akt kushtetues dhe përpjekje për ta zëvendësuar obligimin shtetëror me referencë fetare.
Betimi i deputetit nuk është deklaratë personale. Është kusht juridik për hyrjen në funksion publik. Teksti i tij është i përcaktuar në mënyrë të detyrueshme nga rendi kushtetues dhe Rregullorja e Kuvendit dhe nuk lejon asnjë shtesë apo modifikim. Shtesa “në ZOT” nuk ekziston në formulën zyrtare dhe, për rrjedhojë, betimi është dhënë në formë jo-valide.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 8, e përcakton qartë Kosovën si shtet laik dhe neutral në çështjet e besimit. Kjo nënkupton se institucionet publike nuk identifikohen me asnjë besim dhe funksionet shtetërore ushtrohen vetëm në emër të Republikës dhe të ligjit. Deputeti, në momentin e betimit, nuk përfaqëson bindjen e tij private, por autoritetin publik. Transformimi i një akti shtetëror në deklaratë religjioze cenon neutralitetin institucional të shtetit.
Screenshot
Nga pikëpamja juridike pasojat janë të qarta:
• betimi i ndryshuar konsiderohet betim jo-valid;
• pa betim valid mandati nuk aktivizohet ligjërisht;
• çdo ushtrim funksioni mbi bazën e një betimi të tillë është juridikisht i kontestueshëm.
Ky veprim përbën precedent të rrezikshëm: nëse formula e betimit personalizohet, rendi kushtetues relativizohet dhe funksioni publik vendoset mbi bindje individuale. Shteti juridik nuk funksionon mbi interpretim privat të normës.
Organizata Shqiptaria e konsideron këtë veprim si tentativë për futjen e elementeve të fesë në aktin formal të shtetit dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.
Ne i kërkojmë Kryetares së Kuvendit:
1. Të konstatojë pavlefshmërinë e betimit.
2. Të obligojë deputetin ta përsërisë betimin sipas formulës kushtetuese, pa asnjë shtesë.
3. Në rast refuzimi, të nisë procedurën për ndërprerjen e mandatit.
Nëse Kuvendi nuk vepron, Organizata Shqiptaria do të iniciojë procedura pranë Gjykatës Kushtetuese dhe çdo mekanizmi tjetër ligjor deri në përfundimin e mandatit të deputetit.
Republika e Kosovës qeveriset nga Kushtetuta dhe ligji.
Funksioni publik nuk betohet mbi besim, por mbi rend juridik.
Pa betim kushtetues të vlefshëm nuk ka mandat të vlefshëm.

“Dosje” e Sigurimit – edhe për Jusuf Gërvallën !

0
____
“DOSJE” E SIGURIMIT – EDHE PËR JUSUF GËRVALLËN
____
Rëndom, shërbimet sekrete shtetërore krijohen për të mbledhur informacione mbi armiqtë e rendit dhe të shtetit. Dosjet, në parim, hapen për persona që dyshohen për veprimtari armiqësore. Nuk kam informacion nëse në Shqipëri ka ekzistuar ndonjë ligj apo rregullore e posaçme për SIGURIMIN (emërtimi zyrtar: Drejtoria e Sigurimit të Shtetit), që përcaktonte qartë kriteret e hapjes së dosjeve. Por rasti i Jusuf Gërvallës ngre pikëpyetje serioze.
Nga disa “dokumente” të kësaj “dosjeje”, të cilat m’i dha një studiues, rezulton një përmbledhje shënimesh turlifare, më tepër në stilin e muhabetit të bjerrakohësve në kafehane sesa të një organi profesional sigurimi. Kjo bie në kundërshtim me bindjen time të mëparshme se këto materiale formuloheshin nga kuadro profesioniste, në konsultim me funksionarë të lartë të Sigurimit, të PPSH-së e të shtetit — nga krye-sigurimsi “kosovar” Ajet Haxhia e deri te diktatori Enver Hoxha.
Po sjell si shembull faksimilin (edhe të transkriptuar) të fletëve nr. 24–25, të titulluara “informacion”, me shënimin “sekret”, të datës 15 tetor 1980. Mjafton leximi i tyre që secili i interesuar të krijojë vetë bindjen për nivelin e këtij pseudo-informacioni.
Dokumenti nis me një informatë që pretendohet të jetë dhënë nga gazetari Bajram Kabashi, ish-koleg i Jusufit në “Rilindja”, gjatë një vizite në konsullatën shqiptare në Stamboll. Informata fillon me formulimin “Flitet se…”. Një raportim që mbështetet në “flitet se” nuk mund të përmbajë seriozitet profesional. Mungon data e takimit, mungon konteksti, mungon verifikimi. Duke e njohur profesionalizmin e Bajramit, është e vështirë të besohet se ai do të jepte një informatë në atë formë.
Edhe informuesi i dytë, Hasan Morina, paraqitet me të njëjtin model: hamendësime të bazuara në thashetheme.
“Informimi” i tretë, i kompiluar në ambasadën shqiptare në Paris, e thellon konfuzionin. Informatorit i fshihet identiteti dhe raportimi vjen përmes një bisede telefonike. Thuhet se Jusufi ka shprehur dëshirën për t’u strehuar e për të jetuar përgjithmonë në Shqipëri, nëse pranohej nga qeveria shqiptare. Edhe këtu kemi të bëjmë me transmetim indirekt, pa verifikim, pa dokumentim të drejtpërdrejtë.
Kulmi arrihet me (dez)informimin e katërt, nga Riza Salihu, i cili përmes telefonit me ambasadën në Vjenë shpif se “Jusuf Gërvalla është agjent i UDB-së”. Ironia tragjike është se vetë Riza Salihu më vonë dyshohet nga hetuesia gjermane si vrasës potencial i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës (17 janar 1982). Diplomatët në Vjenë e njihnin mirë veprimtarinë e Jusufit dhe relacionet e tij me Rizain që nga fundi i vitit 1979. Atëherë pse një telefonatë e tillë u përcoll pa filtër në Tiranë?
Edhe më shqetësuese është fakti që ky material, i datës 15 tetor 1980 — dhjetë muaj pas arratisjes së Jusufit — kaloi nëpër duart e Ajet Haxhisë, figurë me peshë në hierarkinë e Sigurimit, i atashuar edhe pranë Komitetit Qendror dhe Byrosë Politike, me qasje të drejtpërdrejtë te Enver Hoxha.
Ajet Haxhia ishte nikoqiri i Sabri Novosellës pas “arratisjes” së tij të simuluar në dhjetor 1979 — një operacion i organizuar nga krye-UDB-ashi Ibush Kllokoqi. Vetë Sabriu e ka lavdëruar Ajetin për mirëpritjen dy-mujore në Shqipëri dhe për koordinimin e transferimit të tij në Turqi. Është e arsyeshme të supozohet se Ajeti ishte i informuar për rrethin politik ku vepronte Jusuf Gërvalla (si kuadër i LNÇKVSHJ që e “udhëhiqte” Sabri Novosella) — ndoshta edhe për komplotin e mesnatës 14/15 dhjetor 1979, për të cilin Jusufi rrëfen në mënyrë tronditëse në letrën e 14 prillit 1981, dërguar Sabriut në Turqi.
PSE, atëherë, Ajet Haxhia nuk ndërhyri për të mos lejuar përfshirjen në dosje të këtyre broçkullave diskredituese?
(Dez)informuesi i pestë e zhvendos Jusufin në Belgjikë – një gënjeshtër e trash. Jusufi nuk ka qenë asnjëherë në Belgjikë. Procedura e azilit në Gjermani i zgjati deri në dhjetor 1981, kur iu lëshua dokumenti i udhëtimit (Reisedokument).
Edhe “kandidati 361”, i paraqitur si mik i afërt, bie në kundërshti faktike, duke pretenduar kërkesë azili të Jusufit në Belgjikë — gjë që nuk ka ndodhur kurrë.
Në përfundim, kjo “dosje” nuk dëshmon për profesionalizëm, por për një përzierje thashethemesh, transmetimesh të pakonfirmuara dhe shpifjesh. Ajo ngre një pyetje të rëndë: a ishte Sigurimi viktimë e dezinformatave, apo në majat e tij vepronin elementë që, me dashje apo padije, riprodhonin metoda më harbute se vetë UDB-ja në Jugosllavi?
Ky dokumentim, larg se të hedhë dritë, ofron mjegull. Dhe kjo mjegull, për një institucion që pretendonte të ishte syri vigjilent i shtetit, është aktakuzë më vete.
***
Në vazhdim transkripti i “informacionit”, të datës 15 tetor 1980, nga “dosja” e Sigurimit – për Jusuf Gërvallën:
[Fleta nr. 24-25]
SEKRET
Date 15.10.1980
INFORMACION
Nga te dhenat e grumbulluara per Jusuf Gervllen rezulton:
1. Bajram Kabashi nga Istogu, i cili eshte paraqitur ne perfaqesine tone ne Stamboll ka thene: “Flitet se shume nga ata qe kane [qene] ne liste per t’u arrestuar jane arratisur jashte shtetit. Une di te quajturin Jusuf Gervalla, shkrimtar, i cili ka ikur ne Gjermani. Jusufi me sa di une, eshte informuar se do te arrestohej pasi shkruante poezi e vjeresha, qe nuk u pelqente jugosllaveve”.
2. Hasan Morina nga Prishtina, paraqitur ne Stamboll ka thene: “Nga ata qe kane qene ne liste per t’u arrestuar eshte dhe Jusuf Gervalla, shkrimtar. Ai eshte arratisur ne Gjermani, por per kete ka dyshime sepse diten qe i kane bere kontrolle ne shtepi dhe ne qendren e punes UDB-a, po ate dite me tren Jusufi iku ne Gjermani, pasi atje ka vellan apo kusheririn dipllomat ne konsullaten jugosllave. Arratisja e tij flitet se duhet te jete e kurdisur nga UDB-a.”
3. Rezidentura e Parisit njofton se (shënim me dorë) “. Para dy muajsh nga Kosova eshte arratisur kosovari Jusuf Gervalla, personalitet ne rrethet kosovare. Jusufi ne Kosove ka bere propogande kunder regjimit titist dhe se UBD-a donte ta arrestonte. I vellai i Jusufit eshte arrestuar ndersa vete Jusufi eshte arratisur dhe sot ndodhet ne Gjermanine Perendimore bashke me familjen e tij”. I njejti b.p. me telefon njofton gjithashtu se: “Jusuf Gervalla qe eshte arratisur kohet e fundit nga Jugosllavia eshte shprehur se “kam deshire te shkoj ne Shqiperi per te punuar e banuar përgjithmonë, nese qeveria shqiptare me pranon”.
4. Kosovari Riza Saliu ka marre ne telefon ne ambasaden tone ne Vjene per te njoftuar se “Jusuf Gervalla eshte agjent i UDB-es. Te dhenat e tij mbi gjendjen ne Kosove nuk jane te verteta. Ai porositi qe ne takimet e ardhshme me te ne Gjermani te mos delet, sepse kunder shokeve tane mund te arganizohet ndonje provokacion”.
5. Beogradi nga nje vizitor ka mesuar: “Jusuf Gervalla ish-gazetar i “Rilindjes” tani eshte ne Belgjike. Jane hapur fjale se ai bashkepunon me forcat armike kunder Jugosilavise, si me zogistet etj., por kjo nuk eshte e vertete, ai eshte njeri pozitiv dhe u largua nga Kosova per arsye se e ndiqte UDB-a”.
6. Kandidati “361”, informon: “Jam shok i ngushte i Jusuf Gervalles, me te kam biseduar gjere e gjate. Ai ka shkeuar me makine shkrimi, shtypte trakte, etj. Po ashtu ka patur edhe materiale te ndryshme dhe vepra te shokut Enver. Ne kemi bere gjithe përpjekjet, qe gruaja dhe femijet e tij te niseshin ne Gjermani. Ata i nisem per ne Shkup dhe prej andej per ne Gjermani. Jusufi ka marre strehim politik ne Belgjike sepse gjermanet nuk bejne veprime te tilla. Tani ai banon ne Gjermani, ku ka edhe nje vëlla te tij ne pune. Kandidati ka edhe numurin e telefonit te tij dhe ka biseduar me te nga Sllovenia ne emer tjeter, do te bisedoje edhe me vone. Qe kur ka ikur Jusufi, njerzit komentojne ne menyra te ndryshme, disa thone se ky eshte patriot i vertete, kete mendim tha ai kam edhe une, kurse nje pjese thone qe ka qene i lidhur me UDB-en, sepse po te mos ishte kështu, jo kaq lehte Jusufi u kishte ikur nga arrestimi, po ashtu edhe gruaja dhe femijet e tij. Nje dyshim tjeter eshte edhe fakti qe edhe tani ai po jeton i qete ne Gj ermani.”
[Shënim (me shkrim dore): Këto të dhëna u shtypën, informacion i rregullt marrë shokut Ajet Haxhia.]
Pershëndetje…, Ibrahim Kelmendi,
____

Kjo është e vërtetë…. Në përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Stamboll isha kah tetori i vitit 1980. Atje isha me kusherinin tim Ramë Hysen Kabashi, që në atë kohë mirrej me shitblerje mallërash nga Turqia.

Gjatë atyre ditëve sa isha atje, kam ndejt tek nipi im Rexhep Çetinaj që atje ishte se “ kishte qenë i detyruar të shpërngulej prej tokës së shkaut” në Lubozhdë të Istogut.

Në shtëpinë e tij pushteti i kohës e kishte vendosë një familje emigrantësh nga Shqipëria. Në konsullatën e Stambollit isha sa më kujtohet me Idriz Pepajn, apo me një të afërm të Rexhep Çetinajt, nëse pas pothuaj 46 vitesh s’më ka lënë kujtesa…!

Rexhep Çetinaj, tashmë i ndjerë, ishte kategorik që të mos shkoja në konullatën e Republikës së Turqisë, që në fund kur e pa se do të shkoja, më tha: “A kaq i ri, dajë, je ba marak me hy në dorën e UDB-ës!”

Këtë vërejtje të tij, këtë klithmë mospajtuese të një njeriu të familjes, nuk kam me e harruar kurrë…!

Isha i ri atëhere, pak vite sa i kisha mbushë 20 vjet të jetës.

Pak më vonë prej 1 dhjetorit 1982 ia kam nisë punës në gazetën Rilindja, në fillim si gazetar praktikant.

Kjo “dosje” është sajuar në mënyrë bukur analfabete në shumë aspekte, sidomos në kuptimin e sajimit të saj.

Po të mos më kishte pyet personi i caktuar në atë konsullatë, une nuk do të kisha me folë fare për Jusuf Gërvallen, poezitë dhe veprën letrare të të cilit i kam lexuar me qef të madh, por që se kam takuar kurrë në jetë.

Prandaj, duke dashur t’i shmangesha përgjigjes pak më të plotë rreth Jusuf Gërvallës, që qysh në atë moshë ishte simbol i nacionalizmit modern shqiptar, për te thoja se “flitet se…”.

Kjo nuk është përgjigje profesionale e as kulturore, por të përgjigjesha më sakt, do të ndeshesha me pasojat e mundshme…!

Në vitin 1983 , pasi e vranë Jusufin në janar të atij viti, patën shkruar në gazetë për Jusuf Gërvallën si një “nacionalist e irredentist shqiptar” , që kishte qenë gazetar i saj nga Rubrika e Kulturës para se te arratisej nga Kosova .

Besoj që edhe ata që shkruanin ashtu për te…, rrenin dhe shtireshin…!

Nuk besoj kurrë që pjesa me e madhe e atij kolektivi se ka dashur dhe adhuruar këngëtarin dhe poetin e madhe lirik Jusuf Gërvallën.

Në atë konsullatë më patën pyet edhe për “shfrytëzimin ekonomik të Kosovës”, që nderlidhej me vizitën e Veselin Gjuranoviq, që atëhere kishte ardh për vizitë “në krahinë”, e që ishte kryetar i Kryesisë së RSFJ.

Atje kisha shkuar më së shumëti që të merrja libra për kulturen dhe historinë shqiptare, e ata më ngarkuen pa më pyetur edhe me vepra ideologjike që e lartësonin Enver Hoxhën e Shqipërinë , si dhe sistemin e saj socialist, që “…që lëshonte rreze buzë Adriatikut” .

Pas vitit 1990 kur isha në Shqipëri si reporter i gazetës Rilindja, e pashë mirë dhe shumë qartë rrëzimin ekonomik të Shqipërisë, aqsa ta merrte mendja se në vend ishte zbrazë mjerimi i botës!

Ishte një pamje që s’ke dëshirë për me e pa, ankime që s’ke dëshirë me i ndëgjue…, se jo vetëm që zhgënjeheshe por edhe e mallkon vetën për librat e realizmit socialist që i ke lexuar, ku Shqipëria paraqitej “muskuloze” dhe “fanar i njerëzimit…!”.

Për fat të mirë ato libra arrita t’i sillja në shtëpi pa pasoja për mua e Ramën, kusheririn tim, por e pava “që s’ka gjë prej asaj pune”, pos nëse isha bërë “merak” që të shkoje në burg.

Ato libra ndërkohë i pata groposë nën dhe në oborrin e shtëpisë dhe i pata nxjerrë prej dheut kur nuk dënoheshe më për propagandë “armiqësore”, qysh thuhej në atë kohë .

Ajo shkuarje në Stamboll asaj kohe, më ka kushtue bukur shumë ne jetë në gazetën Rilindja, se “UDB-a jonë” , me gjasë, ishte informuar prej dikujt për shkuarjen time aty.

Thjeshtë, kjo shkarravinë në formë “dosjeje” nuk më intereson fare.

Sidoqoftë, Ibrahim Kelmendi të falemnderoj që më pate njoftuat për të para gjashtë muajsh dhe kete e kam futë si pjesë të librit “Intervistë me vetveten”, ku të përmendi edhe ty.

Librin ta kam dërgue nga Prishtina.

Përndryshe, mua shumë më shumë më intereson se kush na shkruante “letra” dhe pse na shkruanin nga 17 nëntori 2000 mua e shkrimtarit Shefqet Dibrani , letërkëmbim provokativ që përfundoj ndaj meje me 23 nëntori 2000.

Me Shefqetin provokimi prej e-mailit në emrin e Bujar Bukoshit ka vazhdue…!

_____

Një sqarim për Ibrahim Kelmendin,

Komentin tënd e lexova me vëmendje të madhe dhe nuk e kuptoj se përse u dashka të përzihem aty ku s’më takon.

E dija pak se poeti e këngëtari Jusuf Gërvalla nuk është ndjekur “për shkak të letërsisë”, por për aktivitetin e tij atdhetar. 

Ibrahim Kelmendi, citon dhe komenton në këtë mënyrë: 

Po sjell si shembull faksimilin (edhe të transkriptuar) të fletëve nr. 24–25, të titulluara “informacion”, me shënimin “sekret”, të datës 15 tetor 1980. Mjafton leximi i tyre që secili i interesuar të krijojë vetë bindjen për nivelin e këtij pseudo-informacioni.
Dokumenti nis me një informatë që pretendohet të jetë dhënë nga gazetari Bajram Kabashi, ish-koleg i Jusufit në “Rilindja”, gjatë një vizite në konsullatën shqiptare në Stamboll. Informata fillon me formulimin “Flitet se…”. Një raportim që mbështetet në “flitet se” nuk mund të përmbajë seriozitet profesional. Mungon data e takimit, mungon konteksti, mungon verifikimi. Duke e njohur profesionalizmin e Bajramit, është e vështirë të besohet se ai do të jepte një informatë në atë formë.
Ibrahim, une nuk kam dhënë kurrfar informate aty…! Përndryshe, ajo përgjigje është dhënë prej meje , pa pretendimin se po jep ndonjë informatë. Une nuk kam qenë koleg i Jusuf Gërvallës në atë kohë e as më vonë, megjithëse isha lexues i veprës së tij. Atë nuk e kam takuar kurrë në jetë.  Pra, mos dysho fare, por dije se une kam folur ashtu vetëm pasi jam pyetur prej tyre, jo që kam dashur të flisja fare për Jusuf Gërvallën, se në vitin 1980 nuk isha gazetar…! 
Gazetar i gazetës “Rilindja” (si praktikant), qesh pranuar nga 1 dhjetori 1982.
Pra, Ibrahim, vetëm pasi u pyeta me ngulm prej tyre, kam thënë “flitet se…”. Nuk është kjo punë profesionalizmi a joprofesionalizmi, se nuk kam pasur dijeni se ka qenë ashtu apo kështu. Edhe po të isha i informuar saktësisht, do t’i ikja përgjigjegj së vërtetë, se nuk kam pasur asnjë nevojë të përgjigjesha “si patriot enverist”, se nuk kam qenë enverist , qysh kishte mjaft të tillë në Kosovën e asaj kohe .
Aty isha për t’i marrë disa libra, e jo për ta “informuar” këdoqoftë për këtë a atë person.
Pra, beso e mos dysho fare se pikërisht une e kam dhënë atë “informacion”, por si jogazetar.
Përndryshe , Ibrahim Kelmendi, le të angazhohet kushdo që t’i verifikoj këto që i paskam thënë, e që ti vërehet se dyshon kur thua, se, “Duke e njohur profesionalizmin e Bajramit, është e vështirë të besohet se ai do të jepte një informatë në atë formë.”
Po, une kam folur ashtu…, dhe kjo për mua se ka asnjë kuptim se nuk e quaj fare “informatë”, përpos që e shpalon paranojen dhe histerinë tonë “kolektive” të dikurshme për tjetrin, paranojë enveriste apo si të duam ta quajmë…!

 

***

Prandaj, i dashuri Ibrahim Kelmendi, të them se këto “të dhëna” që qenkan pjesë e një dosjeje enveriste për Jusuf Gërvallën, për mua se kan asnjë kuptim, se nuk dëshmojnë asgjë.

Ibrahim Kelmendi: 
Nga te dhenat e grumbulluara per Jusuf Gervllen rezulton:
1. Bajram Kabashi nga Istogu, i cili eshte paraqitur ne perfaqesine tone ne Stamboll ka thene: “Flitet se shume nga ata qe kane [qene] ne liste per t’u arrestuar jane arratisur jashte shtetit. Une di te quajturin Jusuf Gervalla, shkrimtar, i cili ka ikur ne Gjermani. Jusufi me sa di une, eshte informuar se do te arrestohej pasi shkruante poezi e vjeresha, qe nuk u pelqente jugosllaveve”.

Bajram Kabashi, më 12 shkurt 2026, Norvegji

Narges Mohammadi abuzohet në burg

0

FILE – Prominent Iranian human rights activist Narges Mohammadi is seen in a meeting on women’s rights in Tehran, Iran, on July 3, 2008. (AP Photo/Vahid Salemi, File)

Hans Rustad / Document.no

Komiteti Nobel thotë se ka marrë raporte se laureati i çmimit Nobel për Paqe Narges Mohammadi po keqtrajtohet në burg. Dikush do të mendonte se ajo ishte e mbrojtur nga statusi i saj ndërkombëtar, por kjo nuk ka rëndësi në klimën që mbizotëron në Iranin e sotëm.

Të shtunën, 53-vjeçari u dënua sërish me gjashtë vjet burg pasi u akuzua për kërcënim të sigurisë kombëtare. Përveç kësaj, ajo u dënua me një vit e gjysmë burg për “propagandë” kundër sistemit islamik të Iranit.

Komiteti i referohet dëshmitarëve okularë dhe dëshmive nga familja e Mohammadit që kanë thënë se laureatja e çmimit Nobel për Paqe u rrah dhe u godit me shkelma kur u arrestua. Ndër të tjera thuhet se ajo është goditur vazhdimisht me shkelma në bark dhe rajonin e legenit.

Kur u arrestua, ajo gjithashtu dyshohet se u tërhoq zvarrë në tokë nga flokët e saj në mënyrë që të merrte plagë të hapura në lëkurën e kokës.

“Pavarësisht gjendjes së saj kritike, ajo iu nënshtrua izolimit të zgjatur në një qeli pa dritare me ndriçim artificial të vazhdueshëm, dysheme të ftohta dhe shtrat të papërshtatshëm”, shkruan Komiteti Nobel.

Më parë, regjimi ka qenë i kujdesshëm në marrjen e jetës së njerëzve që vëzhgoheshin nga jashtë. Duket se tani kjo nuk ka më rëndësi.

Këtu përshkruhet gjithashtu zëri i grave të reja që bërtasin vazhdimisht nga dhimbja në burg, si dhe fakti që një gallatë në oborrin e ajrosjes përdoret për ngacmime psikologjike.

Komiteti Nobel gjithashtu kërkoi në dhjetor që Mohammadi të lirohej menjëherë.

Ajo u arrestua nga policët në veshje civile ndërsa merrte pjesë në një funeral për avokatin e të drejtave të njeriut Khosrow Alikordi.

Është e pasigurt nëse Mohammadi do ta mbijetojë burgun.

Megjithë problemet e rënda shëndetësore, si problemet akute të zemrës dhe lëndimet e jashtme, i mohohet kujdesi mjekësor dhe ajo i nënshtrohet hetimeve të rënda dhe ngacmimeve, sipas Komitetit Nobel.

– Ajo ka fikur disa herë, vuan nga tensioni shumë i lartë i gjakut dhe i është mohuar kujdesi i nevojshëm për tumoret e dyshuara në gjoks, shkruajnë ata.

– Komiteti është i tronditur nga këto veprime dhe përsërit se arrestimi i Mohamadit është arbitrar dhe i padrejtë. E vetmja e saj “shkelje e ligjit” është ushtrimi paqësor i të drejtave të saj themelore – liria e shprehjes, e asociimit dhe e tubimit – në mbrojtje të barazisë së grave dhe dinjitetit njerëzor, thuhet në njoftimin për shtyp, ku komiteti gjithashtu i kërkon Iranit të lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe të burgosurit e ndërgjegjes. (NTB)

Narges Mohammadi mishandles i fengsel

Portreti i Mërgimtarit, poezi nga Arif Ejupi

1

Arif Ejupi, Gjenevë

Portreti i Mërgimtarit

Poezi

Hapim tunele,
drejtojmë trena e autobusë.
Ndërtojmë ura, lidhim fshat e qytet,
suvatojmë pallate.

Jemi kuzhinierë
dhe lajmë pjata,
ashtu siç bën e gjithë bota.

Arsimojmë e edukojmë të rinjtë,
mbjellim lule në kopshte,
rrisim fëmijët.

Kemi djem e vajza të shkëlqyeshëm
në kimi, fizikë e matematikë.
Bëjmë inovacione në mjekësi e informatikë,
mjekojmë njerëz në spitale
dhe u falim dashuri.

Përfaqësojmë vende në sport e në këngë.
Kemi shpirt bujar,
solidarizohemi me ata që janë në vështirësi,
si në Kosovë, Iliridë, ashtu edhe në Shqipëri.

Shtrojmë sofra
e nderojmë miq.
Ruajmë gjuhë e kulturë.

Festojmë bashkërisht festat
dhe Ditën e Flamurit;
u këndojmë heronjve,
lavdisë dhe kujtesës kombëtare.

Jetojmë në mërgim,
por foletë i kemi atje
ku jetojnë gjyshërit, prindërit,
xhaxhallarët, vëllezërit, motrat e hallat.

Falna një grimë dashuri e respekt,
se nuk ua marrim as diellin,
as ajrin.

Në Kosovë, Shqipëri, Iliridë,
Preshevë e Ulqin
vijmë vetëm
për të zbutur mallin.

Me 11 shkurt 2026

“Kurti 3” apo “Republika e Tretë” e Albin Kurtit?!

1

Florim Zeqa

Fillim i mbarë i Legjislaturës së X-të filloj me betimin e deputetëve, vazhdoj me seancën konstituive të Kuvendit, përkatësisht me zgjedhjen e znj. Albulena Haxhiu për kryeparlamentare dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca e dytë e radhës pas disa orëve vazhdoj suksesshëm me zgjedhjen e ‘Qeverisë Kurti 3’, përkatësisht të votimit në Kuvend të kryeministrit dhe kabinetit qeveritar (pa votat e opozitës).

“Zajednica” e Isës dhe Hashimit, patate e nxehtë në duart e Albin Kurtit

Marrëveshjet ndërkombëtare për Asociacionin të viteve 2013 dhe 2015 të nënshkruara nga dy ish kryeministrat e Kosovës (Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa), janë marrëveshje të plotfuqishme ndërkombëtare. Na pëlqeu apo s’na pëlqeu “Zajednica” u projektua në Beograd, u nënshkrua në Bruksel dhe u miratua në Kuvendin e Kosovës!

Marrëveshja e parë, e 19 prillit 2013 e nënshkruar nga Hashim Thaçi është miratuar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. E dyta, e 25 gushtit 2015 e nënshkrruar nga Isa Mustafa, për shkak se Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues me shkelje të 23 neneve të Kushtetutës mbeti e pa aprovuar në Kuvend, megjithatë vlerëshmëria e saj mbetët e njëjtë tek ndërkombëtarët!

Edhe përkundër dëshirës së Isa Mustafës për ta shfajësuar veten për nënshkrimin e marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për “Zajednicën” apo Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), një gjë e tillë është e pamundur!

Albin Kurti me dëshirë do ta anashkalonte çështjen e Asociacionit në dialogun e Brukselit.

Obligimet ndërkombëtare në të cilat e kanë futur Kosovën qeveritë paraprake, jo ‘Qeveria Kurti 3’, por asnjë qeveri tjetër nuk mund t’iu ikë pa pasoja fatale për shtetin e Kosovës, për shkak se Kosova ka marrë zotime për zbatimin e marrëveshjeve të Asociacionit edhe në marrëveshjen e Washingtonit në fund të vitit 2020 mes Aleksandër Vuçiqit dhe Avdullah Hotit, dhe në Aneks Marrëveshjen e Ohrit të 19 Mars 2023, të cilën kryeministri Albin Kurti e kishte cilësuar si “njohje de facto” të Kosovës nga Serbia!

Të gjithë kemi të drejtë t’i bëjmë presion Albin Kurtit që të mos e pranoj Asociacionin, por këtë të drejtë nuk e kanë ish kryeministrat që e nënshkruan “Zajednicën” dhe as ish deputetët që e miratuan në Kuvend.

Agresioni politik i Serbisë ndaj Kosovës vazhdon edhe pas “Zajednicës”

Zajednica” nuk është OJQ, siq po mundohen ta minimizojnë rolin e saj liderët e dështuar politik të Kosovës. Zajednica shënon kurorëzimin e ndarjes etnike të territorit të Kosovës.

Për “Zajednicën” antikushtetuese, antishtetërore dhe antikombëtare e futur në marrëveshje ndërkombëtare, të miratuar nga deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës edhe pse nuk është fajtorë, Albin Kurti me prolongimin e kësaj çështje mund të bëhet përgjegjës për zgjatjen e vuajtjve të qytetarëve!

Na mbetët të presim përfundimin e dialogut me Serbinë, për ta nxjerrur konkludimin përfundimtar të shtetit të Kosovës; Republika e Hashimit, Republika me Zajednicën e Isa Mustafës apo Republika e Tretë e Albin Kurtit?!

Cila është ‘Republika e Tretë’ që e pretendon Albin Kurti?!

Ka më tepër se një dekadë që kur Albin Kurti e ka permendur ‘Republikën e Tretë’, të cilën e ka përseritur edhe më 07.09.2025, duke theksuar se Kosova ka nevojë për “Republikë të Tretë”.

Sipas Albin Kurtit, Kosovës i duhet një republikë për barazi sociale dhe për shtet të së drejtës. Ai ka thënë se kjo nuk nënkupton “një republikë të re” por një republikë “të rinuar e të përtrirë”, e cila frymon sipas idealeve përparimtare të rilindasve shqiptarë. “E kemi thënë disa herë që Kosova ka nevojë për një republikë të tretë, por jo si një republikë e shpallur në Kuvendin e saj prej 120 deputetë, pra jo si një republikë e re por si një republikë e rinuar, si një republikë e përtrirë, e cila frymon sipas idealeve përparimtare të rilindasve shqiptarë; që zemrën dhe mendjen i ka te demokracia dhe përparimi, sikurse edhe synimet gjeopolitike që i ka të drejtuara kah integrimet euro-atlantike, në rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.

Si do që të jetë, Kosova e humbi kot një vit për inate personale të liderëve partiakë. Është mirë që u arit ujdia për votimin në pako të pesë nënkryetarëve të Kuvendit për formimin e institucioneve të reja të Kosovës. Mbetemi me shpresën, se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me zgjedhjen e presidentit dhe vendi të merr të mbarën drejt zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit në rrugën drejt integrimeve ndërkombëtare

Dallimet midis luftërave lokale të viteve 1990-2000, sipas librit të Medlin Ollbrajt

1

Dilaver Goxhaj, Tiranë

(bazuar në librin ë znj. Madëlënë OLLBRAJT)

LUFTA ÇLIRIMTARE NË KOSOVË

DHE LUFTRAT TË TJERA NË BOTË NË VITET 1990 – 2000

(Bazuar në librin ë znj. Madëlënë OLLBRAJT)

Në 10-vjeçarin 1990 -2000 janë zhvilluar 14 luftra, thuajse të një madhësie të ngjashme dhe të njëkohëshme me Luftën në Kosovë, të trajtuara nga ish Sekretarja e Shtetit e SHBA-ve, zonja Medlin Ollbrajt.

  1. Në Somali kemi pas Luftë Civile (f. 172, 174, 179, 522-523). Është rasti i parë që hyjnë në konflikt paqëruajtsit me ushtrinë vendase. Viti 1993
  2. Në Ruandë – Luftë ndëretnike , Hututë me Tutsit. Viti 1993-1994,(f.180)
  3. Në Bosnjë – Luftë ndër-etnike dhe ndërshtetërore. V.1993, (f. 172, 214, 216)
  4. Në Kroaci – luftë ndër-etnike dhe ndërshtetërore, Viti 1991 – 1995, (f.216)
  5. Në Sudan – luftë civile 10 vjëçare, Viti1983 – 1993, (f.410)
  6. Në Zaire – luftë e forcave guerile dhe atyre ndërkombëtare, viti 1998, (f.410)
  7. Në Afganistan – Talebanët i imponoheshin popullit (f.423) dhe, ngaqë strehuan Bin Lan Denin– Viti 1979 – 2001 e në vijim, (f.430)
  8. Në Haiti – puç ushtarak dhe luftë civile. Viti 1994, (f.189-195)
  9. Në Slloveni – luftë ndërshtëtërorë. Viti 1991, (f.215)
  10. Në Kosovë – LUFTË CLIRIMTARE, Viti 1997 – 1999, (f. 441, 442, 447, 450, 480, 482).
  11. Në Ugandën e Veriut – Luftë Civile dhe ndër-etnike, ku Ushtria e “rezistencës së Zotit” (LRA), një luftë e frymëzuar nga Bibla por që nuk e njihnin Biblën, duke e shndëruar atë në luftë civile dhe luftë ndër-etnike, Vitët 1997 -1998, (f.519-520).
  12. Në Kongo – një grusht shteti ushtarak, Viti 1997, (f. 521).
  13. Në Writrw dhe Etiopi – Luftë ndërshtëtërorë, f., 410, 521-522, Viti 1998-2000
  14. Në Siera Leone – luftë për pushtet mdis Frontit të Bashkuar Revolucionar (RUF) kundër Qeverisë së Zgjedhur, Viti 1990 – 2000, (f. 522).

Nga këto 14 luftra, 4 prej tyre kanë ndodhur në Ballkan. Nga këto 14 luftra lokale, vetëm Lufta e UÇK-së ka qenë LUFTË ÇLIRIMTARE.

Ja dhe veçoritë e Luftës Çlirimtare në Kosovë, në raport me 13 luftrat e tjera të atij dhjetëvjeçari:

  1. Në kundërshtim me Somalinë, UÇK-në nuk e urrente populli, pavarësisht se propaganda e një armate civile e jashtëzakonshme pacifistësh, prej 800 mijë anëtarëve të LDK-së, po mundohej të fuste urrejtjen në popull kundër UÇK-së. Dhe e gjithë ajo propagandë, e mbështetur edhe nga Sërbia dhe shtetet aleate të Sërbisë, po mundoheshin të sakrifikonin jo vetëm UÇK-në çlirimtare por edhe një popull të tërë, vetëm e vetëm për të mbetur në pushtet LDK-ja, e themeluar nga Serbia. E megjithatë Lufta në Kosovë nuk u shdërrua në luftë civile; por nuk kaluam as edhe në luftë ndër-etnike, sikundër ndodhi në Ruandë, Bosnjë, Kroaci dhe në Ugandën e Veriut. Ky është një fakt që vendimi i marë në Rambuje dhe i sanksionuar në Rezolutën 1244 të OKB-së, për çarmatosjen e UÇK-së, është një nonsens i delegacionit tonë. Kur Jakup Krasniqi me Azem Sylen erdhen ne Kosove në SHP, ne intervalin midis dy seancave te Konferences se Rambujese, per gjoja te merrnin mendime se ciliduhej te ishjte kryesuesi i Qeveris se Perkohshme qe ua imponoi Ollbrajt, erdhi edhe Demaçi te nesermen me 28 shkurt 1999, dhe iu tha : “Mos e nenshkruani ate Marreveshje pa u hequr 10 pikat qe ua kam thene publikisht!. Dhe Jakup Krasniqi i tha: “Ne te zgjodhem perfaqesues politik, ne te perzeme. Dil jashte!”, dhe Demaçi ne 2 mars 1999 dha doreheqjen.

Delegacioni serb nuk e nënshkroi atë marrëveshje, duke mos dhënë përgjgje për armëpushimin, (për paqen), edhe pse ajo ishte tërësisht në favor të Serbisë! Me atë mosnënshkrim, Serbia donte të thoshte: lufta të mos vazhdonte dhe paqja të mos përfundonte(!) – as po as jo, as paqe as luftë! Një politikë mesatare. Domethënë – luftë! Ajo që i duhej Serbisë. Ai mosnenshkrim nga Serbia ishte demonstrim force kunder diplomacise nderkombetare.

Përmes asaj Marrëveshjeje të nënshkruar prej Delegacionit të Kosovës, popullit shqiptar në Kosovë dhe Ushtrisë çlirimtare të Kosovës nuk u kërkohej paqe me serbët, por nënshtrim ndaj Serbisë.

Kurse Shtabi i Përgjithshëm dhe e gjithë UÇK-ja nuk hoqën dorë nga çlirimi i Kosovës me luftë të armatosur. Nëse edhe SHP do ta pranonte atë Marrëveshje, Kosova mbetej pjesë e Serbisë. Por ishte SHP i UÇK-së që nuk e pranoi atë Marreveshje dhe kaloi në luftë guerile, duke iu kundërpërgjigjur Operacionit “Potkoi” të Forcave të Armatosura të Serbisë, që ajo e filloi 2 ditë pas nënshkrimit prej delegacionit tonë, më 20 mars 1999.

  1. Pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk ka qenë aspak problem për UÇK-në për të vendosur harmoninë ndër-etnike. Por ndodhi e kundërta, ishin kolonët serbë në Kosovë, të cilët i armatosi dhe i nxiti vetë Sërbija për atë qëllim, duke krijuar forcat paramilitare për krime dhe vjedhje. E megjithatë, porsa mbaroi lufta në Kosovë, ndodhi paradoksi, filluan të burgoseshin pjestarë të UÇK-së.

Edhe KFOR-in nuk e pengoi UÇK-ja për stabilizimin e vendit, por Sërbia dhe serbët, që kanë dashur dhe duan ta largojnë KFOR-in nga Kosova, pavarësisht se KFOR-i kundrejt UÇK-së muajt e parë të instalimit u suall sikur ne te ishim terrorista dhe jo aleatët e saj në luftën 78 ditore, 24 mars – 10 Qershor 1999! Por ne, masa e madhe e UÇK-së dhe populli vonë e mësuam se ishte vendosur në Rambuje çarmatosja dhe shuarja e UÇK-së çlirimtare, e cila u bë realitet në Marrëveshjen e Kumanovës, më 10 Qershor 1999. UÇK-ja dorëzoi jo vetëm armatimin dhe municionet, deri te fisheku i fundit, përfshi edhe uniformat (!), ndërsa Sërbisë agresore fashiste nuk iu muar as edhe një fishek dhe asnjë lloj ndëshkimi, si në asnjë rast tjetër të luftrave lokale në botë, si dhe ato botërore!

  1. Ne të UÇK-së nuk i kemi sulmuar në asnjë moment forcat paqëruajtse të KFOR-it, sikundër ndodhi në Somali, ndërkohë që KFOR-i, porsa të shihte nëpër rrugët e qyteteve apo fshatrave të Kosovës një ish-luftëtar të UÇK-së me uniformë, edhe pse i paarmatosur, e arrestonte gjithë arrogancë. Kjo u vërejt edhe në rastin e festimit të një vjetorit të çlirimit në Prishtinë, ku KFOR-i arrestoi të gjithë ata që manifestuan me uniformën e UÇK-së, edhe pse ishin të paarmatosur. Për të gjitha këto raste Komanda e UÇK-së (më pas TMK) ka reaguar me shkrim në Komandën e KFOR-it, (atë reagim e kam perpiluar une dhe e ka nenshkruar Agim Ceku), dhe na është kthyer një përgjigje e pakuptimtë për ne: “Është e vështirë t’i bësh në një mëndje 19 komanda të forcave të këtushme të NATO-s”.

Këto ishin sinjale se do të vinim në këtë pikë që jemi sot, ngaqë ka qënë planifikuar qysh në Rambujë që UÇK-ja të kalonte në Gjyq Ndërkombëtar, vetëm pse ajo guxoi dhe rrëmbeu armët dhe luftoi kundër FASHIZMIT SERB.

Por udhëheqja kryesore politike dhe ushtarake e UÇK-së është treguar sa e pa aftë aq edhe individualiste, që nuk ka mundur të dalë në këtë përfundim, jo vëtëm në Rambuje, por edhe kur arrestoheshin luftëtarët tanë pas mbarimit të luftës.

  1. Pas mbarimit të luftës, Ne, UÇK-ja, ishim për zgjidhje diplomatike të çështjes shqiptare lidhur me Kosovën dhe jo për çarmatimin e UÇK-së. Ndërkohë që vetëm gjatë bisedimeve të Udhëheqjes Politike dhe Ushtarake të UÇK-së me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin anglez Xhekson, në datat 18-20 qershor 1999, na u bë prezente se UÇK-ja nuk do të ekzistonte më si ushtri e rregullt, do të çarmatosej dhe shpërndahej, gjë që na e kishte mbajtur sekret udhëheqja politike delegate e UÇK-së në Rambuje, të cilën e pat sanksionuar edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB. Dhe u desh të na e lexonte atë vendim Gjenerali Xhekson, i cili përfaqësonte Komandën e NATO-s në ato bisedime. Natyrisht që e gjithë struktura e UÇK-së u zhgënjye totalisht nga udhëheqja politike e saj (Drejtoria Politike), si dhe u ndjemë të tradhëtuar nga NATO dhe OKB.
  2. Në Kosovë kishim një rast aspak të ngjashëm më Somalinë, Kroacinë dhe me Bosnjën, prandaj ishte e domosdoshme të aplikohej një zgjidhje krejt e veçantë, si për UÇK-në ashtu ëdhë për ushtrinë kapitulluese të Serbisë, por ja që ndodhi krejt e ndryshme me 13 rastet e tjera të sipërpërmendura gjatë luftrave te viteve ’90-të.
  3. Një veçori e jashtëzakonshme është fakti se nga ndërkombëtarët u bënë përpjekje për ta de-personalizuar Adem Jasharin, simbolin e Luftës për Çlirimin e Kosovës, simbolin e UÇK-së. Për të mos u njohur dhe bërë Adem Jashari Simboli i Lirisë për Kosovën, emri i tij dhe i UÇK-së nuk u përmënd jo vetëm në Marrëveshjen me shkrim në Rambuje, por edhe në asnjë rezolutë dhe në asnjë marrëvëshje midis udhëheqjes së UÇK-së dhe KFOR-it, si dhe në asnjë marrëveshje midis udhëheqjes së UÇK (TMK) dhe UNMIK-ut, madje Adem Demaci nuk u ftua në Parlament as edhe në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, dhe nuk u propozua nga asnje force politike edhe per deputet i thjeshte!

Dhe kjo bëri atë që: UÇK-ja, të mos trajtohej si USHTRI ÇLIRIMTARE, por sikundër sot në Hagë, një “ndërmarrje e përbashkët terroriste”, sikundër theksohet edhe në Pikën 35 të akt-akuzës ndaj saj prej Prokurorisë së Gjykatës Speciale, me qëllim që të mos cilësohemi si Ushtri Çlirimtare të moralshme.

Madje, edhe Përfaqësuesi Special i OKB për Kosovën, z. Bernard Kushner, kur shkoi në Prekaz nuk e përmendi fare emrin e Adem Jasharit si komandant Legjendë të UÇK-së, por vetëm familjen e tij, edhe pse deklaroi: “nëse do të kishte ndonje çmim Nobël për sakrifica të tilla familjare, kjo familje do të merrete çmimin Nobël”, si dhe shprehjen kapitale: “Shtëpitë e djegura në Drenicë ngriheshin si dëshmitarë të tmerreve. Mesazhi që ato japin është i qartë: Në Kosovën e çliruar më forcat e veta, pushteti i përket UÇK-së dhe askujt tjetër.” (“Luftëtarët e paqes”, Tiranë 2004, f.102). Po kujt ia tha?!

Në unison më këto organizma anti UÇK ka qenë partia e LDK-së dhe kryetari i saj që nuk e përmendi asnjëherë Adem Jasharin si simbol të Lirisë së Kosovës, por përkundrazi, shpallën “Komandant Lëgjendar” kolonelin shqiptar kolaboracionist të Ushtrisë Jugosllavë, Tahir Zemën, të cilin e dërguan në Junik, më 23 qershorin e vitit 1998 me 23 oficera dhe 112 ushtarë, më detyrë që të ndeznin luftën civile në Kosovë midis FARK-ut dhe UÇK-së; por falë vendosmërisë dhe pastërtisë atdhetarë të Komandantit të Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinajt, dhe Shefit te Shtabit të Prgjithshëm të UÇK, kolonel Bislim Zyrapit, Tahir Zema e pa të pamundur shpërthimin e një lufte të tillë civile, dhe u largua nga lufta në fillim te shtatorit 1998. Por si u largua? Duke ia dorëzuar policisë serbe gjithë armatimin që ishte blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë të Kosovës, përmes Fondit të 3% të Qeverisë së Kosovës në Ekzil.

Rugova nuk shkoi kurrë në varrezën e Adëm Jasharit dhe 58 Jasharajve të tjerë, për të vendosur qoft edhe një lule, ndërsa LDK edhe sot nuk e përmend Adem Jasharin si Komandant Legjendar të UÇK-së, pasi, duke de-personalizuar atë, mendojnë se do të de-personalizojnë edhe UÇK si Ushtri Çlirimtare, si dhe luftën tonë, për të mos e quajtur Luftë Çlirimtare; por, sikundër e cilëson edhe akt-akuza kundër UÇK: “Një organizatë e mirëstrukturuar terroriste”. Dhe të gjithë dëshmitarët e mbrojtur dhe të fshehtë të kësaj Gjykate, nuk është rastësi që janë anëtarë ose simpatizantë të LDK-së.

  1. Edhe largimi nga radhët e UÇK-së dhe mos ri-emërtimi me punë në TMK, pothuaj i të gjithë kuadrove luftëtarë e komanduese të formacioneve të UÇK, të të gjithë niveleve, ka qënë dhe është për t’i de-personalizuar të gjithë ata: nga çlirimtarë, në terroristë. Madje edhe më pas, duke ua ndaluar nga Qëvëria e Vetëvëndosjes, më në krye Albin Kurtin, shpërblimin që ka vëndosur Parlamenti i Kosovës për veteranët, ky është qëllimi: që të de-personalizohet UÇK-ja si Ushtri Çlirimtare, dhe lufa e saj si luftë terroristësh. Dhe me këtë vendim Qeveria Kurti kërkoi t’u thotë ndërkombëtarëve, se qveria e komanduar prej tij nuk ka asnjë lloj lidhjeje me UÇK-në.
  2. Vëndimi i marrë në Rambuje për çarmatosjen e UÇK-së, dhe jo dënimi i Sërbisë dhe i ushtrisë së saj agresore, e cila kish bërë dhe bënte masakra, ka qenë vendim i paramenduar dhe i paravendosur nga shtetet nismëtare të mbledhjes në Rambuje (Francë, Angli, Itali), pas të cilit fshihej qëllimi që UÇK-ja, me mbarimin e luftës të shpallej ushtri tërrorise, dhe lufta e saj si luftë e padrejtë, me paramendimin absurd se, po te mos-çarmatosej, ajo, si “ndërmarrje e përbashkët terroriste”, do të ndeshej me KFOR-in. Këtë bindje e kanë pasur ngaqë kështu u thoshte mikesha e tyre Serbi, dhe shërbëtorja e saj shqiptare, LDK-ja 800 mijë anëtarëshe e udhëhequr nga Ibrahim Rugova.

Por falë znj. Medlin Ollbrajt e cila vendosi në atë Marreveshje të Rambujesë një pikë shtes, ku thuhet: “Tre vite pas nenshkrimit te kesaj marreveshjeje, në Kosove te kryhet referendumi per të vetvendosur populli ne Kosove”, por asnje prej anetareve te atij delegacioni te Kosves edhe sot nuk e kane kerkuar ate referendum.

  1. Në Rambuje si dhe ne Rezolutën 1244, bazuar në Marrëveshjen e Rambujesë, është vendosur çarmatosja e UÇK, edhe për faktin se, duke qenë të bindur se UÇK-ja nuk vetë-çarmatosej pa u larguar edhe ushtari i fundit serb nga Kosova. Ky vendim, ndoshta duhet të jetë marrë, ngaqë vendimmarrësit ndërkombëtarë kanë qenë të mashtruar prej propagandës etiketuese të UÇK-së si “ndërmarrje terroriste” ”enveriste”, “leniniste”, “marksiste” etj, të shpallura dëndur nga LDK-ja; dhe është kjo propagandë që ka krijuar tek organizatorët e Marrëvëshjes së Rambujesë (Angli, Francë e Itali) bindjen se edhe UÇK-ja do të përplasej me armë me KFOR-in, sikundër pat ndodhur në Zaire më 1998. Kjo, ngaqë ata nuk e dinin se cili ka qenë objektivi i UÇK-së, sepse Rugova, LDK-ja dhe Sërbia nuk e kanë dashur dhe nuk e duan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sikundër e theksonte UÇK në Formulën e betimit të saj.

Bazuar në këtë mosdashje edhe nga Fuqitë e Mëdha Europjane në Rambuje, e ritheksuar edhe në Rezolutën 1244, Kosovën e kanë lënë pjësë të Serbisë, më dy qëllimë:

a). Në rastin e tërheqjes së KFOR-it, t’ia linin Kosovën në dorë Serbisë, me “argumentin” se gjoja kishim të bënim me një konflikt të brendshëm të saj, ndër-etnik, sikundër ishte ai në Kroaci, në Ruandë, në Bosnjë e në Ugandë, prandaj dhe e zgjatën 2 vite arrestimin e Sllobodan Millosheviçit;

b). Që Kosovës të mos i krijohen kurrë kushtet për bashkimin e saj me Republikën e Shqipërisë.

  1. Është edhe një paradoks interesant: Në Somali, OKB-ja nuk pranoi të bëntë çatrmatosjen e Milicisë, ndërsa për Ushtrinë Clirimtarë të Kosovës u vendos si ne Rambuje edhe në OKB çarmatosja e saj, në vend që të çarmatoseshin të gjitha forcat e ushtarake e paramilitare të Sërbisë që luftuan për vrasjen, djegiet dhe përdhunimet që bënë në Kosovë, të cilat kishin hapur 530 varre masive të mbushura me kufoma shqiptarësh!

Mos vallë ky eleminim i UÇK-së, me mbarimin e luftës, ndoshta duke pasur parasysh mësimin e nxjerrë nga Bosnja dhe Somalia, që OKB të mos quheshin dështakë edhe në Kosovë, ndoshta ishin të bindur se UÇK nuk do të vetëçamatosej?!

Këtë gjë na e përforcon edhe fakti që pse SHBA të nuk lejojnë që Përfaqësuësi Special i OKB në Kosovë, dhe as Komandanti i KFOR-it të jenë amerikanë, vetëm e vetëm se angazhimi I NATO-s me aviacion kundër Serbisë u bë me imponimin e SHBA, në kundërshtim edhe me Këshillin e Sigurimit edhe me Parlamëntin e BE-së.

Ndoshta kjo edhe për faktin, se duan që OKB-ja të dështoi, sikundër dhe ka dështuar de fakto, ngaqë nuk e kanë parashikuar se udhëheqja politike e Kosovës, si ajo pacifiste edhe ajo e dalë nga radhët e UÇK-së, do të hiqnim aq shpejt dorë nga pretendimi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, edhe pse ishin betuar kur ishin reshtuar në UÇK. Prandaj edhe Hashim Thaçin dhe gjithë të tjerët që janë sot në këtë Gjykatë Speciale, populli i braktisi kur u arrestuan, si hakmarrje ndaj prapësive të tyre dhe të shumë kuadrove të larta komanduese të UÇK pas lufte, të cilët u sulën për pasuri, pushtet e lavdi në kundërshtim me normat demokratike e ligjore. Dhe, të gjitha këto vëprime antiligjore nga ish këta drejtues të lartë të UÇK, kanë ardhur edhe si rrjedhojë e paaftësisë së UNMIK-ut dhe KFOR-it për të vendosur shtet juridik në Kosovë edhe sot e gjithë ditën.

  1. Gjithashtu OKB dhe NATO-ja kanë pranuar çarmatosjen e UÇK ndoshta se i janë trembur edhe ndonjë përplasjeje të KFOR-it me grupe te indinjuara të UÇK-së, sikundër ndodhi në Somali: ushtria vendase me paqeruajtësit, prandaj ndoshta SHBA nuk kanë pranuar të marrin drejtimin e Komanduës të KFOR-it.

Madje, ka gjasa që edhe sot KFOR-i t’i trëmbet ndonjë rebelimi të tillë, si rrjedhojë e vëprimeve jo-ligjore të kësaj Gjykate Spëciale e Njëanshme kundër ish-pjestarëve të UÇK-së, prandaj kjo Gjykatë dhe Prokuroria e saj Speciale arreston cilindo ish-pjestar të UÇK që bën kritika nda KFOR-it si dhe ndaj kësaj Gjykate Spëciale anti-UÇK, të cilët kanë krijuar bindjen se kjo Gjykatë po sillet në mënyrë të padrejtë ndaj UÇK-së dhe gjithë pjestarëve të saj.

  1. Lufta në Kosovë ka një meritë të jashtëzakonshmë dhe shumë të ndryshme edhe nga ajo çka ndodhi në Ruandë, ngaqë në Kosovë lufta nuk u shpërthye kundër pakicës kolonizuese sërbe, edhe pse kishte pushtetin kolaboracionist, por, përkundrazi, lufta e UÇK-së u orientua kundër shtetit pushtues, kundër Serbisë, kundër policisë dhe Ushtrisë së saj në Kosovë. Kjo bëri që Lufta Clirimtare në Kosovë të mos merrte asnjë tipar të luftës civile apo të luftës ndër-etnike; dhe ky fakt rrëzon çdo lloj “argumenti” se ne, UÇK-ja, jemi ushtri rrebele, apo terroristë, sikundër na akuzon Gjykata Speciale e imponuar e Kosovës, apo çdo lloj epiteti tjetër që na ka etiketuar LDK-ja dhe Sërbia gjatë periudhës së asaj lufte çlirimtare, por edhe sot kundër LPK-së.

Si rjedhojë, UÇK-ja ishte dhe është vetëm dhe vetëm Ushtri për Çlirim Kombëtar, dhe jo thjeshtë një ushtri luftëtarësh të indinjuar për një padrejtësi të çfarëdoshme kundër shtypjes qeveritare. E themi këtë me bindje të plotë, pasi nuk mund të gjesh as edhe një rast gjatë gjithë periudhës 2 vjeçare të asaj luftë çlirimtarë, që formacione të UÇK-së, qoftë edhe individë të saj, të kenë sulmuar qoft edhe një civil serb që janë banorë të Kosovës, apo edhe thjeshtë civila shqiptarë pse ishte sërbofilë (kolaboracionistë). Këto janë fakte konkrete.

  1. Që lufta 2 vjeçare e UCK-së nuk ishte as luftë civile dhe as luftë terroristësh e vërteton fakti që NATO-ja u angazhua krahas saj me aviacion, (ndryshe do të na kishte goditur edhe neve po të ishim terroristë), dhe ditën e kapitullimit të Serbisë edhe më forca tokësore, jo për të ndaluar zjarrin midis UÇK dhe Ushtrisë pushtuese Sërbe, apo midis UCK-së dhe policis Serbe, por për largimin e gjithe forcave të armatosura serbe që ishin në Kosovë, që do të thotë, se kishim të bënim me një luftë për çlirim kombtar, prandaj dhe NATO ka qenë më se e ndërgjegjëshme se ushtria serbe ishte ushtri pushtuese, dhe ne aspak ushtri terroriste, apo luftë civile.

Kjo është një veçori tjetër e luftës tonë clirimtare, 1997-1999. Pra, armëpushimi nuk varej nga dëshira se kishim të bënim me dy palë ndërluftuese të brëndëshmë në Kosovë, por midis një palë të brëndshmë autoktone, që ishtë UÇK-ja, dhe një pale të jashtme, që ishte Sërbia okupatore.

  1. Gjithashtu, kemi edhe një veçori tjetër, që NATO, në rastin e luftës sonë, nuk erdhi si forcë paqeruajtëse, që të ruante asnjëanësinë, (sikundër është sot Gjykata e Njëanshme Speciale), nuk erdhi që të mos merrte anën e njërës palë “të brendshme”, (sepse palët nuk ishin të dyja palë të brendshme), sikundër është parimi i forcave paqeruajtse, por erdhi për të siguruar moskthimin në Kosovë të palës së jashtme pushtuese, erdhi për mos ardhjen përsëri të Serbisë me forca ushtarake për të ripushtuar Kosovën.

Po mundët ma kundërshtoni nësë nuk është kështu.

Dhe këtë e vërteton fakti që NATO-ja, prej datës 24 mars 1999 u bë aleate me palën e brendshme, me palën që luftonte për çlirim kombëtar (UCK), kundër palës së jashtmë pushtuese, duke bashkëvepruar në këtë rast me forcat e UÇK-së.

Këtë gjë e theksoi edhe Komandanti i Përgjithshëm i NATO-së, Gjenerali Uesli Klark, në Telegramin e Falënderimit dhe mirënjohjes që i dërgoi Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, më 10 qershor 1999, duke na thënë me shkrim: “Bashkëveprimi më i mirë i NATO-s në historinë e saj 50 vjeçare”, që do të thotë se UÇK-ja ishte një ushtri e rregullt, me tiparet e plota si e tillë, dhe të tilla i pati edhe funksionimin gjatë zhvillimit të luftës prej saj. Me këtë shprehje, Uesli Klark e rendit UCK-në të barabartë me çdo ushtri përbërëse të saj, duke na dhënë sot të drëjtën të shprehemi, se bashkëveprimi i UÇK-së ka qënë në nivël edhe më të lartë se i ushtrive të tjera shtetërore anëtare të NATO-s gjatë stërvitjeve në 50 vitete e ekzistencës së saj, pavarësisht se më pas nuk është përmendur një gjë ë tillë, është heshtur, më qëllim që të mos quhej lufta jonë LUFTË CLIRIMTARE, një luftë e vërtëtë për pavarësi, por thjeshtë një lloj ndërhyrjeje për qëllime humanitare. Por ja që kodi i Nderit të Ushtarakut e urdhëroi Gjeneralin Klark të thoshte të vërtëten për UÇK-në.

  1. Më lejoni t’ju kujtoj së në Ruanda trupat Belege nuk u angazhuan në luftime të brendshme, ngjashëm sikur të vepronin forcat territoriale kosovare të Krahinës Autonome në Kosovës kundër forcave të UCK-së, prandaj lufta në Ruandë u quajt se ishtë konflikt dhe jo luftë, pasi “Konflikti është një formë e luftës kur ekziston gjëndja e veprimeve luftarake brënda një popullsie dhe zone të caktuar gjeografike”, ndërsa në Kosovë patëm “Luftë të përgjithshme, nga që luftohej për mbijetesë kombëtare, duke iu imponuar armikut vullneti i UÇK-së që ai të largohëj nga Kosova”, bazuar edhe në përkufizimet e theksuara nga “Doktrina Taktike e NATO-s për forcat tokësore” (Pjesa e Dytë, Spektri i Konflikteve, 0104, Kushtet Specifike)
  2. Në krahasim më luftën në Ruanda, ku kishim dhunë etnike, emisionet e radios kontrollohëshin prej tyre, ngjashëm sikur në Kosovë t’i kontrollonin forcat territoriale të Kosovës, por në Kosovë të gjitha mediat ishin të kontrolluara nga Sërbia, të cilat e nxitnin jo vetëm popullsinë serbe por edhe atë shqipatare kundër UÇK-së, ndërkohë që UÇK-ja nuk pati as qeveri që ta mbështeste UÇK-në, as radio apo televizion dhe as media publike shteterore të shkruara; madje, edhe kur vetë UÇK-ja ngriti një radio të saj, në Janarin e vitit 1999, në një prej zonave të saj të lira, jo vetëm që e kishte aktive me orar shumë të reduktuar, si dhe nuk dëgjohej në gjithë territorin e saj, por nuk bëri asnjë lloj thirrjeje për të nxitur popullsinë shqiptare “t’u pritej koka popullsisë pakicë sërbe” në Kosovë, sikundër nxisnin fshatarët HUTU t’u pritej koka pakicës TUTSIVË në Ruandë. Madje tek ne ndodhi e kundërta, pakica serbe dhe shteti Serbisë jo vëtem që bënin thirrje të tilla kundër popullsisë shqiptare, më qëllim që ne ta ndryshonim karakterin e luftës sonë, nga një luftë çlirimtare e një populli (element federative si Krahinë Autonome) të pushtuar kundër një shteti pushtues, sikundër ishtë Serbia; si rrjedhojë, lufta jonë pati karakterin e një lufte nacional-çlirimtare; ndërsa Serbia dhe pakica serbe në Kosovë, përveç vrasjeve masive pa dallim moshe dhe gjinie, bënë edhe shpopullim me dhunë të popullisë autoktone mijëravjeçare shqiptare, e cila përbënte 92-93 % të gjithë popullsisë në Kosovë, dhe këtë shpopullim Serbia e ndërmori kur u bindën se ne si UÇK nuk e ndryshuam aspak karakterin e luftës për mbijetesë kombëtare, të luftës çlirimtare, dhe e mbajtëm vijimisht të tillë, luftë dhe aspak konflikt të armatosur midis banorëve etnikë të Kosovës dhe banorëve kolonë sefrbë të ardhur në Kosovë.
  3. Një tipar tjetër i luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës është fakti se ajo, as nuk planifikoi dhe as kreu vrasje ndaj opozitës shqiptare në Kosovë (LDK), sikundër ndodhi në Sudan, Haiti dhe Somali, edhe pse opozita shqiptare në Kosovë propagandonte kundër Ushtrisë Clirimtare të Kosovës,(UÇK-së), vëçanërisht me gazetën e saj të përditshme me 24 faqe, “Bota sot” , e cila botohej si në Kosovë, Tiranë ashtu edhe në Perëndim; madje nuk ka as edhe një vendim të strukturave komanduese të UCK-së për të vrarë qoftë edhe një pushtetar të komunitetit serb apo kolaboracionisti në Kosovë; dhe, ngaqë ne si UCK nuk e devijuam në këtë rrugë luftën tonë, atëhere Serbia, në bashkpunim me kolaboracionistëtët e saj, si dhe me agjentët e fshehtë të saj në radhët e UÇK-së, tentoi të vriste shqiptarë kolaboracionistë, me qëllim që më pas t’ia atashonte UÇK-së këtë lloj krimi, sikundër po e akuzon aktualisht në këtë Gjykatë me 62 dosjet ë dorëzuara nga Serbia, por, falë Betimit tonë Ushtarak, u treguam shumë të kujdeshshëm dhe nuk ramë në këto gracka të Serbisë.

Ne e kishim mbledhur top mendjem tonë, se me kolaboracionistët do të merrej drejtësia e pushtetit të popullit që do të delte pas luftës prej votës së lirë të popullit. Mirëpo, kolaboracionistët shqiptarë, për t’i shpëtuar këtij gjyqi të pas luftës, bashkë më agjentët sërbë në radhët e popullsisë dhe të forcave politike shqiptare, nxitën OKB-në si dhe BE-në që të shpiknin 6 Standartet për Kosovën, si dhe nuk lejuan të zhvillohej refendumi, i cili u vendos në Rambuje më nismën dhe këmbënguljen e zonjës Medlin Ollbrajt, REFERENDUM i cili do të zhvillohej tre vite pas mbarimit të luftës, (shih Kapitulli 8, pika 3 e Marrëveshjes në Rambuje). Dhe këto manovrime u bënë më qëllim që të kalohej sa më shumë kohë që kolaboracionistët të mos delnin para gjyqit të popullit si tradhëtarë dhe të mos dënoheshin sikundër edhe nuk është dënuar asnjë i tillë, edhe pse ishin me mijëra, si dhe të mos kryhej REFERENDUMI popullor.

Për këtë qëllim Franca angazhoi, për fatin tonë të keq, edhe shkrimtarin e shquar shqiptar me reputacion ndërkmbëtar, zotin Ismail Kadare, i cili i bëri katër herë thirrje popullit shqiptar në Kosovë që t’i falte bashkëpuntorët e shërbimeve sekrete serbe të dalë nga radhët e opozitës shqiptare.

  1. Neve të UÇK-së na kanë quajtur e na quani edhe ju si Gjykatë Speciale, ‘radikalë’ sepse u kanë thënë dhe u thonë militantët e opozitës pacifiste shqiptare të LDK-së, që BE-ja i quan të moderuar ngaqë janë si plastelinë në duart e të huajve që e urrejnë kombin shqiptar. Dhe, ngaqë na quajnë “radikalë”, kanë krijuar bindjen se mos rebelohemi dhe vrasim këta gjoja të moderuarit pacifistë, ish-kolaboracionistët, pasi kështu i leverdis Serbisë, LDK-së dhe aleatëve të saj, me të vetmin qëllim: që të kenë tërë jetën pushtetin në duart e tyre; se, po ta marrin pushtetin çlirimtarët idealistë dhe jo të korruptuarit, jo vetëm që do të kërkojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sikundër ishte edhe formula e Betimit të UÇK-së, por edhe do të nxjerrin para gjyqit kolaboracionistët. Prandaj dhe ata (82 deputetë) e miratuan me të dy duart Gjykatën Specialë Ndërkombëtarë kundër Ushtrisë Clirimtarë të Kosovës, si ata edhe deputetët ish-luftëtarë, por të korruptuar.
  2. Në Kosovë UNMIK-u u vendos pas mbarimit të luftës së armatosur dhe pas largimit të çdo lloj force sërbe dhë të ish-pushtëtarëvë të saj në Kosovë, edhe pse nuk patëm ekzistencë të dy palëvë konfrontuesve të brëndsahmë, sikundër patëm në Somali dhe në Ruandë, të cilat i trajton hollësisht zonja Ollbrajt. Si të tillë, nuk kish psë të vinte KFOR-i nëpër qytetet e Kosovës. KFOR-i duhej të vendosej thjeshtë si forcë kufitarë, ngaqë nuk kishim të bënim më me një paqë që duhej ruajtur, sikundër ishte rasti në Ruandë (f.186), pasi ne nuk kishim pasur konfrontime me pakicën civile serbe banorë të Kosovës, që nuk pëbën më shumë së 3% e gjithë popullsisë së Kosovës, ndërsa në brendësinë e Kosovës duhej të isht forcë ushtarake vetëm UÇK-ja e shndërruar në MILICI, si dhe pushteti të delte nga votimi i lirë i popullit.

20.Nga ana tjetër, ne nuk u kishim shpallur luftë qytëtarëvë dhe fshatarëvë të kombësisë sërbe në Kosovë, përkundrazi, në i kishim shpallur luftë Sërbisë si shtet pushtues, por, përkundrazi, ishin qytetarët pakicë sërbë në Kosovë, të cilët, të nënshtruar nga Sërbia, rrëmbyen armët kundër popullsisë shqiptare. Ky veprim i tyre çoi në armqësimin e asaj pakice me popullsinë autoktone vendase shqiptarë, e nxitur nga Beogradi, nga strukturat shtetërore politike e ushtarake të Sërbisë, më qëllimin e vëtëm që të lindëtte konflik ndërmes tyre dhe shqiptarëve, që të ndërhynin ndërkombëtarët për të “rivëndosur” qetësinë dhe jo që të largonte Sërbinë nga Kosova. Prandaj popullsia serbe e Kosovës u vetëlargua nga Kosova së bashku më forcat ë armatosura serbe që ishin në Kosovë.

Pra, Sërbia i mashtroi serbët e Kosovës dhë i ngriti për ta kaluar në konflikt më popullsinë shqiptarë, pavarësisht se nuk ishin shqiptarët ata që rrëmbyen armët kundër kësaj pakicë kolonistë sërbe, por kolonët sërbë ishin ata që donin ta shndëronin luftën clirimtarë të Kosovës në konflikt ndëretnik, edhe pse ata ishin pakicë e papërfillshmë.

  1. NATO-ja u angazhua në Kosovë në krah të UÇK-së dhe popullsisë shqiptare të Kosovës ngaqë OKB-ja nuk kishte më forca paqeruajtëse si dhe nuk mund të siguronte dhe të mbante forca te tjera paqeruajtëse, prandaj dhe u shfrytëzua ekzistenca e NATO-s. Në rast se NATO-ja do të ishte shpërbërë në të njëjtën kohë me Traktatin e Varshavës, sikundër ishte edhe marrëvëshja midis ish-Bashkimit Sovjetik dhe SHBA në fillimin të viteve ’90-të, lufta në Kosovë do të ishte ndërmjetësuar nga forca paqëruajtëse të OKB-së. Por OKB-ja nuk kishte forca paqeruajtëse, sikundër e pat theksuar edhe vetë Butros –Gali në prillin e vitit 1994, ku “përforcimi i menjëhërshëm i atyre forcave paqëruajtse të UNMIK-it ishtë i pamundur, ku bëhëj fjalë për pakësimin ë atyre, nga 2500 në 270 forca, me mandat që të përpiqëshin të siguronin pushimin e zjarrit në Ruanda”, sikundër e thëkson zonja Ollbrajt në librin ë saj “Zonja Sëkrëtarë”, (botimi shqip, Tiranë, shtëpia botuësë “DUDAJ”, 2004, f.183-184).

Pra, ishte varfëria e OKB-së për forca paqeruajtëse dhe veçanërisht Lufta e UCK-së në Kosovë ajo që e shpëtoi NATO-n nga shkrirja, sikundër ishte marrëveshja me Traktatin e Varshavës, prandaj SHBA dhe NATO-ja e mbështetën UCK-në kur ajo kishte fituar të gjitha karakteristikat e një Ushtrie të Rregullt Clirimtare, e cila u siguroi ekzistencën permanente të NATO-s.

  1. Duhet të theksojmë se nuk ishte Ushtria Clirimtare e Kosovës ajo që përdori dhunë dhe terror në Kosovë, por ishin forcat e armatosura të Serbisë që përdorën dhunë ndaj civilëve shqiptarë, por bënë edhe genocid kundër popullsisë autoktone shqiptare në Kosovë. Ishin 165.000 forcat ushtarako-policore serbe në Kosovë që:

– vranë 11.840 shqiptarë të pafajshëm, prej të cilëve 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, 1.739 femra, 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare dhe 5081 të moshave 19-64 vjeçë, prej të cilëve 1.450 ende janë të pagjetur. “Historitë që po dëgjojmë janë vërtetë të tmerrshme: forcat serbe mbledhin fshatarët shqiptarë në grupe, i vrasin ata me armë automatike dhe u vënë zjarrin” ), u shpreh Presidenti Bill Klinton më 12 prill 199.

-Të gjithë këta të vrarë u groposën në mbi 530 varreza masive;

– dhunuan 20.400 femra shqiptare;

– dogjën dhe shkatërruan 100.589 shtëpi, banesa e objekte të ngjashme;

– dogjën 358 shkolla;

– dogjën 71 zyra institucionesh;

– dogjën 30 shtëpi kulture, 93 biblioteka publike, 123 objekte shëndetësore;

– dogjën 215 objekte fetare të besimit myslyman (xhami, teqe, tyrbe);

– dogjën Arkivin e Bashkësisë Islame ku ishin dokumente prej shekullit XV;

– dogjën 5 kisha katolike;

– dogjën 88.101 objekte ekonomike shtetërore e private ndihmëse;

– therrën dhe dërguan në Serbi 70 % të të gjithë gjesë së gjallë (lopë, dhi, kafshë pune dhe ngarkese) etj.

  1. Lufta e UÇK-së nuk ngjason aspak më Ruandën, ku u vranë politikanët krysorë të moderuar, ngaqë UÇK-ja nuk kishte qëllim të zhdukte asnjë politikan pacifist dhe as të largonte nga Kosova serbët e Kosovës edhe pse ata kishin ardhur si kolonë prej Serbisë; por, përkundrazi, ishin serbët e Kosovës dhe vetë Serbia që kërkonin dhe përpiqeshin që të shporeshin shqiptarët autoktonë që nuk pranonin sundimin e Serbisë, njësoj si qëllimi i ekstremistëve HUTU ndaj HUSITVË. Madje, për këtë qëllim Forcat ushtarake serbe dhe vetë serbët e Kosovës angazhuan edhe popullsinë rome (maxhupët) të Kosovës si në djegien ë fshatrave që ishin mbështetje e UÇK-së ashtu edhe për vrasjen dhe për hapjen e varrezave masive për shqiptarët e vrarë nga forcat serbe dhe vullnetarët serbë të Kpsovës, të inkuadruar në formacionet vrastare të armatosura serbe.

Nuk hapi UÇK-ja varreza masive dhe nuk mbushi varreza masive me serbë apo me shqiptarë kolaboracionistë, por ishin forcat serbe dhe serbët e Kosovës që i hapën dhe i mbushën ato 530 varreza masive më 11.840 shqiptarë të pafajshëm, fëmijë, gra e pleq.

UCK-ja, duke qenë një ushtri kaq e kristaltë dhe e rregullt, asaj i takonte dhe i takon një trajtim krejt tjëtër nga kjo Gjykatë Speciale; UÇK-së i takonte pushteti dhë drejtimi i Kosovës, sikundër e pat thënë publikisht Përfaqësuei Special i OKB, z.bernar Kushner, dhe nuk kish pse të sillej administrate e UNMIK-ut. Ky ishte gabimi që OKB-ja veproi shabllon sipas varjanteve që ajo kish aplikuar në pas-luftën e 8 shteteve në Afrikë, dhe as që e vranë mendjen për varjant tjetër, në përqasje më kushtet e forcave ndërluftuese në Kosovë, prandaj dhe gaboi, e tash ka 25 vjet që nuk di se si të dali nga ai gabim. Por e keqja është se ende OKB-ja nuk po e kupton që ka gabuar dhe se si ka gabuar.

  1. Sado të ashpra të jenë deklaratat e OKB-së, ato as që mund të regullojnë asgjë po qe se nuk shoqërohen me përdorim force më të madhe ndaj shkaktarëve të shpërthimit të luftës së armatosur në Kosovë, që ishte udhëheqja fashiste shtetërore e Serbisë. Si OKB-ja ashtu dhe Gjykata Speciale duhet të bëjnë një analizë më të thjeshtë. Dihet që Serbia ka 1.500 vite që po e sundon popullin shqiptar autokton në Kosovë, të cilët “që kur bota është zënë ata atje gjallë kanë qënë” – sikundër thotë poeti kombëtar Naim Frashëri.

Nëse Sërbia, do të ishte ajo që kjo Gjykatë e trajtoni si shtet ligjor demokratik, ajo për 1500 vjet derisa nuk ka mundur ta asimilonte këtë popull prej 2 milionë, ose të paktën e të paktave, duhej ta kish miqësuar dhe nuk do ta egërsonte këtë popull mijëra shekullor. Gjë që do të thotë se kemi të bëjmë më një shtet shovinist, më i egër se fashist.

A e dini ju të Gjykatës Speciale se sa kryengrirtje ka bërë ky popull kundër sundimit të egër 121 vjeçar të shtetit serb (1878 – 1999) sërb? Ndoshta e dini, por nuk u vjen për mbarë.

Nëse nuk e dini, po ua them unë: Prej Traktatit ruso-turk të Shën Stëfanit (3 mars 1878), që i anëksoi Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi gjysmën e territoreve shqiptarë, dhe dëri në vitin 1997, kur shpërthëu Lufta e UÇK-së, popullsia shqiptarë në Kosovë ka zhvilluar 36 kryengritje, që do të thotë 1 (një) kryengritje për çdo 3,4 vjet. Kur një popull ngrihet kaq shpesh në kryengritje masive, si kujtoni ju, se ngrihet nga trajtimi njerëzor e demokratik i Serbisë, apo nga trajtimi antinjerëzor i Serbisë?

  1. Me mënyrën sikundër është vepruar dhe po veprohet këta 25 vite pas luftës në Kosovë e Preshevë, zgjidhja e cështjeve të saj, sipas kësaj praktike, pak sot e pak nesër, i ngjan Marrëveshjes së Oslos për çështjen midis Palestinës dhe Izraelit, ngaqë, si çështja e “Referendumit” ashtu edhe ajo e “standarteve”, apo e “zajednicës”, apo e “autonomisë së veçantë” dhe e gjoja pavarësisë së saj, jo vetëm që kanë shkaktuar në vijim debate nga më të ashprat me gabime politike, por rrisin edhe mosbesimin dhe pakënaqsinë e shqiptarëve ndaj institucioneve vendimmarrëse ndërkombëtare, por dhe ndaj NATO-s, gjë që mund të shkaktojnë edhe revolta të ndryshme, të asaj shkalle sikundër ishte ajo e Marsit 2004.

25.Në rast se do të zhvillohet REFERENDUMI i premtuar në Rambujë, me dy pyetje fare të shkurtëra: “Bashkim me Shqipërinë? Apo me Sërbinë?”, ajo do t’i jepte fund një herë e përgjithmonë çështjes së përplasjeve në Ballkan, pasi këto “copëza Paqesh” që rekomandohen kanë sjellë rrëmuja nga më të ndryshmet në Ballkan.

  1. Pas luftës së Kosovës, NATO-ja si dhe Sërbia fituan gjithçka, ndërsa UÇK-ja doli si rruar-qethur, asgjë, edhe pse ajo zhvilloi Luftë Clirimtare, e theksuar kjo edhe nga zonja Ollbrajt të libri i saj “Zonja Sekretare” shumë hërë, (në faqët: 441,442, 447, 450, 480, 482 të librit të saj).

E megjithatë, UÇK-ja nuk u trajtua sikundër i takonte si Ushtri Clirimtare që ishte, por u trajtua ashtu siç deshën ndërkombëtarët ta quanin. (Madje në Ruanda, edhe pse ishte luftë ndër-etnike, të paktën OKB-ja i “shpërbleu më 5 dollarë cdo pjemarrës në atë luftë ndër-etnike”(!), (f.210 të atij libri), ndërsa UÇK-së i muarën edhe uniformat e luftëtarëve dhe i hodhën ata në rrugën e madhe dhe sot nëpër burgje të Evropës e të Kosovës.

  1. UÇK-ja nuk kishte dhe nuk mbajti, si gjatë luftës edhe pas saj, as edhe një qëndrim armiqësor ndaj SHBA dhe NATO-s, por këta kanë menduar dhe mendojnë se ne, UÇK-ja, kemi qenë luftënxitës, dhe si rrjedhojë, kanë mjaft keqkuptime për UÇK-në, ngaqë nuk kanë marrë mundimin të na njihnin drejtpërdrejt, por krijuan mendime për UÇK-në përmes LDK-së, Serbisë dhe dëshmitarëve të mbrojtur e të fshehtë të Gjykatës Speciale.
  2. Serbia dhe NATO nuk humbisnin asgjë nëse pranohej Betimi i UÇK-së, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë përmes REFERENDUMIT, ndërsa mosralizimi i atij Referendumi, për UÇK-në është humbje totale e mundit dhe e gjakut të derdhur prej saj dhe viktimave popullore, pasi Kosova ka qenë dhe është tokë shqiptare, së bashku me Luginën e Preshëvës, Medvegjës e Bujanovcit, prandaj dhe këto tre rajone quhen ndryshe Kosova Lindore. REFERENDUMI nuk është vetëm çështje territoresh, por, në radhë të parë, është çështje historike, dinjitëti dhe nderi kombëtar.

ShËNIM: Parimet politike të SHBA, lidhur me NATO-n për Ballkanin , Qershor 1993, janë:

“Në qershorin e vitit 1993, administrate e Klintonit miratoi një politikë të re për Evropën Qëndrore dhe Lindore, (ku përfshihet edhe Kosova, D.G.),. . . . u hartuan 4 (katër) parime udhëheqëse për politikën e SHBA në lidhje me NATO-n, institucioni ku vëndet e rajonit kishin më shumë dëshirë të futeshin – thekson zonja Ollbrajt.

Së pari, NATO-ja duhej te mbetej në qendër të sistemit europian të sigurisë.

Së dyti, NATO-ja t’u hapte dyert për anëtarësime të reja.

Së treti, anëtarësitë e reja të fusnin komanda civile në forcat e tyre të armatosura, (sikunër e bëri edhe UCK-ja prej ditës që themeloi Shtabin e Përgjithshëm, më 10 qershor 1998);

Së katërti, zgjerimi i NATO-s duhEj të bëhej ngadalë.”

ih librin “Zonja Sekretare”, Tiranë 2004, f. 202)

Ku po i dhemb ministrit serb për Aleancën Kosovë-Kroaci-Shqipëri

0

Gani Mehmeti

Aleanca të ndryshme lidhen mes njerëzve, shteteve e shoqërive të ndryshme mes tyre. Këto aleanca, natyrishte se janë të karaktereve të ndryshme, sipas asaj se kush me çfarë veprimtarish merren. Këto varen se kush prej çfarë nivelesh janë dhe e vazhdojnë fushëveprimtarinë e tyre, për çka merren vesh mesvetit.

Ndodhi edhe aleanca mes tri shteteve mes Kosovës; Kroacisë e Shqipërisë muaj më parë në fushën e mbrojtjes së njëra-tjetrës, në raste të ndryshme edhe në paqe, duke u ushtruar në fushën e mbrojtjes, me armatimin e përbashkët dhe edhe me ndihmën e njërea-tjetrës ushtarakisht në rast të ndryshëm nga cili do agresion.

E, kjo aleancë  po i dhemb shumë Serbisë, në veçanti armatosja e Kosovës nga dy vende anëtare të NATO-s qenka: “Provokim i egër në Ballkan: Kroacia dhe Shqipëria, dy anëtarë të NATO-s, po ndërtojnë hapur një aleancë ushtarake me Kosovën, një entitet i panjohur të cilit i është ndaluar, shprehimisht të ketë ushtri sipas Rezolutës 1244 të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.” – shprehet

Ministri serb për Integrime, Nemanja Starovic, sipas (Kosova Sot Online, 11. 2. 2026).

Dhe, këtu hasim në kontradiktën e tij, duke e quajtur Kosovën “entitet të panjohur”, që bëhet i njohur vetêm me rastin e armatimit! Vallë, a vetëm pse Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, qenka entitet i panjohur? Dhe, kur na qenka entitet i panjohur, çka i dhemb atij se përse armatoset apo ç’armatoset, jeton ai entitet apo nuk jeton, ia del apo nuk ia del, dhe si i panjohur – si e njeh Serbia këtë entitet?!

Sa i përket rezolutës 1244, ajo është e tejkaluar, sepse Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur plot 121shtete të botës, që janë mê shumë se gjysma ose 61.4% e shteteve, prej 196 shteteve në botë sa ishin deri në vitin 1999, por më pas i shtohen botës edhe dy shtete: Mali i Zi që pavarësohet nga Serbia dhe Kosova, e cila me luftën e UÇK dhe ndihmën ndërkobëtare prirë nga SHBA e shtetet anëtare të NATO-s, fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj, duke e shpallur më 17 Shkurt 2008, tani në botë janë 198 shtete.

“Cili është qëllimi i vërtetë nëse jo të rrethojnë, frikësojnë dhe kërcënojnë Serbinë? Ky veprim i pamatur nga aleatët e NATO-s me një “jo-shtet” po shkatërron qëllimisht paqen e brishtë në rajon. Destabilizim i pastër i veshur si bashkëpunim!”, ka shkruar Staroviç.

Pra, po kuptohet ku fle lepuri. Shtetin  “pa shtet” të Kosovës, pse ajo ende mendon Kosovën pjesë të Serbisë, e cila ishte si e tillë vetëm si e pushtuar. Tani, me aleancën e lidhur mes këtyre tri shteteve dhe me armatimin më modern të kohês, për çka Serbia e sheh të pamundur intervenimin e sërishëm ushtarak në Kosovë dhe deri thellë në Shqipëri.  Pikërisht ky është rrethimi, frikësimi e kërcënimi dhe shkatërrimpi qëllimisht  i paqes së brishtë  dhe destabilizimi “i pastër” si bashkëpunim për Serbinë e Ministrit Nemanja Staroviç.

Zotëri Ministër, ju jeni destabilizuesit e vetëm për në Ballkan. Ju jeni ata që kërkoni toka të huaja, që mendoni të ndërhyni ushtarakisht si agresor sikur në të kaluarën, nga viti 1877/78 e deri në vitin 1999, e që synoni edhe në të ardhmen, prandaj ju pengon aleanca e Mbrojtjes mes Kosovës, Kroacisë e Shqipërisë.

Provokatorë për të gjitha ato që i  keni numëruar, jeni ju zotëri Ministër me shtetin tuaj.

Ger Duijzings, Religjioni dhe politika e shqiptarizmit – shkrimet bektashiane të Naim Frashërit

0

Ger Duijzings

Ger Duijzings, Religjioni dhe politika e shqiptarizmit – shkrimet bektashiane të Naim Frashërit, Identitetet shqiptare: mite, narrativa dhe politikë, Londër: Hurst, 2002, f. 60-69(1)

Simpatitë bektashiane të Naim Frashërit ishin të dukshme gjatë gjithë jetës së tij. Ai u rrit në fshatin Frashër (në jug të Shqipërisë), ku vizitonte shpesh Teqenë e famshëm bektashizne, e cila më vonë do të bëhej një nga qendrat kryesore të lëvizjes kombëtare shqiptare. Vetëm pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit në vitin 1881, ai filloi të luante një rol në aktivitetet e lëvizjes kombëtare shqiptare, duke u bërë shpejt një nga figurat kryesore së bashku me vëllanë e tij më të ri, Samiun. Naimi kontribuoi në kauzën kombëtare duke shkruar poezi patriotike, epe historike dhe tekste shkollore. Pjesa më e madhe e poezisë së tij, e cila ishte popullore mes pak shqiptarëve të shkolluar, kishte një karakter thellësisht romantik, duke lavdëruar bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe kënaqësitë e jetës rurale, dhe duke shprehur mosdashje për jetën në qytet (një karakteristikë që Naim Frashëri e ndante me shumë romantikë të shekullit të nëntëmbëdhjetë). Siç ka vërejtur Arshi Pipa, Naimi ishte i pari që i paraqiti shqiptarët bari dhe fshatarë në skenën letrare, duke përshkruar jetën e tyre në terma idilikë dhe duke injoruar vështirësitë që ishin pjesë e pandashme e jetës së fshatarëve.

Siç është vënë re nga disa autorë, shkrimet e Naim Frashrit ishin kryesisht patriotike në përmbajtje, ndërsa elementi fetar shërbente për të forcizuar dhe thelluar idealet e tij kombëtare. Megjithatë, pasi ai ishte një njeri besimtar dhe fetar shpresonte që bektashizmi një ditë do të bëhej feja kombëtare e të gjithë shqiptarëve, duke lidhur diferencat fetare mes islamit dhe krishterimit. Ai u përpoq të promovonte Urdhrin bektashi në Fletoren e Bektashinjve, “Libri i Bektashinjve” (1875), një “lloj traktati fetar dhe nacionalist”, që ishte dëshmia e tij më e drejtpërdrejtë e besimit bektashian dhe që kishte si qëllim kryesor përdorimin nga ata që nuk ishin bektashinj. Nga shkrimet e Naim Frashrit del qartë që Urdhri bektashi shqiptar nuk kishte lidhje besnikërie me islamin suni, të cilin ai e shihte si një simbol të dominimit osman mbi tokat shqiptare. Janë të paprekura referencat për pesë shtyllat e Islamit, që janë thelbësore për besimin sunni, dhe shumë prej lutjeve dhe pothuajse të gjitha agjërimet bektashiane janë të përqendruara rreth mitit shiit të Qerbelasë. Bektashianët shqiptarë nuk e praktikjnë agjërimin e Ramazanit.

Siç shkruan Stuart Mann, “Libri bektashi” ishte “projektuar për të tërhequr shqiptarët në një besim liberal, të pranueshëm si për të krishterët edhe për myslimanët, dhe kështu për të hequr një shkak të përçarjes kombëtare”. Naim Frashëri përpiqej të shfrytëzonte apelimin jofetar dhe ndërfetar të urdhrit dhe e paraqiste atë në terma të favorshëm. Përveçse theksonte tolerancën fetare, ai theksonte orientimin kombëtar si një prej pasurive kryesore të doktrinës bektashiane: “Jo vetëm mes tyre, por me të gjithë njerëzit, bektashianët janë vëllezër shpirtërorë. Ata i duan si vetveten fqinjët e tyre, si myslimanët ashtu edhe të krishterët dhe sillen në mënyrë të pafajshme ndaj gjithë njerëzimit. Por më shumë se të gjithë, ata duan atdheun dhe bashkatdhetarët e tyre, sepse ky është virtyti më i bukur nga të gjitha vitytet”.

Në fund të tekstit, ideali i Naim Frashrit për promovimin e Urdhrit bektashi si fe kombëtare të Shqipërisë del në pah në dëshirën e tij për të bashkëpunuar me shqiptarët e shquar dhe autoritetet lokale, dhe për të punuar për shpëtimin e Shqipërisë, pra, për të udhëhequr shqiptarët jo vetëm në rrugën e tyre drejt Perëndisë, por edhe në rrugën e tyre drejt unitetit kombëtar. Ishte ideali i Frashrit të krijonte një Urdhër bektashi të pavarur në Shqipëri, dhe ai dukej se kishte bërë përpjekje të mëdha për të bindur liderët bektashi për nevojën e krijimit të një komuniteti bektashi shqiptar dhe për të ndarë lidhjet me bektashinjtë në Turqi. Ai gjithashtu propozoi pastrimin e terminologjisë bektashiane nga fjalët huazuara, por, siç ka vënë re Norbert Jokl, “purizmi i tij ishte kryesisht i drejtuar ndaj huazimeve turke, ndërsa nuk dukej se kishte ndonjë problem me huazimet nga gjuhë të tjera”.

Duket se urdhri Bektashi, deri diku, ka ndjekur idetë e Naim Frashrit, megjithatë ka pasur disa shehlerë që kanë shprehur rezerva për një identifikim të ngushtë me Lëvizjen kombëtare për shkak të frikës prej pasojave të mundshme nga Perandoria Osmane. Megjithatë, në përgjithësi, është e qartë se bektashianët e pranuan rolin kombëtar që Naim Frashëri kishte parashikuar për ta. Në dekadat e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, teqetë bektashiane (shpesh vende adhurimi për myslimanët dhe të krishterët njësoj) ishin përgjithësisht të njohura si qendra të aktiviteteve kombëtare shqiptare. Përveç kësaj, Urdhri luajti një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e shkollave të fshehta dhe shpërndarjen e librave shqiptarë, dhe gjithashtu ofroi mbështetje aktive për çetat ushtarake nacionaliste. Roli i rëndësishëm i bektashianëve në lëvizjen kombëtare çoi në një rritje eksplozive të urdhrit, megjithatë për arsye historike, ai nuk arriti kurrë të zgjerojë ndikimin e tij në veri. Në jug të Shqipërisë, megjithatë, numri i teqeve u dyfishua midis 1878 dhe 1912, nga njëzet në pesëdhjetë. Kjo rritje e jashtëzakonshme e forcës dhe popullaritetit e forcoi vetëdijen e Urdhrit, i cili filloi ta dallonte gjithnjë e më shumë veten nga bektashianët turq dhe shqiptarët suni, të cilët kundërshtonin pavarësinë e Shqipërisë.

Pavarësia në rritje e bektashianëve shqiptarë dhe mbështetja e tyre për qëllimet kombëtare shqiptare shpreheshin, për shembull, në hartimin e poezive patriotike të shkruara në gjininë tradicionale të nefeseve bektashiane (himne), dhe në kultivimin e temës së Qerbelasë. Në veçanti, epet e Qerbelasë të shkruara nga Dalip Frashëri (1842) dhe Shahin Bej Frashëri (1868) (të dy nuk ishin të afërm të drejtpërdrejtë të Naimit), kishin një ndikim të qëndrueshëm. Të dyja veprat përshkruanin ngjarjet gjatë betejës në Qerbelasë e pasojat e saj, dhe recitoheshin gjatë ceremonive të matemit (shërbimeve memoriale në nder të martirit kryesor të Qerbelasë, Hysenit) në teqetë bektashiane shqiptare. Këto epe e trajtonin islamin (sunni) si të korruptuar, dhe i barazonin përfaqësuesit e tij me kundërshtarët e Hysenit gjatë betejës së Qerbelasë.

Në vend që të theksohej uniteti musliman në të gjithë Perandorinë Osmane, rëndësi më e madhe iu dha marrëdhënieve të mira me shqiptarët e tjerë (të krishterët). Përmes këtyre epeve, Qerbelaja pati një ndikim të caktuar, jo vetëm në letërsi, por edhe në mendësinë e shqiptarëve, siç ka argumentuar Norris. Ajo krijoi një gjini të re të epeve kombëtare dhe shërbeu si një model për përshkrimin e temave të tjera historike të rëndësishme për kombin.

Naim Frashëri dha kontributin kryesor në këtë gjini me epet e tij Historia e Skënderbeut dhe Qerbelaja, të dyja të botuara në 1898. Pavarësisht se puna e parë u bë shumë më e famshme (si epika e parë që përshkruan luftën e Skënderbeut kundër osmanëve, shkruar nga një mysliman), disa shqiptarë e konsiderojnë Qerbelanë e tij më të bukur. Tema kryesore e kësaj epike, që përmban njëzet e pesë pjesë, është vajtimi për martirët e Qerbelasë, vdekja e të cilëve përshkruhet në detaje të hollësishme. Naim Frashëri përshkruan etjen e tmerrshme në fillim të betejës, heroizmin e martirëve të saj që masakrohen një pas një, lamtumirën e Hysenit për gratë e tij, sulmin e tij të guximshëm kundër armiqve, vdekjen dhe prerjen e kokës së tij. Përfundimi tragjik i betejës njoftohet në ëndrrat që kanë një ngjashmëri vizionesh, të cilat theksojnë natyrën e paracaktuar të humbjes së Hysenit nga Zoti. Hyseni e pranon martirizmin e tij; nga dy opsionet që i ofrohen: besnikëria ndaj Jazidit që do ta bëjë tradhtar, ose rezistenca ndaj Jazidit që do ta bëjë të vritet, ai zgjedh opsionin e dytë. Ka shumë paralelizma këtu me mitin e Kosovës: fitorja morale arrihet përmes humbjes reale, vuajtjes dhe martirizmit, dhe si në mitin e Kosovës, sakrifica e Hysenit do të çojë në shpëtimin e komunitetit të besimtarëve, të cilët kanë detyrë të shenjtë të hakmerren për vdekjen e tij.

Fjalimi i zingjirëve dhe heshtja e së vërtetës

2
Dikur, nga podiumet diplomatike të Evropës, u tha me një ton që dukej si paralajmërim e jo si shpresë: nëse në pushtet vjen Tribuni Albin Kurti, atëherë e drejta ndërkombëtare do të flasë ndryshe për tokën e Kosovës.
Do të flasë për drejtësi mbi më shumë se 8300 hektarë – për një të drejtë që nuk humbet me firmë, por pret kohën e saj për t’u rikthyer.
Atëherë shumëkush qeshi.
Të tjerë heshtën.
Disa u ngutën ta mbyllnin kapitullin me fotografi ceremoniale dhe buzëqeshje protokollare, sikur historia të ishte një dokument që arkivohet përgjithmonë.
Por historia nuk mbyllet me stilolaps; ajo pret.
Sot, më 11.02.2026, koha foli.
Jo me zhurmë, por me peshën e së drejtës.
Jo me propagandë, por me kthimin e dinjitetit shtetëror.
Ajo që dikur u quajt fantazi politike, sot qëndron si fakt qeverisës.
Dhe ironia më e madhe e kësaj historie është se drejtësia nuk erdhi nga ata që nënshkruan humbjen, por nga ai që u akuzua se do ta trazonte rendin.
Sepse toka nuk harron.
As historia.
E as e drejta që vonohet, por nuk vdes.
— smuji’26