









Nga: Luan Dibrani, Prishtinë
Reagim publik
Ka një dukuri shqetësuese në hapësirën tonë publike: inflacioni i titujve akademikë dhe varfëria e mendimit. Një nga shembujt më domethënës të kësaj dukurie është rasti i z. Feti Mehdiu, i cili mban një titull akademik, por fatkeqësisht nuk dëshmon asnjë kontribut të dukshëm në fushat themelore të zhvillimit kombëtar: ekonomi, kulturë, shkencë, teknologji apo mendim kritik bashkëkohor.
Sulmi ndaj meje nuk erdhi nga debat akademik. Ai erdhi përmes gazetës “Impakt”, një medium tashmë i njohur për propagandë anti-shqiptare. Këtu, hoxhë efendi – “akademik” Feti Mehdiu, zgjodhi të më sulmonte duke bashkëpunuar me figura si Olsi Jezexhiu dhe Rexhep Elezaj. Autori i këtij sulmi, z. Feti Mehdiu, i vetëquajtur “akademik”, zgjodhi të mos flasë me argumente, por të rreshtohet krah për krah me emra dhe figura që opinioni publik shqiptar i njeh mirë për qasje destruktive ndaj identitetit kombëtar dhe orientimit perëndimor të shoqërisë sonë, si Olsi Jazexhiu dhe Rexhep Elezaj, i paraqitur shpesh si figurë fetare, por pa asnjë peshë reale akademike apo intelektuale.
Kjo treshe nuk përfaqëson mendimin kritik shqiptar. Ajo përfaqëson një rrymë ideologjike që e sheh kombin si pengesë, historinë si barrë dhe Perëndimin si armik, ndërkohë që idealizon modele shoqërore të importuara, të dështuara dhe thellësisht të papajtueshme me traditën shqiptare.

Imami Rexhep Elezaj
Kjo treshe nuk është rastësore: ajo përfaqëson rrytma të huaja që synojnë të ndryshojnë shpirtin e kombit shqiptar, përmes ideologjisë, fesë së instrumentalizuar dhe propagandës mediatike. Ajo që po shohim nuk është rastësi, as reagim emocional i izoluar. Është një zinxhir i lidhur mirë, ku disa individë – që sillen herë si akademikë, herë si predikues, herë si analistë mediash – prodhojnë të njëjtin diskurs, me të njëjtin synim:
delegjitimimin e mendimit kritik kombëtar dhe heshtjen e zërave që nuk i binden ideologjisë së tyre. Në këtë zinxhir dallohen qartë tre nyje:
Këta nuk debatojnë. Ata rreshtohen.
“Akademiku” pa vepër dhe predikuesi me titull, bredharak i kolltuqeve dhe xhamive me “akademik” Milazim Krasniqin etj

Neoosmanliu Olsi Jazexhi tek përmendorja e betimit serbomadh në Gazimestan afër Prishtinës.
Ndërkohë që bota po përgatitet për të shkuar sërish në Hënë dhe në planet e tjera për t’i eksploruar, ndërsa ky “akademik” ka mbetur peng i interpretimit literal dhe të ngurtë të fesë, duke e kthyer titullin e tij në një maskë ideologjike pa peshë reale.
Bota ndërton, eksploron, përparon.
Bota kërkon ide, vizion, zgjidhje.
Ndërkohë, hoxhë efendi – “akademik” Feti Mehdiu – shpik lista, sulmon personalitete dhe rri i ngulitur në dogmat e xhamisë, duke mos kuptuar as historinë, as kohën, as kombin shqiptar.
Problemi nuk është feja.
Problemi është kur titulli akademik përdoret si licencë për propagandë.

Feti Mehdiu
Një akademik i vërtetë:
Një akademik i rremë:
Kur bota flet për inteligjencë artificiale, hapësirë, Hënë, këta flasin për lista, anatema dhe frikë.
Ky nuk është qëndrim fetar.
Ky është pozicion ideologjik kundër kohës.
Rugova historikisht ka qëndruar stoike në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të lirisë. Por Rexhep Elezaj, duke u bërë pjesë e këtij fronti, devijon nga tradita Rugoviane. Historia na mëson: “Mali ka nga një derr”, dhe ky individ nuk e përfaqëson më të vjetrën Rugoviane. Ai është produkt i instrumentalizimit fetar dhe politik, që nuk ka lidhje me vlerat reale të kombin shqiptar, por radhitet në antishqiptar .
Olsi Jezexhiu, një emër jo shqiptar dhe simbol i bashkëpunimit me Serbinë dhe Turqinë Rusinë dhe shtetet aziatike, është pjesë e një fronti ideologjik kundër vlerave kombëtare. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij përpiqen të transplantojnë modele të huaja, të dështuar dhe të panjohura për traditën shqiptare.
Ky individ nuk ka lidhje me historinë, kulturën, as kombin, por shërben interesave të huaja – një pjellje e Anadolakut dhe e propagandës jashtëvënie të identitetit tonë. I rreshtuar në brigadën e islamizmit politik qe në bazë te fakteve deklaratave dhe veprimeve të tyre destruktive, qojnë rrugën drejt një kallximi penal kombëtar dhe ndërkombëtar kundër këtyre argatëve te Iranit qe ne ditët e fundit ai rexhim vrau mbi 40,000 veta, plagosi afër gjysmë milioni iranianë dhe burgosi me mijëra të tjerë, vetëm e vetëm qe ai popull iranian, do liri. Nga revolta dogjën me qindra xhami dhe institucione fetare, gjë që është për keqardhje që ai popull po vuan nga ky fenomen i ligjit te sheriatit, që hoxhë efendi – “akademik” Feti Mehdiu, Olsi Jezexhiu dhe Rexhep Elezaj e duan ate ligj e sheriat ta fusin me dhunë në trojet tona. Që të dy, Olsi Jezexhiu dhe Rexhep Elezaj, me veprimtarinë armiqësore dhe tejet të rrezikshme kanë arkivuar mjaft vepra penale që t’i ketë në duartë e veta edhe drejtësia e shteteve tona dhe ajo ndërkombëtare .
Sulmet e tyre nuk janë vetëm personale. Një pjesë e hoxhallarëve dhe bashkësive islame, të instrumentalizuar nga ideologji të huaja, përpiqen të ndikojnë rininë dhe opinionin publik kundër interesit kombëtar. Kjo është propagandë anti-shqiptare, një tentativë për të shtypur mendimin kritik dhe të ndryshmen, duke përdorur fenë si mjet kontrolli.
Unë, Luan – Asllan Dibrani, kam zgjedhur rrugën e artit, kulturës, humanizmit dhe mbrojtjes së kombin. Kritikat e mia ndaj islamizmit politik nuk janë sulm ndaj besimit fetar islam as ati katolik as atij ortodoks e bektashinj pasi ma praktikohen ne trojet tona me shekuj , por refuzim i instrumentalizimit të fesë kundër kombin dhe shoqërisë shqiptare përmes organizimit te bandave dhe brigadave kolonizuese përmes islamizmit politik...
Unë qëndroj i pathyeshëm dhe publikisht ndaj çdo përpjekjeje për të ndryshuar historinë, për të tjetërsojnë identitetin dhe për të fshehur interesin e huaj nën maskën e akademizmit, fesë apo propagandës mediatike,pozicioni që nuk thyhet
Unë, Luan – Asllan Dibrani, nuk vij nga errësira ideologjike.
Unë vij nga:
Unë nuk sulmoj besimin.
Unë sfidoj përdorimin politik të besimit kundër kombit shqiptar dhe brigadat e islamizmit politik qe fyejnë dhe fusin tmerr frikë dhe sheriat ne këtë vend, prandaj ne shtresa intelektuale nuk do tu lejojmë, nuk do të qëndrojmë pasive nga një ofensivë e juaj antikombëtare nga ti hoxhë efendi – “akademik” Feti Mehdiu, Rexhep Elezaj dhe Olsi Jezexhiu me kolonat e juaja antishqiptare. .
Dhe këtë nuk e bëj me britmë, por me argumente fakte dhe dëshmi .
Jo me lista, por me qëndrim kombëtar .
Jo me frikë, por me vizion intelektual.
Bota përgatitet për Hënën dhe më tej.
Titujt nuk mbulojnë boshllëkun intelektual.
Kolltuku nuk zëvendëson mendimin kritik.
Dogma dhe propaganda anti-kombëtare nuk mund të ndalojnë zhvillimin dhe lirinë.
Hoxhë efendi – “akademik” Feti Mehdiu, Rexhep Elezaj dhe Olsi Jezexhiu mund të bredhin nëpër xhami, të shkruajnë lista dhe pamflete. Por historia, kultura dhe mendimi kritik janë në anën tonë.
Unë, Luan – Asllan Dibrani, mbetem figura që mbron kombin, kulturën dhe të ardhmen, ndërsa ata që mbeten peng i dogmave, ideologjive të huaja dhe propagandës, do të mbeten humbës historikë, pa vizion dhe pa peshë reale.
Beteja jonë për komb, flamur dhe gjuhë do vazhdoj. Le ta bekoj zoti i madh këtë komb e këtë atdhe pa armiq te tipave te pseudoakademikve si hoxhë efendi – “akademik” Feti Mehdiu, Rexhep Elezajn dhe Olsi Jezexhiun.



Nga Frank Shkreli Pothuaj 7-vjetë më parë (Tetor, 2019) Kosova kishte nevojë për një ndryshim të madh politik. Kosova e lodhur nga politikanë të vjetër nga mosha dhe më të vjetëruar nga idetë politike. Shpresa ime në atë kohë ishte se çifti politik Osmani/Kurti — njëra Presidente e tjetri Kryeministër — të dalur nga zgjedhjet parlamentare të atij viti, bazuar në marrveshjen për koalicion midis Levizjes Vetvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Që, më në fund, përfaqësonte një brez të ri politikanësh shqiptarë, që pritej të bënte ndryshimin e madh dhe shumë të nevojshëm në politikën mbarë shqiptare. Frank Shkreli: Zgjedhjet në Kosovë: A është ky ndryshimi i madh në politikën shqiptare? | Gazeta Telegraf
Siç dihet, periudhë e mandatit të tyre nuk qe aspak e lehtë për, shtetin e qeverinë as për popullin e Kosovës, por besoj se nuk kanë zhgënjyer. Bënë atë që ishte mundur, nën rrethanat politike dhe ekonomike, shpesh jashtë kontrollit të tyre. Rezultati i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, besoj se tregon se ky është edhe gjykimi i sovranit, i shumicës së votuesve vendas të Kosovës dhe votave të diasporës. Them se nuk kanë zhgënjyer duke marrë parasysh situatën e mbrendshme politike, zhvillimet ndërkombëtare dhe “shpaten e Demokleut” të Serbisë fashiste gjithmonë mbi kokën dh fatin e Kosovës. Kam shprehur bindjen time, vite më parë, se ky brez i ri politikanësh shqiptarë do të dijë t’u dalë përpara këtyre sfidave duke i menaxhuar si është më mirë dhe se do të përballonte me sukses rreziqet që i kanoseshin Kosovës dhe Kombit në fillim të mandatit të tyre.
Ndërkohë që në zgjedhjet e fundit, sovrani i besoi shumicën e votave Kryemistrit Albin Kurti, duke e mundësuar atë të formojë qeverinë e re të Republikës së Kosovës, rizgjedhja e Presidentes Vjosa Osmani në detyrën e kreut të shtetit të Kosovës nuk është e qartë — për shkak të pazarlleqeve të flliqta ndër-partiake — ndërkohë që ajo po i afrohet mandatit të saj të ardhshëm presidencial. Vazhdimësia në detyrë e Presidentes Vjosa Osmani nuk është luks politik. Në këtë moment të historisë së Kombit kjo është një domosdoshmëri shtetërore, sidomos përabll realitetit politik në Kosovë ku politika kosovare shpesh lëkundet nga interesat dhe kalkulimet fatzeza partiake, në dëm të interesave të vendit. Në sytë e shumë ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm, Zonja Osmani ka mishëruar parimin e shtetit mbi partinë, duke e kthyer Presidencën — ashtu si në kohën e Presidentit Ibrahima Rugova — në një institucion përfaqsues të unitetit, e jo të pazareve politike partiake.
Natyrisht se vazhdimësia ka rëndësi për stabilitetin e mbrendshëm, por sidomos në ruajtjen e një kursi insstitucional që i ka dhënë Republikës së Kosovës besueshmëri ndërkombëtare si asnjpherë mëparë, veçanërsiht në marrëdhëniet e Kosovës me vendet kryesore mike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Në një shkrim për anglisht folësit — President Vjosa Osmani and the Strategic Value of Continuity in U.S.–Kosovo and EU–Kosovo Relations– para dy ditësh, sugjerova me modesti, se rizgjedhja e Presidentes Vjosa Osmani do t’i shërbente jo vetëm zhvillimit demokratik dhe forcimit të unitetit të shtetit të Kosovës, por edhe reputacionit të Republikës së Kosovës në nivel ndërkombëtar dhe se, njëkohsisht, një vendim i tillë do pritej mirë edhe nga vendet mik, në përputhje edhe me interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Prandaj me plot gojë e them se Presidentja Vjosa Osmani duhet të rizgjidhet në detyrën e saj sepse gjatë mandatit të saj, në sytë e popullit të Kosovës dhe të botës, ajo i ka dhënë Kosovës diçka të rrallë — besueshmërinë, dinjitetin shtetëror dhe qartësinë politike — si asnjëherë më parë, qoftë në zhvillimet e mbrendshme politike, por sidomos në arenën ndërkombëtare.
Prandaj unë besoj se për të çuar përpara arritjet e deritanishme të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, më shumë se kurrë më parë, sot Kosova ka nevojë për Presidenten Vjosa Osmani, në krye të shtetit të Republikës së Kosovës. Se është e qartë, se në një kohë sfidash të brendshme dhe presionesh të jashtme, vendi ka nevojë për stabilitet, vazhdimësi institucionale, përkushtim ndaj Kushtetutës dhe mbi të gjitha, përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare. Presidentja Osmani është e ndërgjegjëshme, se siç është shprehur dikur Presidenti historik i Kosovës, Dr Ibrahim Rugova, “Shtëpia nuk mbahet pa miq.”
Përtej kësaj, dihet mirë roli i diasporës shqiptare në periudhat më të vështira por vendimtare për Kosovën dhe popullin e saj. Diaspora shqiptare e njeh mirë rëndësinë e stabilitetit politik dhe të përfaqësimit të denjë ndërkombëtar të Kosovës. Gjatë mandatit të saj, Presidentja Osmani ka forcuar lidhjet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, duke e paraqitur shtetin e Kosovës si një partner serioz dhe demokratik. Mund të them me bindje të plotë se ç’prej kohës së Presidentit historik, Dr Ibrahim Rugovës, si asnjë udhëheqës tjetër i Kombit shqiptar nuk ka gëzuar respekt dhe adhurim në radhët e diasporës shqiptare pa dallim, e që të ketë forcuar lidhjet e Kosovës me bashkatdhetarët në mërgim, sa Dr Vjosa Osmani. E nepërmjet diasporës të ketë shtuar lidhjet me faktorë të rëndësishëm politikë të qeverisë federale, shtetërore dhe vendase, sidomos, këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diaspora, si gjithmonë, ka rol kyç në mbështetjen e institucioneve që garantojnë stabilitet, demokraci dhe dinjitet kombëtar në nivel ndëkombëtar, para botës perëndimore.
Zgjedhja, mendoj unë, është e qartë për Kosovën dhe për përfaqsuesit e saj politikë. Sot nuk është koha që Kosova — një shtet ende në konsolidim e sipër — të vendosë të bëjë ndryshimin, vetëm për hir të ndryshimit. Mendoj se një vendim i tillë do të ishte është një luks i rrezikshëm me pasoja të paparishkueshme për të ardhmen e afërtë të Republikës së Kosovës. Kosova nuk besoj se mund ta përballojë në këtë kohë. Prandaj, vazhdimësia në detyrë e Presidentes Vjosa Osmani mbetet e vetmja zgjedhje e pranueshme, sot për sot, për të siguruar garanci, besueshmëri dhe orientim perëndimor për Republikën e Kosovës në vitet në vijim.
Në ditën e 40-t pas vdekjes së dikujt, ai duhet nderuar nëpër rrugë. Kjo do të thotë që turma të mëdha shkojnë në rrugë 40 ditë pas 8 dhe 9 janarit. Pavarsisht nëse Trump sulmon apo jo, nuk është e paarsyeshme që revolucioni të rikthehet sërish. Ilustrim: ChatGPT
/ Document.no

Kryengritja në Iran 2025 – 26
Sipas Amnesty-së, ne mund të konstatojmë se janari i vitit 2026 është muaji më vdekjeprurës në historinë moderne iraniane.
Brenda vendit, situata është një “ferr”. Jeta dominohet nga frika e vazhdueshme, pasiguritë dhe privimi i lirisë. Protestat, të cilat kanë vazhduar për më shumë se një muaj, janë shndërruar në një krizë kombëtare me raporte për masakra dhe shkelje sistematike të të drejtave të njeriut.
Rritja e dezertimeve brenda IRGC-së
Çfarë del nga Irani, ende vështirë mund të verifikohet. Ne përfshijmë disa raporte që janë po aq të mundshme sa janë të pamundura.
Ende raportohet për demonstrata në Teheran, Shahrekord, Isfahan dhe Tabriz, pavarësisht shtypjes masive. Video tregojnë skena lufte ku forcat e regjimit qëllojnë mbi protestuesit, përdorin gaz lotsjellës dhe vendosin automjete të blinduara.
Komuniteti hebre në Iran, i cili përbëhet nga 8,000–10,000 veta, raporton për izolim dhe frikë, përshkruhet si një «rrethim i padukshëm», ata shmangin publikun për të evituar dyshimin automatik të regjimit. Më tej, Dr. Eli David shpjegon se mediat kryesore nuk kujdesen për masakrat në Iran, sepse nuk mund t’u heqin fajin hebrenjve:
Ka raporte për rritje të dezertimit në mesin e personelit të rangut më të ulët të IRGC. Regjimi thuhet se ka mobilizuar njësi elitare në disa provinca për të shtypur protestat – duke treguar se forcat e rregullta të policisë nuk janë më të mjaftueshme.
Rusia ka tërhequr diplomatët nga Irani, ndërsa Kina ka dërguar njëzet avionë ushtarakë mallrash në Teheran – ndoshta për të dërguar armë.
Njerëzit jetojnë në frikën e vazhdueshme të arrestimeve. Gratë dhe pakicat janë goditur më rëndë dhe raportohet dhuna seksuale dhe diskriminimi etnik.
Një grua iraniane që jeton në Norvegji ka kontaktuar me Document. Ajo konfirmon personalisht mesazhet në rrjetet sociale se të burgosurat femra përdhunohen, vriten dhe përdhosen duke prerë mitrën nga trupi:
“Më ka thënë miku i vëllait tim që sapo ka dalë nga Irani. Një mik i saj, përsëri, u vra gjatë protestave. Ajo tha se kur u dorëzuan trupi, organet në zonën gjenitale ishin hequr. Regjimi e bën këtë për të fshehur dhunën dhe përdhunimin e grave para se t’i vrisnin ato.
Hamasi nuk pretendon
Përfaqësuesi i Iranit Hamas, për kënaqësinë e autoriteteve norvegjeze (nëse mund të tolerohet gjysmë shakaje), është i qartë në mesazhin e tij drejtuar Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe armiqve të tjerë të Allahut:
“Përfaqësuesi i lartë i Hamasit Suhail al Hindi është i qartë. Ata kurrë nuk do të çarmatosen. Jo si pjesë e një marrëveshjeje, jo nën presion, jo në asnjë kohë. Armët nuk janë një mjet për të ushtruar presion mbi Hamasin, ato janë vetë misioni. Ai tallej me procesin dhe tha se gjykimet e gabuara perëndimore gjithmonë rezultojnë në favor të Hamasit.
Hamasi ka refuzuar zyrtarisht çarmatimin, duke e përshkruar arsenalin e tij si “thelbësor për rezistencën” dhe duke kërkuar tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza si një parakusht për çdo diskutim. Kjo nuk është pozë. Ka qartësi. Çdo plan i bazuar në supozimin se Hamasi mund të çarmatoset vullnetarisht është i shkëputur nga realiteti.
@NiohBerg është një aktivist dhe influencues shumë i angazhuar pro-izraelit dhe me paragjykime kundër regjimit iranian.
Një rrëfim personal nga një çift që ka mbijetuar
Amy Kellogg tregon në The Free Press për një mik të saj që së bashku me gruan e tij arriti të largohej nga Irani kur protestat u shtypën nga regjimi i Ali Khameneit. Të dy janë të rinj që punojnë dhe kanë ndërmend të kthehen kur kushtet për të jetuar atje të jenë përsëri të pranishme. Për arsye sigurie, të dy nuk mund të identifikohen, kështu që Amy i quan ata Ali dhe Roya. Ne sjellim në formë të përmbledhur pjesë të historisë:
Ali, i cili ndjente rrezikun, u largua nga protestat para se të shpërthente dhuna më e keqe, por pa mjaftueshëm për të përcjellë një pamje të frikshme të terrorit.
– Në një moment mendoja: Ne e kemi marrë nën kontroll qytetin! Ata kanë humbur kontrollin!
Aliu nuk ishte i vetëm që mendonte në këtë mënyrë. Makinat kërkonin. Qëllohej me fishekzjarre. Protestuesit iu afruan një ndërtese qeveritare. Ata i vunë zjarrin portës dhe hyjnë me forcë. Ali dëgjoi të shtëna armësh dhe supozoi se vinte nga bombolat e gazit lotsjellës ndërsa njerëzit filluan të mbyten. Gruaja e tij ishte përgatitur me një leckë të njomur me limon dhe po ndihmonte njerëzit kur dëgjonin zhurmën e motoçikletave që po afroheshin nga pas. Pastaj gjërat u bënë shumë më të shëmtuara.
Në pjesën e pasme të turmës dhe pa hyrë në zonë, Aliu dhe gruaja e tij arritën të vrapojnë në një rrugicë, ku dikush i lejoi të hynin në një ndërtesë së bashku me rreth 25 të tjerë. Ushtarët dërguan gaz lotsjellës në oborr.
“Kur hapa sytë për një sekondë, pashë një burrë plot vrima plumbash në një pellg të gjakut të tij. Ai u qëllua gjatë demonstratës dhe ishte penguar në oborr dhe ishte rrëzuar.
Burri kishte plagë të tmerrshme që Aliu nuk i kishte parë kurrë më parë. Ato vinin nga topa të vegjël metalikë – i njëjti lloj që është përdorur për të verbuar qindra protestues.
“Ne të gjithë po vraponim në panik drejt majës së ndërtesës dhe po përgatiteshim të hidheshim nga çatia në çati për t’u larguar, kur dikush bërtiti se nuk mund ta linim të plagosurin për të vdekur.
Një infermiere nga grupi i protestuesve e solli të plagosurin në një apartament dhe u kujdes për të.
Aliu thekson se ai nuk e di se si përfundoi historia.
Çifti priti tre çerek ore në çati përpara se të kthehej në shtëpi nëpër parqe të shkreta dhe rrugët e pasme. Ishte pas mesnate dhe qetësi. Kur u kthyen në shtëpi, linjat telefonike ishin të shuara, mbulimi celular dhe interneti ishin prishur.
Po atë mbrëmje, vjehrra e Aliut kishte dëgjuar një vajzë në rrugë duke u lutur: “Mos qëllo, mos më qëllo”. Pastaj erdhi një goditje – pastaj u qetësua.
– Nuk ishte çështje e nadalimit të turmave. Ishte çështje e të vrasjes të sa më shumë njerëz të jetë e mundur.
Që atëherë Ali dhe gruaja e tij qëndronin brenda. Kishte ushtarë në çdo kryqëzim rrugor. Ditët pas protestave, madje edhe në shtëpi nuk ishte e sigurt. Policia ndiqte demonstruesit dhe shkonin pas tyre. Disa morën mesazhe automatike nga autoritetet, një sinjal se autoritetet kishin numrat e tyre dhe dinin kush ishin. Ali dhe Roya besojnë se të linin telefonat në shtëpi ishte shpëtim.
Brutaliteti vinte nga një regjim që pretendon të përfaqësojë Zotin në Tokë dhe moralin më të lartë, gjë që bën dhunën edhe më të neveritshme. Sipas gruas së Aliut, Roya, populli iranian nuk është i verbër ndaj hipokrizisë.
– Besomë, nuk sheh asnjë mullah në rrugë këto ditë. Aty nuk do të ndihen të sigurt.
“Ata ende po sjellin një numër të madh trupash në Teheran. Këto nuk mund të lidhen më me ngjarjet e 8 dhe 9 janarit. Me shumë mundësi, ata kryejnë ekzekutime masive të të burgosurve. Shumica janë qëlluar në zemër. Amir Tsarfati në Telegram
Garda Revolucionare etiketohet si organizatë terroriste nga BE
“Të 27 vendet e BE-së tani mbështesin deklaratën se Garda Revolucionare është një organizatë terroriste.
Korrupsioni nga maja dhe më poshtë
Udhëheqësi i lartë i Iranit, Ali Khamenei, drejton një perandori të gjerë financiare me vlerë midis 95 dhe 200 miliardë dollarë. Ajo drejtohet në fshehtësi nga një organizatë e njohur si Setad.
– Të ardhurat nuk kalojnë përmes buxhetit shtetëror, parlamentit apo presidencës, gjë që e lejon udhëheqësin e lartë të financojë rrjete patronazhi, organet e sigurisë dhe institucionet e besuara pa u konsultuar me përfaqësuesit e zgjedhur popullorë.
“Të gjithë 800 personat që Trump pretendoi se regjimi iranian nuk do t’i ekzekutonte u ekzekutuan në heshtje një javë më parë, sipas Iran International.
Vërej lidhjet
Një iranian i tregon Trump-it se ai është i gatshëm të veshë uniformën dhe të luftojë së bashku me SHBA-në kundër regjimit. Ai thotë se njeh rrugët e Teheranit, mund të ndihmojë në rrëzimin e regjimit dhe është i gatshëm të vdesë në shërbim. Ai pretendon se mijëra do t’i bashkohen atij.
Nënoficeri David Bellavia ka një mesazh për mullahët, IRGC-në dhe të ngjashmit:
Humor me bomba vetëvrasëse
Protestene i Iran, dag 32: Januar 2026, dødeligste måned i moderne iransk historie