Kreu Blog Faqe 279

Pse Kosova nuk ka politika ekonomike afatgjata, zhvillimi ekonomik nuk bëhet nga politikanët

0

Avni Selmani, Prishtinë

Që nga përfundimi i luftës e deri sot, Kosova nuk ka pasur politika ekonomike serioze dhe as projekte strategjike shtetërore. Nuk ka pasur plan, nuk ka pasur vizion dhe nuk ka pasur as dije të mjaftueshme se çfarë ekonomie duhet të ndërtohet. Vendimet janë marrë nga politikanë dhe jo nga njerëz me dije profesionale, dhe kjo është arsyeja kryesore pse ekonomia ka mbetur pa drejtim.
Resurset natyrore janë trajtuar keq ose janë lënë jashtë funksionit. Në vend që të shihen si bazë për zhvillim, janë kthyer në çështje politike ose janë shtyrë pa afat. Asnjë strategji serioze nuk është ndërtuar për t’i kthyer këto pasuri në vlerë ekonomike për shtetin dhe qytetarët.
Mungesa e industrisë është pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj qasjeje. Pas luftës, kapacitetet prodhuese nuk u rindërtuan dhe nuk u krijua asnjë industri e re që do ta zëvendësonte atë që u shkatërrua. Nuk pati plan se çfarë strukture ekonomike po ndërtohej. Në vend të prodhimit u zgjodh rruga më e lehtë, importi, konsumi dhe remitencat. Ky nuk është zhvillim, por mbijetesë.
Dikur Kosova kishte kombinate dhe fabrika prodhuese me mijëra punëtorë. Kishte industri ndërtimi, përpunim metalesh, energjetikë dhe ndërmarrje shoqërore që mbanin gjallë ekonominë dhe punësimin. Këto struktura krijonin prodhim, siguronin vende pune dhe përbënin bazë ekonomike. Sot pothuajse asnjëra prej tyre nuk funksionon. Nuk u modernizuan, nuk u rindërtuan dhe nuk u zëvendësuan me industri të reja. U lanë të shkatërohen, duke e lënë vendin pa bazë prodhuese dhe pa ekonomi reale.
Privatizimi u trajtua në mënyrën më të gabuar të mundshme. U realizua pa kritere zhvillimore, pa obligime të qarta dhe pa kontroll institucional. Ndërmarrjet u shitën jo për t’u zhvilluar, por për përfitime afatshkurtra. Si pasojë u humb baza prodhuese dhe mijëra vende pune, pa ndonjë përfitim real për ekonominë.
Dështimi vazhdoi edhe në shfrytëzimin e resurseve njerëzore. Asnjëherë nuk u ndërtua një trup serioz ekspertësh që do të udhëhiqte politikat ekonomike. Ekonomia u drejtua nga politikanë që nuk e kuptojnë se si ndërtohet zhvillimi afatgjatë. Vendimet u morën pa analiza, pa dije dhe pa përgjegjësi.
Në shtetet që funksionojnë, politikat ekonomike hartohen nga ekspertët dhe zbatohen nga politika. Në Kosovë ndodh e kundërta. Politikanët vendosin, ndërsa ekspertët anashkalohen. Për këtë arsye nuk ka vazhdimësi, nuk ka rezultate dhe nuk ka zhvillim.
Sot ekonomia e Kosovës është e varur nga importi. Pa industri nuk ka punësim të qëndrueshëm dhe pa punësim nuk ka zhvillim. Kjo nuk është mungesë mundësish, por pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve të gabuara.
Zhvillimi ekonomik nuk vjen nga fjalimet dhe as nga ciklet zgjedhore. Ai kërkon dije, plan dhe vazhdimësi. Kosova nuk ka dështuar sepse është e vogël apo e varfër, por sepse ekonominë e ka trajtuar si mjet pushteti dhe jo si projekt shteti. Përderisa ekonomia vazhdon të trajtohet si çështje politike dhe jo profesionale, vendi do të mbetet konsumues, i varur dhe pa perspektivë zhvillimi.

Ndryshimi politik është domosdoshmëri e pastrimit të elitave shoqërore nga llumi

0

Analisti politik Selatin Retkoceri, pyet: Ku po e dërgon Albin Kurti Kosovën?

1

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan

Kanë kaluar më shumë se dyzet ditë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe Kosova ende mbetet pa rezultate të certifikuara dhe pa institucione të reja funksionale.

Procedurat e stërzgjatura, ankesat e pafundme dhe kalkulimet politike kanë krijuar një vakum institucional që rrezikon të shndërrohet në krizë serioze shtetërore.

Nëse ritmi aktual vazhdon, konstituimi i Kuvendit mund të shtyhet deri në fund të shkurtit, ndërsa çdo bllokadë e mëtejshme do ta shtyjë vendin drejt një pasigurie të rrezikshme politike dhe financiare. Përgjegjësia kryesore për këtë situatë bie mbi Albin Kurtin, i cili sot është faktori i vetëm vendimmarrës brenda Vetëvendosjes dhe, rrjedhimisht, aktori kryesor që mund ta zhbllokojë ose ta thellojë krizën.

Çdo kalkulim politik rreth nënkryetarëve të Kuvendit, çdo tentim për interpretime selektive të vendimeve kushtetuese dhe çdo manovër për kontroll total institucional rrezikon të prodhojë një moskonstituim të Kuvendit, që do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për funksionimin e shtetit.

Nëse Kuvendi konstituohet në mënyrë të kontestueshme ose nuk arrin të konstituohet fare, pasojat janë të menjëhershme: vonesa në miratimin e buxhetit, bllokim i marrëveshjeve ndërkombëtare, paralizë e vendimmarrjes shtetërore dhe pasiguri financiare për sektorin publik.

Një shtet pa institucione funksionale nuk dobësohet vetëm politikisht, ai dobësohet ekonomikisht, financiarisht dhe ndërkombëtarisht. Kosova nuk ka luksin të luajë me stabilitetin e saj institucional për ambicie personale apo partiake. Narrativi i “Republikës së tretë”, i përmendur shpesh në diskursin politik të Kurtit, në këto rrethana nuk tingëllon si reformë, por si rrezik për përqendrim të pushtetit dhe destabilizim të rendit kushtetues. Çdo hap që prodhon krizë artificiale institucionale, çdo bllokadë e qëllimshme parlamentare dhe çdo tendencë për kontroll absolut të sistemit shtetëror e shtyn vendin drejt izolimit politik dhe pasigurisë së brendshme.

Natyrisht, përgjegjësia nuk është vetëm e pushtetit. Opozita e dobët, shoqëria civile e heshtur dhe një opinion publik gjithnjë e më i lodhur nga krizat kanë krijuar një terren ku vendimet e një njeriu peshojnë më shumë se institucionet. Por kjo nuk e zbeh faktin themelor: sot stabiliteti institucional i Kosovës varet drejtpërdrejt nga vendimet e Albin Kurtit.

Nëse ai zgjedh kompromisin institucional dhe respektimin e rregullave kushtetuese, vendi mund të hyjë shpejt në fazë stabiliteti dhe funksionimi normal. Nëse zgjedh përplasjen, kontrollin total dhe kalkulimet politike afatshkurtra, Kosova rrezikon të hyjë në një cikël bllokadash, zgjedhjesh të parakohshme dhe pasigurie që do ta dobësonte shtetin në momentin kur ka më shumë nevojë për stabilitet.

Pyetja që sot shtrohet nuk është thjesht kush do ta formojë qeverinë.

Pyetja është: a do të vendosë Albin Kurti ta stabilizojë shtetin, apo do të vazhdojë ta mbajë vendin peng të kalkulimeve të tij politike?

Gjenerali rus u qëllua në Moskë

1

Numri 2 i shërbimit ushtarak të inteligjencës GRU u qëllua në bllokun ku banonte të premten më 6 shkurt.

/ Document.no

Gjenerali Vladimir Aleksejev u qëllua të premten në mëngjes në një bllok banimi në Moskë. Gjenerali u dërgua në spital, dhe gjendja e tij është e pasigurt. Autor i veprës iku.

Është komiteti shtetëror i hetimeve që bën këtë njoftim.

Dyshimi bie në mënyrë të pashmangshme mbi shërbimin ukrainas të sigurisë, i cili ka kryer disa atentate ndaj personelit rus gjithashtu në Moskë.

Atentati ndodh në një kohë kur Rusia dhe Ukraina po zhvillojnë bisedime në Abu Dhabi.

Mund të jetë organizuar për të sabotuar një armëpushim të mundshëm.

Aleksejev ishte nr. 2 në shërbimin ushtarak GRU dhe kështu një objektiv i vlefshëm.

https://www.rferl.org/a/russia-general-gru-shooting-assassination-attempt/33671131.html

Liria Namani nga Medvegja, doktorante nga Universiteti i Gjenevës, rrëfen për rrugën jetësore dhe ndihmesën për komunitetin

5

LIRIA NAMANI RRËFEN: SI SHKOLLA DHE SHOQËRIA FORMËSOJNË BREZAT E RINJ NË DIASPORËN ZVICRANE

MEDVEGJASOT.com: Zonja Namani, për fillim, a mund të na tregoni shkurtimisht për rrugëtimin tuaj akademik?

Liria Namani: Aktualisht jam e angazhuar si ligjëruese në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Valais-it dhe njëkohësisht doktorante në Universitetin e Gjenevës. Rrugëtimi im akademik është ndërtuar rreth interesimit për arsimin, barazinë, migrimin dhe përjetimet shkollore të fëmijëve dhe familjeve me prejardhje migrimi.

MEDVEGJASOT.com: Tema e tezës suaj doktorale trajton brezat e dytë të emigrantëve. Pse kjo temë është e rëndësishme sot?

Liria Namani: Kjo temë është shumë aktuale, sepse brezat e dytë – fëmijët e emigrantëve të lindur në Zvicër – janë sot prindër të brezit të tretë. Ata mbartin përvoja të veçanta shkollore, shpesh të shënuara nga sfida, pabarazi apo diskriminim. Të kuptosh se si këto përvoja ndikojnë në mënyrën se si ata sot e shohin shkollën dhe rolin e tyre si prindër është thelbësore për ndërtimin e një arsimi më gjithëpërfshirës.

MEDVEGJASOT.com: Çfarë synon konkretisht kërkimi juaj shkencor?

Liria Namani: Kërkimi im synon të analizojë se si brezat e dytë e riinterpretojnë përvojën e tyre si nxënës tani që janë bërë prindër nxënësish. Po ashtu, studimi vë në pah marrëdhënien mes familjes dhe shkollës, si dhe mënyrën se si institucionet arsimore i perceptojnë familjet e brezit të tretë.

MEDVEGJASOT.com: Me çfarë metode punoni në këtë studim?

Liria Namani: Përdor një qasje cilësore, kryesisht përmes intervistave biografike dhe intervistave gjysmë të strukturuara. Studimi përfshin familje me tri breza, ku gjyshërit kanë emigruar, prindërit janë lindur në Zvicër dhe fëmijët ndjekin sot shkollën zvicerane. Kjo qasje më lejon të kuptoj thellësisht historitë familjare dhe ndërveprimin e tyre me shkollën.

MEDVEGJASOT.com: A dalin në pah vështirësi të veçanta për këto familje?

Liria Namani: Po, shpesh dalin në pah pabarazi strukturore, stereotipe dhe pritshmëri të ulëta nga ana e shkollës. Megjithatë, shohim edhe forma rezistence, emancipimi dhe angazhimi të fortë të prindërve për edukimin e fëmijëve të tyre.

MEDVEGJASOT.com: Ju keni prezantuar punën tuaj në shumë kongrese ndërkombëtare. Çfarë rëndësie ka kjo për ju?

Liria Namani: Këto prezantime janë shumë të rëndësishme sepse krijojnë hapësirë për shkëmbim shkencor dhe reflektim të përbashkët. Migrimi dhe arsimi janë tema globale, dhe përvojat nga Zvicra lidhen drejtpërdrejt me realitete të ngjashme në vende të tjera.

MEDVEGJASOT.com: Ju keni qenë e angazhuar edhe në Shoqërinë Kulturo-Artistike “Medvegja” në Zvicër. Çfarë roli ka pasur ky angazhim për ju?

Liria Namani: Angazhimi në Shoqërinë Kulturo-Artistike “Medvegja” në Zvicër ka qenë një përvojë shumë e çmuar për mua. Ai ka përfaqësuar një hapësirë ku kultura, gjuha dhe identiteti ynë ruheshin dhe përcilleshin te brezat e rinj në mërgim. Ky angazhim më ka ndihmuar të kuptoj edhe më thellë rëndësinë e veprimit komunitar, solidaritetit dhe rolit që kultura luan në forcimin e vetëdijes dhe përkatësisë, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë me prejardhje migrimi.

MEDVEGJASOT.com: Çfarë mesazhi do t’u jepnit familjeve me prejardhje migrimi?

Liria Namani: Do t’i inkurajoja të mos e nënvlerësojnë rolin e tyre në shkollimin e fëmijëve. Përvoja e tyre, edhe kur ka qenë e vështirë, është një burim force dhe dijesh. Bashkëpunimi me shkollën dhe besimi në potencialin e fëmijëve janë kyç.

MEDVEGJASOT.com: Jeni edhe pjesë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës & Bujanocit në Zvicër, ku bashkëpunoni me profesionistë për vlerësim projektesh dhe nisma për Luginën. Si e përjetoni këtë angazhim?

Liria Namani: Ky angazhim është një mundësi shumë e vlefshme për të kontribuar në zhvillimin e Luginës. Bashkëpunimi me 26 shoqata dhe profesionistë të ndryshëm krijon një hapësirë për shkëmbim ideash, planifikim projektesh dhe mbështetje të nismave të reja. Më lejon të ndjehem pjesë e një rrjeti aktiv që punon për avancimin e komunitetit tonë dhe për të sjellë ndikim pozitiv te brezat e rinj dhe familjet në mërgim.

MEDVEGJASOT.com: Dhe në fund, çfarë prisni të ndryshojë falë këtij studimi?

Liria Namani: Shpresoj që ky studim të kontribuojë në një kuptim më të drejtë dhe më të ndjeshëm të realitetit të familjeve migrante, si dhe të nxisë politika dhe praktika arsimore më të barabarta dhe më përfshirëse.

MEDVEGJASOT.com: Kontributi i Liria Namanit, me prejardhje nga Kapiti i Medvegjës dhe me vendbanim në Zvicër, tregon rëndësinë e angazhimit të brezave të rinj me prejardhje migrimi në zhvillimin e arsimit dhe komunitetit. Përmes studimeve të saj shkencore dhe angazhimit në shoqata kulturo-artistike dhe organizata të diasporës, Liria sjell një shembull të shkëlqyer të ruajtjes së identitetit, vlerave kulturore dhe mbështetjes aktive për fëmijët dhe familjet në mërgim. Përmes punës së saj, ajo kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe nxit forcimin e lidhjes mes shkollës, familjes dhe komunitetit.

Marrë nga: Medvegja.com  

Pushtimi arab dhe formësimi i identitetit palestinez

1
“Xhihadi Islamik” i Palestinës
Abedin Sutaj, Vjenë
____
Në shekullin VII (634–638), territoret e Levantit, përfshi Judën, Samarínë dhe Galilenë – që sot njihen si Izrael/Palestinë – u pushtuan nga ushtritë arabe islame të Kalifatit Rashidun. Ky pushtim nuk u krye nga një popull palestinez, sepse palestinezët si identitet etnik e kombëtar nuk ekzistonin ende. Popullsia vendase përbëhej nga hebrej, arameas, samaritanë, grekë dhe romako-bizantinë, të cilët gradualisht u arabizuan dhe islamizuan gjatë shekujve.
Me kalimin e kohës, arabët pushtues u vendosën përherë në këto troje, u përzien me popullsinë lokale dhe krijuan një identitet të ri rajonal, i cili shumë vonë, sidomos në shekullin XIX–XX, u konsolidua politikisht dhe kombëtarisht me emrin “palestinez”. Pra, ky identitet është produkt historik i pushtimit, vendosjes dhe transformimit kulturor, jo vazhdimësi direkte e popujve autoktonë të lashtësisë.
“Arnaut të xhamive tona” duke protestuar për Palestinën
Ky proces është i krahasueshëm historikisht me atë që ndodhi në Ballkan:
ashtu si bullgarët dhe sllavët maqedonas, të ardhur në shekujt VI–VII, u vendosën në Dardani, Maqedoninë e Lashtë dhe Thrakë, dhe me kohë morën emrat gjeografikë të tokave ku u vendosën, pa qenë pasardhës etnikë të ilirëve, dardanëve apo maqedonëve të lashtë.
Përfundim historik
Tokat janë të lashta,
emrat mbesin,
por popujt dhe identitetet ndryshojnë.
Prandaj, nga këndvështrimi historik-shkencor, palestinezët modernë nuk janë “palestinezët e lashtë”, por popullsi kryesisht arabe, e formuar mbi një territor historik që ka pasur shumë shtresa etnike e qytetëruese, njësoj si shumica e Ballkanit sot.

Copëza jete të shqiptarëve në Amerikë, shënime nga Ditari im personal

Agim Vuniqi, Vashington
_____
Si e gjeta Kosovën në Amerikë
Kosova e pavarur në Kampin Atterbury
_____
“Ne shkojmë në një vend ku populli i tij ka një respekt të veçantë për SHBA, dhe flamurin amerikan. Një popull që flamurin amerikan, e ka si flamur të vetin” Major Bob Golladay nga Forcat e Mbrojtjes Skifteri
Më tepër se 1300 ushtarë të Gardës Nacionale dhe të ushtarëve reserve largohen nga Camp Atterbury për t’u dislokuar në Kosovë, ata do të jenë pjesë përbërse e kontigjentit të ushtarëve KFOR 11. Ata u nderuan në ceremoninë e rastit më 19 janar, 2009, në ndërtesën nr. 4, të gardës Kombëtare në Camp Atterbury. Divisioni i 40-të i këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Armatës së Kalifornisë, me bazë në Los Alamitos, Kaliforni, do të udhëheq Forcat Detyruese Skifter “Task Force Falcon” në kuadër të forcave detyruese (Lindje) si pjesë e forcave të udhëhequra nga NATO, të forcave të Kosovës (KFOR). Së fundmi forcat detyruese kompletuan trajnimin post mobilizues në Camp Atterbury. Misioni i forcave detyruese është të mbikqyrë dhe të zbatoj operacionet paqesore nën udhëheqjen e SHBA, të Forcave detyruese shumëkombëshe të sektorit Lindje të Kosovës që starton në pranverën e vitit 2009. “Ne do të ndihmojmë për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët në këtë sector” tha Gjeneral Brigade Keith Jones, general komandant i KFOR 11 të Forcave Detyruese Skifter. Trupat tona kanë kryerë trajnimin më të mire të mundshëm për t’i përgatitur ata për punën që kanë përpara”. Pjesa më e madhe e Forcave Detyruese të Skifterit janë nga Garda Nacionale e Kalifornisë, megjithatë, atyre do t’u bashkohen në mision edhe Regjimenti i Aviacionit 1-207- të Gardës Kombëtare të Alaskës, Kompania C, përkrahja e përgjithshme e Batalionit 1-169 të Aviacionit të Gardës Kombëtare të Maryland-it, të Kompanisë së 753-të për shkatrrimin e eksplozivit (EOD) të Gardës Kombëtare nga West Virginia, dhe nga Grupi Rezervë i Mjeksisë 176 i Armatës Amerikane me bazë në Garden Grove, në Kaliforni.
Ushtarët e Brigadës së Këmbësorisë të forcave të Kosovës KFOR 11 mbajnë nën kontroll të arrestuarin gjatë lidhjes së duarve me force në operacionin e arrestues të mbajtur në qendrën urbane të trajnimit Muscacatuck. KFOR 11 ushtron për mobilizimin në Kosovë (U.S. Army photo by Spc. Joseph Rivera Rebolledo)
Akademia ushtarake e Indianës është themeluar në shkurt të vitit 1956. Një shkollë e tillë për nevoja të ushtrisë është e pesta që është krijuar në SHBA. Tash janë 52 shkolla të tilla për operacione ushtarake në tërë SHBA. Procesi dhe standardet e larta të Akademisë ushtarake të Indianës janë vlerësuar në rrethin ushtarak në nivel lokal dhe nacional. Ky pranim ka rezultuar në përgatitjen e conferences nacionale, të sponsoruar nga Buroja e Gardës Nacionale dhe vijuar nga delegatët nga të gjitha shtetet, plus Alaska, Hawaii dhe Puerto Rico, e mbajtur në Indianapolis në janar të vitit 1957. Shumë nga operacionet teknike të realizuara nga ekipet e specializuara në Akademinë ushtarake të Indianës janë rekomanduar nga Buroja e Gardës Nacionale për adoptim nga tipet e shkollave të ngjashme në SHBA. Sot Akademia Ushtarake e Indianës jo vetëm që ofron trainim për kandidatët për Oficerë, por ofron edhe trajnim me armë luftarake për të gjitha nivelet e oficerëve.. Akademia është gjithashtu burim primar për aftësi profesionale ushtarake (MOS-Military Occupational Skills) kualifikime për mbështetje luftarake, dhe për ngritjen e aftësis luftarake MOS’s për ARNG, USAR dhe është pjesë e Sistemit të përgjithshëm arsimor të Ushtrisë (armatës).
Qendra për stërvitje të forcave të përbashkëta manevruese (Camp Atterbury) është aktivizuar në shkurt të 2003 për të mbështetur operacionin “Iraqi Freedom”. Camp Atterbury pranon dhe proceson individë jashtë njësive-personel me njohuri ( civil dhe ushtarak nga të gjitha degët e forcave të armatosura) për transferim dhe ritransferim për/nga teatri i operacioneve. Kamp Atterbury shërben si Platformë e fuqishme projektuese (PPP) për mobilizim të të njësive rezerviste të Ushtrisë Amerikane dhe të njësiteve ushtarake të Gardës Nacionale. Eshtë në përgjegjësi të Kampit Atterbury për të koordinuar shiqimin mjekësor dhe stomatologjik, çështjet specifike si veshja dhe paisjet, njohja për së afërmi me armë dhe aftësimi, stërvitje individuale specifike nga teoria, dhe koordinimin e lëvizjeve të personelit në fushën e operacioneve. Kampi Atterbury pranon, procedon, paisë, trajnon dhe transferon personelin sipas urdheresave për transfer në bazë të Urdhëresës për Transfer të publikuar nga FORSCOM dhe nga Ushtria e Parë Amerikane.
Qe disa vite Camp Atterbury është vendtakimi i shumë shqiptarëve nga shumë shtete të Amerikës, të angazhuar në kompani të ndryshme të cilat kanë arritur të kontraktojnë punë me Ushtrinë amerikane “US Army”, apo me vet Departamentin e Mbrojtjes. Disa nga to si General Dynamics që është agjensi e njohur federale, pastaj ANS dhe së fundi Akimo, që e rrëzoi nga garimi konkurentin e drejtpërdrejtë ANS, janë kompani të njohura të cilat kryejnë punët e trajnimit të ushtarëve, duke angazhuar COB (civilët në fushëbetejë) pastaj numër të madhë të përkthyesve, duke u marrë edhe me hartimin e skenareve për të simuluar ngjarjet reale me të cilat eventualisht do të përballen ushtarët. Angazhimi i tyre i drejtpërdrejtë u mundëson edhe subkontraktorëve të zgjërojnë profitin, siç ishin më heret Ginn Group, pastaj ajo shqiptaro-amerikane Valbin, të cilat punësonin shqiptaro-amerikanët e zgjedhur, të cilët jepnin kontributin për të ushtruar sa më mirë ushtarët amerikanë të angazhuar në stërvitjet e projektuara sipas planit të NATO-s, pjesë e kontigjentit të forcave shumëkombëshe të angazhuara në kuadër të operacioneve ushtarake në Kosovë të emëruara KFOR të renditura pas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake në Kumanovë më 12 qershor, 1999, kur edhe kapituloi ushtarakisht ushtria serbe, e cila kishte përgatitur operacionin “Patkoi” për të asgjësuar fizikisht dhe materialisht shqiptarët.
Kronikët e kohës shënonin se shtatmadhoria serbe në planin e vet luftarak i kish besuar Korpusit të Prishtinës që t’i mbajë dy vija të mbrojtjes, pikësëpari atë Pejë – Gjakovë – Prizren, me postblloqe të forta në Morinë, Gorozhup, Pashtrik, Koshare e Kozhnjer e me mbështetje nga Korpusi i forcave speciale, për ta ndaluar kalimin e kufirit; pastaj vijën Leposaviq – Mitrovicë – Vushtri – Prishtinë – Ferizaj, me mbështetje nga elemente të Armatës 3 të stacionuara në Serbi. Për ta reailzuar këtë detyrë, Gjen. Pavkoviç e kish vendosur nga një brigadë të blinduar në Prishtinë e në Ferizaj, ndërsa në Mitrovicë e në Pejë, gjegjësisht në Gjakovë e në Prizren, nga një brigadë të mekanizuar.
Deri me nisjen e fushatës ajrore të Natos, angazhimi i ushtrisë serbe qe kufizuar në nivelin taktik, si pengesë në kufi dhe si mbështetje e fortë e prapavijë e MUP-it. Me nisjen e bombardimeve, ushtria e ktheu tërë Kosovën në fushëbetejë, duke e shkrehur Operacionin Patkoi me qëllim të shkatërrimit definitiv të UÇK-së. Së pari, në Gjakovë, në Prizren, në Ferizaj dhe në Gjilan u dërguan përforcime nga njësitë e Nishit dhe nga Korpusi i Leskocit. Pasi u shtërngua kësisoji vija e kufirit, Korpusi i Kragujevcit në bashkëpunim me MUP-in u lëshuan tatëpjetë prej luginës së lumit Ibër, në një demonstrim flagrant të dhunës ekscesive. Prej Mitrovicës nëpër Vushtrri e Prishtinë e më tutje drejt jugut, Korpusi i Kragujecit i shtyu para me zjarr e hekur mëse 1.5 mil civilë, me qëllim që, bashkë me popullsinë civile, ta shkulë e ta rrokullisë me çdo kusht edhe UÇK-në drejt kufirit, ku, sipas planit serb, po e priste sopata. Ndërkaq, Korpusi i Uzhicës, pjesë e Armatës 2, kish zënë pozita të reja në Sanxhak që në shkurt 1999, për t’ia prerë UÇK-së mundësinë e kundërveprimit drejt Tregut të Ri (Novi Pazarit) e për ta shtuar trysninë kundër Mitrovicës dhe Pejës.
Operacioni Patkoi u zbatua me qëllim final që të zbrazet Kosova nga popullsia shqiptare, meqë ish kuptuar mirë se vetëm ashtu do të çrrënjoset UÇK-ja. Në vazhdën e këtij operacioni, forcat serbe, në bashkëpunim me MUP-in dhe vullnetarët lokalë serbë, i përsëritën krimet më të neveritshme të luftës nga vitet 90. Drita e blertë për Operacionin Patkoi është lëshuar nga Këshilli i sigurisë, më konkretisht nga Millosheviçi e Jovica Stanishiçi, mbikëqyrja strategjike ishte detyrë e Këshillit Suprem Ushtarak, të vendosur në bunkerin komandues në Beograd, ndërsa komandant operacional ishte vet shefi i shtatmadhorisë serbe, Gjen. Dushan Samarxhiç. Operacioni Patkoi u zhvillua nën komandë të ushtrisë, por në bashkëpunim të ngushtë mes ushtrisë, MUP-it dhe ekstremistëve lokalë serbë, të njohur me emër. Operacioni u pasurua me forma jokonvencionale, të panjohura nga Bosnja e nga Kroacia; një numër i njësive policore e ushtarake kishin urdhër të prerë t’i heqin uniformat çdo dhjetë ditë e të veshen civilë, për ta shtuar konfuzionin te UÇK-ja e për t’i mbuluar gjurmët e krimeve në rast të disfatës (meqë rezultati i kësaj lufte, për dallim të asaj në Bosnje, nuk ishte i ditur që prej fillimit). Më tej, Kobrat dhe Sokolat u veshën në uniforma të UÇK-së dhe kryen aksione diversive në prapavijë të UÇK-së, në Alpet Shqiptare, si dhe brenda në Shqipëri. Njësitë e angazhuara kundër pozitave të UÇK-së kishin tanke moderne M-84 dhe aso T-55, transportues të blinduar dhe automjete të blinduara vëzhgimi të prodhimit rus e gjermanolindor, topa e hauvica prej 105 mm e 122 mm, topa 130 mm, hauvica repetitive 122 mm, hauvica 152 mm e 155 mm, mortaja 82 mm 120 mm, si dhe sisteme raketore, YMRL-32 128 mm e raketahedhës shumëgrykësh M-63. Në këtë arsenal bënte pjesë edhe raketa ruse tokë-tokë FROG-7, e cila nga një largësi prej 100 km terrorizonte pa dallim rajone të tëra civile nën kontroll të UÇK-së. Serbët patën mbështetje me zjarr prej regjimentit të aeroplanëve M-21 në Prishtinë, prej Njësisë transportuese në Nish, pjesë e Brigadës 63 parashutiste të Korpusit Special, si dhe nga regjimenti i aviacionit i stacionuar në aeroportin ushtarak të Kralevës.
Krahas armatimit konvencional, ushtria serbe në javët e fundit të konfliktit me UÇK-në i vuri në përdorim edhe helmet luftarake, sarin dhe tabun. Ajo i rrahu pozitat e UÇK-së, kryesisht të Brigadës 138 AR në vijën e kufirit shqiptar, me predha me mbushje helmuese, duke i rrezikuar kështu me dije jetërat e dhjetëramijëra ikanakëve civilë, pleq, gra e fëmijë, që kishin marrë arratinë drejt Shqipërisë. Angazhimi i ushtrisë prej shfaqjes së UÇK-së e deri te tërheqja e Beogradit nga Kosova në qershor 1999 ka shkallëzuar pra, progresivisht brenda tri vjetësh, prej goditjeve taktike më 1996 e deri te operacionet e nivelit strategjik më 1999. Fillimisht angazhimi i ushtrisë ishte i kufizuar, vetëm në vijën e kufirit ndërshqiptar, meqë Beogradi kish hedhur në luftë brenda Kosovës forca të mëdha të MUP-it, të motivuara, të pajisura mirë e me përvojë lufte, dhe s’kish interes të shkaktojë kot shkallëzim diplomatik. Poashtu, ushtria i kish vënë në dispozicion të MUP-it facitilitetet dhe infrastrukturë n e vet. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për ta shtypur UÇK-në. Gradualisht, ushtria serbe zuri të angazhohet kundër UÇK-së gjithnjë e më tepër edhe në brendi, me artilerinë e vet të rëndë dhe me njësitë tankiste, fillimisht në ofenzivën e majit 1998, e derisa u hodh në sulm me gjithëçka që kishte, në shkurt – qershor 1999. Por, tërbimi i ushtrisë serbe kundër popullsisë shqiptare dhe joserbe u kthye si bumerang shkatërrues kundër vet Beogradit, meqë ai praktikisht u bë casus belli që e provokoi ndërhyrjen e Natos në Kosovë…”Tashme eshte e qarte se Beogradi e ka pergatitur operacionin e spastrimit etnik ne Kosove, me emrin e koduar Operacioni Patkoi, qe prej disa muaj me pare–per tu vene ne veprim me fillimin e bombardimeve te NATO-s. Si rezultat, ndersa avionet luftarake te NATO-s sulmonin sistemet e mbrojtjes kunder ajrore Serbe dhe kazermat e boshatisura ne Beograd, Ushtria Jugosllave dhe forcat paraushtarake ne terren qene ne gjendje te spastronin pjese te medha te provinces nga popullsia Shqiptare. Pra debimi i popullsise civile nuk ishte thjesht nje veprim i pamenduar kahmarrjeje i motivuar nga urrejtja etnike, por levizje te menduara mire me nje synim ushtarak. Kriza e refugjateve ka destabilizuar Maqedonine dhe Shqiperine dhe e ka detyruar NATO-n te perfshihet ne perpjekje humanitare per te siguruar ushqime dhe strehim, duke i veshtiresuar keshtu edhe me teper pergatitjet e NATO-s per nje sulm tokesor….më tutje kjo analizë vazhdon: Disa burime diplomatike perendimore kane pranuar qe NATO ka pasur disa detaje te operacionit Patkoi qe ne muajin Janar–pra, pothuajse tre muaj perpara se te fillonte–por megjithate aleanca nuk mundi te konsideronte shkallen e kesaj katastrofe. Kur me ne fund Perendimi filloi te debatonte per nje sulm nga toka ne Kosove, nga muaji Prill, Miloshevic ishte teper i pergatitur per nje mundesi te tille.etj, etj…..nga kjo analizë voluminoze e Xhorxh Robertson me titull “Kosova gjatë një viti në vazhdim-arritje dhe sfida”, më mirë problematika, e cila është shtjelluar me gjuhën diplomatike! : (http://www. nato.int/ docu/other/ al/kosovo- al.pdf).
Takimi me Gjeneral Brigade Keith D. Jones
Gjeneral Brigade KEITH D. JONES
Më 1976 ka diplomuar shkencat në Universitetin Politeknik të Kalifornisë“California Polytechnic State University”, Planifikimi urban dhe regjional, San Luis Obispo, Kalifornia, ka kryer mastersin në Shippensburg University, Shippensburg, Pennsylvania, më 1996. Të njejtin vit më 1996 ka kryer ka kryer Kolegjin “U.S. Army War College” në Carlisle Barracks, Pennsylvania. Më 2005 ka fituar statusin e dyfisht dhe titullin 10/32 JTF-Commander’ s Course Camp Dawson, West Virginia. Më 2008 ka kryer Kursin e kombinuar të operacioneve në ajr dhe në gjithësi “Combined Air and Space Operations Senior Staff Course”, në Hurlburt Field, Florida
Asistent Agjutant Gjeneral – i Armatës, së Gardës Kombëtare të Kalifornisë
Gjeneral Brigade Keith D. Jones është Asistent Agjutant Gjeneral – i Armatës, të Gardës Kombëtare të Kalifornisë, i cili është në shërbim edhe si Zëvendës Asistent Agjutant Gjeneral, i Divisionit të Armatës. Në këtë kapacitet Gjeneral Brigade Johns i përgjigjet Komandantit të Gardës Kombëtare të Kalifornisë për çështje që I përkasin organizimit, trajnimit dhe mobilizimit të njësiteve dhe ushtarëve të Gardës Kombëtare të Kalifornisë. Gjenerali Jones është komisionuar më 1973 nëpërrmjet të Akademisë ushtarake të Kalifornisë. Para kësaj ai kishte shërbyer si anëtar i regjistruar I Batalionit të Dytë të Kompanisë B, të Këmbësorisë (të mekanizuar) së 160-të.
Angazhimi i KFOR-it në Kosovë realizoi dhe po realizon me përkushtim detyrat e parashtruara për të mbajtur paqen e qëndrusheme dhe për të siguruar kufijtë e Kosovës nga ndonjë ndërhyrje eventuale nga jashtë, pikërisht nga ushtria serbe, e cila nuk u lirua asnjëherë nga synimet e saja ushtarake për t’u rivendosur në Kosovë. Ky angazhim ushtarak, i pari në Evropë kishte si synim stabilitetin institucional dhe demokratik në rajon, pastaj forcimin e demokracisë parlamentare si vlera të qëndrueshme perëndimore, funksionimin e institucioneve civile dhe krijimin e baraspeshës politike dhe ushtarake, duke ia mundësuar Kosovës të drejtën për vetëmbrojtje, duke i dhënë mbështetje më vonë FSK-së, që ka katakteristikat e Gardës Nacionale në Amerikë, e cila është forcë shtesë e ushtrisë së rregulltë amerikane. Këtë konstatim autori nxorri gjatë një takimi jo zyrtar me gjeneral brigade Jones, në drekën e shtruar, e cila kishte si qëllim njoftimin me situatën reale në Kosovë, në të cilën morën pjesë Sylejman Gashi, Vasë Martini, Dr. Petrit Begolli, Dr. Shpend Pula, Ali Maxhuni, Agim Vuniqi dhe nipi i Bekim Fehmiut-Urani, si referues të gjendjes aktuale në Kosovë. Realisht përmes ushtrimit simulohej realiteti në Kosovë, në zonat ku ushtria amerikane kishte të locuara kapacitetet e saja ushtarake. Vlen të theksohet se delegacioni shqiptar gjeneralit amerikan Jones ia përkujtoi problemet me të cilat përballen qytetarët, me nivelin e lartë të papunësisë, pastaj me mungesë të energjisë elektrike, pamundësinë e garimit të sportistëve në arenën ndërkombëtare, por edhe shtruan si kërkesë ndërtimin e ndonjë stadioni si dhe kërkesën për përhapjen e lojës së futbollit amerikan në Kosovë. Delegacioni në fakt formulonte kërkesat e qytetarëve për nevojat e këtyre komunave të Kosovës si ato: të Gjilanit, Ferizajt, Kamenicës, Novobërdës, Kaçanikut, Kllokotit. Pjesëmarrësit falenderuan shtetin amerikan për ndihmën e deritanishme që ua dha institucioneve demokratike të Kosovës, sidomos presidentët Georg Bush senior dhe Georg W. Bush, i cili gëzon një respekt të lart ndër shqiptarë dhe konsiderohet si president historik, pasi që në mandatin e tij u realizua edhe shtetësia e Kosovës. Ata poashtu nuk harruan t’ua urojnë zgjedhjen e kryetarit të ri Barack Obama, duke shpresuar se ai do të vazhdon mbështetjen e mëtejme për shtetin e ri të Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht nga SHBA. E mira e kësaj bisede ishte se ajo ishte organizuar në drekën e shtruar nga general brigade Jones, dhe ai evidentonte dhe përgjigjej në pyetjet e parashtruara, duke përkujtuar të pranishmit se misioni i tyre në Kosovë është paqesor, por edhe ushtarak, ruajtja e territorit të Kosovës. Pas takimit shumë miqësor, në të cilin prezentonin edhe ushtarakë të lart të Pentagonit , të cilët mbikqyrnin ushtrimin u realizua edhe fotografia e përbashkët.
Kosova në t’ardhmen do të përballet me shumë vështirësi, por sigurisht se nuk do të tolerohet edhe korrupsioni në shkallë të lartë, por edhe trafiku me qenie nerëzore, pastaj tregëtia e palejuar me narkotikë e shumë sjellje devijante në shoqërinë kosovare. Sigurisht që KFOR-i amerikan do të ndërmarr edhe hapa konkret në këtë drejtim, ky është edhe synim i përbashkët edhe i qytetarëve lojal të Kosovës. Le të shpresojmë që liria dhe demokracia në Kosvë do të jetë shembull i paqes në rajon, dhe shteti i ri i Kosovës do të shërbejë për të mirën e qytetarëve, do të jetë ky realizim i projektit anglo-amerikan si përfundim real i një lufte shafarosëse të regjimit serbian kundër shqiptarëve dhe të tjerëve, si dhe dështim i projektit famkeq për asgjësimin e jetërave të njerëzve.
Për të mos ndodhur më asnjëherë do të angazhohen ushtarët amerikanë, por edhe populli i shumëvuajtur i Kosovës, që kishte besim të plotë në popullin amerikan dhe qeverinë amerikane të kryesuar nga presidenti Georg W. Bush, para 20 janarit 2009, dhe këtë të tashmen të kryesuar nga presidenti Barack Obama i cili u inagurua në pushtet, të njëjtën ditë kur edhe u betua para kryetarit të Gjykatës Supreme John G. Roberts më 20 janar.
Orari i punës nuk ndryshonte shumë në Camp Atterbury edhepse varej kryesisht nga kërkesat e ushtarakëve. Shqiptaro-amerikanët, të cilët kishin ardhur nga New Yorku, Agim Rugova dhe Dren Lucaj nga Massachusetts, po riktheheshin në kamp pas tre javësh pushim, dhe pas realizimit të ciklit të ligjëratave të mbajtura nga hisoria, që nga koha antike e Ilirëve, për njohjen sa më të mire të ushtarëve me historinë dhe banorët etnik të Kosovës. Në kamp veçse ishin akomoduar edhe Ali MAxhuni, Shpend Maxhuni, Agim Deroci, Muhamet Deroci, Shpat Zeqa, Rrezart Zeqa nga shteti Maryland, pastaj Prof. dr. Valbona Begolli, e cila kishte dhënë kontribut të çmuar edhe më heret si supervisore në bazën e madhe ushtarake amerikane në Folk Polt, në Lousiana, e cila vinte nga shteti Wisconsin, aty ishim edhe unë, Maklidone dhe Vesa Vuniqi nga shteti Michigan, aty u njohëm edhe me shqiprët tjerë që ishin afro 80 mila nga Camp Atterbury, të cilët ishin banorë të shtetit Kentucky, si Fadil Tërmkolli, Feti Gashi, Shpresa Gjafolli, Dritoni, Shkelzeni, Shkëlqimi, Milazimi, e shumë të tjerë. Të gjithë ishin të vendosur në motelin Red Roof, në Edinburgh.
Moteli ishte ishte 12 mila nga baza, ndoshta edhe pak më tepër, kishte një përparësi meqë lidhej me autostradën nr. 65 South-North, dhe atë ndërlidhëse nr. 31 South, duhej vozitur pra disa mila deri ne daljen që paralajmëronte mbishkrimi Camp Atterbury, që nënkuptonte se dalja nga autostrada 31 ishte në të vërtet hyrja në rrugën 265, e cila të çonte në në qendrën ushtarake “Camp Atterbury”. Ishte saktësisht rruga nr. 265 që shkonte përmes qytetit dhe drejt të çonte para hyrjes ku bëhej kontrolli nga sigurimi i ushtrisë ishte një-distancë rrugeje afro 50 m, aty kontrolloheshin dokumentet dhe ID (leja e identifikimit me foto), ishte edhe një punkt tjetër kontrollues, ku identifikoheshin oficerët që vinin nga rruga tjetër por që bashkohej në një-para hyrjes, dmth., civilët kalonin me një përshëndetje, ndërsa oficerëve u kërkohej leja e identifikimit, kjo bëhej për arsye të azhuritetit, ngaqë personeli civil i punësuar veç ishte identifikuar më heret. Vendi ku parkonim veturat ishte i madh, aty afër ishte edhe takimi i personelit civil, të cilët kishin kontratë me AKIMO, ishte kjo kompania që kishte nënshkruar kontratën, dhe i ofronte shërbime ushtrisë amerikane. Nga qendra e takimit shpërndaheshin civilët me omnibusë varësisht nga detyrat që kryenin. Që nga ai moment të gjithë ishin qytetarë të Kosovës, duket paksa e çuditshme por në kontakt me ushtarë nuk flitej anglishtja, vetëm përmes përkthyesit, simulohej pra Kosova. Kishte shtëpi të improvizuara, xhami, kisha, shkolla, zyret komunale, policia (SHPK), dmth., e tërë infrastruktura komunale. Stërvitja ishte përqëndruar në zonën ku janë të vendosura forcat amerikane në Kosovë, ajo ishte ndarë me renditje psh. Range 25 ishte Ferizaj, Range 42 Cernica, pastaj Kllokoti, Gjilani…etj.
Dita e punës fillonte në ora 5:45, në 6::00, e herë-herë në ora 7, në mëngjes dmth., orari caktohej sipas kërkesës së ushtarëve dhe detyrave të parashtruara, skenari ishte i ndryshëm dhe i ndarë në disa grupe, parashiheshin protesta të serbëve, bisedë me ta, në skenar ishte gjithashtu simulimi i ngjarjeve të mundshme në Kosovë, trazimi i banorëve serb nga një grup të rinjësh, pastaj ankesat e tyre për siguri më të madhe, ndërprerja e shpeshtë e rrymës e shumë improvizmie tjera. Meqë stërvitjet ishin fazore, edhe skenaret ndryshonin, ndaheshin edhe rolet, ishin aty emrat e pushtetarëve lokal të Kamenicës, Kaçanikut, Artanës (Novobërdës), Ferizajt, Gjilanit.., ishin të përshkruara biografitë e tyre, takoheshin pra ushtarët me emrat e pushtetarëve lokal të Kosovës.
Pjesëmarrësit e Kosva Force 11 përgatiten duke bërë improvizimin e mjeteve shpërthyese në klasën për përkrahje logjistike, në fushën përkatëse për këtë qëllim, në Kampin Atterbury, pastaj kryenin ushtrimet për ndërhyrje në vendet urbane, duke u përgatitur edhe për akcione shumë të vështira të eliminimit të snajperistëve në kulmet e godinave. Gardëstët Kombëtarë të Kalifornisë janë pjesë përbërëse-rezervë të ushtrisë amerikane dhe do jenë pjesë përbërëse të KFOR 11 dhe ata do të zbarkojnë në Kosovë për të zbatuar me përpikëri misionin paqesor.
Të gjitha veprimet bëheshin në akordancë me urdhërin e ushtarit, kishte një seriozitet të lartë angazhimi, meqë nga këto ushtrime varet edhe jeta e ushtarit amerikan,që nënkupton qëllimin se përgatitja e sukseshme zvoglon mundësitë e rrezikut. Ishin këto disa ditë eksperience, të angazhimit në “Red Dragon”, të inskenuara për përgatitjet e ushtarëve amrikanë në kuadër të forcave multinacionale KFOR 11. Ishte diçka e veçantë ngase gjatë këtyre ushtrimeve edhe toponimet e vendbanimeve ishin më të njohura, e keqja ishte se shfrytëzoheheshin toponimet e vjetra, më e theksuara që vrante veshin ishte psh., “Uroshevac”, por kah fundi i ushtrimit veçse dëgjohej më shpesh toponimi Ferizaj, por edhe vendbanimet tjera të shqiptuara shqip, që ishin pjesë e skenarit, të tjerat nuk kishin dallime të theksuara, ishin të përbashkëta si Cernica, Gjilani, Kamenica, Kllokoti, por edhe ato të banuara me serb si Ranillugu, Debelde etj.… Këto venbanime ishin edhe pikat kyçe të ushtrimit, meqë konsiderohen si zona ku mund të ketë eskalime të dhunës, gjatë fazës së instalimit të EULEX-it në gjithë Kosovën, por edhe gjatë fazës së trajnimit të FSK-së. Ushtrimi ishte fazor, dhe ishte i kombinuar, taktikë ushtarake dhe bashkëbisedim me njerëzit në pushtet, si me kryetarin e komunës (majorin e qytetit), shefin e policisë, shefin për investigime etj., ato karakterizoheshin edhe me përfshirjen e grupeve kriminale dhe lidhjet e tyre me pushtetin në nivel lokal, pastaj përcaktoheshin pikat në hartë për vendet e mundshme të grumbullimit të armatimit të palejuar përgjatë vijës kufitare Serbi-Kosovë- Maqedoni duke u detajizuar me të dhëna konkrete gjatë fazës së bisedave. Ushtrimi ishte përcaktuar edhe në bazë të dhënave të akumuluara nga tereni, pastaj grumbullimi I shënimeve të njësitit të intelegjencës, i cili ishte i shtrirë në tërë Kosovën e improvizuar, duke organizuar edhe takime në vende publike jasht kampit, për të kapur sa më mire realitetin në Kosovë, duke u aranzhuar edhe bisedat me informatorë të mundshëm shqiptarë e serb, për të luftuar sjelljet devijante në shoqëri si korrupsionin, prostitucionin, drogën, armatimin jo legal, tregëtin me qenie njerëzore etj. Vendbanimet e inprovizuara si Ferizaj i përgjigjej kodi Range 25, pastaj Cernica 42, ishin edhe të tjerat si Range 37, pastaj Renge 38, që përputheshin me skenarin e përgatitur, ndërhyrjen dhe bastisjen e objekteve publike, duke u përballur pastaj me protestat e inskenuara në Muscatatuck- Kllokot në afërsi të North Vernon. Transferimi nga Camp Atterbury në North Vernon bëhej me omnibus dhe ishte afër 70 mila largësi. Në fakt ne paraqiteshim në kamp çdo ditë, nga shkonim me vetura për nevoja civile, ato i kishte rentuar kompania për qëllime të stërvitjes. Baza e re për mobilizim ishte vendosur në spitalin publik të pacientëve me të meta mentale të cilin e kishte ble qeveria amerikane dhe ishte adaptuar për qëllime ushtarake. Gjatë stërvitjes kishte takime të përzemërta, dhe këmbeheshin edhe numrat e telefonit, kishte raste të shpeshtaku bëhej përcjellja e ushtrimit me kamerë etj. Kohë pas kohe zbarkonin helikopterët me ushtarë, ushtrimin e përcillnin edhe gjeneralë nga Pentagoni. Në kohën e pushimit përgatitej edhe ushqimi nga qytetarët lokal, tymosej por edhe përtypej duhani, ishte edhe bisedimi i përzemërt dhe miqësor duke pirë kafe. Atmosfera e punës ishte shumë serioze dhe ishte shumë reale. Në rastet kur ushtrimi zhvillohet me ushtarë mund të ketë raste edhe të lëndimit, sidomos nëse ka kontakt të drejtpërdrejtë me ushtarë, apo edhe për shkak të kushteve atmosferike, e vërteta e tërë kësaj ishte se mbretëronte shumë ftohtë dhe kishte borë të ngrirë dhe akull, fatkeqësisht Dritoni me origjinë nga Ferizaj dhe Agim Deroci nga Koshutova përjetuan thyerje të duarëve, atyre iu dha ndihma e parë, dhe më pas do t’i nënshtrohen trajtimit adekuat mjekësor, sigurisht edhe ushtrimeve të mëvonëshme fizioterapeutike.
Sipas, axhendës ushtarake trupat do të nisen nga baza “Camp Atterburry” Indiana, ku u mobilizuan për dy muaj, gjetë muajit dhjetor dhe janar. Më pas ata do të përqëndrohen në një bazë amerikane në Gjermani për disa javë ku do te zhvillojnë ushtrimet përgatitore para se të mbërrijnë në Kosovë për të shërbyer për një vit. Nuk do mend se duhet rikujtuar fjalë nga burimet e mëhershme ushtarake nga baza e nisjes të KFOR 8, atëherë kur Major Bob Golladay nga Forcat e Mbrojtjes Skifteri pat deklaruar në brifingun me gazetarë ” Ne shkojmë në një vend ku populli i tij ka një respekt të veçantë për SHBA, dhe flamurin amerikan. Një popull që flamurin amerikan, e ka si flamur të vetin”
Nuk ka ndonjë vështërsi të orientohesh në trafikun amerikan, çdo të dhënë e gjen në internet. Rruga 65 North, lidhet me 465 dhe në daljen 37B bashkohet me rrugën 69 North e cila vazhdon për 297 mila deri në “exit-in” 38 dhe bashkangjitjen me 94, 94 W shkon për në Chicago derisa 94 East për në Detroit, rruga për në Detroit ishte pra caku ynë.Gjatë rrugës ka shumë mundësi për të pushuar, për të pirë kafe, dmth., në çdo parking të ofrohet kjo mundësi.

Andrra e jetës , poezi nga Ari Ukimeri

1

Argjiro Ukimeri (Ari Ukimeri), Prizren

Andrra e jetës

Poezi

Oh jetë  e shej’t e pa jetueme

Ujvarë gëzimi qi bjen mbi mue

N’heshtjen teme plot me mallë

 

Sa herë për ty mue m’ze mêrzia

E m’shtrëngon malli i shkretë

I dalldis hallet n’motmote t’mia

 

Mes parrizi veç ty t’kërkoi

Edhe n’Ferr ku m’djegë ky zjarr

Parajsë e imja qi n’ty jetoi

 

Rrahjet e zemrës porsi sahati

Ty  t’shikoi kur qel havaja

Siikur dy lule qi ka Dynjaja

N’ZA

 

N’krahrorin tand un tuj pushue

N’ftyrën tande un gjej qetësi

Aty ku dhimbje ka pushue

 

Kush t’tha moj qi nuk të due

N’buzt  e tua ku ndjej freski

Zemrên tande me banue

 

Ujdhesë g’zimi qi m’ban me rrnue

Qi  m’frymëzon çdo gja n’hava

Erëmirë ti rrno me mue

 

Frymëmarrja jote porsi floriri

Qi tretë çdo gja  nëpër dynja

Njashtu si un porsi qiriri

 

Ti qi jetën mu ma ke trazue

Dashninë tonë na tuj kërkue

Harrnuem fort n’degë.t’jetës

  

N’MOTMOTE

 

N’ty andrroi kur m’qel sabahi

Edhe akshami kur t’maroi

Edhe n’idhnim edhe kur g’zoi

 

T’ledhatoi ambël pa pik mëshire

Me plot epshe e me plotë hire

Gjersa klithma t’gjej qetësi

 

T’pres me ardh n’amshime t’mia

T’pres ty me m’ba derman

Përtej andrrave qi ka dashnia

 

Tuj shetitun n’kopsht t’dashnis

Pa ty s’e di a m’ze akshami

N’lule t’bukura t”dashunise

 

Qysh prej dritës qi ka ndriçue

Edhe hana qi ka dal n’qiell

Dynjanë teme e ka krijue

 

N’ty menoi kur qel sabahi

N’ty kërkoi shnet e jetë

Përtej etjes sē pashueme

 

Pres me shekuj e pres me dit’ë

Tuj shetitun n’muej e n’vjet

N’skaj t’dynjasë kam me t’kërkue

ARGJIRO UKIMERI

(ARGJIRO’OUI)

Kureshtje për “parajsën” sovjetike

3

Prof. Dr. Eshref Ymeri

Në vitin 2025, Shtëpia Botuese zvicerane “Sandermoen Publishing” hodhi në qarkullim librin me titull “The Soviet Union through the eyes of witnesses” (Bashkimi Sovjetik me sytë e dëshmitarëve). Nw parathwnie thuhet:

Ky libër nuk ka autor, por aty ka një mori zërash, të cilët rrëfejnë historitë e veta, ndajnë me njëri-tjetrin kujtimet e tyre, dhe, e përbashkëta në të gjitha këto rrëfime, është e vërteta për Bashkimin Sovjetik në dhjetëvjeçarët e fundit të ekzistencës së vet, e cila përcillet për lexuesit nga njerëz që qenë rritur në Bashkimin Sovjetik, që kanë qenë të njohur me atë epokë jo me të dëgjuar. Pra, në këtë mes kemi të bëjmë me një të vërtetë që pasqyrohet jo me syze bojërozë, përmes së cilave është bërë e modës të shikohet e kaluara nga periudha passovjetike, nga Rusia e ditëve tona dhe të shprehet nostalgjia për Bashkimin Sovjetik.

Libri hapet me citatin e specialistes së krijimtarisë së poetit Aleksandër Bllok (1880-1921) dhe të historisë së simbolizmit rus, Zara Minc (1927-1990). doktore e shkencave filologjike, profesore e Tartu University (Estoni):

“Ja cila është njëra nga detyrat themelore të çdo njeriu të kulturuar: të mos lejojë të zhduket ajo pjesë e historisë, dëshmitar i së cilës është ai dhe vetëm ai”.

Me fjalë të tjera, para lexuesit shpaloset një libër-dialog, një libër-mozaik, në të cilin janë pasqyruar mbresa nga jeta në Bashkimin Sovjetik, kur mungesa e produkteve ushqimore ishte shqetësimi kryesor i çdo qytetari. Ideja për krijimin e këtij libri pati lindur gjatë diskutimit me një grup qytetarësh në fb.

Mbresat e 75 qytetarëve sovjetikë, i ka regjistruar analistja Ludmilla Novikova, e cila është edhe hartuesja e këtij libri. Por këtu jemi mjaftuar me përkthimin e mbresave vetëm të disave prej tyre, meqenëse shqetësimet e përditshme të qytetarëve për mungesën e furnizimit me produkte të dorës së parë, janë të njëllojta.

Në vijim citohen disa anekdota nge jeta sovjetike dhe mandej vazhdojnë mbresat e qytetarëve:

Në Bashkimin Sovjetik nuk ka papunësi, por askush nuk punon.

Askush nuk punon, por planin të gjithë e realizojnë.

Planin të gjithë e realizojnë, por shitoret janë bosh.

Shitoret janë bosh, por tryezat janë plot.

Tryezat janë plot, por askush s’është i kënaqur.

Askush s’është i kënaqur, por ama të gjithë votojnë “pro”.

Tatjana Litvinova

Mesi viteve 1970. Unë jam nxënëse, jetoj në Pjatigorsk. E mbaj mend si tani. Pjesën dërrmuese të fëmijërisë sonë sovjetike e kemi kaluar bashkë me prindërit, duke mbajtur radhë para shitoreve të produkteve ushqimore. Fëmija, për një sërë arsyesh, ishte e domosdoshme të zinte radhë. Së-pari, në qoftë se ndonjë produkt ushqimor ishte i pamjaftueshëm dhe, papritur, dilte në shitje, si, fjala vjen, gjalpi, lajmi përcillej gojë më gojë në mbarë rajonin dhe para shitores njerëzit rreshtoheshin në një radhë të gjatë. Duke mbajtur radhën, njerëzit mundoheshin të blenin sa më shumë, për të mbushur frigoriferët, për të mos zënë më radhë për njëfarë kohe. Dhe prandaj fëmijët ishin të domosdoshëm në radhë, për të ndihmuar prindërit në mbajtjen e torbave. Së-dyti, në një tjetër banak të shitores qëllonte që nxirrnin në shitje një tjetër produkt ushqimor, prandaj duhej zënë një tjetër radhë dhe fëmija përsëri duhej marrë me vete.

Anastasia Fjodorova

Novosibirsk. Gjysma e dytë e viteve 1980. Njerëzit kanë zënë radhë për produktet bazë. Isha 8-10 vjeçe. Prindërit më dërguan në shitore për të blerë një copë djathë dhe pak gjalpë.

Aleksej Llomakin

Moskë. Ishte mesi i viteve 1980. Një radhë para ushqimoreve e zinin vetë prindërit, në një tjetër radhë vendosnin fëmijët, të cilët ndiqnin me sy pindërit. Ja, pikërsht në një radhë të tillë, gjyshja ime pësoi infarkt.

Aleksandër Shepetkov

Perm. Në mëngjes mua më kishte vënë gjumi poshtë. Në orën 8 hapej bulmetorja. Radhë e gjatë njerëzish. Duhej ardhur herët. Prindërit

kishin shkuar në punë. Motra e madhe – në shkollë. Në mbrëmje qumësht s’ke ku gjen.

Ana Jushkjeviç

Kiev. Viti 1961, dimër, janar, dëborë. Ora 5:30 e mëngjesit. Errësirë dhe acar. Dhe unë me mamanë nisemi për të blerë bukë në bodrum, në rrugën Iskrovskaja. Duhej të zinim radhë. Unë isha 6 ose 7 vjeçe. Dhe mamaja më mori me vete për të blerë dy bukë. Se asokohe të jepnin vetëm nga një bukë…

Anekdotë

Takohen socializmi, komunizmi dhe kapitalzmi. Dikush, papritur, kalon pranë me vrap dhe bërtet:

– Në shitoren matanë qoshes njerëzit kanë zënë radhë. Po shitet sallam.

Socializmi niset me vrap. Kapitalizmi pyet:

– Ç’do të thotë fjala radhë?

Ndërhyn me pyetje edhe komunizmi:

– Ç’do të thot fjala sallam?

Në Kongresin XXII të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, i cili i zhvilloi punimet prej 17 deri më 31 tetor 1961, Nikita Hrushovi pati deklaruar:

“Me afrimin e viti 1980, në Bashkimin Sovjetik do të ndërtohet komunizmi dhe brezi i sotëm do të jetojë në komunizëm”. Dhe propaganda sovjetike u binte teneqeve në të gjitha udhëkryqet e vendit, duke u shpjeguar qytetarëve ndryshimin mis parimit socialist dhe parimit komunist të jetesës: “në socializëm njerëzit jetojnë sipas parimit: secili sipas mundësive, secilit sipas punës. Kurse në komunizëm, si faza më e lartë e zhvillimit shoqëror, njerëzit do të jetojnë sipas parimit: secili sipas mundësive, secilit sipas nevojave”.

Se çfarë “komunizmi u ndërtua” në Bashkimin Sovjetik, u duk fare qartë në sytë e mbarë botës në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90 të shekullit që kaloi, kur ai mori tatëpjetën përfundimisht.

Frederik Kemp (Frederick Kempe – 1954), gazetar amerikan, komentator radioteleviziv, është autor i librit me titull “Berlin 1961: Kennedy, Khrushchev and the World’s Most Dangerous Place” (Berlin 1961. Kenedi, Hrushovi dhe vendi më i rrezikshëm në botë) ”, të botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2011. Në kreun e 7-të të atij libri, ai përshkruan takimin e ambasadorit amerikan në Bashkimin Sovjetik Tomson (Llewellyn Thompson – 1904-1972) me Hrushovin. Takimi qe zhvilluar në Siberi, në qytetin e Novosibirskut, më 09 mars 1961. Në atë takim, në të cilin biseda qe vërtitur rreth Berlinit dhe Gjermanisë Perëndimore, Hrushovi i pati deklaruar ambasadorit Tomson:

“… Bashkimi Sovjetik në vitin 1965 do t’ia kalojë Gjermanisë Perëndimore në prodhimin e mallrave për frymë të popullsisë, kurse pesë vjet më vonë do t’i lërë prapa edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kjo ishte një deklaratë paradoksale e Hrushovit, për arsye se autori i librit, duke u ndalur në deklarata të tilla, të cilat Hrushovi i nxirrte si simitet nga furra poshtë e përpjetë nëpër Bashkimin Sovjetik, se, demek, do ta fituakej garën ekonomike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, citon edhe anekdotat që qarkullonin asokohe mes njerëzve sovjetikë. Aty ai përmend dy të tilla:

E para:

Pyetje: Çfarë kombësie kishin Adami dhe Eva?

Përgjigje: Ata ishin rusë.

Pyetje: Po pse jeni i këtij mendimi?

Përgjigje: Sepse vetëm rusët mund të vrapojnë zbathur dhe me prapanicën të zbuluar, pa një strehë ku të futin kokën, të hanë një mollë dy veta dhe të bërtasin se jetojnë në parajsë.

E dyta:

Presidenti Xhon Kenedi shkoi te Zoti dhe e pyeti:

– Më thuaj, o Zot, pas sa vjetësh populli im do të jetë i lumtur?

– Pas pesëdhjetë vjetësh, – iu gjegj Zoti.

Kenedi filloi të qante dhe u largua.

Presidenti De Gol shkoi te Zoti dhe e pyeti:

– Më thuaj, o Zot, pas sa vjetësh populli im do të jetë i lumtur?

– Pas njëqind vjetësh, – ia ktheu Zoti.

De Goli filloi të qante dhe u largua.

Hrushovi shkoi te Zoti dhe e pyeti:

– Më thuaj, o Zot, pas sa vjetësh populli im do të jetë i lumtur?

Zoti filloi të qante dhe u largua.

Më 04 korrik 1958, Nikita Hrushovi mbajti një fjalim para punëtorëve të uzinës “Kirov” në Leningrad. Aty, ai, midis të tjerave, deklaroi:

– Ne, shokë, së shpejti jo vetëm do t’ia arrijmë, por edhe do t’ia kalojmë Amerikës.

Ndërhyn një punëtor nga turma:

– Që t’ia arrijmë Amerikës, ne, Nikita Sergejeviç, jemi dakord. Vetëm se për t’ia kaluar nuk do të ishte e nevojshme.

– Po pse? – e pyeti Hrushovi.

– Sepse do të na shikojë prapanicën lakuriq!.

Zë i të vrarëve, vuajtje që kurrë nuk përfundon; ata nuk kërkojnë hakmarrje, kërkojnë vetëm njohje

ZËRI I TË VDEKURVE, DHIMBJA QË NUK SHUHET KURRË
(në shqip, serbisht, gjermanisht, anglisht)
Në familjen time të vdekurit janë më të shumtë se të gjallët.
Ata nuk rrinë në varre.
Ata rrinë në ajër.
Janë njëzet e dy.
Nëntë prej tyre fëmijë.
Fëmijë që nuk mësuan kurrë ta shkruajnë emrin e tyre, por u bënë emra të gdhendur në mishin e historisë.
Kur nata bie, i dëgjoj.
Jo me zë.
Me peshë.
Ata u morën një mëngjes siç merren gjërat pa vlerë. Me kamionë frigoriferikë. Me etiketa shtetërore. Me vula administrative.
Si mish.
Si mbetje.
Kamionët e “Progresit” të Prizrenit nuk transportuan vetëm trupa. Transportuan fundin e një morali.
Pastaj Danubi.
Uji i ftohtë.
Uji që nuk pyet për emra, për gjuhë apo për ëndrra.
Uji që i mbylli pa funeral, pa lutje, pa një dorë që t’u mbyllte sytë.
Dhe bota heshti.
Si gjithmonë.
Kam mësuar herët se kujtesa është formë rezistence.
Ata që duan ta zhdukin krimin, së pari i zhdukin trupat.
Pastaj dokumentet.
Pastaj fjalët.
Por zëri…
Zëri nuk mbytet lehtë.
Filozofi i famshëm gjerman, Kanti, do ta quante drejtësi vetëm atë që mund të bëhet ligj universal.
Por ligji universal dështoi këtu.
Sepse këtu ligji u bë shërbëtor i krimit.
Urrejtja e serbëve ndaj fqinjëve të tyre shqiptarë nuk shpërtheu spontanisht.
Ishte projekt.
Plan.
Metodë.
Ishte metoda më barbare për të copëtuar fëmijë, për të zhdukur gra dhe për t’i tretur kufomat e tyre në lumenj.
Jo për hakmarrje.
Për shfarosje dhe për fshirje gjurmësh.
George Santayana kishte të drejtë kur thoshte :
“Ata që e harrojnë historinë, jo vetëm e përsërisin atë por edhe e institucionalizojnë.”
Kur më në fund u thirr drejtësia, ajo erdhi me duar të pista.
Me raporte të fabrikuara.
Me dëshmitarë të zgjedhur.
Me gjykata që u ngritën jo për ta ndëshkuar krimin, por për ta riorganizuar fajin.
U krijua një Gjykatë Speciale që u ushqye me shpifje, që u pagëzua si e moralshme.
Nga kush ?
Nga shërbimet sekrete serbe dhe nga interesat e errëta ndërkombëtare.
Një gjykatë që e ngriti turpin në piedestalin më të lartë.
Aristoteli do të thoshte se e vërteta e madhe qëndron mbi faktet e vogla.
Por këtu faktet u mbytën.
Dhe e vërteta u shndërrua në procedurë të pamoralshme.
Mirëpo trauma nuk mbyllet me marrëveshje politike.
Ajo jeton në trup.
Në mendje.
Në shpirt.
Në gjumë.
Në fëmijët që lindin me një frikë që nuk dinë ta shpjegojnë.
Freudi do ta quante këtë fenomen plagë të përhershme të shpirtit.
Unë e quaj: zë.
Sepse të vdekurit nuk kërkojnë hakmarrje.
Ata kërkojnë njohje.
Ata kërkojnë që emrat e tyre të mos shndërrohen në fusnota diplomatike.
Dhe megjithatë, mes errësirës, ka njerëz që flasin.
Madje ka edhe Humanistë Serbë që refuzojnë të jenë bashkëfajtorë me heshtjen.
Ata flasin jo sepse është e lehtë, por sepse është e domosdoshme.
Hannah Arendt kishte paralajmëruar:
“Heshtja përballë së vërtetës është krim moral.”
Drejtësia nuk është selektive.
Ose është drejtësi –
ose është propagandë e rafinuar.
Fajtorët janë të njohur.
Krimet janë të dokumentuara.
Viktimat kanë emra.
Dhe unë, që mbaj brenda vetes njëzet e dy varre pa tokë, refuzoj të hesht.
Sepse nëse unë hesht, ata vdesin për herë të dytë.
Ky shkrim nuk është letërsi.
Është dëshmi.
Zëri i të vdekurve jeton në mua.
Dhe unë do ta flas –
derisa drejtësia të mos jetë më fjalë,
por akt.
______
GLAS MRTVIH, BOL KOJI NIKADA NE UTIHNE
______
Autor: Lirim Gashi
___
U mojoj porodici mrtvih je više nego živih.
Oni ne borave u grobovima.
Oni borave u vazduhu.
Ima ih dvadeset dvoje.
Devetoro su deca.
Deca koja nikada nisu naučila da napišu svoje ime, ali su postala imena urezana u meso istorije.
Kada padne noć, čujem ih.
Ne glasom.
Težinom.
Odvedeni su jednog jutra, kao što se odnose bezvredne stvari.
Hladnjačama.
Sa državnim etiketama.
Sa administrativnim pečatima.
Kao meso.
Kao otpad.
Kamioni „Progresa“ iz Prizrena nisu prevozili samo tela.
Prevozili su kraj jednog morala.
Zatim Dunav.
Hladna voda.
Voda koja ne pita za imena, za jezik, za snove.
Voda koja ih je zatvorila bez sahrane, bez molitve, bez ruke koja bi im sklopila oči.
A svet je ćutao.
Kao i uvek.
Rano sam naučio da je sećanje oblik otpora.
Oni koji žele da izbrišu zločin, najpre brišu tela.
Zatim dokumenta.
Zatim reči.
Ali glas…
Glas se ne guši lako.
Slavni nemački filozof Kant nazvao bi pravdom samo ono što može postati univerzalni zakon.
Ali univerzalni zakon je ovde zakazao.
Jer je ovde zakon postao sluga zločina.
Mržnja Srba prema svojim albanskim susedima nije izbila spontano.
Bila je projekat.
Plan.
Metod.
To je bio najvarvarskiji metod da se rasparčavaju deca, da se uništavaju žene i da se njihova tela rastvaraju u rekama.
Ne zbog osvete.
Već zbog istrebljenja i brisanja tragova.
Džordž Santajana je bio u pravu kada je rekao:
„Oni koji zaboravljaju istoriju, ne samo da je ponavljaju, već je i institucionalizuju.“
Kada je pravda konačno pozvana, došla je prljavih ruku.
Sa fabrikovanim izveštajima.
Sa pažljivo biranim svedocima.
Sa sudovima koji nisu podignuti da kazne zločin, već da reorganizuju krivicu.
Stvoren je Specijalni sud koji se hranio klevetama, koji je kršten kao moralan.
Od koga?
Od srpskih tajnih službi i mračnih međunarodnih interesa.
Sud koji je sramotu podigao na najviši pijedestal.
Aristotel bi rekao da velika istina stoji iznad sitnih činjenica.
Ali ovde su činjenice potopljene.
A istina je pretvorena u nemoralnu proceduru.
Trauma se, međutim, ne zatvara političkim sporazumima.
Ona živi u telu.
U umu.
U duši.
U snu.
U deci koja se rađaju sa strahom koji ne znaju da objasne.
Frojd bi ovaj fenomen nazvao trajnom ranom duše.
Ja ga nazivam: glas.
Jer mrtvi ne traže osvetu.
Oni traže priznanje.
Traže da njihova imena ne postanu diplomatske fusnote.
I ipak, usred tame, ima ljudi koji govore.
Postoje čak i srpski humanisti koji odbijaju da budu saučesnici ćutanja.
Govore ne zato što je lako, već zato što je nužno.
Hana Arent je upozorila:
„Ćutanje pred istinom je moralni zločin.“
Pravda nije selektivna.
Ili je pravda –
ili je rafinirana propaganda.
Krivci su poznati.
Zločini su dokumentovani.
Žrtve imaju imena.
A ja, koji u sebi nosim dvadeset dva groba bez zemlje, odbijam da ćutim.
Jer ako ja ćutim, oni umiru po drugi put.
Ovaj tekst nije književnost.
On je svedočanstvo.
Glas mrtvih živi u meni.
I ja ću govoriti –
dok pravda ne prestane da bude reč
i ne postane čin.
____
DIE STIMME DER TOTEN, DER SCHMERZ, DER NIEMALS VERSTUMMT
____
Autor: Lirim Gashi
____
In meiner Familie gibt es mehr Tote als Lebende.
Sie liegen nicht in Gräbern.
Sie leben in der Luft.
Es sind zweiundzwanzig.
Neun von ihnen sind Kinder.
Kinder, die niemals gelernt haben, ihren Namen zu schreiben,
aber zu Namen wurden, eingraviert ins Fleisch der Geschichte.
Wenn die Nacht fällt, höre ich sie.
Nicht mit einer Stimme.
Mit Gewicht.
Sie wurden an einem Morgen mitgenommen,
so wie wertlose Dinge weggebracht werden.
Mit Kühltransportern.
Mit staatlichen Etiketten.
Mit administrativen Stempeln.
Wie Fleisch.
Wie Abfall.
Die Lastwagen von „Progres“ aus Prizren transportierten nicht nur Körper.
Sie transportierten das Ende einer Moral.
Dann die Donau.
Kaltes Wasser.
Ein Wasser, das nicht nach Namen fragt,
nicht nach Sprache,
nicht nach Träumen.
Ein Wasser, das sie einschloss ohne Begräbnis,
ohne Gebet,
ohne eine Hand, die ihnen die Augen schloss.
Und die Welt schwieg.
Wie immer.
Ich habe früh gelernt, dass Erinnerung eine Form des Widerstands ist.
Wer ein Verbrechen auslöschen will,
löscht zuerst die Körper aus.
Dann die Dokumente.
Dann die Worte.
Aber die Stimme …
Die Stimme lässt sich nicht leicht ertränken.
Der berühmte deutsche Philosoph Kant würde Gerechtigkeit nur das nennen,
was zum allgemeinen Gesetz erhoben werden kann.
Doch hier ist das allgemeine Gesetz gescheitert.
Denn hier wurde das Gesetz zum Diener des Verbrechens.
Der Hass der Serben auf ihre albanischen Nachbarn brach nicht spontan aus.
Er war ein Projekt.
Ein Plan.
Eine Methode.
Es war die barbarischste Methode,
Kinder zu zerstückeln,
Frauen zu vernichten
und ihre Körper in Flüssen aufzulösen.
Nicht aus Rache.
Sondern zur Ausrottung
und zur Verwischung der Spuren.
George Santayana hatte recht, als er sagte:
„Wer die Geschichte vergisst, wiederholt sie nicht nur,
sondern institutionalisiert sie.“
Als die Gerechtigkeit schließlich gerufen wurde,
kam sie mit schmutzigen Händen.
Mit fabrizierten Berichten.
Mit ausgewählten Zeugen.
Mit Gerichten, die nicht errichtet wurden, um das Verbrechen zu bestrafen,
sondern um die Schuld neu zu organisieren.
Ein Sondergericht wurde geschaffen,
genährt von Verleumdungen,
getauft als moralisch.
Von wem?
Von serbischen Geheimdiensten
und von dunklen internationalen Interessen.
Ein Gericht, das die Schande
auf das höchste Podest erhob.
Aristoteles würde sagen,
dass die große Wahrheit über den kleinen Fakten steht.
Doch hier wurden die Fakten ertränkt.
Und die Wahrheit wurde
in ein unmoralisches Verfahren verwandelt.
Trauma aber lässt sich nicht mit politischen Abkommen schließen.
Es lebt im Körper.
Im Geist.
In der Seele.
Im Schlaf.
In Kindern,
die mit einer Angst geboren werden,
die sie sich nicht erklären können.
Freud würde dieses Phänomen
eine dauerhafte Wunde der Seele nennen.
Ich nenne es: Stimme.
Denn die Toten verlangen keine Rache.
Sie verlangen Anerkennung.
Sie verlangen,
dass ihre Namen nicht zu diplomatischen Fußnoten werden.
Und dennoch gibt es mitten in der Dunkelheit Menschen, die sprechen.
Es gibt sogar serbische Humanisten,
die sich weigern,
Mittätern des Schweigens zu sein.
Sie sprechen nicht,
weil es leicht ist,
sondern weil es notwendig ist.
Hannah Arendt hat gewarnt:
„Schweigen angesichts der Wahrheit ist ein moralisches Verbrechen.“
Gerechtigkeit ist nicht selektiv.
Entweder ist sie Gerechtigkeit –
oder sie ist raffinierte Propaganda.
Die Täter sind bekannt.
Die Verbrechen sind dokumentiert.
Die Opfer haben Namen.
Und ich,
der zweiundzwanzig Gräber ohne Erde in sich trägt,
weigere mich zu schweigen.
Denn wenn ich schweige,
sterben sie ein zweites Mal.
Dieser Text ist keine Literatur.
Er ist Zeugnis.
Die Stimme der Toten lebt in mir.
Und ich werde sprechen –
bis Gerechtigkeit kein Wort mehr ist,
sondern eine Tat.
___
THE VOICE OF THE DEAD, THE PAIN THAT NEVER FADES
___
Author: Lirim Gashi
___
In my family, the dead outnumber the living.
They do not remain in graves.
They remain in the air.
There are twenty-two of them.
Nine are children.
Children who never learned to write their own names,
yet became names carved into the flesh of history.
When night falls, I hear them.
Not with a voice.
With weight.
They were taken one morning the way worthless things are taken away.
In refrigerated trucks.
With state labels.
With administrative seals.
Like meat.
Like waste.
The “Progres” trucks from Prizren did not transport only bodies.
They transported the end of a moral order.
Then the Danube.
Cold water.
Water that does not ask for names,
for language,
for dreams.
Water that sealed them away without a funeral,
without a prayer,
without a hand to close their eyes.
And the world remained silent.
As always.
I learned early that memory is a form of resistance.
Those who wish to erase a crime first erase the bodies.
Then the documents.
Then the words.
But the voice…
The voice does not drown easily.
The famous German philosopher Kant would call justice only that
which can become a universal law.
But here, universal law failed.
Because here the law became the servant of crime.
The hatred of Serbs toward their Albanian neighbors did not erupt spontaneously.
It was a project.
A plan.
A method.
It was the most barbaric method—
to dismember children,
to annihilate women,
and to dissolve their bodies in rivers.
Not for revenge.
But for extermination
and the erasure of traces.
George Santayana was right when he said:
“Those who forget history do not merely repeat it,
they institutionalize it.”
When justice was finally summoned,
it arrived with dirty hands.
With fabricated reports.
With carefully selected witnesses.
With courts established not to punish crime,
but to reorganize guilt.
A Special Court was created,
fed on slander,
baptized as moral.
By whom?
By Serbian secret services
and dark international interests.
A court that elevated shame
to its highest pedestal.
Aristotle would say that great truth stands above small facts.
But here, the facts were drowned.
And truth was transformed
into an immoral procedure.
Trauma, however, cannot be closed by political agreements.
It lives in the body.
In the mind.
In the soul.
In sleep.
In children
who are born with a fear
they cannot explain.
Freud would call this phenomenon
a permanent wound of the soul.
I call it: voice.
Because the dead do not demand revenge.
They demand recognition.
They demand that their names
not be turned into diplomatic footnotes.
And yet, in the midst of darkness, there are people who speak.
There are even Serbian humanists
who refuse to be accomplices to silence.
They speak not because it is easy,
but because it is necessary.
Hannah Arendt warned:
“Silence in the face of truth is a moral crime.”
Justice is not selective.
Either it is justice—
or it is refined propaganda.
The perpetrators are known.
The crimes are documented.
The victims have names.
And I,
who carry within myself twenty-two graves without soil,
refuse to remain silent.
Because if I fall silent,
they die a second time.
This text is not literature.
It is testimony.
The voice of the dead lives in me.
And I will speak—
until justice is no longer a word,
but an act.