Kreu Blog Faqe 272

Hasije Bali Arif Salihaj, malësorja që e drejton rrugën

0
MALËSORJA QË E DREJTON RRUGËN
Poezi
Nga Kuqishta krenare e Rugovës,
atje ku era rrit zemra të forta
dhe gurët mësojnë njeriun të mos dorëzohet,
doli një grua që nuk kërkoi zhurmë—
por bëri histori në heshtje.
Hasije Bali Arif Salihaj
nuk theu vetëm stereotipe.
Ajo theu frikën.
Theu dyshimin.
Theu kufijtë që të tjerët i quanin të pamundur.
Në rrugët e gjata të Skandinavisë
ajo nuk drejton vetëm një autobus të madh—
ajo drejton besimin
se vajza e Rugovës mund të bëhet
numri një kudo që shkon.
Qetësia e saj është forcë.
Shikimi i saj është dritë.
Dora mbi timon është siguri
për çdo udhëtar që ia beson rrugën.
Sot nuk flet vetëm një emër.
Flet Rugova.
Flet krenaria.
Flet historia e grave që nuk u panë,
por që mbajtën botën në këmbë.
Le të dridhet Rugova nga ky lajm i bukur—
sepse një bijë e saj po shkëlqen larg,
duke e çuar emrin e malësisë
aty ku respektohet puna,
dinjiteti dhe guximi.
Kjo nuk është vetëm histori suksesi.
Është kujtesë:
se madhështia lind shpesh
nga vendet më të thjeshta.
⸻
DHURATË PËR HASIJEN – MALËSOREN QË E MBAJT RUGOVËN NË TIMON
Ka dhurata që s’janë sende.
Janë fjalë që nderojnë.
Janë pamje që ruajnë kujtesë.
Janë përulje para një gruaje
që s’u lodh kurrë së dëshmuari veten.
Hasije Bali Arif Salihaj, nga Kuqishta e Rugovës,
nuk është veç e bukur në fytyrë.
Ajo është e bukur në qëndrim,
në guxim,
në karakter.
Bukuria që vlen
lind nga puna,
nga ndershmëria,
nga përgjegjësia,
nga zemra që s’e lëshon rrugën kurrë në mjegull.
Në Skandinavi, mbi timonin e autobusit të madh,
ajo nuk drejton vetëm një mjet—
ajo drejton një mesazh:
se vajza e Malësisë nuk rri në hije,
por ecën përpara
me ballin lart,
me dorën e sigurt,
me shikimin e kthjellët.
Ajo është malësore në çdo kthesë:
e fortë si shkëmbi,
e qetë si bora,
e drejtë si rruga pa mashtrim.
Kjo dhuratë nuk është për një fotografi.
Është për një simbol.
Për një emër që i bën nder Rugovës.
Për një grua që i bën nder çdo shqiptari në mërgim.
Le të dridhet Rugova me krenari—
sepse Hasija nuk është vetëm shofere.
Hasija është shembull.
Është “numri një”
jo pse e thotë dikush,
por sepse e dëshmon çdo ditë.
⸻
HASIJË – DRITA NË TIMON
Në këtë mozaik nuk shihen vetëm ngjyra,
por rrugë të gjata të përshkuara me guxim.
Fytyra që shkëlqen si drita e Rugovës,
duart në timon që mbajnë sigurinë e jetës,
janë dëshmi se bukuria e vërtetë
është përgjegjësi, forcë dhe dinjitet.
Hasija nuk drejton vetëm një autobus.
Ajo drejton një ëndërr të malësisë
që udhëton krenare nëpër Gjermani.
Ky portret nuk është thjesht vizatim—
është nderim për gruan
që e bëri rrugën dritë.
⸻
FANTAZIA
Fantazia s’është arratisje.
Është kthim te e vërteta me dritë.
Ajo merr një fytyrë të thjeshtë
dhe e bën simbol.
Merr një timon autobusi
dhe e kthen në drejtim fati.
Merr një emër nga Rugova
dhe e shkruan në qiell të kujtesës.
Nëse kjo është fantazi—
le të mos na zgjojë askush.
Screenshot
EPILOG NË DIALEKTIN E MOÇËM TË RUGOVËS
E u mbush kupa…
jo me ujë, po me kreni.
Se ra çika e Rugovës
si ortek mali n’botë të huej—
po s’u shkri.
As s’u ndal.
Deti i madh i rrugëve
s’e tremi dot.
As stuhia e borës,
as nata e gjatë e mërgimit.
I pa krejt shoferat rreth e rrotull,
e prap doli n’ballë—
si dritë n’majë të bjeshkës,
si flamur që s’rrëzohet.
E sot thonë:
“Qysh doli kjo çikë kaq nalt?”
Po Rugova, more,
kur çon bijë në rrugë të botës,
s’i çon me u tretë—
i çon me u ba princesha e para.
Hahaaa…
kështu flet mali kur krenohet.
Kështu këndon zemra kur s’përmbahet.
E Hasija mbetet n’rrugë si dritë,
jo veç shofere—
po nder i Rugovës
që s’plaket kurrë.
Nga Sak Muji
— smuji’26

PD nuk ka nevoje për Frankenshtajn -por për një drejtues me integritet

0

Pirro Prifti, Tiranë

Protesta e djeshme edhe një herë vërtetoi atë që e dinin të gjithë por se disa në atë protestë bënin sikur nuk e dinin apo kishin detyrime, – do të dështonte.

Problemi i Opozitës shqiptare nuk ka të bëjë fare me problemet që ka Shqipëria, dhe se fraza e thënë dhe e përsëritur disa herë nga militantët-gazetarë `që Shqipëria është në pikë kritike` , në fakt është për vetë opozitën, që problemet e saj të brëndëshme i sheh sikur janë të Shqipërisë. Shqipëria ka probleme të tjera të mëdha dhe për zgjidhjen e tyre duhet pa tjetër opozita që të japë mendimin e saj. Në realitet çfarë po ndodh? Opozitarët që e ndjekin dhe drejtuesi i saj non gratta kanë vënë në zbatim tre elementë kryesore në strategjinë e saj për të marrë pushtetin të cila gjithsesi kanë dështuar pikërisht sepse janë pa baza reale:

-Zbatimin e Propaganës tip Goebels e cila bazohet tek hedhja e një gënjeshtre e cila po të përsëritet çdo ditë vjen një moment që publiku fillon të besojë se kjo nuk është më gënjeshtër, apo siç e shpreh populli ynë: `shpif shpif se di çka do të mbetet`…

-Elementi i dytë është edhe më paradoksal: të gjitha shkeljet, gabimet fajet që ka bërë individi apo vetë partia nëpërmjet gazetave, portaleve, mediave, tu faturohen kundërshtarëve, sepse kundërshtarët sado që do të hyjnë në debate apo diskutime nuk mund ti mohojnë plotësisht ato, sepse gjatë një qeverisje të zgjatur edhe kundërshtarët do bien në këto shkelje si p.sh., në ato të tenderave.

– Elementi i tretë i përfshin dy të parat por ve çon në atë që quhet zhurmues ose siç e quajnë mjekët dominantja e Utomskit (një teknikë manipuluese retorike, pra nje term që përdoret për çvendosjen e vëmëndjes gjatë debateve- ose si ç quhet në psikologji- ose fixed delusion).

Shqipëria ka nevojë për një Opozitë të fortë konstruktive dhe me plot ide që do të ndihmonte të integrohej sa më parë në BE, dhe sigurisht të bashkëpunonte me maxhorancën, sidoqoftë kryesorja është që për qëllime të përbashkëta, si integrimi i Shqipërisë, bashkëpunimi më Kosovën, përpjekjet për të ndihmuar drejtuesit e UÇK, rregullimi i Drejtësisë- duhej që të dyja të ishin me një zë . por ç`ndodh? Kryestari i Opoztës sillet ndryshe duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë në BE, KE, në asambletë e partive popullore, derdhur vrer brënda dhe jashtë vendit e duke nxirë Shqipërinë. Sigurisht kjo nuk ëshë diçka për tu përkrahur, por tregon se opozita e tanishme nuk idealiste dhe njerëz me vizione për atdheun. Duke patur një drejtues non gratta nga dy shtetet që na përkrahin më shumë SHBA dhe Anglia, duke qënë i pandehur ( gjë që e cila duhet parë nëse gjykata do ta dënojë apo jo), Partia Demokratike është copëtuar në disa pjesë dhe ka pjellë disa partiçka të vogla të cilat më tepër e dëmtojnë Opozitën sesa e ndihmojnë.

Përse bashkimi i Opozitës nëpërmjet idesë deluzioniste të non-grattës i ngjan krijesës së shëmtuar si ajo që që krijoi Frankeshtajni..? Sepse ky copëtim i Opozitës, dhe dëshira e non grattës për të bashkuar copat e ndara dhe të kontaminuara me ish-ërat e komunizmit, i ngjan me siguri dëshirës së Frankeshtajnit për të bërë një qënie të re e cila i doli e shëmtuar.

Historia e Victor Frankenstein është është personazhi kryesor në romanin Frankenstein të Meri Shelli. Ai është një shkencëtar italo-zviceran, i cili pasi studion proceset kimike dhe prishjen e qenieve të gjalla, fiton një pasqyrë për krijimin e jetës dhe i jep jetë krijesës së tij, shpesh të referuar si përbindëshi i Frankenstein, etj. ose shpesh në mënyrë kolonike përmendet thjesht “Frankenstein”. Frankeshtainit më vonë i vjen keq për ndërhyrje me natyrën përmes krijimit të tij, pasi ai rrezikon pa dashje jetën e tij, si dhe jetën e familjes dhe miqve të tij, kur krijesa kërkon hakmarrje ndaj tij.

Kjo menyrë për të dominuar me çdo kusht politikën me qëllim që të shmangë përgjegjësitë personale duke përdorur vehten dhe militantët e partisë si gurë shahu, si dhe për të bërë diçka që nuk përshtatet demokracisë në Shqipëri, duke përdorur një parti opozitare nga më të rëndësishmet në protesta të dhunshme, apo veprime aspak etike dhe morale brënda dhe jashtë parlamentit nga individë të rrethit të drejtuesit,- kur populli ka votuar maxhorancën me shumicë gati të cilësuar votash, kjo ngre pyetje të mëdha në drejtim të opozitës se si një opozitë kryesore nuk ka mundësi të shmangë drejtues të tillë qofshin dhe të rëndësishëm për të kur jo vetëm Opozita por edhe vetë Shqipëria ka nevojë për një opozitë bashkëpunuese për ta çuar Shqipëriënë aty ku populli shqiptar dje dhe sot e kërkon sipas parrullës së viteve `90 -`e duam Shqipërinë si Europa`, pra të integrohet në BE.

Protesta e djeshme mbetet një dështim skandaloz e cila ngre dyshime të forta nëse kjo opozitë kërkon një Shqiperi europiane të integruar, apo është një opozitë si partia e djeshme e diktaturës pra parti e një individi dhe e familjes së tij për të plotësuar nevojat e saj.

Së fundmi mund të shtoj se përpara se tu hidhen fajet të tjerëve kur vetë kjo parti është jo më pak si një krijesë Frankeshtajn, duhet që të veprohet po ashtu si Frankeshtajni në fund të veprës së tij- Largimi.

Pse? sepse krijesa e krijuar (pra opozita aktuale) është bërë e rrezikshme edhe për vetë drejtuesin e saj pikërisht për shkak të dështimeve të herë pas hershme gjatë qëndrimit në Opozitë. Sigurisht për shkak të termit ` fixed delusion`, ka pak të ngjarë që drejtuesi non gratta të iki vetë, por… me ndihmën e shokëve të partisë që u krijua dikur me ndihmën e një spiuni të MI5 që drejtoi vendin pas vdekjes së diktatorit, por për qëllime të tjera të cilat pjesërisht u realizuan me `sukses` nga kjo parti, si shkatërrimi i industrisë dhe i bujqësi-blegtorisë e cila shkaktoi emigrimin e qindar mijra njerëzve që ngelën pa punë, emigrim i cili vazhdon edhe sot..

priftipirro2017@gmail.com

Kryearmiku i kombit shqiptar, Edi Rama, i vret njerëzit urtë e butë

0

Eshref Ymeri, Kaliforni

Intelektuali i shquar, Prof.dr. Enver Bytyçi, në analizën me titull: “Mercenari, banditi dhe rrugaçi më i madh i këtij vendi është vetë Ramaduro!”, të  botuar në Portalin “Bota Sot”, të datës 25 janar 2026, shkruan:

“Bota ka parë shumë diktatorë. Disa prej tyre megjithëse mizorë, kanë qenë seriozë dhe te publiku nuk janë shfaqur as si mercenarë, as si rrugaçë! Edhe banditizmin përpiqeshin ta fshihnin, së paku, në të gjallë të tyre. Por Edi Rama, alias Ramaduro, është diktatori mizor i një lloji të veçantë. Edhe rrugaç, edhe mercenar, edhe bandit me pushtet. është mercenar i Sorosit dhe, mbi të gjitha, mercenar i Aleksandër Vuçiçit…”.

Ka shumë të drejtë Profesori i nderuar Enver Bytyçi. Megjithatë, Ramës mund “t’i falet” banditizmi, mercenarizmi dhe rrugaçëria, sikur të mos i lejonte vetes vrasjen urtë e butë të popullit shqiptar.

Gati dy vjet më parë, pikërisht në faqen e internetit të gazetës “Standard” të datës 28 mars 2024, ishte botuar informacioni me titull: “Mjeku Ilir Alimehmeti: Në Shqipëri vdesin çdo ditë 9 persona nga kanceri”.

Në një tjetër informacion thuhet:

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar se pjeshkët e importuara nga Greqia përmbajnë nivele të larta të pesticideve, mbi normën e lejuar, duke përbërë rrezik për shëndetin e konsumatorëve” (Citohet sipas: “AKU bllokon pjeshkët nga Greqia, rrezik për shëndetin nga pesticidet”. Faqja e internetit “Publik”. 24 shtator 2025).

Shumë më alarmant është një informacion i kohëve të fundit. Në këtë informacion nënvizohet:

“Gati 25 ton misër i kontaminuar nga Serbia është shitur në fermat blegtorale në Shqipëri, duke ekspozuar qytetarët ndaj një substance kancerogjene. AKU dështoi të ndalonte në kohë këtë ushqim të rrezikshëm, që mund të ketë prekur qumështin dhe nënproduktet e tij”. (Citohet sipas: “Misri “helmues” nga Serbia. AKU dështoi të  mbrojë qytetarët nga ushqimi i kontaminuar! Gati 25 tonë ushqim i kontaminuar u shit në ferma blegtorale” (Faqja e internetit “Ora News”. 09 janar 2026).

Vetvetiu lind pyetja:

Cila është arsyeja që produktet ushqimore serbogreke importohen me shumicë?

Ja përgjigjja në vijim:

“Fermerët e zonës së Korçës kanë shpallur falimentin pasi prodhimet e tyre u kanë mbetur stok dhe tashmë ato po kalben. Dhjetra bujq të zonës, që kultivojnë qepë, thonë se produktet e tyre nuk shiten, pasi shteti nuk frenon importin, duke bërë që prodhimi vendas të hidhet në kanal…” (Citohet sipas: “Prodhimet e fermerëve të Korçës nuk shiten: Shteti nuk na jep subvencione, nuk po frenon importet”, Faqja e internetit “Syri TV”. 09 mars 2025).

Pra, që t’i kthehemi edhe një herë analizës së Prof.dr. Enver Bytyçit, banditizmi, mercenarizmi dhe rrugaçëria e Ramës, nuk është asgjë para vrasjes së njerëzve nëpërmjet ushqimeve kancerogjene, të importuara nga Greqia dhe nga Serbia.

Zhdukja e shqiptarëve nga ana e shovinizmit serbogrek është vendosur në një kuadër juridik 182 vjet më parë. Më 5 qershor 1844 pati lindur dhe qe zyrtarizuar për herë të parë nga Greqia platforma ideologjike Megali Idea (Idea e Madhe) kundër shqiptarëve. Asokohe kryeministër ishte Jani Koleti (1773-1847) Po atë vit, më 15 qershor, edhe Serbia, kur kryeministër ishte Ilija Garashanini (1812-1874), vuri në themel të politikës së saj të ashtuquajturën “Naçertanie” (Projekt), për shfarosjen e shqiptarëve.

Para disa vjetësh, në njërën prej faqeve të internetit, qe botuar njoftimi në vijim:

“Më 12 dhjetor 2015, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të besueshëm,.. bëri një vizitë në Jeruzalem dhe gjatë kësaj vizite ata u ndalën në Patriarkanën e Kishës Ortodokse Greke. Kryeministri Rama u betua si Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë. Ky titull u jepet personaliteteve të Greqisë, pra, me kombësi greke të besimit ortodoks, në raste të veçanta u jepet edhe personaliteteve me kombësi jo greke, që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ortodoksinë greke” (Citohet sipas: “Perse Edi Rama e mban të fshehtë Urdhrin “Kalorës i Kishës greke””? Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 15 tetor 2017).

Pra, vetvetiu vjen përfundimi se fajtor kryesor, deri në përmasat e një krimineli të regjur për vekjen nga kanceri të 9 shqiptarëve në ditë, është vetëm Edi Rama, që ka braktisur fermerët shqiptarë, të cilët duhej të furnizonin tregun me produkte të shëndetshme bujqësore, ndërkohë që Greqisë dhe Serbisë ua ka hapur portat kat e kat për të helmuar njerëzit me produkte kancerogjene. Kësisoj, Rama po zbaton urtë e butë Megalidenë dhe Naçertanien për shfarosjen edhe të atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur, pas largimit për në emigracion të më shumë se 40% të popullsisë, për t’i shpëtuar lakut të varfërisë.

Me 10 shkurt 2026

Personalitetit i mësuesit në Shkollat Shqipe të MP faktor parësor në funksionimin dhe progresin e tyre 

0

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

Mësuesi ka qenë dhe mbetet faktor kyç në funksionimin dhe progresin e çdo institucioni arsimor. Roli i tij shkon përtej thjesht transmetimit të njohurive – ai është një udhërrëfyes, motivues dhe një figurë kyçe që ndikon drejtpërdrejt në formësimin e identitetit gjuhësor dhe kulturor të nxënësve. 

Në rastin e shkollave shqipe të mësimit plotësues në diasporë, ky rol bëhet edhe më i ndërlikuar dhe sfidues, për shkak të specifikave të veçanta që ka ky sistem mësimor dhe që nuk mbështetet nga institucione arsimore shtetërore në mënyrën e duhur, çka e vështirëson më shumë punën e mësuesve. Përvoja e tyre e pasur ndonëse me vështirësi dhe sakrifica, është ndërtuar mbi baza atdhedashurie, përgjegjësie kombëtare dhe përkushtimi profesional, duke u bërë një model për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe jashtë trojeve shqiptare. 

Sfidat dhe përkushtimi i mësueseve në shkollat shqipe të MP 

Në Shqipëri dhe Kosovë, Ministria e Arsimit veç detyrave të tjera bën përgatitjen profesionale të mësuesve, vazhdon kualifikimin nëpërmjet trajnimeve, seminareve dhe standardizimit të Planit mësimor. Për fat të keq, kjo praktikë mungon në shkollat shqipe të mësimit plotësues jashtë atdheut.  

Megjithatë, mësuesit e gjuhës shqipe të shkollave me mësim plotësues nuk janë ndalur së punuari për të zhvilluar më tej veprimtarinë e tyre. Ata kanë krijuar metoda të reja, kanë marrë përvoja nga kolegët, kanë shfrytëzuar burime alternative për të siguruar materialet mësimore. 

Çfarë i bën të veçantë mësuesit e SHSHMP? 

  • Atdhedashuria dhe motivimi i drejtë – Mësimdhënia nuk është vetëm një profesion, por një mision për ruajtjen e identitetit kombëtar. 
  • Puna e tyre është vullnetare ose me mbështetje minimale financiare, megjithatë ata vazhdojnë të japin maksimumin për të ruajtur gjuhën shqipe dhe kulturën. 
  • Përshtatja me kushte të ndryshme mësimore, pasi shpeshherë fëmijët kanë nivel të ndryshëm të njohjes së shqipes, duke bërë që mësuesi të përdorë qasje të ndryshme për secilin nxënës. 
  • Angazhimi për të krijuar materiale didaktike, pasi në shumë raste librat dhe materialet e përshtatura për këtë lloj mësimi mungojnë. 

Që mësimi të jetë i suksesshëm dhe efektiv, mësuesi duhet të përmbushë të paktën dy kushte thelbësore: 

  1. Njohja e lëndës mësimore dhe Kurrikula mësimore 

Mësuesi/ja duhet të jetë i përgatitur jo vetëm për përmbajtjen e temave mësimore, por edhe për mënyrën se si ai mund të transmetohet te nxënësit që janë rritur në një mjedis dygjuhësie( shqip në familje dhe gjermanisht apo frëngjisht në shkollë. Kurrikula duhet të përfshijë aspekte të gjuhës amtare, historisë së të parëve, gjeografisë së atdheut, kulturë muzikore dhe kulturë figurative. Nëpërmjet këtyre drejtimeve nxënësit do të marrin njohuri dhe do të fitojnë shprehi për të ruajtur veçorit e kombësisë së tyre. 

2.Njohja e specifikave të klasës dhe individualizimi i mësimit 

  • Çdo klasë është unike dhe përbëhet nga nxënës me nivel të ndryshëm të njohjes së shqipes. 
  • Mësuesi duhet të zbulojë mënyrën më të mirë të të nxënit për secilin nxënës, duke i ndihmuar ata të ndihen të përfshirë dhe të motivuar. 
  • Nxënësit duhet të ndihen pjesë aktive e mësimit, të angazhohen në mënyrë interaktive dhe kreative, duke e bërë procesin mësimor sa më tërheqës. 

Në të kundërt, mungesa e këtyre dy elementeve mund të çojë në dështim të mësimdhënies, ku fëmijët nuk e ndjejnë lidhjen me gjuhën dhe si pasojë, mund të humbasin interesin për të mësuar shqip. 

Rëndësia e dimensioneve metodologjike në mësimdhënie 

dhe në të nxënë 

Personaliteti i mësuesit reflektohet në aftësitë e tij social pedagogjike dhe sociale, të cilat ndikojnë në motivimin dhe në gjithë përfshirjen e nxënësve. Për ta arritur këtë, mësuesi duhet të përdorë metoda moderne dhe interaktive duke e vendosur nxënësin në qendër të procesit mësimor. Lë të ndalemi konkretisht në tre prej këtyre metodave:  

  1. 1. Të mësuarit me projekte – Përfshirja aktive dhe përdorimi praktik i gjuhës 

Kjo metodë është veçanërisht e efektshme për nxënësit dygjuhësh, sepse: E bën mësimin më tërheqës dhe praktik, duke i ndihmuar nxënësit të lidhen emocionalisht me gjuhën.
Ndihmon në ruajtjen e shqipes përmes aktiviteteve që lidhen me jetën e tyre në mërgim. U jep mundësinë të praktikojnë gjuhën aktive përmes hulumtimeve, shkrimeve, bisedave dhe prezantimeve.
Përdor kohën e kufizuar në mënyrë më efikase, pasi nxënësit mund të vazhdojnë projektet edhe në shtëpi. 

Shembuj konkretë: 

  • Nxënësit mund të përgatisin një album me fjalë dhe shprehje shqip, duke e pasuruar fjalorin e tyre. 
  • Mund të krijojnë prezantime mbi qytetet shqiptare, duke mësuar histori dhe kulturë. 
  • Intervista me prindërit/gjyshërit për të dokumentuar fjalë, tregime dhe kujtime nga Shqipëria/Kosova. 
  • Projektet e leximit – çdo nxënës lexon një përrallë ose tregim shqip dhe e rrëfen me fjalët e tij në klasë. 
  1. Të mësuarit me qendër nxënësin  

Të mësuarit me qendër nxënësin – nxit për të punuar në mënyrë të pavarur. Kjo metodë ndihmon nxënësit dygjuhësh sepse:  

-U lejon të zgjedhin tema që i interesojnë, duke i motivuar të angazhohen më shumë.
-Ndihmon në zhvillimin e shkathtësive të komunikimit në shqip, duke u përqendruar në biseda të lira dhe diskutime. 

-Zvogëlon ndrojtjen për të folur shqip dhe i inkurajon të shprehen më natyrshëm. E përshtat mësimin sipas niveleve të ndryshme të gjuhës, pasi disa nxënës mund ta flasin shqipen më mirë se të tjerët. 

Shembuj konkretë: 

  • Nxënësit zgjedhin një fjalë të re shqipe çdo javë dhe e përdorin në fjali të ndryshme. 
  • Lojërat si “Gjej fjalën e fshehur”, enigmë me fjalë shqip dhe fjalor vizual. 
  • Shikimi i një videoje të shkurtër në shqip dhe diskutimi i saj në klasë. 
  • Rrëfimi i përvojave personale në shqip – siç janë pushimet në vendlindje ose festat familjare. 
  1. Të Mësuarit megrupe – Teknikëmbështetëse për bashkëpunim 

Të mësuarit me grupe është një metodë mësimore ku nxënësit punojnë së bashku për të arritur një qëllim të përbashkët. Kjo metodë bazohet në ndërveprimin mes nxënësve, duke i inkurajuar ata të ndajnë ide, të bashkëpunojnë dhe të mësojnë nga njëri-tjetri. 

 Përparësitë: 

  • Rrit bashkëpunimin dhe aftësitë sociale 
  • Përmirëson aftësitë e komunikimit dhe mendimit kritik 
  • Ofron mundësi për të nxitur mësimin aktiv dhe të thelluar 
  • Ndihmon nxënësit të fitojnë vetëbesim përmes shkëmbimit të njohurive 

 Shembuj praktikë: 

  • Nxënësit ndahen në grupe për të analizuar një temë dhe më pas e prezantojnë përfundimin e tyre. 
  • Diskutime në grup për të zgjidhur probleme ose për të kryer eksperimente. 
  • Studime të rastit, ku secili anëtar ka një rol të caktuar në hulumtim. 

Në përfundim 

Mësuesi/ja në shkollat shqipe të mësimit plotësues në diasporë është më shumë sesa një edukator – ai është përçuesi i një gjuhe të folur. Personaliteti i tij, profesionalizmi dhe aftësia për të motivuar nxënësit janë shtylla kryesore për suksesin e këtyre shkollave. 

  • Njohja e mirë e Kurrikulën dhe aftësitë gjuhësore të nxënësve.  
  • Zbatimi i metodave aktive dhe të përshtatura për mësimin në situata dygjuhësore shqip dhe frëngjisht apo shqip gjermanisht. 
  • Përdorimi i projekteve, lojërave dhe diskutimeve. 

Kjo përvojë është çelësi për të ruajtur të gjallë gjuhën shqipe në zemrat e brezave të rinj të mërgatës sonë.  

11.02. 2025 

Gjykata Speciale: Anatomia e një Mekanizmi të Lindur nga Raporti, Hetimi dhe Vota

0
Një përmbledhje investigative mbi burimin real të Dhomave të Specializuara nga Agim Vuniqi
Gjykata Speciale për Kosovën nuk është produkt i një legjende urbane, as i një komploti të njëanshëm. Ajo ka gjenezë të dokumentuar, zinxhir institucional dhe vulë kushtetuese. Për ta kuptuar, duhet të ndiqet rruga nga akuza publike, te raporti ndërkombëtar, te hetimi formal, dhe në fund te votimi në Kuvend.
Shkëndija dhe akuza që nuk u mbyllën kurrë
Në vitin 2008, ish-kryeprokurorja e Tribunalit për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte, publikoi në kujtimet e saj pretendime për krime të rënda të lidhura me individë të UÇK-së. Tribunalit nuk iu paraqitën prova të mjaftueshme për aktakuza, por tema doli nga dosjet e brendshme dhe hyri në diskursin publik evropian. Ajo që ishte rrëfim personal u shndërrua në agjendë politike.
Instucionalizimi i akuzës: Raporti i Këshillit të Evropës
Në janar 2011, raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Council of Europe, Dick Marty, paraqiti raportin e tij (Doc. 12462), duke ngritur pretendime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Rezoluta 1782 (2011) kërkoi hetim të plotë dhe të pavarur.
Ky është momenti kur narrativa politike fitoi status institucional. Nga ky çast, çështja nuk ishte më debat mediatik, por obligim ndërkombëtar për hetim.
Hetimi që kërkoi gjykatë
Bashkimi Evropian krijoi Special Investigative Task Force (SITF). Në korrik 2014, kryeprokurori i saj, Clint Williamson, deklaroi publikisht se hetimet kishin prodhuar prova të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Por kishte një kusht: duhej një mekanizëm i ri gjyqësor, jashtë Kosovës, për shkak të: frikësimit të dëshmitarëve, pamundësisë së garantimit të sigurisë, presioneve politike dhe sociale.
Ky ishte çasti kyç. Hetimi ekzistonte. Aktakuzat po përgatiteshin. Sistemi vendor u konsiderua i papërshtatshëm për t’i përballuar.
Vota që vulosi mekanizmin
Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi:
ndryshimet kushtetuese (Neni 162),
Ligjin Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Kjo ishte një votë sovrane, me shumicë të cilësuar. Jo imponim ushtarak, por presion diplomatik i shoqëruar me vendim të brendshëm. Gjykata u dizajnua si pjesë e sistemit juridik të Kosovës, por me seli në Hagë dhe me gjyqtarë ndërkombëtarë.
Pse Haga
Kosovo Specialist Chambers funksionon në Hagë për shkak të marrëveshjes me Holandën dhe për të garantuar:
– mbrojtje maksimale të dëshmitarëve,
– izolim nga ndikimet politike lokale,
– administrim të pavarur procedural.
Vendndodhja është pasojë e krizës së besimit institucional, jo simbol i humbjes së sovranitetit juridik.
Mitet dhe faktet
A u krijua për të gjykuar UÇK-në si luftë?
Jo. Juridiksioni është individual. Gjykohen persona për vepra konkrete.
A është selektive?
Debati politik po. Juridikisht, mandati i saj është i kufizuar në pretendimet e raportit të Këshillit të Evropës.
A është produkt i “mentalitetit tribal”?
Jo si burim juridik. Por përçarjet dhe mungesa e drejtësisë së fortë vendore krijuan terren që mekanizmi të zhvendosej jashtë.
Çfarë tregon kjo histori?
Gjykata Speciale është rezultat i katër hallkave:
Pretendime publike që nuk u hetuan plotësisht nga ICTY.
Raporti zyrtar i Këshillit të Evropës.
Hetimi i BE-së që gjeti bazë për aktakuza.
Vendimi kushtetues i Kuvendit të Kosovës në 2015.
Ajo nuk është as fantazi, as mitologji, as hakmarrje historike. Është kompromis juridiko-politik i një shteti të ri nën presion ndërkombëtar.
E vërteta e pakëndshme
Nëse institucionet e drejtësisë do të kishin hetuar me kohë dhe me guxim çdo pretendim, mekanizmi ndoshta nuk do të ishte zhvendosur në Hagë. Por drejtësia e vonuar krijon mekanizma të imponuar nga rrethanat.
Gjykata Speciale nuk është simbol i dobësisë së luftës çlirimtare. Është pasqyrë e dobësisë institucionale të periudhës pas saj.
Drejtësia që nuk ndërtohet brenda, ndërtohet jashtë.

Llugaliu: Thaçi është arrestu me urdhër të Merkel dhe Johnson në Vjenë, në rrugë tu shku me nënshkru marrëveshjen me Serbinë në Washington

0
Milam Zeka ka të drejtë kur thotë që Hashim Thaçi është arrestu me urdhër të Angela Merkel dhe Boris Johnson në Vjenë, në rrugë tu shku me nënshkru marrëveshjen me Serbinë në Washington. Ai ka të drejtë edhe kur thotë se me pikën 9 të asaj marrëveshje “historike” Serbia e pranon Kosovën si shtet.
Deri këtu Milaim Zeka është milimetrikisht i saktë, po normalisht me këto nuk përfundon tregimi. Milaim Zeka qëllimisht nuk po i tregon motivet pse Kancelarja e atëhershme Gjermane dhe ish Kryeministri Britanik e penguan (arrestuan) Hashim Thaçin për të nënshkruar atë marrëveshje me Serbinë.
Ja arsyet:
1. Milaim Zeka po thotë që me atë marrëveshje Serbia e pranonte Kosovën, po nuk po thotë në cilët kufij e pranonte. Këtë qëllimisht e mshefë Milaimi, sepse me marrëveshjen e Washingtonit të sponsorizuar nga Grenell, e të përgatitur nga Thaçi, Vuçiç e Rama, Kosova do të humbte të paktën 20% të territorit të saj.
Dmth Kosova do të ndahej, dmth Serbia do të na pranonte në këmbim të territorit. Po të ishte shtet serioz Hashim Thaçi me plot bashkpuntorë të tij do të dënoheshin në Kosovë për tradhëti kombëtare për tentimin e ndarjës së Kosovës. Çka është ma skandalozja në këtë tregim që paratë e taksapaguesëve të Kosovës janë përdorur nga Hashim Thaçi me bashkpuntorë për lobim për ndarje të Kosovës. Dy ambasada (ambasadorë) të Kosovës janë kanë të involvume në lobim për ndarje të Kosovës, në Washington dhe Paris.
2. Pse Gjermanisë i ka pengu marrëveshja e Hashimit me Vuçiqin?
Sepse u kanë marrëveshje me parime e impakte territoriale dhe në thelb kundër konceptit mbi të cilin është kriju Bashkimi Europian. Përpos kësaj ndarja e Kosovës si interes 100% i Serbisë, do të pasonte me ndarjen e Bosnjës, ndarjen e Maqedonisë Veriore dhe gllabërimin e Malit të Zi nga Serbia. Natyrisht kjo nuk do të kalonte pa luftë, e cila këtë rajon përfundimisht do ta largonte nga Bashkimi Europian dhe do ta vendoste nën ndikimin rus. Nga pasojat e luftës do të niste një valë e madhe refugjatësh dhe nuk duhesh me kanë shumë gjeni me qëllu ku do të shkonin ata refugjatë; në Amerikë e Rusi jo, po në Gjermani. Kjo natyrisht do të shkaktonte kaos në Gjermaninë edhe ashtu të lodhun nga
refugjatët sirianë e të tjerë.
Former Kosovo President Hashim Thaci attends his war crimes trial in The Hague, Netherlands April 3, 2023. Koen van Weel/Pool via REUTERS
3. Pse Mbretërisë së Bashkuar i ka penguar marrëveshja e Hashimit me Vuçiqin?
Sepse siç u tha edhe më lartë, njohja e Serbisë ndaj Kosovës së ndarë do të pasonte me ndarjen e Bosnjës, Maqedonisë Veriore, aneksimin e Malit të Zi nga ana e Serbisë dhe bashkimin e pjesës së mbetur të Kosovës me Shqipërinë (ky i fundit për Serbinë do të ishte i përkohshëm, përderisa të përmirësohen rrethanat për Serbinë për me ia shkëput prap disa pjesë të tjera të asaj që figurativisht do ta quanin Shqipëri e Madhe). Do ta quanin të tillë për me pasë arsye me coptu prap e prap.
Nga këto zhvillime ngjarjesh katastrofale për shqiptarët, Serbia do të dilte territorialisht në detin Adriatik, gjë që është interes strategjik i saj dhe i Rusisë, me ç’rast kjo e fundit do të pozicionohej me baza dhe flotë detare në Adriatik pak kilometra nga Prishtina e Tirana.
Këtë në asnjë mënyrë nuk e lejon Britania e Madhe, dhe e keni pa angazhimin e tyre për çlirimin e veriut të Kosovës nga bandat kriminale të Serbisë, viziten e ish ministrit të jashtëm britanil David Cameron në Kosovë pak muaj mas sulmit terrorist në Banjskë ku simbolikisht mbi hartën e veriut të Kosovës i vendosi flamujt britanik dhe deklaroi që integriteti territorial i Kosovës është interes themelor i Britanisë së Madhe. Këtë përplasje e hasmëri britaniko-ruse na veç po e shohim në variantin më të qartë në Ukrainë.
4. Pse Hashim Thaçi u ngut për me nënshkru marrëveshjen me Vuçiqin në Nëntor të 2020? Sepse Admimistratës Trump 1 i kishin mbetur edhe 2-3 muaj mandat dhe përmes Grenellit do realizonte këtë me lehtësi. Ai e dinte që më ky rast nuk do t’i vinte. Fatmirësisht ka ma të mdhaj se Hashimi, Vuçiqi, Rama e Grenelli. Fatkeqësisht ka shqiptarë si Hashimi e Rama, njëri ish Kryeministër e ish President e tjetri Kryeministër aktual që për interesa personale donin t’i kryenin shërbim të hatashëm Serbisë, Rusisë dhe do ta ndryshonin tmerrësisht hartën e sigurisë së rajonit edhe Europës.
5. Çka do të fitonte Hashimi Thaçi dhe Edi Rama nga ajo marrëveshje, sepse çka do të fitonte Serbia e elaboruam më lartë?
Pjesa e ndarë e Kosovës që do t’i takonte shqiptarëve me gjasë do të bashkohej me Shqipërinë, ku President i Shqipërisë do të zgjidhjej Hashimi dhe Kryeministër i përjetshëm Edi Rama. Këta me propagandën SHIK-iste ndarjen e Kosovës do ta kamuflonin me bashkim kombëtar dhe natyrisht do ta prezentonin si arritje historike.
6. Po pse Hashim Thaçi, ish drejtor politik i UÇK-së, ish kryesues i delegacionit të Rambujesë, ish kryeministër, ish President, lexues i deklaratës së shpalljës së Pavarësisës së Kosovës (të cilen më vonë me tentimin për ndarje të Kosovës praktikikisht tenton ta anulojë), inicues i dialogut “teknik” me Serbinë pas vendimit historik të GJND-së, insistues për themelimin e Zajednicës serbe në Kosovë dhe në fund i arrestuar duke shku me nda Kosovën… ku janë arsyet dhe motivi tij për gjithë këto veprime kundër Kosovës?
Me pak logjikë mundeni me konstatu që është kanë i shantazhum prej Serbisë, ende është. Pse e qysh po ia lë imagjinatës së secilit edhe pse këtu është gjithçka e qartë dhe s’ka vend fare për imagjinatë.
P.S. Në vitin 2026, Trump përsëri President, Grenelli i margjinalizum me ndikim zero, administrata e Trump me strategji zyrtare për mbrojtjen e Kosovës, së shpejti me dokument obligativ për Serbinë për njohjen e Kosovës në kufijt aktual, Hashimi në Hagë, veriu i Kosovës i çlirum nga bandat serbe dhe disa nostalgjikë të pazareve me Serbinë në kurriz të Kosovës duke thurë elozhe e elegji për Hashimin dhe gjykimin e tij në Hagë!
Kosova ka fat dhe gjithsesi miq!

“Albanizacija Kosova i Metohije” nuk janë studime neutrale historike, janë produkte të një shkolle mendimi të formuar shpifës serbomadh

Fahri Xharra, Gjakovë

Libra si “Albanizacija Kosova i Metohije” nuk janë studime neutrale historike. Ata janë produkte të një shkolle mendimi të formuar në epokën e nacionalizmave romantike, kur historia u shndërrua në mjet legjitimimi territorial.
Termi “albanizim” është problematik në vetvete. Ai presupozon tre gjëra:
Se ekzistonte një homogjenitet i mëparshëm.
Se ndodhi një zëvendësim etnik.
Se ky proces ishte i njëanshëm dhe i drejtuar.
Asnjë nga këto nuk provohet me dokumentacion ndërkombëtar të paanshëm.
1. Narrativa e viktimizimit si strategji politike
Në fund të shekullit XIX dhe fillim të XX, në Ballkan lindën ideologjitë që kërkonin shtete etnikisht të pastra. Në këtë kontekst u ndërtua edhe teza se Kosova “u humb” për shkak të një procesi albanizimi.
Kjo narrativë shërbeu për:
mobilizim politik,
kolonizime të organizuara shtetërore,
legjitimim të politikave të spastrimit demografik,
krijim të një miti mobilizues kombëtar.
Pra, nuk kemi histori, por psikologji kolektive të ndërtuar.

2. Dokumentet osmane flasin për vazhdimësi, jo zëvendësim
Arkivat osmane nuk dëshmojnë ndonjë zhdukje masive të një popullsie dhe zëvendësim të saj me një tjetër.
Proces natyror migrimesh dhe lëvizjesh, si kudo në Perandorinë Osmane.
Migrimi nuk është “albanizim”. Migrimi është realitet historik universal.
3. Identiteti fetar u përdor si instrument manipulimi
Në shekullin XIX, identiteti fetar filloi të përkthehej në identitet kombëtar.
Por kjo është logjikë moderne. Në periudhën osmane, njerëzit regjistroheshin sipas fesë, jo kombësisë.
Prandaj barazimi: Ortodoks = serb
është konstrukt i shekullit XIX.
4. Projekti i kolonizimeve të shekullit XX
Në vend që të flitet për “albanizim”, dokumentet e shekullit XX tregojnë:
projekte kolonizimi shtetëror,
plane për zhvendosje popullsie,
politika të qarta për ndryshim përbërjeje etnike.
Ky është fakt i dokumentuar në arkiva ndërkombëtare.
Narrativa e “albanizimit” shpesh u përdor për të justifikuar këto politika.
5. Pse përdoret termi “albanizim”?
Sepse ai krijon tre efekte psikologjike:
E paraqet popullin shqiptar si uzurpator.
E paraqet territorin si të “humbur”.
Krijon ndjenjë misioni për rikthim.
Kjo është gjuhë mobilizuese, jo shkencore.
6. Çfarë duhet të kuptojë publiku shqiptar?
Ne nuk kemi nevojë të mohojmë praninë e askujt. Por nuk duhet të pranojmë etiketime ideologjike.
Kosova nuk “u albanizua”. Ajo ishte dhe mbeti hapësirë me shumicë shqiptare në periudhën moderne të dokumentuar.
Fjalët janë armë. Dhe termi “albanizim” është armë retorike.
7. Mesazh për shqiptarët që kanë harruar vetveten
Identiteti nuk mbrohet me zë të lartë. Mbrohet me dije, arkiva dhe argumente.
Hebrenjtë nuk mbijetuan sepse bërtitën. Mbijetuan sepse dokumentuan, studiuan dhe ruajtën kujtesën.
Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë:
të lexojmë,
të analizojmë,
të reagojmë me fakte,
të mos biem në kurthin emocional.
Sepse propaganda ushqehet me emocione. Historia ushqehet me dokumente.

Me 11.02.26

Gjykata Speciale, drejtësi pa moral dhe pa ndërgjegje

0
Nga: Lirim Gashi, Prizren 
_____
(në shqip dhe serbisht)
Ka momente në historinë e popujve kur e keqja nuk hyn me plumba, por përmes procedurës.
Kur nuk vjen si dhunë e hapur, por si dhunë e fshehur, e veshur me rroba ligjore.
Kur nuk vjen si krim i hapur, por si “mekanizëm ligjor që e fsheh krimin”.
Në ato çaste, padrejtësia e fshehur pas maskës së moralit të rremë bëhet më e rrezikshme se çdo dhunë e dukshme, sepse flet gjuhën e ligjit, ndërsa njëkohësisht shkatërron frymën e së vërtetës.
Pas vitit 1999, Kosova nuk e humbi luftën.
Por humbi diçka më të brishtë: qartësinë morale të fitores.
Shtriga zvicerane, Carla Del Ponte, u përball me kufirin e së drejtës penale, ose më saktë, me boshllëkun e provave kundër Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
Ky kufi duhej të respektohej të paktën nga ajo, sepse është themeli i çdo rendi ligjor.
Por ajo jo vetëm që e konsideroi këtë kufi si një ofendim personal, por e shndërroi në urrejtje ndaj fakteve që u jepnin legjitimitet politik, ligjor, etik, moral dhe njerëzor vendimit për lirimin e të pandehurve.
Në psikologjinë e Dostojevskit, këtu lind mëkati.
Jo si krim i dukshëm, por si refuzim për ta pranuar realitetin.
Libri i Shtrigës Del Ponte nuk e kërkonte të vërtetën; por ishte përpjekje për ta rregulluar botën sipas logjikës së ofendimit personal.
Prandaj, kur historia nuk e dënoi Ramushin dhe Fatmirin, ajo vendosi ta dënojë vetë historinë.
Milan S. Protić, ambasadori serb në Zvicër, e kuptoi shpejt: gënjeshtra më e fuqishme nuk është ajo që bind, por ajo që ngatërron.
Sepse Serbia nuk kishte nevojë të shpallej e pafajshme; mjaftonte që Kosova të mos dukej e pastër.
Kështu lindi miti i “Shtëpisë së Verdhë” – jo si fakt, por si simbol i turbullimit moral.
Megjithatë, relativizmi më i ultë etik ndodh kur e vërteta fundoset në mjegull, derisa të bëhet po aq e dyshimtë sa edhe gënjeshtra.
Sepse agresori që nuk kërkon falje, kërkon simetri.
Dhe simetria morale midis krimit dhe rezistencës është forma më e sofistikuar e mohimit të gjenocidit.
Kështu, Dick Marty nuk ishte arkitekti i së keqes, por administratori i saj.
Ai e dinte që nuk kishte prova bindëse, por vazhdoi të veprojë kriminalisht, sepse sistemet e kalbura ligjore serbe dhe ndërkombëtare kërkonin nga ai dokumente të falsifikuara, e jo prova të verifikuara.
Prandaj, e keqja këtu humbi fytyrën njerëzore dhe mori formën e mizorisë institucionale, sipas motos: “Askush nuk mban përgjegjësi, sepse të gjithë thjesht po i kryenin detyrat e tyre të ndyra.”
Kështu u krijua mëkati kolektiv.
Gjykata Speciale u ngrit mbi një boshllëk moral.
Megjithatë, gjykata që bën sikur nuk e di se kush është agresori, me vetëdije vret viktimën e saj.
Sepse i njeh dhe pranon vetëm dosjet e fabrikura nga qeniet e ndyra.
Por a ka drejtësi më poshtëruese se ajo që shmang pyetjen kryesore: “Kush e nisi dhe kreu krimin?”
Dhe qëllimisht, këtë pyetje nuk ia kanë bërë vetës as kriminelet serbë, as mbështetësit e tyre ndërkombëtarë, sepse përgjigjja e sinqertë do t’i shkatërronte balancat e tyre politike dhe ligjore.
Por njerëzit e ndershëm e dinë se drejtësia pa moral nuk është neutrale – është me vetëdije e verbër.
Në këtë mjegull politiko-ligjore, Hashim Thaçi nuk veproi nga bindja, por nga frika. Dhe frika është gjithmonë motra e fajit.
Prandaj, presioni i tij mbi deputetët e Kuvendit të Kosovës për ta votuar Gjykatën Speciale nuk ishte akt sovran, por bumerang fatal personal.
Deputetët nuk votuan për drejtësi. Votuan për paqe shpirtërore të përkohshme.
Sepse paqja e ndërtuar mbi mohimin e së vërtetës është gjithmonë e përkohshme.
Kjo nuk është tragjedia e një individi; është tragjedia e ndërgjegjes tonë kolektive.
Një seri vendimesh frikacake, servile dhe injorante, të cilat iu shiten popullit viktimë si “kompromise të dhimbshme”, “të arsyeshme” dhe “të nevojshme”, krijuan një botë ku viktimat detyroheshin ta mbronin dinjitetin e tyre nga akuzat shpifëse, ndërsa agresorit i lejohej të shlyente kujtesën e gjenocidit mbi të njëjtat viktima.
Dostojevski do të thoshte: këtu nuk ka djaj, por ka qenie edhe më të ndyra se djalli, që e kanë braktisur përgjegjësinë morale, sepse ishte shumë e rëndë për t’u mbajtur mbi supet e tyre.
Por historia nuk kërkon hakmarrje. Ajo kërkon emërtim.
Sepse e keqja që nuk emërtohet, përsëritet. Dhe drejtësia që nuk guxon ta thotë të vërtetën, shndërrohet në padrejtësi ekstreme.
Dhe pikërisht këtu lind argumenti ligjor dhe kushtetues i Kosovës për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.
Sepse gjykata që funksionon duke e mohuar realitetin, duke i injoruar provat e vërteta dhe duke krijuar barazi të rreme midis agresorit dhe viktimës, nuk është instrument juridik i drejtësisë por instrument politik i padrejtësisë.
Dhe kur drejtësinë e zëvendësojnë fyerja personale, frika dhe interesat politike, legjitimiteti i saj ligjor zhduket.
Kosova, nëse është shtet sovran, ka detyrë morale ta mbrojë integritetin e rendit ligjor dhe të drejtën për drejtësi të ndershme.
Kjo nënkupton heqjen ose shfuqizimin e çdo mekanizmi që vetë e shkatërron drejtësinë dhe të vërtetën, duke i vendosur viktimat në një pozitë të padrejtë dhe duke e mbrojtur agresorin akoma më padrejtësisht.
Kosova nuk ka nevojë për drejtësi të përsosur. Ka nevojë për drejtësi të ndershme.
Dhe ndershmëria fillon aty ku frika mbaron.
Sepse në fund, nuk janë gjykatat që gjykojnë historinë – këtë e bën ndërgjegjja.
Prandaj, çdo ligj që e shfuqizon këtë gjykatë të padrejtë nuk është vetëm i drejtë, por edhe moralisht i domosdoshëm.
Sepse drejtësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë mbi injorimin e fakteve që reflektojnë realitetin apo mbi dokumente të falsifikuara që e mohojnë atë tërësisht.
Ka momente kur heshtja është krim,
kur neutraliteti është bashkëfajësi,
kur drejtësia bëhet mëkati më i madh.
Gjykata Speciale nuk është gabim juridik.
Ajo është blasfemi morale.
Sepse blasfemi nuk është vetëm ofendimi ndaj Zotit.
Blasfemi është edhe përdhosja e së vërtetës,
shndërrimi i vuajtjes në procedurë dhe kthimi i viktimës në problem etik.
Kjo gjykatë nuk e mohon hapur gjenocidin serb – bën diçka edhe më të sofistikuar:
e relativizon.
E shpërndan.
E tret në dosje teknike derisa të mos ketë më peshë morale.
Ky është mëkati i saj i vërtetë.
Sepse kur krimi shtetëror trajtohet si “kontekst”,
ndërsa rezistenca si “dyshim”, drejtësia nuk është më drejtësi, ajo
është teologji e rreme, një fe e re ku faji nuk ka autor, por ka gjithmonë të pandehur.
Në këtë fe të re, agresori nuk ka emër,
por viktima ka dosje.
Krimi nuk ka ideologji,
por rezistenca ka aktakuzë.
Kjo nuk është drejtësi ndërkombëtare.
Kjo është ritual i pastrimit të ndërgjegjes së ndotur të Perëndimit, që nuk pati guxim ta ndalë gjenocidin në kohë dhe tani kërkon ekuilibër të manipuluar.
Nëse do të ishte e drejtë, gjykata do të fillonte me pyetjen themelore:
“Kush e ndërtoi aparatin e shfarosjes?”
Por nuk e bën këtë, sepse përgjigjja do të shpaloste rendin e kalbur ndërkombëtar që bashkëpunoi me jashtëqitjet e Millosheviçit, duke ekspozuar pa turp dështimin dhe hipokrizinë e tij.
Prandaj zgjodhi rrugën më të lehtë: ta gjykojë popullin që mbijetoi.
Dhe këtu ndodh blasfemia përfundimtare:
e drejta për të mbijetuar shpallet e dyshimtë.
Rezistenca kundër shfarosjes shpallet problem moral.
Ndërsa krimi shpërndahet në mjegullën e procedurës.
Kjo gjykatë nuk kërkon pendesë nga krimineli.
Ajo kërkon turp nga viktima.
Dhe çdo sistem që kërkon turp nga ai që mbijetoi krimit, është i kalbur deri në palcë.
Prandaj historia nuk do ta mbajë mend Gjykatën Speciale si institucion drejtësie.
Do ta mbajë mend si momentin kur morali ndërkombëtar u vendos në provë dhe dështoi.
Sepse ka një ligj më të fortë se çdo statut:
kur drejtësia bëhet blasfemi, e vërteta shndërrohet në akt rebelimi.
Ky rebelim – sado të vonohet – është i pashmangshëm.
______
SPECIJALNI SUD: PRAVDA BEZ MORALA I SAVESTI
Autor: Lirim Gashi
Postoje trenuci u istoriji naroda kada zlo ne dolazi metkom, već kroz proceduru.
Kada ne dolazi kao otvoreno nasilje, već kao skriveno nasilje, obučeno u pravni ogrtač.
Kada ne dolazi kao očigledno krivično delo, već kao „pravni mehanizam koji prikriva zločin“.
U tim trenucima, nepravda skrivena iza maske lažnog morala postaje opasnija od svakog vidljivog nasilja, jer govori jezikom zakona, dok istovremeno uništava duh istine.
Posle 1999. godine, Kosovo nije izgubilo rat.
Ali je izgubilo nešto krhkije: moralnu jasnoću pobede.
Švajcarska veštica, Carla Del Ponte, suočila se sa granicom krivičnog prava, ili preciznije, sa prazninom dokaza protiv Ramusha Haradinaja i Fatmira Limaja.
Ta granica je bar trebalo da bude poštovana od strane nje, jer je temelj svakog pravnog poretka.
Ali ona nije samo to smatrala ličnom uvredom, već je to pretvorila u mržnju prema činjenicama koje su davale političku, pravnu, etičku, moralnu i ljudsku legitimaciju za oslobađanje optuženih.
U Dostojevskom psihologiji, tu se rađa greh.
Ne kao vidljivo zlo, već kao odbijanje da se prihvati realnost.
Knjiga Veštice Del Ponte nije tražila istinu; već je bila pokušaj da se svet sredi logikom lične uvrede.
Zato, kada istorija nije osudila Ramusha i Fatmira, ona je odlučila da osudi samu istoriju.
Milan S. Protić, srpski ambasador u Švajcarskoj, brzo je shvatio: najmoćnija laž nije ona koja ubeđuje, već ona koja zbunjuje.
Jer Srbija nije morala da bude proglašena nevinom; bilo je dovoljno da Kosovo ne deluje čisto.
Tako je nastao mit o „Žutoj Kući“ – ne kao činjenica, već kao simbol moralne zamućenosti.
Ipak, najniži etički relativizam nastaje kada se istina utopi u magli, dok ne postane jednako sumnjiva kao i laž.
Jer agresor koji ne traži izvinjenje traži simetriju.
A moralna simetrija između zločina i otpora je najsofisticiraniji oblik poricanja genocida.
Tako Dick Marty nije bio arhitekta zla, već njegov administrator.
On je znao da nema ubedljive dokaze, ali je nastavio da deluje kriminalno, jer su korumpirani srpski i međunarodni pravni sistemi zahtevali od njega falsifikovane dokumente, a ne proverene dokaze.
Zato je zlo ovde izgubilo ljudsko lice i poprimilo oblik institucionalne okrutnosti, prema principu: „Niko nije odgovoran, jer svi samo izvršavaju svoje prljave zadatke.“
Tako je nastao kolektivni greh.
Specijalni Sud je podignut na moralnoj praznini.
Jer sud koji se pravi da ne zna ko je agresor, svesno ubija svoju žrtvu.
Jer priznaje i uzima u obzir samo izmišljene dosijee od strane prljavih ljudskih ruku.
Ali postoji li pravda ponižavajuća koliko ona koja izbegava ključno pitanje: „Ko je započeo i izvršio zločin?“
I namerno, to pitanje nisu sebi postavili ni srpski kriminalci, ni njihovi međunarodni pomagači, jer bi iskren odgovor uništio njihove političke i pravne balanse.
Ali pošteni ljudi znaju da pravda bez morala nije neutralna – ona je svesno slepa.
U ovoj političko-pravnoj magli, Hashim Thaçi nije delovao iz uverenja, već iz straha. A strah je uvek sestra krivice.
Zato pritisak koji je vršio na poslanike Skupštine Kosova da glasaju za Specijalni Sud nije bio suveren čin, već fatalni lični bumerang.
Poslanici nisu glasali za pravdu. Glasali su za privremeni unutrašnji mir.
Jer mir izgrađen na poricanju istine je uvek privremen.
Ovo nije tragedija jednog pojedinca; to je tragedija naše kolektivne savesti.
Serija kukavičkih, servilnih i neukih odluka, koje su narodu žrtvi predstavljene kao „teški kompromisi“, „razumni“ i „neophodni“, stvorila je svet u kojem su žrtve morale da brane svoj dostojanstvo od klevetničkih optužbi, dok je agresoru koji je nad njima genocid dozvoljeno da mu se oprosti, i to još nepravednije.
Dostojevski bi rekao: ovde nema đavola, ali postoje bića prljavija od samog đavola, koja su napustila moralnu odgovornost jer je bila preteška da je nose na svojim ramenima.
Ali istorija ne traži osvetu. Ona traži imenovanje.
Jer zlo koje se ne imenuje, ponavlja se. A pravda koja ne sme da kaže istinu, pretvara se u ekstremnu nepravdu.
I upravo tu nastaje pravni i ustavni argument Kosova za ukidanje Specijalnog Suda.
Jer sud koji funkcioniše negirajući realnost, ignorišući prave dokaze i stvarajući lažnu jednakost između agresora i žrtve, nije pravda u pravnom smislu, već politički instrument nepravde.
I kada pravdu zamenjuju lične uvrede, strah i politički interesi, njen pravni legitimitet nestaje.
Kosovo, ako je suverena država, ima moralnu dužnost da zaštiti integritet pravnog poretka i pravo na poštenu pravdu.
To podrazumeva uklanjanje ili ukidanje svakog mehanizma koji sam uništava pravdu i istinu, stavljajući žrtve u nepravilan položaj i još nepravednije štiteći agresora.
Kosovu nije potrebna savršena pravda. Potrebna mu je poštena pravda.
A poštenje počinje tamo gde strah prestaje.
Jer na kraju, sudovi ne sude istoriji – to čini savest.
Zato svaki zakon koji ukida ovaj nepravedni sud nije samo pravičan, već i moralno neophodan.
Jer prava pravda ne može postojati na ignorisanju činjenica koje odražavaju realnost, niti na falsifikovanim dokumentima koji je potpuno poriču.
Postoje trenuci kada je tišina zločin,
kada je neutralnost saučesništvo,
kada pravda postaje najveći greh.
Specijalni Sud nije pravna greška.
To je moralna blasfemija.
Jer blasfemija nije samo uvreda prema Bogu.
Blasfemija je i profanacija istine, pretvaranje patnje u proceduru i pretvaranje žrtve u etički problem.
Ovaj sud ne poriče otvoreno srpski genocid, on čini nešto još sofisticiranije:
on ga relativizuje.
Raspršuje.
Topi u tehničke dosijee dok ne izgubi moralnu težinu.
To je njegov pravi greh.
Jer kada se državni zločin tretira kao „kontekst“,
a otpor kao „sumnja“, pravda više nije pravda, ona je lažna teologija, nova vera u kojoj greh nema autora, ali uvek ima optužene.
U ovoj novoj veri, agresor nema ime,
ali žrtva ima dosije.
Zločin nema ideologiju,
ali otpor ima optužnicu.
Ovo nije međunarodna pravda. Ovo je ritual čišćenja prljave savesti Zapada, koji nije imao hrabrosti da zaustavi genocid na vreme, a sada traži manipulativnu ravnotežu.
Da je bio pravičan, sud bi počeo sa osnovnim pitanjem:
„Ko je izgradio aparat za istrebljenje?“
Ali ne čini to, jer bi odgovor otkrio pokvareni međunarodni poredak koji je sarađivao sa Milloshevićevim izmetom, bez sramote otkrivajući bez ikakvog stida njegovu propast i licemerje.
Zato je odabrao lakši put: da sudi narodu koji je preživeo.
I tu se događa konačna blasfemija:
pravo na preživljavanje proglašava se sumnjivim.
Otpor protiv istrebljenja proglašava se moralnim problemom.
Dok se zločin raspršuje u magli procedure.
Ovaj sud ne traži pokajanje od kriminalca.
On traži sram od žrtve.
A svaki sistem koji traži sram od onog koji je preživeo zločin, truležan je do srži.
Zato istorija neće pamtiti Specijalni Sud kao instituciju pravde.
Pamtiće ga kao trenutak kada je međunarodni moral stavljen na probu i propao.
Jer postoji zakon jači od svakog statuta:
kada pravda postane blasfemija, istina se pretvara u čin pobune.
A ta pobuna – koliko god kasnila – je neizbežna.

The Canberra Times (1971) / Primitivizmi dhe zymtësia e mbajnë Shqipërinë të mbërthyer

Burimi : The Canberra Times, e hënë, 3 maj 1971, faqe n°6

Burimi : The Canberra Times, e hënë, 3 maj 1971, faqe n°6

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 shkurt 2026 

“The Canberra Times” ka botuar, të hënën e 3 majit 1971, në faqen n°6, shkrimin e reporterit Herbert Schmitt rreth situatës së brendshme asokohe të Shqipërisë komuniste, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Primitivizmi e mban Shqipërinë të mbërthyer

Nga Herbert Schmitt, në Shqipëri

Burimi : The Canberra Times, e hënë, 3 maj 1971, faqe n°6

Burimi : The Canberra Times, e hënë, 3 maj 1971, faqe n°6

Shqipëria komuniste ka filluar planin e saj të pestë pesëvjeçar ekonomik. Vizitori i rrallë perëndimor mund të pyesë veten se çfarë ndodhi me katër të parët.

Ky vend i vogël malor ndodhet mes Jugosllavisë, Greqisë dhe Detit Mesdhe. Ai shfaq një prapambetje të pakrahasueshme me çdo vend tjetër evropian.

Dy milionë shqiptarët duken pothuajse të pavetëdijshëm se janë pas kohës. Përjashtuar një grup elitar funksionarësh të partisë dhe shtetit, shqiptari mesatar nuk ka asnjë mënyrë për të krahasuar gjendjen e tij me kushtet e jetesës diku tjetër. Gazetat dhe revistat e huaja nuk janë të disponueshme. Pak librari në kryeqytet mbajnë disa kopje të pluhurosura të literaturës marksiste në frëngjisht ose italisht në vitrinat e tyre.

Udhëheqësi i fortë i Shqipërisë, shefi i partisë 62-vjeçar Enver Hoxha, sundon vendin me grusht të hekurt. Aleati i tij i vetëm i huaj, Kina komuniste, mban një ambasadë të madhe në Tiranë. Megjithatë, gjatë tre ditëve në kryeqytet, një vizitor pa vetëm katër kinezë, të gjithë të veshur me uniforma blu dhe gri të stilit Mao. Kinezët duket se preferojnë të qëndrojnë pas mureve të kompleksit të ambasadës së tyre të ruajtur rreptësisht, me antena të larta radioje.

Kina ndërhyri pasi Bashkimi Sovjetik ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në dhjetor 1961. Që atëherë, udhëheqësit sovjetikë janë cilësuar si “revizionistë, devijues nga linja e vërtetë marksiste-leniniste dhe lakej kapitalistë” në gjuhën zyrtare shqiptare. Fyerjet vazhdojnë pa pushim.

Gazetarët sportivë gjermanoperëndimorë, që shoqëronin ekipin kombëtar të futbollit në Tiranë, gjetën në dhomat e hotelit kopje në gjuhën angleze të një buletini që përmbante një sulm të ashpër kundër “revizionistëve sovjetikë, shpërndarësve të opiumit fetar”. Artikulli pretendonte se kishte zbuluar “shenja të pabesueshme se feja gëzon mbështetje dhe inkurajim të hapur” nga shteti sovjetik.

Shqiptarët e mbështesin këtë qëndrim sfidues me ndihmën e Pekinit dhe një ushtri prej 50 000 vetësh. Ashtu si ushtria kineze, edhe ushtria shqiptare ka hequr të gjitha shenjat e gradave.

Sa ndihmë ekonomike vjen realisht nga Kina është e pamundur të vlerësohet pas një vizite të shkurtër dhe të kontrolluar rreptësisht, e cila përfshinte një udhëtim mbresëlënës 33 milje me autobus përmes maleve drejt Elbasanit. Një rrugë e ngushtë e asfaltuar gjarpëron mes vreshtave dhe plantacioneve të frutave, duke kaluar Qafën e Krrabës (3 583 këmbë) për të arritur në Elbasan, një qendër industriale me fabrika druri, nafte, çimentoje, duhani dhe metali. Popullsia e qytetit është 40 000 banorë.

Hoxha është i kudondodhur. Emri i tij, ose slogani “Lavdi Enverit”, dallohet në kodra, i gdhendur në gur gëlqeror ose i formuar me kujdes nga gurë të bardhë përgjatë rrugëve. Slogane që nënkuptojnë “Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë” shihen gjithashtu kudo — të pikturuara në muret e shtëpive, në postera të mëdhenj dhe në tabela neoni mbi ndërtesat qeveritare.

Tirana, me një popullsi prej 170 000 banorësh, ka tre bulevarde të gjera që çojnë në sheshin kryesor. Bulevardi i shkurtër i Dëshmorëve të Kombit, që shtrihet drejt jugut deri te Universiteti i Tiranës, mund të strehojë lehtësisht gjashtë ose tetë korsi trafiku. Megjithatë, këmbësorët e përdorin pa rrezik ditë e natë. Makina, autobusë, qerre me kuaj dhe biçikleta kalojnë rrallë; të pakta makina që shihen janë kryesisht të markës Fiat.

Në këtë bulevard, Shqipëria ruan edhe një kujtim nga ditët kur marrëdhëniet me Moskën ishin të ngrohta — ndoshta i vetmi monument i Stalinit në Evropën Lindore. Ai është dhjetë këmbë i lartë. Një guidë shqiptare tha: “Ai ishte një njeri i madh. Ne jemi krenarë për monumentin e tij dhe do ta mbajmë përgjithmonë.”

Edhe parqet e mirëmbajtura, bulevardet e pastra dhe disa ndërtesa universitare mbresëlënëse nuk e kapërcejnë përshtypjen e përgjithshme të zymtësisë. Ngjyrat mbizotëruese të veshjeve janë blu e errët, gri e errët dhe kafe e errët. Mushamat plastike me ngjyrë të errët krijojnë një uniformitet në rrugë.

Pengesa gjuhësore dhe mbikëqyrja policore dekurajojnë kontaktet mes vizitorëve perëndimorë dhe shqiptarëve. Kur yjet e futbollit gjermanoperëndimorë, zyrtarët dhe gazetarët sportivë u përpoqën të shpërndanin çokollata dhe portokalle për një turmë fëmijësh dhe të rriturish të mbledhur pranë hotelit të tyre, shqiptarët u tërhoqën në heshtje, pa thënë asnjë fjalë.

Një shëtitje nëpër rrugët e errëta të Tiranës gjatë natës është njëkohësisht zbuluese dhe dëshpëruese. Mungesa e trafikut krijon një heshtje të frikshme, e ndërprerë herë pas here nga zhurma e motorit të një autobusi të vonë.

Vitrina e një dyqani mekanik shtetëror shfaq një biçikletë të prodhimit kinez që shitet për 925 lekë (69 dollarë me kursin zyrtar). Një karrocë fëmijësh e palosshme dhe e prodhuar lirë kushton 400 lekë (29 dollarë). Përballë, një dyqan tekstilesh shfaq kostume për burra me prerje të vjetëruar, që shiten për rreth 50 dollarë, ndërsa këmishat e bardha kushtojnë nga 5 deri në 6 dollarë

Paga mesatare mujore e një punëtori industrial është rreth 600 lekë (44–64 dollarë), tha një guidë. Ushqimet bazë janë relativisht të lira: një bukë dykilogramëshe thekre të errët kushton rreth 14 cent; mishi shitet rreth 54 cent për kg; dhe një paketë me 20 cigare kushton afërsisht 27 cent. Guidat pohuan se nuk ka racionim të ushqimeve apo mallrave.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 60 për qind e fshatrave shqiptare tani kanë energji elektrike, dhe prodhimi bujqësor vitin e kaluar ishte rreth 75 për qind më i lartë se në vitin 1965. Tani ka 10 000 traktorë, krahasuar me vetëm 10 në vitin 1945.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, 75 për qind e popullsisë nuk dinte as të lexonte e as të shkruante. Vitin e kaluar, sipas qeverisë, rreth 500 000 fëmijë dhe të rinj — një e katërta e popullsisë — ndoqën shkollimin e detyrueshëm ose ishin të regjistruar në universitete dhe kolegje. Analfabetizmi, sipas saj, është pothuajse zhdukur.

Bipolatiteti social dhe kulturor në romanin “Mona” të Jusuf Buxhovit

0
Kaltrina BERISHA
____
Romani Mona i autorit Jusuf Buxhovi është botuar në qershor të vitit 2020, por që si kohë të përfundimit të veprës autori e konkretizon marsin e po të njejtit vit. Duke u nisur nga rrethanat sociale të kohës, theksojmë se një vit më parë, konkretisht në vitin 2019 në botë ishin raportuar rastet e para me virusin më të ri të quajtur covid-19, e që pak javë më vonë mori statusin e pandemisë. Pandemi kjo që përfshiu edhe Kosovën si pjesë të botës, ndërsa brenda Kosovës autori specifikon Gjakovën me rrethinë, si qendër e qytetërimit e që bëhet edhe objekt i karantinimit. Gjakova, konkretisht Dushkaja del të jetë taposi i veprës, e që si trilogji ndërlidhet nga idetë e motivet edhe me veprat paraprake Dosja B dhe Dushkaja.
Romani nis me shprehjen:
Ngjashmëritë e mundshme të personazheve me realitetin janë të rastësishme.
Shprehje kjo, e cila që në fillim e kategorizon romanin me gërshetimin e historisë dhe letërsisë. Gërshetim ky që edhe pse autori kishte formim si historian, barra e autorësisë në pjesën hyrëse edhe në pjesën e parë nuk bie në nivelin e kronikave, e as atë gazetaresk, por që shkon kah niveli fiktiv.
Andaj, që në pjesën hyrëse, që del si shtojcë: për çështjen Mona, për ndërtimin e personazheve e të personazhit kryesor, toposit, e strukturimit të veprës letrare, autori përmes kategorizimit të historisë e letërsisë përmes alegorisë sfidohet lexuesi.
Një mozaik me rrëfime nga një laborator ndërkombëtar për krijimin e një virusi të ri të përmasave globale.
Kështu, sipas parimit të Aristotelit se letërsia është më filozofike dhe më e lartë se historia meqë e tregon atë që do të mund të ndodhte, ndërsa kjo e dyta merret me gjërat e veçanta, theksojmë se që në pjesën hyrëse, narratori me anë të fakteve historike që shpeshherë burimin e kishin edhe nga arkivat, e ndihmon strukturimin, narracionin dhe zhvillimin e personazheve që në qendër kishin fiksionin dhe diskursin alegorik. Pra, në këtë pjesë para së gjithash del në pah horizonti i pritjes që e ngacmon lexuesin drejt metarrëfimeve për çështjet sekrete të shteteve të fuqishme, politikat aktuale, e deri te teoritë konspirative për mënyrën dhe arsyen e krijimit të këtij virusi. Prej këtu edhe nis diskursi alegorik për figurën e karantinimit dhe atë të virusit në kontekstin e izolimit të personazhit kryesor pasiv, Kolonelit, dhe të rrënimtares Mona, e deri te mënyra e politikëbërjes së shteteve të mëdha si Amerika. Dukuri këto që në aspektin historik gjejnë ndërlidhje edhe me romanin Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit, konkretisht me vitin 1747 ku përhapja e murtajës në territorin e Gjakovës risemantizohet, pra, tashti në qendër të romanit nuk del zhbërja etnike nga murtaja, por virusi i ri që vinte nga politikat e jashtme që për qëllim kishin zhdukjen e të vërtetave përmes eliminimit të intelektualëve që ishin edhe dëshmitarë të krimeve luftës dhe të paqes. Me eliminim nënkuptohet përcaktimi i diagnozave të intelektualëve nga stafi mjekësor, e që ishte çmendja, raport ky që shërbente si shkak për izolimin si karantinim në mënyrë që të mbrohet masa neutrale që jetonte në errësirën e kohës.
Andaj, në pjesën hyrëse paralajmërohet edhe mënyra e strukturimit të romanit në dy pjesë: prologun – “Rrëfimi nga vendi i çmendjes” dhe epilogu – “ Mona kishte të drejtë”. Pjesa e parë qëndron shumë më lart artistikisht: për kah përdorimi i figurave, larushia e diskurseve, gërshetimi i historisë me letërsinë që realizonte rrëfimin brenda një rrëfimi, pra, rrëfimin e historisë së Kolonelit brenda rrëfimit të Monës, e deri te horizonti i pritjes dhe risemantizimi i murtajës në një virus bashkëkohor që bënte vetë përzgjedhjen dhe terapitë e të sëmurëve potencial. Pra, prologu- “ Rrëfimi nga vendi i çmendjes” fillon me pasojën, ku akti final tashmë kishte përfunduar, në këtë mënyrë rrëfimi nis me planin detaj, atë të pamjes së kufomës së Kolonelit, që do të thotë se romani nuk i bindet mënyrës kronologjike të ndërtimit të ngjarjes. Ndërsa përmes narratorit homodiegjetik aplikohet rrëfimi në veten e parë, e që në disa raste vërehet edhe prania e narratorit të gjithëdijshëm( Alter Deux).
Për dallim nga prologu, pjesa e dytë, epilogu “Mona kishte të drejtë” nis me shkakun që kishte krijuar pasojën, të trajtuar tashmë në pjesën e parë. Epilogu – “Mona kishte të drejtë” shquhet për mungesën e figurave, zbehjen e theksueshme të mënyrave të narracionit dhe mungesën e diskurseve nga ndërhyrja e sforcuar e narratorit. E thënë ndryshe sqarimet e hollësishme të vendeve, të zhvillimit dhe asaj se çka përfaqësonin personazhet, e të dhënat historike mbi raportet politike që nga shpërbërja e ish Jugosllavisë e deri te raportet aktuale të Kosovës me SHBA-të, duke i përfshirë edhe ndërhyrjet ndërkombëtare të OKB-së, marrëveshjet mes NATO-s e BE-së, veprimtarive të grupeve ilegale si SHIKU-ut si dhe shërbimet ilegale të UNMIK-ut e EULEX-it që për qëllim kishin vrasjen e intelektualëve shqiptarë, e që këtu hynin edhe njëqind e dy aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dalin si sqarime që tërë fokusin e kanë te të dhënat historike, aq sa shkëputet lidhja me letërsinë në mungesë të theksueshme të fiksionit. Kjo pjesë qëndron artistikisht më poshtë ngase rrëfimi përqendrohet te linja semantike, duke u shkëputur nga linja semiologjike.
Veçantia e pjesës së dytë qëndron te lidhjet intertekstuale të romanit me vepra të tjera, që i përcakton vetë narrator në fjalë. Ku sipas të cilit romani ka lidhje intertekstuale me Makondon e Markezit përmes metaforës së Dushkajës, e që në esencë të dyja këto janë pjesë e pashmangshme e realizmit magjik, në kontekstin që veprat e tilla nëse lexohen nga lexues të huaj duken si magjike, ndërsa në të vërtetë janë të bazuara në ngjarje reale. Meqenëse Dushkaja përfaqësonte vendin e kthyer në laborator ndërkombëtar që e shkaktonte virusin si bashkëveprim të ideologjisë dhe religjionit, vepra në fjalë, natyrisht sipas autorit kishte lidhje intertekstuale edhe me romanin Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit.
Duke pasur parasysh se narracioni te romani Mona aplikohet përmes vetes së parë, karakteristikë e veprës del të jetë edhe mënyra se si tema, idetë e motivet e romanit shtjellohen përmes rrëfimit të secilit prej personazheve veç e veç, nga veta e parë, që do të thotë se secili prej tyre e jep një të vërtetë të mundshme nga pikëpamjet e veta për realitetin aktual. Mbi këtë parim personazhet kryesore janë Koloneli dhe Vlera, kurse personazhet që e ndihmojnë zhvillimin e karakterit të Kolonelit e Vlerës janë: Gjyshi, Gruaja, Djali, Galani dhe Gazetari amerikan.
Personazhi i Kolonelit që qysh në fillim prezantohet si kufomë, realizohet përmes kthimit në retrospektivë të rrëfimeve të: Gjyshit, Gruas, Djalit e Galanit. Rrëfime këto që e bëjnë Kolonelin figurën më komplekse të romanit. Koloneli përfaqëson një ushtarak të armatës jugosllave i cili detyrohet të izolohet në një shtëpi gati se të rrënuar në atë mënyrë që fuqitë ndërkombëtare ta kishin nën vëzhgim gjatë gjithë kohës meqë Koloneli mund të ishte pengesë e pazareve politike të ideologjive e religjionit, që në frymën e revolucionit e synonin krijimin e një boteje të re, botë kjo që fillimisht kërkonte shkatërrimin e rrënjëve të identitetit e të traditave, dhe krijimin artificial të rrënjëve të reja të mbështetura mbi shfrenimet ndaj prostitucionit, kontrabandimit të armëve, substancave narkotike, haraçit si dhe deklarimit të tradhtareve e dhunuesve si heronj të vendit dhe anasjelltas. Izolimi i Kolonelit në këtë mënyrë na çon deri te lidhjet intertekstuale me personazhin e Xhezairit të Gjikës të romanit Vdekja më vjen prej syve të tillë për kah teknikat e vëzhgimit të individit nga pushteti, e deri te damka që pushteti ia vendos rezistuesve të tillë si tradhtarë. Përveç dhunës që ushtrohej në një mënyrë a tjetër, proza e Qosjes kalon te teknikat unike të ushtrimit të dhunës si ajo e mankurtit, detyrimit të Xhezairit me të ushqyerit e lëndëve toksike të trupit, e deri te fallocentrizmi si dhunë psikologjike gjatë emërtimit të Lamit si hodum te Sfinga e gjallë, e që teknikë e ngjashme si kjo e fundit përdoret edhe te Koloneli, ku përveç damkës së vendosur nga pushtetarët si tradhtar është edhe fallocentrizmi si shenjë që e distancon mendësinë patriarkale me herozimin ushtarak të tij. Që do të thotë se njësitë ndërkombëtare kishin gjetur si shkas fallosin e Kolonelit për ta arsyetuar izolimin si arsye se Koloneli vuante nga një virus që mund ta shndërronte në një njeri të paaftë seksualisht, e që si provë bindëse e kësaj teorie mund të ishte të ushqyerit e tij të përditshëm me kunguj vendor të arave. Ideja e vëzhgimit të jetës së njeriut nga faktorët e jashtëm, pra, të binomit njësi ndërkombëtare dhe zyrtarët e shitur të shtetit, ironizohet aq shumë sa që as vdekja e individit nuk shpallet pa miratimin zyrtar të tyre, të shpallur publikisht. Ironi kjo që del nga rrëfimi i Galanit, e që e karakterizon absurdin. Dhe portretizon të kundërtën e modelit të absurdit Beketian, meqë peripecitë e personazhit dalin pas vdekjes së tij, dhe rolin e zotit e luanin njerëzit me dhe pa maska që ua shkruanin njerëzve skenarin e jetës dhe luanin me procedurat e varrimit të tyre. Vëzhgimi dhe izolomi i tillë ndaj Kolonelit paraqesin intertektstualitet edhe me tri konceptet themelore të Orwellit: Lufta është paqe, Liria është skllavëri, Padituria është fuqi… Në suaza të së cilave në roman paqja prodhon luftë, manifestohet me anë të shpërthimeve të krahut të luftës, me çrast hernonjtë e vërtetë ishin sakrifikuar, e meritat e tyre i kishin marrë veteranët e rremë duke përfituar nga shteti të ardhura materiale dhe pozita të rëndësishme shtetërore. Koncepti i dytë i Orwellit ndërlidhej me lirinë që i kishte bërë njerëzit servilë të pushtetit meqë intelektualët dhe heronjtë zhdukeshin bashkë me të vërtetat, dhe njerëzit e rëndomtë nuk kishin as mundësi të arratiseshin. Koncepti i tretë që është kyç, përfaqëson edhe alegorinë. Pushteti që vjen nga jashtë imponon sëmundjet si qëllim për heshtjen e popullsisë, dhe ndërtimin e përforcimin e pushtetit përmes zhvillimit të njerëzve të ri e shkatërrimit të gjithë asaj që përfaqëson identitetin etnik. Akt ky që fuqinë e përfiton nga censurimi dhe korrupsioni i mediave publike, që shtronte ndikim të madh mbi masën.
Personazhet si: Gjyshi, Gruaja dhe Djali përveç që përcaktonin modelet e marra nga tri gjenerata: të gjyshit, të bijës së tij dhe nipit, të njëjtën kohë roli i tyre ndihmonte në prezantimin e jetës dhe veprave të Kolonelit përmes tri dimensioneve. Rrëfimet e gjyshit mbështeteshin në dimensionon historik të jetës së Kolonelit, që si pikënisje e trajektores së jetës së tij ishte uniforma e shpërberë jugosllave e Kolonelit në ditën që kishte ardhur në Dushkajë. Më pas shpëtimi nga luftërat e turbullta nga luftëtarë dhe flamuj të ndryshëm e deri te kundërshtimi që kishte bërë Koloneli haptazi ndaj shtresave që dëshironin ta shfrytëzonin luftën në dobi të tyre. Kundërshtim ky që i kishte sjell Kolonelit fatalitet ndërsa qëndrimet e Gjyshit karshi veprave të tij ishin stoike, të tilla që fal besimit e përkrahjes që i kishte kushtuar për nëntë vjet, dhjetë muaj e shtatëmbëdhjetë ditë e përcjell Kolonelin edhe në rrugën e fundit me nënçmimin më të madh që i ishte bërë në mënyrën e procesit të varrimit, me pankartat e tradhtarit e në gropën e pështirë ku kishin qëndruar bagëtitë. Dimensioni i dytë i njohjes së Kolonelit mbështetet mbi rrëfimet e Gruas, e që janë me tematikë erotike. Simboli i gruas në këtë rast, bashkë me protagonisten Vlera shfaqin diskursin gjinocentrik, meqë përfaqëson rastet e rralla në letërsinë shqipe kur bota e krijuar brenda veprës shihet nga këndvështrimi femëror. Ne këtë dimension lexuesve përveç se u prezantohet ana emocionale e Kolonelit, akteve të dashurisë, simboli i gruas ndërtohet edhe mbi virtytin e dashurisë së pastër e besnikërisë. Besnikëria e Gruas në romanin në fjalë ndërlidhet me besnikërinë e Penelopës së Homerit, veçse motivi i pritjes besnike risemantizohet në kuptimin e asaj që Gruaja nuk i shmang kandidatët për dorën e saj ngaqë pret kthimin e bashkëshortit, por për arsye se e pret rritjen e djalit të tyre duke i qëndruar besnike vendimit të Kolonelit që të ruhet në fshehtësi fakti se Koloneli ishte babai i djalit. Mbajtja e fshehtësisë së tillë ishte shkak që besnikëria të shndërrohej në fat tragjik, pasi që personazhit Grua i duhej të deklarohej me statusin e rremë, atë të gruas së dhunuar seksualisht jo për përfitime personale, por me qëllimin e vetëm që i vogli i tyre të mos ekzekutohej si i ati. Ndërsa dimensioni i tretë që realizohej përmes rrëfimeve të djalit, asoconte në dilemat ekzistenciale nga teoritë konspirative për aktet e kryera të Kolonelit, ku nga rrëfimet paraprake të nënës së tij e gjyshit për heroizmat dhe sakrificat e Kolonelit, ndërsa nga ana tjetër nga pankartat nënçmuese të njerëzve të tjerë i duhej të vendoste për anën që do të rreshtohej në vazhdim. Pra, si fëmijë, ose duhej të rreshtohej nga trungu familjar të mbështetur mbi tradita, ose nga njeriu i ri i ndërtuar nga idetë marksiste-leniniste.
Prej personazheve më të veçanta të romanit është Galani, i cili si njeri i thjeshtë e që i përkiste një nacionaliteti tjetër, që do të thotë se nuk kishte lidhje gjaku me Kolonelin, shfaqë besnikëri ndaj tij dhe rrëfen për pafajësinë, sakrificën dhe bujarinë karshi tij. Virtyte të tilla që nuk i shkonin për shtati sinonimeve që pushteti ia adresonte Kolonelit.
Nuk e shihja të udhës të hyja më thellë, meqë kisha frikë se kjo mund ta prishte lidhjen tonë, që për mua ishte ndër më të rëndësishmet, që jetës sime i kishte dhënë një kuptim. Sepse, nga i nënçmuari që isha, siç është soji im në përgjithësi, për shërbimet që ia bëja, më quante “njeri fisnik”, sado që kjo nuk i shkonte rrogëtarit të lindur…
Nga raporti i Galanit me Kolonelin, rrëfehen pjesë nga jeta e tyre e përditshme, tema nga kënaqësitë e trupit, e deri te ato metafizike siç është besimi në zot. Në këtë mënyrë përmes rrëfimeve të Galanit zbulohen anët e ndryshme të karakterit të Kolonelit, që fal dialogëve në të gjallë të Kolonelit, e monologëve pas vdekjes së tij, dalin si pjesët më filozofike e më ekspresive të romanit.
Zot, që asnjëherë nuk t’u kam lutë për gja, më jep fuqi me përcjellë Kolonelin deri te shtëpia e fundit… Mos më korit, se këtë nuk ta kam hak… Ndihmomë me i ba ballë edhe këtij mundimi, e mandej ma merr shpirtin, sepse nuk më duhet gja… Mos, o zot se edhe rrogëtarët kanë fytyrë!…
Megjithëse te pjesa e prologut personazhi i Galanit e ndihmon më së shumti fiksionin përmes situatave me dramacitet, në pjesën e epilogut ku narratori shpjegon në detaje gjithçka rreth veprës, mënyra se si e përcakton Galanin për kah përkatësia etnike, konkretisht me caktimin e sinonimeve, etnia e tij përcaktohet nga etnofolizmat edhe pse në pjesën e parë kësaj çasje i kishte ikur fal përdorimit të figurave.
Në romanin Mona përveç Kolonelit si protagonist pasiv, është edhe protagonistja aktive, Vlera e cila del të jetë edhe alter ego e Monës. Vlera si intelektuale diagnostikohet si e çmendur nga stafi mjekësor i Kryqit të Kuq, meqë eliminimi i intelektualëve përveç vrasjeve në mënyra të çuditshme bëhej edhe duke i izoluar në spitale psikiatrike. Fati tragjik i Vlerës ishte si pasojë e të vërtetave që i dinte mbi vrasjen e më shumë se treqind njerëzve përfshirë dhe dy motrave e vëllait të saj nga bombat e NATO-s në Shirokë të Prizrenit, që për zbulimin e kësaj çështjeje kishte kërkuar ndihmë nga zyrtarët e huaj si dhe për krimet e dhunimet që ishin kryer para dhe pas luftës. Personazhi i Vlerës ndërtohet mbi figurën e paradoksit, në atë mënyrë që pritshmëritë e mosbesimit të njerëzve të jenë të pakta në rastet kur një e çmendur arrin t’i thotë të vërtetat më të mëdha, veprime këto që nuk priten të thuhen nga një person i çmendur. Andaj, mbështetja e Vlerës nga zyrtarët amerikanë dhe sugjerimit të tyre që ta ndihmonin me ngritjen e padive për krime të zyrtarëve e besueshëm e shtjellon edhe pasthirrmën e saj Oh, Amerikë!…Amerikë! si ofshamë ndaj terrorit fatal të intelektualëve dhe të njëjtën kohë si thirrje për të nxitur shpresë. Historinë e jetës dhe veprave të Vlerës e shpalosin rrëfimet e Gazetarit Amerikan, i cili gjatë takimeve si me Kolonelin ashtu dhe me Vlerën nuk i lejohej marrja e shënimeve, as përdorimi i telefonit apo mjeteve që mund të siguronin dëshmi si regjistrime rreth të dhënave të tyre, por i duhet të referohej gjithmonë nga mbamendja.
Të gjitha çështjet e lartpërmendura, para së gjithash ndërlidhen me fenomenin e bipolaritetit kulturor edhe atij social të ndërthurur nga bashkëveprimi i ideologjisë majtiste kundër identitetit shqiptar në raport me religjionin si mjet i përdorur nga politikat djathtiste, në identifikimin edhe zhvillimin e virusit global, duke mos i përjashtuar as teoritë konspirative lidhur me dykuptimësinë që krijonte secila çështje e trajtuar. Dukuritë e tilla përfundojnë ciklin jetësor përmes dy pasthirrmave në fund të romanit, atë të Vlerës karshi Amerikës, dhe Djalit nga dëshira për të mos u rritur.
(Lexuar në “Vjeshta letrare e Gjilanit” kushtuar veprimtarisë letrare të Jusuf Buxhovit, më 01 10 2025).