Kreu Blog Faqe 280

Martens ironizon me Trumpin dhe Bordin e paqes duke “gozhduar“ Osmanin

1
Agim Vuniqi, Vashington
______
Le ta themi hapur: ajo që po i bëhet Vjosa Osmanit nuk është kritikë normale politike. Është përpjekje e koordinuar diskursive për të minuar një figurë të një shteti të vogël — dhe përmes saj, për të goditur Donald Trump dhe vetë projektin e Bordit të Paqes.
Gazetari gjerman Michael Martens tentoi ta vendosë Presidenten e Kosovës në të njëjtin rrafsh narrativ me oligarkë rusë, kriminelë lufte dhe regjime autoritare. Kjo nuk është gazetari neutrale. Kjo është manipulim i opinionit publik.
Osmani nuk vjen nga struktura represive. Ajo është presidente e zgjedhur në mënyrë demokratike, me formim perëndimor, përfshirë studimet në University of Pittsburgh. Ta krahasosh me realitete autoritare është mashtrim konceptual.
Pse bëhet kjo? Sepse Osmani sot përfaqëson një ide të rrezikshme për status quo-në: idenë se shtetet e vogla mund të bëhen bashkë dhe të kenë zë real në arkitekturën globale të paqes. Dhe kjo ide lidhet drejtpërdrejt me projektin politik që mbështet edhe Trumpi.
Prandaj sulmi ndaj Osmanit është, në thelb, sulm ndaj Bordit të Paqes.
Kur Martens ironizon me “efektin Streisand”, ai e pranon pa dashje strategjinë: zhvendosja e debatit nga substanca te spektakli personal. Në vend që të flasim për një mekanizëm të ri paqeje, flasim për konfliktin e tij me Presidenten.
Kjo nuk është rastësi. Është taktikë. Sepse është më e lehtë të diskreditosh një individ sesa të përballesh me një ide që sfidon dominimin e fuqive të mëdha.
Kosova nuk ka luksin të heshtë. Për një shtet të vogël, çdo hap drejt rrjeteve të reja ndërkombëtare është investim në siguri dhe subjektivitet politik. Kush e sulmon këtë përmes personalizimit të debatit, po punon — me vetëdije ose pa të — për ruajtjen e rendit të vjetër.
Pra, pyetja nuk është nëse Osmani duhet kritikuar. Politikanët gjithmonë duhet kritikuar.
Pyetja është tjetër: A do të lejojmë që përmes sulmeve ndaj një presidenteje të një shteti të vogël të varroset edhe një përpjekje serioze për paqe globale? Sepse paqe nuk ndërtohet duke goditur përfaqësuesit e të vegjëlve. Paqe ndërtohet duke u dhënë atyre zë. Dhe sot, Kosova — përmes Presidentes së saj — po kërkon pikërisht këtë.

Kur politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës “pushtojnë” Washingtonin për “lutje”, kamera, turizëm politik dhe dështime politike të importuara

0

Nënë Tereza duke folur në Lutjen e Mengjesit, 3 shkurt, 1994 e rrethuar nga Presidenti Bill Clinton, Zëvëndës Presidenti Al Gore dhe udhëheqës të Kongresit amerikan

Nga: Frank Shkreli

Çdo vit, pothuajse pa përjashtim, politikanë nga Tirana dhe Prishtina zbarkojnë në Washington për të marrë pjesë në të ashtuquajturin “Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve”, (National Prayer Breakfast). Këtu e kam fjalën për të gjithë dhe pa dallim, dmth – pjesëmarrës të pozitës dhe opozitës – sepse në frymën e pa-anësisë, autoritetet amerikane në bashkrendim me Fondacionin që organizon këtë tubim vjetor, ftojnë në këtë tubim përfaqësues politikë — pa dallim dhe pa preferencë politike nga shumë vende të botës, 2-3 mijë veta – përfshir trojet shqiptare, përfaqsues të pozitës dhe opozitës politike, por edhe përfaqësues nga, shoqëria civile e ente të tjera, përfshir ato fetare.

Që nga viti 1953, Mëngjesi Kombëtar i Lutjes ka bashkuar liderë, miq dhe pjesëmarrës nga i gjithë spektri politik amerikan dhe ndërkombëtar për një qëllim të vetëm dhe të thjeshtë – lutjen!  Frank Shkreli: Fuqia e lutjeve | Gazeta Telegraf – “Tubimi është një mundësi për anëtarët e Kongresit amerikan që të lutën së bashku për Amerikën, Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe liderë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, në frymën e dashurisë dhe pajtimit, ashtu si e mësoi Jezusi i Nazaretit 2,000 vjet më parë. Çdo president i Shteteve të Bashkuara, pa marrë parasysh partinë ose bindjen fetare, ka marrë pjesë që atëherë. Të gjitha besimet janë të mirëpritura.” National Prayer Breakfast – The purpose of National Prayer Breakfast Foundation is to organize and allow members of the United States House of Representatives and the United States Senate to host an annual National Prayer Breakfast.

Ky pra është qëllimi i këtyre tubimeve kombëtare/ndërkombëtare në Washington për të gjithë të ftuarit në Mengjesin e Lutjeve, përfshir përfaqsuesit politikë e fetarë të Kombit shqiptar, si çdo vit më parë, ashtu edhe këto ditë në Washington. Nuk dua të përmend emra sepse ky shënim nuk ka në shënjestër asnjë politikan/e aktual, ose parti politike, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë.  Kam venë re se për dekada që kam punuar e jetuar në Washington, e njëjta ka ndohdur sa u përket pjesëmarrësve shqiptarë në Mengjesin e Lutjeve: e kanë përdorur këtë takim, jo aq shumë për lutje, por më shumë si një rast për promovimin politik të vetes dhe të partive plitike që ata përfaqësojnë, duke menduar gabimisht se Mengjesi i Lutjeve është një tubim zyrtar shtetëror. Gati pa përjashtim, pjesëmarrësit politikë shqiptarë në këto tubime kthehen në atdhe me valixhe plot fotografi, deklarata pompoze dhe tituj propagandistikë që ata vet shpërndajnë në rrjetet sociale dhe në mediat mbështetse të tyre në atdhe, në përpjekjet për ta “shitur” këtë event ceremonial si një sukses madhor diplomatik, për ata si individ dhe për partitë e tyre. Kthehen n atdhe edhe deklarata pompoze dhe propagandë të gatshme për konsum të brendshëm, sikur të kishin firmosur traktate shtetërore. Në realitet, nuk kanë firmosur asgjë.  E vetmja gjë që mungon sivjet, është vizita tek VOA, normalisht e doemosdoshme për politikanët shqiptarë në Washington gjatë viteve, për tu intervistuar nga redaksia shqip e Zërit të Amerikës.

Por sa për informacion për të gjithë ata, që gjatë tre dekadave të fundit, për të cilët e kam fjalën, për pjesëmarrsit pra të partive politike shqiptare këtë vit dhe në të kaluarën, realiteti i këtyre tubimeve vjetore është më i thjeshtë dhe e vërteta ndoshta pak më e hidhur. Nëqoftse mendojnë se pjesëmarrja e tyre në Mengjesin e Lutjeve dhe fotografitë me zyrtarë të lartë amerikan me shtërngim duarsh është një dëshmi influence politike, atëherë ata gënjejnë veten, por edhe më keq gënjejnë zgjedhsit shqiptarë tëcilët ata përfaqësojnë. E vërteta është se Mengjesi i Lutjeve është një ngjarje simbolike, fetare dhe publike, ku marrin pjesë mijëra të ftuar nga e gjithë bota, shumica pa asnjë rol vendimmarrës në politikën amerikane. Nuk është pra takim diplomatik as zyrtar, në asnjë kuptim të fjalës.

Por, ashtu si në të kaluarën, elita politike e Shqipërisë dhe Kosovës edhe sot këtë ritual lutjesh po e shndërrojnë në një instrument mashtrimi politik për publikun vendas. Realiteti është se Shqipëri, politikanë që flasin për “partneritet strategjik me SHBA-të” përdorin Washingtonin si sfond, ndërsa në Tiranë drejtësia mbetet e politizuar, korrupsioni mbrohet nga pushteti zgjedhjet kontestohen dhe institucionet përdoren si zgjatim partie.  Në Kosovë, ndërkohë, politikanët që predikojnë “vlera perëndimore” bëjnë selfie në Capitol Hill, ndërsa në Prishtinë: përçahen institucionet, tensionohen raportet me aleatët, relativizohet përgjegjësia shtetërore, politika e brendshme sundohet nga populizmi dhe konfrontimi politik.  Pra me gjithë fotografitë me buzqeshje të shkrepura me zyrtarë amerikanë për albume private fotografishë, sin ë Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, Washingtoni përdoret si dekor legjitimiteti, jo si burim parimesh.

Ironia është e thellë: shkojnë për t’u lutur në SHBA, por nuk qeverisin me etikë në shtëpi. Mund të luten ndoshta në grup me të tjerët për bekim ndërkombëtar, por shmangin llogaridhënien kombëtare në vendet e tyre.   Amerika, nga ana tjetër, megjithe as ajo nuk pretendon se është e përsosur, nuk e matë miqësinë me foto, as me pjesëmarrje ceremoniale.  Washingtoni zyrtar, në përgjithsi, e matë miqësinë me respekt për sundimin e ligjit, për funksionim të institucioneve, për ndarje të pushteteve dhe për mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor, Prandaj, për derisa këto vlera mungojnë në Shqipëri dhe Kosovë, çdo “pushtim” i Washingtonit për Mëngjesin e Lutjeve mbetet një shfaqje e zbrazët propagandistike—një lutje publike për të fshehur dështimet politike në shtëpi. Është hipokrizi, gjoja të lutesh në Mengjesin e Lutjeve në Washington, nëse qeveris kundër vlerave që përfaqëson Amerika.

Edhe njëherë pra, Mëngjesi i Lutjeve në Washington nuk është diplomaci shtetërore as nuk është takim zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Por mbi të gjitha nuk është dëshmi e mbështetjes amerikane për politikat e e njerës apo tjetrës qeveri në Tiranë e Prishtinë. Por është një tubim kombëtar/ndërkombëtar, simbolik, ceremonial, ku ftohen mijëra njerëz nga e gjithë bota—politikanë, klerikë, biznesmenë, aktivistë, shumica pa asnjë peshë reale në vendimarrjen amerikane.

Shkenca e gjenetikes ua shplon rrenat e fabrikimit nga intelektuali i Shqipërisë

0

Dr. Sc. Abedin Sutaj, Vjenë

  • Propaganda e Shqipërisë kundër Kosovës

(Shkenca e gjenetikes ua shplon rrenat e fabrikimit nga intelektuali i Shqipërisë, në akademinë e tij të mashtrimit, i cili ishte krah me pushtuesit e Dardanisë)

Pjesa 2.

Kosova si qendër gjenetike dhe historike e shqiptarëve në kontekstin e përzierjeve demografike në Shqipëri

Kosova ka përqindjen më të lartë në botë dhe në Ballkan të haplogrupit E-V13, shtylla kryesore gjenetike e shqiptarëve.

Diversiteti i lartë i nën-degëve të këtij haplogrupi në Kosovë është tregues i qartë i epiqendrës së tij historike dhe gjeografike.

Në gjenetikë, rregulli është i qartë: aty ku është diversiteti më i madh, aty është origjina.

Në Shqipërinë brenda kufijve aktualë politikë, përqindja e E-V13 është dukshëm më e ulët dhe pothuajse tërësisht me ardhje nga Kosova dhe hapësira e Serbisë së sotme, dikur dardane dhe triballe, ndërsa haplogrupet R1a dhe I2a, të lidhura me dyndjet sllave mesjetare, janë më të pranishme.

Kjo dëshmon një ekspozim më të madh ndaj asimilimeve demografike, në kontrast me vazhdimësinë paleo-ballkanike të Kosovës.

Pretendimi se shqiptarët e Kosovës qenkan ardhur nga veriu i Shqipërisë është një mit politik i fabrikuar, i ndërtuar në bashkërendim me propagandën serbe dhe i përforcuar nga qarqe të caktuara në Shqipëri.

Të dhënat gjenetike e rrëzojnë këtë përshkrim të rremë në mënyrë përfundimtare. Kosova është territor kompakt fisnor.

Rreth 99% e popullsisë së saj lidhet me dymbëdhjetë fise historike. Të gjitha fiset nga këto dymbëdhjetë fise të Kosovës që gjenden në Shqipëri janë me ardhje të vonshme nga Kosova; ata janë shpërngulur vonë atje.

Ata që në Kosovë nuk kanë përkatësi fisnore të dokumentuar janë ardhje të vonshme në Dardani dhe nuk janë autoktonë të Kosovës.

Në realitet, shumë fise që sot gjenden në Shqipëri janë shpërngulur historikisht nga Kosova. Kosova ka qenë hapësirë ruajtëse e vazhdimësisë shqiptare gjatë dyndjeve sllave, vllahe dhe gotike. Ajo nuk është produkt kolonizimi, por territor rezistence dhe qëndrueshmërie identitare.

Pretendime si ato se dymbëdhjetë fiset përbëjnë vetëm 15% të shqiptarëve janë manipulime që përjashtojnë Kosovën nga trungu kombëtar. Nëse Kosova përfshihet si pjesë integrale e kombit, përqindja e popullsisë fisnore përbën të paktën 60% të shqiptarëve. Nëse marrim parasysh se nga Kosova sot në botë ka të paktën 3 milionë njerëz, gjyshërit e të cilëve, deri diku, ishin pjesë e 12 fiseve, dhe njëkohësisht duke marrë edhe një pjesë të veriut të Shqipërisë — kryesisht me origjinë kosovare, të shpërngulur atje përgjatë nje periudhe kohore 700 vjeçare, ose edhe më vonë — në valë të ndryshme, varësisht nga trysnia që ka përjetuar Kosova, respektivisht hapësira që dikur quhej Dardani, me një shtrirje jashtëzakonisht më të madhe krahasuar me përmasat e sotme.

Të dhënat anglo-amerikane dhe evropiane janë të qarta: boshti më i lashtë, më i qëndrueshëm dhe më autokton i identitetit shqiptar ndodhet në Kosovë, nga neoliti e deri më sot. Kosova nuk është periferi. Kosova është trung.

Gjenetika – Përfundimi i saktë.

Shqiptarët kanë rreth 10–15% J2b. Po ashtu, nuk mund të thuhet se Ardianët ishin “kryesisht J2b”. Ilirët (dhe shqiptarët si pasardhës) nuk maten me një haplogroup të vetëm. Nga kjo, të dyja haplogroup-et J2b dhe E-V13 janë gjetur në popullatat e bregdetit kroat dhe malazez, por me frekuenca të ndryshme dhe jo gjithmonë të larta, çka tregon për përzierje historike dhe lëvizje demografike në Adriatik për shekuj.

Në bregdetin kroat, haplogroup E-V13 (nën-degë e E1b1b) është i pranishëm te popullata kroate zakonisht rreth 10% të linjave mashkullore, përfshirë zona bregdetare dhe ishujt e Adriatikut.

Po ashtu, J2 (përfshirë edhe J2b) ka frekuenca më të ulëta në Kroaci, zakonisht rreth 5–10% në disa rajone. Këto përqindje tregojnë prezencë të linjave të lidhura historikisht me periudhën neolitike dhe të bronzit, por nuk janë dominante në bregdetin kulturor kroat, ku dominojnë I2a dhe R1a/R1b.

Në Mal të Zi, E-V13 paraqitet me frekuenca relativisht të larta (rreth 30–37% sipas disa studimeve Y-DNA), ndërsa J2b është e pranishme në nivele më të ulëta, rreth 4–10%, varësisht nga mostra dhe rajoni. E-V13 është relativisht e zakonshme në Ballkanin jugor dhe Adriatik, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, por më pak e përhapur në Kroaci sesa në zonat pellazgo-dardane.

J2b, si pjesë e haplogroup J2 të lidhur me migrime neolitike dhe bronzore në Mesdhe, gjendet në Adriatik, por në frekuenca modeste krahasuar me zonat ku popullatat autoktone iliro-dardane kanë qenë historikisht më të forta. Prania e E-V13 dhe J2b në bregdetin kroat dhe malazez tregon një shpërndarje të gjerë mesdhetare të këtyre linjave, shpesh si pasojë e zgjerimit të qytezave, kontakteve tregtare dhe lëvizjeve të popullsive neolitike dhe të bronzit.

Megjithatë, këto shifra nuk janë prova specifike se Ardianët e lashtë, si grup i veçantë, kishin haplogrupin J2b në përqindje dalluese nga Dardanët, pasi nuk ekzistojnë prova direkte të ADN-së antike nga varreza të njohura ardiane. Edhe pse shpërndarja e J2b (pretendim se këta ishin ilirë) dhe E-V13 në të gjithë Adriatikun tregon se këto linja janë të vjetra dhe të përhapura në të gjithë Ballkanin e lashtë, ato nuk janë ekskluzive për një fis të vetëm.

Nga pikëpamja gjenetike, është befasuese — madje shqetësuese — mënyra se si disa “historianë” e “shkencëtarë” të Shqipërisë, por edhe mugoshjanë të Kosovës, historianë kryesisht të dokrrave, përpiqen të shtrembërojnë të dhënat shkencore për t’i shërbyer një rrëfimi të parapërgatitur politik dhe krahinor.

Në mënyrë të veçantë, gjenet E-V13, të cilat kanë epiqendrën e tyre historike dhe gjenetike në Kosovë dhe dikur në Serbinë e sotme, përpiqen të paraqiten jo si trashëgimi dardane, por si diçka “ilirike”, me arsyetimin absurd se Dardanët paskan qenë pak (një fis, ndërkohë që në të vërtetë Dardanët ishin të përbërë nga shumë fise, pra ishin popull), madje duke i paraqitur sikur pa asnjë dyshim se Dardanët qenkan ndikuar nga Ilirët.

Kjo tezë, e përsëritur nga autorë të pabesueshëm shkencërisht në Shqipëri, që më shumë i shërbejnë propagandës sesa historisë, shkon deri aty sa të pretendojë se Ilirët “e vërtetë” qenkan identifikuar kryesisht me haplogrupin J2b (një haplogrup minor, i ardhur më herët nga Azia e Vogël – Turqia e sotme – e shume me vone, përmes bregdetit kroat, që ka pësuar fshirje gjatë ardhjes së sllavëve dhe romakëve, duke u tërhequr gradualisht drejt jugut dhe juglindjes në periudha të ndryshme historike).

Ky është një manipulim i dyfishtë: së pari, sepse Iliria nuk ka qenë një hapësirë thjesht bregdetare, por kryesisht kontinentale, me thellësi të madhe tokësore; së dyti, sepse pikërisht përgjatë bregdetit Adriatik, aty ku pretendohet se J2b do të ishte dominues, të dhënat moderne tregojnë se E-V13 është më e pranishme sesa J2b.

Si per rrjedhje nga kjo perfundojme se Kosovaret jane jo vetem gjenetikisht me homogjen dhe me te paster, por te njejten kohe jane te vetmit ne krejt hapesiren Shqiptare qe ruhen si etalon te gjenit Dardano Ilir, ose Pellazge sic e quan Paul Keschmer .

Studimet gjenetike nga autorë shumë seriozë serbë dhe të tjerë bien në përfundim se gjeni kryesor dardan shtrihej nga Vojvodina deri në majat e Sharrit, duke rënë në përqindje sa më shumë largohesh drejt jugut dhe juglindjes së Evropës, pra sa më shumë i afrohesh Greqisë, Shqipërisë dhe përgjithësisht bregdetit.

Po ashtu, punimet e Paul Keschmer flasin për një popullatë pellazge me ardhje nga Panonia, me shpërndarje në Serbi, Rumani, Maqedoni dhe Shqipërinë e jugut. Në Kroacinë e sotme, për shembull, E-V13 gjendet rreth 15% ose më shumë, ndërsa J2b zakonisht luhatet vetëm mes 4–8%. Kjo vetvetiu rrëzon idenë se J2b mund të ketë qenë boshti gjenetik i Ilirëve, i cili, me shtrirjen në Ballkan ose në hapësirën që quhet Iliri, përbënte jo më shumë se rreth 6%.

Si është e mundur që këta Ilirë, të paraqitur si “të dalë nga Shqipëria” dhe gjoja “përcaktues e shumë të mëdhenj”, të përfaqësohen sot vetëm me 6%?

A mos vallë kishin topa, ushtri dhe armatim të NATO-s për të sunduar hapësira të tëra?

Ky absurditet tregon se kemi të bëjmë jo me analizë shkencore, por me mitologji propagandistike, provinciale, të dalë nga ata që e urrejnë Kosovën. Po aq e pakuptimtë është përpjekja për ta paraqitur Kosovën, me vazhdimësinë e saj gjenetike të pastër dhe të dokumentuar, si produkt i një burimi periferik.

Ndërkohë, Shqipëria e sotme — e përzier në përmasa të dukshme gjenetike, krahasueshme me raste si Rumania apo Turqia, ku nuk ekziston një bosht i vetëm dominant dhe as një gjen burimor i qartë — paraqitet artificialisht si “qendra” e gjithë shqiptarisë.

Kjo është përmbysje e realitetit shkencor. Pretendimi se dymbëdhjetë fiset e Kosovës paskan dalë nga Tropoja dhe Mirdita, duke lëvizur drejt Kosovës, është i pabazë. Në Kosovë sot, pothuajse 99% e popullsisë lidhet me këto dymbëdhjetë fise, ndërsa në Shqipërinë e Veriut ato përfaqësohen vetëm në një hapësirë shumë të ngushtë gjeografike. Megjithatë, gazetarë dhe komentatorë si Marin Mema dhe të tjerë këmbëngulin, pa prova gjenetike apo demografike, se burimi i fiseve qenka Shqipëria e Veriut.

Sipas gjenetikës, kjo tezë nuk qëndron.

Sipas dinamikës së lëvizjeve të popullsive, gjithashtu nuk qëndron. Ajo që e mbështet është vetëm tradita imagjinare e burimeve serbe, e akademive të tyre, e qarqeve të lidhura me propagandën e Kremlinit, si dhe trashëgimia e akademive komuniste të mashtrimit, që sot riciklohen nga marangozë politikë provincialë, të veshur me petkun e “elitës”.

Nga kjo logjikë e rreme del përfundimi absurd se këto dymbëdhjetë fise përbëjnë vetëm 15% të shqiptarëve, duke përjashtuar Kosovën qëllimisht nga trungu kombëtar dhe duke i paraqitur fiset si element marginal.

Ky është një manipulim i hapur statistikor dhe ideologjik.

Prandaj, ata që sot flasin për Kosovën me gjuhën e Beogradit, të maskuar si “patriotizëm”, ndërkohë që vetë përfaqësojnë përzierje gjenetike të vona dhe të thella, nuk kanë as autoritet shkencor, as moral. Kosova nuk ka nevojë për leksione nga akademitë e rrenave, as për fjalorë të fabrikuar mbi mashtrime, as për përshkrime e paraqitje snobiste provinciale. Kosova është fakt historik, gjenetik dhe kulturor.

Dhe këtë fakt nuk e rrëzon dot as propaganda, as fabrikimi akademik.Pra, Shqipëria në kuptimin e saj të sotëm politik – ajo që Dritëro Agolli e ka quajtur metaforikisht “Shqipëria e brendshme” – nuk përbën qendër gjenetike unike të ndonjë popullsie të veçantë, as epiqendër ekskluzive të ndonjë “gjeni” etnik. Deri vonë, kjo hapësirë ka qenë pjesë e një areali më të gjerë ballkanik, i cili ka përjetuar procese të thella romanizimi dhe ndërveprime të shumta kulturore e demografike.

Si e tillë, ajo nuk mund të konsiderohet as qendër e vetme e lashtësisë dhe as burim i izoluar i gjuhës, por një segment i rëndësishëm i një kontinuiteti më të gjerë historik, gjuhësor dhe antropologjik.

Ndërkohë, Kosova – dikur Dardania, me një shtrirje që përfshinte pjesë të mëdha të territorit të Serbisë së sotme dhe një hapësirë të konsiderueshme të Maqedonisë së Veriut – përfaqëson një nga trungjet më të rëndësishme gjenetike dhe gjuhësore të Ballkanit qendror.

Në këtë kuptim, ajo mund të shihet si një hapësirë rrënjësore e kontinuitetit autokton, ku studimet arkeologjike, antropologjike dhe gjuhësore dëshmojnë për një prani të qëndrueshme popullsie që nga neoliti i hershëm.

Kjo vazhdimësi, e dokumentuar përgjatë mijëvjeçarëve, e bën Dardaninë një nga arealet kyçe të formimit etnokulturor në Ballkan, pa qenë e nevojshme të pretendohet homogjenitet absolut apo izolim nga proceset historike të rajonit.

Azerbajxhani dënon zyrtarët armenë me burgim të përjetshëm

1

/ Document.no

Një gjykatë ushtarake në Azerbaixhan dha të enjten dënime të gjata me burg për 13 zyrtarë nga republika separatiste armene Nagorno-Karabakh.

Pesë nga të 13-të u dënuan me burgim të përjetshëm, përfshirë ish-udhëheqësin e Nagorno-Karabakhut, Arayik Harutyunyan. Të tjerët morën dënime me burg nga 15 deri në 20 vjet.

Ata u gjykuan për krime kundër njerëzimit, krime lufte, gjenocid dhe veprime terroriste, ndër të tjera. Organizatat për të drejtat e njeriut kanë shprehur skepticizëm të fortë ndaj procesit gjyqësor, i cili filloi janarin e vitit të kaluar. Seancat gjyqësore kryesisht janë zhvilluar pas dyerve të mbyllura.

Nagorno-Karabakh, i quajtur Artsakh në armenisht, u shkëput nga Azerbajxhani kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991. Edhe pse territori ishte nën kontrollin e Azerbajxhanit, popullsia ishte kryesisht etnikë armenë, dhe republika kishte lidhje të ngushta me Armeninë.

Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan dy luftëra për këtë territor përpara se Azerbajxhani të arrinte të pushtonte të gjithë Nagorno-Karabakh në vitin 2023. Gjatë të njëjtës kohë, popullsia prej mbi 100,000 njerëz u detyrua të largoheshin në drejtim perëndimor.

Harutyunyan nuk ka vendosur ende nëse do të bëjë apel. Avokati i tij Javid Rzazade thotë se ata ishin të vetëdijshëm për vendimin paraprakisht. Ministria e Jashtme e Armenisë thotë se do të marrë «të gjitha masat e mundshme» për të mbrojtur të drejtat ligjore të qytetarëve të saj.

Aserbajdsjan dømmer armenske embetsfolk til livstid i fengsel

Referendum për kryetar të LDK-së!

0

Florim Zeqa

Ashtu siq ju premtova në shkrimin paraprak, më poshtë do t’i paraqes pikëpamjet e mia personale për ringritjen e LDK-së dhe hapat që duhet të ndjekë elektorati për ç’kapjen e partisë nga uzurpatorët.

Një kandidatur e heshtur pro ndryshimit në LDK

Duke e parë tendencën e katandisjes së partisë drejt greminës së pafund dhe zhgënjimin e thellë të elektoratit të LDK-së për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje, shpreha gatishmërinë që ta marrë përgjegjësinë e drejtimit të partisë më të vjetër në vend, jo pse kam ambicie personale, por, për të parandaluar ndarjen e re dhe për të ndihmuar në ngritjen dhe rikthimin e LDK-së në vendin që e meriton.

Kjo nuk ishte vetëm deshirë personale, por mundësi reale për të përmbushur kërkesat e elektoratit Rugovian të LDK-së.

Tani kemi nevojë për lidership të ri dhe unitet veprues në reformimin dhe konsolidimin e plotë të strukturave të LDK-së përmes një procesi të brendshëm zgjedhor, të rregullt dhe demokratik.

Kjo që ofrojë unë nuk është rrugë e re dhe as e vjetër, por është kthim në ADN-në politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila për qëllim ka rikthimin e shkëlqimit të tri shkronjave të arta-LDK.

Të shumtë ishin mbështetësit e filozofisë politike rugoviane nga partitë e tjera, të cilët shprehën gatishmërinë për rikthim të menjëhershëm në LDK në rast të zgjedhjes time në krye të LDK-së!

Mirëpo, për habi, nuk e mora asnjë nbështetje morale nga eksponent të LDK-së qendrore dhe lokale! Kjo është dëshmi që këta e duan vazhdimësinë e kapjes së LDK-së së tkurrur në 13 % e jo ndryshimin që e ngritë LDK-në në parti të parë politike në vend!

Përkundrazi pati edhe të atillë që u munduan të më thejnë moralisht, duke me përcaktuar kushte dhe barriera të porositura nga lidershipi aktualë!

Megjithatë, kishte edhe të atillë që e morën guximin për të më mbështetur publikisht, duke më dhënë kurajo në misionin tim për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në LDK.

Unë, në rrugëtimin politik nuk e synoj vetëm 13 përqindëshin e mbetur në LDK, por e synoj 57 përqindëshin e elektoratit pasiv (rugovian) dhe 30 përqindëshin e elektoratit të shpërndarë gjithandej subjekteve e tjera politike!

Megjithatë, e mirëpres edhe vullnetin pozitiv nga 13 përqindëshi i elektoratit të LDK-së, të rreshtuar verbërisht pas rrënuesve të filozofisë politike rugoviane që nga shkuarja në amshim e liderit historik Ibrahim Rugova.

Më 2 Janar 2026 ka filluar epoka e dryshimit në LDK

Pavarësisht heshtjes së zyrtarëve të lartë të LDK-së, me kandidaturën time për Kryetar të LDK-së, më 2 Janar 2026 ka filluar epoka e dryshimit dhe e rikthimit të fuqishëm të filozofisë politike rugoviane, të cilin nuk mund ta pengojë dhe parandaloj askush!

Tashmë krahë meje janë rreshtuar shumica e elektoratit të heshtur të LDK-së dhe të penduarit që kanë ikur nëpër parti të tjera si pasojë e kapjes dhe uzurpimit të LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit!

Elektorati e ka mirëpritur dhe vlerësuar lartë kandidaturën dhe misionin tim jetësor për ringritjen e LDK-së si ‘Feniksi’ nga hiri i rrënuesve të pamëshirshëm. Vullneti im dhe gatishmëria e elektoratit janë aq impulsive sa që nuk ka forcë që na ndalon në misionin fisnik!

Çelësi i ringritjes së LDK-së është në dorën time 

LDK-në nuk mund ta ringrisin ata që e rrënuan, ata që e kapën dhe e shfrytëzuan pamëshirshëm për interesa personale.

LDK nuk ringritet me demokraci të improvizuar pa moral politik dhe pa etikë njerëzore.

Standardi i instaluar në LDK për kinse ‘votën e lirë’ është një farsë e rrezikshme e instalimit të frikës dhe imponimit në vend të reflektimit!

E më së paku ringritjen nuk mund ta bëjë një autokrat i sojit të Lumir Abdixhikut, i cili dorëheqjen e kthen në pazar politik dhe në luftë klasash në LDK!

Lumir Abdixhiku mund ta konsideroj si të dojë votimin në Kuvend, por rezultati nuk i jepë votëbesim për mandat të plotë politik, pasi diferenca mes mbështetësve dhe kundërshtarëve është minimale! Kur kësaj t’i shtohet edhe mungesa e 53 delegatëve, atëherë votëbesimi zbehet në tërësi!

Votëbesimi është demagogji dhe mashtrim i radhës i Lumir Abdixhikut, i cili me lojën djallëzore të dorëheqjes, jo vetëm që nuk solli unitet brenda partisë, e ndau dhe e përçau atë si asnjëherë më parë!

Pas përfundimit e të ashtuquqajturit ‘Kuvend Pune’ nuk kanë të ndalur largimet e bashkëpunëtorëve të Lumirit dhe jo vetëm!

Gjithandej Kosovës dhe në mërgatën tonë janë duke ndodhur largime masive të aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm, të cilët janë duke ju bashkangjitur partive rivale të LDK-së!

Ky është produkti që e solli loja djallëzore e Lumirit dhe jo vetëm, pasi prapa tij qëndron një klan i fuqishëm antirugovist dhe antishtetëror!

Fakti që gati gjysma e delegatëve votuan kundër vazhdimit të udhëheqjes aktuale, është treguesi më i mirë se Lumiri nuk e ka besimin e plotë për të udhëhequr me LDK-në!

Sadoqë Lumiri po mundohet t’ia shes ‘sapunin për djath’, elektorati nuk mashtrohet më me gënjeshtrat e kriposura me hipokrizi siq ishte “dorëheqja” e tij!

Pas këtij votimi të kontrabanduar në ‘Kuvendin e Punës’ jo vetëm që nuk do të ketë ndryshime në qasjen e drejtimikt të partisë, LDK-në do ta çojë drejt përplasjeve të fuqishme dhe të njëpasnjëshme deri në tkurrjen e madhe dhe të paparë deri më tani!

Kur e themë ketë e kam parasysh faktin se, në LDK nuk janë vetëm dy klanet e së njëjtës kokë (Isa Mustafa) që u ballafaquan në Kuvend, por janë edhe shumë klane tjera me ambicie për të udhëhequr me këtë subjekt politik!

Kthimi i vendimarrjes tek elektorati e shpëton LDK-në

Në fakt, kjo ishte arsyeja pse unë vendosa të kandidoj për drejtimin e partisë. Kandidatura ime nuk është ambicie personale por mision në parandalimin e ndarjes që tashmë ka ndodhur dhe të ringritjes së LDK-së.

Ju thashë por nuk deshën ta marrin vesh klanorët dhe yryshnikët e pushtetit! Kandidatura ime ishte dhe është treni i fundit për shpëtimin e LDK-së!

Pa kaluar shumë kohë do të bindeni për këtë, por kam dronë se do të jetë vonë për LDK-në!

Në rrethanat aktuale të ndarjes dhe fragmentizimit të LDK-së, e vetmja mundësi për kthimin e shpejtë të besimit është krijimi i një grupi të pavarur brenda elektoratit për organizimin e një Referendumi për zgjedhjen e kryetarit, në të kundërtën, në LDK asnjëherë nuk do të ketë paqe mes yryshnikëve të pushtetit derisa kjo parti të bie në humnerën e pakthim, pasi aq keq është katandisur jo vetën në aspektin numerik, por në vlerat e saj në tërësi.

Vetëm kthimi i vendimarrjes tek elektorati mund ta shpëtoj LDK-në nga zhbërja totale!

Nëse elektorati më ngarkon me besim për drejtimin e LDK-së, unë do ta shpërblejë me ringritje të shpejtë në vendin që e meriton, si zonjë të parë të skenës politike kosovare dhe mbretëreshë të qeverisjes së vendit!

Opozita bllokuese imponoi zgjedhje, por e pësoi keqas!

1
Idriz Zeqiraj, Gjermani
_____
     Zgjedhjet e 28 dhjetorit i kushtëzoi dhe imponoi opozita më destruktive, që ka pasur Kosova pas çlirimit të saj. Me gjithë angazhimin e një lukunie të tërë gazetarësh, opionistësh, ish-ambasadorëve, ish- zëvendësministrave profanë, avokatër, juristësh të gjitha niveleve të gjykatave, në rolin e anal-banalisteve, në debatet lehëse të përnatshme, me reprizë të nesërmen, fajësonin LVV, me aleatët e saj në koalicion Guxo dhe Alternativa, për bllokadën 9 mujore kuvendore dhe qeveritare.
     Populli foli përmes votës të fshehtë demokkratike, më 28 dhjetor 2025. Ai përcaktoi, saktësisht, fajtorët e bojkotit të bllokadës 9 (nëntë) mujore, përkatësisht stopimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, duke bllokuar buxhetin, marrëveshjet bankare evropiane e ndërkombëtare, si dhe marrëveshjet tjera ndërkombëtare, që kërkojnë votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit. Dhe, parasegjithash, krijimin e institucioneve shtetërore. Ndëshkimin e subjekteve politike populli e bëri në proporcion të fajësisë për bllokadën.
     Lëvizjen Vetëvendosje, me aleatët Guxo, Alternativen, PSHDK, i shpërbleu me votën referendumtare, pra, këto subjekte politike nuk kishin asnjë faj. Sepse fitoren meritore në kutinë e votimit, opozita kërkonte humbjen e tyre në tavolinë! Përndryshe, Baton Haxhiu, me rezidencë në Tiranë dhe Xhavit Haliti, me seli në Prishtinë, me analistët mercenarë të punësuar në televizionet e PAN-it, si: TV Klan, T7, TV Dukagjin dhe dhjetëra të tjera kanale televizive, shantazhuan deri në kërcënim: “Thirrje për protesta në sheshe e rrugë, krejt njëjtë, si në vitin 1997 në Shqipëri, për shkatërrime dhe përkalljen, pa kursyer shkollat dhe bibliotekat!
     Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, zhbllokuan bllokimin e 9 shkurtit 2025. Fitorja e pastër me tej 51 %, mundëson krijimin e organeve kuvendore dhe të qeverisë, meqë favorizon LVV me aleatë, plus votat e pakicës partnerë besnikë, ta zgjedhin kryeministrin dhe qeverinë Kurti 3.
     Zgjedhja e Presidentit kërkon vota plus, angazhim tjetër, pra, bashkëpunim, të paktën, me një parti nga opozita aktuale. Vjosë Osmani, përgjatë 5-vjeçarit presidencial, ka përmbushur të gjitha parametrat që ka katalogu i presidentit. Arsyeja e kundërshtisë të kandidaturës të Vjosë Osmanit zë fill qysh  në pretendimet e saj, për ta marrë drejtimin e LDK-së, 11 vjet më parë. Hashimi nuk do të kishte shansin të bëhej president, po të ishte Vjosa në krye të LDK-së. Sepse Thaçi ishte zbuluar si agjent i trefishtë: i Tiranës zyrtare social-komuniste, Francës dhe Serbisë, ngaqë ishte i shantazhuar me dosje penalizuese, për krime faktike, vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë. Kur po zgjidhej Hashimi president, me votat e LDK-së, Vjosa, tashmë, kishte fluturuar në Australinë e largët.
     Luftaraket reformatore, Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, nuk janë larguar vullnetarisht nga LDK-së, por janë përzënë nga Isa Mustafa dhe grupi vicioz i tij. Duke qenë për 16 vjet radhazi delegatë i Kuvendit të LDK-së, nga Dega e Gjermanisë, kam qenë i pranishëm në provokimin dhe persekutimin politik të Vjosës dhe të Donikës, të cilat ishin kundër votimit aklamativ, të hapur dhe kërkonin zgjedhje me debat të lirë në kuvendet zgjedhore dhe votim të fshehtë e demokratik. Të gjitha rastet e shkeljeve të rënda, i kam denoncuar, disa brenda sallës të Kuvendit dhe sidomos në mediat e kohës, në veçanti, në gazetën kombëtare “Bota Sot”.
     PDK, AAK, NISMA, të koalicionuara në PAN-in kriminal, si dhe paterica e tyre, Isa Mustafa, me klanin e tij, e kanë të vështirë t`ua falin dy zonjave të nderuara, Vjosë Osmanit dhe Donikë Gërvallës, sepse i shporrën nga pushteti bandën e “komandantëve” të PAN-it dhe klikën e urryer të Isa Mustafës. Ato sollën ndryshimin e madh, natyrshëm, në bashkëpunim me Albin Kurtin dhe LVV të tij. Përndryshe, LDK-ja e zvarritur pas PAN-istëve rrezikonte shuarjen.
     Krerët partiakë të LVV, Guxo, Alternativa dhe PSHDK, u janë shmangur pyetjeve për krijimin e qeverisë dhe zgjedhjes të presidentit. Në emër të koalicionit fitues, Albin Kurti është deklaruar se, “fillimisht do të krijojmë organet e Kuvendit, qeverinë dhe pastaj i vije radha zgjedhjes të presidentit”.
     Ndërkohë, ngulmimit të një gazetari, për të mësuar nëse do të këtë koalicion të LVV dhe të aleatëve të saj, me ndonjë subjekt politik nga opozita, zëvendëskryeministrja Gërvalla, është përgjigjur: “Elektorati na ka dhënë besimin për të udhëhequr të vetëm, pra, pa koalicione të tjera. Dhe, ne duhet ta respektojmë vullnetin e qytetarëve shumicë të Kosovës, për ta krijuar qeverinë dhe udhëhequr vendin të vetëm”. Me gjithë se shqiptarët vendorë dhe  botërorë, si dhe ndërkombëtarët preferojnë dhe sugjerojnë krijimin e një qeverie koalicioni, për të krijuar stabilitet, mandat të plotë dhe të suksesshëm.
 
            Konturet e formimit të Institucioneve janë vijëzuar
      Albin Kurti i nominuar për kryeministër të Kosovës, nga LVV ka sqaruar parësinë e formimit të institucioneve shtetërore. Së pari, organet kuvendore, kryetarin, nënkryetarët e Kuvendit; kryeministrin, qeverinë; miratimin e buxhetit për vitin 2026. Dhe, pastaj zgjedhjen e presidentit/es të Kosovës. Për kryetare të Kuvendit, është piketuar serishmi deputetja femër më të votuar të Kosovës, Albulenë Haxhiun. Emrat e zëvendëskryeministrave dhe të ministrave janë publikuar, më pak ndryshime të qeverive të pa dekretuara Kurti dhe Konjufca. Por, së fundi, Kurti ka paralajmëruar ndryshime nga dy variantet e dhëna më parë.
      Nëse Qeveria Kurti 3 nuk do të bëjë ftesë për bashkëqeverisje ndonjë partie të opozitës, atëherë ndarja e posteve ministrore do të jetë më e lehtë, më e thjeshtë. Piketimet e ministrave janë bërë për qeverinë Kurti 3 dhe Konjufca 1. Por qeveritë i ka dështuar mos votimi i opozitës, përgjatë bllokadës 9 mujore. Për postet kryesore qeveritare nuk ka pasur ndryshime të cilësuara emërore: Kryeministër – Albin Kurti; zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm dhe i Diasporës – Glauk Konjufca; ministre e Drejtësisë dhe zëvendëskryeministre e dytë – Donikë Gërvalla; ministër i Financave dhe Ekonomisë – Hekuran Murati; ministër i Infrastrukturës – Besnik Bislimi; ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari-Lila; ministre e Energjisë dhe Minierave – Artane Rizvanoli; ministër i Brendshëm – Xhalal Sveçla; ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci; ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia; ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Avni Zogiani; ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë – Armend Muja; ministër i Kulturës dhe Rinisë – Fatmir Spahiu (Bufi); ministre e Mjedisit – Fitore Pacolli; ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti; ministër për Kthim dhe Komunitete – Nenad Rashiq; ministër i Administratës Publike – Lulëzon Jaxhiu; ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani; ministër i Zhvillimit Rajonal – Shejnur Vejshelli.
      Qysh kur u krijua Qeveria Kurti 1, në opinion kishte shumë skepticizëm dhe mosbesim, për profesionalizmin e kabinetit qeveritar, kryesisht, ata që vinin nga LVV. Përfoljet e gojëkëqijve ishin nga më të ndryshmet: “Çfarë deputetësh e ministra janë këta që nuk u ka thënë kush kurrë “puna e mbarë?! Nuk kanë as xhirollogari bankare të hapur?!”
    Shtrohet pyetja: “Ku dhe kush t`i punësonte vajzat dhe djemtë aktivistë të organizatës luftarake të Vetëvendosjes, kur ata përcillnin dhe kundërshtonin vrazhdësisht pazarllëqet politike, makro-kontrabandën me Serbinë dhe hajnitë zyrtare, tenderët korruptiv dhe privatizimet abuzive, duke zhvatur pasuritë e brezave shqiptarë!
     Për ndryshim partive tjera, të cilave disa ministra ua zgjidhte Hashimi; disa të tjerë u imponoheshin shefave partiakë, duke njohur aferat penalizuese të tyre, i shantazhonin për të marrë poste, qoftë edhe ministrore. Por, kjo nuk mund të ndodhë me Kurtin, sepse nuk ka mëkate dhe është i pashantazhueshëm.
     Përkundrazi, Albin Kurti vuri standard të ri, në përzgjedhjen e kabinetit qeveritar. Ai ua kujtoi strukturave partiake, se LVV ka tej 400 mijë votues, ndërkohë që qeverisë i duhen më se shumti 20 ministra. Ai solli edhe një risi në kompozimin e qeverisë, duke emëruar në poste ministrore profesionalistë jashtë partisë së tij. Dhe, vertët, u dëshmuan të suksesshëm/e.
     Nëse Qeveritë Kurti 1 dhe 2 ministritë i drejtonin, kryesisht, rishtarë të papërvojë, Qeveria Kurti 3 ndjehet komode, sepse kanë përvojë cilësore. Dhe, këtë ua konfirmon fitorja e përsëritur plebishitare për të tretën herë me radhazi, gjë që demanton bindshëm, se populli nuk qenka mashtruar, për votën e dhënë LVV me aleatet Guxo, Alternativa dhe PSHDK.
     Disa nga ministrat e riemëruar me përgatitje supreme, janë dëshmuar me përformancën e tyre të shkëlqyer. Realisht, posti i kryeparlamentarit, me gjithë drejtimin e dinjitetshëm nga zotëri Konjufca, si post i lartë, por rutinë dhe jo krijues, ishte i pakët për energjinë e Glaukut. Përkundër, drejtimi i diplomacisë kosovare do të jetë vazhdimësi e koleges Donikë Gërvalla, e cila është sulmuar politikisht, sepse ajo akuzoi krerët PAN-istë, për kimet e tyre serike, gjatë pasluftës të Kosovës.
     Ndër ministrat më kompetentë renditet Hekuran Murati, ministër i Financave dhe Ekonomisë, një reformator mbresëlënës. Xhelal Sveçla, ministër i shquar i Punëve të Brendshme, i cili, me ekipin e Policisë, vunë rend dhe ligj në veriun e Kosovës. Juristja e diplomuar në Gjermani, Donikë Gërvalla, ka përgatitjen solide, për ta udhëhequr ministrinë e Drejtësisë. Donika e dinjitetshme, me integritetin e plotë dhe guximin intelektual, është bollshëm kompetente për postin që gëzon.
     Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka dhënë prova në përkushtimin ushtarak, sidomos në fushën e armatosjes të vendit. Arben Vitia është në resorin e tij profesional, ministër i Shëndetësisë, madje në trajtimin e Pandemisë ka lënë gjurmë pozitive. Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë, kuadër me përgatitje, energji dhe shkathtësi të jashtzakonshme. Artane Rizvanolli, ministre e Energjisë dhe Minierave, me një profesionalizëm admirues, është në vendin e duhur.
     Armend Muja, një pedagog i admiruar nga studentët, tani, ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, do ta vazhdojë drejtimin e suksesshëm të trashëguar nga kolegu i tij paraprak, Faton Peci, i cili e nxori ministrinë të zhytur në vjedhje zyrtare dhe private. Një djalë i zgjuar, i cili i pykon me argumente kundërshtarët politikë, qetas, por, bindshëm.
     Nenad Rashiq, ministër për Kthim dhe Komunitete, i vyeshëm dhe komunikues, i pranueshëm dhe mirëkuptues për të gjithë. Besnik Bislimi, ministër i Infrastrukturës, dikur dikaster i përfolur, që kërkon përkujdesje dhe përkushtim të veçantë. Mbizotëron opinioni se ministria në fjalë, tashmë, udhëhiqet nga njeriu kompetent.
      Përmendem vetëm disa nga emrat e njohur, por edhe të suksesshëm, duke kërkuar ndjesë nga të tjerë. Sepse informacionet janë të kufizuara dhe sidomos për ministrat e rinj, në kabinetin e gatshëm, në pritje për t`u ligjësuar nga Parlamenti i Kosovës.
      Prurjet reja në anëtarësinë e Lëvizjes të Vetëvendosjes, kanë vazhduar edhe në kohët e fundit. Ndër ta ka kuadro të fushave të ndryshme, intelektualë të spikatur, të magjistruar dhe doktoruar në Universitet të Evropës dhe të botës. Ende nuk i njohim disa ministra të rinj në kabinetin Kurti 3. Ndoshta janë pikërisht disa nga ministrat rishtarë.
     Kuantiteti, shumësia sjell edhe kualitetin, cilësinë. Dhe, mundësia e përzgjedhjes të kuadrove ministrorë, është gjithnjë e më e madhe
      Urojmë për mbarësi qeveritare dhe shtetërore!

Si dështuan Rugova & Demaçi në momentet vendimtare për Kosovën?! (5)

Rexhep Qosja &  H. Thaçi  & Medlin Olbrajt & I. Rugova
Ismet Hasani, Suedi
  Sa të këqija i bërën popullit të vet Rugova & Demaçi?!
A ishte Demaçi kategorikisht kundër Konferencës në Rambujé?!
  A ishte Demaçi pjesë e Delegaionit shqiptar për në Rambujé?!
   Letra e Kadaresë dërguar Delegacionit shqiptartë në Rambujé?!
      Etj…
 
*
A e xjerri historia ”jashtë loje” Rugovën?!
A ishte Rugova vërtetë President apo “President” në thonjëza?!
Dalja me portretin e Rugovës në mitingje, a ishte “lojë e Milosheviqit?!”
Pjesa më madhe e shqiptarëve që Rugovën e quanin President, a ishin “aleate e Serbisë?!” ( Ismail Kadare)
*
Para se të jap shkrimin e mëposhtëm, do të jap këtë mendim, i cili do të jetë prelud e këtij shkrimi:
1.Puna më e vështirë për njeriun është të ndajë të mirën nga e keqëja!
2.E rëndë për njeriun është: të dëgjojë; të sheh, dhe të hesht!
3. Mirëpo, qëndrojnë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën, ato janë: E VËRTETA, LIRIA dhe VYRTYTI.
Lidhur me të vërtetën dhe gënjeshtrën: fol të vërtetën, edhe në qoftë se ajo është në dëmin tend!
Mos gënje, edhe në qoftë se nga ajo gërnjeshtër ké ndonjë dobi!
(a u t o r i)                                                                                                                 
 
Për Rugovën, qyshkur ka pasë mendime të ndryshme. Për fat të keq, historia e nxjerrë ”jashtë loje!?”
A ishin deklaratat e Rugovës në interes – shërbim të Serbisë e kundër popullit të vet?!
A ishin të vërteta fjalët e gazetarës gjermane në gazeten gjermane ”Spiegel!?!
A ishte një ”Ditar” për tragjeditë që ndodhen në shtëpinë e Rugovës ?!
Po të analizohej ai ”Ditar” a del krejtësisht i pafavorshëm për Rugovën?!
A ishte ”ëndërr” e Rugovës të kishte një dëshmitar për atë tragjedi që e gjeti në shtëpinë e tij, e ta dërgonte permes tij një mesazh…?!
A e pat Rugova në shtëpinë e tij një gazetare gjermane, të maskuar me shami në kokë si grua shqiptare, si ”kushërira” e tij, e cila ishte në shtëpinë e tij për një javë dhe për çdo ditë shkruante ”diçka” në bllokun e saj?!
Kur ajo doli nga shtëpia – iku për në Gjermani, a i dha Rugova ndonjë mesazh?!
Çfarë reportazhi dha ajo në gazeten gjermane “Spiegel”, krejtësisht ishte në disfavor të Rugovës?!
A e ”dogji”, sakrifikoj dhe diskreditoi Mililosheviqi këtë njeri dhe a ia doli që ta ndaj popullin e tij në dysh: pjesa më e madhe, që Rugovën e quanin President, ishte ”aleate” e Serbisë, sepse ishin kundër intervenimit të  NATO-s…?!
Po Demaçi?!
Cilat ishin mëkatet e Demaçit, që s’duhet për t’ia falur populli i vet?!
A kishte Demaçi ndjeshmëri ndaj popullit (të vet) shqiptar?!
Apo populli e konsideronte Demaçin si të «matufosur” pas shumë viteve të kaluara nëpër burgjet e Serbisë?!
Çka shkroi Demaçi në ”Librin e Vet Mohimit?!*1)
Pjesën e fundit, 1/3 -tën e Librit, a e shkroi Demaçi në gjuhën serbishte dhe pse?!
A konsderohej ky libër si ”hymni i nënshtrimit” dhe pse?
A ”ëndërronte” Demaçi” se me këtë libër do të merrte Çmimin ”NOBÊL” për paqe, dhe a u vu Demaçi në rivalitet me Rugovën së cili do të ishte më pacifist, më i nënshtruar?!
Pse Demaçi u shndërrua në ”Skyfter” që kapasdisej kundër Amerikës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit, kundër Europës?!
A mos iu zgjua ajo urrejtja primitive “Marksiste-Leniniste” kundër Perëndimit?!
A i bëri Demaçi shërbim të madh Serbisë, sepse e vonoi goditjen e NATO-s dhe me këtë i dha shkas e rast Serbisë që të konsolidohej në Kosovë, kundër popullit shqiptar?!
Si buzëqeshnin dhe si zgërdhiheshin para kamerave, pa qenë të vetëdijshëm për të këqijat që ia kanë sjellë popullit të vet?!
A ishte kjo karakteristikë e zgërdhirjës para kamerave e të dy liderve?!
A i quajti Kadare të dy liderët “zgjerdhaçë”?!
*
Po Konferenca në Rambujé për nënshkrimin e Marrëveshjës me Serbinë?!
Cili ishte delegacioni shqiptarë për Konferencën në Rambujé dhe kush i priu?!
A morën pjesë Rugova e Demaçi në Rambuje?!
A e lëshoi Konferencën Hashim Thaçi dhe a shkoi në Slloveni për të biseduar me Demaçin?!
A bisedoi Demaçi me zonjën Olbrajt?!
*
A shkëmbyen letra Veton Surroi me Adem Demaçin?!
A disponon autori i këtij shkrimi me përmbajtën e atyre letrave?!
 *1) Lidhur me “Librin Vet Mohimi” të Demaçit jap këtë:
Mendim: Jeta është si Libri, në fakt, jeta i ngjan librit; në atë libër shkruhen veprat e tua të mira, për të cilat shpërblehesh, dhe veprat e tua të këqija, për të cilat meriton ndëshkimin. Mundohu që në atë libër të shkruhen gjërat që janë për të mirën tënde dhe të të tjerëve. Dije se çdo fletë që mbyllet, të afron drejt fundit dhe, me mbylljen e saj, mbyllet edhe një pjesë e jetës sate, prandaj përpiqu që fletën e mbyllur ta mbyllësh me punë dhe vepra të mira. Dije se çdo ditë e jetës sate është një faqe e jetëshkrimit tënd. Kujdesu që atë faqe ta shkruash mirë, ngase një faqe e atij jetëshkrimi e ndyen krejt librin. (a u t o r i – IMH)
 
Demaçi me gruan            
Letra e Kadaresë për Delegacionin Shqiptar në Rambujé
Paris, 22 shkurt 1999
Në pamundësi t’ju them gojarisht disa mendime të miat për atë çka po ndodh e çka po pret gjithë kombi shqiptar prej jush, më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër të shkurtër. Një shqetësim i orëve të fundit u bë nxitje për këtë letër, e Teksti i letrës së Ismail Kadare dërguar delegacionit shqiptar në Rambuje
sidomos deklarata e Madeleine Albright se:
a) nëse të dy palët nuk bien dakord nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake në Jugosllavi,
b) nëse shkas për dështim bëhen shqiptarët, ndihma ndaj tyre do të pritet.
Besoj se jam në gjendje të dalloj deklaratat që bëhen për arsye presioni nga ato që shprehin një të vërtetë më të thellë. Nga njoftimet që kam dhe nga një intuitë alarmuese, kam bindjen se deklarata e Sekretares së Shtetit të SHBA duhet marrë me seriozitetin më të madh.
Në të dy rastet, pra edhe sikur të dyja palët, serbe e shqiptare, të mos bien dakord, e sidomos në rastin e dytë, sikur faji t’u mbetet shqiptarëve, serbët dalin të fituar. Dhe në të dy rastet, shqiptarët dalin të humbur. Me sa duket, strategjia serbe është bazuar pikërisht në këtë kurth: t’i bëjë shqiptarët bashkëfajtorë, madje edhe fajtorë dhe vetë të dalë e larë. Serbët s’kanë ç’kërkojnë më shumë nga kjo konferencë. Për ata do të jetë fitore e madhe. Mendoj se kjo është e mjaftë për të kuptuar se kurrsesi delegacioni shqiptar nuk duhet të bjerë në grackë.
Pyetja dramatike që shtrohet është: ndonëse aspirata jonë është më e madhe, a mund të kënaqemi megjithatë me aq sa kemi fituar? A mund të arrihej më shumë nga një fazë e parë kalimtare prej tre vitesh?
Mendoj se tani për tani mund të mbetemi me kaq. Mendoj se vështirë se mund të arrihej më shumë nga një fazë kalimtare.
Ky është një shans i madh përpara popullit shqiptar të Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar. Historia shumë herë e ka treguar se jo çdo luftë, sado heroike të jetë, e sjell një shans të tillë. Dhe shanset nuk përsëriten kaq lehtë. Kam bindjen se këtij shansi kurrsesi nuk i duhet rënë me shkelm.
Bindja ime bazohet në faktin se interesimi botëror për Kosovën ka arritur në pikën maksimale. Kurrë më në të ardhmen nuk mund që ky interesim, ky preokupim, ky seriozitet të përsëdytet. Qysh tani ky interesim ka filluar të quhet i tepruar dhe ka zgjuar xhelozinë e disa vendeve dhe popujve. Rrjedhimisht, pas harxhimit të kësaj vëmendjeje, masakra edhe më të mëdha në Kosovë do të zgjojnë vëmendje shumë më të vogël.
Bota do ta quajë ndërgjegjen e lartë dhe kjo do të jetë fatale për Kosovën. Jam i sigurt se serbët presin me padurim “jo”-në shqiptare. Dhuratë më të madhe nuk mund të ketë për ta.
Në këto kushte mendoj që të merret ajo që mund të merret dhe të mos kërkohet tani për tani e pamundura. Një konferencë tjetër për Kosovën pas tre vitesh e lë portën e lirisë të hapur. Unë e kuptoj ndjenjën tuaj të përgjegjësisë, e kuptoj drojën se mos bëni ndonjë lëshim që s’duhet bërë. Në këtë rast, më lejoni t’jua kujtoj se unë si shkrimtar, nuk do të guxoja kurrë t’jua jepja këtë këshillë, sikur të kisha unë vetë drojën më të vogël se po bëja një faj që do të rëndonte në ndërgjegjen dhe në biografinë time. Duke iu drejtuar këtë letër, jam i gatshëm t’i mbroj mendimet e mia publikisht, përpara kujtdo e bashkë me të, të mbroja gjer në fund vendimin tuaj.
Ju përfaqësoni sot popullin shqiptar të Kosovës në momentin më delikat. Nga urtësia, trimëria, ndershmëria juaj, bashkë me fatin e Kosovës varen fate të tëra jetësh njerëzore, varen jetë grash, fëmijësh, e burrash. Në këtë rast doja të përsërisja se, të bësh lëshim atëherë kur duhet bërë, është po aq trimëri e heroizëm, sa edhe kur je në luftë. Ju lutem mos dëgjoni rrahagjoksit e papërgjegjshëm, të cilët e kanë lehtë të bërtasin: o pavarësi menjëherë, o të bëhemi shkrumb! Askush s’ka të drejtë të propozojë shkrumbin dhe vdekjen për popullin e vet. Ju jeni aty për lirinë, pra për jetën e Kosovës dhe jo për vdekjen e saj.
Përshëndetjet e mia më të përzemërta, bashkë me shpresën se do të më kuptoni drejt.
Ismail Kadare
(V i j o n)

Dardania përfaqëson një nga format më të hershme të organizimit shtetëror në trojet e sotme shqiptare dhe përreth

DARDANIA (SHTET ILIR)

___
Dardania ishte një shtet i lashtë ilir, i formuar nga fisi i dardanëve, një nga fiset më të rëndësishme ilire në Ballkanin Qendror. Ajo përfaqëson një nga format më të hershme të organizimit shtetëror në trojet e sotme shqiptare dhe përreth.
Shtrirja gjeografike:
Dardania shtrihej kryesisht në territorin e sotëm të Kosovës, duke përfshirë gjithashtu pjesë të Serbisë jugore, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë verilindore.
Kohëzgjatja:
Formimi i saj si entitet politik i konsoliduar daton rreth shekullit IV p.e.s., ndërsa si shtet i fuqishëm ekzistoi deri në shekullin I p.e.s.
Organizimi politik:
Dardania ishte një mbretëri ilire, e drejtuar nga mbretër me pushtet qendror, e mbështetur në një strukturë fisnore të organizuar. Shteti kishte ushtri të fortë dhe autonomi të qëndrueshme për një periudhë të gjatë.


Mbretër të njohur:
Bardhyli – konsiderohet themeluesi i fuqisë dardane; forcoi shtetin dhe mposhti disa herë Maqedoninë.
Longari – zgjeroi ndikimin territorial dhe politik të Dardanisë.
Bato – udhëhoqi qëndresën ndaj ekspansionit romak.
Ekonomia dhe kultura:
Ekonomia bazohej në bujqësi, blegtori, miniera dhe metalurgji, veçanërisht në përpunimin e hekurit. Kultura dardane ishte pjesë e trashëgimisë ilire, me rite, zakone dhe tradita autoktone.


Rënia:
Në shekullin I p.e.s., Dardania u pushtua nga Perandoria Romake dhe u përfshi në administratën romake si provincë, por emri dhe popullsia dardane vazhduan të përmenden në burimet historike.
Rëndësia historike:
Dardania konsiderohet një nga shtetet më të hershme ilire dhe ka rëndësi të veçantë në studimin e vazhdimësisë historike të popullsisë iliro-shqiptare në Ballkan.

Letra e Nikolla Pashiçit drejtuar qeverisë së Mbretërisë SKS

Kur u pa se sigurt aleatët do të lejonin Italinë të fuqizohej në Shqipërinë qëndore, kryetari i delegacionit të Mbretërisë SKS, Nikolla Pashiç, e njofton qeverinë në Beograd se ka ardhur momenti, që të detyruar nga rrethanat, Beogradi të ndryshojë politikën ndaj Shqipërisë. Ai në atë letër thotë:
Meqenëse ne nuk mund ta rivendosim situatën në Shqipëri siç ishte para evakuimit të ushtrisë sonë dhe shtetit të parë të Esad Pashës, për shkak të pushtimit nga Italia dhe mbështetjes së saj nga Fuqitë; pasi që Fuqitë duan të zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe nuk do të ketë Shqipëri siç ne e mbronim (donim), aleatët tashmë do t’ia japin Vlorën Italisë me brendësi (hinterlandin) dhe protektoratin mbi pjesët e caktuara të Shqipërisë – andaj, në rrethana të tilla, ne duhet të kërkojmë kufij tjerë dhe më të mirë drejt territoreve shqiptare.
Minimumi që nga aleatët do të pranojmë është ky: kufiri përgjatë Drinit të Zi deri në grykën e Drinit të Bardhë dhe prej andej përgjatë Drinit të Madh deri në det.
Duhet të kërkojmë maksimumin ashtu që Italia të marrë sa më pak territor. Ai maksimumi i pretendimeve tona do të ishte: lumi Mat deri në burimin e tij dhe prej andej drejt në lindje deri në Drinin e Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tanë drejt protektoratit italian.
Paris, 5 dhjetor 1919.

“E jap unitetin kombëtar, për një karrierë të coftë individuale në kabinetin e një kryeministri maqedonas”

1
Në Maqedoni ka dy linja të forta politike, me prejardhje etnike maqedoanse, njëra që përfaqësohet nga partia e ashtuqujatur konservatore, VMRO-DPMNE dhe tjetra, me proviniencë, gjoja, socialdemokrate, LSDM, mirëpo nuk ka një linjë të fortë politike shqiptare, sepse partitë shqiptare tradicionalisht vuajnë nga tharmi i ndërtimit të karrierave individuale dhe tejet të fragmentuara në ‘pentagramin’ e dëshirave muzikore maqedonase . Tek shqiptarët ka politikanë, por nuk ka individualitete.
Tek shqiptarët ka politikë, por nuk ka platformë dhe strategji për veprime afatgjata. Emrat e politikanëve, që radhiten pas liderit partiak, tek shqiptarët, nuk shkon gjatë kohë dhe avullohen në punëtorinë a klonimit të lidershipit. Ata i bluan ambicja iracionale e liderit për të menaxhuar partinë me anonimusë, pa kurriz etik e qytetar, pa “background” profesional dhe pa përvojë në ndonjë fushë të caktuar jashtë politikës.
Është për të ardhur keq, se si partitë politike shqiptare projektojnë plane e ide për të rrëmbyer pushtetin (aq sa u jep kryeministri maqedon), dhe harrojnë të mbrojnë pushtetin moral të të qenit bashkë për linjat kryesore të veprimit politik. Nuk mbajmë mend të jetë mbajtur deri më tani një tryezë e frytshme e partive politike shqiptare, e cila pastaj do të mund të përdorej edhe si platformë apo kornizë për çështje të hapura. Me fjalë të tjera, shqiptarëve u mungon “dekalogu” i veprimit të tyre politik, ndërkohë që tek blloku politik maqedonas funksionon një aparat i tërë shtetëror (gjyqet, financat, oligarkia, policia, shërbimet sekret, diplomacia), i cili jo vetëm që është në shërbim të politikave institucionale të partive politike maqedonase, por ato, madje edhe janë pjesë e premtimeve parazgjedhore nëpër fushata.
Prandaj, thënia lapidare : “E jap një kalë për mbretërinë”, në realitetin politik shqiptar në Maqedoni do të mund të përkthehej ndryshe, duke u risemantizuar në një milie aktual politik: “E jap unitetin kombëtar, për një karrierë të coftë individuale në kabinetin e një kryeministri maqedonas”.